hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti hæmus - Libraria pentru toti

librariapentrutoti.ro
from librariapentrutoti.ro More from this publisher
19.12.2012 Views

Keni të drejtë. Krijesa e tillë është në konflikt të ashpër me rrethin. Ai dëshiron ta ndryshojë botën, e harron që së pari duhet ta ndryshojë vetveten. Sikur ngutet për të ecur me ritmin e Zotit. Sikur do të ecë para kohe... por në fund lodhet dhe kërkon të pushojë. Mosbesimin që ka në jetë ua lë brengë të rëndë të tjerëve. Këtë ndëshkim të rëndë mbase nuk e meritojnë më të dashurit e tij. Një mund të thuhet, që e thekson edhe urtia biblike: “Paga e mëkatit është vdekja”. (Gjatë errësimit të skenës dëgjohen tingujt e kambanave të kishës dhe lutjet e përmortshme) II. (DUKE PRITUR AGIMIN E FATIT TË RI) REGJISORI, MAESTROJA, SHPRESA, Hija e BARDHYLIT Skena mund të jetë një studio/dhomë pune. Në mes të saj është vendosur një tavolinë e në të, kompjuteri; një tavolinë tjetër, ku bisedohet, dhe një kanape. Në tavolinë gjendet një vazo me lule plastike. Në mur mund të vërehen piktura që lënë mbresën e një ambienti intelektualësh, përkatësisht të një dhome të punës krijuese. Në sfond vërehet rafti i librave. Dëgjohet një soprano, në fillim me zë të lartë e më vonë me zë më të ulët. Maestroja duket i përgjumur dhe i shqetësuar. Një gjendje ankthi sikur e plotëson shtimungun e një disponimi kur përsiatet për çështje ekzistenciale. Hija e BARDHYLIT Imzot, kush ma veshi këmishën e dhembjes atë ditë që linda? Një këmishë e tillë më binte e ngushtë, ose trupi më binte i madh. A ka njeri që nuk rehatohet në trup të vetin? Nuk më duan, Imzot, ose unë s’po e shoh dashurinë e tyre. Mbase përbuzja e tyre është një trajtë tjetër e dashurisë që ma dhurojnë. Pikëllimi i kujt ka gjelbëruar sot në fusha e në male dhe e ka pranveruar stinën e fatit tonë? Kjo këngë a poemë lirike ka shpërthyer nga nëntoka, nga lëngu i jetës brenda drurit të gjallë të dashurisë. Kam dashur të këlthas e ta nxjerr dhembjen jashtë. Kam dashur të këndoj e të lirohem nga pikëllimi. Kam dashur të pikturoj e të lirohem nga depresioni. Kam dashur të rrëfej e të lirohem nga shqetësimi që e trand qenien time të brishtë. Mbase kisha lakmuar yllin e tjetërkujt. Mbase e kisha tradhtuar yllin tim. Andaj ai kishte lotuar. Kishte lotuar ai duke më parë mua, apo i prekur nga unë. Mbase kisha lotuar unë i prekur nga përgjërimi për yllin tim. Atë ditë që linda, kush ma veshi këmishën e dhembjes, Imzot? 168

REGJISORI (Regjisori, nga vendi ku është i ulur në publik, ngrihet në këmbë) Maestro, a jemi gati? A mund të rifillojmë? MAESTROJA Po, por Shpresa nuk po duket. Le të hyjnë siç jemi marrë vesh në prova! Hyn Shpresa, një grua e hajthme. REGJISORI Në fund ishte një konstatim a gjykim: “Paga e mëkatit është vdekja” Ç’është kjo, Maestro? MAESTROJA Nuk është nevoja të jesh domosdo ndonjë katolik, ose ortodoks i mirë, që ta kuptosh këtë sentencë. Kështu ka thënë ai që ka thënë, dhe urtisë nuk ka pse të mos i besohet. Ja ku është edhe Shpresa. Edhe ajo mund të shpjegojë ç’janë këto dorëheqje nga jeta, qoftë të të rinjve, qoftë të pleqve, të të varfërve, madje edhe të atyre që s’iu mungon asgjë. SHPRESA Çdo gjë e ka fillimin dhe fundin e vet. MAESTROJA Jo, fillim e fund nuk ka. SHPRESA Edhe njeriu e mbyll ciklin e vet të kësobotshëm në mënyrën si ka punuar për të, ose pse nuk ka kushte më të mira për lumturi më të madhe në këtë jetë. MAESTROJA (I flet Shpresës duke bërë me duar nga publiku) Atëherë, a mund t’iu tregosh këtyre njerëzve: pse Bardhyli e vari veten? SHPRESA Ku ta di, unë? Nuk kam mundur t’i mbaj në gji që të gjithë. Një gjë e di nga librat se ai që mund të rrijë vetëm, ai mund të rrijë edhe me të tjerët. Por, me sa shohim, këtë pasuri nuk e kanë që të gjithë. Andaj, siç po vërehet e siç po ndodh gjithnjë e më shpesh: disa nuk mund të rrinë as me veten e as me të tjerët. MAESTROJA 169

REGJISORI

(Regjisori, nga vendi ku është i ulur në publik, ngrihet në këmbë)

Maestro, a jemi gati? A mund të rifillojmë?

MAESTROJA

Po, por Shpresa nuk po duket. Le të hyjnë siç jemi marrë vesh në prova!

Hyn Shpresa, një grua e hajthme.

REGJISORI

Në fund ishte një konstatim a gjykim: “Paga e mëkatit është vdekja” Ç’është

kjo, Maestro?

MAESTROJA

Nuk është nevoja të jesh domosdo ndonjë katolik, ose ortodoks i mirë, që ta

kuptosh këtë sentencë. Kështu ka thënë ai që ka thënë, dhe urtisë nuk ka pse

të mos i besohet. Ja ku është edhe Shpresa. Edhe ajo mund të shpjegojë

ç’janë këto dorëheqje nga jeta, qoftë të të rinjve, qoftë të pleqve, të të

varfërve, madje edhe të atyre që s’iu mungon asgjë.

SHPRESA

Çdo gjë e ka fillimin dhe fundin e vet.

MAESTROJA

Jo, fillim e fund nuk ka.

SHPRESA

Edhe njeriu e mbyll ciklin e vet të kësobotshëm në mënyrën si ka punuar për

të, ose pse nuk ka kushte më të mira për lumturi më të madhe në këtë jetë.

MAESTROJA

(I flet Shpresës duke bërë me duar nga publiku)

Atëherë, a mund t’iu tregosh këtyre njerëzve: pse Bardhyli e vari veten?

SHPRESA

Ku ta di, unë? Nuk kam mundur t’i mbaj në gji që të gjithë. Një gjë e di nga

librat se ai që mund të rrijë vetëm, ai mund të rrijë edhe me të tjerët. Por, me

sa shohim, këtë pasuri nuk e kanë që të gjithë. Andaj, siç po vërehet e siç po

ndodh gjithnjë e më shpesh: disa nuk mund të rrinë as me veten e as me të

tjerët.

MAESTROJA

169

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!