19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Marina e vogël kishte fjetur me kohë në dhomën e saj të mbushur me lodra

fëmijësh ku nuk kishte depërtuar ende shqetësimi i prindërve.

Të nesërmen, mëngjezi e gjeti Olgën ulur kruspull në skajin e shtratit duke

vështruar me sytë e fryrë nga të qarët e pagjumsia të shoqin që po flinte i

lodhur. Sapo hapi sytë Petroviqi, pa mundur dot të priste më gjatë, i tha:

- Mos shko!

Petroviqi nuk u përgjigj. Me një buzëqeshje të shtirur që fare nuk e ngushlloi

të shoqen, i mori fytyrën e bukur mes duarve dhe e puthi në sytë e enjtur që

po i lagnin pëllëmbët.

- Të dua! – i tha dhe e puthi gjatë në buzë. Olga mbështeti kokën në

krahërorin e tij duke e shtrënguar fort dhe prapë i tha me zë të ulët, pothuajse

lutës:

- Mos shko!

- Mos u bëj merak e dashur, kemi edhe pak kohë gjer sa të nisem. Do e

mendojmë mirë këtë punë. Të premtoj, - u mundua ta qetësojë Petroviqi duke

e ditur mirë se nuk kishte më kthim mbrapa. Krejt ajo që mund të bënte ishte

që tërë këtë ta pranonte me një dinjitet ushtaraku çfarë edhe i takonte të

bënte. Tekefundit kjo ishte detyrë që i kërkonte profesioni dhe betimi që

kishte dhënë. Nderi dhe madhështia e tij qëndronin mu aty pra, në sakrifica.

Atë ditë vendosi të bënte ç’të bënte e të takonte shokun e tij të fëmijërisë

Zlaton. Nuk e kishte parë që nga viti 1994 kur e kishte vizituar në shtëpinë e

tij, në një lagje të lënë pasdore të Zemunit, pasi ishte kthyer nga lufta e

Bosnës. Ishte plagosur në njërën këmbë dhe atëbotë fliteshin shumë fjalë për

të. Ajo që dëgjohej më shpesh ishte se Zllatoja kishte lënduar me qëllim

veten për të ikur nga lufta. Petroviqi nuk donte të besonte asgjë nga gjithë çka

flitej për shokun e tij, por heshtja e tij strukur në shtëpinë përdhese ku jetonte

vetëm me të shoqen Sandrën dhe prej ku nuk i përgjigjej asnjë thirrjeje qoftë

edhe telefoni, sikur mbështeste gjithë thashethemet që dëgjoheshin.

Kishte provuar me gjithë farë mënyrash ta mundte dyshimin që edhe

padashur e brente përbrenda. Ta nxirrte shokun e tij të larë faqe botës. Por

kot. Ai vetë nuk e kishte përkrahur fare. Nuk i ishte përgjigjur kurrë në ftesa e

thirrje. Madje njëherë kur i kishte shkuar vetë në shtëpi me qëllimin e caktuar

që të çmalleshin si dikur e një kohë kur ishin shokë, ai nuk i kishte hapur fare

derën. E Petroviqi e kishte ditur mirë se ai ishte brenda i vetëm pasi sapo

ishte takuar me Sandrën në shkollën ku punonte. Ajo që në fillim kishte

dyshuar se i shoqi do ta pranonte shoqërinë e tij, siç edhe ndodhte gjithmonë.

Megjithatë e kishte falenderuar me dashamirësi për krejt ate që Petroviqi

mundohej të bënte për ta. Në një kohë kur pothuaj të gjithë iu kishin kthyer

shpinën ai vazhdonte të interesohej dhe ajo e çmonte me një mirënjohje të

thellë këtë.

Vetë Sandra dukej e lodhur dhe e plakur para kohe. Pa dashur të linte të

shoqin vetëm ishte përfshirë edhe vetë në rrjedhat e turbullta të cilat i kishin

153

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!