17.12.2012 Views

Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

NE KUADRIN E JUBILEUT TE MADH TE 100 VJETORIT TE SHPALLJES SE PAVARESISE

marshimet jo më keq se shokët, të cilët ishin 10-

15 vjet më të rinj se ai. Pas ditëve të para, kur

këmbët e tij të pastërvitura për të shkelur mbi

shkëmbinj, u gjakosën disa herë, u forcua dhe

gjatë gjithë kohës u ftoh vetëm një herë lehtë,

duke duruar me sukses mungesat e ushqimit e të

ujit, fjetjet në natyrë, marshimet e gjata, etj.

Ky udhëtim pati rëndësi historike jo

vetëm për Mihalin dhe shokët e tij, por dhe për

banorët e gjithë vendeve ku kaloi çeta. Përmes

këtij udhëtimi, Mihali njohu nga afër shumë troje

shqiptare të Vilajetit të Janinës e të Manastirit, të

cilat nuk kishte pasur mundësi të vizitonte para

largimit nga vendlindja më 1886 dhe as kur ishte

kthyer aty më 1903. Deri në kohën kur doli malit,

ai kishte njohuri të pakta për tokën amtare dhe

banorët e saj. Ai njihte vetëm qytetin e Korçës e

ndonjë fsjhat të afërt. Tani Mihali njohu

drejtpërdrejt terrenin dhe njerëzit e një shumë

krahinave si Bregdeti, Gjirokastra, Delvina,

Dropulli, Çamëria, Lunxhëria, Zagoria, Labëria,

Përmeti, Leskoviku, Kolonja, Korça, Devolli,

Pogradeci, Prespa, Manastiri, Janina, etj. Zgjerimi

i njohurive për tokën amtare dhe njerëzit e saj ia

shtoi dashurinë për ta, ia forcoi dëshirën për t‟i

parë sa më parë të lirë bashkatdhetarët e vet.

Shqiptarët përbënin një komb të vetëm, por

kishin dallime të dukshme nga krahina në krahinë

ndonëse këto ishin shumë të afërta. Dallimet

ishin krijuar gjatë kohëve duke jetuar në terrenin

e thyer e të ndarë, por ato ishin dëshmi e

lashtësisë së popullit të tij. Mihali kuptoi edhe më

mirë se populli dhe vendi i tij ishin vërtet

mbresëlënës jo vetëm për të huajt por edhe për

vetë shqiptarët. Përshtypjet e udhëtimeve dhe

shënimet që kishte lexuar në revistën Albania të

Faik Konicës shkruar prej shumë udhëtarëve të

huaj për popullin shqiptar dhe trojet shqiptare

ishin përshtypje të ndjera dhe jo të sajuara 6.

Jeta si komit, duke jetuar në shtëpitë e fshatarëve,

barinjve e qytetarëve të atyre viseve e njohu

Mihalin nga afër me mikpritjen shqiptare. Ai pa

konkretisht se si njerëzit e thjeshtë e të pashkollë,

dinin t‟i kthenin drekat a darkat në ceremoni të

këndshme, jo vetëm kur kishin shtruar mishra të

pjekura, por edhe kur shtronin një tas me fasule,

sallatë, vezë të zjera a të skuqura. Ishin bisedat e

mençura që i kthenin ato dreka e darka në gosti e

ceremoni të këndshme. Këto biseda i kujtonin

Mihalit gostitë që shtroheshin në shtëpinë e tij

tek oda e miqve, në të cilat ai nuk mori pjesë kurrë

për shkak të moshës së vogël. Në bisedat rreth

sofrave të fshatarëve shkronjëtori i çetës njohu më

mirë hallet dhe shpirtin e tyre. Kur shpërthente

kënga popullore, emocionohej dhe më shumë.

Këngë, që i kishte lexuar në librin Bleta shqiptare

të Thimi Mitkos i dëgjonte të kënduara bukur. Sa

ndryshim i madh, sa të gjalla, sa emocionuese

ishin kur këndoheshin! Nuk kishte fshat pa

këngëtarë të talentuar Edhe shumë historira

gojore për trimëritë e disa heronjve e linin gojë

hapur heroin tonë. Shqipëria e Jugut ishte e

6 Punën e F. Konicës për botimin e përshtypjeve të të

huajve e vijoi dhe Mit’hat Frashëri (Lumo Skendo) në

revistën Dituria 1909-1929. Shih dhe: Skendo, Lumo.

Udhëtarët e huaj në Shqipëri, Përgatitur për botim

nga Luan Malltezi e Sherif Delvina,Eurorilindja,

Tiranë 1999.

mbushur me këngëtarë e rrëfimtarë të talentuar,

të cilët ndonëse nuk kishin shkuar kurrë nëpër

shkolla, e mahnisnin heroin tonë 36-37 vjeçar.

Këto takime e bujtje ia forconin atij shpresat për

të ardhmen e popullit shqiptar. Gjatë qindra vjet

zgjedhe të huaj, populli shqiptar i pashkolluar, i

MIHAL GRAMENO 1872-1931

lënë në varfëri, kishte zhvilluar prirjet e

tij dhe nuk kishte rënë në letargji.

Njëheresh i shtohej dhe mllefi ndaj atyre

që kishin mundësi ta ndihmonin dhe nuk e

ndihmonin këtë popull të delte nga zgjedha

osmane dhe të merrte rrugën e ndriçimit e të

zhvillimit.

Gjatë jetës së komitit Mihali përjetoi

momente emocionale nga më të ndryshmet. Një

moment i tillë ka qenë dhe rasti kur nëna e tij

Lina shpëtoi anëtarët e çetës nga arrestimi i sigurt

mu brenda shtëpisë së Gramenove: Pas luftës së

Mashkullorës qeveritarët xhonturq në Gjirokastër

e Korçë përhapën fjalë sikur ushtria osmane

kishte vrarë Çerçizin e Mihalin, prandaj luftëtarët

e çetës pasi shkuan në Gjinokastër e nëpër

krahina të tjera shkuan dhe në Korçë për të

qetësuar familjarët e Mihalit dhe veprimtarët e

atjeshëm. Çeta hyri herët në mëngjez te shkolla e

vajzave ku e sistemoi mësonjësja Parashqevi

Qiriazi dhe e mbajti tërë ditën në fshehtësi. Në

mbrëmje vonë luftëtarët një nga një me armët

nën guna shkuan tek shtëpia e Gramenove. Aty u

kryen takime e bisedime me veprimtarë, miq e

shokë të Mihalit. Të nesërmen në mëngjez nënë

Lina u zgjua herët, donte të zinte brumët për të

bërë kuleçët, që do të shtronte për drekë e do t‟u

jepte me vete luftëtarëve. Mirëpo në këtë kohë u

13

godit fort porta e madhe me kodak pushke. Lina

u ngjit lart te dhomat e gjumit, zgjoi trimat duke

u thënë: delni nga dericka e fshetë e katit të parë e

shkoni fshihuni tek furxhiu, prapa shtëpisë. Vetë doli

në oborr e thirri: Prisni sa të laj duart se i kam me

miell! Shkoi brenda në kuzhinë, si për të larë

duart, mirëpo aty pa pushkët e komitëve, që ata i

kishin lënë në darkë para se të binin për të fjetur.

Dëgjoi zhurmën e komitëve duke kapërcyer

murin e avllisë prapa shtëpisë. Atëhere rrëmbeu

pesë pushkët i vuri mbi dërrasën e çyrekëve i

mbuloi me picetën e madhe të leshtv tv çyrekëve

dhe i tha burrit, që po rrinte si i hutuar, shko

përpara e hap portën, se unë po shpie çyrekët te

furxhiu! Ilia shkoi para e ajo prapa me dërrasën e

çyrekëve mbi kokë. Kur u hap porta policët u

vërsulën brenda oborrit, Lina si selvi e gjatë me

dërasën e çyrekëve mbi kokë rrinte në mes të

oborrit duke thirrur: hapuni, hapuni se mos më rëzoni

cyrekët!, dhe ndërsa policët kalonin disi anash saj,

ajo çau përpara, doli nga porta dhe duke çapitur

me ngut arriti te furra e mëhallës, ku e prisnin

komitët. Kështu nënë Lina me zgjuarësinë e

shkathtësinë e saj shpëtoi Mihalin e shokët e tij...

Thënë shkurt, jeta e komitit e ndihmoi

Mihalin të njihte më mirë karakterin e shqiptarit,

gjë që ndikoi drejtpërdrejt në formimin e tij të

mëtejshëm politik-atdhetar dhe në rritjen e

frymëzimit si krijues. Vështirësitë e marshimeve,

pjesëmarrja e drejtpërdrejtë në luftimet e

Mashkullorës, ku 5 luftëtarë të çetës luftuan tërë

ditën kundër dhjetëra ushtarëve osmanlinj prej të

cilëve ata vranë 13 7, si dhe akte të tjera heroike si

vrasja e bimbashit (majorit Halil Boshnjaku),

lufta mbi Libohovë, përpjekja në Vodicë, etj, e

burrëruan Mihalin sa për dhjetra vjet jetë të

zakonshme. Mbresa të paharrueshme mori

Mihali nga miqësia me trimin e rrallë Çerçiz

Topulli dhe luftëtarët e tjerë nga Labëria,

Çamëria, Kolonja e Korça, të cilët do ta

frymëzonin për shumë shkrime publicistike të

mëvonshme. Në kujtesën e tij do t‟i vinin gjatë

gjithë jetës fytyrat dhe bëmat e luftëtarëve Abdyl

Mersini, Zeman Mashkullori, Abaz Nivica,

Myftar Axhemi, Haredin Tremishti, Asllan Starja,

Bajram Prongjia, Ito Lekdushi, Demo Emini, etj.

si dhe disa komitë bullgarë me kapedan Petro

Gjermanin në krye.

Po aq të rëndësishme për formimin e tij

ishte dhe njohja me aktivistë ilegale si Idriz Guri

e Besim Veseli me shokë, gjirokastritë të thatë po

të thantë, me luftëtarin delvinjot Nazif Hadëri,

me stanarin zemërmadh Dhimitër Spiro Lito nga

Brezhani i Përmetit, me priftin patriot Stath

Melani, me trimin Sali Butka një nga shtyllat e

lëvizjes patriotike në Kolonjë, me Petro Luarasin

mësuesin e shqipes, me Vasil Trebickën që u

kthye nga SHBA për t‟u bashkuar me çetën, me

të palodhurit Goni Katundi, Grigor Cikla,

Vangjel Gjika, si dhe me aktivistet femra, si

7 Në betejën e Mashkullorës prej luftëtarëve të çetës

morën pjesë Çerçiz Topulli, Myftar Axhemi, Zeman

Mashkullori, Asllan Starja, M. Grameno e Haredin

Tremishti, prej të cilëve u vra vetëm ky i fundit e u

plagos Myftari. Shifra e të vrarëve nga forcat e

ushtrisë osmane prej 13 vetësh që jep Mihali, për ne

është më e besueshme se shifra 20, që japin burime

të tjera.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!