17.12.2012 Views

Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

NE KUADRIN E JUBILEUT TE MADH TE 100 VJETORIT TE SHPALLJES SE PAVARESISE

edhe fizikisht. Linde pyetja:Me ç‟te drejte

“Tirana e kuqe” pretendon qe kosovart,

vetem se jane shqiptar, qe permateper jetojne

jasht Shqipnijet, duhet tu nenshtrohen ish

ligjve te diktatatures te vitit 1972 ne

Shqipni?!! Keto jane pretendime imponuese,

absurde, nostalgjike “ akademistash “ te kuq te

Shqipnise, te cilet bijne ne kundershtim edhe me

vete “ Ligjet e zhvillimit dialektik te gjuhes “

te propaganduem prej atyne vete. Keto jane

pretendime anakronike dhe kontrokorrente me

kohen e zhvillimit te sotem te Shqipnise dhe te

Rrajonit

Konrad Rodoni

A KISHTE DISIDENCË DHE

DISIDENTË SHQIPNIA

MBAS VITIT 1944 E DERI

NË VITIN 1990 ?

Në 45 vjetorin e “Revolucionit

Ideologjik dhe Kultural – 1967 ”

Pjesa e Tretë: Mbyllje

Për politikanët e intelektualët, që

shumë Shqiptarë i njohin nga titujt e tyne të

zhurmëshëm “dr. prof. dhe akademikë”, e që

janë pikërisht ata që duhet t‟i thonin para meje dy

fjalët “disidencë dhe disidentë” kur banë Fjalorin

e Gjuhës së Sotme Shqipe, në vitin 1980, po që

vazhdojnë edhe sot me paturpësi me i mohue se

“Shqipëria nuk ka patur kurrë disidencë e disidentë,

sepse nuk kanë ekzistuar. Kjo është një ëndërr. Ka qenë e

pamundur... se as nuk mund të mendohej”…, tregon

qellimin e keq të pandryshueshëm të mendsive të

tyne në pseudokulturën mjerane komuniste, e cila

u ka hy në palc, aqsa kujtojnë se munden me

vazhdue me rrêjtë dhe me mashtrue Popullin

Shqiptar ashtu si u pelqen atyne. Të mendosh

dhe të shprehesh kështu, domethanë se Shqipnia

nuk ka pasë asnjëherë shtet diktatorial dhe as nuk

ka provue shtypjen dhe terrorin e mnershëm të

“luftës së kllasave” per 47 vjet rresht

panderpremje të anadollakut sllavokomunist

Enver Hoxha, dhe se Genocidi dhe krimet e tij

antinjerzore të kryeme ndaj inteligjencës dhe

Atdhetarëve Shqiptarë nuk i perkasin kombit

Shqiptar.

Ata që diktaturën komuniste sot e

quejnë “ëndërr”, ashtu si mohojnë disidentët e

Popullit Shqiptar kundër asaj diktaturë barbare,

duhet të pranojmë pamëdyshje se janë ata

bashkpuntorë të diktaturës dhe të sigurimit të

shtetit të djeshem, të cilët sot, të veshun me

xhybet arabe, kërkojnë përsëritjen e historisë dhe

fshimjen e krimeve të kryeme deri tashti, për të

rifillue në çastin ma të volitshëm edhe njëherë atë

trashigimi të gjakut të tyne, që po u siguron

pasuni përrallore si paraardhësve kriminelë e

gjaksorë, që në gjuhën e Popullit quhet “rjepje

për së gjalli”.

Pikërisht mohimi i disidencës dhe i

disidentëve asht edhe një arsye tjetër e fortë që

nuk hapen dosjet nga kriminelët që deri dje

vrisnin e torturonin dhe sot vazhdojnë me

qeverisë sikur nuk kanë ba asgja, mbasi hapja e

dosjeve tё tyne tregon edhe viktimat.

Disidenca ishte ajo që pushtetarët dhe

sherbëtorët e PPSh dhe agjentёt e sigurimit të

shtetit të djeshem as nuk e kanë kuptue atëherë

as sot Ate, se depersonalizimi i tyne dhe

servilizmi ishte aq i madh, sa fjalët Atdhé, Fé,

Familje, moral, dinjitet, humanizem, karakter,

shoqni, vllaznim, mik, kumbarë dhe besë, burrni

e bujari, tipare kёta të pandryeshueshme të

Shqiptarit, i kishin zevendsue me emnat,

komunist, agjent, spijun, vigjilent,

internacionalist, marksist – leninst, druzhe,

tavarish, gardist, komisar, terrorist e maskara...

tituj që i ruejnë bashkë me teserat e PPSh edhe

sot nën jastekë...

Deri në vitin 1967, kur në Shqipni u

eksperimentue “Revolucioni Ideologjik dhe

Kultural”, disidenca dhe disidentët ishin të

pranishem kudo në shoqninë Shqiptare.

Në këte pjesë unë do t‟ ju paraqes

vetem një dokument me të cilin do t‟ ju tregoj se

ju vazhdoni me kenë pasues dhe mashtrues të

pacipë, si ata që ju lanë trashigim per me vazhdue

qeverisjen e pandershme dhe të paisun me të

gjitha tiparet negative të cilat, me një kujtesë të

veçantë, mund të permblidhen nen titullin

qeverisje hajdutësh vllavrasës.

Dokumentin e disidencёs Shqiptare,

nëse dishroni me e pa në origjinal, e keni në dy

arkive: Në arkivin e e Kryeministrisë dhe të

Ministrisë së Mbrendshme në Tiranë:

Shkëlqesë,

Letër e At Pjetër

Meshkallës S.J.

Kryetarit të Këshillit të

Ministrave Mehmet Shehu

Pardje, me 3-IV-1967, ora 19, pjesa ma e

madhe e klerikëve katolikë që gjendët sot në

Shkodër, kjemë thirrë në Sallën e Kandit të Kuq

të Komitetit Ekzekutiv. Na u komunikue, ndër

tjera, se do të denonconim gjithëshka kishim,

me përjashtim të teshave personale të

domosdoshme të veshjës dhe të fjetjës, pse të

tjerat të gjitha ishin të popullit dhe popullit

duhët ti këthehën; dhe se nuk do t’ushtronim

asnjë sherbim fetar, as edhe privatisht: Këte e

ka vendosë populli.

Mendova të drejtohem me këte letër

Shkëlqesës s’Uej, për me i çfaqë mendimin tim,

jo ndryshej, por si njeriu njeriut.

Sa për libra të mij, gjana kishtare etj. le

të vinë e ti marrin kur të duen: nuk asht e para

herë që unë dal në rrugë të madhe.

Por, unë dëshroj të çfaqë disa mendime

në përgjithësi: Dorëshkrimet janë pronë e

shenjtë dhe e paprekëshme e Autorit, në mos i

20

dorëzoftë ai vetë e në mos kjofshin kundra

Sigurimit të Shtetit.

Sa për pasuni të tjera, as bujarija e

burrënija e popullit, as ligji natural ma

elementar nuk e pranon që një gja që asht falun

njëherë njaj përsoni o njaj enti të caktuem, të

kërkohët rishtas prej dhuruesit si gja e tija.

Spekullimet e shpërdorimet goditën.

Dhe, e vërteta asht se populli, pothuejse

në çdo vend e ka përcjellë priftin e vet (të mirë

o të dobtë) me vajë, si përfaqësuesin e fesë së

vet.

Një hije e zezë ka ra mbi popull kur ka

pa tue u mbyllë Kishat, tue u rrëzue

kumbonarët e sidomos tue u lejue të viheshin

në lojë përsonat dhe gjanat fetare, tue fye

kështu thellë ndjenjat kaq të shenjta të besimit.

Po atë efekt kanë ba fushatat e

çfrenueme diskredituese antifetare zhvillue me

të gjitha mjetët e propagandës. Si përgjigje,

populli ka mbushë Kishat deri në çastin e

mbylljes së tyne. Çë vlerë ka atëherë qendrimi i

një pakice të pandërgjegjëshme o të frikësueme

me lloj lloj presionesh?

Sidomos pjesa e friksueme me

kërcnime, presione, premtime e pushime nga

puna, pëson torturën ma të madhën, sepse e

lidhun nga kafshata e bukës, shtërngohët me

mohue me gojë atë që beson; dhe kështu

fushata që po bahët synon me formue një

brezni pa kurajo civile, pa burrëni, opurtuniste,

servile, tue prishë karakterin e Shqiptarit në

dam t’Atdheut. Njerëzit kane frikë m’u takue,

m’u përshëndetë rrugës me miq që janë në sy o

të “prekun”. E kush po di se cilët janë! –Flitët

shumë për Inkuizicionin e sot 500 vjetëve, dhe

jo fort objektivisht. Po për këte të Shek. XX-të?

Vi tash tek unë. Unë vijën e tanë jetës

sime nuk mund e ndryshoj, por do ta vazhdoj

derisa të kemë frymë. Pengesa e jashtme e

forcës madhore do të bajë në mue vetëm atë

efekt që ban guri o dheu që pengon rrjedhën e

ujit: Populli më njeh dhe e din mirë si kam

shkri jetën për té.

Unë tham se, me këte luftë kundra fesë

neve edhe po diskreditohemi faqe botës, së cilës

i kemi dhanë premtime solemne për liritë dhe të

drejtat njerëzore në Shqipni. Kur, në vj. 1945,

në Tiranë, me 8 mars, unë, u takova me Juve,

Shkëlqesë, se kishëm ndigjue prej komunistëve

fjalët: “Këte Kishë do ta bajmë kinema”; Ju

m’u përgjigjët:“Kjo asht propagandë

armiqësore!”.

Me të vërtetë, as anmiku ma i tërbuem i

Pushtetit s’ka muejt me u ba një propagandë

ma anmiqësore në 22 vjetë, sa i keni ba vedit.

Nuk më ka shty me Ju shkrue Shkëlqesë,

as urrejtja, as ambicioni, as interesi, por vetëm

ndërgjegja, e vërteta dhe e mira.

Me nderime

Pjetër Meshkalla, meshtar katolik

i Shoqënisë Jezu.

5 Prillë 1967.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!