17.12.2012 Views

Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

NE KUADRIN E JUBILEUT TE MADH TE 100 VJETORIT TE SHPALLJES SE PAVARESISE

KOLABORACIONIZMI,

NË KUSHTET E QËNJES

SË VËNDIT TË

PUSHTUAR NGA

KËMB‟E HUAJ,

SI EDHE NË VAZHDIM,

KUR SHQIPËRIA U

QUAJT E ÇLIRUAR !

Mergim Korça

Vazhdim nga Nr. 59

Dhe sot, në vitin e njëmbëdhjetë

të shekullit tonë të XXI-të, dhe në vitin e XXI-të

që nga shkërmoqja e diktaturës komuniste,

shtrohet pyetja e sinqertë dhe aspak retorike :

Vallë do të vijë ndonjë herë dita që të vërtetat

historike të thuhen ashtu si kanë

qenë, që të gjitha dhe as pa zbukurime por edhe

as pa përçudnime ?

Pikërisht, nisur nga ky synim që i

kemi vënë vetes të analizojmë, vazhdojmë me

paraqitje faktesh, kurrë të zëna në gojë nga

studjuesit e periudhës së diktaturës

komuniste.

Kur Francesco Jacomoni u

propozon drejtuesve të shtetit italian që qeveria

Vërlaci, si e pambështetur nga shumica e popullit

shqiptar, duhej zëvëndësuar nga një qeveri e

drejtuar nga Mustafa Kruja, ministri i Punëve të

Jashtëme të Italisë Galeazzo Ciano, me datën 10

nëntor 1941 shkruante në Ditarin e tij Politik,

(botim i Rizzoli-t, tetor 1990 në faqen 556), “...

Ky një lëshim i mëtejshëm ndaj

ekstremistëve të nacionalizmës shqiptare.”

Sikur vetëm nisur nga ky vlerësim i ministrit të

Punëve të Jashtëme të Qeverisë Italisë Fashiste të

niseshim ku ai, në nënvetëdijen e tij jo që nuk e

quante sukses të pushtetit fashist marrjen e fuqisë

egzekutive në Shqipëri nga ana e Mustafa Merlika

Krujës me shokë, por përkundrazi e quan lëshim

ndaj ekstremistëve të nacionalizmës shqiptare, do

të ishte një argument si edhe provë e

pakundërshtueshme dhe skajshmërisht e

fuqishme për t‟iu kundërvënë propagandës

komuniste e cila atë kategori që Galeazzo Cianoja

i quante ekstremistë të nacionalizmës

shqiptare, ajo i quante kolaboracionistë të

fashizmit italian !(?) E të mbetej me kaq,

vetëm një çpifje sporadike e komunistëve

shqiptarë, do të ishte vërtet një e keqe, por në

fund të fundit jo edhe shum‟e rëndësishme. Por,

dhe gjithënjë ka një “por”, nga që përgjatë 47

viteve të diktaturës i u mëshua ditë mbas dite,

muaj mbas muaji, vit mbas viti si edhe

dhjetëvjeçar mbas dhjetëvjeçari cilësorëve

kolaboracion si edhe kolaboracionist nga

kënd-vështrimi skajshëm përkeqësues dhe vetëm

përkeqësues, ai koncept u rrënjos aq thellë sa që

sot e kësaj dite as nuk diskutohet më dhe ky cak

gjuhësor nënkuptohet vetëm me vetëm sipas

kuptimit të keq !

Vijmë tashti duke e ngushtuar

rrethin e arsyetimeve si edhe nxjerrjes së

përfundimeve logjike, prirur nga të arriturit në

një sintezë të tyre, qëmtuar këta hap mbas hapi.

Mbasi u trajtua më lart qëndrimi i P.K.Sh. të

udhëhequr nga Enver Hoxha, lidhur me

qëndrimin e mbajtur sa i takon aneksimit të

Kosovës dhe futjes së saj në kuadrin e Federatës

Jugosllave, vazhdojmë edhe me një fakt të

dokumentuar dhe që hedh dritë në aspekt më të

gjerë rreth qëndrimit të Shtetit Shqiptar në

marrëdhënjet e tija me Jugosllavinë e Titos. Me

15 Dhjetor të vitit1947 në mbledhjen e Byrosë

Politike të K.Q.P.K.Sh., në pranín‟e të dërguarit

të Mareshallit Tito, Sava Zllatiç-it, Enver Hoxha

deklaron, (proçes-verbali i asaj mbledhje ruhet në

Arkivin e Shtetit - shënim M.K.) :” ... Tani që e

likuiduam këtë pengesë, (Nako Spirun -

shënim M.K.), duhet t‟a fitojmë kohën e

humbur e të bëjmë sa më shpejtë bashkimin

DE FACTO të Shqipërisë me Jugosllavinë në

të gjitha fushat, (parti, ekonomi, ushtri, etj.),

se Shqipëria nuk mund të qëndrojë si shtet i

pavarur dhe aq më pak të ndërtojë

Socializmin, PA U BASHKUAR ME

JUGOSLLAVINË ...” ! Me këtë rast nuk

mundemi t‟u shmangemi dy pohimeve madhore

lidhur me si e kanë përkufizuar

KOMUNIZMIN dy personalitete të njohur në

fushë ndërkombëtare dhe lexuesit e këtyre

radhëve të nxjerrin vetë përfundimet e ndërsjella

lidhur me si e shikonte Mareshalli Tito

komunizmin dhe si e shikonte Enver Hoxha, nga

këndvështimi i tij, po këtë ideologji :

Mao Tse Tung-u : “

KOMUNIZMI NUK ËSHTË DASHURI.

KOMUNIZMI ËSHTË NJË PRESË PËR

TË SHTYPUR ARMIKUN !”

(Titoja dërgoi emisarët e tij q‟e

formuan P.K.Sh., mbollën ideologjin‟e zhdukjes

së klasës intelektuale atdhedashëse e skajëshme, e

me gjithë ta edhe të klerikëve drejtues për t‟a

ç‟armatosë Shqipërinë nga ata që VDEKJA PËR

ATDHE u dukej BASH SIKUR ME LE !)

John Kennedy : “ MENDIMI

QË PRIN KOMUNISTËT ËSHTË IDEJA

SE E IMJA ËSHT‟E IMJA, E JOTJA

ËSHT‟E JONA” !

(Enver Hoxha, shëmbulli tipik i

egoistit të skajshëm, e donte Shqipërinë, por e

27

donte siç e bëri ... pronë krejtësisht të tijën, pronë

personale. Si u tha fshatarëve librazhdaz në

shtëpin‟e tij : “... shkeleni me këmbë këtë

sixhade ... e dini e kujt ka qenë ? E Shefqet

Vërlacit !).

Stalini, ? xy ? , Molotovi e Enveri : bashkëpunim

vllzëror e kolaboracionizëm për krime e terror..

E lemë më një anë tashti çështjen

e marrëdhënjeve Shqipëri – Jugosllavi, trajtuar

më lart me referenca dokumentash arkivale

lidhur me qëndrimet e Enver Hoxhës si ndaj

problemit të Kosovës, por edhe më gjerë, lidhur

me vetë Shqipërinë, dhe vazhdojmë me një

dokument, por dokument i cili t‟a shtrydhësh

kullon gjak intelektualësh shqiptarë ! E ky

dokument është letra e diktatorit të kuq shqiptar,

drejtuar Atit të tij ideologjik Josif Visarionoviç

Stalinit më 21 Shkurt të vitit 1951, (mbasi ishin

arrestuar pa urdhër prokurorie dhe pushkatuar,

pa pretencë prokurori e as vendim trupi gjykues,

22 intelektualë shqiptarë, për një ngarkesë

dinamiti hedhur në oborrin e Ambasadës

Sovjetike në Tiranë, si pasoj‟e së cilës veç disa

xhama të ndërtesës qenë thyer), në emër të

Pleniumit të K.Q. të P.P.Shqipërisë : “...

Atentati i poshtër që armiku i egër i popullit

tonë dhe i B.Sovjetik na bëri kundër Legatës

Sovjetike në Tiranë në datën 19-02-1951 në

orën 19:47, duke hedhur dinamit në oborrin e

Legatës, na ka goditur mu në zemër të

Partisë dhe të popullit tonë. Ky akt politik

terrorist u drejtua ndaj çka është më i dashur,

më i shtrënjtë dhe më i shënjtë i popullit tonë

, Bashimit Sovjetik, që është gjithçka për ne

e që pa atë nuk kishte dhe nuk mund të ketë

jetë për popullin dhe për Partinë tonë.

Shoku Stalin, ne nuk kemi qenë vigjilentë sa

duhet. Ne shoku Stalin, ju betohemi juve dhe

Partisë Bolshevike të lavdishme se do t‟ia

lajmë Partisë dhe popullit tonë këtë gjë kaq

të rëndë që u shkaktua nga mungesa e

vigjilencës sonë. Ky akt i poshtër i armikut

na ka egërsuar pa masë ndaj tradhëtarëve

fashistë të Beogradit, të Athinës, të Romës

dhe reaksjonit të brëndshëm, vegël e tyre.

Shoku Stalin, Partia jonë do të jetë e

pamëshirëshme kundër armiqve të

Bashkimit Sovjetik ! Dhe ç‟e bën akoma më të

trishtë deklaratën e Enver Hoxhës drejtuar

Stalinit, është pohimi i tij Molotovit, ministrit të

Jashtëm Sovjetik : “... ne me këtë rast i arrestuam

150 vetë, duke i pushkatuar 22 prej tyre por në

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!