19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Puna e rregullt, ndejat gazmore me elitën e vendit që organizoheshin herë pas

here e të cilave u gëzohej aq shumë e shoqja, shetitjet e gjata vikendeve në

parkun mahnitës të Adës me Olgën dhe Marinën për dore, pushimet me

shokët në jahtën e tij të vogël po aq të lezetshme vendosur në një breg të

zgjedhur të Danubit, e mbi të gjitha ambienti i qetë familjar ku prehej

këndshëm saherë kthehej në shtëpi, ishin gjërat që ate e gëzonin dhe nuk

kërkonte më shumë. Nuk dua të humb më tej, i pëshpëriste i bindur vetes.

Zoran Petroviqi donte të ecte jetën e tij qetë, ngadalë, pa vrapuar. Të maste

çdo hap. Të ndjente çdo gjë. Të shijonte pa u ngutur. Jeta ishte aty ku ishte ai.

Pse të vrapoje pas saj.

Rrëfimet e shokëve e tmerronin duke e bërë t’i dukeshin aq të varfër, të cekët,

e të zbrazët sa ndjente dhimbje për ta. Shpeshherë teksa rrinte përballë tyre

dëgjonte veten duke u pyetur: e dinë vallë çfarë kërkojnë?! E dinë vallë çfarë

u ka humbur?!

Njëherë një mik që shkonte e vinte shpesh, tregonte për Kosovën se ishte një

vend i çuditshëm me njerëz që ngjanin në egërsira malesh. Aq kokëfortë sa

edhe po t’ua hiqje të tërën do ju mbinin nga dy në vend.

- Duhet ta zhdukim fare atë popull mor vëlla. Duhet ta popullojmë me

njerëzit tanë atë vend. Ta bëjmë tonin se ndryshe nuk bën, - përsëriste herë

pas here ai pothuaj sa herë takoheshin.

- Është koha ta çojmë në fund amanetin e të parëve tanë, - përfundonte

rrëfimet të cilat shtoheshin gjithnjë e më tepër siç shtoheshin vajtje ardhjet e

tij në Kosovë. Dhe sa më shumë shtoheshin aq më shumë shqetësohej ai vetë.

- Çudi se si mbijetojnë ata dreq ‘shiptarësh’ - rrëfente njëherë tjetër pasi

kthente një a dy gota konjak kumbulle, - ua mbyllë shkollat, ua mbyllë

spitalet, ua mbyllë fabrikat, ua mbyllë pothuaj të gjitha rrugët e mundshme

për të mbetur gjallë, kur ata si urinjë gërmojnë e gjejnë rrugë tjera pa çarë

kokën për ty. Dhe mbesin gjallë mor vëlla! Beso, nuk jipen se nuk jipen. Ptu

(pështynte dyshemenë i inatosur), çfarë krijesash!

- Kanë gabuar keqas ata para nesh, - shtonte pasi qetësohej pak. Nuk është

dashur t’u falet as për një ditë ajo kushtetutë e mallkuar 50 . Kanë vënë një

grimë mend kokës tani dhe s’vihen fare nën zgjedhë. Kthente rrëmbimthi

gotën e konjakut dhe fytyra i skuqej ca nga shqetësimi ca nga pija e tepërt që

i mbante iso inatit të tij për Kosovën. Atë “ dreq vendi që nuk jipej”.

Herën e fundit që u panë, Zoran Petroviqit iu duk akoma më i shqetësuar po

dhe më i prerë në fjalët e tij:

- Puna më e mirë që mund të bëjmë me atë popull është ta zhdukim të gjithin

nga faqja e dheut. Kjo dhe vetëm kjo, - kishte përsëritur duke i rënë tavolinës

me grusht. Pastaj kishte kapur Zoran Petroviqin për krahu dhe duke i afruar

në vesh gojën që kutërbonte konjak dhe sallamë derri i kishte pëshpëritur:

50 Fjala është për Kushtetutën e vitit 1974.

150

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!