17.12.2012 Views

Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

NE KUADRIN E JUBILEUT TE MADH TE 100 VJETORIT TE SHPALLJES SE PAVARESISE

Shqiponja e bardhë është emblema

e nënës tuaj e cila i përkiste familjes së

Dukagjinasve, dhe në se doni ta ndjeni veten

si një familje fisnike, mos e humbni, e kështu

do të mbahet mend se prej nga rridhni.

Vërtetoj se Zoti Andrea Molosachi,

i njohur Mozachi, ishte Sebastian Cratos i

Epirit që në gjuhë shqipe i thonë Pylloria

dhe se sundoi në të gjithë Mosachinë dhe në

krahina të tjera; Mosachia ishte e banuar nga

molosët dhe e quajtur Molossi dhe që qysh

në kohët e lashta neve kemi qënë zotër të

këtij vendi prej nga kemi marrë edhe

mbiemrin Molosachi që po të shikosh

ndryshimin që ka pësuar kjo fjalë, Molossi

do të thotë Mosachia, që në gjuhën shqipe

thuhet Musachiti; dhe kjo Molossi është

Epiri i vërtetë siç e kemi thënë edhe më lart,

një i vetëm me gjithë pjesët e tjera të

Shqipërisë, edhe pse sot është një pjesë e

Epirit, dhe nga sa mbaj mend unë, ju them

të vërtetën, për sa di dhe për sa kam dëgjuar.

Mësoni se Sebastian Cratos do të

thotë Kapiten i Përgjithshëm i Perandorit

dhe se është një nga pesë titujt që jepte

Perandori dhe që, të tillë e kishte edhe

Andrea Muzaka.

Dhe kur të gjeni të shkruar qyteti i

Belgradit, ta dini se është fjala për atë të

Epirit, në Mosachi dhe jo ai i Hungarisë.

Dhe kur të gjeni të shkruar

Theodor Mosachi Chiscetisi, „chiscetisi‟ do të

thotë flokëgjatë, pasi kështu i mbante ai

flokët, dhe që në gjuhën shqipe kuptimi i

fjalës “chiscetisi” është “gërsheti”, pasi, me sa më

kujtohet, në kohën tonë, në këtë mbretëri,

zakonisht i mbanin flokët mbi supe, ndaj më

duhet që ta nënvizoj.

Që kur të shikoni fjalën “Despot”

mësojeni se kjo do të thotë “Princ” dhe se

është titulli më i lartë i dhënë nga Perandori.

Me sa mbaj mend, këta janë

pasardhësit e familjes sonë të Muzakajve:

Zoti Adrea Sebaston Cratos dhe pas

zotit Andrea,

Zoti Theodoro Chisceti dhe pas

Zotit Theodoro,

Zoti Andrea Dispoto dhe pas Zotit

Andrea Dispoto,

Zoti Ginno dhe pas Zotit Ginno

Zoti Andrea dhe pas Zotit Andrea,

Zoti Ginno, babai im dhe pas Zotit

Ginno,

Unë Don Giovanni dhe pas meje

jeni juve

Don Theodoro, Don Adriano e Don

Kostantino, bijtë e mij.”

Shën Maria e Krishtit,

Kujtime të shkurtëra nga Don Giovanni

Muzachi, Despot i Epirit, lënë për fëmijët e

tij: Don Theodoro, Don Ardiano dhe Don

Kostantino; fëmijëve të tyre dhe pasardhësve

të tjerë, lidhur me ato pak gjëra që ai mban

mend...dhe është viti 1510.

Pas një komenti të shkurtër në gjuhën

latine, lexojmë:

Pirro, mbreti i Epirit, në një nga unazat e tij

mbante të shkruara këto fjalë:

“Për njeriun e virtytshëm është pak

për të qënë Zot i botës dhë për të

pandershmin është pak ndëshkimi për t‟i

marrë jetën”….dhe më poshtë gjejmë të

renditura disa fjalë të urta.(Shënimi im-P.T.)

“Njëri është i nderuar në mes të nderuarve

dhe fati e ka goditur jo për faj të tij; tjetri

është më faqezi në mes të faqezinjve, por që

fati e ka nderuar pa e merituar.”

“Atë ç‟ka mund të bëni duke bërë mirë, mos

e bëni duke bërë keq!

Dhe atë që mund ta bëni me paqe, mos e

kërkoni me luftë;

Atë që mund ta fitoni me lutje mos e merrni

me kërcënime!

Atë që mund ta rregulloni pa rënë në sy, mos

e ndëshkoni në publik!”

“Prindi që e lë fëmijën e tij të urtë dhe të

varfër, mendo, se ka lënë shumë! Ai që e lë të

pasur por budalla, mendo, se s‟ka lënë

asgjë!”

“Më shumë vlen një ndihmë sa do e vogël

por në kohën e duhur, se sa një ndihmë plot

bujë, por mjaft e vonuar!”

“Njeriu, i cili me forcë është kthyer në një

tirran, sigurisht, është bërë skllav i

drejtësisë!”

“HISTORIA DHE GJENEALOGJIA

E FAMILIES MUZAKA”

Nga Don Giovanni Musachi-Despoti

i Epirit

"Unë Don Giovani Molosachi,

Despoti i Epirit,

duke qënë i dëbuar nga turqit jashtë

shtëpisë sime,

dhe duke qënë i privuar nga shteti i

lartëpërmendur,

vij në Mbretërinë e Napolit,

ku kujtimi i mirë i lënë tek Mbreti

Ferrante(Plaku) i Aragonës,

bën që këtu të gjej përkujdesjet për jetën

time dhe të familjes sime…..”

"Duke njohur shënimet me kujtime

të dikurshme të pasardhësve të Familjes sonë

(faqja 16 e dorëshkrimit të përdorur nga Hopf-

Shënimi im-P.T.) ) lidhur me të drejtat e

kufijve, më jepet mundësia të bëj të ditur atë

(e cila për mua është e ditur) se çfarë kanë patur

për zotërim.

"Zoti Andrea Musachi Sebastion

Crator[lexo: 'Sevastocrator'-shënim i

redaktorit]ka zotëruar dhe qeverisur vendet e

poshtëshënuara: qyteti i Belgradit(=Berat;

v.Hahn, p.291) i cili është qëndra e Muzakisë,

e vetmja në të gjithë Muzakinë, duke filluar

nga njëra anë, në kufi me fshatin e quajtur

Carugua, nga ana tjetër, me fshatrat të

quajtur, sipas radhës: Giossi, Basti dhe një

24

tjetër emërtim, Miliota; kalon pastaj lumin

Shkumbin duke bërë që gjithë Myzeqeja e

lashtë të quhet i Belgradit deri në kufi me

Vjosën, pikërisht tek ai vend i cili njihet me

emrin “'të dy gurët”

Pastaj, vë në zotërim dhe sundon

anën tjetër të Myzeqesë, kundrejt Beratit, të

paraquajtur Tomonista, e cila është Muzakia

e Vogël .

Pastaj vë në zotërim dhe sundon

vendin e Selenicës, deri në det, hapësirë ku

përfshihen shumë fshatra.

Pastaj vë në zotërim dhe sundon

Tomornicën [sot quhet 'Tomoricë'. Shënim i Hoph-it]

me të gjithë fshatrat që gjenden në luginë

rreth shpateve të malit të Tomorit, të cilat

numërohen deri në 16: duke filluar që nga

Dardasi e me të gjithë të tjerët, deri tek

Tarcotigue.

Pastaj vë në zotërim dhe sundon

Skleparin me 18 fshatra e pastaj: Serchi-në,

Midegni-në, Sereci-në e Duscar-in.

Pastaj vë në zotërim dhe sundon

krahinën e Oparit e banuar nga Schiavonët

bashkë me fiset e Festaz-ve, Beci,

Mazrechi, Lodari, Mariani e Ceriasceli, të

gjitha të banuara nga shqiptarë.

Pastaj (faqa 17), vë në zotërim dhe

sundon Devollin e Madh ku ndodhet një

vend i quajtur Voskop, tani i shkatërruar.

Pastaj vë në zotërim dhe sundon

qytetin e Corritza-s (sot: Djordja) deri në

fshatin e quajtur Savoiana, si dhe zonën e

banuar të Viola-s, e njohur për peshqit e

mëdhenj dhe të shijshëm.

Pastaj zotëron dhe vë në sundim

Devollin e Vogël deri në Nestramo, i cili

është një qytet i kthyer në gërmadhë.

Pastaj zotëron dhe vë në sundim

qytetin e Costurrit me të gjithë fshatrat e

veta, qytet të cilin e fitoi me forcën e armëve

nga Marko Kralia, dhe ju siguroj, se i

ashtuquajturi Costurri apo Castoria është

me të vërtetë një gjë e bukur dhe tërheqëse.

E pastaj (faqe:289-91) ju bëj të ditur

(bijtë e mij) se në Shqipëri janë disa vende që

tani nuk kanë zotër dhe që mendohet se do

të kenë në të ardhmen trashëgimtarë, midis

të cilëve është një vend i cili quhet vendi i

Prespi-t dhe Torrit, djalit të tij, vend i cili na

përket neve pasi ata rridhnin nga familja

jonë.

Pastaj është një tjetër vend,

Ariokastro e Vaguenegua dhe Paracolo [sot

Parakalamo] ku ndodhet një kështjellë e

rrënuar, Ostravilla,, tani e kthyer në

gërmadhë. Ky vend i përkiste zotit Simon

Serbisa [Zenevishti-shënim i Hahn-it..faqe:312] i cili

ishte vëlla consoprino me babanë tim.

Meqënëse, Zonja Chirana, stërgjyshja ime,

ishte bijë e zotit Giovani Serbisa, zot i

Ariokastrës dhe vendeve të lartëpërmendura,

i bie që ky të ishte, pra, nipi i stërgjyshes

sime, ndaj që na takon neve, së bashku me

tokat e Grabossës, të cilat, zonja e

lartëpërmendur, Chirana Serbissa,

stërgjyshja ime , i kishte si prikë.

Dhe pastaj është edhe një tjetër

qytet që e quajnë, qyteti i Ochridës, dhe që

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!