19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

DIXIT

ETËRIT E BALLKANIT

Cleopa: Ju hëngërt Parajsa!

(Părinţii din Balcani. Cleopa: Mânca-v-ar Raiul!)

Murg ortodoks rumun (10 prill 1912, Botoshan - 2 dhjetor 1998, Manastiri

Sihastria), zë dhe mishërim i jashtëzakonshëm i Besimit të Drejtë, drejtues

manastiresh dhe ndërgjegjjesh, autor i një numuri të madh librash kushtuar

vizionit të ortodoksisë mbi botën. Tejet i pranishëm edhe pas vdekjes trupore,

përmendet shpesh për urimin e tij të veçantë: Ju hëngërt Parajsa!, me të

cilin priste e përcillte dhjetramijëra njerëzit që i drejtoheshin për një këshillë

gjatë më shumë se një gjysmë shekulli shërbese.

Si edhe më parë, Revista Haemus do të sjellë në faqet e saj pjesë të zgjedhura

nga mendimi dhe përjetimet e aq shënjtorëve ballkanas, që, për arsye tashmë

të stërnjohura, vazhdojnë të lihen në hije.

Dështimi, ose vrasja e foshnjave

(Avortul sau uciderea bebeluşilor)

Me dështim kuptohet vrasja e foshnjave në bark të nënës me gjithfarë

mjetesh. Ngaqë foshnja ka shpirt të gjallë, krijuar nga Zoti qysh në ngjizje,

dështimi luftohet nga Kisha dhe nga Etërit e Shenjtë me aq forcë, sepse vritet

jeta, humbet shpirti, sa i atij që vritet, aq edhe i atij që kryen vrasjen dhe

shkel porosinë e Zotit, që thotë: „Rrituni dhe shtohuni” (Zanafilla 1, 28).

Shkelet edhe urdhëresa V e Dekalogut: „Mos vrit”. Përmes dështimit

kërcënohet jeta në tokë, shkelet urdhëresa e dhënë nga Zoti në Parajsë, u

bëhet atentat më të pafajshmeve qënie njerëzore, që janë fëmijët; rrënohet

familja, sëmuret mbarë shoqëria dhe vijnë mbi fajtorët më të tmerrshmet

ndëshkime të perëndishme, sa në jetë, aq edhe pas vdekjes. Më tej: shpirtrat e

foshnjave të dështuara, duke mos qënë të pagëzuar, nuk mund të hyjnë në

Mbretërinë e Zotit, por presin ditën e frikshme të gjykimit, kur ata vetë do t’i

paditin prindërit që i vranë, para Gjykatësit të Drejtë Jezu Krisht.

Jap se dështimi është krim, pra vrasje njeriu, dhe dënohet me gjithë fuqinë

nga Kisha dhe përfaqësuesit e saj.

Gratë që dështojnë foshnjat, pavarësisht nga mjetet, quhen fëmijë-vrasëse, jo

nëna, dhe marrin ndëshkime të rënda në këtë jetë. Ja çfarë thonë kanunet e

Etërve të Shenjtë për mëkatin e vrasjes së foshnjave: „Grave që mëkatojnë

134

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!