19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

duke vrarë foshnjat në bark, t’u ndalohet, në përputhje me vendimin e marrë

më parë, kungimi para daljes nga kjo jetë. Por duke përdorur dashurinë ndaj

njeriut, siç mësuam, vendosim që kungimi t’u ndalohet për dhjetë vjet”

(Ancira 21). „ Gratë që shpërndajnë ferra helmatisëse dhe shkatërrimtare,

sidhe ato që marrin helme foshnja-vrasëse, t’i nënshtrohen kanunit prej 20

vjetësh të vrasësit” (VI Ekumenik, 91; Shën Vasili i Madh, 56). „Gruaja që pi

barna për të humbur frytin e trupit dhe për të mos lindur fëmijë, të kryejë

pendesë për pesë vjet me radhë, me nga treqind falje në ditë. E nëse do të

bëjë edhe burri ashtu, më keq është. Kisha të mos ia pranojë bukën e ndorme

e as të mos e dëgjojë në mos u pendoftë” (Rrefulli Kishtar, Govora, 20).

„Nëse gruaja do të ngjizë e do të pijë diçka për ta ndërprerë fillimin e

shtatzanisë së vet, të pendohet për tetë vjet dhe të bëjë 367 falje në ditë; në

ndodhtë të vdesë, të mos varroset në varrezë” (Ibidem, 115; ndreqja e Ligjit,

kapitulli 364). „Gruaja që e ka humbur foshnjën pa dashje, një vit pendohet

sipas rregullit” (Shën Gjoni i Kreshmës, kapitulli 22). „Gruaja që ka lindur në

udhë e nuk është kujdesur për foshnjën, t’i nënshtrohet fajit të vrasësit” (Shën

vasili, 33)

Fëmijët që vdesin të papagëzuar, për shkaqe që nuk varen nga prindërit e nga

priftërinjtë, mund të konsiderohen pjesëmarrës në pagëzimin e dëshiruar, si të

drejtët e Dhjatës së Vjetër, ose përmes analogjisë me shërimet që kreu Jezu

Krishti pas lutjes së prindërve a të miqve. Se Zoti nuk e ndëshkon të

pafajshmin, përkundrazi, sepse Ai e ka krijuar njeriun për lumturi. Sidoqoftë,

prindërit e fëmijëve do të rrëfehen dhe atyre do t’ju caktohet një kanun në

përputhje me kujdesin apo mospërfilljen e tyre. Domethënë: të pagëzojnë, ose

të rritin një fëmijë të varfër, të shkojnë në një vend të shenjtë, të japin

mëshirë, të falen, të mbajnë kreshmë etj. Ja çfarë thotë Shën Kirili i

Jeruzalemit në Katehezën e III-të, kapitulli 10: „Nëse ndokush nuk pranon

pagëzimin, nuk shpëtohet, me përjashtim të martirëve, që hyjnë në Mbretëri

edhe pa ujë (pagëzim). Shpëtimtarit, kur e shpëtoi botën përmes Kryqit dhe

kur E shpuan me ushtë në brinjë, i rodhi gjak dhe ujë, që të pagëzohen më

gjakun e Tij ata që pagëzohen në kohën e përndjekjeve. Shpëtimtari e quan

martirizimin pagëzim (Marku 10, 38), sepse thotë: „Martirët e dhanë

dëshminë e besimit, duke u kthyer në pasqyrë të botës, ëngjëjve dhe njerëzve

(Korintasit 4, 14). Sinodi i IV Ekumenik, në kanunin 83, thotë: „Të vdekurit

nuk mund të pagëzohen, siç edhe nuk mund të kungohen”. Pra, fëmijët e

dështuar, të lindurit pa kohë, të humburit pa dashje, ose ata që vdesin

menjëherë pas lindjes pa marrë pagëzimin, nuk mund të pagëzohen assesi pas

vdekjes, sepse nuk janë më të gjallë. As nuk mund të përmenden në Kishë,

sepse nuk janë të pagëzuar dhe nuk kanë emra. Ata nuk janë antarë të Kishës

së Krishtit. Për ata që janë vrarë nga prindërit, me vetëdijë, e gjithë

135

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!