Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

Mark Bregu - Tribuna Shqiptare Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

tribunashqiptare.net
from tribunashqiptare.net More from this publisher
17.12.2012 Views

NE KUADRIN E JUBILEUT TE MADH TE 100 VJETORIT TE SHPALLJES SE PAVARESISE Njaj Gjin Pjetri burr i burrit, Ndaq për besë, ndaq për trimni, Mik i ngushtë i Bajram Currit, Gjithmonë shtrue sofra e tij. Gjith sa herë u ndesh me turkun, Në Kurbin, Pllanë e Milot, Gjithmonë t'thatë mbajti barotin, Gishtin n'çark e zemrën top. Por nji ditë ai dha kushtrimin, Me at za t'thekshëm piskamë, N'kambë e ngriti gjith Kurbinin, Kush asht burrë n'Milot me dalë. Lum e lum për t'madhin Zot, Ç'janë kto trima n'armë shtrëngue, Që janë nisë sot për Milot, Vall ndoj dasëm t'ketë qëllue ? Po, sot dasëm ka Miloti, Treqind krushq në prak kanë ardhë, Kërset pushka flakë baroti, Njaj Gjin Pjetri Flamurtarë ! Me njezetetetë t'Nandorit, Gjin Pervizi l'shon kushtrimin, Kush asht burrë me gjak Arbnorit, Në Milot të bajmë betimin ! S'ka tufan që ua ndal turrin, Treqind burra dorë për dorë, Në Milot kanë ngrit Flamurin, Bash njat ditë që u ngrit në Vlorë ! Mban Flamurin Gjin Pervizi, Burri, Ndera Lavdia e fisit, 15 vjeç për krah rrin nipi*, Bash si dega e nji lis Shkodér1997 (*Prenk Pervizi.) Rrapi i mashkullorës Prof. as. dr. Thanas L. Gjika Mihal Grameno Luftëtar dhe kronikan i çetës kombëtare Në ditët e para të muajit maj 1907 çeta kombëtare e përbërë nga kapedani, shkronjëtori e tre luftëtarë të tjerë u shoqërua nga Sofja për Nish e Beograd prej Bajo Topullit e Shahin Kolonjës. Por pas ndarjes me këta të fundit, të cilët vazhduan rrugën për në Vjenë, pjesëtarët e çetës u arrestuan në Zejmun pranë Beogradit dhe pas lirimit nga burgu u kthyen në Sofje prej ku, pas disa ditësh, u përcollën sërish nga Kristo Luarasi, Dhimitër Mole, Adham Shkaba e nga aktivistë të tjerë të asaj kolonie si dhe nga Bajoja e Shahini që u kthyen urgjentisht nga Vjena të thirrur telegrafisht prej Kristo Luarasit. Nisja e dytë ishte e suksesshme. Çeta pasi kaloi në Kotor u hodh në Brindisi të Italisë ku rregulloi të gjitha pajisjet e nevojshme dhe në pasditen e 16/29 majit hipi në një vapor të komanduar nga kapiteni shqiptar Ahmet Ulqinaku me të cilin pas 36 orë udhëtimi, pa u gdhirë e hëna e 18/31 majit 1907 zbriti në tokën shqiptare 1 në Jug të Vlorës në brigjet e detit Jon 2. Bajo Topulli, i cili i shoqëroi shokët deri në Brindisi, shkoinë SHBA ku, së bashku me Fan Nolin, vizitoi qendrat kryesore të kolonisë 1 Në Histori e Shqipërisë maket I 1973, vëll. II, 3 (vitet 1882-1908), f. 102, thuhet se çeta zbarkoi në bregdetin shqiptar në muajin prill. Ky gabim besojmë e ka burimin në librin e M. Gramenos Kryengritja shqiptare ku në f. 23 shkruhet: anija ishte gati në Brindis në muaj të prillit 1907. Me këtë shprehje autori ka dashur të thesh se anieja ishte gati që në muaj të prillit, sepse në f. 32, sqaron: Të shtunë pasdreke në 16 maj përhapin pëlhurat e anijes edhe Ahmeti, kapiteni ynë, urdhëron: djema gati! Përnjëherësh anija mori udhën edhe neve ia krismë këngës Për mëmëdhenë. 2 M. Gramenoja në kujtimet e veta shënon gabimisht emrin Vërnik për Dhërmi, emri i katundit ku zbarkoi çeta. Këtë gabim e ka vënë në dukje së pari Javer Maloja në Zëri i Popullit, 1960, 24 janar, f. 3. 12 shqiptare të atjeshme për të mbledhur ndihma për çetën e për Komitetin e fshehtë të Manastirit. Duhet thënë që në fillim, se kjo çetë ishte një çetë agjitative dhe pikën kryesore të programit të vet e kish për propagandimin dhe përgatitjen e popullit për një kryengritje të përgjithshme në të ardhmen 3. Por gjatë udhëtimit të vet nëpër krahinat e Shqipërisë së Jugut asaj iu desh të zhvillonte edhe ndeshje me armë me forcat e ushtrisë osmane, ndeshje si ajo e Mashkullorës, ajo mbi Libohovë në afërsi të Gjirokastrës e në Vodicë të Kolonjës, ku luftëtarët e saj shkrojtën faqe të lavdishme për historinë tonë kombëtare. Për të përmendur është dhe fakti se çeta e Çerçizit dhe e Mihal Gramenos, me bëmat e saj luftarake dhe me punën propagandistike të këtyre dy drejtuesve të saj, ndihmoi drejtpërdrejt për krijimin e çetës së Delvinës me Nazif Hadërin komandant, cetë me 63 luftëtarë, e cila në maj 1908 kreu sulmin zulmëmadh kundër qytetit të Sarandës të cilin e mbajti të çliruar për gjashtë orë 4. Udhëtimi i çetës në Shqipërinë e Jugut, në një terren malor të thyer e nëpër rrugë shpesh herë të rrezikshme, sepse ishin të pasistemuara nga dora e njeriut, e jo rrallë larg edhe nga këto rrugë. Ky udhëtim prej rreth 3.000 kilometrash u krye në këmbë në një kohë të shkurtër brenda 14 muajsh: nga maji 1907 deri në korrik 1908, me vështirësi të mëdha 5. Shpesh herë ecjet ktheheshin në marshime të shpejta mbasi luftëtarët ndiqeshin nga forcat e ushtrisë ose të xhandarmërisë osmane e jo rrallë edhe në mot të keq me shi e me borë. Mihali delikat me dhimbje reumatizmale në sajë të vullnetit të tij e zjarrit patriotik, mundi t‟i kryente 3 M. Gramenoja, Kryengritja..., f. 85. 4 Pango, Apostol. Delvina Histori e Shkurtër,”Maluka”, Tiranë 2008, f.86. 5 Udhëtimin i çetës duke u mbështetur në kujtimet e Gramenos, po e tregojmë duke shënuar vetëm emrat kryesore të fshatrave e qyteteve pa përmendur ndalesat e vogla në stane, pyje e male: Dhërmi – Vuno – Zhulat – Kardhiq – Gjirokastër – Zhej – Brezhan – Këlcyrë – Toler – Sevran – Frashër – Kurtes – Frashër – Backë – Qesarakë – Lubonjë – Helmës – Kozel – Dardhë – Dishnicë – Korçë –Plasë – Grazhdan – Shulin – Nivicë – Gjerman – Pisoder – Koresht – Kolevicë – Qytezë – Vërlen – Menkulas – Bozhigrad – Qytezë – Sinicë – Gjyres – Dishnicë – Orman çiflig – Teqe e Melçanit – Polenë – Korçë – Dvoran –Bollovodë – Floq – Helmës – Qinam – Starje – Selenicë e Pishës – Gostivisht – Kurtez – Frashër – Pangri – Hotovë – Tremisht – Postenan – Leskovik – Melan – Leusë – Badillonjë – Grykë e Selckës – Suhë – Gjirokastër – Mashkullorë – Lazarat – Derviçan – Goranxi – Bularat – Luvinë – Gjirokastër – Mashkullorë – Kardhiq – Mashkullorë – Mali i Gjerë – Gjirokastër – Derviçan – Luvinë – Gjirokastër – Sopot – Kardhiq – Pylli i Varfajt mbi Delvinë - Kastanë e Çamërisë - Malet e Sotirës – mbi Libohovë – Suhë – Lunxhëri – Zagori – Përmet – Frashër – Orgockë – Selenicë e Pishës – Vodicë – Blush – Butkë – Kozel – Boboshticë – Korçë - Melçan – Pirg – Pogradec – Ohër – Resnjë – Manastir (Bitol) – Korçë – Ersekë – Leskovik – Gjirokastër – Janinë. Ne Janinë çeta u shpërnda.

NE KUADRIN E JUBILEUT TE MADH TE 100 VJETORIT TE SHPALLJES SE PAVARESISE marshimet jo më keq se shokët, të cilët ishin 10- 15 vjet më të rinj se ai. Pas ditëve të para, kur këmbët e tij të pastërvitura për të shkelur mbi shkëmbinj, u gjakosën disa herë, u forcua dhe gjatë gjithë kohës u ftoh vetëm një herë lehtë, duke duruar me sukses mungesat e ushqimit e të ujit, fjetjet në natyrë, marshimet e gjata, etj. Ky udhëtim pati rëndësi historike jo vetëm për Mihalin dhe shokët e tij, por dhe për banorët e gjithë vendeve ku kaloi çeta. Përmes këtij udhëtimi, Mihali njohu nga afër shumë troje shqiptare të Vilajetit të Janinës e të Manastirit, të cilat nuk kishte pasur mundësi të vizitonte para largimit nga vendlindja më 1886 dhe as kur ishte kthyer aty më 1903. Deri në kohën kur doli malit, ai kishte njohuri të pakta për tokën amtare dhe banorët e saj. Ai njihte vetëm qytetin e Korçës e ndonjë fsjhat të afërt. Tani Mihali njohu drejtpërdrejt terrenin dhe njerëzit e një shumë krahinave si Bregdeti, Gjirokastra, Delvina, Dropulli, Çamëria, Lunxhëria, Zagoria, Labëria, Përmeti, Leskoviku, Kolonja, Korça, Devolli, Pogradeci, Prespa, Manastiri, Janina, etj. Zgjerimi i njohurive për tokën amtare dhe njerëzit e saj ia shtoi dashurinë për ta, ia forcoi dëshirën për t‟i parë sa më parë të lirë bashkatdhetarët e vet. Shqiptarët përbënin një komb të vetëm, por kishin dallime të dukshme nga krahina në krahinë ndonëse këto ishin shumë të afërta. Dallimet ishin krijuar gjatë kohëve duke jetuar në terrenin e thyer e të ndarë, por ato ishin dëshmi e lashtësisë së popullit të tij. Mihali kuptoi edhe më mirë se populli dhe vendi i tij ishin vërtet mbresëlënës jo vetëm për të huajt por edhe për vetë shqiptarët. Përshtypjet e udhëtimeve dhe shënimet që kishte lexuar në revistën Albania të Faik Konicës shkruar prej shumë udhëtarëve të huaj për popullin shqiptar dhe trojet shqiptare ishin përshtypje të ndjera dhe jo të sajuara 6. Jeta si komit, duke jetuar në shtëpitë e fshatarëve, barinjve e qytetarëve të atyre viseve e njohu Mihalin nga afër me mikpritjen shqiptare. Ai pa konkretisht se si njerëzit e thjeshtë e të pashkollë, dinin t‟i kthenin drekat a darkat në ceremoni të këndshme, jo vetëm kur kishin shtruar mishra të pjekura, por edhe kur shtronin një tas me fasule, sallatë, vezë të zjera a të skuqura. Ishin bisedat e mençura që i kthenin ato dreka e darka në gosti e ceremoni të këndshme. Këto biseda i kujtonin Mihalit gostitë që shtroheshin në shtëpinë e tij tek oda e miqve, në të cilat ai nuk mori pjesë kurrë për shkak të moshës së vogël. Në bisedat rreth sofrave të fshatarëve shkronjëtori i çetës njohu më mirë hallet dhe shpirtin e tyre. Kur shpërthente kënga popullore, emocionohej dhe më shumë. Këngë, që i kishte lexuar në librin Bleta shqiptare të Thimi Mitkos i dëgjonte të kënduara bukur. Sa ndryshim i madh, sa të gjalla, sa emocionuese ishin kur këndoheshin! Nuk kishte fshat pa këngëtarë të talentuar Edhe shumë historira gojore për trimëritë e disa heronjve e linin gojë hapur heroin tonë. Shqipëria e Jugut ishte e 6 Punën e F. Konicës për botimin e përshtypjeve të të huajve e vijoi dhe Mit’hat Frashëri (Lumo Skendo) në revistën Dituria 1909-1929. Shih dhe: Skendo, Lumo. Udhëtarët e huaj në Shqipëri, Përgatitur për botim nga Luan Malltezi e Sherif Delvina,Eurorilindja, Tiranë 1999. mbushur me këngëtarë e rrëfimtarë të talentuar, të cilët ndonëse nuk kishin shkuar kurrë nëpër shkolla, e mahnisnin heroin tonë 36-37 vjeçar. Këto takime e bujtje ia forconin atij shpresat për të ardhmen e popullit shqiptar. Gjatë qindra vjet zgjedhe të huaj, populli shqiptar i pashkolluar, i MIHAL GRAMENO 1872-1931 lënë në varfëri, kishte zhvilluar prirjet e tij dhe nuk kishte rënë në letargji. Njëheresh i shtohej dhe mllefi ndaj atyre që kishin mundësi ta ndihmonin dhe nuk e ndihmonin këtë popull të delte nga zgjedha osmane dhe të merrte rrugën e ndriçimit e të zhvillimit. Gjatë jetës së komitit Mihali përjetoi momente emocionale nga më të ndryshmet. Një moment i tillë ka qenë dhe rasti kur nëna e tij Lina shpëtoi anëtarët e çetës nga arrestimi i sigurt mu brenda shtëpisë së Gramenove: Pas luftës së Mashkullorës qeveritarët xhonturq në Gjirokastër e Korçë përhapën fjalë sikur ushtria osmane kishte vrarë Çerçizin e Mihalin, prandaj luftëtarët e çetës pasi shkuan në Gjinokastër e nëpër krahina të tjera shkuan dhe në Korçë për të qetësuar familjarët e Mihalit dhe veprimtarët e atjeshëm. Çeta hyri herët në mëngjez te shkolla e vajzave ku e sistemoi mësonjësja Parashqevi Qiriazi dhe e mbajti tërë ditën në fshehtësi. Në mbrëmje vonë luftëtarët një nga një me armët nën guna shkuan tek shtëpia e Gramenove. Aty u kryen takime e bisedime me veprimtarë, miq e shokë të Mihalit. Të nesërmen në mëngjez nënë Lina u zgjua herët, donte të zinte brumët për të bërë kuleçët, që do të shtronte për drekë e do t‟u jepte me vete luftëtarëve. Mirëpo në këtë kohë u 13 godit fort porta e madhe me kodak pushke. Lina u ngjit lart te dhomat e gjumit, zgjoi trimat duke u thënë: delni nga dericka e fshetë e katit të parë e shkoni fshihuni tek furxhiu, prapa shtëpisë. Vetë doli në oborr e thirri: Prisni sa të laj duart se i kam me miell! Shkoi brenda në kuzhinë, si për të larë duart, mirëpo aty pa pushkët e komitëve, që ata i kishin lënë në darkë para se të binin për të fjetur. Dëgjoi zhurmën e komitëve duke kapërcyer murin e avllisë prapa shtëpisë. Atëhere rrëmbeu pesë pushkët i vuri mbi dërrasën e çyrekëve i mbuloi me picetën e madhe të leshtv tv çyrekëve dhe i tha burrit, që po rrinte si i hutuar, shko përpara e hap portën, se unë po shpie çyrekët te furxhiu! Ilia shkoi para e ajo prapa me dërrasën e çyrekëve mbi kokë. Kur u hap porta policët u vërsulën brenda oborrit, Lina si selvi e gjatë me dërasën e çyrekëve mbi kokë rrinte në mes të oborrit duke thirrur: hapuni, hapuni se mos më rëzoni cyrekët!, dhe ndërsa policët kalonin disi anash saj, ajo çau përpara, doli nga porta dhe duke çapitur me ngut arriti te furra e mëhallës, ku e prisnin komitët. Kështu nënë Lina me zgjuarësinë e shkathtësinë e saj shpëtoi Mihalin e shokët e tij... Thënë shkurt, jeta e komitit e ndihmoi Mihalin të njihte më mirë karakterin e shqiptarit, gjë që ndikoi drejtpërdrejt në formimin e tij të mëtejshëm politik-atdhetar dhe në rritjen e frymëzimit si krijues. Vështirësitë e marshimeve, pjesëmarrja e drejtpërdrejtë në luftimet e Mashkullorës, ku 5 luftëtarë të çetës luftuan tërë ditën kundër dhjetëra ushtarëve osmanlinj prej të cilëve ata vranë 13 7, si dhe akte të tjera heroike si vrasja e bimbashit (majorit Halil Boshnjaku), lufta mbi Libohovë, përpjekja në Vodicë, etj, e burrëruan Mihalin sa për dhjetra vjet jetë të zakonshme. Mbresa të paharrueshme mori Mihali nga miqësia me trimin e rrallë Çerçiz Topulli dhe luftëtarët e tjerë nga Labëria, Çamëria, Kolonja e Korça, të cilët do ta frymëzonin për shumë shkrime publicistike të mëvonshme. Në kujtesën e tij do t‟i vinin gjatë gjithë jetës fytyrat dhe bëmat e luftëtarëve Abdyl Mersini, Zeman Mashkullori, Abaz Nivica, Myftar Axhemi, Haredin Tremishti, Asllan Starja, Bajram Prongjia, Ito Lekdushi, Demo Emini, etj. si dhe disa komitë bullgarë me kapedan Petro Gjermanin në krye. Po aq të rëndësishme për formimin e tij ishte dhe njohja me aktivistë ilegale si Idriz Guri e Besim Veseli me shokë, gjirokastritë të thatë po të thantë, me luftëtarin delvinjot Nazif Hadëri, me stanarin zemërmadh Dhimitër Spiro Lito nga Brezhani i Përmetit, me priftin patriot Stath Melani, me trimin Sali Butka një nga shtyllat e lëvizjes patriotike në Kolonjë, me Petro Luarasin mësuesin e shqipes, me Vasil Trebickën që u kthye nga SHBA për t‟u bashkuar me çetën, me të palodhurit Goni Katundi, Grigor Cikla, Vangjel Gjika, si dhe me aktivistet femra, si 7 Në betejën e Mashkullorës prej luftëtarëve të çetës morën pjesë Çerçiz Topulli, Myftar Axhemi, Zeman Mashkullori, Asllan Starja, M. Grameno e Haredin Tremishti, prej të cilëve u vra vetëm ky i fundit e u plagos Myftari. Shifra e të vrarëve nga forcat e ushtrisë osmane prej 13 vetësh që jep Mihali, për ne është më e besueshme se shifra 20, që japin burime të tjera.

NE KUADRIN E JUBILEUT TE MADH TE 100 VJETORIT TE SHPALLJES SE PAVARESISE

Njaj Gjin Pjetri burr i burrit,

Ndaq për besë, ndaq për trimni,

Mik i ngushtë i Bajram Currit,

Gjithmonë shtrue sofra e tij.

Gjith sa herë u ndesh me turkun,

Në Kurbin, Pllanë e Milot,

Gjithmonë t'thatë mbajti barotin,

Gishtin n'çark e zemrën top.

Por nji ditë ai dha kushtrimin,

Me at za t'thekshëm piskamë,

N'kambë e ngriti gjith Kurbinin,

Kush asht burrë n'Milot me dalë.

Lum e lum për t'madhin Zot,

Ç'janë kto trima n'armë shtrëngue,

Që janë nisë sot për Milot,

Vall ndoj dasëm t'ketë qëllue ?

Po, sot dasëm ka Miloti,

Treqind krushq në prak kanë ardhë,

Kërset pushka flakë baroti,

Njaj Gjin Pjetri Flamurtarë !

Me njezetetetë t'Nandorit,

Gjin Pervizi l'shon kushtrimin,

Kush asht burrë me gjak Arbnorit,

Në Milot të bajmë betimin !

S'ka tufan që ua ndal turrin,

Treqind burra dorë për dorë,

Në Milot kanë ngrit Flamurin,

Bash njat ditë që u ngrit në Vlorë !

Mban Flamurin Gjin Pervizi,

Burri, Ndera Lavdia e fisit,

15 vjeç për krah rrin nipi*,

Bash si dega e nji lis

Shkodér1997

(*Prenk Pervizi.)

Rrapi i mashkullorës

Prof. as. dr.

Thanas L. Gjika

Mihal Grameno

Luftëtar dhe kronikan i

çetës kombëtare

Në ditët e para të muajit maj 1907 çeta

kombëtare e përbërë nga kapedani, shkronjëtori e

tre luftëtarë të tjerë u shoqërua nga Sofja për

Nish e Beograd prej Bajo Topullit e Shahin

Kolonjës. Por pas ndarjes me këta të fundit, të

cilët vazhduan rrugën për në Vjenë, pjesëtarët e

çetës u arrestuan në Zejmun pranë Beogradit dhe

pas lirimit nga burgu u kthyen në Sofje prej ku,

pas disa ditësh, u përcollën sërish nga Kristo

Luarasi, Dhimitër Mole, Adham Shkaba e nga

aktivistë të tjerë të asaj kolonie si dhe nga Bajoja

e Shahini që u kthyen urgjentisht nga Vjena të

thirrur telegrafisht prej Kristo Luarasit.

Nisja e dytë ishte e suksesshme. Çeta

pasi kaloi në Kotor u hodh në Brindisi të Italisë

ku rregulloi të gjitha pajisjet e nevojshme dhe në

pasditen e 16/29 majit hipi në një vapor të

komanduar nga kapiteni shqiptar Ahmet

Ulqinaku me të cilin pas 36 orë udhëtimi, pa u

gdhirë e hëna e 18/31 majit 1907 zbriti në tokën

shqiptare 1 në Jug të Vlorës në brigjet e detit Jon 2.

Bajo Topulli, i cili i shoqëroi shokët deri

në Brindisi, shkoinë SHBA ku, së bashku me Fan

Nolin, vizitoi qendrat kryesore të kolonisë

1 Në Histori e Shqipërisë maket I 1973, vëll. II, 3

(vitet 1882-1908), f. 102, thuhet se çeta zbarkoi në

bregdetin shqiptar në muajin prill. Ky gabim besojmë

e ka burimin në librin e M. Gramenos Kryengritja

shqiptare ku në f. 23 shkruhet: anija ishte gati në

Brindis në muaj të prillit 1907. Me këtë shprehje

autori ka dashur të thesh se anieja ishte gati që në

muaj të prillit, sepse në f. 32, sqaron: Të shtunë

pasdreke në 16 maj përhapin pëlhurat e anijes edhe

Ahmeti, kapiteni ynë, urdhëron: djema gati!

Përnjëherësh anija mori udhën edhe neve ia krismë

këngës Për mëmëdhenë.

2 M. Gramenoja në kujtimet e veta shënon gabimisht

emrin Vërnik për Dhërmi, emri i katundit ku zbarkoi

çeta. Këtë gabim e ka vënë në dukje së pari Javer

Maloja në Zëri i Popullit, 1960, 24 janar, f. 3.

12

shqiptare të atjeshme për të mbledhur ndihma

për çetën e për Komitetin e fshehtë të Manastirit.

Duhet thënë që në fillim, se kjo çetë

ishte një çetë agjitative dhe pikën kryesore të

programit të vet e kish për propagandimin dhe

përgatitjen e popullit për një kryengritje të

përgjithshme në të ardhmen 3. Por gjatë udhëtimit

të vet nëpër krahinat e Shqipërisë së Jugut asaj iu

desh të zhvillonte edhe ndeshje me armë me

forcat e ushtrisë osmane, ndeshje si ajo e

Mashkullorës, ajo mbi Libohovë në afërsi të

Gjirokastrës e në Vodicë të Kolonjës, ku

luftëtarët e saj shkrojtën faqe të lavdishme për

historinë tonë kombëtare.

Për të përmendur është dhe fakti se çeta

e Çerçizit dhe e Mihal Gramenos, me bëmat e saj

luftarake dhe me punën propagandistike të këtyre

dy drejtuesve të saj, ndihmoi drejtpërdrejt për

krijimin e çetës së Delvinës me Nazif Hadërin

komandant, cetë me 63 luftëtarë, e cila në maj

1908 kreu sulmin zulmëmadh kundër qytetit të

Sarandës të cilin e mbajti të çliruar për gjashtë

orë 4.

Udhëtimi i çetës në Shqipërinë e Jugut,

në një terren malor të thyer e nëpër rrugë shpesh

herë të rrezikshme, sepse ishin të pasistemuara

nga dora e njeriut, e jo rrallë larg edhe nga këto

rrugë. Ky udhëtim prej rreth 3.000 kilometrash u

krye në këmbë në një kohë të shkurtër brenda 14

muajsh: nga maji 1907 deri në korrik 1908, me

vështirësi të mëdha 5.

Shpesh herë ecjet ktheheshin në marshime të

shpejta mbasi luftëtarët ndiqeshin nga forcat e

ushtrisë ose të xhandarmërisë osmane e jo rrallë

edhe në mot të keq me shi e me borë. Mihali

delikat me dhimbje reumatizmale në sajë të

vullnetit të tij e zjarrit patriotik, mundi t‟i kryente

3 M. Gramenoja, Kryengritja..., f. 85.

4 Pango, Apostol. Delvina Histori e

Shkurtër,”Maluka”, Tiranë 2008, f.86.

5 Udhëtimin i çetës duke u mbështetur në kujtimet e

Gramenos, po e tregojmë duke shënuar vetëm

emrat kryesore të fshatrave e qyteteve pa

përmendur ndalesat e vogla në stane, pyje e male:

Dhërmi – Vuno – Zhulat – Kardhiq – Gjirokastër –

Zhej – Brezhan – Këlcyrë – Toler – Sevran – Frashër –

Kurtes – Frashër – Backë – Qesarakë – Lubonjë –

Helmës – Kozel – Dardhë – Dishnicë – Korçë –Plasë –

Grazhdan – Shulin – Nivicë – Gjerman – Pisoder –

Koresht – Kolevicë – Qytezë – Vërlen – Menkulas –

Bozhigrad – Qytezë – Sinicë – Gjyres – Dishnicë –

Orman çiflig – Teqe e Melçanit – Polenë – Korçë –

Dvoran –Bollovodë – Floq – Helmës – Qinam – Starje

– Selenicë e Pishës – Gostivisht – Kurtez – Frashër –

Pangri – Hotovë – Tremisht – Postenan – Leskovik –

Melan – Leusë – Badillonjë – Grykë e Selckës – Suhë

– Gjirokastër – Mashkullorë – Lazarat – Derviçan –

Goranxi – Bularat – Luvinë – Gjirokastër –

Mashkullorë – Kardhiq – Mashkullorë – Mali i Gjerë –

Gjirokastër – Derviçan – Luvinë – Gjirokastër – Sopot

– Kardhiq – Pylli i Varfajt mbi Delvinë - Kastanë e

Çamërisë - Malet e Sotirës – mbi Libohovë – Suhë –

Lunxhëri – Zagori – Përmet – Frashër – Orgockë –

Selenicë e Pishës – Vodicë – Blush – Butkë – Kozel –

Boboshticë – Korçë - Melçan – Pirg – Pogradec –

Ohër – Resnjë – Manastir (Bitol) – Korçë – Ersekë –

Leskovik – Gjirokastër – Janinë. Ne Janinë çeta u

shpërnda.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!