17.12.2012 Views

Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

NE KUADRIN E JUBILEUT TE MADH TE 100 VJETORIT TE SHPALLJES SE PAVARESISE

Mark Bregu

MJERE AI

QE NUK E NJEH

MADHESHTINE E

SHPIRTIT ARBENOR

DHE QE NUK

GJUNJEZOHET

PARA TIJ”

theksonte

Gjergj Kastrioti

Po e filloj këtë shkrim modest me citatin e

harruem nga drama “Shqiponjat” te dramaturgut

te shquem te qytetit tone e te mbare Shqipënisë,

Mjeshtrit Fadil Kraja. Me dramën e sipër

përmendun jane dhanë disa shfaqje ne Shkodër,

por edhe ne Tirane. Megjithëse ne kushtet e

kohës, thellësisht te politizueme, ngritja e figurës

se Gjergj Kastriotit ne majat ma te nalta te kohës

se tij nuk mund te quhet “hiperbole” për vete

faktin se, këtë “gjeni” te vërtetë te Arbënisë e

kane vlerësue bashkëkohësit e tij, madje edhe

kundërshtarët e tij. Jo për nacionalizëm folklorik,

por si pasoje e nji realiteti historik, asht detyre

dhe ndere për çdo shqiptar te vërtetë te mburret

me veprën e pavdekshme te “Gjeniut” te Arbrit-

Gjergj Kastrioti. Ndaj 28 nandori, dita e kthimit

te Tij ne Kruje mbetet nji dite e Shenjte, ashtu siç

mbetet 28 nandori 1912 dita e ngritjes se

Flamurit dhe Shpalljes se Pavarësisë.

Vlen t‟iu kujtojmë te gjith atyne, cilët do qofshin,

qe me nji “nihilizëm” te theksuem, Xhonturko-

Bizantin, kërkojnë te minimizojnë figurën e

Kastriotit tue ja “faturue” Enver Hoxhës ngritjen

e tij ne Piedestal. Ky soj nihilizmi vetëm e

ndihmon dhe e nderon sistemin komunist

(ndoshta asht e qëllimshme), por jo i

pakuptueshëm ... Ne demokraci asht i lire shfaqja

e mendimit, por kjo nuk don te thotë se, te gjith

e “hajn” sapunin për djathë ... U kundërshtue

deklarimi i etnitetit dhe besimit!? Po, kush e

kundërshtoi? Pikërisht, e kundërshtuen ata me

etnitet te dyshimte. Nuk mund te jete shqiptar i

vërtetë ai person, i cili nga frika apo interesi

mohon nacionalitetin apo besimin, qofte ky edhe

ateist. Ateiste ka ne te gjith boten, dhe kjo nuk

përbën asnjë turp (sipas mendimit tim), as dhe

ndonji mëkat. Qe te mos i largohemi temës, vlen

te theksojmë se, nder ata qe kane shkrue për

Gjergj Kastriotin, Marin Barleti, asht ai, i cili e

veshi me figura letrare nga me te larmishmet dha

ma hiperboliket, por gjithsesi, njohja e thelle e

latinishtes se tij te “kullueme” e bani figurën e

Gjergj Kastriotit te njoftun dhe imponuese ne

gjith Evropën.

Ne mes te autoreve qe kane shkrue për ketë

dimension te madh te botes Arbënore, Dhimiter

Frangu, mbetet ma i sakti dhe ma origjinali. Këtë

version na e afron studiuesi dhe eruditi-Lek

Lek Pervizi : Lufta e Fushë Kuqës,

2 shtator 1457. (Pronë e familjës)

Pervizi (njohës i shkëlqyer i italishtes se vjetër),

nga ku ka marre dhe burimin studimore mbi

Gjergj Kastriotin. Askush nuk mund ta mohoje

qe Kastrioti luftoi për Arbërinë dhe për

Krishterimin, dhe kjo, pa dyshim e afroi me

shtetet Perëndimore dhe me Vatikanin. Dhe asht

pikërisht ky fakt qe i nxite fanatiket dhe

nostalgjiket e sulltanëve për te ba analogji

absurde mes Gjergj Kastriotit dhe Enver Hoxhës

...! Dhe padyshim ketë e bajne anti-evropianet

(fluide) ... Ketë do ta ilustroj me nji shembull

shum sinjifikativ: Ne vitin 2003, ne nji fshat te

Sarandës kishin nderte nji kryq te madh. Mbasi e

prishen, ne orët e vona te natës, natyrisht me

dijeninë dhe urdhrin e pushtetit lokal te Vlonës,

ne nji nga mediat televizive u dha njoftimi. Me ka

ba shum përshtypje paraqitja e Sabri Godos, i cili

u shpreh: “Atë kryqin e kishin vendosur me

dijeninë e Fatos Nanos, qe ta shikonin grekërit

nga Korfuzi, ... Vazhdon: këta mund te

pretendojnë qe një dite ta vendosin edhe ne

Kruje një kryq te tille ...!” Shtrojmë pyetjen:

Çfarë pretendonte te shoh ne kështjellën e

Krujës, Sabri Godo? Mos mendonte te shoh

“gjysmën e Hënës” e sulltanëve? Me sa duket,

Godo, kishte mbete te idhulli i tij Ali Pashe

Tepelena. Megjithëse, ai shkroi romanin

“Skënderbeu” dhe “Ali Pashe Tepelena”, duhet

te theksojmë se, këto dy figura nuk kishin asgjë te

përbashkët. Gjergj Kastrioti ishte biri i Princit-

Gjon Kastrioti; ndërsa Ali Pashe Tepelena ishte

kryetar i nji bande hajdutesh, dhe se titulli

“Pasha” ja dha Sulltani për shërbimet qe i bani

Perandorisë Osmane. Kokën e tij ne Stamboll

nuk e dërgoi “patriotizmi”, por egoizmi, sepse

Aliu deshi te bahej sulltan.

Urojme qe dita e shenjte e 28 nandorit t‟iu

ndriçoje ndërgjegjen intelektualëve dhe

historianeve qe ti shërbejnë ma shum te vërtetës

dhe historisë se, sa interesave meskine. Brezit te

Ri, duhet t‟i mëkohet Atdhedashuria dhe jo

hipokrizia. Askush nuk mund te hedh balte mbi

figurën ma te ndritun te tokës Arbënore.

4

Lahutari

Tundën eshtna e Skanderbeut

Po jehon një za nga mali,

Za që vjen nga lashtësia,

Za mjerimi e za halli,

Se shumë poshtë ka ra Shqipnia.

Na jan çue do sharlatanë,

Plot me tituj e doktorata,

Që i thonë vetes historianë,

E po i kanë veç trutë e thata.

Skënderbeun duen me gjykue,

E m‟e zhduk prej historisë,

Se ky burrë paska gabue,

Që i dha dermën osmanllisë.

F‟mija e djepit në Shqipni,

Fort mirë njeh Gjergj Kastriotin,

Se mjeranët n‟akademi,

Që s‟po njohin edhe Zotin.

T‟marrin krabën e çobanit,

Me kullot dhi dhe dele,

S‟ju shkon petku i historianit,

Q‟historinë kan ba fertele.

Tundën eshtnat e Skënderbeut,

Varë në qafat osmallije,

N‟katër anë shpërda të dheut,

Gjith njaj trup comptue thërmijë.

Çirruni sa t‟plasni burra,

Profesorë dhe akademikë,

Keni mbet hala tek ura,

Të pazotë karabedikë

Përmbi gjithë Kombin Shqiptar,

Monument Gjergj Kastrioti,

Nji Hero i madh kombëtar,

Që e njeh bota edhe Zoti!

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!