19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Vrasësit e ëndrrave në këtë mjedis janë shfaqur që herët. Frika për jetën na e

ka ngrënë shpirtin. Por unë për vete i kam besuar asaj thënies se sado të jetë

nata e gjatë, ajo patjetër në një çast do të agojë.

MAESTROJA

Ne ëndrrat tona i varfëruam që kur na e dëbuan Zotin. Nuk e dinim se ne

kemi nevojë për Të, nuk e di sa kishte Ai nevojë për krijesën e Vet... Prandaj,

edhe pas një zbrazëtie të gjatë, para se të vetëtijë ky mallkim mbi ne, e

vijuam ritualin e pritjes.

SHPRESA

Ta presim, pra, agimin e fatit të ri.

(Errësohet skena)

III. (BRIGJET E ANKTHIT)

REGJISORI, MAESTROJA, MISIONARI, DASHURIA, Hija e

BARDHYLIT

Zyra e Misionarit. Në zyrë janë kolltukët, kompjuteri, por mund të fitohet

përshtypja e atmosferës së ftohtë të mjedisit. Në zyrë vërehet Misionari.

Përballë tij është Dashuria. Misionari duket i lodhur e i rraskapitur; përballë

tij – Dashuria duket e zbehtë. Shqetësimi krijues ka zbritur në të gjitha këndet

e skenës. Një muzikë e lehtë dëgjohet me zë të ulët. Pikturat që i stolisin

muret janë moderne. Ato pasqyrojnë disponimin e një atmosfere të ngrysur.

Misionari ka vënë këmbët mbi tavolinë. Dashuria qëndron në një pozitë e

përgatitur sikur të presë ndonjë përgjigje nga Misionari. Nga ai ajo pret

përgjigje për çështje jetike, nga ai pret zgjidhje të problemit, të problemit të

saj, që është i të tjerëve.

Hija e BARDHYLIT

Kur zgjohem, shpërgjumem dhe ruhem të mos rrëzohem në të kaluarën. E

kaluara më tërheq për këmbësh, kurse e ardhmja – për koke. Në këtë zgjatim

më dhemb shpirti. Dikur kam banuar në ëndrra, në ëndrra të lulëzuara. Por,

dikush ma ka prishur gjumin. Dikush, në një çast tepër të fshehtë, u gjet të ma

veshë këmishën e dhembjes, në vend të këmishës së pendesës. Rrobat e

pafajësisë atëherë nuk preheshin e as nuk qepeshin për ne, e me gjasë, as për

mua.

REGJISORI

(I ulur në të njëjtin vend në publik, ngrihet në këmbë)

Maestro, a mund të shkojmë më tej?

172

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!