19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

salcës. Dy ndihmësa të banakierit, sikur të paskeshin parë filma të Çaplinit, i

hynin me shqelma atyre klientëve që e tepronin me ankesa, apo që

ankoheshin pa sukses në administratën e kantierit për të larguar banakierin e

egër. Kështu, në atë lokal ishte krijuar një gjendje terrori. Unë dhe shokët e

mi rrinim gojëkyçur dhe kur banakieri na pyeste nëse kishim ndonjë ankesë,

ne nxitonim t’i thoshim jo. Bile nganjëherë na vinte t’i thoshim që në atë

vend, dmth, në atë lokal, ne ishim të lumtur.

Komedinë e përgatita me disa nga artistët më të mirë të atyre viteve. Në një

lokal njerëzit hanin pinin, ankoheshin, hiqeshin zvarrë, më me tepri se në

kujtimet e mia të largëta. Dy aktorët kryesorë luanin bukur, ata porosisin disa

herë konjak dhe banakieri u dërgonte gota gjithnjë me pak e më pak pije

brënda. Aq sa në fund ai ua dërgoi gotat bosh. Klientët pa shqiptuar asnjë

fjalë proteste, i përplasnin ashtu bosh e pinin për shëndet të njëri tjetrit. Dhe

asnjëherë ata nuk guxuan t’i qahen banakierit që vazhdimish i pyeste në ishin

të kënaqur...

Ish e papritur për mua, kur pas dhënies së komedisë në tv, dy individë të

panjohur, ngaqë kishin pirë edhe pak alkol, më shtrënguan duart e më puthën

duke më përgëzuar për guximin që dilja aq hapur kundër gjëndjes në vend e

kundër qeverisë.

- Shikoni, - u thashë duke buzëqeshur, - mua më vjen keq që t’ju zhgënjej.

Ajo është një komedi si gjithë të tjerat dhe nuk ka asgjë kundër qeverisë!

Po të mos ishin pakëz të dehur, ata nuk do të guxonin të shtyheshin më

shumë e të më bindnin mua, se ai lokal ngjante si Shqipëria, ndihmësat e

banakierit ngjanin me ata të Sigurimit dhe vetë klientët ishin shumë të

ngjashëm me ne shqiptarët, ca banorë që historinë e kanë plot me kryengritje,

por që janë katandisur të urtë e të urtë – shumë të urtë. Banakieri ngjante

…me atë …burrin… që ngjante! E ngrinin gishtat përpjetë drejt tavanit e më

lavdëronin për guximin, aq shumë sa unë fillova të ndihem ngushtë.U thashë

se ne nuk kishim patur nevojë për guxim. Atyre vetë, që u shkonte mendja

për keq, apo që po kërkonin paralele me zor, ata vetë ishin të guximshëm e

duhet të ruheshin...

Ishte vërtet një situatë qesharake, kur na pëlqente që alegoria jonë të kuptohej

por shqetësoheshim kur na lavdëronin me të tepërt guximin.

Pas leximit kaq të ndezur, pas këtij përfytyrimi të pasur alegorik, ne ndjenim

se në atë limonti, në atë shkretëtirë fjale, njerëzve tanë për ndjenjën e tyre të

humorit u duhej vetëm një shkëndijë. Dhe ne gati gati nuk u nevojiteshim

fare pastaj.

Atë të qeshur që e sillte me droje dhe frikë humori i licensuar, e plotësonte

për bukuri ai i ndaluari.

Në fund të viteve ‘70 më ra në dorë një botim i bukur francez me titull

“Enciklopedia Botërore e Anekdotave”. Në të vura re se anekdotat e popujve

114

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!