19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

djalë. U bëre me një nip më shumë. Kurse Flutura ka qenë dy muaj në spital,

me anemi të theksuar. Vilsoni është i mrekullueshëm. Kujdeset për time

motër në mënyrën më të mundshme të mundur. Ka dalë nga spitali dhe është

me raport në shtëpi. Të duam shumë shumë shumë. Më mirë të jemi larg

njëri-tjetrit por gjallë. Duke qenë larg nuk e xhelozojmë politikën. Të puth e

të përqafon fort fort fort Zana! »

Ndjeu një sëmbim në kraharor ndaj hodhi një gllënkë raki para se të nxitonte

për në punë. Por më parë puthi letrën, e bëri shuk dhe i vuri shkrepsen. Hirin

e derdhi në shkarkuesin e tualetit. Ishte regjur me të keqen dhe i ruhej asaj një

shekull drite larg. Vëmendja e tij stoike ia kishte prerë duart Burrit të Gjatë

që të mos bënte masakër mbi jetën dhe trupin e gjeneralit. Të arrish të jetosh

përballë atij që të do vdekjen është një sprovë se ti je njeri me virtyte të larta

dhe me një edukim klasik të llojit të parë. Kishin kaluar shumë vite sprovat e

mbijetesës dhe ishin bërë mënyrë jetese e e Mexhit Muxhanit. Atij nuk i

lejohej të gabonte kurrë megjithëse e gjithë bota thotë të njëjtën gjë, vetëm i

vdekuri nuk gabon. Por vërtet ai nuk gabonte kurrë edhe pse ishte gjallë.

Kështu kaloi një ditë e një vit, dy ditë dhe njëzet vjet. Më shumë thuaj! Sa më

shumë i afrohej ditës së pensionit dhe kohës së pleqërisë aq më shumë

kujdesej se do ta mbyllte jetën pa ia menderosur atë, duke shëtitur nga një

birucë tek tjetra, nga një sallë gjegji tek një kamp të burgosurish. Jeta,

mendonte gjithnjë, në faqe të diellit etë punës është normale. Ai që është i

zoti edhe në majë të gjembit të jetë di ta bëjë jetën të gëzuar ose të paktën sa

t`i përshtatet atij....

Sapo hynte vjeshta, Mexit Mullani e kish bërë zakon, kurdo të kthehej nga

puna nuk dilte më nga shtëpia. Nata i merrte shumë ditës dhe ky fenomen

natyror e trembte disi, nuk i pëlqente në mëhallën “Klloçka e Madhe”. Nata

është e ligë, thoshte gjithmonë. Hera herës e rrëmbente dëshira për të shkruar

kujtimet, por kjo i dukej punë vetëvrasëse. Libri të mbron nga vetmia siç

mund të të mbrojë një shok i vërtetë në luftë.......

Ditët e djela i kalonte duke fshirë e larë ose siç i quante ai “punët e ushtarit”

si një amvisë e mirë. Por shtëpia e tij nuk kishte asnjëherë vizitorë, sepse

askujt nuk i ishte mërzitur jeta. Dhe ja, erdhi rasti fatlum. Dera troket lehtë

plot mirësjellje. Ai, i gëzuar e hap menjëherë. Përballë tij tre burra, njëri në

mes të jetës, dy të tjerët të rinj. Pa marrë lejë dhe pa dhënë asnjë shpjegim

futen brenda dhe urdhërojnë të zotin e shtëpisë të mos lëvizë.

- Çfarë kërkon? – guxoi të pyesë.

- Mos u mërzit! Do ta tregojmë ne...

Dy të rinjtë e futën në mes duke mos e lënë të marrë as frymë. I treti e ktheu

shtëpinë përmbys. Mexhiti, i bërë meit në fytyrë, e ndiqte me sy. Ai hapi

dollapin e rrobave dhe pas një minute i tundi para syve xhaketën e uniformës

së gjeneralit. Më pas kapelen, të re, të bukur. Kapele gjenerali!

144

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!