hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti hæmus - Libraria pentru toti

librariapentrutoti.ro
from librariapentrutoti.ro More from this publisher
19.12.2012 Views

21. Zemra e ashpërsuar është derë me lloz të hekurt para kështjellës; ndërsa atij që vuan nga keqdashja dhe nga shtrëngesat, i hapet vetvetiu, njëlloj si Pjetrit (Bëma 12,10). 22. Të shumta janë llojet e lutjeve, njëra më e veçantë nga tjetra. Sidoqoftë, asnjëra nuk është dëmtuese, përveç asaj që nuk është më lutje, por punë djallëzore. 23. Një njeri që ka dashur të bëjë keq, është lutur, sipas zakonit, fillimisht mendërisht, duke qënë i penguar të gëzojë kujdesin e Perëndisë, më pas e ka falenderuar shumë. 24. Ndërsa Davidi duke dashur ta vrasë Nabalin e Kërmeit, pasi u njoftua për shpërblimin e perëndishëm, duke hequr nga ai mendim, falenderoi shumë. E dimë, gjithashtu, çfarë bëri kur e harroi Perëndinë dhe nuk u ndal derisa orakulli Natan nuk ia kujtoi Perëndinë. 25. Kur Shkrimet e perëndishme përsiatin rreth atyre që fshihen brebnda tyre; „se më të parat janë shkruar, të gjitha - thotë - për të na mësuar neve janë shkruar”. 27: Shkrimi i Shënjtë e quan besimin „themel të gjërave që ke shpresuar” (Hebrenjtë 11,1); ndërsa ata që nuk e njohin mirësinë e Krishtit, i ka quajtur të pasprovuar. 28. Ashtu si nga fjalët dhe sendet duket mendimi, po ashtu nga bëmat e mira të zemrës shihet shpërblimi i ardhshëm. 29. Zemra e gjerë duket qartë që do të mëshirohet; ndërsa ajo që nuk është e tillë, do të ketë të kundërtën. 30. Ligji i lirisë na mëson krejt të vërtetën. Shumëkush këtë e di nga njohuritë; por pakkush e kupton, sepse të kuptuarit është gjithmonë në përpjestim të drejtë me përmbushjen e porosive të saj. 31. Mos e kërko përsosmërinë e saj përmes virtuteve njerëzore, sepse nuk ka për të ardhur përsosmëria përmes tyre. Përsosmëria e saj rri e fshehur në kryqin e Krishtit. 108

32. Ligji i lirisë njihet nëpërmjet dijes së vërtetë; njihet përmes punës së porosive; dhe përkryhet falë mëshirës së Krishtit. 33. Kur do të përpiqemi të përmbushim me ndërgjegjje të gjitha porositë e Perëndisë, do të kuptojmë se ligji i Perëndisë është pa të metë; se jetësohet përmes bëmave tona të mira, por pa mëshirën e Perëndisë nuk është e mundur të përkryhet nga njerëzit. 34. Ata që nuk mendojnë se i detyrohen krejt ligjit të Krishtit, e njohin trupërisht ligjin e Perëndisë, „pa kuptuar as ato që thonë dhe as ato që thonë me zë të lartë”. Prandaj ata mendojnë se po e jetësojnë ligjin e përkryer përmes bëmave. 35. Një gjë mund të kryhet mirë në dukje, por qëllimi i atij që e ka kryer nuk është i mirë. Gjithashtu, mund të jetë i keq në dukje, por pikësynimi i atij që e ka bërë, mund të jetë i mirë. Por disa nuk kryejnë vetëm bëma, por edhe fjalë në kuptimin që po i përmendim. Sepse disa e ndryshojnë cilësinë e një sendi për shkak të pamençurisë dhe padijes së tyre, të tjerë për shkak të qëllimit të keq, ndërsa të tjerë ende për shkak të përkushtimit. 36. Atë që e fsheh shpifjen dhe fyerjen duke vënë përpara lëvdatat, të thjeshtët e zbulojnë me vështirësi. Njëlloj si ky është edhe ai që, nën pamjen e përvuajtur, është plot lavdi të rreme. Duke mbuluar për një kohë të gjatë të vërtetën me gënjeshtër, më në fund dalin zbuluar për shkak të bëmave të tyre. 37. Dikush që bën një veprim të mirë në dukje, e dëmton të afërmin e vet; ndërsa një tjetër që nuk bën një veprim të atillë, e ndihmon me mendimin. 38. Ka një qortim që bëhet nga keqdashja ose nga hakmarrja, ka edhe një tjetër që bëhet nga frika prej Perëndisë dhe për hir të së vërtetës. 39. Atë që ka hequr dorë nga mëkatet dhe është penduar, mos e shaj; po qe se thua se po e shan për hir të Perëndisë, më parë zbulo mëkatet e tua. 40. Fillesa e çdo virtuti është Perëndia, ashtu si dielli i dritës së gjithëditëshme. 41. Kur bën gjëra të virtutshme, kujto Atë që ka thënë: „Pa mua nuk mund të bëni asgjë” (Gjoni 15,5). 109

32. Ligji i lirisë njihet nëpërmjet dijes së vërtetë; njihet përmes punës së

porosive; dhe përkryhet falë mëshirës së Krishtit.

33. Kur do të përpiqemi të përmbushim me ndërgjegjje të gjitha porositë e

Perëndisë, do të kuptojmë se ligji i Perëndisë është pa të metë; se jetësohet

përmes bëmave tona të mira, por pa mëshirën e Perëndisë nuk është e mundur

të përkryhet nga njerëzit.

34. Ata që nuk mendojnë se i detyrohen krejt ligjit të Krishtit, e njohin

trupërisht ligjin e Perëndisë, „pa kuptuar as ato që thonë dhe as ato që thonë

me zë të lartë”. Prandaj ata mendojnë se po e jetësojnë ligjin e përkryer

përmes bëmave.

35. Një gjë mund të kryhet mirë në dukje, por qëllimi i atij që e ka kryer nuk

është i mirë. Gjithashtu, mund të jetë i keq në dukje, por pikësynimi i atij që e

ka bërë, mund të jetë i mirë. Por disa nuk kryejnë vetëm bëma, por edhe fjalë

në kuptimin që po i përmendim. Sepse disa e ndryshojnë cilësinë e një sendi

për shkak të pamençurisë dhe padijes së tyre, të tjerë për shkak të qëllimit të

keq, ndërsa të tjerë ende për shkak të përkushtimit.

36. Atë që e fsheh shpifjen dhe fyerjen duke vënë përpara lëvdatat, të

thjeshtët e zbulojnë me vështirësi. Njëlloj si ky është edhe ai që, nën pamjen

e përvuajtur, është plot lavdi të rreme. Duke mbuluar për një kohë të gjatë të

vërtetën me gënjeshtër, më në fund dalin zbuluar për shkak të bëmave të tyre.

37. Dikush që bën një veprim të mirë në dukje, e dëmton të afërmin e vet;

ndërsa një tjetër që nuk bën një veprim të atillë, e ndihmon me mendimin.

38. Ka një qortim që bëhet nga keqdashja ose nga hakmarrja, ka edhe një

tjetër që bëhet nga frika prej Perëndisë dhe për hir të së vërtetës.

39. Atë që ka hequr dorë nga mëkatet dhe është penduar, mos e shaj; po qe se

thua se po e shan për hir të Perëndisë, më parë zbulo mëkatet e tua.

40. Fillesa e çdo virtuti është Perëndia, ashtu si dielli i dritës së

gjithëditëshme.

41. Kur bën gjëra të virtutshme, kujto Atë që ka thënë: „Pa mua nuk mund të

bëni asgjë” (Gjoni 15,5).

109

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!