19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

ligështoi edhe më keq. Ndoshta të tillët i vrau shpirtërisht qysh atëherë dhe

tash iu ka mbetur vetëm t’iu shembet trupi përdhé.

MAESTROJA

Si mund të shembet një qenie e tillë e krijuar nga i Gjithëdijshmi?

MISIONARI:

Së pari, prishet drejtpeshimi trup-shpirt. Këtë e shkakton mungesa e

dashurisë. Në zbrazëtinë e dritës hyjnore hyn terri djallëzor. Pastaj vjen

mërzia e jetës. Pastaj shpirtit i vjen i rëndë trupi për t’iu bërë pastaj një shtëpi

e papërdorshme. Në një vend kundër kësaj dukurie e kishin vënë edhe këtë

mbishkrim: “Njeriu është një kryevepër e Zotit dhe vetëvrasja është fyerje”.

MAESTROJA

Nga kjo del se humb kuptimi i jetës. Po pse humb ky kuptim? Çka e bën jetën

të rëndë e të mërzitshme, të padurueshme e të pavlerë, ndonëse, sipas fesë,

vetëvrasja është e ndaluar?

MISIONARI

Është e vështirë të shpjegohet si e ku thyhet qerrja e jetës. Ndoshta është

kryengritje e atij që ka vendosur të japë dorëheqje nga jeta, ndoshta është

çmenduri, ndoshta është vetëm papjekuri. Është vështirë të shpjegohet pse

dikush e humb masën në gjërat që na përcjellin në jetë, është e vështirë të

shpjegohet çka e ysht mbrapshtinë e një fati të tillë...

MAESTROJA

Por, një qenie e tillë, çka e bën kaq të zbrazët? Jetën e tij çka e bën kaq të

kotë?

MISIONARI

Ah, Maestro! Vetëm një Zot e di, pse një qenie e tillë, pse një krijesë e Zotit

nuk e do më veten, pse e urren jetën. Ndoshta është e vetmja protestë e tij për

të kallëzuar se ai është i shkelur, se ai nuk ka mundur të realizohet për shkak

të të tjerëve. Kur nuk na ecën ora e fatit, na bëhet se gjithmonë dikush, për të

mos thënë gjithkush, na ka faj.

MAESTROJA

Megjithatë, është e vështirë të kuptohet vendosmëria e tij për të shkuar në

litar, për t’ia shkrehur vetes plumbin, apo për ta gëlltitur h... helmin, për t’u

vetëkryqëzuar.

MISIONARI

167

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!