19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Por tani, ky qëndrim i zgjatur pa kurrfarë shpjegimi dhe vështrimet e tij të

ngulura herë pas here me orë të tëra nëpër pjesë të ndryshme të shtëpisë kur

dukej se humbte i tëri pa parë as dëgjuar fare përreth, po i shqetësonte së

tepërmi ushtarët dhe sikur e ndjenin se tërë kjo nuk do të ndillte asgjë të mirë.

Pa le më kur e dinin se jashtë, mali i Qyqavicës që i vështronte me një heshtje

të kobshme nga lartë, ishte strofulla e guerilasve vendas. Sulmet e tyre të

shpejta e të papritura në mënyrën sulmo dhe tërhiqu, kishin ngjallur frikë të

pashpjegueshme ndër ushtarë duke nxitur imagjinatën e tyre me lloj lloj

fantazish. Pastaj bombardimet e NATO – s nga lart të paraprira me një

fishkëllimë të fortë alarmi që trembte për vdekje ushtarët, krijonin një

atmosferë kërcënuese ngado që shkonin e veçanërisht në kullën e gurtë e cila

tani shumë lehtë binte në sy. Prandaj ndiheshin më të sigurtë kur ishin në

lëvizje. E lëvizja e tyre kuptonte djegie, vrasje, masakra e tmerre që s’kishin

fund. Frika që shihnin në fytyrat e njerëzve i bënin të ndjeheshin të fortë e të

pathyeshëm.

Në fillim, bisedat e ushtarëve për kolonelin e çuditshëm bëheshin fshehtas dy

nga dy e duke ngurruar. Më vonë ato filluan të përfshinin grupe gjithnjë e më

të mëdha. Kohëve të fundit ndodhte që njëri të fliste dhe tërë dhoma të

dëgjonte madje pa ndonjë marrëveshje bëhej edhe roje në rast se afrohej

koloneli. Me këtë rast thuheshin komente nga më të çuditshmet:

“ E patë se si qeshte dje vetë me vete!? Në fillim nisi qetë e pastaj ia krisi një

të qeshure me sa zë kishte si i marrë. Për besë në atë moment më kalli

frikën.”

“ Dhe tërë kohën ankohet se i dhemb koka. Çudi.”

“ Ndërsa unë e pashë një ditë tek po mundohej të kapte diç me dorë në ajër.”

“ Medet. Po çmendet!”

“ Po mor, po! Kur njëherë e pyeta se sa kishte bërë që kishte ardhur në

Kosovë ma ktheu se nuk e dinte, po që i dukeshin shekuj, shekuj të tërë.”

“ Mua për vete shpesh më shkon mendja mos nuk është fare nga tanët?”

“ Vërtet, e keni vrejtur se nuk ia ka qejfi t’i përmendim para tij vrasjet,

dhunimet e gjërat e tjera me të cilat ne tallemi?”

“ Jo, jo. Kjo s’mund të jetë e vërtetë. Ai është i dërguar special nga lart.

Prandaj lerini llafet.”

Fjalët për kolonelin vazhdonin e shtoheshin, por gjithmonë merrnin fund po

kështu me një përfundim të ushtarit Marko të cilit nuk i pëlqente që vëmendja

e ushtarëve të përqëndrohej te koloneli e as të humbte shkëlqimi i një titulli të

madh siç ishte ai. Edhe ashtu kishin mjaft me se të merreshin.

Ardhjen e tij në Kosovë, Kolonel Çudia as nuk e kishte imagjinuar

ndonjëherë. Zoran Petroviqi, siç quhej në të vërtetë, ishte një burrë mbi të

dyzetat. Shpeshherë me shaka i thoshte së bijës se kishte lindur bashkë me

148

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!