hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti hæmus - Libraria pentru toti

librariapentrutoti.ro
from librariapentrutoti.ro More from this publisher
19.12.2012 Views

Nuk bëri asnjë pyetje. Nuk nxorri asnjë fjalë. U pajtua në heshtje me fatin e ndarë duke e ndjerë diku thellë se nuk do të mund ta ndryshonte edhe sikur të bënte çmos. Njësoj u habit edhe Olga kur i tregoi. E ulur pranë pianos ku po luante pjesë nga partitura e preferuar e Bahut, shikoi për një kohë të gjatë në sytë e zinj të Petroviqit mos tallej gjë. Por jo. E vërteta dukej qartë në krejt qenien e tij. Sytë e saj të kaltër u mbushën me lot që shkëlqyen nën dritën e atij dielli të ftohtë shkurti duke i shtuar një nuancë edhe më të bukur, edhe më tërheqëse, sa të grishnin të zhyteshe thellë e më thellë brenda tyre. Buzët e skuqura me një buzëkuq njëzetekatërorësh Loreali, të cilin e përdorte shpesh, u drodhën lehtë dhe ajo u mbështet e këputur në përqafim të të shoqit pa mundur të mbajë dot veten. E dinte se atje ku i kërkohej të shkonte nuk ishte gjendje e mirë. Nuk mund ta dinte si e sa keq mund të ishte pasi që kurrë as që kishin biseduar ndonjëherë për atë vend. Edhe lajmet në Tv për Kosovën i kalonin pa i dëgjuar e komentuar fare mes vete sikur krejt ato që thuheshin të mos kishin të bënin fare me ta. Po për një gjë ishte e sigurtë. Në Kosovë nuk ishte qetë. Kurrë as që kishte qenë ndonjëherë. Iu kujtua mëngjezi i po asaj dite dhe iu duk aq i largët. Ishte zgjuar më heret se zakonisht. Olga po flinte me kokën në supin e tij dhe njërën dorë vënë në krahërorin e leshtë ku kishte dëshirë përherë ta mbante duke lozur e ledhatuar gjer sa e zinte gjumi dhe ai ishte mësuar me atë ninulë prekjeje pa të cilën nuk mund të flinte. Lëvizi ngadalë të ngritej pa e zgjuar Olgën por ajo e ndjeu dhe lëvizi duke i afruar edhe më trupin e ngrohtë që aromonte këndshëm. Me buzëqeshjen që ngjalli përnjëherë një lumturi e papërshkruar i pëshpëriti në vesh qetë duke theksuar çdo germë: t ë d a sh u r o j. Ajo buzëqeshi lehtë pa i hapur sytë dhe e shtrëngoi edhe më shumë duke e bërë të kuptonte se akoma nuk e kishte ndërmend ta lëshonte nga shtrati. Vonë dikur u ngrit dhe bëri kafenë e preferuar me qumësht të Olgës. Vetë piu një çaj të nxehtë kamomile shoqëruar me kroasanë. Bëri një dush të vakët duke vërshëllyer tërë kohën. U rregullua, u vesh dhe kur shikoi veten në pasqyrë tek po vinte kapelën buzëqeshi i kënaqur. Një pupël e bardhë se nga i ishte ngjitur në krahun e uniformës larë e hekurosur si më mirë. I fryu dhe pupla fluturoi tutje mbi komodinën që shkëlqente. U shikua përfundimisht në pasqyrë dhe u nis të dilte. Pasi bëri disa hapa u kthye prapë, mori puplën e bardhë me gishtërinj dhe e hodhi në shportën e mbeturinave në fund të koridorit. Puthi në ballë Marinën e cila ende po flinte, u përshëndet me Olgën dhe doli. Atë ditë kishte takimin e caktuar me eprorin e tij. Një orë më vonë Olga do ta zgjonte Marinën. Do t’i ndihmonte të ushqehej, të pastrohej, të vishej e pastaj do ta shoqëronte për në shkollë. Ky ishte mëngjezi i asaj dite për të cilin që tani ishte përmalluar i bindur se më nuk do t’i kthehej kurrë. Atë natë nuk mundën të mbyllnin sytë fare. Nuk bënë as dashuri. Tërë kohën qëndruan të përqafuar në heshtje me sytë ngulur diku në një pikë duke u munduar të gjenin shkasin e atij ndrrimi të papritur që po u bëhej në jetë. 152

Marina e vogël kishte fjetur me kohë në dhomën e saj të mbushur me lodra fëmijësh ku nuk kishte depërtuar ende shqetësimi i prindërve. Të nesërmen, mëngjezi e gjeti Olgën ulur kruspull në skajin e shtratit duke vështruar me sytë e fryrë nga të qarët e pagjumsia të shoqin që po flinte i lodhur. Sapo hapi sytë Petroviqi, pa mundur dot të priste më gjatë, i tha: - Mos shko! Petroviqi nuk u përgjigj. Me një buzëqeshje të shtirur që fare nuk e ngushlloi të shoqen, i mori fytyrën e bukur mes duarve dhe e puthi në sytë e enjtur që po i lagnin pëllëmbët. - Të dua! – i tha dhe e puthi gjatë në buzë. Olga mbështeti kokën në krahërorin e tij duke e shtrënguar fort dhe prapë i tha me zë të ulët, pothuajse lutës: - Mos shko! - Mos u bëj merak e dashur, kemi edhe pak kohë gjer sa të nisem. Do e mendojmë mirë këtë punë. Të premtoj, - u mundua ta qetësojë Petroviqi duke e ditur mirë se nuk kishte më kthim mbrapa. Krejt ajo që mund të bënte ishte që tërë këtë ta pranonte me një dinjitet ushtaraku çfarë edhe i takonte të bënte. Tekefundit kjo ishte detyrë që i kërkonte profesioni dhe betimi që kishte dhënë. Nderi dhe madhështia e tij qëndronin mu aty pra, në sakrifica. Atë ditë vendosi të bënte ç’të bënte e të takonte shokun e tij të fëmijërisë Zlaton. Nuk e kishte parë që nga viti 1994 kur e kishte vizituar në shtëpinë e tij, në një lagje të lënë pasdore të Zemunit, pasi ishte kthyer nga lufta e Bosnës. Ishte plagosur në njërën këmbë dhe atëbotë fliteshin shumë fjalë për të. Ajo që dëgjohej më shpesh ishte se Zllatoja kishte lënduar me qëllim veten për të ikur nga lufta. Petroviqi nuk donte të besonte asgjë nga gjithë çka flitej për shokun e tij, por heshtja e tij strukur në shtëpinë përdhese ku jetonte vetëm me të shoqen Sandrën dhe prej ku nuk i përgjigjej asnjë thirrjeje qoftë edhe telefoni, sikur mbështeste gjithë thashethemet që dëgjoheshin. Kishte provuar me gjithë farë mënyrash ta mundte dyshimin që edhe padashur e brente përbrenda. Ta nxirrte shokun e tij të larë faqe botës. Por kot. Ai vetë nuk e kishte përkrahur fare. Nuk i ishte përgjigjur kurrë në ftesa e thirrje. Madje njëherë kur i kishte shkuar vetë në shtëpi me qëllimin e caktuar që të çmalleshin si dikur e një kohë kur ishin shokë, ai nuk i kishte hapur fare derën. E Petroviqi e kishte ditur mirë se ai ishte brenda i vetëm pasi sapo ishte takuar me Sandrën në shkollën ku punonte. Ajo që në fillim kishte dyshuar se i shoqi do ta pranonte shoqërinë e tij, siç edhe ndodhte gjithmonë. Megjithatë e kishte falenderuar me dashamirësi për krejt ate që Petroviqi mundohej të bënte për ta. Në një kohë kur pothuaj të gjithë iu kishin kthyer shpinën ai vazhdonte të interesohej dhe ajo e çmonte me një mirënjohje të thellë këtë. Vetë Sandra dukej e lodhur dhe e plakur para kohe. Pa dashur të linte të shoqin vetëm ishte përfshirë edhe vetë në rrjedhat e turbullta të cilat i kishin 153

Nuk bëri asnjë pyetje. Nuk nxorri asnjë fjalë. U pajtua në heshtje me fatin e

ndarë duke e ndjerë diku thellë se nuk do të mund ta ndryshonte edhe sikur të

bënte çmos.

Njësoj u habit edhe Olga kur i tregoi. E ulur pranë pianos ku po luante pjesë

nga partitura e preferuar e Bahut, shikoi për një kohë të gjatë në sytë e zinj të

Petroviqit mos tallej gjë. Por jo. E vërteta dukej qartë në krejt qenien e tij.

Sytë e saj të kaltër u mbushën me lot që shkëlqyen nën dritën e atij dielli të

ftohtë shkurti duke i shtuar një nuancë edhe më të bukur, edhe më tërheqëse,

sa të grishnin të zhyteshe thellë e më thellë brenda tyre. Buzët e skuqura me

një buzëkuq njëzetekatërorësh Loreali, të cilin e përdorte shpesh, u drodhën

lehtë dhe ajo u mbështet e këputur në përqafim të të shoqit pa mundur të

mbajë dot veten. E dinte se atje ku i kërkohej të shkonte nuk ishte gjendje e

mirë. Nuk mund ta dinte si e sa keq mund të ishte pasi që kurrë as që kishin

biseduar ndonjëherë për atë vend. Edhe lajmet në Tv për Kosovën i kalonin

pa i dëgjuar e komentuar fare mes vete sikur krejt ato që thuheshin të mos

kishin të bënin fare me ta. Po për një gjë ishte e sigurtë. Në Kosovë nuk ishte

qetë. Kurrë as që kishte qenë ndonjëherë.

Iu kujtua mëngjezi i po asaj dite dhe iu duk aq i largët. Ishte zgjuar më heret

se zakonisht. Olga po flinte me kokën në supin e tij dhe njërën dorë vënë në

krahërorin e leshtë ku kishte dëshirë përherë ta mbante duke lozur e ledhatuar

gjer sa e zinte gjumi dhe ai ishte mësuar me atë ninulë prekjeje pa të cilën

nuk mund të flinte. Lëvizi ngadalë të ngritej pa e zgjuar Olgën por ajo e ndjeu

dhe lëvizi duke i afruar edhe më trupin e ngrohtë që aromonte këndshëm. Me

buzëqeshjen që ngjalli përnjëherë një lumturi e papërshkruar i pëshpëriti në

vesh qetë duke theksuar çdo germë: t ë d a sh u r o j. Ajo buzëqeshi lehtë pa i

hapur sytë dhe e shtrëngoi edhe më shumë duke e bërë të kuptonte se akoma

nuk e kishte ndërmend ta lëshonte nga shtrati. Vonë dikur u ngrit dhe bëri

kafenë e preferuar me qumësht të Olgës. Vetë piu një çaj të nxehtë kamomile

shoqëruar me kroasanë. Bëri një dush të vakët duke vërshëllyer tërë kohën. U

rregullua, u vesh dhe kur shikoi veten në pasqyrë tek po vinte kapelën

buzëqeshi i kënaqur. Një pupël e bardhë se nga i ishte ngjitur në krahun e

uniformës larë e hekurosur si më mirë. I fryu dhe pupla fluturoi tutje mbi

komodinën që shkëlqente. U shikua përfundimisht në pasqyrë dhe u nis të

dilte. Pasi bëri disa hapa u kthye prapë, mori puplën e bardhë me gishtërinj

dhe e hodhi në shportën e mbeturinave në fund të koridorit. Puthi në ballë

Marinën e cila ende po flinte, u përshëndet me Olgën dhe doli. Atë ditë kishte

takimin e caktuar me eprorin e tij. Një orë më vonë Olga do ta zgjonte

Marinën. Do t’i ndihmonte të ushqehej, të pastrohej, të vishej e pastaj do ta

shoqëronte për në shkollë. Ky ishte mëngjezi i asaj dite për të cilin që tani

ishte përmalluar i bindur se më nuk do t’i kthehej kurrë.

Atë natë nuk mundën të mbyllnin sytë fare. Nuk bënë as dashuri. Tërë kohën

qëndruan të përqafuar në heshtje me sytë ngulur diku në një pikë duke u

munduar të gjenin shkasin e atij ndrrimi të papritur që po u bëhej në jetë.

152

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!