19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

ardhë që e ruante për raste tepër të rralla dhe çeli me kujdes kanatet e

dollapit ku mbante xhaketën e tij magjike ose shkurt – xhaketën e gjeneralit

me gjithë spaleta. Me shpejtësinë e mendimit i kaluan mijëra fytyra

partizanësh, shokësh e miqsh, fshatarë, shoferë dhe ekskavatoristë nga

Hoxhara, berberë që e pyesnin vazhdimisht, kamarierë që e linin mënunë

buzë tavolinës dhe iknin sikur ai të ishte me zgjebe; truproja të veshur shik,

portrete pilotësh e gardistësh, mes tyre dhe një burrë i gjatë, i pashëm, me sy

të mëdhenj si fajkua dhe fytyrë të murrëtyer që i thotë me zë të trashë e

egërsi: « Unë ika Mexhit, por ty s`të lë të vdesësh i qetë. Ishim shokë, por ti

më tradhtove.” Jooooooo! Ti më tradhtove mua, bubulliu Mexhit Muxhani,

duke harruar se ishte fillikat. Sa heshti ai, Burri i Gjatë me zërin kumbues i

thotë prerë: « Unë thashë të hiqeshin gradat, kurse ti e fshehe kostumin e

gjeneralit në dollap të shtëpisë, sepse prisje të bëje grusht shteti dhe ta vishje

prapë uniformën e gjeneralit. Ika Mexhit, por atë uniformë nuk ke për ta

gëzuar kurrë më! »

Po shihte ëndrra me sy hapur. Shtrëngonte kapakët e syve që ta trembte

ëndrrën në qiell nga kishte ardhur, por për dreq ajo iu qep keqas dhe nuk i

shqitej nga përfytyrimet. Iu bë sikur në qytet nisën të bien meteorë të

mëdhenj që përvëlonin gjithçka, madje dhe kinezët atje në aneksin e turizmit

që vazhdonin të hanin pilaf me shkopinjtë e tyre të çuditshëm. Përgjithçka i

erdhi keq, u trishtua. Por atë që i erdhi në mendje e bëri. Veshi xhaketën e

gjeneralit, vuri kapelen dhe qëndroi kundruall pasqyrës. Qeshi me vete dhe i

tha nën zë fantazmës së Burrit të gjatë: - Jo unë, por ti më tradhëtove! Humbe

logjikën dhe vure një gjeneral të numëronte makinat që ngarkoheshin e

shkarkoheshin në Hoxhare. Fati im u bë fati i kombit, o njeri!

U shtri siç ishte për t`u prehur në krahët e meditimeve nostalgjike dhe si një

fëmijë i pafajshëm e kishte zënë gjumi i thellë e i rëndë. Vetmia të çmend,

këtë e thoshte shpesh që kur ishte ndarë nga e ndjera Leila Qelzezi, grua

fisnike që e kishte dashuruar marrëzisht burrin e vet. Mbase dhe vdekjen t`ia

kishte sjellë para kohe trishtimi legjendar i të shoqit, të cilin, tek rrinte në

shtëpi, e zinte gjumi gjithnjë me sy me lot. Dhimbjen e bluante në mullirin e

vet pa thënë asnjë fjalë. Pa u ankuar kurrë. Guxoi dhe e hapi zarfin...

“....I shtrenjtë Babush! Te përqafoj. Malli për ty dhe trishtimi për nënën që

nuk e kemi po më bluan kockën në të gjithë trupin. Por Sajmiri, djali me të

cilin, babi, kam ndarë fatin, po ma ndryshon jetën. Këtë zarf ai ta futi nën

derë sepse donim të të njoftonim se tani e tutje ne jemi bashkë! Familja e

Saimirit ju do dhe ju respekton, por me thënë të drejtën kanë druajtje të vinë,

të hyjnë e të dalin në shtëpinë tuaj. (Në shtëpinë tuaj! – përsëriti fjalët e së

bijës dhe nuk i mbajti lotët.) Unë jam e lumtur që jam vajza e një prindi si

Ty. Ndihem gjithashtu e lumtur që kam një njeri të dashur si Saimiri. Ndihem

vërtet e gëzuar dhe krenare siç më ke mësuar. Zana ka dy javë që ka lindur

143

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!