19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

- E di ti se ku u shkojnë rrënjët kësaj fare të mallkuar. Jo? Epo askush nuk e

di. Një Zot e di se ku dalin. Janë të thella dreqi e marrtë. Të thella. Por,

(kishte liruar krahun e Zoran Petroviqit për të mbushur gotën dhe para se ta

kthente kishte vazhduar), të betohem miku im se nëse nuk mund t’u bëj gjë

rrënjëve nën tokë nuk do të lë asnjë syth jashtë. Pastaj pasi kishte kthyer me

fund gotën me një fytyrë te shtrembëruar nga djegja që i kishte shkaktuar

thartira e konjakut të kumbullës kishte përsëritur:

- Të betohem! Dëgjon? Të betohem, thashë!

Petroviqi dëgjonte. Mendja i rrinte tek Olga dhe Marina të cilat e prisnin për

shetitjen e pasditës dhe nuk po duronte sa të përfundonte ajo bisedë e

mërzitshme për një vend që nuk i hynte fare në punë e as që donte t’ia shihte

surratin ndonjëherë. Kthente herë pas here edhe ai ndonjë gotë konjaku që i

mbushte miku i tij dhe sillte kokën me një vështrim sikur thoshte: ah, sa më

dhimbesh. Sa shumë gjëra të bukura ka jeta e ti nuk i sheh.

Po pse tani ky urdhër!?

Ai madje nuk ishte as pjesëtar i ndonjë partie. Kurrë as që kishte qenë. I

pëlqente të ishte apartiak. Ashtu i dukej vetja më i lirë dhe gëzonte shoqërinë

e të gjithëve njëherësh, qofshin ata socialistë, demokratë, radikalë, a çfarëdo

tjetër. Pastaj i shkrepi në kokë ideja mos vallë ishin lodhur duke i bërë lajka

gjer të vendoste me kë të ishte dhe donin ta heqnin qafe!? Jo, jo. Nuk ishte e

mundur! Solli edhe njëherë nëpër mend fjalët e eprorit të tij kur i dorëzoi

fletëurdhërin:

- Të ka mbetur edhe një shkollë pa përfunduar miku im. Ja ku e ke.

Duke parë habinë e tij të madhe kishte shtuar më me ngadalë:

- Të duhet. Ti ke nevojë për të. Merre dhe të na kthehesh faqebardhë, - i

kishte rrahur supet pastaj duke e përqafuar.

Kishte marrë letrën në dorë i hutuar pa ditur ç’të bënte. Iu duk se përnjëherë,

në pabesi, e shtynë poshtë nga krejt ato shkallë që kishte ngjitur me mund.

Kur arriti të mbledhë sadopak veten me pyetjen që vazhdimisht po i sillej

nëpër kokë - pse vallë?, dëgjoi prapë fjalët e tij:

- Është një nder i veçantë për ty, - pastaj duke e shikuar në sy me një shikim

që e bëri të rrënqethej, kishte vazhduar, - dhe për familjen tënde, gjithashtu.

Për herë të parë iu bë se para tij po qëndronte një njeri krejt i huaj për të.

Përveç një nishani të zi mbi buzën e sipërme, që nga larg dukej sikur t’i

kishte rrjedhur nga hunda, asgjë tjetër nuk po e lidhte me eprorin e tij, mikun

e dikurshëm që e kishte mbështetë në çdo hap. Në sytë e tij kishte diçka të

fshehtë. Diçka djallëzore e të ligë që Zoran Petroviqi nuk po e gjente dot

çfarë. Pas aq kohësh tek tani nishani i zi nën hundë iu duk i shpifur. Ka

dëgjuar ky njeri për kirurgji plastike vallë, mendoi me neveri.

151

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!