17.12.2012 Views

Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

NE KUADRIN E JUBILEUT TE MADH TE 100 VJETORIT TE SHPALLJES SE PAVARESISE

një ushtaraku të Ministrisë së Punëve të

Brendshme, i cili është urdhëruar të tërheqë nga

Banka Kombëtare e Shqipërisë dy kaseta sigurie

që ruheshin nën emrin e Lef Nosit. Është bërë

një procesverbal, i thjeshtë dhe me nxitim, i cili

thotë që një kasetë ka koleksionin e pullave,

ndërsa tjetra ka pasur dokumente të pavarësisë.

Nuk shënohet se sa dokumente dhe cilat janë

ruajtur aty, por ky fakt na bën të mendojmë se

aty mund të ketë qenë edhe akti i pavarësisë.

A janë bërë kërkime se ku mund të ndodhen këto

materiale?

Nga gjetja e këtij procesverbali disa vjet më parë,

kemi hetuar dhe kemi shfletuar të gjitha

dokumentet e kremtimit të 25-vjetorit të

pavarësisë në vitin 1937 dhe kemi vënë re se

komisioni, i cili përbëhej nga figurat më të

ndritura të asaj kohe, nuk e ka ngritur asnjëherë

problemin e mungesës së aktit origjinal. Nëse në

dokumentet ku janë zbardhur mbledhjet e tyre

diskutohet për pagesën që duhet t‟i bëhet një

familjeje apo një individi për dorëzimin e një

objekti të caktuar, nuk ka diskutime për aktin e

pavarësisë. Në prospektin e ekspozitës, i pari

dokument që përmendet për ekspozim është akti

i pavarësisë, gjë që do të thotë se origjinali ka

ekzistuar. Pikërisht në vitin ‟37, Lef Nosi bënte

një botim popullor që është shitur 1 grosh, me

një kompozim të bërë nga vet ai, duke vendosur

edhe senatin e asaj kohe. Kopje të këtij botimi

kemi ne, ka Biblioteka Kombëtare, por edhe

familje që e kanë ruajtur për shumë vite.

Ekziston mundësia që akti origjinal të jetë asgjësuar gjatë

viteve të diktaturës?

Do të tingëllonte e çuditshme, sepse në atë kohë

kishte zgjidhje shumë më komode. Të gjithë e

dimë modifikimin e dokumenteve të cilat

botoheshin, por origjinalet janë ruajtur gjithnjë,

dhe kjo është e jashtëzakonshme. Ka shumë të

huaj që na pyesin se si ka mundësi që janë

ruajtur, dhe ne dalim në idenë që origjinali është

ruajtur sepse u duhej të bënin modifikime të

herëpashershme. Kjo i ka shpëtuar si fotot, ashtu

edhe dokumentet. Nuk ka pasur arsye për ta

asgjësuar. Na mban një fije shprese që deri në

minutën e fundit të 28 nëntorit 2012 të kemi

mundësi të themi që akti origjinal u gjet. Do ta

gjurmojmë kudo që të jetë, po rishikojmë edhe

njëherë në materialet e arkivit tonë për ndonjë

njoftim të mundshëm. Shpresojmë që t‟ia dalim,

sepse është një tekst me dy rreshta, por një

moment historik që asnjëherë nuk do të

harrohet.

Revista

Kuq e Zi

Tribubnë

Shqiptarizmi

Nga libri i

Myrteza

Bajrakatarit

NJE TREGIM TJETER

I HISTORISE

“AS BISHT I BALLIT,

AS SHTOJCË E FRONTIT”

Prof. Selman Riza

11) Me parullën "As bishti i Ballit, as shtojcë e

Frontit", Prof. Selman Riza u përpoq të

përforcojë lëvizjen irredentiste kundër rikthimit

eventual të dominacionit jugosllav të cilësdo

kredo ideologjike dhe të cilitdo rend shoqëror në

Kosovë.

Premtimeve boshe ai nuk u besoi kurrë. Siç

dihet, PK Shqiptare, mbi çështjen e Kosovës dhe

të trevave të tjera shqiptare, gjatë viteve të LD

Botërore dhe pas saj, iu nënshtrua plotësisht

politikës hegjemoniste Jugosllave dhe i shërbeu

robërimit të mëtejshëm të shqiptarëve.

Rrjedhojat e kësaj politike i kanë ndier dhe i

ndiejnë edhe sot shqiptarët, kudo në trojet e tyre

të tjera etnike...

Për rrezikun që paraqet kjo lëvizje nacionaliste

(IRREDENTA) për komunistët shqiptarë e

sidomos ata jugosllavë, tregon ky shënim i Pavle

Joviçeviçit, sekretar i KKPK Jugosllave për

Kosmetin: "Lëvizja Irredenta" është me pozitivja

nga të gjitha të tjerat, por njëherit për ne edhe më

e rrezikshmja, sepse në krye të saj qëndron

avokati Selman Riza, i cili nuk bashkëpunon me

okupatorin... Ne, disa herë kemi ardhë në

kontakt me të, por kot, edhe pse çështjet po i

parashtrojmë në mbështetje të Kartës së

Atlantikut, megjithkëtë, nuk kemi arritur ndonjë

sukses... Ky është kundër UNC-Jugosllave dhe

PKJ, si dhe kundër bashkëpunimit me PK

Shqiptare e UNC-shqiptare. Ky kërkon pavarësi

qysh tani. Kërkon që Kosova të ndahet sot nga

Jugosllavia. Megjithë qëndrimin e tij të këtillë dhe

bisedave shterpë me të, ne edhe më tej po

mbajme kontakte me të, sepse është me ndikim

të madh" ( B.B.i M.V. "Surova vremena na Kosovo i

Mtohiji" Bgd. 1991, Faqe 290).

Ndërkaq, edhe Fadil Hoxha, megjithqë e njihte

mirë veprimtarinë patriotike të Prof. Selman

Rizës dhe frikën e sllavokomunistëve nga ky

personalitet, më 9 shkurt 1944, i shkruan KQPK

Sqiptare: "Vëndin e Ballit këtu te ne po e zen

irrendentizmi që s'asht gja tjetër veçse një degë e

Ballit.

Irrendentizmi drejtohet këtu prej Selman Rizës,

mikut e shokut të Safet Butkës. Këta kanë botue

edhe njifarë broshure, ku kallzojnë karakterin e

cilësinë e tyne si dhe rrugën që do të ndjekin. Në

broshurë direkt nuk na atakojnë, por lanë me

16

kuptue se do të na atakojnë edhe me shkrim,

mbasi me gojë s'kanë pushue së atakuemi, po të

thuesh qysh se pushti Selman Riza ka ardhë në

Kosovë".

Prof. Engjell Angoni, në librin e tij të botuar në

vitin 1999 në Tiranë: SELMAN RIZA – Gjuhëtar

dhe Atdhetar i Shquar”, me një qartësi tërheqëse

dhe një dokumentim bindës, shpalos si në një

ekran, jetën plot vuajtje e brenga dhe arritjet e

mëdha shkencore të këtij personaliteti të shquar

të shkencës shqiptare. Ai, në fund

konkludonshquar gjerman J. F. Fallmerayer.

Kuintesenca e shkrimit të tij është : Nga idetë e

iluminizmit evropian të shoqëruara me magjinë

që Greqia e

Lashtë ushtronte në kulturën evropiane, u joshën

shume personalitete evropiane të cilët u vunë në

kërkim të thesareve të Greqisë Antike apo nisën

të admironin atë që po dukej si Rilindja e dytë e

popullit të helenëve. Ishin pikërisht ata që

ringjallen mitin e Greqisë së Lashtë e të Athinës

së kohëve të Perikliut, duke kthyer atë në boshtin

e nacionalizmit të rilindur grek. Por, evropianet

që vizituan Greqinë në kohën e kryengritjeve për

pavarësi në 1821, patën rastin të konstatojnë se

Greqia moderne kishte ruajtur shumë pak nga

Greqia e Lashtë. Populli i dikurshëm i të madhit

Solomon e i tribunit Perikli, populli i filozofëve

Sokrat, Aristotel, Platon ishte kthyer në një

popull barinjsh e bujqësh të kredhur në mjerim e

injorance të papërshkrueshme dhe të cilët, në

vënd të gjuhës së Platonit, flisnin një greqishte

vulgare e të pakuptueshme për helenistët e

filohelenët greke të ardhur nga akademitë e

Evropës. Por surpriza më e madhe për të gjithë

këta : nga Lord Bajroni tek Holland, Lear,

Hughes, Pierre Lebrun, e Chateaubriand i

famshëm, është fakti që kudo në Greqi keta

ndeshën në pinjollët e një race që shumë prej tyre

nuk e kishin njohur më parë. Këta ishin

shqiptarët. Impakti i kësaj popullsie mbizotëruese

në krahina të tëra, bëri që në vitin 1798, një

agjent i Napoleon Bonapartit ta quante

Peloponezin, Shqipëria e Greqisë L‟Albanie

Grecque. Vetë Athina, kryeqëndra kulturore e

Greqisë dhe e tërë botës antike, në vitet 1820

ishte katandisur në një qëndër rurale. Shumica e

fshatrave rreth saj banoheshin nga shqiptarët,

ndërsa jeta në Athinën e mirfilltë përqëndrohej

rreth Kodrës së Akropolit në lagjen Plakë të

banuar po nga shqiptarët. Akropoli i famshëm

ishte kthyer në një vendqëndrim të garnizonit

turk. Ajo që i impresionoi më shumë udhëtarët e

shumtë të huaj ishte fakti që protagonistët

kryesorë të lëvizjes çlirimtare greke të vitit 1821,

nga Boçari e Xhavella tek Andruci, Miauli,

Bubulina, Karaiskaqi, Kollokotroni, Kanaris, etj

ishin të gjithë shqiptarë.

Miti i Greqisë dhe i Athinës së Lashtë që u bë

flamur ideologjik i luftërave për pavarësi të

Greqisë, ekziston kështu si një mit i

papërshtatshëm, një mit që nuk gjente justifikim

në realitetin etnik e kulturor të vetë qëndrës së

helenizimit, të Athinës. Nga ana tjetër, është fakt,

se nga ky takim i rastësishëm i studiuesve dhe

eruditëve evropianë me popullin e shqiptarëve,

lindën prodhimet e para të shkencave

albanologjike, sprova mbi historinë, folklorin e

gjuhën e shqiptarëve, të arvanitasve. Sipas

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!