hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti hæmus - Libraria pentru toti

librariapentrutoti.ro
from librariapentrutoti.ro More from this publisher
19.12.2012 Views

- Po në rastin tonë, shoku komandant, - pyet njëri nga studentët, - çfarë bombash po hedhin amerikanët mbi Shqipëri, që shitësat na mbeten të paprekur, kurse raftet prapa tyre janë të gjithë bosh? Jo vetëm më të rinjtë, por edhe ata që e provuan mbi vete peshën e verbër të shtypjes komuniste në Shqipëri, duke kaluar vitet, kanë filluar të venë në dyshim, nëse njerëzit qeshnin, apo jo, gjatë dhjetëvjeçarëve të rënduar nga mungesat e mëdha të lirive, të mjeteve të jetesës dhe lejës për të lëvizur e për t’i hedhur një sy botës përqark. Edhe qytetarët e botës perëndimore, që kanë për diktaturat të gjithë llojet e informacioneve, ne, njerëzve që jetuam atë kohë të zymtë, na përfytyrojnë gojëkyçur, të zënë tërë kohën me hallet e jetës, me pasigurinë e bukës së përditëshme dhe me frikën se mos bindjet opinionet dhe shijet tona, do të binin në sy që ishin ndryshe nga ato që pat përcaktuar shteti diktatorial. Përfytyrohet pra, një trishtim total. Por ne qeshnim… Oh, sa shumë qeshnim! Dhe jo nga pavetëdija e trysnisë, apo moskokëçarja. Tani, pas disa vitesh unë mendoj, se në Shqipërinë e sotme që e ka flakur diktaturën e Enver Hoxhës, nuk qeshet aq sa qeshej dje. E gjithë kjo ngjan si një dëshmi e favorshme në gjyqin historik të diktaturës komuniste. Që të jemi të drejtë, e qeshura jonë e atyre viteve i detyrohet diktaturës, por aspak si bindje ndaj urdhërit suprem të saj, që shtetasit të dukeshin medoemos të lumtur. Ai regjim ishte i egër, i dhunshëm, e shkatërrimtar por ai ishte njëkohësisht edhe qesharak, grotesk…. Pushteti shtazarak nganjëherë mbijeton edhe në shekuj, por kur merr trajta qesharake, ai bëhet më i thyeshëm dhe njerëzit nën të shpresojnë më shumë se liria është e afërt. Vendi ynë nën regjimin diktatorial mund të përfshihej në çuditë e Librit të Rekordeve Guiness, për një rekord të veçantë. Deri sot nuk gjendet në Historinë e Njerëzimit asnjë vend, territori i të cilit të ketë qenë i rrethuar literalisht me tela me gjemba. 25 fije telash e rrethonin Shqipërinë me një rrjetë 7 këmbë të lartë. Propaganda zyrtare nuk e thosh që kjo bëhej të pengoheshin shqiptarët të dilnin, por thosh se telat e ngritur pengonin armiqtë që të hynin. (Në atë kohë në planetin tonë gjendej vetëm një njeri që mund të kërcente mbi 7 këmbë. Ky ish rekordmeni olimpik John Thomas. Ai nuk ish armik. Ish vetëm amerikan. Lartësia e telave nuk e pengonte, por Thomas bëri mirë që nuk u hodh në Shqipëri). Ne qeshnim por jo gjithmonë e qeshura është dëshmi e lumturisë. Për dekada të tëra, e qeshura na u bë ne një lëvozhgë, një zhguall i fortë që mbështolli qënien tonë, gjallërinë dhe shpresat tona. Ne qeshnim fshehurazi edhe me gjërat për të cilat ishte e ndaluar. 112

Të ndalosh njerëzit të qeshin me ty nuk do të thotë aspak që ti nuk je qesharak Në librin që përmenda, unë rrëfej për letërsinë zyrtare, për shout zbavitës të financuar nga shteti komunist, por edhe për humorin ilegal, për anekdotat antiqeveritare, për të qeshurën e palicensuar e cila mbizotëronte, përhapej, deri në atë shkallë sa u jepte jetë, jo vetëm gazit të përgjithshëm por edhe përgjimeve, denoncimeve, burgosjeve, torturave. Nuk gjeje atëkohë tek ne, asnjë shkrimtar që të jetë ulur në tryezën e tij të shkrimit pa patur praninë e padukshme të censorit të egër shtetëror, të kësaj mostre, që dekretonte përndjekjen mizore të shkrimtarëve dhe artistëve në Shqipërinë staliniste, duke i internuar, burgosur dhe deri pushkatuar ata. Ne shkrimtarët dhe artistët që bëmë humorin publik, u angazhuam në talljen e ridikulizimin e fenomeneve, karaktereve, zakoneve, praktikave. Edhe regjimi qe i interesuar në përqeshjen e tyre. Natyrisht ai nuk do të lejonte që shënjestra e goditjes tonë të ngrihej lart e të atakohej sistemi, por për këtë ai nuk kish nevojë të na jepte porosira. Por gjithësesi vetë karakteri i letërsisë dhe artit që bëmë ne, ish më i shpenguar e për vetë natyrën e artit tonë, ne shpëtuam nga detyrimet që mundonin krijuesit e gjinive të tjera, për të bërë poema, vepra figurative dhe këngë që të pikturonin një realitet të lumtur, që të himnizonin diktatorin dhe revolucionin proletar të përbotshëm. Kështu ne patëm shfaqje humoristike të mira, komedi të këndshme, kinokomedi të ndjekura mjaft, një letërsi dinjitoze me përshkrime situatash e karakteresh, art karrikatural të një niveli të mirë. Po ashtu mund të them se tek ne u rritën artistë të shquar të humorit. Megjithatë diçka mungoi. Ne nuk guxuam dot t’i thonim hapur të vërtetat e mëdha të jetës shqiptare nën diktaturë. Gjuha alegorike mesazhet e tërthortë që përdorëm ishin pak. Në atë ambient surreal ne ishim prodhues të artit komik, por ndërkohë, ne vetë ishim subjekte komikë. Ti shkruan një skenar të goditur që do ta lozin aktorët dhe do ta shfaqin atë në televizion. Megjithse je i kënaqur me atë që ke shkruar, natën e parë nuk të ze gjumi, se alegoria është shumë e hapur e lehtësisht e rrokshme. Trembesh se atë do ta kuptojnë dhe vepra jote pra bëhet shumë e rrezikshme. Natën e dytë, kur pasi i je rikthyer, e ke ndrequr dhe ia ke mbuluar pak alegorinë, përsëri nuk të ze gjumi, ngaqë shkrimi yt tashmë është i zakonshëm e banal… E kështu në fund të javës, je katandisur pa pikë gjumi në sy! Jam mrekulluar vërtet disa herë, kur ndeshja njerëz që gjenin se çfarë të lexonin e sidomos si të lexonin, aty ku nuk qe shkruar asgjë… Në televizion ishte shfaqur një komedi e shkurtër. Farën e kësaj komedie e kisha nga rinia ime e hershme. Punoja atëherë në një kantier të largët e të mënjanuar. Aty, në një lloj klub kantieri, pata njohur një banakier, që i keqtrajtonte klientët që ankoheshin për gramaturat e pijeve, të sallamit dhe të 113

- Po në rastin tonë, shoku komandant, - pyet njëri nga studentët, - çfarë

bombash po hedhin amerikanët mbi Shqipëri, që shitësat na mbeten të

paprekur, kurse raftet prapa tyre janë të gjithë bosh?

Jo vetëm më të rinjtë, por edhe ata që e provuan mbi vete peshën e verbër të

shtypjes komuniste në Shqipëri, duke kaluar vitet, kanë filluar të venë në

dyshim, nëse njerëzit qeshnin, apo jo, gjatë dhjetëvjeçarëve të rënduar nga

mungesat e mëdha të lirive, të mjeteve të jetesës dhe lejës për të lëvizur e për

t’i hedhur një sy botës përqark.

Edhe qytetarët e botës perëndimore, që kanë për diktaturat të gjithë llojet e

informacioneve, ne, njerëzve që jetuam atë kohë të zymtë, na përfytyrojnë

gojëkyçur, të zënë tërë kohën me hallet e jetës, me pasigurinë e bukës së

përditëshme dhe me frikën se mos bindjet opinionet dhe shijet tona, do të

binin në sy që ishin ndryshe nga ato që pat përcaktuar shteti diktatorial.

Përfytyrohet pra, një trishtim total.

Por ne qeshnim… Oh, sa shumë qeshnim! Dhe jo nga pavetëdija e trysnisë,

apo moskokëçarja. Tani, pas disa vitesh unë mendoj, se në Shqipërinë e

sotme që e ka flakur diktaturën e Enver Hoxhës, nuk qeshet aq sa qeshej dje.

E gjithë kjo ngjan si një dëshmi e favorshme në gjyqin historik të diktaturës

komuniste. Që të jemi të drejtë, e qeshura jonë e atyre viteve i detyrohet

diktaturës, por aspak si bindje ndaj urdhërit suprem të saj, që shtetasit të

dukeshin medoemos të lumtur.

Ai regjim ishte i egër, i dhunshëm, e shkatërrimtar por ai ishte njëkohësisht

edhe qesharak, grotesk…. Pushteti shtazarak nganjëherë mbijeton edhe në

shekuj, por kur merr trajta qesharake, ai bëhet më i thyeshëm dhe njerëzit nën

të shpresojnë më shumë se liria është e afërt.

Vendi ynë nën regjimin diktatorial mund të përfshihej në çuditë e Librit të

Rekordeve Guiness, për një rekord të veçantë. Deri sot nuk gjendet në

Historinë e Njerëzimit asnjë vend, territori i të cilit të ketë qenë i rrethuar

literalisht me tela me gjemba. 25 fije telash e rrethonin Shqipërinë me një

rrjetë 7 këmbë të lartë. Propaganda zyrtare nuk e thosh që kjo bëhej të

pengoheshin shqiptarët të dilnin, por thosh se telat e ngritur pengonin armiqtë

që të hynin. (Në atë kohë në planetin tonë gjendej vetëm një njeri që mund të

kërcente mbi 7 këmbë. Ky ish rekordmeni olimpik John Thomas. Ai nuk ish

armik. Ish vetëm amerikan. Lartësia e telave nuk e pengonte, por Thomas

bëri mirë që nuk u hodh në Shqipëri).

Ne qeshnim por jo gjithmonë e qeshura është dëshmi e lumturisë. Për dekada

të tëra, e qeshura na u bë ne një lëvozhgë, një zhguall i fortë që mbështolli

qënien tonë, gjallërinë dhe shpresat tona. Ne qeshnim fshehurazi edhe me

gjërat për të cilat ishte e ndaluar.

112

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!