hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti hæmus - Libraria pentru toti

librariapentrutoti.ro
from librariapentrutoti.ro More from this publisher
19.12.2012 Views

MIJËVJETSHI I URTISË MILENIUL ÎNŢELEPCIUNII MARK OSHËNARI I përndershmi dhe bartësi i Zotit uratë Për ligjin e perëndishëm në 200 zëra (MARCU ASCETUL, Cuviosul şi de Dumnezeu purtător Părinte: Despre legea duhovnicească, în 200 de capete) 1. Meqënëse shumë herë keni dashur të dini se çfarë është ligji i perëndishëm, për të cilin na flet Apostulli i perëndishëm (Romakët. 7,14), cila është dija dhe puna e atyre që duan ta ruajnë, do të flasim pikërisht për këto, aq sa kemi mundësi. 2. Para së gjithash dimë që Perëndia është fillimi, mesi dhe fundi i çdo të mire; ndërsa e mira nuk mund të besohet dhe as të kryhet ndryshe përveçse përmes Jezus Krishtit dhe Frymës së Shënjtë. 3. Të gjitha mirësitë na i ka falur Perëndia me një pikësynim të caktuar dhe ai që e merr me besim, nuk ka për ta humbur. 4. Besimi i palëkundur është një kalà e përforcuar. Ndërsa Krishti i sjell gjithçka atij që e beson. 5. Çdo plan tëndin ta nisësh ne Atë që është fillimi i të gjitha mirësive me qëllim që ajo që do të bësh të jetë sipas vullnetit të Perëndisë. 6. Ai që është i përvuajtur në përsiatjen e vet dhe përmbush një detyrë të perëndishme, kur lexon Shkrimet e perëndishme, të gjitha i lidh me veten, jo me të tjerët. 7. Lutju Perëndisë të t’i hapë sytë e zemrës sate dhe ke për të parë dobinë e lutjes e të leximit. 8. Ai që ka ndonjë dhunti të perëndishme dhe vuan bashkë me atë që nuk ka të tillë, e ruan dhuntinë falë vuajtjes së përbashkët; ndërsa mendjemadhi ka për ta humbur duke u zhytur në mendimet e mashtrimit. 106

9. Goja e të përvuajturit në përsiatje thotë të vërtetën; ndërsa ai që i kundërvihet ngjason me shërbëtorin që ka goditur me shuplakë Perëndinë. 10. Mos u bëj nxënës i atij që vetëmburret ngaqë në vend të përvuajtjes mund të mësosh mburrjen. 11. Mos kujto se i kupton Ato që thonë Shkrimet e Shenjta që të mos biesh pre e ligësisë. 12. Mos u përpiq ta zgjidhësh me grindje një gjë të ngatërruar, por me anën e atyre që tregon ligji i shënjtë, pra me durim, me lutje dhe me shpresën e cila vetëm për atë gjë mendon. 13. Ai që lutet me trup dhe ende nuk ka ndërgjegjje shpirtërore, është si i verbri që bërtet: „O bir i Davidit, mëshiromë”. 14. I verbri i dikurshëm, kur ia çelën sytë dhe shikoi Perëndinë, duke iu përulur Atij, nuk e quajti më bir i Davidit, por Bir i Perëndisë. 15. Mos u lavdo kur derdh lotë gjatë lutjes, sepse Krishti është Ai që t’i ka prekur sytë që të mund të shohësh me mendje. 16. Ai që, ashtu si i verbri, i ka zhveshur rrobat dhe i është afruar Perëndisë, bëhet nxënës i Tij dhe përhapësi i mësimeve më të epërme. 17. Pot të vonohet mëkati në mendimet tona, do të na e mbushë zemrën me arrogancë, ndërsa po ta dëbojmë me vetëpërmbajtje dhe me shpresë, do të fitojmë dërrmimin e zemrës. 18. Është një dërrmim zemre i butë dhe i dobishëm, që e zbut atë. Ekziston edhe një tjetër i mprehtë dhe plagues, që e ndëshkon atë. 19. Vigjëlimi, lutja dhe durimi ndaj telasheve që na pllakosin, i sjellin zemrës dërrmim të parrezikshëm dhe dobiprurës në rast se nuk u bëhemi shok në lakminë ndaj diçkaje. Sepse ai që duron telashet dhe të tjera, do të ndihmohet; mospërfillësi dhe bashkëfajtori, me të dalë nga trupi, do të vuajë tmerrësisht. 20. Zemra e dhënë pas kënaqësive, në kohën e daljes i bëhet shpirtit burg dhe zinxhir; ndërsa ajo që i do lodhjet, e ka derën të çelur. 107

9. Goja e të përvuajturit në përsiatje thotë të vërtetën; ndërsa ai që i

kundërvihet ngjason me shërbëtorin që ka goditur me shuplakë Perëndinë.

10. Mos u bëj nxënës i atij që vetëmburret ngaqë në vend të përvuajtjes mund

të mësosh mburrjen.

11. Mos kujto se i kupton Ato që thonë Shkrimet e Shenjta që të mos biesh

pre e ligësisë.

12. Mos u përpiq ta zgjidhësh me grindje një gjë të ngatërruar, por me anën e

atyre që tregon ligji i shënjtë, pra me durim, me lutje dhe me shpresën e cila

vetëm për atë gjë mendon.

13. Ai që lutet me trup dhe ende nuk ka ndërgjegjje shpirtërore, është si i

verbri që bërtet: „O bir i Davidit, mëshiromë”.

14. I verbri i dikurshëm, kur ia çelën sytë dhe shikoi Perëndinë, duke iu

përulur Atij, nuk e quajti më bir i Davidit, por Bir i Perëndisë.

15. Mos u lavdo kur derdh lotë gjatë lutjes, sepse Krishti është Ai që t’i ka

prekur sytë që të mund të shohësh me mendje.

16. Ai që, ashtu si i verbri, i ka zhveshur rrobat dhe i është afruar Perëndisë,

bëhet nxënës i Tij dhe përhapësi i mësimeve më të epërme.

17. Pot të vonohet mëkati në mendimet tona, do të na e mbushë zemrën me

arrogancë, ndërsa po ta dëbojmë me vetëpërmbajtje dhe me shpresë, do të

fitojmë dërrmimin e zemrës.

18. Është një dërrmim zemre i butë dhe i dobishëm, që e zbut atë. Ekziston

edhe një tjetër i mprehtë dhe plagues, që e ndëshkon atë.

19. Vigjëlimi, lutja dhe durimi ndaj telasheve që na pllakosin, i sjellin zemrës

dërrmim të parrezikshëm dhe dobiprurës në rast se nuk u bëhemi shok në

lakminë ndaj diçkaje. Sepse ai që duron telashet dhe të tjera, do të ndihmohet;

mospërfillësi dhe bashkëfajtori, me të dalë nga trupi, do të vuajë tmerrësisht.

20. Zemra e dhënë pas kënaqësive, në kohën e daljes i bëhet shpirtit burg dhe

zinxhir; ndërsa ajo që i do lodhjet, e ka derën të çelur.

107

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!