17.12.2012 Views

Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

NE KUADRIN E JUBILEUT TE MADH TE 100 VJETORIT TE SHPALLJES SE PAVARESISE

Moikom Zeqo

In memoriam për

Frano Prendin, babain

e prehistorisë

shqiptare

Në 28 dhjetor 2011 mbylli sytë përgjithmonë në

Bruksel të Belgjikës një nga dijetarët më të

rëndësishëm të kulturës shqiptare, prof. Frano

Prendi. Ishte 83 vjeç, qe rënduar nga shëndeti dy

vitet e fundit, por rrallë kam njohur një njeri që

kishte një gjallëri të tillë dhe që reflektonte një

rini të përhershme si Frano Prendi.

Një natyrë njerëzore e hapur dhe tejet modeste.

Plot përkushtim të jashtëzakonshëm për

shkencën arkeologjike. I lindur në 1928, i

specializuar në Universitetin e Sofjës për

arkeologji në degën e prehistorisë, Frano Prendi

u bë një nga themeluesit kryesorë të shkencës së

arkeologjisë shqiptare, së bashku me Hasan

Cekën, Skënder Aramalin dhe Selim Islamin. Në

vitet ‟50 të shekullit të kaluar u institucionalizua

arkeologjia shqiptare, me një vizion dhe vetëdije

profesionale të mirëfilltë. Dukej sikur arkeologjia

qe një shkencë e vonuar në Shqipëri, ndonëse

fillesat e saj u projektuan nga arkeologë të huaj,

disa prej të cilëve dhe autoritete të mëdha të

nivelit evropian. Por arkeologjia në Shqipëri qe

më tepër një mungesë, ndonëse ëndrra për të qe

e madhe. Djaloshi Frano Prendi në vitin 1951,

kur ishte 23 vjeç, i diplomuar shkëlqyeshëm në

Sofje, do të kthehej në atdhe dhe do të fillonte

punë në Muzeun Arkeologjik të Institutit të

Shkencave në Tiranë, të krijuar në vitin 1948.

Ndryshe nga kolegët e tij, të cilët kishin një

traditë paraprirëse në arkeologjinë klasike të

antikitetit dhe të mesjetës, Frano Prendi ishte

përpara një situate të çuditshme dhe paradoksale:

në hartën arkeologjike shqiptare të dhënat për

prehistorinë vërtet mund të paramendoheshin

por për to nuk dihej pothuaj asgjë. Dikur Leon

Rey kishte thënë se prehistoria në Shqipëri është

“një njollë e bardhe”. Puna kërkimore e Prendit

qe në shumë mënyra edhe fati i një misionari dhe

ai me të drejtë mund të quhet si babai i

prehistorisë shqiptare. Për afro 60 vjet ai iu

përkushtua arkeologjisë prehistorike. Ai u bë

mjeshtër i zbulimit dhe paraprijësi. Ai qe

dokumentuesi i patjetërsueshëm, argumentuesi

dhe përuruesi i disiplinës shkencore që nuk

ekzistonte më parë. Vështirësitë nuk qëndronin

vetëm në të panjohurën, por edhe në mungesën e

një ekipi paraprak, ekip të cilin ai më vonë e

përuroi dhe e bëri një fakt dhe aksion veprues

tejet të suksesshëm. Frano Prendi kreu dhe

drejtoi gërmime arkeologjike në të gjitha skajet e

hartës së Shqipërisë. Kështu ai e dyzoi këtë hartë

dhe e pasuroi me atë që i mungonte: domethënë

në strukturën e prehistorisë. Kështu në tumat e

Matit, në ato të Vajzës së Vlorës, të Vodhimës e

të Bodrishtës së Gjirokastrës, në Pzhok të

PROF. FRANO PRENDI

(Shkodër 1928-Bruksel 2012)

Elbasanit si dhe në një numër të madh

vendbanimesh të tjerash si në Kamnik të

Kolonjës, në Maliq, Podgorie e Sovjan të Korçës,

në Burim të Dibrës, në vendbanimet e Belajt e të

Gajtanit në Shkodër, në peizazhet shpellore të

Blazit, Nezirit e Këputës të Matit por dhe në

qytetet ilire të Lisit, në atë të Irmajt (Gramsh) etj,

ky dijetar i pasionuar dhe i ditur nga terri

informativ krijoi një mrekulli shkencore:

grumbulloi të dhëna dhe fakte të pamohueshme.

Kjo përbën një karakteristikë unike dhe krejt të

veçantë të jetës së tij. Dijetar i terrenit, ai e ka

përjetuar gjeografinë e Shqipërisë që në zanafillat

e jetës njerëzore si dhe procesin e mijëvjeçarëve

si askush tjetër. Duke qenë themelues i

prehistorisë shqiptare Frano Prendi i ka disa

merita të mëdha: krijoi pothuajse nga hiçi

shkollën e prehistorisë shqiptare, ku u formua

brezi i prehistorianëve duke u specializuar,

konceptoi metodologjinë bashkëkohore në

gërmimet arkeologjike të prehistorisë, duke

dhënë një kontribut të pashembullt. Krijimtaria e

tij shkencore është e madhe dhe e shumëfishtë,

substanca e saj është një konditë sine qua nonpër

etnogjenezën e kombit shqiptar. Prendi e

konceptualizoi prehistorinë si një dimension të

patjetërsueshëm dot të etnogjenezës. Frano

Prendi për herë të parë në shkencën shqiptare

dhe atë evropiane strukturoi sistemin e

periodizimit dhe të kronologjisë për të gjitha

epokat prehistorike në Shqipëri. Ai bëri

gjithashtu në rrafshin krahasimtar inkuadrimin e

kulturave prehistorike shqiptare në arealin

prehistorik të Ballkanit, Evropës dhe botës

Mesdhetare. Vështrimi i tij dialektik, erudit dhe i

mirinformuar vëzhgoi qartë evidentimin e

unitetit por dhe atë të diversitetit në zhvillimin e

kulturës ilire nga epoka e bronzit në epokën e

hekurit dhe më pas në Shqipëri si dhe

argumentoi mjeshtërisht gjenezën e

pakundërshtueshme të autoktonisë së

shqiptarëve në viset e tyre. Duke qenë për shumë

vjet koleg dhe mik i afërt me Frano Prendin, unë

kam shumë kujtime dhe mbresa, por ndoshta

nuk është momenti për t‟i shpalosur hollësisht

dhe me konsideratën më të lartë në këtë shkrim

in memoriam. Ajo që dua të theksoj është se

34

Frano Prendi qe jo vetëm arkeologu më i madh

shqiptar i prehistorisë, por ai qe i shquar, autoritativ

dhe pikë referuese edhe në rrafshin e prehistorisë

evropiane. Puna kolosale e këtij njeriu meriton një

nderim pa mëdyshje. Ky nderim nuk iu bë sa ishte

gjallë, ky nderim nuk ka nevojë për retorika vlerësuese

dhe formale. Emri i tij nuk ka për t‟u harruar kurrë dhe

si shkencëtar ai qëndronte shumë më lart në raport me

shumë të tjerë që sot quhen akademikë, të cilët janë

shtatvegjël përpara një vigani të tillë. Frano Prendi

mund të krahasohet në mënyrë të përafërt vetëm me

një vigan tjetër të shkencës: rolin e Eqrem Çabejt në

gjuhësi. Atë që bëri Çabej në hulumtimet gjuhësore me

një akribi dhe kulturë të shumëfishtë e bëri dhe Frano

Prendi në studimet prehistorike. Në këtë kuptim

mungon ndoshta ndonjë i tretë. Padyshim që dijetarë të

tjerë të mëdhenj do të vijnë më vonë. Por dhe shkenca

për historinë e ka vetë përbrenda një histori.

Frano Prendi tashmë është fiksuar përjetësisht si një

nga personazhet më të mëdhenj të shkencës shqiptare.

Frano Prendi është i vetmi dijetar shqiptar i cili ka

botuar një kapitull si “Prehistoria e Shqipërisë”, “The

Prehistory of Albania” në Cambridge Ancient History,

vol. III, part. I, chapter V, The prehistori of Balkans,

the middle East and the Aegean Worlds tenth to

eightenth centuries B.C, Cambridge, 1982, page 187-

237. Ky botim i specializuar dhe i vetmi deri më sot

nga një shqiptar, është kryevepra shkencore e Frano

Prendit. Në të ai analizon periudhat paleolitike,

mezolitike, periudhën e neolitit, periudhën eneolitike të

shoqëruar me një pasuri grafike dhe dokumentare të

objekteve të qeramikës, të veprave të artit eneolitik ku

spikatin vazot antropomorfike të Kamnikut, vazot e

Dunavecit me fytyrë njerëzore në reliev, figurinat e

stilizuara të kultit të Magna Matter, vazot ornitomorfike

të Maliqit, figurinat zoomorfe etj. Me këtë pasuri të

pazakontë Frano Prendi vërtetoi vijimësinë kulturore

dhe kronologjike, formësimin e etnosit ilir në epokën e

bronzit dhe të hekurit, duke modeluar kështu

qytetërimin e revolucionit eneolitik që çoi në krijimin e

gjenezës së popullit ilir si pasardhës i shqiptarëve. Por

duhen përmendur dhe aspekte të tjera studimore të

Prendit. Ai ka shkruar mbi lashtësinë ilire të periudhës

klasike dhe helenistike, ka shkruar për qytetin ilir të

Lisit, për skulpturat e lashta të Apolonisë si dhe për

vendvarrimin Skënderbeut në Lezhë që i takon

mesjetës. Duke mos qenë asnjëherë dogmatik por një

mendje e hapur Prendi ka treguar shumëllojshmërinë,

apo dhe efektet fragmentare për atë që quhet diversiteti

në unitet ose uniteti në diversitet në qytetërimin ilir.

Frano Prendi qe kulmi i kontributit të një gjenerate të

tërë shkencëtarësh. Në vitin 2008, me ndihmën

financiare të arkeologut Shafi Gashi nga Prishtina dhe

nën kujdesin edhe të Prof. As. Dr. Adem Bungulit,

vepra e tij u botua në dy vëllime të mëdha sipas

parametrave bashkëkohorë. Ky botim përmbledh

studimet kryesore të Prendit. Ai ia kushton këtë botim

familjes së tij, gruas Dritës, vajzave Lisianës dhe

Marinës, gjithashtu nipit dhe mbesave. Por përtej

kushtimit intim ekziston dhe një kushtim më i epërm,

kushtimi për kulturën dhe shkencën moderne

shqiptare. Në këtë kohë të demonizuar nga politika dhe

nga zotërimi i mediave elektronike dhe të shkrimit

shpesh nga një subkulturë mediokre, të shkruash një in

memoriam për Frano Prendin do të thotë të vlerësosh jo

vetëm dinjitetin dhe mundin e këtij shqiptari të madh

por të lesh të hapur dhe të papërmbysur etikën dhe

institucionin e mirënjohjes pa të cilën zhvillimi i

emancipimit do të ishte diçka e kotë. E di që miku im,

Frano Prendi, meriton shumë më tepër sesa këto

rreshta që unë shkrova për të, i pikëlluar thellë për

vdekjen e tij, diku jashtë kufijve të atdheut, gati në një

situatë anonimati. Qoftë i paharruar kujtimi i tij në jetë

të jetës !

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!