17.12.2012 Views

Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

NE KUADRIN E JUBILEUT TE MADH TE 100 VJETORIT TE SHPALLJES SE PAVARESISE

Fallmerayerit, në dejtë e grekëve të sotëm nuk

rrjedh aspak gjaku i grekëve të lashtë, por një

përzierje ku pjesa kryesore i takon gjakut

shqiptar.

Grekët e rinj, sipas tij, kishin trashëguar shumë

pak nga grekët e lashtë, pra nuk meritonin të

quheshin vazhdues të tyre. Teza e Fallmerayerit

mbi diskontinuitetin historik të grekëve, shkaktoi

një krizë të vërtetë identiteti pikërisht në

momentin kur shteti i ri grek sapo kishte filluar

jetë. Kjo, i kushtoi historianit gjerman vendosjen

në krye të listës së misohelenëve, domethënë,

armiqve të Greqisë. Prandaj, intelektualët

grekë,duke filluar nga figura historike si Korais,

Rigas dhe Paparrigopoulos e konsideruan si një

mision patriotik të tyre të tregonin pikërisht të

kundërtën e teorisë se Fallmerayerit, domethënë

vazhdimësinë e pandërprerë të etnisë greke që

nga Greqia e Lashtë, tek Perandoria Bizantine e

më vonë deri tek Greqia Moderne.

Eshtë për

t‟u theksuar

se, mozaikut

shpirtëror,

kulturor e

kombëtar të

trevave

shekullore

shqiptare të

Epirit,

trashëgimisë

së lënë dhe

traditave të

ruajtura si

një relike e

çmuar e një

bote që

tashmë ka

bërë emër, fillimi i shekullit të XX-të u rezervoi

një fat makabër : kjo krahinë e lulëzuar, e quajtur

nga popullsia autoktone ‖Shqipëria e Poshtme‖,

në vitin 1913 u pushtua, u shkatërrua dhe u

masakrua në masë nga hordhitë më barbare

greke.

Prandaj, historianët nacional-shovinistë grekë

theksuan me aq pathos patriotik, se sa me

argumente të vërteta shkencore, prejardhjen e

grekëve modernë si pasardhës direktë të Greqisë

Antike. Ambasadori i parë i SHBA-së në shtetin

e pavarur grek, Charles Tukerman, zbavitej

shumë nga ky zell i historianëve grekë për të

hedhur poshtë konkluzionet e Fallmerayerit , kur

vërente me humor se mënyra me e mirë për t`i

shkaktuar apopleksi një profesori nga Athina

është t`i përmëndësh emrin Fallmerayer.

Por teoritë e Fallmerayerit mbi diskontinuitetin

etnik të Greqisë, patën edhe përkrahës të tjerë të

shquar, që në të vërtetë njiheshin si filo-helenë të

padyshimtë. Një prej tyre ishte konti francez A.

De Gobineau, studiues i antropologjisë dhe i

racave njerëzore. De Gobineau nuk mungoi të

konstatojë atë që ai e quan eklektizëm etnik të

Greqisë moderne dhe të konkludojë se gjaku

grek përmban një sasi mjaft të madhe gjaku

shqiptar, pasi elementi shqiptar luan një rol të

madh në formimin e tij.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Greqi në

vitet 1974 -1978, Sir Brooks Richard thotë :

Sadoqë grekëve nuk u pëlqen kur dikush u thotë

se ata nuk janë pasardhësit e grekëve klasikë,

identiteti grek është më shumë kulturor se

gjenetik‖.

Në këtë mënyrë, pra, që në lindjen e tij

më 1821, shteti grek lindte me një problem

identiteti, që pasqyrohej qartë deri edhe në

strukturat e tij : një pjesë e mirë e gjeneralëve të

dalë nga kryengritja për liri ishin shqiptarë.

Po këta ishin edhe viktimat e para të konflikteve

të brëndshme, që karakterizuan jetën polike

greke në vitet që pasuan pavarësinë. Shumica e

këtyre gjeneralëve e mjaft prijës të tjerë

ushtarakë, u eliminuan në një

mënyre apo tjetrën dhe frenat e shtetit i morën

përfaqësuesit e aristokracisë greke të ardhur nga

vëndet evropiane, ku shumica e tyre kishin kaluar

pjesën më të madhe të jetës. Në një plan më të

gjerë, Athina zyrtare vuri në themel të politikave

të saj të brëndshme, homogjenizimin e shoqërisë

heterogjene greke. Dëbimi nga shteti i

porsalindur grek i popullsisë shqiptare përfaqësoi

aktin e parë në zbatimin e një politike të tillë.

Pavarësia e Greqisë u inagurua me dëbimin e

shqiptarëve i shkruanin më 1878 kryeministrit

anglez, Lordit Beaconsfield, krerët e Lidhjes

Shqiptare të Çamërisë e të mbarë Epirit, në

kohën kur rrezikonte të ndodhte një eksod i

shqiptarëve. Në qoftë se anesksimi i Çamërisë

dhe dëbimi i popullsisë shqiptare mbeti për t‟u

realizuar më vonë, aneksimi i Thesalisë i

dekretuar atë vit nga Kongresi i Berlinit, u

shoqërua me largimin e dhunshëm nga kjo

krahinë e qindramijë shqiptarëve. Për të

përfyturuar përmasat e këtij eksodi, mjafton të

kujtohet se sipas regjisrit osman të vitit 1455,

qyteti i Larisës kishte 11 lagje shqiptare dhe

vetëm një lagje greke. Regjistri i mëvonshëm, i

vitit 1520, evidenton po në këtë qytet, 693 familje

shqiptare dhe 75 greke. Në prag të aneksimit të

Thesalisë nga Greqia në 1745, udhëtari anglez E.

Pacocke numëroi 5000 familje shqiptare kundër

1500 greke, ndërsa E. Klarke (1812) dhe

Bartholdy (1807) shënojnë në këtë qytet një

popullsi prej 25‟000 banorësh, prej të cilëve

20‟000 ishin shqiptarë.

Gjithsesi, eleminimi i myslimanëve shqiptarë në

kufijtë e asaj që shkenca historike e quan Greqia

e vërtetë si dhe në viset e aneksuara në Thesali,

Shqipëri Lindore (Maqedonia Shqiptare), Trakë

dhe Epir nuk mundi të krijonte homogjenitetin e

pritur etnik. Në Greqi apo në Epir jetojnë një

masë shumë e madhe shqiptarësh të krishterë,

autoktonë në tokat e tyre (Epir). Ndaj këtyre

popullsive u zbatua politika e asimilimit, e cila

sipas historianit e politikanit grek S. Lambros,

solli ―rezultate të mahnitshme aty ku u zbatua si

duhet, si psh në bashkësitë shqiptare të

Peloponezit, të Atikës, të disa ishujve të tjerë, të

Suliotëve e të Himariotëve të Epirit. Sado

paradoksale të duket, në Konferencën e Paqes në

Paris në vitin 1919, aftësia e madhe asimiluese e

grekëve u vlerësua si një ‖arsye tepër serioze nga

përfaqësuesi anglez Sir Eyre Croëe – për të

mbështetur pretendimin e Greqisë për aneksimin

e Vorio Epirit.

Shkolla greke, së bashku me kishën ortodokse, si

institucione me rreze më të gjerë veprimi, u

zgjodhën si faktorë bazë që çuan përpara

17

proçesin e greqizimit të popullsive shqiptare. Që

nga shekulli i XIX-të, u evidentuan rezultatet e

këtij aksioni asimilues, nëpërmjet imponimit të

gjuhës greke, ndërrimit të emrave të njerëzve e të

toponimeve. Nga ana tjetër, shteti grek me anë te

ligjit, kontrollonte e dënonte si sjellje shoqërisht

të dëmshme çdo veprim e qëndrim që nuk

përputhej me ideologjinë nacionalshoviniste e që

tentonte t‟i shmangej hegjemonizmit të tij. Përsa i

përket shqiptarëve (Arvanitasve), linjat kryesore

të një politike të tillë asimiluese i përshkruan me

një vërtetësi impresionuese studiuesi T.

Neroutsos në një letër të vitit 1888 për

albanologun e shquar Gustav Majer : Në Greqi

shteti ndalon kategorikisht mësimin e gjuhës

shqipe. Gjuhës shqipe i rezervohet posaçërisht

nje trajtim përçmues e nënvleftësues. Të flasësh

shqip është njëlloj si të identifikosh veten në

shkallën më të ulët të shoqërisë neo-helenike.

Kurse po të flasësh greqisht, qofsh edhe shqiptar

konsiderohesh si pasardhës i nderuar dhe i pastër

i grekëve të kohës së Themistokliut. Neroutsos

tregon gjithashtu se si gazetarët grekë ishin

thartuar në fytyrë kur gjatë një pritjeje,

Mbretëresha e Greqisë i ishte drejtuar në gjuhën

shqipe një milioneri me origjinë shqiptare V.

Zhapa, i cili për grekët është një nga lavditë e tyre

kombëtare.

Megjithatë, edhe në Greqi nuk munguan zërat

kundër politikave të asimilimit të shqiptarëve.

Atë politikë, gjeti forcë ta denoncojë edhe ndonjë

figurë e padyshimtë e nacionalizmit grek, si

peshkopi erudit E. Kurilla, apo edhe ndonjë

profesor i veçuar, siç ishte rasti i historianit të

shquar grek Prof. Paparrigopoullos, kryetar i

shoqatës për letërsinë greke. Më 25 Qershor

1883, ky i shkruante kryeministrit grek Trikoupis

se kishte ardhur koha që Greqia të jepte shënja

miqësie ndaj shqiptarëve e nuk do të ishte keq të

fillonte me mësimin e gjuhës shqipe nëpër

shkolla greke, në Epir, në Shqipëri e kudo ku

jetonin shqiptarët. Një këshillë kjo, që qeveritë

greke nuk e kanë dëgjuar as dje, as sot, kur në

Greqi një valë e re emigracioni masiv është

shtuar mbas rënies së komunizmit në Shqipëri.

Nuk ka dyshim, që në këtë vepër asimilimi,

përveç instrumenteve të veta, shteti grek pati

edhe ndihmën e pakursyer të kishës. Madje është

kjo, që edhe para pavarësisë së Greqisë, zhvilloi

një veprimtari të ethshme asimilimi kundër

shqiptarëve të krishterë. Këtë mundësi ia jepte

padyshim edhe Porta e Lartë, e cila i kishte

besuar Patrikanës Greke të Stambollit

përkujdesjen për të krishterët e perandorisë, duke

i dhënë asaj edhe atribute të pushtetit laik siç

ishte ai i shkollimit. Duke filluar nga shek XVII,

në Epir apo në Shqipërinë e Jugut, nën mbrojtjen

sovrane të Sulltanit u hapën me qindra shkolla

greke. Greqizimi i popullsive shqiptare ishte

padyshim njëri ndër qëllimet bazë, sidomos pas

krijimit të shtetit grek, kur aksioni i Patrikanës në

këtë drejtim u koordinua në mënyrë perfekte me

qeveritë e Greqisë. Ky qëllim duket fare

transparent në një rregullore të vitit 1882 për

shkollën egreke të arsimit, ku njëri nga nenet e saj

i detyron nxënësit të mos flasin gjuhën shqipe, as

me njëri-tjetrin e as në familje me prindërit. Pra,

përveç vetes,fëmijët duhet të greqizojnë edhe

prindërit. E njëjta përmbajtje zbulohet në letrën e

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!