Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

Mark Bregu - Tribuna Shqiptare Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

tribunashqiptare.net
from tribunashqiptare.net More from this publisher
17.12.2012 Views

NE KUADRIN E JUBILEUT TE MADH TE 100 VJETORIT TE SHPALLJES SE PAVARESISE edhe fizikisht. Linde pyetja:Me ç‟te drejte “Tirana e kuqe” pretendon qe kosovart, vetem se jane shqiptar, qe permateper jetojne jasht Shqipnijet, duhet tu nenshtrohen ish ligjve te diktatatures te vitit 1972 ne Shqipni?!! Keto jane pretendime imponuese, absurde, nostalgjike “ akademistash “ te kuq te Shqipnise, te cilet bijne ne kundershtim edhe me vete “ Ligjet e zhvillimit dialektik te gjuhes “ te propaganduem prej atyne vete. Keto jane pretendime anakronike dhe kontrokorrente me kohen e zhvillimit te sotem te Shqipnise dhe te Rrajonit Konrad Rodoni A KISHTE DISIDENCË DHE DISIDENTË SHQIPNIA MBAS VITIT 1944 E DERI NË VITIN 1990 ? Në 45 vjetorin e “Revolucionit Ideologjik dhe Kultural – 1967 ” Pjesa e Tretë: Mbyllje Për politikanët e intelektualët, që shumë Shqiptarë i njohin nga titujt e tyne të zhurmëshëm “dr. prof. dhe akademikë”, e që janë pikërisht ata që duhet t‟i thonin para meje dy fjalët “disidencë dhe disidentë” kur banë Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe, në vitin 1980, po që vazhdojnë edhe sot me paturpësi me i mohue se “Shqipëria nuk ka patur kurrë disidencë e disidentë, sepse nuk kanë ekzistuar. Kjo është një ëndërr. Ka qenë e pamundur... se as nuk mund të mendohej”…, tregon qellimin e keq të pandryshueshëm të mendsive të tyne në pseudokulturën mjerane komuniste, e cila u ka hy në palc, aqsa kujtojnë se munden me vazhdue me rrêjtë dhe me mashtrue Popullin Shqiptar ashtu si u pelqen atyne. Të mendosh dhe të shprehesh kështu, domethanë se Shqipnia nuk ka pasë asnjëherë shtet diktatorial dhe as nuk ka provue shtypjen dhe terrorin e mnershëm të “luftës së kllasave” per 47 vjet rresht panderpremje të anadollakut sllavokomunist Enver Hoxha, dhe se Genocidi dhe krimet e tij antinjerzore të kryeme ndaj inteligjencës dhe Atdhetarëve Shqiptarë nuk i perkasin kombit Shqiptar. Ata që diktaturën komuniste sot e quejnë “ëndërr”, ashtu si mohojnë disidentët e Popullit Shqiptar kundër asaj diktaturë barbare, duhet të pranojmë pamëdyshje se janë ata bashkpuntorë të diktaturës dhe të sigurimit të shtetit të djeshem, të cilët sot, të veshun me xhybet arabe, kërkojnë përsëritjen e historisë dhe fshimjen e krimeve të kryeme deri tashti, për të rifillue në çastin ma të volitshëm edhe njëherë atë trashigimi të gjakut të tyne, që po u siguron pasuni përrallore si paraardhësve kriminelë e gjaksorë, që në gjuhën e Popullit quhet “rjepje për së gjalli”. Pikërisht mohimi i disidencës dhe i disidentëve asht edhe një arsye tjetër e fortë që nuk hapen dosjet nga kriminelët që deri dje vrisnin e torturonin dhe sot vazhdojnë me qeverisë sikur nuk kanë ba asgja, mbasi hapja e dosjeve tё tyne tregon edhe viktimat. Disidenca ishte ajo që pushtetarët dhe sherbëtorët e PPSh dhe agjentёt e sigurimit të shtetit të djeshem as nuk e kanë kuptue atëherë as sot Ate, se depersonalizimi i tyne dhe servilizmi ishte aq i madh, sa fjalët Atdhé, Fé, Familje, moral, dinjitet, humanizem, karakter, shoqni, vllaznim, mik, kumbarë dhe besë, burrni e bujari, tipare kёta të pandryeshueshme të Shqiptarit, i kishin zevendsue me emnat, komunist, agjent, spijun, vigjilent, internacionalist, marksist – leninst, druzhe, tavarish, gardist, komisar, terrorist e maskara... tituj që i ruejnë bashkë me teserat e PPSh edhe sot nën jastekë... Deri në vitin 1967, kur në Shqipni u eksperimentue “Revolucioni Ideologjik dhe Kultural”, disidenca dhe disidentët ishin të pranishem kudo në shoqninë Shqiptare. Në këte pjesë unë do t‟ ju paraqes vetem një dokument me të cilin do t‟ ju tregoj se ju vazhdoni me kenë pasues dhe mashtrues të pacipë, si ata që ju lanë trashigim per me vazhdue qeverisjen e pandershme dhe të paisun me të gjitha tiparet negative të cilat, me një kujtesë të veçantë, mund të permblidhen nen titullin qeverisje hajdutësh vllavrasës. Dokumentin e disidencёs Shqiptare, nëse dishroni me e pa në origjinal, e keni në dy arkive: Në arkivin e e Kryeministrisë dhe të Ministrisë së Mbrendshme në Tiranë: Shkëlqesë, Letër e At Pjetër Meshkallës S.J. Kryetarit të Këshillit të Ministrave Mehmet Shehu Pardje, me 3-IV-1967, ora 19, pjesa ma e madhe e klerikëve katolikë që gjendët sot në Shkodër, kjemë thirrë në Sallën e Kandit të Kuq të Komitetit Ekzekutiv. Na u komunikue, ndër tjera, se do të denonconim gjithëshka kishim, me përjashtim të teshave personale të domosdoshme të veshjës dhe të fjetjës, pse të tjerat të gjitha ishin të popullit dhe popullit duhët ti këthehën; dhe se nuk do t’ushtronim asnjë sherbim fetar, as edhe privatisht: Këte e ka vendosë populli. Mendova të drejtohem me këte letër Shkëlqesës s’Uej, për me i çfaqë mendimin tim, jo ndryshej, por si njeriu njeriut. Sa për libra të mij, gjana kishtare etj. le të vinë e ti marrin kur të duen: nuk asht e para herë që unë dal në rrugë të madhe. Por, unë dëshroj të çfaqë disa mendime në përgjithësi: Dorëshkrimet janë pronë e shenjtë dhe e paprekëshme e Autorit, në mos i 20 dorëzoftë ai vetë e në mos kjofshin kundra Sigurimit të Shtetit. Sa për pasuni të tjera, as bujarija e burrënija e popullit, as ligji natural ma elementar nuk e pranon që një gja që asht falun njëherë njaj përsoni o njaj enti të caktuem, të kërkohët rishtas prej dhuruesit si gja e tija. Spekullimet e shpërdorimet goditën. Dhe, e vërteta asht se populli, pothuejse në çdo vend e ka përcjellë priftin e vet (të mirë o të dobtë) me vajë, si përfaqësuesin e fesë së vet. Një hije e zezë ka ra mbi popull kur ka pa tue u mbyllë Kishat, tue u rrëzue kumbonarët e sidomos tue u lejue të viheshin në lojë përsonat dhe gjanat fetare, tue fye kështu thellë ndjenjat kaq të shenjta të besimit. Po atë efekt kanë ba fushatat e çfrenueme diskredituese antifetare zhvillue me të gjitha mjetët e propagandës. Si përgjigje, populli ka mbushë Kishat deri në çastin e mbylljes së tyne. Çë vlerë ka atëherë qendrimi i një pakice të pandërgjegjëshme o të frikësueme me lloj lloj presionesh? Sidomos pjesa e friksueme me kërcnime, presione, premtime e pushime nga puna, pëson torturën ma të madhën, sepse e lidhun nga kafshata e bukës, shtërngohët me mohue me gojë atë që beson; dhe kështu fushata që po bahët synon me formue një brezni pa kurajo civile, pa burrëni, opurtuniste, servile, tue prishë karakterin e Shqiptarit në dam t’Atdheut. Njerëzit kane frikë m’u takue, m’u përshëndetë rrugës me miq që janë në sy o të “prekun”. E kush po di se cilët janë! –Flitët shumë për Inkuizicionin e sot 500 vjetëve, dhe jo fort objektivisht. Po për këte të Shek. XX-të? Vi tash tek unë. Unë vijën e tanë jetës sime nuk mund e ndryshoj, por do ta vazhdoj derisa të kemë frymë. Pengesa e jashtme e forcës madhore do të bajë në mue vetëm atë efekt që ban guri o dheu që pengon rrjedhën e ujit: Populli më njeh dhe e din mirë si kam shkri jetën për té. Unë tham se, me këte luftë kundra fesë neve edhe po diskreditohemi faqe botës, së cilës i kemi dhanë premtime solemne për liritë dhe të drejtat njerëzore në Shqipni. Kur, në vj. 1945, në Tiranë, me 8 mars, unë, u takova me Juve, Shkëlqesë, se kishëm ndigjue prej komunistëve fjalët: “Këte Kishë do ta bajmë kinema”; Ju m’u përgjigjët:“Kjo asht propagandë armiqësore!”. Me të vërtetë, as anmiku ma i tërbuem i Pushtetit s’ka muejt me u ba një propagandë ma anmiqësore në 22 vjetë, sa i keni ba vedit. Nuk më ka shty me Ju shkrue Shkëlqesë, as urrejtja, as ambicioni, as interesi, por vetëm ndërgjegja, e vërteta dhe e mira. Me nderime Pjetër Meshkalla, meshtar katolik i Shoqënisë Jezu. 5 Prillë 1967.

NE KUADRIN E JUBILEUT TE MADH TE 100 VJETORIT TE SHPALLJES SE PAVARESISE SHQIPTARËT NËN MAL TË ZI – SI TË HUAJ NË TOKËN E VET Nga Frank Shkreli Një numër artikujsh janë botuar kohët e fundit në lidhje me gjëndjen e shqiptarëve nën Mal të Zi, gjëndje këjo që sipas shumë zëdhënsve shqiptarë në Mal të Zi sa vjen e përkeqësohet nga viti në vit, nga pikpamja kombëtare, nga (mos)përfaqësimi i tyre politik si dhe në fushën ekonomike, në krahasim me shtetasit e tjerë të Malit të Zi. Shumë prej tyre e ndjejnë veten si qytetarë të rendit të dytë, të diskriminuar, të shkelur e të nepërkëmbur -- një përpjekje këjo afatagjatë asimilimi nga autoritetet malazeze me qellim për tu mohuar shqiptarëve autoktonë identitetin kombëtar, në tokën e tyre shekullore -- duke i bërë që ata ta ndjejnë veten si të huaj në tokën e në shtëpitë e veta shekullore. Nuk ka shtypje më të rëndë se mohimi i identitetit, si person dhe si komb. Shqiptarët kudo në trojet e tyre nën ish-Jugosllavi përballeshin, pak a shumë, me të njëjtën politikë të egër asimilimi e shtypjesh, ndërkohë që përveç masave të ashpra politike dhe ekonomike që ishregjimi komunist sllav ndërmirrte kundër popullësisë autoktone shqiptare -- mbi të gjitha ish-regjimi jugosllav përpiqej të ndryshonte emërat e mbiemrat e shqiptarëve duke i sllavizuar ato me prapashtesën ''viq'' ose mënyra të tjera, vetëm e vetëm për të zhdukë identitetin e tyre, me qëllim pakësimin e numërit të shqiptarëve. Në atë kohë këjo bëhej haptas pasi ishte politikë zyrtare e regjimit të atëhershëm. Këjo politikë shtypëse gjatë dekadave ka bërë që më shumë se gjysma e shqiptarëve nga trojet e tyre në Mal të Zi të kenë marrë rrugët e botës. Një politikë e tillë sot nga shteti i ri i Malit të Zi nuk kuptohet, sidomos kur të mirret parasyshë se ishin shqiptarët ata që përkrahën e lobuan -- bile edhe para organeve më të larta qeveritare në Uashington -- në favor të pavarësisë së Malit të Zi, me shpresë se si shtet demokratik e i pavarur, Mali i Zi do t'i trajtonte shqiptarët më mirë se ish-federata e atëhershme Serbi-Mali Zi, dhe se një Mal i Zi i pavarur do t‟u shërbente më mire interesave mbarëkombëtare shqiptare, në vend të një federate të qeverisur nga Beogradi. Por ky shkrim nuk ka për qëllim të rrjeshtojë ankesat e shumëta të popullësisë autoktone shqiptare nën Mal të Zi, pasi ato dihen tanimë mirë nga lexuesit dhe publiku, por shkurtimisht e në përgjithësi gjëndja e tyre atje është përshkruar si një ''stagnim dhe degradim'' i të drejtave të tyre të njeriut dhe si qytetarë të barabartë duke u mohuar atyre, ndër të tjera, të drejtën e rivendosjes së komunës së Tuzit, përdorimin e simboleve kombëtare dhe duke ndryshuar kohët e fundit, ligjet mbi zgjedhjet që shkojnë në dëm të shqiptarëve. Qëllimi i këtij artikulli është për t‟i bërë thirrje qeverisë së Podgoricës që në bashkpunim me komunitetin shqiptar të rishqyrtojë masat që ka marrë kohët e fundit kundër interesave të komunitetit shqiptar në atë vend -- dhe në të njëjtën kohë për të venë në dukje nevojën e një kohezioni më të madh midis udhëheqësve politikë shqiptarë në Mal të Zi, si dhe të nevojës urgjente që elementë të ndryshëm politikë shqiptar të bashkpunojnë për qëllimet e përbashkëta, në interes të komunitetit shqiptar në trojet e veta. Mali i Zi pretendon të jetë një shtet demokratik me aspirata për tu integruar në Evropë dhe për t'u bërë antar i organizmave euro-atlantike. Si i tillë, bota të cilës ai dëshiron t‟i bashkohet dhe me të cilën dëshiron të ndajë vlerat e përbashkëta, pret prej Malit të Zi që ai të ushtrojë një politikë dinjiteti të barabartë për të gjithë shtetasit e vet, përfshirë edhe shqiptarët. Kushtetuta amerikane thotë se “të gjithë njerëzit janë krijuar me të drejtat të barabarta”, dhe si të tillë, megjithëse ndoshta me karakteristika të ndryshme kombëtare, kulturore ose fetare -- të gjithë kanë gjithashtu të njëjtat të drejta dhe përgjegjësi në procesin e vendim-marrjeve për jetën dhe fatin e vet, gjë që është gurthemeli i një demokracie të vërtetë. Edhe shqiptarët nën Malin e Zi i meritojnë dhe duhet t‟i gëzojnë këto të drejta të barbarta si çdo shtetas tjetër i këtij vendi dhe i kontinentit evropian. Prandaj qeveria e Podgoricës të mos shtojë përçarjet duke u mohuar të drejtat shqiptarëve, dhe as ndryshimet etnike me shqiptarët, të mos i përdorë si një mjet asimilimi ose emigrimi të detyrueshëm, por t‟i njohë ndryshimet dhe të përpiqet më shumë për akomodim e jo asimilim, bazuar në standardet evropiane. Në asnjë vend demokratik nuk konsiderohet që ngritja e një flamuri kombëtar e një grupi etnik të kërcënojë rendin dhe qetësinë! Si shëmbull, këtu në Shtetet e Bashkuara, flamuri shqiptar valvitet në shumë raste, në rrugë kryesore dhe qendra qeveritare, siç është Bashkia e Nju Jorkut. E si pasojë, nuk janë kërcënuar kurr rendi e qetësia, por ato janë më të fortë dhe jo më të dobët, pasi në manifestime të tilla marrin pjesë grupet etnike dhe udhëheqsit e qeverisë lokale, në shënjë tolerance e respekti për njëri tjetrin. E ketë të drejtë gëzon çdo grup tjetër në Shtetet e Bashkuara, përfshirë edhe malazezët e serbët. Çudi, si rendi e qetësia e këtij vendi nuk janë prishur si rrjedhim i ngritjes së qindra flamujve nga mbarë bota, përfshirë edhe nga vende armike të Amerikës! Përgjegjësitë kryesore për gjëndjen e keqësuar të shqiptarëve sot në Mal të Zi i ka, natyrisht, vet qeveria e Podgoricës dhe ajo që konsiderohet si politikë anti-shqiptare që po ndjekë ajo. Por, nga ana tjetër, siç ka 21 thënë edhe gjermani Johann Gottfried Herder, secili prej nesh ka mënyrën origjinale të identitetit tonë si njeri dhe se secili prej nesh duhet ta njohë këtë fakt se kush jemi. Sipas tij, këjo vlenë edhe për grupet etnokulturore në tërësi. Këjo duhet të ndodhë edhe për shqiptarët në Mal të Zi si komunitet i përgjithshëm, por një përgjegjësi të madhe për këtë situatë të krijuar kanë sidomos edhe përfaqsuesit e tyre politikë. Përçarjet dhe mosmarrveshjet midis tyre janë tanimë të njohura mirë. Për të qenë i lirë, një komunitet siç është komuniteti shqiptar në Mal të Zi, sipas mendimtarit të njohur evropian Frantz Fanon, duhet të zhvillojë vet objektivat, imazhin e tij politik, kombëtar e kulturor dhe të mbrojë këto vlera dalluese duke u varur e duke u bazuar në kulturën dhe traditën e vet. I takon elitës politike shqiptare në Mal të Zi që përçarjet e tyre politike t‟i këthejë në një sistem stabil bashkimi të qëllimeve dhe interesave të përbashkëta për komunitetin shqiptar atje. Nëqoftëse Mali i Zi vlerëson lirinë dhe demokracinë dhe dëshiron realizimin e aspiratave të tij për tu bërë anëtar i organizmave euro-atlantike, atëherë ai duhet të heqë dorë nga politika shtetërore e asimilimit dhe të rishqyrtojë vendimet e marra kohët e fundit karshi shqiptarëve në atë vend, vendime të cilat komuniteti shqiptar dhe përfaqsuesit e tij politikë i konsiderojnë si diskriminuese. Nëqoftse jo, atëherë, pjesëtarët e komunitetit shqiptar në Mal të Zi dhe shqiptarët kudo, përfshirë Tiranën dhe Prishtinën zyrtare dhe sidomos shqiptarët në Amerikë dhe në Evropën Përendimore duhet të shfaqin vendosmërisht pa-pajtueshmërinë dhe pakënaqësinë e tyre me mënyrën se si Podgorica trajton shqiptarët -- dhe në të njëjtën kohë -- këtë pakënaqësi tua shfaqin autoriteteve përkatëse vendimarrëse për politikën e jashtme në çdo vend ku jetojnë. Mali i Zi duhet të jetë i vetdijshëm se duke u mohuar shqiptarëve të drejtat që ata kërkojnë për të qenë të barabartë me të tjerët në atë shtet --ai minon shtetin e vet moralisht dhe ligjërisht -- para botës dhe para një pjese të qytetarëve të vet që fatkeqsisht, sot për sot, e ndjejnë veten si të huaj në tokën e vet. Këtë, duke pasur gjithashtu parasyshë se trajtimi i barabartë për të gjithë, si dhe liria dhe demokracia për të gjithë qytetarët, pa dallim, janë në të njëjtën kohë, faktorët që do të çojnë në një rend e qetësi afatgjatë si edhe stabilitet të qëndrueshëm jo vetëm për Malin e Zi por edhe për rajonin.

NE KUADRIN E JUBILEUT TE MADH TE 100 VJETORIT TE SHPALLJES SE PAVARESISE

SHQIPTARËT

NËN MAL TË ZI –

SI TË HUAJ NË

TOKËN E VET

Nga Frank Shkreli

Një numër artikujsh janë botuar kohët e fundit

në lidhje me gjëndjen e shqiptarëve nën Mal të

Zi, gjëndje këjo që sipas shumë zëdhënsve

shqiptarë në Mal të Zi sa vjen e përkeqësohet nga

viti në vit, nga pikpamja kombëtare, nga

(mos)përfaqësimi i tyre politik si dhe në

fushën ekonomike, në krahasim me shtetasit e

tjerë të Malit të Zi. Shumë prej tyre e ndjejnë

veten si qytetarë të rendit të dytë, të diskriminuar,

të shkelur e të nepërkëmbur -- një përpjekje këjo

afatagjatë asimilimi nga autoritetet malazeze me

qellim për tu mohuar shqiptarëve

autoktonë identitetin kombëtar, në tokën e tyre

shekullore -- duke i bërë që ata ta ndjejnë veten si

të huaj në tokën e në shtëpitë e veta shekullore.

Nuk ka shtypje më të rëndë se mohimi i

identitetit, si person dhe si komb. Shqiptarët

kudo në trojet e tyre nën ish-Jugosllavi

përballeshin, pak a shumë, me të njëjtën politikë

të egër asimilimi e shtypjesh, ndërkohë që përveç

masave të ashpra politike dhe ekonomike që ishregjimi

komunist sllav ndërmirrte kundër

popullësisë autoktone shqiptare -- mbi të gjitha

ish-regjimi jugosllav përpiqej të ndryshonte

emërat e mbiemrat e shqiptarëve duke i sllavizuar

ato me prapashtesën ''viq'' ose mënyra të tjera,

vetëm e vetëm për të zhdukë identitetin e tyre,

me qëllim pakësimin e numërit të shqiptarëve.

Në atë kohë këjo bëhej haptas pasi ishte politikë

zyrtare e regjimit të atëhershëm. Këjo politikë

shtypëse gjatë dekadave ka bërë që më shumë se

gjysma e shqiptarëve nga trojet e tyre në Mal të

Zi të kenë marrë rrugët e botës.

Një politikë e tillë sot nga shteti i ri i Malit të Zi

nuk kuptohet, sidomos kur të mirret parasyshë

se ishin shqiptarët ata që përkrahën e lobuan --

bile edhe para organeve më të larta qeveritare në

Uashington -- në favor të pavarësisë së Malit të

Zi, me shpresë se si shtet demokratik e i pavarur,

Mali i Zi do t'i trajtonte shqiptarët më mirë se

ish-federata e atëhershme Serbi-Mali Zi, dhe se

një Mal i Zi i pavarur do t‟u shërbente më mire

interesave mbarëkombëtare shqiptare, në vend të

një federate të qeverisur nga Beogradi.

Por ky shkrim nuk ka për qëllim të rrjeshtojë

ankesat e shumëta të popullësisë autoktone

shqiptare nën Mal të Zi, pasi ato dihen tanimë

mirë nga lexuesit dhe publiku, por shkurtimisht e

në përgjithësi gjëndja e tyre atje është përshkruar

si një ''stagnim dhe degradim'' i të drejtave të tyre

të njeriut dhe si qytetarë të barabartë duke u

mohuar atyre, ndër të tjera, të drejtën e

rivendosjes së komunës së Tuzit, përdorimin e

simboleve kombëtare dhe duke ndryshuar kohët

e fundit, ligjet mbi zgjedhjet që shkojnë në dëm

të shqiptarëve. Qëllimi i këtij artikulli është për t‟i

bërë thirrje qeverisë së Podgoricës që në

bashkpunim me komunitetin shqiptar të rishqyrtojë

masat që ka marrë kohët e fundit

kundër interesave të komunitetit shqiptar në atë

vend -- dhe në të njëjtën kohë për të venë në

dukje nevojën e një kohezioni më të madh midis

udhëheqësve politikë shqiptarë në Mal të Zi, si

dhe të nevojës urgjente që elementë të ndryshëm

politikë shqiptar të bashkpunojnë për qëllimet e

përbashkëta, në interes të komunitetit shqiptar në

trojet e veta.

Mali i Zi pretendon të jetë një shtet demokratik

me aspirata për tu integruar në Evropë dhe për

t'u bërë antar i organizmave euro-atlantike. Si i

tillë, bota të cilës ai dëshiron t‟i bashkohet dhe

me të cilën dëshiron të ndajë vlerat e

përbashkëta, pret prej Malit të Zi që ai të ushtrojë

një politikë dinjiteti të barabartë për të gjithë

shtetasit e vet, përfshirë edhe shqiptarët.

Kushtetuta amerikane thotë se “të gjithë njerëzit

janë krijuar me të drejtat të barabarta”, dhe si të

tillë, megjithëse ndoshta me karakteristika të

ndryshme kombëtare, kulturore ose fetare -- të

gjithë kanë gjithashtu të njëjtat të drejta dhe

përgjegjësi në procesin e vendim-marrjeve për

jetën dhe fatin e vet, gjë që është gurthemeli i një

demokracie të vërtetë. Edhe shqiptarët nën

Malin e Zi i meritojnë dhe duhet t‟i gëzojnë këto

të drejta të barbarta si çdo shtetas tjetër i këtij

vendi dhe i kontinentit evropian. Prandaj qeveria

e Podgoricës të mos shtojë përçarjet duke u

mohuar të drejtat shqiptarëve, dhe as ndryshimet

etnike me shqiptarët, të mos i përdorë si një mjet

asimilimi ose emigrimi të detyrueshëm, por t‟i

njohë ndryshimet dhe të përpiqet më shumë për

akomodim e jo asimilim, bazuar në standardet

evropiane. Në asnjë vend demokratik nuk

konsiderohet që ngritja e një flamuri kombëtar e

një grupi etnik të kërcënojë rendin dhe qetësinë!

Si shëmbull, këtu në Shtetet e Bashkuara, flamuri

shqiptar valvitet në shumë raste, në rrugë

kryesore dhe qendra qeveritare, siç është Bashkia

e Nju Jorkut. E si pasojë, nuk janë kërcënuar

kurr rendi e qetësia, por ato janë më të fortë dhe

jo më të dobët, pasi në manifestime të tilla

marrin pjesë grupet etnike dhe udhëheqsit e

qeverisë lokale, në shënjë tolerance e respekti për

njëri tjetrin. E ketë të drejtë gëzon çdo grup

tjetër në Shtetet e Bashkuara, përfshirë edhe

malazezët e serbët. Çudi, si rendi e qetësia e këtij

vendi nuk janë prishur si rrjedhim i ngritjes së

qindra flamujve nga mbarë bota, përfshirë edhe

nga vende armike të Amerikës!

Përgjegjësitë kryesore për gjëndjen e

keqësuar të shqiptarëve sot në Mal të Zi i

ka, natyrisht, vet qeveria e Podgoricës dhe

ajo që konsiderohet si politikë anti-shqiptare

që po ndjekë ajo. Por, nga ana tjetër, siç ka

21

thënë edhe gjermani Johann Gottfried

Herder, secili prej nesh ka mënyrën

origjinale të identitetit tonë si njeri dhe se

secili prej nesh duhet ta njohë këtë fakt se

kush jemi. Sipas tij, këjo vlenë edhe për

grupet etnokulturore në tërësi. Këjo duhet

të ndodhë edhe për shqiptarët në Mal të Zi

si komunitet i përgjithshëm, por një

përgjegjësi të madhe për këtë situatë të

krijuar kanë sidomos edhe përfaqsuesit e

tyre politikë. Përçarjet dhe mosmarrveshjet

midis tyre janë tanimë të njohura mirë. Për

të qenë i lirë, një komunitet siç është

komuniteti shqiptar në Mal të Zi, sipas

mendimtarit të njohur evropian Frantz

Fanon, duhet të zhvillojë vet objektivat,

imazhin e tij politik, kombëtar e kulturor

dhe të mbrojë këto vlera dalluese duke u

varur e duke u bazuar në kulturën dhe

traditën e vet. I takon elitës politike

shqiptare në Mal të Zi që përçarjet e tyre

politike t‟i këthejë në një sistem stabil

bashkimi të qëllimeve dhe interesave të

përbashkëta për komunitetin shqiptar atje.

Nëqoftëse Mali i Zi vlerëson lirinë dhe

demokracinë dhe dëshiron realizimin e

aspiratave të tij për tu bërë anëtar i

organizmave euro-atlantike, atëherë ai duhet

të heqë dorë nga politika shtetërore e

asimilimit dhe të rishqyrtojë vendimet e

marra kohët e fundit karshi shqiptarëve në

atë vend, vendime të cilat komuniteti

shqiptar dhe përfaqsuesit e tij politikë i

konsiderojnë si diskriminuese. Nëqoftse jo,

atëherë, pjesëtarët e komunitetit shqiptar në

Mal të Zi dhe shqiptarët kudo, përfshirë

Tiranën dhe Prishtinën zyrtare dhe sidomos

shqiptarët në Amerikë dhe në Evropën

Përendimore duhet të shfaqin

vendosmërisht pa-pajtueshmërinë dhe

pakënaqësinë e tyre me mënyrën se si

Podgorica trajton shqiptarët -- dhe në të

njëjtën kohë -- këtë pakënaqësi tua shfaqin

autoriteteve përkatëse vendimarrëse për

politikën e jashtme në çdo vend ku jetojnë.

Mali i Zi duhet të jetë i vetdijshëm se duke u

mohuar shqiptarëve të drejtat që ata

kërkojnë për të qenë të barabartë me të

tjerët në atë shtet --ai minon shtetin e vet

moralisht dhe ligjërisht -- para botës dhe

para një pjese të qytetarëve të vet që

fatkeqsisht, sot për sot, e ndjejnë veten si të

huaj në tokën e vet. Këtë, duke pasur

gjithashtu parasyshë se trajtimi i barabartë

për të gjithë, si dhe liria dhe demokracia për

të gjithë qytetarët, pa dallim, janë në të

njëjtën kohë, faktorët që do të çojnë në një

rend e qetësi afatgjatë si edhe stabilitet të

qëndrueshëm jo vetëm për Malin e Zi por

edhe për rajonin.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!