Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

Mark Bregu - Tribuna Shqiptare Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

tribunashqiptare.net
from tribunashqiptare.net More from this publisher
17.12.2012 Views

NE KUADRIN E JUBILEUT TE MADH TE 100 VJETORIT TE SHPALLJES SE PAVARESISE Moikom Zeqo In memoriam për Frano Prendin, babain e prehistorisë shqiptare Në 28 dhjetor 2011 mbylli sytë përgjithmonë në Bruksel të Belgjikës një nga dijetarët më të rëndësishëm të kulturës shqiptare, prof. Frano Prendi. Ishte 83 vjeç, qe rënduar nga shëndeti dy vitet e fundit, por rrallë kam njohur një njeri që kishte një gjallëri të tillë dhe që reflektonte një rini të përhershme si Frano Prendi. Një natyrë njerëzore e hapur dhe tejet modeste. Plot përkushtim të jashtëzakonshëm për shkencën arkeologjike. I lindur në 1928, i specializuar në Universitetin e Sofjës për arkeologji në degën e prehistorisë, Frano Prendi u bë një nga themeluesit kryesorë të shkencës së arkeologjisë shqiptare, së bashku me Hasan Cekën, Skënder Aramalin dhe Selim Islamin. Në vitet ‟50 të shekullit të kaluar u institucionalizua arkeologjia shqiptare, me një vizion dhe vetëdije profesionale të mirëfilltë. Dukej sikur arkeologjia qe një shkencë e vonuar në Shqipëri, ndonëse fillesat e saj u projektuan nga arkeologë të huaj, disa prej të cilëve dhe autoritete të mëdha të nivelit evropian. Por arkeologjia në Shqipëri qe më tepër një mungesë, ndonëse ëndrra për të qe e madhe. Djaloshi Frano Prendi në vitin 1951, kur ishte 23 vjeç, i diplomuar shkëlqyeshëm në Sofje, do të kthehej në atdhe dhe do të fillonte punë në Muzeun Arkeologjik të Institutit të Shkencave në Tiranë, të krijuar në vitin 1948. Ndryshe nga kolegët e tij, të cilët kishin një traditë paraprirëse në arkeologjinë klasike të antikitetit dhe të mesjetës, Frano Prendi ishte përpara një situate të çuditshme dhe paradoksale: në hartën arkeologjike shqiptare të dhënat për prehistorinë vërtet mund të paramendoheshin por për to nuk dihej pothuaj asgjë. Dikur Leon Rey kishte thënë se prehistoria në Shqipëri është “një njollë e bardhe”. Puna kërkimore e Prendit qe në shumë mënyra edhe fati i një misionari dhe ai me të drejtë mund të quhet si babai i prehistorisë shqiptare. Për afro 60 vjet ai iu përkushtua arkeologjisë prehistorike. Ai u bë mjeshtër i zbulimit dhe paraprijësi. Ai qe dokumentuesi i patjetërsueshëm, argumentuesi dhe përuruesi i disiplinës shkencore që nuk ekzistonte më parë. Vështirësitë nuk qëndronin vetëm në të panjohurën, por edhe në mungesën e një ekipi paraprak, ekip të cilin ai më vonë e përuroi dhe e bëri një fakt dhe aksion veprues tejet të suksesshëm. Frano Prendi kreu dhe drejtoi gërmime arkeologjike në të gjitha skajet e hartës së Shqipërisë. Kështu ai e dyzoi këtë hartë dhe e pasuroi me atë që i mungonte: domethënë në strukturën e prehistorisë. Kështu në tumat e Matit, në ato të Vajzës së Vlorës, të Vodhimës e të Bodrishtës së Gjirokastrës, në Pzhok të PROF. FRANO PRENDI (Shkodër 1928-Bruksel 2012) Elbasanit si dhe në një numër të madh vendbanimesh të tjerash si në Kamnik të Kolonjës, në Maliq, Podgorie e Sovjan të Korçës, në Burim të Dibrës, në vendbanimet e Belajt e të Gajtanit në Shkodër, në peizazhet shpellore të Blazit, Nezirit e Këputës të Matit por dhe në qytetet ilire të Lisit, në atë të Irmajt (Gramsh) etj, ky dijetar i pasionuar dhe i ditur nga terri informativ krijoi një mrekulli shkencore: grumbulloi të dhëna dhe fakte të pamohueshme. Kjo përbën një karakteristikë unike dhe krejt të veçantë të jetës së tij. Dijetar i terrenit, ai e ka përjetuar gjeografinë e Shqipërisë që në zanafillat e jetës njerëzore si dhe procesin e mijëvjeçarëve si askush tjetër. Duke qenë themelues i prehistorisë shqiptare Frano Prendi i ka disa merita të mëdha: krijoi pothuajse nga hiçi shkollën e prehistorisë shqiptare, ku u formua brezi i prehistorianëve duke u specializuar, konceptoi metodologjinë bashkëkohore në gërmimet arkeologjike të prehistorisë, duke dhënë një kontribut të pashembullt. Krijimtaria e tij shkencore është e madhe dhe e shumëfishtë, substanca e saj është një konditë sine qua nonpër etnogjenezën e kombit shqiptar. Prendi e konceptualizoi prehistorinë si një dimension të patjetërsueshëm dot të etnogjenezës. Frano Prendi për herë të parë në shkencën shqiptare dhe atë evropiane strukturoi sistemin e periodizimit dhe të kronologjisë për të gjitha epokat prehistorike në Shqipëri. Ai bëri gjithashtu në rrafshin krahasimtar inkuadrimin e kulturave prehistorike shqiptare në arealin prehistorik të Ballkanit, Evropës dhe botës Mesdhetare. Vështrimi i tij dialektik, erudit dhe i mirinformuar vëzhgoi qartë evidentimin e unitetit por dhe atë të diversitetit në zhvillimin e kulturës ilire nga epoka e bronzit në epokën e hekurit dhe më pas në Shqipëri si dhe argumentoi mjeshtërisht gjenezën e pakundërshtueshme të autoktonisë së shqiptarëve në viset e tyre. Duke qenë për shumë vjet koleg dhe mik i afërt me Frano Prendin, unë kam shumë kujtime dhe mbresa, por ndoshta nuk është momenti për t‟i shpalosur hollësisht dhe me konsideratën më të lartë në këtë shkrim in memoriam. Ajo që dua të theksoj është se 34 Frano Prendi qe jo vetëm arkeologu më i madh shqiptar i prehistorisë, por ai qe i shquar, autoritativ dhe pikë referuese edhe në rrafshin e prehistorisë evropiane. Puna kolosale e këtij njeriu meriton një nderim pa mëdyshje. Ky nderim nuk iu bë sa ishte gjallë, ky nderim nuk ka nevojë për retorika vlerësuese dhe formale. Emri i tij nuk ka për t‟u harruar kurrë dhe si shkencëtar ai qëndronte shumë më lart në raport me shumë të tjerë që sot quhen akademikë, të cilët janë shtatvegjël përpara një vigani të tillë. Frano Prendi mund të krahasohet në mënyrë të përafërt vetëm me një vigan tjetër të shkencës: rolin e Eqrem Çabejt në gjuhësi. Atë që bëri Çabej në hulumtimet gjuhësore me një akribi dhe kulturë të shumëfishtë e bëri dhe Frano Prendi në studimet prehistorike. Në këtë kuptim mungon ndoshta ndonjë i tretë. Padyshim që dijetarë të tjerë të mëdhenj do të vijnë më vonë. Por dhe shkenca për historinë e ka vetë përbrenda një histori. Frano Prendi tashmë është fiksuar përjetësisht si një nga personazhet më të mëdhenj të shkencës shqiptare. Frano Prendi është i vetmi dijetar shqiptar i cili ka botuar një kapitull si “Prehistoria e Shqipërisë”, “The Prehistory of Albania” në Cambridge Ancient History, vol. III, part. I, chapter V, The prehistori of Balkans, the middle East and the Aegean Worlds tenth to eightenth centuries B.C, Cambridge, 1982, page 187- 237. Ky botim i specializuar dhe i vetmi deri më sot nga një shqiptar, është kryevepra shkencore e Frano Prendit. Në të ai analizon periudhat paleolitike, mezolitike, periudhën e neolitit, periudhën eneolitike të shoqëruar me një pasuri grafike dhe dokumentare të objekteve të qeramikës, të veprave të artit eneolitik ku spikatin vazot antropomorfike të Kamnikut, vazot e Dunavecit me fytyrë njerëzore në reliev, figurinat e stilizuara të kultit të Magna Matter, vazot ornitomorfike të Maliqit, figurinat zoomorfe etj. Me këtë pasuri të pazakontë Frano Prendi vërtetoi vijimësinë kulturore dhe kronologjike, formësimin e etnosit ilir në epokën e bronzit dhe të hekurit, duke modeluar kështu qytetërimin e revolucionit eneolitik që çoi në krijimin e gjenezës së popullit ilir si pasardhës i shqiptarëve. Por duhen përmendur dhe aspekte të tjera studimore të Prendit. Ai ka shkruar mbi lashtësinë ilire të periudhës klasike dhe helenistike, ka shkruar për qytetin ilir të Lisit, për skulpturat e lashta të Apolonisë si dhe për vendvarrimin Skënderbeut në Lezhë që i takon mesjetës. Duke mos qenë asnjëherë dogmatik por një mendje e hapur Prendi ka treguar shumëllojshmërinë, apo dhe efektet fragmentare për atë që quhet diversiteti në unitet ose uniteti në diversitet në qytetërimin ilir. Frano Prendi qe kulmi i kontributit të një gjenerate të tërë shkencëtarësh. Në vitin 2008, me ndihmën financiare të arkeologut Shafi Gashi nga Prishtina dhe nën kujdesin edhe të Prof. As. Dr. Adem Bungulit, vepra e tij u botua në dy vëllime të mëdha sipas parametrave bashkëkohorë. Ky botim përmbledh studimet kryesore të Prendit. Ai ia kushton këtë botim familjes së tij, gruas Dritës, vajzave Lisianës dhe Marinës, gjithashtu nipit dhe mbesave. Por përtej kushtimit intim ekziston dhe një kushtim më i epërm, kushtimi për kulturën dhe shkencën moderne shqiptare. Në këtë kohë të demonizuar nga politika dhe nga zotërimi i mediave elektronike dhe të shkrimit shpesh nga një subkulturë mediokre, të shkruash një in memoriam për Frano Prendin do të thotë të vlerësosh jo vetëm dinjitetin dhe mundin e këtij shqiptari të madh por të lesh të hapur dhe të papërmbysur etikën dhe institucionin e mirënjohjes pa të cilën zhvillimi i emancipimit do të ishte diçka e kotë. E di që miku im, Frano Prendi, meriton shumë më tepër sesa këto rreshta që unë shkrova për të, i pikëlluar thellë për vdekjen e tij, diku jashtë kufijve të atdheut, gati në një situatë anonimati. Qoftë i paharruar kujtimi i tij në jetë të jetës !

NE KUADRIN E JUBILEUT TE MADH TE 100 VJETORIT TE SHPALLJES SE PAVARESISE Thanje të njerëzve të shquem e të pashquem * Jeta asht si një bllok akulli, që pakngapak shkrihet. * Filosofia asht një koncept shumë i naltë që e shfaqet vetëm në pak vetë, dhe jo në masat. * Diktatorët janë aq të çmendun, sa që mendojnë me krijue një botë të re…duke shembun të vjetrën ?! * Nuk mund të luhet himni lirisë me veglat e dhunës. * Lumtunia jote nuk mund të ndërtohet mbi farkeqësinë e të tjerëve. * Kur fatin e ke kundra mos u mundo me iukundërvue por prit qò ait ë ndryshojë. * Përbuzja asht hakmarrja ma e madhe. * Kush mashton vazhdimish e konsidëron mashtrimi si virtyt s‟e ndien turpin. * Nuk vlen numëri i vitëve, por mënyra se si ato i kemi kalue. * Folja me dashtë asht m e lehtë me u mësue, por shumë e zorshme me u zbatue. * Injoranca asht gjithmonë trashanike, ajo nuk e njeh njerëzinë dhe edukatën. * Arroganca në sjelljet e një intelektuali, e ul atë në shkallën e një injoranti. * Ma mirë me ndez një qiri të vogël se sa me mallkue errësinën. * Çdo gomar e pyet veten, pse nuk u ba kali i shales i Mbretit. * Njeriu asht mrekullia e Zotit, arti mrekullia e njeriut. * Ma mire të keshë nji anmik të mençur se sa një mik budalla. * Familja asht harkitrava e shoqnisë, në qoftë se i bien një copë, i gjithë harku do të shëmbet. * Një njeri pa miq, asht si nji libër pa faqe. * Shpesh jeta e vërtetë e jonë, asht ajo që nuk jetojmë * Mirësjellja asht çelësi që hap çdo derë. * Mirësjellja e dallon njeriun e ngritun nga injoranti. * Injoranca asht një plagë e randë e shoqnisë, që kërkon shumë kujdes për ta shërue. * Nuk mund të ndërtosh një zhvillim kulturor mbi themele t‟injorancës. * Dielli shkelqën edhe mbi një pellg të baltosun. * Gabimi ma i madh i një njeriu asht kur kërkon larg sendet që ka brenda tij. * Jeta asht si një lule, çdo ditë që kalon asht si një petale që bie. Nuk ka shkretinë ma të madhe se sa një jetë pa miq. * Nuk mund të jetë njeri i madhe ai që merret me vogëlsina. * Shigjetat mund të godasin trupin, fjalët godasin shpirtin. * Jo të gjithë ata që kanë sytë e hapun shohin, dhe jo të gjithë ata që vështrojnë, shikojnë. * Pa frikë nuk ka trimni. * Në qoftë se kërkon të fshehësh kufijt e njohunive të tua, mos thuej ma tepër seç din. * Ma mirë të humbish një çast të jetës, se sa të humbish jetën në një çast. * Asht e vështirë t‟i japësh nji përgjigje të mençur nji pyetjeje budallejsh. * Po të vraish një njeri, je kriminel. Po të vrasësh miliona njerëzish, je nji diktator. Po t‟i vrasish të gjithë, je vetë Perëndia. Jean Ronsard * Dy gjana janë të pafundshme : Universi dhe budallalleku njerër. Ajnshtajn * Martohu ! Pogjete një grue të mirë do të jeshë i lumtun, po gjet një grue të keqe do të bahësh filosof. Sokrati * Askush nuk mund ta vështrojë diellin kur shkelqen, por të gjithë e vështojnë kur perëndon. * Jeta asht një rast, mos e humb rastin për me jetue. * Ndoh që mjafton një çast për me harrue një jetë, por ndodh që nuk mjafton nji jetë për me harrue një çast. * Mosmirënjohja asht si helmi, ajo helmon shpirtin. * Zemërgjanësia merret shpesh si dobësi, kurs arroganca si trimni. 35 Lahutari Besa mendt jan tuj na lanë Çka me thanë e mos me thane, Çka me k‟ndue e mos me k‟ndue, Besa mendt jan tuj na lanë, E nuk dijm se kah me shkue. Po ndigjojmë veç çorodina, Siç po ecën politika, Me do njerëz mbeturina, Që veç shitën zog petrita. Se prej plehut s‟ke çka prêt, Veç se erën shum të keqe, Për shqiptarët vaj medet, Katandisun në teneqe ! Nga kan dale këto trimosha, Ditën çirrën edhe shahen, Ngref mbi plehun si kaposha. Natën puthën, me birrë lahën. Se katundi poshte ka ra, Nuk e njeh ma qeni t‟zonë, A jan burra a jan gra, Q‟udhëheqin vendin tone. Si n‟Kosovë si në Shqipni, Po shkojnë punët veç rrëmujë, E po ndodh si në mulli, Hasmit ujin me ia çue. Mblidhni mendjen more partiakë, N‟parlament ul në karrika,, Ndërsa populli juej i ngratë, Prej vorfnisë po i bie pika. Mos u grini ju me fjalë, Tuj u sha si gra të kqija, Në TV kështu tuj dale, E ju shef e tan Shqipnia. Prej mengjesit n‟ orët e vona, Në TV u del surrati, Jeni kthye veç në ikona, Se fort bukur u ka ec fati. 20 vjet po kan kalue, Që u rropos kjo diktatura, Por si punët jan tuj shkue, Keni mbet hala tek ura. Të përndjekunit e shkretë, Mbahën veç me rrena kote, Pa fut send në njat kuletë, Vdesin ikin prej ksaj bote. Dhe pronarët me gisht n‟gojë, Se kërkush nuk po ua var, N‟kurriz t‟tyne bahet nji lojë, Prit gomar kur t‟dali bar ! Kur duel bari cofi gomari, Kështu shkon kjo taraloja, E pëson i ngrat shqiptari Mos bre burra, na duel boja !

NE KUADRIN E JUBILEUT TE MADH TE 100 VJETORIT TE SHPALLJES SE PAVARESISE

Thanje të njerëzve të

shquem e të pashquem

* Jeta asht si një bllok akulli, që pakngapak

shkrihet.

* Filosofia asht një koncept shumë i naltë që

e shfaqet vetëm në pak vetë, dhe jo në masat.

* Diktatorët janë aq të çmendun, sa që

mendojnë me krijue një botë të re…duke

shembun të vjetrën ?!

* Nuk mund të luhet himni lirisë me veglat e

dhunës.

* Lumtunia jote nuk mund të ndërtohet mbi

farkeqësinë e të tjerëve.

* Kur fatin e ke kundra mos u mundo me

iukundërvue por prit qò ait ë ndryshojë.

* Përbuzja asht hakmarrja ma e madhe.

* Kush mashton vazhdimish e konsidëron

mashtrimi si virtyt s‟e ndien turpin.

* Nuk vlen numëri i vitëve, por mënyra se si

ato i kemi kalue.

* Folja me dashtë asht m e lehtë me u

mësue, por shumë e zorshme me u zbatue.

* Injoranca asht gjithmonë trashanike, ajo

nuk e njeh njerëzinë dhe edukatën.

* Arroganca në sjelljet e një intelektuali, e ul

atë në shkallën e një injoranti.

* Ma mirë me ndez një qiri të vogël se sa me

mallkue errësinën.

* Çdo gomar e pyet veten, pse nuk u ba kali i

shales i Mbretit.

* Njeriu asht mrekullia e Zotit, arti mrekullia

e njeriut.

* Ma mire të keshë nji anmik të mençur se sa

një mik budalla.

* Familja asht harkitrava e shoqnisë, në qoftë

se i bien një copë, i gjithë harku do të

shëmbet.

* Një njeri pa miq, asht si nji libër pa faqe.

* Shpesh jeta e vërtetë e jonë, asht ajo që nuk

jetojmë

* Mirësjellja asht çelësi që hap çdo derë.

* Mirësjellja e dallon njeriun e ngritun nga

injoranti.

* Injoranca asht një plagë e randë e

shoqnisë, që kërkon shumë kujdes për ta

shërue.

* Nuk mund të ndërtosh një zhvillim

kulturor mbi themele t‟injorancës.

* Dielli shkelqën edhe mbi një pellg të

baltosun.

* Gabimi ma i madh i një njeriu asht kur

kërkon larg sendet që ka brenda tij.

* Jeta asht si një lule, çdo ditë që kalon asht

si një petale që bie.

Nuk ka shkretinë ma të madhe se sa një jetë

pa miq.

* Nuk mund të jetë njeri i madhe ai që

merret me vogëlsina.

* Shigjetat mund të godasin trupin, fjalët

godasin shpirtin.

* Jo të gjithë ata që kanë sytë e hapun

shohin, dhe jo të gjithë ata që vështrojnë,

shikojnë.

* Pa frikë nuk ka trimni.

* Në qoftë se kërkon të fshehësh kufijt e

njohunive të tua, mos thuej ma tepër seç din.

* Ma mirë të humbish një çast të jetës, se sa

të humbish jetën në një çast.

* Asht e vështirë t‟i japësh nji përgjigje të

mençur nji pyetjeje budallejsh.

* Po të vraish një njeri, je kriminel.

Po të vrasësh miliona njerëzish, je nji

diktator. Po t‟i vrasish të gjithë, je vetë

Perëndia. Jean Ronsard

* Dy gjana janë të pafundshme : Universi

dhe budallalleku njerër. Ajnshtajn

* Martohu ! Pogjete një grue të mirë do të

jeshë i lumtun, po gjet një grue të keqe do të

bahësh filosof. Sokrati

* Askush nuk mund ta vështrojë diellin kur

shkelqen, por të gjithë e vështojnë kur

perëndon.

* Jeta asht një rast, mos e humb rastin për

me jetue.

* Ndoh që mjafton një çast për me harrue një

jetë, por ndodh që nuk mjafton nji jetë për

me harrue një çast.

* Mosmirënjohja asht si helmi, ajo helmon

shpirtin.

* Zemërgjanësia merret shpesh si dobësi,

kurs arroganca si trimni.

35

Lahutari

Besa mendt jan tuj na lanë

Çka me thanë e mos me thane,

Çka me k‟ndue e mos me k‟ndue,

Besa mendt jan tuj na lanë,

E nuk dijm se kah me shkue.

Po ndigjojmë veç çorodina,

Siç po ecën politika,

Me do njerëz mbeturina,

Që veç shitën zog petrita.

Se prej plehut s‟ke çka prêt,

Veç se erën shum të keqe,

Për shqiptarët vaj medet,

Katandisun në teneqe !

Nga kan dale këto trimosha,

Ditën çirrën edhe shahen,

Ngref mbi plehun si kaposha.

Natën puthën, me birrë lahën.

Se katundi poshte ka ra,

Nuk e njeh ma qeni t‟zonë,

A jan burra a jan gra,

Q‟udhëheqin vendin tone.

Si n‟Kosovë si në Shqipni,

Po shkojnë punët veç rrëmujë,

E po ndodh si në mulli,

Hasmit ujin me ia çue.

Mblidhni mendjen more partiakë,

N‟parlament ul në karrika,,

Ndërsa populli juej i ngratë,

Prej vorfnisë po i bie pika.

Mos u grini ju me fjalë,

Tuj u sha si gra të kqija,

Në TV kështu tuj dale,

E ju shef e tan Shqipnia.

Prej mengjesit n‟ orët e vona,

Në TV u del surrati,

Jeni kthye veç në ikona,

Se fort bukur u ka ec fati.

20 vjet po kan kalue,

Që u rropos kjo diktatura,

Por si punët jan tuj shkue,

Keni mbet hala tek ura.

Të përndjekunit e shkretë,

Mbahën veç me rrena kote,

Pa fut send në njat kuletë,

Vdesin ikin prej ksaj bote.

Dhe pronarët me gisht n‟gojë,

Se kërkush nuk po ua var,

N‟kurriz t‟tyne bahet nji lojë,

Prit gomar kur t‟dali bar !

Kur duel bari cofi gomari,

Kështu shkon kjo taraloja,

E pëson i ngrat shqiptari

Mos bre burra, na duel boja !

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!