24.09.2019 Views

revista pranvere 2019 (1)

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

PRANVERË 2019

Falas

Për herë të parë në Shqipëri, Korça ka një hapësirë vetëm për fëmijët me mundësi të shumta që ata të

argëtohen dhe edukohen përmes pikturës, muzikës, aktrimit, baletit, teknologjisë dhe sporteve. Qyteza e

Fëmijëve, një nga infrastrukturat më moderne do të vazhdojë funksionimin e saj për të zbuluar dhe

evidentuar talentin e çdo fëmije. Investimi në vlerën 525 milion lekë ndërthuri strukturën e kohëve të

shkuara me format dhe teknologjinë e kohëve të sotme duke formuar një objekt simbol për aktivitetet

kulturore dhe sportive dhe unik në arkitekturën e vet.

Këtë 1 Qershor, fëmijët së bashku me prindërit e tyre patën mundësinë të festojnë përmes lojërave të

larmishme, të shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit por edhe të njihen me mënyrën e funksionimit të kësaj qyteze.

Klasat e shkencës dhe teknologjisë së informacionit do të

jenë pjesë shumë e rëndësishme e Qytetit të Fëmijëve

krahas artit, sportit dhe kreativitetit. Modelet dhe programet

më të mira botërore për fëmijë do të implementohen nga

ekspertë dhe konsulentë të njohur për ta kthyer Qytezën e

fëmijëve në një prej hapësirave më funksionale dhe të

dashura për fëmijët. Drejtorja e Qendrës Shkencore për

Fëmijë në Suedi, Lotta Johanson e sjellë nga UNICEF përcolli

përvojën e kësaj qendre, e vetmja e këtij lloji në botë.

Një projekt madhor, falë të cilit prodhimet e rajonit vijnë për konsumatorin brenda një njësie

të mirëorganizuar. Shija e Korçës e sjellë përmes një koncepti fantastik dhe larmie

produktesh ushqimore. Investuam për ndërtimin e “Markatës së re të Korçës”, një projekt i

cili ofron më të mirën në çdo aspekt; nga cilësia e garancia ushqimore deri tek produktet

autentike të zonës; një mënyrë e re e konceptimit të shitjes dhe blerjes përmes standardeve

bashkëkohore.

Një investim i përbashkët i Bashkisë Korçë, IADSA dhe TAP, në vlerën 56 milion lekë, që

siguron kushtet optimale për tregtimin dhe blerjen e prodhimeve të zonës, duke zhvilluar

ekonominë lokale.

Ndërtimi i këtij parku është një

ndër projektet më të rëndësishme

dhe me impakt të

drejtpërdrejtë në përmirësimin

e cilësisë së jetës për banorët e

Korçës. Parku Japonez pozicionohet

në një zonë të rëndësishme,

midis Muzeut Kombëtar

të Artit Mesjetar dhe Muzeut

Oriental “Bratko”.

Inaguruam me Ambasadorin e

Japonisë Makoto Ito këtë

projekt të rëndësishëm, i cili

shumëfishoi hapësirën e

gjelbër dhe i shtoi një atraksion

të ri Korçës. Ceremonisë së

inaugurimit i parapriu një vizitë

e ambasadorit në ambientet e

Muzeut Oriental Bratko, ku ai u

njoh me një pjesë të koleksionit

japonez, pjesë e fondit të rrallë

të këtij muzeu. Më pas në

Pazarin e Vjetër të Korçës, një

koncert i veçantë me muzikë

dhe instrumenta tradicionale

japoneze me performancën e

shkëlqyer nga Munedaiko

Band.

2

10 000 m sipërfaqe e re i është shtuar parkut

të qytetit.

Sipërfaqe e gjelbëruar, korsi biçikletash,

ndriçim, tualete dhe fidanë të rinj iu shtuan

pjesës me çlodhëse të qytetit të Korçës.

9000 fidanë pisha, panjë dhe akacie iu

shtuan kurorës së gjelbër të qytetit.

Vetëm gjatë dy viteve të fundit kemi pyllëzuar

2

55 000 m sipërfaqe në kodrat e qytetit, për të

shtuar gjelbërimin e për të përmirësuar

cilësinë e ajrit për banorët.

TRANSFORMIM RRËNJËSOR

I LULISHTES “SHËN MARIA”

Një vend që ofron mundësinë e çlodhjes dhe

argëtimit në mes të gjelbërimit për të gjitha

grupmoshat.

Rikonceptim i hapësirës së gjelbër dhe

rehabilitim i rrugëve të brendshme, për t'a

kthyer atë në një prej lulishteve më çlodhëse në

qytet. Punuam edhe për rikonstruksionin e

trotuarit në krah të lulishtes "Shën Maria". 1000

2

m trotuar i ri në gjithë gjatësinë e rrugës si edhe

ndërhyrjet në lulishten përbri saj, do të

ndryshojë pamjen e kësaj zone shumë të

frekuentuar nga qytetarët.

Si çdo vit, Ndërmarrja e Shërbimeve Publike,

firma e pastrimit dhe qytetarët që u bashkuan

me ne, ndërhynë në çdo lagje të Korçës.

Vëmendje jo vetëm për pastrimin por edhe

vendosjen e sinjalistikës për ndërgjegjësimin

e banorëve për ta mbajtur pastër qytetin.

Nisi puna për një prej projekteve më bashkëkohore për kulturën në Korçë.

Godina në qendër të qytetit do të jetë së shpejti një hapësirë dedikuar ekspozitave,

eventeve artistike dhe promovimit të ideve kreative.

Së shpejti gati, me kapacitet të shtuar, ambiente

komode dhe funksionale për më të vegjlit e qytetit.

Vogëlushët e Korçës do të kenë mundësinë që të

akomodohen brenda këtij viti në ambjentet e

çerdhes së re. Mundësuam realizimin e këtij projekti

pas kërkesës së prindërve për të shtuar

hapësirën dhe mundësinë që fëmijët të mund të

kenë përkujdes në çerdhe.

Kopshti nr. 9 në qytet ka ndryshuar tërësisht falë

ndërhyrjes për rikonstruksionin e tij.

Investuam 60 milionë lekë për të mundësuar krijimin

e një ambienti komod dhe të dashur për 120

vogëlushë, të cilët frekuentojnë këtë kopësht.

Nisëm punimet për ujësjellësin e ri në

Dvoran dhe Kamenicë. Një projekt madhor,

i cili do të sigurojë furnizimin me ujë të

pijshëm për 900 familje në këto fshatra.

2 milionë euro janë financuar nga Qeveria

Shqiptare dhe Bashkia Korçë, për të

zgjidhur përfundimisht një nga problemet

më madhore të këtyre banorëve. Punimet

po avancojnë me ritme të shpejta dhe

shumë shpejt banorët do të kenë 24 orë ujë

në çezmat e shtëpive të tyre.

Bashkia e Korçës është një prej

përfitueseve kryesore të projektit

"SAVE - WATER" nga fondet IPA,

zbatuar nga Këshilli i Qarkut Korçë.

Investimi do të shërbejë për ndërtimin

e depove, linjave të transmetimit

dhe rrjeteve shpërndarëse të

ujit për fshatin Shamoll, Malavec,

Goskovë dhe Qatrom duke i dhënë

zgjidhje përfundimtare problemit të

furnizimit me ujë të pijshëm për çdo

familje.

310 milion lekë

Ujësjellësi Shamoll, Malavec

226 milion lekë

Ujësjellësi Goskovë

70 milion lekë

Ujësjellësi Qatrom

Ndryshim i dukshëm infrastrukturor në lagjet e Korçës, falë paketës

së rikonstruksionit të rrugëve. Rehabilitim i rrjetit të kanalizimeve,

asfaltim dhe trotuarë të rinj në të gjitha rrugët falë projektit të madh

për rehabilitimin e infrastrukturës në çdo lagje të qytetit të Korçës.

ü Rruga “Hamid Mani” në lagjen 8 të qytetit, e transformuar pas

rikonstruksionit.

ü Drejt përfundimit puna për rikonstruksionin e rrugës "Eleni Gjika" në lagjen

5 të qytetit.

ü Transformim rrënjësor i rrugës “Sotir Kuneshka” në lagjen 4 të qytetit.

ü Rruga “Qybra Sokoli” në lagjen 6 të qytetit me një pamje të re, pas

ndërhyrjes për rikonstruksionin e saj.

ü Në lagjen 13 të qytetit, ndërhyrje në rrugët Vaskë Pendavinji, Loni

Grazhdani, Vangjel Dhamo, Kiço Drenova dhe Ilia Trebicka.

ü Ndriçim LED në rrugën “Thoma Huaja”. Instaluam 22 ndriçues të rinj

përgjatë kësaj rruge, rrëzë kodrave të qytetit.

F BARÇ - Ndërhyme për sistemimin e rrugëve mes parcelave të fshatit.

F BARÇ - Ndërtuam lulishten e re dhe lapidarin në kujtim të të rënëve të luftës.

F BOBOSHTICË - Vazhdon puna për pastrimin dhe sistemimin e argjinaturës në përroin e

fshatit

F BULGAREC- Lulishte e re për çlodhjen dhe argëtimin e nxënësve dhe banorëve

F BULGAREC - Rehabilituam 2 km rrugë parcelash për të lehtësuar punën e fermerëve

F ÇIFLIK - Ndërhyrje për pastrimin e kanaleve vaditës dhe kullues.

F ÇIFLIK - Nisi puna për transformimin e qendrës së fshatit në një hapësirë pushimi të

gjelbër

F DRENOVË- Drejt përfundimit lulishtja e re me stola, gjelbërim dhe lojëra për fëmijët

F DVORAN - Vazhdojmë punën për ndërtimin e lulishtes së re, një kënd çlodhës për

banorët

F DVORAN - Vazhdon puna sistematike për pastrimin e kanaleve kullues dhe vaditës

F GJONOMADH - Filluam punën për sistemimin e rrugës hyrëse të fshatit.

F MALAVEC - Drejt përfundimit puna për rehabilitimin e lulishtes të fshatit

F MELÇAN - Ndërhyrje për rehabilitimin e kanaleve anësore të rrjetit rrugor të fshatit.

F QATROM - Transformim rrënjësor i lulishtes në qendër të fshatit.

F VINÇAN - Rikonstruktuam urën që lidh dy lagjet e fshatit Vinçan me fshatin Damianec.

F TURAN - Nisëm punën për rehabilitimin e rrugës që lidh fshatin me parcelat

F VOSKOPOJË - Nisëm punën për ndërtimin e shkollës së re të fshatit

Në Javën Europiane të Rinisë, pranë të

moshuarve të Qendrave te Moshës së tretë

në Korçë.

Qendra Rinore, Këndi i BE Bashkia Korçë,

me mbështetjen e projektit Bashkitë për në

Europë, u bënë bashkë për të përcjellë

mesazhin njerëzor të solidaritetit.

Drejt përfundimit ndërtimi i mencës së

re, ku do të ofrohen 200 vakte

ushqimore falas për personat në

vështirësi. Me përfaqësuesit e

fondacionit norvegjez "New start in

Eastern Europe", diskutuam lidhur me

ecurinë e projektit dhe vëmendjen për

këtë kategori në nevojë.

“KORÇA LEXON”

Në Ditën Botërore të Librit, të rinj të

talentuar sollën punimet e tyre prej

druri në formë libri, me emrat e

autorëve më të njohur të letërsisë

shqiptare. Me nxënës të shkollave të

Korçës lexuam dhe diskutuam rreth

librave në parkun e qytetit.

Gjithashtu, dhuruam libra për të

mbështetur nismën e bukur të

shkollës “Faik Konica”. “Dhuro një

libër, dhuro nga vetja fuqinë e

ndryshimit”. - një inicjativë që kishte

si qëllim pasurimin e bibliotekës dhe

rritjen e numrit të lexuesve.

Dita

Ndërkombëtare

e Tokës

Fëmijët e Qendrës Kulturore të

Fëmijëve në Korçë, sollën një

ekspozitë të hapur në Parkun Rinia

me mesazhin për të qënë sa më

miqësorë me mjedisin.

2 QENDRA TË REJA TË SHËRBIMEVE

MULTIFUNKSIONALE KOMUNITARE

Me modelin e Qendrës së Shërbimeve Multifunksionale

Komunitare të Korçës, që funksionon prej

katër vitesh në qytet, do të çelim edhe 2 qendra të reja

në Bulgarec dhe Voskop.

Mundësi të shtuara në edukim, punësim dhe shërbime

sociale për familjet e kthyera nga emigracioni.

Në një takim me donatorë e mbështetës, lançuam

shtrirjen e projektit edhe në fshatra.

Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, kryebashkiaku

i Korçës Sotiraq Filo vizitoi laboratorin e restaurimit

të ikonave për t'u njohur nga afër me këtë art

mjeshtëror. Ekipi restaurues i ikonave në Muzeun e

Artit Mesjetar, një ekip fantastik që çdo ditë punon

me pasion dhe përkushtim për nxjerrjen në dritë të

thesareve tona kulturore dhe konservimin e tyre.

Për herë të parë, këtë vit u zhvillua në Korçë edhe

Nata Europiane e Muzeve

8 prilli

Dita Ndërkombëtare e Romëve

Gjatë aktivitetit të organizuar me këtë rast, drejtori i

Unionit Kombëtar Rom z. Dorin Cioaba vlerësoi punën e

kryer nga Bashkia e Korçës, për respektimin e të drejtave të

këtij komuniteti. Gjithashtu, së bashku me Konsulentët e

programit ROMACTED, prezantuam edhe draftin e parë të

Planit Vendor të Veprimit për Integrimin e Komuniteteve

Rome dhe Egjiptiane 2019 - 2022.

11

Ë

Traditat e pasura të qytetit të ndërthurura me aktivitetet të larmishme kulturore

gjallërojnë muajt pranverorë të Korçës. Si çdo vit, Panairi i Pranverës solli një

spektër të gjerë aktivitetesh në zona të ndryshme të qytetit. Rigjallërimi i traditave

të familjeve korçare, ditët e arta që po përjeton kultura e Korçës, dekori fantastik

dhe aktivitetet e larmishme i shumëfishuan mundësitë e argëtimit për banorët dhe

vizitorët e Korçës. Ndryshe nga çdo vit Panairi i Luleve, çeli Panairin e Pranverës

në Korçë duke rizgjuar traditën e bukur të zbukurimit të oborreve dhe ballkoneve

me lule shumëngjyrëshe në çdo familje. Nuk mungoi as Panairi i Poçerisë, me

krijimet artistike të bukura prej balte e qeramike të cilat i shtuan ngjyrat sheshit

para Katedrales “Ringjallja e Krishtit” ndërsa mjeshtri korçar Vasillaq Kolevica solli

një ekspozitë qeramike si dhe demonstroi këtë art mjeshtëror për të gjithë fëmijët.

Nisëm turin e festave lokale nga fshati

Turan. Pas urimit tradicional në

Teqenë e Turanit me rastin e Sulltan

Novruzit, së bashku me banorët por

edhe vizitorë të shumtë festuam së

bashku mes muzikës, valleve dhe

gatimeve tradicionale.

Vazhduam turin e festave lokale

në fshatin me tradita të pasura

dhe natyrë të veçantë. Gatime

tradicionale, panair dhe koncert

festiv për të promovuar traditën

e fshatrave të Korçës.

Një prej fshatrave që do të

kthehet në destinacion turistik.

Panair, koncert festiv dhe

argëtim për banorët e fshatit

dhe vizitorët. Festat lokale jo

vetëm gjallërojnë jetën në

fshatrat e Korçës, por edhe

promovojnë traditat e tyre duke

bërë të njohur potencialin dhe

resurset e tyre natyrore.

Për herë të parë në Korçë

organizuam këtë festë, e cila do

të kthehet në një traditë të

promovimit të një produkti të

rëndësishëm vendas. Panair

mjalti me bletërritës nga trevat

mbarëshqiptare, koncert festiv,

aktivitete për fëmijë dhe shumë

argëtim erdhën në një festë të

vetme që gjallëroi Zonën

Këmbësore të qytetit.

300 motoristë nga Shqipëria, Kosova

dhe Maqedonia e Veriut, u bënë

pjesë e edicionit të parë të "Born to

Ride", një iniciativë e Riders Legend

Korça. Një event fantastik, parakalim

plot adrenalinë, atmosferë dhe

emocione, në qendër të qytetit të

Korçës.

Argëtim dhe gjallëri për

vogëlushët në fundjavë, tek

Zona Këmbësore e qytetit.

Fundjavat ofruan një hapësirë

të dedikuar për fëmijët e

grupmoshave të ndryshme

duke mundësuar një argëtim

ndryshe për ta që i bëri ata të

jenë në botën e përrallave e

pjesë e lojërave të ndryshme

argëtuese.

ART

ME WE

Qendra e Artit Bashkëkohor

Një tjetër vlerë e shtuar për Korçën gjendet në

Pazarin e Vjetër të Korçës. Qendra e Artit

Bashkëkohor, e cila do të sjellë krijime artistike

moderne dhe ekspozita periodike është një tjetër

atraksion që iu shtua qytetit së fundmi.

Videoinstalacione, kaleidoskopë, por edhe punime

të tjera artistike janë ekspozuar brenda kësaj

qendre në Pazarin e Vjetër të Korçës.

EKSPOZITA 48 ORË

Dy ditë qëndrim në Korçë frymëzuan

nxënësit e Liceut Artistik “Jordan Misja”,

për të hedhur në telajo atraksionet më të

spikatura të Korçës dhe Voskopojës.

Një koncert i veçantë me muzikë tradicionale rumune, në

Pazarin e Vjetër.

Një mbrëmje festive, e cila u organizua nga Bashkia

Korçë dhe Ambasada Rumune, për të vlerësuar lidhjen

dhe bashkëpunimin mes Korçës dhe Rumanisë.

Për herë të parë në Korçë, shpirti dhe muzika ruse u

ngjitën në skenën e teatrit duke sjellë një prej

koncerteve më të bukura. Muzikë tradicionale ruse,

tinguj folklorikë dhe entuziazëm në koncertin që u

realizua nga Ansambli Rus "Jarmarka".

Artdashësit korçarë jo vetëm mirëpritën artistët por

edhe u përfshinë në ritmet e muzikës dhe shpirtit rus!

Një tjetër edicion i suksesshëm i këtij festivali në Korçë, qytetin ku talentet e reja jo vetëm nuk mungojnë, por

shtohen çdo vit. Një organizim i shkëlqyer i Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Mihal Grameno” e cila solli plot

jetë, të ngrohtë dhe shumë të talentuar, të gjithë vogëlushët që u bënë pjesë e festivalit.

Folklori i Ballkanit erdhi përmes performancave të

mrekullueshme nga ansamblet e Shqipërisë,

Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Greqisë, Turqisë

dhe Bullgarisë. Për dy mbrëmje radhazi në Korçë,

ansamble nga 6 shtete përcollën përmes

performacave të shkëlqyera folklorin e pasur

ballkanas.Maqedonia e Veriut u vlerësua fituese e

këtij edicioni të parë të festivalit.

Energji rinore, emocione dhe atmosferë fantastike në RIN SHOW 2019

Gara e talenteve të reja ishte emocionuese me performancat

e shkëlqyera nga nxënësit e gjimnazeve të Korçës.

Super energji në të gjitha ditët e konkurimit nga nxënësit e

Kolegjit "Preka" dhe "Omiros", Gjimnazit "Faik Konica", Ymer

Dishnica", "Themistokli Gërmenji" dhe "Raqi Qirinxhi". Të

rinjtë sollën interpretime brilante në fushat e ndryshme

artistike të aktrimit, kërcimit, krijimtarisë etj. Gjimnazi “Raqi

Qirinxhi" u shpall fitues i Rin Show 2019!

SPORT

Aktivitet i madh rinor në Kompleksin e ri Sportiv midis shkollave të mesme të qytetit.

Tradita sportive e Korçës tani vazhdon rrugëtimin e saj në Kompleksin Sportiv, një zonë moderne dhe me hapësira

të dedikuara për ushtrimin e të gjitha sporteve.

Për herë të parë, një garë mes të rinjve nga

Korça, Bilishti, Maliqi dhe Erseka, në

terrenet e reja të Zonës Sportive në Korçë.

Një hapësirë bashkëkohore dhe mundësi

të shtuara për zhvillimin e aktiviteteve

sportive falë këtij investimi madhor në

qytetin e Korçës.

Korça, qyteti simbol i alpinizmit në Shqipëri u

përzgjodh për të zhvilluar Konferencën e Federatës së

Alpinistëve të Ballkanit. Alpinistë nga Shqipëria,

Ballkani por edhe Europa diskutuan për nxitjen dhe

zhvillimin e këtij sporti në potencialet natyrore të

Korçës dhe jo vetëm.

NGJARJE TË VEÇANTA DHE TAKIME ME DIPLOMATË

Si çdo vit, zhvilluam ceremoninë e përvitshme në respekt

dhe mirënjohje për Dëshmorët e Atdheut. Më pas

kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo zhvilloi edhe vizita në

familjet e dëshmorëve Pandi Visi, Irini Prifti, Sotiraq Beçka

në ditën e 5 Majit.

Zhvilluam mbledhjen përkujtimore të veprës së

Dëshmorëve me veteranët e LANÇ.

Ambasadorja e Francës znj. Christine Vasac, e

shoqëruar nga 3 senatorë francezë zhvilluan një

vizitë në Bashkinë e Korçës.

“Jemi këtu për të njohur Shqipërinë dhe nuk mund të

linim pa vizituar Korçën, Parisin e vogël të këtij

vendi" - u shprehën përfaqësuesit e këtij delegacioni,

duke vlerësuar traditat dhe zhvillimin e Korçës.

Ambasadori i Turqisë z. Murat Ahmet

Yourk, gjatë vizitës së tij në Bashkinë e

Korçës, vlerësoi zhvillimin e Korçës dhe

mundësitë e gjera të bashkëpunimit në

fushën e turizmit dhe zhvillimit

ekonomik.

Shefja e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë

Jutta Gützkow, gjatë një takimi me kryebashkiakun

Sotiraq Filo, vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm

me Bashkinë Korçë si edhe siguroi

mbështetjen në vazhdim për projekte të

rëndësishme të bashkisë në fushën e edukimit dhe

krijimit të mundësive për të rinjtë.

Ministrja e Drejtësisë znj. Etilda Gjonaj

vizitoi Bashkinë e Korçës. Gjatë takimit me

kryetarët e bashkive Korçë, Maliq, Kolonjë

si dhe prefektin e Qarkut, Dhori Spirollari

ndër të tjera ministrja vlerësoi zhvillimin e

Korçës dhe dhënien e shërbimeve të

përmirësuara për qytetarët.

Shtypshkronja “Kotti”, Korçë

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!