17.12.2012 Views

Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

NE KUADRIN E JUBILEUT TE MADH TE 100 VJETORIT TE SHPALLJES SE PAVARESISE

IMZOT NIKOLL KAÇORRI

KRYENGRITJA E

KURBININ

NE DORESHKRIMIN E

AT SHTJEFEN GJEÇOVIT

1903-1906

Vijon nga Nr. 59, faqe 80-116 (fund)

Kta gjashtë pleq : Gjin Pjetri, Ali Kapllani, Paj

Beg Paja, Ramazan Ali Asllani e Osmani i

Hoxhës, që kjenë zgjedhë prej Dheut mbarë qysh

shtekun e parë, për me qindrue e me i dalë zot

Dheut e t‟drejtave, shkuen ke qeveritari i Krujës

e ndër kta gjashtë njeni zuni (nisi) me kuvend,

Gjin Pjetri :

- Dheu mbarë flet për gojë t‟neve

gjashtve, or Zontni, pra t‟a paçim uratën t‟na

vështrosh pa mërzi, e ta marrish vesht gjygjin që

Dheu ka ba. Zotnia jote, ka marrë vesht hollë e

ma hollë punën e Dheut, se sa t‟zeza i hjek e sa

krajata i kanë hyp n‟shpinë, e jo që vuen tuj u

gjymtue, por dita me ditë shtohën e trillohen prej

ksaj qeverie t‟Mbretit. Rrugë pa rrugë na keni

ardhë n‟qafë, gjithë sa herë lypët, ju dhamë tuj

lanë veten tonë keq, por kurrë s‟ju pamë t‟ngimë.

Mirë ka thanë Plaku i motit : “ Miku i ngim nuk

nderët kurrë !” Ashtu t‟thona dhe për Qeverinë

t‟Mbretit : na ju mbajtëm keshëm për t‟mirën

tonë, për etnit tonë, për miq tonë, por ju ishi ken

aso miqsh që nuk nderën e nuk ngihën kurrë. Na

keni lodhë ma, e s‟mund jena tuj ju bajtë tutje.

Mbasi s‟maroka të ju e lypmja, sod po t‟thona, or

zotni, me t‟dhanë kena, por aq sa t‟perkët e sa

t‟jep rruga e gjygjit, e ma tepër s‟ke pse pret ti, as

nuk ka vesh t‟presë Mbreti !

Kajmekamit i gufoi zemra, e pa se ja

shkurtuen kambët e s‟diti si me u përgjegj, por

he, sa mos t‟I linteëpeng mori fjalë e u tha :

- Ket kuvend aq t‟të hjekun, unë s‟mund e

mora vesht mirë, ju, m‟dukët dashki me ia kthye

Mbretit shpinën !

- Jo, jo, ja priti Ali Kapllani, por si tha

Gjini, me t‟dhanë s‟kena, por aq sa t‟përket e t‟ep

GJIN PJETER MARK PERVIZI

rruga e gjygjit; e kjo nuk do me thanë me ja kthye

shpinën Mbretit !- Edhe mje m‟sod keni dhanë si

asht rruga - ua priti Kajmekami.

- E din lëkura jonë besa – ja dredhoi Paj

Beg Paja.

- More shka kje kje – foli Gjini – rruga

asht me ja la Mbretit m‟dhetshe nja, por ju keni

marr mje sod m‟shtatshe nja, prej t‟gjithë bimash.

Kje shka kje, të thomi, or zotni, e tutje s‟ke ma

tjetër fjalë !

- Qitni në fushëpra ato fjalë e t‟i marrin

vesht – kuvendi Kajmekami.

- Veshtro pra – ligjëroj Gjini : mje m‟kët

vjet, zotnia juej, janë ba pass urdhnit t‟ Mbretit,

jan ba pas kaptinës t‟uej, keni pas marrë m‟bimat

e tokës (t‟mistrave e t‟lashtave) m‟shtatshe, e

bulgut ja lishi gjasht pjesë, jase : m‟shtatë kapa

(dui) merrshi nji, e bulgu gjashtë, e kjo punë,

sado e bajtme me duresë t‟madhe mje m‟sod,

prej sodit s‟un e bajmë ma, mbasi e shofim fikën

tonë, tuj kenë jashta rrugës t‟Madhit t‟jetës. Sod

pra jena tuj t‟diftue për mistra e t‟lashta (se për

bima tjeraë flasim tjetër herë) që Qeveria mos

t‟gabojë ma me shit t‟dhetat : as m‟shtatshe, as

m‟tetshe, as m‟nanshe, por m‟dhetshe, se Dheu

mbarë asht lidhë me nji gojë, mos me i la kurrë

ndryshe se thona na, gjashtë veët t‟zgjedhun prej

Dheut (popullit).

- Un do t‟punoj - u tha Kajmekami – si

mje m‟sod, e do t‟i shes t‟dhetat sikur i kam shit

deri m‟sod.

- E Dheu thotë siç more vesht – ja kthej

Gjini – e zotnia jote n‟dashtë mund t‟i shesi edhe

m‟pesëmdhetat n‟i daltë…Q‟aq, dhe aq t‟thamë, e

tash jena tuj dalë, e do t‟a bajmë me dije qytetin,

që në kjoftë se do t‟i blejnë t‟dhetat, mbas fjalës

t‟zotnisë sate e jo mbas gjygjit tonë, t‟matën mirë

para se t‟dalin ndër katunde me mbledh.

U ngrejtën Pleqt e shkuen ndër shokë m‟

Tallajbejë e porsa mbrritën e gjetën nji kasnec

edhe e detyruen me i thanë kto fjalë për gjat

t‟tregut e m‟kandët e qytetit.

- Bimat e tokës, si janë mistraë e t‟lashtaë,

që mje m‟simjet janë nda prej njerëzve t‟Qeverisë

8

AT SHTJEFEN GJEÇOVI

m‟shtatshe, me sod e tutje kan për t‟u nda

m‟dhetshe, sikurse e kanë emnin, d.m.th. nandë

pjesë bulku e t‟dhetën e merr Mbreti. Pra ta

marrin vesht blersit e t‟dhetave t‟cilve ka me u

kand ( pelqye) me i ble n‟dhetshe nja, ti blejnë

sikurse e këputi gjyqi i Dheut. Po u rrejtën prej

Qeverisë e i blenë si tjera vjet m‟shtatshe, e

n‟ardhshim ndër katunde me e përmedë at fjalë

ta dijnë se Dheu i ka gri. E rishtas n‟u gjetë

ndonji katund që do t‟u napin zanin për me

shkrue m‟shtatshe, edhe atij me gjithë ata ja kanë

dyndë topthin. Kjo për kët shtek e për shtekun

tjetër kurdo që t‟mblidhën, do ti marrin për dorë

t‟shkruemën e lamjes së bimëve t‟imta e pemëve,

edhe t‟gjasë s‟imtë.

Fjalët e këtij gjygji t‟Pleqve i kjenë lanë

n‟derë Qeverisë, e pa tjera fjalë u mbshtuell Dheu

e u shkapërderdhën nder shpi të veta.

V.O. - T‟dhetat e mistrave edhe t‟lashtave

kjenë shitë prej Qeverisë, por m‟dhetshe nja, si e

lanë Pleqt, e jo si desht Qeveritari i Mbretit .

Gjygji i pesëdhetekatër

Pleqve n‟Fushë Krujë.

(T‟mbledhun i katert, ne

Vjeshtedyte, 1904.

Se sa kje gazmue Dheu , n‟hov që ndjeu se

Sad Pash Toptani, prej Tirane, do vinte prej

Tosknie (Janine) në Gegni (n‟Shkodër) për me

ba dimnin, s‟ka gojë e gjuhë që mund e difton.

S‟ndishe tjejër fjalë n‟ato ditë e t‟ardhmnit tij prej

Janine, veç te fala që i nepshin t‟Madhit jetës e

njatjetat që i uroshin Sadit. “I joni asht tu na

ardhë për sundues, e Bukuri e qiellës na paska pa.

Kto ishin fjalë që gojët e sadmirve që i thoshin

pa pra.

Por kot na rrejti shpresa e na ra ndër mend

menjiherë ajo thanje e t‟Parve : “ Ku kallzon

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!