17.12.2012 Views

Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

NE KUADRIN E JUBILEUT TE MADH TE 100 VJETORIT TE SHPALLJES SE PAVARESISE

kur morrëm hutat edhe malet, kurse zotëria juaj tani u

shfaqtë. E duke dashur që të theksonte se lëvizja

shqiptare synonte fitoren edhe të autonomisë

territoriale e administrative, Mihali theksoi: Sa për

programin jemi në bashkim të plotë me ndryshimin vetëm

të kësaj pike, e cila qëndron që Shqipëria të sundohet vet

vetiu me një guvernator të dërguar prej sulltanit 12.

Kjo përgjigje i detyroi përfaqësuesit e

Ahmet Njazi Resnjës të pranonin këtë kërkesë

duke thënë se komiteti xhonturk duke i pasur një

mbështetje të rëndësishme shqiptarët do të

përpiqej t‟ua plotësonte dëshirat 13.

Për rolin e propagandistit politik të

Mihalit në këtë çetë flet dhe nxitja dhe kurajoja

që u dha ai më 13/26 korrik 1908 banorëve

shqiptarë të Manastirit për të dalë dhe ata me

flamurin kombëtar në festimet që zhvilloheshin

me rastin e shpalljes së Kushtetutës. Ai hartoi

dhe një thirrje ku tregoi therroritë e popullit

shqiptar për të arritur lirinë konstitucionale.

Nuk duhet ta lemë pa përmendur dhe

ceremoninë e organizuar në Selanik prej

komitetit xhonturk të atjeshëm më 14/27 gusht

1908 për nder të delegatëve të popujve të

ndryshëm të Perandorisë në prani të popullit të

qytetit, të ushtrisë, të përfaqësuesve të huaj që

punonin në konsullatat e Selanikut, etj. Në këtë

ceremoni pasi foli Mustafa Qemali turqisht në

emër të komitetit xhonturk, Bajoja, po turqisht, e

përfaqësues të kombeve të ndryshme të Ballkanit

në gjuhët e tyre kombëtare, Mihali, i cili bashkë

me Bajon e Çerçizin ishin delegatë të kombit

shqiptar, hipi në tribunë e bëri të dëgjohej edhe

gjuha shqipe duke folur për kontributin e veçantë

që dhanë shqiptarët në Revolucionin

Xhonturk: Liria e sotme, theksoi ai, i detyrohet më

tepër kombit shqiptar 14.

Populli i krahinave ku veproi kjo çetë,

duke e ndjerë rolin e veçantë të Mihalit në të, e

quajti Çeta e Çerçiz Topullit dhe e Mihal

Gramenos, pra i njohu asaj dy drejtues, ashtu si

nuk kishte njohur e nuk do t‟i njihte asnjë çete

tjetër. Emri i Mihal Gramenos ishte bërë i njohur

në gjithë Shqipërinë e Jugut e po aq popullor sa

dhe emrat e vëllezërve Bajo e Çerçiz Topulli

Për punën e tij të kryer gjatë jetës si komit, si

numëri dy, si krahu i djathtë i kapedan Çerçizit,

ne e vlerësojmë Mihalin si një nga protagonistët

kryesorë të saj, si propagandistin dhe kronikanin

e saj, shkronjëtorin e çetës, si e quante ai veten.

12

M. Grameno, Kryengritja shqiptare, Vlorë [1927],

f. 106.

13

Ky takim midis të dërguarve të Ahmet Njazi

Resnjës dhe përfaqësuesve të çetave shqiptare të

Çerçizit e Demo Eminit, nuk zë vend fare në kujtimet

që ka shkruar vetë Ahmet Njazi Resnja më 1910,

shkruar pra në një kohë kur xhonturqit nuk deshën

të zinin më në gojë premtimet që u kishin dhënë

shqiptarëve para fitores së revolucionit. Më 1910

xhonturqit u mohonin shqiptarëve dhe të drejtat

konstitucionale e jo t’u kujtonin premtimet që u

patën dhënë për autonominë territoriale

administrative.

14

M. Grameno, Kryengritja..., 1927, f. 115.

Epitetin komisar i çetës, që i pati dhënë Mihalit

propaganda komuniste 15, për n

e është epitet i papranueshëm. Ky epitet

është i papranueshëm, sidomos sot, kur është

sqaruar fakti se komisarët e çetave partizane u kthyen

në vegla qorre të udhëheqjes së Partisë

Komuniste Shqiptare e cila i dha Luftës

Antifashiste pas Mbjedhjes së Mukjes tipare të

forta të një lufte civile për pushtet midis

shqiptarëve. Komisarët e çetave partizane

ndonëse rrinin pas komandantëve të këtyre

çetave e disi të fshehur, ata në fakt i komandonin

komandantët, gjë që nuk ndodhi në jetën e çetës

kombëtare midis Mihalit e Çerçizit.

Në Romë, Bon,

Beograd...

për aktin e pavarësisë

Oliverta Lila

Intervistë me Nevila Nika

Ndërkohë që sot festohet 99-vjetori i shpalljes së

pavarësisë e jemi në prag të 100-vjetorit,

Shqipëria ende nuk e ka dokumentin origjinal të

lindjes së shtetit. Nevila Nika, drejtoresha e

Arkivit Qendror të Shtetit, thotë se kanë filluar

prej kohësh kërkimet intensive. Roma, Boni,

Beogradi janë disa nga vendet ku i kanë orientuar

të dhënat e marra, por ende asgjë konkrete. Duke

shpresuar që ky dokument origjinal të ekzistojë,

Nika thotë se do të bëjnë të gjitha përpjekjet që

ta gjejnë për 100-vjetor.

Sot shënohen 99-vjet nga themelimi i shtetit të pavarur

shqiptar. Në prag të 100-vjetorit, ne ende nuk e kemi

aktin origjinal të pavarësisë. Çfarë po bëhet në këtë

drejtim për gjurmimin e tij?

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, dhe

konkretisht Arkivi Qendror Shtetëror ka vite që

interesohet për pasurimin e arkivit. Nuk kemi

pasur fatin të sigurojmë çdo dokument të

rëndësishëm që është pjesë e historisë sonë në

më shumë se 60 vjet të ekzistencës së këtij

institucioni. Për sa i takon aktit të shpalljes së

pavarësisë, certifikatës së lindjes së shtetit

shqiptar, ne kemi qenë të parët që në një

ekspozitë të vitit 1993 e ekspozuam të plotë, me

të gjithë firmëtarët që e kishin nënshkruar.

15 Malo, Javer. Kryengritja Shqiptare, Zëri i Popullit,

Tiranë, 1960, 24 maj, f. 3.

15

Kopie e shpalljës së Pavarësisë me nënshrimet e

përfaqësuesve te krahinave. Thuhët se ka humb

origjinali i aktit, që nuk gjëndet n‟Arkivin e Shtetit.

Që më përpara, punonjësit e arkivit e dinin se

akti që ishte publikuar gjatë viteve të diktaturës

ishte i modifikuar, por nuk di të them nëse ishin

në dijeni për këtë edhe institucionet e tjera që

janë marrë me shkrimet e teksteve. Ne kemi kohë

që po merremi me kërkimin e gjurmimin e aktit

origjinal të pavarësisë dhe ku mund të ketë

përfunduar sot. Ka hamendësime të ndryshme,

por jemi duke kërkuar në Romë, në Bon, në

Beograd e në të tjera vende. Jemi vendosur në

kontakt me arkivat e vendeve të tjera, diku po

çojmë bashkëpunëtorët tanë e në të tjera

dashamirës që duan të merren me këtë çështje.

Ky do të jetë një vit sulmi, duke qenë se jemi në

prag të 100 viteve të shtetit shqiptar, me të mirat

e të këqijat që kemi kaluar. Do të na vinte

jashtëzakonisht keq nëse do të konstatonim se

akti origjinal nuk ekziston më, por edhe në këtë

rast, shpresojmë të mësojmë fatin e këtij

dokumenti, i cili të jetë i dokumentuar e jo më

me hamendësime e thashethemnaja.

Çfarë roli ka personazhi i Lef Nosit në kërkimet që ju

po bëni, duke u nisur nga fakti që deri më sot thuhet se

ka qenë ruajtësi i aktit origjinal?

Të gjitha kërkimet na çojnë tek Lef Nosi dhe

besojmë se ai ka qenë ruajtësi i aktit, nisur edhe

nga personaliteti i tij. Ka qenë një njeri që ka

pasur interesa shumë të mëdha dhe ne e

konsiderojmë si një nga baballarët e arkivit

shqiptar, duke qenë edhe afër qeverisë së Ismail

Qemalit e po ashtu një koleksionist i

jashtëzakonshëm i filatelisë dhe dokumenteve.

Ka qenë Lef Nosi ai që ka paguar me paratë e

veta njerëz për të kopjuar koleksionin e

regjistrave të Gjykatës së Elbasanit që nga

shekulli XVII. Sot nuk ruhen më origjinalet, por

kemi vetëm kopjet e bëra nga ky personalitetet.

Po ashtu, ka botuar dokumente me rëndësi

historike për vendin në revistën e tij, kështu që

gjykojmë që e ka pasur ai. Kur ai arrestohet në

pranverë të „45-s, është gjetur një procesverbal i

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!