19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

MIJËVJETSHI I URTISË

MILENIUL ÎNŢELEPCIUNII

MARK OSHËNARI

I përndershmi dhe bartësi i Zotit uratë

Për ligjin e perëndishëm në 200 zëra

(MARCU ASCETUL, Cuviosul şi de Dumnezeu purtător Părinte:

Despre legea duhovnicească, în 200 de capete)

1. Meqënëse shumë herë keni dashur të dini se çfarë është ligji i perëndishëm,

për të cilin na flet Apostulli i perëndishëm (Romakët. 7,14), cila është dija

dhe puna e atyre që duan ta ruajnë, do të flasim pikërisht për këto, aq sa kemi

mundësi.

2. Para së gjithash dimë që Perëndia është fillimi, mesi dhe fundi i çdo të

mire; ndërsa e mira nuk mund të besohet dhe as të kryhet ndryshe përveçse

përmes Jezus Krishtit dhe Frymës së Shënjtë.

3. Të gjitha mirësitë na i ka falur Perëndia me një pikësynim të caktuar dhe ai

që e merr me besim, nuk ka për ta humbur.

4. Besimi i palëkundur është një kalà e përforcuar. Ndërsa Krishti i sjell

gjithçka atij që e beson.

5. Çdo plan tëndin ta nisësh ne Atë që është fillimi i të gjitha mirësive me

qëllim që ajo që do të bësh të jetë sipas vullnetit të Perëndisë.

6. Ai që është i përvuajtur në përsiatjen e vet dhe përmbush një detyrë të

perëndishme, kur lexon Shkrimet e perëndishme, të gjitha i lidh me veten, jo

me të tjerët.

7. Lutju Perëndisë të t’i hapë sytë e zemrës sate dhe ke për të parë dobinë e

lutjes e të leximit.

8. Ai që ka ndonjë dhunti të perëndishme dhe vuan bashkë me atë që nuk ka

të tillë, e ruan dhuntinë falë vuajtjes së përbashkët; ndërsa mendjemadhi ka

për ta humbur duke u zhytur në mendimet e mashtrimit.

106

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!