19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

gjendej ajo fuqi për ta dashur jetën dhe për ta përballuar vuajtjen – edhe më të

papërballueshmen, edhe më vrastaren.

SHPRESA

Po, Maestro, njëri që kishte bërë burgje të rënda në komunizëm tregonte në

një emision televiziv për Kalvarin e jetës së vet dhe të të tjerëve. Ai përmendi

një formulë – mbase program të mbijetesës: SKSHKSH. Pastaj e zbërtheu

akronimin që dukej i çuditshëm dhe mistik: Sa kam Shpirt Kam Shpresë. Por

ai ishte një intelektual dhe, mbi të gjitha, ishte një shkrimtar. Ndoshta s’e

kishte lëshuar veten të binte në humbellën e fërgëllisë, as në humbellën e

errësirës së mendjes.

MAESTROJA

E vërtetë e kuptueshme. Qeniet e tilla, në vend të veterrësimit, punojnë për të

arritur përndritjen. Në këtë jetë të amshueshme dhe të përkohshme njëherazi

ka dhembje, por edhe gëzime. Ne sikur e harrojmë dashurinë që ka krijuar

botët dhe jetën. Ne sikur harrojmë që përpjetëza e ka edhe tatëpjetën, ne

harrojmë se as jeta e as viti nuk janë me një stinë. Ju mbase e dini pse

Nastradini qante kur ngrohte dielli e pse këndonte kur prishej moti.

SHPRESA

E drejtë, Maestro! Ndoshta është dashur të dimë se si t’i japim kuptim çdo

rrahjeje të damarëve e çdo çasti që e jetojmë. Por mjeshtëria më e madhe,

Maestro, do të ishte t’i jepet kuptim atij çasti që s’ka kuptim. Kështu thonë

disa prej dijeve të vjetra e të reja. Kështu përafërsisht më duket se kam lexuar

edhe në disa nga esetë tuaja, në të cilat thoshit, duke u thirrur te psikologu

austriak Viktor Frankli se kuptimi i jetës qëndron në mbikuptim.

MAESTROJA

Megjithatë këto vetëvrasje janë një vërejtje se një zhgënjim i rëndë po i

kaplon njerëzit tanë. Disave ky vend po iu bëhet i pashpresë. Një numër i

madh i tyre jetojnë në skamje e mjerim të thellë. Disa janë fundosur në

trishtim dhe në shkretëtirën e fatit të tyre, ku nuk çel asnjë lule.

SHPRESA

Kësaj ndoshta mund t’i shtohet edhe absurdi i pamundësisë për ta

harmonizuar dëshirën dhe mundësinë, pamundësinë për t’i realizuar ato

ëndrra të bukura që çelin si lule magjike në shpirtin njerëzor.

MAESTROJA

Ndoshta këtyre njerëzve dikush po ua vret edhe ëndrrat.

SHPRESA

171

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!