17.12.2012 Views

Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

NE KUADRIN E JUBILEUT TE MADH TE 100 VJETORIT TE SHPALLJES SE PAVARESISE

EDITORIAL SPECIAL

Të përjetosh 100 vjetorin e shpalljës së

Pavarësisë asht si të gjëndësh në ditën historike e

fatlume të 28 Nëndori 1912 në Vlorë, kur Ismail

Qemali me patriotët e tjerë ngritën flamurin

kombëtar kuq e zi të Gjergj Kastrioti dhe i

njoftuen shqiptarve e botës mbare, se Shqipnia e

fitoi Lirinë e Pavarësinë e saj pas 400 e sa vjet e

robni osmane.

Ngjarje e paharrueshme do të jetë për secilin

prej nesh, që do të ketë fatin me festue kete 100

vjetor që po e presim me deshire e krenari të

papërmbajtun, dhe dhashtë Zoti të na rueje

shëndetin që ta përjetojmë këtë jubilé të madh

historik. Pasardhësit tonë do të mburrëshin se si

këtë datë e kanë përjeue baballarët e gjyshët.

Padiskutim se një ngjarje e tillë e 100 vjetorit

merr randësi po si ajo 28 Nëndorit 1912. Me një

pasunim të metejshëm të historisë që përfshin

vendin tonë gjate kësaj periudhe njeqindvjeçare.

Nuk mund të themi se gjithçka i shkoi mbarë e

mirë atdheut tonë të dashun, por sidoqoftë

Pavaresia e fitueme pas katër e ma shumë

shekujsh të një sundimit t‟egër dhe mohues, që e

katandisi popullin shqiptar n‟injorancën ma të

madhe dhe e ndau nga Evropa e nga qytetnimi e

përparimi i saj. Shqiptarët, populli ma i vjetër në

Ballkan dhe n‟Evropë e panë vetën të kthyem e

të mbërthyem në kohën e barbarisë.

Kjo Pavarësi e fitueme pas shekujsh robnie,

nuk ka vetëm randësinë se na shpëtoi e na nxori

nga kthetrat e Turkisë, por merr edhe randësinë

e krijimit të shtetit të parë shqiptarë në histori. Të

një shteti ligjor e kushtetues i njohun nga të

gjithë kombet, siç ishin të t‟organizuem në

Lidhjen e Kombëve e siç janë tani ne Kombët e

Bashkueme.

Por randësia e këtij 100 vjetori asht edhe ma

e theksueme sepse Shqionia brenda asaj periudhe

pati tronditje të mëdha, siç ishte pushtimi i Italisë

që ndërpreu hovin e përparimit të vendit tonë

nën Mbretninë shqiptare. Ky pushtim u ba shkak

i një katastrofe të vërtetë që përfshiu Shqipninë,

siç ishte ardhja e sllavo-komunistëve në fuqi dhe

vendosja e një diktature gjakatare, antishqiptare

dhe antinjerëzore, që kreu krime dhe masakra të

hatashme, duke e izolue përsëri vendin nga bota

e qytetnueme, kryesisht nga Evropa për 50 vjet të

tjera, sa për peseqind të Turkisë e kalue asaj për

nga shpirligësia e xhahilleku, që ai sistem

bolshevik ushtroi mbi popollin e tij ma zi e ma

kriminalisht se një pushtues i huej.

Një tjetër aspekt, fatkeqësisht negativ, asht

fakti se Pavarësia qe duhet të përfhsinte mbarë

trojet shqiptar, gjithë Kombin, mbneti e

kufizueme brenda kufijve që fuqitë e mëdha,

padrejtësisht, ia kishin cantue e shënue në hartat

politike. Kështu KJosova dhe viset e tjera

shqiptare, mbetën të përjashtueme. Kjo ishte një

fatkeqësi e madhe, një padrejtësi absurde,

veçanërisht për Kosovën, që kishte luftue e

derdhë gjak, kundër pushtimit turk dhe serb, dhe

e pa veten të ndame nga Atdheu amë. Aq ma

keq, kur nga rrethanat e Luftës Dytë Botnore,

për katër vjet ishte bashkue në Shqipninë etnike.

Por sllavët nuk e lejuen atë punë dhe e rimorën

me anë të partisë motër sllavo-komuniste

shqiptare, që nuk la krim pa krye në Kosovë, për

të ia dorëzue përsëri shkjaut. Dhe po bahej gati

t‟i dorëzonte edhe Shqipninë, me i motërzue me

Federatën Jugosllve. Për fat të mire kjo nuk

ndodhi, por pasojat e sundimit të diktaturës

komuniste ishin shumë të mëdha, dhe shqiptarët

e paguen me një holocaust të vërtetë viktimash të

pafajshme.

Të shkueme të harrueme ! Ta presim e ta

kremtojmë 100 vjetorin me vlerësimin e

sukseseve të arrituna, siç asht shëmbja e

diktaturës komuniste

dhe fitorja e demokracisë që urojmë ta çojë

Shqipninë

në atë Evropë, prej të cilës pushtimet e hueja dhe

forcat e erreta dhe regresive e mbanin të ndame.

Ta çojë drejt bashkimit shpirtnor dhe kulturor

më Kosovën, këtë krahin martire, dhe

përfundimisht në Bashkimin Kombëtar të

Shqiptarve, qellimi dhe idelai ma i naltë i popullit

shqiptar !

Ky 100 vjetor ban thirrje që midis shqiptarve

të mbretnojë mirëkuptim i shkallës së

marrëveshjës midis forcave të ndryshme politike,

tani të pranishme në kontekstin shqiptar, për të

mirën e përparimin e vendit me përpjekje

konstruktive dhe jo destruktive.

Gjithë vendet e tjera, ku mbretnon

demokracia dhe ku respektohen te drejta e

njeriut, qeverisën dhe administrohën në sintoni

të plotë të forcave politike, që, sidoqë të fitojë një

palë ose tjetra, gjithçka zbatohet për të mirën e

popullit dhe debati politik nuk kalon në forma

ekstremizmi e huluganizmi për të iu imponue

njera tjetrës. Gjithçka zgjidhet brenda

parlamentit. Prandaj urojmë që 100 vjetori të jetë

një mesazh për forcat politike shqiptare, që këto

forca të ulën në tryezën e rrumbullakët dhe në

karrikat e parlamentit, për të gjetë rrugë e

zgjidhkeve të problemeve me marrëveshje, dhe jo

për të kriojue barrikata pënguese, duke

përjashtue çdo përdorim të forcës dhe

arrogancës, të çdo formë qoftë.

Me këtë hyrje kushtue 100 vjetorit, revista

Kuq e Zi, do t‟i kushtohet me shkrimet e saj,

kësaj ngjarje të madhe, duke rreshtue në faqet e

saj një përmbledhje të ngjarjeve historike dhe të

figurave që kontribuen , ku arritjën e asaj

fitorëje të madhe, që me shpalljën e pavarësisë e

bani Shqipninë të njohun e t‟afirmueme

ndërkombëtarisht, si Shtet e si Komb.

Në këto faqe do të paraqiten edhe ngjarje e

figura rilindase e patriote te mbetuna në hije dhe

të mohueme nga regjimi antishqipta i diktaturës

komunsite, që i kishte vu detyrë vetës ta

shkallmonte historinë e Shqipnisë duke u ba

varrmihëse e saj.

Le te vlejne vargjet e Pashko Vasës, të këtij

patrioti të madh për ta mbyllun këtë editorial :

…Moj Shqimpn e mjera Shqipni,

Qysh të kanë qitë me krye në hi.

Ti ke pas kenë një zojë e randë,

Burrat e dheut të thirrshin Nanë…

3

S‟kan ç‟na duhen kisha e xhamija,

Feja e shqiptarei asht Shqiptaria.

Drejtori i revistës Kuq e Zi, Lek Pervizi me mikun e

tij mirditor, Ndue Bajraktarin, që mbajnë flamurin ma

të vjetër që eksziston në Shqipni (ndoshta nga koha e

Skenderbeut), i ruejtun brez pas brezi nga familja e

Bajraktarit. Me ketë flamur, delegatet e Mirditës, kanë

shkue në Lidhjen e Prizrenit më 1978. Siç shihet,

shqipja e Gjergj Kastriotit e qëndisun me mjeshetri të

posaçme, i përgjigjet përshkrimit të Dhimitër Frangut,

kur Skënderbegu më 28 Nëndor 1443 hyni në Krujë e

hoqi flamujt turq e vendosi flamuri e tij : « …me

fushë te kuqe e shqipën e zeze me kunorat

perandorake »

Flamuri i Gjergj Kastriotit, me shqipën e qëndisun në

një mënyrë krejt të veçantë nga ato që njihën, i vjetri që

të jetë ruejtë në një familje të nderueme shqiptare, kur

në Shqipni nuk ekzistonte asnjë flamur i tillë, që dolën

pas ngritjes të tij në Deçiç nga Ded Gjo Luli dhe me

rastin e shpalljës së Pavarësisë, me 28 Nëndor 1912, në

Vlonë.

Shkrimi MIRDITA,

i shtuem me rastin e shkuemjës se delegatëve të

Mirditës në Lidhjen e Prizrenit. Ky flamur u shpalos

në Prizren 34 vjet para 1912-ës

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!