17.12.2012 Views

Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

NE KUADRIN E JUBILEUT TE MADH TE 100 VJETORIT TE SHPALLJES SE PAVARESISE

Lek Pervizi

JUBILEU I MADH

I PAVARESISE

në faqet e revistës

Kuq e Zi

Hyrje

Revista Kuq e Zi do t‟i kushtojë faqet e

saj ngjarjës së madhe historike të shpalljës së

Pavarësisë në 100 vjetorin e saj, ku një vend të

randësishëm zen Rilindja Kombëtare. Revista do

të pasunohet me materiale shkrimore e

fotografike ku nuk do të mungojnë edhe

dokumentë, dëshmi e kujtime. Do të ndiqet një

hulli kronologjike sa ma afërt dhe e saktë ndaj

ngjarjëve, ku do të paraqiten në naltësinë e

meritueshme disa figura patriotësh e luftëtarësh

që u anashkaluen dhe u mohuen gjatë kohës së

diktaturës komuniste, sepse historianët me

Akademinë në krye, ishin t‟angazhuem me i thuer

levdata sistemit totalitar bolshevik në dam të

historisë së mirëfilltë të Kombit Shqiptar.

Përjashtimi nga faqet e historisë i një radhë

atdhetarësh që ia kishin kushtue jetën e

veprimtarinë çeshtjës kombëtare shqiptare, asht

një nga aktet me te turpshme të regjimit

komunist dhe të Akademisë dhe historianëve të

saj. Tashti po ka përpjekje nga shumë shqiptarë

të ditun e të ndërshëm që po mundohën ta sjellin

historinë në binarët e saj. Urojmë që kjo punë të

vazhdojë e pandalshme e t”arrijë qëllimin e saj.

Megjithatë ka akoma mbeturina historianësh

komunistë nostalgjikë që mundohen me shti

shkopij ndër rrotat për të pëngue këto përpjekje

të dobishme. Por drita e së vërtetës do të

triumfojë për t‟a shpërnda errësinën e

pergjakshme me të cilën diktatura komuniste

kishte mbulue mbarë vendin, duke ba kërdinë

mbi pishtarët e ditunisë e të përparimit, mbi ata

intelektualë të shquem që përbanin zemrën e

mendjën e patriotizmit shqiptar.

Revista Kuq e Zi, ndonse e thjestë, e vogël

dhe modeste, pa ndihma, pa sponsorë, por me

kurajo e shpirt shqiptarizmi, ia ka dale të jetoje 19

vjet dhe shpreson ta festojë 20 vjetorin me

merita, për punën e saj kushtue çeshtjës shqiptare

në të gjithë fushta që ajo ka pasë mundësi të

shprehët.

Me rastin e 100 vjetorit ajo do t‟i kushtohet

kësaj ngjarje, me aq sa ia lejojnë kondita e

rrethanat, por gjithmonë me shpirt të

pamposhtun atdhetarizmi.

Botimi i materialeve të ndryshme kushtu

Jubileut të Madh, asht një tribute nderi daj

gyshëve e stërgjyshëve që iu kushtuen me mish e

me shpirt, me pushkë, me penë e fjalë, me

sakrifica të pallogaritshme për shporrjën e

pushtuesit shekullor ottoman. Përpjekje heroike,

në një kohë kur mbretnonin shregullime dhe

turbullina dhe as që i binte kujt ndërmend për

vendin e shqipeve. Por flaka e lirisë që nuk ishte

shue qyshë nga koha heroike e Gjergj Kastriotit

Skënderbeut, rrinte e ndezun në shpirtin e

zemrën e shqiptarit dhe erdhi koha që ajo të

shpërthejë e papërmbajtun duke i shpërda hijet e

zeza të injorancës barbare otomane e duke ia

kyhye nderin, larine e Pvarësinë Shqipnisë e

Shqiptarve.

Ngjarjet që do të rreshtojmë do të rënditen

kronologjikisht, duke fillue nga idetë e para të

Rilindjës Kombëtare, deri në shpalljën e

Pavarësisë. Do të paraqiten jo vetm ngjarje por

edhe personalitete e figura kryesore të Rilindjës,

që kanë kontribue me veprimtarinë e tyne,

luftarake, politike e kulturore.

Kujtesë :

Me folë e me e me shkrue për ditën që na

solli lirine e pavarësinë, nuk mundesh mos me

përmendë të kaluemën e popullit e kombit

shqiptar se si marshoi në shtigjet e historisë, nga

lashtësa parahistorike që ndonse duket se

humbet në mjegullën e harresës, nuk rrin pa dale

në pah, dhe ma e quditshmja asht se ruhet në

mendjën e çdo shqiptari, si një testament I

skalitun në tru. Edhe një kalama shqiptar me e

pyet, të jep pergjigjen se - jemi pasardhësit e

Pellazgëve. Kurse po t‟i bajsh të njejtën pyetje

një “Prof. Dr. me dipllomë”, të përgjigjet, se ato

janë pralla. Ndryshimi qendron se fëmija e ka të

ngulitun në gen, kurse këtyne dijetarëve geni u

asht fishk.

Pra origjina e shqiptarve vjen nga Pellazgët

duke kalue te Ilirët, pasardhësit e tyne, e në

vazhdimësi deri te shqiptarët. Një ndër provar e

fakte ma të sakta asht pushtimi romak i Ilirisë

më 168 pr. Kr., dhe kristianizimi i ilirëve që ne

shekujt e parë, që u trashëguen në shqiptarë, pa

luejt vendit, po në ato troje ku banuen Pellazgët,

pastaj Ilirë dhe në vazhdim Shqiptarët. Ne që

jemi sot. Një ndër provat ma të forta e bindëse ,

e padiskutueshme, asht ruejtja e e gjuhës

pellazgjike-ilire në shqipën tone. Disa

shkencëtarë shqiptarë e të huej e kanë vërtetue

këtë lidhje gjuhësore, kështu që gjuha mbetët si

monumenti ma i madh iidentifikimit të kombit e

popullit shqiptar, si ndër ma të vjetrit në Ballkan

e nò kontinentin evropian.

Invadimet e barbarëve sllavë nga shekulli

VI-VII, sollën ndryshiume të mëdha me

shkatërrimet që ato shkatuen, duke df diegeë e

shembë kishat e krishtena, kryesisht në Dardani,

ku ma vonë në shek. XI, erdhën sllavet- serbë, që

ishin kthye në orthodoksë (shkje), e përçudi nga

dy prifta shqiptarë, shejtnit Cirili e Metodi, prej

Manastiri. Por historia e huej nuk do me na i

njoftë si tonët. Kòshtu ndodh kur nuk e

shkruejmë historinë na vetë, ose kur e shkruejme

të gabueme, për inat të njenitjetrit.

Një shpresë e madhe lindi me krijimn e

principatave shqiptare në shek. XI deri XV, për

të cilat u bane shka kryqezatat që kaluen për

shqipni të cilat ishin : e Arbnit, Skurajve, Balshaj,

Topijaj, Spata, Jonima, Spani,

5

PASHKO VASA,

(1825-1892)

Komeni, Kastrioti, Muzaka, etj. Por një rrezik i

madh po i vinte vendit nga Perandoria Osmane,

që kishte hedhë lakminë e saj drejt Evropës, dhe

kështu ajo u shfaq në tokat shqiptare, duke u

ndesh në beteja të rrebta kundër principatave

shqiptare, të Gjin Bue Spatës, Gjergj Arianitit,

Gjergj Balshëe, e së fundi Gjon Kastriotit, të cilin

Sullan Mehmeti I e mundi dhe imori peng katër

djemtë, ndër to Gjergjin e vigël, që do bahej një

Gjergj i Madh, Skënderbeu. Si e qyshë dihet.

Gjergj Kastrioti arriti të shkëputët prej Sulltan

Muratit II, dhe të rimarrë principatën e t‟atit e u

kthey ne Krujë, ku i hoqi flamujt turq e vendosi

flamurin e tij të kuq me shgabën dykrenbare të

zezë në mes, flamuri ynë kombëtar. 25 vjet jetoi

Kryetrimi me 25 beteja të fitueme kundër fuqisë

osmane. Me vdekjen e tij qëndresa shqiptare

mori fund dhe Shqipnia u pushtue nga turqit, me

hekur e zjarr dhe krime emasakra të shëmtueme

që e mbajtën nën sudim katër shekuj. Shqiptarët

nuk arritën të ngrihen kundra, veç sporadikisht e

me krahina, pa sukses, e me shkatërrime të

mëdha. Me terror dhe me privilegje një pjesë e

popullisë u detyrue me u kthye myslimane. Pjesa

tjetër mbajtën fenë kristiane 1600 vjeçare të të

parëve. Kjo ndasi do të dilte e damshme për

zhvillimet e metejshme të historisë së shqiptarve.

Periudha e turkisë, siç thamë katër

shekullore, i pllakosi Shqipninë dhe shqiptarë në

erresinën ma të zezë t‟injorancës. U ndalue

mësimi I gjuhë shqipe rreptësisht, deri me

denime kapitale. U ndalue çdo kërkim e zbulim

artkeologjik, që të mos dilta madhëshua e

qytetërimeve të vjetra pellazgo-ilire, që të

humbte e kaluemja e lavdishme e shqiptarve.

Vendi mbeti i izoluem nga Evropa për ato katër

shekuj. U ndalue çdo botim shqip, dhe gjithe

librat që kishin arritë të botohen, nga Buzuku,

Budi e Bogdani, ku u gjetën u dogjën. Me mija

fëmije, si dhe vajza të reja e djem te ri, u morën

dhe u shitën si skllavë në turki e vendet arabe.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!