You also want an ePaper? Increase the reach of your titles
YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.
Libër mësuesi

Libër për mësuesin

“Gjuha shqipe 5”

Përgatitur nga:

Brisida Çekrezi

Ilda Alushaj

Artan Xhaferaj

Botime shkollore Albas

1
Metoda

Botues:

Latif AJRULLAI

Rita PETRO

Redaktore:

Natasha PEPIVANI

Redaktore letrare:

Jorina KRYEZIU

Arti grafik:

Ledia KOSTANDINI

Eva KUKALESHI

© Albas, Tiranë 2008

Ribotim, 2009, 2010

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

2

Shtëpia Botuese Albas

Në Tiranë: Rr. Budi, Pall. “Clasic Construction”, zyra nr. 2

Tel/Fax: ++ 355 4 2379184

e-mail: albas_tr@yahoo.com

Në Tetovë: Rr.Ilindenit, nr.105

Tel: 044 344047

e-mail: albas_te@yahoo.com

Në Prishtinë: Rr.Eqrem Çabej, nr.47

Tel: 038 5457139

e-mail: albas_pr@yahoo.com
Metodë:

tërësia e mënyrave dhe mjeteve që përdoren për të shpjeguar diçka

1. - Mendo-Çifto-Shkëmbe

Vështrim i përgjithshëm mbi metodën

Mendo-Çifto-Shkëmbe është një metodë diskutimi, e cila mund të përdoret si një

aktivitet para leximit, për të zgjidhur një problem ose si një aktivitet shoqërues. Çdo

nxënës shndërrohet në një pjesëmarrës aktiv.

Procedura e metodës:

1. Fillo me sugjerimin e një teme ose duke bërë një pyetje.

2. Kërkoju nxënësve të mendojnë për pak minuta për përgjigjen e tyre.

3. Ndaji nxënësit në çifte dhe kërkoju atyre të diskutojnë idetë e tyre.

4. Në përfundim nxënësit rikthehen së bashku dhe ndajnë idetë e tyre.

Varianti i kësaj metode- Shkruaj – Çifto - Shkëmbe

Në këtë variant, nxënësit fi llimisht shkruajnë mendimet e tyre para se të ndahen në çifte

dhe të shkëmbejnë idetë e tyre.

2. - Shënimet

Vështrim i përgjithshëm mbi metodën

Shënimet përdoren për të dalluar pjesë të një teksti, të cilave nxënësit duan t’u rikthehen.

Këto pjesë mund të jenë të vështira dhe mund të kërkojnë sqarim të mëtejshëm ose

përcjellin një mesazh të fortë, të cilin nxënësit duan ta diskutojnë ose t’ua bëjnë të

njohur edhe të tjerëve. Këto pika ndalimi mund të përdoren për të nxitur diskutime ose

për të frymëzuar të shkruarin.

Procedura e metodës:

Për tekst artistik ose narrativ:

Nxënësit duhet të lexojnë një tekst letrar në mënyrë të pavarur dhe të mbajnë shënime

të shkurtra në ato pjesë të tekstit për të cilat duan të fl asin. Këto mund të jenë pjesë për

të cilat atyre u kanë lindur pyetje ose fragmente që u pëlqejnë, si p.sh., ndonjë pjesë

humoristike ose një përshkrim i bukur.

- Ndaji nxënësit në çifte dhe kërkoju të shkëmbejnë tekstet ku kanë mbajtur shënimet.

- Kërkoju të diskutojnë në dyshe pse i kanë dalluar ato pjesë.

- Fillo diskutimin me të gjithë nxënësit për pjesët e zgjedhura.

- Ndaj tabelën në dy pjesë dhe shëno pjesët që kanë kërkuar sqarime dhe pjesët që u

kanë pëlqyer.

Për tekste informative/shpjeguese:

Nxënësit lexojnë një tekst informativ, shkencor në mënyrë të pavarur dhe mbajnë

shënime në pika për të cilat ata duan të fl asin. Këto mund të jenë pjesë të cilat ata

i kuptojnë dhe mund t’i shpjegojnë, pjesë të cilat kërkojnë sqarime të mëtejshme.

Nëpërmjet shënimeve nxënësit mund të shtojnë informacionin krahas atij të tekstit.

3
Metoda

P.sh., mund të shtojnë ilustrime, diagrame, shembuj nga përvoja e tyre personale ose

të ripërkufizojnë idetë e autorit.

- Ndaji nxënësit në çifte dhe kërkoju të shkëmbejnë tekstet ku kanë mbajtur shënimet.

- Kërkoju të diskutojnë në dyshe pse i kanë dalluar ato pjesë.

- Fillo diskutimin për shënimet që kanë bërë, duke përfshirë pyetjet dhe shtesat që i

kanë bërë tekstit. Kërkoju nxënësve të japin arsyet se pse kanë zgjedhur ato pjesë.

3. - Mendo me zë të lartë

Vështrim i përgjithshëm mbi metodën

Kjo metodë i ndihmon nxënësit të kuptojnë procesin mendor që përdoret nga lexuesi

për të nxjerrë informacionin ose idetë e tekstit. Mësuesi fut në përdorim këtë metodë

në momentin kur nxënësi lexon një fragment me zë të lartë. Kjo nxjerr në pah se cilën

aftësi të të lexuarit lexuesi mendon, ndërsa lexon.

Procedura e metodës:

1. Shpjegoju nxënësve se të lexuarit është një proces që përfshin të menduarit dhe të

kuptuarit e asaj që lexohet.

2. Përzgjidh një pjesë nga teksti për ta lexuar me zë të lartë, e cila mund të jetë e

vështirë për t’u kuptuar prej tyre, pasi ka shumë fjalë të panjohura, një përshkrim të

paqartë ose një shpjegim konfuz ( të ngatërruar).

3. Drejtoju pyetjet paraprake për të demonstruar metodën që do t’ju tregojë se çfarë

duhet të mendojnë gjatë leximit të pjesës,

4. Nxënësit duhet të lexojnë në heshtje, ndërsa mësuesi/ja lexon me zë të lartë.

5. Ndrysho tonin e zërit në mënyrë që nxënësit të kuptojnë diferencën ndërmjet teksti

dhe se çfarë po mendon ti.

6. Disa kërkesa për këtë metodë përfshijnë:

Të bërit parashikime, përshkrimi i pikturave që shikon, krijimi i analogjive, evidentimi i

pengesave dhe gjetja e zgjidhjeve.

7. Pas trajtimit të kësaj metode, jepu mundësi nxënësve të praktikojnë këtë metodë në

mënyrë të pavarur në çifte ose në grupe të vogla.

4. - Fytyra e tregimit

Vështrim i përgjithshëm mbi metodën

Fytyra e tregimit është një grafik organizues, i cili ndihmon nxënësit të kuptojnë tekstin

narrativ (tregimtar). Ai funksionon si një hartë e tregimit, duke i lejuar nxënësit të fiksojnë

pjesë përbërëse të rëndësishme të një teksti, si: vendi i ngjarjes, personazhet kryesore,

problemet, ngjarjet dhe përfundimi.

4
Procedura e metodës:

Metoda

1. Shiko së bashku me nxënësit grafikun Fytyra e tregimit para se të lexosh tekstin.

2. Kërkoju nxënësve të gjejnë në tekst informacione për vendin e kohën e ngjarjes,

personazhet kryesore, problemet, ngjarjet dhe përfundimi.

3. Kërkoju nxënësve të lexojnë tekstin dhe të plotësojnë Fytyrën e tregimit individualisht

ose në grupe të vogla. Fytyra e tregimit mund të plotësohet gjatë tregimit ose pas

mbarimit të tij.

Vendi dhe koha e ngjarjes

Personazhet kryesore

Problemi

Ngjarjet

1

2 3 4

5. - Nënvizim përzgjedhës

Vështrim i përgjithshëm mbi metodën

Nënvizimi përzgjedhës si një metodë studimi e ndihmon nxënësin të kuptojë se çfarë ka

dashur të thotë autori dhe të organizojë informacionin e tekstit.

Procedura e metodës:

1. Shpjegoju nxënësve që, në qoftë se përdoren në mënyrë të përzgjedhur, nënvizimi

i pjesëve dhe marrja e shënimeve anash tekstit, të ndihmojnë për të kuptuar një tekst.

Shpjegoju që nënvizimi është një mënyrë e organizimit të informacionit në tekst.

2. Në fillim lexo pjesën, pastaj rilexoje dhe fillo nënvizimet, jo të të gjithë fjalisë, por të

fjalëve dhe fjalive që japin idetë kyç. Shënoji idetë kyç me numra dhe shkruaj anash

disa tituj të shkurtër për çdo pjesë.

3. Nënvizo idetë kryesore dhe detajet me ngjyra të ndryshme.

4. Kur pikat kryesore nuk vihen re në tekst, atëherë krijoji vetë dhe shënoji në anë të

tregimit.

5
Metoda

6. - Testet e parashikimit

Vështrim i përgjithshëm mbi metodën

Testet e parashikimit mund të përdoren për të aktivizuar ose testuar njohuritë që nxënësi

ka marrë për një etapë të caktuar në mënyrë që të evidentohen njohuritë që nxënësi

ka fituar sipas objektivave të parashikuar. Këto teste promovojnë leximin aktiv dhe

mendimin kritik.

Procedura e metodës:

1. Identifiko konceptet kryesore që nxënësi duhet të fitojë nëpërmjet leximit.

2. Zgjidh alternativa se si këto koncepte mund të mbështesin ose sfidojnë atë që

besojnë nxënësit.

3. Formulo 4-6 kërkesa mbi një temë për të cilën nxënësit mund të kenë njohuri ose

informacion të mëparshëm. Nxirr pikat e rëndësishme, konceptet kryesore, idetë

kundërshtuese dhe keqkuptimet. Mos përfshi formulime të thjeshta, të cilat mund t’u

përgjigjen thjesht me po ose jo.

4. Shpërndajua testet nxënësve. Lëri ata të reagojnë ndaj çdo formulimi, duke formuar

përgjigjen e tyre dhe duke u përgatitur të mbrojnë opinionin e tyre.

5. Diskutoji këto formulime në klase. Pyet se sa ranë dakord ose jo me çdo formulim.

Nxënësit që kanë pikëpamje të ndryshme duhet të argumentojnë zgjedhjet ose përgjigjet

e tyre.

6. Lejoji nxënësit të lexojnë tekstin e zgjedhur në mënyrë që të gjejnë prova mbështetëse

ose kundërshtuese për përgjigjet e tyre. Nxënësit mund të konfirmojnë përgjigjet e tyre

fillestare, të rimendojnë përgjigjet e tyre në qoftë se është e nevojshme dhe të shtojnë

ndonjë informacion.

7. Diskuto me klasën se çfarë mësuan nga leximi.

7. - Grafikët organizues

Vështrim i përgjithshëm mbi metodën

Grafikët organizues paraqesin informacion pamor të qartë dhe të kuptueshëm.

Qëllimi nuk është thjesht paraqitja e përmbajtjes së informacionit, por krijimi i një lidhjeje

midis ideve. Ato i ndihmojnë nxënësit të tregojnë dhe rikujtojnë informacionin që kanë

në dorë si dhe në kuptimin e asaj që lexojnë.

6

Procedura e metodës:

1. Shpjegoju nxënësve qëllimin dhe dobinë e përdorimit të grafikëve organizues.

Tregoju nxënësve se, duke përdorur një grafik organizues, ata mund të shtojnë aftësitë

e tyre shprehëse dhe të të mbajturit mend.

2. Shpjegoju konkretisht një grafik organizues.

3. Shpjegohu dhe modelo se si të përdorin një grafik organizues me informacionin të

njohur, pastaj me informacionin e ri.
Metoda

4. Caktoji nxënësit në grup të plotësojnë një grafik organizues me informacione të

njohura, përpara se ta zbatojnë me informacione të reja.

5. Kërko opinionin e nxënësve se çfarë u pëlqen nga grafiku dhe si mund ta përdorin

për qëllime të tjera.

6. Krijoju mundësi nxënësve të përdorin grafikun organizues.

7. Inkurajoji nxënësit të ndërtojnë grafikët e tyre organizues.

8. - Fjalët e reja

Vështrim i përgjithshëm mbi metodën

Kjo metodë përdoret zakonisht para leximit. Ajo i njeh nxënësit me fjalët kyç, duke i

lejuar të kenë njohuri paraprake për temën. Nxënësve u kërkohet t’i ndajnë fjalët sipas

kategorive, duke justifikuar veprimin e tyre ne bazë të njohurive të mëparshme. Kjo

metodë funksionon më mirë me tekst joartistik.

Procedura e metodës:

1. Në tabelën e zezë, shkruaji 6-10 fjalë të reja ose të pazakonta nga teksti, duke i

shpërndarë fjalët rreth titullit të tregimit.

2. Lexo me zë të lartë së bashku me nxënësit çdo fjalë.

3. Kërkoju nxënësve të punojnë në grupe. Nxënësit duhet të klasifikojnë fjalët në grupe

duke argumentuar pse disa fjalë shkojnë së bashku.

4. Kërkoju nxënësve të shkëmbejnë grupimet e tyre të fjalëve dhe arsyetimin me

klasën.

5. Kërkoju nxënësve të bëjnë parashikime se për çfarë mund të bëjë fjalë teksti bazuar

në fjalët e reja.

6. Nxënësit duhet ta lexojnë tekstin me zë të ulët. Kërkoju të konfirmojnë ose të

mendojnë parashikimet e tyre tashmë në bazë të asaj që kanë lexuar.

9.- Lexo-Çifto- Shkëmbe

Vështrim i përgjithshëm mbi metodën

Metoda e leximit, Lexo-Çifto- Shkëmbe, është e bazuar në idenë që lexuesi përmbledh

dhe qartëson më lehtësisht me mbështetjen e shokut. Përmbledhja i ndihmon nxënësit

të tregojnë kuptimin e mirëfilltë të tekstit, dhe qartësimi i ndihmon të pyesin dhe t’u

përgjigjen pyetjeve mbi tekstin.

Procedura e metodës:

1. Zgjidh një tekst për nivelin e nxënësve. Ndaje tekstin në pjesë dhe shëno vendet ku

nxënësit do të ndalojnë për diskutime. Shpërndajua tekstin nxënësve.

2. Ndaji nxënësit në çifte. Cakto një nxënës në çdo çift të jetë përmbledhësi dhe tjetri

të jetë sqaruesi.

3. Modelo procedurën me pjesën e parë të tekstit, duke marrë si partnerin tënd një

nxënës të mirë. Nxënësit lexojnë një pjesë të tekstit me zë të ulët dhe pastaj ndalojnë

të përmbledhin e të sqarojnë. Përmbledhësi ripërkufizon idetë e rëndësishme shkurt,

ndërkohë që sqaruesi dëgjon dhe pyet (bën pyetje sqaruese). Pastaj sqaruesi shton

7
Metoda

informacion të rëndësishëm që mund të jetë harruar.

4. Kërkoju çifteve të nxënësve të lexojnë dhe të ndalojnë, të përmbledhin dhe të

sqarojnë. Pasi diskutuhen disa pjesë, nxënësit duhet të ndërrojnë rolet. Kjo procedurë

duhet të vazhdojnë derisa të përfundojë teksti.

5. Nxënësit duhet të vizatojnë diagrame ose të përmbledhin pasazhe të tëra në grup

ose individualisht të demonstrojnë kuptimin e tërë tekstit.

10. - Marrëdhënia Pyetje - Përgjigje

Vështrim i përgjithshëm mbi metodën

Metoda pyetje - përgjigje është e bazuar në idenë që nxënësit t’u përgjigjen pyetjeve

të ngritura në tekst. Përgjigjet që nxënësi mund të marrë në tekst janë të niveleve të

ndryshme:

1) lexuesi i dallon lehtësisht ne tekst,

2) lexuesi i kërkon përgjigjet dhe më në fund i gjen me mend,

3) autori dhe lexuesi japin informacion që e drejtojnë lexuesin te përgjigja,

4) lexuesi i nxjerr përgjigjet në bazë të njohurive dhe përvojave personale.

Procedura e metodës:

1. Zgjidh një tekst në nivelin e leximit të pavarur të nxënësve, jepua atyre dhe shoqëroje

me një sërë pyetjesh. Kërkoju nxënësve të lexojnë tekstin me zë të ulet.

2. Lexo me zë të lartë pyetjen e parë dhe përcakto se cilin nga 4 tipat e përgjigjeve

kërkon. Më pas përgjigjju pyetjes.

3. Vazhdo të lexosh, identifiko dhe përgjigjju pyetjeve, derisa të identifikosh të katër

nivelet e përgjigjeve.

4. Zgjidh një tekst tjetër në nivelin e leximit të pavarur të nxënësve, jepua atyre dhe

shoqëroje me pyetje dhe përgjigje të përgatitura më parë. Cakto partnerët dhe ndërto

çifte të lexojnë tekstin.

5. Kërkoju çifteve të gjejnë marrëdhënien pyetje-përgjigje për çdo pyetje të ngritur.

6. Diskuto marrëdhëniet pyetje-përgjigjem dhe korrigjo çdo keqkuptim.

7. Kërkoju nxënësve të përsërisin procesin me partnerë të ndryshëm ose

individualisht.

8. Zgjidh një tekst tjetër në nivelin e leximit të pavarur të nxënësve një ditë tjetër. Jepua

atyre ta lexojnë.

9. Cakto partnerë dhe udhëzoji çiftet të krijojnë një pyetje për secilën nga 4 nivelet e

mësipërme.

10. Kërkoju nxënësve të ndërrojnë pyetjet e tyre, të identifikojnë marrëdhënien pyetjepërgjigje

dhe të shkruajnë përgjigjen.

11. Metodën pyetje-përgjigje zbatoje në një tekst me variacion pyetjesh.

8
w

Metoda

Marrëdhënia pyetje- përgjigje-(Vizuale)

Niveli I

Ku është përgjigja?

Përgjigja është KËTU

Teksti

Përgjigjja është

në tekst

Niveli II

Ku është përgjigja?

Mendo dhe Kërko

Teksti

Ideja është në

tekst, por duhet të

mendohem që të

përgjigjem

Niveli III

Ku është përgjigja?

Lexuesi dhe autori

w

Kisha informacione

për ketë dhe autori

me dha me shume

informacion. Ky

kombinim me çoi te

përgjigjja.

Niveli IV

Ku është përgjigja?

Te njohuritë e mia

Përgjigjja ishte në

kokën time.

11. - Kërkesa

Vështrim i përgjithshëm mbi metodën

Metoda e kërkesës bazohet tek ideja që lexuesi duhet të formulojë pyetje informuese në

mënyrë që të kuptojë diçka të re. Kërkesa është e rekomanduar për lexuesit më të dobët, sepse

përfshin një pjesë të shkurtër teksti, grupe të vogla dhe model mbështetëse mësimdhënieje.

Procedura e metodës:

1. Zgjidh një tekst në nivelin e leximit të nxënësve, kërkoju atyre të lexojnë paragrafin e

parë ose disa paragrafë në heshtje.

2. Formulo pyetje dhe drejtojua nxënësve në bazë të paragrafit të leximit. Kërkoju të

përgjigjen pa u konsultuar me tekstin. Me pas lejoji t’i referohen tekstit për pyetjet që

9
Metoda

nuk mundën t’u përgjigjen në mënyrë të pavarur.

3. Me pas, kërkoju nxënësve të lexojnë grupin tjetër të paragrafëve, ndërto pyetje dhe

pyet nxënësit në bazë të paragrafit të leximit. Kërkoju të përgjigjen pa u konsultuar me

tekstin. Më pas lejoji t’i referohen tekstit për pyetjet që nuk munden t’u përgjigjen në

mënyrë të pavarur.

4. Kërkoju nxënësve të vazhdojnë të lexojnë dhe t’u përgjigjen pyetjeve derisa të

punojnë në mënyrë të pavarur.

12. - Përmbledhja në grup

Vështrim i përgjithshëm mbi metodën

Përmbledhja është e vështirë, prandaj nxënësve duhet t’u tregohen një sërë mënyrash

që të perfeksionojnë aftësitë e tyre për ta realizuar këtë. Rregulla, modele, grafikët

organizues dhe bashkëpunimi janë të gjitha efektive. Metoda e përmbledhjes në grup i

lejon nxënësit të ndajnë një tekst në pjesë të menaxhueshme dhe të mësojnë nga njëri

tjetri pas çdo procesi përmbledhës.

Procedura e metodës:

1. Zgjidh dhe shkruaj një tekst informues në nivelin e nxënësit, i cili ka katër nënçështje

në të. Shpërndaje tekstin dhe kërkoju nxënësve ta lexojnë.

2. Kërkoju nxënësve të ndajnë një copë letër në 4 pjesë, bëj të njëjtën gjë në tabele si

model dhe për të treguar punën që do të bëjnë nxënësit.

3. Vendos titullin e çdo nënçështjeje në secilin kuadrat të tabelës dhe thuaju nxënësve

të bëjnë të njëjtën gjë në letër.

4. Ndaje klasën në 4 grupe dhe caktoji çdo grupi një pjesë nga teksti për ta rilexuar

dhe përmbledhur. Përmbledhjen ta shkruajë prapa fletës së ndarë në 4 pjesë. Nxënësit

duhet të inkurajohen për të bashkëpunuar.

5. Kërkoju nxënësve të shkruajnë në kuadratin përkatës të letrave të tyre përmbledhjen

e grupit. Kërkoji çdo grupi t’i paraqesë përmbledhjen e tij pjesës tjetër të klasës.

6. Nxënësit duhet të plotësojnë kuadratet e tjera me përmbledhjet e grupeve të tjera.

13. - Përmbledhja bashkëpunuese

Vështrim i përgjithshëm mbi metodën

Procedura e metodës:

1. Zgjidh një tekst në nivelin e leximit të nxënësve dhe kërkoju ta lexojnë dhe ta

përmbledhin atë. Në qoftë se është e nevojshme, limito numrin e fjalive që duhet të

përdorin nxënësit.

2. Krijo grupe prej 4-5 vetash dhe udhëzo çdo pjesëtar të grupit të lexojë përmbledhjen

me zë të lartë, ndërkohë që pjesëtarët e tjerë të grupit shënojnë pjesët e përmbledhjes

së tyre, të cilat janë të ngjashme me përmbledhjen e lexuar. Vazhdohet kështu derisa

çdo pjesëtar i grupit ta ketë lexuar përmbledhjen e tij.

3. Kërkoji çdo nxënësi të zbulojë ndonjë temë të përmbledhjes që nuk është nënvizuar

10
Metoda

dhe të shikojë mos është ndonjë pikë kyç.

4. Kërkoji çdo grupi të bëjë një listë bashkëpunuese me pika kyç të përmbledhjes.

5. Udhëzo çdo nxënës të rishkruajë përmbledhjen e bazuar në listën bashkëpunuese. Në

qoftë se është e përshtatshme kufizo numrin e fjalive qe mund të përdorin nxënësit.

6. Jepu nxënësve kohë të shkëmbejnë përmbledhjet e rishkruara dhe të diskutojnë

përmirësimet e bazuara në bashkëpunim.

14. - Shkrimi biografik (autobiografik)

Vështrim i përgjithshëm mbi metodën

Metoda e shkrimit të biografisë përdor modele, të cilat lejojnë lexuesin të mësojë për

jetën e një personi ose jetën dhe veprën artistike të një krijuesi, personaliteti, të një

personazhi etj. Mësuesit duhet t’i drejtojnë fillimisht nxënësit të shkruajnë biografinë të

bazuara në të dhënat e tyre para se t’u kërkojë të shkruajnë biografinë të bazuar në

personazhet e tregimit.

Procedura e metodës:

1. Zgjidh një tekst artistik ose biografik në nivelin e leximit të pavarur të nxënësve.

Kërkoju nxënësve ta lexojnë tekstin individualisht ose në grup.

2. Tregoju ose shpërndaju formulën e shkrimit të biografisë. Bëj një model të saj, nëse

nxënësit janë të paqartë.

3. Kërkoju nxënësve të shkruajnë për jetën e personazheve të tekstit. Kërkoju nxënësve

të shkëmbejnë krijimet e tyre dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin të përmirësojnë ndonjë pjesë

të pambaruar.

4. Kërkoju nxënësve të rimendojnë dhe të ilustrojnë shkrimin biografik me foto, ilustrime,

faksimile, dokumente etj.

5. Shkëmbe dhe/ose tregojua shkrimet klasës.

Formula e shkrimit biografik

1: Emri

2: Katër karakteristika që dallojnë personazhin (zakonisht mbiemra)

3: Të afërmit (vëllai..., motra... etj.)

4: Vendbanimi në (qytet/shtet)

5: I dashur me (tri gjëra ose njerëz)

6: Çfarë ndien (tre emra ose fjali)

7: Kush ka nevojë (tri fjali)

8: Nga se ka frikë (tri emra)

9: Çfarë kërkon të arrijë (tri fjalë ose fjali)

11
Emri..................................

Data.............................

Grafiku organizues 1

Rrjedha e ngjarjes

Shkruaj temën. Listo ngjarjet sipas kohës kur kanë ndodhur.

Tema:

Vëllai i vogël

Babai hyn në shtëpi.

Puth vajzën e vogël.

Babai pyet fëmijët nëse i kanë bërë mësimet.

Djali kafshon thonjtë.

Nëna hedh supën në pjata.

Djali nuk ha.

Nëna hedh supën në pjata.

Djali nuk ha.

Nëna pyet djalin.

Motra e vogël tregon shkakun.

Djali kërcënon motrën.

Babai pyet djalin.

Vëllai i vogël do që Mira të presë flokët.

Vëllai i vogël po qan.

Mira rri e heshtur.

12
Metoda

Emri.................................. Data.............................

Grafiku organizues 2

Porta e kopshtit

Shto detajet në secilën pjesë të dërrasave.

Tema

Pikat e planit.

13
Emri.................................. Data.............................

Grafiku organizues 3

Harta merimangë

Shkruaj përemra për çdo lloj, rolin në fjali dhe jep shembuj.

cilët janë

cilët janë

përemer lidhor

roli në fjali

roli në fjali

shembuj

pytës

shembuj

Tema:

Llojet e përemrave

përemër I pacaktuar

cilët

roli në fjali

përemër

cilët

roli në fjali

shembuj

shembuj

14
Metoda

Emri..................................

Data.............................

Harta e ngjarjes 1

Shkruani në secilën ndarje

Koha:

Festa e Karnavaleve

Vendi:

Një fshat në malet e Bergamos

Personazhet:

Arlekinoja, mamaja, shokët e Arlekinos

Problemi:

Arlekinoja nuk do të shkonte në festë.

Ai ishte i varfër dhe s’kishte se çfarë të vishte.

Ngjarjet:

Shokët e tij i dhuruan nga një copë që u kishte mbetur nga

kostumi i tyre.

Nëna i qepi kostumin.

Zgjidhja:

Ditën e karnavaleve Arlekinoja doli nga shtëpia me kostumin e tij që ishte një

vepër dashurie, më i bukuri, më origjinali.

15
Metoda

Emri..................................

Data.............................

Harta e ngjarjes 2

Shkruani në secilën ndarje

Tema:

Fati do kapur prej flokësh

Ku:

Kur:

Në një mbretëri.

Një herë e një kohë

koha

vendi

të papërcaktuar

Personazhët kryesorë:

vajza e mbretit, mbreti

Personazhet ndihmës:

dyqanxhiu, çobani, Fatat

Problemi:

Vajza nuk kishte fat.

Fati i saj bënte dëme të mëdha.

Ngjarja 1

Mbreti e çoi

vajzën në

shkretëtirë.

Ngjarja 2

Vajza shkon në një

dyqan.Fati vjen dhe

shkatërron dyqanin.

I zoti i dyqanit e këshilloi

të shkojë te një çoban.

Ngjarja 3

Porosia e çobanit.

Therrja e dashit

Takimi me kësmetet

Marrja e Fatit të saj

Zgjidhja:

Kapja e fatit dhe kthimi te i ati.

Vajza martohet dhe i ati ngre një pallat të madh për të.

16
Emri..................................

Metoda

Data.............................

Diagrami i pemës

veprim

përshkrim

mendim

informacion

dëftore pyetëse

dëshirore

nxitëse

17
18

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”
Libër mësuesi

19
20

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”
Libër mësuesi

21
22

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”
Libër mësuesi

23
24

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”
Libër mësuesi

25
26

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”
Libër mësuesi

27
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

KAPITULLI I

Pasqyra e ditës

Para se të fi lloni zhvillimin e temës së parë mësimore shfrytëzoni një orë të lirë ku

nxënësit të diskutojnë mbi pushimet e verës. Nxitini të tregojnë, të përshkruajnë me

shkrim, me vizatime se si i kaluan pushimet.

Më pas ditën e dytë nxënësit të punojnë me tekstin e gjuhës shqipe.

Rubrika: Të lexojmë

Tema: Mirupafshim gjyshër, mirupafshim verë

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë tregimin rrjedhshëm dhe me intonacionin e duhur.

• T’iu përgjigjet pyetjeve me gojë mbi emocionet që i shkakton fi llimi i vitit

shkollor.

• Të lexojë fjalorin e fjalëve të reja të tregimit.

• Të dallojë kohën dhe vendin e zhvillimit të ngjarjes duke ilustruar me pjesë

nga tregimi.

• Të përshkruajë emocionet e personazheve duke ilustruar me pjesë nga

tregimi.

• Të diskutojë për emocionet që ndien ai/ajo,kur mbarojnë pushimet e verës,

duke i krahasuar me ato të personazheve.

• Të diskutojë mbi titullin e tregimit.

Mjete: foto të pushimeve.

Fjalë kyç: pushime, gjyshër, mirupafshim, bagazh, trishtim, i mallëngjyer.

Metodologjia: parashikim me anë të titullit, të nxënit bashkëpunues,

diagram Veni, shkrim i lirë.

Struktura mësimore: ERR

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Mësuesi/ja shkruan në tabelë titullin e tregimit: “Mirupafshim

pushime!” dhe pyet:

- Si mendoni, pse personazhet e tregimit kanë përdorur një titull të tillë?

Nxënësit japin idetë e tyre, të cilat shkruhen në një tabak letre ose në dërrasën e

zezë.

28
Libër mësuesi

Realizimi i kuptimit.

Lexim i tregimit nga mësuesi/ja. Nxënësit udhëzohen të ndjekin me vëmendje

leximin dhe të nënvizojnë fjalët e reja.

Pas leximit të pjesës punohen fjalët e fjalorit me të cilat formohen dhe fjali.

Lexim i tregimit nga disa nxënës.

Punohet rubrika: Kupto përmbajtjen. Nxënësit u përgjigjen pyetjeve të lexuara po

prej tyre.

Të nxënit bashkëpunues. Nxënësit të ndarë në grupe punojnë pyetjet 7, 8, 9, 11.

G rupi i parë. Nxënësit do të përshkruajnë nëse emocionet e tij/saj janë të

njëjta me ato të personazheve të tregimit.

Grupi i dytë. Realizon një diagram Veni duke krahasuar sjelljen e gjyshërve

të tij/saj dhe sjelljen e gjyshërve të tregimit.

Gjyshërit e mi

Gjyshërit e tregimit

Grupi i tretë. Përshkruaj emocionet që ndien kur mbarojnë pushimet e verës.

Grupi i katërt. Cilat janë përgatitjet që bën para se të fi llojë shkolla.

Grupi i pestë. Si e përshkruan autorja sheshin para bibliotekës.

Prezantuesit e grupeve paraqesin punën e grupit.

Punohet rubrika: Analizo gjuhën.

Reflektimi: Shkrim i lirë.

Përshkruaj momentin e ndarjes me gjyshërit ose të afërmit pas pushimeve. Kujdes,

ki parasysh përshkrimin e detajuar që bën autorja e tregimit.

Nxënësit që kanë dëshirë mund të vizatojnë.

Detyrë shtëpie: Shkruaj një tekst të shkurtër për pushimet që kalove.

Rubrika: Flasim

Tema: Tregimi realist

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë dy llojet e tregimeve: realist dhe fantastik bazuar në elementet

e tyre.

• Të dallojë elementet e një tregimi të dhënë (autori, tema, ideja,

personazhet, ngjarja, koha, vendi).

• Të dallojë paragrafët e tregimit të dhënë.

29
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

• Të diskutojë mbi ndërtimin e secilit paragraf duke u bazuar në të dhënat

që ata përmbajnë.

Mjete: teksti i nxënësit.

Fjalë kyç: tregim realist, hyrje, zhvillim, mbyllje.

Metodologjia: vëzhgo-diskuto, punë në çifte, analizë.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Prezantimi i detyrave të shtëpisë.

Lexohen përshkrimet që nxënësit kanë krijuar.

Vlerësohen krijimet më të mira.

Realizimi i kuptimit. Mësuesi/ja iu drejton nxënësve pyetje mbi punën me

shkrim të detyrës së shtëpisë.

• Cilës gjini letrare u përkasin punimet tuaja që sapo lexuat.

• Çfarë lloj tregimi janë ato?

• Pse quhen tregime realiste?

Nxënësit duhet të arrijnë në përfundimin se ata kanë përshkruar ngjarje reale që

kanë ndodhur në të vërtetë.

Lexohet rubrika A. Cilat janë elementet e një tregimi?

Lexohet rubrika B. Tri pjesët kryesore të një tregimi.

Punim i rubrikës Ushtrohu.

Nxënësve u kërkohet t’i rikthehen dhe njëherë tekstit.

Ata mund t’i punojnë në çifte të katra pyetjet. Mësuesi/ja monitoron nxënësit gjatë

punës.

Mësuesi/ja i orienton nxënësit të shohin pjesët e vijëzuara anash:

hyrjen, zhvillimin dhe mbylljen.

Reflektimi: Analizoni të gjitha elementet që mësuam te tregimi “Mirupafshim

pushime!”

Nxënësit nxiten t’i përgjigjen duke iu drejtuar pyetjeje.

Detyrë shtëpie. Zgjidhni në bibliotekën juaj një tregim të shkurtër realist.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të rubrikës Ushtrohu tregoni veçoritë e tregimit realist

në tregimin e zgjedhur prej jush.

Punimet e nxënësve ditën tjetër ekspozohet në një kënd të klasës.

30
Libër mësuesi

Rubrika: Njohuri gjuhësore

Tema: Teksti dhe paragrafi

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë paragrafët në një tekst të dhënë, nisur nga përdorimi i

kryeradhës.

• Të përcaktojë veçoritë e çdo paragrafi sipas skemës së dhënë.

• Të dallojë pjesët kryesore të një tregimi (hyrje, zhvillim, mbyllje).

Mjete: teksti, tabela, fi sha me paragrafë, skema e veçorive të paragrafëve,

fl etore, stilolaps.

Fjalë kyç: tekst, paragraf, kryeradhë, skemë, tregim.

Aftësitë: të dalluarit, të shkruarit, të menduarit.

Metodologjia: diskutimi i ideve, të nxënit në bashkëpunim, punë e pavarur.

Struktura: ERR.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: diskutimi i ideve.

Paraqitet në një fl ipçart një tekst. Mund të përdoret edhe teksti “Mirupafshim

pushime”. Pyeten nxënësit:

- Çfarë vini re në tekst?

Teksti ka

një ose disa paragrafë

Kryeradhë

Fjalitë lidhen sipas kuptimit

Paragrafi krijohet kur jep të

dhëna të ndryshme

jep të dhëna veprime dialog përshkruan vendin mendimin

e personazheve

Lexohet teksti. Përcaktohen paragrafët dhe veçoritë e çdo paragrafi .

Realizimi i kuptimit: të nxënit në bashkëpunim.

Hapet teksti në faqe 13.

- lexohen shembujt e dhënë në tekst,

- veçoritë e paragrafëve sipas skemës.

31
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Ndahet klasa në grupe. Jepet detyra për çdo grup.

Grupi i parë. Dalloni hyrjen, zhvillimin, mbylljen.

Grupi i dytë. Caktoni paragrafët e tekstit të dhënë.

Paragrafi 1:

Paragrafi 2:

Paragrafi 3:

Paragrafi 4:

Paragraf 5:

Paragrafi 6:

Unë ... aq të dashura.

Si t’ia bëj? ... zemërimin e nënës.

Sa e lezetshme ... dy shkëndijëza.

Mamaja .... mace.

përmban dialog.

tregon veprime.

Çdo përfaqësues grupi përgjigjet për punën e bërë.

Reflektimi: punë e pavarur - Zbatimi i rregullave të mësuara.

Çdo nxënës përcakton në librin e tij paragrafët e tekstit dhe gjen ç‘tregon secili

paragraf.

Vlerësimi i nxënësve për punën e bërë.

Detyrë shtëpie. Vazhdimi i punës së fi lluar në klasë dhe punimi i ushtrimeve

në Fletoren e punës.

Rubrika: Të lexojmë

Tema: Telashet e Katerinës

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të parashikojë brendinë e tregimit nisur nga titulli i tij.

• Të lexojë tregimin e dhënë me intonacionin e duhur.

• Të dallojë numrin e paragrafëve të tregimit të dhënë.

• Të nxjerrë mesazhin e pjesës duke iu përgjigjur pyetjeve.

• Të krahasojë veten me Rinën në situata të ngjashme.

• Të dallojë monologun në tekstin e dhënë.

• Të diskutojë për rëndësinë e bërjes së gjërave në orarin e caktuar.

• Të diskutojë mbi gjendjen e Rinës pas çdo telashi duke kujtuar veten në

situata të tilla.

Mjete: teksti i nxënësit.

Fjalë kyç: telash, e mbrapshtë, ters, gulçoj.

Metodologjia: pyetja sjell pyetjen, të nxënit në bashkëpunim, punë në çifte,

rrjet diskutimi.

32
Libër mësuesi

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Mësuesi/ja iu drejton nxënësve pyetjet:

• Si e kuptoni fjalën telash?

• A ju kujtohet ndonjë telash që keni kaluar gjatë kësaj jave?

• A mund ta tregoni atë?

• Si mendoni, cila ishte arsyeja e krijimit të këtij telashi?

Realizimi i kuptimit. Prezantimi i titullit të tregimit dhe pjesës nga është

shkëputur tregimi.

Katerina është një moshatarja juaj. Sot ne do të njihemi me telashet e Katerinës

në mëngjes para se të shkojë në shkollë.

Lexohet tregimi nga nxënësit duke i korresponduar një nxënës një telash.

Punohet fjalori. Formohen fjali me fjalët e fjalorit.

Të nxënit në bashkëpunim. Nxënësit të ndarë në grupe punojnë ushtrimet e

aparatit pedagogjik.

Grupi i parë. - Si e shpjegon titullin e tregimit?

Grupi i dytë. - Trego si është ndier Katerina pas çdo telashi. Mund të përdorni

gjestet, mimikën e fytyrës pse jo dhe një lojë në role.

Grupi i tretë. - Pse Katerinës i ndodhin tërë këto gjëra të pakëndshme?

Grupi i katërt. - Tregoni në grup një situatë të ngjashme me atë të Katerinës.

Përzgjidhni situatën që mendoni se është më interesante. Si kanë reaguar

prindërit?

Grupi i pestë. - Pse gjithçka shkon për së mbari kur ngrihesh në orarin e

duhur?

Prezantohen punët nga përfaqësuesi i grupit. Nxënësit nxiten të shtojnë dhe të

plotësojnë njëri-tjetrin.

Punë në çifte. Punimi i rubrikës Analizo gjuhën. Punimi i ushtrimit 7. Shkruaj

titullin e secilit paragraf.

Mësuesi/ja sqaron nxënësit për pjesën e tekstit ku personazhi kuvendon me

veten. Lexohet dhe sqarohet kuptimi i monologut.

Reflektimi: pyetja binare

Po

A do të vazhdojë Katerina të ketë telashe të tilla dhe në ditët

në vazhdim? Pse?

Nxënësit grupohen sipas përgjigjeve të tyre. Japin argumentet

pro dhe kundër.

Jo

Përfundimi. Nxënësit duhet të arrijnë në përfundimin.

Nëse organizon kohën dhe zbaton programin ditor, Katerina dhe të gjithë ne

s’do të kemi telashe të tilla.

33
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Rubrika: Njohuri për gjuhën

Tema: Paragrafi dhe fjalia

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë fjalinë kryesore në paragrafët e një teksti të dhënë.

• Të dallojë fjalinë a fjalitë plotësuese në paragrafët e tekstit të dhënë.

• Të ndërtojë një tekst me 6 -7 fjali duke përdorur fjalë kyç.

Mjete: teksti, flipçart me një tekst të shkurtër, fi sha me fjalë.

Fjalë kyç: paragrafë, fjali, fjali kryesore, fjali plotësuese.

Aftësitë: të dalluarit, të rindërtuarit, të shkruarit.

Metodologjia: diskutimi i ideve, punë e drejtuar, shkrim i lirë.

Struktura: ERR

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Diskutimi i ideve.

Kujtoni pjesën “Telashet e Katerinës”.

- Sa paragrafë kishte pjesa?

- Ç’dini për paragrafët?

Paragrafi

Fjalë kyç

Përbëhet nga një ose disa fjali

- Fjalia kryesore

- Jep thelbin e mendimit

Fjalitë plotësuese

Japin hollësi për të marrë më shumë informacion

Paraqitet në fl ipçart një tekst i shkurtër. Në këtë tekst caktohen paragrafët, fjalia

kryesore, fjalitë plotësuese, fjalët kyç të çdo paragrafi .

Realizimi i kuptimit: punë e drejtuar.

Hapen tekstet e Gjuhës shqipe 5 në faqe 16:

- lexohen shembujt e dhënë në tekst,

- kujtohen njohuritë që nxënësit mësuan për paragrafi n,

- plotësohen fjalitë kryesore të çdo paragrafi te tregimi “Telashet e Katerinës”.

34
Libër mësuesi

1. Rinës i këputet kopsa.

1. Rina derdh ibrikun me çaj.

2. Rinës i këputet lidhësja e këpucës së majtë.

3. Rina s’po gjen fl etoren e hartimit në çantë.

4. Rina del shumë vonë nga shtëpia.

Gjeni fjalitë plotësuese të paragrafi t të dytë, sipas shembullit në tekst:

Rinës i këputet kopsa. → fjalia kryesore

Rina merr bluzën e kuqe me kërpudhë të madhe të qëndisur.

Mamaja habitet, pasi ajo nuk e vishte, sepse nuk i pëlqente fare}→ fjali plotësuese

Gjeni fjalët kyç në çdo paragraf.

Përgjigja:

Paragrafi 3 → ibriku

Paragrafi 4→ lidhësja

Paragrafi 5→ fl etorja

Paragrafi 6 → vonesa

Lexohet teksti i dhënë në rubrikën Ushtrohu.

Përcaktohen paragrafët (5 paragrafë).

Në çdo paragraf nënvizohet fjalia kryesore.

1. Sot na erdhi mësuesi i ri.

2. “Duket shumë i zoti”.

3. Mësuesi sheh Besmirin me çudi.

4. Kollitja e dytë ndërpreu sërish mësimin.

5. Në klasë shpërtheu e qeshura.

Më pas lexohen fjalitë që sjellin hollësi në paragrafi n e dytë të tekstit.

Nxënësit kërkonin fl etoret poshtë bankës.

Besmiri kollitet fort, sa kolla u duk si zhurmë makine.

Reflektimi: shkrim i lirë.

Me fjalitë kyç të dhëna në tekst dhe duke parë fi gurën e tekstit, nxënësit ndërtojnë

një tekst me 6 -7 fjali. Jepet një model, por nxënësi është i lirë të krijojë vetë.

P.sh.:

Në mëngjes Mira ngrihet në orën 6 00 . Ajo bën gjimnastikë, lan sytë, ha mëngjesin

dhe niset për në shkollë në orën 7 45 .

Rrugës ajo ecën me nxitim për të kapur orarin. Në orën 7 55 mbyllet porta e

shkollës.

Nxënësit rreshtohen dhe me rregull futen në klasë. Sapo futen në klasë bëhen gati

për fi llimin e mësimit.

Mira asnjëherë s’vjen me vonesë në shkollë.

Vlerësimi i nxënësit.

Detyrë shtëpie. Punohen 2 ushtrimet e fl etores së punës fq 5.

35
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Rubrika: Lexojmë

Tema: E mira dhe e bukura nuk kanë fund

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë tregimin me intonacion.

• Të dallojë personazhet e tregimit të dhënë.

• Të gjejë pikat e planit të tekstit të dhënë duke u bazuar te paragrafët.

• Të ritregojë tregimin me anë të pikave të planit.

• Të komentojë me fjalët e tij titullin e tregimit.

• Të analizojë strukturën e tregimit duke u bazuar në vetën dhe kohën e

zhvillimit të ngjarjes.

• Të vlerësojë dobinë e të punuarit me kujdes duke u bazuar në veprimet

e Gentit.

Mjete: teksti, pamje, foto të objekteve të ndryshme arkitekturore,

artizanale etj.

Fjalë kyç: e mira, e bukura s’kanë fund.

Metodologjia: shiko-diskuto, punë në çifte, të nxënit bashkëpunues,

analizë personazhesh.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Prezantohen pamje ndërtimesh të bukura, me fantazi dhe tërheqëse.

Mësuesi/ja iu drejton nxënësve pyetjet:

• Si quhen personat që i kanë projektuar këto ndërtime?

• Si mendoni, për të projektuar ndërtime të tilla si punojnë ata?

• Ju mendoni se ka qenë e lehtë apo e vështirë?

Nxënësit nxiten të tregojnë se ndërtuesve u është dashur kohë, kanë vizatuar

shumë herë derisa kanë arritur në një projekt përfundimtar.

36

Realizimi i kuptimit:

Lexim në heshtje i tregimit nga nxënësit.

Lexim në role i tregimit.

Punim i rubrikës Kupto përmbajtjen. Punimi në çift i kësaj rubrike.

Në një fl etë ose në tekst nxënësit do të shkruajnë personazhet e tregimit, si dhe

do të hartojnë pikat e planit.

Hartimi i pikave të planit.

• Biseda e Gentit me Jolën.

• Tregimi i Jolës.

• Mërzitja e Jolës.

• Qetësimi i vajzës nga babi.

• Tregimi i poezisë së bërë nga babai.

• Falënderimi i Gentit.
Libër mësuesi

3 - 4 nxënës nxiten të tregojnë tregimin sipas pikave të planit.

Të nxënit në bashkëpunim. Punë në grupe.

Grupi i parë.

Grupi i dytë.

Grupi i tretë.

Grupi i katërt.

Grupi i pestë.

- Pse u çudit Genti me fjalët e motrës?

- Si u transmetua këshilla e babait te Genti?

- Jepni 2-3 ide nga komenti që i bëtë titullit të tregimit.

- Trego ndonjë rast kur i je kthyer disa herë punës për ta

korrigjuar?

- Në sa pjesë është ndarë tregimi? Tregoni vetën me të cilën

është shkruar secila pjesë?

Prezantohet puna nga përfaqësuesit e grupeve. (Përfaqësuesi i grupi është mirë

të ndryshohet vazhdimisht, në mënyrë që të gjithë pjesëmarrësit të aktivizohen dhe

të kenë mundësi të prezantojnë punën e grupit, gjë që iu shton besimin në veten e

tyre.)

Punohet ushtrimi 8. Nxënësit tregojnë kohën dhe vendin kur zhvillohet ngjarja.

Reflektimi: Analizë personazhesh.

Genti Jola Motra ose vëllai im Unë

Djalë i mirë Motër e dashur Është më i rritur.

Ka dëshirë

të mësojë.

I kërkon ndihmë

motrës.

Ndihmon vëllanë

e saj.

Nuk mërzitet për

ta mësuar atë.

Ka bezdi të më

marrë me vete me

shokët e tij/saj.

Përton të më

ndihmojë në

mësime.

Krahaso motrën ose vëllanë tënd me Jolën. Cilat janë ngjashmëritë dhe ndryshimet

midis tyre.

Detyrë shtëpie: Sill në klasë një vizatim ose krijim, të cilin ti e ke korrigjuar dhe

Rubrika: Njohuri për gjuhën

Tema: Tipat e fjalisë sipas kuptimit

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë tipat e fjalisë sipas kumtimit në tekstet e dhëna duke u ndihmuar

nga into nacioni dhe shenjat e pikësimit.

• Të dallojë nuancat kuptimore të secilit tip fjalie.

• Të përdorë shenjat e pikësimit sipas tipit të fjalisë.

37
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Mjete: teksti, fi sha me shenja pikësimi, fi sha me tipe fjalish

Fjalë kyç: fjali dëftore, pyetëse, dëshirore, nxitëse, pika, pikëpyetja, pikëçuditje.

Aftësitë: të dalluarit, të menduarit, të shkruarit.

Metodologjia: harta e mendimit, të nxënit në bashkëpunim, punë e pavarur.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: harta e mendimit.

Paraqiten në fi sha tipa të ndryshëm fjalish shkëputur nga pjesa “E mira dhe e

bukura nuk kanë fund!”

Çdo fjali kumton mesazhe të ndryshme.

lutje

urdhër

tregojmë

dëftore

informacion

pyesim

nxitëse

këshillë

shprehim

dëshira

fjalia

dëshirore

Për çdo rast japim nga një shembull fjalie.

urojmë

pyetëse

Realizimi i kuptimit: të nxënit bashkëpunues.

Hapet teksti i gjuhës në faqen 19.

- Lexohen shembujt e dhënë në tekst dhe rregullat përkatëse.

- Punohet së bashku me nxënësin ushtrimi i tekstit. Nxënësit lidhin me shigjetë tipin

e fjalisë me atë që kumton ajo.

Fig 1. fjali që tregojmë (dëftore)

Fig 2. fjali që urojmë (dëshirore)

Fig 3. fjali që pyesim (pyetëse)

Fig 4. fjali që lutemi (nxitëse)

Ndahet klasa në tri grupe (sipas niveleve).

38
Libër mësuesi

Grupi I. Lidhni fjalitë e tekstit, tregoni tipin dhe çfarë kumton.

(fjalia 1, 2, 6, 7 → fjali dëftore)

Informacion raporton për diçka tregon diçka

(fjalia 3 → pyetëse

pyesim)

(fjalia 8 → fjali dëshirore

urim)

(fjalia 4, 5→ fjali nxitëse )

lutje urdhër

Grupi II. Dalloni tipin e fjalisë. Thoni çfarë kumton secila (dëftore, dëftore,

dëftore, dëftore, dëftore, pyetëse, pyetëse, dëftore, këshillë, keqardhje, lutje)

nxitëse

Grupi III. Dalloni llojin e fjalisë. Vendosni shenjat e pikësimit (kur mungojnë)

në tekstin e dhënë.

Çdo përgjegjës grupi jep shpjegimin e grupit.

Vlerësohen grupet për punën e bërë.

Reflektimi: puna e pavarur → zbatimi i njohurive të marra.

Përzgjidhet një tekst me 7- 8 fjali.

Nxënësit shkruajnë tekstin me të diktuar duke vendosur shenjat e pikësimit sipas

intonacionit dhe tipit të fjalisë.

Vlerësimi i nxënësit për punën e bërë.

Detyrë shtëpie. Punohet faqja 7 e ushtrimeve të Fletores së punës.

Rubrika: Flasim

Tema: Letra personale

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë letrat e dhëna në tekst.

• Të dallojë strukturën e shkrimit të letrave të dhëna.

• Të diskutojë duke u bazuar në pyetjet e dhëna në tekst.

• Të analizojë qëllimin e shkrimit të dy letrave duke i ilusruar me leximin e

pjesëve të letrave.

• Të përzgjedhë përgjigjet e sakta duke u bazuar në arsyetimin e tij/saj.

Mjete: letra të korrespondencës me shokë/shoqe ose të afërm.

Fjalë kyç: letër personale, letër zyrtare, hyrje, zhvillim, mbyllje.

Metodologjia: diagrami i Venit, punë në çifte, përzgjidh-argumento.

39
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Rikujtoni njohuritë.

Mësuesi/ja nis orën e mësimit me një bisedë.

- Në klasat paraardhëse ne kemi mësuar të shkruajmë letra. A ndryshojnë letrat

sipas personave që u dërgohen?

- Cilat janë llojet e letrave?

- Ku ndryshojnë ato nga njëra-tjetra? Çfarë kanë të përbashkët?

Nxënësit japin idetë e tyre, të cilat ose shkruhen në dërrasë, ose jepen në formën

e diagramit të Venit.

letër zyrtare

letër e thjeshtë

Realizimi i kuptimit.

Mësuesi/ja prezanton temën e rubrikës, pjesën nga janë shkëputur këto letra.

Lexohen letrat nga dy nxënëse, pa dashur të kundërshtojmë barazinë gjinore,

gjithsesi mendojmë se është më mirë t’i lexojnë vajzat që t’i përafrohemi botës

shpirtërore të dy shoqeve.

Kështu mësuesi/ja ngre një nxënëse dhe i kërkon asaj të zgjedhë një shoqe të saj

për të lexuar letrën tjetër.

Ky lexim mund të bëhet dhe nga një çift tjetër vajzash.

Pas kësaj nxënësit të ndarë në grupe do të punojnë ushtrimet.

Në ushtrimin 1 nxënësit do të dallojnë strukturën e letrave: hyrja, zhvillimi dhe

mbyllja dhe shënimin në fund të letrës. Mësuesi/ja e shkruan në dërrasë dhe sqaron

kuptimin e simbolit (P.S) që do të thotë pas shkrim. Pra, kur duam ta shkruajmë diçka

që e kemi harruar ta shkruajmë në letër, e shkruajmë në fund shoqëruar me inicialet

PS (latinisht post scritus, që kanë kuptimin pas shkrim).

Në ushtrimin 2 nxënësit do të duhet të tregojnë se çfarë iu mungon letrave.

Në ushtrimin 3 nxënësit udhëzohen të lexojnë me zë të lartë pjesën ku Dajana i

sqaron Anës shkakun që nuk takohet me të.

Në ushtrimin 4 nxënësit duhet të lexojnë me zë pjesën, ku Ana e përligj veprimin

e shoqes.

Në ushtrimin 5 nxënësit do të lexojnë pjesën ku shoqet betohen se asnjëherë nuk

do ta zëvendësojnë njëra-tjetrën.

Në ushtrimin 6 nxënësit do të dallojnë llojin e letrave (personale).

Reflektimi: Përzgjidh-arsyeto.

Punohet ushtrimi 6. Cili është qëllimi kryesor për të cilin shoqet i shkruajnë njëratjetrës?

Duan të tregojnë gjëra që iu kanë ndodhur.

Të zgjidhin një keqkuptim.

Janë shumë larg-njëra-tjetrës.

Ta ftojnë për një rast.

Arsyeto zgjedhjen tënde.

Mund të zhvillohet edhe veprimtaria tjetër.

40
Libër mësuesi

Në letrat e sjella në klasë nxënësve u kërkohet të dallojnë strukturën e tyre.

Në rast se nxënësit nuk ofrojnë letra të tilla, atëherë nxiten t’i shkruajnë nga një

letër shokut/shoqes së tyre të klasës. Pasi ta mbarojnë, le ta hedhin në një kuti të

improvizuar në klasë.

Në fund të orës secili nxënës merr letrën e tij/saj.

Detyrë shtëpie. Analizo letrën që të ka dërguar shoku/shoqja sipas pyetjeve

1 dhe 6.

Rubrika: Shkruajmë

Tema: Letra dhe posta elektronike

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë llojet e letrave si mjete komunikimi.

• Të dallojë mënyrën e shkrimit të një letre që dërgohet me e-postë (e-mail) duke

u bazuar në shembullin e dhënë.

• Të shkruajë një letër personale duke u bazuar në situata të dhëna.

Mjete: teksti, letra personale dhe zyrtare të shkruara me dorë, fl etë formati,

stilolaps.

Fjalë kyç: letra zyrtare, personale, posta elektronike (e-mail), adresë,

dërguesi, marrësi, mesazhi.

Aftësitë: të dalluarit, të vepruarit, të shkruarit, të punuarit në grup.

Metodologjia: diskutimi i lirë, punë në grup, zbatim i njohurive të marra.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: diskutimi i lirë.

Pyeten nxënësit:

- Ç’ndieni kur merrni një letër nga një shok ose kur shkruani përgjigjen e letrës?

- Me se i dërgoni letrat?

- Cili dërgues është më i shpejti?

Posta elektronike (e-mail):

Letrat:

zyrtare,

personale

Kutia postare:

s’është e shpejtë,

zarf me adresat e marrësit,

adresat e dërguesit

e shpejtë,

adresë,

tekste të gjata, imazhe,

shpenzon pak

41
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

-U paraqiten nxënësit modele letrash zyrtare dhe personale duke bërë dallimin

mes tyre.

Realizimi i kuptimit: punë në grup:

Hapet teksti në faqen 22.

- Lexohen shembujt e dhënë në tekst dhe diskutohet rreth tyre.

- Përdorimi i e-postës (e-mail) është mënyra më e shpejtë për të dërguar mesazhe

nëpërmjet internetit.

- Çdo përdorues i e-postës ka një adresë të tij të vetme.

- Çdo adresë e i-meilit ka tri pjesë: emrin e dërguesit (përdoruesit), simbolin @;

emrin e domain-it (emri i serverit që drejton mesazhet te ju).

P.sh.: Oerta Korfuzi < oekorfuzi@yahoo.com >

Ndahet klasa në grupe: grupi A dhe grupi B.

A. Shkruani një letër personale falënderim për gjyshërit që të kanë sjellë një pako

me postë.

B. Shkruani një letër personale mësuesit/es, ku i tregoni se si po i kaloni pushimet

e dimrit.

- Lexohen letrat e çdo grupi duke përzgjedhur më të mirat.

Kujdes! Kur të shkruani letrat mbani parasysh 5 elementet e letrës: koka, pjesa

përshëndetëse, përmbajtja e letrës, mbyllja, nënshkrimi.

Reflektimi: zbatim i njohurive të marra.

Me ndihmën e mësuesit/es është gjetur adresa e një shkolle në një qytet tjetër.

-Përgatitet letra për drejtorin e shkollës që të na tregojë me cilën klasë të

komunikojmë.

-Letra fi llohet me një prezantim të klasës sonë dhe vendi nga i cili shkruajmë.

-Letra dërgohet me adresën e e-mail-it të shkollës ku mëson.

-Me ndihmën e drejtorit të shkollës vazhdohet korrespondenca me informacione e

kuriozitete të ndryshme.

Detyrë shtëpie: Punim i Fletores së punës, faqe 7.

Rubrika: Lexojmë

Tema: Hartimi

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë llojin e tregimit duke u bazuar në elementet e tij.

• Të lexojë fjalorin e fjalëve të reja të tregimit.

• Të përzgjedhë alternativat e dhëna duke u bazuar në arsyetimin e tij/saj.

• Të analizojë me fjalët e tij/saj dy nga tri shprehjet e dhëna në libër.

42
Libër mësuesi

• Të krahasojë dy tregime humoristike duke dalluar ngjashmëritë dhe të

veçantat.

• Të tregojë situata të ngjashme vetjake me atë të personazhit kryesor.

• Të dallojë elementet humoristike në tregim duke ilustruar me pjesë të

shkëputura nga tregimi.

Mjete: teksti.

Fjalë kyç: engledisem, hartim, udhëtim, shkretëtirë, biçikletë.

Metodologjia: shkrim i lirë, të nxënit në bashkëpunim, përzgjidh-argumento.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Shkrim i lirë.

Mësuesi/ja shkruan në dërrasë temën e shkrimit.

“ Nëse ju shkoni në shkretëtirë dhe duhet të merrni me vete një send të vetëm, cilin

do të parapëlqenit? Parashtroni arsyet tuaja”.

Nxënësit lihen të punojnë 5 - 7 minuta. Leximi do të zhvillohet në fund të orës së

mësimit.

Realizimi i kuptimit: Të nxënit në bashkëpunim

Prezantimi i titullit të tregimit nga mësuesi/ja.

- Sot do të lexojmë një tregim, i cili mua më ka pëlqyer shumë. Më mësoi disa gjëra

që nuk i dija. Mësuesi/ja e tregimit u ka dhënë nxënësve të saj një temë hartimi si ajo

që unë ju dhashë tani. Le të shohim se çfarë ka shkruar një moshatarja juaj. Në fund

do të krahasoni veten tuaj me të.

Lexim i tekstit nga disa nxënës sipas paragrafëve. Teksti ka 6 paragrafë.

Grupi i parë.

Grupi i dytë.

Grupi i tretë.

Grupi i katërt.

Grupi i pestë.

- Cili është shkaku që vajza është e mërzitur. Pse asaj nuk i

pëlqen tema e hartimit?

- Cilat janë librat që vlerëson mësuesja e tregimit? I ke

lexuar ato apo thjesht ke dëgjuar për to?

- Ky tregim na bën për të qeshur. Autori shkruan me humor.

Rendit sendet që vajza do të marrë në shkretëtirë si dhe arsyet.

- Kë thumbon autori me shprehjet:

T’i merrja me vete librat në shkretëtirë m’u duk vërtet një

budallallëk me brirë.

Mësuesit gjithmonë duan t’u fl asësh për çka duan ata.

Vajzat e klasës nuk munguan madje ta shprehnin këtë për t’i

bërë qejfi n e për të marrë notë të mirë në regjistër ?

- Pse shkalla e humorit në fund arrin kulmin me fjalitë:

Një biçikletë në shkretëtirë!!! A e përfytyron dot?

Prezantimi i punës nga përfaqësuesit e grupeve. Mësuesi/ja nxit nxënësit me anë të

stuhisë së mendimit që ata të paraqesin sa më shumë ide në fl etët e tyre.

43
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Reflektimi: përzgjidh-argumento.

- A të ndodh dhe ty që të ndihesh keq para një fl ete të bardhë? Gjej dhe

shpjego arsyet pse ndodh kjo:

• tema është e vështirë,

• tema nuk ka kuptim,

• përton të shkruash,

• nuk ke frymëzim,

• ke nevojë për ndihmë?

Shpreh mendimin tënd nëse të pëlqen sinqeriteti i vajzës. Në shkrimin tënd ti

mendon se ke shkruar në mënyrë kaq kritike? Krahasoje.

Shkrimet e nxënësve ekspozohen në një kënd të klasës.

Nxënësit inkurajohen të fl asin pa droje. Mësuesi/ja mund ta mbyllë gjithë diskutimin

me fjalët:

Si mendoni, a ishte vërtet një budallallëk me brirë që iu dhashë një temë të tillë

në fi llim të orës?

Detyrë shtëpie: Lexim i tregimit. Kujto ndonjë tregim tjetër të shkruar me

humor, që ke studiuar vitin e kaluar. Krahasoje me tregimin e mësipërm.

Rubrika: Njohuri për gjuhën

Tema: Fjalia dëftore

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë fjalitë dëftore në një tekst duke u nisur nga intonacioni dhe

shenjat e pikësimit.

• Të dallojë mesazhet që kumtojnë fjalitë dëftore të dhëna në një tekst.

• Të përdorë drejt shenjat e pikësimit, pikë dhe pikëçuditje në fund të

fjalisë dëftore dhe dëftore-thirrmore duke u bazuar në kumtimin e saj.

Mjete: teksti, tabela, fi sha me fjali e shenja pikësimi, fl etore, stilolaps.

Fjalë kyç: fjali dëftore, dëftore-thirrmore, pikë, pikëçuditje, informacion,

veprim, mendim, përshkrim.

Aftësitë: të dalluarit, të zbatuarit, të shkruarit.

Metodologjia: përvijim i të menduarit, punë e drejtuar, punë në grupe,

punë e pavarur

44
Libër mësuesi

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: përvijim i të menduarit.

Paraqiten në fi sha fjali dëftore që kumtojnë mesazhe të ndryshme. Në fi llim

me anë të stuhisë së mendimit nxënësit plotësojnë kllasterin për fjalinë dëftore.

Vendosin shembujt pranë çdo informacioni që kanë shkruar në kllaster.

veprim

(Vrapova me nxitim

për në shkollë.)

Fjalia dëftore:

informacion

(Këto pushime i kalova

mjaft mirë.)

përshkrim

(Qyteti është i bukur,

tërheqës dhe plot gjallëri.)

mendim

(Veshja e saj m’u duk e

papërshtatshme për në shkollë.)

Fjalia dëftore kur shoqërohet me një ndjenjë të veçantë (habi, gëzim, frikë,

hidhërim, kënaqësi, keqardhje etj.) quhet fjali dëftore-thirrmore.

Në fund të saj vihet pikëçuditje (!).

- Ua, sa fl okë të bukur!

- Sa ditë e bukur!

- Sot shkolla qenka zbukuruar!

- Ti e paske thyer vazon!

Realizimi i kuptimit: punë e drejtuar, punë në grupe

Hapen tekstet në faqen 24.

- Lexohen nga nxënësit shembujt e dhënë në tekst.

- Lexohen rregullat gjuhësore për fjalinë dëftore dhe dëftore-thirrmore.

- Ndahen nxënësit në tri grupe:

Grupi I: Përshkruani nga ana e jashtme shokun apo shoqen tuaj.

Grupi II: Shpreh mendimin: Pse vendosëm të krijojmë një grup teatri në

klasë?

Grupi III: Sillni të dhëna për klasën tuaj.

- Dëgjohen përgjigjet e çdo grupi duke veçuar ato më të saktat.

- Lexohen fjalitë dëftore të dhëna në ushtrimin 4 duke treguar (në të djathtë)

çfarë kumton secila.

1. ... mendim

2. ... informacion

3. ... habi

4. ... përshkrim

5. ... veprim

6. ... mendim

7. ... informacion

Reflektimi: punë e pavarur - zbatim i rregullave të mësuara.

45
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Shkruani tekstin e ushtrimit 5 duke vendosur shenjat e pikësimit dhe shkronjën

e madhe aty ku duhet.

Është verë. Lushi po kalon në rrugicën përmes lulishtes. Aromat e trëndafi lave

dhe karafi lave përhapeshin gjithandej. Sa ngjyra të bukura kishte aty!

Djali zgjati dorën. Një karafi l i bukur i mbeti në dorë. Ç’erë të mirë kishte! Ai do t’ia

falte ato motrës.

Po ajo kënaqësi nuk zgjati shumë. Një dorë u mbështet mbi supin e tij.

- E këpute? – e pyeti një burrë i moshuar.

Sa turp i erdhi!

Vlerësimi i nxënësit për punën e bërë.

Detyrë shtëpie. Punim i ushtrimeve të Fletores së punës, faqe 8.

Rubrika: Lexojmë

Tema: Mironi

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë tregimin qartë.

• Të lexojë fjalorin e fjalëve të reja të tregimit të dhënë.

• Të luajë në grup lojën mbi ngjyrat.

• Të dallojë pjesën përshkruese dhe treguese të tregimit të dhënë.

• Të analizojë fi gurën e Mironit sipas portretit fi zik dhe karakterit.

• Të krahasojë fi gurën e Mironit me një personazh të ngjashëm të lexuar

më parë.

Mjete: teksti.

Fjalë kyç: simpatik, çunak.

Metodologjia: thesi i komplimenteve, lexim në heshtje, të nxënit në

bashkëpunim, analizë, pyetje-përgjigje, lojë në grup.

Zhvillimi i mësimit

Hapi i parë.

Nxënësit udhëzohen të shkruajnë në një fl etë letre një kompliment për shokun e

bankës. Më pas këtë letër e hedhin në thes. Pastaj nxënësit orientohen të nxjerrin

nga thesi letrat, të lexojnë komplimentin dhe të gjejnë se kujt mund t’i jetë drejtuar

ky kompliment.

Nxënësit orientohen që të fi llojnë leximin me fjalët: Unë mendoj se ky kompliment

të përket ty.........

46
Libër mësuesi

Hapi i dytë.

Lexim i tregimit nga nxënësit në heshtje. Lexim i fjalëve të fjalorit dhe shpjegimi i

tyre me ndihmën e mësuesit/es.

Hapi i tretë. Klasa ndahet në dy grupe.

Grupi i parë do të hartojë pyetjet dhe grupi i dytë do t’iu përgjigjet atyre. Kështu

ndarja në grupe bëhet duke numëruar nga një në dy. Kjo veprimtari parapëlqehet të

zhvillohet në çifte, por për arsye të menaxhimit të klasës mund të punohet në grupe.

Ndoshta mund të ndani më shumë grupe sipas paragrafëve, duke i vënë nxënësit

në rolin e hartuesit të pyetjeve dhe në rolin e personit që përgjigjet. Duhet mbajtur

parasysh që në veprimtari të ngjashme nxënësit të ndërrojnë rolet.

Analiza do të përmbajë: hartimin e pyetjeve nga nxënësit dhe përgjigjet e tyre.

Në këtë pjesë realizohet rubrika Kupto përmbajtjen. Gjithashtu nxënësit gjatë

kësaj kohe punojnë dhe rubrikën Analizo strukturën. Nxënësit japin alternativa të

ndryshme rreth titullit të dy pjesëve.

Hapi i katërt. Për ushtrimin 7 nxënësve u kërkohet të lexojnë tregimin duke

shkruar anash p, në pjesën ku përshkruhet, dhe t në pjesën ku tregohet ngjarja.

Hapi i pestë. Nxirret mesazhi i tregimit.

Nxënësit do të përzgjedhin alternativat dhe do t’i ilustrojnë me pjesë nga tregimi

për të arsyetuar përzgjedhjet e tij/saj.

Hapi i gjashtë. - Cili shok i klasës ngjan me Mironin?

Lojë në grup.

Detyrë shtëpie. Përshkruaj personazhin e Mironit duke përdorur sa më

shumë mbiemra.

Në këtë orë mësuesit mund të punojnë dhe me metodën e Kubimit.

Përshkruaj Mironin nga pamja fi zike.

Listo cilësitë fi zike dhe të brendshme të Mironit.

Krahaso Mironin me ndonjë personazh tjetër ose me veten.

Analizo cilësitë e Mironit.

Përmblidh me 4-5 fjali gjithçka di për Mironin.

Argumento. A do të dëshiroje të kishe në klasë një shok si Mironi? Pse?

Rubrika: Shkruajmë

Tema: Përshkrimi i personazhit

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dëgjojë leximin e pjesës duke pasuruar fjalorin me emra abstraktë dhe

mbiemra që i nevojiten për përshkrimin e pamjes fi zike dhe botës shpirtërore të

personit.

• Të përshkruajë një person duke përzgjedhur një nga alternativat e dhëna.

47
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Mjete: teksti, tabakë të bardhë letre, fl etë formati, stilolaps, fi gura me profesione

të ndryshme.

Fjalë kyç: përshkrim, person, ana fizike, gjendja shpirtërore, veçoritë e karakterit.

Aftësitë: të lexuarit, të përshkruarit, të krahasuarit.

Metodologjia: dëgjim – mendim i drejtuar, punë në grupe, punë në dyshe.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: dëgjim – mendim i drejtuar.

Lexohet në tekst nga mësuesi/ja përshkrimi i Kleas. Pyeten nxënësit:

- Ç’vutë re gjatë leximit të përshkrimit të Kleas?

- gjendja shpirtërore

(gëzim, kënaqësi,

qetësi etj.)

Përshkrimi i Kleas:

- pamja fizike

(mosha, tiparet)

- karakteri i saj

(e gëzuar, e dashur, e ëmbël etj.)

Paraqiten në tabakët e letrës fjalët që shprehin ndjenja dhe gjendje shpirtërore dhe

që tregojnë karakterin e një personi.

1.Realizimi i kuptimit: punë në grupe.

Hapet teksti në faqen 29.

– Lexohet rubrika Kujto dhe shtoni njohuritë.

– Ndahen nxënësit në grupe:

Grupi I - Përshkruani një person nga ana fi zike.

Grupi II - Përshkruani një person nga gjendja shpirtërore.

Grupi III - Përshkruani një person nga veçoritë e karakterit.

Një përfaqësues i çdo grupi lexon punën e grupit të tij.

2.Reflektimi: punë në dyshe.

- Përshkruani personin që ushtron një nga profesionet: sportist, kuzhinier, piktor,

mjek.

48

P.sh. Ky është një futbollist. Ka trup të fuqishëm dhe të gjatë. Ka mustaqe të zeza

dhe fl okë të zinj. Është veshur me bluzë të kuqe me vija të bardha. Është i shkathët dhe

plot energji, i qeshur kureshtar dhe luan shumë bukur. Gjatë lojës do të jetë në qendër

të vëmendjes. Tregohet shumë i sigurt në lojë. Është optimist dhe mirënjohës.
Libër mësuesi

Gjatë kësaj faze mund të punohen ushtrimet e F. së punës , fq 9.

Në ushtrimin 1 nxënësit vendosin në tekst fjalët që tregojnë cilësitë e Jonit.

Në ushtrimin 2 nxënësit përshkruajnë një shok ose shoqe të klasës duke përdorur

sa më shumv mbiemra.

- Më pas punën tënde krahasoje me atë të shokut, duke shkëmbyer fl etët.

- Vlerësimi i nxënësit për punën e bërë.

Detyrë shtëpie. Përshkruani personin që doni më shumë.

Rubrika: Njohuri për gjuhën

Tema: Fjalia pyetëse

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë fjalitë pyetëse në fjalitë e dhëna me ndihmën e intonacionit dhe

shenjës së pikësimit.

• Të dallojë dy llojet e fjalive pyetëse tërësore dhe të pjesshme në fjalitë e

dhëna.

• Të intervistojë shokun duke përdorur pyetje tërësore apo të pjesshme.

Mjete: teksti, fi sha me fjali pyetëse, shkumësa me ngjyra, fl etë formati,

stilolaps.

Fjalë kyç: fjali pyetëse, pyetëse tërësore, pyetëse të pjesshme.

Aftësitë: të dalluarit, të shkruarit, të intervistuarit.

Metodologjia: diskutimi i ideve, punë në dyshe, punë e drejtuar, punë në

grupe, partneri përballë.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: diskutimi i ideve, punë në dyshe.

Paraqiten në fi sha fjali pyetëse të ndryshme.

Lexohen nga nxënësit dhe rikujtohet prej tyre fjalia pyetëse.

- Përse përdoren fjalitë pyetëse?

- të pjesshme -

Fjalia pyetëse: - tërësore –

kur pyetja i drejtohet

një pjese të fjalisë

E gjetët rrugën shkurt?

Po. (E gjetëm.)

kur pyetja i drejtohet foljes,

gjithë pjesës, së fjalisë

Kush më kërkon?

(Mësuesja.)

Përgjigjja me:në asnjë mënyrë, patjetër, sigurisht, me folje (po ose jo)

49
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Punë në çift. Me shokun e bankës nxënësit dialogojnë me njëri-tjetrin duke

përdorur pyetje tërësore dhe pyetje të pjesshme (njëri pyet, tjetri përgjigjet dhe

anasjelltas).

Realizimi i kuptimit: punë e drejtuar.

Hapet teksti në faqen 30.

- Lexohen shembujt e dhënë në tekst.

- Lexoni me vëmendje rregullat për dallimin e pyetjeve tërësore nga pyetjet e

pjesshme.

- Dalloni pyetjet tërësore nga ato të pjesshme në fjalitë e shoqëruara me fi gurat

përkatëse:

1. pyetje tërësore

2. pyetje e pjesshme

3. pyetje pjesshme

Në ushtrimin 1 nxënësit u përgjigjen pyetjeve dhe vendosin në kutizë T (tërësore),

P (e pjesshme)

Përgjigjet: (T, T, P, P, P, P, T)

Në ushtrimin 2 Përgjigjjuni fjalive me po ose jo, me fjalë të tjera përcaktuese ose

folje sipas shembullit.

- Mos vallë s’e arrijmë dot trenin? Jo. (Patjetër, arrijmë.)

- A erdhi mësuesja e fi zikës? Po. (Sigurisht, erdhi.)

- Thua të kem ngatërruar ushtrimin? Jo. (Në asnjë mënyrë.)

Në ushtrimin 3 ndërtoni pyetje për përgjigjet e dhëna:

- Sa veta jeni në familje? ______ vetë.

- A është mësuesja me ne? Po ose Jo.

- Çfarë profesioni ka ai? Inxhinier.

- Çfarë profesioni ka ajo? Mësuese.

Në ushtrimin 4 shkruani me cilën pjesë të fjalisë i dhe përgjigje pyetjes.

(kryefjalë, kundrinor, kundrinor, kundrinor, rrethanor, rrethanor)

Reflektimi: partneri përballë.

Intervisto nxënësin që ke përballë duke përdorur pyetje tërësore dhe pyetje të

pjesshme, tjetri përgjigjet.

Juria e zgjedhur nga klasa vlerëson një nxënës për pyetjet dhe një nxënës për

përgjigjet më të bukura.

Detyrë: Punimi i ushtrimeve të Fletores së punës, fq 10.

50
Libër mësuesi

Rubrika: Lexojmë

Tema: Vëllai i vogël

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë tregimin me role.

• Të dallojë mjedisin dhe personazhet që veprojnë në të duke ilustruar me pjesë

nga teksti.

• Të nxjerrë mesazhin e tregimit duke u ndihmuar nga pyetjet e dhëna.

• Të tregojë situata të ngjashme me atë të personazheve të tregimit.

Mjete: teksti i nxënësit.

Fjalë kyç: vëlla, familje, brengë, dënesë.

Metodologjia: intervistë, lexim në role, të nxënit bashkëpunues, lexo-dallorendit.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Intervistë.

Mësimi nis me një intervistë që mësuesi/ja bën me nxënësit.

- Sa fëmijë jeni në familjen tuaj?

- Ti je më i/e vogli/a apo më i madhi/ja?

- Si janë marrëdhëniet tuaja me vëllezërit ose motrat më të rritura?

- A grindeni ndonjëherë? Pse?

- Në rast se grindeni këtë gjë e bëni në prani të prindërve apo kur jeni vetëm?

Pse?

Këto janë disa pyetje që mësuesi/ja mund t’iu drejtojë nxënësve. Mund të shtoni

dhe të tjera.

Intervista mund të zhvillohet me disa nxënës. Mund të vini në rolin e intervistuesit

dhe nxënësit, të cilët mund të punojnë në çifte.

Realizimi i kuptimit: Të nxënit bashkëpunues.

Prezantimi i titullit të tregimit nga mësuesi/ja. Leximi i tregimit nga disa nxënës.

Punimi i fjalëve të fjalorit.

Punim i rubrikës Kupto përmbajtjen.

Identifi kimi i personazheve të tregimit.

Lexim me role i tregimit.

Grupi i parë.

Grupi i dytë:

Grupi i tretë.

- Cila ishte ajo gjë e errët që kishte lindur në shpirtin e vëllait

të vogël? Ilustroje me tekstin.

- Për çfarë të vjen keq dhe për çfarë e gjykon djaloshin?

- A ka ndodhur me motrat ose vëllezërit tuaj ndonjë situatë

e ngjashme?

51
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Grupi i katërt:

motrën

Grupi i pestë:

Reflektimi:

Punim i rubrikës Analizo strukturën.

Renditi veprimet e personazheve.

- A ka të drejtë vëllai që ta ndalojë ose të urdhërojë

për gjëra që i takojnë vetëm asaj?

- A është një sjellje e denjë që vëllai të marrë në familje

rolin e prindërve? Pse jo?

Prezantohen punimet nga përfaqësuesi i çdo grupi.

- Babai hyn në shtëpi.

- Puth vajzën e vogël.

- Vajza merr pallton që t’ia varë.

- Babai pyet fëmijët nëse i kanë bërë mësimet.

- Djali kafshon thonjtë.

- Nëna hedh supën në pjata.

- Djali nuk ha.

- Nëna pyet djalin.

- Motra e vogël tregon shkakun.

- Djali kërcënon motrën.

- Babai pyet djalin.

- Vëllai i vogël do që Mira të presë fl okët.

- Vëllai i vogël po qan.

- Mira rri e heshtur.

- Mira dhe motra bisedojnë në darkë.

Detyrë shtëpie. Shkruaj me tri-katër fjali mendimin tënd për sjelljen e vëllait të

vogël.

Rubrika: Njohuri për gjuhën Drejtshkrim

Tema: Shenjat e pikësimit në dialog

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë fjalët e folësit dhe autorit në dialogët e dhënë.

• Të përdorë shenjat e pikësimit në tekstet e dhëna.

• Të shkruajë një tekst me 5 fjali duke kthyer fjalët e personazheve në

dialog.

Mjete: teksti, tabela, shkumësa me ngjyra, fi sha me shenjat e pikësimit - , : .

Fjalë kyç: dialog, shenja pikësimi, vizë, dy pikësh, folës, autor.

Aftësitë: të dalluarit, të menduarit, të shkruarit, të zbatuarit.

Metodologjia: lojë dramatike, punë e drejtuar, shkrim i lirë.

52
Libër mësuesi

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: lojë dramatike.

U paraqitet nxënësve një pjesë dramatike. (Pjesa e dramatizuar përzgjidhet nga

mësuesi/ja.)

Lexohet me grupe nxënësish duke ndarë rolet e personazheve që marrin pjesë

në tregim. (tregimtari, ___, ___, ___, ___)

Në tekstin e shkruar vizat në dialog tregojnë fjalët e thëna nga folësi dhe

bashkëbiseduesi (personave që marrin pjesë në bashkëbisedim, ku ai që e fi llon

bisedën quhet folës dhe ai që i përgjigjet quhet bashkëbisedues).

Gjatë lojës dramatike nxënësit do të kuptojnë se në të folur hiqen disa elemente

që përdoren në të shkruar, si p.sh., fjalitë e tipit: tha ai, e pyeti ai, iu përgjigj me

inat etj.

Në komunikimin me shkrim → përdoret gjuha e shkruar dhe shenjat e

pikësimit.

Në komunikimin me gojë → përdoret gjuha e folur dhe mjete të tjera të

komunikimit, si: intonacioni, gjesti, shikimi.

Realizimi i kuptimit: punë e drejtuar.

Hapen tekstet e Gjuhës shqipe 5 në faqen 34.

Lexohen shembujt e dhënë në tekst.

Lexohen me shumë vëmendje rregullat e dialogut dhe pjesët përbërëse të një

dialogu (fjalët e folësit, bashkëbiseduesit, autorit).

Në tekstin e dhënë nxënësit nënvizojnë fjalët e folësit dhe të bashkëbiseduesit

me të kuqe dhe fjalët e autorit me blu dhe rrethojnë shenjat e pikësimit të përdorura

në dialogun e dhënë.

Në ushtrimin 1 nxënësit vendosin shenjat e pikësimit në dialog. (- në fi llim të

fjalëve të folësit dhe pas fjalëve të folësit ose - para fjalëve të autorit)

Në ushtrimin 2 nxënësit nënvizojnë fjalët e folësve dhe të autorit. Vendosni

shenjat e pikësimit që mungojnë.

Anika u zgjua dhe shkoi te shtrati i Tomit:

- Zgjohu, Tomi, - i tha ajo. - Mezi pres... .

Sa hap e mbyll sytë, Tomit i kishte dalë gjumi.

- E beson, Anika, - tha ai, - mezi e prita mëngjesin.

- Mund ta di, - e pyeti mamaja, - ç’ju shtyn që nguteni kaq shumë?

- Në shtëpinë ngjitur ka ardhur një vajzë, - tha Tomi.

(Në ushtrimin e mësipërm shenat që duhen vendosur janë shënuar me të

zezë.)

Reflektimi: shkrim i lirë.

Shkruani një tekst me jo më pak se 5 fjali, duke kthyer fjalët e personazheve të

fi gurës në dialog.

53
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

P.sh.:

Nxënësit e klasës së pestë do të nisen për piknik. Fëmijët diskutojnë me njëritjetrin

për orën e nisjes.

- Në ç‘orë do shkojmë nesër në piknik? – pyeti Klajdi.

- Të pyesim edhe Eartën për orarin, - tha Redi.

Earta propozoi:

- Nisemi në orën shtatë.

Vlerësimi i nxënësit për punën e bërë.

Detyrë shtëpie. Punimi i ushtrimeve të F. së punës, fq 11.

Rubrika: Lexojmë

Tema: Një natë ...në flakë

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë tregimin duke respektuar shenjët e pikësimit.

• Të dallojë shkakun e ngjarjes dhe pasojën duke ilustruar me pjesë nga

teksti.

• Të dallojë strukturën e tregimit duke ilustruar paragrafët përkatës.

• Të shkruajë fjali (nga një për çdo rast) që kumtojnë të dhëna, ndjenja,

dëshira.

Mjete: teksti, fl etë të bardha, lapsa me ngjyra.

Fjalë kyç: dritë, ndezur, zjarr, fl akë, rregullore, shkak, pasojë.

Metodologjia: mendo-shkruaj-diskuto, të nxënit bashkëpunues.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Mendo-shkruaj-diskuto.

Mësuesi/ja iu drejton nxënësve pyetjet e mëposhtme:

Lexohen nga disa nxënës idetë e tyre.

Realizimi i kuptimit: Të nxënit bashkëpunues.

Prezantimi i titullit të tregimit “Një natë ... në fl akë”.

Mësuesi/ja i orienton nxënësit të shohin fi gurën.

- A mund të parashikoni nëpërmjet fi gurës se për çfarë fl et ngjarja? Nxiten

nxënësit të japin idetë e tyre.

Leximi tregimit nga disa nxënës.

Lexim i tregimit në role.

Nxënësit ndahen në grupe ekspertësh.

Mësuesi/ja ka përgatitur pyetjet për çdo grup.

54
Libër mësuesi

Grupi i parë. Lexoni pjesën e parë të tekstit. Përgjigjjuni pyetjeve.

- Kur ra zjarr?

- Ku shpërtheu zjarri?

- Cili ishte shkaku i rënies së zjarrit?

- Si veproi babai i Lilianës? Renditni veprimet që bëri ai?

- Dalloni fjalët e gjyshes së Mirit. Çfarë shprehin këto fjali?

Grupi i dytë.

Lexoni pjesën e dytë të tregimit. Përgjigjjuni pyetjeve.

- Ku zhvillohen ngjarjet. Cilat janë personazhet e kësaj pjese?

- Çfarë u tregoi Liliana shoqeve dhe shokëve të klasës?

- Cilat janë pyetjet që mësuesja iu sugjeroi nxënësve të saj?

- Çfarë i kërkuan nxënësit mësueses?

Grupi i tretë.

Lexoni rregulloren. Përgjigjjuni pyetjeve.

- Sa rregulla ka shkruar mësuesja?

- Krahasojini me rregullat që ju shkruat në fi llim?

- A ka në banesën tuaj dalje sigurie ose shkallë antizjarr?

- Pse nuk duhet përdorur asnjëherë ashensori në rast zjarri?

- Pse duhet të ecim këmbadoras dhe të kërrusur?

- Pse duhet mbrojtur fytyra me një shami të lagur?

- Çfarë kumtojnë rregullat? Cilat tipa fjalish janë përdorur?

Nxënësit prezantojnë punët e tyre dhe vlerësohen.

Mësuesi/ja i udhëzon nxënësit të grupojnë dhe njëherë fjalitë që shprehin:

Këshillë............................................................................................

Urdhër..............................................................................................

Urim................................................................................................

Mallkim..........................................................................................

Të dhëna..........................................................................................

Reflektimi:

Nxënësit sjellin përvoja të ngjashme me atë të tregimit dhe tregojnë se si kanë

dalë nga rreziku.

Në një fl etë të bardhë nxënësit punojnë rregulloren e dhënë në libër. Më pas e

ekspozojnë në muret e klasës.

Detyrë shtëpie. Shkruaj se si do të veprosh në rastin e mëposhtëm:

Ti je në shtëpi vetëm me motrat ose vëllezërit e tu. Padashur gjatë lojës motra ose

vëllai i vogël gëlltit diçka, një pjesë lodre, një zar ose diçka tjetër.

Si do të veprosh? Renditi veprimet e tua.

55
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Rubrika: Njohuri për gjuhën

Tema: Fjalia dëshirore dhe nxitëse

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë fjalitë dëshirore dhe nxitëse në fjalitë e dhëna, duke u nisur nga

intonacioni dhe shenjat e pikësimit.

• Të ndërtojë fjali nxitëse dhe dëshirore duke u bazuar në situatat e dhëna.

• Të shkruajë nga dy fjali për çdo fi gurë të dhënë në tekst (dëftore, pyetëse,

dëshirore, nxitëse).

Mjete: teksti, tabela, fi sha me fjali, fl etore, stilolaps.

Fjalë kyç: fjali dëshirore, urim, mallkim, fjali nxitëse, urdhër, këshillë, porosi, lutje.

Aftësitë: të dalluarit, të menduarit, të krahasuarit, të krijuarit, të shkruarit.

Metodologjia: diskutimi i ideve, punë në dyshe, shkrim i lirë

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: diskutimi i ideve

Paraqiten para nxënësve fi sha me fjali që shprehin urim, mallkim, kërkesë,

këshillë, urdhër, udhëzim, porosi. Grupohen fjalitë sipas kumtimit.

urdhër porosi lutje kërkesë urim mallkim

nxitëse

Fjalia

dëshirore

pikë (.) nxitëse-thirrmore pikëçuditje (!) pikëçuditje (!)

gjithmonë

thirrmore

56

Realizimi i kuptimit: të nxënit në bashkëpunim.

Hapet teksti në faqe 38.

Lexohen shembujt e dhënë në tekst.

Lexohen rregullat dhe dallimet mes fjalisë dëshirore dhe fjalisë nxitëse.

Ndahen nxënësit në 4 grupe:

urdhër porosi lutje kërkesë

Grupi I. Ushtrimi 1.

Dalloni llojin e fjalisë duke shkruar nxitëse apo

nxitëse

pikë

dëshirore.Zgjidhja: (nxitëse, dëshirore, nxitëse,

nxitëse, dëshirore, nxitëse, nxitëse, nxitëse,

pikë nxitëse thirrmore

dëshirore, dëshirore)

pikëçuditje
Libër mësuesi

Grupi II: Ushtrimi 2. Lidhni fjalinë nxitëse me mesazhin që kumton.

Zgjidhja: (kërkesë, lutje, këshillë, ftesë, porosi, kërkesë, propozim, urdhër,

këshillë, propozim)

Grupi III: Ushtrimi 3. Ndërtoni fjali nxitëse sipas situatës së dhënë.

P.sh.: a. Ndihmomë ta zgjidh këtë problem.

b. Ndalo aty!

c. Të ftoj nesër në ditëlindje. ose Eja të diel për drekë te ne.

ç. Mos kalo rrugën pa parë majtas e djathtas.

d. Dido, pas stërvitjes, merr motrën në kopsht.

Grupi IV. Shkruani disa urime sipas situatave të dhëna.

- Dalsh i pari!

- I gëzofsh këpucët e reja!

- Udhë të mbarë!

Dëgjohen përgjigjet e çdo grupi, duke veçuar më të saktat.

Reflektimi: shkrim i lirë.

Sipas fi gurave të tekstit nxënësit shkruajnë nga dy fjali për çdo fi gurë.

Fjalitë mund të jenë dëftore, pyetëse, nxitëse, dëshirore.

Lexohen nga nxënësi.

Vlerësohet nxënësi për punën e bërë.

Detyrë shtëpie. Punim i ushtrimeve të F. së punës fq 12.

Rubrika: Lexojmë

Ora e parë

Tema: Një e diel për t’u mbajtur mend

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë tregimin duke respektuar shenjat e pikësimit.

• Të dallojë personazhet e tregimit.

• Të renditë të papriturat që i ndodhën Peros duke ilustruar me pjesë nga tregimi.

• Të argumentojë pse kjo e diel ishte e veçantë.

Mjete: teksti i nxënësit.

Fjalë kyç: e diel, vizitë, e papritur, e veçantë.

Metodologjia: mendo-trego, lexim i drejtuar, lexo-argumento.

57
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Mësuesi/ja iu parashtron nxënësve një pyetje, si:

-Mendoni dhe tregoni se cila është gjëja më e bukur që ju ka ndodhur gjatë kësaj

jave ose gjatë fundjavës.

Nxiten nxënësit të tregojnë të gjithë rreth asaj që iu është dukur gjëja më e bukur,

por pa dhënë arsye pse.

Realizimi i kuptimit.

Prezantohet titulli i tregimit nga mësuesi/ja “Një e diel për t’u mbajtur mend”.

- Sot do të njihemi me një djalë me emrin Pero. Ai do të na tregojë se si e ka kaluar

një të diel në shtëpinë e mikut të tij, Ivos dhe për të kjo e diel vërtet ia vlente ta mbaje

mend.

Mësuesi/ja i orienton nxënësit të shohin fi gurat që ilustrojnë tregimin.

Lexim i tregimit me ndalesa.

Ndalesa e parë

Kur po i bija ...deri te ... si burrat.

- Ku zhvillohen ngjarjet?

- Kë priste Peroja që t’i hapte derën?

- Si e përshkruan Peroja babanë e Ivos?

- Si e kuptoni shprehjen: Ia shtrënguam duart fort njëri-tjetrit, si burrat.

- A mendoni se kjo mund të jetë e papritura e parë e Peros?

Ndalesa e dytë

Apartamenti i tyre...deri te ... biftek e kështu me radhë.

- Si e priti Ivoja Peron?

- Çfarë gatoi babai i Ivos?

- Pse Ivos nuk i pëlqente gatimi i babait të tij?

- Po mamaja e Peros çfarë gatuante? Pse Peros nuk i pëlqente?

- Po ty të pëlqejnë gatimet e mamasë sate?

- Cila ishte e papritura e dytë për Peron?

Ndalesa e tretë

Pas dreke ...deri te ... më e lezetshme se Princi i Persisë.

- Çfarë i mësoi xhaxhi Luka, Peros?

- Cilat ishin lojërat që ata luajtën në kompjuter?

- Cili ishte profesioni i xhaxhi Lukës?

- Pse fi tonte ai shumë para?

- Cila ishte e papritura e tretë për Peron?

Ndalesa e katërt

Kur mbaruam së luajturi ... deri në fund.

- Cilat ishin gjërat që Ivoja i tregoi Peros në dhomën e tij?

- Cila ishte dëshira më e madhe e Ivos?

- A jeni në gjendje të thoni të papriturën e katërt?

58

Leximi i tregimit nga disa nxënës.

Reflektimi: Punim i pyetjeve 7 dhe 8 të rubrikës Nxirr mesazhin.

Pse Peroja e pëlqeu babanë e Ivos?
Libër mësuesi

Peroja e pëlqeu babanë e Ivos, sepse

Unë e pëlqej babanë e Ivos, sepse

1

2

3

4

5

Arsyet

Arsyet

Detyrë shtëpie. Lexim i tregimit, ritregimi i përmbajtjes.

1

2

3

4

Ora e dytë

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë në role tregimin.

• Të hartojë pikat e planit duke u bazuar në paragrafët e tekstit.

• Të ritregojë tregimin sipas pikave të planit.

• Të diskutojë mbi ëndrrat e tij/saj.

Mjete: teksti i nxënësit.

Fjalë kyç: pika plani, ritregim, lexim në role.

Metodologjia: mendo-trego, lexim në role, lexo-përmblidh, punë në çifte.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: mendo - trego

Mësuesi/ja iu drejton nxënësve pyetjet.

- Cilat janë disa nga gjërat që ti i ke shumë për zemër në dhomën tënde?

- Tregoja shokut tënd të bankës.

- A ka ndonjë gjë të ngjashme me ato të Ivos?

Nxënësit i tregojnë njëri-tjetrit rreth gjërave të tyre.

Realizimi i kuptimit.

Lexim i tregimit në role nga disa nxënës.

Hartimi i pikave të planit.

- Peroja shkon te shtëpia e Ivos.

- Prezantimi me babanë e Ivos. E papritura e parë.

59
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

- Kënaqësia e Ivos për ardhjen e Peros.

- Përgatitja e drekës nga babai i Ivos. E papritura e dytë.

- Peroja mëson kompjuterin nga babai i Ivos.

- Peroja luan në kompjuter dy lojëra.

- Peroja mëson mbi profesionin e babait të Ivos. E papritura e tretë.

- Dhoma e Ivos dhe gjërat e tij.

- Ëndrra e Ivos për t’u bërë alpinist. E papritura e katërt.

Ritregimi i pjesës duke u bazuar në pikat e planit.

Punimi i ushtrimit 10 të rubrikës Analizo gjuhën.

Lidhe titullin e pjesës me fjalën kyç të tregimit e papritur.

Kthehu te teksti dhe shkruaj fjalitë që tregojnë se të papriturat që i ndodhën Peros

ishin të këndshme. Çfarë tregojnë këto detaje.

Reflektimi: Punë në çift.

Ëndrrën tënde shkruaje në një letër.

Këmbeje me shokun e bankës.

A është një e papritur për të apo ia ke treguar më parë?

Nxënësit nxiten të diskutojnë.

Detyrë shtëpie. Shkruaj në 5-6 rreshta cilat janë cilësitë e ngjashme dhe të

ndryshme ndërmjet babait tënd dhe babait të Ivos.

Rubrika: Shkruajmë

Tema: Përshkruaj dhomën

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të shoqërojë përshkrimin me dëgjimin e pjesës nga mësuesi/ja.

• Të përshkruajë dhomën duke u bazuar në fi gurën e tekstit.

• Të dallojë elementet e një pikture (forma, funksionimi, ngjyra, gjendja).

• Të përdorë në përshkrim elementet e duhura.

Mjete: teksti, fletore klase, pamje e dhomës së nxënësit në foto ose vizatim.

Fjalë kyç: përshkrim, dhomë, pikë e këndvështrimit, vendndodhja e objekteve,

forma, funksioni, ngjyra, gjendja e objekteve.

Aftësitë: të lexuarit, të përshkruarit, të dalluarit, të zbatuarit.

Metodologjia: dëgjim – mendim i drejtuar, përshkrim individual, diskutim i

përshkrimit.

60
Libër mësuesi

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: dëgjim – mendim i drejtuar.

Lexohet përshkrimi i një dhome realizuar në bazë të pikturës së piktorit të njohur

holandez Van Gog.

- Çfarë ka dashur të thotë artisti me shprehjen “Ja, kaq.” (Dhoma e tij ishte e

thjeshtë, siç e kishte pikturuar ai.)

Lexohet përshkrimi që ka bërë një bashkëmoshatar për dhomën e tij.

- A ju pëlqen përshkrimi që dëgjuat? Pse?

- Çfarë ka të përbashkët në përshkrimin e kësaj dhome me atë të dhomës së

Ivos?

Për të përshkruar një dhomë duhet të mbash parasysh këto::

- Gjej pikën e këndvështrimit tënd.

- Përshkruaj vendndodhjen e objekteve.

- Përqendrohu te forma, funksionimi, ngjyra, dhe gjendja e tyre.

Realizimi i kuptimit: përshkrim individual.

- Çdo nxënës përfytyron ose nxjerr foton apo vizatimin e dhomës së tij.

- Duke u mbështetur te modelet e tekstit dhe elementet përbërëse të

përshkrimit të dhomës, çdo nxënës krijon një tekst përshkrues me jo më pak se 10

fjali.

Reflektimi: diskutim i përshkrimit.

Lexohen përshkrimet e nxënësve me zë.

Diskutohen me njëri-tjetrin mënyrat e përshkrimit të dhomës.

Përzgjidhen përshkrimet më të mira duke i ekspozuar në këndin e klasës.

Vlerësimi i nxënësit për punët e bëra.

Detyrë shtëpie. Punim i ushtrimeve të F. së punës fq 13.

Rubrika: Njohuri për gjuhën

Tema: Përdorimi i shenjave të pikësimit në ligjëratën e drejtë

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë ligjëratën e drejtë në tekstet e dhëna duke u bazuar në shenjat e

pikësimit: dy pika, thonjëzat, viza.

• Të përdorë shenjat e pikësimit në ligjëratën e drejtë.

• Të shndërrojë ligjëratën e zhdrejtë të dhënë në ligjëratë të drejtë.

Mjete: teksti, tabela, shenjat e pikësimit në fisha, shkumës me ngjyra, stilolaps,

fletore, tabakë të bardhë letre (flipçart).

61
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Fjalë kyç: ligjëratë e drejtë, e zhdrejtë, thonjëza, dy pika, vizë.

Aftësitë: të dalluarit, të vrojtuarit, të zbatuarit, të shndërruarit, të shkruarit.

Metodologjia: stuhi mendimesh, punë e drejtuar, punë e pavarur - zbatimi i njohurive.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: stuhi mendimesh.

Në një fl ipçart paraqitet një tekst me raste të ndryshme të përdorimit të ligjëratës

së drejtë ku fjalët e autorit janë para, në mes ose pas.

Fjalët e autorit

Ligjërata e drejtë:

Fjalët e folësit

dy pika

vizë

dy viza

Biseda që është bërë më parë

jepen pa asnjë ndryshim

futen mes thonjëzave

Të gjitha rastet e dhënë gjatë stuhisë së mendimeve shoqërohen me shembuj të

dhënë në fl ipçart.

Realizimi i kuptimit: punë e drejtuar.

Hapet teksti në faqen 45.

Lexohen shembujt e dhënë në tekst.

Lexohen rregullat drejtshkrimore për çdo rast të përdorimit të ligjëratës së drejtë.

Në ushtrimin 1 nxënësit nënvizojnë me të kuqe ligjëratën e drejtë në tekstin e

dhënë.

Rretho me laps shenjat e pikësimit që përdoren në ligjëratën e drejtë.

Në ushtrimin 2 nxënësit vendosin shenjat e pikësimit në ligjëratat e dhëna në tekst.

Punohen ushtrimet 3-6 nën drejtimin mësuesit/es.

Reflektimi: punë e pavarur – zbatim i njohurive drejtshkrimore.

Në fjalinë e dhënë, nënvizo ligjëratën e drejtë dhe përdore në tri pozicione: para

fjalëve të autorit, në mes, në fund.

Mirela thotë: “Arbri më vonon shumë”.

“Arbri më vonon shumë”, - thotë Mirela.

“Arbri, - thotë Mirela, - më vonon shumë.”

Mësuesi/ja këmbëngul që nxënësit të përdorin drejt shenjat e pikësimit. Nxënësve u

kërkohet të ngjyrosin shenjat e pikësimit, që t’i ngulitin.

Në fjalitë me ligjëratë të drejtë, sipas shenjave të pikësimit dhe përdorimit të ligjëratës

shpjegohet kuptimi i çdo fjalie:

1. “Ani, - thotë Erta, - mëson shumë.”

2. Ani thotë: “Erta mëson shumë.”

3. “Erta mëson shumë,” - thotë Ani.

Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie. Punim i ushtrimeve te F së punës fq 15.

62
Libër mësuesi

Rubrika: Flasim

Tema: Flasim me intonacionin e duhur.

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë tekste me intonacionin e duhur.

• Të dallojë tipat e fjalive sipas intonacionit.

• Të interpretojë biseda në çift duke përdorur intonacionin e duhur.

Mjete: teksti gjuha shqipe 5.

Fjalë kyç: intonacion, këshilla.

Metodologjia: dëgjo –vëzhgo-zbulo, lojë në grup.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Mësuesi/ja drejton pyetje në mënyrë që nxënësit të rikujtojnë njohuritë

e marra.

- Nisur nga përmbajtja e tyre, çfarë lloje tekstesh njihni?

- Tekst shkencor, tekstin me rregulla, tregimin, poezinë, fabulën etj.

- Çfarë respektojmë kur lexojmë një tekst?

- Çfarë funksioni kanë shenjat e pikësimit?

Nga të gjitha këto që thatë, arrijmë në përfundimin:

Nëse arrijmë të lexojmë duke respektuar shenjat e pikësimit, ne kemi lexuar pjesën

me intonacion.

Mësuesi/ja paraqet elementet e intonacionit.

Intonacioni

ngritja dhe ulja e zërit shqiptimi i qartë i fjalëve theksimi i fjalëve

Realizimi i kuptimit. Dëgjim –vëzhgim-zbulim.

Nxënësit udhëzohen të dëgjojnë leximin nga mësuesi/ja. Gjatë leximit të mësuesit/es

duhet të shënojnë me shpejtësi vetëm fjalitë që kumtojnë kënaqësi, dyshim, frikë,

shqetësim etj. Kujdes! Shikoni shenjat e pikësimit. Ato do t’ju ndihmojnë ta realizoni

si duhet këtë proces.

Lexohet teksti nga mësuesi/ja më një intonacion të qartë. Nxënësit nënvizojnë

fjalitë.

Pasi i nënvizojnë, orientohen t’i shkruajnë. Punohen së bashku me mësuesin/en

për të qartësuar se çfarë shprehin fjalitë.

- Sa bukur ngjaja!

- Ku i dihej!

- Sa u tremba!

63
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

- Si do të bëj unë i shkreti kur të martohem?! Ç’mrekulli të luash futboll! I poshtri!

Do të ma paguajë!

- Penallti! Penallti!

- Oh tani humbëm fare!

- Zot, çfarë ditë!

- Më të mirit në fushë!

- Sa i zoti jam!

Ky është një ushtrim i një shkalle vështirësie jo të ulët. Inkurajoni nxënësit për

gjetjet e tyre. Ndonjë fjali që ata nuk e kanë nënvizuar, mësuesi/ja u sugjeron

nxënësve që ta lexojnë dhe njëherë.

Nxënësit lexojnë këshillat e dhëna në tekst në rastin kur fl asin dhe në rastin kur

dëgjojnë. Në këto këshilla nxënësit nxiten të tregojnë raste kur ata nuk kanë vepruar

sipas këtyre këshillave.

Reflektimi: Lojë në grup. Nxënësve iu sqarohet loja që do të luajnë. Iu sugjerohet

të zgjedhin shokët me anë të lojës Lëviz, krijo dyshe. Në këtë lojë nxënësit ecin në

klasë dhe në momentin që mësuesi/ja thotë stop nxënësit do të formojnë çifte me

shokun që janë pranë.

Pasi formohen çiftet, nxënësit punojnë në një fl etë bisedën që do të zhvillojnë

duke shfaqur një emocion, si zemërim, gëzim. Iu sugjerohet të sjellin në mendje

ngjarje të gëzuara, emocionale që iu kanë ndodhur.

Më pas zhvillojnë bisedën pas perdes së improvizuar me anë të një cope bezeje.

Nxënësit e tjerë do të gjejnë se për çfarë ndjesie bëhet fjalë.

Nxënësit përzgjedhin grupin që prezantoi më mirë.

Rubrika: Njohuri për gjuhën (drejtshkrim)

Tema: Përdorimi i shenjave të pikësimit

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë me intonacionin e duhur fjalitë e dhëna duke u bazuar në shenjat e

pikësimit.

• Të përdorë shenjat e pikësimit në fjalitë e dhëna.

• Të drejtshkruajë shenjat e pikësimit në ligjëratën e drejtë dhe në dialog.

Mjetet: teksti, kartolina me shenjat e pikësimit, shkumësa me ngjyra.

Fjalë kyç: shenja pikësimi, ., !, ?, :, “ ”, -.

Aftësitë: të lexuarit, të zbatuarit, të shkruarit.

Metodologjia: diskutimi i ideve, punë e drejtuar, diktim.

Zhvillimi i mësimit

64

Evokimi: diskutimi i ideve.

Në fl ipçart paraqitet një tekst ku janë përdorur shenjat e pikësimit të mësuara në orët

e kaluara.
Libër mësuesi

Pyeten nxënësit: - Ç’shenja pikësimi janë përdorur?

- Pse janë përdorur këto shenja pikësimi?

Lexohet teksti me intonacion nga nxënësit.

Realizimi i kuptimit: punë e drejtuar.

Hapet teksti i gjuhës në faqen 49.

- lexohen shenjat e pikësimit të vendosura në kutiza,

- lexohet me kujdes rubrika Kujto,

- mësuesi/ja u paraqit nxënësve shenjat e pikësimit në kartolina.

Grupohen shenjat e pikësimit:

pikëpyetja?

pikëçuditja!

dypikëshi

thonjëza

pika.

Shenja pikësimi

në fjali të ndryshme:

Shenja pikësimi

në dialog

e ligjëratë të drejtë

viza

pikëpresja;

presja,

dy vizat

- Në tekstin e ushtrimit 1 nxënësit nënvizojnë shenjat e pikësimit dhe tregojnë

për se janë përdorur.

- Në ushtrimin 2 nxënësit vendosin shenjat e pikësimit aty ku mungojnë (?, -, :,

- Në ushtrimin 3 nxënësit vendosin shenjat e pikësimit ku mungojnë. (., -, ., -, .,

Reflektimi: diktim – zbatim i njohurive të mësuara.

- Përzgjidhet nga mësuesi/ja një tekst, ku të jenë përdorur shenjat e pikësimit të

mësuara më lart.

- Diktohet pjesa nga mësuesi/ja.

- Shkruhet teksti nga nxënësit duke pasur kujdes në drejtshkrimin e shenjave të

pikësimit.

Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie. Punim i ushtrimeve të F. së punës fq 16.

Rubrika: Lexojmë

Tema: Paniku

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë tregimin rrjedhshëm, qartë.

• Të hartojë pikat e planit të tregimit.

65
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

• Të nxjerrë mesazhin e tregimit duke iu përgjigjur pyetjeve.

• Të pasurojë fjalorin me shprehje frazeologjike. Të zëvendësojë shprehjet

frazeologjike me fjalë të tjera.

• Të diskutojë mbi gjendjen shpirtërore të Mimozës duke bërë krahasime me

veten e tij/saj në situata të ngjashme.

Mjete teksti: teksti “Gjuha shqipe 5”.

Fjalë kyç: mësimi i matematikës, nxënëse e re, panik, e shtangur.

Metodologjia: mendo-diskuto, parashikim me anë të titullit, të nxënit në

bashkëpunim, shkrim argumentues.

66

Zhvillimi i mësimit

Hapi i parë: Mësuesi/ja iu drejton nxënësve pyetjen:

- Çfarë mendon para se të fi llojë ora e mësimit? Jep mendimin tënd.

jam e kënaqur,

kam frikë,

jam e emocionuar,

jam e shqetësuar,

nuk jam e sigurt për mësimet.

Nxënësit lihen të japin idetë e tyre dhe arsyet pse ndihen të tillë.

- A ju ka zënë ndonjëherë paniku? Cila ka qenë arsyeja e vërtetë?

- Si e ke mposhtur atë? Kush ta ka ndihmuar?

Hapi i dytë.

Mësuesi/ja prezanton titullin e tregimit.

- Një nxënëse më emrin Ardita Mero, sot do të na tregojë një moment kur atë

e ka zënë paniku? Si mendoni ju, cila mund të ketë qenë arsyeja?

Nxënësit shprehin mendimet e tyre.

Lexohet tregimi nga dy-tre nxënës.

Lexohen fjalët e reja dhe formohen fjali me to. Gjithashtu, punohet dhe pyetja 6 e

rubrikës Analizo gjuhën.

Nxënësit punojnë individualisht në ndarjen në fragmente të tregimit dhe hartimin

e pikave të planit.

1. Gjendja e Mimozës në shkollën e re.

2. Ngritja në mësim.

3. Hutimi i Mimozës.

4. Pyetje e mësueses.

5. Vazhdimi i gjendjes së hutimit.

6. Padurimi i shokëve.

7. Përgjigjja e një shoku.

8. Inati i Mimozës.

Në çift nxënësit krahasojnë punën e njëri-tjetrit. Lexojnë punën e tyre dhe mësuesi/

ja përzgjedh punimet më të sakta.
Libër mësuesi

Mësuesi/ja iu kërkon nxënësve të dallojnë në tekst fjalitë ku shprehet gjendja

shpirtërore e Mimozës dhe ta ritregojnë me fjalët e tyre.

Të nxënit në bashkëpunim.

Grupi i parë. - Pse Mimozën e ka kapur paniku? Jep disa arsye.

Grupi i dytë. - Përshkruaj raste kur ju keni qenë në një situatë të tillë. Si

mendoni, cili ka qenë shkaku dhe pasoja?

Grupi i tretë. - Si mund ta mposhtim frikën dhe ankthin?

Grupi i katërt. - Gjeni fjalët kyç që lidhen me gjendjen e panikut të

Mimozës. Ndalu te ndjesitë dhe veprimet.

Grupi i pestë. - Zëvendëso shprehjet frazeologjike me fjalë të tjera.

nuk e hapa gojën – nuk fola fare.

provova të hapja gojë - provova të fl isja.

m’u zgjidh gjuha – fi llova të fl isja pa drojë.

bëra të fl as - u mundova të fl isja.

Reflektimi: shkrim argumentues.

Si mendoni se kanë menduar shokët për Arditën në një situatë të tillë? Mos

harroni se ajo është një nxënëse e re në këtë klasë.

Argumento përgjigjen tënde.

Detyrë shtëpie. Përshkruaj një rast ku familjen tënde e ka zënë paniku. Nëse

nuk keni një rast të tillë, atëherë vër në lëvizje kujtesën tënde, kur ke qenë i/e vogël

ose prindërit t’iu tregojnë një rast nga vetja e tyre.

Rubrika: Shkruajmë

Tema: Përshkrimi i ndjenjave

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit, nxënësi të jetë i aftë:

• Të përshkruajë ndjenjat duke u bazuar në pamjen e jashtme të personit

• Të përshkruajë sjelljen e një personi në një situatë të dhënë

• Të tregojë ndjenjën që i bën më shumë përshtypje në pamjen e jashtme tek

një person.

Mjete: teksti, pamje që tregojnë gëzim, frikë, zemërim, trishtim, fletë formati,

stilolaps, laps.

Fjalë kyç: përshkrim, ndjenja, shkak, pasojë, person.

Aftësitë: të përshkruarit, të dalluarit, të demonstruarit.

Metodologjia: diskutim – demonstrim, të nxënit në bashkëpunim, shkrim i

lirë, Turi i galerisë.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: diskutim – demonstrim.

Secili prej nesh provon ndjenja e gjendje shpirtërore të ndryshme

67
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

zemërim (rrudhja e ballit)

pakënaqësi (mënyra se si silleni)

trishtim (shprehja e syve)

gëzim

shenjat e jashtme

mërzi (toni i zërit)

- Paraqiten pamje të ndryshme të gjendjes shpirtërore nga nxënës të

ndryshëm para klase.

Realizimi i kuptimit: të nxënit në bashkëpunim.

Hapet teksti në faqen 52.

Lexohen njohuritë e dhëna për përshkrimin e ndjenjave.

- Vëreni me kujdes fi gurat dhe përshkruani sjelljen e personazheve.

Ndahen nxënësit në grupe. Çdo grupi i caktohet një situatë që të përshkruaj sjelljen

e një personi:

Grupi I: takimi i papritur me një mik.

Grupi II: dhënia e një lajmi të mirë

Grupi III: një telefonatë e mërzitshme

Grupi IV: një ndeshje në televizion

Grupi V: një stuhi e fortë

Çdo përfaqësues grupi jep përgjigjen për situatën e dhënë.

Reflektimi: shkrim i lirë, Turi i galerisë.

U kërkohet nxënësve të paraqitin me anë të vizatimit ndjenja shpirtërore të

ndryshme.

Pas përfundimit të detyrës nxënësit i ekspozojnë në muret e klasës vizatimet.

Përzgjidhen vizatimet më të mira nga vetë nxënësit.

Detyrë shtëpie. Shkruani për një sjellje që ndikon pozitivisht në gjendjen tënde

shpirtërore.

Rubrika: Njohuri për gjuhën

Tema: Shprehjet frazeologjike

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të zëvendësojë shprehjet frazeologjike të dhëna me një fjalë të vetme.

• Të formojë fjali me shprehjet frazeologjike.

• Të shkruajë 5 fjali duke përdorur shprehje frazeologjike.

Mjete: teksti, tabela, fisha me shprehje frazeologjike, fjalori i gjuhës shqipe.

Fjalë kyç: Shprehje frazeologjike, grup fjalorësh, fjalë e vetme, fjali.

Aftësitë: të zëvendësuarit, të formuarit, të shkruarit.

Metodologjia: mendo – punë në dyshe – shkëmbe me të tjerët,

68
Libër mësuesi

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: mendo – punë në dyshe – shkëmbe me të tjerët.

Në çifte nxënësit i drejtojnë njëri-tjetrit një shprehje frazeologjike. Shoku mendon

dhe e zëvendëson me një fjalë të vetme. Shkëmbehen rolet në dyshe.

(Mësuesi/ja u ka kërkuar paraprakisht nxënësve të gjejnë disa shprehje frazeologjike.)

grupe fjalësh që kanë kuptimin e një fjale të vetme

Shprehje frazeologjike:

kanë mundësi shprehëse

zëvendësohen me një fjalë të vetme

pasurojnë fjalorin

kanë ngarkesë emocionale

Realizimi i kuptimit: të nxënit bashkëpunues.

Hapet teksti në faqe 53:

- lexohet teksti, fjalët me ngjyrë zëvendësohen me një fjalë të

vetme.

më ngriu gjaku → u tremba

më mbeti fjala në buzë → pa folur

u tret si kripa në ujë → u zhduk

m’u zgjidh gjuha → fola

- Lexohen me kujdes fjalitë në kuadrate për shprehjet frazeologjike.

- Ndahen nxënësit në grupe:

Grupi 1: Lidhni shprehjen frazeologjike me fjalën që e zëvendëson.

Grupi 2: Shprehjet frazeologjike zëvendësoji me një fjalë të vetme.

i jap zemër → kurajë

i lë punët varur → pa mbaruar

ia ka varur punës → nuk punon

i jap dorën → e ndihmoj

bëj be e rrugë → betohet

mbeta pa mend → u habita

ia mbush mendjen → e bind

me mend në kokë → mendohu

s’lë dy gurë bashkë → i lëvizshëm

Grupi 3: Shkruaj 4-5 fjali ku të përdoren disa nga shprehjet frazeologjike

nga ushtrimi 2.

Dëgjohen punët e çdo grupi, duke dhënë edhe vlerësimin përkatës.

Reflektimi: punë e pavarur - zbatimi i njohurive të marra.

69
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Nxënësit nxjerrin nga fjalori shprehje frazeologjike duke dhënë edhe shpjegimin

e tyre.

Nxënësit punojnë në dyshe.

Punohen ushtrime nga Fletorja e punës fq 18.

Vlerësimi i nxënësve për kontributin që japin në grup.

Detyrë shtëpie. Gjeni 6 shprehje frazeologjike dhe formoni fjali me to.

Rubrika: Lexojmë

Tema: Ah, këto vajzat....

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë tregimin qartë.

• T’iu përgjigjet pyetjeve duke ilustruar me pjesë nga tregimi.

• Të diskutojë mbi personazhin dhe gjendjen e tij shpirtërore.

• Të japë mendimin e tij mbi temën e tregimit.

• Të krijojë një tregim humoristik me 5-6 rreshta duke u bazuar në fi gura.

Mjete: teksti Gjuha shqipe 5.

Fjalë kyç: honeps, thithëlopë, shastis, kaptoj, depërtoj, duan edhe bëjnë.

Metodologjia: parashikim me anë të titullit, punë në çifte, punë në grupe,

shkrim i lirë.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Mësuesi/ja orienton nxënësit.

- Lexoni titullin e tregimit.

- A ju ndihmon ai të mësoni se për kë bëhet fjalë në tregim?

- Ju mendoni se vajzat do të lavdërohen apo e kundërta?

- Po të shikoni me vëmendje titullin do të vini re se mbaron me tri pika. Kjo tregon

se kuptimi nuk është i plotë. Ai do të zbulohet gjatë leximit.

Realizimi i kuptimit:

Lexim i tregimit nga nxënësit sipas paragrafëve. Nxënësit udhëzohen që gjatë

leximit të tregimit të nënvizojnë fjalët që nuk ua dinë kuptimin.

Leximi i fjalëve të fjalorit. Shpjegimi me ndihmën e mësuesit/es.

Punohet rubrika Kupto përmbajtjen.

Në pyetjen 1 të kësaj rubrike nxënësit duhet të dallojnë nëse Grioleti e ka fjalën

për ndonjë vajzë në veçanti apo për vajzat në përgjithësi.

70
Libër mësuesi

Në pyetjen 2 nxënësit, pasi lexojnë tekstin, duhet të thonë disa nga mendimet

e Grioletit mbi vajzat. Ato që mbajnë mend, sepse e gjithë pjesa ka të bëjë me

mendimet e Grioletit.

Në pyetjen 3 nxënësit diskutojnë se cili mund të jetë shkaku që ka çuar në një

gjendje të tillë shpirtërore të Grioleti.

Nxënësit punojnë në çift rubrikën Analizo gjuhën.

Në ushtrimin 7 nxënësit përzgjedhin alternativat mbi shkakun që ka çuar në një

gjendje të tillë shpirtërore të Grioleti. Ata shkruajnë përbri shprehjeve që përdor

Grioleti të kundërtat e tyre.

Kanë frikë nga gjithçka.

Nuk duan të rrezikojnë.

S’dinë të ruajnë fare të fshehtën.

As trimëri, as guxim dhe as forcë nuk kanë.

Kur u thua një fjalë të mirë të nxjerrin gjuhën.

Nuk kanë frikë nga asgjë.

Duan të rrezikojnë.

Dinë të ruajnë të fshehtat.

Kanë forcë, guxim dhe trimëri.

Kur u thua një fjalë të keqe të

buzëqeshin.

Në ushtrimin 8 nxënësit përpiqen të gjejnë në tregim tri shprehje frazeologjike.

Ato mund të jenë:

mos të të shkojë mendja → mos e mendo

ia japin të qarit

→ qajnë

as që u vjen zor → nuk turpërohen

Reflektimi: Punë në grup, shkrim i lirë.

Klasa ndahet në dy grupe. Në dy tabakë letre vajzat japin mendimet e tyre se

çfarë u pëlqen dhe çfarë nuk u pëlqen te djemtë.

Të njëjtën gjë bëjnë dhe djemtë. Prezantohen punët dhe mësuesja nxit nxënësit

të duartrokasin njëri-tjetrin dhe të kalojë gjejnë zgjidhje pozitive për gjërat që vajzat

dhe djemtë nuk pëlqejnë te njëri-tjetri.

Nxënësit hartojnë një shkrim me humor me 5-6 rreshta duke parë fi gurat.

Vajza dëshiron t’i dhurojë shokut një lule. Djali mbyll hundën se nuk ia duron dot

erën.

- Pse lule duan djemtë, moj?! - i thotë ai. - Mua do të më pëlqejë ndonjë top, libër

me luftëtarë. Pse vajzë jam unë?

Kjo orë mësimi shërben shumë mirë si pjesë e një ore të lirë ku duam të edukojmë

barazinë gjinore mes nxënësve. Detyra shërben si pikënisje e një ore të tillë.

Rubrika: Njohuri për gjuhën

Tema: Sinonimet, antonimet

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë sinonimet dhe antonimet në një tekst të dhënë.

• Të krijojë çifte antonimike me emra, folje, mbiemra, dhe ndajfoljet e dhëna.

• Të shndërrojë fjalitë e dhëna në kuptimin e tyre të kundërt.

Mjetet: teksti, tabela, fi sha me sinonime, antonime, shkumësa me ngjyra,

71
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

fl etë formati, stilolaps.

Fjalë kyç: sinonim, antonim, çift, emra, mbiemra, folje, ndajfolje.

Aftësitë: të dalluarit, të krijuarit, të shndërruarit, të shkruarit.

Struktura e mësimit

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore

a. Parashikim diskutim për

njohuritë paraprake

Veprimtaritë e

nxënësve

diskutim i ideve

Organizimi i

nxënësve

punë në grupe

b. Ndërtim i

njohurive

fjalë të reja

kuptimore

të nxënit

bashkëpunues

punë në grupe

c. Përforcim ushtrime të reja zbatim i njohurive të

marra

punë me

shkrim

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: diskutimi i njohurive paraprake.

Ndahen nxënësit në grupe të vogla me 5-6 nxënës.

- Në fl etët e formatit çdo grup gjen të shkruara 5 fjalë. Gjeni të kundërtat e

secilës fjalë apo fjalë të tjera që kanë të njëjtin kuptim ose kuptim të përafërt.

Grupi I: Grupi II: Grupi III: Grupi IV:

vesh → keq → i shëmtuar → frikë →

ngjit → ngadalë → i vogël → mbarësi →

vij → shkurt → i veshur → zemërim →

mbledh → afër → i ulët → emër →

mbush → prapa → i drejtuar → vajzë →

- Si quhen fjalët me kuptim të njëjtë?

- Po fjalët me kuptim të kundërt?

Sinonimet:

- fjalë me kuptim të njëjtë ose afërsisht të njëjtë,

- mënjanojnë përsëritjen e fjalëve,

- të rëndësishme,

- japin nuanca të reja kuptimore.

Antonimet: - fjalë me kuptim të kundërt.

Cili grup i gjeti më shpejt sinonimet dhe antonimet?

72
Libër mësuesi

Ndërtimi i njohurive: formim fjalësh të reja kuptimore, të nxënit bashkëpunues.

- Lexohen shembujt e dhënë në tekst për sinonimet dhe antonimet.

- Lexohen me vëmendje njohuritë gjuhësore për sinonimet dhe antonimet, të dhëna

në tekst.

- Kalohet në punimin e ushtrimeve të tekstit. Sipas grupeve nxënësit punojnë

ushtrimet 1, 2, 3, 4, 5.

Ushtrimi 1: Shkruani përbri fi gurave fjalë sinonime.

- vajzë - djalë - laps

- çikë - çun - kalem

- gocë - voc

- çupë

Ushtrimi 2: Në fjalët e dhëna vijëzo fjalët që s’janë sinonime (pakënaqësi,

shkoj, fatkeqësisht).

Ushtrimi 3: Zëvendëso fjalën e nënvizuar me sinonimet në kllapa.

Nis – fi llon; shtëpitë – banesat; të bukura – të mrekullueshme; bënë – zhvilluan;

drejtonte – udhëhiqte; i pashëm – i hijshëm.

Ushtrimi 5: Ndrysho fjalitë në mënyrë që të tregojnë të kundërtën.

....vjetrit ... ngadalë ... rinjtë .... shpejt

- Çdo grup jep përgjigjen sipas kërkesës.

Përforcimi: zbatim i njohurive të reja – punë me shkrim.

- Punohet ushtrimi 4.

Nxënësit do të punojnë me shkrim në tekst.

Shkruani çifte antonimesh: folje, ndajfolje, mbiemra, emra.

Sipas kohës në dispozicion punohen ushtrime nga Fletorja e punës.

Vlerësohen nxënësit për punën me shkrim që kanë bërë.

Detyrë shtëpie. Shkruani 5 sinonime dhe 5 antonime. Formoni fjali me to

ose ushtrimet 2, 6, 7 te Fletorja e punës.

Rubrika: Lexim

Tema: Pipi Çorapegjata

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë tregimin qartë dhe në role.

• T’u përgjigjet me gojë pyetjeve rreth tregimit.

• Të pasurojë fjalorin me fjalë te reja dhe t’i përdorë në fjali.

• Të ilustrojë përgjigjet e tij/saj me pjesë të shkëputura nga teksti.

• Të analizojë personazhin e Pipit dhe shokët e saj.

• Të shprehë mendimin e tij/saj mbi personazhin e Pipit.

73
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

• Të dallojë shprehjet frazeologjike në tregim.

Mjetet: teksti i gjuhës, libri “Pipi Çorapegjata”

Fjalë kyç: Pipi Çorapegjata, zdap, vajzë e cuditshme, mbërthej nga

krahët,sokëllij, kundroj, e zgërdhirë, çapezvarrë, huazoj, nduk, mështekën,

shakulleps, gjep.

Metodologjia: kllaster, lexim në role, të nxënit në bashkëpunim, rrjet

diskutimi.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi. Hapi i parë.

Mësuesi/ja orienton nxënësit të shohin fi gurën e dhënë në libër. Aty është

paraqitur Pipi Çorapegjata.

-Nga ato që keni lexuar apo parë në fi lm përshkruani Pipin nga pamja e jashtme

dhe karakteri i saj.

Pamja e jashtme

Karakteri

fl okëkuqe

dy çorape të gjata

dy bishtaleca të ngritur

dy këpucë të mëdha

fytyrën me quka

Pipi

Çorapegjata

e dashur

e shkathët

ndihmon shokët e saj

tërheqëse

interesante

Realizimi i kuptimit. Hapi i dytë.

Mësuesi/ja lexon pjesën sqaruese se nga është marrë teksti. Ky shënim i prezanton

nxënësit me tregimin.

Mësuesi/ja i udhëzon nxënësit të lexojnë në heshtje tregimin.

Shpjegohen fjalët e fjalorit me ndihmën e fjalorit shpjegues. Nxënësit identifi kojnë

personazhet e tregimit: Pipi, Tomi, Anika, Uilli, Bengti,

Më pas nxënësit lexojnë në role.

Të nxënit në bashkëpunim.

Grupi i parë. - Cilët nga fëmijët po grindeshin dhe kundër kujt? Cili ishte

shkaku i grindjes?

- Cila është arsyeja pse Pipi u fut në mes të grindjes?

Grupi i dytë. - Ritregoni kulmin e zhvillimit të ngjarjes. Ritregoni fundin e

ngjarjes.

Grupi i tretë. - Kujtoni shprehjet e Grioletit për vajzat.

A përputhen me ato çka bën Pipi?

Mendimet e Grioletit

Pipi

74

Grupi i katërt. - Pse personazhi i Pipit është për fëmijët e çdo kohe

model krahasimi?
Libër mësuesi

Ilustrojini me tekstin cilësitë e mëposhtme:

e shkujdesur

tërheqëse

mbrojtëse

guximtare

e zgjuar

e fortë

Grupi i pestë. Në dialogun midis Pipit dhe djemve ka disa shprehje frazeologjike

që përdoren në të folurin e përditshëm nga fëmijët e kësaj moshe. Gjejini ato.

Nxënësit prezantojnë punën e grupeve të tyre. Vlerësohen nga shokët dhe

mësuesi/ja.

Nxënësit punojnë ushtrimin 12 ku gjejnë se nga cili emër formohen mbiemrat:

burracak dhe burrëror. Këto fjalë formohen nga emri burrë.

Reflektimi: Rrjet diskutimi.

Nxënësit ndahen në dy grupe, vajza dhe djem.

Pyetja për vajzat:

Jo A do t’iu pëlqente ta kishit Pipin shoqe të ngushtë?

Po

Përfundimi: Po do të më pëlqente. Ajo është e sjellshme, e dashur dhe ndihmon

shokët e saj. Unë do të kisha nevojë për një mike që të ndihmon.

Pyetje për djemtë:

Jo A do të ndiheshit në siklet po të kishit një shoqe si Pipi?

Po

Detyrë shtëpie. Jep opinionin tënd duke sjellë disa arsye, se përse prindërit

dhe mësuesit nuk e marrin asnjëherë si shembull një tip si Pipi.

Rubrika: Njohuri gjuhësore

Tema: Një mik i madh; Fjalori

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit, nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë llojet e fjalorëve

• Të dallojë elementet ndihmëse në gjetjen e fjalëve në fjalor

• Të rendisë fjalë të caktuara sipas rendit alfabetik.

• Të gjejë fjalën bazë, nëpërmjet së cilës fjala gjendet në fjalor.

Mjete: fjalori i gjuhës shqipe, fjalor të ndryshëm, teksti, laps, ngjyra, rend alfabetik.

Fjalë kyç: fjalor, fjalë, rend alfabetik, veçori gramatikore, fjalë të pandryshueshme.

Aftësitë: të dalluarit, të treguarit, të provuarit.

Metodologjia: pyetja e ditës, veprimtari e drejtuar, punë në grupe, punë e pavarur,

punë në çifte.

75
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: pyetja e ditës.

U paraqiten nxënësve disa fjalorë të tipave të ndryshëm.

Pyeten nxënësit: - Përse fjalori është një mik i madh për këdo?

Idetë e nxënësve shkruhen në tabelë:

Veçoritë gramatikore

të fjalës

Të tregon si ta

shkruash fjalën

Fjalori

Përmban fjalë të gjuhës

shqipe e të një gjuhe të

huaj

Shpjegon kuptimin e fjalëve

Realizimi i kuptimit: veprimtari e drejtuar, punë në grupe.

Hapet teksti në faqen 61.

Lexohen njohuritë gjuhësore të dhëna në tekst për fjalorin, si një mik i madh.

Kujdes të madh u kushtohet rubrikave:

a) Si e gjejmë fjalën në fjalor ( kërkojmë fjalën në fjalor duke parë shkronjën e

parë, dytë, tretë). Lexohet shembulli në tekst.

b) Gjendet kuptimi i fjalës.

c) Shihen veçoritë gramatikore të fjalës për emrin, foljen, mbiemrin.

Ndahen nxënësit në grupe me 4-5 vetë.

Çdo grup duhet të ketë Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe.

Grupi I:

Plotësoni tabelën duke shkruar me laps emrat dhe foljet që ndihmojnë për të

gjetur fjalët në fjalor.

Emra (plak, mik, djalë, grua, lumë, park, fi k)

Folje (këndoj, shkruaj, pastroj, vizatoj, marr, takoj shikoj)

Grupi II:

Shkruani sipas rendit alfabetik, fjalët e dhëna.

(alarm, anëtar, bashkëpunim, buri, copëtoj, detyrim,dimër, dhomë, fi toj, garë,

gjatësi, gjethe, ilustrim, letër, mirësi, nis, pemë, përgjegjësi, shënjestër, shkollë,

titull, tokë, zile, zhapik).

76
Libër mësuesi

Grupi III:

Zgjidh një nga fjalët në kllapa dhe vendose ndërmjet dy fjalëve të dhëna:

pemë pikturë pjeshkë;

natë nepërkë nesër;

qafë

qendër qerre;

Grupi IV:

Shkruani fjalët sipas rendit alfabetik, kur ato fi llojnë me të njëjtën shkronjë:

B

Ç

F

G

P

bagëti, banesë, burim;

çati, çifteli, çudi;

festë, fi zarmonikë, fustan, fushë;

gabim, gatim, gërshet, gërshetim, godit, grindem, gur, gyp;

papirus, paradoks

Dëgjohen përgjigjet e çdo grupi duke bërë ndërhyrjet e nevojshme.

Reflektimi: punë e pavarur, punë në çifte.

Nënvizoni në tekst fjalët që janë shkruar gabim dhe ngjyrosni fjalën bazë që

shërben për të gjetur fjalën në fjalor (verifi ko me ndihmën e fjalorit. Nxënësit

punojnë në çifte për gjetjen e fjalëve të dhëna nga shoku i tij në fjalor.

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 3, Shkruaj sipas rendit alfabetik fjalët e dhëna.

Rubrika: Lexojmë

Tema: Një ditë vere në fermë

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë tregimin qartë.

• Të ilustrojë përgjigjet e tij/saj me pjesë të shkëputura nga teksti.

• Të dallojë personazhet e tregimit.

• Të përzgjedhë pjesën që i pëlqen më shumë dhe arsyet e përzgjedhjes.

• Të diskutojë mbi shqetësimet që i krijohen në familjen e tij/saj kur

prindërit kanë probleme.

Mjete: teksti,

Fjalë kyç: fermë, shi, të korra, ëndrra.

Metodologjia: mendo-diskuto, lexim në role, ditari dypjesësh.

77
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: mendo-diskuto.

Mësuesja iu drejton nxënësve pyetjet e mëposhtme:

- A keni qenë ndonjëherë në fshat?

- Cilat janë punët që zhvillojnë fermerët?

- Po fëmijët a ndihmojnë më të rriturit në punët e fermës?

Cilat janë disa nga punët që bëjnë ato?

Realizimi i kuptimit: Lexim në role. Prezantimi me temën e re dhe librin nga

është shkëputur pjesa.

Lexim i tregimit nga disa nxënës njëri-pas tjetrit. Punim i fjalëve të fjalorit.

Dallimi i personazheve të tregimit: Garneta, Xhei, Sitronela, prindërit e

Garnetës.

Leximi i tregimit me role nga disa nxënës.

Punimi i rubrikës Kupto përmbajtjen.

Reflektimi: Ditari dypjesësh.

Fragmenti

komenti

Nxënësit zgjedhin një fragment që iu pëlqen dhe e komentojnë atë.

Detyrë shtëpie. Leximi i tregimit dhe ritregimi i përmbajtjes.

Ora e dytë

Tema: Një ditë vere në fermë

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë tregimin qartë.

• Të hartojë pikat e planit të tregimit.

• Të analizojë personazhet: Garnetën, Sitronelën dhe Xhein duke i përshkruar

nga pamja fi zike dhe bota e tyre shpirtërore.

• Të diskutojë mbi dëshirat e fëmijëve duke i krahasuar me dëshirat e tij.

Fjalë kyç: ritregim, personazhe, përshkrim.

Mjete: teksti i gjuhës shqipe 5.

Metodologjia: ruaje fjalën e fundit për mua, punë në çifte, të nxënit në

bashkëpunim, grafi k organizues.

78
Libër mësuesi

Zhvilimi i mësimit

Evokimi: Hapi I.

Ruaje fjalën e fundit për mua.

Nxënësit përzgjedhin një fragment dhe shkruajnë komentin e tyre për të.

Dëgjohet komenti i të njëjtit fragment dhe nga disa nxënës. I fundit lexon komentin

nxënësi i parë.

Realizimi i kuptimit. Hapi II. Punë në çifte. Nxënësit orientohen të lexojnë

tregimin në heshtje, ta ndajnë në pjesë dhe të shkruajnë pikat e planit. Për nxënësit e

nivelit bazë mësuesi/ja mund të sugjerojë krijimin e dysheve me nxënësit cilësorë.

Pikat e planit mund të jenë:

• Përshkrimi i ditës së verës.

• Përshkrimi i Garnetës.

• Biseda e Garnetës me Sitronelën.

• Dëshirat e vajzave.

• Marrja e letrave në kutinë e postës.

• Shqetësimi i Garnetës.

• Dëshirat e Xheit dhe Garnetës.

• Gëzimi për rënien e shiut.

Hapi III. Leximi dhe tregimi i përmbajtjes në bazë të pikave të planit nga disa

nxënës.

Nxënësit punojnë në grupe.

Grupi i parë. Përshkruaj Garnetën: Pamjen fi zike

Botën e brendshme

Ndjenjat

Grupi i dytë: Gjej në tekst dhe lexo dialogun mes Garnetës dhe shoqes

së saj si dhe mes Garnetës dhe vëllait të saj.

Grupi i tretë: Garneta është një vajzë ëndërrimtare.

A ju pëlqejnë ëndrrat e saj? Pse?

Grupi i katërt: Garneta, ndonëse është e vogël, shqetësohet për

problemet e familjes së saj. Po ju a e bëni një gjë të tillë?

Pse duhet të shqetësohemi?

Grupi i pestë: Lexoni me intonacionin e duhur pjesën prej Natën vonë

Garneta u zgjua... deri në fund.

Reflektimi: Nxënësit plotësojnë grafi kun organizues. Punimet e tyre ngjiten në

një kënd të klasës dhe lexohen në formën e Turit të Galerisë.

Shkruaj në një tabelë:

Dëshirat

e Garnetës

Dëshirat e Xheit

Dëshirat e

Sitronelës

Dëshirat e mia

Shqetësimi i

Garnetës

Shqetësimi im

79
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Rubrika: Të shkruajmë

Tema: Të shkruash një kronikë

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit, nxënësi të jetë i aftë:

•Të shkruajë një kronikë mbi bazën e pyetjeve.

•Të ndjekë rendin kohor të ngjarjeve.

Mjete: teksti, skema me pyetjet themelore të një kronike, fl etore klase,

stilolaps.

Fjalë kyçe: kronikë, skemë, skedë, rend kohor.

Aftësitë: të shkruarit, të menduarit, të treguarit.

Metodologjia: vëzhgo –diskuto, punë e drejtuar, shkrim i skeduar.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: vëzhgo – diskuto.

Një orë më parë nxënësve u është ngarkuar një detyrë:

Shkruani një kronikë që keni parë në televizor, lexuar në gazetë apo që

ju ka ndodhur juve.

Kronika → shtjellimi i ngjarjeve të vërteta, në një rend kohor të caktuar.

Pse?

(arsyeja pse ndodhi)

Si?

(mënyra si rrodhi ngjarja)

Çfarë?

(ngjarja që tregohet)

Kur?

(koha në të cilën ndodhi)

Pyetjet themelore

për të shkruar një

kronikë

Ku?

(vendi ku ndodhi ngjarja)

Kush?

(kush u përfshi)

Vëreni me kujdes kronikat tuaja duke ndjekur gjashtë pyetjet më lart dhe

diskutoni rreth tyre.

Lexohet një model kronike para klasës.

Realizimi i kuptimit: punë e drejtuar.

Hapet teksti në faqen 66.

Lexohet në tekst skema për të shkruar një kronikë me gjashtë pyetjet themelore.

Kalohet në rubrikën Ushtrohu.

Shkruani një kronikë për një ngjarje që të ka ndodhur ty apo ke parë.

Kujdes! Ndiq rrëfi min tënd duke ndjekur gjashtë pyetjet. P.sh.:

80
Libër mësuesi

Ky është qyteti im. Sot ai duket sikur ka lindur në mes të liqenit. Shirat

e vazhdueshme gjatë natës kanë mbuluar rrugët e qytetit plot e përplot me

ujë. Gjithçka është fshehur nga uji. Është e vështirë ta besosh. Çdokush që e

shikon për herë të parë qytetin i zgjon dëshirën për t’u larë, por është vetëm një

imagjinatë e përkohshme. Çdo gjë duhet të normalizohet që qyteti të gjallërohet

përsëri.

Reflektimi: shkrim i skeduar.

Nxënësit shkruajnë kronikën e një shëtitjeje që kanë bërë në fshat. Udhëzohen

nxënësit të kujtojnë ndodhitë e veçanta duke i shënuar në një skedë (sipas modeli

në tekst).

Lihen nxënësit të lirë të shkruajnë qartë, me zhdërvjelltësi, duke ngjallur interes

për atë që e dëgjon.

Vlerësimi i nxënësve për punën e bërë.

Detyrë shtëpie. Shkruani një kronikë për një ndodhi të veçantë sipas një

rendi kohor.

Rubrika: Njohuri gjuhësore

Tema: Fjala dhe përbërësit e saj

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit, nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë përbërësit e fjalës (rrënja, tema, mbaresa, parashtesa, prapashtesa)

• Të gjejë mbaresat e duhura në fjalë të ndryshme.

Mjete: teksti, shkumësa me ngjyra, tabela, ngjyra, laps, tekst i shkurtër i shkruar

në një tabak të madh të bardhë.

Fjalë kyçe: rrënjë, mbaresë, temë, parashtesë, prapashtesë.

Aftësitë: të menduarit, të dalluarit, të vepruarit.

Metodologjia: mendo – trego – diskuto, punë e drejtuar, punë e pavarur -

zbatimi i njohurive të marra.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: mendo – trego – diskuto.

Në një tabak të madh letre është shkruar teksti “Gjyshi dhe nipi”.

Lexohet në heshtje nga nxënësit.

Pyeten nxënësit: - Cila fjalë është përdorur më shumë në këtë tekst? (Gjysh)

- Në ç’forma paraqitet ky emër? (gjyshi, gjyshit, gjyshin, gjyshit)

- Çdo fjalë e gjuhës shqipe ndahet në pjesë të tjera më të vogla.

81
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

prapashtesa →

i shtohet temës për të

formuar fjalë të reja dhe

qëndron pas rrënjës.

parashtesa →

Pjesë e fjalës që qëndron

para temës për të formuar

fjalë të reja.

Përbërësit e fjalës

mbaresa →

Pjesa e fjalës që

ndryshon (i, it, in)

rrënja →

pjesa e fjalës që nuk

ndryshon.

tema →

Pjesa e fjalës që

mbetet pasi i heqim

mbaresën.

Jepen dy shembuj në tabelë:

sh = parashtesa

je = prapashtesa

Shfaqjen

n = mbaresa

faq = rrënja

shfaqje = tema

Shokun

tema = shok = rrënja

un = mbaresa

Realizimi i kuptimit: punë e drejtuar.

Hapet teksti në faqe 67.

Lexohen njohuritë gjuhësore për përbërësit e fjalës: rrënja, tema, mbaresa,

parashtesa, prapashtesa.

U tërhiqet vëmendja nxënësve të vëzhgojnë me kujdes dy shembujt e tekstit.

Kalohet në rubrikën Ushtrohu.

Në ushtrimin 1 nxënësit nënvizojnë me ngjyrë të kaltër temën dhe me të kuqe

mbaresën te fjalët e dhëna: qytetit, luanin, të mira, mësueset, rrugëve, sheshet

Në ushtrimin 2 plotësojnë fjalët me mbaresën e duhur.

Parku ndodhet pranë bregut të detit.

Ngjyrat e gjetheve ishin shumë të bukura.

Reflektimi: punë e pavarur – zbatim i njohurive të marra.

Çdo nxënës në një fl etë formati plotëson tabelën e tekstit:

Nr. Fjala Tema Mbaresa Rrënja Parashtesa Prapashtesa

1 vështirësi vështirësi - vështirë - si

2 fermeri fermer - i ferm - er

3 detarit detar - it det - ar

4 zbukuroj zbukuro - j bukur z o

5 kutinë kuti - në kuti - -

Vlerësohen punët e nxënësve.

Detyrë shtëpie. Gjeni pjesët përbërëse të fjalëve: nguros, përballoj, përfundoj,

çarmatosi, pagjumësia, përqindje, çlirimtari.

82
Libër mësuesi

Rubrika: Lexojmë

Tema: Udha

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë tregimin qartë.

• Të tregojë përmbajtjen duke iu përgjigjur pyetjeve të dhëna.

• Të diskutojë mbi këshillat që babai i jep djalit të tij.

• Të nxjerrë mesazhin e tregimit duke u bazuar në shprehje të caktuara.

• Të vlerësojë mesazhin e dashurisë për vendin si gjënë më të çmuar.

Mjete: Fletë të bardha., lapsa me ngjyra.

Fjalë kyç: këshilla, detyra, udhë, patericë, brutal, çapet,

Metodologjia: Kujto- shkruaj, argumento, lexim i koduar i tekstit, diskuto

- argumento, lexim në kor.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Kujto- shkruaj, argumento.

Mësuesi/ja iu kërkon nxënësve të kryejnë detyrën e mëposhtme.

- Listoni 4 këshilla që mbani mend nga ato që iu kanë dhënë prindërit.

- Cila është arsyeja që prindërit u japin këshilla fëmijëve? Renditni 3 arsye.

Realizimi i kuptimit.

Mësuesi/ja prezanton tregimin e ri.

- Pjesa Udha është shkëputur nga romani i njohur për fëmijë “Zemra”, i

shkrimtarit të njohur italian Edmond de Amiçis. Në klasën e tretë ju keni lexuar një

tregim nga ky autor. A i kujtohet ndonjërit prej jush? Mësuesi/ja u kujton tregimin

Dita e parë e shkollës, ku personazhi kryesor ishte Eriku.

- Në këtë orë mësimi pjesa është mirë të lexohet në fi llim nga mësuesi/ja,

pasi është në formën e një këshille që një i rritur i jep djalit të tij.

Lexim i tregimit nga nxënësit dhe vendosja e K në çdo këshillë. Në fund nxënësit

diskutojnë se sa këshilla i dha babi Erikut.

Punim i rubrikës Kupto përmbajtjen.

Punim i rubrikës Analizo gjuhën. Nxënësit do të dallojnë se tregimi është

shkruar në vetën e dytë. Ai i ngjan një bashkëbisedimi ndërmjet babait dhe djalit.

Nxënësit duhet të plotësojnë në vetën e parë fjalitë e dhëna.

Punë në grupe. Klasa ndahet në grupe. Secili grup zgjedh këshillën që i ka pëlqyer

më shumë dhe e shkruan me shkronja të mëdha me ngjyra.

Reflektimi: diskuto – argumento.

Nxënësit punojnë rubrikën Nxirr mesazhin duke diskutuar së bashku.

- Si e kuptoni shprehjen Nderoje udhën ! ?

83
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

- Kur duhet t’i dalësh për zot atdheut?

Në fund mësuesi/ja i orienton nxënësit të lexojnë në kor fragmentin “Studioji

udhët, studioje qytetin ku jeton .... deri në fund.

Detyrë shtëpie. Pyet prindërit se si e kuptojnë shprehjen Nderoje udhën!

Nëse përgjigjja e tyre s’të kënaq, atëherë tregoju përgjigjen e duhur që ti mësove

në shkollë.

Rubrika: Flasim

Tema: Mbështetje, jo mëshirë.

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dëgjojë leximin e tregimit me qëllim që të marrë informacion mbi

personat me aftësi të kufi zuara.

• Të përzgjedhë alternativat e sakta ,

nga disa të dhëna, nëpërmjet të dëgjuarit të tregimit.

• Të diskutojë mbi mbështetjen që u duhet dhënë personave me

aftësi të kufi zuara.

Mjete: teksti i nxënësit.

Fjalë kyç: mëshirë, mbështetje.

Metodologjia: studim rasti, veprimtari e dëgjimit të drejtuar, mendodiskuto.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi:

Hapi i parë: Mësuesi/ja lexon informacionin e mëposhtëm dhe u kërkon

nxënësve të japin opinionet e tyre.

Në një emision televiziv e transmetua lajmi se, një vajze të vogël, së cilës i është

prerë krahu nga një aksident tragjik në një fshat në periferi të qytetit të Tiranës,

njerëzit i ofruan shuma të ndryshme parash dhe dhurata.

- Si mendoni ju, ky veprim është mbështetje për të apo mëshirë që njerëzit

tregojnë ndaj saj.

Nxënësit mund të kenë probleme për të nxjerrë kuptimin e saktë të këtyre fjalëve,

atëherë mësuesi/ja i sqaron ata.

84

Nxënësit duhet të arrijnë në përfundimin se ky veprim është një shenjë solidariteti

dhe mbështetjeje për një njëri në nevojë aq më tepër për një fëmijë të pafajshëm.

Realizimi i kuptimit.

Hapi i dytë. Lexohet nga mësuesi/ja situata e një vajze të paralizuar.

Mësuesi/ja i udhëzon nxënësit të dëgjojnë me vëmendje.

Hapi i tretë. Punim i rubrikës Plotëso alternativën e saktë.
Libër mësuesi

Hapi i katërt. Të nxënit në bashkëpunim:

Grupi i parë. Si mendoni ju, Ardita ka nevojë për mëshirë apo

mbështetje? Pse?

Grupi i dytë. Si e shprehin disa njerëz mëshirën?

Grupi i tretë. A e keni ndier veten të fyer nga mëshira?

Grupi i pestë. Nxënësit përzgjedhin alternativat e dhëna.

Reflektimi: diskutime mbi ngjarje të ndodhura në klasë.

Nxënësit nxiten të sjellin raste të solidaritetit të tyre ndaj shokëve ose shoqeve

që kanë pasur nevojë.

Kjo orë mund të shërbejë edhe si një parapërgatitje për veprimtaritë edukative që

kanë në fokus fëmijët me aftësi të kufi zuara.

Detyrë shtëpie. Shkruaj se cila do të ishte dhurata jote për një fëmijë të

verbër?

Rubrika: Njohuri Gjuhësore

Tema: Fjalët e parme dhe të prejardhura

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit, nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë fjalët e parme dhe të prejardhura duke zbuluar përbërësit e fjalës.

• Të klasifi kojë fjalët sipas fjalëformimit të tyre ( e parme, e prejardhur, e

përbërë).

• Të formojë fjalë të reja duke iu shtuar parashtesë dhe prapashtesë fjalëve të

dhëna.

Mjete: teksti, tabela e zezë, shkumësa me ngjyra, laps.

Fjalë kyç: fjalë të parme, të prejardhura, të përbëra.

Aftësitë: të vëzhguarit, të menduarit, të dalluarit, të analizuarit.

Metodologjia: vëzhgo – kujto – diskuto, të nxënit në bashkëpunim, punë e

pavarur – zbatim i njohurive të marra.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: vëzhgo – kujto – diskuto.

Në një tabak të bardhë letre ose në tabelë është shkruar një tekst me tri fjali.

Nga teksti veçohen fjalët: çast, porta, vërshoi, çunak, trupmadh, përballet.

- Kujtoni përbërësit e fjalës (rrënjë, temë, mbaresë, parashtesë,

prapashtesë):

Çast → rrënjë = temë

Porta → port = rrënjë = temë; a = mbaresë

85
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Fjalët janë:

Kokëkrisur

të përbëra

Fjalët

të parme

tema + mbaresa

dy tema + mbaresa

të prejardhura

klasës

përballimi

tema + mbaresa + parashtesë + prapashtesë

Realizimi i kuptimit: të nxënit në bashkëpunim.

Hapet teksti në faqen 71. Lexohen njohuritë gjuhësore për fjalët e parme, të

prejardhura dhe të përbëra, shoqëruar dhe me shembujt përkatës.

Ndahen nxënësit në grupe më 4-5 nxënës.

Çdo grupi i caktohet ushtrimi përkatës nga teksti.

Grupi I: Dalloni fjalët e parme, të prejardhura dhe të përbëra në ushtrimin 1.

Të parme: sytë, gënjej, goja, mburr, thurje.

Të prejardhura: urdhëroj, sekretaria, përkëdhelim, gënjeshtra, përshëndet.

Të përbëra: furrëpjekësi, librashitësi, fl okëverdhë, udhëheqësi, këmbëngul.

Grupi II: Plotëson tabelën e ushtrimit 2 sipas modelit të tekstit.

Grupi III: Lidhni me shigjetë foljet e prejardhura, vendosini në vetën e parë

shumës, koha e tashme.

(zhdukim, bëjmë, përshkruajmë, përveshim, përbëjmë, papastra, palara,

papjekura).

Grupi IV: Formoni fjalë të prejardhura duke lidhur prapashtesën me temën.

(dëlirësi..., luftëtar..., korçar)

Grupi V: Formoni fjalë të prejardhura me fjalët e ushtrimit 5: arsim (tari), sport

(isti), arkë (tari), peshk (atari) ...

Grupi VI: Në ushtrimin 7 nënvizoni me të kuqe fjalët e parme dhe me blu fjalët

e prejardhura. Rrethoni mbaresën.

Fjalë të parme: qielli, re, shkëlqimi, diellit, sytë, shiu, Garneta, tokë, pikave,

shiut.

Fjalë të prejardhura: papritur, shfaqeshin, padurim, përplasjen.

Jepen përgjigjet nga çdo përfaqësues i grupit.

Reflektimi: punë e pavarur – zbatim i njohurive të marra.

Nxënësit shkruajnë sipas shembullit të librit përbërësit e fjalëve të dhëna në

ushtrimin 6.

guroren = gur + ore + n

vendos = vend + os

shkrimtar = shkrim + tar

burrëria = burrë + ri + a

86
Libër mësuesi

i padrejtë = pa + drejtë

fl uturimit = fl utur + im + it

papastër = pa + pastër

fatkeqi = fat + keq + i

përkushtoj = për + kusht + o + j

Vlerësimi i punëve të nxënësve në detyrë.

Detyrë shtëpie. Formoni fjalë të prejardhura me fjalët: punë, peshk, not,

zemër, pjesë, i drejtë, vend, mal, i bukur, udhë, dorë.

Rubrika: Lexojmë

Tema: Do të ish mirë

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë vjershën me intonacionin e duhur.

• Të interpretojë vjershën.

• Të shprehë opinionet e tij/saj duke u bazuar në titullin e vjershës.

• Të dallojë gjuhën e përdorur nga poeti.

• Të dallojë fjalët rimuese në vjershë.

• Të nxjerrë mesazhin e vjershës.

• Të shndërrojë poezinë në prozë me fjalët e tij/saj.

Mjete: fl etë të bardha, lapsa me ngjyra.

Fjalë kyç: poezi, prozë, rimë, dëshirë, ndjenjë.

Metodologjia: parashikim me anë të titullit, përzgjidh-argumento, shkrim i

lirë.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Hapi I: Mësuesi/ja shkruan titullin e poezisë në tabelën e zezë.

DO TË ISH MIRË.

-Si mendoni ju, çfarë do të ishte mirë të bëhej?

Nxënësit japin alternativat e tyre.

Realizimi i kuptimit: Hapi II. Lexim i poezisë nga mësuesi/ja me një ton

zëri të qetë dhe me ngadalë.

Lexim i poezisë nga disa nxënës. Leximi mund të bëhet dhe me vargje, pra një

nxënës një varg.

87
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Hapi III. Punim i rubrikës Kupto dhe nxirr mesazhin.

Në këtë hap punohen ushtrimet 1 dhe 2.

Nxënësit duhet të përzgjedhin alternativat se si e kuptojnë titullin e vjershës.

Në ushtrimin 2 nxënësit do të tregojnë se kujt ia drejton poeti poezinë: vetvetes,

dikujt që njeh, çdo lexuesi.

Hapi IV. Punim i rubrikës Analizo gjuhën.

Në ushtrimin 1 nxënësit do të dallojnë rimën e poezisë.

Në ushtrimin 2 do të shtojnë pas foljeve fjalët që mendojnë.

Reflektimi: Shkrim i lirë.

Hapi V.

- Ç’cilësi fi ton secili prej nesh nëse plotësojmë këshillat që na jep poeti?

Nxënësit lexojnë opinionet e tyre.

Gjatë kësaj ore mësuesi/ja vë në sfond muzikë, nxënësit shohin peizazhe të

ndryshme në foto, kartolina.

Detyrë shtëpie. Shkruaje poezinë në formën e këshillave.

Rubrika: Lexojmë

Tema: Mollëkuqja e fëmijërisë

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë vjershën qartë.

• Të dallojë strofat, vargjet me rimë në vjershë.

• T’u përgjigjet me gojë pyetjeve mbi poezinë.

• Të diskutojë mbi mallin që ka për vitet e fëmijërisë së hershme.

• Të krijojë një poezi ose prozë, sipas dëshirës, duke u mbështetur në

temën e vjershës “ Mollëkuqja e fëmijërisë”.

Mjete: fl etë të bardha, me ngjyra, lapsa.

Fjalë kyç: Mollëkuqe, mall, rimë, strofë

Metodologjia: mendo-përgjigju, dora e fshehtë, shkrim i drejtuar

Zhvillimi i mësimit

88

Në sfond mësuesi/ja vë një pjesë muzikore instrumentale. Ideale do të ishte

pjesa muzikore “Mall”

Mendo-përgjigju.

- Çdo të thotë fjala mall?

- Cilat janë ato gjëra për të cilat keni mall?

- Cilët janë njerëzit për të cilët keni mall?
Libër mësuesi

Realizimi i kuptimit: Dora e fshehtë.

Nxënësve iu shpërndahen në fi sha vargjet e vjershës. Më pas ato i renditin saktë

vargjet sipas strofave dhe i komentojnë.

Lexim i plotë i vjershës nga mësuesi/ja ose nxënësit.

Punim i rubrikës Kupto dhe nxirr mesazhin e pjesës.

Në ushtrimin 1 nxënësit duhet të arsyetojnë pse poezia është një poezi malli?

- Për cilën kohë ka mall poeti?

Në ushtrimin 2 nxënësit renditin shkaqet pse djali s’donte të fl inte.

- Dëgjonte mbi pemë kokoshin.

- Ndiqte me mendje një fl utur.

- Dëgjonte si këndonte gjinkalla.

- Luante me mollëkuqen e fëmijërisë.

Punim i rubrikës Analizo strukturën.

Në ushtrimin 4 nxënësit dallojnë strofat dhe vargjet e secilës strofë.

Në ushtrimin 5 dallojnë vargjet me rimë dhe pa rimë.

Në ushtrimin 6 shpjegojnë kuptimin e fi gurshëm të vargut:

Kur eci me tri këmbë, duke trokitur trak e trok!

Reflektimi: Shkrim i drejtuar. Mësuesi/ja i orienton nxënësit të shprehen

me shkrim për 6 minuta rreth fëmijërisë së tyre duke u ndihmuar nga pyetjet e

mëposhtme:

- Po ti a ke mall për kohën e para 4-5 viteve?

Kujto:

Shokët e dikurshëm; lojërat më interesante

Lodrat më të bukura; marrëdhëniet me prindërit etj.

-Çfarë ka ndryshuar dhe çfarë vazhdon të jetë si më parë?

Në vend të përshkrimi, mund të vizatosh një send të fëmijërisë për të cilin ke

mall.

Nxënësit paraqitin punimet e tyre dhe më pas i ekspozojnë në një kënd të klasës

të cilin e titullojnë: “Gjërat për të cilat kam mall”

Detyrë shtëpie. Pyet prindërit ose gjyshërit për kujtimet e tyre të veçanta, për

të cilat ata kanë mall.

Bëj një poezi me katër vargje sipas shembullit të mësipërm ose një shkrim në

prozë me 3-4 rreshta ku të paraqitësh kujtimet e gjyshërve ose prindërve të tu. Trego

a ngjasojnë ato me kujtimet e tua?

Rubrika: Lexim

Tema: Më pëlqen të fluturoj

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë vjershën me intonacionin e duhur.

• Të nxjerrë mesazhin e vjershës duke iu përgjigjur pyetjeve.

• Të përmbledhë në një fjali përmbajtjen e secilës strofë të vjershës.

• Të diskutojë mbi ndjesitë që i krijohen kur luan me shilarës.

89
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Mjete: teksti i nxënësit

Fjalë kyç: fl uturoj, shilarës, vërtik.

Metodologjia: imagjinatë e drejtuar, punë në çifte, punë në grup, shkrim i lirë.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Imagjinatë e drejtuar.

- Mbyllni sytë. Tani jemi në një ballon të madh duke fl uturuar mbi qytet. Shikoni

poshtë tarracat e pallateve. Si duken ato? Vazhdoni të përshkruani udhëtimin.

- Tani po kalojmë mbi një liqen. Edhe pak po ngjitemi në malin e Dajtit. Po fryn erë.

Bobo, balloni po ndryshon drejtim! Ku po shkojmë kështu?

Hapini sytë.

Realizimi i kuptimit:

Mësuesi/ja prezanton titullin e poezisë.

- Autorja Melsi Qirici na fton të fl uturojmë më një mjet vërtet të këndshëm. Ai është

shilarësi. Vërtet fl uturohet me të? Le ta shohim.

Lexohet vjersha në strofa nga nxënësit.

Punohet rubrika: Kupto dhe nxirr mesazhin. Mund të punohet në grupe ose

në çifte.

Në ushtrimin 1 nxënësit përmbledhin me një fjali secilën strofë.

Më pëlqen të fl uturoj me shilarës.

Gjithë botën e shoh kur ngjitem lart.

Ju ftoj, o miqtë e mi, ta provojmë këtë gëzim!

Në ushtrimin 2 nxënësit do të tregojnë se me fjalët e kujt na drejtohet autorja.

Në ushtrimin 3 nxënësit do të dallojnë se kë fton në këtë lojë fëmija.

Në pyetjen 4 të kësaj rubrike nxënësi jep përgjigjet e tij:

- Se të jep krahë për t’u ngjitur në lartësi.

- Të jep zemër për të fl uturuar.

- Të jep liri për të menduar.

Në ushtrimin 5 nxënësi duhet të paraqesë ndjesitë shpirtërore dhe fi zike që e

pushtojnë kur është në pikën më të lartë të shilarësit.

Ndihesh i lirë, i lumtur, pa frikë, të tjerët janë të vegjël para teje.

Kur ulesh vërtik poshtë.

Si një zog, si një aeroplan që ulet në pistë.

Reflektimi: Shkrim i lirë.

- Shkruaj se cila është loja që të pëlqen më shumë. Si ndihesh kur luan. Përshkruaj

me 4 fjali ndjesinë shpirtërore dhe fi zike që ndien.

Nxënësit lexojnë punimet e tyre.

Detyrë shtëpie. Mësimi i vjershës përmendësh.

90

Shënim. Në Fjalorin e gjuhës shqipe fjala gjendet shilarës dhe jo lisharës.
Libër mësuesi

KAPITULLI II

Pasqyra e dëshirave

Rubrika: Lexim

Tema: Meri Popinsi del shëtitje

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë tregimin.

• Të pasurojë fjalorin me fjalë dhe shprehje të reja frazeologjike.

• Të dallojë personazhet e tregimit.

• Të ilustrojë dëshirat e Merit dhe Bertit me pjesë të shkëputura nga teksti.

• Të dallojë në tekst përshkrimet gjatë shëtitjes imagjinare të të rinjve.

Mjete: Teksti i nxënësit, libri “Meri Popinsi “i shkrimtares Pamela Travers.

Fjalë kyç: ditë pushimi, pikturë, shëtitje, rroba të reja, tryezë, ora shtatë,

kangjella, mantel, xhevahir, mjedër, karusel, madam.

Metodologjia: imagjinatë e drejtuar, veprimtari e leximit të drejtuar, rrjet

diskutimi.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Imagjinatë e drejtuar.

Mësuesi/ja iu drejton nxënësve pyetjet:

- Imagjinoni cili do të ishte vendi ku do të donit të ishit tani?

- Si e përfytyroni atë? Mund ta përshkruani shkurt atë?

- Ky është një vend real apo thjesht imagjinata juaj?

- Si mendoni a ekziston diku ky vend?

Realizimi i kuptimit. Veprimtaria e leximit të drejtuar.

Mësuesi/ja lexon pjesën sqaruese në fi llim të pjesës. Ai/ajo mund të nisë një

bisedë nëse nxënësit e kanë parë fi lmin dhe si u është dukur ai.

Lexim i koduar i tekstit. Mësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë tregimin në heshtje

ose mund të lexohet me zë të lartë nga tre nxënës. Nxënësit duhet të dallojnë

ndërkohë sa paragrafë ka teksti. Në paragrafët përshkrues duhet të vënë një p.

Gjithashtu nxënësit duhet të nënvizojnë dhe fjalët e reja.

Punohen fjalët e reja. Identifi kohen personazhet e tregimit. Meri, Berti, kamerieri.

Të nxënit në bashkëpunim.

Mësuesi/ja i ndan nxënësit në grupe sipas paragrafëve dhe iu lë si detyrë të

hartojnë pyetje për paragrafi n përkatës.

Teksti ka 10 paragrafë, pra formohen pesë grupe nga dy paragrafë secili.

91
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Pyetjet mund të jenë të ndryshme. Njëri grup drejton pyetjet, grupi tjetër përgjigjet

e kështu me radhë.

Në këtë mënyrë realizohen kërkesat e rubrikës Të kuptojmë përmbajtjen.

Reflektimi: Rrjet diskutimi.

Jo Të pëlqeu shëtitja imagjinare e dy të rinjve? Po

Përfundimi. Më pëlqeu, sepse kur gjërat janë të vështira të realizohen në të

vërtetë, le t’i realizojmë me fantazinë tonë.

Detyrë shtëpie. Leximi i tregimit.

Ora e dytë

Tema: Meri Popinsi del shëtitje

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë tregimin.

• Të interpretojë në role tregimin.

• Të ilustrojë dëshirat e Merit dhe Bertit me pjesët e shkëputura nga teksti.

• Të krijojë në prozë deri në një faqe një shëtitje imagjinare.

• Të shprehë ëndrrat dhe dëshirat e tij/saj.

Mjete: teksti i nxënësit

Fjalë kyç: përshkrim, shprehje frazeologjike.

Metodologjia: shkrim i lirë, punë në grupe, lojë në role.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Shkrim i lirë.

- Po ti a ëndërron? A të realizohen gjithnjë dëshirat në ëndrra? Po në realitet?

Lexohen 3 - 4 punime të nxënësve.

Realizimi i kuptimit:

Nxënësit udhëzohen të lexojnë tregimin. Punohet pyetja 5 e rubrikës Të kuptojmë

përmbajtjen.

- Çfarë dëshironin të rinjtë?

Nxënësit komentojnë duke ilustruar me pjesë nga teksti.

Punohet pyetja 6 e rubrikës Nxirr mesazhin.

Punohet pyetja 9 e rubrikës Analizo gjuhën.

Punë në grupe. Nxënësit duhet të luajnë në role tregimin. Në këtë veprimtari mund

të prezantohen deri në tri grupe.

92
Libër mësuesi

Reflektimi: shkrimi i drejtuar.

Nxënësit vihen të krijojnë një shëtitje imagjinare. Lexohen disa prej tyre dhe

vlerësohen.

Rubrika: Flasim

Tema: Ditari

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë një fl etë ditari të dhënë në tekst.

• Të dallojë strukturën e një fl ete ditari: hyrjen, zhvillimin dhe mbylljen.

• Të diskutojë mbi mënyrën e shkrimit të fl etës së ditarit të dhënë.

• Të shprehë opinionin e tij/saj mbi rëndësinë e mbajtjes ose jo të ditarit.

Fjalë kyç: ditar, strukturë: hyrje, zhvillim, mbyllje

Mjete: fl etë ditari, lapsa,.

Metodologjia: stuhi mendimi, mendo-diskuto, rrjet diskutimi.

Evokimi: Stuhi mendimesh.

Zhvillimi i mësimit

Kam besim te ai

i tregoj të fshehtat.

Nuk mund të rri

dot pa të.

DITARI IM

miku im

E mbaj me vete, kur

largohem diku.

Më kupton kur jam i

shqetësuar.

Plotësohet në dërrasë skememe mendimet e nxënësve.

Këto janë disa nga mendimet e mia për ditarin.

Realizimi i kuptimit: Lexohet fl eta e ditarit nga 2 nxënës.

Mësuesja i udhëzon nxënësit që do t’u përgjigjen më pas pyetjeve:

- Cila është pjesa hyrëse e ditarit?

- Sa paragrafë dalloni në të?

- Çfarë i ka ndodhur vajzës?

- Si ju duket reagimi i mësueses ndaj vajzës?

- A të ka ndodhur dhe ty të gjendesh në një situatë të tillë?

- Cilat janë fjalët me të cilat ajo i drejtohet ditarit?

- A nuk të duket se ajo e ka një shok të mirë atë? Pse?

- Si ju duket rrëfi mi i vajzës?

Nxënësit u përgjigjen pyetjeve.

- Përcaktoni në këtë fl etë ditari: hyrjen, zhvillimin dhe mbylljen.

93
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Reflektimi: Rrjet diskutimi.

Po A është e rëndësishme mbajtja e ditarit? Pse? Jo

Përfundimi:

Detyrë shtëpie: Shkruani një fl etë ditari për ngjarjet që të kanë ndodhur ditën

e sotme.

Rubrika: Shkruajmë

Tema: Shkruaj ditarin

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë rregullat për shkrimin e një fl ete ditari

• Të shkruajë një fetë ditari duke u bazuar në udhëzimet e dhëna

• Të shkruajë duke shmangur gabimet drejtshkrimore dhe gramatikore në

një fl etë ditari.

Mjete: tabela, teksti, fl etë formati, stilolaps.

Fjalë kyç: ditar, rregulla, hyrje, zhvillim, mbyllje, fl etë ditari e plotësuar,

modele ditaresh të ndryshme.

Aftësitë: të lexuarit, të zbatuarit, të shkruarit.

Metodologjia: përvijim i të menduarit, puno në dyshe, shkëmbe mendimet, Turi

i galerisë,

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: përvijim i të menduarit

Mësuesi/ja shkruan në qendër të tabelës fjalën “ditar” dhe pyet nxënësit:

- Ç’ju kujton kjo fjalë?

shkrim personal

bllok ku mbahen shënimet e një dite

Hyrje

(data, fjalët hyrëse, “I dashur ditar”)

DITARI IM

Zhvillim (shtjellon ngjarje që i kanë ndodhur gjatë

ditës, përdor kohën e tashme apo të kryerën e

thjeshtë, sipas ngjarjes që tregon, përdor vetën

e parë apo të dytë, kur i drejtohesh ditarit)

Mbyllje

(fjalët mbyllëse “Të dua...”, apo “Takohemi së

shpejti”...)

94
Libër mësuesi

Paraqiten para nxënësit modele të ndryshme ditarësh të ndryshëm duke u

mbështetur te sugjerimet e tekstit.

1. Realizimi i kuptimit: puno në dyshe, shkëmbe mendimet.

Hapet teksti në faqen 82.

- Lexohen 5 sugjerimet e dhëna në tekst në heshtje dhe me zë.

- Duke u mbështetur në këto sugjerime, nxënësit fi llojnë të plotësojnë një

fl etë ditari.

- Lexohen ditarët e nxënësve në dyshe duke shkëmbyer mendimet e tyre për

njëri-tjetrin.

2. Reflektimi: Turi i Galerisë.

- Ngjiten fl etët e ditarit në faqet e mureve të klasës.

- Nxënësit ngrihen dhe lexojnë punimet e njëri-tjetrit.

- Përzgjidhen ditarët më të mirë. (Ata ku është zbatuar si duhet struktura e

ditarit, sugjerimet praktike.)

Detyrë shtëpie. Shkruani ditarin tuaj një javor.

Punim i ushtrimeve të fl etores së punës, fq 26.

Rubrika: Njohuri gjuhësore

Tema: Emri i përgjithshëm, i përveçëm, konkret, abstrakt

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë emrat në fjali.

• Të klasifi kojë emrat e dhënë sipas llojit: i përgjithshëm, i përveçëm,

konkret dhe abstrakt.

• Të shoqërojë emrat e përgjithshëm të dhënë me emra të përveçëm.

• Të dallojë emrat në një tekst të dhënë duke i vendosur në një tabelë sipas

kërkesave dhe shembullit të dhënë.

Mjete: teksti, tabela, shkumësa me ngjyra, fi sha me emra, stilolaps, fl etore

klase.

Fjalë kyç: emër, i përgjithshëm, i përveçëm, abstraktë, konkretë.

Aftësitë: të dalluarit, të klasifi kuarit, të shoqëruarit, të shkruarit.

Metodologjia: diskutimi i njohurive paraprake, punë e drejtuar – të nxënit

bashkëpunues, punë e pavarur – zbatim i njohurive të marra.

Zhvillimi i mësimit

1. Evokimi: diskutimi i njohurive paraprake.

U paraqiten nxënësve fi sha me emra të përgjithshëm e të përveçëm dhe u drejtohet

pyetja: - Ç’dini për emrin?

95
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

KUJTO!

fjalë që tregon njeri,

kafshë a send

i përveçëm:

Emri:

i përgjithshëm:

tregon një njeri, kafshë, send, a

vend duke e dalluar nga të tjerët

tregon njeri, kafshë, send, vend

pa e dalluar nga të tjerët

shkruhet me shkronjë të madhe

shkruhet me shkronjë të vogël

Emrat janë:

Konkretë: qenie të gjalla, gjëra që perceptohen me anë

të shqisave

Abstraktë: ndjenja, gjendje shpirtërore, sjellje, gjëra që

s’mund t’i perceptosh me shqisa.

Jepen shembuj emrash abstraktë dhe konkretë.

Emra konkretë: qen, fëmijë, karafi l, fshat, zjarr, vallëzim, dritë etj.

Abstraktë: hidhërim, respekt, muaj, dashuri etj.

Fjalët e paraqitura në fi sha nxënësit i klasifi kojnë në emra abstraktë dhe konkretë.

Realizimi i kuptimit: punë e drejtuar – të nxënit bashkëpunues.

Hapet teksti në faqen 83.

- Lexohen shembujt e dhënë në tekstin 1.

- Plotësohen shtyllat e tabelës me emrat e nënvizuar.

Emra njerëzish: Emra kafshësh: Emra sendesh:

Meri, Berti, kamerieri,

të rinjtë (emër që vjen

nga mbiemri).

ketra, zogj, kërmij.

korije, këngë, shesh,

tryezë, mal, pasta, pjata,

shkopinj, guaska, bukuri,

lumturi.

- Lexohen me vëmendje rregullat gjuhësore në tekst për emrat e përveçëm,

të përgjithshëm, konkretë, abstraktë.

- Lexohet teksti 2 në heshtje. Nxënëst nënvizojnë emrat. Plotësojnë tabelën

duke i ndarë emrat në të përveçëm dhe të përgjithshëm.

96
Libër mësuesi

Emra të përgjithshëm

Emra të përveçëm:

Njerëz: Kafshë: Sende: Njerëz: Kafshë: Sende:

shoferi,

bariut, të

rinjtë

dhen,

qeni,

dash

udhëtim, malin,

rruga, kthesa,

makina, kthesat,

lehtësi, kujdes,

restorant, majën,

pushim, pamja,

kryeqytetit,

tujë, këmborë,

kopenë, udhëtimit,

gjelbërimi, qetësia,

bukuria, natyrës.

Erdeta,

Semela,

Eltoni,

Artini

Reks

Dajtit,

Volksvagen,

“Dreri”,

Tiranës.

- Nënvizoni me të kuqe emrat abstraktë.

- Plotësoni me vizatim emrat konkretë të dhënë dhe vendos X për emrat

abstraktë që s’mund të vizatohen (kënaqësi, detyrime, përgjegjësi, fi tore, pendim).

- Shkruani përbri emrit të përgjithshëm një emër të përveçëm:

- qytet - Tirana, 1) djalë - Aldo, 2) vajzë - Oerta, 5) mace - Pisika, 6) qen

- Balo, shkollë – “Lidhja e Prizrenit”, kukull – Barbi, makinë – Polo, 3) xhaxha

– Hamiti, hallë – Mira, mal – Dajti, shtet – Shqipëria.

3. Reflektimi: punë e pavarur – zbatim i njohurive të marra.

– Lexoni me kujdes tekstin 3. Nënvizoni emrat. Vizatoni në fl etore të klasës

tabelën e librit dhe plotësojeni sipas shembullit të dhënë.

Emra i përgjithshëm i veçantë konkret abstrakt

natën + -

krisma + -

monedha + - + -

Vlerësimi i nxënësit për punën e bërë.

Detyrë shtëpie. Nga libri personal zgjidh një tekst me jo më pak se 8 fjali

dhe vendosi emrat në tabelë siç punove në klasë.

Punim i ushtrimeve të Fletores së punës, fq 27, 28.

97
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Rubrika: Lexim

Tema: Matia dhe gjyshi

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi, të jetë i aftë:

•Të lexojë tregimin me role.

•Të dallojë dialogun si mënyra kryesore me të cilën është shkruar

tregimi.

•Të dallojë me anë të leximit dy situatat reale dhe imagjinare në të cilat

ndodhet Matia.

•Të nxjerrë mesazhin e tregimit duke u bazuar në shprehjet e tekstit.

•Të diskutojë mbi marrëdhëniet e tij/saj me gjyshërit e tij/saj.

•Të krahasojë veten me Matian në një situatë të ngjashme.

Mjete: teksti, foto të fëmijëve me gjyshërit e tyre.

Fjalë kyç: gjysh, nip.

Metodologjia: stuhi mendimesh, veprimtari e leximit të drejtuar, shkrim

argumentues.

Zhvillimi mësimit

Evokimi: shkrim i lirë.

Nxënësit i tregojnë njëri-tjetrit fotot e sjella nga shtëpia.

Mësuesi/ja: - Shkruani në një fl etë disa nga cilësitë e gjyshërve tuaj. Kini parasysh

kur duam të nxjerrim në pah cilësi përdorim mbiemra. Ngjitni dhe foton e gjyshit.

Nxënësit shkruajnë dhe më pas disa lexojnë në tabelë punimet e tyre.

Realizimi i kuptimit: Mësuesja paraqet titullin e tregimit dhe lexon pjesën

sqaruese në tekst.

Më pas realizohet veprimtaria e leximit të drejtuar. Në këtë rast ndoshta është më

mirë që leximin ta realizojë mësuesi/ja.

Lexohet pjesa e parë e tregimit.

- Midis kujt po zhvillohet dialogu?

- Si mendoni ku është gjyshi i Matias?

- Si e komentoni shprehjen e gjyshit.

Një fëmijë është një vend i mirë për të jetuar?

Leximi i pjesë së dytë:

- Çfarë ka ndodhur në shtëpinë e gjyshit?

- Pse janë mbledhur aq shumë njerëz?

- Po gjyshi ku është tani në të vërtetë?

- Po sipas Matias ku ndodhet ai?

- Çfarë i tha babai Matias?

98
Libër mësuesi

- A jeni dakord ju me të?

- A jeni dakord me situatën imagjinare që krijoi Matia? Pse?

Lexim në role i tregimit. Nxënësit nxiten të lexojnë qetë, me ngadalë.

Punimi i pyetjes 3 të rubrikës Kupto përmbajtjen. Nxënësit shkruajnë nga dy

fjali përmbledhëse për

pjesën e parë: Matia po zhvillon një bisedë imagjinare me gjyshin.

Gjyshi tani është brenda Matias dhe ndihet i lumtur.

pjesën e dytë: Në shtëpinë e gjyshit janë mbledhur shumë njerëz.

Babai është dakord me Matian se një njeri që duam

qëndron gjithmonë brenda nesh.

Punim i rubrikës Analizo gjuhën.

Në ushtrimin 8 nxënësit duhet të dallojnë fjalitë pyetjet tërësore dhe të

pjesshme.

I gjithë tregimi është ndërtuar mbi bazën e dialogut.

Në ushtrimin 9 mësuesi/ja i orienton nxënësit të gjejnë fjalët që mungojnë në

dialog. Ai/ajo i nxit ata të gjejnë fjalët në dialogun e dhënë në tekst. P.sh.:

- Ku je gjysh?

- Jam këtu, brenda teje.

- Je këtu bashkë me mua dhe jo atje i shtrirë?

- Po, - i tha gjyshi. Unë jam me ty.

E dija që ti je këtu me mua, - i tha Matia dhe buzëqeshi lehtë.

Reflektimi: shkrim argumentues

-Si mendoni pse gjyshërit i duan shumë nipërit dhe mbesat? Rendit disa

arsye sipas mendimit tënd?

Nxënësit plotësojnë dhe i lexojnë punimet e tyre.

Detyrë:Shkruaj në formë dialogu një bisedë ndërmjet teje dhe gjyshit ose

gjyshes. Përgatit disa pyetje më parë që ta kesh më të lehtë.

Rubrika: Njohuri gjuhësore (drejtshkrim)

Tema: Përdorimi i shkronjës së madhe

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

•Të përdorë ku duhet shkronjën e madhe duke dhënë shembuj të ndryshëm.

•Të përdorë si duhet shkronjën e madhe

•Të korrigjojë përdorimet e gabuara të shkronjës së madhe në tekstin e dhënë.

•Të përshkruajë një vend duke përdorur jo më pak se 4 emra të përveçëm.

Mjete: teksti, tabela, shkumësa me ngjyra, fl etore, klase, stilolaps, fi sha me

rregulla për përdorimin e shkronjës së madhe.

99
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Fjalë kyç: shkronjë e madhe, emra të përveçëm, rregull, nofka, ofi qe,

pseudonime, institucione, organizata shoqërore, parti politike.

Aftësitë: të menduarit, të vepruarit, të shkruarit, të përshkruarit.

Metodologjia: pyetja e ditës, të nxënit në bashkëpunim, shkrim i lirë

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: pyetja e ditës.

Mësuesi/ja shkruan në tabelë pyetjen:

- Ku përdoret shkronja e madhe?

Idetë e nxënësve shkruhen në tabelë:

emrat e festave

emrat e rrugëve, shesheve, shkollave

titujt e librave, revistave, gazetave

fi llon fjalia

pas shenjave të pikësimit ., ?, !

nofkat, ofi qet, pseudonimet

emrat e institucioneve

SHKRONJA

E

MADHE

ligjërata e drejtë, dialogu

emrat e mbiemrat e njerëzve

emrat e organizatave shoqërore, partive politike

-Për çdo rast u paraqiten nxënësve shembuj të ndryshëm të shkruara në fi shë.

Realizimi i kuptimit: të nxënit në bashkëpunim.

Hapet teksti në faqen 89.

- Lexohen me kujdes në tekst rregullat gjuhësore të përdorimit të shkronjës

së madhe.

- Plotësohen me laps shembuj sipas rregullave të dhëna në tekst.

- Ndahen nxënësit në grupe.

Grupi I: Korrigjoni fjalët e shkruara gabim. Shkruajini si duhet ato.

Lexoni me vëmendje emërtimet e mëposhtme. Nënvizoni shkronjën e

madhe.

Ministria e Punëve të Jashtme; Ministria e Ekonomisë; Akademia e Shkencave;

Partia për të Drejtat e Njeriut; Fakulteti i Shkencave të Natyrës; Fakulteti i Historisë

dhe i Filologjisë.

100
Libër mësuesi

Grupi II: Nënvizoni në tekstin e dhënë rastet kur shkronja e madhe

s’është përdorur si duhet.

“Ali Demi”, Ministria e Shëndetësisë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

së Shtetit, Ministria e Punëve të Jashtme; Rruga e Elbasanit; “Zyber Hallulli”,

Ambasada Amerikane, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Fakulteti i Gjeologjisë.

- Përgjegjësit e grupit paraqitin dhe shpjegojnë punën e grupit.

- Vlerësohet grupi dhe anëtarët e grupeve që e kanë plotësuar më saktë

detyrën.

Reflektimi: shkrim i lirë.

- Përshkruani një vend duke përdorur sa më shumë emra të përveçëm

(sipas fi gurës në tekst) P.sh.:

Është mbrëmje. Qyteti i Tiranës ndriçon nga dritat vezulluese. Në qendër të

qytetit duket qartë “Xhamia”, “Sahati”, Bashkia e Tiranës, qendra “InfoSoft”.

Mua më pëlqen shumë kjo pamje, prandaj dal shpesh me prindërit e mi.

- Vlerësimi i nxënësve për punën e bërë.

- Lexohen dhe ekspozohen punët më të mira para klasës.

Detyrë shtëpie: Në një zarf shëno adresën tënde dhe të shokut.

Shkruaj nga një shembull për çdo rregull të përdorimit të shkronjës së madhe.

Punim i ushtrimeve të Fletores së punës, fq 29.

Rubrika: Lexim

Tema: Një plak i Vitit të Ri ndryshe nga të tjerët

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexoje qartë tregimin.

• Të dallojë personazhet e tregimit.

• Të analizojë personazhet duke i ilustruar me pjesë nga tregimi.

• Të nxjerrë mesazhin e tregimit duke iu përgjigjur pyetjeve.

• Të shprehë opinioni e tij mbi ekzistencën e Plakut të Vitit të Ri.

• Të zhvillojë një diskutim të ngjashëm me atë të tekstit mbi temën e

ekzistencës se Plakut të Vitit të Ri.

Fjalë kyç: Plaku i Vitit të Ri, dëshira, legjendë.

Mjete: teksti i nxënësit.

Metodologjia: shkrim i lirë shoqëruar me vizatim, lexim i drejtuar, rrjet

diskutimi

101
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Përshkrim.

- Mësuesi/ja i orienton nxënësin për të realizuar një përshkrim me shkrim ose

me vizatim. - Përshkruani me 4-5 fjali Plakun e Vitit të Ri. Personazhi të përshkruhet

nga ana fi zike (ana e jashtme) dhe nga ana shpirtërore.

- Në fl etën e bardhë vizatoni një plak të Vitit të Ri dhe realizoni përshkrimin

mbi të.

Lexohen përshkrimet e disa fëmijëve dhe ekspozohen vizatimet.

Realizimi i kuptimit: Lexim i drejtuar.

Mësuesi/ja prezanton titullin e tregimit dhe pjesën sqaruese nga është marrë ky

tregim.

Ndan në disa pjesë tekstin dhe kërkon që nxënësit të lexojnë në heshtje dhe t’u

përgjigjen pyetjeve.

Ndalesa e parë.

Atë ditë ... deri te ... drama kishte nisur.

- Ku zhvillohen ngjarjet?

- Çfarë detyre iu dha mësuesi nxënësve?

- Çfarë mund të ndodhë më pas?

Ndalesa e dytë.

Të gjitha letrat ... deri te .... duke më falënderuar më parë.

- Si ishin letrat që lexoi Këmbëdrunjti?

- Po letra e Adelbertit?

- Çfarë dëshironte ai që t’i sillte Plaku i Vitit të Ri?

Ndalesa e tretë.

Kur ai mbaroi... deri te .... ekzistonte me të vërtëtë?

- Cilat janë fëmijët që i bënë pyetje Adelbertit?

- Çfarë pyetjesh i bënë ato?

- Cila ishte dilema e Adelbertit. Lexojeni në tekst.

102

Ndalesa e katërt.

Këmbëdrunjti nuk dinte ... deri në fund.

- Si u ndie këmbëdrunjti? Pse?

- Si u mundua ai të dilte nga situata?

- Si mendoni ju po këmbëdrunjti kishte dëgjuar për plakun e Vitit të Ri?

- Çfarë po mendonin tani fëmijët?

Identifi kohen personazhet e tregimit: Adelberti, Këmbëdrunjti, Miriami, Ualidi

Lexohet tregimi me zë të lartë me role.

Punohet rubrika Analizo gjuhën.

Në pyetjen 7 nxënësve u kërkohet të dallojnë letrën e Adelbertit.

- A ka ajo strukturën e letrës së zakonshme.
Libër mësuesi

Nxënësit dallojnë hyrjen, zhvillimin dhe mbylljen e saj.

Nxënësit vihen të punojnë ushtrimi 8. Në tekst ata do të dallojnë fjalët që

përshkruajnë gjendjen fi zike dhe shpirtërore të personazheve.

Këmbëdrunjti

Adelbertit

Miriamit

Ualidit

Nxënësit do të gjejnë dhe lexojnë pyetjet që i bëjnë më shumë për të qeshur.

Reflektimi

Punohet rubrika Nxirr mesazhin. Nxënësit do t’u përgjigjen 2 pyetjeve. Formohen

dy grupe duke u ndarë në njësha dhe dysha.

Këto pyetje do të punohen me teknikën e rrjetit të diskutimit.

Grupi i parë

Jo

Po

Po ti a beson te ekzistenca e Vitit të Ri?

Përfundimi: Më pëlqen të besoj te ekzistenca e tij. Është një gjë e bukur që

më shton shpresat për realizimin e dëshirave.

Grupi i dytë

Jo

Po

A besojnë te vegjlit te ekzistenca e Plakut të Vitit të Ri?

Përfundimi: Disa besojnë te ekzistenca e Vitit të Ri. Kanë dëshirë të fantazojnë,

si fëmijët dhe kjo lidhet me dëshirat e paplotësuara por dhe me dëshirat që duan

t’iu plotësohen.

Shënim: Përfundimet do të jenë ato që do të nxjerrin fëmijët.

Detyrë shtëpie. Shkruaj një kartolinë, të cilën do t’ia drejtosh Plakut të Vitit

të Ri.

Në këtë kartolinë do të shkruash për dëshirat e tua.(Si model ndiq atë të

Adelbertit).

Rubrika: Shkruajmë

Tema: Ftesa

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit, nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë llojet e ftesave për raste të ndryshme.

• Të shkruajë një ftesë sipas modeleve të dhëna në tekst.

Mjete: teksti, ftesa të ndryshme, fletë formati kartoni, laps, ngjyra.

Fjalë kyç: ftesë, personale, zyrtare.

Aftësitë: të dalluarit, të shkruarit.

Metodologjia: diskutimi i ideve, të nxënit në bashkëpunim, punë krijuese,

Turi i galerisë.

103
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Evokimi: diskutim i ideve.

Pyeten nxënësit:

- Përse shërbejnë ftesat?

- Në ç’raste përdoren ftesat?

festa të ndryshme

mbledhje

koncert

Zhvillimi i mësimit

FTESA

ditëlindje

dasma

- Ç’lloj ftese ke marrë apo dërguar ti?

U paraqiten nxënësve disa modele ftesash për festa të ndryshme.

Realizimi i kuptimit: të nxënit në bashkëpunim

Hapet teksti në faqen 93.

Lexohet situata e dhënë në tekst (ftesë për ditëlindje).

Lexohen modelet e ftesave për persona të ndryshëm: shokut të bankës, shokut që

ka ardhur i ri në klasë, mësueses, miqve. Ndahen nxënësit në tri grupe:

Grupi I: Shkruaj një ftesë për një festë personale.

Grupi II: Shkruaj një ftesë për një shëtitje personale.

Grupi III: Shkruaj një ftesë për një aktivitet zyrtar.

Dëgjohen punët e çdo grupi, duke vlerësuar punën më të kujdesshme.

Reflektimi: punë krijuese.

Modelo një ftesë për llojin e festës që dëshiron.

Përzgjidhen më të mira, duke i ekspozuar në këndin e klasës.

Detyrë shtëpie. Shkruani një ftesë për një festë zyrtare.

Rubrika: Njohuri gjuhësore

Tema: Gjinia dhe numri i emrit

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë emrat në fjalitë e dhëna.

• Të klasifi kojë emrat e dhënë sipas numrit dhe gjinisë së tyre.

• Të dallojë mbaresën që merr emri në numrin shumës në emrat e dhënë.

Mjete: teksti, tabela, shkumësa me ngjyra, fi sha me emra të gjinisë

mashkullore dhe femërore.

104
Libër mësuesi

Fjalë kyç: femërore, mashkullore, njëjës, shumës, mbaresë, temë,

prapashtesë.

Aftësitë: të dalluarit, të klasifi kuarit, të shkruarit.

Metodologjia: harta e koncepteve, punë e drejtuar në tekst, punë e pavarur

– zbatim i njohurive të marra

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: harta e koncepteve.

Paraqiten para klasës fi shat me emra e gjinisë mashkullore dhe femërore.

- Në ç‘gjini janë emrat e fi shave në të majtë?

- Në ç‘gjini janë emrat e fi shave në të djathë?

mbaresë

Emrat:

gjini femërore

(-a; -ja)

gjini mashkullore

(-i, -u)

gjinia

trajta

numri

- Ktheni në numrin shumës (trajtë e shquar dhe e pashquar), emrat e gjinisë

femërore e mashkullore:

p.sh. ujku – ujqërit, disa ujqër

lule – lulet, disa lule

Realizimi i kuptimit: punë e drejtuar në tekst.

Hapet teksti në faqen 94.

- Lexohen shembujt e dhënë në tekst.

- Lexohen rregullat gjuhësore.

- Kalohet në punimin e ushtrimeve në tekst.

Ushtrimi 1: Nënvizoni me ngjyrë të kuqe emrat e gjinisë femërore dhe me blu

emrat e gjinisë mashkullore.Udhëzohen nxënësit t’i kthejnë në fi llim emratnë numrin

njëjës, trajta e shquar, rasa emërore.

Femërore - festa, letër, motër, mamasë, shoqeve, klasës, punën, shkollës,

kërkesa, makina, telekomandë, dëshirat.

Mashkullore - Noeli, plakut, vitit, fi llim, kujdesin, mësimet, respektin, babait,

mësuesve, dajës, xhaxhait, shokëve, komunitetet, grupin, teatrit, fund, gjemboj,

libra, plaku.

Ushtrimi 2: Shkruani përbri emrave të gjinisë mashkullore, emrat e gjinisë

femërore.

105
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

mësues – mësuese, doktor – doktoreshë, luan – luaneshë, shitës – shitëse,

skulptor – skulptore, princ – princeshë, nxënës – nxënëse, mbret – mbretëreshë.

Ushtrimi 3 – 4: Nxënësit rrethojnë M nëse emri është mashkullor, F nëse emri

është femëror, nënvizojnë emrat ku tema dhe rrënja janë të njëjta (shkollë, gëzim,

libër, pemë, grafi k, vazo).

Ushtrimi 5: Nxënësit kthejnë në numrin shumës emrat e gjinisë mashkullore.

Nënvizojnë mbaresën (disa shitës, disa dema, disa kodra, disa fotografë, lumenj,

fshatra, mallra, gëzime, lejlekë, tituj, miq, detarë, djem, pleq).

Reflektimi: punë e pavarur – zbatim i njohurive të marra.

Vendosni në tabelë emrat e dhënë.

Gjinia femërore:

Gjinia mashkullore:

Njëjës:

Shumës:

Njëjës:

Shumës:

heshtje,

dorë,

legjendë,

letre, çantë,

lule, pikturë,

rrugë, fl etë,

kuti, fole,

fokë, fëmijë.

heshtje,

legjenda,

letra, lule,

piktura,

rrugë, kuti

fl ete, fole,

fl okë, fëmijë.

diskutim,

plak, shitës,

mësues.

libra,

shitës,

mësues.

Vlerësimi i nxënësve duke diskutuar me njëri-tjetrin punimet e tyre.

Detyrë shtëpie. Nga libri personal zgjedhni një pjesë dhe nënvizoni emrat

duke i klasifi kuar sipas gjinisë, numrit, trajtës në tabelë.

Punimi i ushtrimeve të Fletores së punës, fq 31-32.

Rubrika: Lexim

Tema: Historia e Arlekinos

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë tekstin e dhënë duke respektuar shenjat e pikësimit.

• Të tregojë përmbajtjen e tekstit duke iu përgjigjur pyetjeve.

• Të nxjerrë mesazhin e tregimit duke u bazuar në arsyetimin e tij.

• Të dallojë elementet e ndërtimit të tregimit: hyrja, zhvillimi dhe mbyllja.

• Të gjejë 1-2 kuptime të reja të shprehjeve të dhëna.

Mjete: teksti i nxënësit, copëza stofrash, penj, ngjitës, gjilpërë.

Fjalë kyç: karnavale, fëmijë, i varfër, copëza stofrash, kostum, Arlekino.

Metodologjia: mendo - diskuto, lexim i drejtuar, harta e personazheve.

106
Libër mësuesi

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: mendo-diskuto.

Mësuesi/ja u drejton nxënësve pyetjet:

- A e dini se ç’ është një Arlekino?

- Kur vishet kostumi i Arlekinos?

- A keni pasur mundësi të vishni një kostum të tillë?

Realizimi i kuptimit: Mësuesi/ja prezanton temën e re.

Sot ne do të njihemi më një histori interesante. Me historinë e Arlekinos.

Lexim i drejtuar.

Ndalesa e parë. Shumë kohë më parë ... deri te ... se si do të visheshin.

- Ku zhvillohen ngjarjet?

- Si përshkruhet Arlekinoja?

- Cila festë po afrohej në fshatin e Arlekinos?

- Cili ishte preokupimi më i madh i fëmijëve?

- Po Arlekinoja si mendoni çfarë do të vishte për festë?

Ndalesa e dytë. Unë do të vishem si musketier ... deri te ... pa përshëndetur

shokët e tij.

- Si do të visheshin fëmijët e fshatit?

- Po Arlekinoja?

- Pse u largua ai?

Ndalesa e tretë. Të gjithë fëmijët shikonin ... deri te .... u nisën të qetë në shtëpitë

e tyre.

- Pse u shqetësuan miqtë e Arlekinos?

- A e mësuan arsyen e vërtetë të largimit të Arlekinos?

- Si menduan ata ta ndihmonin Arlekinon?

- A jeni dakord me idenë e tyre.

Ndalesa e katërt. Në prag të festës ... deri në fund.

- Ç’ndjeu nëna e Arlekinos, kur miqtë e tij i shkuan në shtëpi?

- Si mendoni, pse kostumi i Arlekinos ishte më i bukuri?

- A mendoni se Arlekinoja është krenar për shokët e tij? Pse?

Lexohet tregimi nga disa nxënës. Mund të lexohet dhe në role. Punohen fjalët e

fjalorit.

2-3 nxënës tregojnë shkurt historinë e Arlekinos.

Punohet rubrika Analizo strukturën. Nxënësit do të shënojnë në tregim

strukturën e tregimit: hyrjen, zhvillimin, mbylljen.

Në ushtrimin 12 ata shkruajnë me fjalë të tjera shprehjet:

me gjysmë zëri - me zë të ulët

nuk e bën fjalën dysh - nuk kundërshton

para të shkoqura - monedha

Nxënësit diskutojnë për kuptimin e shprehjeve të mësipërme.

Reflektimi.

Punohet rubrika Nxirr mesazhin.

107
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Nxënësit punojnë ushtrimin 8. Ata shprehin mendimin e tyre mbi veprën bujare

të fëmijëve.

Në ushtrimin 9 ata shprehin se si do të ndiheshin po të ishin në vend të

Arlekinos.

Në këtë rubrikë mund të punohet dhe Harta e personazheve.

Arlekinoja

I mirë

I bindur

nuk e bënte fjalën dysh

i qeshur

mësonte

Miqtë e tij

të zgjuar

të dashur

mbështetës të sjellshëm

Detyrë shtëpie. Shkruani një rast kur ju keni ndier mbështetjen e miqve tuaj

ose një rast kur ju keni mbështetur ndonjë shok që ka pasur nevojë.

Në orën e aftësimit teknologjik përpiquni të krijoni kostumin e Arlekinos me materialet

e sjella.

Sillni në klasë informacione për Festën e Karnavaleve, për kostume të karnavaleve

që keni parë, etj.

Rubrika: Flasim

Tema: Festa e karnavaleve

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të komentojë fi gurat e dhëna.

• Të diskutojë për Festën e Karnavaleve duke u bazuar në pyetjet e dhëna.

• Të shprehë opinionin e tij/saj për këtë festë.

• Të vizatojë kostumin e tij/saj të karnavaleve.

• Të grumbullojë dhe të sjellë informacione për Festën e Karnavaleve.

Mjete: lapsa me ngjyra, foto të Festës së Karnavaleve, veshje të Karnavaleve,

CD me këngë të karnavaleve.

Fjalë kyç: karnavale, kostum, maskë.

Metodologjia: stuhi mendimesh, shiko – mendo - diskuto,

Zhvillimi i mësimit

Parapërgatitja e nxënësve gjatë pushimit.

Nxënësit veshin kostumet e tyre të karnavaleve, vënë maskat dhe kështu hyjnë në

atmosferën e Festës së Karnavaleve.

Evokimi: Stuhi mendimesh

- Çfarë janë karnavalet?

KARNAVALE

108
Libër mësuesi

Realizmi i kuptimit. Shiko – mendo – diskuto.

Mësuesi/ja i udhëzon nxënësit të

shohin fi gurat dhe t’u përgjigjen pyetjeve:

- Çfarë vë re në fi gurat?

- Si janë veshur njerëzit?

- Si janë trukuar në fytyrë?

- Çfarë ngjyrash kanë përdorur për veshje?

Punohen pyetjet e dhëna në tekst. Mësuesi/ja duhet të ketë përgatitur materiale të

shumta, krijo në dyshe, diskuto me ta për festën e Karnavaleve.

Karnavalet festohen në të gjithë botën. Kulmin e tyre ato e arrijnë në Brazil në

qytetin e Rio de Zhanerios, ku Karnavalet festohen në mënyrë më fantastike. Nga

e gjithë bota venë miliona turistë për të marrë pjesë në këtë festë. Pjesëmarrësit

konkurrojnë për veshjet më të bukura.

Shquhen për kërcimet ritmike dhe veshjet e paimagjinueshme.

Në vendin tonë qytetet që e kanë traditë të hershme janë Korça dhe Shkodra.

Nëse mësuesi/ja ka siguruar disqe me këngë të Karnavaleve ose muzikë festive,

mund t’i vërë në sfond që atmosfera të jetë sa më festive.

Nxënësit që kanë veshur kostumet e Karnavaleve mund të komentojnë veshjet e

tyre. Të shprehin se cili kostum do t’u pëlqente më shumë.

Reflektimi:

Punohet rubrika Argëtohu duke vizatuar.

Nxënësit vihen të pikturojnë kostumin e tyre të preferuar të karnavaleve. Udhëzohen

të përdorin larmi ngjyrash. Më pas punimet e nxënësve ngjiten në muret e klasës.

Rubrika: Njohuri gjuhësore

Tema: Emrat e gjinisë mashkullore që formojnë shumësin me -ë dhe -ra.

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të formojë shumësin e emrave mashkullorë të dhënë.

• Të dallojë emrat mashkullorë që mbarojnë në shumës me -e dhe -ra.

• Të shoqërojë emrat e gjinisë mashkullore shumës me mbiemra dhe fjalë të

tjera përcaktuese në gjininë femërore.

• Të drejtshkruajë shumësin e gabuar të emrave mashkullorë.

Mjete: teksti, tabela, shkumësa me ngjyra, fl ipçarte me emra mashkullorë

me -e dhe -ra, fl etore klase, stilolaps.

Fjalë kyç: emra mashkullorë, shumës, mbiemra, fjalë përcaktuese, femërore,

grupe emërore.

Aftësitë: të krijuarit, të dalluarit, të shoqëruarit, të shkruarit.

Metodologjia: mendo, krijo në dyshe, diskuto, të nxënit bashkëpunues,

diktim – sipas rregullave të mësuara.

109
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: mendo, krijo në dyshe, diskuto.

Në një fl ipçart mësuesi/ja paraqet emra të gjinisë mashkullore në numrin njëjtë.

- A mund të formoni shumësin e pashquar të këtyre emrave?

- Me çfarë mbarojnë këta emra në shumës?

Nxënësit mendojnë secili më vete.

Krahasojnë përgjigjet me partnerët në dyshe.

Zgjedhin informacionin që do të thonë para klasës.

Shumësi i emrave mashkullorë:

me -ë

(punëtorë, farmacistë)

me -a

(lapsa, karafila)

me -e

(stadiume, dete)

me -ra

(dhjamra, vajra)

Realizimi i kuptimit: të nxënit bashkëpunues.

Hapet teksti në faqen 100.

- Lexohen shembujt e dhënë në tekst dhe rregullat gjuhësore për drejtshkrimin

e emrave mashkullorë që e formojnë shumësin me -e dhe -ra.

- Formohen grupe 5-6 nxënës.

Çdo grup i jepet detyra përkatëse.

Grupi I: Ktheni në njëjës të pashquar emrat e shumësit me –ra.

Grupi II: Formoni grupe fjalësh me emrat e ushtrimit 1.

P.sh.: ujëra të ëmbla, dhjamra të shumta, mishra të pjekura, miellra të situra,

leshra të drejta, drithëra të sivjetshme.

Grupi III: Vendosni përbri çdo emri një mbiemër. Kthe në numrin

shumës grupet emërore që formove. P.sh:

metal i rëndë → metale të rënda → këto metale

libër i ri → libra të rinj → këto libra

restorant i madh → restorante të mëdha → këto restorante

send i fortë → sende të forta → këto sende

letër e bardhë → letra të bardha → këto letra

ketër i shpejtë → ketra të shpejtë → këto ketra

kafaz i mbyllur → kafaze të mbyllura → këto kafaze

- Secili përgjegjës grupi jep përgjigjet e grupit të tij.

Reflektimi: diktim – sipas rregullave të mësuara.

Shkruhet në fl etore të klasës me të diktuar teksti i dhënë në ushtrimin 3.

Gjatë të diktuarit nxënësit shkruajnë si duhet fjalët e diktuara gabim.

- Nënvizoni me laps emrat mashkullorë që në shumës mbarojnë

me -e dhe –ra.

110

Vlerësimi i nxënësve për punën e bërë.

Detyrë shtëpie. Shkruani 5 emra me -e dhe -ra dhe formoni fjali me to.

Punim i ushtrimeve I dhe II të Fletores së punës, fq 32-33.
Libër mësuesi

Rubrika: Lexim

Tema: Princi i lumtur

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë tregimin rrjedhshëm duke respektuar shenjat e pikësimit.

• Të ritregojë përmbajtjen duke iu përgjigjur pyetjeve.

• Të nxjerrë mesazhin e tregimit duke u bazuar në pyetjet e dhëna.

Mjete: teksti i nxënësit

Fjalë kyç: princ, i lumtur, dallëndyshe, njerëz të varfër, fl etë ari, diamant

Metodologjia: mendo-diskuto, lexim i drejtuar, ditar dypjesësh

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: mendo-diskuto.

- Kur një njeri e quajmë princ?

Princ është titulli i lartë që mban i biri i një mbreti a perandori ose i një anëtari të

familjes mbretërore. Zakonisht pas vdekjes së mbretit, froni i mbetet atij.

Në Shqipëri pasardhës i mbretit Zog është princi Leka. Në botë ka shumë princër,

si: princi Çarl i Anglisë, i Monakos, princër arabë etj.

- Si mendoni, ju kur një princ mund të jetë i lumtur?

(Kur populli i tij është i lumtur.)

Realizimi i kuptimit: Të nxënit në bashkëpunim.

Mësuesi/ja u prezanton temën e re nxënësve. Lexon pjesën sqaruese nga është

marrë tregimi.

Klasa ndahet në dy grupe. Mësuesi/ja i jep secilit grup një fl etë ku ka përgatitur

pyetje, të cilave do t’u përgjigjen pasi të lexojnë tekstin e ndarë në dy pjesë.

Grupi i parë: Për pjesën e parë mësuesi/ja mund të përgatitë këto pyetjet:

- Cilat janë personazhet e tregimit në pjesën e parë?

- Pse princi i veshur në ar nuk është i lumtur?

- Çfarë i kërkoi ai të bënte dallëndyshja?

- A i ndihmoi të varfrit ari që iu dha Dallëndyshja?

- Ku duket kjo? Lexojeni në tekst.

Grupi i dytë. Për pjesën e dytë.

- Cilat personazhet që shfaqen në këtë pjesë.

- Pse u çudit kryetari i bashkisë?

- Me kë e krahasoi ai princin?

- Çfarë urdhëresë nxori ai?

- Po nëpunësit e bashkisë me kë mund t’i krahasosh? (Me njerëzit servilë dhe

jo të mençur.)

- Pse nuk shkrihej zemra prej plumbi e princit?

111
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

- A jeni dakord se zemra e princit dhe dallëndyshja ishin dy gjërat më të

çmuara të qytetit?

Lexohen dhe punohen fjalët e reja të rubrikës Fjalor.

Pas kësaj veprimtarie nxënësit do të lexojnë në role pjesën.

Nxënësit mund të ritregojnë përmbajtjen në bazë të pyetjeve ose me fjalët e tyre.

Reflektimi: Ditari dypjesësh.

Fragmenti

Komenti im

Nxënësit zgjedhin një fragment dhe e komentojnë atë.

Detyrë shtëpie. Leximi i tregimit.

Ora e dytë

Tema: Princi i lumtur

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë tregimin duke respektuar shenjat e pikësimit.

• Të hartojë pikat e planit duke u bazuar në paragrafët e tregimit.

• Të nxjerrë mesazhin e tregimit duke u bazuar në pyetjet e dhëna.

• Të analizojë personazhet duke i ilustruar me pjesë të shkëputura nga teksti.

• Të dallojë fjalitë që shprehin veprim, përshkrim dhe çudi në tekstin e dhënë.

Mjete: teksti i nxënësit

Fjalë kyç: mesazh, pika plani, analizë personazhesh.

Metodologjia: mendo-diskuto, lexim në role, të nxënit bashkëpunues, rrjet

diskutimi, hartë personazhesh.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: mendo-argumento.

Mësuesi/ja i pyet nxënësit:

- Si u ndjetë gjatë leximit të këtij tregimi.

Pasi i dëgjon nxënësit, mësuesi/ja shpreh dhe mendimin e saj.

-Jam ndier e emocionuar, mësova se dashuria e vërtetë nuk është paraja.

- Po dashuria për njerëzit dhe sidomos për ata që janë në nevojë?

Realizimi i kuptimit. Leximi tregimit në role.

Hartimi i pikave të planit.

1. Dallëndyshja kthehet te princi.

2. Lutja e princit për vajzën e vogël.

112
Libër mësuesi

3. Këputja e fl etëve të arit dhe dhënia njerëzve të varfër.

4. Gëzimi i njerëzve.

5. Habia e Kryetarit të Bashkisë.

6. Urdhëresa e tij.

7. Dy gjërat më të çmuara të qytetit.

Punim i rubrikës: Analizo gjuhën. Të nxënit bashkëpunues.

Grupi I. Në ushtrimin 10 nxënësit do të dallojnë në tekst dhe do të shkruajnë

për çdo rast nga tri fjali që tregojnë:

Përshkrim: Pastaj erdhi dëbora e pas dëborës cingërima. Rrugët shkëlqenin

e ndrinin kaq shumë sa dukeshin si të argjendta. Nëpër strehët e

shtëpive vareshin heje të gjata akulli, si shigjeta të kristalta.

Veprim: Paragrafi : Fletë-fl etë e këputi dallëndyshja .... deri te... brohoritën

në rrugë.

Habi: Zot, o zot! Sa i çuditshëm duket Princi i lumtur! etj.

Grupi II: Në tekst nxënësit do të ndalojnë në dialogun midis Princit e Dallëndyshes

dhe Kryetarit e këshilltarëve të tij.

- Cilat janë cilësitë që vë në dukje autori?

Princi

Dallëndyshja

fi snik

i dhembshur

u sakrifi kua për mikun e saj

u sakrifi kua për njerëzit

mike e mirë

Kryetari i Bashkisë Këshilltarët e Bashkisë

Servilë

Mendon vetëm për vete

Jep urdhra të pamenduara servilë

miratojnë fjalët e kryetarit

mbështesin vendimet e kryetarit

Nuk i interesojnë njerëzit nga të cilët ka marrë votat

113
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Grupi III: Nxënësit i japin përgjigje pyetjes nr 11.

- Pse emrat e Dallëndyshes dhe Princit autori i shkruan me shkronjë të

madhe?

Reflektimi: Rrjet diskutimi.

Jo

A shpërblehet sakrifi ca dhe vepra e mirë?

Po

- Për t’iu përgjigjur pyetjes bazohu në sakrifi cën dhe shpërblimin që morën

Princi dhe Dallëndyshja.

Përfundimi: Ata që sakrifi kohen për të mirën e njerëzve, gjithmonë do të marrin

shpërblimin e merituar.

Mësuesja mund të sjellë raste të sakrifi cës së shumë atdhetarëve, shkencëtarëve,

heronjve etj., të cilët kanë sakrifi kuar jetën për vendin e tyre dhe shpërblimi është:

ata kujtohen nga brezat, veprat e tyre u kanë shërbyer brezave.Për t’i kujtuar shumë

shkolla, rrugë, institucione mbajnë emrat e tyre; përkujtohen në përvjetorët e lindjes

e të vdekjes dhe vepra e tyre mësohet nga brezat.

Detyrë shtëpie. Pyet prindërit e tu se cilat janë disa nga sakrifi cat e tyre për

rritjen tuaj.

Cili është shpërblimi që ata presin nga ty?

Kjo është një orë mësimi me shumë veprimtari. P.sh.: nxënësit mund të krahasojnë

kryetarin e bashkisë të tregimit, me kryetarin e fshatit Balzat, që donte të ngjitej në

hënë duke hipur mbi fuçi, me kryetarin e Bashkisë/ Komunës së tyre etj.

Rubrika: Njohuri gjuhësore

Tema: Parafjalët

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë parafjalët në tekstet e dhëna.

• Të klasifi kojë parafjalët sipas rasave të emrit.

• Të dallojë parafjalët nga ndajfoljet sipas pozicionit që ato kanë në fjali.

Mjete: teksti, tabela, shkumësa me ngjyra

Fjalë kyç: parafjalë, ndajfolje, rasa emërore, gjinore, kallëzore, rrjedhore.

Aftësitë: të dalluarit, të klasifi kuarit, të menduarit, të shkruarit.

Metodologjia: përmbledhje e strukturuar, punë e drejtuar,

114

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: përmbledhje e strukturuar.

Lexohet tregimi në tekstin e gjuhës.

- Veçohen fjalët me ngjyrë të kuqe.

- Ku qëndrojnë këto fjalë?
Libër mësuesi

Parafjala:

Qëndron zakonisht para emrave

Lidh gjymtyrët e fjalisë me njëra-tjetrën.

• emërore (te, tek, nga)

Përdoren me 4 rasa

• gjinore (me anë, në mes, për hir, për nder, me rastin)

• kallëzore (me, në, për, mbi, nën)

• rrjedhore (pas, para, prej, afër, nëpërmjet)

Kujdes! Mos ngatërroni parafjalën me ndajfoljen.

Jepet një shembull: afër

Afër shtëpisë sime është një supermarket. (parafjalë)

Mos më kalo afër. (ndajfolje)

Realizimi i kuptimit: punë e drejtuar.

- Lexohen rregullat gjuhësore për parafjalën dhe shembujt e dhënë në tekst.

- Kalohet në rubrikën Ushtrohu.

Ushtrimi 1. Dalloni parafjalët në tekstin e dhënë dhe nënvizoni me të kuqe.

(në, në, në, prej, para, te, prej, nga)

Ushtrimi 3. Dalloni parafjalët nga ndajfoljet në tekstin e dhënë.

Fjalia 1 – ndajfolje (poshtë)

Fjalia 2 – parafjalë (poshtë)

Fjalia 3 – parafjalë (para)

Fjalia 4 – ndajfolje (para)

Fjalia 5 – parafjalë (afër)

Fjalia 6 – ndajfolje (afër)

Fjalia 7 – parafjalë (prapa)

Fjalia 8 – ndajfolje (prapa)

3. Reflektimi: punë e pavarur – zbatimi njohurive të marra.

Shkruani tekstin e dhënë në ushtrimin 2 dhe duke vendosur një nga parafjalët në

kllapa.

(për, në afër, tek, me, për, me, nga, te, në mes)

Shënim: Parafjalët janë vendosur sipas radhës që do të zëvendësohen në tekstin

e dhënë.

Vlerësimi i nxënësit për punën e bërë.

Detyrë shtëpie. Formoni fjali duke i përdorur fjalët para, poshtë afër, pranë,

prapa si parafjalë dhe si ndajfolje.

Punim i ushtrimeve të Fletës së punës, 33-37.

Rubrika: Lexim

Tema: Me gjithë shpirt

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

115
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

• Të lexojë vjershën qartë dhe me intonacion.

• Të dallojë strofat dhe vargjet në vjershën e dhënë.

• Të dallojë dy llojet e rimës së përdorur për çdo strofë.

• Të nxjerrë mesazhin e vjershës duke analizuar vargjet.

• Të krahasojë mesazhin e vjershës me atë të tregimit të Arlekinit.

Mjete: Teksti i nxënësit.

Fjalë kyç: shpirt, mik, pikëllim.

Metodologjia: stuhi mendimi, lexim i drejtuar, punë në çifte.

Zhvillimi i mësimit: stuhi mendimi.

Çfarë do t’i dhuroje një miku në nevojë?

Dashuri, miqësi, gjëra materiale, nëse ai nuk ka.

Realizmi i kuptimit: lexim i drejtuar.

Mësuesi/ja orienton nxënësit të lexojnë vjershën. Më pas të plotësojnë tabelën.

Gjendja e djalit

Çfarë i mungon atij?

Çfarë i fal autori Shpirtërore materiale

i pikëlluar

këmbëzbathur

i lodhur

buzëqeshje

këpucët e tij

ëndrrën e tij,

një zile,

një bisk të blertë,

një pëllumb të bardhë

Nxënësit punojnë në çift. Punohet rubrika Kupto përmbajtjen.

Në pyetjen 1 nxënësit do të gjejnë se kujt i drejtohet poeti.

Poeti i drejtohet mikut, të panjohurit, çdo njeriu.

Në pyetjen 2 nxënësit do të gjejnë ato gjëra që e trishtojnë poetin.

Punim i rubrikës Analizo strukturën.

Nxënësit do të dallojnë numrin e strofave dhe vargjeve.

Do të njihen me rimën ABAB dhe AA sipas fjalëve rimuese.

Reflektimi.

Nxënësit sjellin situata, kur një miku i tyre ka qenë i mërzitur dhe tregojnë se si e

kanë ndihmuar atë.

Punojnë dhe ushtrimin 5. miku im Arlekinoja

i mërzitur

i pikëlluar

e ndihmojnë shokët.

Detyrë: Mëso vjershën përmendsh.

116
Libër mësuesi

Rubrika: Njohuri gjuhësore

Tema: Lakimi i emrave

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë emrat në fjalitë e dhëna.

• Të klasifi kojë emrat sipas lakimit të tyre.

• Të lakojë emrat e lakimit të parë duke dalluar dhe rasën e tyre.

• Të krijojë fjali me emrat e lakimit të parë, duke i përdorur në 5 rasat.

Mjete: nteksti, tabelë e lakimit të parë, fi sha me rasat e emrave, shkumësa

me ngjyrë.

Fjalë kyç: lakim, lakim I, lakimi II, lakimi III, lakimi IV, rasat: emërore, gjinore,

dhanore, kallëzore, rrjedhore.

Aftësitë: të dalluarit, të klasifi kuarit, të zbatuarit, të krijuarit.

Metodologjia: diskutimi i ideve, loja me fi sha, punë e drejtuar – ushtrohu me

ushtrimet përkatëse, punë e pavarur – zbatim i njohurive të marra.

Zhvillimi i mësimit

1.Evokimi: diskutimi i ideve; loja me fi sha.

Mësuesi/ja shkruan në tabelë emrat: djali, miku, fl etorja, të menduarit dhe pyet

nxënësit:

- Ç’dini për këta emra?

Në fjali emri merr forma të ndryshme sipas rasave. Emri ka 5 rasa.

U paraqiten nxënësit fi shat me rasat e emrave. Këto rasa vendosen sipas radhës së

tyre. (Me nxënësit bëhet loja e fi shave, fi ton ai grup që i vendos brenda një kohe të

shkurtër sipas radhës.)

Ndryshimet që pëson emri sipas rasave quhet lakim.

Lakimi:

i parë

(emrat e gjinisë mashkullore, që në trajtën e shquar, njëjës mbarojnë më -i)

i dytë (emrat e gjinisë mashkullore, që në trajtën e shquar, njëjës mbarojnë më -u)

i tretë

(emrat e gjinisë femërore, që në trajtën e shquar, njëjës mbarojnë më -a ose -ja)

i katërt (emrat e gjinisë asnjanëse, që në trajtën e shquar, njëjës mbarojnë më -t)

- Ndalohet te lakimi i parë në dy trajtat e njëjësit dhe shumësit.

- Paraqitet tabela e lakimit të emrit princ.

- Lexohet lakimi i emrit princ në tabelë.

- Tërhiqet vëmendja e nxënësit për të dalluar më lehtësisht rasat:

117
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

• me pyetjet e çdo rase;

• rasa gjinore ka përpara gjithmonë nyjet i, e, të, së;

• rasa dhanore përdoret gjithmonë pa parafjalë;

• rasa kallëzore përdoret pa parafjalë dhe me parafjalët: me, në, për, nëpër etj.;

• rasa rrjedhore përdoret zakonisht me parafjalët: prej, pas , para, nëpërmjet etj.,

por edhe pa parafjalë.

Shënim: U sqarohet nxënësve se në r. rrjedhore, të pashquar, n. shumës, emri mund

të dalë në dy trajta me mbaresën -sh dhe -ve.

P.sh.: emrash, emrave; peshqish, peshqve; lulesh, luleve.

Realizimi i kuptimit: punë e drejtuar – ushtrohu me ushtrimet përkatëse.

Hapet teksti në faqen 108.

- Lexohen shembujt e tekstit dhe rregullat gjuhësore.

- Kalohet në rubrikën “Ushtrohu”.

Ushtrimi 1: Dalloni lakimin e emrave, në fi llim i ktheni në trajtën e shquar

(njëjës). Mirë është të bëhet një tabelë.

lakimi I lakimi II lakimi III lakimi IV

ar- ari, akull-i pirg-u, zog-u shkrepëse – shkrepësja, dallëndysh-e/ja të punuarit

syri, qelq-i prag-u Borë-a, varfëri-a, nat-a/ë, lagj-ja/e të mësuarit

Ushtrimi 2: Plotësoni tabelën e lakimit të emrit vëlla, kalë.Mësuesi tërheq

vëmendjen e nxënësve se emrat : vëlla, baba - në rasën kallzore bëjnë vëllanë,

babanë, kurse kalë bën kalin.

Ushtrimi 3: Nënvizo emrat e lakimit të parë. Thuaj rasën.(Edhe këtu mund

të përdoret tabelë.)

mëngjes → kallëzore; kryetari → emërore; këshilltarin → kallëzore; pirgut →

rrjedhore; sytë → kallëzore; statuja → emërore, zot → emërore; princi → rasa

emërore; çudi → rasa emërore; këshilltarët → rasa emërore; rubini → rasa emërore;

sytë → rasa emërore; ari → rasa rrjedhore; kryetari → rasa emërore, një lypës

– emërore; urdhëresë → kallëzore, këmbët → kallëzore, ndalimin → kallëzore;

zogjve → gjinore, i bashkisë → gjinore; propozim → kallëzore.

118

Reflektimi: punë e pavarur – zbatim i njohurive të marra.

- Lakoni emrat lumë dhe djalë duke krijuar dhe fjali. P.sh.:

lumë: Një lumë i madh kalon mes përmes Shqipërisë.

Emri i lumit është Drin. Lumit është ndryshuar drejtimi.

Dritoni e kaloi lumin me varkë. Fshati ynë lagej prej lumit Osum.

djalë - Djali po pikturon me bojëra uji. Vizatimi i djalit është shumë

magjepsës. Djalit i pëlqen të pikturojë shumë. Mamaja ndihmon

djalin e saj. Afër djalit qëndron mamaja e tij.

- Vlerësimi i nxënësve për punën e bërë.

Detyrë shtëpie. Lakoni emrat plumb, qytet dhe krijoni fjali me to.

Punim i ushtrimeve të Fletores së punës, fq 34 - 35.
Libër mësuesi

Rubrika: Lexim

Tema: Ngjyrat

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë vjershën me intonacion.

• Të dallojë strofat dhe vargjet në vjershën e dhënë.

• Të nxjerrë mesazhin e barazisë midis njerëzve duke iu përgjigjur pyetjeve.

• Të dallojë fi gurën e krahasimit në vjershën e dhënë duke u ndihmuar nga

pjesëza si.

Mjete: teksti i nxënësit.

Fjalë kyç: ngjyra, lëkurë, zemër.

Metodologjia: mendo-argumento, të nxënit në bashkëpunim.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: mendo-argumento.

- Ku ndryshojnë njerëzit nga njëri-tjetri?

- Po ngjyrat e natyrës si janë?

- E imagjinoni natyrën vetëm me një ngjyrë? Si do të na dukej ajo?

- Po botën e imagjinoni vetëm me njerëz që janë njësoj në tipare? Si do të

dukej ajo?

Realizimi i kuptimit.

Mësuesi/ja i orienton nxënësit të lexojnë poezinë në heshtje. Më pas bëhet leximi

i vjershës. Leximi vjen zinxhir, në vargun e fundit të strofës së parë dhe të dytë

nxënësit udhëzohen ta lexojnë të gjithë bashkë.

Të nxënit në bashkëpunim

Grupi I: Pse poeti i quan të rëndësishme të gjitha ngjyrat? A mund të ekzistojë

ylberi pa të gjitha ngjyrat?

Grupi II. Poeti përveç qëllimit të vlerësojë ngjyrat, kërkon të vlerësojë të gjithë

njerëzit, pavarësisht ngjyrës dhe racave të tyre. Nxirr mesazhin me një fjali.

Njerëzit janë të gjithë njësoj, pavarësisht ngjyrës së lëkurës.

Shkruajeni në një fl etë të bardhë dhe lexojeni në grup para shokëve.

Grupi III: Çfarë cilësish ka një njeri, për të cilin themi se e ka zemrën të zezë

dhe njeriu, për të cilin themi e ka zemrën e bardhë.

Nxënësit duhet të përzgjedhin dhe të argumentojnë përzgjedhjet e tyre.

Grupi IV: Në poezi poeti krahason ngjyrat e lëkurës me dukuritë e natyrës.

Përshkruani duke përdorur fi gurën e krahasimit si e përfytyroni ju çdo ngjyrë

duke e lidhur me dukuritë e natyrës.

Reflektimi:

Mblidhuni në rrathë dhe recitojeni vjershën bashkuar dorë për dore.

119
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Detyrë shtëpie. Bëj një pikturë, duke u frymëzuar nga ky imazh.

Rubrika Flasim

Tema: Mesazhi - Jemi miq në këtë botë të vogël

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• T’u përgjigjet pyetjeve duke dëgjuar leximin e tregimit.

• Të dallojë elementet e një posteri të dhënë.

• Të nxjerrë mesazhin e posterit duke u bazuar në elementet e tij.

Mjete: postera të ndryshëm

Fjalë kyç: poster, mesazh, tekst, slogan, foto të fëmijëve, foto të veprimtarive

të përbashkëta

Metodologjia: vëzhgo-diskuto, dëgjo-diskuto, ditari dypjesësh

120

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: vëzhgo-diskuto.

Posterat e sjella në klasë komentohen nga nxënësit sipas mënyrës së tyre.

Në shumë shkolla organizata të ndryshme joqeveritare çojnë postera, të cilat

ekspozohen në muret e shkollës dhe nxënësit janë familjarizuar me to.

Në projektet e ndryshme të orëve të lira një vend zë dhe krijimi i posterit që ka lidhje

me projektin. Gjithsesi kjo orë do të shtjellojë në mënyrë më të detajuar elementet

e një posteri.

Realizimi i kuptimit. Veprimtari e drejtuar.

Mësuesi/ja lexon tekstin dhe më pas u drejton nxënëve pyetjet:

- Nga është marrë teksti? Nga libri “Një plak i Vitit të Ri ndryshe”.

- Çfarë mendoni për përshkrimin që iu bën mësuesi nxënësve të tij?

- Si e përshkruan Çangun, Ualidin, po Miriamin, po Adelbertin?

- Cili është mesazhi që kërkon të na përcjellë? Të gjitha racat njerëzore kanë

tiparet e e tyre të bukura, secila në veçantinë e saj.

Mësuesi/ja i orienton të shohin posterin dhe elementet e tij.

Nxënësit i lexojnë. Mësuesi/ja lexon tekstin e posterit. Ky është një tekst që e kanë

shkruar të rriturit. Ata mësojnë nga sinqeriteti i fëmijëve, të cilët nuk duan t’ia dinë

se kujt race i përkasin. Për ata të gjithë janë njësoj mjafton të jenë shokë dhe miq

për kokë.

Sqarohet fjalët poster dhe slogan. (vijnë nga anglishtja. Poster do të thotë afi she,

pllakat, kurse slogan do të thotë parullë, fjali propagandistike). Zakonisht slogani

shprehet me fjali të shkurtra ose fjali emërore, ku përdoren shumë kontrastet

të dhëna nëpërmjet antonimeve, si p.sh.: Jo dukurisë negative dhe po dukurisë

pozitive.

Reflektimi: elementi = komenti.

- Cili nga elementet e posterit të tërheq më shumë. Argumentoje.

Detyrë shtëpie. Ndahuni në grupe dhe mundohuni të realizoni një poster.

Shfrytëzoni orët e lira.
Libër mësuesi

Rubrika: Njohuri Gjuhësore

Tema: Lakimi i dytë

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit, nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë emrat e lakimit të dytë që mbarojnë me – u në të shquarën.

• Të lakojë emrat e lakimit të dytë të dhëna në tekst.

• Të vendosë në rasën e duhur emrat e dhëna në tekst (që i përkasin lakimit të

dytë).

Mjete: teksti, tabela e lakimit të dytë të emrit “shok”.

Fjalë kyç: lakim, emra mashkullorë, trajta e shquar, pashquar, numri njëjës,

shumës, rasë.

Aftësitë: të dalluarit, të lakuarit, të shkruarit.

Metodologjia: diskutimi i ideve, punë e drejtuar, punë e pavarur – zbatim i

njohurive të marra

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: diskutim i ideve.

Thoni disa emra të gjinisë mashkullore.

lapsi

pinoku

djali

maçoku

Emra të gjinisë mashkullore

shoku

fi ku

libri

miku

Qarkoni emrat mashkullorë që mbarojnë me – u.

- Si mund të lakohen këta emra në njëjës, shumës, të pashquar, të shquar?

Paraqitet para nxënësve tabela e lakimit të emrit shok.

Vihet theksi te mbaresat e çdo rase.

Emrat e gjinisë mashkullore që mbarojnë me – u i përkasin lakimit të dytë.

Si emri shok lakohen të gjithë emrat që mbarojnë me – u.

Nxënësit provojnë të lakojnë disa nga emrat e qarkuar më lart.

Realizimi i kuptimit: punë e drejtuar.

Hapet teksti në faqen 111.

- Në tekstin e dhënë nënvizoni emrat e lakimit të dytë (plaku, çangut

maçoku, banakun, byrek).

Plotësohet me ndihmën e mësueses tabela e lakimit të dytë të emrit mik.

Vendosni në rasën e duhur emrat në kllapa të ushtrimit 3.

(peshkatari, Pinoku, peshkatarit, qenit, buratinin, barkun, zëri, tigani, zërin,

121
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

mikut, qenit, pinokun, dhëmbë, bregun, peshkatari, vrapit).

- Shkruani rasën e emrave të nënvizuar në ushtrimin 4. Thoni nëse janë

shoqëruar ose jo me parafjalë.

qenin → kallëzore, pa parafjalë

buratinit → dhanore, pa parafjalë

shokun → kallëzore, pa parafjalë

qeni → emërore, pa parafjalë

pinokut → dhanore, pa parafjalë

shokun → kallëzore, me parafjalë

buratinit → rrjedhore, me parafjalë

burrit → rrjedhore, me parafjalë

Reflektimi: punë e pavarur – zbatim i njohurive të marra.

Lakoni në fl etore emrat peshk dhe fi k në dyja trajtat e njëjësit dhe të shumësit.

Vlerësohet puna e nxënësit.

Detyrë shtëpie. Lakoni emrin ujku në dy trajtat e njëjësit dhe të shumësit

Në librin personal shënoni emrat e lakimit të dytë duke treguar rasën e tyre.

122
Libër mësuesi

KAPITULLI III

Pasqyra e fantazisë

Rubrika: Lexim (Ora e parë)

Tema: Nilsi shndërrohet në Gishto

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

- Të lexojë përrallën rrjedhshëm.

- Të lexojë fjalorin e të përvetësojë fjalët e reja të përrallës.

- Të tregojë përmbajtjen e përrallës duke iu përgjigjur pyetjeve.

- Të nxjerrë mesazhin e përrallës duke u bazuar në veprimet e Nilsit.

Mjete: teksti i nxënësit, libri për fëmijë “Udhëtimi i mrekullueshëm i Nils

Holgersonit”

Fjalë kyç: gishto, grunar, haur, gazmend, pata, patok, grishë, ledh, trumbë.

Metodologjia: analogji, parashikim me anë të titullit, lexo-krijo pyetje, rrjet

diskutimi

Evokimi: analogji.

Zhvillimi i mësimit

Mësuesja/si mund ta fi llojë mësimin me historinë e një djali, i cili i ngacmonte

milingonat dhe u prishte foletë. Por befas një ditë ndodhi një magji dhe ai u kthye e

u bë sa një milingonë. Vetëm kur jetoi mes tyre ai e kuptoi se ato ishin qenie të gjalla

që punonin shumë, kujdeseshin për familjet e tyre.

Ai i ndihmoi milingonat dhe, pasi u kthye si më parë, nuk i ngacmonte më ato.

Një histori të ngjashme ne do të lexojmë dhe sot. Kjo histori është bërë edhe

fi lm me kartona dhe është shumë e këndshme të shohësh aventurat e Nilsit.

Realizmi i kuptimit: parashikim me anë të titullit.

Paraqitet titulli i tregimit: Nilsi shndërrohet në Gishto. Mësuesi/ja u kërkon

nxënësve të parashikojnë se pse ai është shndërruar në gishto. Nxënësit japin

parashikimet e tyre.

Lexohet pjesa sqaruese mbi autoren e librit dhe në mënyrë të përmbledhur historia

e Nils Holgersonit.

Më pas mësuesi/ja kërkon që nxënësit të ndajnë në paragrafë tekstin dhe të hartojnë

pyetje rreth tyre. Janë 8 paragrafë.

123
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Paragrafi

I

II

III

IV

V

VI

VII

Pyetjet

Çfarë i ka ndodhur Nils Holgersonit?

Cilat gjëra do të humbiste pasi u shndërrua në Gishto?

Si përshkruhet shtëpia e tij?

Si vazhdon përshkrimi i shtëpisë?

Si përshkruhet natyra?

Çfarë po shikonte Nilsi?

Për çfarë i ftuan patat e egra patat e buta?

Pse patat e buta nuk pranuan?

Çfarë ndodhi me patokun?

Pse u grish ai nga thirrjet e patave të egra?

Pse Nilsi e harroi shqetësimin e tij?

Çfarë do të bëjë ai?

Ç’ndodhi me patokun dhe Nilsin?

A ishte e lehtë të qëndronte mbi kurrizin e patokut?

Nxënësit i drejtojnë pyetje njëri-tjetrit.

Lexohet fjalori nga nxënësit. Lexohet tregimi nga 3-4 nxënës. Tregohet tregimi

shkurt nga dy nxënës.

Reflektimi: Rrjet diskutimi.

Jo

A je dakord me shndërrimin e Nilsit në gishto?

Po

Përfundimi: Kur Nilsi e pa se shumë gjëra për të tani s’do të mund t’i realizonte, e

kuptoi se sa të rëndësishme ishin ato.

Detyrë shtëpie. Leximi i tregimit.

Tema: Nilsi shndërrohet në gishto (Ora e dytë)

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të nxjerrë mesazhin e përrallës duke u bazuar në veprimet e Nilsit.

• Të analizojë elementet fantastike të përrallës.

Mjete: teksti i nxënësit.

Fjalë kyç: mesazh, veprime, element fantastik.

Metodologjia: kujto-trego, lexo-përzgjidh-argumento, ditar dypjesësh.

124
Libër mësuesi

Zhvillimi i veprimit

Evokimi: kujto-trego.

Nxënësit tregojnë aventurat e Nilsit gjatë fl uturimit për në Lampland.

Realizmi i kuptimit. Leximi i tregimit zinxhir.

Punimi i rubrikës: Nxirr mesazhin.

Në pyetjen 7 nxënësit përzgjedhin alternativën se çfarë ndiejnë për Nilsin dhe e

argumentojnë atë.

Punim i ushtrimit 8. Në këtë ushtrim nxënësit diskutojnë për faktin se autori i jep

një shans Nilsit për të shlyer gabimet e tij.

Punim i rubrikës Analizo gjuhën. Nxënësit plotësojnë tabelën mbi veçoritë

e tregimit fantastik.

Reflektimi: Komenti – fragmenti.

Në ushtrimin 9 nxënësit komentojnë mendimin e Nilsit: “Por, megjithëse të tëra

qenë aq të vogla dhe varfanjake, për të ato ishin gjithmonë të bukura, edhe sikur

për banesë të kishin pasur një brimë në dyshemenë e grunarit.”

Detyrë shtëpie. Imagjinoje veten mbi kurrizin e patës. Përshkruaj me 3-4 fjali

ndjesitë e tua dhe si do të dukej bota poshtë. Përdor shprehje të fi gurshme.

Rubrika Njohuri gjuhësore

Tema: Lakimi i tretë

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë emrat në fjalitë e dhëna.

• Të lakojë emrat që i përkasin lakimit të tretë.

• Të dallojë emrat e lakimit të tretë.

• Të krijojë fjali me emra të lakimit të tretë.

• Të analizojë emrat e dhënë sipas kategorive gramatikore.

Mjete: tabela, shkumësa me ngjyra, tabela e lakimit të tretë, teksti.

Fjalë kyç: emra femërorë me -a ose -ja, lakimi i tretë, rasë, gjini, numër, trajtë,

analizë morfologjike.

Shprehitë që zhvillohen: të lakuarit, të dalluarit, të krijuarit, të analizuarit.

Metodologjia: përvijim i të menduarit, punë e drejtuar, të ushtruarit, punë e

pavarur – analizë morfologjike.

125
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Përvijim i të menduarit.

Shkruhen në tabelë emra të gjinisë femërore dhe pyeten nxënësit:

- Si të lakohen këta emra të gjinisë femërore?

Paraqitet tabela e lakimit të emrave: “dorë” dhe “fl etore” në dy trajtat e njëjësit dhe

shumësit.

Ky është edhe lakimi i tretë (emrat femërorë që mbarojnë me -a ose -ja).

Në këtë lakim hyjnë edhe emrat mashkullorë që tregojnë frymorë, si: dajë, axhë,

fëmijë.

Realizimi i kuptimit: punë e drejtuar, të ushtruarit.

Hapet teksti në faqen 116.

Lexohen shembujt e dhënë në tekst dhe rregullat gjuhësore që i përkasin lakimit të

tretë.

Në ushtrimin 1 nxënësit nënvizojnë emrat e lakimit të tretë në tekstin e dhënë.

Në ushtrimin 2 nxënësit plotësojnë tabelat me lakimin e emrave “racë” dhe “ide”

në dy trajtat dhe dy numrat.

Në ushtrimin 3 nxënësit vendosin në rasën e duhur emrat në kllapa: (arushës,

brinjët, shtëllunga, klithmën, korijes, gojën, klithma, ulërima, arushat, batanijet).

Në ushtrimin 5 nxënësit vendosin rasën e emrit të nënvizuar sipas shembullit

(shtëpia→ E, e Pipit → Gj, para shtëpisë → Rr, kalin → K, shtëpi → K, një kuzhinë

→ K, një dhomë → K pritjeje → Rr, dhomë → K, gjumi→ Rr, dhomat → E, mamanë

→ K, babanë → K, miqve→ Dh, dhurata → K)

Në ushtrimin 6 shkruajnë emrat në kllapa në rasën e duhur. (Tomit, Anikës, shoqet,

Tomit, Anikës, vrapit, lulet, tërheqjeje, Pipit, lajmin, Tomin, kaçubeje, trëndafi li).

Shënim: Ushtrimet do të plotësohen në tekst me laps dhe kontrollohen në çifte punët

e njëri-tjetrit.

126

Reflektimi: Punë e pavarur – analizë morfologjike.

Analizoni 6 emra nga ushtrimi 6 sipas kërkesës së tabelës. (Analizë morfologjike),

p.sh.,

Tomit→ emër i përveçëm, njëjës, mashkullore, i shquar, lakimi i parë, rasa gjinore

nëna→ emër i përgjithshëm, konkret, njëjës, femërore, i shquar, lakimi III, r.

emërore

çaj→ i përgjithshëm, konkret, njëjës, mashkullore, i pashquar, lakimi I, rasa kallëzore.

etj. (3 emra të tjerë si më lart)

Vlerësimi i nxënësve bëhet duke këmbyer tekstet dhe mbajtur shënimet përkatëse

për shokun.

Detyrë shtëpie. Lakoni emrat punë dhe mësuese. Ushtrimi 4. Lako emrin

miqësi duke krijuar fjali.

Punim i ushtrimeve të Fletores së Punës, fq 36-37.
Libër mësuesi

Rubrika: Lexim

Tema: Aventurat e Lushit në gjithësi

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë tregimin qartë duke respektuar shenjat e pikësimit.

• Të lexojë fjalorin dhe të përvetësojë fjalët e reja të tregimit.

• Të dallojë fjalët e fjalorit shkencor bazuar në njohuritë që ka nga dituria e

natyrës.

• Të dallojë mënyrën e veçantë të shkrimit të tregimit me rimë.

• Të imagjinojë një aventurë në gjithësi, ashtu si personazhi i Lushit.

• Të nxjerrë mesazhin duke u bazuar në veprimet e personazhit.

Mjete: teksti i nxënësit, libri “Aventurat e Lushit” .

Fjalë kyç: aventurë, Lushi, gjithësi, udhëtim, ëndërr, peshë, gravitet, rrokopujë,

dinamik.

Metodologjia: mendo-diskuto, lexim i drejtuar, të nxënit në bashkëpunim,

ditari dypjesësh.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: mendo-diskuto.

Mësuesi/ja u drejton nxënësve pyetjet:

- A keni lexuar mbi udhëtimet e njeriut në hapësirë?

- Me se i realizon ai këto udhëtime?

- A ka jetë në hapësirë?

- Si ecin kozmonautët në hapësirë?

- A do t’ju pëlqente një udhëtim në hapësirë? Pse?

Realizimi i kuptimit: lexim i drejtuar.

Mësuesi/ja informon nxënësit se pjesa e re është shkëputur nga libri me të njëjtin

titull i shkrimtarit kosovar Arif Demolli. Nxiten nxënësit të kujtojë se ky personazh

është takuar dhe në tekstin e Gjuhës shqipe 4.

Ndalesa e parë. Kënaqet Lushi... deri te .... të gjitha rrokopujë.

- Ku po udhëton Lushi?

- Cilët janë Magelani, Kolombi, Gagarini, Armstrongu?

Nëse nxënësit nuk kanë informacion, mësuesi/ja jep informacione për secilin prej

tyre.

127
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Ferdinand Magelani - njeriu që i ra botës rreth e qark për 80 ditë.

Kristofor Kolombi - spanjolli që zbuloi Amerikën.

Juri Gagarin - njeriu i parë (rus) që udhëtoi rreth planetit Tokë me anije kozmike.

Neil Armstrongu – kozmonauti (amerikan) që shkeli i pari në Hënë.

- Çfarë ndodh me sendet në gjithësi?

- Pse ndodh një gjë e tillë?

Ndalesa e dytë: Po, së pari, sa për njoftim ... deri te .... ma tërheq.

- Ç’ndodh në qytetin real?

- Po në hapësirë? Renditni disa veprime.

- Lushi vërtet po udhëton në hapësirë apo....?

- Kush vjen e ia prish ëndrrën?

Ndalesa e fundit: Zgjohu ... deri në fund.

- Pse është i mërzitur Lushi?

- Çfarë e pret në jetën e përditshme?

- Punohen fjalët e fjalorit.

- Lexohet tregimi nga disa nxënës ose zinxhir. Lexohen fjalët e fjalorit.

- Punimi i rubrikës Analizo gjuhën. Të nxënit në bashkëpunim.

Nxënësit të ndarë në grupe punojnë pyetjet 4, 5, 6,7 ,8.

Grupi I. Nxënësit do ta përfytyrojnë veten si në ëndrrën e Lushit. Shtojini

diçka origjinale udhëtimit tuaj.

Grupi II punon ushtrimin 5. Pse Lushi thotë se nuk ka shpëtim? Ëndrra

është ëndërr dhe realiteti realitet. Komentojeni.

Grupi III punon ushtrimin 6. Nxënësit të dallojnë shprehje që tregojnë se

tregimi është shkruar me humor.

Grupi IV. Në ushtrimin 7 nxënësit dallojnë fjalët (që rimojnë me njëratjetrën.

Rima është karakteristikë e poezisë, por shkrimtari e shkruan tregimin në

një lloj proze, ku fjalët rimojnë dhe tregimi ngjan si poezi.

Reflektimi: fragmenti - komenti.

Në ushtrimin 8 nxënësit duhet të komentojnë fjalinë e fundit.

Duhen përveshur llërët, se e tillë është jeta në planet: çdo gjë e ka peshën

e vet. Madje dhe luga që pranë pjatës më pret!

Nxënësit dallojnë dhe dy kuptimet e fjalës peshë: pesha e trupit dhe pesha e

përgjegjësive që kemi në jetë.

Detyrë shtëpie. Nxirr fjalë nga teksti për të krijuar një fjalorth shkencor. Shto

dhe vetë fjalë të tjera.

Rubrika Njohuri gjuhësore

Tema: Mbiemri (2 orë)

128

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë mbiemrat në fjalitë e dhëna.
Libër mësuesi

• Të klasifi kojë mbiemrat sipas numrit, gjinisë, rasës dhe llojit.

• Të shoqërojë emrat e dhënë me mbiemra.

a) të përshtatë mbiemrat me emrat e dhënë;

b) të krijojë çifte mbiemrash të kundërt;

• Të analizojë mbiemrin në lidhje me emrin që e shoqëron.

Mjete: tabela, shkumësa me ngjyra, fi she me mbiemra, tabelë e lakimit

të emrave femërorë e mashkullorë.

Fjalë kyç: mbiemër, lakimi, rasë, gjini, numër, i nyjshëm, i panyjshëm,

mbaresë, nyje, të kundërt.

Aftësitë: të dalluarit, të klasifi kuarit, të shoqëruarit, të përshtaturit,

të krijuarit, të analizuarit.

Metodologjia: diskutim i ideve, punë e drejtuar në grupe, të nxënit në

bashkëpunim, punë e pavarur – zbatim i njohurive të marra

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: diskutim i ideve.

Paraqiten fi sha me mbiemra dhe pyeten nxënësit:

- Ç’dini për mbiemrat?

rasë

lakohet

tregon cilësitë e emrit

që e shoqëron

numër

mbiemri

Rasa Njëjës Shumës

i, gj.mashkullore

i nyjshëm

a, gj. femërore

gjini

i panyjshëm

të, shumës f

m

Lakohet grupi emëror vajzë fi snike në dy numrat e dy trajtat.

T. e pashquar T. e shquar T. e pashquar Trajtë e shquar

emërore një vajzë fi snike vajza fi snike ca vajza fi snike vajzat fisnike

gjinore i, e një vajze fisnike i vajzës fi snike ca vajzave fi snike vajzave fi snike

dhanore një vajze fi snike vajzës fi snike ca vajzave fi snike vajzave fi snike

kallëzore një vajzë fi snike vajzën fi snike ca vajza fi snike vajzat fi snike

rrjedhore një vajze fi snike vajzës fi snike ca vajzave fi snike vajzave fi snike

Realizimi i kuptimit: punë e drejtuar në grupe; të nxënit në bashkëpunim.

Hapet teksti në faqen 120

Lexohet në tekst rubrika Kujto dhe nxënësit nënvizojnë me të kuqe mbiemrat e nyjshëm

e me blu mbiemrat e panyjshëm.

129
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Lexohen rregullat gjuhësore për mbiemrin: tabela e lakimit të grupeve emërore

bluzë e kaltër, xhup i kaltër, djali fi snik.

Nxënësit u përgjigjen pyetjeve:

- Cili nga mbiemrat nuk ndryshoi gjatë lakimit? (Mbiemrat e panyjshëm)

- Çfarë ndryshon gjatë lakimit te mbiemrat e nyjshëm? (Nyja)

Klasa ndahet në grupe të vogla me 5 - 6 veta.

Grupi I. Vendosni pranë emrave një mbiemër që tregon cilësinë

apo tiparin e tij.

p.sh., nxënës i sjellshëm, mal i lartë, dhelpër dinake etj.

Grupi II. Plotëso mbiemrin me nyje ose mbaresë sipas gjinisë e numrit.

p.sh., pallto e gjatë, djalë i vogël, fl okë të kuq, shoferi i aftë.

Grupi III. Gjej të kundërtin e mbiemrave të dhënë:

i trishtuar – i gëzuar

e tejdukshme – e patejdukshme

i kënaqur – i mërzitur

i qetë – i trazuar

Grupi IV. Lidh me shigjetë sipas shembullit, p.sh.: veshje të brendshme, mure

të ngurta, djem të shkathët, vajza çapkëne, biblioteka e re.

Grupi V. Shoqëro emrat abstraktë me një mbiemër.

p.sh., trishtim i madh, pastërti shembullore, rini e gëzuar etj.

Grupi VI. Shkruaj dy mbiemra për emrat e dhënë.

P.sh.,

veror

e prerë

stani

kashtë

i madh

e kalbur

Raportohen përgjigjet nga çdo përfaqësues i grupi.

Ushtrimi 5. Plotësohet në tekst duke prishur mbiemrin e papërshtatshëm.

(e palarë, e bukur, e shpejtë, e ngarkuar)

Reflektimi: punë e pavarur – zbatim i njohurive të marra.

Në tekstin e ushtrimit 8 nënvizoni mbiemrat dhe analizojini nga ana morfologjike,

p.sh.,vizitë të shumëpritur – i nyjshëm, femërore, njëjës, rasa kallëzore.

(e) shokut të ngushtë – i nyjshëm, mashkullore, gjinore.

Në klasë do të analizojnë 6 mbiemra, të tjerat lihen detyrë shtëpie + ushtrimi 7.

Rubrika: Flasim

Tema:Teksti letrar dhe teksti shkencor.

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të përcaktojë llojin e tekstit të dëgjuar duke u bazuar në përmbajtjen dhe

intonacionin.

• Të analizojë llojet e teksteve duke u bazuar në informacionin që transmetojnë.

130
Mjete: teksti i nxënësit

Fjalë kyç: informacion, intonacion, tekst letrar, informativ, shkencor

Metodologjia: stuhi mendimesh, lexo-argumento

Libër mësuesi

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: stuhi mendimesh.

- Cilat janë llojet e teksteve nisur nga përmbajtja e tyre.

përralla

informativ

tekstet

letrare

fabula

poezia

shkencore

tregimi

Realizimi i kuptimit:

Mësuesi/ja i orienton nxënësit të dëgjojnë tekstin që lexohet prej saj. Nxënësit duhet

të përqendrohen në përmbajtjen e tekstit dhe intonacionin që përdor mësuesi/ja gjatë

leximit.

Në tekstin e parë nxënësit do të dallojnë që është një tekst letrar.

Mësuesi/ja i nxit nxënësit të diskutojnë rreth përmbajtjes së këtij teksti. Pra, nxënësit

njihen me dy personazhe: Xhekun dhe Enin, që kanë arritur në Hënë dhe po lënë një

mesazh. Ky është një tekst letrar i llojit fantastiko shkencor.

Teksti i dytë është i llojit shkencor, pra nxënësit marrin njohuri mbi ajrin dhe

përbërësit e tij.

Teksti i tretë është tekst informativ. Në këtë tekst merret informacion mbi UFO-t

bazuar në dëshmitë e disa personave, të cilët besojnë se kanë parë UFO-t.

Nxënësit iu përgjigjen pyetjeve rreth teksteve. Në tekstin e parë ngjarja është joreale,

ka dialog. Tekstet e tjera janë të një natyre tjetër.

Tekste shkollore janë dy tekstet e para.

Reflektimi: Mësuesi/ja ka përgatitur tri lloje tekstesh, të cilat janë fotokopjuar dhe

u shpërndahen nxënësve për të përcaktuar llojin e tyre. Nxënësit ndërkohë duhet të

argumentojnë zgjedhjen që bëjnë.

Detyrë shtëpie. Zgjidhni nga një revistë një tekst informativ dhe argumentoni

përse është i tillë

Rubrika: Njohuri gjuhësore

Tema: Përemrat vetorë

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë përemrat vetorë në fjalitë e dhëna.

• Të tregojë rastet e përdorimit të përemrave vetorë.

• Të krijojë një tekst të shkurtër, duke përdorur përemra vetorë.

131
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Mjete: teksti, tabela, shkumësa me ngjyra, fi sha me përemrat vetorë, fl etore

klase, stilolaps.

Fjalë kyç: përemra vetorë, kryefjalë, njëjës, shumës.

Aftësitë: të dalluarit, të treguarit, të krijuarit, të shkruarit.

Metodologjia: Diskutim i ideve; paraqitje skematike, punë e drejtuar, shkrim i

drejtuar.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Diskutim i ideve; paraqitje skematike

Pyeten nxënësit: - Cilët janë përemrat vetorë të njëjësit e të shumësit?

I- unë

II - ti

III - ai ajo

kanë tri veta

Përemrat vetorë

I - ne

II - ju

III - ata ato

njëjës

Përemrat vetorë të vetës I dhe II përdoren vetëm për njerëz.

Përemrat vetorë të vetës III përdoren për:

- frymorë, e - sende.

- të mos përsëritur një emër që është përdorur më përpara.

shumës

Mësuesi/ja ka shkruar në tabak letre ose në dërrasë tabelën, ku së bashku me

nxënësit e plotësojnë: përemrat vetorë dhe ku përdoren. (shih tabelën e tekstit).

unë veta I → njëjës – personi që fl et.

ti → veta II → njëjës – personi që dëgjon.

ai → veta III → njëjës - personi për të cilin fl itet, gjinia mashkullore.

ajo → veta III → njëjës - personi për të cilën fl itet, gjinia femërore.

ne → veta I → shumës – personat që fl asin, ku është dhe folësi

ju → veta II → shumës –personat që dëgjojnë, ku është dhe dëgjuesi.

ata → veta III → shumës – personat për të cilët fl itet, gjinia mashkullore.

ato → veta III → shumës – personat për të cilat fl itet, gjinia femërore.

Realizimi i kuptimit: punë e drejtuar.

Hapet teksti në faqen 124.

Lexohet teksti duke veçuar fjalët me të kuqe si përemra vetorë.

Vështrohet me kujdes tabela e koncepteve për përemrat vetorë.

Lexohen rregullat gjuhësore për përemrat vetorë.

Kalohet tek rubrika Ushtrohu.

Në tekst plotësohen ushtrimi 1, 2, 3.

Ushtrimi 1. Qarko me të kuqe përemrat vetorë: (ne, ju, ne, unë, ai, unë, ai, ata,

ajo).

132
Libër mësuesi

Ushtrimi 2. Plotësoni fjalitë me përemrin vetor që duhet: (unë, ne, ju, ato, ajo, ti)

Ushtrimi 3. Plotësoni fjalitë me përemrat vetorë që janë kryefjalë. (ju, ne, ajo, ajo,

ai, ti, ata).

Diskutojnë me njëri-tjetrin ushtrimet e plotësuara.

Reflektimi: shkrim i drejtuar.

Krijoni një tekst të shkurtër me temë “Unë dhe shokët e mi” ku të përdorësh përemra

vetorë.

P.sh., Unë kam shokë të mirë. Ata më dëgjojnë me vëmendje kur fl as. Ne, së bashku,

organizojmë lojëra të ndryshme, ekskursione, gara sportive etj. Njëri prej tyre mëson

shumë mirë. Ai është Klajdi. Unë ndihem i qetë pranë shokëve të mi.

Lexohen disa krijime para klasës.

Vlerësimi i nxënësve për krijimet e bëra.

Detyrë shtëpie. Shkruaj një tekst ku të përdorësh përemra vetorë.

Punim i ushtrimeve të Fletores së punës, fq 38.

Rubrika: Lexim

Tema: Arinjtë fluturues.

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë tregimin qartë.

• Të diskutojë mbi vendin ku zhvillohen ngjarjet bazuar në informacionet dhe

njohuritë që ka.

• Të dallojë elementet fantastikë të tregimit duke i ilustruar me shembuj nga

tregimi.

• Të dallojë pjesën shkencore në tregim duke e ilustruar me leximin e saj.

• Të nxjerrë mesazhin e tregimit duke u bazuar në pyetjet.

Mjete: Teksti i nxënësit

Fjalë kyç: arinj, imitoj, dhimbje.

Metodologjia: kllaster, punë në çifte, të nxënit në bashkëpunim, grupet e ekspertëve,

ditari i të nxënit

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Punë në çifte.Stuhi mendimi.

-Shkruani çfarë dini për arinjtë polarë.

ku jetojnë?

Arinjtë polarë

në cilat lloj të

kafshëve bëjnë

pjesë?

me se ushqehen ?

si kujdesen për të vegjlit e tyre?

Nxënësit lexojnë punimet e tyre, të cilat punohen në çift.

133
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

134

Realizimi i kuptimit. Prezantohet titulli i tregimit.

Mësuesi/ja sqaron që teksti është marrë nga libri “Shtëpia magjike në pemë” e autores

Meri Pop Ozborn.

Mësuesi/ja i ndan nxënësit në grupe ekspertësh. Secilit grup i jep një fl etë me pyetje,

të cilave duhet t’u përgjigjen. Nxënësit lexojnë në heshtje tekstin. Më pas ekspertët

prezantojnë punët e tyre në grupet bazë.

Fleta e parë

- Ku zhvillohen ngjarjet?

- Ku ndodheshin arinjtë e vegjël?

- Pse ishte e shqetësuar arusha?

- Renditni veprimet e arushës për të shpëtuar këlyshët e saj.

Fleta e dytë

- Cili është informacioni shkencor për arinjtë polarë?

Lexim i tekstit në role nga nxënësit.

Punim i rubrikës Kupto përmbajtjen.

Punim i rubrikës Analizo gjuhën. Nxënësit do të nënvizojnë në tregim pjesën që

ka informacion shkencor.

Ndonëse një arushë polare mund të peshojë ... deri te .... me kthetra mbi akull.

Fjalët e fjalorit shkencor janë: peshojë deri në 759 paund. (1 paund = 454 g), shtresë

akulli, ekuilibër.

Në ushtrimin 9 nxënësit dallojën situatat fantastike në tregim.

Reflektimi: punë në grupe.

Nxënësit të ndarë në tri grupe punojnë ushtrimet e rubrikës Nxirr mesazhin.

Grupi I punon ushtrimin 5 në formën e një ditari të të nxënit.

Di

Jetojnë në Polin e Veriut.

Poli i Veriut është i

mbuluar nga akulli.

Këtu temperaturat janë

shumë të ulëta.

Arinjtë polarë ushqehen

me peshk.

Janë të rrezikshëm po t’i

ngacmosh

Mësova

Peshojnë 759 paund.(afërsisht 345 kg.)

Mbajnë në ekuilibër peshën e vet. Rrëshqasin në

akull duke u mbajtur me kthetra.

Njeriu ka mësuar nga arinjtë.

Në Polin e Veriut jetojnë arinj polarë, foka,

pinguinë.

Jetojnë eskimezët, njerëz të cilët i janë përshtatur

klimës shumë të ftohtë me shtëpitë e tyre

karakteristike të ndërtuara me blloqe akulli.

Grupi II: Në ushtrimin 6 nxënësit shprehin në mënyrë imagjinare ndjesitë që

iu krijohen nëse do të ishin arinj polarë fl uturues. Më pas i krahasojnë me ndjesinë

e Nilsit që fl uturoi në qiell.

Grupi III: Në ushtrimin 7 nxënësit diskutojnë për përpjekjet e arushës për

të shpëtuar të vegjlit e saj.

Detyrë shtëpie. Të komentojnë me shkrim fjalët: Gjuetari i fokave tha se njerëzit

kanë mësuar nga arinjtë polarë.
Libër mësuesi

Rubrika: Njohuri gjuhësore

Tema: Lakimi i përemrave vetorë dhe trajtat e shkurtra

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë përemrat vetorë në fjalitë e dhëna.

• Të lakojë përemrat vetorë.

• Të dallojë trajtat e shkurtra të përemrit vetorë në fjalitë e dhëna.

• Të shkruajë si duhet përemrat e shkruar gabim.

Mjete: tabela, teksti, tabelë e lakimit të përemrave vetorë, shkumësa me

ngjyra, fletore klase, stilolaps.

Fjalë kyç: përemra vetorë, trajta të shkurtra, lakim, rasë.

Aftësitë: të dalluarit, të lakuarit, të shkruarit.

Metodologjia: mendo-diskuto-krahaso, punë e drejtuar, diskutim-zbatim i

rregullave të mësuara.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: mendo-diskuto-krahaso

Mësuesi/ja paraqet para nxënësve lakimin e përemrave vetorë në tabelën e

kartonit.

- Vëreni me kujdes lakimin.

Në rasën kallëzore dhe dhanore përemri vetorë shoqërohet nga trajta e shkurtër.

qëndrojnë para foljeve

më

i

u

trajta të shkurtra të

përemrave vetorë

të

e

ju

na

Lexohet teksti i dhënë në libër.

Veçohen përemrat vetorë nga trajtat e shkurtra duke i krahasuar me njëra-tjetrën.

Trajtat e shkurtra më ( v.I), të (v. II) njëjës, na (v.I), ju ( v.II) - shumës dalin me të njëjtën

formë në r. dhanore e kallëzore.

Realizimi i kuptimit: punë e drejtuar.

Hapet teksti në faqen 128.

Lexohen me kujdes rregullat gjuhësore për përemrat vetorë, trajtat e shkurtra dhe

lakimi i përemrave pronorë.

Kalohet në rubrikën Ushtrohu.

Në ushtrimin 1 nxënësit nënvizojnë përemrat dhe trajtat e shkurtra (për t’i dalluar

përdorin ngjyrat e kuqe, blu).

përemrat (ai, ajo, ajo, unë, ajo, ti, ajo)

trajtat e shkurtra (e, më, e, e, më, e, i, ty të, të, e, më)

Në ushtrimin 2 nxënësit vendosin trajtën e shkurtër në vendin e duhur në tekstin e dhënë

(të, ju, ne na, e, i, i, na, më, të, më, ty të).

135
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Në ushtrimin 3 nxënësit nënvizojnë përemrat dhe trajtat e shkurtra dhe thonë

rasën e tyre.

p.sh., asaj → përemër vetorë, rasa dhanore (kujt?)

i → trajtë e shkurtër e përemrit vetor (atij i)

atë → përemër vetorë, rasa kallëzore (kë?)

e → trajtë e shkurtër etj... (atë e)

Reflektimi: diskutim-zbatim i rregullave të mësuara.

Mësuesi/ja dikton tekstin e ushtrimit 4, nxënësit duhet të shkruajnë saktë përemrat

vetorë që janë shkruar gabim.

Vlerësimi i nxënësve për punën e bërë.

Detyrë shtëpie. Zgjidhni një tekst nga libri “Gjuha shqipe 5” ose një libër tjetër

dhe nënvizoni me ngjyra të ndryshme përemrat vetorë dhe trajtat e shkurtra.

Punim i ushtrimeve të Fletores së punës, fq 38.

Rubrika: Lexim

Tema: Aventurat në ishullin lundrues (Ora e parë)

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të parashikojë zhvillimin e ngjarjes duke u bazuar në fjalët kyç.

• Të lexojë tregimin duke respektuar rregullat e intonacionit.

• Të lexojë fjalorin e fjalëve të reja të tregimit.

• T’iu përgjigjet pyetjeve.

Mjete: teksti i nxënësit.

Fjalë kyç: aventurë, ishull lundrues, vrundujt, i çmeritur, synajë.

Metodologjia: parashikim me terma paraprakë, lexim i drejtuar, rrjet i

diskutimit.

136

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: parashikimi me terma paraprake.

Janë dhënë fjalët: përmbytje, aventurë, ishull lundrues, kthim në shtëpi.

Nxënësit shkruajnë një tregim të shkurtër me këta terma. Lexohen punimet e dy -tre

nxënësve.

Realizimi i kuptimit: Lexim i drejtuar.

- Prezantimi i titullit të tregimit.

- Leximi i pjesës sqaruese nga është marrë tregimi.

Ndalesa e parë. Ato ditë marsi ... deri te... rrethuar me pisha dhe palma.

- Kur zhvillohen ngjarjet?

- Po ne në ç’vit jemi tani?

- Çfarë lloj teksti mund të jetë teksti që po lexojmë?
Libër mësuesi

- Cilat ishin lajmet që transmetonin kanalet e radiove dhe televizioneve?

- Emri i qytetit të Durasinit me emrin e cilit qytet të ngjason?

- Si mendoni se do të vazhdojë ngjarja?

Ndalesa e dytë. Vigani vrapoi... deri te... të zinte veshët me duar.

- Cili personazh na prezantohet tani?

- Ku jeton ai?

- Si përshkruhet moti? Çfarë do të ndodhë me shtëpinë e tij?

Ndalesa e tretë. Ndërkohë shpërtheu ... deri te... plotësisht i çmeritur.

- Si vazhdojnë të zhvillohen ngjarjet?

- Çfarë mesazhi merr Vigani në kompjuter?

- Çfarë ka ndodhur me shtëpinë e tij? A ishte i saktë parashikimi juaj?

- Çfarë mendoni se do të bëjë Vigani?

Ndalesa e katërt. Tungjatjeta Vigi ... deri te... për atë që po ndodhte.

- Çfarë shkruhej në mesazhin elektronik?

- Cili është urdhri që i japin Vigit?

- A do të shpëtojë ai?

- A mendon se Vigi ka frikë?

Ndalesa e fundit. Ndërkohë, në fund të synojë ... deri në fund.

- Si vazhdon mesazhi?

- A mendoni se ai do të pajtohet me humbjen?

- A do t’ia dalë ai? Ku e mbështet argumentin tënd.

Leximi i tregimit nga disa nxënës. Punim i fjalëve të fjalorit.

Rrjet i diskutimit.

Jo

A është i përshtatshëm emri që autori i ka vënë personazhit kryesor?

Po

Përfundimi. Vigan do të thotë i madh, i pamposhtur, trim. Një situate të tillë të

jashtëzakonshme mund t’i kundërvihen njerëzit trima dhe guximtarë.

Detyrë shtëpie. Lexim i tregimit.

Tema: Aventurat në ishullin lundrues (Ora e dytë)

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë numrin e paragrafëve në tekstin e dhënë.

• Të përcaktojë fjalitë përmbledhëse të çdo paragrafi .

• Të dallojë elementet fantastikë dhe shkencor duke ilustruar me pjesë nga

tregimi.

• Të analizojë me fjalët e tij shprehjet e dhëna në tekst.

Metodologjia: shkrim argumentues, të nxënët në bashkëpunim, ditar dypjesësh,

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Mësuesi/ja iu drejton nxënësve pyetjen.

137
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

- A të ka ndodhur të humbësh mendjen pas një loje elektronike? Shkruaj me

4 fjali si je ndier.

Lexohen disa punime të nxënësve.

Realizimi i kuptimit: punë e drejtuar në grupe; të nxënit në bashkëpunim.

Paragrafi

I

II

III

IV

V

VI

VII

VIII

IX

Fjalia përmbledhëse

Ato ditë marsi të 2019- të kanalet e radiove dhe televizioneve paralajmëronin për

përmbytje dhe shkatërrime në qytetin e Durasinit dhe rrethinat e tij.

Vigani ndodhej i vetëm në shtëpinë e tij të bukur, ndërtuar në breg të detit mbi

një kodër.

Një xhungël e bardhë dallgësh dukej sikur po përplasej pranë shtëpisë së tij.

Përmbytja po ndodhte dhe në kompjuterin e tij mbërrin një kumt në të cilin

lexohej: Udhëtimet e Vigit në ishullin lundrues.

Vigit i dukej se ishte në një anije që lëkundej vazhdimisht.

Në kumtin elektronik atij iu bë e ditur se duhej ta çonte deri në fund në

të kundërt shtëpia e tij do të humbiste bashkë me të.

I tmerruar, ai pa se gjithçka po dridhej, prandaj lajmëroi Këshillin e Gjendjes

së Jashtëzakonshme.

Ai kishte humbur në hapësirë dhe kohë, prandaj duhet të ndiqte fatin e tij.

Vigi duhej të luftonte për t’u kthyer në vendin e tij.

Punohet rubrika Kupto përmbajtjen. Nxënësit ndajnë tekstin në paragrafë dhe

shkruajnë një fjali përmbledhëse për çdo paragraf.

Ky ushtrim punohet në grupe. Në fund përfaqësuesi i grupit prezanton grafi kun e

plotësuar nga të gjithë bashkë.

Tre-katër nxënës duke u bazuar në këto fjali, ritregojë përmbajtjen e tekstit dhe

vlerësohen.

Punim i rubrikës Analizo gjuhën.

Lexohet ushtrimi Kujto dhe shto njohuritë nga një nxënës. Në këtë rubrikë nxënësit

marrin informacion mbi tekstet fantastiko-shkencore.

Reflektimi: imagjino-përshkruaj, fragmenti-komenti.

Punim i ushtrimeve 4, 5 të rubrikës Nxirr mesazhin.

Në ushtrimin 4 nxënësit duhet të përfytyrojnë veten në vend të Vigit mes stuhive

dhe dallgëve. Në një fl etë shprehin se si do të ndiheshin.

Në ushtrimin 5 nxënësit komentojnë fjalët: Frikacakët nuk i ndihmon fati,

mendoi. Ai u takon vetëm trimave. Provo t’u dalësh vështirësive përballë i vetëm.

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 7, në të cilin nxënësit duhet të analizojnë pjesën

“Aventurat në ishullin lundrues” duke nxjerrë karakteristikat e një tregimi fantastikoshkencor.

Koha: mars 2019.

Moti: dallgë të furishme, re të zeza si përbindësha, erë e fuqishme, shoqëruar me

138
Libër mësuesi

shi të vrullshëm.

Mjeti elektronik: kompjuteri.

Vendi:Durasini dhe rrethinat e tij.

Ngjarja: përshkrimi i një stuhie të fuqishme.

Fjalori.

Rubrika Njohuri gjuhësore (drejtshkrim)

Tema: Përdorimi i apostrofit në trajtat e shkurtra të bashkuara

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë trajtat e shkurtra në fjalitë e dhëna.

• Të dallojë trajtat e bashkuara në fjalitë e dhëna.

• Të përdorë apostrofi n gjatë shkrimit të trajtave të shkurtra të bashkuara.

• Të korrigjojë trajtat e shkruara gabim në tekstin e dhënë

• Të krijojë një tekst me 6 fjali, duke përdorur trajta të shkurtra të bashkuara.

Mjete: teksti, tabela, fi sha me trajta të shkurtra të bashkuara, stilolaps.

Fjalë kyç: apostrof ( ’ ), trajta të shkurtra të bashkuara.

Aftësitë: të dalluarit, të përdorurit, të shkruarit, të krijuarit.

Metodologjia: përvijim i të menduarit, punë e drejtuar, shkrimi i lirë

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: përvijim i të menduarit.

- Rikujtoni: ç’mbani mend për trajtat e shkurtra?

e

i

u

i qëndrojnë para foljeve

më (mua)

Trajtat e shkurtra

na (neve; ne)

ju (juve; ju)

të (ty)

Trajtat e shkurtra më dhe të kur bashkohen me trajtën e shkurtër i, formojnë trajta të

shkurtra të bashkuara dhe shkruhet me apostrof.

P.sh., (paraqiten fi shat me trajtat e bashkuara)

më + i = m’i të + i = t’i

p.sh., m’i dha librat t’i tregonte dëshirat

Realizimi i kuptimit: punë e drejtuar.

Hapet teksti në faqen 133.

Lexohet teksti dhe vihet re përdorimi i apostrofi t në trajtat e shkurtra duke rrethuar

trajtat e shkurtra të bashkuara.

Kalohet në rubrikën Ushtrohu.

139
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Në ushtrimin 1 nxënësit nënvizojnë trajtat e shkurtra duke rrethuar trajtat e

shkurtra të bashkuara.

- trajtat e shkurtra (mua më, mua më, ma)

- trajtat e shkurtra të bashkuara (t’i, m’i, t’i, m’i, t’i)

Në ushtrimin 2 nxënësit vendosin apostrofi n ku duhet. Korrigjojnë gabimet.

Shkruhet teksti i saktë në fl etore të klasës.

(m’a – ma; ti – t’i, mi – m’i, m’ë – më, ti – t’i)

Reflektimi: shkrim i lirë.

Duke u ndihmuar nga fi gura, nxënësit krijojnë një tekst me 6 fjali, ku përdorin dhe

trajtat e shkurtra të bashkuara. P.sh.:

Mua më pëlqejnë shumë librat, - thotë Artani.

Kam dëshirë të t’i tregoj edhe ty.

Ai m’i solli librat pranë.

Jam shumë kureshtar t’i shoh librat e tij.

Mua më pëlqyen shumë.

Shumë nga ngjarjet e librave që m’i solli Artani, i kam parë dhe fi lma.

Vlerësimi i nxënësve për krijimet e bëra, duke dalluar më të saktat.

Detyrë shtëpie. Shkruani një tekst me jo më pak se 6 fjali ku të përdorni trajtat

e shkurtra të bashkuara.

Punim i ushtrimeve të Fletores së punës, fq 39.

Rubrika: Shkruajmë

Tema: Përshkruaj veçoritë e zërave dhe të zhurmave

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit, nxënësi të jetë i aftë:

• Të përshkruajë me shkrim, duke u mbështetur në sëndukun e fjalëve.

• Të përshkruajë duke u bazuar në fi gurat e dhëna.

Mjete: teksti, tabela, sënduku i fjalëve, shkumësa me ngjyra, fl etore klase,

stilolaps.

jalë kyç: përshkrim, zëra, zhurma, sënduk, fortësi, lartësi, timbri, gjatësia.

Aftësitë: të përshkruarit, të shkruarit.

Metodologjia: diskutimi i ideve, dëgjim i drejtuar, punë në dyshe, shkrim i lirë,

Turi i galerisë.

140

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: diskutim i ideve.

Në lëndën e Diturisë së natyrës dhe Muzikës keni mësuar për tingullin dhe veçoritë

e tij.
Libër mësuesi

Pyeten nxënësit:

- Ç’dini për veçoritë e tingullit?

gjatësia (i gjatë, i

shkurtër, i shpejtë)

Tingulli

timbri (melodioz, i qartë i

gjallë, i këndshëm, i ashpër)

lartësia (i lartë, i ulët, i

mprehtë)

fortësia (i lehtë, i butë, i

hollë, i fuqishëm)

Realizimi i kuptimit: dëgjim i drejtuar, punë në dyshe.

Lexohet nga mësuesi/ja pjesa 1 dhe 2.

Pas çdo leximi nxënësit vendosin sipas pjesëve, fjalët e zërave dhe të zhurmave.

a) vrundujt, shungullima, erë e marrë, shi të vrullshëm, kërkëllinin, bubullimat e

shpeshta, zhaurima, rrëkeve.

b) rënkimet, kërkëllimat e ngjirura, goditjet e thata, përplasja.

Lexohet sënduku i fjalëve për një tingull.

Nxënësit në dyshe plotësojnë duke përdorur mbiemra nga sënduku i fjalëve.

Flladi i lehtë i erës pranverore.

Zhurma shurdhuese e qytetit.

Fishkëllima e lartë e arbitrit.

Notat e larta të basit.

Tingulli melodioz i violinës.

Zëri i ngjirur i sorrës.

Gjëmimi i shpejtë i bubullimës.

Tingëllima e zgjatur e ziles.

=> Fortësia

=> Lartësia

=> Timbri

=> Gjatësia

Reflektimi: shkrim i lirë.

- Përshkruani një situatë duke u bazuar në një nga ilustrimet e dhëna në

tekst, duke përdorur sa më shumë mbiemra nga sënduku i fjalëve. P.sh.:

Çukitja e fortë e qukapiku në trungun e pemës dëgjohej larg. (fortësia)

Cicërimat e gëzueshme të zogjve...

(timbri)

Zëri melodioz i bilbilit, i laureshës ...

(timbri)

Trokitja e pikave të shiut mbi çati ...

(gjatësia)

Vlerësimi i nxënësve për punën e bërë.

Detyrë shtëpie. Plotësoni ushtrimet e Fletores së punës.

Përshkruaj veçoritë e zërave dhe zhurmave në fjali të ndryshme.

141
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Rubrika: Njohuri gjuhësore

Tema: Përemrat pyetës

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

Të dallojë përemrat pyetës në fjalitë e dhëna.

Të përdorë përemrat pyetës në fjali.

Të lakojë përemrat pyetës, duke i vënë përemrat kush? cili? në rasën e

duhur.

Të krijojë fjali pyetëse duke përdorur përemrat pyetës të dhënë.

Mjete: teksti, tabela, shkumësa me ngjyra, tabela e lakimit të përemrave

kush? cili?, stilolaps.

Fjalë kyç: përemra pyetës, fjali pyetëse, rasa, lakim.

Aftësitë: të dalluarit, të lakuarit, të përshtaturit, të krijuarit, të shkruarit.

Metodologjia: harta e mendjes, të nxënit bashkëpunues, punë e pavarurzbatim

i njohurive të marra.

vetorë

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: harta e mendjes.

Sipas kuptimit dhe funksionit që kryejnë në fjali përemrat janë disa llojesh:

përemrat

lidhor

të pacaktuar

pyetës

pronorë

dëftorë

për frymorë dhe jofrymorë

kush, cili, sa, i sati, çfarë, sa, i sati, ç’, me se

vetëm për frymorë

- Cilët nga këta përemra njihni?

- Përemrat pyetës shërbejnë për të ndërtuar fjali pyetëse.

- Përemrat pyetës kush, cili etj. lakohen.

Paraqitet tabela me lakimin e përemrave pyetës.

- Përemrat pyetës çfarë, ç’ nuk lakohen dhe as ndryshojnë.

Realizimi i kuptimit: të nxënit bashkëpunues.

Hapet teksti në faqen 136.

Lexohen shembujt e dhënë në tekst me kujdes dhe vëmendje (duke vënë theksin te

142
Libër mësuesi

lakimi dhe ndryshimet nga rasa në rasë gjatë lakimit).

Rubrika Ushtrohu realizohet duke u punuar në grupe nxënësish (sipas niveleve).

Grupi I. Nënvizoni në tekstin e dhënë përemrat pyetës.

( kush, cila, cili, sa, çfarë, me se, i sati, ç’)

Grupi II. Përdorni përemrin kush në fjalitë e dhëna, sipas rasës së

shënuar.

(kush, i kujt, kujt, kujt, kë).

Grupi III. Plotësoni fjalitë me përemrat e dhënë

(çfarë, cili, e sata, cilin, kush, ç’, sa, me se).

Grupi IV. Përdorni përemrat në rasat e duhura.

(i cilit, prej kujt, me kë).

Dëgjohen përgjigjet nga njëri përfaqësuesi i secilit grup.

Dallohet grupi që ka punuar më saktë.

Reflektimi: punë e pavarur - zbatim i njohurive të marra.

Duke parë fi gurën, krijoni fjali pyetëse duke përdorur përemrat e dhënë. P.sh.:

- Ç’lojë po luajnë fëmijët?

- Çfarë ndien Arbeni?

- I sati doli Arbeni?

- Sa vetë po luajnë me top?

- Cilin pëlqeni më shumë në lojë? etj...

Vlerësohen nxënësit për punën e bërë.

Detyrë shtëpie. Shkruani fjali pyetëse duke përdorur përemrat pyetës kush,

cili në të 5 rasat.

Punim i ushtrimeve të Fletores së punës, fq 41.

Rubrika: Flasim

Tema: Të shtrydhësh idetë

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë rregullat e një shkrimi didaktik.

• Të ilustrojë elementet e tregimit me pjesë të shkëputura nga teksti.

• Të nxjerrë mesazhin e tregimit me anë të pyetjeve.

• Të dallojë strukturën e tregimit.

• Të dallojë dy tekstet brenda tregimit.

Mjetet: teksti i nxënësit

Fjalë kyç: ide, rregulla, shkrim didaktik, strukturë

Metodologjia: mendo-diskuto, dallo-analizo, diskutim idesh.

143
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: mendo-diskuto.

- A keni provuar të shkruani një tregim thjesht me dëshirën tuaj, pa ua

kërkuar?

- Ka qenë e lehtë një gjë e tillë apo...?

- Ju është nevojitur ndihma e dikujt?

- Si keni vepruar?

- Ia keni lexuar dikujt krijimet tuaja apo ato fl enë në sirtar?

Realizimi i kuptimit

Në këtë orë mësimi mësuesi/ja do të lexojë fragmentet me shkronja të zeza, kurse

një nxënës fragmentet me shkronja të kuqe. Realizohet leximi, i cili është i shoqëruar

dhe me fi gurat.

Punohet ushtrimi 1 ku nxënësit do të lexojnë njëri pas tjetrit rregullat që duhen

për të shkruar.

Emri i nxënësit

Titulli i pjesës

Përballo këto sfi da dhe do

të arrish gjëra të mëdha.

Arritja

Përpjekja e tretë

Përpjekja e dytë

Përpjekja e parë

Rruga nuk është

gjithmonë e lehtë

në jetë, por po të

përpiqesh do të arrish

suksesin.

Mund të plotësohet grafi ku dhe të ngjitet në muret e klasës.

Të gjitha këto rregulla ilustrohen nga nxënësit me pjesë nga teksti.

Punim i rubrikës C. Në ushtrimin 5 nxënësit rikthehen në tekst. Ata dallojnë dhe

lexojnë dy tekstet brenda tregimit. Tekstin e autorit dhe tekstin e Andrit.

Ushtrimin 6. Në krijimin e Andrit nxënësit do të dallojnë strukturën e përrallës:

hyrjen, zhvillimin dhe mbylljen.

Reflektimi: diskutim.

Punim i rubrikës b.

Në formën e diskutimit nxënësit shprehin idetë dhe mendimet e tyre për pyetjet që

shtrohen në këtë rubrikë.

Në një fl etë ata shprehin arsyet e tyre nëse tregimi ishte i lodhshëm dhe e kundërta,

nëse ishte interesant.

Detyrë shtëpie. Shkrimi i një tregimi fantastik.

144
Libër mësuesi

Shënim. Në këtë orë mund të nisë një projekt. Projekti mund të titullohet: Unë di

të shtrydh ide dhe t’ia dalë mbanë për të shkruar një tregim fantastik.

Këto dy orë le të jenë në kuadrin e orëve të lira.

Nxënësit të mësojnë si shkruhet dhe më pas të provojnë të shkruajnë. Të dramatizojnë

atë që krijuan. Të ilustrojnë me fi gura. Të prezantojnë punën e tyre para prindërve.

Do të ndihen krenarë ata vetë dhe ju bashkë me ta. Provojeni.

Në pasqyrën e përrallave janë paraqitur dy tema për projekt: Marta dhe xhuxhi

Tremontino dhe në rubrikën Flasim Drama. Orë shumë të bukura për projekte.

Gjithashtu dhe pjesa Historia e Arlekinos dhe Karnavalet mund të realizohen shumë

bukur miniprojekte.

Rubrika: Njohuri gjuhësore

Tema: Përemrat e pacaktuar

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë përemrat e pacaktuar në fjalitë e dhëna.

• Të përdorë përemrat e pacaktuar në fjali, duke ndërtuar një tekst me jo më

pak se 6 fjali.

Mjete: fi sha me përemrat e pacaktuar, tabela, teksti, fletore, stilolaps.

Fjalë kyç: përemra të pacaktuar, informacion të përcaktuar, të papërcaktuar.

Aftësitë: të dalluarit, të krahasuarit, të menduarit, të krijuarit, të shkruarit.

Metodologjia: mendo-diskuto-refl ekto, ushtrim i drejtuar, punë e pavarurshkrim

sipas njohurive të marra.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: mendo-diskuto-refl ekto.

Mësuesi/ja shkruan në tabelë fjalitë:

Mirela shkruan në fl etore.

Të gjithë nxënësit shkruajnë në fl etore.

- Çfarë informacioni jep secila fjali?

fjalia e parë → informacion të përcaktuar.

fjalia e dytë → informacion të papërcaktuar.

145
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

tregojnë frymorë a sende në mënyrë të pacaktuar

për sende

një, njëri,

ndonjë, ndonjëri,

secili,gjithsecili,

cilido, gjithë, çdo

përemra të pacaktuar

për njerëz e sende

gjithfarë, tjetër, gjë,

asgjë,diçka, gjithçka,

çfarëdo, çfarëdolloj

për njerëz

dikush, ndokush,

gjithkush, asnjeri, njëritjetri,

askush, kushdo,

shoku-shokun

Përemrat e pacaktuar përdoren më vete, por edhe të shoqëruar me emra. Jepen

shembuj.

Dikush trokiti në derë. (më vete)

Çdo nxënës është i përgjegjshëm për punën që bën në klasë (i shoqëruar

me emër)

Realizimi i kuptimit: ushtrim i drejtuar.

Hapet teksti në faqen 141.

Lexohet teksti me vëmendje. Tërhiqet vëmendja te fjalët me të kuqe.

- Ç’informacion japin ato?

Lexohen përemrat e pacaktuar sipas grupeve të dhëna në tekst.

Në ushtrimin 1 nxënësit nënvizojnë përemrat e pacaktuar.

(diçka, dikë, askush, të gjithë, askush, diçka, askujt, të gjitha).

- Tregoni ç’tregon secili përemër i pacaktuar? P.sh., diçka-send, dikë-frymorë etj.

Në ushtrimin 2 nxënësit vendosin në tekst aty ku duhet, përemrat e pacaktuar të

dhënë.

(të gjithë, diçka, dikush, të tjerë, të gjithëve, diçka, asgjë, kushdo)

Në ushtrimin 3 nxënësit plotësojnë fjalitë me përemrat e pacaktuar.

(dikush, dikë, gjithkush, të gjithë, njëri-tjetrit)

Reflektimi: punë e pavarur-shkrim sipas njohurive të marra.

Ndërtoni një tekst me jo më pak se 6 fjali, ku të përdorni përemra të pacaktuar.

Nxënësit lihen të lirë të shkruajnë tekstin.

Lexohen tekstet më të mira para klase.

Vlerësimi i nxënësve për punën e bërë.

Detyrë shtëpie. Shkruani një tekst dhe më pas nënvizoni përemrat e

pacaktuar.

Punim i ushtrimeve të Fletores së punës, fq 42.

146
Libër mësuesi

Rubrika: Flasim

Tema: Poezia

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

Të lexojë vjershën e dhënë në tekst duke respektuar dialektin e gegërishtes.

Të kuptojë përmbajtjen e poezisë.

Të dallojnë vargjet e fi gurshme.

Të dallojë elementet e një vjershe: strofat, vargjet dhe rimën.

Të dallojë llojet e rimave në vjershat e dhëna.

Të argumentojë me fjalët e tij muzikalitetin e vargjeve të poezisë.

Mjete: teksti, fishe, libra me poezi.

Fjalë kyç: poezi, strofa, rimë, vargu, llojet e rimave.

Metodologjia: Diagrami i Venit, veprimtari e drejtuar, veprimtari individuale.

Në një fi shë të madhe mësuesi/ja në orën e aftësimit teknologjik ose edukimit fi gurativ

bashkë me nxënësit ka shkruar: Nëse ke dëshirë të dëgjosh muzikalitetin e fjalëve që

të burojnë nga zemra, atëherë dije se kjo është poezia.

Kjo fi shë vendoset në një pjesë të murit ku ekspozohen krijimet e nxënësve.

Evokimi: Diagram Veni.

Poezia Krijime letrare Proza

Përfundimi: Poezia dhe proza janë krijime letrare. Ato na ndihmojnë të shprehemi

bukur dhe me ndjenjë.

Realizimi i kuptimit

- Leximi i vjershës nga mësuesi/ja, i cili sqaron se poezia është shkruar në dialektin

e gegërishtes. Vjersha lexohet nga nxënësit në strofa.

- Punohet rubrika Ushtrohu.

Në ushtrimin 1 nxënësit duhet të gjejnë detajet me të cilat poeti përshkruan dimrin.

Nëpër male e nëpër fusha

Fryn murlani me duhi. (është dimër i madh, i ashpër)

- Kush e ndien më shumë dimrin? Në poezi është dhënë si një lutje që plaku

ia drejton dimrit, që të mos bëjë shumë ftohtë se ai është i vjetër dhe të ftohtit

do t’ia ngrijë gjakun (do ta vdesë). Ky bashkëbisedim i plakut me dimrin e bën

më konkret pamjen e natyrës në një dimër të madh.

Në ushtrimin 2 nxënësit duhet të shpjegojnë me fjalët e tyre si i kuptojnë vargjet e

fi gurshme.

Po del dimni me kosë në dorë.

Dimri me të ftohtin e vet, me borën dhe akullin që mbulon gjithçka, i than dhe

i ngrin njerëzit, që janë të varfër, njësoj si kosa që pret barin.

147
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

O murlan atë frymë ndale. (Poeti e shkruan murlan me r dhe jo me rr.)

(Murrlani është një erë e ftohtë që fryn nga veriu.) Poeti i lutet murrlanit që

të mos fryjë shumë.

Ushtrimi 3. Nxënësit gjejnë se poezia ka 6 strofa dhe 12 vargje.

Punohet rubrika llojet e rimave. Nxënësit marrin informacion mbi llojet e rimave.

Duke lexuar poezinë nxënësit vënë re se si rimojnë vargjet në strofën e parë e të

dytë. Në strofën e parë vargu i parë rimon me të dytin dhe i treti me të katërtin, kurse

në strofën e dytë vargu i parë rimon me të tretin dhe i dyti me të katërtin. Mësuesi/ja

thekson se në rastin e parë ku rima ka skemën AABB quhet rimë e përputhur dhe në

rastin e dytë, me skemë ABAB quhet e kryqëzuar.

Në ushtrimin 4 nxënësit gjejnë llojet e rimës në vjershën e Mjedës.

Në dy strofat e para rima është ABAB

Në strofën e tretë rima është AA

Në strofën e katërt dhe të pestë rima është ABAB

Në strofën e pestë AA

Reflektimi

Në poezinë Me gjithë shpirt f. 106 përcakto llojin e rimës për çdo strofë.

Nxënësit lexojnë punën e tyre dhe vlerësohen.

Detyrë shtëpie. Nga librat jashtëshkollorë që keni lexuar ose po lexoni, analizoni

një poezi. Gjeni numrin e strofave, të vargjeve dhe llojin e rimës. Përpiquni të dalloni

vargjet me kuptim të fi gurshëm.

Rubrika: Lexim

Tema: Në ajrin e mbrëmjes

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë vjershën me intonacionin e duhur.

• Të përshkruajë peizazhin duke iu përgjigjur pyetjeve.

• Të analizojë fjalët e rralla që përdor poeti në vjershë.

• Të dallojë figurën e krahasimit në vargjet e vjershës me ndihmën e pjesëzës si.

Mjete: teksti i nxënësit, lapsa me ngjyra, fl etë format A4.

Fjalë kyç: mbrëmje, ajër, i amullt, i përhimët, heshtim, imcake, ndriçuar, ar.

Metodologjia: diskutim, të nxënët në bashkëpunim.

148

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: diskutim me nxënësit.

- Çfarë të pëlqen më shumë të lexosh poezi apo prozë? Pse? A mund të

renditësh disa arsye?

Nxënësit shprehin idetë dhe mendimet e tyre rreth kësaj pyetjeje.

Realizimi i kuptimit.

Mësuesi/ja prezanton titullin e poezisë dhe lexon pjesën sqaruese mbi autorin dhe
përdorimin e fi gurës së krahasimit.

Lexohet poezia nga nxënësit në heshtje.

Lexohet dhe nga 2 nxënës me zë të lartë.

Punohen fjalët e fjalorit.

Punohet rubrika Kupto përmbajtjen.

Libër mësuesi

Punohet rubrika Analizo gjuhën.

Në ushtrimin 5 nxënësit duhet të shkruajnë me fjalë të tjera fjalët e rralla.

pemët e amullta - pemët e qeta, të palëvizura, që rrinë në një vend.

ajri i butë i mbrëmjes - ajri i freskët, i lehtë i mbrëmjes.

zog i përhimët - zog me pendë ngjyrë hiri.

Në ushtrimin 6 nxënësit lexojnë dy vargjet ku janë përdorur krahasimet.

Pemët e kopshtit janë si pemët e pikturuara në një pëlhurë të hollë.

Hëna që pasqyrohet në ujin e liqenit është si një barkë imcake, e vogël.

Hëna kur pasqyrohet në liqen duket si një barkë e vogël. Pra, është e

ngjashme në formë.

Në ushtrimin 7 nxënësit japin opinionet e tyre se cili është elementi mbizotërues

në poezi.

Heshtja. Zogu hesht për të mos e prishur qetësinë e mbrëmjes.

Reflektimi. Mund të punohet në grupe. Një grup vizaton peizazhin e përshkruar,

një grup e shndërron poezinë në prozë, një krijim me 5 fjali.

Detyrë shtëpie. Shkruani me 3-4 fjali se cilat janë ngjyrat me të cilat është

përshkruar peizazhi.

Rubrika Njohuri gjuhësore (Drejtshkrim)

Tema: Përdorimi i apostrofit pas përemrit pyetës ç’

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë përemrat pyetës dhe të pacaktuar në fjalitë e dhëna.

• Të përdorë apostrofi n pas përemrit pyetës ç’.

• Të drejtshkruajë përemrin pyetës ç’ sakatë duke korrigjuar gabimet në tekstin

e dhënë.

Mjete: tabela, teksti, shkumësa me ngjyra, fi sha me përdorime të apostrofi t.

Fjalë kyç: apostrof, përemër pyetës, përemër i pacaktuar.

Aftësitë: të dalluarit, të drejtshkruarit, të zbatuarit.

Metodologjia: diskutim i ideve, punë e drejtuar, punë në dyshe.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: diskutim i ideve.

Mësuesi/ja shkruan në tabelë fjalitë:

- Ç’të solli tezja nga Italia?

149
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

- Çdokush mendon për veten e tij.

- Çfarë fi lmi pe dje?

Nxënësit nënvizojnë përemrat në çdo fjali (ç’, çdo, çfarë).

- Ç’lloj përemrash janë? (pyetës, i pacaktuar, pyetës)

- Ç’vini re në shkrimin e këtyre përemrave?

në trajtat e shkurtra të bashkuara m’i, t’i

te përemri pyetës ç’

në pjesëzën mohuese s’

apostrofi

‘ (shenjë dalluese)

Realizimi i kuptimit: punë e drejtuar.

Hapet teksti në faqen 146.

Lexohen rastet e përdorimit të apostrofi t.

Kalohet në rubrikën Ushtrohu.

Në ushtrimin 1 nxënësit dallojnë përemrat pyetës nga përemrat e pacaktuar duke

përdorur ngjyra të ndryshme

përemra pyetës (ç’, çfarë)

përemra të pacaktuar (çdo, çfarëdolloj, çdokush)

Në ushtrimin 2 nxënësit plotësojnë fjalitë me përemra pyetës ose të pacaktuar

(çfarëdolloj, çfarë, çdo, ç’, çfarë)

Në ushtrimin 3 nxënësit korrigjojnë fjalët ku apostrofi s’është përdorur ku duhet.

fjalia → 1 ç’

fjalia → 2 çdo

fjalia → 3 çdo, çfarë

fjalia → 4 çfarëdolloj

Reflektimi: punë në dyshe.

Nxënësit punojnë në dyshe, duke krijuar tri fjali ku të përdoret apostrofi .

Fjalitë mund t’i diktohen shokut dhe më pas i korrigjon si i ka shkruar. Shkëmbehen

rolet.

Vlerësimi i nxënësve për punën e bërë.

Detyrë shtëpie. Shkruani 5 fjali ku të përdorni apostrofi n dhe 5 fjali ku të përdorni

përemra të pacaktuar.

Punim i ushtrimeve të Fletores së punës, fq 43.

Rubrika: Lexim

Tema: Dorëzohet bora

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të lexojë vjershën me intonacionin e duhur.

150

Libër mësuesi

Të përshkruajë dukurinë e zëvendësimit të stinëve duke u bazuar në

njohuritë e marra.

Të dallojë kuptimet e fi gurshme në vargjet e poezisë.

Të krijojë një fjalorth poetik duke u bazuar në vjershat mbi peizazhin.

Mjete: teksti i nxënësit.

Fjalë kyç: dorëzohet, pikëz uji, gjerb, vezullim,

Metodologjia: imagjinatë e drejtuar, të nxënët në bashkëpunim, shkrim i lirë.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Imagjinatë e drejtuar.

- Jemi në fund të dimrit. Ti je një pikë uji në një degë peme. Çdo të ndodhë

me ty?

U kërkohet nxënësve: Shkruaj në një fl etë udhëtimin tënd imagjinar.

Ekspozohen punimet në një kënd të klasës. Nxënësit udhëzohen t’i lexojnë në fund

të orës.

Realizimi i kuptimit

Prezantohet poezia. Mësuesi/ja i njeh me autorin Xhevahir Spahiu si një nga poetët

më të mirë shqiptarë.

Lexohet poezia nga nxënësit në heshtje dhe më pas me zë të lartë nga dy-tre

nxënës.

Në grupe nxënësit do të analizojnë strofat e poezisë.

Grupi I. Titullin dhe strofën e katërt. Në prag pranvere bora dorëzohet, dimri

ia lë vendin pranverës. Ndonëse rrezet e diellit janë ende të dobëta e të

pakta, që autori në mënyrë fi gurative e shpreh me fjalët gishta rrezesh,

bora dorëzohet nga rrezet e para të diellit, pra bora shkrihet e bëhet ujë.

Imagjinojmë qiellin në pranverë mbushur me re dhe rrezet e diellit që

përpiqen të gjejnë rrugën përmes tyre për të ardhur në tokë.

Grupi II. Strofën e parë. Krahasohet pika e ujit me një pikë loti. Ashtu si loti

përpëlitet në qepallat e syrit, ashtu dhe pika e ujit përpëlitet nëpër qepallat

e gjetheve dhe kur bie tretet në harrim (humbet thellë në tokë).

Grupi III. Strofën e dytë. Vera pret të vijë, por më parë duhet të vijë pranvera,

se ndryshe s’ka si të ndodhë.

Grupi IV. Strofën e tretë. Një zog po pi vezullimin, vesën. Dhe pika e ujit si një

perlë hyn brenda zogut dhe niset në udhëtim së bashku me të, kushedi se

ku. Dhe u nxitet kujtesa nxënësve të kujtojnë nga lënda e diturisë së natyrës

qarkullimin e ujit në natyrë, pika e ujit bie në tokë e më pas avullon e ngjitet

përsëri në qiell, e më pas bie përsëri në tokë.

Grupi V. Strofën e fundit. Dhe bora e shkrirë fi llon avullon, bëhet re dhe reja

bëhet ëndërr. Ndoshta një ëndërr e bukur apo... s’e dimë.

Nëpërmjet punës së grupeve analizohet gjuha fi gurative e përdorur në poezi, në

mënyrë që nxënësit të arrijnë ta kuptojnë mesazhin e saj, sepse kjo është një poezi,

fi guracioni i së cilës kërkon përqendrim gjatë leximit.

151
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Rubrika Kupto dhe nxirr mesazhin mund të bëhet në fi llim për t’i ndihmuar në

punën në grupe.

Në ushtrimin 2 nxënësit gjejnë shprehjet e fi gurshme me të cilat jepen dukuritë

natyrore në poezi:

Një pikëz uji sa një pikëz loti.

E vetme vera në mes të udhës mbetet.

Në gishta rrezesh dorëzohet bora.

E reja bëhet ëndërr.

Në ushtrimin 3 nxënësit dallojnë kuptimin e parë dhe të fi gurshëm të titullit

“Dorëzohet bora”.

Kuptimi i parë: i dorëzoj, i jap dikujt në dorë diçka

dorëzohem – pranoj humbjen, pranoj se u munda.

Dorëzohet bora para diellit, pranon se ai e mundi, pra dimri duhet të tërhiqet

dhe t’ia lërë vendin pranverës.

Reflektimi: krijo duke parë fi gurën.

- Shikoni fi gurën në tekst. Si duken pikat e ujit që janë ngjitur pas degës?

- Çfarë kanë brenda?

- A nuk të bëjnë të ëndërrosh?

Shkruani sipas dëshirës rreth kësaj pamjeje.

Lexohen punimet e disa nxënësve duke inkurajuar ata nxënës që kanë krijuar me

fantazi.

P.sh.:

Tri pika të mëdha uji janë mbi degën e pemës. Rrezet e diellit kanë fi lluar

t’i përkëdhelin. Duan që t’i shkëputin nga pema. Lulet brenda tyre ngjajnë

si një kaleidoskop. Pikat e ujit u luten rrezeve të diellit t’i marrin me vete

që të shohin vende të tjera. Ato e dinë se të largohesh do të thotë të mos

kthehesh më te pema e tyre. Por ato janë të gëzuara se do të shkojnë Lart,

lart dhe dikur përsëri do të bien në tokë...

Detyrë shtëpie. Bëni një fjalorth me fjalë të rralla poetike nga të tri poezitë e

fundit. Ky fjalorth do të t’ju shërbejë për të shkruar dhe ju poezi.

Rubrika: Njohuri gjuhësore

Tema: Përemri lidhor

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë përemrat lidhorë në fjalitë e dhëna.

• Të lakojë përemrin lidhor në njëjës e shumës.

• Të dallojë përemrin lidhor nga lidhëza.

• Të plotësojë fjalitë e dhëna me përemra lidhorë.

152

Mjete: tabela e lakimit të përemrit lidhor “i cili”, shkumësa me ngjyra, fl etë

formati, stilolaps.

Fjalë kyç: përemër lidhor, lakim, njëjës, shumës, femërore, mashkullore.

Aftësitë: të dalluarit, të lakuarit, të krahasuarit, të menduarit, të shkruarit.

Metodologjia: mendo-puno në dyshe, të nxënit bashkëpunues, krahasimi

me anë të Diagramit të Venit.
Libër mësuesi

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: mendo-puno në dyshe

Shkruani në çifte sa më shumë përemra të llojeve të ndryshme (duke i nënvizuar me

ngjyra të ndryshme).

P. vetor

unë, ti, ai, ajo,

ne, ju, ata, ato

P. pyetës

Kush? Cili? Ç’,

Çfarë? I sati? Me se?

- Tregoni, ç’funksion luan në fjali çdo lloj përemri?

Përveç këtyre që kemi mësuar kemi dhe një lloj tjetër përemri.

P. i pacaktuar

gjithë, secili, kushdo,

askush, njëri,

çdo, njëri-tjetri,

çdonjëri

nuk ndryshon

që

i cili

përemri lidhor

lidh dy fjali

zëvendëson një emër

që mos të përsëritet

femërore

mashkullor

lakohet

njëjës

shumës

Paraqitet tabela e lakimit të përemrit i cili në njëjës, shumës, femërore,

mashkullore.

Kujdes! S’duhet ngatërruar përemri lidhor që me lidhëzën që.

Kur fjala që nuk zëvendësohet me përemrin lidhor i cili, ajo është lidhëz.

Realizimi i kuptimit: të nxënit bashkëpunues.

Hapet teksti, lexohen shembujt e dhënë dhe rregulla gjuhësore për përemrin lidhor.

Lexohet me kujdes lakimi i përemrit lidhor i cili.

Ndahen nxënësit në grupe (sipas niveleve).

Grupi I. Në fjalitë e ushtrimit dallo përemrin që nga lidhëza:

p.sh., te fjalitë 1, 2, 5 që është lidhëz,

te fjalitë 3, 4, 6 që është përemër lidhor.

Grupi II. Lidh fjalitë dy e nga dy me përemra lidhorë sipas shembullit.

p.sh., Diana ha frutat që janë të freskëta.

Djali ka marrë një dhuratë që ia solli një shoqe.

Në librari mund të gjesh librin e ri që është interesant.

Në këtë rast u thuhet nxënësve se fjalia e krijuar është e përbërë, sepse ka dy

kallëzues, duke futur konceptin e fjalisë së përbërë.

Grupi III. Në fjalitë e ushtrimit 3 shkruaj ku duhet përemrat lidhorë të dhënë në

tekst (e cila, për të cilin, nga i cili, në të cilën, i cili, së cilës, të cilat, të cilit).

Çdo përfaqësues grupi përgjigjet rreth punës së kryer.

Reflektimi: Diagrami i Venit.

153
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Paraqitni në diagram të përbashkëtat dhe dallimet ndërmjet përemri lidhor që dhe

i cili.

që

i cili

nuk ndryshon

ka vetëm një formë,

nuk ndryshon në

numër, rasë

Jepni dy shembuj shembuj me fjali.

- shërbejnë

për të lidhur dy

pjesë të fjalisë

- kryejnë

funksione

gramatikore

ka forma të vecanta

për gjininë, numërin,

rasën.

lakohet

Detyrë shtëpie. Shkruani 4 fjali ku të përdorni përemrin lidhor që si lidhëz dhe

si përemër lidhor.

Rubrika: Shkruajmë

Tema: Luajmë dhe shkruajmë poezi

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit, nxënësi të jetë i aftë:

• Të paraqesë poezi të ndryshme në kaligrame të ndryshme.

• Të krijojë poezi sipas modelit që pëlqen.

• Të luajë me shkronjat në poezi, duke krijuar fjalë të ndryshme.

Mjete: teksti, kaligrame me forma të ndryshme, poezi të sjella nga nxënësit,

fl etë formati.

Fjalë kyç: poezi, kaligram, krijo, luajë, shkronjë, fjalë.

Aftësitë: të krijuarit, të shkruarit, të menduarit, të vepruarit.

Metodologjia: mendo – trego – refl ekto, të nxënit në bashkëpunim, punë

krijuese.

154

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: mendo – trego – refl ekto.

Nxënësit nxjerrin mbi bankë poezitë e krijuara vetë ose të marra nga libra të

ndryshme.

- A mundet që vargjet e poezive t’i vendosim në forma të caktuara?

U paraqiten nxënësve forma të ndryshme kaligrami (lojë gjuhësore) në fl etë formati.

(re, lule, diell, gjethe)

k
Libër mësuesi

Sipas modelit të paraqitur nga mësuesja, nxënësit plotësojnë 2-3 kaligrame me

ndihmën e mësueses në tabelë.

Realizimi i kuptimit: të nxënit bashkëpunues.

Hapet teksti në faqen 150.

Lexohen në tekst poezitë e dhëna në kaligramin e parë, dytë, tretë.

Për çfarë fl asin kaligrami i dytë dhe i tretë? (diellin, gjethen)

Lexohen krijimet sipas fi gurave: libri, shtëpia, pranvera.

Vihet re se me shkronjën e parë të çdo vargu ose ndërmjet vargjeve, krijohet fjala e

fi gurës.

Ndahet klasa në dy grupe.

Grupi I: Krijo poezi dhe ato paraqiti në një kaligram.

P.sh., vizatohet një lule manushaqe dhe në petalet e saj shkruhen vargjet:

E bukur si ngaherë

lulëzon çdo pranverë

era e saj kundërmon

çdo njeri e dëshiron

Grupi II: Krijo me shkronjën e parë të çdo rreshti fjalën. (luajmë me shkronjat

në fjalë)

P.sh., gjethet e thata janë andej – këndej

lepuri endacak pa ujkun rishtaz

këmba është mbështetur brenda atletes

Çdo përfaqësues i grupi jep përgjigjet e detyrës.

Reflektimi: punë krijuese.

Krijo një poezi të shkurtër, ku shkronja e parë e çdo vargu apo ndërmjet vargjeve të

krijohet një fjalë (sipas modelit në tekst).

Lexohen krijimet e nxënësve dhe vlerësohen ato.

Detyrë shtëpie: Vazhdohet puna e nisur në klasë në shtëpi.

155
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

KAPITULLI IV

Pasqyra e pyllit

Rubrika: Lexim

Tema: Rrëmbimi i Elonës

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë tregimin me intonacionin e duhur.

• Të lexojë fjalorin e fjalëve të reja.

• Të ritregojë tregimin në vetën e tretë.

• Të krahasojë tregimin me tregimin “Arinjtë fl uturues”.

• Të dallojë fi gurat e përdorura për përshkrimin e pyllit dhe të natyrës.

• Të përshkruajë natyrën dhe pyllin me fjalët e veta.

• Të shpjegojë me fjalë të tjera shprehjet e dhëna në tekst.

Mjete: teksti i nxënësit, foto të kafshëve, foto të bëra në cirk gjatë vizitave me

shokët ose me familjen.

Fjalë kyç: rrëmbim, cirk, ari, arushë.

Metodologjia: parashikim me terma paraprakë, të nxënit në bashkëpunim,

diagrami i Venit, rrjet diskutimi.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: parashikimi me terma paraprakë.

U kërkohet nxënësve që me fjalët: ari, cirk, arushë rrëmbim të formojnë një tekst.

Nxënësit punojnë për 7-8 minuta. Lexohen disa prej punimeve të tyre.

156

Realizimi i kuptimit

Mësuesi/ja orienton nxënësit të shohin fi gurat në tekst. Lexohet teksti nga disa

nxënës me zë të lartë.

Punohen fjalët e fjalorit.

Punohet rubrika: Kupto përmbajtjen. Nxënësit u përgjigjen pyetjeve të

rubrikës.

Nxënësit lihen të lexojnë dhe njëherë tekstin në heshtje dhe më pas të ritregojnë në

vetën e tretë ngjarjen.

Mësuesi/ja i orienton nxënësit që të përcaktojnë strukturën e tregimit dhe kështu do

ta kenë më të lehtë ta ritregojë atë.

Punohet rubrika: Analizo gjuhën.

Në ushtrimin 7 nxënësit duhet të gjejnë fjalët dhe shprehjet e fi gurshme me të cilat

është përshkruar pylli dhe natyra.

Si një sy kaltërosh.
Libër mësuesi

Pylli dukej sikur fl iste me gjuhën e drurëve.

Një puhizë përkëdhelëse rrëshqiste gjetheve.

Liqeni i bukur nuk e fshihte fundin e vet.

Ca rrudha të imta si ato që formohen në ballin e vogëlushëve.

Nxënësit do të dallojnë fi gurën letrare të krahasimit.

Në ushtrimin 8 nxënësit shkruajnë shprehjet me fjalë të tjera.

Zemra na dërrmonte brinjët - zemra rrihte aq fort sa dukej se shtypte

brinjët në kraharor.

U nisëm me të katra - u nisëm me të shpejtë.

E humba fare - u hutova

M’u këput diçka brenda kraharorit - u ndjeva keq.

Reflektimi: të nxënit bashkëpunues.

Nxënësit ndahen në grupe dhe punojnë ushtrimet e rubrikës Nxirr mesazhin.

Grupi I: Në ushtrimin 5 nxënësit krahasojnë nënën arushë të pyllit me

arushën polare të tregimi “Arinjtë fl uturues”.

Grupi II: Ushtrimi 6. Argumentoni pse ju pëlqeu tregimi duke u nisur nga

fjalët e dhëna.

Grupi III: punon ushtrimin 7. A duhet të ishte arushi i vogël në pyll apo më

mirë në cirk?

Nxënësit shprehin mendimet dhe opinionet e tyre.

Grupi IV: Renditni veprimet që bën arusha kur del nga shpella deri në fund.

Dalja nga shpella.

Larja e këlyshëve në liqen.

Largimi për të ngrënë gjethe

Rrëmbimi i dy këlyshëve.

Tërbimi i arushës.

Frika dhe paniku i kafshëve dhe dy rrëmbyesve.

Lëshimi i ariut të vogël. Sigurimi në shpellë nga arusha.

Detyrë shtëpie.

Leximi i pjesës ku arusha ndjek nga

prapa rrëmbyesit e të voglit.

157
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Rubrika: Njohuri gjuhësore

Tema: Ndarja e fjalëve në fund të rreshtit

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë rastet kur fjalët ndahen ose nuk ndahen në fund të rreshtit.

• Të ndajë fjalët e dhëna në fund të rreshtit duke zbatuar rregullat.

• Të ndajë fjalët e përbëra dhe me vizë në mes në fund të rreshtit.

• Të gjejë në një tekst fjalët e ndara saktë dhe fjalët e ndara gabim dhe

t’i korrigjojë ato.

Mjete: teksti i nxënësit. Fletore pune, fl etëza të vogla të verdha që ngjiten

në dërrasë.

Fjalë kyç: ndarje e fjalëve në fund të rreshtit

Metodologjia: vëzhgim, punë në çifte

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Nxënësit janë njohur dhe në klasat e mëparshme me ndarjen e fjalëve

në fund të rreshtit, prandaj mund të kujtohen disa nga rregullat duke ndarë në fund

të rreshtit fjalë, një rrokëshe, dyrrokëshe, trerrokëshe etj., si:

rrap, lumë, pushka, mushama Erioni, Olesia, luledele, vajtje-ardhje

Nxënësit ngjitin copa letre në tabelë dhe mësuesi/ja shikon se si kanë punuar ata.

Kur vë re gabime, mësuesi/ja u kthen fl etët dhe i udhëzon nxënësit të shohin në

libër.

Realizimi i kuptimit:

Nxënësit orientohen të lexojnë rregullin e parë të ndarjes së fjalëve në fund të

rreshtit.

Nxënësit ilustrojnë me fjalë të tjera rregullin. Kështu veprohet për të gjithë rregullat,

pasi lexohen me zë të lartë.

Nxënësit vazhdojnë punën me ndarjen e fjalëve të përbëra dhe fjalëve që shkruhen

me vizë në mes. Korrigjohen fjalët që janë ndarë gabim.

Reflektimi: punë në çifte. Shkruani 5 fjalë dhe jepjani shokut të bankës t’i ndajë.

Të njëjtën gjë bën dhe shoku i bankës me ju. Vlerësoni njëri-tjetrin.

Detyrë shtëpie. Lexoni një gazetë të përditshme dhe nxirrni gjashtë fjalë që

janë ndarë si duhet dhe gjashtë fjalë që janë ndarë gabim. Diskutoni në klasë cilat

rregulla janë shkelur.

158
Libër mësuesi

Rubrika: Flasim

Tema: Përshkrimi objektiv dhe subjektiv

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë përshkrimin objektiv dhe subjektiv në tekstet e dhëna.

• Të dallojë llojin e përshkrimit duke dëgjuar leximin e tekstit.

• Të dallojë elementet e ngjashme të tekstit shkencor dhe të përshkrimit

objektiv në tekstet e dhëna.

• Të dallojë ngjyrimin emocional në përshkrimin subjektiv.

Mjete: teksti i nxënësit.

Fjalë kyç: përshkrim, subjektiv, objektiv.

Metodologjia: mendo-diskuto, punë në dyshe.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: mendo – diskuto.

Shtrohet për diskutim pyetja: - Kur përshkruajmë një njeri, ku bazohemi? dhe

plotësohet

kllasteri.

fizik

emocional

pamja e jashtme

bota e brendshme

- Autorët e tekstit dëshirojnë që ju të shtoni njohuritë mbi përshkrimin.

Në tekst paraqiten dy lloje përshkrimesh: përshkrimi objektiv dhe subjektiv.

Gjuha e përdorur në përshkrimin objektiv është e ngjashme me gjuhën e një teksti

shkencor.

Në përshkrimin subjektiv përshkrimi është emocional, autori shpreh mendimet e

ndjenjat e tij.

Realizimi i kuptimit: veprimtaria e mendimit të drejtuar.

Mësuesi/ja lexon, ndërsa nxënësit udhëzohen të dëgjojnë me vëmendje. Pas dëgjimit

të teksteve ata do të përcaktojnë llojin e përshkrimit.

- teksti i parë është një përshkrim subjektiv, ku autori shpreh ndjenjat dhe

emocionet e tij, - teksti i dytë është përshkrim objektiv, pasi na njeh me të

dhëna shkencore mbi ketrin.

Punë në grupe dyshe. Në dyshe nxënësit do të punojnë ushtrimet 1, 2 , 3, 4.

159
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Në ushtrimin 1 nxënësit do të dallojnë pjesët ku përshkruhen.

- Pamja dhe zakonet e ketrit.

- Ndjesitë dhe mbresat e autorit.

Në tekstin e parë përshkrimi është emocional:

Buzë rrugës vura re të avitej një turi i kuqërremtë e me sy të përqendruar,

të cilët nuk dukeshin se të përgjonin. Bishti i madh i përpjetë, si freskore e

ngritur erdhi drejt meje.

Trupi i vockël u ngrit, i hollë dhe elegant pak më i gjatë se bishti i ngritur.

Ja ku putrat e parme çuan lajthinë në gojë, si të ishin duar.

Në tekstin e dytë përshkrimi është i saktë dhe i drejtpërdrejtë. I gjithë përshkrimi

tregon pamjen dhe zakonet e ketrit. Në të nuk shprehen ndjesitë e autorit.

Në ushtrimin 2 nxënësit dallojnë që teksti i parë është kryesisht emocional dhe

teksti i dytë është kryesisht informativ.

Në ushtrimin 3 nxënësit duhet të rilexojnë tekstin dhe të nënvizojnë detajet me të

cilat shprehen ndjesitë e autorit.

Në ushtrimin 4 nxënësit gjejnë elemente të përbashkëta që lidhen me:

- ushqimin: ushqehen me lajthi

- lëvizjen: i përqendruar, i zhdërvjellët

- pamjen fi zike: bishti i madh, i gjatë, trupi i hollë dhe elegant, putrat me

pesë gishtat, brejtja me dhëmbë të mprehtë.

Reflektimi:

Në ushtrimin 5 nxënësit plotësojnë tabelën.

Përshkrimi Subjektiv Objektiv

Bishti

I madh, i përpjetë si

një freskore e ngritur, e

shndritshme

Bishti i gjatë dhe i dendur i shërben

jo vetëm si ekuilibrues, kur vrapon

me një shkathtësi mbi një degë

ose kur kacavirret nëpër degëzat

e holla, por edhe për t’u dërguar

sinjale ketrave të tjerë.

Putrat

Putrat e parme çuan lajthinë

në gojë, si të ishin duar.

Ishin dy doçka të lehta të

bardha, që nuk kishin asgjë

prej egërsire e dukeshin

si të ishin duke luajtur, si

duke shqepur një dantellë

delikate.

Katër putrat e tij përfundojnë me

pesë gishta të gjatë e të hollë, të

pajisur me kthetra majëmprehta, të

cilat bëjnë të mundur të kapet mbi

lëvoret e drurëve kaq ngultas, sa

të mbahet dhe kokëposhtë.

Ketri e mbërthen ushqimin me

gishtat dhe putrat e parme dhe

me anë të dhëmbëve të mprehtë

e të mëdhenj, të ngjashëm me

sqeparin, bren mbështjelljen

drunore të frutave të thata.

Detyrë shtëpie. Në Enciklopedinë për fëmijë zgjidhni një përshkrim për një

kafshë dhe dalloni se çfarë lloj përshkrimi është.

160
Libër mësuesi

Njohuri gjuhësore

Tema: Folja

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë foljet në fjalitë e dhëna.

• Të klasifi kojë foljet sipas zgjedhimit duke u bazuar në mbaresën me të cilën

mbarojnë foljet në kohën e tashme, veta e parë, numri njëjës.

• Të analizojë foljet: në kohë, vetë, numër dhe zgjedhim.

Fjalë kyç: folje, zgjedhim, mbaresë, kohë, vetë.

Mjete: teksti i nxënësit, fl etore pune.

Metodologjia: stuhi mendimesh, punë në dyshe, veprimtari e drejtuar

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Stuhi mendimesh.

- Çfarë dimë rreth foljes.

Nxënësit shprehin njohuritë e tyre rreth foljes. Me ç’pyetje gjendet, sa kohë ka, vetat,

numrat.

Në tekstin e dhënë nxënësit udhëzohen të nënvizojnë foljet. Foljet janë: shkuam,

arritëm, rrëshqiste, shkon, shkova, tregoi, është, do të lajë, lan, erdhën, mori, futi,

lau, luajnë.

Nxënësit do të analizojnë dy foljet sipas modelit të dhënë.

Realizimi i kuptimit:

Mësuesi/ja i orienton nxënësit të lexojnë tri fjalitë e dhëna në tekst.

Unë po punoj në kompjuter.

Ndërpres punën dhe luaj pak.

Unë rri para kompjuterit.

Analizojmë tri foljet e nënvizuara: duke gjetur kohën, vetën, numrin. U tërhiqet

vëmendja me se mbarojnë këto folje në vetën I, n. njëjës, k. e tashme. Sot ne do të

njihemi më një kategori tjetër gramatikore të foljes që është zgjedhimi.

Foljet grupohen në tri zgjedhime: I. II, III.

Për të dalluar zgjedhimin, folja duhet vendosur në kohën e tashme, veta e parë

numri njëjës.

Në zgjedhimin e parë grupohen foljet që mbarojnë më -j.

Në zgjedhimin e dytë grupohen foljet që mbarojnë me bashkëtingëllore.

Në zgjedhimin e tretë grupohen foljet që mbarojnë me zanore. Lexohen shembujt e

dhënë në tekst.

Nxënësit punojnë rubrikën Ushtrohu dhe ushtrimet e dhëna në tekst.

Në ushtrimin 1 nxënësit vendosin foljet e dhëna në vetën e parë dhe dallojnë

zgjedhimin e tyre.

Në ushtrimin 2 nxënësit lexojnë pjesën dhe nënvizojnë të gjitha foljet.

Në ushtrimin 3 nxënësit pasi dallojnë foljet, nënvizojnë me të kuqe temën dhe me

161
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

blu mbaresën e tyre. Dallojnë dhe zgjedhimin e tyre.

Në ushtrimin 4 nxënësit nënvizojnë foljet dhe shkruajnë përbri kohët.

Reflektimi: Punë në dyshe.

Formo tri fjali. Jepja shokut të bankës të nënvizojë foljet dhe të dallojë zgjedhimin,

kohën, vetën dhe numrin. Të njëjtën gjë bëj dhe ti me fjalitë që ka krijuar shoku

/shoqja e bankës.

Detyrë shtëpie. Punohen ushtrimet e Fletores së punës, fq 46.

Shënim. Për mësimin e ardhshëm nxënësit duhet të gjejnë në revista ose në

internet të dhëna mbi kafshët që po rrezikohen nga zhdukja.

Rubrika: Shkruajmë

Tema: Posteri për mbrojtjen e kafshëve

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë elementet e një posteri të dhënë.

• Të diskutojë mbi problemin e ruajtjes së kafshëve bazuar në informacionet

që di.

• Të realizojë në grup një poster për mbrojtjen e kafshëve.

Mjete: kuriozitete dhe informacione të ndryshme për kafshët e rrezikuara nga

zhdukja, tabakë letre, lapsa me ngjyra, ngjitës.

Fjalë kyç: poster, mesazh, pamja, fotografi a, ngjyrat, teksti, logoja, slogani.

Metodologjia: kujto-diskuto, analizo- diskuto

162

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: kujto –diskuto. Prezantohen informacionet e gjetura. (Mësuesi/ja

duhet të sjellë informacione në mënyrë që të jetë i përgatitur për çdo të papritur,

pasi nxënësit mund të mos kenë realizuar detyrën e ngarkuar.)

Nxënësit nxiten të lexojnë kuriozitetet e sjella në klasë mbi kafshët. Ekspozojnë

fotot e gjetura mbi kafshët.

Realizimi i kuptimit. Rikujtohen elementet e një posteri. Mesazhi, pamja,

fotografi a, ngjyrat, teksti, logoja (shenja dalluese), slogani.

Nxiten nxënësit të diskutojnë mbi foton e dhënë.

-Mesazhi. Kafshët janë miqtë tanë.

-Teksti: Planeti ynë i mrekullueshëm ka vend për të gjithë. Le t’i mbrojmë dhe të

kujdesemi për kafshët. Bashkë me to jeta në planet do të jetë më e kuptimtë.

-Logoja

-Slogani. Jo zhdukjes së kafshëve.

Ky është një plotësim modeli i dhënë në tekst. Nxënësit të ndarë në grupe do të
Libër mësuesi

krijojnë një poster të ngjashëm.

Në tabakun e letrës ata do të ngjitin fotot e gjetura dhe më pas do të plotësojnë

mesazhin, tekstin, logon dhe sloganin. Mësuesi/ja vëzhgon punën e tyre dhe jep

udhëzimet e nevojshme.

Reflektimi: Posterat e përgatitur ekspozohen në muret e klasës dhe përfaqësuesit

e çdo grupi lexojnë dhe i interpretojnë ato. Nxënësit vlerësojnë posterin me gjetjen

më interesante.

Detyrë shtëpie: Punimi i ushtrimeve të Fletores së punës, fq 47.

Rubrika: Njohuri gjuhësore

Tema: Mënyrat e foljes

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë mënyrat e foljeve të dhëna duke u bazuar në veprimin që

tregon dhe formën që merr folja.

• Të dallojë nuancat kuptimore të çdo mënyre në foljet e dhëna.

Mjete: teksti i nxënësit, fl etore pune

Fjalë kyç: folje, mënyrë, formë, veprim.

Metodologjia: kujto-diskuto, veprimtari e drejtuar, punë e pavarur, zbatim i

njohurive.

Shënim. Kjo është një temë mësimore në të cilën nxënësi njihet dhe me

kategorinë e mënyrës së foljes. Është një njohuri që jepet në një orë. Nxënësi

thjesht prezantohet me një kategori të re. Ai do të mësojë më shumë për mënyrën

në klasat e tjera.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: kujto-diskuto. Rikujtohen njohuritë për foljen: veta, numri, koha,

zgjedhimi.

Nxënësit udhëzohen të shikojnë fjalitë në tekst.

Mësuesi/ja i udhëzon nxënësit të përqendrohen në foljet e fjalive të dhëna. Është

e njëjta folje e cila ndryshon formë: lexoj, lexuake, të lexosh, do të lexoja,

lexofshim, lexo.

Realizimi i kuptimit: veprimtari e drejtuar.

Mësuesi/ja vazhdon sqarimin e nxënësve.

Veprimi i foljes shprehet në mënyra të ndryshme: mund të jetë i sigurt, i

pasigurt, i dëshirueshëm apo në formën e urdhrit. Mënyrat e ndryshme me të cilin

shprehet veprimi quhen mënyra. Folja ka gjashtë mënyra. Lexohen nga mësuesi/

ja.

Nxënësit lexojnë tabelën në tekst dhe mësuesi/ja kërkon prej tyre të japin shembuj

163
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

për çdo mënyrë.

Punim i rubrikës Ushtrohu.

Në ushtrimin 1 nxënësit lidhin me shigjetë.

Ju folët shumë gjatë me mësuesen veprim i sigurt.

Kalofshi mirë.

veprim i dëshirueshëm

Ne sot e paskemi pushim!

veprimi i sigurt shoqërohet me

ndjenjë habie

Do të vija dhe unë me ju, por… veprimi varet nga një tjetër.

Mund të shkojmë pasdite te ditëlindja... veprim i pasigurt

Dilni të gjithë nga klasa.

veprim në formën e urdhrit.

Nxënësit diskutojnë me njëri-tjetrin

alternativat e zgjedhura.

Në ushtrimin 2 nxënësit nënvizojnë foljet dhe gjejnë mënyrën e tyre.

Nxënësit ndihmohen nga fjalët e dhëna përbri fjalive.

Mund të bjerë shi pasdite.

Lidhore

Paska rënë borë përjashta!

Habitore

Mos shty!

Urdhërore

Do të dilja më mirë në testim, sikur... Kushtore

Shkova të dielën në teatër.

Dëftore.

Mos pafshi kurrë të këqija!

Dëshirore.

Mësuesi/ja mund të kërkojë nga nxënësit t’i krahasojnë mënyrat dhe të

gjejnë se cilat mënyra kanë të përbashkëta: (sigurinë - mënyra dëftore e habitore, e

pasigurinë – mënyra lidhore e kushtore.)

Në ushtrimin 3 nxënësit do të nënvizojnë foljet. Shkruajnë se çfarë shpreh veprimi

i tyre.

Në ushtrimin 4 Nxënësit dallojnë mënyrat e foljeve në fjalitë e dhëna dhe i shkruajnë

në kuti.

Reflektimi: Punë krijuese.

- Krijoni një tekst me 5-6 fjali duke i përdorur foljet në mënyra të ndryshme.

Nesër mund të dal shëtitje me biçikletë.

Nëse do të jetë kohë e mirë, patjetër që do të dal.

Dil dhe ti me shokët, – thotë mami.

Të premten dola me Mirën para pallatit.

Paska dalë dhe Mimoza llastica me makinën e saj!

Dalshi sa më mirë në garën e së dielës.

Detyrë shtëpie. Punimi i ushtrimeve të Fletores së punës, fq 48.

164

Rubrika: Lexim

Tema: Mogli

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë tekstin me intonacion dhe qartë.

• Të dallojë personazhet e tregimit.
Libër mësuesi

• Të lexojë tregimin në role.

• Të krahasojë dy tekstet e dhëna duke u bazuar në gjuhën dhe

personazhet.

• Të dallojë ngjashmëritë midis jetës së njerëzve dhe kafshëve duke u bazuar

në tregimin e lexuar.

Mjete: teksti i nxënësit, libri për fëmijë “Libri i xhunglës”, kuriozitete nga jeta e

ujqërve,

Fjalë kyç: ujqër, njeri, ariu, pantera.

Metodologjia: diskuto-argumento, diagrami i Venit, ditar dypjesësh.

Zhvillimi I mësimit

Evokimi: Diskutim.

Mësuesi/ja shtron për diskutim pyetjen:

-A mundet një njeri të jetojë me kafshë të egra, si: ujk, ari, luan, tigër? Jepni

argumentet tuaja.

Nxënësit shkruajnë në një fl etë arsyet pse janë pro apo kundër.

Realizimi i kuptimit: lexim me kodim teksti.

Paraqitet titulli i tregimit nga mësuesi/ja.

- A ju kujton diçka personazhi i Moglit?

- A e ka lexuar ndonjëri nga ju librin “Libri i Xhunglës” të autorit anglez Rudyard.

Kipling. Ai është fi tues i çmimit Nobel për letërsinë.

Mësuesi/ja i orienton nxënësit se në këtë pjesë do të njihen me disa personazhe,

prandaj është mirë që gjatë leximit të nënvizojmë personazhet.

Lexohet tregimi nga nxënës që lexojnë bukur dhe saktë.

Punohet rubrika Të kuptojmë përmbajtjen.

Punohet rubrika Nxirr mesazhin.

Në ushtrimin 5 me anë të Diagramit të Venit nxënësit nxjerrin dallimet dhe

ngjashmëritë midis jetës së njerëzve dhe kafshëve.

Kllaster

Ujqërit

Njerëzit

Familja ka një kryefamiljar.

I diskutojnë së bashku.

Problemet kanë një drejtues.

janë të

organizuar në

bashkësi

Akala, udhëheqësi i

tufës së ujqërve,

Baba ujku është kreu i

familjes së tij.

Tufa e ujqve mblidhet

çdo muaj

këtë mbledhje

diskutojnë për Moglin.

Punohet ushtrimi 7. Lexohet tregimi në role. Nxënësit analizojnë personazhet e

tregimit dhe i emërtojnë.

165
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Baba Ujku

Mama Ujkonja

Akela Udhëheqësi i Tufës së ujqërve

Katër këlyshët

Sher Kani ujk

Personazhet

ujqërit kafshët e tjera

Baluja Ariu i murrmë gjumash

Bagera pantera e zezë si nata.

njeriu

Mogli

Lexohet nga mësuesi/ja fragmenti i shkëputur nga një libër me kuriozitete

shkencore.

Në këtë fragment nxënësit njihen me dy personazhe Amalën dhe Kamalën, të cilat

që bebe kanë jetuar me ujqërit dhe kanë mësuar sjelljet dhe zakonet e ujqërve.

Diagrami i Venit

Teksti i parë

Tekst artistik

Rrëfi m imagjinar

Mogli, personazh i trilluar nga shkrimtari

Gjuha është emocionale

Teksti i dytë

Tekst shkencor

Rrëfim real

Amala dhe Kamala persona realë

Gjuha e drejtpërdrejtë

Të dyja tekstet kanë të përbashkët temën: jetesa e njeriut me ujqërit.

Nxënësit komentojnë fjalët e Akelës:

Reflektimi: Fragmenti Komenti

Fragmenti

Komenti

“Njerëzit janë të zgjuar. Ndoshta ky këlysh njeriu do të na ndihmojë kur të rritet.

Merreni me vete dhe mësojeni mirë”.

Nxënësit lexojnë komentet e tyre.

Mësuesi/ja i rikthehet dhe njëherë ushtrimit të zhvilluar në fi llim të mësimit.

- A ndryshuat opinion mbi jetën e njeriut me kafshët apo vazhdoni të mbani

qëndrim të parë. Nxënësit japin mendimit e tyre. Një nga përfundimet e tyre

mund të jetë:

Duke jetuar me kafshët njeriu mëson zakonet dhe jetesën e tyre. Kjo ia vështirëson

atij të përshtatet më pas me jetën e njerëzve.

Gjithsesi librat artistikë i përshkruajnë bukur marrëdhëniet e njerëzve me kafshët,

ndoshta për të na treguar se kafshët, ashtu si dhe njerëzit e kanë të fortë instinktin

e familjes e të nënës. Ato nuk i vrasin bebet e njerëzve në rast se humbasin, por i

marrin në shtrofullat e tyre dhe i ushqejnë me gji ashtu si dhe njerëzit.

166
Libër mësuesi

Njohuri gjuhësore

Tema: Kohët e foljes në mënyrën dëftore

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë foljet e dhëna në tekst.

• Të dallojë kohët kryesore të mënyrës dëftore të foljeve të dhëna.

• Të klasifi kojë foljet e mënyrës dëftore sipas kohës.

Mjete: teksti i nxënësit, fl etore pune, tabak letre me kohët kryesore të foljes

në mënyrën dëftore, tabak letre me të gjitha kohët e foljes në dëftore.

Fjalë kyç: mënyra dëftore, koha e tashme, e shkuar e ardhme, e pakryer, e

kryer e thjeshtë, e kryer e tejshkuar, më se e kryer.

Metodologjia: kllaster, vëzhgo-dallo, diskuto.

Evokimi:

Kllaster

Zhvillimi i mësimit

e pakryer

e kryer e thjeshtë

shkoja

shkova

e shkuar

e kryer

kam shkuar

KOHËT E FOLJES

e ardhme

do të shkoj

e tashme

shkoj

e ardhme

më se e kryera

kisha shkuar

e kryera e tejshkuar

pata shkuar

e ardhme e përparme

do të kem shkuar

Koha:

Folja

e tashme Sot Jona po shkon për pushime.

e shkuar Dje Jona shkoi për pushime.

e ardhme Nesër Jona do të shkojë për pushime.

Nxënësit lexojnë në tekst sqarimet që janë dhënë për veprimin e foljes në kohët e

dhëna. Gjithashtu nxënësit rikujtojnë dhe kohën e pakryer dhe të kryerën e thjeshtë.

Mësuesi/ja i nxit të krijojnë fjali me folje në kohë të ndryshme të dëftores.

Realizimi i kuptimit:

Mësuesi/ja vendos në dërrasën e zezë tabelën me kohët e foljes në mënyrën dëftore,

167
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

të cilën e lë të ekspozuar në një kënd të klasës.

Tabela lexohet dhe sqarohet nga mësuesi/ja.

Punohet rubrika Ushtrohu.

Në ushtrimin 1 nxënësit dallojnë kohët duke lidhur foljet me kohën përkatëse.

Në ushtrimin 2 nxënësit nënvizojnë foljen dhe thonë kohën e tyre.

Në ushtrimin 3 nxënësit përzgjedhin foljen e duhur nga foljet e dhëna në kllapa.

Reflektimi.

Ushtrimi 4 është i një shkalle vështirësie më të lartë, po që ka kërkesa për nxënësit

e të gjitha niveleve. Nxënësit duhet të klasifi kojnë foljet e nënvizuara sipas kohës,

mënyrës, vetës dhe numrit në tabelën e dhënë.

Shënim: Në fazën e refl ektimit nxënësit mund të punojnë dhe ushtrime në Fletoren e

punës.

Detyrë shtëpie. Punohen ushtrimet e Fletores së punës, fq 50,51.

Njohuri gjuhësore

Tema: Kohët e thjeshta dhe kohët e përbëra.

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë foljet në tekstet e dhëna.

• Të grupojë kohët e foljeve në të thjeshta dhe të përbëra.

• Të dallojë kohët e përbëra të foljes duke u bazuar në foljet ndihmëse kam

dhe jam.

Mjete: teksti i nxënësit, Fletore pune.

Fjalë kyç: kohë, folje ndihmëse, kam, jam, kohë e përbërë, kohë e thjeshtë.

Metodologjia: vëzhgo-hulumto, lëviz, ndalo, krijo dyshe.

Evokimi: vëzhgim dhe hulumtim.

Nxënësit udhëzohen të punojnë në libër.

Në fjalitë e mëposhtme dalloni foljet lexoj dhe foljen dhuroj.

Nxënësit lexojnë fjalitë dhe dallojnë foljet lexoj të shkruar me ngjyrë të kuqe, që janë

në kohët e thjeshta dhe foljet dhuroj të shkruar me ngjyrë vjollcë, që janë në kohë

të përbëra.

Mësuesi/ja i nxit nxënësit:

- Ku dallohen këto folje?

E para, shprehin kuptime të ndryshme.

E dyta, dalin me forma të ndryshme: folja lexoj del e vetme, kurse folja dhuroj del

e shoqëruar me foljen ndihmëse kam dhe pjesën dhuruar që nuk ndryshon.

Realizimi i kuptimit.

Lexohet nga mësuesi/ja shpjegimi i dhënë në tekst.

Lexohen me zë të lartë nga nxënësit dy tabelat e dhëna.

168
Libër mësuesi

Mësuesi/ja i sqaron nxënësit se në kohën e përbërë folja është e përbërë nga folja

kam dhe jam e cila ndryshon formë sipas kohës dhe nga pjesorja e foljes.

Mësuesi/ja paraqet një listë me folje, të cilat nxënësit i thonë në kohë të përbëra dhe

mësuesi/ja shkruan përbri pjesoren. Mirë është të plotësohet një tabelë:

folja folja në kohë të përbërë pjesorja

laj kam larë larë

luaj kisha luajtur luajtur

punoj pata punuar punuar

dëgjoj do të kem dëgjuar dëgjuar

rri kam ndenjur ndenjur

mbjell kam mbjellë mbjellë

Ushtrimi bëhet në mënyrë intuitive.

Punohen ushtrimet e rubrikës Ushtrohu. Lëviz. Ndalo. Krijo dyshe.

Ushtrimi 1 nxënësit nënvizojnë me të kuqe foljet në kohët e thjeshta dhe me të

kaltër foljet në kohët e përbëra.

Në kuti shkruajnë Th për kohët e thjeshta dhe P për kohët e përbëra.

Në ushtrimin 2 nxënësit plotësojnë tekstin me folje në kohët e thjeshta dhe të

përbëra.

Reflektimi.

Nxënësit punojnë ushtrimin 3. Duhet të shkruajnë 4 fjali më foljet vrapoj, harroj,

këndoj, shaj në kohët e përbëra. Vazhdon puna në dyshe. Nxënësit punojnë në

mënyrë të tillë: Njëri nxënës vendos dy foljet e para në kohë të përbëra. Shoku

krijon fjali. Më pas ndërrojnë rolet.

Lexohen dhe vlerësohen punimet e tyre.

Detyrë shtëpie. Punimi i ushtrimeve të Fletores së punës.

Rubrika: Lexojmë

Tema: Përmes mimozave

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë tregimin me intonacion.

• Të lexojë fjalorin e fjalëve të reja.

• Të tregojë brendinë e tregimit duke u bazuar në pyetjet.

• Të shprehë ndjesitë që i krijohen duke imagjinuar veten në vendin e

ngjarjes.

• Të nxjerrë mesazhin e tregimit duke u bazuar në veprimet e gjirafës dhe

leopardit.

169
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Mjete: teksti i nxënësit, atlas i kafshëve, kuriozitete mbi Afrikë.

Fjalë kyç: gjueti, gjirafë, leopard, akacie, fushim, fi ldish, lagunë.

Metodologjia:parashikim me terma paraprakë, lexim i drejtuar, ruaje fjalën e

fundit për mua.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Parashikim me terma paraprakë.

Me fjalët leopard, gjirafë, dyluftim, gjueti, Afrikë bëni një krijim të shkurtër për 5-6

minuta. Nxënësit shkruajnë dhe më pas lexohen disa prej krijimeve të tyre.

170

Realizimi i kuptimit. Mësuesi/ja lexon pjesën sqaruese të tregimit duke u treguar

nxënësve se pjesa është marrë nga libri me të njëjtin titull i autorit Majn Rid.

Lexim i drejtuar.

Ndalesa e parë. Të gjenin gjirafa ... deri te... thirri Hendriku.

- Cili ishte qëllimi i gjuetarëve?

- Si po e përgatitnin planin e tyre?

- Ku zhvillohen ngjarjet?

- Si përshkruhet pylli?

- A do të gjuajnë gjirafa gjuetarët? Pse?

Ndalesa e dytë. Pas disa çastesh ... deri te... dhjetë herë më të vogël se

ajo vetë.

- Cila ishte pamja që u shfaqet para syve gjahtarëve?

- Pse leopardi mund ta ketë sulmuar gjirafën?

- Cilat ishin kafshët me të cilat ushqehej leopardi zakonisht?

- Si mendoni ju leopardi do ta vrasë gjirafën? Ku e mbështetni pohimin ose

mohimin tuaj?

Ndalesa e tretë. Dy qentë deri ... në fund.

- Çfarë donin të bënin qentë e gjuetarëve?

- Si veproi gjirafa?

- A të pëlqen fundi i tregimit?

- Si mendon se mund të kishte ndodhur ndryshe?

Punohen fjalët e fjalorit. Mësuesi/ja i pyet nxënësit nëse i afrohej ngjarja e krijuar prej

tyre ngjarjes së dhënë në tekst. Cili nga nxënësit i është përafruar më shumë.

Lexim i tregimit nga 3-4 fëmijë të tjerë.

- Imagjinoje veten pas drurëve në vendin e gjahtarëve dhe ritregoje me fjalët

e tua. - Si u zhvillua ky dyluftim?

Nxënësit nxiten të ritregojnë me fjalët e tyre.

Reflektimi: Ruaje fjalën e fundit për mua.

Zgjidhni fragmentin më të bukur.

Nxënësi i parë lexon fragmentin. Nxënësit e tjerë që kanë zgjedhur të njëjtin fragment

japin komentet e tyre mbi përzgjedhjen. Në fund komentin e bën nxënësi i parë.

Detyrë shtëpie. lexim, ritregim.
Libër mësuesi

Ora e dytë

Tema: Përmes mimozave

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë tregimin duke respektuar shenjat e pikësimit.

• Të hartojë pikat e planit duke u bazuar në paragrafët.

• Të ritregojë përmbajtjen duke u bazuar në pikat e planit.

• Të përshkruajë gjirafën, leopardin, pyllin, dyluftimin duke përdorur epitet

gjatë përshkrimit.

• Të tregojë kuriozitete nga jeta e kafshëve në Afrikë bazuar në njohuritë që

ka lexuar ose parë në TV.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi:

Përshkruaj pamjen fi zike të:

gjirafës

E gjatë veçanërisht qafa shumë e gjatë.

Trupi i mbuluar me pulla kafe me të verdhë në bezhë.

leopardit

I ngjashëm me tigrin

Trupi ngjyrë kafe me

vija të zeza

Nxënësit që duan mund t’i vizatojnë dhe nuk i përshkruajnë me fjalë.

Realizimi i kuptimit:

Nxënësit orientohen të hartojnë pikat e planit të tregimit.

- Gjuetia e gjirafave.

- Gjurmët e gjirafave në lagunë.

- Pamja e çuditshme: leopardi në kurrizin e gjirafës.

- Arsyetimi i gjuetarëve.

- Ndjekja e gjirafës nga dy qentë.

- Fundi i gjirafës dhe leopardit.

Ritregohet tregimi mbi bazën e pikave të planit nga 2-3 nxënës.

Punohet rubrika Analizo gjuhën.

Nxënësit, duke përdorur sa më shumë epitete, përshkruajnë cilësitë e gjirafës,

leopardit, pamjen e dyluftimit dhe pyllit.

Reflektimi: rrjeti i diskutimit.

Mësuesi/ja ndan klasën në dy grupe dhe shtron para nxënësve pyetjet:

Jo

Grupi I

A të vjen keq për gjirafën që bie viktimë e leopardit?

Po

Përfundimi:

Leopardi rrezikoi jetën për të ushqyer këlyshët e tij. Si e vlerëson këtë cilësi të tij?

171
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Në fakt këto dy pyetje kanë lidhje me njëra-tjetrën, prandaj mësuesi/ja mund të

shtrojë këtë pyetje.

Grupi II

Jo

Po

Të vjen keq për gjirafën që bie viktimë e leopardit

po për leopardin që rrezikon jetën për të ushqyer fëmijët e tij?

Përfundimi: Për të dyja kafshët më vjen keq. Ndoshta leopardi duhej të kishte

sulmuar një antilopë ushqimin e tij të zakonshëm, por ndoshta nuk ishte mundësi.

Gjithsesi në xhungël mbizotëron ligji i xhunglës. Kafshët mishngrënëse ushqehen

me kafshët barngrënëse. Ky është fati i tyre.

Në minutat e mbetura nxënësit mund të lexojnë kuriozitete nga bota e kafshëve

dhe për Afrikën.

Rubrika: Flasim

Tema: Ritmet e pyllit të madh

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të përzgjedhë alternativat e sakta gjatë vëzhgimit të tablosë.

• Të krahasojë leopardin e tablosë me atë të tregimit Përmes mimozave.

• Të luajë lojën e ritmit.

Mjete: teksti i nxënësit

Fjalë kyç: ritëm, pyll, lojë, tinguj, zhurma.

Metodologjia: vëzhgo-përzgjidh-argumento, imagjino-përshkruaj, lojë

Zhvillimi i mësimit

Nxënësit janë porositur të sjellin maska kafshësh.

Hapi i parë. Vëzhgim i tablosë. Përzgjedhja e alternativave të sakta.

- Tabloja na jep një skenë të jetës në xhungël. Leopardi ndjek drenushat që

po largohen në drejtime të ndryshme. Nxënësit nxiten të tregojnë. Leopardi

është një kafshë mishngrënëse më e shpejta në botë. Një nga strategjitë që

përdor është ndarja e drenushës nga kopeja dhe kapja e saj.

Hapi i dytë. Nxënësit dallojnë të përbashkëtat ndërmjet leopardit të tablosë

dhe atij të tregimit.

Hapi i tretë. Në ushtrimin 2 nxënësit vëzhgojnë pjesët e lojës formuese.

Nxënësit vendosin shenjën në kutizën pranë pjesës që nuk i takon tablosë.

172

Hapi katërt. Në ushtrimin 3 nxënësit mbyllin sytë dhe imagjinojnë kafshët që

vrapojnë, që hungërijnë, klithin etj.
Libër mësuesi

Hapi i pestë. Loja e ritmit.

Lexohet udhëzimi për zhvillimin e lojës. Lexohet nga grupet poezia dhe nxënësit do të

këndojnë duke e shoqëruar me ritëm.

Nxënësit përzgjedhin grupin më të mirë.

Nëse mbetet kohë nxënësit mund të vizatojnë kafshën e xhunglës që iu pëlqen më shumë.

Njohuri gjuhësore

Tema: Përdorimi i zanores i dhe y, i dhe y. (Drejtshkrim)

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

- Të shqiptojë qartë fjalët e tipit lepur, qilim, kukull, ylber etj.

- Të shkruajë saktë fjalët e tipit lepur, qilim, kukull, ylber etj.

- Të dallojë fjalët e shkruara gabim në fjalitë e dhëna.

Mjete: teksti i nxënësit., fl etore pune

Fjalë kyç: drejtshkrim, zanoret u, y, i .

Metodologjia: diskuto,

Zhvillimi i mësimit.

Evokimi: Mësuesja nis një bisedë me nxënësit.

- Gjatë bisedave me njëri-tjetrin ne shpesh vëmë re se shumë fjalë

shqiptohen gabim. Ndonjëherë na vjen për të qeshur kur i dëgjojmë. E

rëndësishme është që ne t’i eliminojmë gabimet dhe t’i shqiptojmë qartë

dhe pa gabime.

- A mundet që ndonjëri prej jush të tregojë ndonjë fjalë që gjyshi/gjyshja ose

ai vetë shqipton fjalë ndryshe nga mënyra se si i lexon në tekstet shkollore.

Nxiten nxënësit të tregojnë raste që ata I kanë kapur vetë ose I kanë vënë

re shokët.

Realizimi i kuptimit.

Mësuesja i fton nxënësit të shkruajnë fjalët poshtë fi gurave.

Më pas nxënësit i lexojnë . Në rast se mdonjë nxënës i ka shkruar gabim, mësuesja

i veçon rastet e gabuara në dërrasë.

Lexohet rregulli i shkruar në libër.

Në ushtrimin 2 nxënësit vendosin kryq te fjalët e shkruara gabim.

Në ushtrimin 3 nxënësit do të dallojnë shtatë fjalët e shkruara gabim dhe do t’i

shkruajnë si duhet ato.

Lexohet rregulli i dhënë në tekst.

Në ushtrimin 4 nxënësit shkruajnë fjalët nën fi gura: ylber, rrip, qilim.

Reflektim. Punohet ushtrimi 1 i Fletores së punës.

Nivelit të lartë të nxënësve u jepet të gjejnë fjalë ku zanorja u dhe y nuk përdoren si

duhet dhe të shkruajnë si duhet fjalët me këto zanore.

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 2 i Fletores së punës.

173
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Rubrika: Lexim

Tema: Përroi i argjendtë

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

- Të parashikojë përmbajtjen e tregimit duke u nisur nga titulli i tij.

- Të lexojë tregimin duke respektuar shenjat e pikësimit.

- Të zbulojë kohën kur zhvillohet ngjarja dheta ilustrojë me pjesë nga teksti.

- Të përshkruajë emocionet që i shkakton një natyrë kaq magjike.

- Të dallojë fjalët kyç me të cilat autori përshkruan natyrën dhe ndjesitë e

djalit.

Mjete: teksti i nxënësit, fl etë të bardha, lapsa me ngjyra.

Fjalë kyç: përroi i argjendtë, Xhodi, burim, liqen, shteg, manjolë, frashër, lug, i

tejpashëm, sumbulla, marramenthi

Metodologjia: parashikim me anë të titullit, të nxënët bashkëpunues, imagjinopërshkruaj,

rrjet diskutimi

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: parashikim me anë të titullit.

-Ç ’mund të jetë një përrua i argjendtë. Shkruani në një fl etë mendimin tuaj.

Dy-tre nxënës lexojnë krijimin e tyre.

Realizimi i kuptimit:

Lexim i tregimit nga nxënësit sipas paragrafëve. Gjatë leximit nxënësit janë udhëzuar

të nënvizojnë fjalë të reja.

Punim i fjalëve të fjalorit. Nxënësit në bashkëpunim me mësuesen mësojnë kuptimin

e fjalëve.

Mësuesi/ja i drejton nxënësit të krahasojnë parashikimin me atë që lexuan.

Të nxënit bashkëpunues.

Grupi I: - Në cilën kohë të ditës zhvillohet ngjarja?

Ilustroje me pjesë nga teksti zgjedhjen tënde.

Grupi II: - Cilin vend autori e quan fshehtësirë të magjishme? Pse?

Grupi III: - Pse Xhodi e quan burimin vendin e tij dhe të kafshëve të pyllit?

Grupi IV: Ritrego rrugën që bën lumi nga burimi në oqean, duke përdorur

fjalë nga tregimi.

Grupi V: Gjej fjalë dhe shprehje kyç me anë të të cilave autori përshkruan:

Ngjyrat e pyllit

Zhurmat

Aromat

Ndjesitë e djalit

174
Libër mësuesi

Grupi VI: Shkruaji me fjalë të tjera shprehjet e fi gurshme: Hapet qielli

Dita qe zhdukur

Dielli u fsheh

I gufoi zemra.

Të gjithë nxënësit punojnë ushtrimin 6: Mbyll sytë dhe përpiqu të përfytyrosh veten

në vend të Xhodit. Përshkruaj me fjalët e tua atë që arrin të ndjesh në një natyrë kaq

magjike.

Dëgjohen disa nga përshkrimet e nxënësve dhe bëhet vlerësimi i krijimit më të mirë.

Reflektimi: Rrjet diskutimi.

Jo

Po

A jeni dakord se natyra e bën më të mirë, më të hapur , më me shpirt njeriun?

Përfundimi.

Detyrë shtëpie: Punohet ushtrimi a i detyrës së shtëpisë, ku nxënësit duhet të

plotësojnë fjalët me prapashtesa përkëdhelëse –zë dhe ushtrimi b, të gjejnë fjalë

tingullimituese, si pllaqurit, llapashit, që janë krijuar duke imituar zërat a zhurmat e

qenieve, të sendeve, të dukurive të natyrës etj.

Rubrika: Njohuri gjuhësore

Tema: Lidhëza

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë lidhëzat në fjalitë e dhëna.

• Të klasifi kojë lidhëzat sipas llojit: bashkërenditëse dhe nënrenditëse nga

funksioni lidhëz në fjali.

• Të dallojë lidhëzën që nga përemri lidhor që në fjalitë e dhëna.

• Të krijojë një tekst ku të përdorë lidhëza bashkërenditëse dhe

nënrenditëse

Mjete: teksti, fletore pune, tabela në tabakë letre me dy llojet e lidhëzave

Fjalë kyç: lidhëz, bashkërenditëse, nënrenditëse.

Metodologjia: zbatim i njohurive, veprimtari e drejtuar, punë në dyshe.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Mësuesi/ja u drejton nxënësve pyetjen:

- Cili është funksioni i lidhëzave në fjali?

Për të lidhur dy fjalë ose dy ose më shumë pjesë të një fjalie.

Nxënësit lexojnë tekstin dhe vënë re se çfarë lidhin lidhëzat me ngjyrë të kuqe dhe

lidhëzat me ngjyrë blu.

Realizimi i kuptimit.

Mësuesi/ja ka përgatitur në dy tabela lidhëzat sipas llojeve, të cilat ekspozohen në

një kënd të klasës në fund të orës së mësimit.

Nën drejtimin e mësuesit/es nxënësit punojnë ushtrimin mbi lidhëzat bashkërenditëse,

pasi janë njohur me funksionin e tyre.

Lexohen lidhëzat nënrenditëse dhe funksioni i tyre.

Nxënësit punojnë në dyshe ushtrimet e dhëna në tekst.

175
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Në ushtrimin 1 nxënësit do të vendosin lidhëzat nënrenditëse që duhen.

Në ushtrimin 2 nxënësit bashkojnë fjalitë duke përdorur lidhëzën që duhet.

Kur fëmijët mbaruan pushimet, u kthyen në shtëpi.

Fëmijët mbaruan pushimet dhe u kthyen në shtëpi

Pasi i përcolli fëmijët, gjyshi hyri në shtëpi.

Ardi ndihej keq, sepse ishte i zbehtë dhe kishte temperaturë.

Mjeku vizitoi Ardin dhe shkroi recetën për barnat.

Nxënësit lexojnë variantet e tyre dhe përzgjedhin variantet më të sakta me ndihmën

e mësuesit/es.

Në ushtrimin 3 nxënësit duhet të ndërtojnë fjali duke përdorur lidhëzat.

Nuk kam shumë uri, kur jam në shkollë.

Dejvi është i mërzitur, por do t’i kthehet buzëqeshja shumë shpejt.

Mira nuk e dinte, prandaj nuk ka ardhur.

Era vraponte, sepse ishte bërë vonë për në shkollë.

Ti shiko majtas, ndërsa unë po shoh djathtas.

Ose eja tani, ose mos hajde fare.

Do të luaj futboll dhe do të shkoj në pishina.

Edhe Mira, edhe Egla po thoshin të njëjtat fjalë.

Në ushtrimin 4 nxënësit dallojnë dhe nënvizojnë që si përemër lidhor dhe që si

lidhëz.

Reflektim: Punohen ushtrimet e Fletores së punës, fq 53.

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 5. Përshkruaj fi gurën me 4-5 fjali ku të përdorësh

lidhëza bashkërenditëse dhe nënrenditëse.

Rubrika: Njohuri gjuhësore

Tema: Klasat e fjalëve

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë fjalët e ndryshueshme nga ato të pandryshueshme.

• Të klasifi kojë fjalët në klasa duke u bazuar në kuptimin dhe veçoritë

gramatikore.

• Të klasifi kojë klasat e fjalëve në të ndryshueshme dhe të pandryshueshme

gjatë përdorimit të tyre në fjali.

Mjete: teksti i nxënësit, tabelë ku të jenë shënuar klasat e fjalëve të ndryshueshme

dhe të pandryshueshme.

Fjalë kyç: klasat e fjalëve, i ndryshueshëm, i pandryshueshëm.

Metodologjia: mendo-diskuto, vëzhgo-dallo-grupo, konkurs.

176

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: mendo dhe diskuto.

Si grupohen njerëzit sipas seksit? Meshkuj dhe femra.

Si grupohen sipas moshës? Fëmijë, të rinj, të moshuar.
Libër mësuesi

Edhe fjalët grupohen sipas kuptimit dhe veçorive gramatikore.

- Çfarë kemi mësuar deri tani për fjalët. Si i klasifi kojmë ato?

emra

parafjalë pasthirrma pjesëza

Fjalët

mbiemra përemra folje

nyja

lidhëza

ndajfolje

Realizimi i kuptimit.

Mësuesi/ja i drejton nxënësit të lexojnë fjalitë e shkruara me ngjyra të ndryshme dhe

të tregojnë se çfarë janë fjalët brenda kutive: emër, folje, parafjalë, emër, përemër,

parafjalë, emër, mbiemër, lidhës, përemër, folje, ndajfolje.

Pasi nxënësit i cilësojnë emrat, foljet etj., mësuesi/ja i orienton të dallojnë se cilat

fjalë ndryshojnë dhe cilat mbeten të pandryshueshme.

Lexohen dy tabelat nga nxënësit.

Ushtrimet e rubrikës ushtrohu nxënësit i punojnë në grupe. Klasa ndahet në pesë

grupe dhe nxënësit punojnë ushtrimin 1 dhe 2.

Reflektimi.

Konkurs. Çdo grup ka shkruar një fjalë nga teksti i ushtrimit 2. Fjala i jepet mësueses

në një copë letër. Ka 7 mundësi ose 10 për të gjetur fjalën e saktë. Fiton grupi që e

gjen me pak alternativa fjalën e saktë.

Detyrë shtëpie. Punohen ushtrimet e Fletores së punës f.....

Rubrika: Lexim

Tema: Në kamping natën (ora e parë)

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë tregimin duke respektuar shenjat e pikësimit.

• Të dallojë personazhet e tregimit.

• Të lexojë fjalorin e fjalëve të reja.

• Të nxjerrë mesazhin e tregimit duke u bazuar në veprimet e personazhit

kryesor: dëshira për të udhëtuar dhe eksploruar vende të panjohura.

• Të komentojë fragmentet e dhëna.

Mjete: teksti i nxënësit.

Fjalë kyç: kamping, eksploroj, ndjell.

Metodologjia: pyetja sjell pyetjen, parashikim me anë të titullit, ditar

dypjesësh.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: pyetja sjell pyetjen.

Mësuesi/ja nis mësimin me pyetjet:

- A e dini se ç’do të thotë fjala kamping?

177
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

- A keni kaluar pushimet në ndonjë kamping?

- A do të kishit dëshirë të pushonit me shokët ose të afërmit në një

kamping?

Nxënësit shprehin mendimet dhe idetë e tyre mbi ndonjë përvojë të jetuar.

Realizimi i kuptimit:

Prezantimi i tregimit nga mësuesi/ja. Në kamping natën.

- A ju ndihmon titulli për të parashikuar se përse bëhet fjalë në tregim.

Nxënësit japin idetë e tyre.

Lexohet tregimi nga nxënësit.

Identifi kohen personazhet.

Punohet rubrika: Kupto përmbajtjen. Nxënësit u përgjigjen pyetjeve të kësaj

rubrike.

Punohet rubrika Nxirr mesazhin.

Në ushtrimin 6 nxënësit do të shprehen nëse do t’u pëlqente të ishin në vend të

Mimit.

- Cilat janë gjërat që do t’i bënin si ajo dhe cilat ndryshe.

Në ushtrimin 7 nxënësit do të shprehin dëshirën për të udhëtuar ose jo.

Në ushtrimin 8 nxënësit do të japin ide rreth faktit se udhëtimi dhe eksplorimi e

mbushin jetën e njeriut dhe e bëjnë interesante.

Reflektimi: Ditari dypjesësh.

Komento dy paragrafët e fundit.

Fragmenti

Çfarë ndjesie më krijon

Detyrë shtëpie: lexim i tregimit.

Tema: Në kamping natën (Ora e dytë)

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë tregimin duke respektuar shenjat e pikësimit.

• Të hartojë pikat e planit të tregimit.

• Të ritregojë përmbajtjen në vetën e tretë duke u bazuar në pikat e planit.

• Të dallojë në tekst shprehjet që përshkruajnë ndjesitë e Mimit.

Mjete: teksti i nxënësit

Fjalë kyç:pika plani, ritregim, ndjesi.

Metodologjia: shkrim i lirë, lexo-sintetizo, dallo-përshkruaj.

178

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: shkrim i lirë.

- A të ka ndodhur të kesh pasur frikë? Kur dhe pse?

- Përshkruaje me katër-pesë fjali.
Nxënësit lexojnë përshkrimet e tyre.

Realizimi i kuptimit. lexo-sintetizo.

Lexim i tregimit nga disa nxënës.

Hartimi i pikave të planit.

- Kënaqësia e Mimit për kampingun. Përshkrimi i udhëtimit.

- Ngritja e çadrës.

- Eksplorimi i vendit.

- Eksplorimi natën. Zhurmat e pyllit.

- Fikja e dritës.

- Frika dhe ankthi i Mimit dhe dëshira për t’u kthyer në kamp.

- Ndihma nga një pushues.

- Arritja në çadër dhe meditimi i Mimit mbi pyllin dhe zhurmat e tij.

Libër mësuesi

Ritregimi i përmbajtjes në bazë të pikave të planit.

Punim i rubrikës Analizo gjuhën.

Në ushtrimin 9 nxënësit duke përdorur shprehje nga teksti përshkruajnë ndjesitë

e Mimit.

Në ushtrimin 10 nxënësit përshkruajnë se çfarë iu shkakton:

Errësirë dhe drita e elektrikut (hijet që lëshon ajo).

Heshtja dhe tingujt dhe zhurmat e pyllit.

Reflektimi: dallo –përshkruaj.

Përshkruaj vendin ku ke dëshirë të pushosh në një kamping. Vizatoje atë.

Detyrë shtëpie. Paragrafi n e fundit të tekstit shndërroje në poezi.

Shto dhe fjalë dhe fi gura të imagjinatës sate.

Rubrika: Njohuri gjuhësore

Tema: Fjalia e thjeshtë dhe pjesët e saj

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë pjesët përbërëse të fjalisë së thjeshtë: gjymtyrët kryesore dhe

gjymtyrët e dyta.

• Të dallojë fjalinë e thjeshtë dhe fjalinë e thjeshtë të zgjeruar duke u bazuar

në gjymtyrët kryesore dhe gjymtyrët e dyta.

• Të krijojë një tekst jo më pak se 4 fjali duke përdorur fjali të thjeshta dhe

fjali të thjeshta të zgjeruara duke u bazuar në fi gurë.

Mjete: teksti i nxënësit,

Fjalë kyç: fjali e thjeshtë, fjali e thjeshtë e zgjeruar, gjymtyrë kryesore, gjymtyrë

plotësuese.

Metodologjia: vëzhgo-analizo, të nxënit bashkëpunues, krijo-argumento.

179
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Evokimi: vëzhgo-analizo.

Zhvillimi i mësimit

Në tabelë mësuesi/ja paraqet fjalitë:

Dejvi noton.

Dejvi noton në pishinë me kamerdaren e tij.

- Çfarë kanë të përbashkët dhe ku ndryshojnë dy fjalitë e mësipërme?

Nxënësit arrijnë në përfundimin se fjalia e parë është e vogël, dhe përbëhet

nga kryefjala dhe kallëzuesi, kurse fjalia e dytë është e zgjeruar, sepse përveç

kryefjalës dhe kallëzuesit ka dhe rrethanorin, kundrinorin me parafjalë dhe

përcaktorin.

Realizimi i kuptimit.

Lexohen fjalitë. Dallohen pjesët e tyre.

Në fjalinë e parë: Aeroplani fluturon, nxënësit dallojnë kryefjalën dhe kallëzuesin.

Kjo fjali e vogël quhet edhe fjali e thjeshtë e përbërë nga dy pjesë.

Fjalia tjetër: Mimi vuri mollët në një shportë të madhe, përbëhet nga pesë pjesë:

kryefjala, kallëzuesi, kundrinori, rrethanori, përcaktori.

- Çfarë kanë të përbashkëta këto fjali:

- Kryefjalën dhe kallëzuesin. Këto quhen gjymtyrë kryesore. Gjymtyrët

e tjera që plotësojnë kuptimin e gjymtyrëve kryesore quhen gjymtyrë të

dyta.

Mësuesi/ja lexon rregullin e paraqitur në tabelë.

Punohen ushtrimet e rubrikës Ushtrohu.

Të nxënit bashkëpunues. Nxënësit ndahen në grupe sipas shkallës së

vështirësisë së ushtrimeve.

Në ushtrimin 1 nxënësit duke u ndihmuar nga fjalët e dy bashkësive ndërtojnë

fjali të thjeshta dhe i shkruajnë ato në fl etë ose fl etore.

Në ushtrimin 2 nxënësit shkruajnë gjymtyrën që mungon, pastaj zgjerojnë fjalinë

më të vogël me gjymtyrë të dyta.

Ashensori zbret ngadalë na katin e parë.

Gjethet fëshfërijnë në pyllin e madh.

Në ushtrimin 3 nxënësit dallojnë fjalinë e thjeshtë nga fjalia e thjeshtë e zgjeruar.

Gjymtyrët e dyta i nënvizojnë me ngjyra të ndryshme. Këtu duhet pasur kujdes

se në ushtrimin 3 fjalia: ai gjen një grykë mes malesh është fjali e thjeshtë. Të

gjitha pjesët janë të domosdoshme në fjali. Po të hiqet një prej tyre fjalia e humbet

kuptimin. Mësuesi/ja thekson se kemi fjali kur ajo ka kuptim. Provoni të hiqni

pjesë, ka kuptim ajo?

Në ushtrimin 4 nxënësit nënvizojnë gjymtyrët e dyta te fjalitë e dhëna. Tregojnë

llojin e tyre.

Në ushtrimin 5 nxënësit ngjyrosin me të kuqe kryefjalën dhe me blu kallëzuesin.

Formojnë fjali me to dhe dallojnë se cila prej tyre është fjali e thjeshtë.

180

Në ushtrimin 6 nxënësit krijojnë fjali duke plotësuar kutitë me një gjymtyrë që u

përgjigjen pyetjeve sipas shembullit të dhënë.

Miu ra pa dashje në këmbët e luanit.

Atë çast luani e kapi miun.

Miu kërkoi ndihmë nga luani.
Luani qeshi me fjalët e miut.

Libër mësuesi

Reflektimi: Nxënësit do të shohin fi gurën dhe do të formojnë një tekst ku të

përdorin fjali të thjeshta dhe fjali të thjeshta të zgjeruara.

Ela dhe Dori janë ulur para kompjuterit.

Dori lexon në ekran. Mikja e tij Mira, i ka dërguar një mesazh.

Ela shikon. Pastaj dhe ajo do të shkruajë një mesazh për Verën.

Lexohen dhe vlerësohen nga mësuesi/ja.

Detyrë: Jepen ushtrime të Fletores së punës, fq 55.

Rubrika: Lexojmë

Tema: Shelgu i liqenit

Objektivat pedagogjikë:Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë poezinë me intonacion.

• Të dallojë gjuhën fi gurative të përdorur që është bazuar në ngjashmërinë e

tipareve.

• Të krahasojë përshkrimin e liqenit me dukurinë e pasqyrimit të mësuar në

lëndën e diturisë së natyrës.

• Të rishkruajë vjershën duke përdorur lidhëzën e krahasimit si .

Mjete: teksti i nxënësit, fl etë të bardha, lapsa me ngjyra.

Fjalë kyç: shelg, liqen, pasqyrë, valë, fl okë të gjelbër.

Metodologji: Përshkrim duke u bazuar në fi gurë, analizo-krahaso.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: përshkrim duke u bazuar në fi gurë.

- Përshkruani me 5 fjali fi gurën e tekstit.

Leximi i përshkrimit nga disa nxënës.

Realizimi i kuptimit:

Prezantimi i titullit të poezisë. Shelgu i liqenit.

Lexim i poezisë nga mësuesi/ja.

Identifi kimi i numrit të vargjeve, rimave të përdorura nga poeti.

Lexim i poezisë nga disa nxënës.

Punim i pyetjeve.

Mësuesi/ja u shpjegon nxënësve se në këtë poezi poeti i shpirtëzon sendet dhe

dukuritë e natyrës. ( i përfytyron dhe i paraqit me veti psikike e shpirtërore si të

njeriut kafshët, sendet e dukuritë e natyrës. Tiparet e njeriut ia vesh një sendi

tjetër pa shpirt).

Analizohet gjuha e vargjeve. Mësuesi/ja punon vargun e parë:

181
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Flokët në liqen të kanë rënë. Në fakt janë degët e shelgut që bien në liqen

dhe që poeti i përfytyron si fl okë.

Në pasqyrë për t’u parë - liqeni krahasohet me pasqyrën

Po ty frika s’të ka zënë?!

Vala mund të t’i marrë.- Shelgu nuk ka frikë se ia merr vala degët etj.

Në tri vargjet e fundit poeti shpreh lidhjen e tij të ngushtë me shelgun e

liqenit.

Mësuesi/ja nxit nxënësit.

Kjo poezi është e ndërtuar me fi gurën e metaforës, që është një krahasim i pa

shprehur.

Rishkrim i poezisë nga nxënësit duke përdorur lidhëzën si, duke i kthyer metaforat

në krahasime.

Reflektimi. Vizatoni shelgun që pasqyrohet në liqen, ashtu si e ka përfytyruar

poeti në poezi.

Nxënësit ekspozojnë punimet e tyre dhe vlerësojnë njëri-tjetrin.

Detyrë: Mësimi i vjershës përmendësh.

Rubrika: Lexojmë

Tema: Patat e egra

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë vjershën me intonacion.

• Të dallojë numrin e strofave dhe vargjeve në vjershë.

• Të përshkruajë shtegtimin e patave duke nxjerrë për çdo strofë një fjali

përmbledhëse.

• Të dallojë fi gurën letrare të krahasimit duke u ndihmuar nga lidhëza si.

• Të nxjerrë mesazhin e dashurisë për vendin duke u bazuar në vargjet e

poezisë.

Mjete: teksti i nxënësit.

Fjalë kyç: pata të egra, shtegtim, strateg, tallaz.

Metodologjia: kllaster, lexo-sintetizo, dallo-argumento, ditar dypjesësh.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Kllaster. Punë individuale.

Nxënësit plotësojnë kllasterin e paraqitur nga mësuesi/ja në tabelë.

182

patat e egra

Mësuesi/ja i ndihmon me disa pyetje:

- Në cilin grup bëjnë pjesë? Pse quhen të egra?

- Çfarë ndodh me to në vjeshtë?
Libër mësuesi

- Pse shtegtojnë?

- A keni parë tufat e patave ose zogjve që shtegtojnë?

Lexohen punimet e nxënësve.

Realizimi i kuptimit:

Prezantohet titulli i vjershës nga mësuesi/ja.

Kjo poezi është shkruar nga shkrimtari shumë i njohur shqiptar Dritëro Agolli.

Lexohet poezia në strofa nga nxënësit.

Punohen fjalët e fjalorit.

Lexohet poezia në zinxhir nga nxënësit.

Punimi i rubrikës Kupto përmbajtjen dhe mesazhin.

Në ushtrimin 1 nxënësit duhet të shkruajnë për secilën strofë nga një fjali

përmbledhëse.

Strofa I - Patat e egra shtegtojnë në vargje të gjata e të rregullta mbi malet

me dëborë.

Strofa II - Patoku i prin tufës me sukses si strateg.

Strofa III -Tufa e patave e ndjek nga pas me besim.

Strofa IV -Shtegtimi është i gjatë e i vështirë.

Strofa V - Patat janë të gëzuara se po udhëtojnë drejt vendit të tyre.

Strofa VI - Shtegtimi i patave iu kujton njerëzve vendet nga ku janë larguar.

Në ushtrimin 2 nxënësit duhet të tregojnë arsyet pse vargu i rosave është i ngjashëm

me vargun naimjan.

Mësuesi/ja iu kujton nxënësve vargje nga poema Bagëti e Bujqësi.

Nxënësit renditin cilësitë e vargut naimjan:

është i gjatë, melodik, i dashur, shpreh mallin për vendlindjen, i

paharrueshëm.

Punohet ushtrimi 3 ku nxënësit dallojën krahasimet dhe i shpjegojnë.

si strateg – cilësi e karakterit, aftësi drejtuese

si gërshërë - cilësi e formës, me të cilën shtegtojnë patat

Punohet ushtrimi 4 ku nxnësit dallojnë fjalët e sajuara për të krijuar zërat e

shpendëve.Me britmat: ga-ga-ga.

Në ushtrimin 5 nxënësit dallojnë vargjet ku poeti iu drejtohet jofrymorëve.

O viset prindërore,

O malet në karvan.

Reflektimi: ditari dypjesësh.

Komentoni strofën e fundit.

Strofa

Ndaj patat kur kalojnë

Mbi shpate ga-ga-ga,

Mendimet fluturojnë

Në tufa të mëdha.

Si e kuptoj

Vlerësohen nxënësit sipas argumentit që ata kanë sjellë.

Detyrë: Kthejeni këtë poezi në prozë të shkurtër. Përdorni fjalë nga teksti.

183
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Rubrika: Lexojmë

Tema: Pema

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë poezinë në heshtje.

• Të dallojë një mënyrë grafi ke të re të paraqitjes së poezisë.

• Të nxjerrë mesazhin e miqësisë dhe dashurisë duke ilustruar me leximin e

poezisë.

Mjete: teksti, fletë të bardha, lapsa me ngjyra.

Fjalë kyç: pemë, miq, emra, njerëz të mirë.

Metodologjia: pyetje-përgjigje, lexim në heshtje, mendo-diskuto, lexoargumento.

184

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: pyetje-përgjigje.

Mësuesi/ja u drejton nxënësve pyetjet:

- Çfarë mendon t’i dhurosh një mikut tënd për ditëlindje?

- A mendon se ai/ajo do ta pëlqejë një dhuratë të tillë?

- Po ti si ke reaguar kur të kanë dhuruar diçka që s’të ka pëlqyer? (e

rëndësishme është që miku im ka menduar për mua).

Realizimi i kuptimit

Prezantohet titulli i poezisë “Pema”.

Lexim në heshtje i poezisë nga nxënësit.

Lexim njëri - pas tjetrit për të kuptuar çfarë shpreh autori i poezisë.

Punohen pyetjet e rubrikës Kupto përmbajtjen dhe nxirr mesazhin.

Nxënësit duhet të tregojnë pse kjo poezi është e ngjashme me prozën.

Nxënësit duhet të dallojën se ana e jashtme grafi ke e poezisë kërkon ta bëjë më të

qartë për lexuesin përmbajtjen e saj. Është pema që poeti do të skalitë në zemrën

e tij ku në vend të zbukurimeve do të jenë emrat e miqve, që janë afër ose larg, po

gjithmonë rrinë në zemrën e mikut të tyre.

Mësuesi/ja iu drejton nxënësve pyetjet:

- Çfarë do të vërë poeti në pemë në vend të zbukurimeve?

- Çfarë fjalësh të bien në sy që përdor më shumë autori në këtë poezi?

- Antonimet. Nënvizoji ato në tekst.

Reflektimi:

Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të nxjerrin mesazhin e poezisë.

Nxënësit punojnë dhe më pas lexojnë krijimet e tyre.

Nxënësit përzgjedhin mesazhin më të bukur dhe ekspozojnë me shkrim të madh

në një kënd të klasës.

Një mesazh mund të jetë.
Libër mësuesi

Poeti kërkon të dhurojë një pemë miqësie dhe dashurie ku të zënë vend të gjithë

(të mirët dhe të këqijtë). Ajo që është e sigurt është fakti se të këqijtë do të bëhen

të mirë duke qenë pjesë e pemës së miqësisë.

Shkurt fare mund të shkruhet.

Pema e miqësisë – pema e të gjithëve.

Një veprimtari tjetër që mund të lihet dhe detyrë shtëpie mund të jetë.

Rikujtoni poezitë që keni mësuar. Paraqitni grafi kisht përmbajtjen e poezisë.

P.sh. poezia që fl et për Yllin i vogël mund të paraqitet brenda një ylli. Kini parasysh

fjalën kyç të poezisë dhe më pas paraqiteni grafi kisht.

Rubrika: Njohuri gjuhësore

Tema: Grupi i kryefjalës dhe grupi i kallëzuesit

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë grupin e kryefjalës dhe të kallëzuesit në fjalinë e thjeshtë të

zgjeruar.

• Të përcaktojë fjalën bërthamë të secilit grup.

• Të dallojë nëpërmjet pyetjeve përbërësit e grupit të kryefjalës dhe të

kallëzuesit .

Fjalë kyç: grupi i kryefjalës, grupi i kallëzuesit, bërthama.

Mjete: teksti i nxënësit, fl etore pune.

Metodologjia: vëzhgo-argumento, lojë në dyshe.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Analizë fjalish.

Mësuesja paraqet në tabelë fjalitë:

Mësuesja shpjegon.

Mësuesja ime e gjuhës shqipe shpjegon me shumë pasion.

- Çfarë kanë të përbashkëta dhe çfarë kanë të ndryshme fjalitë?

Nxënësit arrijnë në përfundimin se fjalia e parë është e thjeshtë dhe fjalia e dytë e

thjeshtë e zgjeruar.

Në fjalinë e dytë kryefjala mësuesja është plotësuar me fjalët ime e gjuhës shqipe

dhe kallëzues i shpjegon është sqaruar me grupin me shumë pasion.

Realizimi i kuptimit.

Në tekst mësuesi/ja lexon se grupi i kryefjalës përbëhet nga kryefjala, e cila është

bërthama, dhe nga gjymtyrët e dyta. Ky grup quhet edhe grup emëror.

Në grupin e kallëzuesit, kallëzuesi është bërthama, kurse gjymtyrët e dyta shtojnë

informacionin për të. Grupi quhet grupi foljor i kallëzuesit.

Punimi i ushtrimit 1. Nxënësit veçojnë grupin e kryefjalës nga kallëzuesi dhe

grupin e kallëzuesit nga kryefjala.

Zogu me sqepin e verdhë cicërin. Një zog cicëron i gëzuar në çerdhen e tij.

185
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Në ushtrimin 2 nxënësit nënvizojnë me të kuqe grupin e kryefjalës dhe me blu

grupin e kallëzuesit.

Në ushtrimin 3 nxënësit dallojnë përbërësit e grupit të kryefjalës dhe të grupit të

kallëzuesit.

Reflektimi: Lojë në dyshe.

Përgatit një fjali të thjeshtë të zgjeruar, ku të jetë zgjeruar edhe kryefjala dhe

kallëzuesi. Çfarë mendon se duhet të gjejë ai?

Të njëjtën gjë duhet të bëjë dhe shoku për ty.

Vlerësoni njëri-tjetrin.

Detyrë shtëpie. Punohen ushtrimet në Fletoren e punës f....

KAPITULLI v

Pasqyra e përrallave

Rubrika: Të lexojmë

Tema: Perënditë në Olimp

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë mitin me intonacion, duke respektuar shenjat e pikësimit.

• Të dallojë veçoritë e një miti, perënditë si personazhe të mitit.

• Të analizojë elementet fantastike dhe reale të mitit, duke i ilustruar me pjesë

nga teksti.

• Të krahasojë shpjegimin fantastik të mitit me atë shkencor të dukurive të

natyrës.

• Të shprehë pëlqimin ose mospëlqimin e tij për mitin duke dhënë arsyet.

Mjete: teksti, pjesë nga mitologjitë greke, pamje të ndryshme të perëndive,

veshje të ndryshme.

Fjalë kyç: perëndi, mit, hyjni, ciklop, Olimp, Fata, monopat, ylber, fantastik,

shkencor.

Aftësitë: të lexuarit, të dalluarit, të krahasuarit, të interpretuarit, të analizuarit.

Metoda: pyetja e ditës, lexo-kupto-analizo, lojë në role.

Zhvillimi i mësimit

186

Evokimi: pyetja e ditës.

Pyeten nxënësit: - Ç’dini për mitet?

Shkruhen idetë e nxënësve në tabelë.

- Kanë lindur nga njerëzit primitivë.

- Njerëzit shpjegonin me mitet dukuritë e natyrës

- Dukuritë e natyrës, si: shiu, bora, stuhia, tërmetet etj., shpjegoheshin sikur

drejtoheshin nga perënditë (hyjnitë, zotat).
Libër mësuesi

- Rrëfenjë e trilluar për diçka jo të vërtetë.

- Ç’lloj perëndish keni dëgjuar apo keni lexuar në pjesë të ndryshme mitologjike?

e zjarrit

lajmëtari

e verës dhe e kërcimit

e gjuetisë

e muzikës

perënditë

e detit

e bujqësisë

e luftërave

e dijes

e dashurisë

Miti është një lloj i veçantë i krijimtarisë gojore popullore - rrëfenjë për qenie

të mbinatyrshme, për heronj legjendarë, për ngjarje e dukuri të çuditshme, ku

pasqyrohen parafytyrimet primitive të njerëzve për prejardhjen e botës e të jetës

mbi tokë, për natyrën dhe shoqërinë; rrëfenjë e trilluar, për diçka që nuk ka qenë

e nuk është në të vërtetë, përrallë, legjendë.

Realizimi i kuptimit: lexo-kupto-analizo.

Shkruhet titulli i pjesës “Perënditë në Olimp”, e cila është shkruar nga Sofi ka Zarabuka

bazuar te mitologjia greke.

- Nxënësit lexojnë në heshtje pjesën.

- Shpjegohen fjalët apo shprehjet e fjalorit.

çiklop

katallan shumë i madh,

me një sy në mes të ballit

shkencor

fjalor

që i përket shkencës

perëndi hyjni, Zot

Fata zana e maleve

fantastik

mahnitës, mrekulli

monopatin

udhë e ngushtë në male

Pyetje rreth përmbajtjes: shih në rubrikën Kupto përmbajtjen.

- Pse të pëlqejnë mitet? (Qarko një nga tri alternativat duke shpjeguar pse-në.)

- Plotëso tabelën duke analizuar personazhet, vendin, ngjarja, shpjegimi i dukurisë.

personazhe fantastike → hyjnitë, ciklopët, Jupiteri, Fata, Irisi

vendi

→ mali më i lartë i Greqisë, Olimpi

ngjarja

→ paqja mes perëndive dhe ciklopëve

shpjegimi i dukurisë→ vetëtima→ zhurmë natyrore që paralajmëron shiun

- Nënvizoni në tekst fjalitë ku jepet një shpjegim fantastik i dukurive natyrore, p.sh.,

“Duke jetuar... Jupiteri ... hidhte vetëtima ...në Olimp zihen perënditë”.

Mesazhi i pjesës: Mitet më pëlqejnë për fantazinë me të cilën njerëzit e lashtë

përpiqeshin të jepnin shpjegime për dukuritë natyrore.

Reflektimi: lojë në role.

Krijohet para klase “Tryeza e perëndive”.

187
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Pasi ndahen rolet, bëhet prezantimi i personazheve: perëndia e luftërave, e zjarrit, e

dashurisë, lajmëtari, bujku, perëndesha e detit, e dijes, e muzikës, e gjuetisë, e verës

dhe e kërcimit.

(Jupiteri, Ira, Marsi, Venusi, Vullkani, Merkuri etj.)

Nxënësit përshtatin dhe veshjet sipas perëndive që përfaqësojnë.

Detyrë shtëpie: Jepni me shkrim shpjegimin shkencor të ylberit dhe të vetëtimës.

Rubrika: Njohuri gjuhësore

Tema: Zgjerojmë dhe zvogëlojmë fjalinë e thjeshtë

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë gjymtyrët kryesore në fjalitë e thjeshta.

• Të zgjerojë me sa më shumë fjalë grupin e kryefjalës dhe grupin e

kallëzuesit.

• Të zvogëlojë fjalitë duke arritur te fjalia më e vogël.

• Të krijojë fjali të thjeshta, duke i zgjeruar më pas shkallë-shkallë.

Mjetet: teksti, tabela, shkumësa me ngjyra, fl etë formati.

Fjalë kyç: fjali e thjeshtë, zgjero, zvogëlo, gjymtyrë kryesore, gjymtyrë të dyta,

kryefjalë, kallëzues.

Aftësitë: të dalluarit, të menduarit, të vepruarit, të krijuarit, të punuarit në grup.

Metodologjia: mendo-kujto-zbato, të nxënit bashkëpunues, punë në dyshezbatimi

i njohurive të marra.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: mendo-kujto-zbato.

Mësuesi/ja shkruan në tabelë fjalinë: Djali pikturon.

- Çfarë fjalie është Djali pikturon? (fjali e vogël)

- Nga cilat gjymtyrë përbëhet fjalia? (kryefjalë + kallëzues)

- A mund ta zgjeroni fjalinë e vogël?

Djali i vogël pikturon një kalë me penela.

Djali i vogël çapkën pikturon një kalë me penela në karton.

zvogëlohet

hiqen gjymtyrët e dyta

Fjalia e thjeshtë

zgjerohet

shtohen gjymtyrë të dyta

fjalia të mos e humbasë kuptimin

kuptimi i fjalisë bëhet më i plotë

Realizimi i kuptimit: të nxënit bashkëpunues.

Hapet teksti në faqen 194.

Lexohen me kujdes shembujt e tekstit dhe rregullat gjuhësore në tekst.

188
Libër mësuesi

Kalohet në rubrikën Ushtrohu, e cila realizohet me anën e të nxënit bashkëpunues.

Grupi I. Zgjero me sa më shumë fjalë grupin e kryefjalës dhe grupin e

kallëzuesit. (Fjalitë e dhëna në ushtrimet 1, 2)

Grupi II. Zvogëlo fjalitë duke arritur në fjalinë më të vogël. (fjalitë e ushtrimit 3,

6)

3. Familja ishte mbledhur. Babai lexonte. Nëna gatuante.

Jola pikturonte. Genti vështronte.

6. Kuzhinieri gatuante. Zogjtë fl uturojnë. Gjimnastet stërviten. Mësuesja

shpjegon.

Grupi III. Krijoni fjali të thjeshta të zgjeruara, duke zgjeruar grupin e kryefjalës e

kallëzuesit (njëkohësisht)

Gjethet e pemëve fëshfërinin nga era e lehtë. Etj.

Grupi IV. Ndërtoni fjali të thjeshta për secilën fi gurë duke e zgjeruar shkallëshkallë,

p.sh.,

Figura 1 Klajdi ha.

Klajdi i vogël ha drekë.

Klajdi i vogël_____ ha drekë në tavolinën e ngrënies.

Klajdi i vogël _____ ha drekë në tavolinën e ngrënies me kënaqësi.

Figura 2 Mami gatuan.

Mami i Shilës gatuan një tortë.

Mami i Shilës fl okëkuqe gatuan një tortë me fruta nga libri i kuzhinës.

Dëgjohen përgjigjet e çdo anëtari grupi, duke vlerësuar përgjigjet më të sakta.

Reflektimi: punë në dyshe-zbatimi i njohurive të marra

Punojnë nxënësit në dyshe.

Nxënësi i parë thotë fjalinë e thjeshtë, tjetri e zgjeron atë dhe anasjelltas.

Fiton ajo dyshe që ka grumbulluar më shumë pikë.

Detyrë shtëpie. Zgjeroni fjalitë e vogla (grupin e kryefjalës dhe të kallëzuesit

shkallë-shkallë)

Zogjtë cicërojnë.

Gjyshja gatuan.

Babi lexon.

Fëmijët organizojnë.

Rubrika: Shkruajmë

Tema: Teksti udhëzues

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

Të krijojë një fi gurë në bazë të një teksti udhëzues.

Të shkruajë udhëzimet e nevojshme poshtë çdo ilustrimi.

Mjete:

Fjalë kyç:

vjeshtë.

teksti, vinovil, gjethe, kallëza gruri, lapsa, karton.

tekst udhëzues, ilustrim, fi gurë, objekt, gjethe, kallëza gruri,

189
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Aftësitë: të krijuarit, të vëzhguarit, të shkruarit.

Metodologjia: diskutim i ideve, punë individuale e drejtuar, punë krijuese

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: diskutim i ideve.

Pyeten nxënësit:

- Si mund të krijoni një fi gurë apo objekt?

- Ç’mjete mund të përdorni?

- Ç’është teksti udhëzues?

- A mund të krijoni fi gurën që simbolizon vjeshtën?

Realizimi i kuptimit: punë individuale.

Hapet teksti në faqen 197 dhe lexohet rubrika Kujto.

Plotësoni poshtë çdo ilustrimi udhëzimet e nevojshme.

I. Mjetet: një tubet vinovili, gjethe me forma të ndryshme, kallëza gruri, lapsa,

një copë karton

II. Në një copë kartoni vizatoni fi gurën e një vajze që simbolizon vjeshtën.

III. Fillo e ngjit me tubetin e vinovilit gjethet e verdha që formojnë fundin e vajzës.

IV. Vazhdo ngjitjen me vinovil të gjetheve me forma të ndryshme, duke formuar bluzën

dhe krahët e vajzës.

V. Ngjit me kujdes fl okët në pjesën e kokës dhe kallëzat e grurit në duar, duke

përfunduar fi gurën që simbolizon vjeshtën.

Reflektimi: punë krijuese.

- Me mjete, si: fara kungulli, oriz, letra me ngjyra etj., nxënësit krijojnë një fi gurë apo

objekt që dëshirojnë.

- Punët e nxënësve ekspozohen para klasës.

- Puna e nxënësve mund të përfundojë edhe si detyrë shtëpie, nëse s’është përfunduar

brenda orës së mësimit.

190

Rubrika: Të lexojmë

Tema: Kashta e kumtrit

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë përrallën me intonacion.

• Të dallojë përrallën nga miti.

• Të krahasojë dukurinë e natyrës së dhënë në përrallë me shpjegimin shkencor.

• Të nxjerrë mesazhin e përrallës.

• Të dallojë fjalët e urta në përrallë.

• Të ritregojë përrallën sipas pikave të planit.

Mjete: teksti, pamje nga “Rruga e qumështit” nga libri Enciklopedia për fëmijë.

Fjalë kyç: duajt, verigat, parmendë, kumbar, plevicë, grazhd, gjunjas, zvarrë,

mërzej, i ardhur rishtas.
Libër mësuesi

Aftësitë: të lexuarit, të krahasuarit, të dalluarit, të ritreguarit.

Metodologjia: pyetja e ditës, lexim i drejtuar, shkrimi i lirë.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: pyetja e ditës.

Pyeten nxënësit: - Cili prej jush di ndonjë histori tjetër për Kashtën e Kumtrit (Rruga

e Qumështit)?

Si e kuptoni fjalën e urtë: Dembelia ia hedh fajin kohës, i zgjuari kokës?

Dëgjohen me kujdes përgjigjet e nxënësve.

Pjesa që do të marrim sot është shkëputur nga libri “Kashta e kumtrit” i shkrimtarit

për fëmijë, Naum Prifti.

Realizimi i kuptimit: lexim i drejtuar.

Lexohet pjesa me paragrafë.

Për çdo paragraf nxënësve u drejtohen pyetje të ndryshme.

Ndalesa I: Ç’natë... deri te... jetohet.

- Ku ngjiteshin në kohët e moçme njerëzit?

- Kur duket në qiell Kashta e Kumtrit?

- Si përshkruhet vendi lart në qiell?

- Si ju duket përshkrimi në qiell?

- Si mund të vazhdojë ngjarja?

Ndalesa II: Legisi... deri te... e ndihmonte.

- Pse Legisi vendosi të shkonte në qiell?

- Ç’mori me vete ai?

- Çfarë bënte Legisi, si i ardhur rishtas?

- A ju pëlqen veprimi i Legisit? Pse?

Ndalesa III: Legisi... deri te... në hije.

- Si e kuptoni thënien “Legisi ndërroi klimën, por jo zakonin”?

- Si i dukeshin netët atij?

- Cili qe qëllimi i Legisit që shkoi në qiell?

Ndalesa IV: Tre-katër vjet... deri te... qerren bosh.

- Ç’bëri në fi llim kumbara?

- Pse e qortoi ajo Legisin?

- A e mban fjalën Legisi?

- Pse duhet ta mbajmë fjalën e dhënë?

Ndalesa V: Ç’bën... deri te... e Kumtrit!

- Ç’ veprim bën më në fund Legisi?

- Si e pësoi ai?

- Pse i thonë “Kashta e Kumtrit”?

- Ju pëlqen mbyllja? Si e mendonit ju mbylljen?

- Shpjegohen fjalët apo shprehjet e vështira.

- Ritregohet pjesa sipas pikave të planit:

Vizitë e njerëzve të moçëm në qiell.

Legisi në qiell.

Dembelizmi i Legisit.

191
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Qortimi i kumbarës.

Pësimi i Legisit.

Mesazhi i përrallës: Të mirat sigurohen me mund e me djersë. Dembelizmi të

bën me vese të këqija.

Gjeni dy fjalë të urta në përrallë dhe komentojini ato.

Qetë e mbrehur në kular, ai mërzente në hije.

Dembelia ia hedh fajin kohës, i zgjuari kokës.

Lexohet pjesa me intonacion nga nxënësit e klasës.

Reflektimi: shkrim i lirë.

Shkruaj përshkrimin e dhënë në tekst duke i shtuar folje. (Cili përshkrim tingëllon më

bukur: ai pa folje apo ai që shkruat ju me folje?)

Shkrimtari i heq foljet që t’i japë më shumë ritëm në mënyrë që lexuesi ta lexojë sa

më shpejt tablonë.

Lexohen disa përshkrime të nxënësve para klasës.

Detyrë shtëpie. Lexoni librin “Kashta e kumtrit”.

Jepni një shpjegim shkencor për Rrugën e Qumështit (duke kujtuar atë që ke mësuar

në lëndën e dituri së natyrës).

Rubrika: Lexojmë

Tema: Ujku dhe gomari

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë fabulën me intonacion.

• Të analizojë personazhet e fabulës duke nxjerrë në pah cilësitë e tyre.

• Të dallojë strukturën e fabulës.

• Të nxjerrë mesazhin e fabulës.

• Të krijojë një fabul me jo më pak se 10 fjali, duke u bazuar në fi gurën e dhënë.

Mjete: teksti, libër me fabula, pamje e ujkut dhe gomarit, format.

Fjalë kyç: fabul, sajonte, rënkonte, vlefshme, pasme, përpëlitej, plandosej,

kasap.

Aftësitë: të lexuarit, të krahasuarit, të dalluarit, të krijuarit, të ritreguarit.

Metodologjia: parashikim me terma paraprakë, harta e mendjes, lexo-kuptoanalizo,

shkrim i lirë.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: parashikim me terma paraprakë, harta e mendjes.

Mësuesi/ja ka zgjedhur 6 fjalë kyç nga teksti, të cilat i shkruan në tabelë:

ujku ushqehej gomari

rënkonte gjemb shkelmoi

192

Nxënësit punojnë në dyshe për një kohë të shkurtër rreth (4’).
Libër mësuesi

Përfytyrojnë një tregim me të gjitha fjalët kyç.

Nxënësit tregojnë para klasës tregimet që kanë krijuar.

Pyeten nxënësit: ç’dini për fabulën?

mësim moral për lexuesin

kafshët kanë cilësi njerëzore

fabula

përralë e shkurtër

personazhet janë kafshë

fl asin

veprojnë

Realizimi i kuptimit: lexo-kupto-analizo

Shkruhet titulli i fabulës në tabelë “Ujku dhe gomari”.

Lexohet në heshtje nga nxënësit.

Shpjegohen fjalët apo shprehjet e reja.

plandoset

gjemb

kasap

fjalor

sajonte

përpëlitej

U drejtohen nxënësve pyetje rreth përmbajtjes shih rubrikën “Kupto përmbajtjen”.

Analizohen cilësitë e personazheve, duke mbajtur qëndrim ndaj tyre.

egërsira

ujku

mendjelehtesia

budallallëku

gjakftohtë

trimëria

gomari

zgjuarsia

mençuria

Mesazhi i fabulës: Të jemi vigjilentë në çdo moment, për t’i bërë ballë çdo lloj

rreziku.

Lexohet fabula nga 2-3 nxënës me intonacion.

Nga libri me fabula lexohen disa tituj fabulash dhe tregohen disa prej tyre (kur janë

lexuar nga nxënësit).

Fabula ka të njëjtën strukturë si përralla: hyrje-zhvillim-mbyllje.

Reflektimi: shkrim i lirë.

Nxënësit duke parë fi gurën e tekstit shkruajnë një fabul duke respektuar rregullat e

ndërtimit të fabulës.

Fabula: “Dhelpra dhe lejleku”.

Shkruani mesazhin e fabulës.

Vlerësimi i nxënësve për punën e bërë.

Detyrë shtëpie. Lexoni një fabul dhe shkruani mesazhin e saj.

Paraqite me anë të vizatimit fabulën.

193
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Rubrika: Njohuri gjuhësore

Tema: Kryefjala dhe kallëzuesi

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë kryefjalën dhe kallëzuesin në fjalitë e dhëna me anë të pyetjeve.

• Të dallojë kategoritë gramatikore me të cilat shprehet kryefjala dhe kallëzuesi

në fjalitë e dhëna.

• Të plotësojë fjalitë me kryefjalën e duhur, duke treguar me se është shprehur

ajo.

Mjete: teksti, tabela, shkumësa me ngjyra, format, fi sha me fjali të ndryshme.

Fjalë kyç: kryefjalë, kallëzues, emër, grup emëror, përemër, folje, kallëzues

emëror).

Metodologjia: përvijim i të menduarit, të nxënit në bashkëpunim, punë e

pavarur→ zbatimi i njohurive të marra.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: përvijim i të menduarit.

Paraqiten në fi sha fjali, ku kryefjala shprehet me emër, përemër, grup emëror dhe

kallëzuesi me folje dhe me foljen ndihmëse jam + emër ose mbiemër.

Mira lexon një libër me fabula.

Të gjithë shkuan në ekskursion.

Mësuesja ime shpjegon qartë.

emër

Mira

kryefjala

shprehet me

grup emëror

(emër + p.pronor)

Redi mëson shumë mirë.

Macja është kafshë shtëpiake.

Klajdi është i gëzuar.

grup foljor

folje + emër

është kafshë

përemër

Të gjithë (p. i pacaktuar)

Pyeten nxënësit: - Ç’dini për kryefjalën dhe kallëzuesin?

kallëzuesi

shprehet me

folje

mëson

folje + mbiemër

është i gëzuar

194

gjendet me pyetjet:

kush? cila?

kryefjala

është në rasën

emërore

tregon për kë fl itet

shprehet me përemër

vetorë, kur s’duam të

përsërisim kryefjalën

tregon veprimin e kryer

nga kryefjala

kallëzuesi

gjendet me pyetjet:

ç’ bën? ç’bëri?
Libër mësuesi

Realizimi i kuptimit: të nxënit në bashkëpunim.

Hapet teksti në faqen 201 dhe lexohen shembujt e dhënë dhe rregullat gjuhësore për

kryefjalën dhe kallëzuesin.

Punohen ushtrimet e tekstit duke i ndarë nxënësit në grupe sipas niveleve.

Grupi I. Dalloni kryefjalën dhe kallëzuesin në fjalitë e ushtrimit 1 dhe në ushtrimin 2

tregoni me se janë shprehur.

Përgjigjet për ushtrimin 1 do të ishin:

1. Kryefjalë janë: Eltoni; postieri; Anila; Një dëborë e madhe; vëllai im; Pemët e

rrugëve; macja e Ardit; Nëna e Lekës.

2. Kallëzues janë: shkroi, sjell, jeton, mbuloi, turn, pastrojnë, bëri, është.

kryefjalë

Përgjigjet për ushtrimin 2 do të ishin:

ne → përemër vetorë ishim→ folje (folja jam tregon gjendje –ndodheshim)

ti → përemër vetorë

ishe→ folje (folja jam tregon gjendje –ndodheshim)

mësuesja e anglishtes→ grup emëror hyri→ folje

Ajo→ përemër vetorë ishte e gëzuar→ folja ndihmëse jam + mbiemër

Nxënësit→ emër

u futën→ folje

Të gjithë→ përemër i pacaktuar u kënaqëm→ folje

Grupi II. Punon ushtrimet 3 dhe 4.

Plotësoni fjalitë me kryefjalët e dhëna në ushtrimin 3. Tregoni

përemrin përkatës.

Përgjigjet për ushtrimin 3 do të ishin:

qytetarët elbasanas → ata; Ardita dhe motra → ato; motrat→ ato, shokët e tyre→

ata.

Ushtrimi 4. Plotësoni fjalitë me kryefjalë të shprehur me emër, përemër, grup

emëror.

Përgjigjet për ushtrimin 4 do të ishin:

ky diell→ grup emëror

fqinji→ emër

një era e fortë → grup emëror

ai→ përemër

goma→ emër

sëmundja ime→ grup emëror

bariu→ emër

agimi→ emër

Grupi III. Nënvizoni kallëzuesit dhe dalloni llojin e tyre:

Përgjigjet për ushtrimin 5 do të ishin:

është e mbështjellë→ kallëzues emëror, folja jam + mbiemër

është mbrojtësja→ kallëzues emëror, folje ndihmëse jam + emër

quhet→ kallëzues foljor

ndalon→ kallëzues foljor etj.

Një përfaqësues i grupeve jep përgjigjet e ushtrimeve sipas grupeve

Reflektimi: punë e pavarur→ zbatimi i njohurive të marra.

Punohet ushtrimi 6: Gjeni kryefjalët dhe foljet në fjalitë e dhëna dhe thoni me se

shprehen.

195
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Fjalia 1 kryefjala→ grup emëror; kallëzuesi→ emëror, folja ndihmëse jam +

mbiemër

Fjalia 2 kryefjala→ emër; kallëzuesi → emëror, folja ndihmëse jam + emër

Fjalia 3 kryefjala→ grup emëror; kallëzuesi→ foljor

Fjalia 4 kryefjala→ përemër pyetës; kallëzuesi→ foljor etj.

Vlerësimi i nxënësve për punën e bërë.

Detyrë shtëpie. Zgjidh nga teksti Gjuha shqipe 5, 10 fjali të thjeshta e të

zgjeruara dhe shkruaji në fl etore. Nënvizo në to kryefjalën, kallëzuesin dhe trego me

se shprehen ato.

Rubrika: Lexojmë

Tema: Fati do kapur prej flokësh (ora e parë)

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë përrallën rrjedhshëm e me intonacion.

• Të dallojë personazhet e përrallës, duke mbajtur qëndrim kritik ndaj tyre.

• Të renditë veprimet e personazhit kryesor.

• Të analizojë elementet e përrallës, duke i ilustruar me pjesë nga testi.

• Të nxjerrë mesazhin e përrallës.

Mjete: teksti, libri me përralla i Virgjil Muçit; fi sha formati.

Fjalë kyç: u sos, mllefos, kësmet, katandis, zarar.

Aftësitë: të lexuarit, të dalluarit, të analizuarit, të diskutuarit.

Metodologjia: pyetja e ditës, ruaje fjalën e fundit për mua, pema e mendimit.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: pyetja e ditës.

Pyeten nxënësit: - A duhet t’i nënshtrohesh fatit të keq apo duhet luftuar për një fat

të mirë?

Mendimet e nxënësve dëgjohen me vëmendje.

risk

fati

mbarësi

gërshetim ngjarjesh që ndodhin në jetën e dikujt.

Në bisedë përdoren edhe sinonimet risk, (fat i mirë ose i keq), kësmet (fat i mirë).

196

Realizimi i kuptimit: Ruaje fjalën e fundit për mua.

- Lexohet përralla me zë nga nxënës të ndryshëm.

Jepet detyra nga mësuesi/ja: Zgjidhni pjesën që ju pëlqen më shumë dhe bëni

komentin e saj në një fl etë.

- Pyeten nxënësit për pjesët e zgjedhura:

- Pse i keni zgjedhur?

- Ç’kuptim dhe vlera artistike kanë?

Diskutohen komentet e nxënësve: një nxënës lexon paragrafi n e zgjedhur dhe 3-4

nxënës të tjerë japin mendimet për to, në fund nxënësi komenton pjesën e zgjedhur,
vazhdon kështu procesi për pjesët e tjera.

Shpjegohen fjalët e vështira të përrallës.

Libër mësuesi

Reflektimi: pema e mendimit.

Me anë të pemës së mendimit (kllasterit), nxënësit do të zbulojnë personazhet dhe do

të mbajnë qëndrim ndaj tyre.

fati

të ndjek pas

cobani

i mirë

personazhet

dyqanxhiu

zemërmirë

mbreti

i pashpirt

vajza e mbretit

e pafat, këmbëngulëse

Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie. Paraqitni me shkrim fi gurën e vajzës së mbretit (ashtu si paraqitet

në përrallë).

Tema: Fati do kapur prej flokësh (ora e dytë)

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të zbërthejë përmbajtjen e përrallës.

• Të dallojë personazhin kryesor dhe personazhet ndihmës.

• Të analizojë strukturën e përrallës.

Mjete: teksti, grafik organizues për personazhin, grafik organizues për strukturën

e përrallës.

Metodologjia: diskutimi, punë e pavarur, analiza.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Vazhdon leximi me paragrafë, nxjerrja e nëntitullit për çdo paragraf.

Hapi II. Ritregimi i përmbajtjes duke iu përgjigjur pyetjeve të tekstit.

Hapi III. Nxirret mesazhi i përrallës: Mos t’i nënshtrohemi fatit të keq, por të

luftojmë për fatin e mirë.

Hapi IV. Analizohet struktura e përrallës duke përcaktuar kohën, vendin,

personazhin kryesor, antagonistin, personazhin ndihmës, sendin magjik.

Rubrika: Njohuri gjuhësore

Tema: Gjymtyrët homogjene

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë gjymtyrët homogjene në fjalitë e dhëna, duke u bazuar në rolin që

luajnë ato në fjali.

• Të përdorë gjymtyrë homogjene, si: kryefjalë, kallëzues, kundrinorë, përcaktorë

dhe rrethanorë në fjali të ndryshme.

• Të krijojë 4 fjali me kryefjalë homogjene.

197
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Mjete: teksti, tabela, fi sha me fjali homogjene (për çdo rast), fl etore klase,

stilolaps.

Fjalë kyç: gjymtyrë homogjene, lidhëza, kryefjalë, kallëzues, kundrinorë,

përcaktorë, rrethanorë.

Aftësitë: të dalluarit, të treguarit, të menduarit, të krijuarit.

Metodologjia: diskutimi i ideve, punë e drejtuar, punë e pavarur→ zbatimi i

njohurive të marra.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: diskutimi i ideve.

Nxënësve u jepen fi sha me fjalitë:

Këngët dhe vallet tona gjithmonë janë pëlqyer dhe janë vlerësuar nga të

huajt.

Bletët zukatin mbi dardhët, mbi mollët e mbi shegët e çara nga ëmbëlsia.

- Ç’funksion kryejnë fjalët me të zeza?

(Fjalët: këngët, vallet; janë pëlqyer, janë vlerësuar; mbi dardhët, mbi mollët, mbi

shegët → kryejnë të njëjtin funksion; i përgjigjen së njëjtës pyetje: lidhen me të

njëjtën gjymtyrë).

kryefjalë

(këngët, vallet)

kallëzues

(janë pëlqyer, vlerësuar)

lidhen me lidhëza

kundrinorë përcaktorë rrethanorë

kryejnë të njëjtin

funksion në fjali

Gjymtyrët homogjene

lidhen me të njëjtën

gjymtyrë të fjalisë

i përgjigjen së njëjtës

pyetje

(mbidardhët, mbimollët, mbishegët)

Realizimi i kuptimit: punë e drejtuar.

Hapet teksti në faqen 205 dhe lexohen shembujt ku vëmendja përqendrohet te

gjymtyrët homogjene, si dhe te lidhëza me të cilën lidhen ato. Kërkohet nga nxënësit

të dallojnë llojin e lidhëzës. Theksohet se gjymtyrët homogjene lidhen me lidhëzat

bashkërenditëse, si: e, dhe, ose, apo, prandaj, por, ose, edhe etj.

Kalohet te rubrika Ushtrohu.

Nxënësit punojnë në tekst ushtrimet 1-3.

Ushtrimi 1. Nënvizoni gjymtyrët homogjene në çdo fjali (këngët, vallet; mbi lulet, mbi

barin; nënës, babait, motrës, gjyshërve; unë, mami; ti, motra).

Ushtrimi 2. Nënvizoni gjymtyrët homogjene dhe lidhëzën që është përdorur.

(unë, vëllai → as; mami, babi → ose; kujdesi i prindërve, mjekimi → por;

ti, unë → dhe; ti, macja → dhe; unë, vëllai → unë)

Ushtrimi 3. Vendosni me laps në tekst foljet duke i përshtatur me kryefjalët

homogjene. (është, krijojnë, dolëm, qëndroni, rrimë, hipëm).

198
Libër mësuesi

Gjatë punës së drejtuar nxënësit kontrollojnë punën e njëri-tjetrit në dyshe duke

këmbyer tekstet.

Reflektimi: punë e pavarur-zbatimi i njohurive të marra

Krijoni 4 fjali me kryefjalë homogjene, p.sh.:

Unë dhe gjyshi shkuam në parkun e lodrave.

Klajdi, Redi dhe Oerta janë kushërinj të parë.

As Shila, as Kleoja nuk erdhën në teatrin e shkollës.

Ti dhe motra ime keni disa mosmarrëveshje me njëri-tjetrin.

Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie. Krijoni fjali me gjymtyrë homogjene, si: kryefjalë, kallëzues,

kundrinorë, përcaktorë, rrethanorë (5 fjali).

Rubrika: Njohuri gjuhësore

Tema: Përcaktori

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë grupet emërore në fjalitë e dhëna.

• Të krijojë grupe emërore me përcaktorë, duke treguar fjalët që saktëson a

cilëson përcaktori.

• Të ndërtojë një tregim me rreth 6 fjali, duke u bazuar në fi gurën e dhënë, ku të

përdoren përcaktorë.

Mjete: tabela, shkumësa me ngjyra, teksti, fl etë formati, stilolaps.

Fjalë kyç: përcaktorë, cilësi, rasa gjinore, rrjedhore, mbiemër, përemër.

Aftësitë: të menduarit, të dalluarit, të krijuarit.

Metodologjia: diskutimi i ideve, të nxënit në bashkëpunim, punë e pavarur→

zbatimi i njohurive të marra.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: diskutimi i ideve.

Mësuesi/ja shkruan në tabelë fjalinë:

Vinçat e fuqishëm metalikë do të shkarkojnë/ anijet e mëdha.

- Dalloni grupet emërore në këtë fjali.

Përgjigja: në fjali janë dy grupe emërore:

Vinçat e fuqishëm metalikë

anijet e mëdha

- Cila është fjala bazë në çdo grup emëror? vinçat, anijet

- Çfarë roli luajnë në grupin emëror mbiemrat fuqishëm, metalikë, e mëdha?

Përgjigja: Në grupin emëror Vinçat e fuqishëm metalikë mbiemri e fuqishme tregon

cilësinë e vinçave, kurse metalikë saktëson llojin e vinçit. Edhe në grupin emëror

anijet e mëdha tregon cilësinë e anijeve. Këta mbiemra janë përcaktorë.

199
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

emër në rasën gjinore

fjalë që cilësojnë emrin në një grup emëror

emër në rasën rrjedhore

përcaktori

tregon

cilësinë e emrit

(mbiemër)

mbiemër

përemër

saktëson emrin

(emër, përemër)

përemër

Realizimi i kuptimit: të nxënit në bashkëpunim.

Hapet teksti në faqen 208 dhe lexohen shembujt e dhënë në libër dhe nxënësit

dallojnë përcaktorët dhe me se shprehen.

Përcaktori mund të jetë: mbiemër, emër i rasës gjinore, rrjedhore, përemër i llojeve

të ndryshme.

Punohet rubrika Ushtrohu.

Ndahen nxënësit në grupe (sipas niveleve).

Grupi I. Ushtrimi 1. Krijoni grupe emërore me përcaktorë emra, mbiemra. (Mbreti

i Persisë; shkelje e ligjit; ndërtimi i pallatit, truall ndërtimi; ndërtesa të reja; pallat i ri;

njeriut të çuditshëm; të gjitha ndërtesat).

Grupi II. Ushtrimi 2. Veçoni grupin emëror dhe nënvizoni përcaktorin.

Përgjigjet:

një arushë të vogël

vrapi ynë

brinjët e kraharorit

shtëllung avulli

majë kalit

trokitja e zemrës

një klithmë e tmerrshme

me gojën e hapur

Grupi III. Plotësoni tekstin me përcaktorët në kllapa, duke formuar grupe

emërore të sakta.

Përgjigjet: e arushës, e mbuluar, të vegjël, e leshta, kalit, dy, një, e tyre, të rrugës,

kjo, këtë, këto.

Dëgjohen përgjigjet e çdo grupi, nëpërmjet përfaqësuesit të grupit.

Reflektimi: punë krijuese-zbatimi i njohurive të marra.

Nxënësit punojnë ushtrimin 4. Duke parë fi gurën e tekstit krijoni, një tregim me 6 fjali

ku të ketë përcaktorë.

Lihen nxënësit të lirë të krijojnë dhe më pas nënvizojnë përcaktorët që kanë përdorur

në fjali.

Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie.

Krijoni një tregim me temë “Një shëtitje në parkun e qytetit” dhe nënvizoni përcaktorët

me ngjyrë blu.

200
Libër mësuesi

Rubrika: Njohuri gjuhësore

Tema: Kundrinori i drejtë

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë grupin foljor (e kallëzuesit) në fjali.

• Të dallojë gjymtyrët plotësuese në grupet e kallëzuesit në fjalitë e dhëna.

• Të gjejë kundrinorin e drejtë me anë të pyetjeve në fjalitë e dhëna.

• Të krijojë një tekst, me jo më pak se 5 fjali, duke u mbështetur në fi gurën e

tekstit.

Mjete: tabela, shkumësa me ngjyra, fi sha me pyete për kundrinorin e drejtë,

teksti, fl etore, stilolaps.

Fjalë kyç: kundrinor i drejtë, pyetjet: kë?, çfarë?, cilin?, emër në rasën kallëzore,

përemër, grup emëror.

Metodologjia: diskutimi i ideve, ushtrohu duke bashkëpunuar në çifte, punë e

pavarur→ zbatimi i njohurive të marra.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: diskutim i ideve.

Shkruaj në tabelë fjalinë: Fëmijët ndjekin në televizor një fi lm të bukur dhe Përgjigjjuni

pyetjeve:

- Cili është kundrinori i drejtë në këtë fjali?

- Si e gjete? (Çfarë?)

- Me se është shprehur në këtë rast kundrinori i drejtë? (grup emëror)

emër apo përemër në rasën kallëzore

shprehet me

kundrinori i drejtë

gjymtyrë plotësuese e

grupit të kallëzuesit

emër përemër grup emëror

rasa

kallëzore

vetor, lidhor,

pyetës,

i pacaktuar

pyetjet

kë? cfarë?

frymorë jo frymorë

plotësojnë kuptimin

e foljes

Realizimi i kuptimit: ushtrohu duke bashkëpunuar në çifte.

Hapet teksti në faqen 217 dhe lexohen shembujt e dhënë në tekst. Ndalohet te rastet

kur kundrinori i drejtë shprehet me emër, përemër, grup emëror.

Punohet rubrika Ushtrohu.

Në ushtrimet 1 - 3 nxënësit ushtrohen duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin.

Në ushtrimin 1 nxënësit nënvizojnë kundrinorin e drejtë në fjalitë e dhëna, duke

shkruar me laps në të djathtë pyetjen, p.sh.:

Kë kënaqin përrallat pa masë?

atë

Cilat lexon ai me një frymë?

përrallat e Andersenit

Çfarë i dhuruan prindërit për ditëlindje? një kompjuter

201
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Ushtrimi 2. Përgjigjuni pyetjeve, duke plotësuar fjalitë me një kundrinor të drejtë.

(Filmin “Tomi dhe Xheri”; objektet e largëta, rrezet e dëmshme, tokën, diturinë e

natyrës.)

Ushtrimi 3. Gjeni kundrinorët në fjalitë e dhëna, duke treguar me se janë shprehur

ata. Përgjigjet janë:

bisedën → emër pa parafjalë, rasa kallëzore;

këngën→ emër pa parafjalë, rasa kallëzore;

puplat→ emër pa parafjalë, rasa kallëzore;

një këngë tjetër→ grup emëror;

këtë→ përemër dëftor;

zogjtë e tjerë→ grup emëror;

fjalët e tua → grup emëror;

ato→ përemër vetor.

Nxënësit bashkëpunojnë në çifte për kryerjen e ushtrimeve më lart.

Reflektimi: punë e pavarur-zbatimi i njohurive të marra.

Krijoni fjali duke vendosur para kallëzuesit kryefjalë dhe pas kallëzuesit kundrinor të

drejtë.

P.sh.,

Fshatarët mbjellin tokën e re.

Arkeologët zbuluan objekte të vjetra.

Fëmijët shikonin malin e Dajtit.

Unë përfytyroj veten të rritur.

Vlerësimi i nxënësve për punën e bërë.

Detyrë shtëpie. Krijoni një tekst me 5 fjali që të kenë kundrinor të drejtë, duke u

ndihmuar nga fi gura e tekstit.

202
KAPITULLI VI

Pasqyra e historisë

Libër mësuesi

Rubrika: Të lexojmë

Tema: Zemër ilire

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë tregimin rrjedhshëm dhe me intonacion.

• Të tregojë përmbajtjen e tregimit duke iu përgjigjur pyetjeve të dhëna.

• Të dallojë tregimin historik.

• Të dallojë personazhet historike dhe ato të trilluarat.

• Të analizojë cilësitë e fi gurës së Batos, plakut Kliton dhe Taulantit duke ilustruar

me pjesë nga tregimi.

• Të dallojë fi gurat letrare të krahasimit dhe epitetit në tregimin e dhënë.

• Të ndërtojë fjali me fjalët e fjalorit.

Mjetet: harta të Ilirisë, material ilustrativ për Baton, Teutën, Agronin, Pirron e

Epirit.

Fjalë kyç: kryetrim, i plagosur, gjyshi dhe nipi, mjekë të huaj, përgatit melheme,

shërohet shpejt.

Aftësitë: të lexuarit, të menduarit, të ritreguarit, të analizuarit.

Metoda dhe teknika: stuhi mendimi, kllaster, lexim, analizë, punë e pavarur,

punë në dyshe.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Stuhi mendimesh.

Nxiten nxënësit e niveleve të ndryshme të thonë se çfarë dinë për ilirët. Me

mendimet e nxënësve mësuesi/ja formon pemën e mendimit në tabelën e zezë.

të parët tanë

trima

ilirët

popuj të vjetër

të Ballkanit

bujarë

merreshin me tregti

Nxënësit mund të japin edhe përgjigje

të tjera, që i kanë mësuar në lëndën e

Historisë 4, si:

trima

ishin të ndarë në fi se

mbretëritë ilire

besonin në shumë perëndi (paganë)

pëlqenin teatrin dhe muzikën

ndërtonin stadiume

merreshin me sport

merreshin me tregti

merreshin me peshkim

kishin qytete të zhvilluara

merreshin me gjah

monedha ilire

pasardhësit e pellazgëve

203
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Paraqitet në tabelë para nxënësve harta e Ilirisë dhe diskutohet shkurt rreth saj.

Realizimi i kuptimit: lexim - analizë.

Hapi I. Hapen librat në faqen 226. Diskutohet bashkë me nxënësit rreth tablosë

në fi llim të faqes. Shkruhet titulli i tregimit në tabelë. Po të jetë e mundur paraqitet

para nxënësve libri me të njëjtin titull, që fl et për luftën e stërgjyshërve tanë nën

udhëheqjen e Batos kundër pushtuesve romakë.

Hapi II. Lexohet teksti nga mësuesi/ja, nxënësit i mbajnë librat mbyllur.

Hapi III. Lexohet teksti pjesërisht nga mësuesi/ja dhe pastaj vazhdohet

leximi nga nxënës që lexojnë bukur. Nxënësit ndjekin leximin dhe nënvizojnë fjalët

e panjohura për ta. Bëhet në tabelë shpjegimi i fjalëve e shprehjeve të reja duke

u mbështetur në fjalorin e tekstit. Bashkë me nxënësit formohen fjali me fjalët e

shprehjet e reja të panjohura, të cilat mund të jenë më shumë se ato që parashikon

fjalori i tekstit.

Hapi IV. Lexohet pjesë-pjesë teksti nga nxënës të niveleve të ndryshme për

të kuptuar më mirë përmbajtjen. Nxënësit bëjnë vërejtje dashamirëse për shoku -

shokun për përmirësimin e cilësisë së leximit.

Hapi V. Analizohet tregimi bashkë me nxënësit duke pasur parasysh pyetjet e

rubrikave Kupto përmbajtjen dhe Nxirr mesazhin.

U jepet nxënësve një ide e qartë për krahasimet dhe epitetet, duke bërë ilustrime

me shembuj.

Sqarohet se krahasimi dhe epiteti nuk shprehen me një fjalë të shkëputur, por me dy

fjalë që krijojnë kuptimin e fi gurshëm. P.sh.: luftoi si luan (krahasim); zemër e bardhë

(epitet).

Mbiemri e bardhë, po të mos lidhej me fjalën zemër, nuk do të ishte epitet.

204

Reflektimi: punë në dyshe.

Nxiten nxënësit të punojnë në grupe dyshe për zgjidhjen e kërkesave të ushtrimeve

8, 9 të faqes 228. Diskutohet dhe vlerësohet puna e nxënësve.

Ushtrimi 10 faqe 228. Nxënësit nënvizojnë epitetet dhe krahasimet. Kur mbarojnë

nënvizimet, diskutohet për kuptimin e tyre të fi gurshëm.

Bëhet përmbledhja e orës së mësimit vlerësimi për cilësinë e arritjes së objektivave,

sipas niveleve dhe vlerësimi i motivuar me notë i nxënësve të niveleve të

ndryshme.

Detyrë shtëpie. Jepet detyra në fund të faqes 228. Një zgjidhje e kësaj detyre

mund të jetë:

s’i binte ndërmend – e kishte në mendje

nga dita në ditë ripërtërihej – nga dita në ditë binte nga shëndeti

e lidhnin pazgjidhmërisht – e ndanin përfundimisht

fjalëpakë e gjumëpakë – llafazanë e gjumashë
Libër mësuesi

Rubrika: Njohuri gjuhësore

Tema: Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë kundrinorët e zhdrejtë me parafjalë me ndihmën e pyetjeve.

• Të dallojë me se shprehet kundrinori i zhdrejtë me parafjalë në fjali të

ndryshme.

• Të përdorë pyetjet për të gjetur kundrinorët e zhdrejtë me parafjalë në fjali

të ndryshme.

• Të ndërtojë 5-6 fjali duke përdorur kundrinorë të zhdrejtë duke u

mbështetur në pyetjet e dhëna.

Mjetet: teksti i nxënësit, Fletore pune, tabelë, shkumësa me ngjyra.

Fjalë kyç: kundrinor i zhdrejtë me parafjalë, pyetjet: me kë?, nga kush?,

prej kujt?, për kë (cilin, cilën, cilët, cilat)?, në vend të kujt?, kundër kujt?

Aftësitë: të kuptuarit, të pyeturit, të krijuarit, të lexuarit.

Metodologjia: stuhi mendimesh, diskutim, punë në çift, punë e drejtuar,

punë e pavarur, organizuesi grafi k.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Kontrollohen e diskutohen detyrat e shtëpisë. Mblidhen disa fl etore për

t’u korrigjuar hollësisht, për t’u pajisur me shënime dhe për t’u vlerësuar me notë.

Hapi II. Stuhi mendimesh. Nxiten nxënësit e nivele të ndryshme t’u përgjigjen

lirshëm e pa ndrojtje se gabojnë, këtyre pyetjeve:

- Ç’dinë për kundrinorin e drejtë?

- Me se shprehet kundrinori i drejtë?

- Çfarë pyetjeje u përgjigjen kundrinorët e drejtë? Shembuj.

- Ç’dinë për kundrinorin e zhdrejtë pa parafjalë?

- Në çfarë rase janë kundrinorët e zhdrejtë pa parafjalë? Me se

shprehen? Shembuj.

Hapi III. Shkruhet tema në dërrasë të zezë. Paraqitet para klasës një tabelë,

ku është shkruar teksti në fi llim të faqes 229. Diskutohet rreth fjalëve të nënvizuara.

Me anë të pyetjeve arrihet në përfundim se fjalët e nënvizuara janë kundrinorë të

zhdrejtë me parafjalë.

Duke u nisur nga klasat a grupe e fjalëve që formojnë kundrinorin e zhdrejtë me

parafjalë, arrihet në përfundim se ai shprehet me:

emër – Ata u shqetësuan për plagën. (për cilën?)

Ata folën me kryetrimin. (me kë?)

205
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

përemër – Biseduar me njëri-tjetrin. (me kë?)

Biseduan për atë. (për kë?)

grup emëror – Tani në vend të atyre mjekëve do të ishin ata. (në vend të kujt?)

Ata ruheshin nga e keqja. (nga cila?)

Hapi IV. Punë në çift: Ushtrimi 1, faqe 229, sipas kërkesës. Kontrollohet e

vlerësohet puna e nxënësve.

Punë e drejtuar: Ushtrimi 2, faqe 230, sipas kërkesës.

Punë e pavarur: Ushtrimi 3, faqe 230, sipas kërkesës.

Hapi V. Bëhet organizuesi grafi k për kundrinorët në dërrasë të zezë duke

përdorur shkumësa me ngjyra.

Ç’janë kundrinorët?

Kundrinorët janë gjymtyrë

plotësuese të grupit të

kallëzuesit.

Llojet:

të drejtë dhe të

zhdrejtë.

Kundrinori i zhdrejtë:

pa parafjalë;

me parafjalë.

Bëhet vlerësimi për orën e mësimit.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 4, faqe 230. Detyra mund të zgjidhet kështu:

Fëmijët shkuan me prindërit në një festë.

Ata dëgjuan nga mësuesi se do të shkojnë në ekskursion.

Prindërit u morën me tregti.

Nxënësit kënduan për mësuesit.

Ata fi tuan në vend të shokëve.

Rubrika: Të lexojmë

Tema: I vogli Donat Argjendi

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë tregimin rrjedhshëm dhe me intonacion.

• Të dallojë personazhet e tregimit të dhënë.

• Të përzgjedhë alternativat e sakta duke u bazuar në leximin e tregimit.

• Të krahasojë mendimet e tij me ato të djalit të vogël mbi dukuritë e paraqitura

në tekst.

Mjete: teksti i nxënësit, tablo e tekstit, libri “I vogli Donat Argjendi”.

Fjalë kyç: fron, medaljon, kandil, ngjyra të larme, petla, nuk ngopej së shikuari

Metodologjia: bisedë e kombinuar, lexim, punë në dyshe, punë e pavarur,

analizë.

206
Libër mësuesi

Evokimi:

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. - Kush e ka lexuar librin “I vogli Donat Argjendi.

Mësuesi/ja u tregon shkurt përmbajtjen e librit.

Realizimi i kuptimit: Hapi I. Lexohet tregimi nga mësuesi/ja dhe nxënësit i

mbajnë librat mbyllur. Lexohet përsëri tregimi pjesërisht nga mësuesi/ja dhe pastaj

vazhdohet leximi nga nxënës që lexojnë bukur. Nxënësit porositen të nënvizojnë me

laps fjalët e shprehjet e panjohura.

Hapi II. Sqarohen fjalët e shprehjet e panjohura. Shkruhen në tabelë të zezë.

Formohen bashkë me nxënësit fjali me fjalët e shprehjet e reja të panjohura.

Hapi III. Diskutohet tabloja e tekstit.

Hapi IV. Analizohet tregimi bashkë me nxënësit duke u mbështetur në rubrikat

Kupto përmbajtjen dhe Nxirr mesazhin.

Reflektimi: Hapi I. Punë në dyshe sipas bankave. Ushtrimi 4 faqe 232.

Hapi II. Punë e pavarur. Ushtrimi 8 faqe 232.

Në fund bëhet përmbledhja e orës së mësimit, vlerësimi për cilësinë e realizimit

të objektivave të arritjeve sipas niveleve si dhe vlerësimi i motivuar me notë i disa

nxënësve të niveleve të ndryshme.

Detyrë shtëpie. Jepet detyra në fund të faqes 232.

Rubrika: Njohuri gjuhësore

Tema: Rrethanorët

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë rrethanorët si grupe të lëvizshme në fjali.

• Të përdorë pyetjet për gjetjen e rrethanorëve në fjalitë e dhëna.

• Të dallojë llojet e rrethanorëve.

• Të ndërtojë fjali, ku rrethanorë të ndryshëm të qëndrojnë para dhe pas foljes.

Mjete: teksti i nxënësit, albume, pamjet e tekstit, shkumësa me ngjyra

Fjalë kyç: rrethanor, rrethanor vendi, kohe, mënyre, sasie, shkaku, qëllimi

Metodologjia: stuhi mendimesh, pema e mendimit, diskutim, punë e pavarur

organizuesi grafi k

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Stuhi mendimesh. Nxiten nxënësit e niveleve të ndryshme të shprehin

lirshëm se çfarë dinë për rrethanorët. Mësuesi/ja i përmbledh mendimet e nxënësve

duke bërë pemën e mendimit (kllasterin) në dërrasën e zezë.

207
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

është fjalë plotësuese

lidhen me foljen

Mund të lëvizë

në fjali.

Rrethanori:

është disa llojesh

gjenden me pyetjet: ku? kur? si? sa? pse? përse?

mënyre

shkaku

vendi

kohe

sasie

qëllimi

Hapi II. Paraqitet ndonjë album me fotografi të ndryshme nga Shqipëria,

Maqedonia, Kosova ose vendlindja e nxënësve. U drejtohen nxënësve pyetje, të

cilat mund të marrin përgjigje me fjali, që kanë në përbërjen e tyre rrethanorë të

ndryshëm. Hapen tekstet e nxënësve në faqen 233. Diskutohet rreth pamjeve dhe

fjalive të tekstit. Përqendrohet vëmendja në fjalitë pyetëse dhe te rrethanorët e

nënvizuar. Shkruhen fjalitë në dërrasë duke përdorur shkumësa me ngjyra.

Hapi III. Bashkë me nxënësit bëhet organizuesi grafi k për llojet e rrethanorëve

dhe pyetjet me të cilat gjenden. Shkruhet edhe nga një shembull për çdo rrethanor.

Lloji i rrethanorit:

vendi

kohe

mënyre

sasie

shkaku

qëllimi

Gjenden me pyetjen:

Ku? Nga?

Kur? Që kur?

Si?

Sa?

Pse?

Përse?

Shembuj:

Shkoj në ekskursion.

Takohemi në mëngjes.

Ecte me vrap.

Gara zgjati 10 minuta.

U djersita nga vapa.

Shkova për pushime.

Hapi IV. Punë e pavarur. Udhëzohen nxënësit të formojnë fjali të ndryshme, ku

çdo rrethanor të qëndrojnë para dhe pas foljes.

Diskutohet e vlerësohet puna e nxënësve të niveleve të ndryshme.

Bëhet përfundimi për orën e mësimit.

Detyrë shtëpie: Jepet një ushtrim nga Fletorja e punës. Në rast se nxënësit

nuk janë të pajisur me Fletore pune, jepet një detyrë e tillë: “Bëni një përshkrim të

shkurtër, ku të përdorni rrethanorë të ndryshëm”.

Rubrika: Njohuri gjuhësore

Tema: Rrethanorët (ora II)

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë llojet e rrethanorëve duke bërë pyetjet.

• Të krijojë tekste të ndryshme, ku të përdorë rrethanorë.

208
Libër mësuesi

Mjete: teksti i nxënësit, shkumësa me ngjyra.

Metoda dhe teknika: stuhi mendimi, punë e pavarur, punë në dyshe.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Stuhi mendimi. Nxiten nxënësit të niveleve të ndryshme të shprehen

lirshëm çfarë kanë mësuar në orën e parë për rrethanorët. Për çdo lloj rrethanori

këmbëngulet të përcaktohet edhe pyetja me të cilën gjendet. Kërkohet ilustrimi me

shembuj.

Hapi II. Punë e pavarur. Ushtrimi 1, faqe 234. Kontrollohet e vlerësohet puna

e nxënësve të niveleve të ndryshme. Me qenë se ky ushtrim është i nivelit minimal,

vëmendja përqendrohet te nxënësit e nivelit bazë, duke i bërë sa më aktivë.

Hapi III. a) Punë në dyshe. Ushtrimi 2, faqe 234 sipas kërkesës.

b) Punë në dyshe ushtrimi 3, sipas kërkesës.

Diskutohet e vlerësohet puna e nxënësve të niveleve të ndryshme. Vlerësimi bëhet

në fl etore dhe në regjistër.

Në fund bëhet vlerësimi për orën e mësimit dhe për cilësinë e realizimit të

objektive.

Detyrë shtëpie: Jepet ushtrimi 4, faqe 234.

Rubrika: Të shkruajmë

Tema: Përshkruajmë me anë të të prekurit.

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë përshkrimet e dhëna në tekst.

• Të dallojë mbiemrat e dhënë sipas cilësive që ata shprehin.

• Të përshkruajë sendet në bazë të cilësive të dhëna në tekst.

• Të përshkruajë sende me anë të të prekurit.

• T’u përshtatë sendeve krahasime të ndryshme.

• Të përdorë sa më shumë mbiemra e ndajfolje dhe imagjinatën në përshkrim.

Mjete: teksti i nxënësit, tablo të ndryshme, shkumësa me ngjyra, kuti të vogla

kartoni.

Metodologjia: bisedë, kllaster, diskutim, punë e pavarur, punë e drejtuar.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Bashkë me nxënësit bëhet kllasteri (pema e mendimit) për shqisat:

209
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

të nuhaturit

të parit

Shqisat:

të shijuarit

të dëgjuarit

të prekurit

Hapi II. Paraqitet para nxënësve një tablo e zmadhuar e pamjeve të tekstit.

Bëhet një bisedë për pamjet e tekstit me nxënësit e niveleve të ndryshme.

Lexohen nga nxënës që lexojnë bukur tekstet “Gjethet e pranverës dhe të vjeshtës”

dhe “Një qershi e pjekur mirë”. Nxiten nxënësit të dallojnë mbiemrat që i cilësojnë

objektet me të prekur. Shkruhen mbiemrat në dërrasë të zezë: të buta, të lakueshme,

ta thatë, të brishtë, të pjekur, të butë, të lëmuar. Diskutohet rreth kuptimit të tyre

leksikor. Për mbiemrin “e brishtë” që është i vështirë për nxënësit, jepet ky shpjegim:

që thyhet a thërrmohet lehtë, e dobët, e lehtë.

Hapi III. Në kuti të ndryshme të hapura janë vendosur fi sha me mbiemra

të ndryshëm që tregojnë cilësinë e sipërfaqeve të sendeve, peshën e sendeve,

përbërjen, temperaturën. Në një kuti tjetër janë vendosur fi sha me ndajfolje që

mund të saktësojnë cilësitë e ndryshme të objekteve. Diskutohet rreth mbiemrave e

ndajfoljeve duke dhënë edhe shembuj me fjali për çdo rast.

Me qenë se disa mbiemra janë të vështirë për nxënësit, bëhen këto shpjegime, që

shkruhen në dërrasë të zezë, duke përdorur edhe shkumësa me ngjyra.

i pushtë – që është me push, që është i butë e i imët si push.

shpues – që duket sikur të shpon me diçka të mprehtë, që të shpon.

veshtullor – i ngjitshëm; që ngjitet ashtu si veshtulla, bima që rritet në degët e

bimëve të tjera, kacavarës si veshtull

poroz – me pore, i gavërt, i përshkueshëm, i depërtueshëm.

Hapi IV. Punë e pavarur. Ushtrohu nëpërmjet krahasimeve, faqe 236.

Kontrollohet e vlerësohet puna e nxënësve.

Hapi V. Punë e drejtuar: Cilave sende mund t’u përshtaten krahasimet e

mëposhtme?

Bëhet vlerësimi për orën e mësimit.

Detyrë shtëpie. Jepet një ushtrim nga Fletorja e punës. Mund të jepet si detyrë

përshkrimi i një fi ku të pabërë a një frute që rritet në zonën e tyre.

Rubrika: Njohuri gjuhësore

Tema: Rrethanorët homogjenë

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë rrethanorët homogjenë me ndihmën e pyetjeve në fjalitë e dhëna.

• Të plotësojë fjalitë e dhëna me gjymtyrë homogjene që u përshtaten.

• Të formojë fjali, jo më pak se pesë, ku të përdorë gjymtyrë homogjene

rrethanorë, kryefjalë, përcaktorë, kundrinorë.

210

Mjete: teksti i nxënësit, tabelë me rrethanorë homogjenë, shkumësa me

ngjyra.
Libër mësuesi

Fjalë kyç: rrethanorë homogjenë.

Metodologjia: bisedë e kombinuar me shpjegim, punë e drejtuar, punë në

dyshe.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Kujtojmë bashkë me nxënësit:

- Ç’janë gjymtyrët homogjene? (Gjymtyrët homogjene plotësojnë kuptimin

e së njëjtës gjymtyrë).

- Me se lidhen me njëra-tjetrën gjymtyrët homogjene? (Ato lidhen me presje

ose me lidhëza).

Kërkohen të jepen shembuj me kryefjalë homogjene, me përcaktorë homogjenë

etj.

Hapi II. Vendos në dërrasë të zezë tavën me rrethanorët homogjenë, siç

paraqiten në tekstin e nxënësit. Diskutohet rreth tyre për të arritur në përfundim se

janë rrethanorë homogjenë.

Hapi III. Punë e drejtuar: ushtrimi 1 faqe 237. Udhëzohen nxënësit të

nënvizojnë rrethanorët homogjenë. Kontrollohet puna e nxënësve pastaj nxënësve

u drejtohet këto pyetje: Ku mungojnë parafjalët te rrethanorët e nënvizuar? Diskutoni

a duhet të jenë?

Hapi IV. Punë në dyshe: Ushtrimi 2 faqe 237. Ky ushtrim shërben jo vetëm

për të matur rendimentin e orës së mësimit, por për të testuar dijet e nxënësve për

të gjitha llojet e gjymtyrëve homogjene.

Bëhet përmbledhja e vlerësimi për orën e mësimit duke u drejtuar këto pyetje:

- Përse shërbejnë gjymtyrët homogjene?

- Me se lidhen ato me njëra - tjetrën?

- A duhet të përsëriten patjetër parafjalët para të gjithë rrethanorëve

homogjenë?

Detyrë shtëpie. Jepen ushtrime nga Fletorja e punës.

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Muji, nusja dhe zanat idhnake (nga cikli i këngëve legjendare)

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë tregimin me intonacion.

• Të ndërtojë fjali me fjalët e reja të panjohura.

• Të tregojë përmbajtjen duke iu përgjigjur pyetjeve të dhëna.

• Të analizojë personazhin e Mujit, zanave dhe nuses duke ilustruar me pjesë

nga tregimi.

• Të analizojë strukturën e legjendës duke dalluar elementet reale dhe fantastike

të tregimit.

211
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Të nxjerrë mesazhin e trimërisë, zgjuarsisë dhe zemërgjerësisë së Mujit duke

u bazuar në veprimet e tij.

Të dallojë ligjëratën e drejtë nga dialogu.

Mjete: teksti i nxënësit, libri i shkrimtari Mitrush Kuteli “Përralla të moçme

shqiptare”, shkumësa me ngjyra.

Fjalë kyç: cung, besë, idhnake, peng, petka, terr, thep më thep, krep më krep,

zanë.

Aftësitë: të lexuarit, të ritreguarit, të analizuarit.

Metodologjia: bisedë e kombinuar, lexim, shpjegim, diskutim, analizë, punë

dyshe, punë e pavarur, punë e drejtuar.

Zhvillimi i mësimit

212

Hapi I. U paraqitet nxënësve libri i Mitrush Kutelit “Përralla të moçme shqiptare”.

Flitet shkurt për disa nga përrallat dhe përqendrohet vëmendja te përralla “Muji,

nusja dhe zanat idhnake” e mësuar në klasën e katërt.

Hapi II. Lexohet nga mësuesi/ja përralla dhe nxënësit i mbajnë librat mbyllur.

Hapen librat. Fillohet leximi nga mësuesi/ja dhe vazhdohet nga nxënës që lexojnë

bukur. Nxënësit e tjerë ndjekin leximin dhe nënvizojnë me laps fjalët e panjohura

për ta. Sqarohen bashkë me nxënësit fjalët e shprehjet e reja të panjohura.

Këto fjalë e shprehje sqarohen në dërrasë të zezë duke përdorur shkumësa me

ngjyra.

Ndërtohen fjali me to nga nxënës të niveleve të ndryshme.

Hapi III. Lexohet tregimi pjesë-pjesë nga nxënës të mirë dhe bëhet analiza

duke u mbështetur edhe në pyetjet e rubrikës Kupto përmbajtjen.

Shpjegohet se zanat idhnake do të thotë zanat hakmarrëse, inatçie,

inatçore.

Hapi IV. Nga pyetjet e rubrikës Nxirr mesazhin mund të dalin këto përgjigje:

Na tërheq personazhi i Mujit, sepse është i zgjuar, dëgjon urtë, kuvendon

edhe më urtë. Muji është trim, i besës dhe zemërgjerë.

Kushti që u vuri Muji zanave ishte që t’i lironin nusen robinë, t’i kthejnë në

jetë krushqit me gjithë kuaj. Në këmbim të këtyre ai do t’i lëshonte dhitë e

egra të mbajtura peng. Zanat i dhanë besën Mujit se ai nuk kishte faj. Ai i

detyroi zanat të mos i bëjnë keq askujt.

Veprimi i Mujit tregon trimërinë, zgjuarsinë dhe zemërgjerësinë e tij. Ai

ishte i zgjuar se zbuloi ku e kishin fuqinë zanat. Ishte trim e i vendosur se

u dërgoi mesazh zanave të shkëmbit të mos bëjnë padrejtësi. Muji është

kryetrimi, prandaj i zbuti zanat idhnake dhe ua fali bjeshkët njerëzve.

Hapi V. Punë në dyshe: ushtrimi 9 faqe 240, sipas kërkesës dhe ushtrimi 10

faqe 240, sipas kërkesës së tyre.

Punë e pavarur: ushtrimi 11 faqe 240. Kontrollohet e vlerësohet puna e nxënësve

të të gjitha niveleve.

Punë e drejtuar: ushtrimi 12. Aktivizohen nxënës të ndryshëm të shikojnë dhe një
Libër mësuesi

herë tekstin, të dallojnë ligjëratën e drejtë nga dialogu.

Në fund bëhet përmbledhja e vlerësimi për orën e mësimit duke kërkuar edhe një

herë nga nxënësit të thonë shkurt përmbajtjen, mesazhin dhe elementet fantastike

e reale të pjesës.

Detyrë shtëpie: Jepet detyra në fund të faqes 240.

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Lufta e Mashkullores

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë tregimin historik me intonacion.

• Të përdorë në fjali fjalët e reja të tregimit.

• Të hartojë pyetje mbi tregimin për të zbërthyer përmbajtjen e tij.

• Të analizojë të dhënat reale në tregim.

• Të nxjerrë mesazhin e trimërisë dhe dashurisë për atdheun nëpërmjet

veprimeve të personazheve të tregimit.

• Të diskutojë për fi gura të shquara të kombit shqiptar që njeh.

Mjetet dhe materialet burimore: Fotografi të Çerçiz Topullit e të fi gurave

të tjera të shquara të popullit shqiptar të sjella nga nxënësit, vepra të Mihal

Gramenos, letër të bardhë A4.

Fjalë kyç: Lufta e Mashkullorës 5 mars 1908, mëngjes, ushtri, luftë e rreptë,

mbrëmje të vrarë.

Aftësitë: të lexuarit, të interpretuarit.

Metoda dhe teknika mësimore: Bisedë e kombinuar me shpjegim, lexim

zinxhir, lexim me ndalesa, diskutim, analizë, punë në dyshe, dora e pyetjeve.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Nxënësit kanë sjellë në klasë fotografi të luftëtarëve të shquar të

popullit tonë. Diskutohet shkurt rreth tyre. Veçohet fi gura e Çerçiz Topullit. Pyeten

nxënësit nëse e kanë parë fi lmin për Luftën e Mashkullorës. Diskutohet rreth tij.

Hapi II. Bëhet leximi shprehës i pjesës nga mësuesi/ja, nxënësit i mbajnë

librat mbyllur. Bëhet leximi nga nxënës që lexojnë bukur dhe nxënësit nënvizojnë

fjalët dhe shprehjet e panjohura me laps. Shpjegohet kuptimi i tyre në dërrasë të

zezë duke përdorur shkumësa me ngjyra. Disa nga fjalët që nuk i ka fjalori i tekstit

shpjegohen nga mësuesi/ja:

katua – ahur në katin përdhes të një shtëpie, ku mbahen kafshët shtëpiake

ose veglat e punës.

han – bujtinë pranë rrugës ose në qytete me vend edhe për kafshët.

anadollak – banor turk i Anadollit, në Azinë e Vogël, këtu : pushtues turk.

213
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Hapi III. Bëhet leximi me ndalesa dhe analizohet pjesa duke formuluar edhe

këto pyetje për të zbërthyer përmbajtjen e saj:

- Kur dhe ku zhvillohet ngjarja?

- Cilat janë cilësitë e Çerçiz Topullit?

- Si e përshkruan Mihal Gramenoja këtë fi gurë?

- Çfarë fi gurash letrare përdor autori në këtë pjesë? (Përdor krahasimin:

plumbat venin si breshër, i verdhë si dyllë...)

Hapi IV. Diskutohet me nxënësit e të gjitha niveleve rreth pyetjeve të rubrikës

Nxirr mesazhin.

Hapi V. Punë në dyshe: Ushtrimi 5, faqe 234.

Në fund bëhet përmbledhja e vlerësimi për orën e mësimit sipas grafi kut organizues

“Dora e pyetjeve”. Orientohen nxënësit të punojnë me dorën e majtë dhe vizatojnë

formën e saj në fl etë A4. Në secilin gisht shkruajnë pyetjet si më poshtë:

Kush? Çfarë? Ku? Kur? Pse? Si?

Diskutohet për plotësimin me përgjigjet e secilës pyetje të grafi kut të dorës.

Detyrë shtëpie: Të nxjerrin pikat e planit të tregimit.

Rubrika: Shkruajmë

Tema: Kujtime

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

Të shkruajë një ngjarje reale jo më pak se një faqe duke u bazuar në strukturën

e tekstit me kujtime.

Të shkruajë kujtime sipas një modeli të dhënë.

Të dallojë biografi në dhe autobiografi në.

Mjete dhe materiale burimore: teksti i nxënësit “Gjuha Shqipe 5”, tekste me

kujtime, biografi a e shkurtër e një shkrimtari.

Fjalë kyç: kujtime, biografi , autobiografi , ngjarje, persona realë.

Aftësitë: të lexuarit, të dalluarit, të përshkruarit.

Metodologjia: bisedë e kombinuar me shpjegim, punë e pavarur.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Kontrollohen detyrat e shtëpisë. Aktivizohen nxënës të niveleve të

ndryshme të lexojnë pikat e planit të tregimit “Lufta e Mashkullores”. Kërkohet nga

nxënësit të thonë përmbajtjen sipas pikave të planit.

Hapi II. Kërkohet nga nxënësit t’u përgjigjen pyetjeve të rubrikave Nxirr

mesazhin dhe Analizo strukturën.

Hapi III. Lexohen para nxënësve tekste të ndryshme me kujtime. Bisedohet

214
Libër mësuesi

me nxënësit për veçoritë e teksteve me kujtime.

Shpjegohet kuptimi i fjalëve biografi dhe autobiografi duke kujtuar tekste biografi ke

dhe autobiografi ke nga viti i kaluar shkollor.

Hapi IV. Udhëzohen nxënësit të plotësojnë duke e shkruar më parë në fl etore

pjesën në fund të faqes 243 në rubrikën Plotëso.

Hapi V. Punë e pavarur: “Kujto një ngjarje interesante që të ka ndodhur.

Mundohu të kujtosh datën, emrat e personave, numrin e personave, të dhënat për

ngjarjen etj.

Kontrollohet e diskutohet puna e pavarur. Vlerësohen 2-3 nxënës të niveleve të

ndryshme.

Bëhet përmbledhja dhe vlerësimi për orën e mësimit.

Detyrë shtëpie: Të shkruajnë kujtimet e tyre për ditën e parë të shkollës.

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Ra si yll, po s’u shua

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë poezinë me intonacion.

• Të ritregojë përmbajtjen duke iu përgjigjur pyetjeve dhe duke ilustruar me

vargje nga poezia.

• Të dallojë fi gurat letrare të krahasimit dhe epitetit në poezi.

• Të shprehë emocionet që i shkakton leximi i vjershës kushtuar Princeshës

Argjiro.

• Të dallojë elementet fantastike duke i ilustruar me vargjet e dhëna.

• Të nxjerrë mesazhin e mosnënshtrimit dhe dashurisë për lirinë duke u bazuar

në veprimin e Princeshës Argjiro.

Materiale dhe mjete mësimore: teksti i nxënësit “Gjuha shqipe 5”, poezia

“Princesha Argjiro” e Ismail Kadaresë si dhe vepra të tjera të tij.

Fjalë kyç: humnerë, mëkoj.

Metoda dhe teknika mësimore: bisedë e kombinuar me shpjegim, analizë,

punë në dyshe, ditar dypjesësh.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Bëhet një bisedë me nxënësit për krijimtarinë letrare të Ismail

Kadaresë.

U tregohen nxënësve disa vepra të Ismail Kadaresë. Përqendrohet vëmendja te

vepra për fëmijë “Princesha Argjiro”. Tregohet shkurt përmbajtja duke përdorur

edhe ilustrimet me vargje dhe me fi gurat e librit.

Hapi II. Lexohet ose recitohet nga mësuesi/ja poezia “Ra si yll, po s’u shua”.

Nxënësit i kanë librat mbyllur.

215
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Lexohet poezia nga një nxënës që lexon bukur dhe nxënësit nënvizojnë fjalët e

panjohura për ta. Fjalë të panjohura mund të jenë:

humnerë – hon, greminë.

mëkoj – ushqej foshnjën.

Nxiten nxënësit të krijojnë fjali më fjalët e reja.

Hapi III. Lexohet poezia pjesë-pjesë dhe analizohet bashkë me nxënësit duke

u mbështetur në pyetjet e rubrikës Kupto përmbajtjen dhe Analizo gjuhën .

Hapi IV. Punë në dyshe: Ushtrimi 6 faqe 245.

Nxënësit sipas bankave nxjerrin mesazhin për poezinë.

Hapi V. Bëhet ditari dypjesësh. Diskutohet me mësuesit/et. Plotësohet ditari

dypjesësh nga mësuesi/ja në tabelë. Nxënësit punojnë në fl etore:

Fjalia

Vështron princesha krenare

Po a zihet ylli vallë?

U vërvit si zog në erë

Edhe shkëmbi ku u copëtua, /

thanë u drodh, u gjallërua

Se fëmija i saj mbet’ gjallë

Komenti im

Princesha Argjiro edhe në çastin kur ranë

duke luftuar rojet e fundit, nuk u frikësua.

Ajo nuk u dorëzua te armiqtë.

Argjiroja është e bukur si një yll dhe e

pakapshme si yjet.

Poeti e krahason princeshën me zogun që

hap krahët e fl uturon në humnerë.

Ajo shikon për herë të fundit Gjirokastrën.

Heroizmi i princeshës tronditi jo vetëm

njerëzit, por edhe shkëmbin, që mendon si

frymor dhe gjallërohet.

Ky varg tregon fi toren e jetës mbi

vdekjen, vazhdimësinë e jetës.

Bëhet vlerësimi për orën e mësimit dhe vlerësimi i motivuar me notë i disa nxënësve

të niveleve të ndryshme.

Detyrë shtëpie: Detyra në fund të faqes 245.

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Himni i flamurit

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë qartë poezinë.

• Të dallojë strofat e vargjet e “Himni i fl amurit”.

• Të dallojë vargjet që rimojnë në poezinë e dhënë.

• Të dallojë fi gurat letrare të krahasimit në vargjet e poezisë.

• Të nxjerrë mesazhin e dashurisë së shqiptarëve për atdheun e tyre duke

ilustruar me vargje.

216
Libër mësuesi

Mjete: teksti i nxënësit Gjuha shqipe 5”, libri “Himni kombëtar”.

Fjalë kyç: engjëll, toskë, gegë, rrfe, ngadhnjyes, brendë, njat fl amur.

Aftësitë: të lexuarit, të folurit, të kthyerit e poezisë në prozë.

Metodologjia: bisedë e kombinuar me shpjegim, lexim zinxhir, lexim me

ndalesa, analizë e diskutim, pema e mendimit, punë në dyshe.

Struktura: ERR

Zhvillimi i mësimit

Evokimi:

Hapi I. Këndohet “Himni i fl amurit” bashkë me nxënësit. Bëhet një bisedë e

kombinuar me shpjegim për Himnin kombëtar. U tregohen nxënësve materiale e foto

për ilustrim ç’simbolizon “Himni kombëtar”.

Realizimi i kuptimit

Hapi I. Bëhet leximi shprehës nga mësuesi/ja i poezisë “Himni i fl amurit”, shkruar

nga poeti Gjergj Fishta.

Hapi II. U fl itet nxënësve shkurt për veprimtarinë atdhetare dhe krijimtarinë

letrare të Gjergj Fishtës. Flitet për kryeveprën e tij “Lahuta e Malcis”.

Hapi III. Lexohet poezia nga një nxënës që lexon bukur dhe nxënësit nënvizojnë

me laps fjalët e panjohura:

engjëll – qenie e jashtëzakonshme që përfytyrohet si fëmijë me krahë, me

shpirt të pastër, të butë e të dashur.

toskë – banor vendës i krahinave jugore të Shqipërisë ose ai që e ka

prejardhjen nga këto krahina.

gegë – banor vendës i krahinave veriore e të mesme të Shqipërisë ose ai që

e ka prejardhjen nga këto krahina.

rrfe – rrufe

ngadhnjyes – fi timtar

brendë – brenda

njat fl amur – atë fl amur

Hapi IV. Bëhet leximi me ndalesa sipas strofave dhe bëhet analiza duke u

mbështetur në rubrikën Kupto dhe nxirr mesazhin.

Ushtrimi 6 zgjidhet kështu:

Strofa e parë është ndërtuar me rimë të kryqëzuar, sepse vargu i parë rimon me të

tretin dhe vargu i dytë me të katërtin (skema ABAB).

Strofa e dytë është ndërtuar me rimë të përputhur, sepse vargjet me të njëjtën rimë

vijnë njëri pas tjetrit (skema AABB).

Strofa e tretë e ka llojin e rimës njëlloj si strofa e parë (skema ABAB).

Reflektimi.

Hapi I. Bëhet bashkë me nxënësit pema e mendimit për fl amurin.

217
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

është kuq e zi

është fi timtar

Simboli i kombit

Flamuri:

është i shenjtë

është i shtrenjtë

Hapi II. Punë në dyshe: Shkruani me 3-4 fjali mesazhin e poezisë.

Bëhet vlerësimi për orën e mësimit.

Detyrë shtëpie. Mund të jepet të mësohen përmendsh një ose dy strofa.

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Fjalë të urta në vargje

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

Të lexojë fjalët e urta në vargje.

Të përmbledhë në një këshillë secilën strofë të dhënë.

Të diskutojë mbi vlerën e fjalëve të urta me ndihmën e mësuesit/mësueses.

Të tregojë fjalë të urta të lexuara ose të dëgjuara.

Të dallojë llojin e rimës në strofat përkatëse.

Mjete e materiale burimore: librat “Fjalë të urta të popullit shqiptar” dhe

“Antologji e fjalës së mençur” e Nasho Jorgaqit dhe Xhevat Lloshit, vepra të

shkruara nga Naim Frashëri.

Fjalë e shprehje kyç: vetëhënë, lipset, të mos i shquash, të të ndriçojë.

Aftësitë: të lexuarit, të menduarit, të analizuarit.

Metodologjia: bisedë e kombinuar me shpjegim, mendo – shkëmbe

mendime, analizë, diskutim, punë në dyshe, punë e drejtuar.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi

Hapi I. U drejtohet nxënësve kjo pyetje:

- Ç’dimë për fjalët e urta? Kush do të na thotë fjalë të urta? Diskutohet për

vlerën e tyre.

Hapi II. U tregohen nxënësve librat “Fjalë të urta të popullit shqiptar” dhe

“Antologji e fjalës së mençur”. Lexohen disa fjalë të urta dhe diskutohet

për vlerën e tyre.

218
Realizimi i kuptimit.

Libër mësuesi

Hapi I. Edhe Naim Frashëri ka shkruar shumë fjalë të urta për të rritur e për

fëmijë. Tregohen disa vepra të botuara të Naim Frashërit. Lexohen disa fjalë të urta.

Lihen nxënësit të mendohen dhe të shkëmbejnë mendime rreth vlerës së tyre.

Hapi II. Bëhet leximi shprehës nga mësuesi/ja i të gjitha fjalëve të urta. Lexohen

fjalët e urta nga një nxënës i nivelit të lartë dhe nxënësit e tjerë nënvizojnë fjalët e

shprehjet e reja të panjohura për ta.

Sqarohen fjalët e shprehjet e reja të panjohura duke u mbështetur në fjalorin e tekstit.

Shkruhet kuptimi i tyre në dërrasë të zezë duke përdorur shkumësa me ngjyra.

Hapi III. Lexohen fjalët e urta për çdo strofë. Lihen nxënësit e niveleve të

ndryshme të mendohen e të shkëmbejnë mendime rreth çdo fjale të urtë.

Reflektimi

Hapi I. Punë në dyshe: Për secilën strofë shkruani nga një këshillë me fjalët tuaja.

Hapi II. Punë e drejtuar: Dallo llojin e rimës në strofat e mësipërme.

Përgjigjet përfundimtare të nxënësve duhet të jenë këto:

- Te strofa e parë është përdorur rima e kryqëzuar (ABAB), sepse vargu i parë rimon

me të tretin dhe vargu i dytë me të katërtin.

- Te strofa e dytë me tri vargje kemi rimën me skemë AAB.

- Te strofa e tretë, e katër, e pestë dhe e gjashtë është përdorur rima e alternuar me

skemën ABAB, sepse vargu i parë rimon me të tretin, kurse vargu i dytë rimon me

të katërtin.

- Strofa e fundit është ndërtuar me rimë ABAB, pavarësisht se vargu i tretë ka një

shkronjë më shumë (parë – shqipëtarët).

Bëhet përmbledhja e vlerësimi për orën e mësimit.

Detyrë shtëpie. Jepet të shkruajnë pesë fjalë të urta dhe të thonë vlerën e tyre.

Rubrika: Njohuri gjuhësore

Tema: Gjuha standarde dhe dialektet

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë poezitë dhe tregimet e dhëna.

• Të dallojë shkrimin në dialekt dhe në gjuhën standarde në krijimet e dhëna.

• Të dallojë veçoritë gjuhësore të gegërishtes, toskërishtes dhe gjuhës standarde

në tekstet e dhëna me ndihmën e mësuesit/es.

• Të diskutojë për vlerat e dialekteve në pasurimin e fjalorit të gjuhës shqipe me

ndihmën e mësuesit/es.

Mjete dhe materiale burimore: teksti i nxënësit, shkumësa me ngjyra, Fjalor i

gjuhës shqipe, Fjalor drejtshkrimor i gjuhës shqipe.

Fjalë kyç: gjuhë standarde, dialekt.

Aftësitë: të lexuarit, të menduarit, të diskutuarit.

Metodologjia: bisedë e kombinuar me shpjegim, lexim i imët, mendo – shkëmbe

mendime, punë e drejtuar, punë në dyshe.

219
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Çfarë kemi mësuar në klasën e katërt për gjuhën standarde? Ku

përdoret në mënyrë të detyrueshme ajo? Pas përgjigjeve vazhdon biseda për

gjuhën standarde dhe dialektet. Mësuesi/ja u shpjegon nxënësve kuptimin e fjalëve

gjuhë standarde dhe dialekt.

Gjuhë standarde quhet varianti i përbashkët i gjuhës së një kombi. Është gjuha që

përdoret nga gazetat, media elektronike, administrata etj. Gjuha standarde quhet

ndryshe edhe gjuhë letrare. Zotërimi dhe përdorimi i gjuhës standarde është bërë

domosdoshmëri. Gjuha standarde përdoret në formën e folur dhe në formën e

shkruar.

Dialekt quhet varianti krahinor ose rajonal i një gjuhe. Gjuha shqipe ka dy dialekte:

toskërishtja ose dialekti i jugut dhe gegërishtja ose dialekti i veriut.

Hapi II. Punë e drejtuar. Lexohen nga mësuesi/ja pjesët “Kanga në mjesditë”

e Martin Camajt dhe “Fëmija dhe zogu” e Ndre Mjedës. Lihen nxënësit të mendohen

dhe të shkëmbejnë mendime për ndryshimet e këtyre pjesëve nga gjuha standarde.

Me ndihmën e fjalorit të gjuhës së sotme shqipe, sqarohen fjalët e panjohura për

nxënësit.

xhingalla – gjinkalla

vrrijë – vërri, vend i ulët që nuk e zë era, vend i ngrohtë.

mriz – vend me hije, ku kalojnë vapën bagëtia.

idhun – zemëruar

i dlirë – i pastër

Hapi III. Punë në dyshe. Udhëzohen nxënësit të punojnë në dyshe sipas

bankave për të kthyer në shqipen standarde dy pjesët e mësipërme.

Kontrollohet e vlerësohet puna e nxënësve duke tërhequr edhe mendime nga

nxënës të niveleve të ndryshme.

Bëhet përmbledhja dhe vlerësimi i orës së mësimit duke u mbështetur në këto

pyetje:

- Përse folëm sot? (Për gjuhën standarde dhe dialektet)

- Ç’kuptojmë me gjuhë standarde?

- Ç’janë dialektet?

- Sa dialekte ka gjuha shqipe?

- Ku është e detyruar të përdoret gjuha standarde? (Në shkolla, në shtyp, në radio,

në televizion, dhe në të gjitha dokumentet zyrtare.)

Detyrë shtëpie: Jepet të gjejnë një tekst të shkurtër dialektor dhe ta kthejnë

në gjuhën standarde.

Rubrika: Njohuri gjuhësore

Tema: Gjuha standarde dhe dialektet (ora II)

220

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë shkrimin në dialekt dhe në gjuhën standarde në krijimet e dhëna.

• Të dallojë veçoritë gjuhësore të gegërishtes, toskërishtes dhe gjuhës standarde

në tekstet e dhëna me ndihmën e mësuesit/es.

Libër mësuesi

Të diskutojë për vlerat e dialekteve në pasurimin e fjalorit të gjuhës shqipe me

ndihmën e mësuesit/es.

Mjete dhe literaturë: shkumësa me ngjyra, teksti i nxënësit “Gjuha Shqipe 5”,

“Shqipja standarde”, Fjalor i gjuhës shqipe, vepra të Migjenit e të Faik Konicës.

Aftësitë: të lexuarit, të menduarit, të diskutuarit.

Metoda dhe teknika mësimore: stuhi mendimesh, pema e mendimit (kllaster),

lexim i imët, mendo-shkëmbe mendime, punë në dyshe, punë e pavarur.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Stuhi mendimesh. Nxiten nxënësit e të gjitha niveleve të shprehin

lirshëm se çfarë dinë për gjuhën standarde.

Nga mendimet e nxënësve formohet pema e mendimit në tabelë.

më 1972 u vendosën rregullat e gjuhës standarde

përdorimi i saj është domosdoshmëri

përdoret në shkollë

përdoret në shtyp

Gjuha standarde:

varianti i përbashkët i gjuhës së një kombi

quhet edhe gjuhë letrare

përdoret si gjuhë zyrtare në

të gjitha trevat shqiptare

përdoret në radio

përdoret në dokumentet zyrtare

përdoret në televizion

Hapi II. Bëhet leximi i imët i pjesës “Luli i vocërr” dhe “Flamuri i Shqipërisë”.

Lihen nxënësit të mendohen dhe të shkëmbejnë mendime. Dallohen veçoritë e

teksteve të shkruara në dialektin e gegërishtes në tekstin e parë dhe të toskërishtes

në tekstin e dytë. Me ndihmën e Fjalorit të gjuhës shqipe kthehen bashkë me nxënësit

në gjuhën standarde.

Në mungesë të fjalorit të gjuhës shqipe, mësuesi/ja duhet të ketë parasysh kuptimin

e këtyre fjalëve dialektore:

të mrrijë – të arrijë

cak – kufi , vend i caktuar

shtie – fut

picërrake – shumë i vogël

ia tërhek vrejtën – i bën shumë përshtypje

t’u çpjegoj – t’u shpjegoj

imperator – mbret ose perandor

guvernë – provincë, krahinë

krerë – kokë

Hapi III. Punë në dyshe: Ushtrimet 1-3, faqe 249, sipas kërkesave.

221
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Hapi IV. Punë e pavarur: Ushtrimi 4, faqe 249.

Bëhet përmbledhja e vlerësimi për orën e mësimit. Vlerësoj me notë të motivuar

ose me fjalë a shprehje gojore nxënës të niveleve të ndryshme. Përqendrohem dhe

te nxënësit e dobët për të luftuar “braktisjen e fshehtë”.

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Vendi im i shtrenjtë

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë poezinë me intonacionin e duhur.

• Të dallojë strofat dhe vargjet me poezinë e dhënë.

• Të dallojë vargjet që përsëriten duke i lexuar ato.

• Të dallojë fi gurën e epitetit mbi të cilën është ndërtuar e gjithë poezia.

• Të përshkruajë atdheun duke u mbështetur në përshkrimin e poetit.

Mjetet: teksti i nxënësit “Gjuha shqipe 5”, album me fotografi e peizazhe nga

bukuritë e natyrës shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni.

Fjalë kyç: i argjendtë, hirplotë.

Aftësitë: të lexuarit, të analizuarit, të përshkruarit.

Metodologjia: stuhi mendimesh, pema e mendimit, shpjegim, lexim zinxhir,

lexim me ndalesa, analizë, shkrim i lirë.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi. Stuhi mendimesh.

Hapi I. Nxiten nxënësit të shprehen lirshëm se çfarë dinë për atdheun. Shkruhet

në qendër të dërrasës së zezë fjala “Atdheu” dhe formohet Pema e mendimeve

ose Harta e mendimeve për atdheun.

fl itet një gjuhë

është i dashur

Shqipëria

Atdheu

është i bukur

vendlindja jonë

është i shtrenjtë

Hapi II. Jepen disa njohuri për shkrimtarin kosovar Hivzi Sulejmani, i cili ka

lindur në Mitrovicë. Ai ka shkruar tregime, poezi ,romane.

Realizimi i kuptimit.

Hapi I. Bëhet leximi zinxhir nga mësuesi/ja i poezisë “Vendi im i shtrenjtë”.

Bëhet leximi me ndalesa sipas strofave nga nxënës që lexojnë bukur. Sqarohen

fjalët e reja të panjohura për nxënësit:

222
i argjendtë – i bardhë i shkëlqyer, që shkëlqen si argjend.

hirëplotë – që është plot bukuri, që ka shumë hijeshi.

Libër mësuesi

Hapi II. U tregohen nxënësve fotografi e pamje të bukurive natyrore shqiptare

në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Diskutohet rreth tyre.

Hapi III. Lexohet me ndalesa nga nxënës të mirë çdo strofë dhe bëhet analiza

bashkë me nxënësit. Përqendrohet vëmendja tek epitetet: i bardhë është vendi im,

lumenjtë të shpejtë, të argjendtë, i kaltër është qielli im, i thellë është deti im, hirplotë

është vendi im, vendi im i shtrenjtë, me qiell të kaltër e liqej të kthjelltë.

Në çdo strofë epitetet janë përsëritur për t’i dhënë bukuri shprehjes artistike, për

t’i dhënë forcë e bukuri vjershës, për ta bërë më të qartë mesazhin për atdheun,

vendlindjen tonë.

Reflektimi.

Hapi I. Bashkë me nxënësit u jepen përgjigje pyetjeve të aparatit pedagogjik

në fund të faqe 250. Bëhen plotësimet në fl etore.

Hapi II.Shkrim i lirë: Përshkruaj qytetin, fshatin ose lagjen tënde.

Bëhet përmbledhja dhe vlerësimi për orën e mësimit.

Detyrë shtëpie: Të mësohet poezia përmendësh e të recitohet bukur.

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Korrik

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë poezinë me intonacion.

• Të dallojë strofat dhe vargjet që rimojnë duke bërë ilustrimin me leximin e

tyre.

• Të përdorë në fjali fjalorin e fjalëve të reja të poezisë.

• Të dallojë elementet përshkrues të vapës së korrikut të dhëna në poezi.

• Të dallojë ngjyrat poetike duke i ilustruar me vargje.

• Të dallojë krahasimet e përdorura në poezi.

Mjete dhe materiale burimore: teksti i nxënësit “Gjuha shqipe 5”, vepra të

zgjedhura të Lasgush Poradecit, poezia “Kroi i fshatit tonë” e

Fjalë kyç: afsh, prush, nër drizëri, shullër, zog, ardhushi, çincëron.

Aftësitë: të lexuarit, të analizuarit, të përshkruarit.

Metodologjia: bisedë e kombinuar me shpjegim, lexim zinxhir, lexim me

ndalesa, analizë, pema e mendjes.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Kërkohet nga nxënësit të recitojnë bukur poezinë “Vendi im”, që e kishin

detyrë për shtëpi.

223
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Evokimi.

- A dini ndonjë shkrimtar që ka shkruar për stinët? (Naim Frashëri ka shkruar

për vjeshtën, Xhevahir Spahiu ka shkruar për vjeshtën, e kemi mësuar në klasën e

katërt). Faik Konica ka shkruar për vjeshtën. Lexohen para nxënësve dy prej tyre.

Realizimi i kuptimit.

Hapi I. Sot do të mësojmë një poezi të poetit Lasgush Poradeci (1899-1987)

me titull “Korrik”. Ky poet ka shkruar shumë poezi të bukura për natyrën, atdheun,

vendlindjen. Lexohet para nxënësve poezia “Kroi i fshatit tonë”.

Hapi II. Bëhet leximi nga mësuesi/ja i poezisë “Korrik” dhe nxënësit i mbajnë

librat mbyllur. Lexohet çdo strofë nga nxënës që lexojnë bukur. Sqarohen me

ndihmën e fjalorit të tekstit fjalët e panjohura për nxënësit.

Hapi III. Lexim me ndalesa. Lexohet çdo strofë dhe analizohet bashkë

me nxënësit duke u mbështetur në rubrikat “Kupto dhe nxirr mesazhin”, “Analizo

gjuhën”. Nxirret bashkë me nxënësit vlera artistike e krahasimeve posi prushi, posi

frym’ e dashurisë.

Kjo poezi është një tablo e pikturuar bukur para syve tanë. Ne vëmë re në të:

Një fushë me barin e prerë

Drita e diellit pasqyruar me ngjyrën e verdhë

Një hardhucë të vogël që ngrohet në shtrojerë

Shqerrat prej të nxehtit janë hequr

Ka rënë heshtja si frymë e dehur

Dhe ja, pylli dridhet papandehur

Ndër lisa larg po këndon gjinkalla!

Te ushtrimi 4 faqe 252, dy vargjet e fundit të vjershës shkojnë ndesh me krejt

atmosferën e saj, sepse fjalët paralajmëruese të autorit “pylli dridhet papandehur”

dhe “po çinçëron gjinkalla”, tregojnë prishjen e heshtjes dhe fi llimin e gjallërisë,

rizgjimin e natyrës.

Ngjyrat mbizotëruese të këtij peizazhi janë e verdha dhe e gjelbra.

Reflektimi. Bashkë me nxënësit bëhet pema e mendjes në dërrasën e zezë për

korrikun.

muaji më i nxehtë i vitit

piqen frutat

mbizotëro ngjyra e

verdhë dhe e gjelbër

shkojmë në plazh

Korriku:

këndon gjinkalla

bën shumë vapë

mbaron korrja e grurit

Bëhet vlerësimi i orës së mësimit.

Detyrë shtëpie: Të mësojnë vjershën përmendësh dhe ta recitojnë atë shtruar

duke respektuar shenjat e pikësimit.

224
Libër mësuesi

Rubrika: Të fl asim

Tema: Këshilla për verën

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë këshillat e dhëna në tekst.

• Të tregojë sesa i zbaton ai këto këshilla në stinën e verës.

• Të diskutojë për informacionin e ri që mori me anë të këtyre këshillave.

• Të diskutojë këshilla të tjera që ka lexuar ose ka mësuar nga më të rriturit

për kujdesin në stinën e verës.

Mjete dhe materiale burimore: teksti, letër A4, pamje të ndryshme, libri

“Edukimi shëndetësor”.

Fjalë kyç: yndyra, proteina, dietë, natyrale, pije të gazuara, ekskursion.

Aftësitë: të lexuarit, të folurit, të diskutuarit, të shkruarit.

Metodologjia: bisedë e ilustruar, shpjegim, lexim, diskutim i lirë, shkrim i lirë,

pema e mendjes.

Evokimi

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Bëhet një bisedë më nxënësit për pushimet verore shoqëruar me

pamje. Nxënësve u drejtohen disa pyetje:

- Ku do t’i kaloni pushimet verore?

- Çfarë duhet të kemi parasysh kur shkojmë në plazh?

- Ku duhet të ruhen ushqimet gjatë verës?

- Çfarë ushqimesh duhet të përdorim?

Realizimi i kuptimit.

Hapi I. Hapen librat në f. 253 dhe nxënësit familjarizohen me pamjet e

paraqitura. Bëhet diskutimi i lirë rreth tyre.

Hapi II. Aktivizohen tre nxënës që lexojnë bukur pjesët “Kujdes diellin”,

“Kujdes ushqimin” dhe “Çlodhje dhe lëvizje”. Nxënësit e tjerë nënvizojnë fjalët e

reja që mund të jenë të panjohura për ta:

yndyra – dhjami, gjalpi e vaji që përdoren si ushqim, lyrë.

proteinë – lëndë organike që përmban azot. Gjendet si lyrë përbërëse

themelore e qelizave në organizmat e gjalla dhe është e domosdoshme për jetën e

tyre. Gjendet te ushqimet me origjinë bimore e shtazore.

dietë – rregull në të ngrënë e në të pirë.

natyrale – që buron nga natyra, që bëhet në kushtet e natyrës.

pije të gazuara – pije të ndryshme të mbushura me gaz.

top aerostatik – topi i mbushur me gaz më të lehtë se ajri.

ekskursion – udhëtim që bëhet zakonisht me disa veta për të parë një vend

ose për t’u dëfryer.

Hapi III. Lexohen me radhë tekstet me rregulla dhe diskutohet rreth tyre.

Reflektimi. Pema e mendjes.

Hapi I. Formohet në tabelë pema e mendjes për temën “Këshilla për verën”.

Në fund bëhet përmbledhja dhe vlerësimi për orën e mësimit.

Detyrë shtëpie: Shkrim i lirë “Dieta ime ditore”.

225
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Testi nr.1

Emri mbiemri ____________________________________________

Klasa ___________________________________________________

Data ___________________________________________________

• Lexo tekstin e mëposhtëm.

Nëpunësi i lartë dhe djali i vogël

Rubrika: Pasqyra e ditës

Një fshatar po mblidhte në fushë orizin. Afër tij, hipur në kalë, ndalon një

nëpunës i lartë dhe e pyet:

- Sa kallinj ke shkulur sot?

Fshatari i habitur mendoi: “Ja, çfarë i ra ndërmend të pyesë! Ku mund ta mbash

mend?! ”

Mendohet, mendohet dhe i thotë nëpunësit të lartë:

- Po ju, zotni, mund të më thoni, sa hapa ka bërë kali juaj sot?

Fjalët e fshatarit e zemëruan shumë nëpunësin e lartë.

- Ti po tallesh me mua? Guxon të më përqeshësh. Prit, ta ndreq unë ty!

Të urdhëroj të ushqesh për mua derrin e ta bësh të peshojë sa ky mal. Po nuk e

plotësove urdhrin, do ta kesh pisk!

Tha këto nëpunësi i lartë dhe u largua.

Fshatari u kthye në shtëpi shumë i brengosur. Si t’ia bënte? I biri që e dinte se

ç’duhej bërë, i tha:

- Mos u mërzit, baba, do të shkoj te zotëria dhe do të fl as me të.

Dhe djali shkoi në qytet drejt e te nëpunësi i lartë.

Kur pa një çunak përpara, nëpunësi i i pakënaqur e pyeti:

- Çfarë do ti?

Djali nxori nga mënga një peshore të vogël dhe i tha:

- Zotni i nderuar, ju e urdhëruat babanë tim të ushqejë derrin dhe ta bëjë të

peshojë sa ai mali. Po ne nuk e dimë sa peshon mali. Ejani të peshojmë së pari malin.

Nëpunësi i lartë u skuq dhe nuk foli asnjë fjalë.

1. Vendos √ në përgjigjen e saktë. (3 pikë)

226

Fshatari u habit nga:

□ pamja e nëpunësit të lartë,

□ pyetja e tij,

□ fi snikëria e nëpunësit të lartë.

Nëpunësi i lartë u zemërua:

□ nga zgjuarsia e fshatarit,

□ nga fjalët e fshatarit,

□ nga ironia e fshatarit,

Djali i fshatarit nuk u mërzit, sepse:

□ ai e dinte rrugëzgjidhjen,

□ e donte babanë e tij,

□ do të fl iste me nëpunësin e lartë.
Libër mësuesi

2- A të pëlqeu zgjidhja që ofroi djali? Pse? (2 pikë)

3- Cili është mesazhi i pjesës? (2 pikë)

4- Dallo tipin e fjalive të mëposhtme. (7 pikë)

Një fshatar po mblidhte në fushë orizin.

Ja, çfarë i ra ndërmend të pyesë!

Ku mund ta mbash mend!

Sa hapa ka bërë kali juaj sot?

Mos më përqeshësh!

Prit ta ndreq unë!

Dhe u drejtua në qytet te nëpunësi i lartë.

Dhe djali shkoi në qytet drejt e te nëpunësi.

5- Dallo në tekstin e mëposhtëm me të kuqe fjalët e autorit dhe (7 pikë)

me blu fjalët e folësit në ligjëratat e drejta.

Fshatari i tha nëpunësit:

“Po ju, zotni, mund të më thoni, sa hapa ka bërë kali juaj sot?”

Fjalët e fshatarit e zemëruan shumë nëpunësin e lartë.

“Ti po tallesh me mua?” – bërtiti i nxehur nëpunësi i lartë.

“Po nuk e plotësove urdhrin, - i tha ai, - do ta kesh pisk!”

6- Gjej sinonimet e fjalëve. (4 pikë)

tregoj _______________________

largohem ________________________

mërzitem ________________________

çunak ________________________

7- Gjej antonimet e fjalëve. (4 pikë)

afër ______________________

hip ______________________

tallem ______________________

ndaloj ______________________

227
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

8- Ndaj në tabelë sipas formimit fjalët me të zeza të tekstit (13 pikë)

të mësipërm.

Të parme Të prejardhura Kompozita

9- Gjej përbërësit e fjalëve të mëposhtme: (9 pikë)

Fjala Rrënja Tema Mbaresa Parashtesa Prapashtesa

peshojmë

(i) pakënaqur

ndalon

10- Zëvendëso shprehjet frazeologjike të mëposhtme me një (3 pikë)

fjalë të vetme

i hyri lepuri në bark

s’ia ha qeni shkopin

s’e vret mendjen

11- Gjej dhe shkruaj sa paragrafë ka teksti i mësipërm. (4 pikë)

Shkruaj fjalinë kryesore të paragrafit të parë.

Numri i paragrafëve

Fjalia kryesore e paragrafi t të parë.

228

Në modelet e testeve autorët kanë dhënë disa variante të hartimit të tyre. Testet mund të përgatiten

për të gjithë klasën ose klasa mund të ndahet në dy grupe. ka edhe modele si mund të bëhet

vlerësimi i çdo pyetjeje dhe vlerësimi përfundimtar me notë.
Testi nr. 2

Libër mësuesi

Emri mbiemri ____________________________________________

Klasa ___________________________________________________

Data ___________________________________________________

• Lexo tekstin e mëposhtëm.

Shtëpia fluturuese

Rubrika: Pasqyra e dëshirave

Një ditë njerëzit e fshatit ngritën kokën lart dhe panë me çudi tek fl uturonte me

një shpejtësi të madhe shtëpia e zotit Viçenso që tundej si një aeroplan. Nga oxhaku

dilte një tym i zi si ai i një lokomotive.

Poshtë shtëpisë vareshin thasë, shishe vere, damixhana të vjetër. Zoti Viçenso

shikonte nga dritarja e katit të parë.

Njerëzit me sy lart thoshin:

- Duhet lajmëruar policia. Zoti Viçenso nuk ka leje fl uturimi dhe mund të

shkaktojë ndonjë dëm.

Por çdo ditë shtëpia shëtit për pak minuta në qiell dhe zhduket pas kodrës, pastaj

shfaqet nga ana e kundërt, zbret drejt tokës dhe ndalet në vendin ku ka themelet.

Të nesërmen skena përsëritet. Shtëpia bën dy ose tri xhiro rreth kambanës,

pastaj merr drejtimin drejt kodrave. Njerëzit të gjithë e kanë zili zotin Vinçenso. Ata i

shohin me keqardhje shtëpitë e tyre që rrinë gjithmonë në të njëjtin vend, si barkat në

breg të lumit.

1- Vendos në kuti √ për përgjigjen e saktë.

a- Shtëpia e zotit Viçenso

□ po ecën

□ po fl uturon

□ po prishet

b- Banorët e fshatit janë të mërzitur, sepse shtëpitë e tyre

□ janë të vjetra

□ nuk lëvizin nga vendi

□ janë të shëmtuara

2- Po ti a je dakord me fshatarët në lidhje me shtëpitë? Pse?

229
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

3- Në tekstin e mësipërm dallo 2 emra konkretë dhe 2 emra abstraktë dhe

shkruaji.

Emra konkretë

Emra abstraktë

1- _________________________ 1- __________________________

2- __________________________ 2- __________________________

4- Vendos pranë emrave të përgjithshëm emra të përveçëm.

Shtëpia e zotit___________________ po fl uturonte.

Vajza e _______________ është pianiste.

Ajo banon në shtetin e ______________________.

5- Në tekstin e mësipërm nënvizo me ngjyrë të kuqe 4 emra të gjinisë femërore

dhe 4 emra të gjinisë mashkullore.

6- Formo shumësin e emrave të mëposhtëm.

Numri njëjës

një aeroplan

një dritare

bregu

drejtimi

Numri shumës

disa ______________________

disa ______________________

7- Gjej në tekst 4 parafjalë dhe shkruaji në tabelë. Përcakto rasën me të cilën

janë përdorur.

Parafjala

1

2

3

4

Rasa

8- Lidh me shigjetë.

njeri

kat

sy

lumë

fl uturim

lakimi i parë

lakimi i dytë

230
Libër mësuesi

Testi nr. 3

Emri mbiemri ____________________________________________

Klasa ___________________________________________________

Data ___________________________________________________

Rubrika: Pasqyra e fantazisë

• Lexo tekstin e mëposhtëm:

Mospërputhje

Mendon Lushi, fi lozofushi:

- Këta shokët e klasës i kam të gjithë për çudi: me emrin e vet asnjëri s’është në

përputhshmëri!

Ja, kemi një Urtak, që urti s’ka aspak.

Fytyra e Dritës është plot re: po e ngacmove cazë, ia pëlcet i-i dhe e-e-e!

Luani është tamam pulë: s’guxon as sytë të t’i ngulë.

Shkurta është e gjatë, gjuhën e ka lopatë.

Mendari tërë shend: të duket krejt pa mend.

Vera është e ftohtë – akull.

Pëllumbi – zdap që të le shakull.

Shpendi trashaluq, mezi hedh një hap.

Emira lëre zemrën, po as gojën nuk e hap.

Edlira më zi: armike me pastërti.

Bilbili të ka një zë për tmerr.

Nga Engjëlli pret vetëm sherr.

Fitimi humbje shënon në çdo lojë.

Noli...eh, sikur të mos kish gojë!

Naimi s’e shkruan një fjalë gabim.

Unë...Jam i marrë të fl as për emrin tim!?

1- A të duket i njohur personazhi i Lushi. Ku e ke takuar atë, në cilin tregim?

2- Rendit emrat e shokëve të Lushit.

231
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

3- Autori i ka vënë titullin tekstit Mospërputhje? Shkruaj katër nga emrat e

shokëve të Lushit dhe përcakto dhe shkruaj cilësinë që kanë dhe atë që duhet

të kishin.

Emri i shokut ose shoqes Cilësia që kanë Cilësia që duhet të kishin

4- Nënvizo në tekst 3 mbiemra.

5- Plotëso tabelën duke vendosur ku duhet fjalët e mëposhtme:

të gjithë, neve, askujt, e vet, ti, asnjëri, atyre, atë

Përemër vetor

Përemër i pacaktuar

6- Në fjalitë e mëposhtme shkruaj nëse që është përemër lidhor apo lidhëz.

Ja, kemi një Urtak, që urti s’ka aspak.

Luani s’guxon as sytë që të t’i ngulë.

Pëllumbi – zdap që të le shakull.

7- Nënvizo trajtat e shkurtra dhe trajtat e shkurtra të bashkuara në fjalitë e

mëposhtme.

Këta shokët e klasës i kam të gjithë për çudi.

Shkurta është e gjatë, gjuhën e ka lopatë.

Po e ngacmove cazë, ia pëlcet i-i-i dhe e-e-e!

S’guxon as sytë të t’i ngulë.

8- Rishkruaj fjalët që janë shkruar me gabime drejtshkrimore në fjalitë e

mëposhtme.

Ç’do të thotë mospërputhje?

Ç’farë mësove nga poezia?

Çfarë pret nga Fitimi?

Ç’dokush ka tiparet e tij.

9- Vendos përemrin pyetës që duhet në fjalitë e mëposhtme.

_______________ mendon?

_______________ është plot re?

_______________ presin letër nga djali?

_______________ është Vera?

232
Testi nr. 4

Libër mësuesi

Emri mbiemri ____________________________________________

Klasa ___________________________________________________

Data ___________________________________________________

• Lexo tekstin e mëposhtëm.

Rubrika: Pasqyra e pyllit

Bora

Kthjelltësia e qiellit shkoi me diellin, me lulet, me verën. Vjeshta e trishtueshme erdhi

dhe iku. Tani, po hyn dimri, dhe qiellin e kanë mbuluar re të qeta e të ftohta. Edhe

sot, për të parën herë , zuri të bjerë bora…

Prapa qelqeve të dritares, po shikoj. Ngadalë-ngadalë, sikur ka frikë të dëgjohet,

bora fluturon fl okë-fl okë e shtrohet mbi dhe. Bie kudo, e duket se kërkon të ndreqë

e të zbukurojë. Dy çupa të vockla shikojnë e, në leshrat e tyre të arta, të lëshuara

mbi shpatullat, bora shkruan trëndafi la të argjendtë. Djemtë qeshin, hidhen, lozin e

luftojnë me topa. Zogjtë vërtiten rreth e rrotull pragjeve ciu-ciu, për një thërrime buke!

Si në verë gjithë bota janë veshur në të bardha.

Flokë – fl okë, ngadalë, po bie bora…

1- Për cilën stinë bëhet fjalë në tekstin e mësipërm? Vendos √ në përgjigjen e

saktë.

□ Vera

□ Pranvera

□ Vjeshta

□ Dimri

2- Nënvizo fjalën që të ndihmoi për të dalluar stinën e dimrit?

kthjelltësia e qiellit, vjeshta, re, bora

3- Çfarë lloj përshkrimi është teksti i mësipërm: Shëno X në kuti.

□ përshkrim objektiv

□ përshkrim subjektiv

4- Nënvizo me ngjyrë të gjelbër 4 fjalë ose shprehje që autori i përdor për të

përshkruar borën.

5- Si e kupton shprehjen:

Bora shkruan trëndafi la të argjendtë.

233
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

6- Foljet me të zeza në tekstin e mësipërm shkruaji në tabelë dhe plotësoje atë

sipas kërkesave.

Folja Mënyra Koha Veta Numri

7- Shkruaj tri lidhëza që janë në tekst.

1- ___________________

2- ___________________

3- ___________________

8- Fjalët e mëposhtme ndaj sipas klasave.

me, zuri, vjeshta, e trishtueshme, mbi, pranë, dhe, për, bora, largoj, mua, fl okë-fl okë,

ah, jo

Fjalë të ndryshueshme

Fjalë të pandryshueshme

9- Lidh me shigjetë.

Bora bie.

Flokë-fl okë ngadalë po bie bora.

Fjali e thjeshtë e zgjeruar

Fjali e thjeshtë

10- Vendos √ në fjalët e ndara saktë në fund të rreshtit.

□ qel-qeve □ vjesh-ta □ vë-rtitem

□ duke-t □ vje-shta □ bi-e

□ n-gadalë □ e-dhe □ diel-li

11- Vendos √ në fjalët e shkruara saktë.

□ qylym

□ kuklla

□ rryp

□ vetulla

□ aklli

□ sfungjer

234
Testi nr. 5

Libër mësuesi

Emri mbiemri ____________________________________________

Klasa ___________________________________________________

Data ___________________________________________________

• Lexo tekstin e mëposhtëm.

Gruaja nikoqire

Rubrika: Pasqyra e përrallave

Tregtari i vajit të sojës, Xhani, kishte një grua nikoqire. Sa herë burri shkonte

në treg, ajo, pa e vënë re askush, hidhte pak vaj në qypin prej balte, të fshehur në

qilar.

Në dimër punët e Xhanit shkuan keq. Për Vitin e Ri nuk i mbeti asgjë për të

tregtuar. I mërzitur ai i tregon gruas për fatkeqësinë. Ajo i thotë:

- Në qilar kam ruajtur një qyp me vaj. Merre!

Kështu, për hir të zgjuarsisë së gruas, familja e Xhanit e kaloi shëndoshë e mirë

vështirësinë. Xhani ishte shumë i kënaqur dhe u tregoi të gjithëve për gruan e tij

nikoqire.

Njëherë i foli për këtë edhe mikut të tij Çaos, i cili shiste kalendarë. Prej Çaos e

mori vesh edhe e shoqja.

- Mos unë jam më budallaqe se gruaja e Xhanit? – mendoi ajo dhe vendosi të

ndihmonte burrin. Çdo ditë ajo hiqte fshehtas dy kalendarë dhe i ruante.

Në fund të vitit iu grumbullua një pirg i tërë.

Erdhi Viti i Ri. Erdhi koha për të larë borxhet. Çaoja u varfërua. Ai i qahet gruas:

-Të holla nuk kemi. Për të shitur s’ka mbetur asgjë. Se si do të jetojmë, nuk e di!

- Këtë e di unë! - tha me gëzim gruaja dhe i solli kanistrën plot me kalendarë të

vjetër.

- Na merri, i kam ruajtur unë.

Çaoja nuk i tha asgjë, vetëm kryqëzoi krahët dhe mendoi:

1- Cili ishte veprimi që kreu gruaja e Xhanit?

2- Çfarë mund të ketë menduar Çaoja? Plotësoje.

3- Vendos √ në përgjigjen e saktë.

Gruaja e Çaos ishte:

□ nikoqire

□ e zgjuar

□ mendjelehtë

235
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

4- Zgjero fjalinë e mëposhtme.

Çaoja u vërfërua.______________________________________________________

5- Në fjalitë e mëposhtme nënvizo me të kuqe kryefjalën dhe me blu kallëzuesin.

Xhani kishte një grua nikoqire.

Në dimër punët e Xhanit shkuan keq.

Kryefjala

Me se shprehet

Kallëzuesi

Me se shprehet

6- Vendosi sipas kërkesës së tabelës fjalët me shkronja të zeza të tekstit të

mësipërm.

Kundrinor i drejtë Kundrinor i zhdrejtë pa parafjalë Përcaktor

7- Nënvizo kundrinorët homogjenë në fjalitë e mëposhtme.

Familja e Xjanit e kaloi shëndoshë e mirë dimrin dhe Vitin e Ri.

Ai po i qahej gruas dhe fëmijëve.

8- Nënvizo përcaktorët homogjenë në fjalitë e mëposhtme.

Duhej të lante borxhet e tij dhe të familjes.

Kush do t’i blinte kalendarët e vjetër dhe të pavlerë?

9- Lidh me shigjetë foljen me mënyrën.

Djemtë luajnë me topa bore.

Të ndihmosh familjen!

Do ta kishte ndihmuar vërtet familjen,

po të ishte e zgjuar.

S’e paskëshe ditur këtë gjë?!

Dëgjo të tjerët,

mëso prej tyre.

Kalofshi ditë të bukura në plazh!

Kushtore

Dëftore

Lidhore

Urdhërore

Habitore

Dëshirore

236
Libër mësuesi

10- Vendosi në tabelë foljet në kllapa sipas kohëve. (nisej, kam ruajtur, kishte

mbetur, do të ketë ndihmuar, pata dëgjuar, tregon, do të kalojë, bleva)

Kohët e thjeshta

E tashme E pakryer E kryer e thjeshtë E ardhme

Kohët e përbëra

E kryer Më se e kryer E kryer e tejshkuar E ardhme e

përparme

11- Vendos √ në përgjigjen e saktë. Folja do të kërkojnë është në kohën:

□ E kryer

□ E ardhme

□ E kryer e tejshkuar

12- Zgjedho foljen hap në kohën më se të kryer.

Unë

Ti

Ai, ajo

Ne

Ju

Ata, ato

237
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Testi nr. 6

Emri mbiemri ____________________________________________

Klasa ___________________________________________________

Data ___________________________________________________

238

Rubrika: Pasqyra e historisë

Grupi A

1. Shpjego kuptimin e fjalës “kundroj”. ( 3 pikë)

Kundroj _________________________________________________________

2. Vendos √ në përgjigjen e saktë. Pjesa “Zemër ilire” është: (2 pikë)

□ Tregim fantastiko-shkencor

□ Tregim historik

3. Shkruaj të kundërtat e këtyre shprehjeve: (6 pikë)

s’i binte ndërmend -

nga dita në ditë ripërtërihej - _______________________

4. Shkruaj një fjali ku kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë të shprehet (2 pikë)

me përemër. Nënvizoje:

5. Krijo fjali me kundrinor të zhdrejtë që t’u përgjigjen pyetjeve: (6 pikë)

me kë?, nga kush?, prej kujt?

6. Te tregimi “I vogli Donat Argjendi” Donati nuk i njeh dukuritë e (6 pikë)

natyrës. Ai i krahason ato me sendet që i njeh. Ç’gjë të përbashkët

gjen ai ndërmjet:

diellit ( ) llambës

luleve ( ) vizatimeve

natyrës ( ) njeriut

7. Shkruaj një shembull për çdo lloj rrethanori. (14 pikë)

Rrethanori të shprehet me ndajfolje:

8. Shkruaj 4 grupe emërore me mbiemra të nyjshëm e të panyjshëm: (4 pikë)

Libër mësuesi

9. Krijo 5 fjali me gjymtyrë homogjene: (10 pikë)

Kryefjalë, kallëzues, përcaktorë, kundrinorë, rrethanorë.

10. Te tregimi “Muji, nusja dhe zanat idhnake” kemi elemente (2 pikë)

reale dhe fantastike. Shkruaj dy elemente fantastike:

11. Shkruaj 5 cilësi të flamurit: (5 pikë)

12. Shkruaj 4 këshilla për verën. (4 pikë)

Grupi B

1. Shpjego kuptimin e fjalës këqyr. (3 pikë)

Këqyr ___________________________________________________________

2. Vendos √ në përgjigjen e saktë. (2 pikë)

Te pjesa “Zemër ilire”, Batoja është:

□ Personazh i krijuar nga autori

□ Personazh historik

3. Shkruaj të kundërtat e këtyre shprehjeve: (6 pikë)

e lidhnin pazgjidhshmërisht -

fjalëpakë e gjumëpakë -

4. Shkruaj një fjali ku kundrinori i drejtë të shprehet me emër. (2 pikë)

Nënvizoje:

5. Krijo fjali me kundrinor të zhdrejtë që t’u përgjigjen pyetjeve: (6 pikë)

kundër kujt?, në vend të kujt?, për kë?

239
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

6. Duke u mbështetur te tregimi “I vogli Donat Argjendi” shkruaj: (6 pikë)

Cilësitë e djaloshit _________________________________________________

Cilësitë e atë Savës: _______________________________________________

7. Shkruaj një shembull për çdo lloj rrethanori të shprehur (14 pikë)

me emër e grup emëror. Nënvizo rrethanorin.

8. Shkruaj 4 mbiemra që shprehin cilësinë e sipërfaqeve (5 pikë)

të sendeve.

9. Përshkruaj portretin e kapedan Çerçiz Topullit: (10 pikë)

10. Plotëso: (2 pikë)

Tekstet me kujtime janë të ngjashme me _______________________________

11. Shkruaj 5 fjalë të urta: (10 pikë)

12. Shkruaj 4 fjalë dialektore. (4 pikë)

Përballë tyre vendos fjalën e shqipes standarde:

Vlerësimi për të dy grupet:

Pikët 1-10 11-18 19-26 67-34 35-42 43-50 51-60

Nota 4 5 6 7 8 9 10

240

5 pikë vlerësohet shkrimi i bukur.