17.12.2012 Views

Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

Mark Bregu - Tribuna Shqiptare

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

NE KUADRIN E JUBILEUT TE MADH TE 100 VJETORIT TE SHPALLJES SE PAVARESISE

-Ktu paska kenë Sad Pasha i pabesë-

përgjigjet Gjini – e jo unë. Ai m‟i foli Lirat për at

qëllim, e unë veç që s‟i mora Lirat e besën s‟ja

fola, por edhe ata që m‟i çoj te dera me gjthë

pare i percolla me i than Sadit, se besën e Dheut

s‟ shes me pare !...

- Fol si t‟duesh tash – i tha Osmani.

- Drejt t‟flas, e faqën e zezë t‟yt zot ta

qita n‟kët Kuvend t‟burrave, që t‟a marrin vesht

se ç‟i punon n‟zemer Sadit.

V.O. Kjo menyrë t‟punuemes t‟Gjinit

me Sadin, që kurkush nuk e pat ditë, aq fort i

habiti Pleqt, që s‟diftohet, edhe e panë burrninë

e Gjinit, prandaj ju hyni ma fort n‟zemër, edhe e

banë t‟Parë përmbi t‟gjithë Pleqtë, e kur fliste

goja e tij, t‟gjithë ju bajshin njizani, mbasi

shifshin se ç‟do gjygjë që bate aq mirë pshtetëj

m‟Kanun, që s‟ishte burër e Plak që mund e

luente. Gjini ka kenë i gjymtë pak nga veshët, se

për ma gojtar s‟e bate nana tjetër !

Ja hynë gjygjit tokës që kena në gojë. E

Kuvendi i Pleqve e ndau m‟kët mënyrë.

- Kruja do t‟i baj be Sad Pashës me 24

vetë. 12 t‟shënjum e 12 t‟pa shënjuem. Me mejë

me ben Parota e Krujes :

- Për kët t‟mirë t‟ Perëndisë, e si e bafsha

mue m‟nihmoftë, që ajo tokë që e lyp Sad Pasha

s‟ka kenë as s‟asht, as kurrë e Toptanit s‟ka ken,

por asht e Teqës t‟Fushë Krujës. Sad Pasha s‟ka

ma as gojë pos mund bani be Kruja, toka i jet

Sad Pashës, e për hyrz e dam që e gjet do t‟i

lajnë 500 grosh për land t‟preme; 500 grosh për

kaë t‟vramë; 500 grosh për qerm t‟mbyllun.

Dita e besë kje shenjue me 25 n‟Vjeshtë

të dytë 1904, me‟u ba n‟Teqët (ball Effendisë n-

Krujë). E me kët ditë do t‟vinte me veshtrue

benë Sad Pasha, ja zëvendësi i vet, e katër Pleq

t‟Dheut.

Osmani i Hoxhës, ndër fjalët e gjygjit e

t‟besë, edhe shkoj n‟Tiranë me i kallzue Sadit.

Sad Pasha n‟t‟marrmit vesh, dergoj

rishtas nji njeri t‟vet ke Pleqt që nese u

gjendëshin n‟Fushë t‟ Krujës e ky u tha Pleqve :

- Sad Pasha ju ka çue shnet t‟gjithve, e

gjygjit qi i keni ba jasht asaj xhamie edhe ka mbet

habit se sa me rrug e kishit ba e pa drita.

- Shnet paçi – i pergjigjet Gjini – po

thuej Sad Pashes, ja t‟gjindet vetë atë ditë që do

t‟banin be Kruja, ja t‟dërgojë nji t‟ Qeverisë.

- Mos keni gajle se do t‟i thom.

Shkoj kasneci i Sadit, e Pleqt mbetën

aty se aty kishte për me i shataf do punë Dheu, e

me dalë katund për katund mbrapa, me shtrue e

me pruë n‟Kanun gjithë t‟dalun dorët.

Sa kjenë tuj ba gjygje Pleqt, nje ku ja

mbrrini Kajmekami I Krujes (për fat t‟keq, qëlloj

nji Tosk-shqiptar i shit) i cili ishte kenë detyrue

prej Valiut t‟Shkodrës me nji tejshkrim, që

t‟shkote me pa pse ishin mbledhë Pleqt e ç‟far

gjygji kishin.

Pleqt që ndodhën, nuk luejtën vendit,

por ndodhën disa që ju kërcnuen…Mbasi u hini

n‟rreth Kajmekami, i zuni turpi do, e u ngrejtën

keshëm me e nderue.

Kur ky (Kajmekami) mendjebosh

n‟vend që m‟u përshndet me Pleqt si e lypte

njerzia e vendit, filloj me njiherë me folë si

n‟idhni. Pleqt, edhe ata që patën luejt vendit prej

njerezisë, kur e panë me at trimni, u ulën rrafsh

t‟gjithë, e Kajmekami mbet n‟kambë vetëm.

- Hej ju, pse jeni mbledhë ktu ? – tha

Kahmekami.

- Gjin Pjetri ja priti :

- Kena punën t‟onë, e bajmë do gjygje

tona !....

- Gjygje tueja ? – gërthiti Kajmekami –

ç‟far gjygjeëh mund t‟bani ju mbasi asht Qeveria

e Mbretit !...

- Qeveria ka punën e vet – ja ktheu Gjini

– e na kena punën t‟onë !...

- Ju s‟paski nevojë për Qeverinë pra –

foli Kajmekami – mbasi s‟e njifki e dashki me ba

gjygje vetë; e mue kot m‟paskan dergue Mbreti

për Qeveritar e kot ndejkësh ketu !...

- Pra, për ne, n‟daç shko sod n‟daç rri

ktu – i tha Gjini.

- Hej ! E kush asht i parr ndër ju ? –

pveti Kajmekami.

V.O. Ktu i përgjigjen Kajmekamit

t‟tanë e m‟nji gojë :

- Per t‟par kena Gjin Pjeter Markun e

Skurajt !...

- Kush asht aj Gjin Pjetri ? – pveti

Kajmekami.

- Tek e ke përpara !

Kajmekami ateherë tuj u shtirë se s‟e

njifte, ju kthye mu ktij e i tha :

- Si t‟quejn ty ?

- A s‟me njef zotnia jote ? - ja priti Gjini

- Mue me quejn Gjin Pjetri ; por seri jam tuj ba

se s‟m‟njifke, me gjithë që nja katër-pesë herë

kena kenë ke zonia jote n‟Qeveritare, e me

m‟emën m‟ke pas thirr nja dy herë !...

- E kah je ti – ja priti Kajmekami.

- Jam prej katundit Skuraj.

- Kush te ka zgjedhë për t‟parë ?

- Mbar Dheu –ja ktheu

- Hej, ti malok – foli Kajmekami – a ke

ardhë ktu me na msue gjygje ? Ku e ke zanë ti

ket gjygjë aq mirë, që të paska pëlqye Dheu ?

- E zotnia jote – ia dredhoj Gjini - ku e

ke zan, që ke ardhë n‟kët Krujën t‟onë me na

msue gjygjë ?

- Une jam njeri i Mbretit e nixamin e ka

zan n‟msojtore – u përgjigj Kajmekami.

- Mirë fort – foli Gjini – ti paske kndue

n‟msojtore nixamin e Mbretit, e une Kanunin

t‟em e kam pas gjysh mbas gjyshi, e me gjith

Kanunin kam le, e mos t‟kjofsha falë !...Ti tuj

kenë njeri i Mbretit je detyrue me ndreq e me

largue meni e idhnime e ngatrresa, e hyn

n‟popull me shkatrrue e jo me ndezë flakën edhe

ma fort me gjith nixamin që ke n‟dorë !...

- Ju me kto gjygje e Kuvende - tha

Kajmekami – jeni tuj dashtë me ngrejt kryet

kundra Mbretit !...

- Na me kto gjygje, jena tuj u ba ndihma

e Mbretit, e mos je tuj na zanë besë, veniu oroe

shtërngimëve e gjobave që u keni vu Dheut, e

mos i njatni fjalët ma !...

- A me Kanun gjygjohi a po me Xhibal ?

– Pveti Kajmekami.

- Jo, por me Kanun !

- E pse jo me Xhibal ?

- Përse ju Qeveritarët vetë ma t‟parët

kjetë që s‟e mbajtët, e prandaj edhe na e lamë

10

Xhibalin, e morem gjygjin e Kanunit që sod e

katërqind vjet e kena pas !...

- Merrni të dy – tha Kajmekami – hem

Kanunin hem Xhibalin.

- Xhibali s‟e dona, por Kanunin do ta

marrim !...

- U lamtumirë pra !...

- Udh e mbarë – u pergjigjën – e kput

qafën !...

Pleqt s‟njatën ma, por sa kjenë u nisën

katund për katund me pa mos i ka dale Dheu

Kanunit, e me u pre gjobat t‟dalunve dorës.

E ma s‟parit i thirri puna n‟katund

t‟Herrait, mbasi Osmani i Hoxhes kje ngatrrue

me do t‟dheta me kët katund që asht nja 80-90

shpi. Ky i pat ble t‟dhetat e ktij katundi, e s‟desh

me ndej me gjygj t‟Dheut e me marrë m‟dhetshe

nja, por m‟shtatshe. Katundi besnik, me të madh

e me të vogël, nuk ndigjoj ndryshe, por

m‟dhetshe si e pat lanë gjygji i Djeut.

Mbasi muern vesht Pleqt, dhunën e

Osmanit, nuk e lanë me i marrë t‟dheta e blëme

prej Qeverisë. Por e muern me vedi e bashkë me

kutund t‟Herrait shkuen n‟Kruje, 54 Pleqt e

Osmani e katundi Herraj hyn ke Qeveritari. Gjin

Pjetri atëherë i tha Qeveritarit :

- Mbas gjygjit t‟Dheut asht lanë që

t‟merret prej mistrash e t‟lashtash m‟dhetshe nja,

e mbasi zotnia jote kishe shkue me i shit t‟dhetat

atij njeriu që i ra n‟shkelm ksaj beses e gjygjit, na

nuk e lam me i marrë. E zotnia jote, n‟daç,

zgjidhe nji tjetër që t‟i blejë t‟dhetat e Herrait, por

m‟dhetshe nja; po punove ndryshe t‟a dijshë se

jena nda keq !...

Tuj e pa veten ngushtt ju desht me

shit t‟dheta nji blersi tjetër simbas gjygjit t‟Dheut.

E Osmanin e Hoxhes i ndihmoj besa që e theu,

e besa që e bani, e mbet pa gja.

V.O. Osmani i Hoxhës mbasi kje

Plak katundi, ja falën gjobën për ket shtek, e ma

fort, përse ju vu gjygjit t‟Dheut, e i la pa fjalë

t‟dhetaë e bleme.

Mbasi i kryen kto punë dhe i prunë

n‟rrugë t‟Kanunit ata që patën dredhue, morën

dheun e poshtem d.m.th. Arbeninë,

Pesdhetëkatër Pleqt, katund për katund tuj ndreq

e tuj mëëkamb Kanunin. Tashti mbrrinë mje

n‟Mallkuq, ky katund tuj kenë gati n‟t‟ hymje

t‟qytetit t‟Ishmit, (e Ishmi me rrethe i kje vu ktij

urdhnit edhe gjanë e trashë e patën shkrue) kta

Pleq, me gjithë sa ndodhën, me t‟thashme nja

100 huta, i kthyen grykat e hutave kah ata, edhe u

lshuen nji batare, për me i ba me die se shka ban

Besa e Dheut e vllaznia, që para se t‟i turret kush

do t‟matet mirë e për me ju kallzue (si me than)

se ishin gati me u vllaznue me ta, veç t‟vishin me

u dhan besën.

Prej Mollkuqës shkue n‟katund t‟

Maxharit, edhe ktu sa mbrrinë, u ndreqën n‟ato

kodra t‟ktij katundi e mbasi tjera katunde, si

Shkalla, Hamallia e Juha lajshin gjanë e trashë,

edhe ktu i lshuen nja dy batare m‟huta, tuj dashtë

me i thirrë edhe kta për me u vllaznue me

Pesëdhetkatër Pleqt. Por për rrezik t‟atyne i pat

shkel qeveria, e lepri u kishte pas hy n‟bark. S‟pat

kush me ju pri ndër ato parfrigsa që i kanë, e

mbetën tuj u zhyt e tuj u mbyt ndër ato humnera

balte e tuj la gjanë e trashë bashkë t‟imtën katër

fish ma shtrejt se pat urdhnue Lala i Stambollës.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!