17.12.2012 Views

Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

NE KUADRIN E JUBILEUT TE MADH TE 100 VJETORIT TE SHPALLJES SE PAVARESISE

POETET

E BELGJIKES

Misteri i Gostive te Bardha...

Butësisht...

Binin flokëza dëbore

Të bardha...

Ato vinin

Nga më të lartat

Maja malesh të bardha

Ku vareshin si rrëke ujëvare

Mbi gurë të bardhë

Mbi lëndina të pashkelura,

Ku kullosnin e hanin bar

Delet e bardha.

Burrat me qeleshe të bardha

Therën për gosti

Të bardhat dele.

Flokëza bore të bardha

Binin butësisht...

Mbi kulla e ksula të bardha

Ku nuset

Me rroba të bardha

Zbukuronin qivure

Me çarçafë të bardhë

Xhamadane vija-vija

Të kuqe, të zeza, të bardha

Në kohëra të reja

Me gota plastike të bardha

Pihej rakia

Oshëtinte lavdia

Përmes të ngriturave mure

Lyer lara-lara

Të bardha!

Në kohëra moderne

Mbyteshin bukuritë e reja

Si bulëza shampanje

Në gota antike

Të bardha!

Nën dritën e dlirë të hënës

Binin jashtë butësisht

Flokëza dëbore..

Të bardha !

Leuven, 2 Shkurt 2012

Shqiponja Duro

Yjet mbinë në timin shpirt

Një mbrëmje të qetë vere

Pas mbydhjes së grilave

Kur edhe enët e darkës

Përmbysën brengat e ditës...

U renditën në harmoni

Palë-palë

Si paja e nuses që ...

Mezi pret t'i zhubravisi çarçafët

E bardhë...

Rrëshkita qetësisht si një ujëvarë

Në kujtime...

Zemra filloi te rrihte

Si një lokomotive treni në agim

Mushkëritë merrnin e jepnin

Pasione të ndezura si qiri

Nën lëkurën time merrte flakë

Imazhi i tij...

Me ritmin e një trumcaku

Nga foleja i rënë...

Unë hapa portën e madhe

Dola ne oborrin e murëzuar

Eca këmbëzbadhur

Mbi guraleca gri

Nën fustanin e kuq të natës

Dallgëzonte trupi im

Fluturonte si flutur

Era e borzilokut me aromosi ëmbël

Parfumosi flokët e mi

Varur mbi supe që

Dridheshin

Një tufë e hollë kaçurrelash

Ja kish prerë rrugën në mes

Një loti të ngrohtë

Ngrita kokën Lart

Ja ngula sytë Universit

Ku u mbështolla me yje

Sytë m'u flakëruan me dritën

E hënës së plotë të ndezur

Hapa gjoksin tim

Ku binin yjet lehtaz

Si fara e grurit

Mbinë ata

Në timin

Shpirt.

26 gusht 2010

26

Hija e lotit tim...

Erdhi përsëri vjeshta në qytetin tim të dashur

Ku unë s'jam më

Ku kujtimet e mia nën gure kalldrëmesh flenë

Ku gjethet edhe pa mua

Përtokë bien

Mbi guraleca gri

U zhveshën pemët lakuriq

Dhe era nuk jua tund më flokët

Ngriu malli per qytetin tim gri !

Ah, sikur të isha atje

Ah, sikur edhe një fletë gjetheje të isha

Ah, sikur edhe një fije e hijes së saj

Veç atje të isha...

Të më binin gjethet në shpirt

Lotin e largët mbi një gjethe vjeshte

E derdha.

Renkime në treg

...dy buzë të hapura si petale trëndafili

dy dhëmbë të rënë ngulur në shpresë

një fustan i djegur flakëruar si vullkani

një gojë e hapur zjarri

Një lule e harruar, e tharë...

Loton motivin e të qenit

Violina ime...

Në tinguj rënkon ajo

Një zinxhir gri dhunimi

Mish femre

Në treg

Kopshti Lakuriq

Hëna shkëlqen mbi fytyrën tënde

Deri poshtë gishtave të këmbës

Mbi stolinë që njeh sekretet

Ashtu pret ti të dashurin të mbërrijë

Edhe në hije

E të ta vjedhë puthjen

Pa zemër të të lërë

Dhe ti shikon rreth e rrotull

Lakuqësinë e kopshtit

Që mban fatin tënd

Kopshti e di dekorin e fustanit tënd

Diellin

E duhet të jeshë veç grua

Për ta kundruar bukurinë

Sa bukur shkëlqeu atë natë

Hëna e lumtur

Mbi lakuqësinë

Tonë…

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!