19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

ZONA

PËRPARIM XHIXHA

Ura mbi vete

Spaletat e gjeneralit

Inxhinierët kinezë, që ecnin njëri pas tjetrit, u futën te hotel-turizmi në qendër

të qytetit. Era dukej sikur i tundte shtëpitë siç i lëkundin në mënyrë të

kobshme tërmetet.

- Tani ulen e hanë pilaf me shkopinj! – tha Mevlani.

- E...he! – ia bëri Mexhiti, pa guxuar të thoshte asnjë fjalë komentuese. Ai e

dinte

që dhe në gjumë të fliste përçart, fjalët e tij i merrte vesh dhe dreqi me të

birin në cep të globit po të ishin.

Mexhit Muxhani hynte në takëmin e njerëzve që zoti u jep fatin e mençurisë

dhe për çdo gjë tjetër i lë në mëshirë të vullnetit, karakterit, fatit a urrejtjes.

Njerëz të tillë një fije peri i ndan nga lavdia e poshtërimi, më tepër prej atij

shpirtëror.

- Këta kinezët s`na ngjisin fare! – i tha Mevlani me një ton urdhërues që

bashkëbiseduesi ta përsëriste dëshirën e tij: - Hiç fare!

Shiu binte me shtamba. Si vetëtimë verbuese ishte vështrimi i tij mbi fytyrën

gjithë rrudha të Mevlanit i cili, nën një melodi të brendshme valsi, rrotullonte

gotën e konjakut. Mexhiti la qindarkat në pëllëmbë kamerierit, i tundi lehtë

dorën njeriut që kishte në tavolinë dhe iku.

- Ku vete? – foli i çuditur Mevlani, apo ke takim me ndonjë vejushë?!

Sa dinte koka e Mevlanit dinte bytha e Mexhitit. Duke çarë ngadalë mes shiut

e shtrëngatës, hap mbas hapi i afrohej apartamentit të tij në periferi të qytetit,

në lagjen “Klloçka e Madhe” ose “Çikago-City” siç e quanin disa djelmosha

sypatrembur. Jeta aty notonte mes vuajtjes dhe gëzimit. Lindjet dhe vdekjet

ishin përherë mes vesit e virtytit. Njeriu lindte e vdiste mes besimit e

dyshimit vdekjeprurës dhe së fundmi mes pasigurisë ditore e të papriturave

çudibërëse të së nesërmes. Gjashtëdhjetëvjeçari ecte dhe ndjente dhjetra

qindra sy, nga prapa vitrinave e dritareve, ta ndiqnin me admirim, ashtu siç

shumëkënd ta shante e shpotiste me rrënjë e me degë. Përveç njomëzakëve

atë burrë e njihte i gjithë qyteti ngaqë, çdokush e dinte mirë që ishte njeriu që

mbante minë me vete, e cila nga çasti në çast mund t`i shpërthente duke ia

zhndrruar copën më të madhe të trupit në kokërr gruri. Me vete, nën zë, çdo

141

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!