19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

hequr me kohë gëzimin e një jete mondane që kalonte më parë. I duhej të

punonte, patjetër, ndryshe nuk kishin si të mbeteshin gjallë. Por ngado që

shkonte ndjente rëndë mbi shpatulla dëbimin e shoqërisë brenda së cilës

dikur kishin një vend për t’u lakmuar.

- Ka ndryshuar, zoti Petroviq. Ka ndryshuar shumë, - i kishte thënë herën e

fundit ajo me një zë të pashpresë.

E dinte vallë se ajo kishte ndryshuar edhe vetë, mendonte Petroviqi duke e

shikuar. Dy gropëzat e lezetshme që i bëheshin dikur faqeve të rrumbullakta

kur qeshte ishin zgjatur teposhtë duke krijuar vija të thella në faqet e

lëshuara. Ajo, Sandra e dikurshme, e qeshur, plot humor e gjallëri, nuk ishte

më. Në vend të saj ishte hija e zymtë e të shoqit që e kishte gllabëruar të

tërën.

Atë ditë Zoran Petroviqi e kishte siguruar që edhe Sandra të gjendej në shtëpi

në mënyrë që së paku t’i hapte derën.

Shtëpia ishte po ajo që kishte qenë kur ishin fëmijë. Zlatoja nuk ishte larguar

prej aty edhe pas vdekjes së prindërve. Thoshte se i pëlqente qetësia e saj dhe

puna në kopsht. Dhe vërtet, atëherë rregullonte bukur kopshtin pranë shtëpisë

sa Petroviqit ia kishte ënda shpesh të pinte kafe me të ditëve të verës, në një

tavolinë të bukur punuar nga druri i arrës, rrethuar me gjelbrim e lule

gjithfarëshe që i kënaqnin syrin e i pushonin shpirtin.

Ajo që pa atë ditë i ngjalli neveri të bezdizshme që i shtrembëroi fytyrën. Nga

kopshti i dikurshëm pothuaj nuk kishte mbetur asnjë shenjë. Tavolina e bukur

e drurit dergjej në një qoshe të kopshtit bashkë me dy karriket të vëna një mbi

një pranë saj. Shkëlqimi i dikurshëm që dikur i jepte një tërheqje klasike

punës së gdhendur me dorë, ishte shëndërruar në ca lëvozhga të shëmtuara

leproze që të dëbonin. Bari i tharë mbetur vende vende e rrethuar me gurë të

rrumbullakët dukej sikur bënte çmos të tregonte se dikur ky kopsht kishte

gëzuar një vëmendje të veçantë. Asnjë shenjë lulesh, asnjë shenjë

zbukurimesh. Dukej qartë se koha nuk kishte kursyer fshikullimet e saj në

kopshtin e lënë pas dore.

Zllatoja nuk kishte kaluar fare pragun e shtëpisë që kur ishte kthyer nga lufta.

Krejt çka e lidhte me botën jashtë ishte një dritare pranë së cilës ulej

gjithmonë dhe gazetat e përditshme që ia sillte Sandra kur kthehej nga puna.

E gjeti ulur në një kolltuk të vjetër anash të cilit kishte mbështetur shkopin

mbajtës për këmbën e plagosur. Pranë kishte një mori librash, gazetash e

fletash të shkruara me dorë ku njohu dorëshkrimin e tij. Ishte e vërtetë se nuk

kishte dashur ta pranonte por e shoqja e kishte lutur duke këmbëngulur për

hirë të ditëve të fëmijërisë, të vetmet që e bënë Zlaton të pajtohej. Kur hyri e

shikoi me një palë sy të huaj sikur t’i thoshte: ç’kërkon ti këtu?

Iu duk më i hequr në fytyrë. Mjekrra e parruar prej ditësh ishte bërë njësh me

mustaqet e holla që mbante dikur me aq kujdes. Sytë e tij se ç’kishin një hije

të hirtë që i humbte ngjyrën e tyre të vërtetë sa Zoran Petroviqi u hutua për

një çast duke pyetur veten se çfarë ngjyre duhej të kishin qenë.

154

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!