19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

- Asgjë, asgjë. Jam vetëm i lodhur. Kaq.

Pas një çerek ore kishte thirrur mënjanë ushtarin Marko dhe e kishte pyetur

me zë të ulët:

- Je i sigurtë se i dëbuam të gjithë nga kjo shtëpi?

- I sigurtë që çke me të Zoti Kolonel. Ja ku e kam dëshminë për këtë, - i ishte

përgjigjur me mburrje ushtari dhe kishte nxjerrë nga xhepi i brendshëm i

këmishës blu portofolin e mbushur me marka gjermane.

Edhe ashtu të gjithë e njihnin për të çuditshëm. Madje e quanin Kolonel

Çudia. Që nga ardhja e tij ishte parë se diç nuk shkonte me këtë njeri. Nuk

ishte si të tjerët. As nuk dukej si të tjerët. Me atë pamje hutimi, çudie e

neverie në fytyrë të linte përshtypjen se as që e kishte idenë pse gjendej në

mesin e tyre. Dukej si një copë mozaiku tjetër që jo vetëm nuk përputhej aty

por edhe ngatërronte e prishte përreth.

Të shumtën e kohës rrinte i veçuar. Rrallë, shumë rrallë hynte në bisedë me

ushtarët dhe atëherë më shumë bënte gjoja dëgjonte. Dukej qartë se ishte larg,

shumë larg nga ata. Në sulme më tepër vështronte nga një distancë prej ku po

të mund dikush ta shihte do t’i dukej i trishtuar e i mjerë. Kur nuk kishte nga

t’ia mbante, e kjo gjë ndodhte atëherë kur binte së tepërmi në sy gjë të cilën

ai e hetonte mirë ndër ushtarët, hidhej në sulm si i marrë duke thirrur me sa

zë që kishte. Në të tilla raste, shumëkush nga ushtarët betohej se i kishin parë

lot në fytyrë që, siç shpjegonin ata, mbase i dilnin nga gjithë ajo bërtimë e

fuqishme që lëshonte.

Në rastin tjetër, në betejat e hapura me ushtarët vendas që njiheshin si

Ushtarë Çlirimtarë të Kosovës, Kolonel Çudia për çudi nuk ikte larg si të

tjerët. Rrinte në radhët e para me një qëndrim luftëtari prej filmash mesjetarë

ku qartë i shihej krenaria e vet dhe respekti për kundërshtarin. Kjo gjë u dukej

aq qesharake ushtarëve sa ata shkuleshin gazit saherë e kujtonin. Edhe pse

kjo ndodhte rrallë pasi vendasit më tepër bënin sulme të papritura guerile dhe

përveç kësaj njësiti ushtarak ikte me mjeshtëri nga pjesët ku dyshonin se

gjendeshin frontet e UÇK – ës siç thirrej shkurt e ku ajo vepronte si ushtri e

organizuar. Koloneli e kishte kuptuar se nuk ua donte edhe aq qejfi luftën sa

grabitjet, shkatërrimet, masakrat, dëbimet e popullsisë së paarmatosur.

Taktikë e ushtruar kjo që para ardhjes së tij dhe askush nuk kërkonte as jipte

ndonjë shpjegim.

Ta gjykonin sjelljen e tij në qarqet më të larta nuk e merrnin mundimin fare

sepse megjithatë ishte një kolonel i dëgjuar. Madje, madje për një kohë kishte

qenë pjesëtar i Gardës gjë që nuk ishte pak. Të ishe pjesëtar Garde për

ushtarët do të thoshte të kapje ëndrrën me dorë. Pastaj, vetë fakti se ishte i

dërguar nga qarqet më të larta i bënte të heshtnin. Tekefundit pse të lodheshin

kot kur edhe ashtu bënin çfarë donin e si donin vetë.

147

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!