17.12.2012 Views

Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

NE KUADRIN E JUBILEUT TE MADH TE 100 VJETORIT TE SHPALLJES SE PAVARESISE

Pra shqipnia e shqiptarët po pësonin

barbarizmën e papërmbajtun të një Perandorie

ku sundonte injoranca dhe mungesa totale e të

drejtave ma elentare të njeriut. Zgjedha turke i la

shqiptarët në prapambetje të madhe.

Filloi zgjimi i Evropës, që u organizue

ushtarakisht dhe i bani pritë invadimit osman,

duke ia shpatallue armatat para Vienës dhe duke

e detyrue të zbrapset në të gjithë frontet, disfatë

pas disfate, deri ne Bosfor, ku i lane një cope

tokë sa për shej, për bri Greqisë.

Me renien e fuqisë ushtarake të Turkisë,

popujt e shtypun të Ballkanit nisën me çue krye

dhe me fitue pavarësitë e tyne. Shqiptarët nuk

ishin të vetëdijshëm për sa po ndodhte, dhe dy

pashalleqet ma të mëdha, i Bushatllive dhe i Ali

Pashë Tepelenës, secili “o mete per vete”, nuk

arritën të bien në ujdi për çeshtjën e përbashkët

shqiptare. Ndjenja e shqiptarizmit ishte shumë e

dobët tek ata. Ata i udhëhiqte egoja e

madhështisë personale, për me u ba sullanë,

princa e mbretën pa mbretni. Shfaqja e tyne në

ato momente historike, ishte një flake kashte. Sa

u ndez u shue. Këto janë fatkeqësitë e historisë

së shqiptarve, ku përfaqësohën nga njerëz që nuk

kanë asnjë qëllim kombëtar por fuqizohën e

ngrihen në pozita të nalta drejtuese për interesat

privilegjet e mirëqenjën vetjake. Asnjena nga këto

dy personazhe, sado që disa historianë kërkojnë

t‟i venë në pjedistal të lavdisë, nuk e meritojnë

atë, sepse nuk I kanë sjellë asgjë të dobishme

kombit Shqiptar, përveç emnave që detyrimisht u

përmendën si pashallarë krahinor, secili për

hesap të vet.

Evetari i pare i gjuhës shqipe

botue e përhapë nga Veqilharxhi

VESHTRIM HISTORIK

I

Naum Veqilharxhi

ideologu i pare i

Rilindjës Kombëtare

Shqiptare

Naum Veqilharxhi, 1767-1846.

Veqilharxhi hyn në radhën e atdhetarve të

mëdhej të kombit shqiptar, dhe mbetët ideologu i

pare i Rilndjës Kombëtare. Lindun në Vithkuq të

Korçës më 1767. Familja e tij emigroi në Moldavi

dhe u vendos në qytetin Kishinjev. U ngazhue

më 1821 në kryengritjën kundër Perandorisë

Osmane, si një nga udhëheqësit e saj bashkë me

shqiptarë të tjerë. Iu kushtue çështjës Shqiptare

duke hedhun idenë ndriçimtare se një popull

mund të dale nga prapambetja dhe të fitojë lirine

e tij,

vetëm po të shkruejë gjuhën amtare dhe të

përvetësojë kulturën e tij kombëtare. Prabdaj ai

iu vu punës për me hartue një abetare të gjuhës

shqipe duke krijue nji alfabet të veçantë të

shqipës prej 33 shkronjash që të ndryshonte nga

alfabetët e tjerë. Kështu që me këtë alfabet botoi

“Evetarin”. Kjo ë abetare u prit me entuziazëm

dhe u perhaps në krahinat jugore të Shqipnisë.

Nga kjo pritje e favorshme ai u shty që ta

ribotojë librin më 1845 ma të pasun “Fare i riu

evetar shqip”, me nji paratnanie për rininë

shqiptare. Në këtë nismë ai përgatiti edhe një

gramatikë të shqipës dhe shkruejti libra të tjerë e

dorëshkrime që kanë humbun. Por kryesorja

ishte letra-qarkore (enciklikë) që ai ua drejtonte

shqiptarve që të zgjohëshin nga letargjia 400

vjeçare e sundimit turk për me fitue larine e

pavarësinë e tyne. Kjo ishte shkëndia që do të

6

ndizte pishtarin e kushtrimit të lirisë, që me

flakën e tij do të shprrte përgjithmonë erreisinën

e injorancës së imponueme nga një pushtues I

huej barbar e shtypës. Ishte ndezun pra, pishtari i

Rilindjës Kombëtare. Ishtemerita e

padiskutueshme e këtij patrioti e intelektuali të

naltë që hapi rrugën drejt organizmit të

shqiptarve që dote çonte në Kryengritjën e

Përgjithshme Kombëtare për të fitue Lirine e

Pavarësinë, që u kunorzuen me 28 Nëndor 1912

në Vlonë.

Kontributi i Naum Vaqilharxhit mbetët si

një guri themelor në historinë shqiptare dhe ai

vetë si një nga figurat madhore të Rilindjës e të

historisë së Kombit Shqiptar.

Në ato vite në Shqipni filluen të shpërthejnë

kryengritje t‟armatosuna kundër reformave

centralizuese të turqëve, në mënyrë të veçantë

kundër taksava të randa të reja dhe shërbimit të

detyrueshëm ushtarak. Kjo i dha shkak të

shfaqëshin kërkesat e para kombëtare. Në qarkun

e Gjirokastrës Zenel Gjoleka dhe në atë të

Beratit, Rrapo Hekali, udhëhoqën më 1847

kryengritjen e madhe të Jugut, që la gjurmë të

thella në kujtesën e popullit që e përjetësoi në

kangët e veta. Për këtë kryengrtje kemi një

përshkrim të shkurtën nga një kronist i Janinës

Panajot Aravanitos në veprën e tij, Kronografia e

Epirit (1856). Ja ç‟shkruan ky kronist ndër të

tjera :

….Lëvizja e parë kryengritëse u ban ë Kurvelesh, nga ku

Gjoleka me 200 labë, në fillim të Qërshorit, përzuni

xhelepxhijt dhe me 300 luftëtarë u drejtue për në

Delvinë, duker njoftue se vinte n‟emën të banorve të

Kurveleshit dhe se kërkonte nga adminsytarta turke

hezqjen e taksave të ndrysme për shkak të skamjës së

madhe prej së cilës vuente populli. Kji lëvizje në fillim në

Jnainë u kujtue si pa randësi, popr diat ditës merrte

karajkter ma serioz e jpepëshin fakte se me atë lëvizje

ishin lidhun gdti tanë shqiptarët e krahinave të Epirit.

Bredna pak ditëve u muer vesh nëadministratën qòndrore

të Epirit seshqiptarët e rrethit Beratit nën udhëheqjen e

Rrapo Hekalit nga Mtzeqeja, kishin ngritun krye

kundër Hysen Pashë Vrionit, sundimntar i asaj nahije,

dhe duke u grumbullue deri në njmijë veta kisjin hy në

qytetin e Beratit, duke detyrue një batljon ushtarësh të

rregullt të mbyllën në kala…

Pas dështimit të përpkjejeve për formimin

e një alfabeti të shqipës, në vitën

pasardhës,1864-67, një grup atdhetarësh : K.

Kristoforidhi, Pashko Vasa, J ani Vreto,

Hoxhë Tahsimi, Ismail Qemali, Seit Tiptani,

Sami Frashëri, Iljaz Themo, etj., u

përpoqeën të krijonin në Stamboll, alfabetin

e përbashkët të shqipës, dhe për t themelue

një Shqëri Kulturore Shqiptare, për ngritjën

e shkollave shqipe, botimin e vperve shqipe,

për përhapjën e ndjenjës e ndërgjegjës

kombëtare në shtresdat e popullsisë. Poë

këto nisma u kundështuen nga Porta e

Naltë, dhe nga Patrikana e Fanarit, që

luftonin çdo orvatje për shkrimin e shqipës

me qëllim që të shuanin ndjenjën e

kombësisë shqiptare.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!