19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

kukullën Barbi. I zeshkët, hundëdrejtë, me buzë të fryra si të ndonjë vajze

nën mustaqet e holla bojëkafe, flokë të shpeshtë të dredhur pothuaj të qethur

fare së fundmi dhe sy të mëdhenj e të zinj që shumë më tepër do t’i shkonin

një aktori teatrosh se sa një koloneli luftrash. Me një fjalë, kur i shtoje tërë

kësaj edhe trupin e drejtë me tërë gjatësinë që kishte prej një metri e

nëntëdhjetë, ishte me të vërtetë një burrë i pashëm. Gjithmonë i buzëqeshur.

Gjithmonë i rregulluar.

Jetonte me të shoqen, Olgën e bukur, një mësuese pianoje të cilën e kishte

njohur gjatë studimeve dhe vajzën tetëvjeçe Marinën në apartamentin e

këndshëm mbi sheshin Knjaz Mihajlov të Beogradit të vjetër.

Pasi kishte mbaruar gjimnazin e përgjithshëm që më 1979, dëshirat dhe

synimet e tij që më vonë do të përcaktonin aq papritur të ardhmen e tij, i

kishte drejtuar në Akademinë Ushtarake. I pëlqente jeta e rregullt prej ushtari

ndërsa titujt që dilnin nga kjo akademi, nderi dhe respekti që ndillnin tek të

tjerët, ai luks mondan i qarqeve të larta, e bënë të dallohej ndër më të mirët.

Vazhdoi edhe më tej. Ndoqi Shkollimin Gjeneral Shtabi, Shkollimin e

Mbrojtjes Nacionale. Nuk la mangut as kurset e ndryshme që organizoheshin

për aftësim ushtarak. Mësoi me një lehtësi të çuditshme të gjitha gjuhët e

popujve brenda kufijve të Jugosllavisë që kur ishte akoma e pazhbërë. Të

gjitha këto me qëllim të ngjitej sa më lart. Punoi në poste të ndryshme si

nëntoger, toger, kapetan i klasit të parë, major, nënkolonel e kolonel. Dhe kur

më në fund arriti në radhët e larta të Gardës, në fillimin e shkurtit të vitit

1999, papritur i erdhi urdhëri të mirrte komandën e një njësie ushtarake në

Kosovë.

Nga i erdhi ky urdhër!? Si!? Pse!? Zoran Petroviqi nuk po mund ta kuptonte.

Ai vetë kurrë nuk kishte shprehur ndonjë interesim të veçantë për Kosovën e

shumëpërfolur. Paçka se kishte shokë të cilët kishin vajtur të punonin atje.

Kishte edhe të tillë që shkonin e vinin vazhdimisht. Dëgjonte rrëfimet e tyre

sa herë takoheshin pa ndonjë kureshtje të madhe. Të gjitha i merrte si

aventura të qejflinjve të tillë dhe e tëra merrte fund me aq.

Me lindjen e Marinës jeta e tij kishte ndryshuar rrënjësisht. Nuk e tërheqnin

gjithaq sfidat e as që vraponte pas ambicieve të mëdha. Mjaft kam bërë, i

thoshte i kënaqur vetes. I dukej se edhe prej aty ku ishte mund të gëzonte si

duhej jetën. E kënaqnin momentet e vogla me të shoqen dhe bijën. Ato

krijesa të dashura më një anë, shoqëria dhe puna në anën tjetër, po e

mbushnin mjaftueshëm jetën e tij dhe nuk dëshironte t’i shpëtonte asnjë

moment pa shijuar. Duke u rritur e bija po e mësonte me një durim të madh

pa e detyruar fare, se shumë më shumë po jetonte ajo pjesë e tija që shijonte,

ndjente, dëgjonte,... Jo ajo që pa pushim vraponte pas të ashtuquejturës jetë.

Shumë gjëra i kishin kaluar Zoran Petroviqit pa i parë, pa i ndjerë gjatë

vrapimit të tij. E të cilat e dinte mirë, më kurrë nuk do t’i ktheheshin. Andaj

tani po kënaqej.

149

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!