19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

nën shtypje, izraelitëve, afrikanëve dhe sidomos evropianëve nën zgjedhat

nazisto-komuniste, ishin ato më të bukurat. Ato kishin peshë dhe art të

kulluar. Dukej sikur terrori, me zhveshjen nga liritë dhe të drejtat njerëzore,

bëhej, paradoksalisht, kontributori më i shquar i bukurisë të këtij lloj arti të

veçantë. Që atëkohë me enciklopedinë franceze, por sidomos me dhjetra

botime të anekdotave eurolindore, me të cilat u mora më pas këtu në ShBA,

vura re se shumë nga anekdotat që tregoheshin tek ne si të lindura në vend,

paskëshin qenë ruse, çeke, rumune… Pra mjaftonin kushtet e njëjta sociale –

kufizimet e lirive, gjëndja katastrofike e ekonomisë, që ato të merrnin veshjen

kombëtare të çdo vendi e të dukeshin si të prodhuara në atë vend.

Pata dhe një sensacion të ri: 30 vjet me parë, në Tiranë unë i kisha ndjerë se

ato anekdota ishin më të bukura, se tani, kur po i studjoja këtu, në Nju Jork.

Tani ato qëndronin mbi tryezën time, si ca mina me detonatorë të hequr dhe

merret me mend që vlera e tyre ishte tok me rrezikun. Dhe bukuria e tyre

ishte më e plotë kur ato i sillnin dëm atij që i tregonte dhe nganjëherë,

ironikisht, dëmtonin edhe më shumë atë që i dëgjonte!

Prandaj ato bënin një jetë të fshehtë të nënëdheshme.

Kur vjen fjala te aktorët e humorit, një mirënjohje të thellë e të veçantë

meriton artisti ynë, Skënder Sallaku. Unë kam pararendur ta shpreh atë

mirënjohje në një libër të tërë, në atë që përmenda. Sallaku me shokë e bënë

jetën e tyre dhe të bashkëkohësve të tyre më pak të hidhur. Sallaku ishte një

artist i një kalibri të veçantë me vlera shumëpalëshe: mendimtar dhe klloun.

Ai paraqet një përjashtim të pabesueshëm. Ai gëzonte një dashuri

mbarëpopullore: atë e deshin komunistët dhe antikomunistët, të burgosurit

dhe komandantët e burgjeve, hamejtë dhe antarët e Politbyrosë. Ai kishte

famën e treguesit të parë të anekdotave të hidhura. Ato ai nuk i tha dot

asnjëherë në skenë apo televizion, por ai nuk druhej – dhe për fat nuk pësoi

gjë – t’i tregonte deri para vetë diktatorit. Hoxha ia kurseu ndëshkimin, për të

dhënë imazhin e njeriut me sens humori, a ndoshta pikërisht për guximin e të

treguarit para tij dhe ndoshta për të ndjekur rregullin historik të sundimtarëve,

që asnjëherë nuk i kanë prerë kokën lolos. Por shumë të tjerë pas

denoncimesh për rrëfim anekdotash kanë hyrë në burg e nuk patën dalë më.

Tek ne të gjithë anekdotat e importuara apo të lindura në truallin shqiptar i

atribuoheshin edhe si autor, këtij artisti të rrallë. Sallakut i atribuohej edhe

kjo që tregon se si…

në korridoret e Gjykatores, një gjykatës dëgjon një të qeshur të parreshtur në

dhomën e një kolegu. Hap derën dhe e gjen kolegun të shtrirë përdhe duke

qeshur me lot.

- Pse po qesh? - e pyet.

115

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!