17.12.2012 Views

Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

NE KUADRIN E JUBILEUT TE MADH TE 100 VJETORIT TE SHPALLJES SE PAVARESISE

Mbasi e prun n‟rrug t‟Kanunit Dheun që

m‟do vendë pat lafit, u ndanë Pleqt, e shkuen

nder shpi t‟veta, tuj lanë fjalën shoqishojt që

t‟gjindën n‟Fushë t‟Tallajvbesë t‟pestën ditë

t‟Bajramit jase me 12 në Sh‟Ndre, 1904.

Qeveritari i Durrësit në

Krujë.

Me 4 n‟Vjeshtën e dytë 1904 erdh

n‟Krujë Qeveritari i Durresit, e në t„mbrritun

dergoj me thirrë njikta : Zenel Agë Meçen,

Idrizin e Bedekuqit, Jahan e Xhaferrit, Agë

Meçen, e Sedin e Selim Agës, e m‟nji hov ja

dergoj nji tejshkrim Gjin Pjetrit në Skuraj që t‟i

merrte me vedi Paj Beg Pajën e Sul Hakën, e t‟u

dukshin n‟Krujë. Katër t‟parët e qytetit që i

përmendëm aspak s‟shkuen, e Gjin Pjetri ja

dredhi t‟përgjegjun m‟tejshkrimtare t‟Milotit :

- Gjin Pjetri i Skurajt, ja merr dorën

Qeveritarit t‟Durrësit në Krujë : zotnija jote

m‟thrret atje, unë s‟jam tuj mujt me ardhë njiherë,

përse do t‟shkoj n‟mal me ra mbrapa lopëve që

cubat m‟i morën n‟kto ditë. Kur t‟i gjaj atëherë i

marr shokët e mi e vij m‟u pjek me zotnin tande.

Gjin Pjetri.

Ashtu as i Kruetanë as i katundnisë, s‟ja

pan ftyren Qeveritarit, e mbet me njmijë faqe

t‟zeza.

Vijnë me dijtë se ardhja e Qeveritarit

t‟Durrësit kje mbas fjalëve t‟Saë Pashës. Dmth

Sad Pasha nuk deshti me ndejt m‟ditë

t‟shenjueme t‟Besë, por m‟at hov që Qeveritari i

Durrësit muer në Krujë edhe Sadi e dërgoj

zëvendsin e veë Osmanin e Hoxhës Matës

keshëm për me ndigjue benë e 24 kruetanve për

punë të tokës t‟Fushë Krujës. E qëllimi i Sadit

s‟kje tjetër, porse nji Hej ! dmth ja do t‟vijshin

Kruetanët me ba be, ja mos do t‟vijshin. Po

erdhën pat da me qeveritarin me ua vu rrethimin

e me i zanë, po s‟erdhën mbas gjygjit do t‟i jiste

toka që e lypte. Por s‟i vyjti gja kjo lojë, përse

mungojshin njerzit e shenjuem prej

Pesëdhetekatër Pleqsh, e nuk ndejti m‟ditë

t‟ndame për m‟u ba beja. Aq që Parësimi i Krujës

i dergoj fjalë Qeveritarit t‟Durrësit që mos

t‟gabote me ju dergue ushtarë ke dera, se po i

ndrruen dy fjalë do t‟i vritshin, e Parsimi i

katundeve aspak s‟u dukën. I frigsuem prej

kërcnimeve Qeveritari u dynd e shkoj : Kurti i

Kavaj-Kurtit prej Kavaje.

Mbasi u kujtue Sad Pasha se ju trashën

dhamt tuj bre hekur, e sa nji mizë ndër hundë e

mbajshin Pleqt si ktë si Sunduesin e Durrësit, ju

desht me i zbrit fjalët (porsa anadollakësh) e

prandaj me 30-X- 1904, e dërgoj Osmanin e

Hoxhës Matës si zevendës t‟vetin ke Gjin Pjeter

Marku n‟Skuraj, e me fol me Gjinin për punë

t‟asaj toke që s‟kje ba gjygji (si e patem rrefye

parazi).

Kur për fat të mirë, m‟u n‟at ditë ndodhi

te Hani i Gjormit Gjini. Sosi Osmani i Hoxhës, e

porsa pau Gjinin i tha :

- Hej, Gjin ! unë kjeshë nis me shkue në

shpinë tande n‟Skuraj e ty t‟paska sjellë ora e mirë

ktu !...

- Poj po, pata do punë e erdha deri këtu,

të mos vijshe edhe pak nuk më kishe gjet.

Osman, me fjal të mira do të kesh ardhë ?!

- Ashtu ma ka shpresa – u përgjigj

Osmani.

Vojten të dy edhe zatetën nën nji vidh

të madh që ishte bri hanit.

- Fol, Osman, ç‟pun të suell këndej ? – e

pveti Gjini.

- Sadi të çon shumë shëndet Gjin – i tha

ky.

- Ja njat Zoti jetën. Shëndet paç ti dhe ai

– ja priti Gjini.

- Esadi me çoj ke ti, Gjin, për të pëvet

si mbaroj gjygji i bamë mbi tokë të Fushës

Krujës, a i ndejtet mbi të, mbasi vetë e batë atë

Gjygjë , a po jo – i tha Osmani.

- Gjygjin e kemi ba, e atij gjygji i rrimë na

ore Osman, e duhet të dini se pshtymën t‟onë

nuk e lepijmë ! Sad Pasha nuk desht me i ndejt

gjygjit t‟onë, e nuk e pelqej, t‟a baje ai ndryshe e

të shofim a ka me i hecë !

- Esadi e njeh gjygjin tuej, or Gjin – i tha

Osmani – porse Porota nuk erdhi me ba benë në

ditë të ndame.

Gjini : - E kena marr vesht edhe at punë

se Porota nuk e bani benë, por unë të pves ty, a

shkoj Esadi te qeverisi i tij me pa benë si e patën

nda Pleqt e Dheut ?

Osmani : - Unë vetë, mbas urdhnit

t‟Esadit kam shkue me pa benë.

Gjini : - Edhe punën tande e kam marrë

vesht, po a shkohet në ditë të ndame pa Pleqt e

me katër Pleq të Dheut per me veshtruë at be ?

Osmani : - Shkova vetëm e pa katër

Pleq.

Gjini : - Vetëm shkove, jo me ditën të

ndame por me ditë që duel Mytesarifi i Durresit

në Krujë, e kët që të ju dilte për dore ma lehtas

për me ngushtue Porotën e se batë benë prej

friget të Mytesarifit. E batë n‟asgja gjygjin e 54

Pleqve, e fjalët e besëë i çatrafiluet tuj çue në be

sa betarë që as nuk i pat ngref gjygji. Mjaft marre

për Sadin me hanger fjalën ! A thue mos kujton

Sadi se na veç pse e ndijmë emni e tij t‟ hyjmë

n‟dhe për s‟ gjalli. ? Gjygjin që ka ba Dheu

mbarë, s‟ka burrë mishi që guxon me e çartë !

Me ditë të ndame – vijoj Gjini – Porota e Krujës,

pat, a me vjelë a me bajtë kosha. Esadi e perbuzi

gjygjin e 54 Pleqve, tash kena tjera fjalë me të.

Osmani : Prandaj pra, me dërgoj mue

me të pëvetë se shka mendon me at tokë ?

Gjini : - Toka nuk ka për të lujtë vendit,

detin nuk e ka tepër afër që të shëmbet mbi të.

Por të mi thuesh Sadit, se pa i ardhë zani i

Dheut mos të shtyhët e mos ta punojë at tokë, e

as mos të ngrefë ndoj ndërtesë mbi të ; aj asht i

fortë, porse t‟a dije se mund të ndeshën në

ndonjë gozhdë dhambët e sharrës së tij. N‟u

trimnoftë me hi n‟at tokë, t‟a dijë se 54 katunde

e qytetin e Krujës, i ka qitë në zjarm, porse për

t‟a lëshue nuk e lajnë atë tokë mje që t‟i shofë se

janë ba hi e pluhun.

Osmani : - Mos o Zot ! Esadi s‟e ban at

punë !

Gjini : Ke me i thanë kështu : ti që je

Esad Toptani, Dheu i 54 katundëve e qyteti i

marrin kambën e dorën, e po të thonë se si ju

gjegje ti gjygjit të tyne, ashtu edhe këta janë tuj ta

11

veshtrue fjalën ty. Tash nuk të pret tjetër për pos

në daç ke me urdhnue se ti vetë, a me dergue

ndoj zevends tandin për me pa benë që Porota e

Krujës kanë me ba të pestën ditë mbas Bajramit,

ku kanë me u mbledhë edhe 54 Pleqt e Dheut i

rrethit Krujës e të 54 katundëve e qytetit t‟Krujës.

At ditë ka me u ba ajo be që e patën shenjue

Pleqt e permendun. At ditë ka me u pa puna : a

Kruja vodh e ti bajte kosha, a ti vodhe e Kruja t‟i

bajti koshat.

Osman, këto fjalë pa ndrrue nji t‟i

thuesh Esadit ; thuej se goja e Gjin Pjetrit mi tha

n‟emën të 54 Pleqve e të Dheut mbarë.

Osmani : Besa besë, gjithsi më the tash

i thom Esadit.

- Tash të kjoftë udha e mbarë - i tha

Gjini.

Osmani u nis për Tiranë, e Gjini me

Paj Beg Pajën u shtekuen kah Gjormi, e prej

Gjormit Gjini shkoj në Skuraj në shpi të vet.

Këtu mbaron kjo dëshmi historike e At Shtjefën

Gjeçovit, kushtue Kryengritjës së Kurbinit dhe

në veçanti udhëheqësit të saj, Gjin Pjeter Mark

Pervizit të Skurajt, të cilit i asht kushtue ky libër

si një kujtesë për historianët dhe shkrimtarët që

historinë ta shkruejn drejt e të përfshijnë në të,

figura të tilla luftetarësh e patriotësh që populli

nuk i ka harrue asnjherë, por që mjerisht

institicionet që merren me çështjet e historisë i

kanë lane në hije e harresë, që kumbojnë si

mohim, dhe kjo nuk duhet të ngjasë në

kontekstin e demokracisë që përjetojnë sot

shqiptarët si në Shqipni ashtu në mbarë trojet

etnike e në diasporë.

Mark Bregu

FLAMURTAR I LIRISE

Porsi drita e rrezës diellit,

Porsi bora në Munellë,

Nalt në Skuraj të Kurbinit,

Janë do kulla që shkelqejnë.

Qysh në kohë të Kastriotit

Nga kto kulla me frenxhi,

Larg u ndie era e barotit

Mbi të egrin Osmanlli.

Nga kto troje u lindën burrat

Që janë ndera e vatanit :

Dy herë rresht u dogjën kullat,

prej hordhive të sulltanit.

Dy herë rresht u dogjën kullat,

Por themelet kurrë s'u shembën

Se prej tyne dolën burrat,

Që s'u tundën, kurr s'u trembën.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!