17.12.2012 Views

Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

NE KUADRIN E JUBILEUT TE MADH TE 100 VJETORIT TE SHPALLJES SE PAVARESISE

peshkopit të Paramthisë, Neofitit, i cili në vitin

1908 i kërkonte qeverisë greke të bënte presion

pranë Portës së Lartë për të hapur shkolla greke

në Çamëri për vajzat. Pse pikërisht për vajzat?

Sepse sqaron Neofiti : Këto vajza shqiptare,

nesër duhet të bëhen nëna greke. Në këtë

kuptim, hapja e shkollave greke në trevat me

popullsi shqiptare, një proçes i gjatë ky i filluar që

në shekujt e sundimit osman, u konsiderua nga

Athina zyrtare një nga argumentet kryesorë, mbi

të cilat ajo ka mbështetur pretendimet e veta

territoriale në Shqipërinë e Jugut, siç bëri psh në

Konferencën e Paqes në vitin 1919. Sepse, sipas

konceptit të saj shovinist, ku ka kishë e shkollë

greke, ai është vënd grek. Kështu predikonin

eruditët grekë që erdhën pas pavarësisë e që

morën frenat e shtetit sepse "kishin një përgatitje

paraprake perëndimore!.."

Kurse ne mohësat, thamë Jooo! Asnje

emigrant shqiptare, nuk do te pranojme,

sado qe te kete pergaditje dhe kulture

perendimore... Ne i bëjmë të gjtha …ME

FORCAT TONA...!

Pra, e kundërta ndodhi me shqiptarët qysh mbas

shpalljes së pavarësisë më 28 Nëntor 1912 e deri

në ditët e sotme të tranzicionit të stërzgjatur

postkomunist. Të gjithë ata që dhanë kontributin

masksimal për sovranitetin e Shqipërisë (e që

shumica dërrmuese ishin në dhè të huaj ose që

mbetën përsëri në një robëri të dyfishtë) u

masakruan dhe u keqtrajtuan nga ata që

padrejtësisht ishin e janë sot e gjithë ditën në krye

të pushtetit shtetëror.

Vetëm lëvizja irredentiste në Shqipëri, Kosovë e

troje të tjera etnike shqiptare mund ta çojnë

përpara çështjen shqiptare për homogjenizimin e

kombit shqiptar në hapësirat ku jetojnë sot

shqiptarët : Në Shqipërinë Londoneze të vitit

1913, në Shqipërine Lindore (Maqedoninë

Shqiptare), në Kosovën Lindore (Preshevë,

Bujanovc e Metvegje), krahinat shqiptare në Mal

të Zi si dhe Çamëria...

100 vjetori i Pavarësisë le të

vlejë për rishkrimin e drejtë të historisë

shqiptare, ku të përfshihen ngjarjet dhe

figurat patriotike, civile e ushtarake, që

dhanë kontributin e tyne qyshë nga

Rilindja e deri në shpalljen e Pavarësisë,

duke përfshi periudhën e Mbretnisë,

diktaturës e deri në ditët tona. që u

mohuen dhe anashkaluen. Kjo nga puan

e dobët e Akademia e Shkencave, e cila,

me mosperfillje ndaj së vërtetë, krijoj

një histori të rreme që ka helmue e po

helmon rininë shqiptare, për

fallsifikimet që janë krye e në mirëbesim

të autoritetit që mban emni i Akademisë

bashkë me institutin e historis e

historianët e saj. U takon këtyne të bajnë

kthesë, n‟paçin pak ndegjegje shqiptare.

Fritz RADOVANI

GJERGJ

KASTRIOTI DHE

SHQIPNIA JANË

NJË !

Me rastin e 17 Janarit

1468 – 2012

GJERGJ KASTRIOTI

(Veper e skulptorit O.Paskali)

Gjergj Kastrioti – Skenderbeu (1405 –

1468) asht Shqiptari ma i Madh që detyroi Botën

me pranue se ka Shqipni dhe se ka edhe

Shqiptarë! Anatole France shkruen per Té:

“Lavdia asht një luks tepër i kushtueshëm!”. (Fan

S.Noli, “Gjergj Kastrioti”).

Edhe pse me 17 janar 1468 Gjergj

Kastrioti mbylli sytë, Shpirti i Tij vazhdoi me

jetue në trojet tona, aty ku dhuna dhe terrori për

me zhdukë Fenë Katolike dhe ndjesitë Atdhetare

Shqiptare kjene të pashembullta në tokat e

pushtueme nga turqit.

Për Gjergj Kastriotin u banë shumë

studime dhe janë shkrue mjaft libra. Unë nuk do

të shkruej këtu bibliografinë e plotë të tyne, por

do t‟i jap lexuesit vetëm një rreshtim të disa

viteve kur fillon dhe si vazhdon shkrimi i

mendimeve të tyne per Heroin tonë Kombtar,

tue iu referue studjuesit Fan S.Noli për Gjergj

Kastriotin (New York 1947).

Nё vitin 1480, Dhimiter Frângu,

bashkluftar i Kastriotit, asht i pari qё ka lanё tё

shkrueme nё latinisht jeten dhe trimnitё e Princit

Shqiptarёve, Gjergj Kastriotit.

1577, Jovius, Peshkopi i Noçerёs, në

librin “Elogia...” që do të thotë “Lavdërime”, ku

shkruen për Gjergj Kastriotin. Koleksionist i

madh, në galerinë e portreteve te njerëzve të

mëdhej ai kishte edhe portrtein origjinal të

Skënderbeut, të cilin ia pat dhurue Dukës së

Toskanës, Kozimo de Medici, që ruhet në

Galeria degli Uffizi në Firenze, Itali. Jovio kishte

shkrue e botue më 1531, 1541... librin

“Komentan” (Commentari), mbi Gjergj

Kastriotin, sipas veprës së Dhimitër Frangut, që

kishte perkthye nga latinishtja.

1582. Zurita, në librin “Analet e

Aragonës”, ku permendet traktati i Kastriotit me

18

Alfonsin e V të Aragonës dhe të Napolit, në vitin

1451.

1564. Sansovinoja, historian i

Venedikut, që popullarizoi Historinë e Barletit.

1576. Lavardini, aristokrat nga

Vandomi i Francës, perkthyes i Barletit, që i jep

për herë të parë Gjergj Kastriotit titullin Mbret.

Merr hollёsi nga Franku. Një përkthim i tij

anglisht nga Gentieman u botue në 1596 në

Londer, Angli.

1601. Summonteja, në “Historia e

Napolit” shkruen thanjet e Pantanoja, Piu II dhe

Zurita. Kritikon Barletin për pasaktesitë e tija në

lidhje me luftimet e Napolit.

1603. Knolles (Noulësi), në librin

“Historia e Turqëve” përmendë Barletin.

1605. Mariana, në “Historia e Spanjës”

përmendë betejat e Gjergj Kastriotit.

1644 – 1677. Rinaldi, vazhdues i

kardinalit Baronius, përshkruen shkurtime dhe

pjesë burimesh arkivore nga dokumentacionet e

Papëve. Vepra e tij asht me vlerё.

1680. Spondanoja, kalvanist francez, i

cili përdorë “Analet Kishtare” si fakte. Asht i pari

historian kritik i historisë së Kastriotit.

1709. Dyponcet (Dyponseja), Kritik i

historisë, që vlerëson Barletin.

1730 – 1733. Muratori, dijetar italian,

botoi analistët Simonetta, Kribeli, Sanudo,

Kanensius, që i referohen Kastriotit rastësisht.

1742. Biemmi, studjues i Tivarasit, dhe

i të gjithë bashkohësëve të vet.

1754. Voltaire, i kushtoi një kapitull

Gjergj Kastriotit, në librin e tij “Essai sur les

Moeurs des Nations” (Sprovë mbi zakonet e

Kombeve), ku shënon dy faktorët bazë të

fitoreve të Kastriotit: Shqiptarët vetë, si rracë

luftarake dhe karakteri malor i Shqipnisë.

Perfundimi i tij asht ky: “Po të kishin

kenë perandorët grekë si Gjergj Kastrioti,

Perandoria e Lindjes do të kishte shpëtue”.

1756. Gjeneral Wolfe, (Uolf), mendimi

i tij prej eksperti ushtarak asht ky:

“Gjergj Kastrioti shkelqen mjedis

gjithë gjenaralëve të vjetër dhe të rijë, në

udhëheqjen e një ushtrije të vogël mbrojtëse.”

1815. Sismondi, asht i pari që tregon

për qeleshen dhe shpaten që i dhuroi Papa.

1817. Farlati, dijetar jezuit, që

bashkpunoi me Riçeputin në Padova t‟ Italisë,

kur mblodhën treqind vëllime dorshkrim të

historisë së Kishës Ilire. Asht historian eklektik

dhe kritik i moderuem. Asht i pari dhe i fundit që

ka shkrue Historinë e Kastriotit të pamë nga

pikpamja kishtare, por vëllimi i shtatë

monumental i tij asht sfondi fetar i Shqipnisë

Katolike Romane në kohen e Gjergj Kastriotit.

1827. Hammer, historian i vetem që

citon burimet turke, persiane dhe arabe.

1848. Grigoreviç, profesor rus, i cili

permendë i pari nga burimet sllave se Gjergji

ishte mbi 20 vjeç kur e mori sulltan Murati II

peng.

1850. Z.I.Gentleman, përkthyes i librit

“Skenderbeu i Murit” (Moore) të Historisë së

Lavardinit, historia ma e gjatë e shkrueme

anglisht.

1853 – 1856. Romanin, kritik i

pabesisë së Venedikut kundrejt Gjergj Kastriotit.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!