17.12.2012 Views

Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

NE KUADRIN E JUBILEUT TE MADH TE 100 VJETORIT TE SHPALLJES SE PAVARESISE

trimëresha Haso Topulli, motrat Qiriazi,

Katerina Ciklën, etj., etj.

Gjatë jetës si komit, duke njohur nga

afër vuajtjet e popullit të thjeshtë dhe shtypjen e

bejlerëve, Mihali e Çerçizi bënë hapa përpara

edhe për sa i përket botëkuptimit të tyre politikshoqëror.

Duke parë nga afër sjellje të padrejta të

disa bejlerëve e duke dëgjuar ankesa të

fshatarëve, ata formuan bindjen se nuk duhej t‟u

kërkonin ndihma e mbështetje bejlerëve, por

popullit të thjeshtë. Edhe pse nuk i njihnin

lidhjet e fshehta të Islam Bej Këlcyrës me

autoritetet osmane dhe rolin e spiunit që luante

ky 8, ata nuk pranuan ftesën e tij për të dimëruar

në sarajet e tij në Këlcyrë 9. Madje në artikullin

programatik Letër nga malet e Shqipërisë që shkroi

Mihali me Çerçizin, dhe që u botua në gazetën

Drita të Sofjes më 1 shkurt 1908, ata nënvizonin:

Bejlerët të dinë sigur, si dy e dy bëjnë katër, që nuk i

shpëton dot as Turqia, as Jorgua, as Greqia. Pra

shkronjëtori i çetës e kishte ndjerë në ato muaj se

mëria e popullit ishte e madhe ndaj bejlerëve dhe

një ditë do të binte mbi ta. Për këtë arsye edhe në

vendimin e çetës për vrasjen e bimbashit të

Gjirokastrës, Mihali, hartuesi i atij vendimi, i

bashkoi në radhën e armiqve të popullit edhe

bejlerët që u shkonin pas pushtuesve: Marrim

nesër hakun e shokëve tanë që u kalbën burgjeve të

Beratit, të kalasë së Gjirokastrës, duke u treguar turkut

e bejlerëve që u shkojnë pas, se të gjallë nuk do t‟i lëmë.

Me mereqep (tr bojë) të kuq u shkrua ky vendim dhe

me gjak do ta paguajë Halil boshnjak–lugati gjakun e

mëmëdhetarëve tanë.

Çeta e Çerçiz Topullit u dallua nga çetat

e tjera që vepruan gjatë Rilindjes Kombëtare

Shqiptare. Ajo ra në sy për propagandën

intensive fshat më fshat. Meritë e veçantë i duhet

njohur krahas Bajos e Çerçizit edhe Mihal

Gramenos, shkronjëtorit të çetës. Që në blerjen e

bllokut të shënimeve, kuptojmë se Mihali ishte i

vetëdijshëm se duhej të kryente dhe punën e

kronikanit të çetës. Me dhjetra e me qindra

kapedanë çetash e udhëheqës të kryengritjeve

shqiptare kishin luftuar kundër zgjedhës osmane,

por emri e bëmat e tyre ishin fiksuar vetëm në

vargjet e ndonjë kënge popullore, ose vetëm sa

përmendeshin në ndonjë rrëfim gojor. Shumë

bëma me rëndësi ishin harruar nga kujtesa e

popullit sepse ato nuk ishin shkruar. E kjo gjë

8 Në kopjen e raportit Nr. 161 datë 20. III. 1908 të Z.

Greçeanu, konsull i Rumanisë në Janinë, dërguar

Ministrit Fuqiplotë të Rumanisë në Stamboll, midis

të tjerave lexojmë: Ushtria dhe forcat e ndryshme të

xhandarmërisë që janë dërguar kundër [Çerçiz]

Topull beut ndihmohen shumë nga informatat e

armikut të betuar të këtij, një farë Islam beu,

gjithashtu shqiptar… AIGjL, Fondi: Kolonia Shqiptare

e Rumanisë, dosja II, f. 20.

9 Në një letër që Shahin Kolonja i ka dërguar Thanas

Tashkos e Jani Vruhos më 15 shkurt 1908 midis të

tjerave shkruan: Islami kish vënë njerëz që të bindnin

Çerçizin me shokët të dimëronin në Këlcyrë. Edhe

Maliqi (është fjala për Maliq bej Vilën – Th. Gj.)

kishte qejf që të bënte një punë për të zënë Çerçizin

me shokët.

Shih: AQH I RSH. Korrespondenca ndërmjet A.

Tashkos, Jani Vruhos, K. Luarasit, N. Ivanajt, S. Pecit,

Sh. Kolonjës, etj., Fondi 9, D. 30, f. 2-3.

nuk ndodhi me vëllezërit Topulli, kapedanët e

çetave të para kombëtare, e as me komitët e

thjeshtë të këtyre çetave, sepse në bëmat e tyre

ata u shoqëruan prej shkrimtarit e gazetarit të

talentuar, Mihal Grameno, i cili e përjetësoi

veprën e tyre.

Në sajë të talentit poetik të Mihalit,

ndryshe nga çetat e tjera ajo kishte himnin e vet,

këngën Për mëmëdhenë, të cilën e këndonin

luftëtarët e saj kudo që shkelnin. Më vonë kjo

këngë u bë himn i të gjithë çetave të armatosura

në Shqipërinë e Jugut. Luftëtarët e kësaj çete, nën

kujdesin e Mihalit mësuan të gjithë shkrim e

lexim të gjuhës amtare e për më tepër e përhapën

atë edhe në popull. Në çantën e vet shkronjëtori i

çetës përveç ilaçeve mbante dhe abetare e

portrete të Skënderbeut të cilat i shpërndante

nëpër fshatra. Propaganda që zhvilloi sidomos

hoxha (epitet që i ngjiti populli Mihalit për të

shprehur simpatinë e vet ndaj njohurive e

gojëtarisë së tij), ishte një propagandë e

vetëdijshme e jo spontane, ajo ishte pjesë e

rëndësishme e programit të çetës. Kjo

propagandë kishte për bosht të vetin, sqarimin e

popullit se armiku numër një ishte pushtuesi

osman kundër të cilit duhej përgatitur për ta

çporrur me luftë të armatosur. Duke ua

shpjeguar këtë program minoritarëve grekë të

Dropullit, me greqishten e tij të qartë, Mihali

krijoi simpatizantë të çetës e të lëvizjes shqiptare

edhe në radhët e tyre 10. Në zonat ku propaganda

shoviniste grekomadhe kishte lëshuar vrer

helmues, bisedat e Mihalit ndihmonin për të

sqaruar se populli shqiptar pavarësisht nga ndarja

në tre besime fetare, ishte një komb i vetem dhe i

duhej të luftonte si pushtuesit osmanë dhe

pretendimet e padrejta të shovinizmit fqinj.

Në luftën kundër shovinizmit

grekomadh, Mihali nuk ishte për ta kryer atë me

vrasje të reja klerikësh. Vrasjes së Spiro Kosturit,

Mihali nuk ishte për t‟iu përgjigjur me vrasjen e

një dhespoti tjetër grek. Ai përpiqej për zgjimin e

ndërgjegjes kombëtare tek shqiptarët e gënjyer

dhe demaskimin e shovinizmit të huaj si ideologji

armiqësore e si shkaktare e vërtetë e kësaj

gjakderdhjeje. Në artikullin Letrë nga malet e

Shqipërisë që ai hartoi së bashku me Çerçizin,

sqaronte me forcë: Sa për gjakun e Spiro Kosturit, pa

fjalë që e kërkojmë dhe do ta marëm siç duhet nga të

vërtetët shkaktarë e jo siç pandehin edhe thonë grekët nga

dhespotlerët që ndodhen në Shqipëri. Dhespotlerët e gjithë

krerët e çdo feje nderohen prej shqiptarëve e kurdoherë do

t‟i nderojmë e do t‟i mbrojmë, po vetëm u lutemi të mos

nakatosen (përzjehen – Th. Gj.) në çështjet kombëtare

e të bëjnë propagandë për Greqinë, Turqinë e për të

tjerat... mos pandehin grekët që programi i Komitetit është

për të vrarë dhespotlerët, se ashtu më 24 orë këmbë [prej

tyre] nuk mbetet”.

Prania e Mihalit në çetë e ndihmoi disa herë

Çerçiz Topullin që të përmbahej e të mos

shpërthente në gjaknxehtësi e sipër. Siç ka

10 Stefan Bako, Çerçiz Topulli në Bularat, Kujtime nga

lufta për çlirimin kombëtar 1879-1912, mbledhur e

përgatitur nga P. Pero, Tiranë, 1962, f. 167

Po ashtu: Pano Çupa, Në Dropull pas gjurmëve të

Çerçiz Topullit, kumtesë mbajtur në sesionin

shkencor kushtuar 100-vjetorit të lindjes së Ç.

Topullit, organizuar në Gjirokastër në gusht 1980.

14

ÇERÇIZ TOPULLI

(1880-1915)

treguar Asllan Starja, ish pjesëtar i kësaj

çete: Çerçizi ishte shumë i rrëmbyer, një-dy dhe dorën e

vinte në kobure. Pa Mihalin ai do të kishte bërë shumë

zarare. Që u bë Çeçoja një kapedan i zgjuar e i zoti,

Mihali ka meritën e vet 11.

Ka pasur dhe ndonjë rast kur Mihali nuk

e dëgjoi kapedanin dhe veproi ndryshe. E kemi

fjalën për lirimin e priftit dhe të myftarit (tr

kryeplakut) të fshatit Kastanë të Çamërisë pasi i

kishin marrë me vete pesë orë larg fshatit, kurse

Çerçizi kishte dhënë porosi t‟i vrisnin. Mihali ua

mbushi mendjen komitëve t‟i lironin gjallë mbasi

ishte e turpshme t‟i vrisnin aq larg fshatit të tyre.

turp. Po kështu mund të përmendim dhe

përgjigjen që u dha Mihali përfaqësuesve të

Ahmet Njazi bej Resnjës, një nga dy

komandantët kryesorë të forcave xhonturke. Ky

me këmbëngulje kërkoi takim me komitët

shqiptarë të kryesuar nga Çerçiz Topulli për të

unifikuar programin e lëvizjes së armatosur

shqiptare me lëvizjen xhonturke. Takimi midis të

dërguarve të Ahmet Njazi Resnjës: Remzi beut,

Jashar bej Starovës e Asllan bej Starovës dhe

çetës së Çerçizit e asaj të Demo Eminit u krye në

pyllin e Pirgut në Fushën e Korçës disa ditë para

se të shpallej kushtetuta xhonturke. Të dërguarit

e Njazi Resnjës pasi parashtruan programin e

lëvizjes xhonturke, që konsistonte në shpalljen e

kushtetutës, të barazisë për gjithë kombet e

Perandorisë, të së drejtës për t‟u arsimuar në

gjuhën amtare etj, kërkuan që këto dy çeta të

betoheshin për këtë program. Atëherë Mihali si

më plaku u përgjigj në emër të komitëve shqiptarë:

për të betuar s‟kemi pse betohemi prapë, se jemi betuar

11 Kujtimet e Asllan Starjes, ish luftëtar i çetës, i

kemi shfrytëzuar më 1982 nga materialet e incizuara

që ruante MHK.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!