You also want an ePaper? Increase the reach of your titles
YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.
Edlira Gugu

Nexhmie Muça

Libër mësuesi

Gjuha shqipe dhe

letërsia 11

Botime shkollore Albas
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

HYRJE

Shtëpia Botuese Albas u vë në dispozicion mësuesve të gjuhës dhe të letërsisë të shkollave

të mesme Libër mësuesi për tekstin e ri Gjuha shqipe dhe letërsia 11, hartuar nga mësuese me

përvojë, të cilat janë përpjekur të zbërthejnë temat mësimore në modele mësimesh, që ndërtohen

mbi bazën e metodave dhe teknikave mësimore bashkëkohore.

Libri i mësuesit përmban:

1. Projekt-planin mësimor, në të cilin zbërthehet programi mësimor i MASH-it për lëndën

e Gjuhës shqipe. Plani është i ndarë në dy pjesë, në tekste joletrare dhe në tekste letrare.

Çdo pjesë zbërthehet në lloje tekstesh, në tematikë, orë e objektiva. Sipas programit, në plan

janë parashikuar njohuritë teorike dhe veprimtaritë praktike, si: ushtrime, punë me projekt, orët e

përsëritjes dhe testimi i nxënësve. Plani është sugjerues dhe mësuesi/ja mund ta ndryshojë në

përputhje me nivelin e klasës dhe synimet e tij/saj.

2. Modelime mësimesh për të gjitha temat, të trajtuara sipas metodave bashkëkohore të

mësimdhënies. Në to paraqiten:

• objektivat e temës;

• materialet që do të përdoren, ku krahas materialeve që ka teksti, sillen edhe materiale të tjera,

të cilat mund të shërbejnë si për nxënësit, ashtu edhe për vetë mësuesin/en për të qartësuar më

mirë temën teorike;

• struktura mësimore PNP (parashtrim, ndërtimi i njohurive, përforcim), ku për çdo etapë tregohen

edhe strategjitë që do të përdoren, veprimtaritë dhe organizimi e nxënësve;

• detyra e shtëpisë, e cila përmban punë të pavarur lidhur me temën e dhënë, si dhe kërkesa për

parapërgatitjen e temës së ardhshme.

• Sipas rastit, në këtë pjesë ka fjalor ose njohuri teorike, lidhur me temën e dhënë.

3. Modele testesh

Temat mësimore do të zhvillohen sipas strukturës PNP, e cila përbëhet nga tri pjesë përbërëse:

• Faza e parashikimit (P), në të cilën nxënësve u kërkohet të mendojnë dhe të bëjnë pyetje për

temën që do të studiojnë. Ajo shërben:

- për t`i nxitur nxënësit të sjellin ndër mend njohuritë që zotërojnë;

- për të bërë një vlerësim sa më të plotë në lidhje me atë çka dinë nxënësit, duke

përfshirë edhe konceptet e gabuara;

- për të përcaktuar qëllimet e nxënies;

- për të përqendruar vëmendjen tek tema;

- për të përftuar një kontekst, në të cilin vendosen idetë e reja.

• Faza e ndërtimit të njohurive (N), në të cilën mësuesi udhëzon dhe drejton nxënësit të kuptojnë

3
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

e të zbërthejnë materialin e të zbulojnë njohuri të reja në të, të bëjnë pyetje e t’u përgjigjen

pyetjeve të drejtuara, të gjejnë pyetje të reja dhe t’u përgjigjen edhe atyre. Ajo shërben

për:

- për të krahasuar atë që pritej të ndodhte a ekzistonte me atë që po

mësohet;

- për të rishikuar parashikimet dhe për të krijuar parashikime të reja;

- për të identifikuar a njëjtësuar pikat kryesore;

- për të disiplinuar a shqyrtuar të menduarit vetjak;

- për të bërë përgjithësime në lidhje me problematikën a materialin e

parashtruar;

- për të gjetur lidhje vetjake me mësimin;

- për të ngritur pyetje të mëtejshme për mësimin.

• Faza e përforcimit (P). Nxënësit reflektojnë për ato që kanë mësuar, mendojnë se çfarë

domethënieje ka mësimi për ta, reflektojnë dhe vërejnë se si kanë ndryshuar mendimet e

tyre dhe të vrasin mendjen se si mund t’i përdorin ato. Ajo shërben për:

- për të përmbledhur idetë kryesore;

- për të interpretuar idetë;

- për të diskutuar mendimet;

- për të bërë reagime vetjake;

- për të vënë në provë idetë;

- për të vlerësuar të nxënit;

- për të bërë pyetje të mëtejshme.

4
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Tema

1. Llojet e

teksteve

sipas

funksioneve

gjuhësore (I)

BIOGRAFI

ARTIKULL

PËRRALLË

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të identifikojë llojet e teksteve sipas funksionit gjuhësor;

• të shpjegojë qëllimin e përdorimit të teksteve;

• të vëzhgojë për të dalluar funksionin mbizotërues në një reklamë;

• të ndërtojë skemën e llojeve të ndryshme të teksteve sipas funksionit gjuhësor.

Materialet dhe mjetet mësimore

Teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 11”, lloje të ndryshme tekstesh, reklama, libra,

shkumësa me ngjyra, tabela.

Materiale ilustrative

(HAKI STËRMILLI) Haki Stërmilli (1895 – 1953), shkrimtar, patriot dhe demokrat. Lindi

në Dibër të Madhe, ku mori mësimet e para, ndërsa gjimnazin turk e kreu në Manastir.

Në vitet 1920-1924 hyri në Lëvizjen Demokratike dhe u bë një ndër drejtuesit e shoqërisë

“Bashkimi”. Pas dështimit të Revolucionit Demokratiko-Borgjez të qershorit 1924, si

emigrant politik në Bashkimin Sovjetik, Itali, Austri, Jugosllavi e gjetkë, vijoi luftën kundër

regjimit zogollian dhe bashkëpunoi në faqet e gazetave “Liria kombëtare” dhe “Federacioni

Ballkanik”. Më 1930 policia jugosllave ua dorëzoi autoriteteve të Ahmet Zogut, që e dënoi

me burgim. Haki Stërmilli mori pjesë si partizan në Luftën ANÇ, ishte anëtar i KANÇ-it.

Fjalori Enciklopedik Shqiptar ,1985

Gramatika shqipe e 1710: A është vërtet ajo e para?

Sivjet mbushen 300 vjet nga Gramatika e parë e shqipes, që i përket vitit 1710.

Dorëshkrimi i saj ruhet në Bibliotekën e Manastirit të Grotaferratës, afër Romës.

Informacionin e parë për këtë gramatikë e pati dhënë studiuesi arbëresh Nilo Borxha,

83 vjet më parë, duke botuar në revistën “Diturija”(1927, nr.12) të Lumo Skëndos

një shkrim me titull “Një gramatik’ e voglë e gjuhës shqipe, më 1710″. Artikulli është i

shkurtër. Autori njofton se dorëshkrimi hyri në këtë bibliotekë në vitin 1923. Pas tij për

këtë dorëshkrim shkruan, dikush më shumë e dikush më pak, G. Petrota, M. Roku, J.

Kastrati, Dh. S. Shuteriqi etj. Së fundi akademiku kosavar Rexhep Ismajli, pasi botoi në

revistat shkencore ndonjë shkrim për këtë gramatikë, në vitin 1982 e botoi dorëshkrimin

të plotë në Prishtinë, botim kritik, shoqëruar me studim e transkriptim……..

Tomor Osmani

Marrë nga Gazeta Shqiptare

GISHTËZA

Na ishte njëherë një grua që dëshironte shumë të kishte një fëmijë të vogël, por,

meqë nuk dinte se si ta plotësonte këtë dëshirë, shkoi te një magjistare plakë dhe i tha:

-Desha të kisha një fëmijë të vogël; më thuaj ç’duhet të bëj për këtë gjë?

-Nuk është punë e vështirë, – iu përgjigj magjistarja. -Na një kokërr elbi, që është

e një lloji tjetër nga ai që rritet në arat e fshatarëve dhe që e hanë pulat. Vëre atë në

poçen me lule dhe do të shohësh.

-Faleminderit! – i tha gruaja dhe i dha magjistares dymbëdhjetë groshë. Pastaj u

kthye në shtëpi të saj dhe e mbolli kokrrën e elbit.

Pas pak, ajo pa të dilte prej dheut një lule e madhe dhe e bukur, që i përngjante një

tulipani ende të paçelur mirë.

-Sa lule e bukur! – tha gruaja, duke puthur fl etët e kuqe e të verdha dhe, po në këtë

çast lulja u çel me një zhurmë të madhe. Tani dukej që ishte një tulipan i vërtetë, por

brenda, në sfondin e gjelbër, ishte ulur një vajzë shumë e vogël, e hollë dhe e hijshme,

e gjatë sa një gisht. Kështu e quajtën GISHTËZË ...

5
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

POEZI

KATËR KËSHILLA VETES

Mos u bëj poet nëse s’mund të lindësh

me secilin varg, të lindësh me secilën fjalë.

Ngrehu mbi veten në do t’rrokësh frerët e erërave,

të shkelësh shpërgajt e mërisë dhe shtrëngatat

e gjakut tënd.

N’se dashurohesh, dashurohu n’fl akë e n’valë,

jo në sy të kaltër, se bëhesh det i çmendur pendimi.

Mos u bëj poet nëse s’mund të vdesësh

për secilin varg, të vdesësh për secilën fjalë.

Azem Shkreli

RECETË GATIMI

Tortë me kakao dhe lajthi

Përbërësit

• 12 lugë gjelle sheqer + 12 lugë gjelle për kremin

• 12 lugë miell + 3 lugë gjelle për kremin

• 12 lugë qumësht + 1/2 e litrit për kremin

• 2 lugë kakao + 2 lugë për kremin

• 1 bakin (pecivë)

• 50 gr margarinë

• 50 gr lajthi të bluara

• 50 gr miell kokosi

• 2 vezë

Udhëzime për përgatitjen

Rrihni vezët me sheqerin, pastaj shtoni qumështin, miellin, kakaon dhe bakinin

(pecivën). Hidheni në enën e yndyrosur dhe piqeni në furrën e nxehtë me 220 gradë.

Në një enë vloni 1/2 litri qumësht, duke hequr gjysmë gote, të cilit i hidhni 12 lugë

sheqer. Në enën tjetër përzieni miellin, kakaon dhe gjysmën e gotës së qumështit, të

cilën pastaj e hidhni në qumështin e vluar me sheqer dhe e zieni derisa të trashet si

krem. Në një enë tjetër përhapni 50 g margarinë dhe në të hidhni pak mielli kokosi dhe

lajthitë e bluara që të zbuten. Edhe këto hidhen në kremin e zier, përzihen edhe pak

dhe, pasi të ftohet kremi, me të lyhet torta. Dekorohet sipas dëshirës.

Konceptet kryesore: tekst, tekste letrare e joletrare, klasifi kim, funksion praktik,

funksion estetik, funksion gjuhësor, funksion informues, bindës, shprehës, fakt, trillim

6
Struktura mësimore: PNP

Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

STRUKTURA E MËSIMIT

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Di/Dua të di /Mësova, (DDM) Nxitja e diskutimit Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive

Lexim/Përmbledhje në dyshe/

Të nxënit në bashkëpunim Punë në dyshe

Organizues grafi k

Përforcimi Plotësim i tabelës “Mësoj” Ndërtim i shprehive studimore Punë individuale

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Parashikimi/

DDM - Di /Dua të di /Mësoj

Bisedë e lirë

Veprimtaria DDM mund të përdoret për të

strukturuar një mësim të tërë. Ajo kërkon

nga nxënësit që të mendojnë çfarë dinë për

temën, të bëjnë pyetje për të, si dhe të gjejnë

përgjigje për këto pyetje.

Mësuesi/ja fi llon mësimin me një bisedë të shkurtër, duke rikujtuar njohuritë e marra

rreth teksteve, llojeve të tyre, si dhe qëllimeve të përdorimit, duke vëzhguar tekste të

ndryshme dhe duke u drejtuar nxënësve pyetjet:

- Cili është kuptimi i këtyre teksteve?

- Ku përdoren?

- Cili është qëllimi i përdorimit të tyre?

Pasi merr përgjigjet e nxënësve, mësuesi/ja ndërton bashkë me nxënësit tabelën

DDM, ku shënojnë çfarë dinë ata rreth teksteve dhe klasifi kimit të tyre.

Klasifikimi i teksteve

Çfarë dimë?

Tekstet janë të shumëllojshme.

Janë të shkruara ose të folura.

Ato grupohen në bazë të qëllimit

kryesor që ka autori kur shkruan

një tekst (informim, shprehje të

ndjenjave, sugjerim, mbajtja e një

qëndrimi etj.).

Klasifi kohen sipas funksionit:

a. praktik, (tekste joletrare)

b. estetik, (tekste letrare)

Secili prej grupeve ka nënndarje të tjera

Çfarë duam të dimë?

Pse i klasifi kojmë tekstet?

Ku mbështetet klasifi kimi i

teksteve?

Ç’rol luajnë elementet e

funksionet gjuhësore?

A gjenden njëherësh të gjitha

funksionet gjuhësore brenda

një teksti?

Cili është dallimi midis teksteve

letrare dhe joletrare?

Çfarë mësuam?

Pasi rikujtojnë njohuritë e marra në klasën e dhjetë, mësuesi/ja nxit nxënësit të

diskutojnë se për çfarë nuk janë të sigurt dhe çfarë duan të dinë rreth klasifi kimit të

teksteve. Mësuesi/ja ndihmon të formulojnë pyetjet duke plotësuar kolonën e tabelës

7
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

8

Ndërtimi i njohurive. Lexim/ Përmbledhje në dyshe/

Organizuesi grafi k

Është një teknikë që synon që nxënësit ta lexojnë

me kujdes tekstin për ta kuptuar. Kjo teknikë ka

për qëllim të vërë në përdorim lloje të ndryshme

të të menduarit që nxitin të kuptuarit.

Mësuesi/ja e ndan klasën në 5 grupe të mëdha dhe secilit grup i cakton të punojë

një pjesë të mësimit:

Grupi I – Pse i klasifi kojmë tekstet?

Grupi II – Klasifi kimi i teksteve sipas funksionit gjuhësor.

Grupi III –Tekste me funksion praktik.

Grupi IV –Tekste me funksion estetik.

Grupi V – Dallimet mes tekstit letrar dhe joletrar.

Mësuesi/ja brenda grupeve u kërkon nxënësve të ndahen në çifte. Secili çift lexon

së bashku pjesën e mësimit dhe pas leximit të vëmendshëm njëri prej tyre do të bëjë

përmbledhjen e saj duke nxjerrë çështjet kryesore, si dhe do t’i drejtojnë pyetje shokut–

shokut rreth tyre. Këtë veprimtari nxënësit e kryejnë duke ndërruar rolet brenda çiftit në

një hark kohor prej 10 min. Gjatë procedimit të kësaj veprimtarie, mësuesi kontrollon

punën e nxënësve duke u drejtuar pyetje të ndryshme rreth tekstit dhe njëkohësisht u

kërkon atyre të praktikojnë në mënyrë konkrete njohuritë e marra për tekstet, të cilat i

ka përzgjedhur dhe ua ka shpërndarë nxënësve. (Mund të shërbejnë si të tilla tekstet e

dhëna në rubrikën “Materialet dhe mjetet mësimore”.)

Disa nga çështjet që grupet do të trajtojnë mund të jenë:

Grupi I - Pse i klasifikojmë tekstet?

Nëse kemi të qartë llojin/nënllojin e tekstit që kërkojmë, kërkimi do të jetë i

suksesshëm. Do të kemi mundësi të operojmë në fusha të ndryshme më së miri, duke

realizuar qëllimet tona…

Klasifi kimi i teksteve lidhet me nevoja praktike.

I. Shfrytëzojmë lehtësisht:

a. skedarët e bibliotekave;

b. orientohemi në morinë e librave të një librarie;

c. orientohemi në kërkimet tona në internet.

II. Përdorim me efikasitet për qëllime praktike llojin e duhur të një teksti:

a. shkrimi i CV;

b. plotësimi i llojeve të ndryshme të testeve;

c. paraqitja me shkrim e me gojë e përmbledhjeve të materialeve të ndryshme;

ç. përdorimi i argumenteve të nevojshme për llojet e ndryshme të eseve etj.

d. përdorimi i vlerave estetike në situata të ndryshme etj.

Grupi II - Klasifikimi i teksteve sipas funksionit gjuhësor.

Në këtë pjesë të mësimit mësuesi/ja orienton grupin që të lexojë/reklamën në libër

ose një reklamë që i ofron mësuesi dhe të plotësojë skemën e komunikimit. (Skema

mund të jetë e parapërgatitur në një tabak letre dhe u vihet në dispozicion nxënësve që

të rikujtojnë elementet përbërëse të komunikimit).

P.sh.:

Po kështu grupit i vihen në dispozicion tekste të llojeve të ndryshme (letrare e joletrare).

Duke iu referuar kësaj reklame, nxënësit duhet të konkretizojnë në skemën e

komunikimit elementet:

Dhënësi është kompania e lodrave. Vëmendja e dhënësit është përqendruar te

marrësi (blerësi). Referenti është informacioni që përcjell reklama: në treg ka hyrë një
kompani e re lodrash cilësore; kanali është letra:

reklama e afi shuar në vende të dukshme; kodi:

imazhi dhe gjuha e shkruar, teksti; mesazhi: cilësia e

lodrave është aq e lartë, sa është mirë që çdo fëmijë

t’i zotërojë ato. Kjo reklamë, me anë të referentit,

kanalit, kodit dhe mesazhit, i drejtohet marrësit

dhe realizon disa funksione: funksionin informues,

funksionin bindës, pasi flitet për referentin, që në

këtë rast është objekti, të cilit i kushtohet reklama:

“Lodrat Pino”. Funksioni gjuhësor realizohet me anë

të gjuhës verbale dhe joverbale, pra, duke përdorur

imazhin dhe gjuhën e shkruar.

Referenti

reklama

Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Dërguesi

Kompania

e lodrave

letra

mesazhi

letra

kanali kanali

kodi

gjuha shqipe-imazhi

Marrësi

blerësi

Duke iu referuar pllakatit të dhënë në libër si reklamë, nxënësit duhet të konkretizojnë

në skemën e komunikimit elementet:

Dhënësi është organizuesi i një veprimtarie me rastin e Ditës Botërore të Librit.

Vëmendja e dhënësit është përqendruar te marrësi (pjesëmarrësit që i fton në këtë

veprimtari, por edhe më gjerë, publiku). Referenti është informacioni që përcjell reklama:

informon publikun se data 23 prill është Ditës Botërore e Librit dhe njëkohësisht fton

dashamirësit e librit të marrin pjesë në këtë aktivitet. Kanali është letra: reklama afishohet

në vende të dukshme dhe me pamjen e saj tërheq vëmendjen. Kodi: imazhi dhe gjuha e

shkruar, teksti dhe figura; mesazhi: vetë slogani është mesazhi i pllakatit, i cili, me anë të

referentit, kanalit, kodit dhe mesazhit, u drejtohet jo vetëm dashamirësve të librit, por gjithë

publikut dhe realizon disa funksione: funksionin informues, bindës, por edhe funksionin

shprehës. Funksioni gjuhësor realizohet me anë të gjuhës verbale dhe joverbale, pra,

duke përdorur imazhin dhe gjuhën e shkruar, e cila në këtë rast është gjuhë e figurshme,

një botë me libra, që përputhet edhe me imazhin.

Pyetjet e mëposhtme mësuesi/ja mund t’ia drejtojë grupit për t’i orientuar:

- Cili do të ishte funksioni i tekstit nëse vëmendja përqendrohet te referenti?

Po te dërguesi?

- A gjenden të gjitha funksionet brenda një teksti? Pse?

- Ku është përqendruar vëmendja në tekstet që ju keni përpara?

Përgjigjet e pritshme:

Në tekstin “Biografi a e Haki Stërmillit” vëmendja përqendrohet te referenti dhe teksti

ka funksion informues.

Te poezia e Azem Shkrelit vëmendja përqendrohet te mesazhi dhe teksti ka funksion letrar.

Te receta e gatimit vëmendja përqendrohet te referenti dhe teksti ka funksion informues.

Te përralla “Gishtëza” vëmendja përqendrohet te mesazhi dhe ka funksion letrar.

9
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Tek artikulli i gazetës vëmendja përqendrohet te referenti dhe teksti ka funksion informues.

Grupi III - IV – Tekstet me funksion praktik (tekstet joletrare) dhe tekstet me funksion estetik (tekstet letrare).

- Nxënësit kanë njohuri për llojet e teksteve joletrare dhe letrare. Në klasifi kimin e

dhënë në libër u rikujtohen llojet e teksteve, karakteristikat e tyre dhe cilat janë llojet

e shkrimit që i përdorim në këto lloje tekstesh. Në punën në grup nxënësit duhet të

ilustrojnë me shembuj shkrimesh të ndryshme të njohura prej tyre dhe të vënë në dukje

karakteristikat e dhëna ose të klasifi kojnë tekste që mësuesi/ja ofron, duke argumentuar

klasifi kimin e bërë.

Grupi V - Dallimi mes teksteve letrare dhe joletrare

Pasi nxënësit kanë praktikuar teknikën Lexim/Përmbledhje në dyshe, u kërkohet të

vëzhgojnë cilat nga tekstet e ofruara mbështeten në fakte e cilat në trillim.

- A kanë ato të njëjtat veçori?

Nxënësit evidentojnë dallimet midis tyre me anë të organizuesit grafi k, duke u

mbështetur në qëllimin e tekstit, llojin e tij, karakteristikat dhe llojet e shkrimeve.

Dallimi thelbësor ndërmjet tekstit letrar dhe joletrar është mbizotërimi i trillimit ose i

faktit. Tekstet: artikulli i gazetës, biografi a dhe receta e gatimit mbështeten në fakte, pra,

janë tekste joletrare, kurse poezia dhe përralla mbështeten në trillime, pra, janë tekste

letrare.

Përforcimi. Plotësimi i pjesës së tretë të tabelës DDM.

Pas diskutimit të çështjeve dhe ushtrimit në mënyrë praktike mbi tekste të ndryshme,

mësuesi/ja plotëson së bashku me nxënësit pjesën e tretë të tabelës DDM. Drejton

pyetjen: Çfarë mësuam?

Klasifi kimi i teksteve

Çfarë mësuam?

Klasifi kimi i teksteve na ndihmon të realizojmë më lehtë qëllimet tona si lexues apo si shkrues.

Klasifi kimi mbështetet te funksioni i tyre. Tek tekstet joletrare mbizotëron funksioni praktik, kurse

tek tekstet letrare mbizotëron ai estetik.

Të gjitha llojet e teksteve e realizojnë komunikimin nëpërmjet gjashtë elementeve të skemës

së komunikimit. Në bazë të përqendrimit të vëmendjes te njëri ose tjetri element, teksti realizon

funksione të ndryshme.

Tekstet si me funksion praktik, ashtu dhe me funksion estetik, janë disa llojesh.

Tekstet joletrare nga tekstet letrare dallohen nga njëri-tjetri nga elementi bazë mbi të cilin

ndërtohen: të parat mbështeten te fakti, të dytat tek trillimi.

Mësuesi/ja nxjerr rezultatet e orës dhe vlerëson nxënësit për pjesëmarrjen në mësim

dhe për saktësinë e qartësinë e përgjigjeve.

Detyrë shtëpie. a) Ushtrimi 1, në f. 10.

b) Përzgjidhni dhe sillni në klasë tekste të llojeve të ndryshme, të cilat kanë për qëllim:

të informojnë, të rrëfejnë, të interpretojnë, të udhëzojnë, të argumentojnë.

10
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Tema

2. Ushtrime.

Llojet e

teksteve

sipas

funksioneve

gjuhësore

(ora II)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të përcaktojë llojin e teksteve dhe llojin e shkrimeve të teksteve të dhëna;

• të gjykojë mbi tekste të llojeve të ndryshme;

• të dallojë funksionin mbizotërues të teksteve të dhëna.

Materialet dhe mjetet mësimore

Teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 11”, lloje të ndryshme tekstesh, reklama, shkumësa

me ngjyra, tabela.

Konceptet kryesore

Lloji i tekstit, lloji i shkrimit, funksion praktik, funksion estetik, funksion gjuhësor,

funksion informues, bindës, shprehës, qëllimi i tekstit, funksion mbizotërues.

Struktura mësimore: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Harta e konceptit/ Diagrami i Venit Diskutimi i ideve Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Analiza e tipareve semantike Paraqitja grafike e informacionit Punë në grupe

Përforcimi Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Parashikimi. Harta e konceptit/

Diagrami i Venit

Është një metodë që përdoret për të rikujtuar

njohuritë e marra për tekstet dhe llojet e tyre.

Ndërtimi i hartës bëhet duke tërhequr sa më

shumë mendimin e nxënësve, duke dhënë sa më

shumë shpjegime dhe duke i shoqëruar me shembuj.

Mësimi nis duke ndërtuar hartën e konceptit për tekstet.

Tekstet

Funksion praktik

Funksion estetik

Informuese-paraqitëse

(shpjeguese)

joletrare

rrëfyese

udhëzuese

përshkruese

shprehëse

letrare

tregimtare

dramatike

poetike

interpretuese-vlerësuese

argumentuese

11
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Nxënësit japin veçoritë për secilin rast. Në bazë të këtyre veçorive interpretojnë tekstet

e detyrës së shtëpisë: Ushtrimi 1, f. 10:

a) Lloji i tekstit: letrar, lloji i shkrimit – poezi lirike,

vëmendja përqendrohet te mesazhi (funksioni letrar).

b) Lloji i tekstit: joletrar, shprehës, lloji i shkrimit – parathënie,

vëmendja përqendrohet te marrësi (funksioni bindës).

Ndërtimi i njohurive. Analiza e tipareve semantike

Është një metodë që, pasi nxënësit të jenë

ushtruar praktikisht, të arrijnë të evidentojnë

tiparet e një teksti, të cilat e klasifikojnë atë në

një grup të caktuar. Për këtë nxënësi duhet të

njohë mirë veçoritë e tekstit, me qëllim që ta

ketë të lehtë t’i përcaktojë ato.

Në këtë fazë të mësimit mësuesi/ja e ndan klasën në katër grupe të mëdha. Nxënësit

punojnë tekstet e ushtrimeve 2 dhe 3. Pasi punojnë në grup për të përcaktuar tiparet e

teksteve, ata plotësojnë tabelën e mëposhtme.

Shembull përgjigjeje.

Teksti Lloji i tekstit Lloji i shkrimit Qëllimi i tekstit Funksioni

Ushtrimi 2a

informues (vëmendja

joletrar-Informues/

reportazh të informojë përqendrohet te

shpjegues-paraqitës

referenti)

letrar (vëmendja

2b letrar roman të rrëfejë përqendrohet te

mesazhi)

Ushtrimi 3a joletrar- vlerësues/shpjegues recension

informues/shpjegues

të vlerësojë

(vëmendja përqendrohet

një dukuri

te referenti)

3b joletrar/ udhëzues

informues (vëmendja

manual /

të udhëzojë përqendrohet te

udhëzues

referenti)

Përforcimi. Rishikim në dyshe

Është një teknikë që përdoret për të përforcuar dhe

praktikuar në dyshe njohuritë e marra. Përdoret

zakonisht në fazën e fundit të mësimit për të

zbatuar njohuritë në ushtrime të ndryshme.

Në këtë fazë mësuesi/ja lë të lirë nxënësit në dyshe të shfrytëzojnë tekstet e sjella

në klasë duke i klasifi kuar sipas qëllimit:

- tekste që informojnë, rrëfejnë, interpretojnë, udhëzojnë, argumentojnë.

Ata paraqesin tekstet e tyre dhe argumentojnë zgjedhjen e bërë.

Mësuesi/ja bën vlerësimin e orës së mësimit dhe vlerëson nxënësit me notë.

Detyrë shtëpie.

a) Parapërgatni një tekst informues-paraqitës.

b) Sillni në klasë tekste të ndryshme informuese-paraqitëse.

12
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Tema

3. Teksti

informuesparaqitës

(shpjegues).

Informacioni

dhe

paraqitja

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të identifikojë informacionin dhe paraqitjen e tij në tekstin informuesparaqitës;

a. të shpjegojë ç’kupton me informacion në një tekst të dhënë verbal dhe joverbal;

b. të zbulojë lidhjen ndërmjet të dhënave, paraqitjes dhe shpjegimit të tyre;

c. të ndërtojë skemën e tekstit informues-paraqitës në situata të ndryshme

komunikuese;

ç. të analizojë elementet e saj, kontekstin dhe kodin;

d. të vëzhgojë pamjet dhe imazhet në një tekst informues, për t’i dalluar ato në

varësi të marrësit;

dh. të dallojë hipertekstin dhe ta përdorë atë për të marrë informacione të lidhura

me njëri-tjetrin.

Materialet dhe mjetet mësimore

Teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 11”, lloje të ndryshme tekstesh, libra, shkumësa me

ngjyra, tabela.

Galaktikë

[greq. lasht. mb. galaxis < gala (gjin. galaktos) = qumësht]

Tërësia e përbërë prej një numri shumë të madh yjesh, që formojnë një sistem

më vete, quhet galaktikë.

Dielli është qendra e sistemit tonë diellor, që prapëseprapë

është vetëm një ndër shumë sistemet e galaktikës sonë, Udha

Qumështore. Ndërsa Udha Qumështore nga ana e saj është

vetëm një galaktikë ndër shumë të tilla në largësitë e pafundme

të Gjithësisë. Në fillim pandehej se gjithësia ishte e përbërë

vetëm nga gazi. Ky u përqendrua dhe u ngurtësua për të formuar

galaktikat që shohim sot. Se çfarë e bëri të mundur këtë ngurtësim

nuk dihet me saktësi, por shkaktaret mund të kenë qenë Gropat

e Zeza tepër masive, që me forcën e tyre gravitacionale tepër të

madhe kanë bërë gazin të ngjishet brenda vetes. Pastaj, duke e

Udha Qumështore.

vërtitur këtë gaz përqark vetes, mund të kenë krijuar yjet, planetët

Ilust. NASA/JPL-Caltech/R. Hurt dhe vetë jetën.

(SSC/Caltech)

Kështu, në qendër të çdo galaktike është një Gropë e Zezë

tepër masive. Në kërkim të njohurive mbi hapësirën kozmike,

hulumtuesit kanë zbuluar se si akoma mund të krijohen galaksi të

reja. Disa rreze kozmike lëvizin me një shpejtësi afër asaj të dritës, të cilat, parë

nga këndvështrimi i tyre, e përshkojnë galaksinë brenda disa minutash, ndonëse

në kornizën referuese të Tokës duket sikur rruga e tyre merr mijëra vjet.

Burimi w.w.w. enciklopedi shqip e rruzull.net

13
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Jeta në Univers

Duke vëzhguar qiellin, të vjen vetvetiu në mendje pyetja: Po jashtë nga planeti

ynë ose dhe jashtë nga galaktika jonë a ka forma të tjera jete? Njerëzimi nuk mund

të bënte gjë tjetër, veç të shkonte në kërkim të saj. Një nga pionierët e kërkimeve

të jetës jashtëtokësore ka qenë astronomi amerikan Frenk Drejk, që në fi llimet e

viteve ‘60 punonte pranë “National Radio Astronomy Observatory” të “Green Bank”,

në Virxhinian Perëndimore.

Drejk iu përkushtua studimit të mundësisë, që në yjet e afërta të kishte qytetërime

jashtëtokësore me teknologji të tyre dhe që të mund të rilevoheshin. Nga kjo ide ai

fi lloi projektin OZMA duke vëzhguar me radioteleskop yjet e afërta. Puna e tij bëri që

në vitin 1981, Akademia e Shkencave Amerikane të fi llonte projektin SETI (Search

for Extra-Terrestrial Intelligence), që akoma vazhdon dhe sot, duke u kthyer në një

disiplinë shkencore serioze.

Frenk Drejk i vuri vetes objektivin të hipotezonte në ndonjë mënyrë numrin N të

planetëve në galaktikën tonë, në të cilat mund të jetë i zhvilluar një qytetërim që ka

një teknologji të mjaftueshme për të komunikuar me qytetërime të tjera (si p.sh., me

ne). Si rezultat i këtij studimi doli ekuacioni i Drejkut, që ka formën e mëposhtme:

N=R* • fp • n • fl • fi • fc • L

Ku:

R*- është numri i formimit të yjeve që i ngjajnë diellit tonë.

fp- është pjesa e këtyre yjeve që kanë përreth një sistem planetar.

n- është numri i planetëve të këtyre sistemeve që i ngjajnë Tokës.

fl - është pjesa e këtyre planetëve, në të cilët është zhvilluar jeta.

fi- është pjesa e këtyre planetëve, në të cilët jeta është zhvilluar në një formë

inteligjente.

fc- është pjesa e këtyre planetëve, të cilët janë të zotë të komunikojnë (p.sh.,

përmes emetimit të valëve të radios) dhe, në fund:

L- është koha e mbijetesës së një qytetërimi teknologjik.

(Kjo ndryshore do të shpjegohet në një artikull tjetër).

- Tani, numrat që mund të futen në këtë formulë janë natyrisht të ndryshëm, sepse

akoma varen në mënyrë të madhe nga kritere subjektive. (Dhe është e natyrshme

që ju, të nderuar lexues, do ta shikoni me skepticizëm këtë formulë, por, mendoni

dhjetëra miliarda yje që na rrethojnë dhe këto ndodhen vetëm në galaktikën tonë. Po

ato në galaktikat e tjera! Le të vazhdojmë në shpjegimin e mëtejshëm).

Ekuacioni i Drejkut niset në fakt nga numri i yjeve që ekzistojnë në galaktikën

tonë, por fut terma që, dhe në mënyrë aproksimative, janë të llogaritshëm, por ato

vendosen midis teorisë probabilistike, shkencës dhe fantashkencës, kështu që

rezultati i gjetur nuk mund të jetë krejtësisht i besueshëm. Por, megjithatë, për ata

që u pëlqen të luajnë me numrat, mund të vërejnë që dhe në një llogaritje pesimiste

të këtyre parametrave, nxjerrin që: vetëm në galaktikën tonë mund të jenë të paktën

disa dhjetëra mijëra teknologji që mund të komunikojnë me planetë të tjerë.

Përgatiti: Parid Alimhillaj

Burimi: Enciklopedi shkencore për Universin

14
Atlantis - gjëegjëzë që s’i dihet fundi

Asnjë legjendë tjetër

nga kohët më të zymta

të parahistorisë nuk

i ka ngacmuar kaq

shumë shkencëtarët dhe

fantazuesit, sa shkrimet

e fi lozofi t grek Platon mbi

përrallorin Atlantis, që

njihet ndryshe edhe si Atlantida. Që nga ajo kohë

janë botuar nga autorë të ndryshëm mbi 30 000

hamendësime mbi bazueshmërinë e këtyre shkrimeve

të lashta.

Platoni hartoi në vitin 350 pr. K. dy shkrime filozofi ke:

Dialogun e Timaios dhe të Kritias. Në të dyja këto vepra

ai përmend një qytetërim enigmatik të quajtur Atlantis,

i cili në atë pikë kohe tregohej të kishte qenë zhytur në

mjegullën e historisë dhe nën vërshimin e dallgëve të

detit që prej 9 000 vjetësh.

Sipas Platonit dhe mitologjisë greke, një ditë perënditë

e ndanë botën mes tyre. Posedonit i ra një grup ishujsh

shumë më përtej Shtyllave të Herkulit (kështu thirrej

në lashtësi Ngushtica e Gjibraltarit), pra jashtë botës

helenistike. Djali i tij më i madh, Atlasi, sundonte si

mbret. Nëntë djemtë e tjerë qeverisnin në nëntë rrethe

dhe disa ishuj të caktuara që në fi llim. Mbretëria kishte

një shtrirje që ishte më e madhe se shtrirja e Libisë dhe

Azisë së bashku. Me kalimin e kohës u ngrit një shtet,

që nga ana kulturore dhe ushtarake nuk kishte shoq,

Atlantis.

Mbreti banonte në një pallat luksoz të stolisur në argjend

dhe ar, i cili ishte i rrethuar nga një sistem bashkëqendror

sipërfaqesh toke dhe uji. Një kanal - rreth 10 kilometra i

gjatë, 30 metra i thellë dhe 90 metra i gjerë - lidhte këtë

kryeqendër me detin e hapur. Hendeqe uji të mbuluara

me çati, në të cilat mund të lundronin trirremat (anije

trekatëshe të shtyra me rrema), që çanin përmes

sipërfaqes tokësore në

brendësi të qytetit.

Pallati i mbretit me kupolë

të artë (rindërtim sipas

përshkrimit të Platonit)

Në një liman, të krijuar

artifi cialisht, ankorohej

një fl otë prej 1200

anijesh luftarake. Në

tokë kishte në gatishmëri

armë prej bronzi dhe

karroca luftarake.

Në qendër të Atlantisit qëndronte një tempull

madhështor i Posedonit. Përqark tij ishin renditur lagjet

e veçanta në formë rrethi, të lidhura me njëra-tjetrën

Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

përmes urash, ku secila prej tyre ishte e mbrojtur prej

kullash dhe portash. Pjesa më e madhe e shtëpive

ishte e ndërtuar prej guri natyror, në gjendjen që hasej

në ishull. Një mur i jashtëm rrethonte tërë qytetin.

Përbrenda fortifi katës së qytetit kishte edhe dy mure

të tjera rrethuese që mbronin qendrën e qytetit.

Atlantët duhet të kishin arritur një nivel të lartë zejtarie

dhe teknike, sidomos për sa i përkiste përftimit dhe

përpunimit të metaleve. Me sa duket kjo popullatë

ishullore kishte në zotërim rezerva të mëdha minerali

xeheror ose sillte një sasi tepër të madhe të tij prej

vendesh të tjera.

Muri i jashtëm i qytetit ishte i veshur i tëri në bakër,

ndërsa i dyti ishte i mbuluar në kallaj. Muri i tretë

dëshmonte të kishte një kore prej oreikalkosi, një lloj

metali i panjohur sot për sot, i cili rrezatonte si zjarr

bubulak. Ky metal çmohej si i dyti për nga vlera, pas

arit, dhe mundej të nxirrej në shumë anë të ishullit.

Pasardhësit e Atlantisit sunduan për një periudhë

të gjatë kohe, në mënyrë të përmbajtur dhe me

ndershmëri. Por brez pas brezi u larguan gjithnjë

e më tepër nga modeli i tyre i përkryer hyjnor,

fi lluan të lakmonin gjithnjë e më tepër pasurinë

dhe pushtetin.

Platoni fl et

gjithashtu mbi

një luftë që

kishte ndodhur

një herë e një

kohë midis

Athinës dhe

Atlantisit.

Kështu Zeusi

vendosi një

ditë t’i gatiste fundin kësaj shthurjeje dhe t’i dënonte

atlantët.

Mu këtu ndërpritet rrëfi mi i Platonit në Dialogun e

Kritias. Por ama, fati i ishullit del qartë nga shënimet

në Dialogun e Timaios: “Në

vetëm një ditë dhe një natë u

fundos Atlantisi prej tërmetesh

dhe vërshimesh të detit”.

Tragë të ndërthurura

Tërë sa më sipër ia kishte

treguar Platonit xhaxhai i tij,

Kritias, i cili nga ana e tij kishte

thënë se historinë e Atlantisit

e kishte mësuar kur kishte

qenë 9 vjeç nga gjyshi i tij

90-vjeçar. Ky i fundit e kishte

Plani i rindërtuar i kryeqendrës

(fi gura atlantia.de)

Filozofi Platon

(427-347 p.e.s)

15
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

marrë vesh këtë histori nga i ati i tij, Dropides, që

kishte qenë shok i ligjvënësit athinas Solon (640-559

p.e.s.). Që prej kohës së Aristotelit (384 - 322 p.e.s.),

mendimet nëse tregimi mbi Atlantisin të çon vërtet te

ndodhi që kanë gjetur vend apo jo, janë ndarë thellë

nga njëri-tjetri. Aristoteli e mbante tregimin e Platonit

për një trillim, si mënyrë për të sqaruar përfytyrimin e

këtij mbi shtetin e përkryer. Por pjesa më e madhe e

shkrimtarëve të lashtësisë nuk janë të këtij mendimi.

Të paktën burimin egjiptian duket ta ketë konfirmuar

fi lozofi Proklos (4 e.s.). Ai mëtonte se filozofi Krantor

nga Soloi kishte pasur mundësinë që 100 vjet pas

vdekjes së Platonit të shihte me sytë e tij në Sais të

njëjtin reportazh, që dikur ia kishin vënë në dispozicion

edhe Solonit. Vetë Platoni e ka theksuar disa herë që

përshkrimi i tij mbi Atlantisin është i vërtetë.

Ndonëse ky rrëfi m ishte tepër magjepsës, interesimi

i bashkëkohësve të Platonit për këtë perandori

ogurzezë mbetet i paktë. Njohuria mbi Atlantisin

humbi dalëngadalë në harresë. Vetëm zbulimi i Botës

së Re zgjoi kujtimin mbi qytetërimin e shuar. Prania

e indianëve e vuri kishën e periudhës së Rilindjes

përballë një vështirësie në shpjegim: Nga kishin dalë

banorët e Amerikës? Ata nuk përmenden në Bibël.

Njerëzit e letrave bëjnë gara me njëri-tjetrin duke dalë

me teori gjithnjë e më të pashoqe. Ata i pandehin

indianët të jenë njëri prej dhjetë fi seve të humbura

të Izraelit. Ata spekulojnë mbi lundrime trojanësh

apo fenikasish. Megjithatë, shumë vetë besojnë që

indianët e Amerikës janë pasardhës të popullit të

zhdukur të atlantëve...

Leonardo da Vinçi shpiku veturën e parë

Leonardo da Vinçi njihet me respekt rreth e qark

botës si mjeshtri i Rilindjes për pikturën dhe shpikjet

inxhinierike, megjithatë pak e patën menduar atë si

shpikësi i veturës së tanishme.

Por në fi llim të këtij muaji,

Muzeumi i Historisë dhe

Shkencës në Firence,

zemra e Rilindjes Italiane,

shfaqi të parën ngrehinë

vetëlëvizëse të ndërtuar,

duke u mbështetur mbi

një seri skicash të gjetura

ndërmjet shënimeve

origjinale të Leonardo da

Vinçit.

Ngrehina me pamje primitive përdor sustat në

vend të lëndës djegëse dhe ndoshta ishte synuar

të nxiste përshtypje të posaçme gjatë ceremonive

të mirësjelljes. Megjithatë njohësit në këtë fushë

thonë se kjo ngrehinë është akoma e para veturë

vetështytëse e ndërtuar në botë. Shënimet e

Leonardo da Vinçit përfshijnë gjithashtu edhe

makina fl uturuese të ngjashme me helikopterët

e sotëm, nëndetëse,

tanke ushtarake dhe

dyrrotakë.

Për të gjitha këto vende është

pandehur se aty ndodhej Atlantisi.

Po kështu, publikuesi me origjinë shqiptare, Xhejms

Pandeliu, i cili ka studiuar historinë e popullit ilir,

tregon përgjatë një letërkëmbimi, se si ai sheh te fjalët

Atlas dhe Atlantis fjalën shqipe atë (baba).

Përgatiti: Alvin Ekmekçiu

Burimi: Discovery, ZDF, Welt der Wunder, Atlantia.de

I lindur në Firence më

1452, Leonardo da Vinçi gjykohet si Njeriu kryesor i

Rilindjes, duke qenë me dhunti në pikturë, skulpturë,

inxhinieri dhe muzikë. Këqyrja e shënimeve të

Leonardo da Vinçit u bë vetëm tani, edhe pse kanë

kaluar 500 vjet nga koha kur ato u bënë. Modelet

e ndërtuara dhe të vendshikuara në Muzeun e

Firences mund të shikohen edhe

në faqen e internetit: Leonardo’s

Automobile. (burimi)

Përgatiti Saimir Lolja

Nën-prof. Dr. PEng.

16
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Skeda përmbledhëse

Teoritë e të mësuarit

Njerëzit mund të mësojnë nëpërmjet të

vrojtuarit dhe përvojës së drejtpërdrejtë.

Konceptet kyç

Proceset e vëmendjes

Proceset e ruajtjes

Proceset e riprodhimit historik

Proceset mbështetëse

Nëntë aftësitë fizike

Faktorët e forcës

1. Fuqi dinamike

2. Linjat e forcës

3. Forca statike

4. Fuqia eksplozive

Faktorët e tjerë

7. Koordinimi i trupit

8. Balanca

9. Shkathtësia

Faktorët fl eksibël

5. Fleksibiliteti hapësinor

6. Fleksibiliteti dinamik

Myslimanët kthehen kundër Darvinit

Myslimanët në shumë vende po kundërshtojnë

masivisht teorinë e evolucionit të Darvinit, nën

ndikimin e elementëve konservatorë të islamit.

Kjo u bë e ditur gjatë një konference shkencore të

mbajtur në Egjipt nën organizimin e Këshillit Britanik.

Nidal Guesoum, profesor i fi zikës dhe astronomisë

në Universitetin Amerikan të Sharjahas në

Emiratet e Bashkuara Arabe, tha në konferencë,

se në shumë vende, studentët dhe akademikët

mendojnë se duhet të zgjedhin mes evolucionit

dhe kreacionizmit, në vend që të kuptojnë se

dikush mund të besojë në Zot, por edhe në teorinë

e Darvinit.

Dr. Guesoum, mysliman sunit, tha se në vende

si Tunizia, Egjipti, Turqia, Pakistani dhe Malajzia,

anketat tregojnë se vetëm 15% e të pyeturve

mendojnë se teoria e Darvinit është e vërtetë apo

pjesërisht e vërtetë.

Ky qëndrim ishte mbizotërues edhe në mesin

e nxënësve, studentëve e mësuesve nga shkolla

e mesme e deri në universitet. Ajo çfarë është më

shqetësuese, tha dr. Guesoum, mësuesit e lëndëve

shkencore keqinterpretojnë faktet dhe teoritë e

evolucionit, duke i përzier ato me ideologji fetare.

Një anketë, në të cilën ishin përfshirë 100

akademikë dhe 100 studentë të universitetit ku

punon dr. Guesoum, tregoi se 62% e profesorëve

dhe studentëve myslimanë besojnë se teoria e

evolucionit është teori që nuk është provuar.

Qëndrim të njëjtë kishin vetëm 10% e

profesorëve dhe studentëve jomyslimanë të anketuar

në të njëjtin sondazh.

“Shkalla e pranimit të evolucionit dhe e idesë që

kjo teori të jepej në auditore, ishte shumë e ulët”, tha

profesori i fi zikës dhe astronomisë.

Ai theksoi se evolucioni nuk është në kontradiktë

me besimin islam.

“Shumë ekspertë myslimanë, nga koha e

artë e islamit e deri në ditët tona, e kanë pranuar

këndvështrimin evolucionist të botës”, tha Guesoum.

Duke iu adresuar konferencës në Aleksandri, që

u mbajt me rastin e 200-vjetorit të Darvinit dhe në

150-vjetorin e publikimit të veprës së tij “Origjina e

llojeve”, dr. Guesoum tha se shqetësimet në mesin

e myslimanëve për teorinë e evolucionit u nxitën nga

kreacionistët e krishterë.

Njerëzit në botën myslimane i gjejnë tezat e

kreacionistëve të krishterë në internet dhe nuk e

kuptojnë se ato qëndrime kanë qenë në margjina

të debatit shkencor. Ata kanë besuar apriori se

kreacionizmi ka besueshmëri shkencore në Perëndim.

Ky është një problem serioz. Është njësoj si të dal

para studentëve të mi e të them se planetët nuk kanë

lidhje me yjet, se nuk ka asnjë lidhshmëri mes tyre

dhe forcës së gravitetit dhe se planetët janë krijuar

në një ditë. As në ëndërr nuk mund të mendosh që ta

paraqesësh kozmosin në mënyrë kaq qesharake”.

“Nuk mund të lejojmë që njerëzit në shekullin

XXI të mos kenë asnjë koncept shkencor”, tha dr.

Guesoum.

Burimi: Artikull nga gazeta Times.

17
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Kronologji historike

635 vjet para Krishtit, - Gorgi, i biri i Çipselit, themelon Artën.

627 vjet para Krishtit - korcirasit themelojnë Durrësin; më vonë korintasit themelojnë

Himarën, Pojanin e Qerfozin.

- Dionisi i Sirakuzës themelon Lezhën.

600-550 vjet para Krishtit - Segovezi, prijësi i galëve, pushton Epirin.

435 vjet para Krishtit – Durrësi dhe Arta, së bashku me korintasit e taulantët luftojnë

kundër korcirasve.

- Galët përshkojnë dhe grabisin Ilirinë.

- Lekë Molosi sundon në Epir.

350 vjet para Krishtit - Disa fi se ilire sulmojnë Filipin e Maqedonisë, i cili i thyen.

356 para Krishtit - Agroni shtron Epirin dhe merr Qerfozin.

356 para Krishtit - Lind Leka i Madh.

356 para Krishtit - Bardhyli, mbret i ilirëve, mësyn në Maqedoni.

355 para Krishtit - Lufta me “Lidhje”.

336 para Krishtit - Leka i Madh merr fronin.

334 para Krishtit - Të bijtë e Bardhylit, Kliti e Glauku, çohen kundra Lekës së Madh.

326 para Krishtit - Vdes Lekë Molosi.

326 para Krishtit - Vdes Leka i Madh.

305 para Krishtit - Pirroja në luftë t’Ipsit kundër Dhimitër Poliorcetit.

287 para Krishtit - Pirroja mund romakët e kartagjenasit pushtojnë “Magna Greacia”,

Lybien. Pirroja themelon Berenicën (Prevezën).

280 para Krishtit - Pirroja mund romakët në Herakle.

279 para Krishtit - Pirroja në krye të ushtrisë greko-siciliane kundër kartagjenasve e

mamertinëve.

275 para Krishtit - Lufta në Benevent…………

Konceptet kryesore:

Tekst informues-paraqitës (shpjegues), informacion, paraqitje, skemë komunikimi

në tekstin informues-paraqitës, pamje /imazhi, skema, hiperteksti, hipermedia.

Struktura mësimore: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Diskutim për njohuritë paraprake Diskutimi i ideve Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Të nxënit me këmbime Paraqitja grafi ke e informacionit Punë në grupe

Përforcimi Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe

18
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Parashikimi. Diskutim për njohuritë paraprake

(link-rendit, kërko, shëno, mëso)

Është një metodë që përdoret për të shtruar

për diskutim çështje për të cilat nxënësit kanë

njohuri. Ata duhet jo vetëm të rikujtojnë, por

edhe të krijojnë marrëdhëniet e dukurisë me

elemente të tjera e të bashkëpunojnë me njëritjetrin

për t‘i përmirësuar këto njohuri.

• Mësuesi/ja shënon në tabelë konceptin - teksti informues-paraqitës, duke dashur të

nxitë diskutimin për njohuritë që nxënësit zotërojnë rreth tij. Ai/ajo u ofron nxënësve tre

minuta kohë për të rikujtuar e për të shkruar lidhjet ose marrëdhëniet që ka ky term me

terma a situata të tjera. Nxënësit punojnë në fl etë dhe mësuesi/ja kalon në çdo bankë e

ndjek punën e tyre. Pas punës individuale, nxënësit diskutojnë në dyshe duke pasuruar

informacionin. Mësuesi/ja shkruan në tabelë njohuritë që ofrojnë nxënësit.

Është praktik

Transmeton informacion

Informon përmes shpjegimit

Teksti informues - paraqitës (shpjegues)

paraqitje analitike e të dhënave:

të dhëna të detajuara

paraqitje sintetike e të dhënave

të dhëna të përmbledhura

- leksionet - relacionet

- interpretimet e teksteve dhe të filmave - raportet

- materialet shkencore - skedat biografi ke

- artikujt e gazetave

- përmbledhjet

- skedat e përdorimit personal

- kronologjitë

Nxënësit ilustrojnë disa nga këto veçori me tekstet e sjella prej tyre ose me materiale

që u ofron mësuesi/ja.

Ndërtimi i njohurive. Të nxënit me këmbime

Është një metodë e cila funksionon në bazë të grupit. Mësuesi e ndan

fillimisht klasën në disa grupe dhe shkruan në tabelë grupe pyetjesh, të

cilat lidhen me mësimin. Më pas brenda grupeve nxënësit duke numëruar

rindahen në grupe ekspertësh (p.sh., bëhen bashkë njëshat,dyshat etj.).

Secili prej grupeve të ekspertëve duhet të përgatitet t’u përgjigjet pyetjeve

të tekstit. Më pas nxënësit bashkohen në grupet fillestare, ku duhet të

diskutojnë rreth mësimit dhe të japin si grup përgjigjet e tyre para klasës.

Mësuesi/ja e ndan klasën në 5 grupe bazë. Shkruan pyetjet në tabelë. Më pas

nxënësit ndahen në grupe ekspertësh për t’i dhënë përgjigje çdo grupi pyetjesh, pasi

hulumtojnë tekstin. Pasi punojnë në grup dhe sqarojnë me njëri-tjetrin e mësuesin çdo

19
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Grupi I.

paqartësi, ata paraqitin përfundimet e punës së grupit përpara klasës. Mësuesi punon

bashkë me nxënësit duke shënuar përgjigjen e çdo grupi në tabelë dhe duke thënë

fjalën e fundit rreth njohurive.

Mund të trajtohen çështje të tilla, si:

a) Ç’kuptoni me informacion?

b) Si lidhet informacioni me paraqitjen e të dhënave?

c) A mund t’i identifikoni të dhënat në tekstin që keni përpara?

Shembull përgjigjeje:

Informacioni është tërësia e të dhënave që vjen nga burime të ndryshme. Ai

transmetohet te ne në forma të ndryshme. Në thelb të tij qëndrojnë të dhënat, të cilat,

në varësi nga teksti ku janë përdorur, organizohen në një mënyrë të veçantë paraqitëse.

Në tekstin informues paraqitës u kushtohet rëndësi të dhënave, pasi nga mënyra si

organizohen ato, përcaktohet edhe lloji i tekstit. P.sh., në tekstin historik-kronologjik të

dhënat janë renditur njëra pas tjetrës.

Te skeda përmbledhëse informacioni jepet i shoqëruar edhe me skema etj.

Në këtë fazë të mësimit mësuesi/ja e drejton vëmendjen e nxënësve te skema

e komunikimit. Duke qenë se kemi bëjmë me informacion, atëherë skema mund të

ilustrohet në këtë mënyrë:

KONTEKSTI

REFERENTI

Informacioni

DËRGUESI KANALI MESAZHI KANALI MARRËSI

Zotëron informacionin

që transmeton përmes

tekstit.

Ilustrimi ose shpjegimi

i një argumenti.

KODI

Pas procesit të komunikimit

zgjeron ose ndryshon

informacionin që ka pasur për

argumentin e trajtuar etj.

Gjuha e folur ose e shkruar,

shpeshherë e shoqëruar me

gjuhën e multimedies.

Grupi II.

a) Si realizohet skema e komunikimit në tekstin informues-paraqitës?

b) A mund të ndërtoni skemën e komunikimit për tekstin që keni përpara?

Duke iu referuar artikullit të gazetës, te materialet mësimore kemi këtë skemë komunikimi:

Dërguesi – gazetari

Mesazhi-shpjegimi i një fakti ose argumenti: Myslimanët në shumë vende po

kundërshtojnë masivisht teorinë e evolucionit të Darvinit, nën ndikimin e elementëve

konservatorë të islamit. Kjo u bë e ditur gjatë një konference shkencore të mbajtur në

Egjipt nën organizimin e Këshillit Britanik.

Nidal Guesoum, profesor i fi zikës dhe astronomisë në Universitetin Amerikan të

Sharjahas, në Emiratet e Bashkuara Arabe, tha në konferencë se në shumë vende

20
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

studentët dhe akademikët mendojnë se duhet të zgjedhin mes evolucionit dhe

kreacionizmit, në vend që të kuptojnë se dikush mund të besojë në Zot, por edhe në

teorinë e Darvinit.

Grupi III

Grupi IV

Grupi V

Marrësi – të gjithë lexuesit e gazetës.

Kodi – gjuha e shkruar, teknike, gjuha e masmedies.

Konteksti- konferenca shkencore në Egjipt nën organizimin e Këshillit Britanik.

Kanali - gazeta (letraku është shkruar lajmi.

Referenti – informacioni.

a) Cili është roli i kontekstit dhe i kodit në një tekst informues-paraqitës?

b) Ilustroni me shembuj nga tekstet që keni përpara.

Roli i kontekstit është i rëndësishëm, pasi në këtë kuadër ka kuptim lajmi dhe i

përshtatet atij realiteti. P.sh., duke iu referuar artikullit të gazetës, konteksti i saj i referohet

një realiteti, i cili lidhet me një numër të kufi zuar vendesh, siç janë ato të përmendura në

artikull, si Tunizia, Egjipti, Turqia, Pakistani dhe Malajzia. Anketat tregojnë se vetëm 15%

e të pyeturve mendojnë se teoria e Darvinit është e vërtetë apo pjesërisht e vërtetë.

- Cili është roli i pamjeve dhe i imazheve në tekstin informues-paraqitës?

Ilustroni me shembuj.

Nxënësit ilustrojnë me shembuj dhe vënë në dukje se imazhet japin një përfytyrim më

të plotë të mesazhit që transmeton teksti informues-paraqitës. Kjo duket më së miri te

skeda përmbledhëse apo tek informacioni enciklopedik në rubrikën Mjetet dhe Materialet

mësimore. Kështu, tek teksti enciklopedik për Atlantisin, imazhet ilustrojnë dhe krijojnë një

ide më të qartë të ndërtesave, planimetrisë së tyre, të cilave u referohet Platoni, si dhe një

harte, e cila i krijon lexuesit idenë e plotë mbi faktet që përmenden në tekst.

- Ç’është hiperteksti? Cili është roli i tij? Ilustroni me shembuj.

Hiperteksti është lidhja e lirë ndërvepruese mes informacioneve të paraqitura në

pjesë të ndryshme të një ose më shumë dokumenteve. Duke iu referuar edhe pamjeve

të tekstit mbi fi gurën e N. Frashërit, mesazhi përcillet jo vetëm me anë të tekstit, por

edhe me anë të imazhit, p.sh., imazhi i qiririt demonstron rolin e veprës dhe kontributit

të poetit në letërsinë shqipe e më gjerë etj. Ky informacion pasohet me pjesë të lidhura

mes tyre (p.sh kur klikohet JETA, atëherë hapet faqja që na paraqet jetën e N. Frashërit.

Ndërkaq shigjeta e kuqe drejtohet te Samiu. Klikohet përsëri, dhe mund të marrim

informacion për S. Frashërin, e kështu me radhë hiperteksti na ndihmon të krijojmë

lidhje informacionesh të ndërthurura me njëra-tjetrën...

Përforcimi. Diskutim i lirë dhe rishikim në dyshe

Pas kësaj praktike mësuesi u kërkon nxënësve të rishikojnë në dyshe materialet

e sjella prej tyre, ku të identifi kojnë informacionin, kontekstin dhe kodin, imazhet dhe

hipertekstin, nëse ka.

Në fund të orës së mësimit mësuesi/ja nxjerr përfundimet dhe vlerëson nxënësit për

përgjigjet e sakta, të shpejta dhe për pjesëmarrjen aktive në mësim.

Detyrë shtëpie: a. Ushtrimi 1 f. 21

a. Ndërtoni skemën e komunikimit dhe parapërgatitni karakteristikat e tekstit informues-paraqitës.

b. Kërkoni dhe sillni në klasë informacione të nxjerra nëpërmjet një hiperteksti duke shfrytëzuar

internetin.

21
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Tema

4. Teksti

informuesparaqitës

(shpjegues).

Karakteristika

dhe struktura

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të identifikojë karakteristikat e tekstit informues dhe strukturën e tij;

a. të dallojë llojet e ndryshme të informacioneve në një tekst informues;

b. të analizojë karakteristikat gjuhësore në tekstin informues;

c. të organizojë informacionet e tekstit informues në tabelën përkatëse;

d. të shfrytëzojë fjalorin për fjalët kyç që lidhen me informacionet e reja.

Materialet dhe mjetet mësimore

Teksti “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”, lloje të ndryshme tekstesh, reklama, libra,

shkumësa me ngjyra, tabela.

Konceptet kryesore:

Karakteristika të tekstit informues, struktura, informacion/organizimi e i tij, karakteristika

gjuhësore.

Struktura mësimore: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Diskutimi i njohurive paraprake Diskutimi i ideve Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Të nxënit me këmbime Të nxënit në bashkëpunim Punë në grupe

Përforcimi Mbajtja e strukturuar e shënimeve Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Parashikimi. Diskutim i njohurive paraprake (Rendit, grupo, emërto)

•Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të identifi kojnë veçoritë e llojeve të teksteve që kanë

përzgjedhur në detyrën e shtëpisë. U drejton pyetjen:

- A mund të përcaktojmë disa nga veçoritë e llojeve të teksteve?

Mësuesi/ja lë nxënësit për dy minuta të diskutojnë rreth veçorive, si dhe të rikujtojnë

njohuritë e marra.

Nxënësit listojnë veçoritë e tekstit informues-paraqitës:

- trajton një dukuri të caktuar;

- dukuritë e tjera që trajtohen vendosen në marrëdhënie të caktuar me

dukurinë kryesore;

- çdo paragraf duhet të përmbajë informacione;

- paraqitja e informacionit është objektive;

- paraqiten sipas një rendi logjik;

- kanë leksik teknik, i drejtohen një publiku të specializuar;

- informacionet shpesh shoqërohen me elemente grafike, si: foto, skica, harta etj.

Nxënësit ilustrojnë disa nga këto veçori në tekstet e sjella prej tyre.

22

Ndërtimi i njohurive. Të nxënit me këmbime.

Mësuesi/ja tashmë e përqendron vëmendjen te struktura dhe veçoritë e tekstit

informues-paraqitës, duke i parë ato më konkretisht. E ndan klasën në grupe bazë

dhe më pas nxënësit rigrupohen në grupe ekspertësh duke numëruar 1,2,3,4 (1-shat

grupohen veç, 2-shat veç…). U kërkohet nxënësve të përqendrojnë vëmendjen tek

tekstet informuese të dhëna në libër. Mësuesi/ja shkruan pyetjet në tabelë.
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Grupi I

1- Cili është informacioni i tekstit informativ-paraqitës “Kodikët e Shqipërisë”?

2- Çfarë përmban paragrafi i parë?

3- Si lidhet ai me informacionet dytësore (kohore, rëndësia e tij etj.)?

4- Cilat janë disa nga elementet përbërëse të Kodikut të Purpurt të Beratit?

5- Ç’lloj informacioni është përfshirë në paragrafin e tretë?

6- Sillni shembuj nga teksti i librit dhe nga tekstet që keni gjetur?

Shembull përgjigjeje:

Mësuesi/ja pret që në këtë fazë nxënësit të përcaktojnë natyrën e informacionit, çfarë

qëndron në qendër të tij, si dhe informacionet dytësore, por që janë të lidhura ngushtë me

informacionin më të rëndësishëm për të cilin flitet në tekst. Kështu si shembull do të kishim:

- i referohet një klase të caktuar objektesh, që janë kodikët e Shqipërisë. Jep

informacion mbi vendndodhjen e tyre;

- thekson rëndësinë e objektit dhe në paragrafi n që pason vë në dukje kohën, së

cilës i përket ky objekt;

- përqendron vëmendjen: a) në përshkrimin e karakteristikave që e bëjnë të veçantë

këtë objekt, b) në elementet përbërëse duke përshkruar, shpjeguar, si dhe duke dhënë

informacion të hollësishëm për këtë objekt.

Grupi II

1- Cilat janë karakteristikat gjuhësore të tekstit?

2- Cila është natyra e leksikut të përdorur në këto tekste?

3- Cili është lloji i shkrimit?

4- Cila është struktura e fjalisë? Po foljet në ç’kohë janë përdorur?

5- Ilustroni me shembuj nga ky tekst dhe nga tekstet që keni sjellë.

Grupi III

Mësuesi/ja në këtë fazë pret që nxënësit të identifi kojnë veçoritë e gjuhës në këto

aspekte:

- Leksiku është formal, nuk ka fjalë e shprehje me kuptim të fi gurshëm, por përdoren

me kuptim të drejtpërdrejtë.

- Terminologjia është teknike dhe i përket një fushe të caktuar, asaj historike.

Shoqërohet nga shkrimi shpjegues e përshkrues, me qëllim që informacioni të jetë sa

më i plotë e i kuptueshëm.

- Ilustrimi me shembuj e bën më shumë konkret, duke theksuar që është një lloj

shkrimi i cili mbështetet në fakte.

- Struktura sintaksore është e thjeshtë: në përgjithësi përdoren fjali të thjeshta të

zgjeruara ose fjali të përbëra me marrëdhënie përcaktore, ftilluese, kundërshtore.

Foljet janë në kohën e tashme, zakonisht kur paraqiten faktet dhe në kohën e kryer kur

shpjegohet.

1- Cila është struktura e një teksti informativ-paraqitës?

2- Çfarë ka në qendër të tij?

3- Si ndërtohen paragrafët e këtij lloji teksti?

4- Cili është këndvështrimi nga trajtohen dukuritë?

5- Ilustroni me shembuj nga teksti. A janë ata të ndryshëm?

Përgjigjet e pritshme janë:

Ka rregulla në organizimin e informacionit:

- në qendër vendosin të dhëna për: një person, objekt, dukuri (në rastin tonë kodikët

e Shqipërisë). Më pas trajtohen:

23
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

a. rëndësia e tyre në traditën kulturore shqiptare;

b. koha së cilës u përkasin (këto elemente varet nga qëllimi për të cilin ndërtohet teksti,

nuk duhet harruar që në përgjithësi trajtohen nga një këndvështrim i përgjithshëm);

c. çdo paragraf përmban informacion të ri dhe kjo është e dukshme dhe në tekstin

tonë. (paragrafi i parë paraqet objektin për të cilët fl itet, paragrafi i dytë fl et për rëndësinë

e tij, paragrafi i tretë jep kohën së cilës i përkasin, i katërti përqendrohet në një nga

pjesët përbërëse të kodikëve të Shqipërisë dhe përshkruan me detaje veçoritë e tij).

Pasi grupet kanë përfunduar punën, një përfaqësues i çdo grupi paraqet punën në

një tabak letre në tabelë dhe jep shpjegimet e nevojshme.

Përforcimi. Mbajtja e strukturuar e shënimeve

Është një metodë që përdoret për të paraqitur

grafikisht njohuritë e marra gjatë mësimit

sipas kategorisë dhe llojit të saj. Pasi janë

strukturuar njohuritë, nxënësit mund t’i

shoqërojnë ato me shembuj.

Në këtë fazë të mësimit u kërkohet nxënësve të lexojnë individualisht tekstin dhe të

ndërtojnë një grafi k mbi veçoritë e strukturës së tekstit informues-paraqitës. Mund t’i

shoqërojnë të dhënat edhe me shembuj.

Teksti informues-paraqitës

Karakteristikat e informacionit Karakteristikat gjuhësore Organizimi i të dhënave

Referimi te një klasë e caktuar

Rëndësia e objektit

Vendi, koha

Të dhëna të veçanta

për objektin

Leksik formal

Leksik i specializuar

Përkufi zime

Përshkrime

Shembuj

Karakteristika morfologjikesintaksore

Trajtimi i objektit nga një

këndvështrim i përgjithshëm

Të dhëna rreth një sendi, objekti etj.

Të dhënat sipas qëllimit të tekstit

Teksti ka paragrafë

Çdo paragraf përmban të

dhëna të reja

folje në k. e tashme të dëftores

në k. e kryer

strukturë e thjeshtë sintaksore

fjali të thjeshta

fjali të përbëra me pak pjesë

Mbështetur në këtë skemë, mësuesi/ja u kërkon nxënësve t’i përcaktojnë këto

veçori tek teksti “Lumi Drin”. Zhvillohen në klasë ushtrimet 2, 3, faqe 21.

Në fund të orës së mësimit mësuesi nxjerr përfundimet e vlerëson punën e nxënësve

me notë.

24
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Model përgjigjeje.

Teksti është informues-paraqitës.

Në qendër të tekstit ka informacionin për një objekt që është lumi Drin. Vë në dukje

informacione të ndryshme që kanë të bëjnë me të. Trajton dukurinë në tërësi dhe jep

informacion për:

- vendndodhjen (në Shqipëri),

- gjatësinë (lumi më i gjatë i Ballkanit),

- kohën e formimit,

- pjesët e tij përbërëse (Drini i Bardhë e Drini i Zi),

- burimin dhe derdhjen (Drini i Bardhë afër Pejës, Deti Adriatik etj.),

- prurjet dhe lundrueshmërinë.

Për sa i përket anës gjuhësore vihet re:

- leksiku teknik, i drejtpërdrejtë;

- fragmente që karakterizohen nga përshkrimet dhe shpjegimet (... është lumi më i

gjatë i trojeve shqiptare. Lumi i Drinit në vazhdim është kthyer në një zinxhir liqenesh

artifi ciale që furnizojnë me ujë.);

- fjali të shkurtra, në përgjithësi të thjeshta të zgjeruara; me kallëzues folje në kohën

e tashme (...është lumi më i gjatë...) rrallë në kohën e kryer apo të kryer të thjeshtë.

-çdo paragraf përmban një informacion të ri (Ai derdhet në detin Adriatik Drini

formohet afër... dhe Drinit të Zi etj.)

Detyrë shtëpie. Gjeni një tekst informues-paraqitës dhe përcaktoni veçoritë e tij gjuhësore.

Parapërgatitja e temës së ardhshme: Renditja kronologjike, Renditja shkak-pasojë.

Tema

5. Renditja e

informacioneve

në tekstin

informuesparaqitës

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të renditë saktë informacionet në tekstin informues-paraqitës;

a. të përcaktojë renditjen kronologjike të informacioneve dhe të plotësojë

tabelën përkatëse;

b. të dallojë renditjen shkak-pasojë të informacioneve;

c. të bëjë skemën e marrëdhënieve logjike shkak-pasojë në një tekst informues.

Materialet dhe mjetet mësimore

Teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 11”, lloje të ndryshme tekstesh informueseparaqitëse,

shkumësa me ngjyra, tabela.

Konceptet kryesore:

renditja kronologjike, konektorë, renditja shkak-pasojë, marrëdhënie logjike etj.

Struktura mësimore: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Parashikim me terma paraprakë Diskutim i ideve Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Lexim me kodim të imët të tekstit Të lexuarit ndërveprues Punë në grupe

Përforcimi Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe

25
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Parashikimi. Parashikim

me terma paraprakë:

Është një metodë që u paraprin njohurive të reja, duke

zhvilluar njëkohësisht fantazinë e nxënësit, por edhe

shfrytëzon njohuritë e tij duke e bërë më krijues e më

produktiv nxënësin brenda orës së mësimit. Mësuesi u jep

nxënësve disa terma dhe u kërkon të krijojnë një tekst duke

u mbështetur në njohuritë e marra.

Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin e detyrës së shtëpisë. Nxënësit vënë në

dukje veçori që kanë gjetur në tekste të përzgjedhura prej tyre sipas modelit të tekstit të

mëposhtëm.

Pasi përfundojnë së punuari detyrën e shtëpisë, mësuesi/ja shkruan në tabelë grupe

fjalësh dhe u kërkon nxënësve të zgjedhin njërën prej tyre e të formojnë një tekst të shkurtër.

a) Qysh prej, përkrenare, shek. VII pr.K., qarku i kulturës së Alpeve Lindore,

përkrenare në formë konike, shmarjet, më vonë, paraqitet, i punuar në mënyrë rustike,

i ngjashëm me kapelat e japodëve, më tutje, përkrenarja e bronzit, zhvillohet, shek VI

pr.K., nga fundi i periudhës së vjetër, po në ato vise, përkrenarja e bronzit.

b) Kalimi, periudhë, e mesjetës, qendrën e gravitetit, zhvendosi, edhe në Shqipëri. I

bashkësive fshatare, organizimi dhe funksionimi, në fazën e hershme, në Perandorinë

Bizantine, një dokument, pasqyrohet, të ashtuquajturin, ligj bujqësor, të cilët, jo rastësisht,

fshatarët, kishin, tokën, quhen aty, zot. Megjithëse, u konsolidua, individuale, prona, e

ligjit, disa pozita, në kohën e veprimit të tij, tregojnë, se ishte zhdukur, nuk, e përbashkët,

përfundimisht. Gjithsesi pasqyron, bashkësia fshatare, periudhën e pasigurisë…

Pas 5 minutash nxënësit lexojnë detyrën dhe mësuesi gjatë leximit të tyre përpiqet

të shënojë ndarjen kohore, duke shënuar në tabelë konektorët kohorë dhe elementet

logjike të tekstit. Mësuesi/ja drejton pyetjen:

- Çfarë vini re në këto dy tekste?

Përgjigjet e mundshme mund të jenë:

Kanë karakter historik, përshkruajnë objekte, klasa shoqërore, ka renditje kohore të

informacionit, jepen arsye etj.

Ndërtimi i njohurive.

Lexim me kodim të imët të tekstit

Kjo teknikë u kërkon nxënësve të hulumtojnë diçka

dhe të vënë shenjë në tekst, pasi gjejnë përgjigje për

atë që kërkojnë. Ky lloj leximi i ndihmon nxënësit

të përcaktojnë qëllimin e tij, të lexojnë për ta

arritur atë qëllim dhe, më vonë, të jenë në gjendje

të përdorin informacionin nga teksti.

Mësuesi/ja e ndan klasën në dy grupe të mëdha. Grupet do të analizojnë dy tekste,

ku, pasi të kenë zgjedhur kodet, do të kodojnë renditjen kronologjike të informacionit

dhe atë shkak-pasojë. Mësuesi/ja ose vetë grupet përcaktojnë shenjat me të cilat do të

kodojnë tekstin gjatë leximit. Nxënësit e lexojnë informacionin në dyshe dhe vënë në dukje

elementet përbërëse të secilit tekst. Pas leximit nxënësit hedhin të dhënat në tabelë.

Me anë të shenjave të mëposhtme ata shënojnë momentet kyç të tekstit.

26
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

paragrafi

1

⃝ - objekti

për të cilin

fl itet

Përkrenarja

e bronzit

Ю - flitet

për një

objekt të ri

℗ - fl itet për

të njëjtin

objekt

Përkrenare

në formë

konike

❶ ka renditje

kronologjike

Kon -

konektorët

Qysh

prej...

periudha

kohore,

data

Shek VII

pr.K.

Ɣ-

vendndodhja

e objektit

Varrezat ilire

2

Tipi

shmarjet i

përkrenares

Më vonë

Në Novo

Mesto

Përkrenarja

3

e bronzit me

dy rrathë të

Po në këto

vise

Shek VI

pr.k

gjerë

Nga fundi i

4

Përkrenare

e bronzit –

tip negoves

periudhës

së vjetër

dhe fi llimi i

Shek. V-

VI pr. K.

Përsëri në

ato vise

së resë

Shek.

5

përkrenare

me dy paragnatide

VII pr.r

në jug të

Savës në

Shqipëri.

Për grupin e dytë mësuesi/ja shënon këto shenja, të cilat do të evidentojnë renditjen

shkak-pasojë të informacionit të dytë në tekst.

Me anë të shenjave të mëposhtme nxënësit do të shënojnë momentet kyç të tekstit.

⃝ - tregon

klasën

shoqërore

për të cilin

fl itet

Ю- fl itet

për grup

shoqëror

të ri

- flitet për të

njëjtin grup

shoqëror

❶- ka

renditje

shkakpasojë

të

informacionit

Kon-tregon

konektorët

shkakorë

-shprehje

që tregojnë

renditjen

logjike të

informacionit

U kërkohet nxënësve që gjatë leximit të përdorin këto simbole dhe të plotësojnë

tabelën me informacionin e marrë.

Përforcimi. Rishikim në dyshe

Tabelat i ndihmojnë nxënësit të ndërtojnë skemat përkatëse për secilin tekst. Më pas

evidentojnë së bashku me mësuesin të përbashkëtat dhe dallimet midis tyre.

Mësuesi/ja pret nga nxënësit të renditin në rrjedhë kronologjike informacionin sipas

skemës së paraqitur në libër.

27
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Mësuesi mund t’u kërkojë nxënësve që nga këto skema të vënë në dukje elementet

e përbashkëta dhe të veçanta të tekstit.

P.sh., në të dyja tekstet informacioni më i rëndësishëm jepet që në paragrafin e parë.

(objekti - përkrenarja, klasa shoqërore shqiptare - fshatarësia). Teksti është i ndarë në

paragrafë dhe çdo njëri prej tyre jep informacion të ri. Dallimi ekziston, pasi tek teksti i

parë informacioni jepet në rend kohor dhe përshkruhen ndryshimet si pasojë e kohës.

Tek teksti i dytë renditja kronologjike e informacionit nuk është qëllim në vetvete, ai jepet

i gërshetuar me marrëdhëniet shkak - pasojë, të cilat janë dhe qëllimi parësor i tekstit.

Ndahen nxënësit në dy grupe dhe zhvillohen ushtrimet 4,5 faqe 21, 22.

Grupi I zgjidh ushtrimin 4, ndërsa grupi II ushtrimin 5.

Detyrë shtëpie: Në fund të orës së mësimit mësuesi bën vlerësimet dhe vlerëson nxënësit me notë.

a) Ushtrimi 6, përcaktoni skemat për secilin rast.

b) Sillni në klasë informacion për Dean e Butrintit.

*Ushtrime të zgjidhura

Zgjidhja e ushtrimit 5.

Fusha e informacioneve

Vendndodhja

Objekti: Butrinti

Informacionet

Butrinti është ngritur në këndin juglindor të gadishullit të Ksamilit.

Laget nga të dyja anët nga liqeni i Butrintit.

Lartësia

Flora dhe fauna

Objekte natyrore

Objekte arkeologjike

Ndodhet në lartësinë 30-50 m mbi nivelin e detit

Gjenden shumë lloje drurësh me gjelbërim të përhershëm, si dafi na e

prralli etj. Liqeni i Butrintit është gjysmë i kripur e gjysmë i ëmbël.

Shpella e Butrintit ndodhet pranë rrugës automobilistike Sarandë

- Butrint rreth 3 km larg nga qyteza e Ksamilit. Është e veçantë për

nga natyra dhe pozicioni i saj dhe ka përmasa të mëdha.

Forumi romak i qytetit ndodhet në pjesën jugore të Akropolit, në

perëndim të ndërtesës me Peristil dhe në lindje të dyqaneve romake.

Ka tri dhoma dhe mbishkrimi i gjendur aty që daton në shek. I pas

Krishtit, fl et për një tempull kushtuar perëndeshës Minerva.

Me informacionin e sjellë nga nxënësit në detyrën e shtëpisë, u kërkohet të plotësojnë

skedën. Perëndesha e Butrintit (Dea), kokë mermeri burri në një shtat gruaje 2.5 m të

lartë, është zbuluar në vitin 1928, gjatë gërmimeve arkeologjike të misionit italian në

Butrint. Dëshmohet se objekti, me vlera të rralla kulturore dhe historike, u grabit dhe u

dërgua në Itali, i ligjëruar nga mbreti Ahmet Zog si dhuratë. U rikthye në vendin tonë

nga qeveria italiane në vitin 1981. Gjendet i ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar.

OBJEKTI: Dea

Fusha e informacioneve

informacionet

Vendndodhja

Butrint

Koha e zbulimit viti 1928

Përbërja dhe përmasat Kokë mermeri burri në një shtat gruaje 2.5 m e lartë

Vendndodhja aktuale Gjendet e ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar.

28
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Tema

6. Teksti

informuesparaqitës.

Ushtrime

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të ndërtojë tabelën e informacioneve të tekstit informues;

a. të kërkojë në internet të dhëna për të shkruar një tekst informues;

b. të vëzhgojë pamje për të dalluar informacionin më të rëndësishëm;

c. të përshtatë një tekst divulgativ, duke pasur parasysh moshën e marrësit;

ç. të ndërtojë një grafi k duke u nisur nga të dhënat e tekstit të shkruar.

Materialet dhe mjetet mësimore

Teksti “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”, lloje të ndryshme tekstesh informueseparaqitëse,

shkumësa me ngjyra, tabela.

Struktura mësimore: PNP

Konceptet kryesore

Skemë komunikimi, tekst informues - paraqitës, renditje kronologjike, marrëdhënie

logjike, informacion i rëndësishëm etj.

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Diskutim për njohuritë paraprake Diskutim i ideve Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Të nxënit me këmbime Të nxënit ndërveprues Punë në grup

Përforcimi Shkrim i shpejtë Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Parashikimi. Diskutim për njohuritë paraprake

Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin e detyrës së shtëpisë. Nxënësit janë

udhëzuar të kërkojnë në internet të dhëna mbi Dean e Butrintit.

Seleksionohen të dhënat, me qëllim që të përsëriten njohuritë e marra nga ora e

kaluar. Nxënësit diskutojnë me njëri-tjetrin mbi të rejat që zbuluan për fi gurën e Deas.

Ndërtimi i njohurive. Të nxënit me këmbime

Mësuesi/qa e ndan klasën në grupe bazë dhe paraqet në tabelë detyrën që duhet të

kryejnë. Më pas nxënësit ndahen në grupe ekspertësh.

Grupi I – punon ushtrimin 7.a, f. 25. Nxënësve u duhet të përcaktojnë

informacionin më të rëndësishëm dhe të plotësojnë skemën e mëposhtme.

Zgjidhja e ushtrimit

Viti

Në shek. VI pr.K. (Talesi)

Pitagora

Një shekull më vonë

Në atë kohë

Në shek IV pr.K.

Fakti

Talesi, fi lozof, ka vërejtur që substancat ndryshojnë…

Ka pohuar se teoria me një element bazë është e thjeshtë dhe natyra ka

krijuar katër elemente: ujë, ajër, zjarr, tokë.

Ai ka pranuar këtë teori të elementeve, por ka supozuar se...

Është paraqitur edhe një teori tjetër sipas Euklidit dhe nxënësit të tij, …

Do të arrinim tek atomi...

Janë bashkuar teoritë e grekëve me ato të shkencëtarëve praktikë egjiptianë…

200 vjet pr.K. Bolosi ka qenë alkimisti i parë.

29
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Grupi II – punon ushtrimin 7.b, f. 25 dhe përgatit një fjalorth

Zgjidhja e ushtrimit

Fjalorth

Alkimi-a – shkencë e rreme e mesjetës, që synonte të zbulonte të ashtuquajturin “gur fi lozofi k” çudibërës, me anën e të cilit

kujtonte se do t’i shndërronte metalet e tjera në ar e argjend, se do të shëronte sëmundjet, do të ripërtërinte e do të zgjaste jetën

etj.; periudha parashkencore e kimisë.

lënd/ë-a – materia e prekshme, ajo prej së cilës përbëhen trupat fi zikë në natyrë.

materie/a – kategori filozofi ke që shërben për të treguar realitetin e botën reale, në raport me ndërgjegjen.

polemik/ë-a – diskutim i gjallë me përgjigje e kundërpërgjigje që zhvillohet kur rrihen çështje politike, shkencore.

substanc/ë-a – shih lëndë, substanca organike etj.

transmutacion-i – shndërrim, ndryshim rrënjësisht i një pamjeje, një forme, i një natyre a një përmbajtjeje, duke i dhënë tipare të

tjera, e kthen në një gjë tjetër; ia ndryshoj shumë pamjen

Grupi III – punon ushtrimin 7.c, f. 25.

Zgjidhja e ushtrimit

Një variant Teksti i përshtatur për klasat e ulëta:

Grekët kanë qenë mendimtarë të mëdhenj. Ata janë marrë me zbulimin nga se përbëhej

natyra që na rrethon. Një nga mendimtarët grekë, Talesi, mendonte se Toka ishte një disk i

rrafshët, i mbuluar nga një gjysmërreth i kaltër dhe se notonte në ujin e oqeanit të pafund. Ai

ka thënë se vetëm uji është i rëndësishëm për jetën në tokë, pasi pa të nuk ka jetë. Pitagora

pranonte se natyra është krijuar nga uji, toka, zjarri dhe ajri. Një shekull më vonë ai ka pranuar

se nxehtësia dhe thatësira lidhen me zjarrin, lagështia dhe nxehtësia lidhen me ajrin, i ftohti

dhe thatësira lidhen me tokën dhe i ftohti dhe lagështira lidhen me ujin. Euklidi e ndante

natyrën në pjesë të vogla dhe çdo pjesë e vogël përbëhej nga grimca.

Në shek IV pr.K. grekët dhe egjiptianët bashkuan teoritë e tyre, por në atë kohë shkenca egjiptiane

ishte shumë e lidhur me besimin te magjistarët dhe magjitë e tyre…

Grupi IV - punon ushtrimin 8 dhe dallon stilet:

Zgjidhja e ushtrimit

1- Stili i parë është gotik

2- Stili i dytë është barok

3- Stili i tretë është rokoko

4- Stili i katërt është arkitekturë moderne.

Gjithashtu ky grup bën lidhjen e imazheve të librit me stilin, duke lidhur përkatësisht veçoritë

e secilit stil me atë që ofron pamja.

Pamja e parë i përket stilit barok, karakterizohet nga të njëjtat elemente të arkitekturës

klasike.

Pamja e dytë i përket arkitekturës moderne, ku janë shmangur format e mbingarkuara dhe me

ornamente figurash, duke dhënë idenë e ndërtesave sa më funksionale.

Pamja e tretë i përket stilit gotik: ndërtesa karakterizohet nga objekte të larta dhe me harqe,

dritare të mëdha, objekte të gdhendura me gur etj.

Pamja e katërt i përket stilit rokoko: ndërtesa të zbukuruara me forma të rrotulluara

asimetrike, të shoqëruara me vepra arti, me fi gura njerëzish e kafshësh me ngjyra të ngrohta

dhe zbukurime të brishta.

Pasi punojnë në grupe ekspertësh, nxënësit kthehen në grupet bazë dhe diskutojnë me

njëri - tjetrin. Mësuesi/ja ndjek aktivitetin e tyre dhe shënon në tabelë së bashku me nxënësit

përgjigjet përfundimtare.

30

Pas këtij hapi mësuesi/ja u lë kohë të ushtruarit në leximin e grafi këve (ushtrimi 10). Nxënësit

fi llimisht punojnë në dyshe dhe ushtrohen të lexojnë të dhënat e grafikut të parë, ndërtojnë një

grafi k me të dhënat e fragmentit të dytë e më pas diskutojnë së bashku me mësuesin grafi kët

e tyre.
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Përforcimi. Shkrim i shpejtë.

Është reflektimi i shkurtër për një temë. Shkrimet e shkurtra janë ese

joformale, ku vëmendja përqendrohet më shumë te begatia e fakteve,

sesa organizimi formal gjuhësor. Realizohet për 5 ose 10 min. Mund

të përdoret si teknikë në fillim, në mes dhe në fund të mësimit.

Pasi nxënësit kanë përsëritur të gjitha njohuritë e marra për tekstin informues –

paraqitës, mësuesi/ja u kërkon tashmë të shkruajnë një tekst informues-paraqitës me të

dhëna të përcaktuara. Nxënësit duhet të mbështeten në të dhënat e ushtrimit 9, faqe 27

për të shkruar një tekst shkencor me titull “Uji si përbërës kryesor në trupat njerëzorë”.

Nxënësit punojnë në dyshe.

Shembull përgjigjeje:

Shpesh, uji emërtohet “elementi ushqyes i harruar”. Pas ajrit, megjithëse shumë rrallë i

njihet merita, uji është elementi më i rëndësishëm jetësor për shëndetin dhe jetën e njeriut.

Mund të jetojmë pa ushqim për pothuajse dy muaj, nëse kemi shëndet të plotë, por mund të

rrojmë vetëm pak ditë pa ujë. Uji përçon elementet ushqyese nga ushqimet që hamë, si edhe

mineralet që drejtojnë rrugën e këtyre elementeve, oksigjen në qelizat trupore, si dhe ndihmon

në rregullimin e temperaturës trupore me anë të djersës. Gjithashtu është element tepër i

rëndësishëm në reaksionet kimike trupore, si tretja dhe metabolizmi. Uji është i nevojshëm

për të zëvendësuar humbjen e lëngjeve trupore, si edhe për të larguar mbeturinat ushqimore

në formë urine, nevoje, djerse dhe frymënxjerrje. Pa ujë të mjaftueshëm ne jemi në rrezik

helmimi nga mbeturinat tona trupore. Po ashtu, uji shërben si graso për indet dhe kyçet e trupit.

Vërtet dukemi të ngurtë, por trupat tanë përbëhen: të burrave nga 60-65% ujë dhe të grave

50-60%. Një fetus në barkun e nënës ka rreth 90% ujë, një bebe e sapolindur 80% ujë dhe

një fëmijë 70%. Trupi i një njeriu të zakonshëm ka përafërsisht 43 litra ujë, gjysma e të cilit

gjendet në qeliza. Gjaku është 83% ujë. Edhe indet e ngurta kanë 75% ujë, ndërsa kockat

kanë 22% ujë. Në trupin e një të moshuari sasia e ujit është më e vogël, 55%. Kjo vjen si

rezultat i proceseve fizike të trupit të njeriut.

Lexohen punimet e nxënësve. Diskutohet rreth teksteve të krijuara.

Mësuesi/ja bën konkluzionet e orës dhe vlerëson me notë.

Detyrë shtëpie: a) Shkruani një tekst informues paraqitës në dy variante, për moshat mbi 14-16

vjeç dhe për moshat 6-8 vjeç. b) parapërgatitje: teksti informues–paraqitës (Relacioni).

Sillni në klasë relacione të llojeve të ndryshme.

Tema

7. Teksti

informuesparaqitës.

Relacioni

(ora I)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të identifikojë relacionin dhe ta përdorë atë në situata të caktuara;

• të dallojë elementet përbërëse të skemës së relacionit;

• të krahasojë elementet e një relacioni të shkruar me një relacion gojor.

Materialet dhe mjetet mësimore

Teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 11”, lloje të ndryshme tekstesh informueseparaqitëse,

relacione, shkumësa me ngjyra, tabela.

Materiale ilustrative

Relacion për veprimtarinë e Inspektoratit të Ndërtimit në Lezhë

Me miratimin e ngritjes së Inspektoratit Ndërtimor për Qarkun e Lezhës, sipas urdhrit nr.

30, datë 04.03.2008, ky inspektorat fi lloi së funksionuari.

Fillimisht ky inspektorat u përqendrua te njohja e bazës ligjore, sistemimi në një dosje

të veçantë dhe studimi me precedencë i këtyre ligjeve.

31
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Faza e dytë ishte evidentimi i të gjitha atyre njësive vendore, të cilat për arsye të

ndryshme nuk i ngritën këto inspektorate, duke i deleguar këto përgjegjësi në varësi të

Këshillit të Qarkut të Lezhës.

Rezultoi që në të gjithë Qarkun e Lezhës vetëm pesë komuna dërguan këto përgjegjësi

pranë Inspektoratit të Qarkut.

Nga ana jonë menjëherë morëm kontaktet e para me këto njësi vendore dhe rakorduam

punën për harmonizimin e veprimeve të ndërsjella.

Kryeinspektori, në bashkëpunim me inspektorët, hartoi planet afatgjata dhe afatshkurtra

të punës, ku ndër të tjera theks i veçantë u vu tek inspektimi i këtyre zonave në bazë të një

grafi ku javor dhe mujor.

Bazuar në kompetencat që jep ligji për inspektimin e ndërtimit, deri tani shumë ndërtime

janë inspektuar dhe kanë rezultuar se i gjithë dokumentacioni është në përputhje me

standardet teknike. Gjithashtu, nuk u konstatua asnjë tejkalim projekti në hapësirat e këtyre

ndërtimeve.

Shumë nga këto banesa ishin në fazën e legalizimit dhe pritet mbyllja e kësaj

procedure.

Problem tjetër i zgjidhur nga ky inspektorat ka qenë edhe përpunimi dhe kthimi i

përgjigjeve në kohë i të gjitha shkresave të ardhura në drejtim të këtij inspektorati.

Inspektorati i Qarkut të Lezhës do të jetë gjithnjë i angazhuar maksimalisht për

parandalimin e ndërtimeve që bien ndesh me ligjet e shtetit.

Struktura mësimore: PNP

Konceptet kryesore:

Relacion, skemë relacioni, relacion me shkrim, relacion i mbajtur me gojë.

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Diskutim për njohuritë paraprake Diskutim i ideve Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Mbajtja e strukturuar e shënimeve Të lexuarit ndërveprues Punë në dyshe

Përforcimi Diagrami i Venit Ndërtim i shprehive studimore Punë në grupe

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Parashikimi. Diskutim për njohuritë paraprake

Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin e detyrës së shtëpisë. Pastaj drejton pyetjen:

- Ç’është relacioni?

- Cilat karakteristika ju bëjnë të mendoni që janë relacione?

(Nxënësit kanë pasur si detyrë parapërgatitjeje për temën Relacioni të kërkonin e të

sillnin në klasë relacione të ndryshme.)

Nxënësit japin shembuj relacionesh dhe argumentojnë pse janë, sipas tyre, relacione.

Karakteristikat që japin nxënësit, mësuesi/ja i shkruan në dërrasë të zezë.

Pas këtij hapi, nxënësve u kërkohet të lexojnë paragrafi n e parë të librit dhe të

nënvizojnë tri karakteristikat kryesore të relacionit, të cilat mësuesi/ja i shkruan në

dërrasën e zezë dhe ndërton skemën:

32
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

e një pune kërkimore për

një argument të caktuar

përmban fakte, dëshmi Relacioni paraqitje e shkruar ose gojore

të vëzhguara të jetuara e një përvoje pune të veçantë

llojet e relacioneve

punim shkencor, raport, relacion zyrtar etj.

(referat, kumtesë etj.),

metodat, pajisjet e përdorura,

rezultatet e arritura,

vlerësimi i tyre.

Nxënësit krahasojnë veçoritë që përmendën para se të lexonin librin me ato që nxorën më pas.

Ndërtimi i njohurive. Mbajtja e strukturuar e shënimeve

Në këtë fazë të mësimit mësuesi/ja u kërkon nxënësve të lexojnë me vëmendje

informacionin që sjell teksti për mënyrën si përgatitet, mbahet dhe vlerësohet një

relacion dhe më pas realizohet skema e përgatitjes së një relacioni.

Kjo skemë është e domosdoshme vetëm për relacionin me shkrim, kurse kur relacioni

është me gojë, veprimtaria për të mbaron me fazën e parë.

Skema e relacionit

Faza I -para se të mbahet relacioni Faza II -kur mbahet relacioni Faza III - pasi mbahet relacioni

-Veçoni çështjen për të cilën do të -Shmangni leximin e drejtpërdrejtë -Qëndroni në dispozicion të

shkruani.

të materialit të shkruar.

dëgjuesve:

- Përcaktoni objektivat e relacionit. - Pasuroni materialin me të dhëna - për pyetje

- Mblidhni të dhënat e nevojshme. shtesë.

- sqarime

- Vlerësoni, interpretoni

-Paraqiteni me zë të lartë e të

- diskutime

dhe përzgjidhni materialin e qartë:

nevojshëm.

• theksojini fjalët,

- Përzgjidhni materialin në

•fl isni me ritmin e duhur,

mbështetje të relacionit (foto, • kujdesuni për theksin logjik të

grafi kë, tabela, skema etj.). fjalisë.

- Përcaktoni kohën në dispozicion. -Rimerrni herë pas here konceptet

-Hartoni strukturën (hyrje, zhvillim, kryesore.

mbyllje).

-Përdorni materialet mbështetëse.

-Hartoni relacionin.

-Përmblidhni të dhënat më të

-Rishikoni dhe korrigjoni relacionin. rëndësishme.

-Përfundojeni paraqitjen që të

kënaqet dëgjuesi.

- Përshëndetuni me dëgjuesit.

Organizoni materialin e përzgjedhur në përputhje me skemën e strukturës së relacionit dhe më pas hartoni

tekstin e relacionit.

33
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Skema e strukturës së relacionit

Hyrje

Paraqitja e çështjes dhe përkufi zimi i

temës

Motivet për të trajtuar argumentin

Qëllimi i relacionit

Metodat në kërkim të materialit

Mjetet e përdorura

Fazat e kërkimit

Problemet e hasura

Tërheqja e vëmendjes

Relacioni

Përfundimi

Paraqitja e përmbledhur e argumentit

të trajtuar

Rezultatet e arritura nga trajtimi i

argumentit

Problemet që mbeten të hapura

Vlerësimi i rezultateve të arritura në raport

me qëllimet e vendosura që në fillim.

mbyllje interesante

Zhvillim

Paraqitja e rezultateve të kërkimit:

- faktet e njohura për argumentin (çështjen) para fi llimit

të kërkimit;

- fakte e reja dhe të dhënat e gjetura për çështjen gjatë

fazës së kërkimit.

Koherencë logjike/stilistike

Bazuar në këto skema nxënësit ilustrojnë me materialet që kanë mbi bankë. P.sh.: përcaktojnë hyrjen dhe

argumentojnë mendimin e tyre nëse ajo është tërheqëse, paraqet dhe përkufi zon temën që trajtohet etj.

Diskutojnë rreth zhvillimit të relacionit dhe vëzhgojnë nëse ai i përmban elementet e rëndësishme etj.

Përforcimi. Diagrami i Venit

Në këtë fazë të mësimit mësuesi/ja u kërkon nxënësve të bëjnë dallimin midis një

relacioni të folur e atij të shkruar. Mësuesi e ndan klasën në dy grupe të mëdha dhe

kërkon të lexojnë fi llimisht dy tekstet në dyshe e më pas të bëjnë dallimin midis tyre.

Mësuesi/ja shënon dallimet në tabelë.

I shkruar

Dorëzohet me shkrim

Materiali është i

përfunduar

Vërejtjet jepen më vonë

Mbahet para një

auditori.

Mund të shtosh të

dhëna.

Diskutohet aty për

aty për të.

Ka rëndësi mënyra

si e prezanton.

I folur

Kanë strukturë të njëjtë: hyrje/ zhvillim/ mbyllje

Përdorin materiale mbështetëse.

Në fund të orës së mësimit mësuesi/ja nxjerr përfundimet e orës dhe vlerëson me notë.

Detyrë shtëpie. Sillni në klasë materiale për të shkruar një relacion për mjedisin e shkollës dhe

ruajtjen e tij.

34
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Shembuj relacionesh

Modele

Të dashur miq,

Një anëtar i Alb-Shkencës më kërkoi më shumë të dhëna për Kongresin Botëror të Kompjuterëve

në bujqësi dhe në burimet natyrore. Ky kongres organizohet qysh nga mesi i viteve ’80 dhe

organizator kryesor është prof. Fedro Zazueta, drejtori i Zyrës së Teknologjisë së Informacionit

në Universitetin e Floridës. Kongresi ka si qëllim popullarizimin e rezultateve të fundit të arritura

në të gjithë botën në fushën e informatikës bujqësore (pjesa anglo-saksone e quan Computer

Science, ndërsa ajo frankofone e quan Informatikë). Kongresi konsiderohet si një nga ngjarjet më

të rëndësishme në fushën e teknologjisë së informacionit (tjetër term për pothuaj të njëjtin koncept)

të aplikuar në bujqësi. Fillimisht, kongresi organizohej nga Universiteti i Floridës. Prej viteve ’94

organizohet nga ASAE (American Society of Agri-cultural Engineers). Rreth viteve 2000, grupe

të ndryshme në Evropë, Amerikë dhe Azi që organizonin kongrese me tematikë të ngjashme në

pjesët përkatëse të globit, ranë dakord për të krijuar një organizëm të vetëm që do të koordinojë

veprimtaritë në të gjithë botën. Në vitin 2001 u organizua i pari kongres botëror i WCCA-së në Brazil

dhe atje u vendos që në të ardhmen kongresi do të organizohet në bashkëpunim me organizatën

e kontinentit që ka radhën. Këtë vit, në gusht, u organizua në Tajlandë në bashkëpunim me AFITA

(Asian Federation of Information Technologies in Agriculture). Vitin që vjen organizohet në Portugali

në bashkëpunim me EFITA (European Federation of Information Technologies in Agriculture). Në

vitin 2006 do të organizohet në kontinentin amerikan në bashkëpunim me PanAFITA (PanAmerican

Federation of Information Technologies in Agriculture) kështu me radhë. Meqenëse ky është i vetmi

kongres që trajton çështjet e teknologjisë informatike në bujqësi, niveli i punimeve është rritur

shumë dhe konsiderohet si një ngjarje me rëndësi në mjediset akademike e shkencore. Sesioni A,

Model Driven Approach to Agri-cultural Systems, synon të paraqesë punime në fushën e modelimit

të sistemeve bujqësore në këndvështrimin e MDA-së (Model Driven Architecture). Këtë sesion ma

kanë ngarkuar mua dhe do të isha shumë i interesuar që të ketë një prani mbarëshqiptare sa

më të gjerë. Ideja kryesore e sesionit është paraqitja e modeleve me ndihmën e UML-së (Unifi ed

Modeling Language), një standard tashmë i njohur në industrinë e softuerëve, por jo aq shumë në

bujqësi. Kohët e fundit janë bërë përpjekje nga fi rma të ndryshme që të gjenerohet automatikisht i

gjithë kodi në Java, Visual Basic etj., duke u nisur nga një paraqitje e saktë e modelit me ndihmën

e UML-së. E unë mendoj të paraqes një softuer të tillë në këtë kongres. Mendoj se disa anëtarë të

AlbShkencës mund të kontribuonin me sukses në kongres. Niko Qafo, që ka punuar në fushën e

modelimit të azotit/fosforit, besoj se do të jetë një rast i mirë për të paraqitur këtë punë në kongres.

Kolegu Sokrat Sinaj në universistetin e Zyrihut, punimet e të cilit u paraqitën në buletinin e fundit,

mendoj se mund të më ndihmojë për të pasur një sesion të suksesshëm. Edhe zonja Çezarina Kora

në Kanada, që punon në fushën e modelimit të bimëve, është e ftuar gjithashtu. Janë të mirëpritur

të gjithë kolegët shqiptarë që janë të interesuar për këtë veprimtari shkencore, të paraqesin punimet

e tyre. Unë zotohem t’i ndihmoj me sa të kem mundësi në pranimin e studimeve të tyre. Ndoshta

ka mjaft bashkatdhetarë të tjerë që mund të japin kontribut të vlefshëm në këtë kongres, por që unë

nuk kam njohuri për veprimtarinë e tyre dhe të më falin që përmenda vetëm disa emra të personave

që unë njoh. Por edhe studiues të tjerë që ndoshta nuk punojnë drejtpërdrejt në fushën e bujqësisë

mund të marrin pjesë duke paraqitur mundësinë e aplikimeve të tyre në bujqësi.

Petraq Papajorgji

(Petraq@mail.ifas.ufl .edu)

BULETINI ALB-SHKENCA, DHJETOR 2004

35
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

36

* Relacion për projektvendimin “Për krijimin e agjencisë kombëtare të kërkimit dhe teknologjisë”

Qëllimi i këtij projektvendimi është të krijojë kuadrin ligjor për ngritjen e Agjencisë Kombëtare të

Kërkimit dhe Teknologjisë (AKKT) si një institucion publik, me statusin e personit juridik, në varësi të

Këshillit të Ministrave.

Krijimi i AKKT-së bëhet në kuadër të reformës së kërkimit shkencor dhe zhvillimit teknologjik që

ka ndërmarrë kjo qeveri.

Kjo reformë është një ndër përparësitë e qeverisë dhe synon në thelb ndërtimin e një sistemi

modern të shkencës, fuqizimin e kërkimit shkencor dhe zhvillimit teknologjik, si dhe integrimin e tyre

me arsimin e lartë.

Në vijim disa argumente mbi domosdoshmërinë e ngritjes së AKKT-së, përvojat e vendeve të tjera

në fushën e politikëbërjes, promovimit dhe menaxhimit të kërkimit dhe zhvillimit (K & Zh), si dhe disa

shpjegime mbi misionin, detyrat dhe organizimin e AKKT-së.

1. Domosdoshmëria e krijimit të agjencisë.

Nevoja e krijimit lidhet me argumentet e mëposhtme:

a) Shqipëria po rrit me shpejtësi investimet për shkencën dhe teknologjinë dhe kjo kërkon një

menaxhim më të shpejtë, më efecient dhe më profesional të fondeve.

Deri më 2005 Shqipëria ishte vendi evropian me prapambetjen më të madhe në fushën e “investimit

për të ardhmen”, kur është fjala për investimin për inovacionin, kërkimin dhe zhvillimin në teknologji. Në

këtë të fundit, teknologjitë e reja, veçanërisht IT, bioteknologjia, energjia e rinovueshme, bioenergjia,

nanoteknologjia etj., janë në rend të ditës (Programi-kuadër VII i BE-së për kërkimin dhe zhvillimin).

Në rastin e vendit tonë investimi edhe për shkencat e mirëfillta shqiptare përbën përparësi. Përvoja

ka treguar se vendet që kanë investuar me përparësi në kërkim dhe inovacion kanë edhe ritmet më

të larta të zhvillimit ekonomiko–shoqëror. Çdo vonesë në promovimin dhe investimet në këtë fushë

bëhet kërcënuese dhe penguese për zhvillimin tërësor ekonomiko-shoqëror të vendit.

b) Shqipëria ka mundësi të përfi tojë më shumë fonde nga programet e BE-së, veçanërisht nga

FP7, bashkëpunimi bilateral dhe multilateral. Kërkimi, zhvillimi dhe teknologjia kërkojnë investime

të mëdha dhe të shpejta, që për nga vëllimi i tyre nuk mund të përballohen vetëm nga buxheti. Një

burim shumë i rëndësishëm fi nancimi, madje për disa fusha parësore, janë programet dhe projektet

e BE-së. Mungesa e strukturave funksionale, efi kase për sektorë / resorte kaq të rëndësishme, ka

bërë që ne të kemi akses të pamjaftueshëm në shumë programe të BE-së që ofrojnë shumë mundësi

mbështetjeje fi nanciare dhe institucionale.

c) Kërkimi, zhvillimi, teknologjia dhe inovacioni i përkasin si resorte jo vetëm MASH-it, por edhe

shumë ministrive të tjera, si Ministrisë së Ekonomisë, të Bujqësisë, të Punëve Publike, të Mjedisit,

Min. Shëndetësisë dhe Ministrisë së Turizmit.

Pra, kemi të bëjmë me një problematikë ndërministrore, e cila kërkon edhe një koordinim nga

një strukturë ndërministrore nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të kryeministrit. Në këtë vështrim

kërkimi, teknologjia dhe inovacioni duhet të bëhen çështje për të cilën kryeministri është gjithnjë i

mirinformuar.

ç) MASH-i nuk mund të përballojë menaxhimin e kërkimit dhe zhvillimit, sepse, nga njëra anë

nuk ka akses institucional koordinues për ministritë e tjera dhe, nga ana tjetër, asaj do t’i duhej të

përballonte një vlerësim të madh pune në menaxhimin të përditshëm. MASH-it i takon politikëbërja

e lidhur me shkencën. Përvoja 10-vjeçare e ka vërtetuar më së miri pamundësinë e MASH-it për

të përballuar menaxhimin e kërkimit. Rritja e ndjeshme e fondit për shkencën në 3 vitet e fundit u

shoqërua me mosrealizime të theksuara, çka vërteton pamundësinë e kësaj strukture të MASH-it për

ta administruar me efektshmëri këtë fond. Për vitin 2009 fondi për shkencën arrin në rreth milionë

dollarë, gati 2 herë më i madh sesa ai i këtij viti. Mosrealizimi i këtij fondi i kushton shtrenjtë vendit,

pasi frenon zhvillimin e kërkimit.

d) Duhet rritur pjesëmarrja e sektorit privat në mbështetjen fi nanciare të kërkimit dhe zhvillimit, e

cila deri tani është inekzistente. Kjo jo vetëm për shkak se biznesi shqiptar ka qenë në hapat e parë
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

të zhvillimit të tij, por edhe për faktin se deri tani nuk ka ekzistuar asnjë strukturë institucionale ku

biznesi ka qenë pjesëmarrës në vendimmarrje dhe ka ndier edhe detyrimin e kontributit për kërkimin,

zhvillimin dhe teknologjinë. Duhen gjetur rrugë efi kase për të rritur kontributin e sektorit privat për

kërkimin dhe teknologjinë.

dh) Duhet rritur pjesëmarrja e komunitetit akademik shkencor në vendimmarrjen e përdorimit

të fondeve për K&ZH. Praktika e të gjitha vendeve tregon se në promovimin e kërkimit, zhvillimit

dhe teknologjisë, pjesa kryesore e këshillave vendimmarrës, vlerësues dhe monitorues përbëhet

nga përfaqësues të drejtpërdrejtë të komunitetit të shkencëtarëve. Deri tani kjo praktikë te ne ka

qenë shumë pak e zhvilluar dhe vendimet janë marrë shpesh nga administratorët. Vetëm struktura

e Agjencisë, konkretisht pjesëmarrja në shumicë në Këshillin Drejtues të Agjencisë, e mundëson një

pjesëmarrje reale të komunitetit akademik.

e) Duhet hapësira reale e mbështetjes me fonde / fi nancimin e ideve që kanë shkencëtarët shqiptarë.

Një problem aktual është që drejtuesit e fakulteteve dhe universiteteve apo qendrave kërkimore nuk

i krijojnë hapësira reale çdo shkencëtari të paraqesë ide dhe koncepte shkencore, madje në shumë

raste i frenojnë ata. Agjencia, duke pasur si parim kryesor mbështetjen e çdo projekti shkencor që

vlerësohet nga ekspertë të pavarur për vlerat e tij shkencore, bën të mundur që çdo shqiptar që

paraqet një ide me vlera shkencore, të realizojë të drejtën e tij legjitime për ta provuar / hulumtuar

idenë e tij me lirinë e plotë akademike shkencore që i njeh Kushtetuta jonë dhe kuadri ligjor në fuqi.

2. Modelet e strukturave politikëbërëse për kërkimin, zhvillimin dhe teknologjinë

Në praktikën e shumë vendeve, politikëbërja për kërkimin, zhvillimin dhe teknologjinë është e

përqendruar në një ministri ose strukturë të ngjashme me të në formën e një komiteti shtetëror. Një

praktikë e tillë është zbatuar në vendin tonë në mandatin e parë 1992 / 96 si Komitet i Shkencës dhe

më pas, vetëm për një vit, 1996-1997, si Ministri e Arsimit të Lartë dhe Kërkimeve Shkencore. Kjo

haset jo vetëm në vende të mëdha, por edhe në vende relativisht të vogla dhe lidhet me përparësinë

e madhe që i jepet kërkimit, zhvillimit dhe teknologjisë, si lokomotiva e vërtetë e zhvillimit të një vendi.

Por ka edhe vende të tjera, që politikëbërjen e kanë të shpërndarë në disa ministri dhe koordinimi

realizohet drejtërdrejt nën drejtimin e kryeministrit. Këtë model po ndjekim ne aktualisht,ku politikat

e kërkimit, zhvillimit dhe teknologjisë hartohen nga disa ministri, si MASH, METE, MBUK, MPPTT,

MMPAU, MSH, MTKRS dhe finalizohen nga Këshilli i Ministrave në formën e vendimeve dhe ligjeve.

Por aktualisht mungon një strukturë koordinuese pranë kryeministrit ose Këshillit të Ministrave. Për

rrjedhojë efektet janë akoma shumë të segmentuara. Zakonisht rolin e strukturës koordinuese e luajnë

këshillat e politikave, që drejtohen nga kryeministri dhe në të bëjnë pjesë disa ministra, si dhe disa

ekspertë nga komuniteti akademik-shkencor.

Ngritja e Këshillit të Arsimit të Lartë dhe Shkencës ishe një hap i drejtë në drejtimin e duhur dhe ai

mund të mbështesë mirë politikëbërjen në fushën e arsimit të lartë dhe të shkencës. Por ai, me formën

përfundimtare që mori si organ këshillimor për arsimin e lartë dhe shkencën, nuk mund të luajë rol

koordinues ndërministror dhe nuk merr vendime në fushën e kërkimit, zhvillimit dhe teknologjisë.

3. Modelet e strukturave administruese e menaxhuese të kërkimit, zhvillimit dhe teknologjisë

Pothuaj në të gjitha vendet, strukturat administruese e menaxhuese të kërkimit, zhvillimit dhe

teknologjisë janë fondacionet dhe në shumë pak raste Agjencitë Kombëtare. Modelet e fondacioneve

janë përgjithësisht agjenci të pavarura në varësi të ekzekutivit. Ato zbatojnë politikat e zhvillimit të

shkencës dhe teknologjisë dhe, për rrjedhojë, menaxhojnë buxhetin (si grant) i destinuar për kërkimin

shkencor dhe zhvillimin teknologjik. Përveç këtij granti, fondacionet thithin fonde nga burimet e tjera, si

programet internacionale (në këtë rast rëndësi të veçantë paraqet FP 7), si dhe nga sektori privat.

Në projektin e përgatitur është propozuar modeli i agjencisë, si një agjenci publike autonome,

në varësi të Këshillit të Ministrave. Agjencia menaxhon fondet e buxhetit të shtetit, të programeve

internacionale, si dhe të sektorit privat, të destinuara për kërkim, zhvillim dhe teknologji.

37
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Misioni i Agjencisë

Agjencia ka si mision promovimin e kërkimit shkencor dhe zhvillimit teknologjik (më tej: kërkim

dhe zhvillim – K & Zh) në vend, zbatimin e politikave të qeverisë dhe strategjisë së K & Zh, si dhe

koordinimin e këtyre veprimtarive në shkallë vendi.

Detyrat e Agjencisë

Në mënyrë që të realizojë misionin e përcaktuar në nenin 2, Agjencia kryen detyrat kryesore të

mëposhtme:

a) Promovon zhvillimin e K & Zh;

b) Koordinon dhe monitoron veprimtaritë e K & Zh në shkallë vendi;

c) Mbështet teknikisht të gjitha institucionet në fushën e investimeve, në fushën e K & Zh;

ç) Promovon ngritjen e strukturave për K & Zh në të gjitha nivelet.

d) Promovon bashkëpunimin me sektorin privat në fushën e K & Zh;

dh) Promovon, mbështet teknikisht, koordinon dhe monitoron bashkëpunimin bilateral dhe

multilaterale me BE-në, vendet e veçanta dhe organizatat e huaja në fushën e K & Zh;

e) Bashkëpunon me ministritë dhe institucionet e tjera për përgatitjen e strategjisë së K & Zh;

ë) Bashkëpunon me institucionet ekzekutive dhe legjislativin, si edhe institucionet e tjera në

përmirësimin dhe plotësimin e kuadrit të nevojshëm ligjor dhe nënligjor për K & Zh;

f) Përkujdeset për K & Zh në fushat më kryesore për ekonominë dhe shoqërinë shqiptare;

g) Implementon politikat e qeverisë për mbështetjen me përparësi të shkencëtarëve më të

kualifi kuar dhe grupeve kërkimore mësimore më të suksesshme në K & Zh;

gj) Zbaton politikat e qeverisë për nxitjen e pjesëmarrjes së studentëve dhe shkencëtarëve të rinj

në K & Zh;

h) Zbaton politikat nxitëse për kthimin e trurit dhe rritjen e angazhimit të diasporës inelektuale

shqiptare në arsim, K & Zh dhe zhvillimin e gjithanshëm të vendit;

i) Krijon dhe pasuron në mënyrë të vazhdueshme bazën e të dhënave, analizave dhe dokumentacionit

të sistemit të K & Zh.

Pjesëmarrja e fi nancuesve në vendimmarrje realizohet përmes përfaqësuesve të tyre në Bordin

Drejtues të Agjencisë, i cili është organi vendimmarrës i Agjencisë. Bordi përbëhet nga:

- 4 përfaqësues të përzgjedhur nga komuniteti akademik shkencor;

- 4 përfaqësues të dërguar nga ekzekutivi;

- Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë;

Funksionet kryesore të bordit janë si më poshtë:

a) Përcakton objektivat e përgjithshëm të veprimtarisë së Agjencisë;

b) I propozon organit të emërtesës buxhetin dhe miraton të ardhurat e Agjencisë;

c) Miraton shpërndarjen e fondeve për fushat e ndryshme të shkencës, programet dhe marrëveshjet

e bashkëpunimit për K & Zh;

ç) Vlerëson veprimtarinë e Agjencisë;

d) Miraton raportin e veprimtarisë së Agjencisë që i dërgohet Këshillit të Ministrave dhe bëhet publik;

dh) I propozon kryeministrit emërimin dhe shkarkimin e Drejtorit të Agjencisë;

e) Përzgjedh drejtorët e departamenteve të Agjencisë;

ë) Miraton komisionet e fushave të shkencës në bazë të propozimeve, siç parashikohet në

pika 8, 9, 10 dhe 11 të këtij vendimi.

Drejtimi i përditshëm i Agjencisë realizohet nga Drejtori Ekzekutiv, i cili propozohet nga Bordi i

Agjencisë dhe emërohet nga kryeministri. Drejtori mbështetet nga Administrata e Agjencisë e përbërë

prej 15 nëpunësish me kualifi kim të mirë, së paku master, dhe me njohuri shumë të mira në anglisht

dhe në një gjuhë tjetër perëndimore.

Drejtori harton raportin vjetor, i cili, pasi miratohet nga Bordi i Agjencisë, i dërgohet Këshillit të

38
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Ministrave. Agjencia ka buxhet më vete. Të gjitha aktet ligjore ose nënligjore Agjencia i propozon

përmes kryeministrit ose zëvendëskryeministrit.

Agjencia mund të ngrihet si strukturë brenda një viti dhe mund të fi llojë veprimtarinë e saj të

plotë në fi llim të vitit 2009. Ky do të ishte një sinjal shumë i rëndësishëm politik që jep qeveria për

realizimin e objektivave politikë në fushën e kërkimit të zhvillimit dhe teknologjisë.

Kryeministri

SALI BERISHA

Tema

8. Teksti

informuesparaqitës.

Relacioni

(ora II)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të përdorë relacionin në situata të caktuara;

a. të dallojë strukturën e një modeli relacioni;

b. të vëzhgojë anën grafi ke të një relacioni për të zbuluar elementet përbërëse.

Materialet dhe mjetet mësimore

Teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 11”, lloje të ndryshme tekstesh informueseparaqitëse,

relacione, shkumësa me ngjyra, tabela.

Konceptet kryesore:

Struktura e një relacioni, grafi kë, të dhëna, informacione.

Struktura mësimore: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë Veprimtaritë Organizimi

Parashikimi Punë e drejtuar Diskutim i ideve Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Tabela T, kodimi i tekstit Të lexuarit ndërveprues Punë me klasën

Përforcimi Fleta e specifi kimit Ndërtim i shprehive studimore Punë në individuale

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Parashikimi. Punë e drejtuar

- Mësimi nis me plotësimin e anketës që është në faqen 34, ushtrimi A.

- Pasi plotësohet anketa individualisht nga nxënësit, ngrihet për çdo rresht një

grup nxënësish që nxjerr rezultatet e anketimit të grupit dhe në fund të klasës, të cilat

shënohen në tabelë.

Ndërtimi i njohurive. Tabela T, kodimi i tekstit

Pas këtij diskutimi mësuesi udhëheq punën e nxënësve me anë të pyetjeve të tilla.

- Cili është titulli i relacionit?

Vende të pasura dhe të varfra.

- Cili është qëllimi i relacionit?

Të analizojë raportet e zhvillimit të shoqërisë midis të pasurve dhe të varfërve.

- A mund të përcaktoni konkretisht cila është hyrja/ zhvillimi i relacionit/ mbyllja?

Hyrja: Në fi llim të shekullit të tretë pjesa më e …

39
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Zhvillimi: Të dhënat mbi shpërndarjen e pasurive …

Mbyllja: Mund të ndodhë në vende me të ardhura…

- Cila është çështja për të cilën fl et relacioni?

Pjesa më e madhe e njerëzimi jeton në kushte të këqija…

- Cilat janë disa nga të dhënat ekzistuese të këtij fakti?

20% e popullsisë botërore, e cila është e përqendruar në vendet e pasura, zotëron

87% të të ardhurave botërore….

- Cilat janë disa nga të dhënat që kanë dalë si rezultat i kërkimit?

Nëse bëjmë një krahasim mbi disa konsume, duke shqyrtuar një të pestën më të

pasur me një të pestën më të varfër …

- Në çfarë përfundimi është arritur?

Mund të ndodhë që në vende me të ardhura të barabarta të kenë nivel të ndryshëm

zhvillimi…

- Vëzhgoni grafi kët. Ç’ pjesë të informacionit ilustrojnë ata?

Informacioni që grafi kët paraqesin ilustron me anë të shifrave studimin e bërë, duke

e dhënë më të qartë dhe strukturuar nga ana vizuale informacionin e dhënë me fjalë.

- Si është kjo paraqitje grafi ke?

Paraqitja grafi ke është e pasur me tabela, grafikë dhe harta, të cilat të japin mundësi

të kuptosh dhe interpretosh më mirë informacionin.

- Si janë realizuar komponentët e relacionit nga ana logjike dhe gjuhësore?

Të gjithë përbërësit janë renditur sipas një koherence logjike dhe stilstike, njëkohësisht

kemi një gjuhë të përdorur korrekte.

Nxënësit shënojnë me rreth elementet e përmbajtjes së relacionit dhe nënvizojnë

elementet që kanë të bëjnë me formën.

Mësuesi diskuton me nxënësit për rezultatet dhe i shënojnë në një tabelë të tillë.

Elemente të përmbajtjes

Elemente të formës

Përforcimi. Fleta e specifi kimit

Është një teknikë që përdoret në procesin e të shkruarit.

Përpara se të përgatitin materialin që nxënësit kanë për

të shkruar, ata përgatitin një listë me idetë që duhet të

përmbajë materiali që do të përgatisin. Fleta e specifikimit

do të përdoret më vonë nga nxënësit në mësim, si mjet

vlerësimi që përmban një grup kriteresh të cilësisë, kur

ata të praktikojnë vlerësimin e punës së njëri-tjetrit për

materialet e shkruara prej tyre.

Mësuesi/ja shtron para nxënësve disa çështje, për të cilat ata mund të shkruajnë

një relacion, si:

1. Vlerat e kuzhinës tradicionale shqiptare

2. Punësimi i të miturve në Shqipëri (në vitin 2007 ose edhe sot)

3. Gjendja e mjedisit të shkollës dhe perspektivat për të ardhmen.

4. Mbarëvajtja mujore e shitjes së librave në librarinë e lagjes suaj.

40

Nxënësit hedhin idetë e tyre për temat që trajtojnë. Për të plotësuar kërkesat për
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

informacion ata drejtohen nga mësuesi/ja për të zgjidhur ushtrimin B 1 dhe 2, të

f. 34, të cilët i orientojnë nxënësit se si dhe ku duhet të drejtohen për të kërkuar

dhe zgjedhur informacion.

Nxënësit do të vjelin materialet e nevojshme në burimet e orientuara dhe orën

e ardhshme do të punojnë në klasë për përgatitjen e relacionit sipas temës së

përzgjedhur.

Detyrë shtëpie. Mbledhja e materialeve për të përfunduar shkrimin e relacionit në klasë.

Tema

9. Teksti

informuesparaqitës.

Relacioni

(ora III)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të përdorë relacionin në situata të caktuara;

• të analizojë elementet e një relacioni;

• të shkruajë relacionin duke shfrytëzuar materialin e parapërgatitur dhe

skemat e strukturës së relacionit.

Materialet dhe mjetet mësimore

Teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 11”, lloje të ndryshme tekstesh informueseparaqitëse,

relacione, shkumësa me ngjyra, tabela.

Konceptet kryesore:

Struktura e një relacioni, ana grafi ke, fakte, të dhëna.

Struktura mësimore: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë Veprimtaritë Organizimi

Parashikimi Punë e drejtuar Diskutim i ideve Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive

Shkrimi i lirë Punë individuale Punë individuale

Përforcimi

Fleta e specifi kimit

Ndërtim i shprehive studimore

Punë me klasën

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Parashikimi. Punë e drejtuar

Mësimi nis me diskutimin e hapave që kanë ndjekur nxënësit për të siguruar

materialet e nevojshme për t’u parapërgatitur për të shkruar relacionin.

Plotësohen ushtrimet 3, 4 dhe 5 të faqes 35.

Këto ushtrime do t’i ndihmojnë nxënësit të përcaktojnë qartë qëllimin e relacionit dhe

skema e dhënë tek ushtrimi 5 i ndihmon nxënësit për të sistemuar edhe më mirë materialet.

Ndërtimi i njohurive. Shkrimi i lirë

Nxënësit shkruajnë në mënyrë individuale relacionin. Kjo fazë, së cilës i lihet kohë

e mjaftueshme, mund të organizohet edhe punë në grup.

Përforcimi. Fleta e specifi kimit

Disa nxënësit i lexojnë relacionet e mbaruara përpara klasës, bëhet diskutimi rreth

vlerave dhe mangësive që ato kanë.

Detyrë shtëpie. U lihet si detyrë nxënësve që ta korrigjojnë punën e bërë dhe ta dizajnojnë duke e

plotësuar edhe me material të pasur fi gurativ, për ta paraqitur orën e ardhshme para klasës.

Parapërgatitje: Procesverbali. Sillni në klasë procesverbale të ndryshme.

41
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Tema

10. Teksti

informuesparaqitës.

Procesverbali

(Ora 1)

Materiale ilustrative

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të identifikojë procesverbalin dhe ta përdorë atë në situata të caktuara.

a. të shpjegojë se ç’është dhe përse përdoret procesverbali;

b. të dallojë strukturën në një model procesverbali;

c. të vëzhgojë anën grafi ke të një procesverbali për të zbuluar elementet

përbërëse;

ç. të analizojë elementet gjuhësore të një procesverbali.

Materialet dhe mjetet mësimore

Teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 11”, lloje të ndryshme tekstesh informueseparaqitëse,

procesverbale, shkumësa me ngjyra, tabela.

Republika e Kosovës

Republika Kosovo-Republic of Kosovo

Kuvendi - Skupština - Assembly

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji,

Kulturë, Rini e Sport

Mbledhja nr. 51

Prishtinë, më 07.07.2010 në orën 13:00

Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës

Salla nr. C- 203

P R O C E S V E R B A L

i mbledhjes së Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport

Në mbledhje morën pjesë: Arsim Rexhepi, kryetar; Drita Kadriu, Enis Kervani, Adem

Hajdaraj, Donika Kadaj –Bujupi, Heset Çakolli, Ismajl Kurteshi dhe Dragan Dimiq.

Mungoi Mark Krasniqi.

Nga sekretaria e Kuvendit mori pjesë Lule Ymeri dhe Shaip Goxhuli

Mbledhjen e udhëhoqi: Arsim Rexhepi, kryetar i Komisionit.

42

Për këtë mbledhje është paraparë ky rend dite:

1. Miratimi i rendit të ditës.

2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më 24.06.2010.

3. Shqyrtimi i shkresës së Fakultetit të Edukimit për mosregjistrimin e studentëve në

Fakultetin e Edukimit në Prizren dhe Gjilan.

4. Të ndryshme

Kryesuesi konstatoi se janë plotësuar kushtet për fi llimin e mbledhjes.

1. Miratimi i rendit të ditës

Rendi i ditës u miratua pa vërejtje.

2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më 24.06.2010.

Procesverbali i mbledhjes së datës 24.06.2010 u miratua pa vërejtje.

3. Shqyrtimi i shkresës së Fakultetit të Edukimit për mosregjistrimin e

studentëve në Fakultetin e Edukimit në Prizren dhe Gjilan.

Kryesuesi tha se, sipas shkresës së Fakultetit të Edukimit dërguar Komisionit, gjatë këtij viti

akademik nuk do të ketë regjistrim të studentëve ne Fakultetin e Edukimit në Prizren dhe në Gjilan.

Ai tha se lidhur me këtë shkresë ne si Komision duhet të dalim me një rekomandim për këtë çështje

dhe konsideron se ky qëndrim për mosregjistrim është i paarsyeshëm dhe nuk i kontribuon çështjes

në përgjithësi.
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Heset Cakolli tha se shkresa drejtuar komisionit për mosregjistrim të studentëve në Fakultetin e Edukimit

në Gjilan e Prizren bie në kundërshtim me marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe UPsë

në njërën anë dhe, në anën tjetër, Kuvendin Komunal të Prizrenit, dhe kërkoi që të sqarohen detajet dhe

arsyet rreth këtij qëndrimi të marrë për mosregjistrim të studentëve në këtë vit akademik. Ai kërkon sqarim

lidhur me këtë çështje nëse është marrë vendim dhe kush e ka nxjerrë atë.

Enis Kervani tha se lidhur me këtë çështje, nuk ka informacione të sakta dhe nga takimet me delegacionet

në Prizren nga senati i Universitetit të Prishtinës është marrë vendim që të vazhdohet regjistrimi i studentëve

në Prizren. Ai mendon se çështja e regjistrimit të studentëve është më tepër politike dhe lidhur me këtë

duhet pritur vendimi mbi procesin e akreditimit, i cili pritet që së shpejti të publikohet. Ai mendon se hapja

e Universitetit të Prizrenit, Kosovën e ngre në një nivel ndërkombëtar edhe nga fakti se rektori që pritet të

zgjidhet të jetë nga radhët e ndërkombëtarëve.

Adem Hajdaraj tha se në fi llimisht janë informuar lidhur me një marrëveshje mirëkuptimi, përmes së

cilës Fakulteti i Edukimit duhet t’i ofrojë hapësirë pune Universitetit të Prizrenit dhe ndërkohë kanë ardhur

informacionet që të mos pranojnë studentë të rinj në këtë vit akademik në Fakultetin e Edukimit në Gjilan e

Prizren. Senati i UP-së ka marrë vendim që të vazhdohet me pranimin e studentëve të rinj, ndërkohë që rektori

është shprehur se kjo çështje ende nuk është përfunduar. Ai kërkon që komisioni të dalë me një rekomandim

që të përkrahet Fakulteti i Edukimit, në mënyrë që të mos shkohet deri në mbylljen e Fakultetit të Edukimit në

Prizren e Gjilan.

Donika Kadaj – Bujupi tha se komisioni duhet t’i dijë arsyet lidhur me këtë çështje dhe për këtë kërkoi të

sqarohen rrethanat e kësaj çështjeje.

Drita Kadriu tha se lidhur me këtë çështje ndihet e rezervuar, ngaqë komisioni nuk posedon ndonjë

dokument apo vendim, i cili parasheh mbylljen e këtyre institucioneve.

Ajo tha se mund të zvogëlohet numri i studentëve, por asesi të mbyllet një njësi akademike.

Ismail Kurteshi lidhur me këtë çështje tha se, “Ne si komision duhet të bazohemi në informacione të sakta

dhe më pas të marrim një rekomandim mbi bazën e këtyre informacioneve. Lidhur me këtë çështje komisioni

duhet t’i ftojë zyrtarët përgjegjës, prej të cilëve do të marrë informacione të sakta”.

Komisioni vendosi që për mbledhjen e ardhshme, më dt.13.07.2010, të diskutohet kjo çështje dhe të

ftohen përfaqësuesit e kolegjiumit të drejtorive të arsimit.

4. Të ndryshme

Donika Kadaj – Bujupi: Të kërkoj sqarim lidhur me atë se a i është dërguar Republikës

Turke ndonjë shkresë sipas kërkesave të komisionit gjatë vizitës ditë me parë në Turqi?

Kërkesa e komisionit ka qenë që për studentët tanë të ndahen bursa për studime, Master e Doktoraturë,

gjë që shteti turk ka shprehur gatishmëri për ndarjen e bursave të tilla dhe ne tani duhet të materializojmë këtë

marrëveshje gojore, pasi edhe koha është mjaft e shkurtër dhe viti akademik fi llon shumë shpejt.

Arsim Rexhepi, kryetar, tha se ka përgatitur një letër falënderimi, e cila është në fazën e përkthimit dhe së

shpejti do t’u dërgohet autoriteteve turke.

Në këtë pikë u diskutua edhe lidhur me organizimin e konferencës ndërkombëtare, e cila planifi kohet të

mbahet gjatë muajit tetor të këtij viti në Prishtinë.

Komisioni vendosi që t’i drejtohet Kryesisë së Kuvendit me kërkesë, që të mbulohet një pjesë e shpenzimeve

për mbajtjen e Konferencës Ndërkombëtare të Arsimit.

Mbledhja e ardhshme mbahet më dt.13.07.2010, në ora 11:00, ku do të ftohen

përfaqësuesit e Kolegjiumit të Drejtorive të Arsimit dhe do të debatohet lidhur me

Shkresën e Dekanatit të Fakultetit të Edukimit.

Mbledhja e Komisionit përfundoi nё orën 14:30.

Përgatiti: Njësia për Mbështetjen e Komisionit

KRYETARI I KOMISIONIT

Arsim Rexhepi

43
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Modele të ndryshme të një formati procesverbali gjyqësor:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

P R O K U R O R I A PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË (______________)

PROCESVERBAL

Për heqjen dorë nga e drejta e ankimit

Në __________, viti____, muaji________, data _______, ora_____.

Unë ___________________, ofi ceri i Policisë Gjyqësore, pranë ________________________,

në bazë të nenit 285 të K.Pr.Penale, mbaj këtë procesverbal për heqjen dorë nga e drejta e ankimit,

të bërë me gojë nga i dëmtuari: _________________________,i biri i ________________ dhe i __

___________, lindur më __________________, banues në ___________________________,me

kombësi ________________,shtetësi_______________, mbajtës i dokumentit identifi kues ______

________ nr.___________.

Të dëmtuarit iu shpjegua se heqja dorë me afat ose me kusht nuk është e vlefshme. Me vullnetin

e tij të lirë, i dëmtuari deklaroi si më poshtë për arsyet e heqjes dorë nga e drejta e ankimit:

I dëmtuari deklaroi se heq dorë edhe nga padia civile në procesin penal.

Procesverbali i ankimit të të dëmtuarit lexohet dhe nënshkruhet nga pjesëmarrësit, pa vërejtje.

I dëmtuari Ofi ceri i Policisë Gjyqësore

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

P R O K U R O R I A PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË (________________)

PROCESVERBAL

Për kallëzimin e veprës penale

44

Unë____________________________, ofi cer i Policisë Gjyqësore pranë ________________

_____________________, në bazë të nenit 303 pika 2 germa “a” dhe 283 të K.Pr.Penale, mbaj

këtë procesverbal për kallëzimin me gojë të veprës penale nga shtetasi: ___________________,

i biri i___________________ dhe ___________________,i datëlindjes ____.___._____, lindur në

__________________, banues në _________________, me kombësi___________ e shtetësi ____

________, me gjendje gjyqësore _____________, me arsim _________, gjendje civile _________,

mbajtës i dokumentit identifi kues ___________, nr.__________.

Kallëzuesit iu shpjegua përgjegjësia penale në rast kallëzimi të rremë sipas nenit 305 të Kodit Penal.
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Me vullnetin e tij të lirë kallëzuesi:

D E K L A R O I

________________________Procesverbali i kallëzimit të veprës penale lexohet dhe nënshkruhet

pa vërejtje.

` Kallëzuesi Ofi ceri i Policisë Gjyqësore

Konceptet kryesore:

Procesverbal, strukturë, procesverbalit, paraqitje grafi ke e procesverbalit.

Struktura mësimore: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë Veprimtaritë Organizimi

Parashikimi Diskutim i njohurive paraprake Diskutim i ideve Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Tabela T/Kodimi i tekstit Të lexuarit ndërveprues Punë në dyshe

Përforcimi Lexim me kodim të tekstit Ndërtim i shprehive studimore Punë në individuale

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Parashikimi. Diskutim për njohuritë paraprake

Mësuesi/ja e nis mësimin me detyrën e shtëpisë. Bëhet vlerësimi për paraqitjen grafi ke të

relacioneve më të mira. Më pas u shpërndahen nxënësve procesverbale të ndryshme. Lexojnë

disa nga tekstet dhe mësuesi/ja drejton pyetjen:

- Ç’lloj tekstesh janë?

Përgjigjet e nxënësve mund të jenë nga më të ndryshmet, tekst informues–paraqitës, procesverbal etj.

Përqendrohet vëmendjen e nxënësve te koncepti i procesverbalit dhe kërkohet nga nxënësit

që, me anë të teknikës stuhi mendimesh, të sjellin idetë e tyre rreth tij. Më pas në tabelë së

bashku me nxënësit mësuesi/ja plotëson organizuesin grafi k.

përmban të dhëna të sakta

tekst informues-paraqitës sintetik

mbahet gjatë një mbledhjeje

për zhvillimin e një procesi gjyqësor

dëshmon fakte

Procesverbali

në fund të një inventari

shërben si dëshmi

në një aksident automobilistik

regjistron ngjarjet

mbahet nga punonjësit e policisë etj.

Pasi hedh së bashku me nxënësit në tabelë këto veçori, u lë kohë atyre të identifi kojnë llojin e

veprimtarisë në të cilën janë mbajtur procesverbalet e sjella në klasë nga nxënësit.

45
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Ndërtimi i njohurive. Tabela T/Kodimi i tekstit

Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të përqendrohen në tekst, ku janë dhënë veçoritë e

një procesverbali, mënyra e hartimit të tij, si dhe struktura.

Nxënësit punojnë në dyshe dhe diskutojnë me njëri-tjetrin mbi këto veçori, duke

shënuar në tekst aspekte të ndryshme të strukturës së procesverbalit duke ilustruar nga

modeli i dhënë në libër.

Mësuesi/ja u kërkon të vendosin simbole të caktuara, kur ndeshin elementet e

strukturës dhe të përmbajtjes: P.sh.: simbolet Ο,⊗, ⊕ kur hasin aspekte të strukturës,

dhe nënvizime, kur kanë të bëjnë me elemente të përmbajtjes. Mësuesi/ja ndjek me

vëmendje procesin e të lexuarit dhe të kodimit të tekstit. Më pas drejton punën e

nxënësve duke drejtuar pyetje të tilla, duke marrë përgjigjet e nxënësve të ilustruara

me shembuj:

- Cila është struktura e procesverbalit?

Procesverbali ka hyrje, zhvillim dhe përfundim.

• Hyrja: Ditën e 14 nëntorit 2007, në sallën e mësuesve u mblodh senati i shkollës.

• Zhvillimi: Pika e parë e rendit të ditës. Raporton zëvendëspresidenti i senatit.

• Përfundimi: Pasi përfundoi rendi i ditës, nënpresidentja e shpalli të mbyllur seancën

në orën 16.30.

- Cilat janë të dhënat e shënuara në pjesën e tij të parë?

Në pjesën e parë të tij shënohen:

• data, vendi dhe ora e mbledhjes. (Ditën e 14 nëntorit 2007 në sallën e mësuesve.)

• Organi që mblidhet (senati i shkollës).

• Rendi i ditës (rezultatet e arritura gjatë semestrit të parë; programi i ekskursioneve

mësimore; parashtrime të ndryshme (sipas rastit).

• Përbërja e organit që mblidhet:

-Kush është i pranishëm? (Gjithë senatorët, presidentja, mësuesit e ftuar...)

-Kush mungon? (S’ka mungesa.)

-Kush drejton? (Presidentja.)

-Cili mban procesverbalin (Sekretare për mbajtjen e procesverbalit u zgjodh ...)

• Deklarimi i fillimit të mbledhjes (Presidentja, pasi verifi koi praninë e të gjithë

senatorëve dhe të ftuarve, e deklaroi mbledhjen të hapur.)

- Çfarë përmban një procesverbal në zhvillimin e tij?

• Në pjesën e zhvillimit bëhet shtrimi i argumentit nga drejtuesit ose nga ndonjë

anëtar tjetër i organit. (Raporton zëvendëspresidenti i senatit. në raportin e tij paraqiten

arritjet e çdo klase.)

• Diskutim dhe ndërhyrje që bëhen nga të pranishmit (Kush flet dhe çfarë thotë.

P.sh.: Pyetje nga senatori i klasës I B: cila klasë ka pasur arritjet më të mira? Përgjigjet.

Diskutime - senatori i klasës së III C dhe profesor Bregu mbështetën.)

• Paraqitja e projektvendimeve dhe procedurat e miratimit: diskutimi, votimi dhe

shpallja e vendimit të marrë. (Senatori i klasës së IIIA i propozon senatit ekskursionet e

46
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

mëposhtme. Anëtarët e senatit miratojnë njëzëri.)

- Çfarë përmban përfundimi i procesverbalit?

• Miratimi i planit për veprimtaritë ndërmjet dy mbledhjeve

• Deklarimi i përfundimit të mbledhjes (Pasi u shqyrtuan të gjitha pikat e rendit të`

ditës, nënpresidentja e shpalli seancën të mbyllur.)

• Përcaktimi i orës, kur përfundoi mbledhja.(në orën 16.30)

Pas këtyre hapave shënohen në tabelën T të dhënat që kanë të bëjnë me strukturën

dhe përmbajtjen e procesverbalit:

Elemente të formës

Elemente të përmbajtjes

Përforcimi. Lexim me kodim teksti.

Nxënësit lexojnë individualisht tekstin e ushtrimit 7, f. 37 dhe duke vënë shenja për

çdo element të strukturës së procesverbalit.

Në fund diskutojnë së bashku për të dhënat që përmban ky procesverbal duke e

krahasuar me strukturën e mësuar.

Në këtë fazë të mësimit bën konkluzionet për orën dhe vlerëson me notë.

Parapërgatitje: Sillni në klasë procesverbale të shkuara me raste të ndryshme: për

dorëzimin e materialeve, për dëme të shkaktuara nga makinat në rrugë etj.

Tema

11. Teksti

informuesparaqitës.

Ushtrime:

Procesverbali

(Ora 2)

Objektivat: Në fund orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të përdorë teknikat e shkrimit të një procesverbali;

• të shkruajë një procesverbal sipas hapave të përcaktuar.

Materialet dhe mjetet mësimore

Teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 11”, lloje të ndryshme tekstesh informues-paraqitës,

shkumësa me ngjyra, tabela.

47
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Modele procesverbalesh

Republika e Kosovës

Kuvendi

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji,

Kulturë, Rini e Sport

Mbledhja nr. 40

Prishtinë, më 18.02. 2010 në orën 11:00

Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës

Salla nr. N- 225

P R O C E S V E R B A L

i mbledhjes së Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport

Në mbledhje morën pjesë: Drita Kadriu, Arsim Rexhepi, Heset Cakolli dhe Enis Kervan

Munguan: Donika Kadaj -Bujupi, Memli Krasniqi, Mark Krasniqi dhe Dragan Dimiq.

Nga sekretaria e Kuvendit morën pjesë: Lule Ymeri dhe Drita Çarkaxhiu.

Në mbledhje prezantuan: pёrfaqёsuesi i OSBE-sё, i NDI-së, pёrfaqёsuesi nga Presidenca dhe

përfaqësuesi nga mediet e Kuvendit si dhe praktikantë të caktuar për Komisionin.

Mbledhjen e udhëhoqi: Drita Kadriu zv. kryesuese e parë e Komisionit.

Për këtë mbledhje është paraparë ky rend dite:

1. Miratimi i rendit të ditës,

2. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së komisionit, të mbajtur më 26 janar 2010,

3. Diskutim rreth vizitave të komisionit në institucionet e kulturës

4. Të ndryshme

Kryesuesja, konstatoi se janë plotësuar kushtet për fi llimin e mbledhjes.

1. Miratimi i rendit të ditës

1. Rendi i ditës u miratua nga anëtarët e Komisionit.

2. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së datës 26.01.2010.

Kryesuesja konstatoi se, pasi shumica e anëtarëve të Komisionit mungojnë, miratimi iprocesverbalit

të mbledhjes së datës 26.01.2010 shtyhet për mbledhjen e ardhshme.

3. Diskutim rreth vizitave të komisionit në institucionet e kulturës

48
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Kryesuesja tha se në pajtim me detyrat dhe përgjegjësitë që i ka të përcaktuara me Rregulloren

e Punës së Kuvendit dhe në pajtim me planin e punës së Komisionit janë paraparë vizita me karakter

pune në institucionet e vendit me qëllim të marrjes së informacioneve më të sakta lidhur me çështjet

aktuale në fushë veprimtarinë e Komisionit.

Anëtarët e Komisionit u pajtuan që të vizitohen institucionet e kulturës.

Kryesuesja konstatoi se Komisioni me shumicë votash nxori ketë:

PËRFUNDIM

Të hënën më datë 22.02.2010 në orën 10,00 anëtarët e Komisionit të bëjnë vizitë pune në

Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Të njëjtën ditë në orën 11,00 të vizitohet Teatri Kombëtar me qëllim të njohjes së përafërt me

çështjet aktuale në këtë lëmi.

4. Të ndryshme

Mbledhja e ardhshme e Komisionit u caktua të mbahet të martën më 23. 02.2010 në orën 11,00,

ku do të debatohet rreth vizitës së Komisionit në Institucionet e kulturës.

Mbledhja e Komisionit përfundoi nё orën 11: 30.

Përgatiti: Njësia për Mbështetjen e Komisionit

Kryesuesja e Komisionit,

Drita Kadriu

Struktura mësimore:

Fazat e strukturës Strategjitë Veprimtaritë Organizimi

Parashikim Ditari dypjesësh Diskutim i ideve Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Shkrimi i lirë Punë individuale

Përforcimi

Diagrami i Venit Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Parashikimi. Ditari dypjesësh

Mësimi nis me detyrën e shtëpisë. Nxënësit lexojnë disa nga procesverbalet që kanë

gjetur dhe, pasi diskutojnë me njëri-tjetrin, i klasifi kojnë sipas qëllimit që janë mbajtur.

Klasa ndahet në grupe, sipas llojeve të procesverbaleve, dhe më anë të ditarit

dypjesësh, bëjnë analizën strukturore të tyre.

Pas plotësimit të tabelës, mësuesi/ja konsulton me nxënësit përcaktimin e kësaj

strukture plotëson mendimin e tyre dhe shënon në tabelë duke diskutuar me ta se çfarë

i mungon e çfarë ka ndryshe ky procesverbal nga modeli i strukturës që kemi parë.

Procesverbali ka të shënuar:

- që në fillim datën, vendin dhe orën e zhvillimit të organit që mblidhet në këtë rast

është kongresi.

49
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

- Nuk ka të shënuar rend të ditës, paraqet të pranishmit (delegatët),

përcakton kush drejton (Mithat Beu etj.).

- Në fund shënon emrat e atyre që mbajnë procesverbalin.

- Jepet hapja e mbledhjes dhe personi që mban fjalën i pari (shtrimi i

çështjes nga ana e tij).

- Diskutimet e të pranishmëve dhe citime nga fjala e tyre. mënyrën si organizohet

votimi (nga çdo zonë qenë dy delegatë, vendi që pati dërguar një kishte të drejtën e dy

votave) dhe vendime për çështje të ndryshme (u pranua me votë që z Gj. D. Qiriazi të

ishte presidenti veprues gjersa të vinte M. beu).

- Nuk përcaktohen detyra e plane për të ardhmen.

- Nuk deklarohet mbledhja e mbyllur.

- Jepet harku kohor i përfundimit të seancës.

Zhvillimi i mësimit. Shkrimi i lirë

Është një teknikë ku nxënësit i jepet rreth 5-10 minuta

kohë të shkruajnë sa më shumë të munden për një

temë. Nxënësit nuk duhet të shqetësohen për anën

drejtshkrimore, por vetëm për idetë. Nxënësve duhet

t’u jepet mundësia të për t’i ndarë idetë e tyre me të

tjerët.

Pasi rikujtohet struktura e procesverbalit dhe sillen shembuj të llojeve të ndryshme të procesverbaleve,

nxënësit shkruajnë individualisht një lloj procesverbali.

Mësuesi/ja e drejton vëmendjen e nxënësve tek ushtrimi 11. Nxënësve u kërkohet të

hartojnë një procesverbal me këtë problematikë:

- Të blihet apo jo një televizor tjetër?

- Të lyhet apo jo shtëpia?

- Të lejohen apo jo fëmijët të mbahen çelësat e shtëpisë

Model përgjigje:

P R O C E S V E R B A L

i mbledhjes së këshillit familjar.

Mbajtur në Tiranë, më 11.03. 2010 në orën 11:00

Shtëpia e familjes Doko

Në mbledhje morën pjesë: Drita Doko (nëna), Fatos Doko (babai), Blerta dhe Enis Doko

(fëmijët),Marie Doko (gjyshja)

Munguan: Hasim Doko (gjyshi)

Mbledhjen e udhëhoqi: F Doko, kryefamiljari

Për këtë mbledhje është paraparë ky rend dite

- Të blihet apo jo një televizor tjetër?

- Të lyhet apo jo shtëpia?

- Të lejohen apo jo fëmijët të mbahen çelësat e shtëpisë

Diskutim rreth çështjeve që na shqetësojnë

Kryefamiljari konstatoi se janë plotësuar kushtet për fi llimin e mbledhjes.

1. Miratimi i rendit të ditës

50
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

1. Rendi i ditës u miratua nga pjesëmarrësit.

2. Diskutim rreth çështjeve të rendit të ditës.

Kryefamiljari tha se të dy prindërit kanë vendosur të blejnë një televizor të ri për dhomë e

fëmijëve. po kështu kanë vendosur të lyejnë shtëpinë, pasi të kthehen nga pushimet, ndërsa

për t’u lejuar fëmijëve të mbajnë çelësat e tyre nuk u ra dakort pasi,nëna kishte merak se mos i

humbnin, njëkohësisht për aq kohë sa është gjyshja në shtëpi kjo gjë nuk ishte e nevojshme.

Në diskutim Blerta u shpreh se nuk ishte dakord që fëmijët të mos mbanin çelësin e shtëpisë,

pasi shpesh herë u duhej të prisnin te dera e shtëpisë, sepse gjyshja nuk ndodhej në shtëpi.

PËRFUNDIM

U vendos që të hënën e ardhshme do të blihej televizori i ri. Në fund të muajit do të lyhej shtëpia,

ndërsa për problemin e fundit anëtarët e familjes miratuan njëzëri kërkesën e Blertës.

Kryefamiljari e deklaroi mbledhjen të mbyllur, pasi përfundoi rendi i ditës

Mbledhja përfundoi në orën 11: 30

Sekretari

Enis Doko

Lexohen disa nga punimet e nxënësve dhe njëkohësisht bëhet vlerësimi i punës së njëri-tjetrit.

Në fund të orës mësuesi/ja bën konkluzionet e orës dhe vlerëson me notë.

Përforcimi. Diagrami i Venit

Lexohen disa nga procesverbalet dhe bëhet vlerësimi i punës së nxënësve.

Relacioni

-punim kërkimor,

shkencor, historik, letrar

-ka strukturë të veçantë

-hartohet për të dëshmuar

-regjistron e dëshmon përsa ndodh

-ka strukturë të veçantë

Procesverbali

tekste informative- paraqitëse

elemente të vëzhguara dhe të jetuara

të dhëna të sakta

Detyrë shtëpie: parapërgatitje letra zyrtare.

51
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Tema

12. Letra

zyrtare

(Ora I)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të identifikojë letrën zyrtare si lloj i tekstit informues dhe ta përdorë atë.

a. Të bëjë dallimin ndërmjet llojeve të ndryshme të letrave zyrtare;

b. të vëzhgojë paraqitjen grafi ke të letrës zyrtare për të dalluar strukturën e saj;

c. të analizojë karakteristikat gjuhësore të letrave zyrtare të shkruara në kohë

të ndryshme.

Materialet dhe mjetet mësimore

Teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 11”, lloje të ndryshme letrash zyrtare, shkumësa me

ngjyra, tabela.

Model i letrës zyrtare

Letër e Krist Malokit drejtuar Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë

Prof. Dr. Krist Maloki

Universiteti Grac, Austri

Grac, më 14. tetor ’45

Zotnisë së Tij

Ministrit t’Arsimit në Tiranë

Shkëlqesë!

Gjendja e mjerueshme e do studentëve shqiptarë që kan mbetë rrugësh dhe në mëshirë të fatit po më

shtynë t’ju drejtohem me kët letër.

Siç do t’a dini Ju vetë, në kohën e pushtimit të vendit t’onë nga trupat gjermane u dërguen nja 100

studenta shqiptarë n’Austrië për studime të ndryshme; si kujdestar dhe inspektor. Pranë këtyne studentave

fi guronte asokohe prof. Filip Llupi. Ndo nga moskujdesja e qeveritarëve shqiptarë t’atëhershëm, ndo

nga dallaveret e autoriteteve të ndryshme gjermane, studentat t’onë u vuen njaty shpejt e shpejt pas

arritjes së tyne në Vjenë nën mbikëqyrjen dhe reglementin e organizatës naciste studentore dhe qenë të

ngushtuem të pranojn bursa gjermane, me gjithë që e shumëta e studentave kish pasë depozitue shuma

të mjaftueshme pranë Bankës Kombëtare apo pranë autoriteteve gjermane në Tiranë, të cilat shuma nuk

u transferuene kurr në vendin e destinuem. Kësodore erdh puna që studentat shqiptarë n’Austrië i qenë

shtrue deshtas a mosdeshtas mëshirës dhe kapriçave të do prijsave nacista gjermanë dhe shqiptarë në

Vjenë. Duhet t’e dini zoti Ministër, se disa nga kompatriotët t’onë, gjoja përfaqsuesa dhe kujdestarë të

Kombit, gjindeshin asokohe në një bashkëpunim të ngusht me autoritetet gjermane dhe nuk kishin aspak

gajle për sa e sa inkonvenjente dhe dame të ndryshme që i impozoheshin studentave t’onë. Dhe mungesa

e çdo ndërgjegjeje dhe ndijsije socjale-atdhetare u çfaqë lakuriq nër njata zotnij prijsa dhe kujdestarë

t’ashtuquejtunë shqiptarë, kur me shkatrrimin e Gjermanisë u prenë edhe mjetet fi nancjare nga kasa

naciste-studentore e Vjenës dhe kur studentat t’onë mbetën rrugash e pa bukë, mbasi “ /prijsat” shqiptarë

ishin shdukë nëpër terr të natës si ujku nëpër mjegullë. Qysh nga ajo ditë kanë kalue njata 100 studenta

shqiptarë një jetë mizerabile derdymenash dhe avanturjerash; disa kanë mujtë me sosë n’Atdhe, disa kanë

mbetë në Vjenë, prap disa të tjerë gjinden o në Grac, o në Salzburg, o n’Innsbruck e njeti, por e shumëta

e tyne janë pa bukë, pa mbathje e pa veshje të mjaftueshme.

Tuj e pasë sysh të mirën e Atdheut t’im po U drejtohem Ju. Zoti Ministër, dhe me shpresë se keni për t’iu

përgjigjë me ndojë mënyrë kësaj thirrjes, a ma mirë kësaj klithmës s’ime. Mbetem me nderime të plota

Dr. Maloki (nënshkrimi me dorë, vër. e A.R.)

Marrë nga Ramaj. Albert “/Krist Maloki, Refl eksione”, “Faik Konica”,2005, Prishtinë

52
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Instituti Amerikan, Kavajë, Shqipni

21 mars 1939

Zonjushës Tefta Tashko et alter, Tiranë

E Ndershmja Zonjushë:

E ndjej veten të lumtur që m’epet rasa t’ju falënderoj për guximin që patët të përballoni shi e

tufan dhe të na falni një orë gëzim e lumni neve të Katundit Përparimi. Djemt, në zëmrat e të

cilëvet keni ndez dashunin për art dhe në buzë të të cilëvet keni vuem kangët t’ueja përdëllyese,

duen të shpresojnë t’ju shohin dhe t’ju ndëgjojnë edhe ma herë të tjera ndër’ ta, dhe na të rritunt

e të rriturat po ashtu edhe ma fort se ata.

Në kët rasë më lejoni Zonjushë t’ju citoj nga shënimet e mbledhjes së fundit të trupit mësimuer

kto rreshta që fl asin për ju:

...u propozue dhe u pëlqye unanimisht një votë falënderimi për Z-tin Tonin Gurazi që dhan një

koncert në sallën e Institutit natën e enjte më 9 mars 1939.

Tue ju urue sukses në misionin t’uej me përhap gëzim e lumni ndër zemrat e bashk-atdhetarvet

dhe bash-atdhetarkavet t’ueja,

Mbetem me nderime të posatshme

Ali Cungu

Tiranë 20/III/‘39

I nderuari Zoti Kongoli, (drejtuar Baki Kongolit)

Turnenë muzikale e kaluam për bukuri. Kudo populli na priti me entuziazmë, kështu që

mbetëm fort të kënaqur, pa fjalë nga pikëpamja morale...

Letra e juaj m’u dorëzua pas kthimit të turnesë. Më erdhi ndërmënt ritournela dhe ja

shkrojta Toninit, kështu që “Dola në penxheret” shkoj fare mirë. Po ajo pjesë nga shqipet që pati

më tepës sukses ka qenë “Ishin dy kunata”.

Këtu po pregatiten në radio një konsert me rastin e lindjes të Princit. Unë ju propozova

të merni pjesë në program dhe nuk e refuzuan. A bëra mirë? Po për këtë rast a nuk do t’ish mirë

sikur të më dërgonit nja dy këngë të reja prej atyre që më foltë ca javë më parë? Sikundër edhe

një hyrje të bukur për refrainin “Dallëndyshe vaj, vaj, vaj”? Do të isha fort mirënjohëse ashtu si jam

edhe sot.

Si shkoni n’Elbasan? Dëshiroj t’ju shikoj së shpejti në Tiranë.

Dyke pritur një përgjigje tuajën, ju dërgoj të falat e përzëmërta.

Kini të fala nga gjith familja dhe veçanërisht nga Koçua.

Tefta Tashko.

(Marrë nga libri “Tefta Tashko Koço dhe koha e saj”)

53
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Model letre jozyrtare

E dashur Ana,

Sapo u ktheva nga pushimet. Të them të drejtën më erdhi shumë keq që ti nuk erdhe. Kalova me të

vërtetë pushime të këndshme, vizitova vende të bukura e takova njerëz të mrekullueshëm. Kam vendosur

që herën tjetër të shkojmë patjetër si grup me shoqet e klasës, pasi jam e bindur që do të kalojmë

momente të paharrueshme.

Mezi pres që të takohemi! Kam bërë shumë fotografi dhe dua të t’i tregoj!

Të përqafoj.

PS. Mos harro të sjellësh me vete fotot e mbrëmjes së maturës.

Të përqafoj dhe një herë me mall Ina

Konceptet kryesore: letër zyrtare, struktura e letrës zyrtare, formulat, gjuha e letrës zyrtare, qartësia e

letrës zyrtare.

Struktura mësimore:

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë Organizimi i nxënësve

Parashikimi Stuhi mendimesh Diskutim i ideve Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Të nxënët me këmbime Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe

Përforcimi Shkrim i lirë/ Diskutim i lirë Ndërtim i shprehive studimore Punë në grup

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Parashikimi. Stuhi mendimesh

Mësimi nis me pyetjen:

- Cilat janë mjetet me të cilat komunikojnë njerëzit mes tyre?

- Nxënësit renditin disa prej tyre.

telegrami

faksi

letra

Mjetet e

komunikimit

telefoni

e-posta

çati (chat)

skajpi

54

Pas përgjigjeve të nxënësve, mësuesi/ja prezanton temën: Letra zyrtare si mjet

komunikimi mes njerëzve.

Mësuesi/ja e ndan klasën në katër grupe dhe u shpërndan dy lloje letrash: dy zyrtare

(njëra i drejtohet një personaliteti të një institucioni të lartë zyrtar dhe tjetra i drejtohet

një personaliteti të kulturës nga një institucion, siç është shkolla) dhe dy letra jozyrtare

(njëra përmban probleme pune, tjetra veprimtari të jetës së përditshme). U kërkohen

nxënësve në dyshe t‘i lexojnë dhe të përcaktojnë llojin e tyre.

Me të dhënat që japin nxënësit, plotësohet organizuesi grafi k (për letrën zyrtare).
përdoret në komunikimin zyrtar

Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

u drejtohet institucioneve publike/private

u drejtohet personave që nuk i njohim nga afër

përdoret në të gjitha marrëdhëniet:

publike e private

Letra zyrtare

përdoret për qëllime të ndryshme

ka një mënyrë standarde organizimi

struktura: hyrje, zhvillim, mbyllje

Nxënësit konstatojnë se elementet, të cilat e klasifi kojnë letrën si zyrtare, janë:

- i drejtohet një institucioni (Ministrisë së Arsimit),ose një personi (këngëtares) që

nuk ke marrëdhënie afërsi

- është letër, kërkesë,

- qëllimi i letrave është i ndryshëm, si sensibilizimi i institucionit arsimor, përgëzimi e

falenderimi, ankesë, falenderim, urim etj.

- struktura: koka hyrëse, formula e hapjes, pjesa qendrore, formula e mbylljes, nënshkrimi,

- përdorimi i përemrave vetorë.

Ndërtimi i njohurive. Të nxënit me këmbime.

Nxënësit grupohen në pesë grupe ekspertësh sipas numrave që kanë (p.sh. njëshat,

dyshat etj.) dhe lexojnë modelin e letrës zyrtare të dhënë në libër sipas kërkesave që

ka çdo grup.

Grupi I

– Organizimi standard i letrës.

Model përgjigjeje:

Në krye të letrës, në të majtë është shkruar:

Emri i dërguesit: Besa Sh.p.a-...

Adresa: Rruga “Mine Peza” nr. 45, Tiranë

Numri i telefonit: Tel. ___,telefaks _____

Në të djathtë është vendosur:

Vendi dhe data: Tiranë, më 10.04.2010

Disa rreshta më poshtë është shkruar:

Emri dhe mbiemri i marrësit me titullin: Z. Petrit Kasi

Adresa (emri i rrugës, nr. i ndërtesës, vendmbërritja, mund të shkruhet edhe nr. i

telefonit, adresa e postës): Rruga “Myslym Shyri” nr.63, Tiranë.

Më poshtë është shënuar formula hyrëse:

I nderuar z. Kasi

Grupi II

– Identifi kon motivin e shkrimit të letrës, shprehjen logjike të mendimeve, mënyrën e

të shprehurit.

55
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Model përgjigjeje:

Letra e ka të shprehur qartë motivin e shkrimit të saj. Mendimet lidhen logjikisht me njëri-tjetrin

dhe mënyra e të shprehurit është e përmbledhur dhe e drejtpërdrejtë.

Në përgjigje të letrës suaj për një preventiv për ndërrimin e të gjitha pajisjeve hidrosanitare të

apartamentit tuaj, ju njoftojmë se, përpara se të hartojmë preventivin, do të donim të bënim një

verifi kim të gjendjes së pajisjeve sanitare, për të vlerësuar llojin e nevojshëm të ndërhyrjes…

Grupi III – Identifi kon strukturën e letrës.

Model përgjigjeje:

Struktura e letrës përbëhet nga këto pjesë: hyrja, pjesa qendrore, përfundimi, formula mbyllëse,

emri dhe fi rma e dërguesit.

Hyrja

Në përgjigje të letrës suaj për një preventiv për ndërrimin e të gjitha pajisjeve hidrosanitare të

apartamentit tuaj, ju njoftojmë se, përpara se të hartojmë preventivin, do të donim të bënim

një verifikim të gjendjes së pajisjeve sanitare, për të vlerësuar llojin e nevojshëm të

ndërhyrjes…

Fjalia e theksuar me shkronja të errëta tregon qartë qëllimin e letrës, objektivi është i qartë.

Pjesa qendrore

Përfshin informacione që qartësojnë qëllimin e letrës. Është e përmbledhur, pa informacione të

panevojshme.

Do të donim të bënim një verifikim...

Ju mund të kontaktoni me ne në numrat tanë të telefonit, çdo ditë nga ora 8.00-17.00. Teknikët

tanë janë në dispozicionin tuaj çdo ditë, nga e hëna në të premte, nga ora 8 deri në orën 12.

Përfi tojmë nga rasti për t’ju njoftuar se ndërmarrja jonë nuk i kryen vetë punimet e mirëmbajtjes

së mureve, por bashkëpunon me fi rmën “Arjan”.

Formula e mbylljes

Karakterizohet nga një paragraf mbyllës, që lidhet me përgjigjen që pritet nga shkruesi:

Në pritje të përgjigjes suaj, mbetemi me respekt …

Firma - shkruhet emri i dërguesit dhe firma në të gjitha rastet është me shkrim dore.

Grupi IV – Identifi kon karakteristikat e letrave zyrtare.

Gjuha e letrës zyrtare është formale dhe e kontrolluar, karakterizohet nga një stil zyrtar,

ton i ftohtë, mendimet shprehen qartë, trajton vetëm një çështje, e cila e bën letrën

zyrtare më efi kase, nuk ka formula arkaike të ekzagjeruara. Nuk përmban të dhëna të

veçanta teknike, si tabela, grafi kë etj.

Grupi V – Përdorimin e përemrave vetorë.

Përdoren përemra të vetës së parë dhe të dytë shumës, pasi fl itet në emër të një

kolektivi. Edhe kur i drejtohet një personi, përdoret veta II shumës në shenjë respekti.

56
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Pasi nxënësit evidentojnë në grupe këto veçori, ata kthehen te grupet fi llestare, u

shpjegojnë njohuritë e marra njëri-tjetrit më pas, së bashku me mësuesin, specifi kojnë

veçoritë e letrës zyrtare në tabelë.

Përforcimi. Shkrimi i lirë, diskutim

Nxënësve u kërkohet të shkruajnë shkurt një letër zyrtare. Klasa mund të ndahet në dy grupe:

Grupi I- shkruan një letër drejtuar një institucioni, si:

Kryetarit të Bashkisë/ komunës për të kërkuar rregullimin e mjedisit a rrugës së

shkollës.

Model përgjigjeje:

Grupi II- Shkruan një letër ku një personalitet falenderon a uron një individ.

Mësuesi/ja paraqit në dërrasë strukturën e letrës zyrtare.

koka

marrësi,

vendi dhe data

formula

e hapjes

hyrja

pjesa

qendrore

formula

e mbylljes

firma

Lexohen nga përfaqësuesit e grupit letrat dhe bëhet vlerësimi për elementet e

përdorura.

Nxirren konkluzionet e orës dhe vlerësohen nxënësit me notë.

Detyrë shtëpie.

a) Ushtrimi 1, faqe 42.

b) Sillni në klasë letra zyrtare të ndryshme dhe evidentoni dallimet (Parapërgatitje për orën e ardhshme).

57
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Tema

13. Tema:

Shkrimi i letrës

zyrtare

(Ora II)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të përdorë teknikat e shkrimit të një letre zyrtare.

a. Të plotësojë elemente të veçanta në një letër zyrtare;

b. të shkruajë letra zyrtare të llojeve të ndryshme sipas modeleve të dhëna.

Materialet dhe mjetet mësimore

Teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 11”, lloje të ndryshme letrash zyrtare, shkumësa me

ngjyra, tabela.

Konceptet kryesore: letra zyrtare, struktura e letrës zyrtare, formulat, gjuha e letrës

Struktura mësimore:

zyrtare, qartësia e letrës zyrtare.

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë Organizimi i nxënësve

Parashikimi Diskutim i njohurive paraprake Diskutim i ideve Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Të nxënit me këmbime Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe

Përforcimi Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore Pune në dyshe

Parashikimi. Diskutim i njohurive paraprake

Mësimi nis me diskutimin e detyrës së shtëpisë. Nxënësit kanë plotësuar letrën zyrtare

të ushtrimit 1 në faqen 42. Pasi ta kenë plotësuar letrën, ata analizojnë strukturën e saj

duke iu referuar pjesëve kryesore.

Model përgjigjeje:

koka

Lënda: KËRKESË Tiranë, më 6.09.2010

marrësi,

vendi dhe data

Drejtuar:

Zyrës së Gjendjes Civile

Njësisë Bashkiake Nr. 7, Tiranë

formula

e hapjes

hyrja

pjesa

qendrore

formula

e mbylljes

Unë i nënshkruari Arbër Ademi, lindur në Elbasan, Rrethi Elbasan, më 27. 08.

1982, i biri i Agronit dhe i Dritës deklaroj në prani të punonjësit të gjendjes civile

të Njësisë Bashkiake nr. 7 Tiranë, z/znj A. Nika, se jam banor me vendbanim pranë

kësaj njësie vendore që nga viti 2008.

Meqenëse Regjistri Elektronik i Shtetasve më paraqet si shtetas të dubluar në dy

zyra të gjendjes civile, edhe në ZGJC–së të Njësisë (B/K) nr.6 dhe në ZGJC të

Njësisë (B/K) nr.7 paraqes kërkesën time si më poshtë vijon:

Duke qenë se unë dhe familja ime që prej dy vjetësh banojmë dhe ushtrojmë të

gjitha të drejtat tona pranë Njësisë së Qeverisjes Vendore (B/K) nr. 7, kërkojmë të

regjistrohemi si banorë të ZGJC-së të kësaj njësie vendore dhe të hiqemi nga regjistri

themeltar i ZGJC-së të njësisë vendore nr.6.

Për sa deklaruam më sipër mbajmë përgjegjësi të plotë në zbatim të akteve ligjore e

nënligjore në fuqi.

firma

DEKLARUESI

ARBËR AGRON ADEMI

PËRGJEGJËSI

ERMIRA PETRIT AGOLLI

58
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Shënim. Secili nxënës duhet të ketë plotësuar fjalët me shkronja të errëta të

letrës. Ndërkohë duhet të ketë vënë re sa përputhet kjo letër zyrtare me përmbajtjen

standarde të strukturës së letrës zyrtare.

Nxënësit duhet të vënë re se në këtë letër zyrtare ka një element të ri në hyrje:

lënda, ku shumë shkurt (këtu vetëm me një fjalë), përcaktohet qëllimi i letrës.

Struktura e letrës

Fillimisht është shënuar data

Lloji i letrës

Institucionit të cilit i drejtohet

Adresa

Hyrja

Zhvillimi dhe mbyllja

Në fund jepet deklaruesi dhe përgjegjësi si dhe nënshkrimi

Klasa ndahet në dy grupe.

Grupi I - punon ushtrimin 2.

Zgjidhja e ushtrimit 2 - Shprehjet që tregojnë se kemi të bëjmë një letër zyrtare:

Lënda: kërkesë, Drejtuar: Zyrës së gjendjes civile, Unë i nënshkruari _____, lindur në

_____, rrethi _______, më _______, i biri ______ dhe i____

deklaroj në prani të ______________

Meqenëse _____________ më paraqet si________ paraqes kërkesën time si më

poshtë vijon:

kërkojmë të __________________......

Për sa deklaruam më sipër mbajmë përgjegjësi, deklaruesi, përgjegjësi i gjendjes civile

Grupi II - punon ushtrimin 3.

Grupi evidenton leksikun që ka të bëjë me fushën e administratës civile. Gjeni te “Fjalori

i gjuhës së sotme shqipe” përkufi zimin e tyre dhe tregoni si janë përdorur në tekst.

Zgjidhja e ushtrimit 3

Leksiku i përdorur nga fusha e administratës civile:

i nënshkruari, rrethi, Regjistri Elektronik i Shtetasve, shtetas, gjendje civile, njësi vendore,

ushtrojmë të drejtat, regjistri themeltar, akte ligjore e nënligjore, në fuqi, deklaruesi

Unë i nënshkruar- jam unë që vë emrin e mbiemrin ose shkurtimin e tyre në fund

të një letre, shkrimi, dokumenti etj. për të vërtetuar se jam vetë autori i tij ose për të

miratuar përmbajtjen, fi rmoj.

Rreth-i – njësi e madhe administrative e tokësore e shtetit shqiptar, me një qytet kryesor

si qendër.

Shtetas - pjesëtar i popullsisë së përhershme të një shteti, i cili gëzon të gjitha të

drejtat civile e politike dhe përmbush detyrimet sipas ligjeve të atij shteti.

Regjistri Kombëtar Elektronik i Gjendjes Civile - është baza elektronike e të dhënave

të shtetasve, i hartuar sipas dispozitave të ligjit për gjendjen civile.

Gjendja civile - gjendja juridike vetjake e familjare e një njeriu.

Zyra e gjendjes civile - zyrë ku regjistrohen lindjet, martesat dhe vdekjet.

59
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Regjistri themeltar – regjistri i përgjithshëm e kryesor

Akt - vendim nënligjor; këtu: ligjeve dhe vendimeve të qeverisë për zbatimin e ligjeve.

në fuqi - të qenët i vlefshëm, të qenët në veprim (për një ligj, për një urdhëresë etj.).

Fuqi ligjore. Mbetet (është) në fuqi. Hyn në fuqi. Bie nga fuqia shfuqizohet.

Ndërtimi i njohurive. Të nxënit me këmbim.

Mësuesi/ja e ndan klasën në grupe bazë e më pas në grupe ekspertësh. U kërkon

atyre të evidentojnë llojin e informacionit që marrin nga letra të ndryshme përkatësisht

ushtrimet 6,7,8.

Model përgjigjeje

Ushtrimi 6

Informacionet që marrim nga kjo letër janë:

Të dhëna për dërguesin dhe marrësin:

• dërguesi: Delegacioni Shqiptar në Paris,

• marrësi: Zoti Eric Drummond (emri e mbiemri), Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes së

Kombeve Gjenevë

(adresa: institucioni, vendi)

Të dhëna për ngjarjen:

Shqiptarët... në kufirin serbo-turk..., janë plaçkitur, janë dëbuar ..., janë zëvendësuar

nga kolonistë rusë.

Nëpunësit serbë... po bëjnë akte të plaçkitjes, të dhunimit, të djegies e të vrasjes në

mbarë krahinën e Kosovës.

... më shumë se dy mijë shqiptarë janë vrarë ...shtëpitë që kanë rrënuar e të mirat që

janë plaçkitur.

Shumë shqiptarë ... arritën ... të strehohen në territorin e Shqipërisë së pavarur.

Serbia... deklaroi se familjet e këtyre ... do të internohen dhe pasuria ...do të

konfi skohet.

Të dhëna për qëllimin e letrës: ... t’jua tërhiqni vërejtjen e Fuqive të Mëdha... që (ato) të

marrin masa... e të sigurojnë mbrojtjen e pakicave...

Të dhëna mbi kontributin e dërguesit (Mid’hat Frashërit): kryetar i delegacionit shqiptar

Shprehjet që shërbejnë për të vendosur një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me

marrësin:

Lidhur me shkresën time nr.1107, datë 3 mars 1921,

Kam nderin t’ju informoj se..

Në emër të paqes e humanitetit

Ju lutem t’jua tërhiqnin vërejtjen

Me nderime

Ushtrimi 7

Nënvizoni formulat hyrëse dhe mbyllëse të letrave:

Në këtë letërkëmbim formulat hyrëse e mbyllëse janë:

Dërguesi

Marrësi

Dërguesi

Marrësi

Zoti Hekur

Zgjebua, prefekt, d.v

Zoti Prefekt

Hekuri, d.v

Zoti Hekur

Zgjebua, prefekt, d.v

Zoti Prefekt

Hekuri, d.v

60
Fjalët e huaja që mund të zëvendësohen janë:

Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Rekllamasioni -ankimi

Konsideracion- gjykim, konsideratë

Oblizhe - i detyruar

Reveloj- tregoj

Enterne- e brendshme

Desiduan- detyruan

Refuzoj – kundërshtoj

Administrasionin - drejtim, menaxhim

Ushtrimi 8

Mënyra e përdorimit të gjuhës shqipe tregon nivelin kulturor të shkruesve. Njëri e njeh

mirë atë dhe e përdor me kujdes, ndërsa shkruesi tjetër përdor shumë fjalë të huaja, të

cilat duke u ballafaquar me leksikun që përdor tjetri, tregojnë se janë të panevojshme

dhe kanë gjegjësen e tyre në shqip. Duke dashur të tregojë se ka kulturë perëndimore,

prefekti tregon se nuk respekton elementet e komunikimit zyrtar.

Fjalor

Anshlus (gjerm. Ansclus). Synimi i Gjermanisë për të përfshirë Austrinë brenda shtetit të vet. Ky term

lindi më 1918, pas shpërbërjes së Perandorisë së Austro-Hungarisë. Më 1938, Hitleri, sipas kërkesës

“Anshlus”, u fut me trupa në Austri dhe shpalli bashkimin e saj me Gjermaninë.

Informacionet që marrim nga letra:

• vlerësimi që ka letërshkruesi për N. Joklin, si gjuhëtari më i mirë i gjuhës shqipe,

• të dhëna biografike për gjuhëtarin,

• motivi që e detyron Gj. Fishtën për të shkruar letrën.

• kërkesa dhe argumentet që përdor për ta mbrojtur atë:

- Ma i miri gjuhëtar i gjuhës shqipe në Evropë …

- Do të ishte një fatkeqësi e madhe për gjuhën kombëtare shqipe në qoftë se

ky shkencëtar, me famë evropiane, që unë e njoh e që, me autoritetin e tij të

padiskutueshëm, ka mbajtë gjallë interesin e fi lologëve ma të përmendun për

gjuhën shqipe ….

- Kombi shqiptar do t’ju dijë për nder shumë …nëse shkëlqesia ta bajë me

ardhë në Shqipëri ...

Letra ka këto elemente të strukturës së një letre zyrtare:

Në anën e majtë të saj është shënuar data dhe vendi: Shkodër, 23 shtator 1939

Mungon emri i dërguesit dhe adresa e tij, po ashtu emri i marrësit dhe adresa e tij.

Është përdorur formula hyrëse: ”Shkëlqesi”, që tregon autoritetin e lartë të atij që i

adresohet letra.

Hyrja nuk paraqet drejtpërdrejt me motivin, i cili jepet në fund të pjesës qendrore të

letrës, por tërheq vëmendjen rreth një figure: mendoj se ma i miri gjuhëtar i gjuhës

shqipe në Evropë asht Norbert Jokli....

Pjesa qendrore vazhdon duke sjellë të dhëna biografi ke me vlerësime të larta për

gjuhëtarin, që të finalizohet në kërkesën që ai të vijë në Shqipëri, që është dhe motivi

i letrës. Kombi shqiptar do t’ju dijë për nder shumë, nëse Shkëlqesia e juej të mund të

gjejë mundësinë ta bajë me ardhë në Shqipni, tue caktue aty një vend, edhe pse jo aq

fitimprurës, megjithatë të përshtatshëm për famën e tij si shkencëtar e gjuhëtar i shquem.

61
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Pjesa qendrore vazhdon me një paragraf mbyllës, që është përfundimi i letrës dhe

lidhet drejtpërdrejt jo vetëm me kërkesën, por edhe me sugjerime për zgjidhjen e saj.

Në këtë rast shkruesi, pasi shpreh besimin në gjykimin dhe vendimmarrjen e marrësit

(Jam i sigurt se do ta merrni në konsideratë dashamirëse këtë propozim timin), përmend

edhe të gjithë intelektualët shqiptarë, për të vënë më shumë në detyrim marrësin: (që

unë e paraqes në emën të të gjithë intelektualëve shqiptarë).

Falënderimet dhe përshëndetjet janë shprehur me një gjuhë të zgjedhur, me një stil të

lartë, gjë që tregon sa kulturën e lartë të shkruesit, aq edhe pozitën dhe rolin e madh në

vendimmarrje që ka marrësi: Përfitoj nga rasti për t’ju lutë të pranoni ndjenjat e respektit

ma të madh dhe me mirënjohje të thellë.

Në fund të saj është veç emrit të dërguesit, ka edhe një përshëndetje që vazhdon me

gjuhë dhe stil të ngritur:

Shkëlqesisë suej

I devoçëm e mirënjohës

P. Gjergj Fishta OFM

Njëkohësisht janë përdorur shprehje që vendosin marrëdhënie të drejtpërdrejtë me

marrësin si:

Mendoj, tashti më shkruejnë, kombi shqiptar do t’ju dijë për nder, jam i sigurtë

se do ta merrni në konsideratë, përfi toj nga rasti, për t’ju lutë me ndjenjat ma të

sinqerta...

Punohen ushtrimet 9 dhe 10 në dy grupe.

Grupi I – analiza morfologjike e foljeve të nënvizuara.

Mendoj –folje, veta I, numri njëjës, koha e tashme, mënyra dëftore, kalimtare, veprore,

zgjedhimi I

Ishte – folje, në vetën III, numri njëjës, koha e pakryer, mënyra dëftore, jokalimtare,

joveprore, zgjedhimi III

Kanë thanë (kanë thënë) –folje, në vetën III, shumës, koha e kryer, mënyra dëftore,

kalimtare, veprore, zgjedhimi III

Të rropatet – folje, veta III, njëjës, koha e tashme, mënyra lidhore, jokalimtare, joveprore, zgj.III

Do të ishte – folje,veta III, njëjës, koha e tashme, mënyra kushtore, jokalimtare, joveprore

Të jetë - folje,veta III, njëjës, koha e tashme, mënyra lidhore, jokalimtare, joveprore

Grupi II – analizë fjalëformuese e mbiemrave të nënvizuara

e madhe – mbiemër, në gjininë femërore, njëjës, fjalë e parme

kombëtare –mbiemër, në gjininë femërore, njëjës, fjalë e prejardhur nga: tema komb +

prapashtesën tar + e –prapashtesë femërorizuese

fi timprurës –mbiemër, në gjininë mashkullore, njëjës, fjalë e përbërë nga tema emërore

fi tim + tema mbiemërore prurës

të përshtatshëm –mbiemër, në gjininë mashkullore, fjalë e prejardhur nga tema përshtat

+ prapashtesën shëm

dashamirëse –mbiemër, gjinia femërore, i përbërë nga tema foljore dash(ur)+ temën

ndajfoljore miras + e prapashtesë femërorizuese

Shënim. Fjalë gjuhësie nuk është mbiemër, por emër në rasën rrjedhore, i cili është

nënvizuar gabimisht.

62
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Përforcimi. Rishikim në dyshe /shkrim i shpejtë

Në këtë fazë të mësimit nxënësit plotësojnë modelin e letrës të ushtrimit 5.

Model përgjigjeje:

Shoqata e Personave me Aftësi të Kufi zuara Fizike

Nr. 5 Prot. Tiranë, më 27.08 2009

Lënda: Kërkesë për informacion

Drejtuar: Ministrisë së Shëndetësisë, Tiranë

Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun, Tiranë

E nderuara znj. Hasani

Mbështetur në ligjin mbi të Drejtën e Informimit të Publikut për Dokumentet Zyrtare,

dëshiroj të informohem në lidhje me: zhvillimin e trajnimeve për personat me aftësi të

kufi zuar në fushën e fizioterapisë.

Dëshiroj të marr informacionin sipas formës së mëposhtme:

1. Të shqyrtoj informacion në kopje ose në origjinal

2. Konsultim gojor

3. Kopje të shkruara

4. Kopje elektronike.

Duke ju falënderuar për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin

Me respekt

Kryetarja e shoqatës

Fatbardha Selami.

Më pas punohet ushtrimi 4. Nxënësit shkruajnë hyrjen e një letre

Bashkia Qyteti i Ri

Lënda: Përgjigje kërkesës

Nr. 23 Prot.

Z. Admir Koçi

Drejtor i shkollës 9-vjeçare “Urtësia”,

I nderuar zoti Koçi,

Në përgjigje të kërkesë suaj për të pajisur laboratorin e shkollës me mjete të ndryshme shkollore,

ju njoftojmë se tenderi për blerjen e mjeteve do të zhvillohet ....

Nëse koha për kryerjen e këtij ushtrimi nuk është e mjaftueshme, mësuesi/ja mund t’u

kërkojë nxënësve ta kryejnë si detyrë shtëpie, po në këtë rast duke shkruar një model

letre zyrtare të plotë.

Bëhen konkluzionet e orës dhe vlerëson nxënësit dhe grupet për punën e tyre.

Detyrë shtëpie. Shkruani një letër zyrtare.

63
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Tema

14.Teksti

informuesparaqitës,

Kurrikulum

Vita

(Curriculum

Vitae)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të përdorë CV për shkrime vetjake;

a. të vëzhgojë anën grafi ke të CV për të dalluar elementet e strukturës;

b. të plotësojë CV për qëllime vetjake;

c. të plotësojë skeda për CV të personave të njohur.

Materialet dhe mjetet mësimore

Teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 11”, lloje të ndryshme CV, shkumësa me ngjyra,

tabela.

Biografi

Martin Camaj lindi në Temal të Dukagjinit më 21 korrik 1925. Ai mori edukatë klasike

në Kolegjin Saverian të Shkodrës, të drejtuar nga etërit jezuitë. Mbas pak kohësh,

për shkak të vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri, Camaj do të arratiset

nga vendi për në Jugosllavi, ku ia del të regjistrohet si student në Universitetin

e Beogradit. Atje mësoi italianistikë, romanistikë, teori letërsie, gjuhë klasike

dhe sllavistikë, një botë e re kjo për një intelektual si ai, të edukuar në Shkodër.

Largohet nga Jugosllavia në verën e vitit 1956. Shkon në Romë, ku studion

sërish dhe doktorohet. Në Romë ndjek rrethet letrare të këtij qyteti, ku

njihet edhe me autorët emigrantë nga vende të ndryshme lindore, rusë,

rumunë dhe sidomos me poetë baltikë. Ishin të gjithë anëtarë të një PENklubi

me qendër në Londër. Atje nën kujdesin e Koliqit bëhet kryeredaktor

i revistës “Shejzat” (1957-1975) dhe studion së afërmi botën arbëreshe.

Më 1961 transferohet në Munih (Gjermani), ku specializohet përfundimisht në

gjuhësinë shqipe, duke mos u shkëputur nga letërsia. Camaj u bë profesor i gjuhës

dhe i letërsisë shqiptare në Universitetin e Munihut dhe mbeti atje gjithë jetën, deri

sa vdiq, më 1992.

Konceptet kryesore: CV, struktura e CV-së.

Struktura mësimore:

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë Organizimi i nxënësve

Parashikimi Diskutim i njohurive paraprake Diskutim i ideve Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Lexim përmbledhje në dyshe Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe

Përforcimi Shkrim i shpejtë Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Parashikimi. Diskutim i njohurive paraprake

Mësuesi/ja e nis mësimin duke u prezantuar nxënësve një format tjetër të tekstit

informues paraqitës, CV-në. Fillimisht u jep nxënësve të lexojnë në dyshe dy lloje

tekstesh: një biografi dhe një CV-i. U kërkon të përcaktojnë ç’lloje tekstesh janë dhe më

pas të përqendrojnë vëmendjen te CV-ja. Shënon në tabelë disa nga veçoritë e CV-së.

64
tekst paraqitës me sfond përshkrues

Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Paraqitje sintetike e të dhënave jetësore

ka lloje të ndryshme

CV

e dobishme në rast punësimi /studimi

jep imazh pozitiv të shkruesit

paraqet fakte në mënyrë objektive /të paanshme

jep të dhëna të plota/të sakta

Ndërtimi i njohurive. Lexim / përmbledhje në dyshe

Në këtë fazë të mësimit mësuesi e drejton vëmendjen te struktura e CV-së. U kërkon nxënësve

që me anë të teknikës lexim/ përmbledhje në dyshe të diskutojnë mbi veçoritë e CV-së.

Evidenton së bashku me ta elementet e strukturës së CV-së duke drejtuar pyetje të tilla:

1. - Ç’lloj informacioni përmban CV?

• Të dhënat kryesore që përmban një CV-i janë:

• Arsimimi

(Të dhëna për shkollat, trajnimet e kualifikimet duke filluar nga koha më e afërt te më e

largëta)

• Përvoja profesionale

(Shkruhen punët e ndryshme që ka bërë shkruesi, pavarësisht nga kohëzgjatja)

• Aftësi të ndryshme

(Shkruhen të dhëna për gjuhët që zotëron, për aftësi menaxheriale etj.)

• Njohuri kompjuterike

• Interesa personalë.

2. - Cila është struktura e saj?

3. - Si renditen të dhënat?

4. - Çfarë duhet të kemi parasysh në ndërtimin e një CV-je?

5. - Si ndërtohet secila prej rubrikave të CV-së?

Më pas nxënësit, lexojnë me kujdes të dhënat e modelit të dhënë dhe plotësojnë CV-në

e tyre. Për të kursyer kohë modeli u jepet nxënësve i fotokopjuar.

Të dhënat personale

Mbiemri, emri:

Eralda Boka

Vendlindja:

Korçë

Ditëlindja: 23.10.1979

Adresa:

Rr. “Violeta Manushi”, ndërtesa 22, hyrja 3, ap.10

Numrat e telefonit i shtëpisë 04237124, cel. 0652345678

Fax

E –mail:

eraldaboka@yahoo.com

Kombësia:

shqiptare

Gjendja civile:

e martuar

65
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Edukimi /arsimimi

Arsimimi:

Specializime:

Përvojë pune:

Aftësi të ndryshme

Gjuhë të huaja:

Aftësi të tjera:

1994-1998 Universiteti i Tiranës, Fakulteti Ekonomik

1994 – 1998- shkolla e mesme “Eqrem Çabej”, Tiranë,

1986-1994- Shkolla 9-vjeçare “Mihal Grameno”, Tiranë

1998 – 2002 master për Menaxhim Turizmi Universiteti i Bolonjës

Prill 2003 – Mars 2010 - menaxhere e Përgjithshëm

në Hotel Valbona, Tiranë

1. Anglisht – (Aftësi të mira në të folur, të lexuar dhe të shkruar).

• Mësuar gjatë shkollimit

• me kurse

2. Italisht (Aftësi shumë të mira në të kuptuar, lexuar dhe folur)

• Mësuar gjatë shkollimit brenda dhe jashtë shtetit

1. Njohëse dhe përdoruese e kompjuterit, certifi kuar nga

Qendra ...në:

• MS Word

• MS Excel

• Internet

• Aftësi sekretarie

2. Patentë për drejtim automjeti.

Interesat personalë:

anëtare e bordit të Fondacionit “Fëmijët në nevojë”

Përforcimi. Punë në grupe

Klasa ndahet në dy grupe dhe secili grup, i kthen të dhënat e ushtrimit 1 në CV, sipas

strukturës së mësuar.

Në fund diskutojnë rreth pyetjes: A ishin të mjaftueshme të dhënat? Çfarë u mungonte? etj.

Model përgjigje

CV e Musine

KOKALARIT

66

Të dhënat personale

Mbiemri, emri:

Kokalari Musine

Vendlindja:

Andale, Turqi

Ditëlindja: 10.02.1917

Adresa -

Numrat e telefonit -

Fax

E -mail

Kombësia:

Shqiptare

Gjendja civile:

Beqare

(Statusi civil)
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Arsimimi

Përvoja profesionale

Ngjarje të tjera

CV e JUP

1937-1941 - Universiteti i Romës, Itali,

1937 përfundon shkollën e mesme “Nëna mbretëreshë”, Tiranë,

Shkollën fillore e kryen në Gjirokastër

shkrimtare

1939 boton librin “Seç më thotë nënua plakë”

1944 – ndihmon në botimin e gazetës “Zëri i lirisë”

1944 boton librin “Rreth vatrës”

1945 boton librin “Sa u tunt jeta”

1943 së bashku me shokë të tjerë formojnë Partinë Socialdemokrate

23 janar 1945 arrestohet dhe dënohet me 20 vjet burg

1961 internohet në Rrëshen

1983 vdes nga kanceri

1993 dekorohet me medaljen “Martiri i demokracisë”

KASTRATIT

Të dhënat personale

Mbiemri, emri:

Kastrati Jup

Vendlindja:

Shkodër

Ditëlindja: 15.04.1924

Adresa -

Numrat e telefonit -

Fax

E -mail

Kombësia:

Shqiptare

Gjendja civile -

Statusi civil -

Arsimimi:

Përvoja profesionale:

Aftësi të ndryshme:

Veprimtari shkencore:

Tituj shkencorë:

Universiteti i Tiranës, Dega Gjuhë –Letërsi

shkollën fi llore dhe të mesme i kreu në Shkodër

studiues i gjuhës shqipe, profesor,

Një nga themeluesit e Institutit të Lartë Pedagogjik (sot Universiteti i

Shkodrës “Luigj Gurakuqi” )

1973-1990 – drejtuesi i Katedrës së Gjuhës Shqipe

veprimtari të gjerë kërkimore, shkencore, botuese dhe kumtuese

- bashkëpunëtor i jashtëm i Institutit të Gjuhësisë dhe letërsisë

Anëtar i Komisionit organizues të Kongresit të Drejtshkrimit

- bashkëpunëtor i jashtëm i Akademisë së Shkencave

- Ka kumtuar në konferenca brenda dhe jashtë Shqipërisë, si tek

arbëreshët e Italisë, në Prishtinë, Shkup, Nju-Jork etj.

- ka bashkëpunuar me 90 organe dhe shtëpi botuese

- ka botuar 915 artikuj dhe studime

- ka 35 vepra të plota

docent, doktor, profesor

67
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Merita pune dhe qytetarie Medalje pune (1969); titulli “Mësuesi i Popullit (1987).

Mjeshtër i Madh i Punës (1999). Qytetar nderi i Shkodrës (2002)

Tituj ndërkombëtarë Intelektual ndërkombëtar i Kembrixhit (2001)

Gjuhë të huaja

Interesat personale/koha e lirë

Pasi plotësojnë CV e fi gurave të shquara, diskutohet në lidhje me informacionin që

nxënësit kanë pasur në dispozicion për të ndërtuar CV-në sipas strukturës së dhënë.

Evidentojnë se cilat prej të dhënave mungojnë.

Përforcimi. Shkrim i shpejtë. Diskutim i lirë.

Sipas të dhënave dhe modelit të librit mësuesi u kërkon nxënësve të shkruajnë një CV

personale. Më pas mësuesi u kërkon nxënësve të shqyrtojnë në grupe CV-të e shkruara

dhe të krahasojnë përmbajtjet e formën e tyre.

Mësuesi/ja bën konkluzionet e orës dhe vlerëson me notë.

Detyrë shtëpie.

a) Shkruani një CV të prindërve ose miqve, shokëve tuaj dhe silleni atë në klasë.

b) Parapërgatitje për temën Artikujt e gazetave. Sillni në klasë artikuj të ndryshëm gazetash dhe

ndajini sipas fushës për të cilën shkruhet.

Tema

15. Teksti

informuesparaqitës.

Artikujt e

gazetave

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të identifikojë rubrikat e një gazete.

a. Të bëjë lidhjen ndërmjet faqeve të gazetave dhe rubrikave përkatëse;

b. të vëzhgojë një faqe gazete për të dalluar strukturën e një shkrimi dhe anën grafike;

c. të dallojë faktet nga opinionet në një artikull;

d. të bëjë analizën morfologjike dhe sintaksore të një artikulli;

e. të renditë në tabelë formën e gabuar dhe formën e drejtë sipas normës

drejtshkrimore.

Materialet dhe mjetet mësimore

Teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 11”, lloje të ndryshme gazetash, artikujsh, shkumësa

me ngjyra, tabela.

Konceptet kryesore: artikull gazete, struktura e gazetës, fakt, opinion.

Struktura mësimore:

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë Organizimi i nxënësve

Parashikimi Diskutim i njohurive paraprake Të mësuarit ndërveprues Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Role të specializuara në diskutime Diskutim i ideve

Punë në grup

Përforcimi Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe

68
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Parashikimi. Diskutim i njohurive paraprake

Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin e detyrës së shtëpisë. Nxënësit janë udhëzuar të

parapërgatitin tekstin “Artikujt e gazetave” si dhe të sjellin në klasë artikuj të ndryshëm gazetash.

Me anë të pyetjeve rikujtohen njohuritë që nxënësit kanë marrë në klasat pararendëse.

- Ç’është gazeta?

- Është një nga mjetet më të përdorura të komunikimit masiv. Ajo informon duke i dhënë

lexuesit lajme mbi faktet më të rëndësishme.

- Ç’dini për strukturën e gazetës?

- Ka strukturë të veçantë. Në faqen e saj të parë paraqiten shkurtimisht lajmet më të

rëndësishme, të cilat trajtohen gjerësisht në faqet e brendshme të gazetës.

- Cilat janë karakteristikat e gjuhës së përdorur në gazeta?

- Gjuha e përdorur në gazetë është zakonisht gjuha standarde, por ajo mund të jetë e

ndryshme edhe në varësi të publikut, të cilit i drejtohet.

- Cili është formati dhe struktura grafi ke e gazetave?

Formati tradicional (56/58 gjatësi × 35/41 gjerësi) dhe Tabloid ( format i vogël) foto,

fi gura në varësi të rëndësisë së lajmit.

- Ç’është titulli i një artikulli?

Titulli përmban mesazhin kryesor, përmbledh të gjithë lajmin. Duhet të jetë i shkurtër.

Ndërtimi i njohurive.

Role të specializuara në diskutime.

Është një teknikë e të nxënit në bashkëpunim për

menaxhimin e diskutimeve në grupe të vogla, në lëndë të

caktuara. Përdoret pas leximit të një teksti apo paraqitjes

së një teme. Teknika bën që të gjithë të diskutojnë për

të njëjtën temë duke luajtur role të ndryshme, nga

këndvështrime të ndryshme. Duke qenë se këto role

zgjidhen për të theksuar anë të ndryshme të të kuptuarit,

metoda bën të mundur që nxënësit t’i mësojnë këto

aspekte në mënyrë të qëllimshme përmes praktikës aktive.

Pasi nxënësit janë të njohur paraprakisht me materialin teorik, mësuesi/ja e ndan klasën në

grupe më 4-5 nxënës dhe u kërkon të hartojnë skemën e gazetës së shkollës. Secili grup

do të prezantohet me variantin e tij. Më pas ata do të shkruajnë një artikulli për rubrikën që u

pëlqen dhe të lidhin me njëri-tjetrin të gjitha idetë që u lindin për të ndërtuar gazetën.

Nxënësit do të luajnë brenda grupit role të ndryshme, si:

- prezantuesi i strukturës së gazetës,

- mbledhësi i informacionit,

- përgatitësi i strukturës së shkrimit/ shkruesi i shkrimit,

- paraqitësi i fakteve,

- paraqitësi i opinioneve.

69
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Pas këtij hapi nxënësit formojnë grupet e ekspertëve.

Model përgjigjeje:

1- Në grupin e prezantuesve të strukturës së gazetës nxënësit, pasi janë njohur

me rubrikat e një gazete të përditshme, përcaktojnë strukturën dhe rubrikat

më të rëndësishme që do të përmbajë gazeta e shkollës. Në mënyrë analoge

me rubrikat e një gazete të vërtetë (për këtë vëzhgojnë me kujdes gazeta të

sjella në klasë prej tyre dhe informacionin e dhënë në libër), mësuesi/ja jep një

variant se cilat janë rubrikat që mund të përmbajë gazeta e shkollës.

Rubrikat e gazetës së shkollës dhe përmbajtje e tyre.

- Kush jemi ne (Nxënësit tregojnë për veten dhe për ato që bëjnë ata.)

- Historia ecën bashkë me ne (Tregojnë historikun e shkollës.)

- A mund të kemi…një kompjuter…një (nënkupton rubrikën ekonomike, ku

nxënësit trajtojnë probleme që lidhen me nevojat e tyre dhe rrugët si mund t’i zgjidhin)

- Aktualitet / Ja çfarë na shqetëson (kronika të ndryshme)

- Opinion ynë vlen (Mendime dhe opinione për aspekte të ndryshme të

procesit mësimor.)

- Ndajmë bashkë dëshirat tona (prirje, talente, poezi, muzikë, kuriozitete, sport)

- Publicitet dhe reklama

2- Në grupin e mbledhësve të informacionit nxënësit diskutojnë për lloje të ndryshme

informacionesh që mund të mbledhin, ç’lloj artikujsh mund të shkruajnë dhe nga mund

t’i vjelin informacionet.

Rubrika “Kush jemi ne?“ do të përmbajë informacion veprimtaritë e nxënësve. Ata tregojnë

për veten, mësimin, shkollën, punën që bëjnë në të, klasat, mësuesit etj.

3- Në grupin e përgatitësve të strukturës së shkrimit, shkruesit të shkrimit, diskutojnë

rreth temës që do trajtojnë në artikullin e tyre. Ky hap do të hidhet pasi nxënësit kanë

vëzhguar me vëmendje strukturën e artikullit të trajtuar në libër të ndarë në tri etapa

hyrje – zhvillim – mbyllje.

Duke iu referuar artikullit të paraqitur në tekst:

-në hyrje vëmendja e lexuesit është përqendruar në faktin “në mjediset e Muzeut Historik

Kombëtar është çelur një muze i vogël, ku prezantohen 26 fotografi të P.Marubit”.

- Në zhvillim jepen informacione më të zgjeruara për këtë fakt duke theksuar;

• Emrin e ekspozitës

• Seksionet që ajo përmban (“Grupe dhe familje”, “Gratë”,”Burrat”)

• Harkun kohor që do të rrijë e hapur (deri në 9 maj)

• Ku janë përqendruar peizazhet e kësaj ekspozite (peizazhe të Shkodrës e

Zadrimës…)

• Vendin nga janë marrë kuadrot etj. (janë marrë nga Instituti i Kulturës Popullore…)

- Në mbyllje jepen zhvillime të mundshme të ngjarjes, opinione personale etj.

Është çelur në kuadër të stinës së aktiviteteve ….

70
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

4- Në grupin e paraqitësve të fakteve nxënësit do të ushtrohen të dinë të dallojnë dhe

të paraqesin faktet brenda një artikulli gazete dhe të ushtrohen në përcaktimin e tyre.

Pasi të kenë vëzhguar me vëmendje mënyrën e paraqitjes së fakteve në tekstin e librit,

ata duhet të ushtrohen në mënyrë praktike për përcaktimin e tyre brenda artikullit.

• Kush (një grup arkeologësh kinezë)

• Çfarë (kanë gjetur arkën e Noes…)

• Ku (në majën 4 mijë metra të malit…)

• Kur (ditën e mërkurë, më datë 23, ora 20.00)

• Pse (pas testimit me karbon është vërtetuar se...)

Njëkohësisht duhet të kenë parasysh që për realizimin më të saktë të përcaktimit të

fakteve ata veprojnë në këtë mënyrë:

• vënë në dukje fjalët dhe fjalitë kyç të materialit të dokumentuar;

• ndërtojnë një listë me fjalët kyç;

• bëjnë një sintezë të shkurtër të materialit etj.

5- Në grupin e paraqitjes së opinioneve nxënësit do të përpiqen të ndajnë opinionin

nga fakti.

Duke u mbështetur në artikullin e mësipërm mund të vëmë në dukje këtë paragraf të

tekstit:

“Nuk mund të themi se kjo është 100% Barka e Noes, por 99% jemi të sigurt.(Këtu

opinioni është gërshetuar me dhënien e fakteve) Struktura antike kishte disa nënndarje

me shtylla druri, në të cilat me siguri gjendeshin kafshët…- tha Yeung Wing –Cheung,

regjisor nga Hong Kongu…”

Pas 10 minutash, gjatë së cilës nxënësit janë konsultuar në grupet e ekspertëve për

të organizuar punën e tyre, ata rikthehen në grupet bazë, ku për rreth 5 min diskutojnë

për vendimin që do të marrin për artikullin që do të shkruajë grupi i tyre.

Pasi kanë shkruar artikullin, nxënësit duhet ta rishikojnë atë si nga ana e përmbajtjes,

ashtu edhe për të bërë korrigjime të gabimeve drejtshkrimore, të kontrollojnë

përdorimin e kohëve të foljeve, lidhjen logjike të pjesëve të ndryshme të fjalive

(kohore, shkakore, kundërshtore etj.), përdorimin e shenjave të pikësimit, veçanërisht

përdorimin e presjes etj.

Në fund çdo grup bën prezantimin e llojit të artikullit që do të shkruajë duke detajuar

tregues të secilit hap.

Shënim: nëse koha për realizimin e plotë të etapës nuk është e mjaftueshme

mësuesi/ja mund t’ua japë këtë si detyrë shtëpie ku nxënësit i kërkohet të shkruajë

plotësisht artikullin e gazetës së shkollës.

71
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Përforcimi. Rishikim në dyshe

Në këtë etapë të mësimit nxënësit mund të punojnë në dyshe. Mësuesi u kërkon të

përqendrojnë vëmendjen tek ushtrimet 1, 2, 3 ,4 në faqen 54. Nxënësit përcaktojnë

renditjen e informacionit në tekst, bëjnë analizën morfologjike të fjalëve të nënvizuara,

analizojnë nga ana sintaksore fjalitë dhe identifi kojnë gabimet drejtshkrimore.

Model përgjigjeje:

Ushtrimi 1

Si janë organizuar informacionet në këtë artikull?

Në këtë artikull informacioni është i ndërtuar sipas kësaj renditjeje:

P.sh:

Kush? Miq, dashamirës dhe artistë do të bashkohen

Kur? në një mbrëmje të veçantë

Ku? Vendi ku do të mbahet koncerti nuk është dhënë

Pse? në kujtim të kompozitorit të njohur shkodran, Gjon Simoni.

Çfarë? Në këtë koncert sopranoja Mimoza Kosturi, e shoqëruar nga Orkestra Simfonike

e RTSH-së, do të interpretojë pjesë të njohura të përpunuara nga vetë krijuesi. Në

program janë pjesët:” Ave Maria”…

Pse? Krijimtaria e këtij kompozitori është shumë e pasur. Gjon Simoni ka dhënë një

kontribut të rëndësishëm në konferenca, seminare …

Ai është krijues i shkollës moderne të orkestracionit shqiptar dhe një nga shtyllat e

krijimit të muzikës së lehtë. Ai është i pari që e ngjiti këngën në art duke futur elemente

shkencore të harmonisë, kontrapunktit dhe orkestracionit.

Në veprat e tij për orkestër përfshihen balete, koncerte simfoni, korale, koncert për

piano dhe orkestër, në ato për muzikë dhome përfshihen duete, kuartete, suita, në ato

të muzikës instrumentale variacione, romanca, valle koncerte.

Është autor i tekstit “Orkestracioni”

Ushtrimi 2

Zgjidhja e ushtrimit 2

Bëni analizën morfologjiket foljeve të nënvizuara. Cilat forma kohore janë përdorur më

shumë në këtë tekst?

do të bashkohen – folje, veta III, shumës, mënyra dëftore, koha e ardhme, trajta

joveprore, zgjedhimi I

do të interpretojë – folje, veta III, njëjës, mënyra dëftore, koha e ardhme, zgjedhimi I,

trajta veprore, kalimitare

ngjiti –veta III, njëjës, mënyra dëftore, koha e kryer e thjeshtë, zgj. II, trajta veprore,

kalimtare

ka dhënë – veta III, njëjës, mënyra dëftore, koha e kryer, zgjedhimi II, trajta veprore,

kalimtare

përfshihen – veta III, njëjës, mënyra dëftore, koha e tashme, zgj. I, trajta joveprore,

është – veta III, njëjës, mënyra dëftore, koha e tashme, zgj. II, trajta joveprore,

72
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

ka dhënë – veta III, njëjës, mënyra dëftore, koha e kryer, zgjedhimi II, trajta veprore, kalimtare

Ushtrimi 3

Format kohore më të përdorura janë ato të së shkuarës: e kryera dhe e kryera e

thjeshtë, por edhe e tashmja me të ardhmen.

Analizohet nga ana sintaksore teksti i mësipërm. Cilat janë fjalitë që përdoren më

shumë: me bashkërenditje apo me nënrenditje?

Në këtë artikull mbizotërojnë fjalitë e thjeshta të zgjeruara, po ka edhe fjali të përbëra

kryesisht me marrëdhënie nënrenditëse përcaktore.

Zgjidhja e Ushtrimit 3. Nënvizoni fjalët e shkruara gabim dhe korrigjojini.

Zjarrfi këse, Belsh, kanë, vënë, pemëtore, hekurudhore, menjëhershme, vënë, punë,

policisë, qenë, banorëve, mundësia, mundësinë, pakujdesisë, Belsh, ullinj, pjesërisht,

regjistruar,

Në këtë shkrim ka pasur gabime në përdorimin e ë-së fundore ose në trup të fjalës.

Në fund të orës mësuesi bën konkluzionet e orës së mësimit, vlerëson nxënësit me notë.

Detyrë shtëpie. Shënim: nëse koha për realizimin e plotë të etapës nuk është e mjaftueshme

mësuesi mund t’ua japë këtë si detyrë shtëpie ku nxënësit i kërkohet të shkruajë një artikull për

gazetën e shkollës.

Parapërgatitje: Gjeni ose lexoni informacione të ndryshme për jetën dhe krijimtarinë e Gjergj Fishtës.

Tema

16. Teksti

informuesparaqitës.

Artikujt e

gazetave

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të analizojë titujt e artikujve të ndryshëm të gazetave.

a. Të dallojë llojet e ndryshme të titujve nga ana grafi ke;

b. të analizojë llojet e ndryshme të titujve nga ana gjuhësore;

c. të vëzhgojë faqe gazetash për të bërë lidhjen ndërmjet imazheve

fotografike dhe artikujve;

d. të shkruajë një artikull për gazetën e shkollës.

Materialet dhe mjetet mësimore

Teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 11”, lloje të ndryshme gazetash, artikujsh, shkumësa

me ngjyra, tabela.

Materiale shtesë

Për gjysmë shekulli Gj. Fishta (1870-1940) ishte fi gura zotëruese e letërsisë shqiptare.shte i

njohur si poet, gjuhëtar, publicist, prift, politikan dhe mendimtar.

Lindi në fshatin Fishtë të Zadrimës, në 23 tetor 1871. Kreu studimet e para në Seminarin

Françeskan të Shkodrës si dhe në Seminarin e Troshanit. Është quajtur Epiku i shekullit.

Ndërtoi epin shqiptar të shek. XX.

Në fushën e letërsisë punoi për 40 vjet dhe krijoi një vepër të madhe në të gjitha gjinitë etj. Veprat

e tij letrare janë: Lahuta e malcis, Anzat e Parnasit, Gomari i Babatasit, Mrizi i Zanavet, Vallja e

Parrizit, Juda Makabe, Jerina ose Mbretnesha e Luleve.

73
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

U bë protagonist i kulturës e i shoqërisë së kohës së tij. Bashkëthemelues i shoqërisë

“Bashkimi” në Shkodër më 1889, punoi për shqipen e përbashkët, është bashkëmiratuesi i

alfabetit të shqipes në Kongresein e Manastirit (1908). Themeloi revistën Hylli i Dritës.

Përfaqësuesi i Shqipërisë në Konferencën e Paqes (1919);

Nënkryetar i parlamentit Shqiptar (1922)

U përndoq nga qeveria e Zogut.

U përçmua, u denigrua dhe u la në harresë nga regjimi totalitar.

Çfarë thonë të tjerët për Gjergj Fishtën:

FAIK KONICA

Para të gjithave do të përmendja Gjergj Fishtën, një frat françeskan i lindur në Zadrimë, i

cili është shumë më shumë se poet. Për një çerek shekulli ai ka qënë një prijetar impresiv

intelektual. Atë Fishta ka provuar të gjitha degët e letërsisë dhe gjithnjë me sukses poezinë,

dramën, komedinë. Por jashtë Shqipërisë, ai është i njohur vetëm si autor i “Lahutës së

Malcis”, një epi pastoral dhe heroik.

AUREL PLASARI

Si mund të lexohet një lirikë e Fishtës - Njeriut i pëlqejnë përjashtimet, pikërisht ngase ato

përforcojnë rregullat. Në lirikën e Fishtës, poezia Nji lule vjeshtet të del përpara si një oazë

befasuese. Edhe në pyllin madhështor, pa fund e anë të epikës së tij, ajo të përkujton një

lirishtë…..

KRISTAQ JORGO

Letërsia është për Fishtën vokacion kryesor krahas priftërisë. Shkruan rregullisht dhe shumë.

Boton dhe riboton në mënyrë ritmike, pothuaj pa ndërprerje dhe pa pengesë. Themelon

drejton organe kulturore-letrare. Veprat e tij përcillen në mënyrë të vazhdueshme nga kritika,

ka publikun e vet dhe njeh një receptim të gjerë. hyn në programet shkollore. Përkthehet në

gjuhë të huaja dhe njihet në qarqe letrare e shkencore të Evropës. Koncepton që në gjallje

një botim të plotë të veprës së vet. Modelohet kështu me Fishtën më plotësisht se me cilindo

krijues tjetër, shkrimtari shqiptar përfaqësues…

Konceptet kryesore: titull gazete, struktura e gazetës, fotografi a, stili i gazetës.

Struktura mësimore:

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë Organizimi i nxënësve

Parashikimi Diskutim i njohurive paraprake Diskutim i ideve Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Pyet sërish Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe

Përforcimi Shkrim i shpejtë Ndërtim i shprehive studimore Punë individuale

74
ZHVILLIMI I MËSIMIT

Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Parashikimi. Diskutim i njohurive paraprake

Mësimi nis me diskutimin e detyrës së shtëpisë. Disa nxënës lexojnë artikullin e shkruar

për gazetën e shkollës. Nxënësit diskutojnë për punimet e njëri-tjetrit duke vënë në

dukje elementet e strukturës së një artikulli, si: renditja e informacionit, strukturimi i tij,

dallimi i fakteve nga opinionet, korrektimin në tekst të gabimeve drejtshkrimore, kohëve

të foljeve dhe llojit të fjalive të përdorura.

Ndërtimi i njohurive. Diskutim Di/ Dua të di/Mësova

Mësuesi/ja tërheq vëmendjen e nxënësve në ndërtimin e faqeve të gazetave të sjella në

klasë prej nxënësve. Diskuton së bashku me nxënësit organizimin e gazetës nga ana

grafi ke. Thekson se gazeta të ndryshme kanë politika botimi të ndryshme si rrjedhim janë

të ndryshme në paraqitjen e tyre. Ana grafi ke është një tjetër element i rëndësishëm.

Nxënësit diskutojnë rreth fotove dhe imazheve të përdorura, duke vënë në dukje sa

ndihmojnë ato në zbërthimin e materialit të paraqitur në artikujt e dhënë.

Pasi lexojnë individualisht informacionin për titullin e gazetës, ata vërejnë titujt e artikujve

që janë paraqitur në libër.

Sociale – titulli i faqes

Mbititulli: NDRYSHIMET/Specialistët kërkojnë ndryshime të thella të ligjit parauniversitar

Titulli: Propozimi, gjoba për gjimnazistët

Nëntitulli: Sugjerohet edhe ulja e limiti të mungesave pa arsye, si dhe kthimi i kopshtit,

i detyrueshëm

• Cili prej tyre është titulli?

• Ç’funksion kanë dy titujt e tjerë me shkronja të zeza?

Përqendrohet tek vëmendja e nxënësve tituj e artikujve. Ndërtohen tabela DDM.

Shënon bashkë me nxënësit çfarë dinë ata për titujt dhe veçoritë e tyre, çfarë duan të

dinë dhe çfarë mësuan,

Di Dua të di Mësova

Përmban mesazhin kryesor. Kur vendoset titulli? Titulli vendoset pasi është shkruar artikulli.

Përmbledh gjithë lajmin.

Tërheq gjithë vëmendjen e

lexuesit.

Është i shkurtër.

Përdoren fjali një kryegjymtyrëshe

pa folje: emërore ose

Artikujt shoqërohen me fi gura.

Titujt janë të ndryshëm.

Përse përdoren titujt?

Cilat janë elementet që e

përbëjnë titullin?

Përse shërbejnë?

Cilat janë mjetet gjuhësore

që përdoren në titull?

Cili është roli i fotografi së

në një artikull?

A ka lidhje titulli me

qëllimin e artikullit?

Për të tërhequr vëmendjen / për të ngacmuar

emocionalisht lexuesin.

Mbititulli, titulli kryesor, nëntitulli.

Mbititulli vendoset mbi titullin kryesor,

shërben si hyrje dhe përmbledhje e artikullit.

Titulli kryesor mund të vendoset në një ose

disa rreshta. Shkruhet me shkronja të mëdha.

Nëntitulli me germa të vogla, poshtë titulli kryesor

është përmbledhje e çështjeve kryesore.

Titulli mund të jetë një fjali emërore një fjali

foljore, një fjali e thjeshtë.

Është i rëndësishëm. Llojet e fotove janë të

ndryshme në varësi të qëllimit të shkrimit.

Janë treguese, me karakter pershkrues etj.

Qëllimi i shkrimit përcakton dhe llojin e titullit:

tregues, shpjegues, fantazie (fi gurativ).

75
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Çfarë veçori stilit kanë

artikujt e gazetave?

Përdorim i kufi zuar i mbiemrave, Përdorim i

fjalive të shkurtra, Përdorimi më i shpeshtë i

pikës, sesa i presjes.

Gjuha e përdorur afër gjuhës së folur.

Nxënësit diskutojnë mbi mësimin në dyshe, gjejnë përgjigje për pyetjet dhe plotësojnë

përgjigjet së bashku me mësuesin/en.

Punohet ushtrimi 5, në faqen 55. Nxënësit vënë në zbatim njohuritë e marra.

Zgjidhje e ushtrimit 5.

Titulli i këtij artikulli

• Është emëror “Koncert simfonik në kujtim të Gjon Simonit” (fjali pa folje).

• Është i shkurtër.

• Përmban mesazhin kryesor.

• Tërheq vëmendjen e lexuesit.

Stili i këtij artikulli karakterizohet nga:

• përdorim i kufi zuar i mbiemrave (mbrëmje të veçantë, kompozitorit të njohur,

pjesë të njohura, shkollës moderne, muzikës së lehtë.)

• përdorimi kryesisht i fjalive të thjeshta të zgjeruara dhe fjalive të përbëra me

dy pjesë.

• Gjuha e përdorur është afër gjuhës së folur.

U lihet kohë nxënësve të rishikojnë titujt që u kanë vënë artikujve që kanë përgatitur

në shtëpi dhe të bëjnë plotësimet e nevojshme në përputhje me njohuritë e reja të

mësuara. Ky rishikim mund të bëhet edhe në grup.

- Të plotësojnë artikullin me foto të ndryshme.

Përforcimi. Shkrimi i shpejtë.

Punohet ushtrimi 7. Nxënësit shkruajnë individualisht një artikull me titull “Pse duhet

të studiohet në shkollë vepra e Gjergj Fishtës”. Për t’iu ardhur në ndihmë mësuesi vë

në dispozicion të nxënësve një material me të dhëna nga veprimtaria e tij. Mirë është

që ai t’i parapërgatitë nxënësit e tij që ata të kenë lexuar ose marrë informacion të

mjaftueshëm për këtë çështje.

Model përgjigje:

Artikulli mund të përmbajë këto çështje:

- Kush është Gjergj Fishta?

- Çfarë ka shkruar ai dhe cili është roli i tij në letërsinë shqiptare?

- Pse ky autor dhe vepra e tij duhet studiuar (kur?- tani) (ku? - në shkollë)?

Në diskutime të gjata për letërsinë shqipe dhe zhvillimin e saj shpesh herë është lënë

pa përmendur emri më i rëndësishëm i asaj kohe: Gjergj Fishta. Shumë natyrshëm lind

pyetja: A do të kishte kuptim letërsia shqipe pa një kolos të përmasave të tilla?!

76

Në fund të orës mësuesi bën konkluzionet e orës së mësimit vlerëson me notë.

Detyrë shtëpie. Parapërgatit kronikën. Sillni në klasë lloje të ndryshme kronikash.
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Tema

17. Teksti

rrëfyes

joletrar.

Kronika

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

- Të identifi kojë kronikën si lloj i tekstit rrëfyes joletrar;

- Të njohë veçoritë e kronikës;

- Të dallojë lloje të ndryshme të kronikave në gazetari;

- Të krahasojë kronikën objektive me atë subjektive.

Materialet dhe mjetet mësimore

Teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 11”, lloje të ndryshme gazetash, kronikash,

shkumësa me ngjyra, tabela.

Model kronike objektive

Katër zona në flakë janë lokalizuar brenda pak orësh në disa zona të vendit

Katër vatra zjarri janë lokalizuar brenda pak orësh në disa zona të vendit. Për pasojë, dhjetëra hektarë pyje,

ullishta dhe vreshta janë përfshirë nga flakët, ndërkohë që zjarret kanë kërcënuar seriozisht edhe banesa.

Fier

Një zjarr ka rënë dje në mesditë në fshatin Portëz. Si pasojë e fl akëve janë djegur sipërfaqe me ullinj dhe

shkurre. Forcat zjarrfikëse dhe banorët kanë mbajtur fl akët larg zonës së banuar. Zjarri ka rënë në kodrat

e fshatit Plyk, fshat i Komunës Portëz dhe më pas është përhapur në fshatin Qendër të komunës. Brenda

pak minutash, i favorizuar edhe nga era që frynte, fl akët janë përhapur duke shkuar shumë pranë zonës

së banuar. Fillimisht banorët kanë tentuar t’i shuajnë vetë flakët, ndërsa më pas kanë njoftuar repartin

e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit. Drejt vatrës së zjarrit kanë shkuar shumë forca zjarrfi këse dhe një

automjet. Ky i fundit nuk ka mundur t’i afrohet vatrës së zjarrit, si pasojë e rrugës tejet të dëmtuar. Banorët

e zonës dhe forcat zjarrfi këse kanë mundur ta vënë situatën nën kontroll dhe kanë mbajtur fl akët larg

banesave të zonës. Operacioni i shuarjes së fl akëve ka zgjatur për më tepër se dy orë, por bilanci i zjarrit

ka qenë më shumë se 60 hektarë sipërfaqe me ullishta, shkurre dhe vreshtari të djegura. Dëmet janë të

konsiderueshme tek të mbjellat e banorëve të zonës. Policia po punon për gjetjen e shkakut, por dyshimet

e para fl asin për një zjarr të shkaktuar nga çobanët.

Marrë nga shtypi i ditës

Kronikë subjektive

Zona të shumta të përfshira nga flakët

Një tragjedi e madhe po ndodh në shumë zona të vendit, ku vatrat e zjarrit po kthejnë në hi gjithçka brenda

pak orësh. Për pasojë, qindra hektarë pyje, ullishta dhe vreshta janë përfshirë nga fl akët e stërmëdha,

ndërkohë që zjarret kanë kërcënuar seriozisht edhe banesat.

Fier

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë dje në mesditë në fshatin Portëz. Si pasojë e flakëve janë djegur

dhjetëra rrënjë ullinj si dhe sipërfaqe të mëdha me shkurre. Forcat zjarrfikëse dhe banorët po bëjnë të

pamundurën duke u rrezikuar seriozisht për të mbajtur flakët larg zonës së banuar... Drejt vatrës së zjarrit

kanë shkuar forca të panumërta zjarrfikëse dhe shumë automjete... Dëmet duket se janë të pariparueshme

tek të mbjellat e banorëve të zonës. Sipas policisë shkaktarë të zjarrit janë çobanët.

Marrë nga shtypi i ditës

77
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Kronikë kulturore.

Teatër poetik me krijime të Nënë Terezës

Shkodër / Kalaja e Rozafës në Shkodër ka qenë skena e aktivitetit të zhvilluar mbrëmjen esë mërkurës

në qytetin e Shkodrës në përkujtim të 100-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës. Në ambientet e kalasë

së lashtë Teatri Kombëtar “me mbështetjen dhe nën kujdesin e kryeministrit Sali Berisha” prezantoi

një teatër poetik me krijime të Nënë Terezës. Të pranishëm për të ndjekur këtë aktivitet kanë qenë

dhe Kryetarja e Parlamentit Jozefi na Topalli dhe ministri i Kulturës Ferdinand Xhaferaj. Krijime

poetike të interpretuara nga aktorë të njohur të skenës shqiptare si Tinka Kurti, Margarita Xhepa,

Ahmet Pasha etj, janë mirëpritur nga publiku i shumtë i pranishëm dje në mbrëmje. Kuarteti muzikor

“Akustika” ekzekutoi këngët “Dua më shumë Shqipërinë”, këngë kishtare dhe dy këngë shkodrane.

Personalitetet e pranishme në këtë aktivitet kanë vlerësuar fi gurën e Nënë Terezës dhe veprën që ka

lartësuar emrin e saj. Përpara këtij aktiviteti, zonja e parë Teuta Topi ka vizituar shtëpinë muze ku ka jetuar

familja e Nënë Terezës në Shkodër.

Marrë nga shtypi i ditës

Kronika rozë

Xhenifer Lopez: “Dua të kem fëmijë të tjerë”

Maks dhe Emë janë dy binjakët e Xhenifer dhe janë gjithçka për ta bërë atë të lumtur. Diva e muzikës dhe

filmit mendon sërish për të pasur fëmijë të tjerë edhe pse nuk kanë kaluar ende dy vjet nga lindja e dy

binjakëve. Ajo për të cilën mendon vazhdimisht është të zgjeruarit e familjes. “Dëshiroj të kem fëmijë të tjerë

– ka thënë Lopez. Në jetë nuk mund të planifikosh gjithçka, asnjëherë nuk i dihet”. Xheniferi, 40 vjeçe, është

munduar për të pasur shtatzëninë e parë. Zëra thonë se këngëtarja ka marrë kura për të bërë fekondim. Por

ajo ka mohuar çdo gjë duke pohuar se mbi çdo gjë tjetër do të donte fëmijë të tjerë. Sa më shpejt madje.

Kronika gjyqësore

Shtyhet për të enjten seanca gjyqësore ndaj Albin Kurtit

Marrë nga shtypi i ditës

Tërhequr më 13 Prill 2010. Është shtyrë për të enjten në orën 11:00, seanca gjyqësore ndaj liderit të

Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti. Një vendim i tillë ka ardhur pas kërkesës së avokatit mbrojtës Avni

Gjakova, për së paku dy ditë kohë për ta lexuar lëndën në tërësi.

Gjakova, është caktuar sot në këtë detyrë. Avokati Gjakova në fillim të seancës ka propozuar që të

ndërrohet përbërja e trupit gjykues. Sipas tij përbërja e trupit gjykues nga gjyqtarë vendës, mbase do të

mund të sillte Albin Kurtin në seancë.

Marrë nga shtypi kosovar

KRONIKA E ZEZË

Bulqizë

Kapet me 20 tonë mineral kromi pa dokumente, ndalohet një 46-vjeçar. Dyshohet se sasia e bllokuar e

mineralit është vjedhur nga subjektet private të palicencuara për shfrytëzim kromi në minierën e Bulqizës.

Burimet e policisë së Bulqizës bëjnë të ditur se ka nisur procedimi penal për X. Y., 46 vjeç, nga qyteti i

Bulqizës, për veprën penale “të vjedhjes” parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal. Burime nga policia

saktësojnë se gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e 46-vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë

e provës material 20 tonë krom, për të cilin nuk kishte asnjë dokument justifi kues. Dyshohet se ai e ka

vjedhur sasinë e mineralit te subjektet private të licencuara për shfrytëzim kromi në Minierën e Bulqizës.

78

Marrë nga shtypi i ditës
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Konceptet kryesore: kronika, kronika subjektive, kronika objektive, stili i kronikës, struktura e kronikës.

Struktura mësimore:

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë Organizimi i nxënësve

Parashikimi Pyetje përgjigje Diskutim i ideve Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Lexim dhe pyetje Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe

Përforcimi Diagrami i Venit Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe

Parashikimi. Pyetje përgjigje, diskutim i lirë

Mësuesi/ja e nis mësimin duke u shpërndarë nxënësve dy lloje tekstesh: një kronikë

subjektive dhe një objektive. (Mësuesi/ja mund të shfrytëzojë tekstin e kronikës në librin

e nxënësit dhe kronikat e dhëna në rubrikën materiale dhe mjete mësimore).

Për të identifi kuar llojin e kronikës drejtohen pyetje të tilla:

- Ç’lloj tekstesh janë?

- Ç’bëjnë këto lloj tekstesh?

- Çfarë rrëfejnë?

- Si i rrëfejnë?

Me përgjigjet e nxënësve ndërtohet grafi ku harta e mendjes, ku përmblidhen disa nga

veçoritë e kronikës.

tekst rrëfyes joletrar

fakte janë me interes për lexuesin

jep fakte nga realiteti

objektive/subjektive

renditen kronologjikisht

Kronika

fakte të hollësishme

u jep përgjigje pyetjeve:

Kush, çfarë, ku, kur, pse

Mësuesi/ja përqendron vëmendjen tek pohimi:

“ Paraqet fakte që mund të jenë më interes për lexuesin.”

- A mund të identifikoni lloje të ndryshme faktesh (ngjarjesh) që i interesojnë lexuesit?

- Ngjarje me karakter të përgjithshëm: kronika e bardhë.

- Ngjarje që trajtojnë aspekte kriminale të shoqërisë: kronika e zezë.

- Ngjarje nga jeta personale e personave të rëndësishëm: kronika rozë.

- Ngjarje nga proceset gjyqësore: kronika gjyqësore.

- A mund të identifi koni në kronikat që ju keni sjellë elemente të tillë?

Ndërtimi i njohurive. Lexim dhe pyetje.

Është një veprimtari ku nxënësit punojnë në dyshe.

Nxënësit lexojnë me radhë pjesë të caktuara të

mësimit dhe shkruajnë anash tekstit çështjet (faktet,

konceptet) kryesore. Pasi mbaron së lexuari nxënësi i

parë, i dyti i bën pyetje rreth tekstit. Pyetjet i shënojnë

në skeda letre dhe ,nëse nxënësi i dytë bie dakord me

përgjigjen, e shkruajnë atë në skedën e pyetjes. Pas

kësaj shkëmbehen rolet.

79
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të punojnë në dyshe me materialin e librit duke

përdorur strategjinë lexim dhe pyetje.

Mësuesi/ja shënon në tabelë faktet a të dhënat kryesore.

Informacioni në kronikën me titull ”Dy të rinj në mes të detit” është i ndërtuar mbi

pesë pyetjet, mbi të cilat ndërtohet çdo artikull:

Kush (dy të rinj)

Çfarë (dy të rinj kanë bërë shëtitje në det me motor uji)

Ku (në Vlorë.)

Kur (një pasdite)

Pse (donin të eksploronin gadishullin e Karaburunit…)

- Çfarë strukture ka kronika?

Struktura e kësaj kronike është ndërtuar në mënyrë kronologjike. Faktet jepen sipas

rrjedhës në të cilën kanë ndodhur në të vërtetë.

- Çfarë lloj kronike është?

Është një kronikë objektive ku theksohen vetëm faktet pa dhënë opinione individuale.

Kanë zgjedhur të bëjnë xhiro me motor uji.

Kanë mbetur në mes të detit.

Motori nuk kishte karburant.

Janë munduar ta afrojnë motorin afër bregut.

Rrymat i kanë tërhequr në thellësi.

Dy orë më pas kanë mundur të zbarkojnë në “Gjirin e Dafi nës”

Kanë parë një gomone…

- Ç’veçori gramatikore e karakterizojnë?

Kronika është e ndërtuar kryesisht me fjali të përbëra me marrëdhënie nënrenditëse,

ku mbizotërojnë fjalitë me pjesë të nënrenditura kohore, shkakore e ftilluese.

• Kanë zgjedhur/ që të bëjnë xhiro me motor uji,/ teksa kanë menduar/ që gjatë

këtij udhëtimi në det të shohin edhe gadishullin e Karaburunit.( fjali e përbëra me katër

pjesë, me marrëdhënie nënrenditëse ftilluese (kundrinore) dhe shkakore)

• Fjali e përzier, me marrëdhënie nënrenditëse dhe bashkërenditëse: Rreth orës 18:oo

ata kanë parë një gomone me turistë (pj. e pavarur) dhe u kanë bërë shenjë (pj.

kryesore) që të afrohen dhe t’i marrin me vete (dy pjesë të nënrenditura qëllimore që

janë të bashkërenditura me njëra-tjetrën).

Pj. e pavarur

Pj. kryesore

Pj.n. qëllimore

Pj.n. qëllimore

Foljet janë kryesisht në kohën e kryer të thjeshtë: kanë zgjedhur, kanë menduar, kanë

mbetur, ka qenë, kanë qëndruar, ka kaluar, kanë parë, ka nisur, janë mundur etj.

80

Përdorimi i mbiemrave në këtë tekst nuk është i rrallë: e rrezikshme, e vogël,

gjyqësore
Përforcimi. Diagram i Venit.

Titulli ndërtohet me fjali emërore: Dy të rinj në mes të detit

Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Leksiku i përdorur është ai i ligjërimit bisedor me fjalë të zgjedhura nga ai libror, të cilat

vihen në thonjëza: “eksplorojnë”,”zbarkojnë”.

Pasi nxënësit punojnë në dyshe, identifikojnë së bashku me mësuesin këto veçori.

Në këtë fazë të mësimit mësuesi/ja u kërkon nxënësve ta përqendrojnë vëmendjen

edhe një herë te e njëjta kronikë, e cila një herë është dhënë si kronikë objektive dhe

një herë si subjektive.

U kërkon të evidentojnë në dyshe dallimet mes këtyre dy kronikave

objektive

Faktet tregohen

në mënyrë:

- të saktë

- të përmbledhur

- objektive

faktet tregohen:

-të shoqëruara me opinionin

e atij që shkruan;

-ka qëndrim subjektiv

-faktet janë zmadhuar

subjektive

Mbizotëron fakti

Në fund të orës së mësimit mësuesi bën konkluzionet e orës dhe vlerëson me notë.

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 6, faqe 60

Tema

18. Teksti

rrëfyes joletrar

Kronika

(ora II)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të vëzhgojë kronikën nga ana grafi ke (të dallojë llojin e shkrimeve të titujve,

vendosjen e materialit në shtylla dhe llojin e shkrimit, fotot dhe mjetet ilustrative)

- të dallojë informacionet që u përgjigjen pesë pyetjet bazë të shkrimit;

- të analizojë veçoritë e gjuhës së një kronike;

- të shkruajë një kronikë.

Materialet dhe mjetet mësimore

Teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 11”, lloje të ndryshme artikujsh gazetash, kronikash,

shkumësa me ngjyra, tabela.

Konceptet kryesore: kronikë, kronikë subjektive, kronikë objektive, stili i kronikës,

struktura e kronikës.

Struktura mësimore:

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë Organizimi i nxënësve

Parashikimi Përvijim i të menduarit Diskutim i ideve Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Të nxënit me këmbime Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe

Përforcimi Shkrim i shpejtë Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe

81
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Parashikimi. Përvijimi i të menduarit

Është një teknikë në të cilën nxënësit punojnë në dyshe për të

rikujtuar njohuritë duke u mbështetur në pyetje të ndryshme.

Nxënësit punojnë duke bërë skica, shigjeta, kuti,rrathë

etj. Me anë të kësaj teknike ata dallojnë dhe organizojnë

konceptet kryesore dhe lidhjet që ekzistojnë midis tyre.

Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin e detyrës së shtëpisë. Nxënësit kanë sjellë

në klasë lloje të ndryshme kronikash. Diskutojnë së bashku rreth llojeve të tyre.

Më pas mësuesi/ja ripërsërit disa nga njohuritë e marra prej nxënësve për kronikën.

Në tabelë ndërtohet skema nga një dyshe nxënësish dhe ky proces ndiqet nga

nxënësit e tjerë, të cilët mund të bëjnë plotësimet e nevojshme.

Ndërtimi i njohurive. Të nxënit me këmbime

Mësuesi/ja e ndan klasën në grupe bazë prej pesë vetash. Më pas nxënësit ndahen

në grupe ekspertësh dhe punojnë përkatësisht:

Grupi I - Ushtrimi 1

a)

Kush – një avion i linjës Spain air me 172 persona në bord.

Çfarë – është përplasur me fundin e pistës së aeroportit të Madridit. Nga ky

incident kanë mbetur të vdekur në vend të paktën 153 veta.

Ku – në aeroportin e Madridit.

Kur- rreth dy orë më parë.

Pse – sepse ka pësuar një defekt, sapo kishte arritur shpejtësinë për t’u ngritur në ajër.

b)

Kush -një tërmet i fuqishëm

Çfarë – tronditi, shkaktoi dëme të vogla materiale,

Ku – në Gjoricë të Dibrës, në verilindje të Shqipërisë

Kur – pak para mesnatës, në orën 23 e 49 minuta

Pse -

Grupi II - Ushtrimi 2

Në tekstin e parë janë përdorur rregullat për ndërtimin e kronikës.

1. Faktet renditen sipas rendit kronologjik:

- Rreth dy orë më parë një avion i linjës Spain...

- Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur ekipet mjekësore...nxjerra e viktimave

dhe shpëtimi i të mbijetuarve...

- Burimet policore japin të dhënat e para...

- Burimet zyrtare japin versionin për ngjarjen

- Kryqi i Kuq jep të dhëna për dëmtimin e mjedisit dhe sugjeron masat

- Gazetarët kanë raportuar për gatishmërinë e ambulancëve

2. Tregohen me saktësi vendi, koha dhe çfarë ka ndodhur (informacioni u përgjigjet

të gjitha pyetjeve bazë të kronikës).

3. Faktet jepen me saktësi pa u ngatërruar me opinionet: (dy paragrafët e parë)

4. Opinionet jepen në ligjëratë të drejtë, ku përsëriten fjalët që kanë thënë burimet zyrtare.

5. Stili bisedor

6. Mjetet gjuhësore

82
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

a. morfologjike:

- përdorimi i foljeve kryesisht në kohën e kryer: kanë mbetur, kanë mbërritur,

kanë fi lluar, kanë qenë, është shpërndarë, kanë bërë, ka nxjerrë etj.;

- përdorimi i kufi zuar i mbiemrave kryesisht mbiemra marrëdhëniorë:

e deklaruar, zyrtare, mjekësore, policore, përfundimtare, i kuq, e ndotur, të bardha etj.

b. sintaksore:

a. përdorimi i fjali të thjeshta të zgjeruara:

Nga ky incident kanë mbetur të vdekur në vend 153 veta.

Të paktën kjo është shifra e deklaruar në mënyrë zyrtare nga autoritete spanjolle.

b. Fjali të përbëra me pak pjesë, me marrëdhënie nënrenditëse dhe bashkërenditëse:

- Menjëherë pas aksidentit në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekipet mjekësore,/ të

cilat kanë filluar nga puna për nxjerrjen e viktimave dhe për shpëtimin e të plagosurve të

mbetur nën rrënojat e avionit (Fjali e përbërë me dy pjesë me nënrenditje përcaktore)

Pj. kryesore

Pj.n. përcaktore

- Burimet policore spanjolle kanë bërë me dije për mediet/ se numri i të vdekurve

është 153, /por mendohet/ se nuk do të jetë shifra përfundimtare.(Fjali e përbërë me

katër pjesë e përzier – pjesa I –kryesore, pjesa II e nënrenditur ftilluese, pjesa III e

bashkërenditur kundërshtore, pjesa IV e nënrenditur ftilluese.)

Pj. kryesore

Pj. kryesore

Pj.n. ftilluese

Pj.n. ftilluese

Përdorimi i ligjëratës së drejtë

“ Aksidenti në fjalë ndodhi me aeroplanin 5022, i cili sapo kishte arritur shpejtësinë

për t’u ngritur në ajër ka pësuar një defekt, që më pas e ka nxjerrë menjëherë jashtë

piste” - thanë burime zyrtare.

Edhe në tekstin e dytë janë përdorur rregullat për ndërtimin e kronikës.

1. Faktet renditen sipas rendit kronologjik:

- Një tërmet i fuqishëm tronditi mbrëmë pak para mesnatës Shqipërinë,.

- Sipas shërbimit sizmologjik shqiptar, tërmeti është regjistruar në orën 23 e 49 dhe

goditja ka qenë 5.4 gradë të shkallës Rihter.....

- Lëkundjet janë ndier dhe në kryeqytet

- Tërmeti ka shkaktuar dëme të vogla

- Autoritetet kanë njoftuar shembjen e vetëm dy shtëpive etj.

2. Tregohen me saktësi vendi, koha dhe çfarë ka ndodhur (informacioni u përgjigjet

të gjitha pyetjeve bazë të kronikës, me përjashtim të pyetjes pse).

3. Faktet jepen me saktësi dhe për këtë referohet burimi (shërbimi sizmologjik):

4. Nuk ka të dhëna për opinione, por citohen burime zyrtare, si autoritetet vendore.

5. Përdoret ligjërimi bisedor.

6. Mjetet gjuhësore

a. morfologjike:

- përdorimi i foljeve kryesisht në kohën e kryer: kanë qenë, kanë njoftuar, kanë

konfi rmuar, ka zgjatur, janë përfshirë etj.;

- përdorimi i kufizuar i mbiemrave: sizmiologjik, i fuqishëm, të para, të vogla, të gjatë etj.

83
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

b. sintaksore:

1. përdorimi i fjali të thjeshta të zgjeruara:

- Lëkundjet janë ndier të fuqishme dhe në kryeqytet.

Sipas të dhënave të para, tërmeti ka shkaktuar disa dëme të vogla materiale.

2. Fjali të përbëra me pak pjesë, me marrëdhënie nënrenditëse dhe

bashkërenditëse:

- Sipas shërbimit sizmologjik shqiptar, tërmeti është regjistruar në orën 23 e 49

minuta/ dhe goditja ka qenë 5.4 gradë të shkallës Rihter me intensitet 7 ballë në

epiqendrën e tij,/ që ka qenë në fshatin Gjoricë...(Fjali e përbërë me tri pjesë, përzier,

me bashkërenditje dhe nënrenditje përcaktore)

Pj. e pavarur

Pj. kryesore

Pj.n. përcaktore

- Autoritetet vendore kanë konfirmuar,megjithatë,/ se banorët e fshatrave pranë

epiqendrës janë përfshirë nga paniku/ dhe për një kohë të gjatë pas tij kanë qëndruar

jashtë banesave të tyre, për shkak të frikës së përsëritjes së tërmetit /duke qenë se

në disa prej shtëpive ka pasur krisje të mureve.(Fjali e përbërë me katër pjesë e

përzier – pjesa I –kryesore, pjesa II e nënrenditur ftilluese, pjesa III e bashkërenditur

kundërshtore, pjesa IV e nënrenditur ftilluese.)

Pj. kryesore

Pj. kryesore

Pj.n. ftilluese

Pj.n. shkakore

Grupi III- Ushtrimi 3

Lexuesi ka interes sepse ka të bëjë me çështje që përfshijnë jetën e shumë njerëzve etj.

Grupi IV – Ushtrimi 4

Nënvizoni foljet në të dy tekstet dhe përcaktoni kohën dhe mënyrën. Argumentoni

përdorimin e tyre.

Foljet përdoren kryesisht në mënyrën dëftore dhe në kohën e kryer. Mënyra dëftore e

tregon veprimin të sigurt, që ndodh vërtet, kurse koha e kryer tregon se veprimet

kanë ndodhur (janë realizuar plotësisht). Të dy ngjarjet e kronikave tregojnë një veprim

të përfunduar.

Nxënësit mund të zgjedhin nga katër fjalë për çdo klasë dhe të bëjnë analizën e tyre.

P.sh.:

Emra:

aksident- emër i përgjithshëm, n. njëjës, gj. mashkullore, konkret, trajta e pashquar, r.

emërore, lakimi I,

të Madridit - emër i përveçëm, n. njëjës, gj. mashkullore, konkret, trajta e shquar, r.

gjinore, lakimi I,

puna - emër i përgjithshëm, n. njëjës, gj. femërore, abstrakt, trajta e shquar, r. emërore,

me parafjalë, lakimi III,

84
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

e viktimave - emër i përgjithshëm, n. shumës, gj. femërore, konkret, trajta e shquar, r.

gjinore,, lakimi III.

Mbiemra:

(shifra) e deklaruar – mbiemër i nyjshëm, n. njëjës, gj. femërore, r. emërore

(nga autoritetet) spanjolle – mbiemër i panyjshëm, n. shumës, gj. femërore, r.

emërore

(shifra) përfundimtare– mbiemër i panyjshëm, n. njëjës, gj. femërore, r. emërore

(re) të bardha – mbiemër i nyjshëm, n. shumës, gj. femërore, r. emërore, shkalla

pohore

Grupi V- Ushtrimi 5

Fjalët kyç të tekstit I

Avion, aksident, ajror, Madrid, 153 viktima, të plagosur, ekipe mjekësore, burime

policore, burime zyrtare, defekt, re tymi, sirenat e autoambulancave

Fjalët kyç të tekstit II

Shqipëri, tërmet, mesnatë, 5.4 shkallë Rihter, 7 ballë, epiqendër, Gjoricë e Dibrës,

dëme materiale, s’ka viktima,

Përforcimi. Shkrim i shpejtë.

Mësuesi/ja e ndan klasën në tri grupe. Secili prej tyre duhet të shkruajë një kronikë në

bazë të temave

a) Kronikë e bardhë. Një ngjarje me karakter të përgjithshëm, si p.sh., një

veprimtari shkollore (Kampionati i atletikës të shkollave të mesme, Fituesi i olimpiadës

së matematikës Koncert bamirësie i organizuar nga këngëtarët shqiptarë në Ditën

ndërkombëtare të fëmijëve etj.)

b) Kronikë e zezë. Një aksident automobilistik

c) Kronikë gjyqësore.

d) Kronikë rozë. Paparaci në gjurmë të vipave.

Nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur për të shkruar nja kronikë duke u mbështetur

në të dhënat e ushtrimit 8.

Në fund të orës së mësimit mësuesi bën konkluzionet e orës dhe vlerëson me notë.

Detyrë shtëpie:

a) ushtrimi 7 faqe 60

b) parapërgatitje: sillni në klasë kronika të ndryshme historike ( për këtë detyrë mësuesi mund ta

ndajë klasën në 6 grupe me nga pesë nxënës, dhe çdo grup duhet të sjellë një kronikë historike

Nxënësit në grup duhet të evidentojnë veçoritë e kronikës historike.

85
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Tema

19. Teksti

rrëfyes

joletrar.

Kronika

historike

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të identifikojë llojin e kronikës historike.

a. Të dallojë elementet përbërëse të kronikës historike;

b. të analizojë elementet rrëfyese në një kronikë historike;

c. ta analizojë kronikën nga ana gjuhësore;

d. të shkruajë një kronikë historike.

Materialet dhe mjetet mësimore

Teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 11”, lloje të ndryshme gazetash, kronikash historike,

shkumësa me ngjyra, tabela.

Model kronike historike

Herbert Tan

Për nji Konkordat në Shqipni

(Me qëllimin e rregullimit të marrëdhënieve në mes Kishës Katolike dhe mbretërisë shqiptare,

në fi llim të viteve 30-të, Arqipeshkëvi i Shkodrës Monsinjor Mjeda fi lloi bisedimet me Vatikanin,

për arritjen e një Konkordati (marrëveshjeje), i ngarkuar nga qeveria shqiptare. Materiali që

po paraqesim më poshtë kërkon të ndriçojë marrëdhëniet e së drejtës kishtare në Shqipëri

deri në këtë periudhë. Ardhja e komunizmit u shoqërua me dhunimin e të gjitha të drejtave të

mëparshme që mbronin Kishën Katolike në Shqipëri. Për arsyen e mësipërme ekziston një

vakuum i madh ligjor edhe në aspektin e mësipërm. Nëpërmjet këtij artikulli kërkojmë të vëmë

në dukje se çdo raport i komuniteteve fetare me shtetin duhet të mbështetet në institucione të

përcaktuara qartë ligjërisht. Hapi i parë ku duhet të mbështetet një marrëveshje e tillë duhet

të jetë kushtetuta stabile e shtetit, e cila përbën garantin e parë për fi llimin e bisedimeve

për një konkordat. Një prej pyetjeve që anëtarët e një komuniteti do të duhet t’i bëjnë vetes

në një rast referendar konstitucional është se, sa një projekt-kushtetutë mbron të drejtat e

aspiratat e komunitetit, të drejtat e barabarta demokratike brenda bashkësisë shtetërore? Në

këtë drejtim, a përbën Kushtetuta garantin e parë për mbrojtjen e drejtave të popullit tim në

përgjithësi? (Phoenix)

….Shumë herët ka arritur Krishterimi të zërë vend në Shqipëri. Ka të dhëna se që në kohën e

Apostujve është predikuar në Lezhë. Megjithatë, kryesisht prej Jugut, prej Epirit dhe Maqedonisë, mori

rrugë Krishterimi në Shqipëri. Ipeshkvia e Prizrenit ishte që në vitin 518 një konkurruese e Selanikut,

ndërsa Shkodra shënohet që në vitin 387 si Arqipeshkvi. Gjatë emigrimit të popujve (avarëve),

krishterimi në Shqipëri pati humbje të rënda. Leo Isauri ia kaloi në vitin 740 Shqipërinë e krishterë

Patriarkut të Kostandinopojës. Kështu u përfshi edhe Shqipëria në ndarjen e madhe. Në shekullin XII

dhe XIV u kërkua me forcë shkëputja e katolikëve të ritit Bizantin nga Roma. Nën drejtimin e Heroit

Kombëtar Shqiptar, Gjergj Kastriotit, të quajtur Skanderbeg (1404-1468), Kisha Katolike Shqiptare

arriti fuqizimin dhe lulëzimin e saj më të madh që ishte njohur ndonjëherë. Nën drejtimin e tij u arrit të

ngriheshin më shumë se 20 Ipeshkvi. Mbas vdekjes së Skanderbegut, e sidomos mbas pushtimit të

Tivarit (Antivari 1521), vendi ra nën pushtimin turk.

Që me këtë pushtim katolicizmi shqiptar fi lloi të pësonte humbje të mëdha. Besnikët e Kishës

u detyruan të fshihen në malet e Veriut, si Shkodër, Pejë, Gjakovë, Prizren etj. Nën mbrojtjen e

fuqive europerëndimore, sidomos Francës, katolikët fi lluan të popullonin qytetet. Por, për sa i përket

86
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

veprimtarisë fetare, çdo aktivitet i kishës ishte i ndaluar. Për shekuj me radhë nuk u dëgjua më kumbimi

i kambanave. Që atëherë u shfaq një fenomen shumë interesant në jetën e Kishës Katolike: meshtarët

shqiptarë thuajse deri në shekullin XIX, mbajtën të veshur kostum popullor.

Në këtë situatë ndrydhëse jetoi Kisha Katolike Shqiptare thuajse tre shekuj me radhë. Fillimi i revoltave

për liri në shekullin XVIII, të frymëzuara prej Kishës dha frytet e saj vetëm në shekullin XIX. Franca,

Italia dhe sidomos Austria u bënë mbështetëset kryesore të katolicizmit shqiptar. Që nga viti 1848

Austria fi nancoi rregullisht Kishën Katolike thuajse në të gjitha drejtimet.

Nën mbrojtjen e shteteve të lartpërmendura, Kisha Katolike arriti të merrte formë dhe i shkëputi shumë

privilegje qeverisë turke, të cilat i ruajti deri me lirimin e vendit në vitin 1912. Kështu mund të përmendet

një fuqi Juridike (pro foro externo) mbi besimtarët katolikë. Kleri katolik gëzoi një mbrojtje të sferës

private ku hapësira brenda mureve të kishës gëzoi një lloj paprekshmërie. Besimtarët katolikë arritën,

falë kishës, të përjashtoheshin prej ushtrisë e sidomos të arrinin mospagimin e taksave, lirinë tregtare

etj. Në sferën e kulturës u arrit që katolikët shqiptarë të gëzonin të drejtën e shkollave, mbledhjeve

publike dhe publikimin e librave, revistave etj….

Përktheu nga gjermanishtja

Gjergj Kola

http://www.dardania.com/phoenix

Konceptet kryesore: kronika historike, tekst narrativ, struktura e kronikës.

Struktura mësimore:

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Shkëmbe një problem Diskutim i ideve Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Lexim dhe pyetje Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe

Përforcimi Shkrim i shpejtë Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe

Parashikimi. Shkëmbe një problem

Është një veprimtari bashkëpunuese që kërkon nga nxënësit

të gjejnë çështje të rëndësishme në një temë studimi

dhe pastaj të formulojnë për të një problem që duhet ta

zgjidhë një grup tjetër. Kjo metodë i mëson nxënësit të

identifikojnë a njëjtësojnë një çështje të rëndësishme në

lëndën mësimore, të formulojnë probleme për ato çështje

dhe të ndërveprojnë me të tjerët.

Mësimi nis me detyrën e shtëpisë. Nxënësve u është kërkuar të sjellin në klasë kronika

të ndryshme historike. Ata janë ndarë në 6 grupe me nga pesë nxënës. Mësuesi/ja vë

përballë njëri-tjetrit grupet dy e nga dy. Grupet e nxënësve shkëmbejnë me njëri-tjetrin

nga një tekst, të cilin ata mendojnë se është kronikë. Grupit kundërshtar i duhet të

evidentojë ato elemente, të cilat e klasifikojnë si të tillë. Me qëllim që në këtë etapë të

mësimit të përfshihen të gjithë nxënësit (edhe ata që nuk lexojnë shumë) mësuesi/ja

mund të përgatisë në një tabelë letre elemente që i drejtojnë nxënësit në veçoritë që i

identifi kojnë tekstet e dhëna, si kronika historike:

Kronika historike

tekst narrativ (pse? sepse rrëfen)

Ose: Çdo të thotë tekst narrativ?

(Përgjigjja që mund t’i lind në mendje nxënësit është që rrëfen)

87
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Veçoritë e kronikës

Qëllimi i kronikës

Koha

Vendet

Fakt subjektiv

Fakte objektive

Personazhet

Fakte objektive

Themelimi i Katedrales së Shkodrës

Rreth themelimit të Kishës së Madhe goja e popullit ka ruejtë disa ngjarje e

thanie, të cilat disa po i rreshtoi këtu:

Ditën e shtimjes së themeleve, populli i pafarë kishte ardhë

nga të gjitha anët e krahinat e Shqipnisë dhe qyteti mbanë kishte marrë

pamjen e një kremtimi të jashtëzakonshëm: burra, gra, pleq e plaka, djem e

vajza të vogla, fshatarë e malësorë, pasanikë e të vorfën kishin zanë vend në

oborrin e Palok Krandes te ara e Marin Gjonej, i cili e dhuroi tokën ku do të

ndërtohej kisha.

Difton historiani françeskan Atë Marin Sirdani, që kishte ndie prej të vjetrish,

se fi rmani i lejes nga Sulltani për ndërtimin e kishës, kishte ardhë qysh në vitin

1851, por duket se për arsye të mbledhjes së të hollavet u shtye deri ditën e 7

prillit 1858. Si u vu kryqi aty ku sot asht lteri i madh, dhe u ngulën piketat, lexoi

fi rmanin e Sulltanit (dekretin), u bekue guri i parë i themelit nga Imzot Topich dhe

u çelën themelet.

Ndodheshin pranë në ceremoni: Dom Ejëll Radoja, famullitar i qytetit me

ndihmësat Dom Ejëll Tanushi, Dom Mëhill Maraçi, Dom Zef Paci (Shestani),

Dom Simon Berisha, Hafiz Daut Efendi Boriçi, trupi konsullor i akredituem

ipeshkvijt e dioqezave sufragane, kleri shekullar e rregulltar, xhakojt e seminarit

dioqezan, parsia e popull.

Sendekomini (arkëtari i fi nancës së qarkut) vilajetit, shprazi 700 lira turke fl orini

prej një çinije shkrue në savat e mbulue me shami mëndafshi me topa ari

dhuratë e Sulltanit për ndërtimin e katedrales. Papa i Lumi Piu IX me anën e

Imzot Topich, dërgoi 1000 skuda, ndihmë për godinë e kishës dhe në vitin 1861

e naltoi Kishën e Madhe Metropoli.

Guri i themelit u shti së pari në skaj të kishës, aty ku sot shifet i murosun një

gurë trekandësh me një sy (syni i Zotit) me fjalët të gdhenduna italisht “Dio vede

tutto” (Zoti shef gjithçka).

Gratë hoqën sendet e arit nga fyti dhe i lëshuene në themele.

Kisha e Madhe asht e gjatë m.73,50 (deri te balaustra 50m) e gjanë 40 metra

dhe e naltë 23,50m. Tregohet se Dom Ejëll Radoja kishte llogaritë madhësinë

për 4.000 vetë sa mund të rrijshin ndejë kambëkryq, por në kambë mund të

rrijnë edhe 6.000 vetë, dhe tue mbushë çdo skutë arrijnë 7.000 besimtarë.

Puna nisi me vrull të madh dhe për çdo të dielle, mblidheshin burra, të rij e fëmijë

me bartë gur, tulla, me ba gëlqere, me njitë material nder skela në mënyrë që

për një javë të mos mungojnë ustallarët. U pat vendosë që secila shtëpi të

dërgonte nga një djalë falas me punue për 6 muej rresht, ndër të cilët qe Gjokë

Muzhani që asokohe ishte 15-16-vjeçar.

Gjatë punimeve dy herë rresht u pat shembë gunga e kishës derisa erdhi nga

jashtë (me sa duket një konstruktor) një inxhinier i cili e kreu sikurse sot asht.

88

Pasi punojnë për 10 minuta të pavarur grupet japin përgjigjet e tyre. Mësuesi dëgjon

përgjigjet, i vlerëson ato dhe shënon ato elemente që kanë nevojë për t’u saktësuar në

përgjigjet e nxënësve.

Model përgjigje

Vendet- Shkodër

Koha- vitet 1858-1861 Ditën e shtimjes së themeleve,

personazhet, -, Avdi Pasha, Valiu i Shkodres, Imzot Topich, Dom Ejëll Radoja, famullitar i

qytetit me ndihmësat Dom Ejëll Tanushi, Dom Mëhill Maraçi, Dom Zef Paci (Shestani), Dom

Simon Berisha, Hafiz Daut Efendi Boriçi, trupi konsullor i akredituem ipeshkvijt e dioqezave

sufragane, kleri shekullar e rregulltar, xhakojt e seminarit dioqezan, parsia e popull.
Ndërtimi i njohurive. Lexim dhe pyetje.

Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

faktet, - populli i pafarë kishte ardhë nga të gjitha anët e krahinat e Shqipnisë, firmani i

lejes nga Sulltani për ndertimin e kishës, kishte ardhë qysh në vitin 1851, u vu kryqi aty

ku sot asht lteri i madh, dhe u ngulën piketat, lexoi firmanin e Sulltanit (dekretin), u bekue

guri i parë i themelit nga Imzot Topich dhe u çelën themelet. Sendekomini (arkëtari i

financës së qarkut) vilajetit, shprazi 700 lira turke florini prej një çinije shkrue në savat e

mbulue me shami mëndafshi me topa ari dhuratë e Sulltanit për ndërtimin e katedrales.

Papa i Lumi Piu IX me anën e Imzot Topich, dërgoi 1000 skuda, ndihmë për godinë e

kishës dhe në vitin 1861 e naltoi Kishën e Madhe Metropoli……… Kisha e Madhe asht e

gjatë m.73,50 (deri te balaustra 50m) e gjanë 40 metra dhe e naltë 23,50m.etj

pjesët subjektive- qyteti mbanë kishte marrë pamjen e një kremtimi të jashtëzakonshëm:

qëllimi i tregimit- të informojë lexuesin

Shënim: Nëse jo të gjithë nxënësit kanë sjellë tekste të kronikave historike mësuesi

mund t’u japë nga një model.

Në këtë fazë të mësimit mësuesi/ja e ndan klasën në dyshe dhe u kërkon të punojnë

me tekstin e ushtrimit 1. Nxënësit, pasi ta kenë lexuar tekstin në dyshe, duhet t’i

përgjigjen pyetjes:

- Pse është tekst narrativ?

Është tekst narrativ, sepse rrëfen për ngjarje, njerëz, data, vende.

- Pse është kronikë historike? Nxënësit analizojnë elementet e kronikës historike, si:

vendi, koha, personazhet, faktet, pjesët objektive/subjektive, qëllimi i tregimit.

Model përgjigje

- Vendi- Shqipëria

- Koha –mesi i shek XVI

- Personazhet -......shqiptarët???

- Fakte objektive- vendi ka 100 vjet që ndodhet nën sundimin otoman. Pas luftërash të

përgjakshme muret e qyteteve janë shembur, shumë katunde janë djegur

Qytetet kanë marrë pamjen e kasabave të Orientit,... ngrihen minaret e xhamive, shumë

familje janë shkulur... katolicizmi ishte në tërheqje, sepse.....akoma edhe në vitin 1660

himarjotët në një shkresë......

Humanizmi përveçse përtëriti gjithë jetën mendore të Italisë, u bë edhe një kthesë për

Evropën. Një epokë të re në fushën mendore kish hapur më anë tjetër shtypi me shkronja

të lëvizshme që shpiku më 1440 Gutenbergu.....

- Fakte subjektive- pas luftërash të përgjakshme, muret e qytetit janë shembur, shumë

katunde janë djegur, shumë...

familje janë shkulur e kanë marrë arratinë..... dhe kjo herezi mori dhenë në shekujt e

mëpastajmë me krahina të tëra kjo rrymë që u ndie në gjithë Evropën nuk mund të mos jetë

ndier edhe në anët tona.......

- Qëllimi i rrëfimit – është jo vetëm të informojë, por edhe të bindë lexuesin për atë që rrëfen.

- Model zgjidhjeje e Ushtrimit 3: Analizojeni tekstin nga ana gjuhësore

- Leksiku –fjalët që përdor autori lidhen me fusha të caktuara të veprimtarisë shoqërore:

- a. Kur rrëfen për pushtimin turk, përdor fjalë turke: osman, kasaba, xhami, minare, Orient’

- b. Kur rrëfen për fatin e fesë katolike, përdoren fjalë nga fusha teologjike: katolicizëm,

fe kristiane, islam, herezi, misionar, kleri, kurja romake, libra të liturgjisë, kardinalë,

priftërinj, breviarë, ofi cet...; reformë, kundërreformë;

89
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

- c. Kur rrëfen për humanizmin dhe kthesën që pësoi Evropa, përdoren fjalë nga fusha e

kulturës: humanizmi, jeta qytetare, kultura laike, ngjallje e letërsisë, formim kulturor, shkrimtarë,

shtypi, shtypshkronja, libri, lëvizje letrare, shkrime, shtypshkrime, dorëshkrime etj.

Struktura sintaksore:

a. fjali të thjeshta të zgjeruara:

Jemi në mesin e shek. XVI. Folja është në kohën e tashme, që quhet edhe e tashmja

historike. Autori për t’i afruar ngjarjet dhe për ta bërë rrëfi min sa më interesant, përdor

në vend të kohës së kryer, kohën e tashme.

b. Fjali të përbëra me marrëdhënie nënrenditëse, bashkërenditëse e të përziera:

Vendi ka gati 100 vjet/ që gjendet nën sundimin e osmanëve. Foljet janë në kohën e

tashme. (Fjali e përbërë me dy pjesë me marrëdhënie nënrenditëse përcaktore.)

Misionarët e vizitorët/ që dërgon Vatikani në këtë anë në shekujt XVII e XVIII,

përshkruajnë me ngjyra të gjalla më një anë të shkuarit tatëpjetë të fesë kristiane,

më anë tjetër padijen e klerit, po edhe të lënët e këtyre provincave pas dore nga ana e

kurjes romake, ndër të tjera edhe mungesën e librave të liturgjisë./ (Fjali e përbërë me

dy pjesë me marrëdhënie nënrenditëse përcaktore.)

Përforcimi. Shkrim i shpejtë

Në këtë fazë të mësimit mësuesi/ja u kërkon nxënësve të shkruajnë një kronikë

historike duke u mbështetur në informacionet që kanë gjetur ata vetë. U kërkohet

nxënësve të vënë theksin në elementet e përmbajtjes së kronikës historike.

Për të realizuar objektivin e të shkruarit të një kronike historike mësuesi/ja mund të

ndjekë disa rrugë:

a. t’u sugjerojë nxënësve 2-3 orë më parë të mbledhin informacion rreth një teme të caktuar,

b. t’u ofrojë vetë të dhëna që t’iu shërbejnë për të shkruar kronikën;

c. mund të përdoret edhe vetë kronika e dhënë në libër, mbi bazën e së cilës

nxënësit të marrin të dhënat dhe të rishkruajnë një kronikë origjinale;

d. t’u sugjerojë të lexojnë vepra që përmbajnë informacion me karakter historik, mbi

bazën e të cilave nxënësit të ndërtojnë kronikë historike.

Shënim. Për realizimin e kësaj detyre mësuesi duhet të llogaritë kohën që nxënësit

ta përfundojnë detyrën në klasë, dhe më pas u jepet si detyrë ta redaktojnë, plotësojnë

dhe ta përfundojnë në shtëpi.

Model kronike historike

Duke u mbështetur në veprën Kujtimet e M. Frashërit, mbledhur nga nipi i tij (material

i sugjeruar) nxënësit mund të marrin të dhënat që t’i përdorin për shkrimin e kronikës.

90

Në vitin 1930, meqenëse kabineti Koço Kota kishte dhënë dorëheqjen, Zoti Pandeli

Evangjeli u ngarkua të formonte kabinetin dhe Naltmadhnia e Tij Mbreti më propozoi

dikasterin eMinistrisë së Ekonomisë Kombëatre, të cilën e pranova. Me të hyrë në këtë

dikaster dëshirova që sistemin e punimit bujqësor ta zbatonin në të gjitha katundet e

një qarku, i cili ishte qarku i Kavajës, sepse ky qark ka një fushë pjellore dhe kodrina

të buta, ndodhej afër detit dhe mbi rrugën kryesore kombëtare që përshkon mesin e

Shqipërisë. U zgjodhën agronomët më të mirë, shumë a pak të specializuar në degët e

ndryshme të bujqësisë, në Kavajë u formua një zyrë teknike, me depo veglash, me uzinë

meremetimi të këtyre veglave, me farëra të seleksionuara, me kafshë të mëdha racash,

dhe çdo agronomi iu caktua një zonë e përbërë prej 4-5 katundesh, ku agronomi, pasi

të studionte e të hetonte gjendjen bujqësore, blegtorale dhe klimatike të zonës, do të

shtrëngonte popullsinë e katundeve për të zbatuar punimin intensiv, duke iu dhanë

bujqve çka u mungonte, si vegël, farë, fi danë e të tjera.

Meqenëse katundarët bujq kudo dhe kurdoherë janë konservatorë, një sistem i ri i

detyrueshëm punimi u dukej i rëndë dhe, sipas mendësisë së tyre, nuk e përfytyronin
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

dot që një njeri i kënduar, që s’kishte ngarë parmendën si katundari, ta dinte bujqësinë

më mirë se ai. Por më vonë shpejt e kuptuan dobinë e këtij sistemi dhe kështu zyra

teknike e Kavajës për gjithë ditën ishte plot me katundarë, të cilët kush kërkonte vegla

të reja, kush farëra të seleksionuara, kush kafshë të racës për damazllëk, kush pyeste

për sëmundjen e bimëve, kush për meremetimin e një vegle të prishur.

Përveç kësaj, nën drejtimin e agronomëve u fi llua edhe formimi i kooperativave midis

katundarëve. Ky sistem kaq po dilte i përshtatshëm për Shqipërinë, saqë edhe banka

kombëtare fi lloi t’u çelte kredi kolektive kooperative të katundarëve.

Detyrë shtëpie. Parapërgatitje tema Autobigrafi a. Sillni në klasë autobiografi të ndryshme.

(mund të lexojnë Autobigrafi a e Nolit).

Tema

20. Teksti

rrëfyes

joletrar.

Autobiografia

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të identifikojë autobiografinë si lloj i tekstit rrëfyes joletrar.

a. Të dallojë elementet përbërëse të një teksti autobiografi k;

b. Të shpjegojë rastet e përdorimit të tij tekstit autobiografi k;

c. të dallojë veçoritë gjuhësore të një teksti autobiografi k;

d. të shkruajë një tekst autobiografi k.

Materialet dhe mjetet mësimore

Teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 11”, lloje të ndryshme tekstesh autobiografike,

shkumësa me ngjyra, tabela.

Material plotësues

Autobiografia e Naim Frashërit (aktor) janë autobiografia ndodhitë, kujtimet dhe dëshirat

e jetës sime Naim Frashëri, i biri i Servetit, jam lindur në Leskovik më 15 gusht 1923. Origjinë

bejlerësh. Në vitin 1912, kur pasuria na u dogj prej grekëve, babai hyri në punë me detyrën e

tagrambledhësit. Prej kësaj kohe fi lloi jeta e vështirë për familjen time, por, megjithatë, gjendja

shoqërore e tyre ka qenë prej qytetari të mesëm. Kjo gjendje vazhdoi edhe pas lindjes sime.

Pas vdekjes së babait më 1937, konditat e jetës u vështirësuan, kështu që u detyrua motra të

hynte në punë. Vëllai në këtë kohë punonte në Post-telegraf, me një rrogë shumë të vogël. Me

këto kondita kam vazhduar deri pas çlirimit. Në janar të 1945, mbas një prove hyra në shkollën

dramatike, që ishte krijuar nga Drejtoria e Kulturës Popullore. Prej asaj kohe u bëra aktor teatri,

ku vazhdoj të jem edhe tani. Gjatë regjimit të Zogut dhe regjimit fashist kam qenë student.

Edukata ime në atë kohë ka qenë ajo që merrej në shkollë, d.m.th. borgjeze. Kam kryer shtatë

klasë të mesme. Në lëvizjen N.Ç.L mora pjesë. Hyra në radhët e RK (Rinia komuniste) në prill të

1941-shit. Në shkurt 1949, u propozova si kandidat i partisë dhe u pranova. Pjesëtarët e familjes

kanë qenë të gjithë me luftën. Dy motrat kanë marrë pjesë në lëvizje, njëra partizane dhe tjetra

e re komuniste. Të dyja sot janë kandidate të partisë. Nuk jam prekur nga reforma e pushtetit,

sepse që prej vitit 1912 nuk kemi pasur asnjë pëllëmbë tokë dhe pasuri. Nuk kemi pasë tjetër

veç rrogës së vogël të babait, më vonë atë të motrës dhe vëllait. Për punën time në teatër jam

graduar në fund të 1947-ës, duke u bërë aktor i parë. Jam shpërblyer dy herë, kam marrë katër

fl etë-lavdërimi dhe me rastin e pesë-vjetorit të teatrit m’u dha nga Presidiumi i Kuvendit Popullor

medalja e punës. Punën e aktorit e kam dashuruar që në kohën kur isha në shkollë. Nuk kisha

guxim të shfaqja dëshirën time me shokët, se më tallnin, mora kurajo në vitin 1943, kur m’u dha

një nga rolet kryesore në dramën “Vilhelm Tel”. Prej asaj kohe fi llova të interesohem për teatrin

dhe të pregatis shfaqje në lagje. Më 1944, u thirra në Priskë në grupin artistik. Aty pregatitëm një

dramë, të cilën e ç´faqëm më 29 nëntor 1944. Këtu u forcua lidhja me teatrin dhe tani kjo lidhje

është bërë jetë për mua.

Marrë nga interneti.www. lisanet.jhost.co.uk

91
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Konceptet kryesore: autobografi , tekst rrëfyes etj.

Struktura mësimore:

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve

Organizimi i

nxënësve

Parashikimi Stuhi mendimesh në dyshe Diskutim i ideve Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Lexim me kodim të imët të tekstit Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe

Përforcimi Shkrim i shpejtë Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Parashikimi.

Stuhi mendimesh në dyshe.

Kjo teknikë i ndihmon nxënësit të zhvillojnë idenë e të

menduarit sa më gjerë, më thellë dhe më përfytyrues – çka

njihet edhe si të menduarit lateral (dytësor). Nxënësit

hedhin idetë e tyre në letër e më pas i shkëmbejnë ato me

shokët, shtojnë mendime të reja në listat e tyre e në fund

dyshet paraqesin idetë e tyre para klasës.

Nxënësit, pasi kanë parapërgatitur në shtëpi temën Autobiografi a. realizojnë një stuhi

mendimesh në dyshe. Mësuesi/ja shënon në tabelë idetë e nxënësve, pasi ata janë

konsultuar në dyshe.

shkrim për jetën vetjake

ngjarjet kanë ndodhur realisht

autori dhe protagonisti janë një

ngjarjet tregohen sipas rendit kronologjik

Autobiografi a

është tekst subjektiv

paraqiten fakte

gjendja emocionale/ ndjenjat

dëshmi të rëndësishme të jetës

tregon për fëmijërinë/adoleshencën

për shkollimi, karrierën

përshkruan vendet ku ka qenë

përdoret gjuha standarde

shkruhet për t’u lexuar nga të tjerë

Ndërtimi i njohurive . Lexim me kodim të imët të tekstit

Në këtë fazë të mësimit, pasi nxënësit dinë të identifi kojnë autobiografi në dhe

elementet e saj, mësuesi e udhëzon klasën të punojë në dyshe me teknikën lexim me

kodim të imët të tekstit.

Ata do të identifi kojnë në tekstin e dhënë në libër veçori të autobiografi së.

Mësuesi/ja u sugjeron shenjat e mëposhtme për:

AP – ato pjesë ku autori dhe protagonisti janë një dhe shënojnë ngjarje të ndodhura

realisht:

Linda më 29 nëntor 1814...........

.................edhe për arsyes se isha i fundit i klasës.

92

FE- ato pjesë të tekstit ku shoqërohen jo vetëm faktet, por edhe gjendja emocionale

e autorit/ ndjenjat e tij.
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Krejt i shkujdesur për të ardhmen, iu kushtova i tëri përsosjes së vetës... i mposhtur nga ethet...

Si një makth i vërtetë... mua më dukej se, mbas kësaj, jeta ime nuk kishte më asnjë kuptim...

D – ato pjesë të tekstit, të cilat japin dëshmi të rëndësishme edhe për një mjedis apo

një epokë historike të caktuar.

Në vetvete ngjarjet e jetës sime nuk kanë absolutisht asnje vlerë për njeri...

... Por në atë mënyrë që unë i dhashë veprimin dhe kamjen lartësimit të gjuhës

amtare, ruajtjes së Atdheut shqiptar, po ashtu po parashtroj ndodhitë e jetës sime për

vlerën e pashoqe që përmbajnë...

F – nënvizohen foljet dhe përcaktohet koha dhe mënyra në të cilën janë përdorur:

koha e pakryer, koha e kryer, e tashme, më se e kryer, mënyra dëftore, lidhore, kushtore,

habitore, dëshirore, urdhërore.

Linda- koha e kryer e thjeshtë

Kishte lindur – e kryer

rridhnin, jepte, ngacmonin, ishin,. rrija, isha - e pakryer

Ndodhet, është – e tashme

Model përgjigjeje

Pasi identifi kojnë pjesët mësuesi i diskuton ato së bashku me nxënësit.

Nxënësit punojnë të pavarur ushtrimet 1, 2, 3, f. 66.

Elementet e autobiografi së

- Ato pjesë ku autori dhe protagonisti janë një dhe shënojnë ngjarje të ndodhura realisht.

Fan Stilian Noli lindi më 6 janar 1882 në Adrianopojë të Turqisë. Ishte i biri i Stilian Nolit dhe i

Marie (Golaqi) Nolit. Ndoqi gjimnazin grek në Adrianopojë dhe mori diplomën Cum laude më 1912

në Harvard. Më 1939 diplomën e Bakolarit në muzikën e Konservatorin e Njunglandit dhe gradën

e doktorit të shkencave filologjike në Universitetin e Bostonit. Është Mitropoliti kryepeshkop i

Kishës Ortodokse Shqiptare. Botimet e tij përfshijnë dyzet e tre libra

- Pjesë të tekstit ku jepen jo vetëm fakte, por edhe gjendja emocionale e autorit/ ndjenjat e tij.

Është punë e vështirë të shkruante autobiografinë një njeri si unë, që ka provuar të gjitha

punërat.....

- Ato pjesë të tekstit të cilat japin dëshmi të rëndësishme edhe për një mjedis apo një epokë

historike të caktuar

Përkthimi mjeshtëror i Dhjatës së Re shqip nga Konstandin Kristoforidhi ka qenë një nga librat

e mëdhenj që kam lexuar qysh në moshën 18 vjeç. Ky libër është shkaku që unë u bëra misionar i

popullit. Pas shtatë vjetësh, më 1908 u dorëzova prift nga kryepeshkopi rus në Nju Jork. Më 1922,

kur Kisha e Shqipërisë doli e vetëqeverisur, unë u shugurova peshkop dhe u caktova Mitropolit

kryepeshkop i dioqezës së Durrësit në Shqipëri që përfshinte dhe Tiranën, kryeqytetin. Tani jam

kryetar i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë, me qendër në Boston.

Si njeri me prejardhje shqiptare, unë kam dhënë kontributin tim në krijimin e shtetit të pavarur

të Shqipërisë, e cila më parë ishte provincë turke.

- Ato pjesë të tekstit ku është përdorur koha e pakryer ose koha e kryer / kohën e tashme /

kohën më se të kryer.

- Ato pjesë të tekstit që tregojnë se kemi renditje kronologjike.

....... pasi mbarova gjimnazin grek të Adrianopojës, vajta në Athinë, ku kam punuar si karrocier

i një tramvaji rrugësh me kuaj. Puna tjetër ishte fi gurant dhe zëvendësues, kur autori ra i sëmurë

më dhanë rolin e Hamletit. Kur kompania mbeti keq në Aleksandri të Egjiptit, unë hoqa dorë nga

teatri dhe u bëra mësues gjuhe për tre vjet. kur erdha në Shtetet e Bashkuara më 1906 punova si

punëtor i thjeshtë në fabrika të ndryshme në Bufalo, në Nju Jork e në Boston për dy vjet.

93
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

- Gjuha e përdorur: Gjuha standarde

Autori ka zgjedhur vetën e tretë për përshkrimin e ngjarjeve, foljet janë përdorur në

mënyrën dëftore, në:

kohën e kryer të thjeshtë- lindi, ndoqi, mori, ra, u bëra, hoqa, punova, u shugurova, doli,

u caktova,

kohën e pakryer- ishte, përfshinte

kohën e tashme – është, përfshijnë,...

e kryer- kam punuar, ka provuar, kam lexuar, kam dhënë

Diskutim i lirë.

Përforcimi. Shkrim i shpejtë.

Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të shkruajnë autobiografi në e jetës së tyre duke u

mbështetur në shembujt e trajtuar në klasë.

Nxënësit do të përqendrohen në elementet e strukturës së autobiografi së.

Në fund bën konkluzionet e orës së mësimit dhe vlerëson me notë

Detyrë shtëpie.

a) ushtrimi 12, faqe 69;

b) parapërgatitje; Ditari dhe Letra personale.

Tema

21. Teksti

rrëfyes

joletrar.

Ditari

dhe letra

personale

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të identifikojë ditarin dhe letrën personale si lloje të tekstit rrëfyes joletrar;

- Të dallojë elementet shprehëse –emocionale të ditarit dhe të letrës;

- Të vëzhgojë anën grafike të këtyre teksteve për të dalluar elemente të strukturës;

- Të analizojë tekstet nga ana gjuhësore;

- Të shkruajë një faqe ditari dhe një letër personale.

Materialet dhe mjetet mësimore

Teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 11”, lloje të ndryshme tekstesh ditare, shkumësa

me ngjyra, tabela.

Materiale plotësuese

Pjesë nga ditari i Naim Frashërit (aktor) “Për herë të parë ndjeva dashuri për një italiane”

3 janar 1941, e premte:

Ditë e mërzitshme dhe e ngrohtë. Për drekë nuk kishim gjë të mjaftueshme. Për darkë u bëra unë makarona.

4 janar, e shtunë

Ditë e mërzitshme, kohë e mirë. E para herë që po ha bukë thatë për drekë. Në ora 5 vajta në kinema,

pashë fi lmin italian “Riformatorio”.

6 janar, e hënë

Ditë e keqe, kohë shiu, prandaj qe shumë e mërzitshme. Mamaja mungonte.

8 janar, e mërkurë

Ditë e parë e Bajramit. Koha e mirë, dita qe e qetë mora këpucë, por s´më pëlqyen, prandaj i ktheva.

Mamaja mungonte.

10 janar, e premte

Ditë shiu dhe ftohtë, mamanë e pritëm dhe nuk erdhi. Por muarëm telegram dhe thoshte se ishte mirë

dhe vjen pas Bajramit.

94
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

13 janar, e hënë

Ditë e mërzitshme. Kohë e mirë, por shumë ftohtë. Mamaja erdhi e bleva unazën, bleva edhe

këpucët.

21 janar, e martë

Ditë e mirë aspak e mërzitshme, koha e mirë dhe e ngrohtë. Mora mish….

23 janar, e enjte

Ditë e qetë. Nata qe me grindje. Kohë shiu.

27 janar, e hënë

Ditë e mërzitshme dhe melankolike, sidomos në mëngjes. Koha shumë e bukur dhe e ngrohtë.

Marrë nga interneti.www. lisanet.jhost.co.uk

Letër e Migjenit (shkëputur nga vepra e Migjenit, faqe 310)

Torino, më 11.IV.1938

I dashtuni Teufi k

Dje e mora kartolinën tande. S’mbaj mend premtimin. Megjithatë, kam dashtë me të shkrue para disa

ditëve, por, thash: mos e trazo në qetsin e tij dhe lene të fryhet.

Unë me shëndet nuk jam kenë aq keq, por erdha këtu në senatorium për mjekue hallin e vjetër. Tash

një ditë më vizitoi “primariumi” dhe më tha që në ditt e para të qershorit mund të shkoj në bjeshkë.

Domethenë, punët i kam mirë.

Në ket senatoriunm është pak mërzi dhe s’ka ambient divertues për mue. Dhe në gjuhë nuk jam tue

përfi tue shumë, mbasi fl asin në dialektin piemontez. Për mue i vetmi kalim kohe është leximi. Jam tue

këndue veprat e Emil Ludwig ----- asht biografi st me famë. Kam këndue “Napoleonin” e tij, tashti jam

tue këndue” Goethe”, janë vllime të mëdha.

Nse don me ditë gja për Torinon....Torino asht Torino. Ti ke gabue që, tue ditë pakë a shumë italishten,

nuk ke ardhë këndej pari. Mësohet diçka nga një botë krejt tjetër e bukur. ( Me mësue thash e jo me

simpatizue- të mos më kuptosh keq). Nsa shkruhej kështu unë të kam parasysh ty e jo Elez (in )...

Pothuaj tash dy muej asht tue na mbajtë një kohë shumë e bukur. Mos t’isha ndrye në këtë senatorium”

kara gegë),- do t’i shijojshe bukurinat e Torinos pranveruer pranë lumit Po. Megjithatë, me leje mund

të dal por sa para bën për një ose dy ditë.

Nuk jam konden me katrolinën e jote, pres letër nga ti si tjera herë. Se ti mund t’i dish mirë të rejat e

të vjetrat Shkodrës-loce.

“ Vllaznia” a po tregohet dinamike?

Të fala ty dhe shokëve – Milloshi

Letërkëmbimi i panjohur me familjen i Nënë Terezës

Letër dërguar vëllait Lazër:

12 maj 1963:

E mora letrën tënde. Ju falënderoj për lutjet tuaja, të cilat më ndihmojnë të bëj më të mirën e Zotit (...).

Ne tani jemi 180 motra. Tashmë kemi nisur të kemi edhe Vëllezër.

Unë e kam harruar shqipen dhe për këtë nuk arrij t’ju shkruaj më shumë.

Lutuni për mua. Dhe unë do të lutem për ju.

Dashuria e Zotit qoftë me ju.

Marrë nga interneti www.fryma. Blogspot.com

95
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Konceptet kryesore: ditari, letra personale etj.

Struktura mësimore:

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Diskutim i njohurive paraprake Diskutim i ideve Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Mësimdhënia e ndërsjellë Të mësuarit ndërveprues Punë në grup

Përforcimi Shkrim i shpejtë Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Parashikimi. Diskutim i njohurive paraprake.

Mësimi nis me diskutimin e detyrës së shtëpisë: punimin e ushtrimit 12, faqe 69, të

shkruanin një autobiografi personale.

Pas diskutimit të detyrës së shtëpisë mësuesi e ndan klasën në dy grupe të mëdha dhe

u kërkon nxënësve që brenda grupi të diskutojnë për veçoritë e ditarit dhe letrës dhe në

dy tabela të shkruajnë organizues grafi kë.

tekst narrativ

zhvillohet në mënyrë kronologjike

kronikë e jetës

ditari

nuk i mbahen të fshehta

miku imagjinar

mbizotëron funksioni shprehës

tekst rrëfyes

përmbajnë element subjektive

shprehin përshtypjet

e shkruesit

Letra personale

tekst shprehës emocional

ka lidhje mes dhënësit dhe marrësit të tekstit

-çështjet që trajtohen kanë të bëjnë me jetën personale

Ndërtimi i njohurive.

Mësimdhënia e ndërsjellë

Është teknikë që u shërben nxënësve që të lexojnë me kujdes

për të kuptuar. Me këtë teknikë jo vetëm u japin mësim

shokëve të tyre ,por edhe praktikojnë shprehi të rëndësishme

të të kuptuarit. Mësimdhënia e ndërsjellë u mëson nxënësve

të lexojnë për të kuptuar, të gjejnë idetë kryesore, hollësitë,

lidhjet midis ideve dhe tekstit..

Në këtë fazë të mësimit mësuesi u sugjeron nxënësve të ndahen në grupe me nga 4-

5 nxënës. Çdo njëri prej tyre do të luajë rolin ë mësuesit duke u shpjeguar të tjerëve

një paragraf të caktuar nga mësimi. Pas kësaj etape ai mund të bëjë pyetje për idetë

kryesore, pjesët e vështira etj. Nxënësit e ndarë në dy grupe shpjegojnë – dy ditarin

dhe dy letrën personale.

Mirë është që nxënësit të ndajnë pjesën që do të shpjegojnë në pjesë duke u mbështetur

edhe në shembujt e librit. Përqendrojnë vëmendjen në strukturën e ditarit dhe të letrës

personale.

96
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Modele përgjigje

Ditari

• Renditja kronologjike e ngjarjeve:

Në mëngjes më 9 ktheva inglisht konditat e kuvendit....

Më 11 vajtëm në Bangat e Shawnut...

Më 1 pas dreke mbledhja e....

Më 4 gjer më 8 godita.......

Më pas nxënësit punojnë në dyshe me ushtrimet 4.5. 6. 7

Vendosja e datës dhe shpesh e vendit në krye të faqes

E shtunë, korrik 14, 1917..

Të dielën 15 korrik

Përdorimi i foljeve në vetën e parë:

ktheva, godita, çova,

Mbizotërimi i kohës së tashme dhe kohës së kryer të thjeshtë:

e përment, shkruan, falenderon, dërgova, çfaq ….

Gjuha e përdorur e afërt me gjuhën e folur:

Të dielën 15 korrik

Më 3 P.M, Konferencë inglisht për Kryqin e Kuq në Worcester

Ndërtimi sintaksor i thjeshtë:

I çova një telegram Kastoldit dhe M. Konzitës

Letra personale

Letra personale ka strukturë të ngjashme me letrën zyrtare, në elementet themelore. Ajo që e bën të

ndryshme është informacioni që përcjell dhe mënyra shumë personale e komunikimit të tij.

• Vendi nga shkruhet letra dhe data: Torino, më 11.IV. 1938

• Formula hyrëse: I dashtun Teufi k

• Hyrja: Dje e mora kartolinën tande. S’mbaj mend premtimin. Megjithatë, kam dashtë me të shkrue

para disa ditëve, por, thash: mos e trazo në qetsin e tij dhe lene të fryhet.

• Pjesa qëndrore:

Unë me shëndet nuk jam kenë aq keq, por erdha këtu në senatorium për mjekue hallin e vjetër. Tash

një ditë më vizitoi “primariumi” dhe më tha që në ditt e para të qershorit mund të shkoj në bjeshkë.

Domethenë, punët i kam mirë.

Në ket senatoriunm është pak mërzi dhe s’ka ambient divertues për mue. Dhe në gjuhë nuk jam tue

përfi tue shumë, mbasi fl asin në dialektin piemontez. Për mue i vetmi kalim kohe është leximi. Jam

tue këndue veprat e Emil Ludëig ----- asht biografi st me famë. Kam këndue “Napoleonin” e tij, tashti

jam tue këndue” Goethe”, janë vllime të mëdha.

Nse don me ditë gja për Torinon....Torino asht Torino. Ti ke gabue që, tue ditë pakë a shumë italishten,

nuk ke ardhë këndejpari. Mësohet diçka nga një botë krejt tjetër e bukur. ( Me mësue thash e jo me

simpatizue- të mos më kuptosh keq). Nsa shkruhej kështu unë të kam parasysh ty e jo Elez ( in ).....

• Formula përmbyllëse

• Firma

Të fala ty dhe shokëve

Milloshi

97
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Punohet Ushtrimi 4

Elementet e ditarit

Shkrimi i datës në krye të faqes

E martë, më 13.02 1979

Renditja kronologjike ngjarjeve

Dje ishim me mamin te babi dhe daja. Na lajmëruan që të shtunën. Të dielën unë shkova

në Elbasan për të blerë ushqime, u nisa me autobusin e mëngjesit dhe u ktheva me të orës

11.30. Nga daja nuk shkova fare. Pjesën e kohës që më mbeti e lirë e kalova në bibliotekë...

Mbizotërimi i vetës së parë

Ne ishim, unë shkova ...

Mbizotërimi i kohës së tashme në përshkrimin e situatave dhe në reflektimet e

brendshme dhe koha e kryer e thjeshtë për rrëfimin

Koha e kryer e thjeshtë – u nisëm, shkova, kalova, u shpërndanë, ...

Koha e tashme – luajnë, kalojnë, vjen,.....

Gjuha joformale, e afërt me gjuhën e folur, me përsëritje, me fjali njëkryegjymtyrëshe

dhe shkurtime.

Tani çdo gjë më duket e huaj, pa kuptim, gati qesharake...

Gazeta, fjalë... dhe babai im atje... për 18 vjet rresht ...babai im...

Ndërtime sintaksore të thjeshta

Dje ishim me mamin te babi dhe daja.

Na lajmëruan që të shtunën.

Nga daja nuk shkova fare.

Na shoqëronin dy çuna.

Këtë na e komunikuan në çastin e fundit....

Për 18 vjet rresht.

Babai im.

Ushtrimi 6

ishim – folje në mënyrën dëftore, koha e pakryer, veta I, shumës

lajmëruan - folje në mënyrën dëftore, koha e kryer e thjeshtë, veta III, shumës

shkova - folje në mënyrën dëftore, koha e kryer e thjeshtë, veta I, njëjës

Shoqëronin - folje në mënyrën dëftore, koha e pakryer, veta III, shumës

komunikuan - folje në mënyrën dëftore, koha e kryer e thjeshtë, veta III, shumës

të kujtoja - folje në mënyrën lidhore, koha e pakryer, veta I, njëjës

të takohemi - - folje në mënyrën lidhore, koha e tashme, veta I, shumës

kishim folur - folje në mënyrën dëftore, koha e kryer, veta I, shumës

do të kalojnë -- folje në mënyrën dëftore, koha e ardhme, veta III, shumës

98

Përforcimi. Shkrim i shpejtë.

Në këtë fazë të mësimit mësuesi u kërkon nxënësve të shkruajnë një fl etë ditari dhe

një letër personale. Përpara se nxënësit të punojnë të pavarur, mësuesi/ja diskuton mbi

mënyrën e prezantimit të tyre. Dëgjon përgjigje të ndryshme të nxënësve.

Më pas klasa punon në dy grupe të mëdha:

Grupi që ka shpjeguar ditarin shkruan një letër personale.

Grupi që ka shpjeguar letrën personale shkruan një faqe ditari.(përkatësisht ushtrimet 9, 13)

Në fund të orës së mësimit mësuesi bën konkluzionet e orë dhe vlerëson me notë.

Detyrë shtëpie. Parapërgatitje për përsëritjen e lëndës (testim)
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Tema

Përsëritje

(Testim)

Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të identifikojë llojet e tekstit informues, paraqitës, të tekstit rrëfyes joletrar dhe të

atij shprehës emocional;

• të analizojë anën gjuhësore të këtyre teksteve;

• të përdorë teknikat e shkrimit të këtyre teksteve.

Materialet dhe mjetet mësimore: teste për tekstin informues- paraqitës.

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Parashikimi: Stuhi mendimi

Mësuesi/ja bën një përsëritje të shpejtë me anë të një stuhie mendimi për tekstin

informues-paraqitës, duke u ndalur te:

- llojet e tekstit informues-paraqitës;

- karakteristikat e përgjithshme të llojeve teksteve;

- veçoritë gjuhësore të teksteve;

- llojet e shkrimeve që janë informues-paraqitës (shpjegues).

Ndërtimi i njohurive: Punë e pavarur

• Mësuesi/ja e ndan klasën në dy grupe dhe i udhëzon nxënësit për kryerjen e

detyrës së kontrollit. Qëllimi i testimit është të kontrollohet përvetësimi i njohurive bazë

për tekstin informues-paraqitës.

• Pas udhëzimit të mësuesit nxënësit punojnë të pavarur.

Përforcimi: Nxjerrja e përfundimeve

• Lexohet nga një test për çdo grup dhe bëhen diskutime rreth zgjidhjes së

ushtrimeve.

Në fund mësuesi/ja vlerëson arritjet në orën e mësimit. Nxënësit do të vlerësohen

me notë për përgjigjet e dhëna në test.

Detyrë shtëpie.

a) Parapërgatitni një tekst përshkrues.

b) Sillni në klasë lloje të ndryshme tekstesh përshkruese.

99
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Model testi

Grupi A

Emri/mbiemri__________________________ klasa __________________

1. Përcaktoni cili nga pohimet e mëposhtme është i vërtetë për tekstin informues paraqitës. 1 pikë

a. Teksti informues-paraqitës ka si funksion kryesor të përshkruajë.

b. Teksti informues-paraqitës ka si funksion të informojë.

c. Teksti informues-paraqitës ka si funksion të udhëzojë.

2. Rrethoni alternativën e saktë. 1 pikë

Procesverbali është tekst informues që:

a. jep fakte e të dhëna për ngjarje të së shkuarës;

b. regjistron a dëshmon një veprimtari a një çështje në kohën kur ndodh;

c. paraqet të dhëna nga një veprimtari kërkimore-shkencore.

3. Renditni llojet e teksteve informues-paraqitës që japin të dhëna të shumta 5 pikë

vetjake dhe ku mbizotëron elementi subjektiv.

a. ........................................

b. ........................................

c. ........................................

ç. ........................................

d. ........................................

4. Shkruani formula që përdoren për hyrjen e një letre zyrtare. 1 pikë

a. ........................................

b. ........................................

5. Përcaktoni çfarë e dallon CV-në dhe autobiografinë nga biografia. 1 pikë

6. Përcaktoni funksionin kryesor të tekstit joletrar. 1 pikë

7. Identifikoni llojin e tekstit të mëposhtëm. Përcaktoni funksionin dhe qëllimin e tij kryesor.

3 pikë

100
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Arkitektura në shekujt VII-XV

Arkitektura bizantine në Shqipëri u ngrit mbi bazën e një arkitekture ilire paraardhëse, e ndikuar

edhe nga faktorë të rinj dhe të ndryshëm të kohës.

Duke zënë pozitë të veçantë në trevat e Perandorisë Bizantine, në korridorin natyral mes Lindjes

dhe Perëndimit, territori i vendit tonë shërbeu në periudha të caktuara si transmetues apo rrezatues

i vlerave arkitektonike drejt Perëndimit dhe anasjelltas. Gjatë mesjetës së hershme dhe të mesme

kemi gjini të ndryshme arkitektonike, duke fi lluar nga banesat, ndërtimet mbrojtëse, ato të kultit, si

dhe ndërtimet inxhinierike.

Shumëllojshmëria e tipave, si dhe niveli i lartë ndërtues tregon se arkitektura mesjetare në vendin

tonë nuk qëndron prapa asaj të vendeve fqinje më të zhvilluara dhe fl et për kontakte të vazhdueshme

me këto vende, për ndikime reciproke dhe zgjidhje arkitektonike origjinale si në elemente të veçanta,

ashtu dhe në formulimin e tipave.

Një zhvillim të madh pati arkitektura gjatë periudhës së konsolidimit të principatave feudale shqiptare.

Një fenomen urbanistik me rëndësi, që merr zhvillim të plotë në këtë periudhë dhe që kishte të

bënte me zhvillimin e qyteteve, sidomos gjatë shek. XIII-XIV, është lindja e varosheve ose lagjeve

jashtë mureve rrethuese të qyteteve. Kjo dukuri shënoi lindjen dhe zhvillimin e qytetit të hapur.

Lloji ............................................

Funksioni ............................................

Qëllimi ............................................

8. Bëni skemën e komunikimit të tekstit të mësipërm. 7 pikë

Përcaktoni elementet e skemës së komunikimit.

Referenti

Dërguesi

kanali letra

mesazhi

kanali letra

Marrësi

kodi

Konteksti

9. Në tekstin e mëposhtëm përcaktoni elementet gjuhësore që e bëjnë 6 pikë

këtë tekst të jetë informues-paraqitës.

Gjurmët më të hershme të arteve të bukura në Shqipëri

Fillimet e artit fi gurativ në truallin e Shqipërisë janë të hershme. Gjurmët e para i përkasin periudhës

së neolitit. Nëpërmjet zbulimeve të shumta arkeologjike, në zona të ndryshme të vendit janë gjetur

qindra e mijëra qeramika, terakota, zbukurime në metal etj., që u përkisnin fi seve ilire, paraardhësve

të drejtpërdrejtë të shqiptarëve të sotëm.

Prodhimet më të hershme janë të thjeshta, për përdorim praktik, por në to shfaqen edhe vlera artistike

si në format zoomorfe të enëve, ashtu edhe në dekoracione, gdhendje dhe elemente të tjera. Nga

101
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

shekulli i gjashtë deri në shekullin e tretë p. e. s., në qeramika vizatohen linja dhe fi gura gjeometrike;

forma ndërtohet me siluetë më elegante dhe pasurohet me elemente plastike. Shumë enë të kësaj

periudhe, që ruhen sot në muzetë e Shqipërisë, kanë vlera të mirëfi llta artistike dalluese vendase, që

nuk i ndeshim në artin e fqinjëve të tjerë po aq të lashtë, si helenët, maqedonasit apo romakët.

10. Bëni analizën morfologjike të fjalëve të nënvizuara në tekstin e mësipërm. 6 pikë

11. Shkruani një procesverbal që mbahet nga polici rrugor për 11 pikë

një aksident automobilistik. Përmbajuni skemës së procesverbalit.

Hyrja

Data

Vendi i ngjarjes

Personi që mban

procesverbalin

Kush është i pranishëm

Procesverbal

Ngjarja për të cilën

mbahet procesverbali

Zhvillimi

Përfundimi

Nota 5 6 7 8 9 10

Pikët 8 -13 13-19 20-25 26-31 32-37 38-43

102
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Model zgjidhjeje

Grupi A

1. Përcaktoni cili nga pohimet e mëposhtme është i vërtetë për tekstin informues-paraqitës.

b. Teksti informues-paraqitës ka si funksion të informojë.

2. Rrethoni alternativën e saktë.

Procesverbali është tekst informues që:

b. regjistron a dëshmon një veprimtari a një çështje në kohën kur ndodh.

3. Renditni llojet e teksteve informues-paraqitës që japin të dhëna të shumta vetjake dhe ku

mbizotëron elementi subjektiv.

a. CV-ja

b. autobiografi a

c. letra personale

ç. ditari

d. letra zyrtare

4. Shkruani formula që përdoren për hyrjen e një letre zyrtare.

a. Shkëlqesisë së tij, z. President,

b. E nderuar znj. Kryetare e Bashkisë etj.

5. Përcaktoni çfarë e dallon CV-në dhe autobiografinë nga biografia.

CV dhe autobiografi a janë jetëshkrime që shkruhet nga vetë personi, biografi a është jetëshkrimi i një

personi që shkruhet nga dikush tjetër.

6. Përcaktoni funksionin kryesor të tekstit joletrar.

Funksioni praktik

7. Identifikoni llojin e tekstit të mëposhtëm. Përcaktoni funksionin dhe qëllimin e tij kryesor.

Lloji

Funksioni

Qëllimi

teksti informues-paraqitës

informues

të informojë

8. Bëni skemën e komunikimit të tekstit të mësipërm. Përcaktoni elementet e skemës së komunikimit.

Dërguesi

Studiues i

arkitekturës

kanali letra

(libri studimor)

Referenti

Arkitektura në shekujt VII-XV

mesazhi

Arkitektura e këtyre

shek. është e

zhvilluar

dhe qëndron krahas

asaj të vendeve

fqinje.

kanali letra

(libri studimor)

Marrësi

Lexues të

interesuar për

historinë e

arkitekturës

kodi

Gjuha e shkruar (shqipja)

Konteksti

Lexuesi i interesuar për historinë e arkitekturës

103
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

9. Në tekstin e mëposhtëm përcaktoni elementet gjuhësore që e bëjnë këtë tekst të jetë informuesparaqitës.

leksiku formal -

përkufi zime -

përshkrimet -

shembujt -

strukturë e thjeshtë sintaksore -

folje në të tashmen e dëftores -

10. Bëni analizën morfologjike të fjalëve të nënvizuara në tekstin e mësipërm.

janë – folje, veta III, n. shumës, mënyra dëftore, koha e tashme.

gjurmët – emër, numri shumës, gj. femërore, trajta e shquar, lakimi i tretër. emërore.

janë gjetur - folje, veta III, n. shumës, mënyra dëftore, koha e kryer.

shfaqen - folje, veta III, n. shumës, mënyra dëftore, koha e tashme.

artistike – mbiemër, n. shumës, gj. femërore, r. kallëzore.

ndërtohet - folje, veta III,njëjës, mënyra dëftore, koha e tashme.

11. Shkruani një procesverbal që mbahet nga polici rrugor për një aksident automobilistik.

Përmbajuni skemës së procesverbalit.

Hyrja

Zhvillimi

Data

Vendi i ngjarjes

Personi që mban

procesverbalin

Kush është i

pranishëm

Ngjarja për të cilën

mbahet

procesverbali

Procesverbal

I mbajtur sot, më datë 22 shtator 2010, në autostradën

Durrës-Tiranë, nga unë i nënshkruari Petrit Kodra, polic

i shërbimit të qarkullimit rrugor, në prani të shoferit të

automjetit me targë Tr.1234, pasagjerit z. Avni Rr. dhe

dëshmitarit okular Dritan F. për ngjarjen e mëposhtme:

Në orën 10 të mëngjesit, makina me targë..... u përplas me

shtyllën anësore të rrugës. Nga përplasja makina pësoi

Përfundimi

Mbajtësi i

procesverbalit

Të pranishmit në

aksident

Nënshkrimet

104
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Grupi B

Emri/mbiemri__________________________

Model testi

Klasa _________

1. Përcaktoni cili nga pohimet është i vërtetë. 1 pikë

a. Tekstet informuese-paraqitëse janë të pasura me gjykime personale.

b. Tekstet informuese-paraqitëse janë të shkruara dhe të folura.

c) Tekstet informuese-paraqitëse janë tekste me përdorim të kufi zuar.

2. Rrethoni alternativën e saktë. 1 pikë

Relacioni është tekst informues që:

a. informon për lajme të ndryshme;

b. përdoret në komunikimin shoqëror për qëllime të ndryshme;

c. paraqet një punë kërkimore ose një trajton një çështje të caktuar.

3. Renditni llojet e teksteve informuese-paraqitëse që japin informacion të pasur 5 pikë

dhe ku mbizotëron elementi objektiv.

a. ........................................

b. ........................................

c. ........................................

ç. ........................................

4. Shkruani formula që përdoren për mbylljen e një letre zyrtare. 1 pikë

a. ........................................

b. ........................................

5. Përcaktoni veçorinë e përbashkët të CV-së, autobiografisë dhe biografisë. 1 pikë

6. Përcaktoni funksionin kryesor të tekstit letrar. 1 pikë

7. Identifikoni llojin, funksionin dhe qëllimin e tekstit të mëposhtëm. 3 pikë

Mite dhe besime popullore

Një aspekt me interes i kulturës popullore shqiptare kanë qenë padyshim mitet, supersticionet e

besimet fetare. Dihet historikisht, se feja e krishterë fi lloi të përhapej ilegalisht në Iliri që në shekullin

e parë të erës sonë. Ungjillëzimin e saj e fi lloi Shën Pali dhe e përfunduan misionarët latinë. Kjo

shpjegon faktin se, përse në gjuhën shqipe, terminologjia fetare e krishterë është e burimit latin, si në

Veri e në Jug. Me përhapjen e myslimanizmit, e sidomos nga shek. XVII e këtej, lindën disa fenomene

të veçanta, si kriptokristianizmi në disa fshatra në Rrethin e Elbasanit (në krahinën e Shpatit), që

vazhdoi deri në Shpalljen e Pavarësisë më 1912. Por në shek. XIX, edhe në disa zona të Shqipërisë

Veriore (p.sh., në Lurë), kishte familje të përziera në pikëpamje fetare: disa pjesërisht katolikë e disa

të tjerë myslimanë. Nga Lufta e Parë Botërore ka ardhur duke u rritur edhe numri i atyre që nuk i

ndjekin rregullisht praktikat fetare. Në këtë kuadër historik nuk është e vështirë të kuptohet se si u bë

e mundur që të ruhej deri në shekullin tonë një përzierje e traditave të lashta pagane, me elemente

105
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

të krishterimit e të myslimanizmit.

Ndër mitet më të lashta të ruajtura aty-këtu deri në fi llim të shek. XX ishte sigurisht kulti i diellit,

i cili ka lidhje me kultin e zjarrit e të vatrës (sepse vetë dielli është burim drite e ngrohtësie), si

edhe me kultet bujqësore e blegtorale (sepse jeta e çdo gjallese në tokë varet nga dielli). Ruhej

gjithashtu nderimi për disa maja malesh, që adhuroheshin si “maja të diellit”. Kështu, në data të

caktuara bëheshin pelegrinazhe në disa maja malesh, si Maja e Rumies, Gjalica e Lumës, Çuka

e Tomorit, Këndravica etj. Në këto festa ndizeshin zjarre të mëdha në pritje të lindjes së diellit dhe

besohej se ata ia shtonin fuqinë diellit. Le të kujtojmë këtu, se mallkimi më i fortë që ndeshim në

epikën legjendare për kundërshtarin e heroit është: “T’u shkimt hisja e diellit”.

Lloji i tekstit .......................................

Funksionet e tekstit .......................................

Qëllimi i tekstit .......................................

8. Plotësoni me të dhëna elementet e skemës së komunikimit duke iu referuar tekstit të mësipërm.

7 pikë

Referenti

Dërguesi

kanali letra

mesazhi

kanali letra

Marrësi

kodi

Konteksti

9. Përcaktoni në tekstin e mëposhtëm elementet e gjuhës që e bëjnë këtë tekst informues-paraqitës.

6 pikë

Fotografia shqiptare

Trashëgimia e lënë nga dinastia “Marubi” është ndër më të njohurat në fushën e fotografi së

evropiane në gjysmën e dytë të shek. XIX dhe gjysmën e parë të shek. XX.

Dinastia “Marubi” fi llon me Pjetër Marubin, i lindur në Piacencia (Itali, 1834) dhe i detyruar të mbërrijë

në Shkodër më 1856 pas ndjekjeve të pushtuesve austro-hungarezë. Në Shkodër Marubi nis aktivitetin

e tij artistik në disa fusha njëherazi, si fotograf, arkitekt, piktor e skulptor.

Me “Kutinë magjike” fotografike (1858) ai nisi të fotografojë jetën jashtë studios, ndër të cilat edhe

ngjarje politike të kohës, si “Kryengritja e Mirditës” (1876-77), Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-

81), që mbetën dëshmi edhe në faqet e revistave të njohura evropiane “La guera d’Oriente”, “The

Illustrade London News”, “L’lustration” etj.

Studio “Marubi” shkëlqen me përmasat evropiane, me hapësirë ndriçimi dhe pajisjet më të fundit

(1885-1900). Në atë kohë Pjetër Marubi zgjodhi për vijimësinë e punëve në studio djemtë e Rrok

Kodhelit nga Kodheli i Kodrinës: së pari Mati, më jetëshkurtër (1862-1881), pastaj Mikelin, e mbiquajtur

Kel (Marubi), me mbiemrin e ri, në nder të mjeshtërit të madh.

106
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

10. Bëni analizën morfologjike të fjalëve të nënvizuara në tekstin e mësipërm. 6 pikë

11. Shkruani një letër zyrtare (kërkesë, ankesë, falënderim etj.) që mund t’ia dërgoni drejtorit a drejtoreshës

së shkollës, kryetarit/es së njësisë vendore (komunë, bashki) a dikujt tjetër.

11 pikë

Mbështetuni te skema e dhënë.

koka

Lënda: KËRKESË Tiranë, më 6.09.2010

marrësi,

vendi dhe data

Drejtuar:

formula

e hapjes

hyrja

pjesa

qendrore

formula

e mbylljes

firma

Nota 5 6 7 8 9 10

Pikët 8 - 13 13- 19 20-25 26-31 32-37 38-43

107
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Model përgjigjeje

Grupi B

1. Përcaktoni cili nga pohimet është i vërtetë.

b. Tekstet informuese-paraqitëse janë të shkruara dhe të folura.

2. Rrethoni alternativën e saktë.

Relacioni është tekst informues që:

c. paraqet një punë kërkimore ose një trajton një çështje të caktuar.

3. Renditni llojet e teksteve informuese-paraqitëse që japin informacion të pasur.

a. relacioni b. procesverbali c. artikujt e gazetave, revistave

ç. biografi a d. kronikat e llojeve të ndryshme

4. Shkruani formula që përdoren për mbylljen e një letre zyrtare.

a. Duke shpresuar që kërkesa ime do të merret parasysh,

me nderime

Mimoza

b. Duke ju falënderuar për mirëkuptimin

me respekt

Andi

5. Përcaktoni veçorinë e përbashkët të CV-së, autobiografisë dhe biografisë.

Të tria llojet e shkrimit informojnë për jetën dhe veprimtarinë e një personi.

6. Përcaktoni funksionin kryesor të tekstit letrar.

Funksion estetik

7. Identifikoni llojin, funksionin dhe qëllimin e tekstit të mëposhtëm. 3 pikë

Lloji i tekstit

informues-paraqitës

Funksionet e tekstit

informues

Qëllimi i tekstit

të informojë dhe të bindë

8. Plotësoni me të dhëna elementet e skemës së komunikimit duke iu referuar tekstit të mësipërm.

7 pikë

Referenti

Mitet dhe besimet fetare

Dërguesi

Autori i

shkrimit

kanali

letra (libri)

mesazhi

Në Shqipëri ka përzierje

të traditave të lashta

pagane me elemente

të krishterimit dhe të

myslimanizmit

kanali

letra (libri)

Marrësi

lexuesi

kodi

Gjuha e shkruar (shqipja)

108

Konteksti

Studimi u drejtohet lexuesve të specializuar
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

9. Përcaktoni në tekstin e mëposhtëm elementet gjuhësore që e bëjnë këtë tekst të jetë

informues- paraqitës.

Leksiku formal

Përkufi zime

Përshkrime

Shembuj

Strukturë e thjeshtë sintaksore

Foljet në kohën e tashme të dëftores

10. Bëni analizën morfologjike të fjalëve të nënvizuara.

fi llon – folje, veta III, n. njëjës, mënyra dëftore, koha e tashme.

njëherazi –ndajfolje mënyre.

magjike – mbiemër, gjinia femërore, n. njëjës, r. kallëzore.

dëshmi – emër, n. shumës, gj. femërore, trajta e pashquar, lakimi i tretë, r. kallëzore.

ndriçimi – emër, n. njëjës, gj. mashkullore, trajta e shquar, lakimi i parë, r. rrjedhore.

zgjodhi – folje, veta III, n. njëjës, mënyra dëftore, koha e kryer e thjeshtë.

11. Shkruani një letër zyrtare, (kërkesë, ankesë, falënderim etj.), që mund t’ia dërgoni 11 pikë

drejtorit a drejtoreshës së shkollës, kryetarit/es së njësisë vendore (komunë, bashki) a dikujt tjetër.

Mbështetuni te skema e dhënë.

koka

Lënda: KËRKESË Tiranë, më 4.10.2010

marrësi,

vendi dhe data

Drejtuar: Drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve

Tiranë

formula

e hapjes

hyrja

pjesa

qendrore

formula

e mbylljes

firma

Unë e nënshkruara S. A., lindur në Tiranë më 3. 03. 1993, e bija e Agronit dhe e

Pranverës, me anë të kësaj letre dua të paraqes pranë institucionit tuaj shqetësimin

tim dhe të familjes sime.

Unë dhe familja ime banojmë në rrugën “Hoxha Tahsin” dhe prej më shumë se një

jave uji që na vjen në shtëpi ka një erë shumë të rëndë, i cili nuk mund të përdoret

për asnjë lloj shërbimi.

Nëna ime ka provuar ta ziejë ujin për gatim, por sërish ai mban një erë mjaft të rëndë

edhe pas zierjes, duke u detyruar kështu që të përdorim ujë të blerë edhe për nevoja

të tjera. Por ky problem bëhet ende më i rëndë kur vjen puna për të bërë banjë, pasi uji

është mjaft i ndotur dhe i rrezikshëm për shëndetin tonë. Madje motrës sime të vogël iu

infektua lëkura dhe pati kruajtje të mëdha, kur nëna e lau me ujin e çezmës.

Duke shpresuar shumë që kërkesa ime të merret parasysh dhe problemi ynë të

marrë zgjidhje sa më shpejt.

Me respekt

S. A.

109
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Teksti përshkrues

Tema

1. Tema:

Skema dhe

tipologjitë

Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të identifi kojë tekstin përshkrues dhe llojin e tij;

• të shpjegojë konceptin “tekst përshkrues” dhe mënyrën e realizimit të tij;

• të ndërtojë skemën e tekstit përshkrues në situata të ndryshme komunikuese;

• të dallojë funksionin rrëfyes, informues dhe bindës të teksteve.

Materialet dhe mjetet mësimore: Teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 11”, lloje të

ndryshme tekstesh përshkruese, shkumësa me ngjyra, tabela.

Materiale shtesë

Përshkrimi si pjesë integrale e një teksti

Si duhet lexuar Faik Konica

... Nocioni ‘intertekstualitet” është relativisht i ri. Atë e përdori e para studiuesja frënge me

origjinë bullgare, Julia Kristeva, në fund të viteve ‘60. Postulati i parë teorik i postmodernizmit

është: S‘ka tekst pa intertekst. Intertekstualiteti paraqet komunikimin aktiv të së paku dy teksteve,

letrare e joletrare, kurse në plan më të gjerë ai paraqet komunikimin e një vepre letrare jo vetëm me

një tekst tjetër, por edhe me një kontekst tjetër - me konvenca, kode, mite, norma, rite etj. Ndërkaq,

te ne studimet letrare që përdorin metodën intertekstuale dhe instrumentet e saj janë pothuajse

në fi llimet e veta. Afërsisht në këtë kohë botohet në Prishtinë edhe libri “Kujtesa e tekstit” i Kujtim

Shalës, në prologun e të cilit shkruhet: Identifi kimi i tekstit/teksteve në tekst, si kujtesë; si dhe

leximi i tekstit nëpërmjet tjetrit konstituojnë “interpretimin e tekstit”. Disa vite më pas, studiuesja

Floresha Dado e përdor me sukses këtë metodë në disa interpretime letrare. I bindur se teksti i

Faik Konicës, i vetmi i kryer përfundimisht, duhet identifi kuar si kujtesë, do të synojë vlerësimin që

ka në themel përjetimin e kësaj proze antologjike, si intertekst të sistemit letrar, drejt të cilit synon

të shkojë vepra e këtij autori të madh.

Një ambasadë e Zulluve në Paris

Shkrimi “Një ambasadë e Zulluve në Paris”, i Faik Konicës, është botuar në vitin 1922. Nuk dimë

të jetë plotësuar së paku me ndonjë tekst tjetër të dytë, kur kryetitulli (Katër përralla nga Zullulandi)

paralajmëron për më tepër, konkretisht për katër tekste të zhanrit të përrallës, siç i quan vetë

krijuesi, kur tek teksti i përfunduar nuk ka asnjë tipar të këtij zhanri. Titulli i lidhur ngushtë me temën,

në funksionin klasik, jep të sintetizuar tekstin. Themelin e thurjes së subjektit të përrallës e përbën

prishja e harmonisë së raporteve dhe e rendit ekzistues. Përralla ngjan me botën, ku mrekullitë

janë të natyrshme, ndërsa magjitë rregull. Personazhet e përrallës janë figura të patrupëzuara që

veprojnë jashtë hapësirës dhe kohës. Zbërthimi hapësinor, kohor e psikologjik për përrallën është

i huaj… (elemente përshkruese).

Marrë nga Prof. as. dr. Rahim Ombashi http://botimetshqiptare.soup.io/since/40655009

(Këto fragmente janë zgjedhur për të argumentuar faktin që tek teksti informues-paraqitës

përshkrimi gjendet i integruar brenda tekstit, si pjesë e qëllimit të tij.)

110
Përshkrimi shprehës

Përshkrimi i ndjenjave, gjendjeve shpirtërore, situatave emocionale

Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Krokatja e korbit

(përshkrim i gjendjes shpirtërore)

Në stuhi

Në atë çast ndjeu një plogështi të jashtëzakonshme. Ajo ia përshkoi tërë trupin. Dhe çdo gjë iu duk

e çuditshme, madje edhe vetvetja.

Kurrë s’e kishte lënë fuqia si kësaj here. Një lodhje e madhe e kishte kapluar, duke fi lluar prej

qepallave deri te gishtat e dorës që i dridheshin.

Desh të çohej për të ikur prej këtij vendi, por mendimi se, kur të çohej, do të dukej qesharak, e

ndali.

Edhe trari mbi derë rënkoi. Rrëkëllima e tij e frikësoi. I frikësuar hyri e u struk brenda, në lëkurën e

vet. Rrinte duke dëgjuar vërshëllimën e stuhisë. Dhe kratjen e trarit...

Marrë nga Anton Pashku, “Letërsia bashkëkohore”, faqe 201

Kujtime nga muaji i mjaltit

(situata emocionale)

Megjithatë, Ema ndonjëherë mendonte se ato ishin ditët më të bukura të jetës së saj, muaji i mjaltit,

siç thuhet ndryshe. Që ta shijonte nektarin e tyre, e mira ishte të shkonte nëpër ato vende me

emra kumbues, ku ditët e para pas martesës kalohen në një plogështi aq të këndshme! Hipur në

ndonjë karrocë poste, me perde mëndafshi të kaltra nga brenda, ngjitesh ngadalë nëpër rrugët e

rrëpirëta, duke dëgjuar gurgullimën e shurdhët të ujëvarës. Kur perëndon dielli, ngopesh me erën e

këndshme të limonëve në breg të gjireve të detit; pastaj në mbrëmje, duke ndenjur mbi tarracën e

vilave, vetëm për vetëm dhe kapur dorë për dore, vështron yjet dhe bën planet për të ardhmen. Ajo

mendonte se në këtë rruzull tokësor disa vende duhej të krijonin lumturi, si ndonjë bimë e veçantë

që çel mbarë në një vend dhe s’bëhet dot askund tjetër. Përse të mos prehej edhe ajo, mbështetur

mbi bërryla në ballkonin e ndonjë vile zvicerane, a të mbyllej bashkë me trishtimin e saj në ndonjë

shtëpizë fusharake skoceze, si bashkëshorte e një burri të veshur me frak kadifeje të zezë me kinda

të gjata dhe me çizme prej lëkure të butë, me kapelë me majë dhe me mansheta!

Marrë nga G. Flober, romani Zonja Bovari, pjesa e parë, kreu VII

Tregtar flamujsh

(përshkrim ndjenjash dhe situatash emocionale)

...Humbi në një fluturim të vrikshëm mendimesh lirike. I ndodhte shpesh me harrue shqimit vendin

ku gjindej e rrethin në të cilin rrinte, i joshun si nga nji muzikë e hollë e zgjue vrik në fund të

shpirtit kah do të largësina ajore, ku rasa ma parandsi, e përshkrueme nëpër shëndrita të dëshirit

poetik, merrte fytyrën e nji arratie të mrekullueshme. I pau ata fl amuj të shtjelluem në nji dritë të

gjallë fi toresh kumbore, në krye të nji kombi të lir mbi udha plot brohorina t’ardhmenis ku era e

larit ymnonte e pastër drejt qiellit. I pau ato shqipe të zeza tue lirue nga burrgu i errët i nji kohe

të zezueme e tue rrahë flatrat nëpër ajri të kuqe si engjuj drejtësie kah skajet ma të mshefuna të

maleve e të fushave t’atdheut...

Marrë nga Ernest Koliqi, Tregtar fl amujsh, f. 11

111
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Përshkrimi objektiv

Krokodili

Krokodili është zvarraniku më i madh në Afrikë. I gjatë deri në 6 metra nga maja deri në bisht, ai

peshon mbi 900 kg. Me nofullat e tij të fuqishme, krokodili është një rrezik vdekjeprurës për kafshët

që jetojnë në të njëjtin ambient me të. I fshehur nën ujë, pret vetë momentin e duhur për të sulmuar.

Është në gjendje të rrijë i zhytur për më shumë se një orë në pritje të gjahut. Me fuqinë e madhe që ka,

është në gjendje të tërheqë në ujë një zebër të rritur në pak sekonda. Dhëmbët e fortë e të mëdhenj i

japin mundësinë të shkëpusë copa të mëdha mishi nga gjahu. Dhëmbët i rriten vazhdimisht dhe ata

më të konsumuar hiqen vetë kur dalin dhëmbët e rinj. Sytë janë të vendosur në lartësi të kokës, në

mënyrë që krokodili të vëzhgojë arritjen e gjahut kur ai ndodhet i zhytur nën ujë. Flegrat e hundës,

të ndodhura në lartësi të nofkave, i bëjnë të mundur krokodilit të marrë frymë kur trupi është i zhytur.

Një shtresë e hollë lëkure i mbyll fl egrat për të mos lejuar futjen e ujit. Me ndihmën e këmbëve të

fuqishme e të kthetrave, krokodili zvarritet në brigjet e lumit me një shpejtësi të mahnitshme. Femra

përdor thonjtë e fortë edhe për të hapur një vrimë në tokë, ku do të depozitojë vezët. Bishti muskulor

ka një rol shtytës, por edhe drejtues në ujë. Është dhe një armë e fuqishme, një fshikullim i bërë me

të mund të hedhë poshtë edhe një kafshë me përmasa të mëdha.

Marrë nga Wikipedia

Forma e fortesës

... Fortesa e Beratit është ndërtuar mbi një shkëmb të egër, me përzgjatje jug-veri, me një mur

madhështor, që sot është i shembur aty-këtu. Perimetri i përgjithshëm i fortesës është 2600 hapa

të mëdhenj; ka katër porta shumë të forta e të qëndrueshme. Porta e madhe që gjendet në veri,

nëpërmjet së cilës zbritet në treg pas afro 1000 hapash, ka tri dyer që janë 100 hapa larg njëratjetrës.

Dy nga këto dyer shohin nga veriu, kurse njëra, e brendshmja, është bërë prej gurësh të

mëdhenj, sa trupi i një elefanti. Këtyre gurëve u gjendet shembulli vetëm në Khalil al Rrahman afër

Kudsi Sherifi t në Jerusalem ose në fortesën e Benderit, që gjendet në breg të lumit Tuta-Turla.

... Njëra portë, në rrëzë të Manastirit të moçëm, sheh në perëndim dhe del në rrugën e xhamisë së

re që ka ndërtuar Hysen Pasha, në lagjen “Murat Çelebi”. Një portë tjetër është në lindje dhe del në

lagje, por jo në rrugë kryesore. Nëpër të nuk ka shumë lëvizje …

Sipas përshkrimeve më 1670, të udhëtarit dhe gjeografi t turk Muhamed Ibni Dervishi

(Evlija Çelebi)

Marrë nga “Berati dhe beratasit mbi tre shekuj më parë”, përgatitur nga Petrit Belliu (Xhindolli)

Përshkrimi subjektiv

Qyteti i gurtë

Ky ishte një qytet i çuditshëm, që dukej sikur kish dalë papritur në një natë dimri si një qenie

prehistorike dhe ish kacavjerrë me mundime të mëdha mbi faqen e malit. Gjithçka në këtë qytet ishte

e vjetër, e gurtë dhe e fortë.

Ky ishte ndoshta qyteti më i pjerrët në botë. Nga shkaku i pjerrësisë së madhe ndodhte që në nivelin

e çatisë së njërës shtëpi, fi llonin themelet e tjetrës. Me siguri, ky ishte i vetmi vend në botë, ku njeriu,

po të rrëzohej në anë të udhës, në vend që të binte në hendek, mund të binte mbi çatinë e një shtëpie

të lartë. Këtë gjë, më mirë se kushdo, e dinin të dehurit.

Ishte me të vërtetë një qytet shumë i çuditshëm. Ti mund të ecje në rrugë dhe, po të doje, mund të

zgjatje pak krahun dhe ta vije kapelën tënde mbi majën e një minareje.

Shumë gjëra këtu ishin të pabesueshme dhe shumë gjëra ishin si në ëndrra...

112

Marrë nga Ismail Kadare, “Kronikë në gur”
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Përshkrimi bindës (argumentues)

Reklamë

Përshëndetje,

Ndërmarrja jonë ka fi lluar ndërtimin e kompleksit të ri banesor-afarist në lagjen “Jeta e re”, në

Prishtinë, ku do të ketë 96 banesa me madhësi të ndryshme, si dhe lokale në katin përdhes (të

gjitha lokalet, si dhe 24 banesa janë shitur deri më sot). Kjo lagje është e qetë dhe e pastër dhe,

po ashtu, nuk është larg qendrës aktuale (të pjesës së vjetër të Prishtinës)... Vendi ku po ndërtohet

ky kompleks banesor-afarist ka afër shkollën fillore, si dhe çerdhen e fëmijëve, por nuk i ka larg as

spitalet, arkivin, si dhe Fakultetin Teknik. Banesat po ndërtohen me leje ndërtimore nga komuna e

Prishtinës, si dhe me standard të klasit të parë sa i përket ndërtimit, qëndrueshmërisë ndaj tërmeteve,

materialeve që përdoren (të gjitha me atest), si dhe pajisjeve në objekte dhe në banesa veç e veç.

Kompleksi përbëhet prej tri objekteve, si dhe pjesës së përbashkët ku përfshihet parku, kopshti për

fëmijë, parkingu për mysafi rët etj. Çdo banesë do të ketë garazhin përkatës nëntokësor...Dera e

hyrjes do të hapet me videofon nga secila banesë.

Nëse ju vendosni që tani të merrni banesë nga ne dhe, nëse ne nuk e përfundojmë banesën tuaj

ashtu siç e keni kërkuar dhe në datën e përcaktuar në kontratë, atëherë prej datës së caktuar juve

do t’ ju paguhet qiraja për çdo muaj, qoftë edhe për çdo ditë vonesë ...

Përshkrimi i personave

Marrë nga reklama e një fi rme ndërtimi në Prishtinë

Fan S. Noli, si mjeshtër muzike

Fan Noli jo vetëm është i ditur në muzikë, po ka zotësinë e rrallë të stërvitë të tjerë në atë mjeshtëri

të bukur, dhe t’i stërvitë në pak kohë. Ç’humbje për Shqipërinë, që njeriu të atillë nuk i jepet rasti

të organizojë stërvitjen muzikale të popullit në shkolla të vendit! Ç’humbje që nuk i jepet rast të

organizojë një universitet popullor në Shqipëri, në Shqipëri ku njerëz të pjekur të venë një a dy orë të

stërviten ! Fan Noli është hequr nga politika edhe më tepër sesa jam hequr unë, kuptohet se një njeri

i mendjes ka nevojë për siguri dhe dinjitet. Po t’i japësh këto, do të ishte një fi tim për Shqipërinë.

...Atë Noli do të mbetet në histori të Shqipërisë si burri që arriti i pari, me hir të vullnetit dhe të

hollësisë së tij, të këllasi zyrtarisht gjuhën shqip në meshë. Dita që mëshoi për të parën herë është një

ogur i bardhë në udhë të përparimit tonë. Dhe as e harrojmë, as mund të lëmë të tjerët të harrojnë.

Leshzi, me sy të mprehtë, një fi zionomi të qeshur, gati të presë një shaka dhe ta kthejë me uzurë,

mendje hapur, njohës i gjuhëve romane dhe skandinave, atë Noli nga kultura , nga mendësia dhe

karakteri i tij më kujton shpesh kishtarët e Përlindjes italiane.

Marrë nga Faik Konica, Vepra, faqe 85

Shënim. Titujt e fragmenteve janë vënë nga redaksia.

Konceptet kryesore: tekst përshkrues, përshkrim objektiv, përshkrimi subjektiv,

përshkrim shprehës, bindës, informues.

Struktura e mësimit

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë Organizimi i nxënësve

Parashikimi Diskutim i njohurive paraprake Diskutim i ideve Punë në grupe

Ndërtimi i njohurive Mbajtja e strukturuar e shënimeve Të mësuarit ndërveprues Punë në grupe

Përforcimi Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe

113
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Parashikimi. Diskutim i njohurive paraprake

Mësuesi/ja e nis mësimin duke e ndarë klasën në gjashtë grupe. Secilit prej grupeve i

kërkohet të përshkruajë një objekt, njeri, kafshë, vend, ndjesi emocionale, gjendje, ndjenjë...,

p.sh.: të përshkruajë qytetin, objektin më të shtrenjtë të fëmijërisë, gjyshen a gjyshin, kafshën

shtëpiake të parapëlqyer, gjendje emocionale, ndjenja etj., duke u ndalur te:

a. qëllimi i përshkrimit,

b. veçoritë e objektit që përshkruhet,

c. lloji i përshkrimit (objektiv a subjektiv)

Pasi nxënësit përfundojnë detyrën në grup, përfaqësuesi i çdo grupi lexon përshkrimin

e realizuar dhe vë në dukje qëllimi, veçoritë dhe llojin e përshkrimit.

Model përgjigjeje

- Çfarë keni përshkruar?

Vend (objekt, person...)

- Cili është qëllimi për të cilin e përshkruat?

Për të informuar (bindur, shprehur ndjenjat, emocionet...)

- Në cilat veçori të objektit të përshkruar u përqëndruat?

Në veçori të:

a. pamjes fizike (botës së brendshme shpirtërore),

b. në anë të veçanta të objektit, për të dhënë imazhin e përgjithshëm,

c./në të dhëna të detajuara për objektin për të dhënë imazhin e plotë...

- Sipas jush, ç’lloj përshkrimi është?

Objektiv/subjektiv/shprehës/bindës/informues

U kërkohet nxënësve të argumentojnë përgjigjen duke u mbështetur në elementet

përbërëse.

Ndërtimi i njohurive. Mbajtja e strukturuar e shënimeve

Mësuesi/ja u shpërndan nxënësve fi sha me tekste të parapërgatitura, ku ka përshkrime,

dhe u kërkon të identifi kojnë në to elemente të përshkrimit. Diskuton me ta rreth qëllimit

të përshkrimit, llojit dhe karakteristikave të tij.

Ndërtimi i njohurive. Mbajtja e strukturuar e shënimeve, punë në grupe

Mësuesi/ja i ndan nxënësit në tri grupe dhe u shpërndan fi sha me tekste ku ka

përshkrime, dhe u kërkon të identifi kojnë në to elemente të përshkrimit, të evidentojnë

qëllimin dhe karakteristikat e përshkrimit.

Për ta realizuar këtë detyrë ata duhet të lexojnë tekstin e nxënësit dhe të mbajnë

shënime për veçoritë e llojit të tekstit dhe të kërkojnë t’i zbulojnë në tekstin e dhënë.

Grupi I - punon me një tekst narrativ (fragment nga romani Zonja Bovari ose Krokatja

e korbit).

Grupi II – punon me një tekst informues-paraqitës (Krokodili ose Fortesa e Beratit).

Grupi III – punon me një tekst argumentues (Reklamë, Greqia – vend turistik e

kulturor).

114

Çdo grup plotëson skemën përkatëse me të shënimet e mbajtura dhe ilustron me

shembuj. Në fund me të dhënat e grupeve plotësohet në tabelë grafi ku organizues, si

më poshtë, të cilin mësuesi/ja mund të ketë parapërgatitur në një tabak të madh letre

dhe e vendos në tabelë. Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të përqendrojnë vëmendjen në

skemën përmbledhëse të veçorive të tekstit përshkrues.
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Përshkrimi informues

- Përshkrimi i objektit në tërësi

ose i pjesëve të tij;

- është i saktë, i hollësishëm, i

pasur me detaje;

- leksiku i zgjedhur nga një

fushë e caktuar

Përshkrimi bindës

- përshkrimi i objektit në

mënyrë subjektive

- përzgjedh të dhënat në

përputhje me qëllimin;

- është më pak i saktë se

përshkrimi informues

- gjuha synon të ngjallë

qëndrim pozitiv ose negativ

Përshkrimi shprehës

- shpreh emocione dhe

gjendje shpirtërore të

dërguesit;

- paraqet objektin në funksion

të temës;

- gjuha e përpunuar artistikisht

Përdoret për qëllime të caktuara

Teksti përshkrues

zakonisht nuk është i mëvetësishëm

Përdoret në lloje të ndryshme tekstesh

Teksti narrativ/poetik

- funksioni:

a. shprehës

b. përfshin lexuesin emocionalisht

- realizohet për objekt real ose

imagjinar

- përshkruesi mund të jetë:

a. vëzhgues i jashtëm

b. autori

c. një personazh

- veçoritë gjuhësore:

a. përzgjedhja e fjalëve

b. përdorimi i figurave retorike

c. përdorimi i kohës së shkuar

Teksti informues-paraqitës

- funksioni:

informues

- realizohet për objekt real

- përshkrimi është

a. objektiv, i qartë dhe shterues

b. të njeh me objektin në tërësi ose pjesë

të tij

c. përdoret në tekste shkencore

- veçoritë gjuhësore:

a. gjuhë teknike, e drejtpërdrejtë, e saktë;

b. emrat janë kryesisht në të shquarën,

c. përdoren ndajfoljet e kohës

c. përdorimi i kohës së pakryer

Teksti argumentues

- funksioni:

a. bindës

b. për ta prekur lexuesin emocionalisht

c. për të manipuluar lexuesin

- realizohet në

a. funksion të qëllimit të tekstit,

b. zakonisht ka karakter subjektiv,

c. përzgjedh të dhënat për të realizuar qëllimin;

- veçoritë gjuhësore:

a. leksiku synon të ngjallë përshtypje pozitive

ose negative

b. përzgjedhja e fjalëve me ngjyrime të forta,

c. përdorimi i figurave retorike.

Përforcimi. Rishikim në dyshe

Mësuesi/ja u kërkon nxënësve në dyshe të realizojnë mbajtjen e strukturuar të

shënimeve, duke e përqendruar vëmendjen në veçoritë e tekstit përshkrues në një

skemë të tillë:

Në këtë fazë të mësimit nxënësit punojnë në dyshe tekstet e dhëna në faqet 72 dhe

73, duke evidentuar veçoritë e llojeve të përshkrimeve.

Model zgjidhjeje

Përshkrimi informues

- Përshkrimi i objektit në tërësi;

- është i saktë, i hollësishëm, i pasur me

detaje;

- leksiku i zgjedhur nga një fushë e caktuar.

- përshkruhen kolibrat

- kolibrat janë shpendët më të vegjël, 5 cm..., aftësia e tyre

të qëndrojnë në ajër...

zogj, krahë, fluturojnë, qëndrojnë në ajër etj.

115
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Përshkrimi bindës (argumentues)

Përshkrimi bindës

- përshkrimi i objektit në

mënyrë subjektive:

- përzgjedh të dhënat në

përputhje me qëllimin:

- është më pak i saktë se

përshkrimi informues

- Greqia, ju fton të vizitoni mrekullitë e saj jo vetëm natyrore, por edhe

kulturore. Një mundësi brilante për turizëm turistik dhe kulturor.

- Athinaja, e bija e Zeusit... mbrojtëse e shtetit dhe e veprave publike,

është emri që mban kryeqyteti grek, vendi i parë i formës qeverisëse

demokratike në botë. Athina ... një nga epiqendrat e kulturës antike,....

Një nga mrekullitë e botës është Akropoli: pjesa më e lartë dhe më antike

e qytetit, që në antikitet përbënte pjesën mbrojtëse të qytetit....

- gërsheton mitin me të vërtetat

- gjuha e përdorur është me ngarkesa pozitive e joshëse në

përputhje me qëllimin e reklamës.

- gjuha synon të ngjallë

qëndrim pozitiv ose negativ

Përshkrimi shprehës

- shpreh emocione dhe

gjendje shpirtërore të

dërguesit;

- paraqet objektin në

funksion të temës;

- gjuha e përpunuar

- Shumica e banorëve mbanin armë shumë të bukura…. shamitë e kokës

të bardha si bora që shkëlqenin në diell… U bënin fi gurat thatanike e të

buta të dukeshin madhështore...

Përshkrimi i shamisë në funksion të përshkrimit të veshjeve të zonës së

Shkrelit.

Përdor fjalë të përzgjedhura dhe fi gura retorike: të bardha si bora, që

lëshoheshin të lirë e të zbukuruar... i bënin fi gurat thatanike e të buta të

dukeshin madhështore.

Përdoret koha e pakryer mënyrës dëftore: si pjesë e tregimit në të

shkuarën: mbanin, kishin, lëshoheshin, i bënin etj.

Pasi vë në dukje elementet përbërëse të çdo teksti nëpërmjet shembujve të librit, nxënësit dalin në përfundime

me tabela mbi veçoritë për secilin rast.

Diskutim i lirë

Në fund mësuesi/ja bën konkluzionet e orës së mësimit dhe vlerëson nxënësit me notë.

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 1, 3, faqe 84

-Shkruani teknikat dhe karakteristikat e tekstit përshkrues

-Parapërgatitje: Sillni në klasë tekste të ndryshme përshkruese.

116
Teksti përshkrues

Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Tema

2. Karakteristikat

dhe teknikat

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të identifikojë karakteristikat dhe teknikat e tekstit përshkrues;

• të klasifi kojë tekstet përshkruese në objektive dhe subjektive ;

• të analizojë veçoritë gjuhësore të teksteve përshkruese;

• të evidentojë teknikat e përshkrimit në tekstin përshkrues.

Materialet dhe mjetet mësimore

Teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 11”, lloje të ndryshme tekstesh përshkruese,

shkumësa me ngjyra, tabela.

Konceptet kryesore: tekst përshkrues, përshkrim objektiv, përshkrim subjektiv, teknikat

e përshkrimit, renditja hapësinore/hierarkike e përshkrimit.

Struktura mësimore

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Disktutim i njohurive paraprake Diskutim i ideve Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Ditari dypjesësh Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe

Përforcimi Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Parashikimi. Diskutim i njohurive paraprake

Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin e detyrës së shtëpisë. Nxënësve u është

kërkuar të punojnë me ushtrimin nr. 3, faqe 84 dhe të sjellin në klasë tekste të ndryshme

përshkruese.

Model përgjigjeje, ushtrimi 3.

Ushtrimi 1

Teksti i parë është tekst përshkrues subjektiv. Përshkrimi jepet duke u mbështetur

në elemente të imagjinatës së autorit. Elementet mbi të cilat mbështetet ky argument

janë: rridhnin vistër, një herë tue marrë trajtën e një rreshti breshkash të drojtuna në

ecje për të mos lënë barrën e vezëve në bark... të një gjarpni të shkëlqyeshëm, nëpër

një fushë të hapët në borë....

Teksti i dytë është tekst përshkrues objektiv. Elementet mbi të cilat mbështetet

ky klasifi kim janë të dhënat objektive e të sakta: është një nga liqenet më të mëdha.....

më të vjetra në botë. Gjendet në lartësi mbidetare 695.... ka sipërfaqe 349 m 2 .... është

i thellë 289 m... dhe pjesa më e madhe i përket Maqedonisë.

Teksti i tretë dhe i katërt janë tekste përshkruese subjektive.

Të dyja tekstet përshkruajnë realitetin në bazë të një gjendjeje të caktuar shpirtërore,

të tilla si:

1. Qielli mbi botë atë natë fundtetori ishte më i shkretë se ç’mund të mendohej.

Disa qindra aeroplanë uleshin e ngriheshin, ca miliarda zogj, tre meteoritë që ranë

të vetmuar..., ca satelitë spiunë vërtiteshin në vetmi... po të gjitha këto ishin pak në

krahasim me qiellin e botës. Ai ishte bosh...

2. Fletët, të thata e të verdha, kanë rënë nga lisat rreth e rrotullma mbi liqen edhe

duken si njolla ari në një pasqyrë të vjetër... një pushim i trimshtishëm... Vetëm larg së

largu, ushtimi i çapeve të ndonjë ëndërrimtari....

117
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Ndërtimi i njohurive: Ditari dypjesësh

Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të dallojnë ato tipare, të cilat i klasifi kojnë tekstet e

ushtrimit 3 në tekste subjektive dhe objektive

Veçoritë e tekstit subjektiv Fragmente të shkëputura nga tekstet

Përshkrimi shoqërohet me ndjenja dhe

emocione të autorit.

Përshkruhet nga këndvështrimi i autorit.

Qëllimi të ngjallë ndjenja dhe emocione te

marrësi i tekstit

rridhnin vistër, një herë tue marrë trajtën e një rreshti

breshkash të drojtunana, ecje për të mos lënë barrën

e vezëve në bark.... të një gjarpni të shkëlqyeshëm,

nëpër një fushë të hapët në borë...

Veçoritë e tekstit objektiv

Përshkruhet në mënyrë të paanshme

Qëllimi kryesor është informimi

Fragmente të shkëputura nga tekstet

është një nga liqenet më të mëdha..., më të

vjetra në botë. Gjendet në lartësi mbidetare

695..., ka sipërfaqe 349 m 2 ...., është i thellë 289

m..., pjesa më e madhe i përket Maqedonisë...

Nxënësit vazhdojnë të punojnë të pavarur në dyshe me teknikën Ditar dypjesësh

ushtrimit 1, faqe 84. Ata përqendrohen në përcaktimin e karakteristikave të teksteve

përshkruese. Secili prej tyre shënon në tabelën përkatëse veçoritë e tekstit përshkrues

të. Pasi mbarojnë, ata shkëmbejnë informacionin e plotësuar me njëri-tjetrin, duke

argumentuar zgjidhjet e bëra.

Më pas shënojnë përgjigjet në tabelë bashkë me mësuesin/en.

Model përgjigjeje

Fragmenti i parë është përshkrim/shprehës. Objekti i përshkrimit është vend, mënyra

e përshkrimit është subjektive, renditja hapësinore është nga lart-poshtë (largohej rrezja

e diellit prej majave) hierarkike (mbramja e Thethit, prej majeve..., ndonji maje.... qerrit”

Arusha e Madhe..., mbi Qafën e Pejës..., lumi natën..., prej shpateve... fl ladi këndon...),

Teksti është shkruar leksik i zgjedhur, me fi gura retorike terminologji të përgjithshme

dhe i drejtohet një lexuesi të gjerë.

Karakteristikat e tekstit përshkrues Ilustrime nga framentet

Përdorimi i treguesve hapësinorë

Përdorimi i mbiemrave me funksion

fi gurativ, si epitete

Përdorimi i foljeve në kohën e tashme dhe

në të pakryer

Përdorimi i fjalive të thjeshta gërshetuar me fjali

të përbëra, për ta bërë më të qartë përshkrimin

Pasuri dhe shumëllojshmëri të leksikut të

domosdoshëm për t’i dhënë një imazh të qartë

Largohej rrezja e diellit prej majeve, ndonji maje nga lindja

hyjnore, mbrëmja, i gjallë, e fundme, guri, aroma,

të shëndosha etj.

ndien, përpiqet, shkëlqen, fi ken, fl ejnë, çon, derdhen,kalon,

ishte, largohej, mshehshin.

Mbramja e Thethit ishte hyjnore... Ndonji maje nga lindja,

shkëlqen deri vonë....

Kaq me mall largohej rrezja e diellit...

malet fl ejnë të kunorueme me arin e hyjeve

118
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Te fragmenti i dytë përshkrimi është informues

Objekti i përshkrimit është i njëjti vend (Thethi), mënyra e përshkrimit është objektive,

renditja hapësinore është nga e majta në të djathtë (në afërsi të Shkodrës..., vetëm

70 km larg nga kryeqendra e Veriut..., ka përreth tij tri maja të larta...., është rreth

900 m mbi nivelin e detit) hierarkike (Thethi... parqet natyrore..., vetëm 70 km larg

nga kryeqendra e Veriut... ka përreth tri maja..., lugina e lartë...). Teksti ka leksik që

mbulon fushën e gjeografi së dhe, i drejtohet një lexuesi të gjerë.

Karakteristikat e tekstit përshkrues Ilustrime nga framentet

Në afërsi të Shkodrës..., vetëm 70 km larg nga

Përdorimi i treguesve hapësinorë

kryeqendra e Veriut... ka përreth tij tri maja të

larta..., është rreth 900 m mbi nivelin e detit.

Përdorimi i mbiemrave që tregojnë cilësi (cilësorë)

dhe marrëdhëniorë

Përdorimi i foljeve në kohën e tashme

Maja të larta, zonat më të veçanta, nga më të

përmendurit, lugina e lartë, parqet natyrore etj.

Është, ka, është...

Përdorimi i fjalive të thjeshta të zgjeruara, për ta

bërë më të qartë përshkrimin.

Pasuri dhe shumëllojshmëri leksikore nga një fushë

e caktuar për t’i dhënë lexuesit një imazh të qartë

për parkun.

Thethi është vetëm 70 km larg... kjo luginë

është rreth 900 m mbi nivelin e detit etj.

Në afërsi të Shkodrës, me një sipërfaqe, ka

përrreth tri maja malesh, lugina etj.

Fragmenti i tretë është përshkrim bindës.

Objekti i përshkrimit është vend, mënyra e përshkrimit është subjektive, renditja

hapësinore është nga e majta në të djathtë (jo vetëm shqiptare, por edhe në Evropë)...

Karakteristikat e tekstit përshkrues

Ilustrime nga framentet

Përdorimi i treguesve hapësinorë Park kombëtar që nga viti 1966

Përdorimi i mbiemrave që tregojnë cilësi dhe janë me

ngarkesa fi gurative

Mbizotërojnë foljet në kohën e tashme të m. dëftore,

por edhe e kryera apo m. lidhore

Mbizotërojnë fjalitë e thjeshta të zgjeruara, për ta bërë

më të qartë përshkrimin

Pasuri leksikore e domosdoshme për të dhënë një

imazh joshës të vendit.

Vend i mrekullueshëm, mushkëri e gjelbër,

Është (një nga perlat), është (një vend i mrekullueshëm),

mos humbsni, është ringjallur,

të vizitoni.....

perlat, vend i mrekullueshëm, mushkëri e

gjelbër, këtë mrekulli të natyrës

Përforcimi. Rishikim në dyshe

Mësuesi/ja u shpërndan nxënësve tri tekste dhe u kërkon të identifi kojnë karakteristikat

e tekstit përshkrues të praktikuara në ushtrimin e mësipërm.

Forma e Akropolit

Është një kështjellë guri, bashkëngjitur me murin perëndimor të fortesës së madhe.

Ka 800 hapa perimetër dhe dy porta, njëra prej të cilave në lindje dhe komunikon me

brendinë e fortesës së madhe dhe tjetra në perëndim (nëpërmjet murit të jashtëm

kryesor (PB) dhe që të nxjerr në lagjen “Murat Çelebi”).

Të shtatë portat e fortesës së Beratit janë prej dru lisi e jo prej hekuri, sepse të gjitha janë të

fshehura pas kullash e nuk bien në sy të armikut. Bile dy prej këtyre dyerve të drunjta janë

119
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

rrëzuar e shtrirë përtokë dhe janë lënë ashtu, sepse kurrkush nuk ka fort frikë nga armiku.

Në Akropol gjenden 40-50 shtëpi të mbuluara me tjegulla dhe një xhami (e Sulltan

Bajazitit). Ka pak municione dhe 6 topa. Ka disa hambarë të hershëm, një cisternë uji

dhe një shtëpi për komandantin e kalasë.

Përshkrimi i kështjellës së madhe të Beratit

Ka gjithsej 200 shtëpi të vjetra të mbuluara me tjegulla. Shumica e banorëve janë të

krishterë. Shtëpitë kanë oborre dhe bahçe të lëna pas dore. Ka një xhami, ajo e Sulltan

Bajazitit. Është ndërtuar sipas stilit të hershëm, është një ndërtesë e vjetër, mbuluar me

tjegulla, me një minare të lartë prej guri dhe që vizitohet nga pak besimtarë.

Këtu gjenden 8 kisha, ndër të cilat njëra është më e madhe dhe e stolisur më bukur.

Rrugët janë prej kalldrëmi natyror. Gjithandej nëpër kala ka shtëpi, shumë prej të cilave

bashkëngjitur mureve rrethuese të kalasë. Hendeqe apo ledhe penguese ose mbrojtëse

nuk ka, sepse vetë terreni është i tillë, që me formën e tij të thepisur përbën rreth e

rrotull, e sidomos në pjesën jugore, një mbrojtje natyrore që quhet “Rrasa Çekbeni”

(Çekbeni - fjale turke që do të thotë “tërhiqmë mua”). Kjo anë është një humnerë e

thepisur dhe e rreptë, prej nga nuk guxon kush të shohë teposhtë.

Në këtë rrasë të ashpër që lartësohet thikë në kupë të qiellit kanë ndërtuar foletë e

tyre shumë zogj grabitqarë, të tillë si petriti, skifteri, korbi etj.

Okazioni i projektit T 23

Objekti banesor-afarist “T 23” është duke u ndërtuar në lagjen “Top Hane”, në

qendër të Prishtinës, njëra nga zonat më të përshtatshme për banim, e urbanizuar nga

komuna e Prishtinës. Së shpejti do të bëhet zona më atraktive për banim, pasi ekziston

infrastruktura, si: uji, kanalizimi, rryma etj.

Afërsia e lokacionit me shkollat, si shkolla fi llore, e mesme, universitet, institucionet

shëndetësore, afariste, si bankat lokale afariste dhe shumë institucione që na nevojiten

në përditshmërinë tonë.

Përshkrimi i produktit

Objekti banesor-afarist do të ndërtohet me materiale të kualitetit të lartë, të cilat kryesisht

prodhohen në vend dhe rajon, si dhe nga vendet e Evropës Perëndimore. Për ndërtimin e

objektit ne tashmë kemi kontraktuar kompaninë “Terraplan”, e cila është një kompani vendore

me një përvojë të madhe në ndërtimin e objekteve kolektive, por edhe industriale.

Për plotësimin e nevojave të konsumatorëve ne planifi kojmë që të ndërtojmë objektin

afarist-banesor, i cili përmban:

Modeli -I- banesa me 2 dhoma

Modeli -II- banesa me 3 dhoma

Modeli -III- banesa me 4 dhoma, me sipërfaqe të ndryshme.

Garazhet do të jenë standarde

Krijimi i një ambienti të përshtatshëm për një bashkëjetesë në objektin banesorafarist

me sipërfaqe gjelbëruese, vende për lojëra të fëmijëve dhe vende për pushim

me një sipërfaqe prej 500 m 2 .

120

Detyrë shtëpie:

Në fund të orës së mësimit mësuesi/ja nxjerr përfundimet e orës dhe vlerëson

nxënësit me notë.

1. Parapërgatitni një përshkrim mbi një person.

2. Sillni në klasë përshkrime të ndryshme të njerëzve.
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Tema

3. Përshkrimi

i njerëzve

(ora I)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të njohë teknikat e shkrimit në përshkrimin e personave;

• të dallojë elementet kryesore në përshkrimin e personave;

• të përdorë tabelën për t’i përmbledhur këto të dhëna;

• të përshkruajë një person.

Materialet dhe mjetet mësimore

Teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 11”, lloje të ndryshme tekstesh përshkruese,

shkumësa me ngjyra, tabela.

Model përshkrimi

Skoti

Skoti është kapiten i flotës angleze, një si shumë të tjerë. Biografi a e tij përputhet me

karakteristikën: ka kryer me ndërgjegje detyrat, duke fi tuar kështu miratimin e eprorëve, ka marrë

pjesë në ekspeditën e Shelltonit. Nuk i është vënë re ndonjë shpirt i veçantë heroik. Fytyra e tij

duke gjykuar nga fotografi të, nuk dallon nga mijëra e dhjetëra mijëra fytyra angleze: e ftohtë, që

tregon vullnet, e qetë, si e skalitur nga një energji e fshehur. Sy të përhimët, buzë të shtrënguara

fort. Asnjë vijë romantike, asnjë shkëndijë humori nuk ka në këtë fytyrë, vetëm vullnet i hekurt dhe

mendje praktike. Shkrimi i tij është një shkrim i zakonshëm anglez, pa nuanca dhe përdredhje, i

shpejtë, plot besim në vetvete. Mënyra e tij e të shprehurit është e qartë dhe e përpiktë, elokuente

në përshkrimin e fakteve, por megjithatë e thatë dhe praktike, si gjuha e një raporti. Në çdo gjë të

bie në sy se është njeri pa fantazi, fanatik i prakticitetit, pra, rrjedhimisht, një anglez i vërtetë, të

cilit si dhe shumicës së bashkatdhetarëve të tij, edhe gjenialiteti u fut brenda caqeve të ngurta të

kryerjes së detyrës. Historia e Anglisë njeh qindra Skota të tillë: ai nënshtroi Indinë dhe ishujt pa

emër të arkipelagut, kolonizoi Afrikën dhe luftoi në gjithë botën me po atë energji të hekurt, me po

atë bindje se po kryen detyrën krahas të tjerëve, me po atë fytyrë të ftohtë e të mbyllur. Por vullneti

i tij është i fortë çelik. Kjo vihet re përpara kryerjes së aktit heroik.

Marrë nga Stefan Cvajg, “Njeriut të cilit iu mërzit Evropa”, faqe 109

Konceptet kryesore: përshkrimi i një personi, teknikat e për shkrimit të një personi, përshkrimi fizik, përshkrimi i karakterit.

Struktura mësimore

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Disktutim i njohurive paraprake Diskutim i ideve Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Të nxënit me këmbime Të mësuarit ndërveprues Punë në grup

Përforcimi Shkrim i lirë Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Parashikimi. Diskutim i njohurive paraprake

Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin e detyrës së shtëpisë. Nxënësve u është

kërkuar të sjellin në klasë përshkrime njerëzish. Bëhet leximi i tyre (mësuesi/ja mund t’u

paraqesë nxënësve modele përshkrimi të personave, nëse ata nuk kanë sjellë materiale

të kësaj natyre). Mbështetur në përshkrimet e lexuara mësuesi/ja shtron pyetjen:

121
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

- Cilat aspekte të njeriut janë përshkruar në këto fragmente?

Ai/ajo shënon në tabelë përgjigjet e nxënësve:

• Pamja fi zike

• Të dhënat anagrafi ke (personale, të gjendjes civile)

• Karakteri

• Ndjenjat

• Veshja

• Të dhënat jetësore etj.

- Si përshkruhen ato?

Me detaje/në mënyrë të përgjithshme/në mënyrë të hollësishme etj.

Ilustrojini me shembuj nga fragmentet.

Skoti

Skoti është kapiten i flotës angleze, një si shumë të tjerë. Biografi a e tij përputhet me karakteristikën:

ka kryer me ndërgjegje detyrat, duke fi tuar kështu miratimin e eprorëve, ka marrë pjesë në

ekspeditën e Shelltonit. Nuk i është vënë re ndonjë shpirt i veçantë heroik. Fytyra e tij duke gjykuar

nga fotografi të, nuk dallon nga mijëra e dhjetëra mijëra fytyra angleze: e ftohtë, që tregon vullnet,

e qetë, si e skalitur nga një energji e fshehur. Sy të përhimët, buzë të shtrënguara fort. Asnjë vijë

romantike, asnjë shkëndijë humori nuk ka në këtë fytyrë, vetëm vullnet i hekurt dhe mendje praktike.

Shkrimi i tij është një shkrim i zakonshëm anglez, pa nuanca dhe përdredhje, i shpejtë, plot besim

në vetvete. Mënyra e tij e të shprehurit është e qartë dhe e përpiktë, elokuente në përshkrimin e

fakteve, por megjithatë e thatë dhe praktike, si gjuha e një raporti. Në çdo gjë të bie në sy se është

njeri pa fantazi, fanatik i prakticitetit, pra, rrjedhimisht, një anglez i vërtetë, të cilit si dhe shumicës

së bashkatdhetarëve të tij, edhe gjenialiteti u fut brenda caqeve të ngurta të kryerjes së detyrës.

Historia e Anglisë njeh qindra Skota të tillë: ai nënshtroi Indinë dhe ishujt pa emër të arkipelagut,

kolonizoi Afrikën dhe luftoi në gjithë botën me po atë energji të hekurt, me po atë bindje se po kryen

detyrën krahas të tjerëve, me po atë fytyrë të ftohtë e të mbyllur. Por vullneti i tij është i fortë çelik.

Kjo vihet re përpara kryerjes së aktit heroik. Skoti ka ndërmend të përfundojë atë që fi lloi Shelltoni.

Ai organizoi një ekspeditë, por nuk i mjaftojnë mjetet fi nanciare. Megjithëkëtë kjo nuk e ndal. I bindur

për suksesin në të ardhmen ai sakrifi kon me pasurinë e vet...

Ndërtimi i njohurive. Të nxënit me këmbime

Mësuesi/ja drejton vëmendjen e nxënësve në aspektet e përshkrimit të personit.

E ndan klasën në grupe bazë me nga 5 nxënës secili. Nxënësit ndahen në grupe

ekspertësh.

- Grupi i parë i ekspertëve diskuton rreth të dhënave anagrafi ke të personit.

- Grupi i dytë diskuton rreth pamjes fizike.

- Grupi i tretë rreth veshjes.

- Grupi i katërt rreth karakterit.

- Grupi i pestë rreth historisë së tij

122

Nxënësit diskutojnë në grupe ekspertësh dhe më pas kthehen në grupet bazë, duke

u shpjeguar dhe ilustruar me shembuj shokëve secilën prej çështjeve. Secili grup

plotëson të dhënat e përshkrimit të personit në tabelat përkatëse, duke e ilustruar me

shembuj nga fragmenti i dhënë në libër, “Zhitoni”.
Të dhëna

personale

(anagrafike)

Pamja fizike

Veshja

Karakteri

Historia

Të dhëna

personale

(anagrafike)

Pamja fizike

Të dhëna për moshën, seksin, profesionin,

origjinën, gjendjen civile (beqar, i martuar, i

ve, i ndarë). Shoqërohen me informacione

për marrëdhënien e atij që përshkruhet me

personin që bën përshkrimin

Karakteristikat më të rëndësishme të

pamjes fizike

Vihen në dukje ato elemente që plotësojnë

aspekte të karakterit dhe personalitetit të

personit

Përshkruhen aspektet e sjelljes së tij

Evidenton ato veçori që të japin mundësi

ta kuptosh më mirë personin.

Për moshën, seksin, profesionin, origjinën,

gjendjen civile (beqar, i martuar, i ve, i

ndarë). Shoqërohen me informacione për

marrëdhënien e atij që përshkruhet me

personin që bën përshkrimin

Karakteristikat më të rëndësishme të

pamjes fi zike

Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

I pasur

Zhitoni ka çehre të freskët, fytyrë të nbushur

dhe faqe të varura, syrin pishë të ngulët,

shpatulla të gjera, barkun të kërcyer.

Nxjerr një shami të madhe...

Ecje të vendosur, flet tërë siguri, e bën tjetrin

të përsërisë fjalët e tij, me zor e honeps çfarë

i thuhet atij vetë, nxjerr një shami të madhe

dhe shfryn hundët gjithë gjurmë; hedh tutje

pështymën dhe bën tërë atë të teshtitur, fle ditën,

fle natën, ...i ndërpret, i korrigjon ata që flasin,

.... është i qeshur, hokatar, i gjallë, kryeneç,

zemërak, shthuranak, ambicioz, misterioz......

Gjyshi nga nëna i shkruesit

I martuar, me shumë fëmijë: Kishte marrë për

grua një vajzë të rritur mirë dhe, ... bënë shumë

fëmijë...;

Nuk kishte shumë vite shkollimin, nuk ishte i

pasur

ishte një burrë i gjatë dhe më rrënjë të ngulura

mirë në tokë, me një shëndet të mirë

Elemente të

karakterit, të

gërshetuara

me aspekte

të sjelljes

Historia

Përshkruhen aspektet e sjelljes së tij

e shfaqte hapur kënaqësinë e të jetuarit;...

kjo nuk e pengoi të qëndronte deri në fund i

sjellshëm,... zemërohej nëse i thoshin që Toka

rrotullohej,... I pëlqente të ishte i pasur,

Pasioni i tij ishin zogjtë, Kur i binte rruga nga

varrezat, shpejtonte hapat pa e kthyer kokën

andej. Mbeti gjithmonë një person shumë

energjik deri ditën e fundit.

Gjatë gjithë jetës nuk kishte kaluar asnjë

sëmundje, nuk kishte pirë asnjë ilaç. Një

mbrëmje, duke ngjitur me vështirësi shkallët

që e çonin në dhomën e tij, lajmëroi që s’do të

hante darkë. Ra të fl inte me fytyrë nga muri dhe

duke ia kthyer shpinën botës. U shua i mërzitur

me jetën që ia mori forcën dhe energjinë.

Pasi evidentojnë këto elemente, mësuesi/ja u kërkon të lexojnë në heshtje përshkrimin

”Gjyshi im” dhe të përpiqen të identifi kojnë këto elemente.

123
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Model përgjigjeje

Gjyshi im nga nëna ishte një burrë i gjatë dhe më rrënjë të ngulura mirë në tokë, me një shëndet

të mirë, që e shfaqte hapur kënaqësinë e të jetuarit. Kishte marrë për grua një vajzë të rritur mirë

dhe, ndonëse bënë shumë fëmijë, kjo nuk e pengoi të qëndronte deri në fund i sjellshëm. Nuk

kishte shumë vite shkollimin dhe zemërohej nëse i thoshin që Toka rrotullohej. I pëlqente të ishte i

pasur, por nuk u bë kurrë i tillë. Ndonëse jetën dhe sjelljen e kishte si zotni.

Pasioni i tij ishin zogjtë. Mbaj mend një zog me sqep të gjatë e të verdhë, të cilin e mbante në

kafaz: i zi, shumë krenar, me sy zjarri nga tërbimi i mungesës së lirisë.

Kur i binte rruga nga varrezat, shpejtonte hapat pa e kthyer kokën andej. Mbeti gjithmonë një

person shumë energjik deri ditën e fundit. Gjatë gjithë jetës nuk kishte kaluar asnjë sëmundje, nuk

kishte pirë asnjë ilaç. Një mbrëmje, duke ngjitur me vështirësi shkallët që e çonin në dhomën e tij,

lajmëroi që s’do të hante darkë. Ra të fl inte me fytyrë nga muri dhe duke ia kthyer shpinën botës.

U shua i mërzitur me jetën që ia mori forcën dhe energjinë.

Përforcimi. Shkrim i lirë

Në këtë fazë të mësimit mësuesi/ja u kërkon nxënësve të shkruajnë një përshkrim

të shkurtër për njeriun e tyre më të dashur të familjes. Nxënësit do të mbështeten në

aspekte të ndryshme të diskutuara më lart.

Nxënësit lexojnë punimet dhe vlerësojnë punën e njëri-tjetrit.

Në fund të orës mësuesi/ja nxjerr konkluzionet e orës dhe vlerëson nxënësit me notë.

Detyrë shtëpie.

a) Ushtrimi 5, faqe 86

b) Sillni në klasë përshkrime të personave të ndryshëm.

Tema

3. Përshkrimi

i njerëzve

(ora II)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të përdorë teknikat e shkrimit në përshkrimin e personave;

• të bëjë një përshkrim krahasues mes dy personave;

• të vëzhgojë portretet në pikturë dhe t’i përshkruajë ato.

Materialet dhe mjetet mësimore

Teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 11”, lloje të ndryshme tekstesh përshkruese,

shkumësa me ngjyra, tabela.

Konceptet kryesore: tekst përshkrues, përshkrim objektiv, përshkrim subjektiv,

teknikat e përshkrimit, renditja hapësinore/hierarkike e përshkrimit.

Struktura mësimore

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Imagjinata e drejtuar Diskutim i ideve Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Mbajtja e strukturuar e shënimeve Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe

Përforcimi Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe

ZHVILLIMI I MËSIMIT

124

Parashikimi. Imagjinata e drejtuar

Mësuesi/ja e nis mësimin duke diskutuar detyrën e shtëpisë:

Ushtrimi 5, faqe 86.
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Model përgjigjeje

• Në tekstin e parë vëmendja e lexuesit drejtohet te pamja fi zike e personit që

përshkruhet, si:

burrë i thatë, pak i kërrusur, ndonja pesëdhjetë vjeç. Sytë e skuqur, mjekra e thinjur

dhe e parruar, rrudhat në ballë e kishin shpërfytyruar, në kokën e tij të vogël s’dallohej

gjë tjetër, veç një hundë e gjatë.

• Në tekstin e dytë vëmendja është përqendruar në përshkrimin fi zik dhe të

karakterit:

xhuxhmaxhuxhe, dy grushte një mbi një, pastaj një e tharë, e vdekur e pakallur, na

shkon, duket si do thihet në mes. Lëre, se të parit më keq akoma, e shëmtuar. Me si të

kërcyer, që kur të vështron, sikur do të hajë, hundën sa një xhore, golin sa një kamare,

pale kur qesh, i dalin ata dhëmbë si të kaut. Një arape që s’e ka shoqen...

• Në tekstin e tretë përshkrim fi zik është i gërshetuar me anë të ndryshme të karakterit,

të tilla si:

trup jo i naltë sa i lidhun. I hajshëm i drejtë si shtizat druforta të lundrave që i

xevendsuen djepin e fëminis. I lëvizshëm si njalat që e argtuen si të vogël. I zhbridhët

si qerfull qi fshatit të tij i gëzon brigjet. Ma fort i rremtë se sa i bardhë. Lëkurën si të

pjekur nga dielli që rrahë agim e muzg Shirokën. Kryet e bashëm, por jo jashta mase.

Ballin e gjannë dhe të thyeshëm, ma fort katruar. Tamthat si të shtypun me xigonm të

theksuem. Syt gazë, si në gropë, nën hijen e vetullavet të trasha. Hundën paksa të

thyeme në kodër, me majë e fl etëza të ndjeshme mollëzat e faqeve të zhdukuna dhe të

preme nga rrudhat e njeriut të pamish.

Të tri tekstet kanë stile të ndryshme përshkrimi

• Teksti i parë përshkruan thjesht e shkurt pamja e personazhit, një fshatar nga Gjinari.

Autori përqendrohet në detaje të pakta të pamjes së jashtme fi zike, duke na dhuruar një

përshkrim të shpejtë e të përgjithshëm.

• Teksti i dytë, përveçse përshkruan, është i gjallë në imazhet që përcjell, të mbushura

me ndjesi të vetë autorit që përshkruan. Mbështetet në detaje që vënë dukje si pamjen

e jashtme, me një ngarkesë të theksuar negative.

• Teksti i tretë të sjell përpara syve një portret të plotë e të gjallë të personazhit, shpeshherë

të krahasuar me objekte e dukuri. Përshkrimi është i hollësishëm dhe i mbushur me shumë

detaje. Në të nuk kemi një përshkrim të drejtpërdrejtë të karakterit të personazhit, por mënyra

e përshkrimit të pamjes fizike e konturon mjaftueshëm personazhin edhe si karakter.

Mësuesi/ja u kërkon nxënësve në dyshe të përshkruajnë veten pas disa vitesh, duke

u përqendruar në aspekte të ndryshme të përshkrimit të personave.

Leximi dhe diskutimi i detyrës.

Model përgjigjeje

E shoh veten student të arkitekturës, tek mbaj një tufë me letra e vizatime në duar.

Flokët e shpupuritur nga pagjumësia më bien në sy. I veshur me një palë pantallona

të lehta linoje, kam pamjen e një njeriu, i cili jeton në një botë imagjinare dhe lehtas

në fytyrë më përvijohet imazhi i një realiteti të abstrakt (ti ngjitesh për në qiell me

shkallë të një modeli modern të kohës, të sapondërtuar nga një arkitekt i zoti, i cili është

fjalëpakë...

Diskutimi i detyrave të nxënësve. Mësuesi/ja vë në dukje aspekte të ndryshme të

përshkrimit dhe detajet të përdorura prej tyre.

125
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Ndërtimi i njohurive. Ditari tri pjesësh

Në këtë fazë të mësimit, mësuesi/ja e drejton vëmendjen e nxënësve te përshkrimi

krahasues. U kërkon nxënësve në dyshe të evidentojnë karakteristikat e këtij lloji

përshkrimi dhe të shënojnë në tabelën përkatëse veçoritë e personazheve të tekstit Ai

dhe unë, në f.77 të librit të nxënësit.

Karakteristikat e përshkrimit

të personit

Ai

Unë

Të dhëna personale Flet disa gjuhë S’flas asnjë

Pamja fizike

bullafi q

Karakteri

Ka vapë, inatoset me

Kam ftohtë, unë nuk

mua që vesh golfi n,

orientohem shpejt

orientohet shpejt

Veshja

Parapëlqimet

Muzetë, perimet e

freskëta

golfe

Poezia, ushqimet e skuqura

Teksti përqendrohet në një krahasim mes dy shokëve në aspekte që lidhen ngushtë

me karakterin. Të dy shokët ndryshojnë në:

- konceptin e të veshurit dhe të ndjesitë e përcjella lidhur me dukuritë atmosferike

-Kanë aftësi të ndryshme të përshtatjes dhe shije të ndryshme muzikore

- Kanë preferenca dhe shije të ndryshme të mënyrës së të ushqyerit.

Autori vë në dukje elemente gjuhësore dhe krahasuese të tekstit, të tilla si:

-përdorimi i lidhëzave: Unë dhe miku im...

-përdorimi i të kundërtave: ai ka vapë, unë kam gjithnjë ftohtë.

Përforcimi: Rishikim në dyshe

Model përgjigjeje

Unë dhe shoqja ime e bankës jemi njohur që në klasë të parë. Kemi një miqësi

shumë të mirë, edhe pse jemi të ndryshme në tipa e karaktere. Mua më pëlqen të bëj

potere e shaka me të gjithë shokët e klasës. Ajo rri e heshtur e qesh me qyfyret e mia.

Shpesh më tërheq vëmendjen se po bëj shumë zhurmë e po u prish qetësinë të tjerëve.

Unë lexoj shumë libra dhe në sajë të tyre kam një imagjinatë pakufi. Ajo punon pa fund

në matematikë, i pëlqen saktësia dhe të qenit me këmbë në tokë. Sa herë grindemi me

njëra-tjetrën për këto gjëra. Unë jam e çmendur në ngjyra e tualet. Ajo është serioze

dhe shumë e rregullt dhe asnjëherë nuk e gjen me fl okë të pakrehur e me rroba të

zhubrosura...

126

Pas diskutimit të përshkrimit krahasues, mësuesi/ja u kërkon nxënësve në dyshe

të vëzhgojnë fi llimisht e më pas të përshkruajnë imazhet e dy vajzave në ushtrimin 6,

faqe 87.

Me anë të pyetjeve të tilla mësuesi/ja ndihmon nxënësit në përshkrimin krahasues të

dy tablove.

-Cili është objekti që përshkruhet?

-Cili është pozicioni i objektit?

-Cilat detaje të portretit të vajzës ka vënë në dukje autori?

-Cilat janë aspektet të karakterit që theksohen?

-Me ç’ngjyra ka luajtur piktori? Pse e ka bërë këtë?

-Çfarë na bie në sy nga sfondi?

-Çfarë ndjesish na përcjell secila prej tablove?
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Model përgjigjeje

Diskutim i punëve të nxënësve

Në të dyja tablotë kemi portretin e një vajze.

Në tablonë e parë vajza qëndron te dera. Të krijohet përshtypja se ajo është në pritje.

E veshur me veshje tradicionale shqiptare me ngjyrë të bardhë, ato janë dëshmi e

dëlirësisë dhe çiltërsisë vajzërore. Gjithashtu veshja e saj është pasqyrë e ndjenjave

të saj të pastra. Qëndrimi i vajzës te pragu i derës përvijon edhe më shumë aspekte të

karakterit të saj, gjë që përforcohet edhe nga pozicioni i duarve. Shamia e kuqe është

një tjetër element, i cili ndoshta justifi kon pritjen, e ndoshta i referohet asaj që vajza pret

në prag. Dritarja pak e hapur vë në dukje shpresën e vajzës dhe shpreh optimizëm për

atë që do të vijë. E gjithë tabloja jepet në një mjedis tradicional shqiptar me ngjyra të

ngrohta e shumë intimitet.

Në tablonë e dytë kemi të bëjmë përsëri me një portret vajze. Vajza qëndron e ulur

pranë një tavoline. Përpara saj i hapur qëndron një libër dhe mbi të një lule. Pozicioni

i duarve thekson gjendjen e vajzës në meditim. Flokët e gjatë e delikatë janë pjesë e

portretit dhe e karakterit të saj delikat, por ndoshta edhe e ndjenjave të dukshme që

theksohen pikërisht nga këto detaje. Sfondi me ngjyra të ëmbla, si dhe libri e lulja janë

shprehje e dashurisë, që ndoshta vajza është në pritje a në meditim…

Në fund të orës së mësimit mësuesi bën konkluzionet e orës dhe vlerëson nxënësit

me notë.

Detyrë shtëpie.

a) Ushtrimi 7, faqe 87.

b) Parapërgatitni një përshkrim të një vendi. Sillni në klasë përshkrime të ndryshme vendesh.

Tema

4. Përshkrimi i

objekteve

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të përdorë teknikat e shkrimit në përshkrimin e objekteve;

• të dallojë elementet kryesore në përshkrimin e objekteve;

• të bëjë një përshkrim krahasues mes dy objekteve;

• të vëzhgojë pikturën dhe të përshkruajë objektet e saj.

Materialet dhe mjetet mësimore

Teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 11”, lloje të ndryshme tekstesh përshkruese,

shkumësa me ngjyra, tabela.

Përshkrimi i objekteve

Pianoja është instrument muzikor që luhet me ndihmën e tastierës dhe që prodhon

tinguj duke prekur telat e çelikut me çekiçë me mbështjellje prej shajaku. Çekiçët

kthehen menjëherë dhe lejojnë telat që të vazhdojnë dridhjen e tyre në një rezonancë

frekuence. Këto dridhje janë transmetuar nëpërmjet materialit të saj prej një dërrase që

e zmadhon atë.

Fjala piano është shkurtuar nga fjala “pianoforte”, e cila vjen nga emri italian

origjinal i instrumentit “clavicembalo col piano e forte”. Kjo i referohet përgjegjësisë së

instrumentit, i cili i lejon pianistit të prodhojë nota me dinamikë të ndryshme në varësi

nga fortësia e shtypjes së tastit.

127
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Pianoja është përdorur gjerësisht në muzikën perëndimore për performancë solo,

kor, muzikë dhome dhe për shoqërime. Është shumë popullore dhe ndihmon për

kompozim dhe prova. Edhe pse nuk është portative dhe shpesh është e shtrenjtë,

shkathtësia dhe kudogjendja e pianos e kanë bërë atë një nga instrumentet muzikore

më familjare. Ajo është klasifikuar si një instrument muzikor me perkusion dhe me tela.

Duke u mbështetur në metodën “Hombostel-Sachs” të klasifi kimit të muzikës, ajo është

grupuar në instrumentet me foni.

Pianot me stil vjenez ishin ndërtuar me skelet druri, dy tela për notë dhe kishin

çekiçë të mbuluar me lëkurë. Disa nga këto piano vjeneze kishin ngjyrë të kundërt

me pianot e sotme moderne; tastet natyrale ishin të zeza dhe tastet jonatyrale ishin

të bardha. Në këto instrumente Moxarti kompozoi koncertet e tij dhe sonatat. Pianot e

kohës së Mozartit kanë pasur një tingull më të butë, më të qartë sesa pianot e sotme.

Prejardhja e pianos është nga klasveni. Instrumentet e para me tela që goditen nga

çekiçë ishin me origjinë nga instrumenti tradicional persian santur. Gjatë periudhës

së mesme kishte përpjekje të përgjithshme për të krijuar instrumente me tastiera

dhe me goditje telash. I pari ka qenë hurdi-gurdi, me origjinë të panjohur. Në shek.

XVII mekanizmat e instrumenteve me tastiera, siç janë klavikorda dhe klaviçembali,

ishin të njohura. Në një klavikordë telat goditeshin nga tangentet, ndërkohë që në një

klavicembal ato janë tërhequr nga penda. Shekuj pune në mekanizmin e një klaviçembali

kanë dhënë ndihmesë në konstruktimin e mbështjelljes, të pjesës që lëshon zërin dhe

të tastierës.

Sintetizatori (anglisht Synthesizer) është instrument muzikor elektronik, i cili prodhon

një shumëllojshmëri zërash, duke përpunuar dhe kombinuar sinjalet e frekuencave të

ndryshme. Sintetizatori digjital modern përdor mikroprocesorin sintetizues të

frekuencave për të llogaritur funksionet matematikore, të cilat përpunojnë sinjalet

e frekuencave të ndryshme. Ekzistojnë tri lloje kryesore të sintetizatorëve, të cilët

dallojnë për nga operimi: analog, digjital dhe sintetizatori i bazuar në softuer.

Sintetizatorët krijojnë sinjale elektrike në vend të sinjaleve akustike, të cilat në fazën e

fundit përforcohen përmes amplifi katorëve apo dëgjueseve.

Sintetizatori i parë është shpikur në vitin 1876 nga Elisha Grei, i cili njihet për

shpikjen e prototipit të telefonit. Robert Mug krijoi sintetizatorin revolucionar, i cili u

përdor nga Uendi Karlos në albumin “Switched-On Bach” (1968), incizim i famshëm,

i cili njoftoi shumë muzikantë me zërin e sintetizatorëve. Në vitet 1970, sintetizatorët

u bënë instrumente portale dhe kështu përdorimi i tyre u bë shumë më i lehtë në

performancat e tyre. Në fi llimin e viteve 1980, kompanitë si “Yamaha” fi lluan të shitnin

sintetizatorë me çmime modeste, si “Yamaha DX7” etj. Në të njëjtën kohë u zhvillua

sistemi MIDI, i cili e bëri më të lehtë integrimin dhe sinkronizimin e sintetizatorëve

me instrumentet e tjera elektronike. Në vitet 1990, sintetizatorëve kompleksë nuk iu

nevojitej më hardveri special dhe fi lluan të paraqiten si programe për PC.

Konceptet kryesore: përshkrimi i një objekti, teknikat e përshkrimit të tij.

128
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Struktura mësimore:

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve

Parashikimi Imagjinata e drejtuar Diskutim i ideve

Organizimi i nxënësve

Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Mbajtja e strukturuar e shënimeve Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe

Përforcimi Shkrimi i lirë Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Parashikimi. Imagjinata e drejtuar

Mësuesi e nis mësimin duke diskutuar detyrën e shtëpisë, ushtrimin 7, faqe 87.

Nxënësve u është kërkuar të punojnë në grup për përshkrimin e njerëzve, duke u

mbështetur në aspekte të ndryshme.

Diskutim i lirë.

Mësuesi paraqet para nxënësve dy objekte dhe u kërkon të përshkruajnë, të ndarë në

dy grupe, (një orë të vjetër, një objekt antik prej balte të punuar me dorë).

Model përgjigjeje

Ishte një orë e thjeshtë dhe e ruajtur më së miri

E nxora me kujdes nga kutia e vogël prej druri. Më bëri përshtypje që, edhe pse kishte kohë që

kishte qëndruar aty, ishte akoma e bukur. Më tërhoqën vëmendjen detaje të vogla: pjesa e sipërme

ishte punuar me shumë delikatesë me material argjendi. Forma e saj ovale ishte karakteristikë e

kohëve të vjetra dhe dallonte dukshëm kohën në të cilën ishte punuar. Fusha kishe ngjyrë të lehtë

të kaltër, zbukurohej nga shifrat e holla romake, të cilat shërbenin për të treguar orën. Midis tyre

ekzistonte një largësi simetrike, të cilat u shtonin elementeve të saj përsosmërinë.

Anash saj gjendeshin dy butona të vegjël, të cilët shpesh të krijonin përshtypjen e çelësave të artë

që kishin në dorë fatin tënd. Pjesa e poshtme karakterizohej nga një lëmueshmëri e rrallë, sikur ishte

bërë enkas për një dorë delikate gruaje të veçantë, ashtu siç ishte nëna ime.

Rripat ngjyrë blu, të përbërë prej lëkure, dukeshin sikur kishin sfi duar kohën me butësinë dhe

njëkohësisht rezistencën që kishin treguar ndaj saj. E veçanta e saj qëndronte në mënyrën e përdorimit.

Kur ti e vendosje në dorë, akrepat e saj lëviznin bashkë me pulsin e dorës dhe dukej sikur merrte jetë

pikërisht nga ty. E prodhuar nga artizanët shqiptarë, ishte reliktja më e rëndësishme e familjes, pasi ajo

kishte shënuar momente më të vërtetë të vyera në jetën njerëzve të mi më të dashur...

Mësuesi/ja pasi dëgjon përgjigjet e tyre, mban shënim në tabelë elementet bazë në të

cilat konsiston ky lloj përshkrimi.

-Çfarë kanë përshkruar?

Objekt - orë e vjetër.

-Cilat aspekte të objektit kanë vënë në dukje?

Formën, ngjyrën, përbërjen, punimin, historikun e saj...

Diskutim me njëri-tjetrin.

Rikujtojnë me anë të organizuesit grafi k veçori të përshkrimit të objekteve të njohura në

klasat pararendëse.

Pjesët kryesore

Elemente të historikut të objektit

Përshkrimi i objektit

Origjina

Përdorimi dhe roli në mjedis

129
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Ndërtimi i njohurive. Mbajtja e strukturuar e shënimeve

Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të përqendrojnë vëmendjen në udhëzimet e tekstit për

përshkrimin e një objekti. Në dyshe strukturojnë veçoritë e përshkrimit të një objekti.

Model përgjigjeje

Përshkrimi i objektit

Emri

Funksioni

Karakteristika që perceptohen

me anë të shqisave

Cilësi

pozitive/negative

Lahuta është

instrument muzikor

kordofon....

Shpjegohet

funksionimi

Forma, përmasat, materiali,

ngjyrat, tingujt që prodhon,

aroma ose shija

Kanë të bëjnë me

anën estetike ose

funksionimin

Jepet një përkufi zim

shkencor

Intrumentet

muzikore me

hark që shërben

për të përcjellë

këngët

...trupi i lahutës punohet

kryesisht prej drurit të

panjës... pjesa e lugët e

lahutës mbulohet me lëkurë

..ndërsa harku i saj punohet

nga degët e thanës me qime

të bishtit të kalit...

Lahutari luan në

lahutë ulur me

këmbëkryq në tokë...

Strukturojnë shënimet në grupe dhe evidentojnë veçoritë.

Mësuesi/ja përqendron vëmendjen e nxënësve te përshkrimi i objekteve që u bë në

fi llim të orës së mësimit (ora e murit dhe objekt antik i punuar prej balte apo te modeli

i dhënë në prej tij (pianoja). Nxënësve në dyshe mësuesi/ja u kërkon të analizojnë

tekstin në bazë të veçorive të lartpërmendura.

Emri/Jepet një përkufizim shkencor

Pianoja është instrument muzikor që luhet me ndihmën e tastierës. Ajo është

klasifi kuar si një instrument muzikor me perkusion dhe si një instrument me tela. Duke u

mbështetur në metodën “Hombostel-Sachs” të klasifi kimit të muzikës ajo është grupuar

në instrumentet me foni.

Funksioni/Shpjegohet funksionimi

Pianoja luhet me ndihmën e tastierës dhe që prodhon tinguj duke prekur telat e çelikut

me çekiçë me mbështjellje prej shajaku. Çekiçët kthehen menjëherë dhe lejojnë telat që

të vazhdojnë dridhjen e tyre në një rezonancë frekuence. Këto dridhje janë transmetuar

nëpërmjet materialit të saj prej një dërrase që e zmadhon atë.

Karakteristika që perceptohen me anë të shqisave/Forma, përmasat, materiali,

ngjyrat, tingujt që prodhon, aroma ose shija

Pianot me stil vjenez ishin ndërtuar me skelet druri, dy tela për notë dhe kishin çekiçë

të mbuluar me lëkurë. Disa nga këto piano vjeneze kishin ngjyrë të kundërt me pianot e

sotme moderne; tastet natyrale ishin të zeza dhe tastet jonatyrale ishin të bardha. Nga

këto instrumente Moxarti kompozoi koncertet e tij dhe sonatat, dhe kopje të tyre janë

ndërtuar sot në performancën e instrumentit autentik të muzikës së tij. Pianot e kohës

së Mozartit kanë pasur një tingull më të butë, më të qartë se sa pianot e sotme, pianot

angleze, me më pak fuqi mbështetëse.

130
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Cilësi pozitive a negative/Kanë të bëjnë me anën estetike ose funksionimin

Pianoja është përdorur gjerësisht në muzikën perëndimore për performancë solo, kor,

muzikë dhome dhe për shoqërime. Është shumë popullore për ndihmë për kompozim

dhe prova. Edhe pse nuk është portative dhe shpesh është e shtrenjtë, shkathtësia dhe

kudogjendja e pianos e kanë bërë atë një nga instrumentet muzikore më familjare.

Historia

Fjala piano është shkurtuar nga fjala “pianoforte”, e cila vjen nga emri Italian origjinal i instrumentit

“clavicembalo col piano e forte”. Kjo i referohet përgjegjësisë së instrumentit, i cili i lejon pianistit

të prodhojë nota me dinamikë të ndryshme në varësi nga fortësia e shtypjes së tastit.

Sintetizatori (anglisht Synthesizer) është instrument muzikor elektronik, i cili prodhon

një shumëllojshmëri zërash, duke përpunuar dhe kombinuar sinjalet e frekuencave të

ndryshme. Sintetizatori digjital modern përdor mikroprocesorin sintetizues të

frekuencave për të llogaritur funksionet matematikore, të cilat përpunojnë sinjalet

e frekuencave të ndryshme. Ekzistojnë tri lloje kryesore të sintetizatorëve, të cilët

dallojnë për nga operimi: analog, digjital dhe sintetizatori i bazuar në softuer.

Sintetizatorët krijojnë sinjale elektrike në vend të sinjaleve akustike, të cilët në fazën e

fundit përforcohen përmes amplifi katorëve apo dëgjueseve.

Në mënyrë tipike janë të kontrolluar nga tastiera e stilit të pianos, ku sustat funksionojnë

si kyçës të qarqeve elektrike. Megjithëse tastierat janë kontrolluesit e zakonshëm të

sintetizatorëve, veglat e tjera, si kontrollori frymor i stilit të saksofonit, kitarat elektrike të

pajisura me MIDI, apo kompjuterët gjithashtu përdoren për të kontrolluar sintetizatorët.

Sintetizatorët mund të prodhojnë një shumëllojshmëri të zërave, duke i imituar zërat e

instrumenteve të tjera apo duke prodhuar zëra të rinj, të padëgjuar më parë.

Sintetizatori i parë është shpikur në vitin 1876 nga Elisha Grei, i cili njihet për shpikjen

e prototipit të telefonit. Robert Mug krijoi sintetizatorin revolucionar, i cili u përdor

nga Uendi Karlos në albumin “Switched-On Bach” (1968), incizim i famshëm, i cili

njoftoi shumë muzikantë me zërin e sintetizatorëve. Në vitet 1970, sintetizatorët

u bënë instrumente portale dhe kështu përdorimi i tyre u bë shumë më i lehtë në

performancat e tyre. Në fi llimin e viteve 1980, kompanitë si “Yamaha” fi lluan të shitnin

sintetizatorë me çmime modeste, si “Yamaha DX7” etj. Në të njëjtën kohë u zhvillua

sistemi MIDI, i cili e bëri më të lehtë integrimin dhe sinkronizimin e sintetizatorëve me

instrumentet e tjera elektronike. Në vitet 1990, sintetizatorëve kompleksë më nuk iu

nevojitej hardveri special dhe fi lluan të paraqiten si programe për PC.

Mësuesi/ja u kërkon nëxnësve që, pasi të kenë dhënë veçoritë e të dy objekteve, t’i

krahasojnë ata më njëri-tjetrin.

Model përgjigjeje

Pianoja është instrument muzikor që luhet me ndihmën e tastierës dhe që prodhon tinguj duke

prekur telat e çelikut me çekiçë me mbështjellje prej shajaku.

Sintetizatori është instrument muzikor elektronik, i cili prodhon një shumëllojshmëri të zërave duke

përpunuar dhe kombinuar sinjalet e frekuencave të ndryshme. Ndërsa të dy objektet kanë si bazë

të prodhimin e tingujve me anë të tastierës, ndryshojnë me njëri-tjetrin në disa elemente. Melodia

që prodhon sintetizatori është elektronike… Forma gjithashtu është një tjetër element në të cilën ata

ndryshojnë. Piano është e përbërë nga një tastierë, ndërsa sintetizatori ka disa të tilla, të cilat mund të

prodhojnë disa melodi në të njëjtën kohë . ...Edhe koha në të cilën janë shpikur është e ndryshme…

131
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Përforcimi: Shkrim i lirë

Në këtë fazë të mësimit mësuesi/ja u kërkon nxënësve të vëzhgojnë me kujdes pamjen

e paraqitur në ushtrimin 12 faqe 89 dhe të përshkruajnë objektet që ndodhen në të.

Diskutim i lirë

Mësuesi/ja nxjerr përfundimet e orës mësimore dhe vlerëson nxënësit me notë.

Detyrë shtëpie. Përshkruaj objektin tënd më të dashur të fëmijërisë.

Tema

5. Përshkrimi

i vendit/

mjedisit

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të njohë teknikat e shkrimit në përshkrimin e vendit dhe të mjedisit; ‘

• të dallojë elementet kryesore në përshkrimin e tyre;

• të analizojë elementet e përshkrimeve të vendeve dhe të mjediseve të

ndryshme;

• të përshkruajë një vend/mjedis;

• të bëjë një përshkrim krahasues ndërmjet pikturës dhe tekstit përshkrues.

Materialet dhe mjetet mësimore

Teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 11”, lloje të ndryshme tekstesh përshkruese,

shkumësa me ngjyra, tabela.

Konceptet kryesore: Përshkrimi i një vendi/mjedisi, teknikat e përshkrimit të tij.

Struktura mësimore:

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve

Organizimi i

nxënësve

Parashikimi Imagjinata e drejtuar Diskutim i ideve Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Mbajtja e strukturuar e shënimeve Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe

Përforcimi Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Parashikimi. Imagjinata e drejtuar

Mësuesi/ja e nis mësimin duke diskutuar detyrën e shtëpisë.

Diskutim i lirë.

Mësuesi/ja ndan klasën në dy grupe dhe u kërkon nxënësve të përshkruajnë:

Grupi I - vendin ku ndodhet shkolla e tyre;

Grupi II - qendrën e qytetit/fshatit

Pasi dëgjon përgjigjet e nxënësve, u kërkon të tregojnë përvojat e tyre në këtë lloj

përshkrimi.

- Çfarë kanë përshkruar?

- Cilat karakteristika të vendit kanë vënë në dukje?

132
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Diskutim me njëri-tjetrin

Me anë të organizuesit grafi k nxënësit rikujtojnë veçoritë e përshkrimit të vendeve, të

mësuara në klasat pararendëse.

të dhëna pamore

të dhëna të përgjithshme

Elemente të natyrës

Elementet dallues

Elemente artifi ciale

Përshkrimi

i vendeve

Historia e tij

Ndryshimi sipas stinëve

Ndërtimi i njohurive. Mbajtja e strukturuar e shënimeve

Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të përqendrojnë vëmendjen në udhëzimet e tekstit për

përshkrimin e një objekti. Në dyshe nxënësit strukturojnë veçoritë e përshkrimit të një vendi.

Model përgjigjeje

Përshkrimi i vendit

Përshkrimi i vendit

Të dhëna të përgjithshme Të dhëna vizive Aspekte pozitive/negative Historia e vendit

Informacioni mbi

tipologjinë e vendit

Vë dukje elemente

që perceptohen

me anë të

shqisave

Lidhet me mënyrën e

perceptimit/ gjendjen

shpirtërore/ situatat e jetuara të

atij që përshkruan

Mund të jetë e

rëndësishme

...se katundi vetë i

shpërndarë tutje-tëhu

një shtëpi këtu, një shtëpi

nja dy milje më tej, as që

dukej.

Përpjekjet e egra

të lumit gjatë natës

i tregonte më mirë

se kushdo shpina

e tij përgjakur...

Shqipëria rrethohet nga të tria

anët prej vargmalesh pothuaj

të pakapërcyeshme, që kanë

ngritur një lloj muri të ndërtuar

nga natyra për ta mbajtur

vendin në gjendje izolimi...

Transformimet e këtij

qyteti në 20 vjet janë

të shumta, po ende

shihet ndryshimi

mes Lindjes dhe

Perëndimit...

Model përgjigjeje

Nxënësit strukturojnë shënimet në grupe dhe evidentojnë veçoritë.

Mësuesi/ja e përqendron vëmendjen e nxënësve te ushtrimi 8, faqe 88. Nxënësve në

dyshe u kërkon të analizojnë tekstin në bazë të veçorive të lartpërmendura.

Të dhëna të përgjithshme/Informacioni mbi tipologjinë e vendit:

Ishte një qytezë me tulla të kuqe ose që do të ishin të kuqe nëse tymi dhe hiri do t’i linte, po ja që

ashtu janë sjellë punët që ajo u bë një qytezë e më të kuqe e të zezë të panatyrshme...

Të dhëna vizive/Vë dukje elemente që perceptohen me anë të shqisave:

Ishte një qytezë e makinave dhe e oxhaqeve të larta prej nga dilte një tymnajë e pafund

gjarpërore, gjurmët e së cilës nuk shprisheshin kurrë. Kishte aty një kanal të zi e një lumë

që përlante mbeturinat kutërbuese nga ndërtesat plot me dritare, ku dëgjoheshin zhurma dhe

dridhje gjatë tërë ditës...

133
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Aspekte pozitive dhe negative/Lidhet me mënyrën e perceptimit, gjendjen shpirtërore,

situatat e jetuara të atij që përshkruan:

Kishte aty ca rrugë të gjera, të gjitha të ngjashme me njëra-tjetrën, të pabanuara nga njerëzit.

Të gjitha njësoj, ku të gjithë dilnin dhe ktheheshin në të njëjtën kohë, me të njëjtën pamje, mbi të

njëjtin kalldrëm që të bëjnë punën e njëjtë.

Historia e tij/Mund të jetë e rëndësishme

...Dhe për të cilët çdo ditë ishte e njëjtë me atë të djeshmen dhe të nesërmen dhe çdo vit i

ngjashëm me të përparshmin dhe të ardhshmin...

Diskutim i lirë mbi këto çështje. Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të mbështetin opinionet e tyre në

argumente.

Në bazë të veçorive të përcaktuara më lart, mësuesi u kërkon nxënësve të evidentojnë veçoritë e

përshkrimit të mjedisi mbi tekstin e dhënë libër (Një dhomë e gjitha e imja).

Emri i objektit

Vendndodhja - Është ajo në fund të korridorit.

Të dhëna që perceptohen nëpërmjet shqisave - Përshtypja e parë sapo hyn në të është një

rrëmujë e madhe... Ky është mjedisi ku unë ndiehem shumë mirë, edhe pse mami më bërtet

gjithmonë.

Cilësitë e dhomës - Dhoma nuk është shumë e madhe, por ka shumë dritë, pasi babi i ndërroi

kornizat e dritares...

Pjesët përbërëse - Dhoma nuk është shumë e madhe, por ka shumë dritë. Dyshemeja është e

mbuluar nga një tapet më një ngjyrë ndërmjet bojëqiellit dhe blusë. Muret janë veshur me letër...

Krevati është poshtë dritares, ngjitur me këtë të fundit është dhe një tavolinë e bardhë studimi.

Përgjithësisht ajo është e mbushur nga shumë objekte..., ndërsa kompjuteri është vendosur mbi

tavolinë. Në anën e majtë është dollapi i futur në mur..., ngjitur me të është biblioteka.

Përforcimi. Rishikim në dyshe

Në këtë fazë të mësimit nxënësit përqendrojnë vëmendjen te ushtrimi 9, faqe 88.

Në dyshe ata krahasojnë elementet e përbashkëta mes teksti dhe pikturës. Pasi krahasojnë

punimet përmbledhin opinionet e tyre së bashku me mësuesin/en në tabelë.

Model përgjigjeje

Piktura dhe teksti kanë të përbashkëta këta elementet: përshkruajnë pamjen fi zike të qytetit

si: pjerrësinë, vendndodhjen e shtëpive, të veçantën mbi urbanistikën e tij. Përveçse imazheve

pamore, teksti përcjell më shumë ndjesi nxitin imagjinatën e lexuesit dhe piktura përcjell imazhin

e pamjes së qytetit. Përshkrimi i tekstit të lë dorë më shumë për të zhvilluar imagjinatën, të

shtuara edhe me shumë nga përshkrimi i dukurive të tilla, si: me siguri ky ishte i vetmi vend në

botë ku kalimtari po të rrëzohej ... ishte një qytet shumë befasues... shumë gjëra këtu ishin të

pabesueshme dhe shumëçka ishin si në ëndrra.

134

Diskutim i perceptimeve të veçanta të nxënësve. Mësuesi/ja ngulmon në elemente të tilla, si:

detaje të ngjyrave, dritës etj.

Në fund të orës së mësimit mësuesi nxjerr përfundimet e orës mësimore dhe vlerëson nxënësit

me notë.

Detyrë: Përshkruani vendin më të dashur të fëmijërisë suaj.
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Tema

6. Përshkrimi

i imazheve

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të përdorë teknikat në përshkrimin e imazheve;

• të dallojë elementet kryesore në përshkrimin e imazheve;

• të analizojë elementet e përshkrimeve të imazheve të ndryshme

fotografike;

• të krahasojë imazhin e fotografi së me atë të një pikture në një përshkrim

krahasues;

• të përshkruajë pamje fotografi ke me përmbajtje të ndryshme.

Materialet dhe mjetet mësimore

Teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 11”, lloje të ndryshme tekstesh përshkruese,

shkumësa me ngjyra, tabela.

Konceptet kryesore: përshkrimi i një imazhi,teknikat e përshkrimit të tij.

Struktura mësimore

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Imagjinata e drejtuar Diskutim i ideve Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Mbajtja e strukturuar e shënimeve Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe

Përforcimi Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Parashikimi. Imagjinata e drejtuar

Mësuesi/ja e nis mësimin duke diskutuar detyrën e shtëpisë.

Diskutim i lirë mbi çështje të tilla si:

-Në ç’të dhëna mbështeteni për përshkrimin e vendlindjes suaj?

-Cilat aspekte ju drejtuan më shumë në përshkrim: pamja fizike e vendit apo ndjesitë tuaja?

-A ju referuat ndonjë imazhi fotografik për ta pasur më të gjallë perceptimin e vendit?

- A ndryshojnë këto imazhe nga perceptimi që keni ju për vendlindjen tuaj?

Mësuesi/ja ndan klasën në dy grupe dhe u kërkon nxënësve të përshkruajnë: grupi

I një imazh pikture dhe grupi II një imazh fotoje.

Pasi dëgjon përgjigjet e nxënësve, u kërkon atyre të tregojnë përvojat e tyre në këtë

lloj përshkrimi.

-Çfarë kanë përshkruar?

-Cilat aspekte të imazhit kanë vënë në dukje?

-Cili prej imazheve ishte më i thjeshtë për t’u përshkruar dhe pse?

-A u mbështetët në detaje?

-Cilat detaje ju lanë më shumë mbresa?

Ndërtimi i njohurive. Mbajtja e strukturuar e shënimeve

Nxënësit në studiojnë materialin teorik në libër dhe e përqendrojnë vëmendjen

tek elementet e përshkrimit të imazheve. Të ndarë në grupe evidentojnë në tabelat

përkatëse tipare të imazhit fotografi k dhe atij në pikturë/ikonografi etj.

135
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Përshkrimi i imazheve

Aspekti fi gurativ Aspekti teknik Aspekti interpretues-vlerësues

Përshkruhet ajo çka paraqet

imazhi.

Pjesa kryesore e ikonës përbëhet

nga Shën-Maria me fëmijën e

futur në ujin e një burimi, që

simbolizon Burimin Jetëdhënës.

Kupa e madhe në qendër të së

cilës është ulur Shën-Maria si

një mbretëreshë, është vendosur

në mes të një vaske plot me ujë

mrekullibërës. Përreth janë ata i

drejtohen ujit mrekullibërës për t’u

shëruar.

Trajtohet teknika e përdorur.

Ikona është realizuar mbi një

copë dërrase të vetme, të prerë

në një trashësi prej 2.8 - 3 cm, e

cila paraqitet e rrafshuar mirë dhe

me një shtresë të errët pluhuri

e papastërtie, si dhe mbeturina

dylli. Në pjesë të ndryshme, në të

gjithë sipërfaqen, shihen vrimat që

tregojnë për praninë e insekteve

dëmtues. Mbi pjesën e mesit ka një

shirit të ngjitur horizontalisht.

Jepet një gjykim i vëzhguesit

për imazhin.

Nuk mund të gjenden shembuj

kaq të thjeshtë si ata të ofruar nga

imazhi bizantin me simbologjinë

e tij, për të shprehur burimin

jetëdhënës dhe Shën-Marinë

që drejtohet me duart e hapura

dhe sytë e ngulura mbi ne dhe

Krishtin-fëmijë. Ikonografi lidh

fi gurën e tyre me atë të burimit si

të ishte e vetme.

Veçori të imazhit fotografik:

Vizioni: Në foton e parë ajo çka transmeton imazhi fotografi k është pamja e një dite

dimri.

Detajet: Mbizotërimi i ngjyrës së bardhë e gri, gurët të mbuluar pjesërisht nga dëbora,

imazhi i diellit i shfaqur në horizontin e mjegullt dhe të vagullt, ngjyra e qiellit, prania e

shkurres bëjnë më të dukshme pamjen e dimrit.

Linjat: Kemi praninë e linjave të ndryshme si të thyera e të lakuara, të cilat tregojnë

se imazhi nuk përcjell një pamje unike, por përthyerja e tyre të krijon idenë e një

larmishmërie në perceptim dhe përjetim.

Dritëhijet shërbejnë për të theksuar më tej kontrastet midis ngjyrës së bardhë të dëborës,

grisë së qiellit, të kuqërremtës së shkurreve dhe të zezës që ndodhet poshtë gurëve. Të

krijohet ideja e një realiteti, ku perceptimi dhe përjetimi është relativ, në bazë të gjendjes

së brendshme shpirtërore. Një realitet që të ofron pastërtinë, sinqeritetin, të fshehtën

dhe intrigën, jetën dhe vdekjen, largësinë në kohë dhe hapësirë…

Ngjyrat janë ato që theksojnë emocionet, duke e transmetuar imazhin nën efektin

bardhezi, ku janë të pranishme ngjyrat e këtij koloriti, të cilat plotësojnë sfondin, siç

është grija e qiellit…

Pas interpretimit të imazheve dhe dallimeve që vihen në dukje, nxënësit praktikojnë

përshkrimin në pamjet dhe imazhet e tjera.

Përforcimi. Rishikim në dyshe

Në këtë fazë të mësimit mësuesi/ja u kërkon nxënësve të bëjnë një përshkrim krahasues

të një imazhi fotoje dhe një imazhi pikture, duke evidentuar elementet përkatëse.

Detyrë shtëpie:

a) Përshkruani një imazh që ju pëlqen. Evidentoni elementet thelbësore të tij.

b) Sillni në klasë tekste të ndryshme udhëzuese.

136
Teksti udhëzues

Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Tema

10. Teksti

udhëzues

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të identifi kojë tekstin udhëzues dhe llojet e tij;

• të shpjegojë konceptin e tekstit udhëzues dhe mënyrat e realizimit të tij;

• të krahasojë dy tekste udhëzuese të shkruara në kohë të ndryshme;

• të përshtatë në gjuhën standarde tekste të vjetra udhëzuese të shkruara

në dialekt.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 11”, lloje të

ndryshme tekstesh udhëzuese, shkumësa me ngjyra, tabela.

Konceptet kryesore: tekst udhëzues, karakteristika të teksteve udhëzuese.

Materiale shtesë

Receta gatimi

Për 1 kg peshk duhen: 2 filxhanë kafeje vaj

3 kokrra hudhra

1 fi lxhan uthull

3 lugë gjelle salcë ose 3-4 kokrra domate

2 fi lxhanë çaji me ujë

2 gjethe dafi ne

kripë dhe piper

Përgatitja:

Peshku i pastruar dhe i larë pritet në copa, i hidhet kripë, piper, lyhet me miell dhe skuqet në tigan me

yndyrë të nxehtë. Në yndyrën që tepron nga skuqja hidhen hudhra të grira, shtohet miell, i cili kaurdiset

pak, pastaj shtohet salcë domatesh ose domate të freskëta të grira hollë. Të gjitha këto përzihen, shuhen

me uthull dhe pastaj shtohet pak ujë, kripë, piper e dafinë. Piqet në furrë për 15-20 minuta dhe pasi hiqet

nga furra, i hidhet majdanoz i grirë hollë. Shoqërohet me sallatë jeshile.

Ju bëftë mirë!

Udhëzim për përdorimin e medikamenteve mjekësore

Tableta “Nevrine Codeine”

Përdoret në sëmundjet që shoqërohen me dhimbje ose me temperaturë dhe konkretisht për:

dhimbjet pas operacioneve etj.

Doza dhe mënyra e përdorimit:

1-2 tableta në ditë pas ushqimit. Mos i tejkaloni 8 tableta në 24 orë.

Fëmijët mbi 12 vjeç mund të përdorin 1/2 tableta tri herë në ditë pas ushqimit.

Trajtimi duhet të jetë sa më i shkurtër që të jetë i mundur. Të mos tejkalohen 4 tableta në ditë. Nëse pas

disa ditësh trajtimi i dhimbjes nuk zhduket, duhet të konsultoheni me mjekun.

Udhëzues për përdorimin e shërbimeve telefonike

Për të bërë një thirrje duke shfrytëzuar shërbimin “USSD Roaming” duhet të veproni sipas udhëzimeve

të mëposhtme:

1. Formoni numrin e personit që dëshironi t’i telefononi sipas modelit *123* numri i telefonit #

(numri i telefonit duhet të jetë në formatin internacional) p.sh.:

• për thirrje të një numri mobil të AMC, 0035541xxxxxx apo 0037745xxxxxx ose

• për thirrje të një numri fiks në 0038138xxxxxx në Shqipëri (Tiranë) 003554xxxxoxx

2. Shtypni tastin “Call”

3. Prisni disa momente derisa t’ju tingëllojë telefoni (të pranojë thirrjen) dhe më pas merrni informacionin e duhur.

4. Do të dëgjoni “tonin e thirrjes” së numrit që ju keni përzgjedhur për t’i telefonuar.

5. Pasi personi i kërkuar nga ju lajmërohet, fi lloni bisedën.

137
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Biseda tarifohet sipas modelit 60/60, d.m.th për minutë.

Për të gjitha tarifat për thirrjet e bëra në Roaming, duke shfrytëzuar shërbimin “USSD Roaming”, klikoni këtu:

Informacion i rëndësishëm - Kujdesuni që të mos të bëni Roaming brenda territorit të Kosovës.

Shënim: Fatkeqësisht ka rrjete të operatorëve të tjerë, që operojnë ilegalisht në territorin e Kosovës.

Pse është e rëndësishme kjo për mua:

Duke e pasur shërbimin Roaming të aktivizuar, ju pa e kuptuar mund të bëni/pranoni thirrje në statusin

Roaming edhe kur jeni në Kosovë. Kjo për shkak të operimit ilegal të operatorëve të tjerë. Si rezultat i

kësaj, ju do të paguani më tepër.

Rregullore e bibliotekës së universitetit

Rregullore e bibliotekës së universitetit “Luigj Gurakuqi” - Shkodër

• 1 - Lejueshmëria

1.1. Biblioteka e universitetit është e hapur për këdo në përgjithësi.

1.2. Frekuentimi i saj bëhet duke iu përmbajtur Statutit të USH-së, si dhe të EDV-ve (programeve

elektronike për përpunim të dhënash) përkatëse.

1.3. Orari i hapjes dhe mbylljes së saj përcaktohet në mënyrë të veçantë dhe bëhet publik.

• 2 - Frekuentimi i bibliotekës së universitetit garantohet:

2.1. Në sallën kryesore për të paktën 2100 orë në vit, nga të cilat në periudhën e pushimeve të paktën

30 orë në javë;

2.2. Në ambientet e tjera të leximit dhe përdorimit të bibliotekës qendrore, si dhe në bibliotekat e

fakulteteve dhe të departamenteve për të paktën 800 orë në vit, nga të cilat gjatë kohës së pushimeve

të paktën 15 orë në javë.

2.3. Në departamentet e universitetit të paktën 700 orë në vit, me një kohë minimale hapjeje prej 20

orësh, gjatë periudhës së pushimeve, me të paktën 5 orë në javë.

• 3 - E drejta e frekuentimit

Kanë të drejtë frekuentimi

3.1. pjesëtarë të USH-së;

3.2. pjesëtarë të universiteteve dhe shkollave të larta shqiptare (shkollave të larta profesionale);

3.3. persona të tjerë mbi 14 vjeç;

3.4. persona nën 14 vjeç, të cilët sjellin një garanci me shkrim të prindit apo të përfaqësuesit zyrtar për të.

3.5. biblioteka e universitetit ka të drejtë të kërkojë nga frekuentuesit një dokument të vlefshëm...

Struktura mësimore:

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve

Organizimi i nxënësve

Parashikimi Diskutim i njohurive paraprake Diskutim i ideve Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Di /Dua të di/ Mësova Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe

Përforcimi Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore

Punë në dyshe

138

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Parashikimi. Diskutim i njohurive paraprake

Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin për tekstet e udhëzuese të dhëna si model.

Ajo e ndan klasën në grupe dhe u jep nga një tekst dhe u kërkon nxënësve të identifi kojnë

llojin e tij dhe elementet që e përcaktojnë tekstet në llojet përkatëse (receta e gatimit,

udhëzuesi për përdorimin i Roamingut, rregulloja e bibliotekës).
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Model përgjigjeje

Tekstet e mësipërme janë tekste udhëzuese. Specifika e tyre qëndron në faktin se kanë

si funksion që të japin udhëzime. Ekzistojnë lloje të ndryshme të teksteve udhëzuese.

- Ç’lloj tekstesh udhëzuese janë tekstet e lartpërmendura?

- Në njërin prej tyre listohen rregullat që duhet të ndjekin anëtarët e bibliotekës.

Në tekstet e tjera jepen udhëzime të ndryshme, përdorime të një produkti ose si të

gatuajmë një recetë të re.

Recetë gatimi/manual përdorimi/rregullore.

udhëzuese

Klasifi kimi i teksteve

në dy grupe:

rregullore

Ndërtimi i njohurive: Di /Dua të di/Mësova

Mësuesi/ja rikujton me nxënësit me anë të tabelës DDM njohuritë e marra në klasat

pararendëse.

Mësuesi/ja ndërton tabelën DDM dhe plotëson së bashku me nxënësit pjesën e parë të saj.

Teksti udhëzues informon

për rregullat.

Jep norma ose udhëzime

dhe kërkon që marrësi t’i

njohë ato.

Di Dua të di Mësova

Si bëhet renditja e

informacionit?

A përdoren ilustrime

dhe pse?

Renditja e informacionit bëhet sipas radhës

së veprimeve që duhen kryer për të realizuar

një qëllim të caktuar.

Që të jetë më i kuptueshëm, nevojitet të

shoqërohet me imazhe konkrete, të cilat

bëjnë të mundur të kuptojnë sa më mirë

udhëzimet e dhëna.

Ndërtohet nga pjesë të

kufi zuara hierarkike, të

renditura numerikisht, që të

jenë lehtësisht të dukshme.

Synon qartësi maksimale.

Cila është natyra

e gjuhës që

përdoret në tekstet

udhëzuese?

Ç’lloj terminologjie

përdoret?

Gjuha që përdoret është standarde, e qartë

dhe e thjeshtë.

Terminologjia është administrative, teknike

dhe përdoret leksiku i gjuhës së përditshme.

U kërkohet nxënësve të hetojnë se çfarë duan të dinë rreth teksteve udhëzuese dhe në

bashkëpunim me shokun e bankës të ndërtojnë pyetjet (shih pyetjet në tabelë) dhe të

evidentojnë këto veçori në tekstet që kanë përpara.

a. sipas rradhës së veprimeve

b. veprimet renditen sipas numrave apo shkronjave të alfabetit.

- Si bëhet renditja e informacionit në tekstin udhëzues?

- Te receta e gatimit veprimet renditen njëri pas tjetrit: Peshku, i pastruar dhe i

larë, pritet në copa, i hidhet kripë, piper, miell dhe skuqet në tigan... Në yndyrë hidhen

hudhra të grira, shtohet miell, i cili kaurdiset pak, pastaj i hidhet salcë… Të gjitha këto

përzihen, shuhen me uthull dhe pastaj shtohet pak… Pasi të piqet në furrë,... i hidhet…

Shoqërohet me sallatë jeshile.

- Tek udhëzuesi i bibliotekës dhe manuali i përdorimit veprimet renditen në mënyrë

numerike.

1.1. Biblioteka e universitetit është e hapur për këdo në përgjithësi.

1.2. Frekuentimi bëhet duke iu përmbajtur statutit të USH-së, si dhe të EDV-ve

(programeve elektronike për përpunim të dhënash) përkatëse.

139
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

- A përdoren ilustrime dhe pse?

Përdorimi i ilustrimeve është i rëndësishëm, pasi lehtëson të kuptuarin e udhëzimeve

të tekstit (mësuesi/ja mund të shfrytëzojë edhe tekstet që mund të kenë sjellë nxënësit

në klasë).

Më pas mësuesi/ja shtron pyetjet:

- Cila është natyra e gjuhës që përdoret në tekstet udhëzuese?

Në rregulloren e bibliotekës dhe manualin e përdorimit është përdorur gjuha standarde,

e qartë dhe e thjeshtë (Për të bërë një telefonatë, duke shfrytëzuar shërbimin “USSD

Roaming”, duhet të veproni sipas udhëzimeve të mëposhtme...

Rregullore e bibliotekës së universitetit “Luigj Gurakuqi” - Shkodër

§ 1 - Lejueshmëria

1.1. Biblioteka e universitetit është e hapur për këdo në përgjithësi.

1.2. Frekuentimi bëhet duke iu përmbajtur statutit të USH-së, si dhe të EDV-ve

(programeve elektronike për përpunim të dhënash) përkatëse.

1.3. Orari i hapjes dhe mbylljes së saj përcaktohet në mënyrë të veçantë dhe bëhet

publik.

- Ç’lloj terminologjie përdoret?

Mbizotëron terminologjia administrative (Lejueshmëria…. Frekuentimi

bëhet duke iu përmbajtur statutit të USH-së, si dhe të EDV-ve… etj.).

Model përgjigjeje

Pasi kanë plotësuar edhe pjesën e tretë të tabelës, mësuesi/ja e përqendron vëmendjen

e tyre tek tekstet e dhëna në libër. U kërkon nxënësve të përcaktojnë elementet që

i klasifi kojnë këto tekste si udhëzuese. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin u kërkon të

evidentojnë elementet në të cilat ndryshojnë dy tekstet.

Dy tekstet ndryshojnë nga njëri-tjetri në këto elemente të strukturës:

Strukturë

- Teksti i parë ndahet në pjesë, ndërsa i dyti në libra.

- Teksti i parë emërton drejtpërdrejt çështjen që trajton, ndërsa i dyti është i ndarë

nga pikëpamja grafi ke në dy pjesë. Pas emërtimit të çështjes ndahet në krerë (kreu i

dytë) e më pas në Nyje. Çdo pikë e nënçështjes shoqërohet me numër rendor.

Përmbajtje:

- Të dyja tekstet janë udhëzuese. Ato listojnë ligje dhe rregulla, të cilat duhet të

ndiqen nga një grup i caktuar shoqëror. Në tekstin e parë përdoret gjuha standarte,

leksiku është i qartë dhe i saktë, foljet përdoren në mënyrën lidhore, me të cilat

shprehet domosdoshmëria dhe detyrimi. Ndërsa në tekstin e dytë është përdorur

dialekti gegërisht; foljet përdoren në mënyrën lidhore, por edhe në kohën e tashme

të dëftores, si dhe përdoren folje me vetë të përgjithësuar në trajtën veprore dhe

joveprore: (ti, e) çon, kënaqesh, (i) lëshohet etj.

Përforcimi. Rishikim në dyshe

Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të analizojnë strukturën e tekstit të ushtrimit 5, faqe

93 dhe të kthejnë tekstet në gjuhën standarde.

140
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Model përgjigjeje:

Teksti i ushtrimit është udhëzues.

- Ai është i ndarë në nyje (nene) dhe çdo nyje është e organizuar me fjali të

renditura sipas numrit rendor:

603. “Shpija e Shqyptarit asht e Zotit e mikut”.

- Mungojnë ilustrimet, shkronjat e pjerrëta, tabelat e ndryshme, përdorimi i

shenjave të ndryshme grafi ke etj.

- Gjuha është e qartë dhe e thjeshtë. Është përdorur dialekti gegërisht.

“Miku nuk mund të hijë në shpi, pa ba za n’oborr”

- Fjalitë janë të shkurtra, të thjeshta ose të përbëra, me disa pjesë:

615. E mbajtmja e armës asht:

a) shej burrnije e nderje, edhe knaqesh se t’erdh miku;

b) asht shej roje, sepse tuj thanë: “ Mirë se erdhe”, aj do të rrijë pa droje, e se

gjindesh gadi me i dalë zot për çdo rrezik;…

- Përdoret leksiku i gjuhës së përditshme:

- shej burrnije e nderje, edhe knaqesh se t’erdh miku;

- Përdoren foljet modale:

Për çdo mik duhet buka si han vetë;

Për mik të mirë duhet kafja,

Për mik zemre duhet duhani…

- Përdorimi i vetës së dytë dhe të tretë të foljes në m. lidhore dhe në m. dëftore.

“Miku nuk mund të hijë në shpi, pa ba za n’oborr”

“Tuja hi n’shpi, mikut do (duhet) t’i mbajsh armën”.

Diskutim i lirë

Mësuesi nxjerr përfundimet e orës mësimore dhe vlerëson nxënësit me notë.

Detyrë shtëpie. 1. Ushtrimi 6, faqe 93.

Parapërgatitje. 2. Sillni në klasë tekste të ndryshme udhëzuese.

Tema

Teksti

udhëzues

(ora II)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të identifi kojë elementet gjuhësore specifi ke në një tekst udhëzues;

• të analizojë tekstet udhëzuese nga ana gjuhësore;

• të vëzhgojë imazhin e një teksti udhëzues, për të verifi kuar përshtatjen

me tekstin e shkruar;

• të shkruajë tekste të ndryshme udhëzuese.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 11”, lloje të

ndryshme tekstesh udhëzuese, shkumësa me ngjyra, tabela.

Konceptet kryesore: tekst udhëzues, karakteristika gjuhësore të teksteve udhëzuese,

shkrimi i një teksti udhëzues.

Struktura mësimore:

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Mendo/krijo dyshe/diskuto Diskutim i ideve Punë në dyshe

Ndërtimi i njohurive Mësim i përqendruar mbi

argumentin

Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe

Përforcimi Shkrim i lirë Ndërtim i shprehive studimore Punë idividuale

141
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Parashikimi. Mendo/krijo dyshe/diskuto

Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin e detyrës së shtëpisë. Nxënësve u është kërkuar

të bëjnë analizën morfologjike të foljeve të nënvizuara në tekstin e ushtrimit 5, faqe 93.

Model përgjigjeje

asht (është) - folje, veta III, n.njëjës, mënyra dëftore, koha e tashme mund të hijë

(hyjë)- folje, veta III, n. njëjës, mënyra lidhore, koha e tashme;

përgjigjet- folje, veta III, n. njëjës, mënyra dëftore, koha e tashme, trajta joveprore

(do) të gjindet (duhet) të gjendet- folje, veta III, n. njëjës, mënyra lidhore, koha e

tashme, trajta joveprore.

lahen- folje, n.shumës, veta III, mënyra dëftore, koha e tashme, trajta joveprore;

duhet-folje pavetore, veta III, numri njëjës, mënyra dëftore, k. e tashme;

lishohet (lëshohet) - folje, veta III, n. njëjës, mënyra dëftore, k. e tashme, trajta jo veprore.

Nxënësit rifreskojnë njohuritë mbi veçoritë e tekstit udhëzues, si elementet e

përmbajtjes dhe të formës, tiparet strukturore etj. I evidentojnë ato (shih model përgjigjeje

në mësimin pararendës).

Mësuesi/ja shtron pyetjen:

-Ç’veçori gjuhësore ka ky tekst?

Nxënësit diskutojnë në dyshe.

Model përgjigjeje:

Veçoritë gjuhësore që evidentojnë në tekst shënohen në organizuesin grafi k

Tipare gjuhësore

Gjuha është e qartë dhe e thjeshtë. Është

përdorur dialekti gegërisht.

a. Përdoren fjali të shkurtra:

b. të thjeshta e të zgjeruara

c. të përbëra

- Përdoret leksiku i gjuhës së përditshme.

- Përdorim i gjerë i foljeve modale.

-Përdorimi i vetës së dytë dhe të tretë.

Ilustrime nga teksti

Miku nuk mund të hijë në shpi, pa ba za n’oborr.

- 615. E mbajtmja e armës asht:

a) Për çdo mik duhet buka si han vetë;

Për mik të mirë duhet kafja.

Për mik zemre duhet duhani….

b) shej burrnije e nderje, edhe knaqesh/se t’erdh miku;

c) asht shej roje, /sepse tuj thanë :” Mirë se erdhe”, aj

do të rrijë pa droje, /e se gjindesh gadi me i dalë zot

për çdo rrezik;…

-“Miku nuk mund të hijë në shpi, pa ba za n’oborr”.

“Tuja hi n’shpi, mikut do t’i mbajsh armën”.

142

Ndërtimi i njohurive.

Mësim i përqendruar mbi argumente

Kjo teknikë shoqërohet me një listë pyetjesh ,në të cilat

nxënësit mësohen të argumentojnë përgjigjet e dhëna.

Këto nuk janë pyetje të mirëfillta, por elemente të një

argumenti të organizuara në formën e pyetjeve. Në

këtë mënyrë nxënësit mësohen të përqendrohen në

një çështje me një dyshim të motivuar sistematik , të

identifikojnë argumentet dhe t’i shqyrtojnë nga afër.

Në këtë fazë të mësimit mësuesi/ja u kërkon nxënësve të shikojnë në dyshe ushtrimin

1, i cili kërkon të analizojnë gjuhën e përdorur në një tekst udhëzues (rregullore).

Mësuesi/ja sugjeron që vëzhgimi i nxënësve të përqendrohet në këto drejtime:

- Cila është gjuha e përdorur në këtë tekst?

- Evidentoni elementet e gjuhës standarde. Ku e mbështetni përgjigjen tuaj?

- Cili është lloji i terminologjisë së përdorur në këtë tekst?

- Cili është lloji i leksikut të përdorur në këtë tekst? Argumentoni përgjigjen tuaj.

- Cilat lloje foljesh mbizotërojnë? Ilustrojeni përgjigjen tuaj me shembuj.
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Model përgjigjeje

Në këtë tekst është përdorur gjuha standarde.

Lloji i terminologjisë së përdorur është ajo administrative:

si: - normat e përgjithshme të sjelljes

- biblioteka është vend i përbashkët...

- është absolutisht e ndaluar...

- para se të hyjnë në sallën e leximit të gjithë përdoruesit...

- Përdoruesit janë personalisht përgjegjës të librave që marrin në përdorim...

- Leksiku është i qartë dhe i saktë. Bën të mundur të kuptosh rregullat dhe kërkesat

e parashtruara.

Foljet që mbizotërojnë:

- foljet në mënyrën lidhore, si dhe të shoqëruara me foljet modale, por ka edhe folje

në mënyrën dëftore.

- duhet të ruajë, të pihet, të hyjnë, duhet të dorëzojnë, nuk lejohen, të tërheqë, duhet

të dorëzojë, janë, të mos i mbyllin, të mos u përthyejnë...

Nxënësit të ndarë në dy grupe specifi kojnë llojin e informacionit:

Sjellje të detyruara

Sjellje të ndaluara

Gjithsecili duhet të ruajë rreptësisht qetësinë Është e ndaluar të pihet duhan

Përdorimi i aparatit fotografik duhet të jetë i autorizuar

Para se të hyjnë në sallën e leximit duhet të

dorëzojnë teserën...

Para se të tërheqë teserën duhet të dorëzojë librat

që ka marrë...

Përdoruesit janë përgjegjës të librave që marrin në

dorëzim.

Nuk lejohen në bibliotekë çantat e objektet personale

Nuk duhet të shfletojnë faqet e librave duke njomur

gishtat

Të mos i vënë librat hapur njëri mbi tjetrin

Të mos mbajnë shënim mbi fl etë të vendosura

drejtpërdrejt në libër

Të mos i mbyllin librat keq, të mos u përthyejnë faqet etj.

Një hap tjetër i mësimit lidhet më vëzhgimin e një teksti udhëzues nga ana pamore.

Mësuesi/ja u kërkon nxënësve në dyshe të vëzhgojnë se si përputhet paraqitja

e tij me tekstin. Nxënësit ilustrojnë me shembuj faktin në të cilin tekstet udhëzuese

shpeshherë shoqërohen me ilustrime përkatëse, për të bërë sa më të kuptueshme

udhëzimet që japin.

Skicat shoqërohen me informacione të dhëna të shkurtra, të demonstruara me anë

të numrave, shigjetave dhe shenjave të ndryshme. Përveç skicave jepen udhëzimet

përkatëse me anë të një gjuhe teknike dhe me fjali të renditura në rend numerik.

Përforcimi: Shkrimi i lirë

Mësuesi/ja u sugjeron nxënësve tema të ndryshme për të ndërtuar një tekst udhëzues.

Nxënësit përqendrojnë vëmendjen në kërkesën e ushtrimit 8, faqe 94.

- Shkruani nga një tekst udhëzues për mirëmbajtjen e palestrës.

- Udhëzime për ekskursionet shkollore, për të vizitat në institucione të ndryshme.

Mësuesi/ja udhëzon nxënësit të përcaktojnë në tekstet e tyre elementet që janë të

detyrueshme, të ndaluara, të këshillueshme për t’u bërë.

Diskutim mbi mënyrën si i kanë ndërtuar tekstet.

143
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Model përgjigjeje:

- Palestra e shkollës është mjedisi i cili përdoret nga nxënësit për të zhvilluar orën

e mësimit të edukimit fi zik.

- Nxënësit janë të detyruar të respektojnë rregullat e mirëmbajtjes së palestrës.

- Të gjithë nxënësit duhet të hyjnë në palestër me uniformën e kërkuar.

- Nuk lejohet të përdoren këpucët në palestër.

- Nuk lejohet të dëmtohen pajisjet e saj.

- Duhet të tregohet kujdes sidomos për ato pajisje që janë të përbëra me materiale

të buta.

- Është e ndaluar të ngrënët e ushqimeve të ndryshme në palestër.

- Të gjithë nxënësit duhet të çojnë mjetet e përdorura në orën e mësimit në vendet

e caktuara.

- Të gjithë nxënësit duhet të përdorin dhomat e zhveshjes për të ndërruar uniformën

dhe ruajtjen e sendeve personale.

- Është i ndaluar rreptësisht duhani në palestër.

Mësuesi/ja bën vlerësimin e orës mësimore dhe vlerëson me notë nxënësit.

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 9, faqe 94: Analizoni elementet e tekstit të dhënë.

144
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Strategjitë e të shkruarit

Tema

12.

Përmbledhja

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të identifi kojë teknikat e përmbledhjes së tekstit;

• të shpjegojë konceptin e përmbledhjes dhe mënyrën e realizimit të saj;

• të analizojë teknikat e përmbledhjes së një teksti;

• të evidentojë ndryshimin e përmbledhjes së tekstit nga ana grafi ke;

• të përmbledhë në disa hapa tekste të llojeve të ndryshme.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 11”, lloje të

ndryshme përmbledhjesh, shkumësa me ngjyra, tabela.

Konceptet kryesore: përmbledhje, karakteristika të përmbledhjes, teknika të

përmbledhjes.

Struktura mësimore:

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Përvijim i të menduarit Diskutim i ideve Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Lexim/Përmbledhje në dyshe Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe

Përforcimi Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Parashikimi: Përvijimi i të menduarit

Kjo është një teknikë, e cila ndihmon nxënësit

të rikujtojnë njohuritë e marra në klasat

pararendëse me anë të pyetjeve të ndryshme, të

cilat drejtohen nga mësuesi.

Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin rreth një teksti, të cilin ua shpërndan nxënësve

pasi e ndan klasë në tri grupe dhe u kërkon ta përmbledhin me pak fjalë.

Orfeu ishte një poet mitik grek, i biri i Eagrit dhe i muzës Kaliopi. Ai ishte martuar

me nimfën Euridika. Kënga e tij e shoqëruar me lirë ishte kaq e mrekullueshme, saqë

mallëngjente edhe gurët dhe magjepste bishat e egra. Kur Euridika vdes nga pickimi i një

gjarpri helmues, Orfeu zbret në mbretërinë e të vdekurve dhe me këngën e tij mallëngjeu

Hadin, hyjniun e botës së të vdekurve. Ai lejon ta risjellë Euridikën në botën e të gjallëve,

me kusht që Orfeu të mos e kthente asnjëherë kokën pas për ta parë gruan e tij. Por Orfeu

nuk mundi t’i bënte ballë joshjes për ta parë Euridikën dhe ajo u zhduk menjëherë.

Pas përmbledhjeve të lexuara nga të tria grupet, mësuesi/ja u kërkon nxënësve të

ndajnë përvojat e tyre. Ai/ajo u drejton nxënësve pyetje të tilla si:

- Si vepruat për të realizuar këtë përmbledhje?

- Cilat elemente i hoqët tekstit?

- A ndoqët rregulla të caktuara për të realizuar këtë qëllim?

Ndërtimi i njohurive. Lexim/Përmbledhje në dyshe

Mësuesi/ja përkufi zon bashkë me nxënësit konceptin e përmbledhjes:

Përmbledhja - paraqitje e shkurtuar vetëm me të dhënat thelbësore.

145
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Model përgjigjeje

Shpjegon konceptin ”të përmbledhësh“ – “t’i heqësh diçka” tekstit origjinal.

Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të punojnë me anë të teknikës lexim/përmbledhje në

dyshe mbi mënyrat e realizmit të një përmbledhjeje.

Nxënësit organizojnë punën në këtë mënyrë:

Njëri prej tyre lexon tekstin dhe e përmbledh dhe tjetri, pasi shoku i tij ka mbaruar, i drejton

pyetje mbi atë pjesë që shoku ka përmbledhur (pyetjet mund të jenë të kësaj natyre):

- Si duhet lexuar teksti?

- Çfarë duhet të përcaktoni në fi llim të punës suaj?

- Çfarë duhet të dalloni në brendësi të tekstit?

- Ku duhet të bazoheni për të realizuar shkrimin e përmbledhjes?

- Përse shërben rileximi i përmbledhjes?

- Pas çdo hapi nxënësit duhet të konsultohen nga ana praktike me tekstin në libër,

për të konkretizuar rregullat e mësipërme, duke u mbështetur në pesë pyetjet bazë të

dhënies së informacionit (Ku?, Kur?, Kush?, Pse?, Çfarë?).

- Kur tanket dhe autoblindat hynë në qytet, komandanti i divizionit gjerman,

koloneli Fritz von Schwabe, shqiptoi fjalët: “Gjirokastër... kam një mik këtu, një shok

universiteti.“ Ai tha emrin e mikut dhe adresën e tij.

- Kur - Kur tanket dhe autoblindat hynë në qytet.

- Ku - Në qytet.

- Kush - Komandanti i divizionit gjerman, koloneli Fritz von Schwabe.

- Pse –

- Çfarë – (shqiptoi fjalët): “Gjirokastër ... kam një mik këtu, një shok universiteti”. Ai

tha emrin e mikut dhe adresën e tij.

Diskutim i lirë

Model përgjigjeje:

Në këtë fazë të mësimit mësuesi/ja u shpërndan një tekst (ushtrimi 1) dhe u kërkon

nxënësve në dyshe të realizojnë shkrimin e një përmbledhjeje të një teksti rrëfyes (me

rreth 40 fjalë)

Një dre nga etja u afrua pranë një burimi. Ndërsa pinte ujë, imazhi i tij u shfaq në sipërfaqe

të burimit. Ai u ngazëllye duke parë brirët. I erdhi keq për këmbët. Ishte duke reflektuar,

kur ia behu luani. Dreri vrapoi, por i ngecën brirët në degët e pemëve. E hëngri luani.

Përforcimi: Rishikim në dyshe

Në dyshet që kanë krijuar nxënësit dhe në punën që kanë bërë, mësuesi/ja u kërkon

të ripërmbledhin sërish tekstin, tashmë prej 20 fjalësh, e më pas në përmbledhjen më të

shkurtër të tekstit, që është titulli.

Model përgjigjeje:

a) Dreri po pinte ujë në burim. Brirët i pëlqyen mbi ujë, këmbët jo. E ndoqi luani.

Vrapoi, por i ngecën brirët në degë. E hëngri luani.

b) Dreri mendjelehtë.

146

Mësuesi/ja nxjerr përfundimet e orës mësimore dhe vlerëson nxënësit me notë.

Detyrë shtëpie: a) Ushtrimi 5, 6, 7, faqe 103

b) Sillni në klasë lloje të ndryshme informacionesh, si nga fusha e muzikës/teatrit/

kinematografi. Ndërtoni skeda të ndryshme të teksteve.
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Tema

13. Skeda

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të njohë fazat e punës së hartimit të skedave;

• të përdorë teknikat e shkrimit të tyre;

• të plotësojë skedën e një libri/fi lmi.

Struktura mësimore:

Materialet dhe mjetet mësimore: Teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 11”, lloje të

ndryshme skedash, shkumësa me ngjyra, tabela.

Konceptet kryesore: skeda, karakteristika e tyre, fazat e punës së hartimit të një skede.

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Përvijimi i të menduarit Diskutim i ideve Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Mbajtja e strukturuar e shënimeve Të mësuarit ndërveprues Punë në grupe

Përforcimi Shkrim i lirë Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe

Parashikimi. Përvijimi i të menduarit

Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin e detyrës së shtëpisë. Nxënësve u është

kërkuar të bënin përmbledhjen e një teksti.

Model përgjigjeje

Drita, buja, vakësira e qiellit nuk mënuan të derdheshin mbi tokë. Në lindje, mbi kreshtën

e Tomorit dhe mbi malet e Sulovës filloi të vijëzohet një dritë e zbehtë në kufirin midis

tokës dhe qiellit, përzier deri atëherë nga muzgu. Kurrizet e maleve dukeshin në këtë dritë

të re sikur të kishin mprehur dhëmbët e dhëmballët për të sharruar perden e natës. Ylli i

mëngjesit po përpiqej të qëndronte në qiell. Në veri filluan të vijëzohen harqet e urës së

Semanit. Në perëndim brezi i pyjeve po flinte akoma. Në jug kodrat dukeshin sikur ishin

bërë male...

Pas diskutimit të varianteve të përmbledhjeve mësuesi/ja u kërkon nxënësve nëse e

dinë nga është shkëputur ky fragment. (romani “Lumi i vdekur”)

U drejton nxënësve pyetje të tilla si:

-Ç’është skeda e një libri?

-A keni ndërtuar ndonjëherë skedën e një libri që ju ka pëlqyer më shumë?

-Përse ju ka shërbyer?

Ndërtimi i njohurive: Mbajtja e strukturuar e shënimeve

Mësuesi/ja thekson së bashku me nxënësit rëndësinë dhe qëllimin e mbajtjes së skedës.

Skedat japin informacion të shkurtër dhe të nevojshëm për të kuptuar karakteristikat

themelore të një libri, si: autori, epoka, lloji, fabula etj.

Më pas e ndan klasën në dy grupe të mëdha dhe u kërkon që, pasi të kenë strukturuar

shënimet për fazat e hartimit të një skede, të specifi kojnë veçoritë e modeleve të një

skede libri dhe filmi të dhëna në libër.

147
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Model përgjigjeje

Shikoni shembullin e mëposhtëm të një skede të një libri.

Titulli:

Autorë:

Kryeredaktor:

Botuesi

Viti i botimit:

Nr. i faqeve:

Përmbajtja:

Titulli:

Shteti:

Viti i prodhimit:

Lloji:

Kohëzgjatja:

Regjisori:

Interpretuesit:

Përshkrimi dhe fabula:

Skeda e një fi lmi ka të njëjtën strukturë me atë të një libri dhe kështu ndiqet e njëjta

procedurë. Ndryshimi thelbësor është se shikimi i fi lmit zëvendëson leximin.

Përforcimi: Shkrim i lirë

Nxënësit punojnë të pavarur mbi informacionet e sjella prej tyre në klasë.

Mësuesi/ja u kërkon të ndërtojnë:

- Skedën e librit

- Skedën e një skedari për këngë e pjesë muzikore

- Skedën e një personazhi historik

- Skedën e një skuadre futbolli

Diskutim i lirë për këto çështje.

Model përgjigjeje

Mësuesi/ja bën konkluzionet e orës dhe vlerëson me notë. Mësuesi/ja mund të

vlerësojë edhe anën krijuese dhe veçanërisht përzgjedhjen e informacionit nga nxënësi

për hartimin e një skede.

Detyrë shtëpie: Parapërgatitni skedën e një libri, personazhet që parapëlqeni dhe sillni në klasë

skeda të ndryshme.

148
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Tema

14. Parafraza

Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të shpjegojë termin parafrazimin;

• të përdorë teknikat e parafrazimit të një teksti;

• të analizojë teknikat e parafrazimit;

• të përshkruajë parafrazimin e një teksti nga ana grafi ke;

• të parafrazojë një poezi.

Materialet dhe mjetet mësimore: Teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 11”, lloje të

ndryshme parafrazimesh, shkumësa me ngjyra, tabela.

Konceptet kryesore: parafrazim, karakteristikat e tij, fazat e punës së hartimit të një

parafrazimi.

Struktura mësimore: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Shkrim i lirë Ndërtim i shprehive studimore Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Përvijimi i të menduarit Diskutim i ideve Punë në dyshe

Përforcimi Mbajtja e strukturuar e shënimeve Të mësuarit ndërveprues Punë individuale

Materiale shtesë

Mbeçë more shokë

Mbeçë, more shokë, mbeçë

Përtej Urës së Qabesë

Falëm me shëndet nënesë,

Kàun e zi le ta shesë.

Në pyestë nëna për mua,

I thoni që u martua.

Në pyestë se ç’grua mori

Tre plumba te kraharori,

Në pyestë se ç’kalë hypi

Atje tek hypën meiti.

Në pyestë se ç’krushq i vanë

Sorrat e korbat që e hanë.

Popullore

Mbeta, more shokë mbeta, përtej urës së Qabesë, në mërgim. I dërgoj të fala nënës:

le ta shesë kaun e zi. Po të pyesë nëna për mua, i thoni që u martua. Po pyeti se ç’grua

mori, i thoni tre plumba në kraharor. Po pyeti në cilin kalë hipi, i thoni hipi kalin e meitit.

Po pyeti se cilët krushq i shkuan, sorrat dhe korbat që e hanë.

Marrë nga “Darka e gabuar” e I. Kadaresë

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Parashikimi. Përvijimi i të menduarit

Mësuesi/ja u shpërndan nxënësve fi sha, ku është teksti poetik i njohur “Mbeçë, more

shokë, mbeçë” dhe një fragment të shkurtër nga “Darka e gabuar” e I. Kadaresë dhe,

pasi nxënësit t’i kenë lexuar, kërkon prej tyre t’u përgjigjen pyetjeve:

-Ç’lloj janë këto tekste?

- Nga ndryshojnë prej njëri-tjetrit?

- Çfarë rikujtoni për parafrazën?

149
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Mësuesi/ja përmbledh disa nga idetë e nxënësve në pemën e mendimit.

Riformulim i një teksti

gojor

me shkrim

ndihmon për të kuptuarit e një teksti

Parafrazimi

përdor fjalë të thjeshta

Ndihmon për ta mbajtur mend një tekst

ka strukturë të thjeshtë

fjalët renditen sipas rendit të drejtë sintaksor

është variant në prozë i një teksti poetik

thjeshtohen fjalitë e ndërlikuara

Ndërtimi i njohurive. Mbajtja e strukturuar e shënimeve

Mësuesi/ja në këtë fazë u kërkon nxënësve të punojnë në dyshe për të realizuar

mbajtjen e strukturuar të shënimeve mbi teknikat e parafrazimit. Nxënësit e përqendrojnë

vëmendjen tek teksti “Ç’i ra mjegulla Buenës” dhe analizojnë hapat e bërë për realizimin

e parafrazimit të këtij teksti:

Rregullat

- Ndarja në fjali në bazë të shenjave

të pikësimit.

- Renditja e fjalëve sipas rendit të

drejtë sintaksor.

- Thjeshtëzimi i ndërtimeve

sintaksore tepër të ndërlikuara.

-Zëvendësimi i fjalëve dhe

shprehjeve të vështira.

- Shpjegimi i shprehjeve fi gurative

Origjinali

-Ç’i ka ra mjegulla Bujen’s-ë

edhe fushës Shkodras-ë.

Fryni erë frashni e hollë, e nalcoj

mjegullën…

Gjith dit e po punojnë, gjith

natën po jau rrënojnë

Parafrazimi

-I ra mjegulla Buenës dhe e

mbuloi të tërën.

Kjo mjegull mbeti aty tri ditë e tri

net…

Muri që bënin ditën u prishej

natën.

Mësuesi/ja diskuton me nxënësit elementet e përmbajtjes, të cilat janë shtjelluar me hollësi.

Përforcimi: Rishikim në dyshe

Në këtë fazë të orës mësimore nxënësit do të parafrazojnë në dyshe poezinë e

Dritëro Agollit “Këtu s’do jem”.

Model përgjigjeje

Nuk do të jem më këtu, do të largohem. Nën tokë do të tretem edhe unë të si të

gjithë njerëzit. Kamerierët nuk do të më shohin në kafenenë e preferuar. Kolla ime e

thatë s’do të ndihet më në rrugët ku kam ecur. Por një qiparis do të rrijë i heshtur, si

një murg i shkretë, mbi varrin tim. Kurse ti do të trishtohesh nga mungesa e pranisë

sime. Era që do të fryjë mbi xham, do të të sjellë kujtimet. Dhe ti do të qash bashkë

me to nga malli. Por, kur të jesh shumë e mërzitur, më kërko në librat që kam shkruar.

Aty, pas tyre, qëndroj i fshehur me fjalët, shprehjet, ndjenjat. Mjafton që librin ta

lëvizësh pak nga rafti, dhe unë do të jem shpirtërisht pranë teje. Prania ime do të të

bëjë të qeshësh sërish e gëzuar, ashtu si bleron natyra, pasi ka rënë shiu.

150
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Pas këtij parafrazimi nxënësit diskutojnë me njëri-tjetrin për variantet e ndryshme të

krijuara prej tyre. E rëndësishme është që ata të respektojnë teknikat e parafrazimit.

Mund të marrin fjali të ndryshme nga punimet e tyre dhe t’i krahasojnë me njëritjetrin,

duke argumentuar se çfarë ndryshimesh kanë bërë dhe pse, dhe cila me gjithë

ndryshimet i afrohet më shumë origjinalit.

Në fund mësuesi/ja nxjerr përfundimet e orës mësimore dhe vlerëson nxënësit me

notë.

Shënim. Në këtë orë e rëndësishme është t’i lihet kohë e mjaftueshme punës individuale

të nxënësit, për të hartuar me shkrim dhe me gojë parafraza.

Detyrë shtëpie. Bëni parafrazën e poezisë që ju pëlqen më shumë.

Parapërgatitni një tekst argumentues.

Teksti argumentues

Tema

1. Tema:

Struktura dhe

skema e tekstit

argumentues

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të identifi kojë tekstin argumentues dhe llojet e tij;

• të shpjegojë konceptin e tekstit argumentues dhe përdorimin e tij;

• të ndërtojë skemën e tekstit argumentues në situata të ndryshme komunikimi;

• të dallojë strukturën e tekstit argumentues duke e ndarë në paragrafë.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 11”, lloje të

ndryshme të teksteve argumentues, shkumësa me ngjyra, tabela.

Material shtesë

Konceptet kryesore: tekst argumentues, struktura, skema e tekstit argumentues.

Fjalimi i Mehdi Frashërit në Lidhjen e Kombeve

Zoti kryetar, zotërinj,

Prej ditës që Shqipëria u pranua në Lidhjen e Kombeve, gjithë delegatët e Qeverisë Shqiptare

u çfaqën gjithnjë, sa herë që u paraqit rasti, në favor të mbrojtjes së pakicave, pse pakicat prej

racës dhe gjuhës në Shqipni janë shumë të pakta, kurse pakicat shqiptare në Shtetet fqinjë janë

me qindra mijra; pse Shqipëria para se të pranohej në Lidhjen e Kombeve, që me çpalljen e

indipendencës së saj më 28 Nandor 1912, vetvetiu njohu të drejtat e pakicave që ndodheshin

në tokat e saj kombëtare; pse qeveria do që të nderojë pengimet e marra drejt Lidhjes së

Kombevet; më në funt Qeveria Shqiptare është plotësisht e bindur se nderimi i të drejtave të

pakicave i përgjigjet një parimi drejtësie. Pra, ankimet që i janë drejtuar Lidhjes së Kombevet

nga ana e pakicave grekofone në Shqipëri, ka për pretekst ndryshimin e artikujve 206 e 207 të

statutit që merren me arsimin në mbretëri. Qeveria shqiptare i pëlqen të besojë se ka plotësisht

të drejtë duke ushtruar të drejtën e sovranitetit në formën e duhur në këtë çështje. Po të sqarohet

çështja, do të shihet se ndryshimet për të cilat bëhet fjalë nuk i cenojnë të drejtat e pakicave

që janë njohur në Shqipëri. Le të jepet leje zoti kryetar, t‘ju shpjegoj origjinën e çështjes dhe

shkaqet që e shtynë popullin dhe Qeverinë Shqiptare të votojë këto dispozita konstitucionale...

... Ndryshimi që iu bë artikujve 206 dhe 207 të ligjës kushtetuese, suprimon të gjitha shkollat

private, kaq vendase dhe të huaja, dhe i vë nën kontrollin e drejtë të Qeverisë pa asnjë përjashtim.

151
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Si pasojë e zbatimit të parimit kushtetor të ri u ndryshua gjithë sistemi i arsimit. Siç del na sa

thamë më lart, qëllimi kryesor i dispozitave të reja nuk ishin shkollat e pakicavet. Këto hynin nën

qarkun e veprimit të ligjës së re nga parimi i njësis dhe gjeneralizmit. Në një periudhë tranzicjoni,

ndryshimi i sistemit provokoi doemos një tronditje edhe për këtë shkak pakica grekofone kujtoi se

do t‘i pritej arsimi në gjuhën e saj kombëtare. Qeverija e kuptoi menjëherë këtë gjendje edhe për

të kënaqur dëshirin e popullsisë grekofone shtoi numrin e shkollave gjer në 50; zgjodhi dhe emëroi

një personel mësues që kish bërë studimet në shkollat greke dhe dha instruksionet e duhura që

arsimi në këto shkolla të bëhej kryesisht në gjuhën greke, gjuha shqipe megjith se do të mbetej e

detyruarshme do të mësohet si gjuhë zyrtare; dhe për të siguruar për kohën dhe të ardhmen një

personel arsimor në shkallën e misionit të tij, Qeverija do të dërgojë çdo vit, si bursista të Shtetit

në Greqi, një sasi të rinjsh të rekrutuar midis popullsisë grekofone.

... Ligja kushtetuese që ka një karakter të përgjithshëm për gjithë popullin, kur prish një të drejtë

që kish shumica, kjo e drejtë nuk mund të mbesë për pakicën; pra ndryshimi i ligjës kushtetuese,

nuk cenon të drejtën e pakicës.... Po t‘i jepen privilegjet pakicës së një shteti, do të krijohet një

ilegalitet midis kësaj pakice dhe shumicës; kjo do të shtypej prej pakicës dhe atëhere do të vinte

çështja e shumicës që do të shtrohej përpara Shoqërisë së Kombeve. Më pëlqen të besoj zoti

kryetar, se Këshilli i ndershëm që kryesoni do të marrë parasysh arsyet që e shtynë Qeverinë

shqiptare të vërë drejt nën kontrollin e saj shkollat laike”.

Struktura mësimore: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Mendo/Krijo dyshe /Diskuto. Organizuesi grafik Diskutim i ideve Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Kodimi i argumenteve në tekst Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe

Përforcimi Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Parashikimi. Mendo/Krijo në dyshe/Diskuto

Mësuesi/ja e nis mësimin duke udhëzuar nxënësit të lexojnë tekstin në hyrje të

mësimit dhe më pas u kërkon të përcaktojnë llojin e tij.

U kërkon gjithashtu të evidentojnë në tekst ato elemente, të cilat e klasifi kojnë atë në

llojin e teksteve argumentuese. Nxënësit plotësojnë kllasterin duke përsëritur njohuritë

e marra mbi tekstin argumentues.

Trajton ide/teza për çështje të ndryshme

-fjalime të politikanëve,

Bind marrësin Teksti argumentues Janë disa llojesh: -artikuj gazetash,

-mbrojta e avokatit,

-ese,

-tekste reklamash

-ndërhyrjet në një debat,

debatet televizive etj.)

-diskutimet

152
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Ndërtimi i njohurive: Kodimi i argumenteve në tekst

Mësuesi/ja së bashku me nxënësit formulojnë përkufi zimin e termit tekst argumentues

dhe theksojnë veçoritë e tij. U kërkohet nxënësve të kodojnë këto veçori në tekstin e

dhënë në libër “Origjian e gjuhës shqipe” a në tekste të sjella prej nxënësve dhe me

veçoritë e koduara plotësohet grafi ku organizues, pema e mendjes.

-Të shkruash një tekst argumentues do të thotë të paraqesësh mendimet e tua duke

i mbështetur me fakte bindëse.

Mësuesi/ja u sugjeron nxënësve të mbështeten në pyetjet e mëposhtme dhe të

kodojnë tekstin e librit sipas këtyre elementeve:

- Cila është pyetja që drejtohet në këtë tekst?

Nuk kemi pyetje të drejtpërdrejtë, por ajo nënkuptohet nga tema që trajton teksti dhe

që është: Cila është origjina e gjuhës shqipe?

- Cila është përgjigja që jepet?

Përgjigjja: Në literaturën gjuhësore qarkullojnë dy teza themelore për origjinën e

shqipes: teza e origjinës ilire dhe teza e origjinës trake.

- Çfarë arsyesh jepen?

Arsyet: Teza ilire ka gjetur mbështetje më të gjerë historike dhe gjuhësore, e formuar

që në shek. XVIII në rrethet e historianëve.

- Çfarë provash janë dhënë?

Provat: Përpjekjen e parë shkencore për të shpjeguar origjinën e shqiptarëve dhe të

gjuhës së tyre e bëri historiani suedez Hans Erik Tunman...

- Çfarë faktesh pritet që t’i pranojnë këto teza?

Faktet:

-Shqiptarët banojnë sot në një pjesë të trojeve, ku në periudhën antike kanë banuar

fi se ilire...

-Një pjesë e elementeve gjuhësore: emra sendesh, fi sesh, emra njerëzish, që janë

njohur si ilirë, gjejnë shpjegim me anë të gjuhës shqipe.

-Toponimet e lashta të trojeve ilire shqiptare...

-Marrëdhëniet e shqipes me greqishten e vjetër dhe latinishten tregojnë...

-Të dhënat arkeologjike...

Pasi kanë koduar tekstin përkatësisht me shenja të ndryshme, si p.sh.,:

- O - për pyetjen

- ∅- për përgjigjen

- ⊕ - për arsyen

- ⊗- për provat

- Θ - për faktet,

mësuesi/ja u kërkon nxënësve të paraqitin në tabelën e mëposhtme elementet e

strukturës që ata njohin:

Karakteristika të tekstit

argumentues

Tema:

Opinioni/teza

Argumente

Përfundime

Ilustrime nga teksti “Origjina e gjuhës shqipe”

Origjina e gjuhës shqipe. Problem i gjuhës shqipe është një nga problemet më

të debatuara të shkencës gjuhësore.

Qarkullojnë dy teza për origjinën e gjuhës shqipe: teza e origjinës ilire dhe e

origjinës trakase. Hans Erik Tunman duke u mbështetur në burime historike dhe

të dhëna gjuhësore, arriti në përfundimin se shqiptarët janë vazhduesit e ilirëve.

Shqiptarët banojnë sot në një pjesë të trojeve...

Një pjesë e elementeve gjuhësore…

Format e toponimeve të lashta të trojeve ilire shqiptare…

Me të gjithë këto argumente rezulton se teza e origjinës ilire të gjuhës shqipe…

153
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Mësuesi/ja përqendron vëmendjen në tekst te skema e komunikimit dhe përcakton bashkë

me nxënësit elementet pjesëmarrëse, duke i ilustruar me shembuj nga fragmenti.

Konteksti: (Botim shkencor për lexues të interesuar

për çështjen e origjinës së gjuhës shqipe.)

Qëllimi: Të bindë marrësin për origjinën ilire të gjuhës shqipe

Dërguesi: studiues i

problemeve të gjuhës shqipe

Mesazhi: Gjuha shqipe

ka origjinë ilire

Marrësi: Lexuesi

Kodi: Gjuha e shkruar (shqipe)

Mësuesi/ja thekson faktin që qëllimi është i rëndësishëm në një tekst argumentues

dhe ilustron me shembuj qëllimin në tekste të ndryshme argumentuese. Nxënësit

vëzhgojnë strukturën e tekstit argumentues dhe diskutojnë mbi ndërtimin e paragrafi t si

pjesë përbërëse e tij. Ata diskutojnë për llojet e tekstit argumentues, të hasura në jetën

e përditshme, si: kryeartikulli i një gazete, mbrojtja që bën avokati në një gjyq, ndërhyrjet

në një debat, esetë ose një punim shkencor.

Përforcimi: Rishikim në dyshe

Mësuesi/ja u shpërndan nxënësve artikullin e Mehdi Frashërit dhe u kërkon të përcaktojnë

elemente të strukturës, si:

154

Tema: Ankimet që i janë drejtuar Lidhjes së Kombevet nga ana e pakicave grekofone

në Shqipëri, ka për pretekst ndryshimin e artikujve 206 e 207 të statutit që merren me

arsimin në mbretëri.

Opinione ose teza: Të drejtat arsimore të pakicave mbrohen. Delegatët e Qeverisë

Shqiptare u çfaqën gjithnjë, sa herë që u paraqit rasti, në favor të mbrojtjes së

pakicave

Argumentimi i tezës:

- Shqipëria para se të pranohej në Lidhjen e Kombeve, që me çpalljen e indipendencës

së saj më 28 Nandor 1912, vet vetiu njohu të drejtat e pakicave që ndodheshin në tokat

e saj kombëtare;

- Qeveria shqiptare i pëlqen të besojë se ka plotësisht të drejtë duke ushtruar të

drejtën e sovranitetit në formën e duhur në këtë çështje (Ndryshimi që iu bë artikujve

206 dhe 207 të ligjës kushtetuese).

- ndryshimet nuk i cenojnë të drejtat e pakicave që janë njohur në Shqipëri.

a.Ndryshimi që iu bë artikujve 206 dhe 207 të ligjës kushtetuese, suprimon të gjitha

shkollat private, kaq vendase dhe të huaja, dhe i vë nën kontrollin e drejtë të Qeverisë

pa asnjë përjashtim. Si pasojë e zbatimit të parimit kushtetor të ri u ndryshua gjithë

sistemi i arsimit.

b. Qëllimi kryesor i dispozitave të reja nuk ishin shkollat e pakicavet. Këto hynin nën

qarkun e veprimit të ligjës së re nga parimi i njësis dhe gjeneralizmit. Në një periudhë

tranzicjoni, ndryshimi i sistemit provokoi doemos një tronditje edhe për këtë shkak

pakica grekofone kujtoi se do t‘i pritej arsimi në gjuhën e saj kombëtare.

c. Qeverija e kuptoi menjëherë këtë gjendje edhe për të kënaqur dëshirin e popullsisë

grekofone shtoi numrin e shkollave gjer në 50;
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

ç.Zgjodhi dhe emëroi një personel mësues që kish bërë studimet në shkollat greke

d.dha instruksionet e duhura që arsimi në këto shkolla të bëhej kryesisht në gjuhën

greke, gjuha shqipe megjithëse do të mbetej e detyruarshme, do të mësohet si gjuhë

zyrtare; dhe për të siguruar për kohën dhe të ardhmen një personel arsimor në shkallën

e misionit të tij,

dh. Qeverija do të dërgojë çdo vit, si bursista të Shtetit në Greqi, një sasi të rinjsh të

rekrutuar midis popullsisë grekofone.

Përfundimi: Po t‘i jepen privilegjet pakicës së një shteti, do të krijohet një ilegalitet

midis kësaj pakice dhe shumicës; kjo do të shtypej prej pakicës dhe atëhere do të vinte

çështja e shumicës që do të shtrohej përpara Shoqërisë së Kombeve. Më pëlqen të

besoj zoti kryetar, se Këshilli i ndershëm që kryesoni do të marrë parasysh arsyet që e

shtynë Qeverinë shqiptare të vërë drejt nën kontrollin e saj shkollat laike”.

Diskutim i lirë

Në fund mësuesi/ja nxjerr përfundimet e orës mësimore dhe vlerëson nxënësit me notë.

Detyrë shtëpie. 1. Ushtrimi 1, 2, 3 dhe 4 faqe 119.

2. Parapërgatitni elementet e teksti argumentues.

Tema

2. Elementet

e strukturës

së tekstit

argumentues

dhe llojet e

argumenteve

Materiale shtesë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të dallojë elementet e strukturës së një teksti argumentues;

• të evidentojë tek teza dhe antiteza argumentet dhe kundërargumentet;

• të dallojë argumentet objektive nga ato subjektive; argumentet e thjeshta nga

ato të ndërlikuara;

• të përshkruajë problemin duke u nisur nga titulli i tekstit argumentues.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 11”, lloje të

ndryshme të teksteve argumentuese, shkumësa me ngjyra, tabela.

Konceptet kryesore: tekst argumentues, struktura e tij, elementet e tekstit

argumentues, tezë/antitezë, argument/kundërargument, argumente objektive/

subjektive, të thjeshta/të ndërlikuara.

Tekst me argumente objektive

Ngrohja globale

Ngrohja globale konsiderohet sot si një krizë globale e pashembullt dhe e padëgjuar ndonjëherë.

Në ngrohjen globale kanë ndikuar dhe vazhdojnë të ndikojnë emetimet e dyoksidit të karbonit CO²,

të metanit CH 4

, oksidet e azotit, komponimet e halogjenuara të karbonit.

Duhet ta njohim efektin e gazrave serrë dhe të mos qëndrojmë indiferentë për asnjë moment, sepse

emetimet e dyoksidit të karbonit dhe metanit përbëjnë të keqen më të madhe ndaj njerëzimit, sepse

lidhen me ngrohjen globale, ndryshimet klimatike, si dhe ruajtjen e mjedisit e të natyrës dhe, kryesorja,

me shtresën e ozonit. “Atëherë, po të jetë kështu, pse duhet ta lejojmë këtë krim kundër njerëzimit?”

– shprehet Kristofor Horner. Pjesa më e madhe e opinionit mendon se ndotja e mjedisit dhe e natyrës

155
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

është përkeqësuar. Para nja 150 vjetësh në atmosferën e tokës ka ekzistuar një ekuilibër kimik tepër

i rëndësishëm, ndërsa sot çdo gjë ka ndryshuar në përbërjen dhe përqindjen e elementeve kimike në

atmosferë. Shkenca, jo vetëm sot, por edhe më parë është marrë me llogaritjet e ndryshme të sasive

dhe të efekteve që sjellin këta përbërës në proceset e ngrohjes globale, te ndryshimet klimatike e

të temperaturave, reshjeve, thatësirës, te ndryshimet në nivelet e ujërave që sjellin pasoja negative

dhe të pallogaritshme në tokën tonë. Gazrat e efektit serrë në atë kohë kanë qenë pjesë e dobishme

dhe e domosdoshme e jetës në tokë dhe kjo lidhej me ekuilibrin kimik në atmosferë, me përmbajtjen

e një sasie të tillë optimale të dyoksidit të karbonit dhe të metanit, që siguronte një temperaturë

mesatare +15º C dhe18-19 º C, një temperaturë e përshtatshme për të jetuar. Gazrat e efektit serrë

u bënë problem i madh serioz kohët e fundit, kur sasia e tyre kaloi në përmasa alarmante. Përveç

gazit karbonik dhe metanit që hynë në grupin e gazrave natyrore, janë edhe disa gazra të tjera të

fuqishme, si komponimet e halogjenuara të karbonit, që nuk ndodhen në natyrë, por janë prodhohen

për ftohje etj. Të tillë janë hidrofl uorkarboni (HFCx), perfl uorkarboni (PFCx), klorfl uorkarboni (CFCx)

dhe që konsiderohen gazra me efekte të fuqishme në prishjen e shtresës së ozonit, e cila mbron

jetën në tokë nga një depërtim i fuqishëm i rrezatimit ultraviolet (UV). Për klorfl uorkarbonin janë bërë

shumë studime. Ky komponim u përdor gjerësisht në sistemet e ftohjes, në kondicionimin e ajrit,

në shkumat dhe solventet. Ky gaz i efektit serrë rri edhe në stratosferë, ku nën rrezatimin e diellit

shpërbëhet në klorinë, atomet e së cilës veprojnë me ozonin duke ia shkatërruar molekulat.

Marrë nga interneti

Tekst me opinione subjektive

Këshillat e urta të baroneshës britanike

Baronesha Helene Hayman, kryetare e Dhomës së Lordëve apo e Dhomës së Lartë të Parlamentit

britanik, iu drejtua ligjvënësve shqiptarë me një fjalim të urtë, tipik për një përfaqësuese të lartë

të aristokracisë politike të vendit të saj; tipik për një kryetare të “dhomës së konvergjencës”,

sikurse njihet botërisht Dhoma e Lordëve. Me elegancë, pa fyer aspak inteligjencën e dyshimtë

të mikpritësve të saj, pa pretenduar për të dhënë porosi, por thjesht duke iu referuar përvojës

britanike, baronesha Hayman foli shumë qartë për çka shqiptarët s’dinë ta bëjnë mirë ose, më

saktë, nuk duan. Mësimi i parë i baroneshës Hayman ishte përcaktimi i opozitës britanike si “opozitë

e Madhërisë së Saj”. “Ne në Britani nuk fl asim për opozitë të shumicës që qeveris, por për opozitë

të Mbretëreshës. Sigurisht, jo për një opozitë që do të kuptohej si kundërshtare e Madhërisë së Saj,

por për një pasuri britanike të Madhërisë së Saj. Sepse, në konceptin britanik, si shumica, edhe

pakica, pavarësisht se çfarë mospajtimesh mund të kenë midis tyre, gjë kjo krejt e natyrshme në

shoqëritë parlamentare, janë pasuri dhe vlera të pacenueshme të shtetit britanik, janë me të njëjtin

status përgjegjësie dhe mbrojtjeje para kurorës. Me të drejtë mund të thuhet se në Britani kjo mund

të ndodhë, sepse Britania është një shtet me kurorë të trashëgueshme, ka një shenjë ku bashkohen

të gjithë, por si mund të ndodhë kjo në Shqipëri? Domethënë pasuri të kujt mund të jenë shumica

dhe opozita njëherësh, pavarësisht se kundërshtare mes tyre?

Struktura mësimore: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi

Mendo/ Krijo dyshe /Diskuto.

Organizuesi grafi k

Diskutim i ideve

Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Lexim me kodim teksti Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe

Përforcimi Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe

156
ZHVILLIMI I MËSIMIT

Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Parashikimi. Mendo/Krijo në dyshe/Diskuto)

Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin e detyrës së shtëpisë. Nxënësit kanë punuar

me ushtrimet 1, 2, 3 dhe 4 në faqen 119.

Model përgjigjeje:

Ushtrimi 1

Ideja e atij që shkruan - para kohës teknologjike, gjumi dhe zgjimi rregulloheshin

nga drita e diellit.

Përfundimi - Për atë që duhet të punojë ose të udhëtojë natën, është e këshillueshme

të fl ejë të paktën dy orë para...

Argumente në favor të tezës: Sa më të shumta të jenë orët e qëndrimit zgjuar, aq

më shumë zgjatet sasia e gjumit të natës...

Problemi: Sot disa rrinë zgjuar, për shkak të punës, ndaj janë në rritje e sipër çrregullimet

e gjumit, edhe pse njerëzit orvaten t’i plotësojnë duke fjetur më shumë ditën...

Opinione të autoriteteve: Sipas ekspertëve të Qendrës së Gjumit në Gjenovë,

një natë pa gjumë mund të kompensohet normalisht me një gjumë të thellë natën e

mëpasshme, por, nëse mungesa bëhet e vazhdueshme, nuk do të ndreqet kollaj.

Ushtrimi 2

Llojet më të zakonshme të tekstit argumentues janë: eseja argumentuese, debatet,

diskutimet.

Ushtrimi 3

- A jemi të përgatitur sa duhet për jetën?

- Shkollë publike a shkollë private?

- Rruga e gjatë e formimit të gjuhës standarde.

- Skuadër e fortë, por jo e para në klasifi kim.

Ushtrimi 4 . Është një anketë që ka të bëjë me përvojat personale të nxënësve.

Nxënësit e kanë plotësuar në shtëpi. Mësuesi/ja ka parapërgatitur në një tabak letre të

dhënat e anketës dhe duke shtruar çdo pyetje, numërohen përgjigjet, të cilat orientojnë

mësuesin/en për punën e tij të mëtejshme. Kërkesa e parafundit nuk shtrohet për

diskutim, sepse i takon punës me shkrim që do të bëjnë nxënësit në orët e ardhshme.

Mësuesi/ja e lë jo më kot këtë ushtrim për në fund, pasi nga ky ushtrim do të marrë

shkas për të organizuar mësimin dhe drejton pyetje të tilla si:

- Sa e rëndësishme është të njihet struktura e tekstit argumentues?

- A na ndihmon ajo ta kemi më të lehtë të ndërtojmë një tekst argumentues?

Ndërtimi i njohurive. Lexim me kodim teksti

Kjo fazë fi llon duke shtruar pyetjen:

- Cilat janë elementet më të rëndësishme të strukturës së një teksti argumentues?

Argumentet

Teza

Elementet e tekstit argumentues

Antiteza

Kundërshtimet

(kundërshtimi i antitezës)

157
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Më pas mësuesi/ja u sugjeron nxënësve të lexojnë me vëmendje tekstin e dhënë në krye

të faqes 108 dhe ta kodojnë atë, duke vënë në dukje elementet e tekstit argumentues.

- O - teza (e shoqëruar me veprime të atij që jep opinionin /pohon)

Autori ynë është bir i Shqipërisë së Veriut...

- ⊕ - argumentet (faktet me të cilat autori mbron tezën, argumenton)

Shihet pastaj se në gjuhën e tij autori është ngritur në njëfarë koineje...

- ∅ - antiteza/kundërshtimet (faktet me të cilat autori kundërshton këndvështrimet e

tjera, që mendon se mund të jetë kundër tezës së tij/ kundërshton)

Nuk është e pamundur që vendi i tij i lindjes të ngrihet në një krahinë që

ka mbetur jashtë kufi jve të Shqipërisë së sotme...

- ⊗ - kundërshtimi i antitezës

Një gjë që na duket me rëndësi metodike në këtë mes është kjo: që

përkatësia dialektore e gjuhës së veprës...

Mësuesi/ja saktëson në fund se, kur shkruajmë një tekst argumentues, kryejmë

katër veprime:

a. pohojmë

b. argumentojmë

c. kundërshtojmë

ç. pranojmë

Nxënësve u kërkohet të lexojnë tekstin e ushtrimit 1, f.119 dhe të dallojnë katër

veprimet që e bëjnë atë tekst argumentues.

Mësuesi/ja u jep nxënësve të lexojnë në dyshe dy tekste (tekste model) dhe të

përcaktojnë llojet e argumenteve në tabelën e mëposhtme:

Argumente që mbështeten në fakte

Argumente që mbështeten në opinione

Diskutim i lirë mbi këto çështje

Përforcimi: Rishikim në dyshe

Nxënësit punojnë në dyshe ushtrimin 5.

Model përgjigjeje:

Ushtrimi 5

Problemet që kërkon të përcaktohen mund të jenë:

a) A është i domosdoshëm mësimi i gjuhëve të huaja, për të ushtruar profesione

prestigjioze?(po –pse?, jo –pse?)

b) A e ka zënë gruaja vendin që duhet në shoqërinë bashkëkohore?

c) A e gëzojnë lirinë e plotë të fjalës qytetarët, përfshirë edhe pakicat, në një shoqëri

demokratike?

Në përcaktimin e problemit do mbajtur parasysh që pyetja e ngritur të marrë si përgjigje

PO ose JO. Po-ja supozon tezën, e cila që të mbrohet do argumente, kurse Jo-ja

supozon antitezën, e cila që të kundërshtohet, përsëri kërkon kundërargumente.

Në fund mësuesi/ja nxjerr përfundimet e orës mësimore dhe vlerëson nxënësit me notë.

Detyrë shtëpie. 1. Ushtrimi 6, faqe 120.

2. Analizoni procesin e të shkruarit të një teksti argumentues.

158
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Tema

3. Hapat

për shkrimin

e tekstit

argumentues

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të dallojë hapat nëpër të cilët hartohet shkrimi argumentues;

• të bëjë skemën e ndërtimit të tekstit argumentues;

• të shkruajë një tekst duke përdorur teknikat e shkrimit argumentues;

a. të shkruajë tezën me të cilën do të mbështetë problemin;

b. të japë argumente për ta mbështetur tezën;

c. të parashikojë kundërshtimet në favor të antitezës dhe t’i shkruajë ato;

ç. të nxjerrë përfundimin me një mesazh në favor të tezës.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 11”, lloje të

ndryshme të teksteve argumentuese, shkumësa me ngjyra, tabela.

Konceptet kryesore: procesi i të shkruarit të një teksti argumentues, teknikat e

shkrimit të tekstit argumentues.

Struktura mësimore: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Përvijimi i të menduarit Diskutim i ideve Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Mbajtja e strukturuar e shënimeve Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe

Përforcimi Shkrim i drejtuar/konkurs Ndërtim i shprehive studimore Punë në grupe

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Parashikimi: Përvijimi i të menduarit

Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin e detyrës së shtëpisë, ushtrimi 6.

Modele përgjigjeje

Teksti 1 - Teza – Njohja sot e sa më shumë gjuhëve të huaja diktohet nga nevojat e tregut të punës.

Duke qenë njohës i tyre, ke hapësira më të mëdha punësimi, si brenda dhe jashtë vendit, si dhe mundësi

të punosh në profesione të vlerësuara.

Teksti 2 - Teza - Roli i gruas në shoqërinë bashkëkohore është një çështje e rrahur gjerësisht si në

vendin tonë, edhe në shoqëritë e zhvilluara. Lidhur me rolin e saj në shoqërinë shqiptare ka mendime

se gruaja sot ka një pozitë të mirë shoqërore, të tjerë mendojnë se ajo ka një vend të veçantë vetëm

brenda shtëpisë, pa qenë e integruar si duhet në jetën shoqërore...

Teksti 3 - Teza - Në shoqërinë demokratike që po ndërtojmë, çdo qytetar duhet të ketë të drejtën

e plotë të fjalës, e drejtë që i sigurohet me kushtetutë. Po a e gëzon me të vërtetë këtë të drejtë?!

Opinionet për këtë argument janë të ndryshme, të para nga këndvështrime të ndryshme sipas grupeve

të interesit. Punonjësit e medies shpesh ndiejnë të ushtrohet presion ndaj tyre...

Pas diskutimit të detyrës së shtëpisë, mësuesi/ja shtron para nxënësve disa pyetje, për të rikujtuar

njohuritë për tekstin argumentues:

- Çfarë strukture ka një tekst argumentues?

- Ç’vend zë teza në tekstin argumentues?

- Ç’është argumenti dhe ç’lidhje ka me tezën?

- Po kundërargumenti me ç’element të tekstit argumentues lidhet?

- Cilët janë hapat që bëjmë për të shkruar një tekst argumentues?

159
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Ndërtimi i njohurive: Mbajtja e strukturuar e shënimeve

Nxënësit punojnë në dyshe për të identifi kuar hapat e shkrimit të një teksti

argumentues. Njëri nga dyshja lexon tekstin dhe tjetri nënvizon çështjen kryesore të

paragrafi t. Më pas, me të dhënat e nënvizuara plotësojnë organizuesin grafik për hapat

që duhet të bëjnë për të përgatitur një tekst argumentues.

Skema e hapave për

përgatitjen e një teksti

argumentues

Përcaktoni

problematikën

Teza që do

të mbroni

Zgjidhni

argumentet

Antiteza që do të

kundërshtoni

Parashikoni

kundërshtitë

Teknikat e hartimit të tekstit argumentues

-formuloni qartë problemin,

-theksoni argumentet duke përdorur konektorët:

ndajfoljet, shprehjet ndajfoljore,

përemrat lidhorë, lidhëzat, si:

-lidhëzat bashkërenditëse kundërshtuese (por, megjithatë, megjithëkëtë,

mirëpo, ndërsa, teksa, porse, veç, veçqë, veçse, vetëm, vetëm se etj.

- lidhëzat nënrenditëse shkakore (se, sepse, si, pasi (mbasi), derisa, gjersa,

përderisa, kur, që, meqenëse, meqë, ngaqë, ngase, duke qenë se, nga frika

se, nga shkaku që, për arsye se, për shkak se, posa që, sapo që etj.

Shkrimi i tekstit

Rishikimi i materialit të shkruar

Përforcimi. Shkrim i drejtuar. Konkurs

Pas diskutimit të këtyre elementeve mësuesi/ja e ndan klasën në tri grupe të mëdha

(punohen ushtrimet 7, 8, 9 dhe 10).

Pasi përcaktohen hapat për shkrimin e një teksti argumentues, mësuesi/ja e ndan

klasën në tri grupe të mëdha, të cilat duke plotësuar kërkesat e ushtrimeve 7, 8, 9 dhe

10 duhet të arrijnë të shkruajnë një ese argumentuese për një temë të dhënë.

Grupi I – punon për temën 1 të ushtrimit 5 (përcakton tezën, përzgjedh argumentet,

përcakton antitezën dhe kundërargumentet, shkruan tekstin mbi bazën e skemës së

dhënë, rishikojnë produktin dhe bëjnë korrigjimet e nevojshme).

Grupi II punon për temën 2 të ushtrimit 5, si më sipër.

Grupi III punon për temën 3 të ushtrimit 5, si më sipër .

Brenda grupit nxënësit ndahen në grupe të vogla:

Grupi A paraqet tezën dhe argumentet që mbështesin atë.

Grupi B paraqet antitezën dhe argumentet që e mbështesin atë.

Pasi nxënësit prezantojnë punimet e tyre, vlerësojnë me anë të tabelës së vlerësimit

elemente të ndryshme të punës së shokëve:

-Mënyra e ndërtimit të argumentit

-Saktësia/qartësia

-Struktura e skemës

160
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Nxënësit zgjedhin një juri që të vlerësojë punimin më të mirë. Mund të japin edhe

opinionin individual mbi vlerat e secilit punim. Ata mund edhe të sugjerojnë e saktësojnë

elemente që mungojnë në krijimin e tyre.

Detyrë shtëpie. a) Ushtrimi 12, faqe 123. Nxënësit plotësojnë kërkesat e anketës, duke pasur

parasysh si për tekstin argumentues që përgatiti grupi i tyre, ashtu edhe vlerësimet që patën ata nga

diskutimi për punën e çdo grupi.

Tema

4. Ushtrime

për shkrimin

e teksteve

argumentuese

(vazhdim)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të njohë dhe të përdorë procedurat e shkrimit argumentues;

• të shkruajë një tekst duke përdorur teknikat e shkrimit argumentues;

a. të shkruajë tezën me të cilën do të mbështetë problemin;

b. të japë argumente për ta mbështetur tezën;

c. të parashikojë kundërshtimet në favor të antitezës dhe t’i shkruajë ato;

ç. të nxjerrë përfundimin me një mesazh në favor të tezës.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 11”, lloje të

ndryshme të teksteve argumentuese, shkumësa me ngjyra, tabela.

Konceptet kryesore: procesi i të shkruarit të një teksti argumentues, teknikat e

shkrimit të tekstit argumentues.

Struktura mësimore: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Diskutim Diskutim i ideve Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Shkrim i drejtuar Të mësuarit ndërveprues Punë në grupe

Përforcimi Konkurs Ndërtim i shprehive studimore Punë në grupe

Parashikimi. Diskutim

Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin e detyrës së shtëpisë, ushtrimi 12.

Nxirren përfundime nga anketa e ushtrimit 12. Rezultatet e anketimit paraqiten në tabelë.

Pas nxjerrjes së rezultateve, ushtrohen nxënësit në ato drejtime që ata kanë hasur vështirësi.

Ndërtimi i njohurive. Shkrim i drejtuar

Punohet në grupet ushtrimet 16, 17, 18, 19, f. 124.

Në përfundim të punës, grupet prezantojnë punimet e tyre, vlerësojnë me anë të

tabelës së vlerësimit elemente të ndryshme të punës së shokëve:

-Mënyra e ndërtimit të argumentit

-Saktësia/qartësia

-Struktura e skemës

Përforcimi. Shkrimi i lirë

Punohet ushtrimi 20. Çdo nxënës shpreh idetë e veta për leximin.

Në fund lexohen disa punime dhe diskutohet rreth forcës bindëse dhe argumentuese

të shkrimeve.

Bëhet vlerësimi për punën e bërë dhe vlerësohen me notë punimet e disa nxënësve.

Detyrë shtëpie. a) ndahet klasa në dy grupe dhe u jepet të punojnë ushtrimet 13 dhe 14 në faqen 123.

b) Parapërgatitni një fjalim politik, si tekst argumentues.

161
Teksti argumentues

Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Tema

5-6. Fjalimi

politik (2 orë)

Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të përdorë teknikat e shkrimit në një fjalim politik;

• të analizojë elementet gjuhësore në një fjalim politik;

• të shkruajë një fjalim me temë të zgjedhur prej tij.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 11”, lloje të

ndryshme të teksteve argumentuese, shkumësa me ngjyra, tabela.

Konceptet kryesore: fjalimi politik, teknika të shkrimit të një fjalimi politik, elemente

gjuhësore të një fjalimi politik.

Struktura mësimore: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Përmbledhje e strukturuar Diskutim i ideve Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Të nxënit me këmbime Të mësuarit ndërveprues Punë në grupe

Përforcimi Shkrimi i lirë Ndërtim i shprehive studimore Punë individuale

Materiale shtesë

Fjalimi mbi gjendjen e vendit

Nga Presidenti Obama

Ndërtesa e Kongresit të Shteteve të Bashkuara

Uashington D.C.

21:12 EST

Ju faleminderit të gjithëve!

Kryetar i Kongresit, zëvendëspresidenti Çeni, anëtarë të Kongresit, anëtarë të Gjykatës së Lartë

dhe të trupave diplomatikë, miq të nderuar dhe bashkëqytetarë,

... Sa herë që jam përpara këtij podiumi, unë jam i prekur nga privilegji dhe i vetëdijshëm për

historinë që kemi përjetuar së bashku. Ne jemi mbledhur në ndërtesën e Kongresit në momente të

zisë kombëtare dhe të arritjeve kombëtare. Ne i kemi shërbyer Amerikës në një nga periudha e saj

më të rëndësishme... dhe ka qenë nderi im që ju kam shërbyer juve.

Për t’u përballur me problemet e mëdha përpara nesh, ne duhet të veprojmë në një frymë të vullnetit

të mirë dhe me respekt për njëri-tjetrin... dhe unë do të bëj pjesën që më takon. Sot, gjendja e vendit

(Bashkimit) paraqitet e fortë... dhe së bashku do ta forcojmë më shumë. (Duartrokitje.)

Në këtë vit vendimtar, ju dhe unë do të marrim zgjedhje, të cilat përcaktojnë si të ardhmen, ashtu

edhe karakterin e vendit tonë. Ne do të zgjedhim për të vepruar me besim në përndjekjen e armiqve

të lirisë... ose të tërhiqemi nga detyrat tona me shpresën e një jete më të lehtë. Ne do të zgjedhim

të ndërtojmë begatinë tonë duke drejtuar ekonominë botërore... ose të largohemi nga tregtia dhe

mundësitë. Në një kohë të ndërlikuar dhe sfi duese, rruga drejt izolimit dhe proteksionizmit mund të

jetë e gjerë dhe joshëse..., por ajo përfundon me rrezik dhe në rënie. E vetmja rrugë për të mbrojtur

njerëzit tanë, e vetmja rrugë për të siguruar paqen, e vetmja rrugë për të kontrolluar fatin tonë, është

përmes udhëheqjes sonë..., në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të vazhdojnë të jenë

në krye. (Duartrokitje.)

Jashtë vendit, kombi ynë është përkushtuar drejt një qëllimi historik, afatgjatë dhe ne kërkojmë

përfundimin e tiranisë në botën e sotme. Disa e përjashtojnë atë qëllim si idealizëm i keqdrejtuar.

Në të vërtetë, siguria e ardhshme e Amerikës varet nga ajo. Më 11 shtator, 2001, ne zbuluam

se problemet që e kishin zanafillën në një shtet të dështuar dhe shtypës, 7000 milje larg, mund

të sillnin vrasje dhe shkatërrim për vendin tonë. Diktaturat strehojnë terroristë dhe ushqejnë inat

e radikalizëm dhe kërkojnë armë të shkatërrimit në masë. Demokracitë zëvendësojnë inatin me

162
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

shpresën, respektojnë të drejtat e qytetarëve të tyre dhe të fqinjëve të tyre dhe bashkohen në

luftën kundër terrorit. Çdo hap drejt lirisë në botë e bën vendin tonë më të sigurt, kështu që ne do

të veprojmë me guxim për hir të çështjes së lirisë.

Larg të qenit një ëndërr e pashpresë, përparimi i lirisë është historia e madhe e kohës sonë. Në

1945, kishte vetëm 24 vende të vetmuara demokratike në botë. Sot numërohen 122 syresh. Dhe

ne po shkruajmë një kapitull të ri në historinë e vetëqeverisjes, gratë të cilat gëzojnë të drejtën e

votës në Afganistan dhe miliona irakianë, të cilët festojnë lirinë e tyre me bojë të purpurt, burra e

gra nga Libani deri në Egjipt, të cilët debatojnë të drejtat e individëve dhe nevojën e lirisë. Në fi llim

të vitit 2006, më shumë se gjysma e popujve të botës jetojnë në kombe demokratike. Dhe ne nuk

harrojmë as gjysmën tjetër: vende si Siria dhe Burma, Zimbabve, Koreja e Veriut dhe Irani, pasi

kërkesat e drejtësisë dhe paqja e kësaj bote kërkojnë lirinë e tyre gjithashtu…

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Parashikimi. Përmbledhje e strukturuar

Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin e detyrës së shtëpisë (ushtrimi 21, faqe 125),

duke përqendruar vëmendjen në njohuritë që kanë nxënësit për tekstin argumentues dhe

fjalimet politike, si një lloj i tekstit argumentues. Idetë e tyre shkruahen në tabelë.

Model përgjigjeje:

Problemi

Argumente në

favor të tezës

Antiteza

Rrëzimi i argumenteve

në favor të antitezës

Teza dhe

përfundimi

Problemi - Inteligjent lind apo bëhesh?

Teza - Në fakt inteligjent lind dhe bëhesh.

Argument në favor të tezës - Kjo përzierje mes kulturës dhe kromozomeve mund të

ndryshojë në bazë të përvojave personale (si mjedisore, ashtu dhe gjenetike),

Antiteza - Dihet që ka persona që kanë një talent të lindur më të theksuar se të tjerët…

Argument në favor të antitezës - E gjithë historia është e mbushur me njerëz

gjenialë në çdo fushë, të cilët shquhen për aftësitë e tyre të lindura dhe nga një edukim

jo veçanërisht i shkëlqyer. Kjo është e vërtetë jo vetëm për inteligjencën, por për të

gjithë larminë e talenteve të tjera “brendashkruar” qarkut cerebral: muzikë, matematikë,

gjuhë, pikturë.

Rrëzimi i argumenteve në favor të antitezës - Po aq e dallueshme është se askush

nuk mund të bëjë matematikë apo muzikë, të pikturojë ose edhe të fl asë, nëse nuk i ka

mësuar këto gjëra në mjedisin ku jeton.

Përfundimi - Mjedisi ka një rol shumë të rëndësishëm, sepse është në gjendje të

zhvillojë prirjet individuale nga zeroja deri në pafundësi.

Tekste argumentuese

Përdoren fi gura të ndryshme letrare

Përdorin leksik

të thjeshtë në varësi të publikut

Fjalimet politike

Japin informacion për

marrëdhëniet mes objektit

të fjalimit dhe publikut

Përpiqen ta bindin dhe

të ndikojë te publiku

163
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Ndërtimi i njohurive. Të nxënit në këmbime

Mësuesi/ja e ndan klasën në grupe me nga 6 nxënës. Duke u bashkuar sipas

numrave përkatës, nxënësit ndahen në grupe ekspertësh:

Grupi I - identifi kon marrëdhëniet që kanë fjalitë e ndryshme me njëra-tjetrën në

fjalimet politike.

Grupi II - identifikon veçoritë e leksikut të përdorur në të.

Grupi III- identifi kon veçoritë e terminologjisë së përdorur.

Grupi IV - analizon stilin e ndërtimit të fjalimeve politike.

Grupi V - referon disa njohuri që kanë të bëjnë me fushë e retorikës.

Grupi VI - evidenton rëndësinë dhe përdorimin e fi gurave letrare.

Secili grup, pasi përpunon materialin teorik dhe e pasqyron atë të përmbledhur në

skica e tabakë letre, ku identifi kon veçoritë specifi ke të tekstit të dhënë, rikthehet në

grupet bazë për të realizuar detyrën e tij brenda grupit.

Model përgjigjeje:

Grupi I: Rëndësi të veçantë ka marrëdhënia që kanë me njëra-tjetrën fjalitë e llojeve

të ndryshme.

Fjalimi i Ismail Qemalit ditën e Shpalljes së Pavarësisë

Shpall Shqipërinë të pamvarur!

Fjali thirrmore, e dëshirore, i bëjnë thirrje dëgjuesit për pjesëmarrje

Oh! Sa të lumtur që e ndiej vehten sot, që shoh, këtu në Vlorë, kaqë burra Shqipëtarë

të mbledhur tok, tuke pritur me kureshti e padurim përfundimin e kësaj mbledhjeje

historike, për fatin e Atdheut tonë të dashur. (Fjalitë dëftore shërbejnë për të dëftyer

(treguar) për një objekt a problem në mënyrë të thjeshtë dhe objektive. Përdorimi i

fjalive të shkurtra, me informacion të qartë e të thjeshtë është tregues i kujdesit që ka

autori për ta bërë tekstin sa më të kuptueshëm.)

Plot me gaz e me lot ndër sy, nga mallëngjimi, pra, po dal këtu para jush që t’ju

gëzoj me sihariqin e madh, se sot, edhe këtë minutë, Kongresi çpalli mëvehtësinë e

Shqipërisë, tuke lajmëruar gjithë botën mbarë për këtë punë e duke më ngarkuar mua

kryesin’ e qeveris së përkohshme të Shqipërisë së lirë.

Porsi ëndërr më duket ky ndryshim i madh i vendit t’onë, që hoqi e voi të zezat e të

lirit pesëqind vjet me radhë ndënë sundimin turk, por që tani në kohët e fundit, ishte gati

të jepte shpirtin përgjithënjë, të shuhej e të çfarrosej krejtësisht nga faqia e dheut, këjo

Shqipëri, që, dikur, shkëlqente nga trimërija e pashoqe e bijve të saj; kjo Shqipëri, që

kur i kërcënohej rreziku Europës nga pushtimet e Turqisë, ndënë kryetrimin e pavdekur

të saj, Skënderbejnë, u bë porta e hekurtë kundra sulmeve më të tërbuara të sulltanëve

më t’egër që ka pas Turqija. Mirëpo, desh Zoti, që me punën, me trimërinë dhe guximin

e pashoq të Shqipëtarëvet, sot e tutje të marrin fund mjerimet dhe vuajtjet e Atdheut

t’onë, sepse, këtu e kështu, jemi të LIRË të PAVARUR dhe MËVEHTE,

- (Fjalitë nxitëse synojnë të të bindin me anë të kërkesës, këshillës e propozimeve

të bëra):

Prandaj qeshni e gëzoni!

164
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

(Fjali dëftore)

Për t’ia arrijtur kësaj dite të bardhë e të madhe, na ka ndihmuar gjaku i dëshmorëvet

dhe puna e vlefshme e patriotëve t’anë dhe e të gjithë shokëve që muarrnë pjesë në

këtë mbledhje dhe e të gjithë juve, që tani po ju gufon zemëra nga gazi i madh që ndieni;

mirëpo mbledhja si më plak që jam, m’a ngarkoi mua ngritjen e shënjtë të shënjës

t’onë Kombëtare, të flamurit t’onë të ëndërruar e të dashur (nxjerr Flamurin, të cilin e

ka të vendosur në një shtizë hekuri, natyrisht të vogël, dhe të pshehur nën pallto dhe

pasi e mba një sekondë në dorë e ngul në shtyllat e ballkonit. Amatorët, posa e shohin

Flamurin, thërrasin me gëzim e me zë të lartë:

(Fjali dëshirore)

Rroftë Flamuri, Rroftë Shqipërija e Lirë).

(Fjali dëftore)

Ja, pra, ky është Flamuri Ynë i kuq e me shqiponjën dykrenare të zezë në mes.

Fjali nxitëse

Dhe tani, të gjithë bashkë, si një trup i tërë dhe i pandarë, le të punojmë për t’a

mburuar, për t’a përparuar e për t’a qytetëruar si i ka hije Atdhenë t’onë të Lirë.

Tuke përfunduar, s’më mbetet gjë, veçse t’i drejtoj një lutje Zotit të Madh, që, bashkë

me bekimet e Tij që i lipij të na japë për të qenë të denjë të kësaj dite, të pranojë që këtej

e tutje të jem unë dëshmori më i parë i Atdheut, ashtu siç pata nderin dhe fatin që të jem

i pari ta puth e ta bëj të valvitet i Lirë, Flamuri i ynë, n’atdhenë t’onë të lirë.

Rroftë Flamuri!

Grupi i dytë: Leksiku, përdorimi i emrave dhe mbiemrave, epitetet etj. (nga fjalimi i A.

Zogut, ditën e shpalljes mbret) (Shërbyesin e palodhur të Atdheut, detyrën e rëndë dhe

të naltë të shtetit, bashkëpunëtor të ideali të përbashkët, përgjegjësi morale, popullin

trim shqiptar, detyrën e shenjtë, populli Sovran, fjalët e nalta të krenave…)

Përemrat japin informacion për pozicionin e folësit me publikun:

(Ju drejtohem, unë, bijtë e Shqipërisë, tregojmë, paguajmë, shpresojmë, shtyjmë,

mbaroni, keni vënë, të ktheheni në vendet tueja, keni për ta gjetur.)

Mbiemrat dhe epitetet shërbejnë për të treguar gjendjen emocionale: shëmbëlltyrën

besnike, sheshin e qytetëruar, fjalët e nalta të krenave të ndershëm të stolisur me

kunorë...

Grupi i tretë: Identifi kon veçori e terminologjisë së përdorur në fjalim:

fusha semantike: - (kryesinë e shtetit shqiptar, një faktor paqësor, relacionet që

ekzistojnë sot me shtetet fqinje, të drejtat kombëtare, për t’ia arritur qëllimit të lartë, atë

ideal që na ka falur natyra e na ka shënuar historia…)

Grupi i katërt: Analizon stilin e ndërtimit të fjalimeve politike: gjuha e folur jep

informacion mbi origjinën e folësit (Mbretit Zog), po ashtu dhe stili zyrtar: “fjalët e nalta

të krenave të ndershëm të stolisur me kunorë... Në regjimin e ri Shqipëria ka për të qenë

një faktor paqësor në Ballkan etj).

Grupi i pestë: Referon disa njohuri që kanë të bëjnë me fushë e retorikës.

Hyrja: Zotni kryetar dhe asamblista,

Në mesazhin që ju drejtova para disa ditëve, duke ju uruar sukses ju etërve të kombit..

Teza e parë: Nëse në fjalimin tim nuk do të gjeni fjalët... Do të veproj duke marrë

parasysh përgjegjësinë morale, të cilën herët a vonë do ta çmojë populli shqiptar për

lartësimin e vendit.

Teza e dytë (folësi paraqet vizionin e tij): Bota e ka marrë vesh se po të lihen të qetë

bijtë e shqipes, mund të krijojnë shtet… është pasuria e gjithë dhe ideali i botës mbarë.

165
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Zgjidhja e problematikës: Vetëm në këtë mënyrë, duke i siguruar vendit tonë një të

ardhme të lirë, mund të paguajmë një detyrë historike…

Efektet e dëgjuesit dhe bindja e tyre: Si të mbarojnë detyrën e shenjtë… gati për t’i

sakrifi kuar të gjitha, nëse është nevoja edhe jetën, mbas dëshirës së tij dhe për të mirën

e vendit…

Grupi i gjashtë: Evidenton rëndësinë dhe përdorimin e figurave letrare: metafora,

epitete etj. (fjalët e Nalta të krenave të ndershëm të stolisur me kunorë; shërbyesin e

palodhur të Atdheut, Prijësi …)

Diskutim i këtyre elementeve

Përforcimi: Shkrimi i lirë

Nxënësit punojnë në grupe bazë për ushtrimin 14.

Model përgjigje: Edhe gratë mund të shërbejnë në ushtri

Vëllezër dhe motra,

Është kënaqësi t’ju jem pranë dhe të ndaj me ju shqetësimet dhe problemet tuaja. E di që është e re për

të gjithë ne, por do të desha t’ju parashtroja idenë time për pjesëmarrjen e grave në shërbimin ushtarak.

A duhet me të vërtetë gruaja të kryejë një detyrë kaq burrërore, kur shumë mirë mund të kryejë detyra

në fusha të tjera ose të përkujdeset për familjen dhe fëmijët e saj?!

Kjo pyetje qëndron. Me të vërtetë shërbimi ushtarak është i vështirë. Kërkon forcë, energji dhe përgatitje

të mirë fi zike dhe profesionale. Por unë mendoj se gruaja shqiptare i ka këto mundësi.

Mjafton të rikujtojmë kontributin e vlefshëm të grave e vajzave në luftën për çlirim dhe përkushtimin që i

dhuruan ato kësaj kauze. Edhe në të shkuarën e afërt ajo inkuadrohej në formacionet ushtarake efektive

e vullnetare dhe dallohej për përkushtim. Por ndryshimi ndërmjet dy kohëve është esencial: nëse në

atë kohë kjo pjesëmarrje i kërkohej me detyrim, tani jeni ju vajza të reja që e kërkoni si një të drejtën

tuaj të kryeni shërbim ushtarak. A është kërkesë e të gjitha vajzave e grave? Padyshim që jo. Ka edhe

djem që i shmangen këtij shërbimi. Por unë kam bindjen që ato vajza që e shtrojnë këtë kërkesë, do t’i

përgjigjen detyrës me përgjegjësi të lartë. Ato janë të afta të kryejnë si detyra që kërkojnë përgatitje fizike

e profesionale, dhe ato që kërkojnë përgatitje shkencore, e që i përgjigjen stadit të sotëm të një ushtrie

moderne. Brenda shpirtit të tyre ka shumë dashuri, forcë dhe iniciativë. Gruaja ka arritur të ndërtojë një

imazh të sajin tashmë, duke treguar që është e barabartë në të gjitha aspektet me burrin dhe mund të

përballojë çdo sfi dë…

Unë, si kandidatja juaj për deputete, nëse do të më jepni votën tuaj, në parlamentin e ardhshëm do të bëj

të gjitha përpjekjet që në ligjin për shërbimin ushtarak, të zërë vend edhe mundësia që gratë dhe vajzat

të kryejnë shërbim ushtarak. Përveçse është detyra e lartë ndaj atdheut, këtë pjesëmarrje të gruas,

ligjvënësit duhet ta shohin si një mundësi të barazisë së gruas me burrin në të gjitha aspektet, duke u

bërë kështu një faktor i rëndësishëm jo vetëm në familje, por edhe në zgjidhjen e detyrave të vështira,

siç është çështja e Atdheut.

Ju falënderoj nga zemra për pjesëmarrjen tuaj në këtë takim!

166

Diskutim i lirë

Shënim: Nëse koha për zhvillimin e kësaj detyre është e pamjaftueshme, nxënësit

mund të vazhdojnë detyrën në shtëpi. Në klasë nxënësit mund të ndërtojnë vetëm

skemën me argumente, duke shkëmbyer opinionet dhe duke sugjeruar mënyrën se si

do të ndërtojnë tekstin me njëri-tjetrin. Më pas mund ta zhvillojnë atë në shtëpi.

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 14, faqe 123
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Tema

7-8.

Kryeartikulli

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të përdorë teknikat e shkrimit në një kryeartikull;

• të dallojë elementet e tekstit argumentues në një kryeartikull;

• të analizojë elementet gjuhësore të kryeartikullit;

• të shkruajë një kryeartikull për gazetën e shkollës.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 11”, lloje të

ndryshme të teksteve argumentues, shkumësa me ngjyra, tabela.

Konceptet kryesore: kryeartikull, struktura e kryeartikullit, elementet gjuhësore të

kryeartikullit.

Struktura mësimore: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Përvijimi i të menduarit Diskutim i ideve Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Mbajtja e strukturuar e shënimeve Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe

Përforcimi Shkrimi i lirë Ndërtim i shprehive studimore Punë industriale

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Parashikimi. Përvijimi i të menduarit

Mësuesi/ja e nis mësimin duke u treguar nxënësve faqen e parë të një gazete të

përditshme dhe u kërkon të identifi kojnë kryeartikullin dhe artikujt e tjerë. Ndërkohë ngre

pyetjet dhe me përgjigjet e nxënësve ndërton hartën e mendimit.

-Ç’është kryeartikulli i një gazete?

-Cili është kryeartikulli në këtë gazetë?

-Nga dallon ai nga artikujt e tjerë?

-Cili është roli i titullit ku përqendrohet ai?

Artikulli më i rëndësishëm i gazetës elementet përbërëse

problemi

teza (I)

Kryeartikulli

argumentet

mbititulli

antiteza (tezaII)

titulli tekst argumentues

nëntitulli

argumenti

përfundimi

Model përgjigjeje

Kryeartikulli është artikulli më i rëndësishëm i një gazete a reviste, titulli i të cilit shënohet në faqen e parë të

gazetës me shkronja të dallueshme. Vihet në një vend të dukshëm për të tërhequr vëmendjen në lidhje me

problemin që trajton. Dallohet nga artikujt e tjerët të gazetës për shkak të rëndësisë së problemit që trajton…

167
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Ndërtimi i njohurive. Mbajtja e strukturuar e shënimeve

Mësuesi/ja u kërkon nxënësve që në dyshe të lexojnë artikullin e dhënë në tekst dhe të

evidentojnë veçoritë e tij me anë të organizuesit grafi k.

Nxënësit punojnë në dyshe në një ditar trepjesësh:

Struktura e artikullit

Titulli nëntitulli

Problemi

Teza 1

Argumenti

Kundërshtimi i antitezës

Teza 2

Argumenti

Kundërshtimi i antitezës

Përfundime

Leksiku – dallohet nga

përdorimi i fjalëve nga

fusha e sportit

Ilustrime nga teksti

Dhuna në futboll dhe

niveli i përfaqësimit.

Në tërësinë e ngjarjeve

...sikurse dhuna në fushat sportive apo

stadiumet e ndryshme

Në aspektin sportiv, dhuna ndaj

gjyqtarit është krejt e papranueshme

Pa dashur të fajësoj

gjyqtarët, nuk duhet të harrojmë që

gjyqtari...

Nervozoi lojtarët dhe luajti

me ndjenjat e tifozëve në stadium...

Aspekti i dytë është ai i

protagonistëve...

Jo rrallëherë

ka ndodhur si në rastin....

Kur një deputet dhunon

një person që ka njëfarë statusi....

Nivelin e ulët të disa përfaqësuesve....

Tani kur ka ngelur diçka

më shumë nga ...

Lojtar, gjyqtar, fushë sporti, stadium,

Federata Shqiptare, futbollit, top, portë,

Veçoritë e artikullit

Materiali që trajton duhet

të jetë në funksion të

argumenteve të tezës.

Titulli përmban tezën

kryesore.

Struktura

Përdorimi i regjistrit të

duhur gjuhësor.

Diskutim i lirë mbi këto çështje

Mësuesi/ja tërheq vëmendjen e nxënësve mbi aspekte gjuhësore të organizimit të

artikullit.

Model përgjigjeje

Në shkrimin e artikujve përdoret kryesisht gjuha standarde.

Ndërtimi sintaksor i fjalisë bëhet në përputhje me çështjen që trajtohet. Përdoren fjali të thjeshta,

kryesisht të zgjeruara e të përbëra, me marrëdhënie bashkërenditëse e veçanërisht nënrenditëse,

ku mbizotërojnë fjalitë ftilluese, (sqarojnë e saktësojnë), kohore (për të dhënë informacion për kohën

kur ndodh ngjarja a me të cilën lidhet çështja që trajtohet. Duke qenë se artikulli është një tekst

argumentues, përdoren shumë fjalitë shkakore e rrjedhimore.

Tregues për këtë është përdorimi i konektorëve: lidhëzave bashkërenditëse kundërshtore, shkakore,

rrjedhimore, ftilluese, qëllimore etj; përemrave lidhorë, që, i cili dhe fjalëve lidhëse.

Përgjithësisht mungojnë fi gurat retorike, po në artikujt ku qëndrimi subjektiv është i dukshëm, si

opinionet, analizat etj., këto fi gura zënë vend të rëndësishëm, sepse kërkohet të ndikohet më shumë

te lexuesi a dëgjuesi.

168
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Përforcimi. Shkrim i lirë

Mësuesi/ja u kërkon nxënësve që në bazë të modelit të punuar në klasë, të punojnë

ushtrimin 13, faqe 123.

Model përgjigjeje

Çarmatosja botërore është e vetmja shpresë për paqe në botë

A duhet të ketë luftëra në shek. XXI?

Është një çështje që gjithmonë e më shumë hap debate rreth e qark globit.

Luftërat e shumta të zhvilluara përgjatë historisë së njerëzimit kanë sjellë gjithmonë e më shumë

dëme materiale dhe shpirtërore. Pavarësisht kësaj, akoma nuk është kuptuar ose më saktë nuk

ekziston vullneti i mirë për t’i shmangur ato.

Por luftërat kanë pasur gjithmonë një njëjtin qëllim: mbisundim, pasurim, zotërim, lakmim etj. Kjo

ka qenë motoja e çdokujt, i cili ka hapur luftë ndaj më të dobëtit, më inferiorit, më të pazhvilluarit.

Gjithsesi, pavarësisht nëse lufta ka pasur një kauzë të drejtë ose jo, pavarësisht se ajo ka vënë

shpeshherë në vend të drejtat e mohuara, ajo asnjëherë nuk i ka realizuar këto pa sakrifi ca, pa të

dëmtuar, pa humbur jetë. Sot, kur zhvillimi njerëzor ka arritur kulmin, falë kapaciteteve mendore

mund të gjenden me mijëra mënyra për të zgjidhur konfl iktet pa dëmtuar jetën.

Shtrohet me të drejtë pyetja: A duhet të ketë luftë?!

Përgjigjja është e thjeshtë: Jo

Arsyeja është më se e kuptueshme: Në emër të asaj që është më e shtrenjta për këdo dhe kurdoherë,

në emër të jetës njerëzore.

Në fund mësuesi/ja nxjerr përfundimet e orës mësimore dhe vlerëson nxënësit me notë.

Detyrë shtëpie. 1. Shkruani një kryeartikull për gazetën e shkollës, ku të respektoni udhëzimet e mësipërme.

2. Parapërgatitni një reklamë dhe sillni në klasë reklama të llojeve të ndryshme.

Tema

9. Reklama

Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të identifi kojë reklamën si lloj i tekstit bindës;

• të dallojë funksionin bindës të reklamës;

• të analizojë elementet, teknikat dhe gjuhën e reklamës;

• të vëzhgojë një reklamë për të dalluar elementet e saj;

• të analizojë elementet e publicitetit shoqëror;

• të shkruajë një slogan publicitar.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 11”, lloje të

ndryshme të teksteve argumentuese, reklama, shkumësa me ngjyra, tabela.

Konceptet kryesore: reklama, teknikat e reklamës, slogan publicitar, elemente të

reklamës, gjuha e reklamës.

Struktura mësimore: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Përvijim i të menduarit Diskutim i ideve Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Mbajtja e strukturuar e shënimeve Të mësuarit ndërveprues Punë në grupe

Përforcimi Shkrimi i lirë Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe

169
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Parashikimi: Përvijimi i të menduarit

Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin e detyrës, së shtëpisë, për reklamat që kanë sjellë

nxënësit në klasë. Lexohen 2-3 prej tyre dhe përsëriten njohuritë që kanë marrë nxënësit

për reklamën në klasat pararendëse me anë të organizuesit grafik; harta e mendjes.

tekst argumentues

ngjall interes me anë

të elementeve të ndryshme

tërheq vëmendjen

e konsumatorit

Reklama

përdor fi gura retorike

ka funksion bindës

vë në dukje aspektet

pozitive të objektit

Ndërtimi i njohurive: Mbajtja e strukturuar e shënimeve

Mësuesi/ja e përqendron vëmendjen e nxënësve te reklamat e librit dhe u kërkon të

analizojnë në grupe veçoritë e reklamës. Nxënësit ndahen në 2 grupe.

Grupi I analizon teknikat e bindjes në një reklamë.

Grupi II analizon gjuhën e përdorur në reklama.

Më pas ata strukturojnë shënimet e tyre në ditarin dypjesësh:

Tipar përbërës/teknikat e bindjes

Përdorimi i ligjërimit kinematografi k

(batuta të shpejta) dhe sloganeve.

Përdorimi i përemrit ti ose i ligjërimit të

drejtpërdrejtë, konfi dencial:

Mesazhi publicitar

Imazhi. Manipulimi i përdoruesve përmes

fi gurës (gruas, burrit, fëmijës) për përdorimin e

produkteve të ndryshme.

Analiza gjuhësore e reklamës

Përdorimi i gjerë i fi gurave retorike,

si: metafora, hiperbola, metonimia, similituda etj.

Përdorimi i fjalëve të reja për të goditur fantazinë

e konsumatorëve dhe për të dalluar produktin e ri

nga produkte të ngjashme: aliteracioni, paralelizmi.

Përdorimi i stereotipave gjuhësorë

Shembuj nga teksti

Në reklamën e dhënë vihet re përdorimi i batutave

të shpejta si: ekstrakte të pastëra nga lulet më të

mira...

Rezultat efi kas dhe i dukshëm.

Slogan: Lule nga zemra e luleve

- I drejtohet publikut femëror:

Imazhi i një vajze të buzëqeshur, me një fytyrë të

përsosur, të lëmuar dhe të freskët... dhe lules së

freskët që prek lehtas cepin e syrit të vajzës.

Metafora: lulja tregon freski.

Krahasimi: pastërtia dhe delikatesa e lules së

bardhë me rozë, krahasohen me vajzën e re me

lëkurë të shndritshme.

Paralelizmi: Lulja dhe lëkura e fytyrës së vajzës

Ekstrakte të pastra nga lulet më të mira…

Rezultat efikas dhe i dukshëm.

Mesazhi publicitar

Premtimi

Slogan: Lule nga zemra e luleve.

Diskutim mbi këto aspekte

Nxënësit e përqendrojnë vëmendjen te reklamat me karakter shoqëror. Mësuesi/ja e

ndan klasën në dy grupe dhe nxënësit analizojnë elementet e reklamës.

170
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Model përgjigjeje

Teksti 1

Kjo është një reklamë shoqërore, ku reklamohet një linjë kombëtare e këshillimit për fëmijë për mbrojtjen e

të drejtave të fëmijëve. I drejtohet të gjithë shoqërisë dhe në mënyrë të veçantë u përgjigjet fëmijëve dhe të

rinjve sipas nevojave që ata kanë.

Mesazhi që ajo realizon është me anë të shenjës së telefonit dhe numrit të shkruar në të, që evidenton

pikërisht qëllimin për të cilin realizohet kjo reklamë. Ngjyra e përdorur, jeshilja, është ngjyra e ndihmës (e

filizave që rriten dhe janë të njomë e të brishtë) dhe unitetit të figurës së fëmijëve, që të realizuara në reklamë

përforcojnë qëllimin e organizatës, që është në fakt dhe dërguesi i reklamës.

Karakterizohet nga slogani: Kur një fëmijë telefonon, ne përgjigjemi gjithmonë.

Një numër telefoni për të gjithë fëmijët.

Reklama shfrytëzon shenjën e telefonit në funksion të realizimit të rrugëve të komunikimit, që pretendohet të

vendoset në rast nevoje dhe kjo theksohet edhe nëpërmjet sloganeve të shënuara në reklamë.

Ka një sërë figurash retorike të pranishme: si metafora, e cila realizohet nëpërmjet shenjës së telefonit dhe

numrit, dhe figurave të fëmijëve të kapur dorë për dore. Pikërisht shenja e telefonit, numri dhe fëmijët e kapur

dorë për dore, tërheqin vëmendjen e lexuesit, shikuesit në atë që ata promovojnë: ndihmën kundrejt fëmijëve.

Në pjesën e pasme të këtij promovimi jepen informacione mbi organizatën që ofron këtë shërbim, grupet

shoqërore që ajo u drejtohet dhe logot e simbolet që ata përdorin.

Teksti 2

Promovimi i vlerave dhe pasurive turistike të vendit tonë

Qëllimi i reklamës është një fushatë promovimi për vlerat turistike të Shqipërisë, e cila realizohet nëpërmjet

disa komponentëve.

-Fotoja e parë pasqyron harmoninë e një familjeje që pushon në bregdetin shqiptar. Larmia e ngjyrave dhe të

objekteve që kanë në dorë pushuesit, simbolizon larminë e argëtimeve, një sërë vlerash kulturore dhe paqes

e qetësisë që të ofron riviera shqiptare. Sfondi i saj plotësohet me një lulëkuqe, me ngjyrat tradicionale të

simboleve të flamurit. Kuptohet që mes tyre ekziston ndjenja e dashurisë.

E njëjta harmoni dhe paqe ekziston edhe mes çiftit të dashuruar, të cilët gjejnë në brigjet e Shqipërisë veten

apo i riu, të cilit ky mjedis i larmishëm i ofron një sërë mundësish për zbavitje.

Në sfond paraqitet deti me pafundësinë e hapësirës, e cila mund të nënkuptohet si një pafundësi mundësish

për argëtim.

Ekzistojnë një sërë figurash retorike, si: metafora e familjes dhe e harmonisë që ekziston në brigjet e detit

shqiptar; lulëkuqja me ngjyrat e simboleve shqiptare; por njëkohësisht e krahasuar me dashurinë apo edhe

pamja e maleve dhe lumit mes tyre, që ofron misterin dhe kuriozitetit e rrugës për ta zbuluar.

E gjithë kjo plotësohet nga slogani: Albania a new mediterranian love!

Përforcimi: Rishikim në dyshe

Në dyshe nxënësit punojnë për spotin publicitar të gazetës së shkollës.

Ata hedhin ide të ndryshme se si duhet ta ndërtojnë atë dhe cili do të jetë qëllimi i tij.

Skicojnë dhe përzgjedhin idenë më interesante.

Mësuesi/ja bashkëpunon dhe përzgjedh idetë më interesante.

Nëse koha nuk është e mjaftueshme, mësuesi/ja u kërkon nxënësve ta përfundojnë

në shtëpi.

Në fund të orës mësuesi/ja nxjerr përfundimet e orës mësimore dhe vlerëson nxënësit

me notë.

Detyrë shtëpie. a) Përfundoni mesazhin publicitar të gazetës së shkollës.

b) Parapërgatitni një ese letrare.

171
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Tema

10. Eseja

letrare

Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të identifi kojë esenë letrare;

• të dallojë llojet e ndryshme të esesë;

• të evidentojë karakteristikat e ndryshme të një eseje letrare;

• të analizojë strukturën e esesë letrare.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 11”, lloje të

ndryshme të eseve letrare, shkumësa me ngjyra, tabela.

Konceptet kryesore: ese, ese letrare, lloje të esesë, struktura e esesë letrare.

Struktura mësimore: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Diskutim i njohurive paraprake Diskutim i ideve Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Di /Dua të di/Mësova Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe

Përforcimi Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe/industriale

Materiale shtesë

Ese: Argumentoni pozicionin e Plugut te vepra e Konicës “Katër përralla nga Zullulandi”

Gjatë gjithë tregimit Plugun e shohim në tri pozicione. Fillimisht si të veçuar nga turma, së dyti

në pozicionin e udhëheqësit dhe, së fundmi, si një hero të dështuar.

Konica na e prezanton Plugun nëpërmjet fjalisë: “Vetëm njëri rrinte mënjanë”, e cila e vendosur

në mjedisin festiv të Zulluve, demonstron se ai ishte ndryshe nga bashkatdhetarët e vet e nuk pajtohej

me sjelljen e tyre. Kur të gjithë gëzojnë, Plugu qe i vetmi të cilit i dhembte në shpirt, duke ditur mendimin

e botës së qytetëruar për ta. Dëgjonte i heshtur këngët qesharake të turmës, ndërkohë që do të kish

dashur të dëgjonte në vend të tyre diçka më madhështore e më të denjë për kombin e vet. Këtu lind

dhe kundërvënia e parë e Zulluve, të cilët e barazojnë këtë mungesë entuziazmi me tradhtinë.

Pikërisht në këtë moment Plugu merr përsipër t’i japë vetes një pozicion më të lartë, atë të udhëheqësit.

Duke qenë atdhetar e besnik i vendit të tij, ai e ndien për detyrë t’i drejtojë Zullutë drejt rrugës së

zhvillimit. I nxitur nga ideale të larta, ai pretendon të krijojë lëvizjen e vërtetë kombëtare, ëndërron

një Zulluland të lirë e të qytetëruar. Plugu udhëzon, ndërgjegjëson, kritikon, por këtë herë reagimi i

turmës është edhe më i egër. Së fundmi Plugu e kupton se kish dashur të bënte të pamundurën “më

hyjnë dyshime, kur mendoj se ne do të qytetërohemi ndonjë ditë”. Ai pranon me keqardhje dështimin e

misionit të tij dhe heq dorë nga ato ideale që deri në atë kohë ish përpjekur t’i realizonte. Tashmë është

Plugu ai që i braktis Zullutë, i tall, duke folur të njëjtën gjuhe me ta, por vetëm në këtë moment bëhet i

dëshiruar prej tyre.

Ese: Liria kombëtare, morale e individuale” (bazuar në poezinë e Mjedës, “Liria”)

Mjeda e koncepton lirinë në tri këndvështrime: liri kombëtare, morale e individuale, prandaj për të edhe

lufta çlirimtare e popullit shqiptar duhet të ishte e trefi shtë. Vetëm në këtë mënyrë liria e fi tuar do të mund

të quhej e plotë.

Liria kombëtare për poetin është një interes madhor, një nevojë e unifi kuar e të gjithë kombit, e të gjithë

vendit. Kjo është arsyeja që thirrjen kryesore ai ua drejton shqiptarëve për t’u çliruar nga pushtuesit, nga

pesha e rëndë e robërisë që po shuante zërin e kombit. Këtë e realizon duke vënë në dukje me tone

revoltuese gjendjen aktuale: “Na hekra kemi, na terr e mjegull, na pa emen kërkund, pa atdhe, na jemi

shërbëtorët e të huajve në vendet tona”.

Kur fl et për liri individuale, Mjeda nuk përdor më unifi kimin e natyrës, popullit, gjithë hapësirës shqiptare,

por i drejtohet çdo individi në veçanti, për t’iu përkushtuar luftës çlirimtare, për të lënë mënjanë interesat

172
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

vetjake për diçka më madhore, si liria, pasi në kushtet e mjerimit të përgjithshëm askush nuk mund të

sigurojë një të ardhme të ndryshme, më të mirë për veten. Në këtë moment Mjeda bën paralelizëm me

luftën e popullit amerikan, që arriti fitoren në saje të bashkimit e organizimit. Në mënyrë të ngjashme

ai fton çdo shqiptar të lërë parmendën e të rrokë pushkët.

Liria morale shihet e lidhur me përjetimet emocionale, me botën e brendshme të individit. Në kushtet

e mungesës së saj, në jetën e shqiptarit kishte veç vaj e gjëma ankimi, që nuk i lejonin t’u gëzoheshin

kënaqësive të jetës. Përsëri Mjeda e shfrytëzon këtë për t’i nxitur shqiptarët të luftojnë, sepse vetëm

liria do të mundësonte që edhe në këto troje të ndiheshin këngë të patravaja. Me këtë zbërthim e

trajtim të detajuar që i bën lirisë si term e si nevojë e përgjithshme, Mjeda ndihmon në ndërgjegjësimin

e shqiptarëve për rëndësinë e saj. Ai shpreh ëndrrat e tij për një liri të plotë të kombit, duke e konfi rmuar

kështu veten si patriot e mbrojtës i demokracisë.

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Parashikimi: Diskutim i njohurve paraprake

Mësuesi/ja e nis mësimin duke u shpërndarë nxënësve dy tekste për të lexuar (dy

modele esesh: mund të përdoren esetë e sugjeruara te materiale mësimore ose të tjera

që mund të ketë vetë mësuesi).

Model përgjigjeje

Më pas mësuesi/ja drejton pyetje të tilla si:

-Ç’lloj tekstesh janë?

-Ç’lloj eseje?

-Pse janë ese?

-Si janë të organizuara?

-Cila është tema që trajtojnë?

-Si e trajtojnë temën?

-Cili është mesazhi i esesë?

-Cila është struktura e saj?

Me të dhënat nga përgjigjet e nxënësve dhe të ilustruara me një nga esetë e dhëna,

nxënësit ne fletoret e tyre dhe mësuesi/ja në dërrasë të zezë plotësojnë pjesën Di të tabelës.

Tekstet janë ese argumentuese. Janë ese, sepse shprehin një opinion individual për një temë

të caktuar të mbështetur në fakte (që është vepra letrare). Janë të organizuara në paragrafë.

Temat që trajtojnë lidhen me një koment të një vepre të veçantë (vepra e Konicës “Katër përralla

nga Zullulandi” dhe me poezinë e Mjedës “Liria”). Eseja e trajton temën duke sjellë argumente

të caktuara në lidhje me të. Mesazhi lidhet me opinionin individual të shkruesit në lidhje me

qëndrimin e personazhit (Plugut) në vepër (fragment). Në esenë e dytë mesazhi është opinioni

individual rreth mënyrës si e koncepton “Lirinë” autori i poezisë. Eseja ka një strukturë organike:

hyrje, zhvillim, mbyllje.

Ndërtimi i njohurive: Di/Dua të di/Mësova

Nxënësit lexojnë në dyshe esenë e dhënë në tekst dhe evidentojnë disa nga tiparet e

sipërpërmendura. Por njëkohësisht do të zbulojnë edhe elemente të reja të saj.

173
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Ndërtohet tabela DDM.

Di Dua të di Mësova

Eseja shpreh opinionin

individual mbi një

çështje të caktuar.

Jep argumente të

mbështetura në një fakt.

Cilat janë llojet e

esesë?

A kemi vetëm

argumentim në ese apo

mund të kemi

të përziera një sërë

elementesh në tjera?

Çfarë trajton eseja

letrare?

Llojet e esesë: letrare, fi lozofi ke, historike,

sociale etj.

Në ese shtjellohen argumente, vlerësime, opinione.

Nga vendi që zënë në tekst, esetë klasifi kohen në:

a. përshkruese,

b. shpjeguese,

c. argumentuese

d. vlerësuese.

Shpesh brenda një eseje gjenden të gërshetuara

argumenti, vlerësimi, me përshkrimin e shpjegimin.

Eseja letrare trajton tema që lidhen kryesisht me

letërsinë:

- një periudhë letrare/shkrimtarë të kësaj periudhe,

- një shkrimtar ose veprën e tij në tërësi;

- një koment për një pjesë vepre;

- një problem i caktuar estetik;

- një model krahasimi mes veprash, shkrimtarësh

apo periudhash;

-një trajtim stilesh apo fi gurash stilistike.

U kërkohet nxënësve të lexojnë tekstin “Homeri i Shqipërisë” dhe në ditarin dypjesësh

të dallojnë veçoritë strukturore dhe të përmbajtjes.

Veçoritë

Lloji i esesë

Fusha që trajton eseja

Tema e esesë

Komenti

Ese vlerësuese dhe argumentuese

Një shkrimtar dhe veprën e tij

Tema – vlerësimi i Gjergj Fishtës dhe i veprës së tij

Struktura

hyrjezhvillim-

mbyllje-

Fishta është poet kombëtar

Paragrafi i parë është pjesa argumentuese, ku trajtohet vlera e poetit.

Dy paragrafët e fundit janë mbyllja e fragmentit

174

Eseja organizohet në

paragrafë

Mesazhi i esesë

Argumentet

Faktet

Opinionet e autorit

Përfundimi i autorit

Çdo paragraf trajton një çështje të caktuar:

I- argumenton pse Fishta është poet kombëtar.

II-III trajton rëndësinë që ka fi gura dhe vlera e veprës së Fishtës.

Fishta është Homeri i Shqipërisë, prandaj duhet të jetë thesar i popullit.

-“Fishta është poet kombëtar, sepse ka kënduar Atdheun… Por Fishta është poet

kombëtar edhe pse ka kënduar vlerat dhe virtytet më të larta kombëtare…”.

- Personazhet në veprat e tij, posaçërisht në “Lahutën e Malcis” janë përfaqësues

të veçantë të këtyre virtyteve”...

Autori e shpreh opinionin e tij që në titull. E quan Fishtën Homer të Shqipërisë.

Heq paralele mes rëndësisë së tij në kulturën shqiptare dhe rëndësisë që pati

Homeri në kulturën antike greke. Edhe veprat e të dy autorëve janë epose

kombëtare me një shprehësi të pasur gjuhësore.

Në fund të esesë jepet gjithmonë përfundimi.

Autori vë theksin në rëndësinë e rikthimit të veprës së Fishtës pas një

mungese të gjatë në letërsinë shqipe.
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Diskutim i lirë mbi këto çështje.

Përforcimi i njohurive. Rishikim në dyshe, diskutim i lirë

Nxënësit në dyshe përcaktojnë cilat lloje vlerësimesh mbizotërojnë në esenë e

mësipërme: argumentuese, përshkruese, shpjeguese apo vlerësuese.

Në fund mësuesi/ja nxjerr përfundimet e orës mësimore dhe vlerëson nxënësit me notë.

Detyrë shtëpie: a) Ushtrimi 7, faqe 128

b) Sillni në klasë lloje të ndryshme esesh letrare.

Tema

11. Eseja

letrare

Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të analizojë elementet e strukturës së esesë letrare;

• të bëjë dallimin midis esesë letrare dhe kritikës letrare;

• të analizojnë veçoritë gjuhësore të esesë letrare.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 11”, lloje të ndryshme

të teksteve argumentues, ese letrare, kritike letrare, shkumësa me ngjyra, tabela.

Konceptet kryesore: eseja letrare, struktura e esesë letrare, karakteristika gjuhësore

të esesë letrare.

Struktura mësimore: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Diskutim i njohurive paraprake Diskutim i ideve Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Harta e konceptit/Analiza e tipareve

Të mësuarit ndërveprues Punë në grupe

semantike

Përforcimi Diagrami i Venit Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Parashikimi. Diskutim i njohurive paraprake

Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin e detyrës së shtëpisë. Nxënësve u është

kërkuar të studiojnë esenë në tekst dhe të përcaktojnë elementet e strukturës së saj.

Model përgjigjeje:

Lloji i esesë

Fusha që trajton eseja

Tema e esesë

Ese përshkruese dhe vlerësuese

një periudhë letrare/shkrimtarë të kësaj periudhe

Tema bën fjalë për letërsinë e vërtetë të shek.XX dhe autorët e saj më në zë.

Struktura

hyrjezhvillim-

mbyllje-

Në shek.XX kemi disa vepra ... që mund të cilësohen letërsi e vërtetë...

Në katër paragrafë shtjellohet përmbajtja e esesë

Paragrafi i fundit është mbyllja

Eseja organizohet

në paragrafë

Faktet

Çdo paragraf trajton një nga fi gurat dhe veprat kryesore që, sipas autorit, përbëjnë

letërsinë e vërtetë:

- Gjergj Fishta –Lahuta e Malcis

- A.Z.Çajupi- Baba Tomori

- Filip Shiroka dhe brezi më i ri: Ernest Koliqi, Vinçens Prenushi, Spiro Dine

-Shkrimtari më modern-F.S. Noli

Paragrafi i fundit lë të hapur kontributin e vetë autorit.

Zhvillimi i letërsisë shqipe në shek. XX. Autorët dhe veprat që përmenden

175
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Mendimet e tij

subjektive

Interpretimet dhe

vlerësimet

Elementet

përshkruese dhe

argumentuese

Synimin që i ka vënë

vetes

Gjuha që përdor

Ka të bëjë me konceptin që ka ai për letërsinë dhe autorët, të cilët, sipas tij, kanë

sjellë një kontribut të jashtëzakonshëm në letërsinë shqipe.

Fishta –shumë më shumë se poet, prijetar

Vargu i Çajupit ka një ritëm të butë magjiplotë, përkthimet e tij janë një dëshmi

impresive... Atë V. Prenushi ka një libër poezish të një magjepsjeje magjiplotë... -

…Sikur shkruan për bariun, duke i rënë fyellit pas stuhisë, sikur kridhet në mendime

mbi kalueshmërinë e jetës dhe afrimin e vdekjes, vargu i tij ka gjithmonë një ritëm

magjipushtues.

-… Noli, i cili ka botuar përkthimet shqip të disa dramave të Shekspirit, një shqipërim

të mrekullueshëm të Edgar Alen Posë, pa humbur ritmin dhe origjinalitetin….

Në shek. XX kemi disa vepra të dalluara që mund të cilësohen si letërsi e vërtetë,

nëse me letërsi kuptojmë një zgjedhje artistike të fjalëve për të shprehur mendime

dhe ndjenja...

Përshkrimet: Në jug Anton Zako, në një libër të quajtur “Baba Tomori”, ka

përmbledhur një varg të vjershave të tij lirike. Sikur kur shkruan për bariun duke

i rënë fyellit pas stuhisë, sikur kridhet në mendime…. Mes veprave të tjera ka

botuar një përkthim të vargjeve të fabulave të La Fontenit të mrekullueshëm…

Me vdekjen e tij në 1930 ai la disa dorëshkrime, në mesin e të cilave mbase edhe

një dramë. Ai më kishte dërguar dorëshkrimin e kësaj drame disa vjet para Luftës

Botërore… Në Egjipt gjithashtu jeton një shqiptar… Nga brezi më i ri…

të bëjë një panoramë të zhvillimit të letërsisë shqiptare në shek. XX, duke e

përcaktuar brenda konceptit që ai ka për atë që quhet letërsi.

Gjuha letrare, rendit konceptet, të cilat i parashtron në fjali të gjata me pjesë të

nënrenditura dhe të bashkërenditura, përdorimi i shpeshtë i konektorëve. Vihet re

edhe përdorimi i fjalive të ndërkallura etj ., përdorimi shpeshtë i presjes…. Duke

iu përmbajtur rregullave të esesë, siç është renditja në paragrafë etj… Renditja

logjike e mendimeve etj…

176

Diskutim i lirë për këto elemente.

Mësuesi/ja përmbledh në skemë veçoritë e esesë dhe të strukturës së saj

Ndërtimi i njohurive: Harta e konceptit/Analiza e tipareve semantike

Mësuesi/ja e përqendron vëmendjen e nxënësve në pyetjet të tilla si:

-Çfarë quan Konica letërsi të vërtetë?

(Zgjedhje artistike të fjalëve për të shprehur mendime dhe ndjenja).

-Cilët janë shkrimtarët që përmend Konica?

(Fishta, Andon Zako, Konica, Filip Shiroka, Ernest Koliqi, Vinçenc Prenushi,

Spiro Dine, Fan Noli).

-Çfarë karakteristikash kryesore dallon Konica te secili shkrimtar?

(Te Fishta evidenton që ka shkruar në të gjitha llojet letrare duke pasur sukses,

që njihet në lëvrimin e një epi pastoral, vlerëson muzikalitetin dhe tingullin e poezisë

së tij. Tek Andon Zako vlerëson krijimtarinë e tij lirike, ritmin e poezisë, përkthimet e

mrekullueshme të fabulave të La Fontenit, gjuhën e përdorur prej tij. Te Fillip Shiroka

vlerëson lëvrimin e sonetit. Te Koliqi vlerëson origjinalitetin dhe ritmin e poezive të

tij. Te Noli vlerëson në tërësi figurën dhe kontributin e kësaj fi gure komplekse, duke

theksuar sidomos shqipërimet e sjella prej tij në shqip me mjeshtëri dhe sidomos veprën

shkencore “Historia e Skënderbeut”…).

-A e përmend ai qëllimisht origjinën e shkrimtarëve?

(Po, sepse ka të bëjë me gjithëpërfshirjen dhe shtrirjen e asaj që ai e quan letërsia

e shek. XX).

- Ç’tregon mbyllja e esesë? (Konica është i vetëdijshëm për vlerën e krijimtarisë

së tij, duke qenë se e ka të qartë konceptin e një letërsie të vërtetë, e cila transmeton
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

te lexuesi vlera të vërteta estetike, por ai është modest dhe ua lë në dorë të tjerëve të

vlerësojnë kontributin e veprës së tij në letërsinë shqipe).

Në bazë të veçorive të evidentuara, mësuesi/ja diskuton këndvështrimin kritik të

mbajtur nga Konica mbi çështjet që ai trajton në ese, duke sjellë dhe argumentet e

veçanta për secilën prej tyre. Ai shtron për diskutim nëse kjo ese ka si qëllim të evidentojë

qëndrimin kritik të Konicës ndaj dukurive të ndryshme të shfaqura në letërsinë e shek.

XX, apo kërkon thjesht të informojë.

-Cilat janë disa nga veçoritë e një shkrimi kritik?

-Ku ndryshon ai nga eseja letrare?

Nxënësit me anë të Diagramit të Venit vënë në dukje të veçantat dhe të përbashkëtat

e këtyre shkrimeve.

Shkrim kritik

Periudha e krijimeve të para të Camajt përfshin një hark kohor që nis nga mesi i viteve ’50 e shkon

gjer në mesin e viteve ’60. Është koha e botimit të dy librave të parë në Kosovë, “Një fyell ndër male”

dhe “Kanga e vërrinit”, përmbledhje poetike, ku spikat dukshëm ndikimin në folklor. Si në konceptim,

ashtu edhe në teknikat ligjërimit të bie në sy se, në përgjithësi, këto krijime janë tradicionale, retorike,

të drejtpërdrejta në mesazhet dhe në imazhet poetike. Disa nga motivet kryesore të kësaj periudhe

janë: jeta e bariut, bujkut, hapësira gjeografi ke brenda malësisë (mali, kroi, katundi). Ndërsa Fyelli

kthehet në simbol të jetës në malësi...

Duke pranuar ecurinë e krijimtarisë së Camajt në një periudhë trefazëshe, rezulton se në fazën e

dytë kemi një konsolidim të prirjeve poetike të këtij krijuesi. Edhe fjala është për prirjen ndaj teksteve,

ku gërshetohet shkalla e lartë e abstraksionit me detajet dhe skenat jetësore, realiste. Mund të thuhet

se kemi një kombinim të poetikës realiste me atë hermetiko-moderniste (hermetizmi nis e shpallet

dukshëm si model i preferuar nga poeti). Kufi jtë mes tyre janë të paqëndrueshëm dhe krijojnë befasi

të bukura, ashtu si pamjet në një kaleidoskop. Lexuesi gjendet në një pozitë dyfi she, herë shikon

pamje të drejtpërdrejta para vetes e herë vendoset prapa lenteve shumëformëshe e shumëngjyrëshe

për t’i kundruar në një pamje të re ato tablo.

Në periudhën e tretë, 10 vitet e fundit, Camaj botoi mjaft vepra në prozë, dramë e poezi...ku të bie në

sy/një pasuri e madhe shtresimesh kuptimore dhe një imagjinatë jashtëzakonisht e pasur poetike...

Te poezia “Fjala” i thuret himn fjalës, kësaj mrekullie njerëzore, pa të cilën gjithçka do të ishte kaos

dhe akullnajë. Te fjala poeti sheh të mishëruara gjithë vlerat dhe qytetërimet shekullore, që nga

buzëqeshja e dashuria e njeriut e deri te shpikjet më të guximshme. Duke qenë se në fjalë është

mbartur gjithë eksperiencë njerëzore, ndaj saj kërkohet përkujdesje e nderim, ashtu si ndaj diçkaje

të shenjtë. Në këtë kuptim, fjala, kjo krijesë sublime, nuk mund të shpërdorohet e ca më tepër të

keqpërdoret për motive të mbrapshta.

Vetë Camaj, veçanërisht gjatë kësaj periudhe, e përdori fjalën me mjeshtëri të rrallë, gjeti atë ku të

ishte më e përkorë dhe e latoi me frymë poezie, duke i dhënë një harmoni e kumbim gati prej muzike.

Muzikaliteti i kësaj poezie nuk është i zhurmshëm, por i brendshëm, për pasojë, mjaft i thellë. Atë e

krijon ritmi i vargut, gati si harmoni rituali, e krijon gjetja dhe vendosja e fjalëve nëpër pozicione tepër

precioze.

Në fjalë sqarohet qiell e dhè bashkë...

Kjo është deviza e peshës së fjalës, e cila shtegton në librat e shenjtë, në cicërimat e fëmijëve, në

veprat e dijetarëve, nëpër luftëra e auditorë e deri te pena e Poetit.

Marrë nga Ymer Çiraku, Bota poetike e Martin Camajt.

177
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Mësuesi/ja ndan nxënësit në dy grupe dhe u kërkon grupeve të punojnë në dyshe që

të evidentojnë me anë të ditarit dypjesësh veçoritë e shkrimit eseistik të Aurel Plasarit

dhe shkrimit kritik të Ymer Çirakut.

Veçori të shkrimit eseistik kritik

Lloji i shkrimit

Tematika

Fakti

Interpretimi

Subjektiviteti

Përfundimi

Fragmente

Komenti i një poezie (Nji lule vjeshtet)

Dilema e jetës dhe vdekjes në një poezi lirike.

Në lirikën e Fishtës poezia Një lule vjeshtet të del para

si një oazë befasuese, ...ajo të kujton një lirishtë

Përforcimi: Diagrami i Venit

Pasi janë evidentuar veçoritë e dy llojeve të shkrimeve, esesë letrare dhe shkrimit

kritik, mësuesi/ja u kërkon nxënësve në dyshe të evidentojnë të përbashkëtat dhe

dallimet e dy shkrimeve, atij eseistik dhe atij kritik.

Eseja letrare

-Qëndron ndërmjet letërsisë

dhe shkencës letrare

- ka shumë subjektivizëm

-Disiplinë e shkencës letrare

- subjektivizmi i nënshtrohet

metodës objektive shkencore

Kritika letrare

Model përgjigjeje:

Shkrime vlerësuese

për fushën e letërsisë

Të dyja tekstet kanë në qendër tyre një temë nga fusha e letërsisë.

Teksti i A. Plasarit komento një poezi të Gj. Fishtës dhe synon të orientojë lexuesin se si mund të lexojë

një lirikë të poetit të madh epik: njeriut i pëlqejnë përjashtimet, pikërisht ngase ato përforcojnë rregullat,

pra, nënkupton shkruesin. Fishta është po aq i madh edhe në poezinë lirike sa në poezinë epike (poezia

del para si një oazë befasuese), pra ngre një tezë për një çështje të caktuar dhe argumenton si mund të

interpretohet e kuptohet ajo (në rastin tonë vepra e Fishtës).

Në tekstin e dytë, kritiku Y. Çiraku evidenton fazat e zhvillimit të krijimtarisë së M. Camajt, ku analizon

karakteristikat e çdo faze. Ai përpiqet që të jetë sa më objektiv në vlerësimet e tij, duke u mbështetur në

objektivitetin shkencor.

Elementi subjektiv është i pranishëm në të dyja tekstet, sepse janë autorët që

shprehin mendimet, vlerësimet dhe përzgjedhin argumentet që mendojnë se janë më

domethënëse për të mbrojtur tezat e tyre.

Të dy tekstet kanë strukturën e një shkrimi argumentues (hyrje, zhvillim e mbyllje),

Materiali është i organizuar në paragrafë, ku secili prej tyre trajton një çështje.

Ato dallohen për përdorimin e gjuhës letrare, fjalorin e përzgjedhur, sintaksën, ku

mbizotërojnë fjali të gjata, të thjeshta, të zgjeruara dhe veçanërisht të përbëra me

pjesë të nënrenditura apo të bashkërenditura etj.

Diskutim i lirë mbi këto çështje

Në fund mësuesi/ja nxjerr përfundimet e orës mësimore dhe vlerëson nxënësit me notë.

Detyrë shtëpie: 1) Gjeni dhe sillni në klasë tekste të shkrimeve kritike. Evidentoni karakteristikat e tyre.

2) Parapërgatitni dhe lexoni esenë në ushtrimin 9, faqe 129.

178
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Tema

12. Eseja

letrare

Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të analizojë veçoritë e esesë letrare nga ana gjuhësore;

• të shkruajë një ese letrare.

Materialet dhe mjetet mësimore: Teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 11”, lloje të

ndryshme të teksteve argumentuese, shkumësa me ngjyra, tabela.

Konceptet kryesore: ese letrare, karakteristika gjuhësore të esesë letrare, shkrimi i

një eseje letrare.

Struktura mësimore: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Përvijimi i të menduarit Diskutim i ideve Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Mbajtja e strukturuar e shënimeve Të mësuarit ndërveprues Punë në klasën

Përforcimi Shkrimi i lirë Ndërtim i shprehive studimore Punë individuale

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Parashikimi: Përvijimi i të menduarit

Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin e detyrës së shtëpisë. Më pas në dyshe

u kërkon nxënësve të punojnë ushtrimin 9, esenë me titull “Dredhi, dëshirë për të

njohur, dëshirë për t’u kthyer”, ku të evidentojnë tiparet e saj, llojin dhe elementet që e

klasifi kojnë atë si të tillë.

Model përgjigjeje

Eseja letrare analizon një temë të caktuar e mbështetur në tri argumente bazë në veprat “Iliada” dhe

“Odiseja” e Homerit. Paragrafi i parë jep thelbin e veprës së Homerit, duke vënë theksin te heroi që do

të marrë në shqyrtim “Odiseja”, duke evidentuar tipare bazë të tij.

Paragrafi i dytë vë përballë njëri-tjetrit personazhe të dy veprave të Homerit.

Paragrafi i tretë argumenton çfarë e dallon dhe e bën njerëzor këtë personazh të rëndësishëm të veprave të tij.

Struktura

Hyrja: nis me një tezë dhe shtron çështje për t’u argumentuar: Ç’u bë me luftëtarët lakenj...

Zhvillimi: përshkruan argumenton mbi temën: Menelaut iu desh të endej tetë vjet...

por nga të gjithë heronjtë... ai që përjetoi aventurat emocionale është Uliksi.

Mbyllja: për këto dy karakteristika, aventura e Uliksit është kthyer në një simbol

universal të jetës së njeriut....

Elementet e strukturës janë lidhur organikisht dhe logjikisht me njëri-tjetrin. Arrihet në

një përfundim logjik të argumenteve, të sjella në bazë të fakteve të huazuara nga vepra

letrare.

Ka elemente të subjektivitetit.

Synimi që ka autori: të argumentojë mbi shfaqjen dhe karakteristikat e një personazhi

të një vepre letrare.

Ndërtimi i njohurive: Mbajtja e strukturuar e shënimeve

Mësuesi/ja drejton vëmendjen e nxënësve mbi aspektet gjuhësore dhe u kërkon

nxënësve t’i përcaktojnë ato me anë të organizuesit grafi k: ditarit dypjesësh.

179
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Veçori gjuhësore

- Përdorimi i fjalive të gjata, të thjeshta dhe të

përbëra, me marrëdhënie bashkërenditëse,

nënrenditëse dhe të përziera, me lidhëza,

fjalë lidhëse dhe pa lidhëza e fjalë lidhëse.

- përdorimi i gjerë i pjesëve të ndërkalluara që

sqarojnë koncepte, dukuri etj.

Shembuj nga teksti

Ç’u bë me luftëtarët lakenj të kthyer nga një luftë e gjatë/

që zgjati dhjetë vjet? (Fjali me nënrenditje përcaktore,

me dy pjesë, që lidhen me përemër lidhore)

Por nga të gjithë heronjtë grekë/ që u kthyen,/ ai që

përjetoi aventurat më emocionale/ është Uliksi (Odiseja),

mbreti i Itakës: bëhet fjalë për më dinakun mes akejve/

që udhëhoqën luftën kundër Trojës,/ por nga të fundit

që pa vendin e tij, pas dhjetë vjet lufte e dhjetë të tjera në

endjen përmes Mesdheut. / (fjali e përzier)

Tek Iliada takohen mjaft figura heronjsh që, edhe pse na

joshin me guximin e tyre, janë mjaft të ngjashëm mes

tyre, ndonjëherë edhe pa një individualitet të vetin.

Përdoret gjuha standarde (letrare)

Fjalori i zgjedhur

Përforcimi: Shkrim i lirë

Në bazë të elementeve të studiuara në këto orë mësimi, mësuesi/ja u kërkon nxënësve

të shkruajnë një ese letrare, duke u mbështetur në një nga temat e mëposhtme:

• Mitet, si kanë evoluar nga antikiteti në ditët e sotme.

• Romantizmi shqiptar dhe heronjtë e tij.

Diskutimi i lirë mbi këto çështje vlerësimi të eseve të ndryshme.

Në fund të orës së mësimit mësuesi/ja bën vlerësimet e orës mësimore dhe vlerëson

nxënësit me notë.

Detyrë shtëpie: a) Përfundoni esenë.

b) Parapërgatitni një ese historike.

Tema

13. Eseja

historike

Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të identifi kojë esenë historike;

• të evidentojë tematikat e një eseje historike;

• të analizojë elementet e strukturës së një eseje historike.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 11”, lloje të

ndryshme të eseve historike, shkumësa me ngjyra, tabela.

Model esesh historike për:

a. dukuri historike

b. simbol historik

c. ngjarje të ndodhura në kohë të ndryshme.

180
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Materiale shtesë

Dukuri historike

Shqiptarët, banorët më të hershëm të Adriatikut

Prof.Dr.Dh.Pilika

Sipas autorëve të lashtë, Adriatiku në fi llim quhej “Deti i Kronosit dhe i Reas”, me pas “Gjiri Jonian”, me

një emërtim të trefi shtë, të lidhur me traditat parahelenike, pellazgjike. Jo fort larg nga brigjet e Adriatikut,

më 1875 u zbulua Dodona, kryeqendra shpirtërore, politike dhe kulturore e pellazgëve, orakulli paragrek i

së cilës ka qenë më i lashti dhe më i njohuri në Ballkan e në Evropë. Disa qindra dijetarë, klasikë e modernë,

shpesh me emër ndërkombëtar, janë marrë me këtë popull. ...Rrjedhimisht, ata kanë nxjerrë argumente

autentike të pashtershme sidomos pas sjelljes në Luvër të gjetjeve arkeologjike të Dodonës dhe daljes

më 1878 në Paris të dy vëllimeve të Konstandin Karapanos, “Dodona dhe rrënojat e saj”. ... Si rrjedhim,

me vërtetimin mbi baza rreptësisht shkencore të autoktonisë së pellazgëve kundrejt ardhësve të rinj,

helenëve, cili ka qenë zhvillimi i tyre i mëtejshëm në brigjet e Adriatikut? Kjo kumtesë bën një përpjekje për

t’iu përgjigjur shkurt kësaj pyetjeje, të parë nga këndvështrimi i popullit shqiptar, pjesëtar i familjes adriatike.

Sipas humanistëve ... e po ashtu më vonë dhe shumë të tjerëve, vazhdimësia e shqiptarëve shkon

në vijë të drejtë tek Aleksandri dhe Pirroja, mbretër të Epirit, trashëgimtarë të Dodonës “ab antiquo”.

Ky pohim mbështetet gjerësisht nga humanistët tanë Marin Barleti, Frank Bardhi, Pjetër Bogdani, si

dhe nga mijëra dëshmi “in loco”, të shkruara dhe gojore. Më 1882 u gjet në Arkivin e Napolit dhe u

botua një letër e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut (1405-1468), ... që më 31 tetor 1406 ia dërgonte princit

të Tarenit Xhovani-Antonio Orsinit, duke thënë se, po t’u besojmë kronikave tona kombëtare, ato na

tregojnë se sovranët epirotë e molosë, Aleksandri dhe Pirroja, kanë qenë stërgjyshët e shqiptarëve;

këta dy dinastë u shquan me ekspeditat e njohura që ndërmorën përtej Adriatikut... vula zyrtare dhe e

fshehtë e Skënderbeut, që u bë e njohur më 1962, ka emblema tërësisht dodonase; përkrenarja e tij,

që ruhet në Vjenë, është e njëjtë me helmetën e Pirros, të përshkruar prej Plutarkut; për më tepër, në

drurin gjenealogjik të pasardhësve të tij, jo rastësisht janë shquar Pirroja I, Kastrioti-Skënderbe, si dhe

Pirroja II Kastrioti-Skënderbe. Si përfundim, duhet të saktësojmë se vija: Aleksandri dhe Pirroja i Epirit

– shqiptarët e sotëm, deri më sot, nuk është kundërshtuar nga asnjë dokument historik i vlefshëm. Një

repertor mjaft i pasur greko-romak, që asnjëherë nuk është hedhur poshtë, vërteton se Aleksandri dhe

Pirroja, si molosë, ishin acidë, pasardhës të drejtpërdrejtë të Eakut, gjyshit të Akilit, i cili që nga Homeri

është vlerësuar si mishërimi i vetë prototipit të pellazgut. ... Përfundimisht, origjina pellazgjike e kombit

shqiptar, të pandarë prej Adriatikut, është provuar në mënyrë të padyshimtë... nëpërmjet ... mijëra të

dhënave ndërdisiplinore, zakonisht të pabotuara, vendore, që u përkasin fushave të mëposhtme... Afër

rivierës sonë, në jug të Buthrotit të lashtë, ... gjendet shpella paleolike e Kreshmoit, në të cilën janë

gjetur më 1933 “ankorat e argjirit”, një “specialitet” gjithëmesdhetar ekskluziv i pellazgëve, të quajtur

prej kohësh zotër të deteve. Një legjende provinciale, e transmetuar brez pas brezi dhe e shtypur

më 1875, e sjell lindjen e Zeusit pellazgjik të Dodonës, që është himnizuar nga “Iliada”, pikërisht te

stanet e atit të tij, Kronosit, në rrethinat e qytetit të Anhiazmit ose të Onhezmit, që është emri i babait

të Eneut, Ankizit, i cili me sa duket është varrosur këtu (sot Saranda, kryeqendra detare e jona në jug).

... Tërësia e këtyre atributeve të posaçme, domethënë shqiponja, dushku, rrufeja, demi, shumë më tepër

se kudo gjetkë, gjenden me bollëk në bregdetin tonë Adriatik, si dhe në brendatokë, deri përtej kufi jve të

Dalmacisë, të Peonisë dhe Dardanisë, (Kosova e sotme). Në krahinën e fundit kohët e fundit janë vënë

re pesëdhjetë mbishkrime “zeusiane”, tashmë të botuara, shfaqje të tjera të panumërta të trashëgimisë

kulturore dhe të teogonisë pellazgjike. Duke mbajtur parasysh lashtësinë dhe vazhdimësinë kaq të qartë

e të pandërprerë, studiuesi i shquar i mesjetës, Alen Dyseljë, ka thënë më 1981: “Historia na mëson se

lidhur me Kosovën, serbët janë pushtues të ardhur mjaft vonë”...

(Kumtesë e paraqitur në Kolokiumin ndërkombëtar “E kaluara dhe e ardhmja e Hapësirës Adriatike”,

organizuar në Paris më 29 e 30 nëntor 1994). Përkthyer nga frëngjishtja nga prof.dr. Xhevat Lloshi.

181
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Momente kyç nga jeta e personaliteteve historike

Volteri për Skënderbeun

Shkrimtari, fi lozofi , dijetari, humoristi dhe enciklopedisti i famshëm francez Fransua Volter (1694-

1778) shkroi një përmbledhje të historisë së përgjithshme me titull “Ese mbi zakonet dhe shpirtin e

kombeve dhe për faktet kryesore të historisë që nga Sharlemanjë deri te Luigji XIII”. Kapitulli XC – “Për

Skënderbeun” (faqe 814-815)

“Një luftëtar tjetër i famshëm, të cilin nuk di si ta quaj, osmanli apo të krishterë, pengoi përparimin e

Muratit dhe prej kohësh u bë ledhi i të krishterëve kundër fitoreve të Muhametit II: flas për Skënderbeun,

lindur në Shqipëri, pjesë e Epirit, vend i shquar që nga kohët e quajtura heroike, dhe nga kohët vërtet

historike romake. Emri i tij ishte Jean (Gjergj) Kastriot. Ishte djali i një despoti... Gjergj Kastrioti ishte ende

fëmijë kur Murati, shumë kohë përpara betejës së Varnës për të cilën do të flas, u mor prej Shqipërisë

pas vdekjes së atit të tij, Kastriot. Ai e rriti këtë fëmijë, i vetmi që mbeti nga katër vëllezërit. Burimet turke

nuk thonë asgjë që këta katër princër u terrorizuan prej Muratit për hakmarrje. Nuk është për t’u habitur

që mizori të tilla ishin në karakterin e një sulltani që abdikoi dy herë kurorën dhe nuk ka të ngjarë që

Murati t’i kushtonte dhembshuri dhe besimin e tij atij për të cilin ushqente një mëri të paqetësueshme.

Ai e mbante pranë tij gjatë betejave. Gjergj Kastrioti u dallua aq tepër, sa sulltani dhe jeniçerët i dhanë

emrin Skanderbeg, që do të thotë Aleksandri i Madh, Së fundi miqësia fitoi mbi politikën. Murati i besoi

komandën e një ushtrie kundër despotit të Serbisë, që ishte radhitur me të krishterët duke i shpallur luftë

sulltanit, dhëndrit të tij; kjo përpara abdikimit të tij. Skënderbeu që në atë kohë s’ishte veçse njëzetvjeçar,

sheshoi planin të mos kishte më zot mbi kokë dhe të mbretëronte. Qëlloi të kalonte pranë fushimit të tij

sekretari që mbante vulën e sulltanit. Ai e ndaloi, i vuri hekurat dhe e shtrëngoi të shkruante e të vuloste një

urdhër për sundimtarin e Krujës, kryeqytet i Epirit, që t’ia dorëzonte qytetin dhe kështjellën Skënderbeut.

Pasi siguroi urdhrin, e vrau sekretarin dhe suitën e tij. Më 1443 marshoi mbi Krujë; sundimtari ia lëshoi

postin pa vështirësi. ... Me luftëtarët e vet ai e fitoi gjithë Shqipërinë. Shqiptarët mbahen si luftëtarët më të

mirë të këtij vendi. Skënderbeu i udhëhoqi me zotësi dhe diti të krijonte avantazhe nga terreni i thyer dhe

malor, aq sa me pak trupa ia doli të ndalonte çdo herë ushtritë e shumta turke. Myslimanët e shihnin si

besëthyes; të krishterët e adhuronin si hero, i cili duke mashtruar armiqtë dhe zotërit e tij, rimori kurorën

e babait të vet, çka e meritoi me guximin e tij”.

Marrë nga interneti

Ngjarje historike

Kongresi i Manastirit dhe alfabeti i shqipes

Prof. dr.Tomor OSMANI

Kongresi i Manastirit zgjidhi përfundimisht problemin e alfabetit të përbashkët të shqipes. Qe një

rrugë jo e lehtë për të ardhur në ditën fatlume, në nëntorin 1908, 100 vjet më parë, kur u mblodh në

Manastir ky kuvend me vlera të veçanta kombëtare, historike dhe kulturore. Ishte vullneti, dëshira,

pasioni dhe, mbi të gjitha, patriotizmi i shqiptarëve që për afro 3 shekuj e gjysmë luftuan ...me dallgë

të fuqishme që donin të pengonin zgjidhjen e problemit të alfabetit të njësuar të gjuhës shqipe.

... Do të prijnë në këtë rrugë të vështirë lajmëtarët e parë: Buzuku e Budi, Bardhi e Bogdani që,

pa asnjë mëdyshje, secili ka meritën e vet në këtë fushë... Kaluan vite e vite. Patriotët shqiptarë nuk

182
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

ndenjën duarlidhur, ata përkthenin ndonjë vepër, kryesisht fetare, duke zbatuar për shqipen, në më

të shumtën alfabetin latin. Por, ... në vazhdim të viteve, në shkrimin e shqipes do të përdoreshin

edhe alfabete të tjera. ... Në muajt e parë të vitit 1879, një komision i kryesuar nga 29-vjeçari Sami

Frashëri, ... fi lloi punën për zgjidhjen përfundimtare të alfabetit të përbashkët të shqipes. ... Komisioni

e kishte përgatitjen e domosdoshme për t’u marrë me zgjidhjen e problemit të alfabetit të përbashkët

të shqipes. Të gjithë anëtarët kanë qenë hartues alfabetesh, nëse pranojmë se alfabeti i Stambollit

është i Samiut. ...Ky alfabet nuk arriti të bëhej alfabeti kombëtar i shqipes, ndonëse për rreth dy

dekada mbizotëroi në botimet shqipe, por pas pak kohe fi lloi tatëpjetën e tij. Megjithatë, ai pati disa

vlera, të cilat u pasqyruan në zgjidhjen që bëri Kongresi i Manastirit, më 1908. Fundi i shek. XIX kishte

elektrizuar të gjitha forcat intelektuale për ta zgjidhur këtë problem, megjithatë patriotë e shoqëri ende

nuk po gjenin mirëkuptimin e duhur për të sheshuar mosmarrëveshjet. Organet që dolën në atë kohë, si

“Shqipëtari” i Bukureshtit (1888-1903), “Albania” e F. Konicës (1897-1909), “Shqipëria” e Bukureshtit

(1897-1899) “Besa” e Kajros (1904-1905), ndonëse bënin thirrje për zgjidhje e këtij problemi, secili

organ kishte alfabetin e vet. Dy shoqëri të krijuara në Shkodër, shoqëria “Bashkimi” (1899) dhe

shoqëria “Agimi” (1901), secila prej tyre kishte shpallur alfabetin e vet, mbështetur në alfabetin latin,

e para duke pasur si kriter plotësimin e mungesave të alfabetit latin me anë të dyshkronjëshave,

ndërsa e dyta me anë të shenjave diakritike. Kështu numri i alfabeteve vinte gjithnjë duke u rritur.

Ishte me të vërtetë një lumë alfabetesh dhe variantesh, të cilat vështirësonin zgjidhjen përfundimtare

të këtij problemi.

Më 14 nëntor 1908, 100 vjet më parë, në një ditë të ftohtë dhe të acartë, kur gjatë ditëve të

Kongresit edhe dëbora do të mbulonte qytetin e Manastirit, u mblodh Kongresi i Manastirit, që do

të fi nalizonte përpjekjet më se treshekullore, për të miratuar sistemin shkrimor të gjuhës shqipe,

alfabetin që kemi sot. Ai vazhdoi punimet deri më datë 22 nëntor të atij viti. ... Numri i delegatëve qe i

vogël, vetëm 32 kishin të drejtë vote, ndërsa 18 jo, që përfaqësonin 26 qytete, shoqëri dhe klube. Ata

u shoqëruan me dhjetëra e dhjetëra të tjerë patriotë, shqiptarë që secili prej tyre priste përfundimin

e kësaj odiseje me një lumë alfabetesh. ... Kongresi zgjodhi si kryetar të Kongresit të Manastirit

Mithat Frashërin, nënkryetarë: Luigj Gurakuqin dhe Gjergj Qiriazin, sekretarë: Hilë Mosin, Thoma

Avramin, Nyzhet Vronin. Në dy ditët e para u diskutua se në cilin duhet të mbështetet alfabeti ynë, kur

përhapjen më të madhe e kishin alfabeti i Stambollit, i shoqërisë “Bashkimi” dhe shoqërisë “Agimi” të

Shkodrës. Por pas diskutimesh, duke u nisur nga dëshira e mirë, u miratua që të hartohej një alfabet

i ri dhe të mbështetej në alfabetin latin. Në ditën e tretë u zgjodh një komision prej 11 vetash, që

do të merrej me këtë problem. Kryetar i komisionit u zgjodh Gjergj Fishta, një personalitet i kulturës

shqiptare, poet i talentuar, erudit, që shquhej për forcën e fjalës, mendjen e mprehtë dhe logjikën e

fortë. ...Komisioni pranoi njëzëri se alfabeti i shqipes duhet të kishte si bazë alfabetin latin, mungesat

e të cilit do të plotësoheshin me anë të dyshkronjëshave, por që vinin në këndvështrim me kriteret

e alfabetit të Stambollit dhe të shoqërisë “Agimi”. Në mbledhjet e komisionit u kalua në diskutimin e

çdo tingulli, duke i vënë shkronjën përkatëse. Kështu, në ditën e shtatë u shpall vendimi i komisionit

që miratonte dy alfabete. U vendos që të merret alfabeti i Stambollit, të cilit iu bënë pesë ndryshime

dhe bashkë me të edhe një abece thjesht latine, që të mësohen e të përdoren bashkërisht në mes

shqiptarëvet. Ndonëse Kongresi miratoi dy alfabete; ai i mbështetur në atë latin që një tingull-fonemë

mund të paraqitej edhe me anë të dyshkronjëshave, fi toi si më i përshtatshmi për natyrën e gjuhës

sonë, i lehtë dhe i thjeshtë në të shkruar dhe praktik, pasi me të mund të shtypëshin libra në çdo vend

të Evropës që përdornin këtë sistem shkrimor.
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Konceptet kryesore: ese historike, karakteristika të një eseje historike, struktura e një

eseje historike.

Struktura mësimore: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Diskutim i njohurive paraprake Diskutim i ideve Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Mbajtja e strukturuar e shënimeve Të mësuarit ndërveprues Punë me klasën

Përforcimi Shkrimi i lirë Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Parashikimi. Diskutim i njohurive paraprake

Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin e detyrës së shtëpisë. Nxënësve u është

kërkuar të sjellin në klasë lloje të ndryshme esesh historike. Lexohen disa prej tyre

(mund të lexohen dhe shembuj të sugjeruar nga mësuesi). Mësuesi/ja ndërkohë pyet

nxënësit se çfarë dinë ata për esenë historike dhe me përgjigjet e tyre plotëson grafi kun

organizues harta e konceptit.

fakte

simbole

opinionin individual Temë historike Ese historike përfundimet

dukuri

personazhe

data ` argumentin

vende historike Gërsheton faktin me opinionin

ngjarje reale

vlerësimin subjektiv

Ndërtimi i njohurive. Mbajtja e strukturuar e shënimeve

Mësuesi/ja thekson se tematika e një eseje historike i përket fushës së historisë,

duke u përqendruar në fakte historike, simbole, ngjarje e personazhe historike. Më pas

u shpërndan nxënësve nga një model dhe u kërkon të evidentojnë tematikën që trajton

secila prej tyre, duke u bazuar në pyetje të tilla, si:

- Çfarë ka në qendër të esesë?

- Cili është fakti historik që trajton?

- Si gërshetohet fakti historik me argumentin, opinionin, vlerësimet subjektive të

autorit?

- Cila është struktura e esesë?

- Cili është këndvështrimi që e trajton argumentin?

184

Model përgjigjeje:

(Bazuar në modelet e tekstit)

Në fragmentin e esesë në tekst (faqe 131) në qendër të saj qëndron një fi gurë e

shquar historike, Volteri. Mbështetet në fakte historike të tilla, si:

- Kur Luigji XV ishte gjallë, Volteri nuk mund të vinte në Paris

- Luigji XVI ndërroi ministrat me njerëz të ditur, u bë e mundur ardhja e Volterit

- Përmenden emra njerëzish realë: Maleserbi, Tyrgoti
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

- Përmenden emra që lidhen me jetën vetjake të Volterit: zonja Denis, zonja Vijetë

- Jepet një konkluzion në fund të esesë, i cili gërsheton një fakt real, (ardhja e tij në

Parsis) me një përshtypje subjektive (trazoi Parsin më shumë se ardhja e një sovrani).

Në fragmentin pasues kemi renditjen e të dhënave, fakteve objekteve, të shoqëruara

me data historike dhe vende: kisha dhe manastire ortodokse të kushtuara Virgjëreshës

së bekuar, datuar në vitin 1797 në Peshtan- BR, Elbasan 1833, Ardenicë- LU... etj.

Më pas mësuesi/ja u kërkon nxënësve të dallojnë veçoritë e esesë historike kushtuar

një simboli historik, fl amurit të Shqipërisë, teksti në f. 130, me anë të ditarit dypjesësh.

Mësuesi/ja u sugjeron nxënësve të lexojnë në dyshe tekstin dhe të strukturojnë

shënimet e tyre për veçoritë e esesë historike:

Veçoritë

Tema

Trajton historikun e një simboli historik

Fakti

Opinioni

Emra personalitetesh

Vende historike

Lloji i shkrimit

Shkrimi subjektiv

Struktura e esesë

Ilustrime nga teksti

Historiku i fl amurit të Shqipërisë

Flamuri shqiptar me shqiponjën me dy krerë…

Imperatori ilirian, Dioclitianus, e ndau

mbretërinë romane në dy guberja...pasonjësit...

nisin të përdorin shqiponjat me dy krerë e

Si shenjë që kishin të drejtë mbi të dy pjesët...

Jul Cezari, Dioclitianus, Skënderbeu …

Egjipti, Athina, Bizanti

Krahasues, vlerësues…

Nuk është çudi që Skënderbeu, ca nga kujtimi i

Bizantit, ndofta edhe se shqiponja me dy krerë

ka qenë shenjë e shtëpisë së tij,...

Hyrje/zhvillim/mbyllje

Thekson se fakti historik shoqërohet dhe gërshetohet me elemente të subjektivitetit

të autorit të esesë ( nuk është çudi që Skënderbeu...).

Përforcimi: Rishikim në dyshe

Nxënësit punojnë në dyshe ushtrimin 2, faqe 133.

Model përgjigjeje:

Eseja historike është lloji i tekstit , i cili në qendër të tij ka një temë historike, trajton

një fakt, dukuri, ngjarje, personazhe historike.

Tematika është e ndryshme:

Lloji i shkrimit që e karakterizon: krahasues, vlerësues, argumentues.

Struktura:hyrje/zhvillim/mbyllje. Paragrafët lidhen me njëri-tjetrin logjikisht dhe

organikisht.

Gjuha është koncize dhe e saktë.

Në fund mësuesi/ja nxjerr përfundimet e orës mësimore dhe vlerëson nxënësit me

notë.

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 1, faqe 133

185
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Tema

14-15.

Eseja historike

Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të bëjë dallimin mes shkrimit historik dhe esesë historike;

• të analizojë esenë historike nga ana gjuhësore.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 11”, lloje të

ndryshme të eseve historike, shkumësa me ngjyra, tabela.

Materiale shtesë

Fitorja e demokracisë

Bien regjimet komuniste në Evropë

Reformat në BRSS për të shpëtuar komunizmin në krizë

Dështimi i “socializmit të vërtetë”

U quajt “socializëm i vërtetë” tipi i shtetit socialist i realizuar në Evropën Lindore. Kjo shprehje

nënkuptonte ekzistencën e një “socializmi që mund të arrihej”, ku më e mira e saj kishte akoma

shumë për t’u ndërtuar. Objektivi nuk u realizua asnjëherë, sepse socializmi u shemb, në mënyrë të

menjëhershme dhe të papritur, ndërmjet viteve 1989 1991.

Shkaqet e rënies ishin të shumta. Në vendet e Lindjes socializmi kishte treguar që ishte i pazoti të

realizonte idealet e tij: drejtësia shoqërore, barazia, liria, progresi, duke zhgënjyer shpresat e një numri

të madh njerëzish. Një pjesë e mirë e udhëheqësve ishin të korruptuar dhe gëzonin shumë privilegje.

Por arsyeja kryesore në rënien e socializmit ishte paaftësia për të hartuar plane që do të çonin drejt

zhvillimin ekonomik. Edhe pse u bënë shumë sakrifi ca nga popullsia, sistemi ekonomik socialist tregoi

dështimin e saj dhe në Evropën Lindore nuk u arrit asnjëherë një nivel jetese i krahasueshëm me

Perëndimin.

Në BRSS reformat e para demokratike u ndërmorën nga Mihail Gorbaçovi, sekretar i Partisë Komuniste

Sovjetike nga viti 1985. Ai e dinte që kushtet ekonomike të BRSS-së ishin katastrofike. Vendi nuk mund të

mbështeste koston ushtarake të luftës në Afganistan, e cila kishte filluar që më 1979. Aq më pak mund të

lejonte të rinovonte armatimet, për të qenë në të njëjtin hap me armatimet amerikane (pikërisht në ato vite

presidenti i SHBA-së, Ronald Regan, kishte miratuar një program të kushtueshëm mbrojtjeje, e quajtur

“Lufta yjore”, e bazuar në përdorimin e satelitëve me lazër.) Gorbaçovi tërhoqi menjëherë trupat sovjetikë

nga Afganistani dhe kërkoi të përmirësonte raportet me SHBA-në, duke u përpjekur të ulte tensionet në

marrëdhëniet ndërkombëtare. Me presidentin Regan (1980-1988) dhe më pas me Xhorxh W. Bushin

(1988-1992) nënshkroi marrëveshje për çarmatimin atomik. Përgjysmimi i arsenalit dhe shkatërrimi i disa

bazave bërthamore shënuan fundin e Luftës së Ftohtë.

• Rinovimi i ekonomisë dhe ndërtimi i institucioneve. Në politikën e brendshme Gorbaçovi propozoi

dy objektiva: ”Perestrojka”, hapjen e sistemit ekonomik në format e tregut të lirë dhe “Gllasnost”, për

rinovimin e institucioneve politike mbi bazën e parimeve më liberale dhe demokratike. Lindën kështu

ndërmarrje dhe dyqane të vogla private (joshtetërore), këto veprimtari u nxitën të prodhonin produkte

sipas kërkesave të tregut (jo sipas kritereve të vendosura nga shteti), fshatarët mund të shisnin një

pjesë të prodhimeve të tyre.

Në planin politik u hoq censura, u hapën ndërtesat e kultit, u liruan të burgosurit politikë, disidentët

(kundërshtuesit) mund të shprehnin kritikat e tyre. Në zgjedhjet e vitit 1989 qytetarët mundën të zgjedhin

edhe kandidatë të opozitës. Reformat përshpejtojnë shpërbërjen e BRSS-së. Ndërsa Gorbaçovi

kishte fi tuar një popullaritet dhe prestigj në Perëndim (në 1990 merr çmimin “Nobel” për paqen), në

BRSS popullariteti i tij fi llon dhe bie. Në fakt, reformat ekonomike, të ndërmarra me qëllimin e mirë të

përmirësimit të kushteve të jetës, nuk dhanë rezultatin e pritur. Madje, kur kontrolli shtetëror u zbut

ndaj fabrikave, prodhimi ra dhe në dyqane mungonin produktet më jetësore. Në të njëjtën kohë liria e

informacionit dhe e fjalës u dha zë protestave kundër vështirësive ekonomike dhe kundër qeveritarëve

të korruptuar, duke dobësuar kështu pushtetin qendror. Republika e re e nxitur nga Gorbaçovi ishte

shumë e dobët dhe popullsia nuk e njihte autoritetin e saj. Ky rinovim që duhej të kishte përforcuar

Bashkimin Sovjetik, përshpejtoi rënien e tij.

186
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Fitorja e demokracisë. Bien regjimet komuniste në Evropë

Shkaqet e rënies së komunizmit

Historianët akoma nuk kanë dhënë një përcaktim unanim mbi shkaqet që përcaktuan rënien e

Bashkimit Sovjetik, sepse dhe dokumentacioni i arkivuar është akoma i pastudiuar mirë dhe shumë

aspekte të historisë së brendshme të BRSS-së kanë mbetur ende të panjohura.

Megjithatë, mund të argumentojmë që disa shkaqe të rënies, jo vetëm të rënies së BRSS-së, por

të të gjithë sistemit që ajo kishte ndërtuar përreth saj, duhen kërkuar në origjinën e saj. Bashkimi

Sovjetik lindi nga një revolucioni i dhunshëm, i pranuar nga minoranca; sistemi komunist i vendeve

të Lindjes u vendos si rrjedhojë e fi tores së Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore. Bashkimi

i njërës dhe tjetrës u bë më shumë me forcë, sesa me bashkëpunim; për këtë arsye kishin baza

shumë delikate, siç u duk qartë në vitet 1989-1991. Sigurisht ekzistojnë shumë shkaqe të tjera.

Në vend të parë janë kushtet ekonomike. Rindërtimi në dhjetëvjeçarin e fundit të shek. XX tregon

me një qartësi absolute që konkurrenca në planin ekonomik u fi tua nga kapitalizmi dhe u humb

nga komunizmi. Mund të arrihej në këtë konkluzion që në 1991, por kjo do të ishte e sforcuar nga

fakti që Republika Popullore Kineze, shteti i madh komunist që i shpëtoi Bashkimit Sovjetik, kishte

adaptuar edhe ajo ekonominë kapitaliste, mbështetur në tregun e lirë, dhe kjo çoi në mbijetesën e

regjimit politik komunist.

“Shqipëria, kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore”

Kreu X

Lamtumirë Shqipërisë së Zogut

Të premten e zezë, më 7 prill 1939, ndërsa mbretëresha Geraldina e Shqipërisë ishte e sëmurë

në shtrat, pasi dy ditë më parë kishte lindur një djalë, fashistët pushtuan Shqipërinë, një vend të

paarmatosur, pothuaj pesëdhjetë herë më të vogël sesa agresori.

Kjo bëmë e lavdishme ngjalli xhelozinë e mbretit Zog të Shqipërisë, i cili nga dëshira për të hyrë në

garë me një heroizëm kaq të madh, ia mbathi me të shtënën e parë dhe i la atdhetarët shqiptarë të

luftonin të vetëm kundër forcave me epërsi dërrmuese. Përbuzja e botës së qytetëruar qe madje

më e madhe se tmerri për agresorët fashistë, ndërsa sa për të kapërcyer ato momente në mënyrë

të mëshirshme, ajo e përmbajti opinionin e saj për dezertorin shqiptar. Ndodhi që në atë kohë unë

isha përfaqësues diplomatik i Shqipërisë në Uashington, ku isha vendosur që më 1929 si i dërguar

i vendit tim, për rilindjen e të cilit kisha punuar që në rini. Qeveria amerikane duke iu përmbajtur

politikës së vet për të mos njohur ndryshime tokësore të bëra me “metoda gangsterësh”, vijoi të

më quante si përfaqësues ligjor të Shqipërisë. Për më tepër ky vendim lidhur me gjendjen time u

bë më i lehtë nga fakti se fashistët, në fillim duke e paraqitur veten në mënyrë mjaft të çuditshme

si “çlirimtarë” të Shqipërisë dhe jo si dhunues të lirisë së saj, u kujdesën që të ngrinin një qeveri

shqiptare të rreme, që e mbajti shërbimin diplomatik. Por italianët, të cilët në kundërshtim me

vendin e tyre madhërisht të shquar në historinë e kulturës, disa herë na shfaqen më të zgjuar sesa

inteligjentë, dhe që gjithmonë kanë qenë të përmendur për padurimin e tyre, nuk mund të mbanin

më në këmbë një mashtrim që ishte i leverdishëm për prestigjin e tyre duke i hedhur një vello,

sado të hollë, dhunës së tyre, kështu që nga mesi i korrikut qeveria-kukull e Tiranës mori urdhër

të mbyllte legatat dhe konsullatat shqiptare jashtë shtetit. Njëkohësisht të dërguarit e vendeve

të ndryshme, duke përfshirë edhe të dërguarit e Shteteve të Bashkuara të vendosur në Tiranë u

187
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

informuan në mënyrë mjaft të papritur, se statusi i tyre diplomatik nuk do të njihej këtej e tutje. Shumë

shpejt pas kësaj, që të jemi të përpiktë, më 24 korrik 1939, Sekretari i Shtetit më thirri në Departamentin

e Shtetit dhe më njoftoi se, mbi bazat e reciprocitetit, ai ishte i detyruar ta quante se misioni im kishte

marrë fund. Zoti Kordel Hall, i cili u bë edhe më i mirësjellshëm sesa ishte zakonisht, mesa duket e

kuptoi habinë time të pashprehur për diskriminimin e dukshëm kundër Shqipërisë në krahasim me

trajtimin që i ishte bërë Çekosllovakisë, i dërguari i së cilës vazhdonte të njihej si përfaqësues ligjor i

kombit të vet. Zoti Hall më shpjegoi se ndryshimi në trajtim vinte për shkak se

“ ndryshimi i Çekosllovakisë ndodhi brenda një nate”, ndërsa në Shqipëri ndryshimi ishte bërë shkallëshkallë.

Unë nuk kam dyshim se ky shpjegim ka baza mjaft të shëndosha, por më duhet të pranoj se

unë nuk arrita ta kuptoja.

Megjithatë, nuk e ndieja se kisha të drejtë të kërkoja shpjegime. Pasi dëgjova që në fi llim pa e hapur

gojën e falënderova Sekretarin e Shtetit për shumë qëndrime të mirësjellshme gjatë misionit tim dhe u

largova. Është e tepërt ta them se isha i hidhëruar, por gjithçka nënkuptonte ky epilog i trishtuar lidhur

me të ardhmen e vendit tim; por njëkohësisht më duhet ta pranoj se pata njëfarë ndjenje të lehtësimit

vetjak. Është e qartë se pozita e një njeriu që pranohet si i dërguar i ligjshëm i një kombi dhe megjithatë

nuk përfaqëson dot një qeveri reale, është e hapur për më shumë gjëra të pakëndshme. Kjo më kujton

një aktor të Shopenhaurit, i cili vijon të luajë pasi ka mbaruar shfaqja dhe është ulur perdja. E ndieja

veten edhe më të lehtësuar dhe me Zogun ishte shkëputur përfundimisht... Faik Konica

Shkrimi historik

Pushtimi italian i Shqipërisë

Lajmi se trupa ushtarakë po grumbulloheshin në portet italiane ishte përhapur nga emigrantët

shqiptarë në Itali. Njerëzit të shqetësuar u ngritën në demonstrata për të protestuar kundër pushtimit

të mundshëm. Ata gjithashtu kërkonin armë për të mbrojtur atdheun. Mbreti Zog dhe qeveria

shqiptare i shihte me shqetësim këto grumbullime, pasi mendonte se këto mund t’i jepnin shkas

Italisë për të justifi kuar para Fuqive të Mëdha zbarkimin ushtarak. Gjendja ndryshoi pas lindjes së

Princ Lekës më 5 prill 1939. Njerëzit u derdhën nëpër rrugë, jo vetëm për të festuar lindjen e princit,

por dhe për t’i dhënë mbështetje mbretit dhe qeverisë dhe për t’i detyruar ata t’i rezistonin rrezikut

të pushtimit.

Mbreti Zog vetëm në mbrëmjen e datës 6 prill i komunikoi popullit kërkesat italiane, të cilat

rrezikonin pavarësinë e Shqipërisë, për këtë arsye qeveria shqiptare nuk i kishte pranuar. Kjo do

të thoshte se Shqipëria mund të pushtohej, por jo me pëlqimin e qeverisë shqiptare. Megjithatë,

qeveria nuk u përgatit t’i rezistonte zbarkimit. Populli nuk u armatos dhe ushtria e përgatitur nga

italianët nuk dihej nëse do t’i bënte ballë pushtimit. Ditën e premte, më 7 prill 1939, rreth orës 5 të

mëngjesit, anijet ushtarake italiane, të nisura nga Bari dhe Brindisi, mbërritën në portet e Durrësit,

Shëngjinit, Vlorës dhe Sarandës dhe fi lluan zbarkimin e ushtarëve. Reparte të veçanta të ushtrisë

shqiptare u përpoqën t’u rezistonin, por pa sukses. Luftimet më të ashpra u zhvilluan pranë portit

të Durrësit. Atje repartet e xhandarmërisë të udhëhequra në Abaz Kupi arritën t’i mbrapsnin ushtritë

italiane disa herë. Në luftime mbeti i vrarë dhe një kapter i marinës, Mujo Ulqinaku, i cili luftoi

trimërisht. Por të gjitha këto përpjekje nuk e ndaluan pushtimin e vendit.

Mbreti Zog, së bashku me qeverinë, u largua për në Greqi.

Marrë nga Historia 9

188
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Konceptet kryesore: ese historike, karakteristika të një eseje historike, struktura e një

eseje historike.

Struktura mësimore: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Diskutim i njohurive paraprake Diskutim i ideve Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Diagrami i Venit Të mësuarit ndërveprues Punë në grupe

Përforcimi Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe

Parashikimi: Diskutim i njohurive paraprake

Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin e detyrës së shtëpisë. Nxënësve u është

kërkuar të evidentojnë veçoritë e strukturës në një eseje historike. Më pas shënon në

tabelë në organizuesin grafi k këto veçori.

Dukuri/simbol;

ngjarje të ndodhura;

fakte historike

Ese historike

Tema historike

Faktet gërshetohen me

argumente

opinione

vlerësime subjektive të autorit

Ndërtimi i njohurive. Diagrami i Venit

Mësuesi/ja e ndan klasën në dy grupe dhe u kërkon nxënësve të evidentojnë veçoritë

e të dyja teksteve. Mësuesi/ja mund t’u sugjerojë nxënësve tekste të parapërgatitura

(eseja e Konicës, tekst historik). Pasi lexojnë në dyshe tekstet, evidentojnë të

përbashkëtat dhe dallimet e llojeve të teksteve: ese historike dhe shkrim historik dhe

ilustrojnë me pjesë nga tekstet.

Ese

historike

Faktet historike i trajton me ngjyrime

emocionale, me subjektivitet,

-gërsheton faktet me përjetime e opinione,

-këndvështrimin e përcakton shkruesi,

-shkruesi nuk është historian,

-gjuha e saktë, koncize, me fjali të gjata,

përdoren fi gurat retorike.

Faktet historike i trajton

me rigorozitet shkencor, vërtetësi,

me objektivitet, me saktësi,

-bazohet në dokumente,

-vlerësimet e autorit shoqërohen me citime,

referenca, bibliografi etj.,

-shkruhet nga historian,

-gjuha e saktë, koncize, me fjali të

shkurtra e të gjata, nuk përdoren

fi gura retorike.

Tekst

historie

-Trajtojnë tema historike,

- kanë në qendër simbole, ngjarje, dukuri, fi gura

- historike etj.

-sjellin fakte, ngjarje, vende, personazhe,

-kanë argumente, opinione, përfundime.

Pas evidentimit të këtyre veçorive, bëhet krahasimi edhe me një tekst letrar me temë

historike dhe vihet në dukje se gjuha e esesë historike është më pranë shkrimit historik.

Diskutim mbi këto çështje, ku nxënësit evidentojnë të përbashkëtat mes teksteve.

189
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Përforcimi: Rishikim në dyshe

Nxënësit punojnë ushtrimin 3, ku evidentojnë të përbashkëtat dhe të veçantat e teksteve.

Model përgjigjeje:

Tema historike të trajtuara me objektivitet.

Trajton tema historike të sakta, shkencore, shkruhet prej historianeve.

Të mbështetura në fakte historike. Gjuhë e saktë shkencore historike, shkrimi i

gërshetuar me opinion dhe vlerësime subjektive të autorit.

Në fund mësuesi/ja bën konkluzionet e orës dhe vlerëson me notë.

Detyrë shtëpie: Mësuesi e ndan klasën në grupe dhe u kërkon nxënësve të sjellin në klasë informacion mbi:

Grupi I - një ngjarje e kaluar historike (Shpallja e Pavarësisë)

Grupi II - një ngjarje historike e përjetuar (Shpallja e Pavarësisë së Kosovës)

Grupi III - një fi gurë historike (Ismail Qemali)

Grupi IV - një objekt historik (kalaja e Krujës)

Grupi V - një simbol historik (shqiponja e përdorur nga Skënderbeu /Ismail Qemali në fl amurin që u ngrit

në Vlorë në ditën e pavarësisë)

Nxënësve do t’u kërkohet që me informacionet e sjella të ndërtojnë një ese historike.

Tema

16. Eseja

filozofike

Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të identifikojë esenë fi lozofi ke;

• të evidentojë tematikat e një eseje fi lozofi ke;

• të analizojë elementet e strukturës së një eseje fi lozofi ke.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 11”, lloje të

ndryshme të eseve fi lozofi ke, shkumësa me ngjyra, tabela.

Konceptet kryesore: ese filozofi ke, karakteristika të një eseje filozofi ke, struktura e

një eseje fi lozofi ke.

Struktura mësimore PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Përvijimi i të menduarit Diskutim i ideve Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Kodim i imët i tekstit Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe

Përforcimi Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe

Parashikimi. Përvijimi i të menduarit

Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të lexojnë esenë “Miti i Sizifi t” dhe më pas t’u përgjigjen

pyetjeve të tilla si:

- Cila është tema për të cilën fl et eseja?

- Çfarë ka në qendër të saj kjo ese?

- Në ç’aspekt e trajton autori mitin?

- A përfshihet brenda esesë opinion individual?

- A ka strukturë të veçantë eseja?

190
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Model përgjigjeje:

Tema e esesë “Miti i Sizifi t” është ajo e fatit të njeriut përballë stërmundimit fi zik që i vjen nga

natyra, por edhe nga shoqëria njerëzore. Kjo ese trajton një temë fi lozofi ke.

Në qendër të saj është fi gura mitologjike e Sizifi t. Autori e trajton mitin në aspektin e ekzistencës

së njeriut dhe të dilemave të tij. Brenda esesë përfshihen opinione individuale të trajtuara në bazë

të fi lozofi së së kohës që bazohet te koncepti i absurdit. Ka strukturë si çdo ese: hyrje/zhvillim/

mbyllje.

Ndërtimi i njohurive: Kodim i imët i tekstit

Mësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë me vëmendje esenë, duke koduar ato pjesë

të tekstit që kanë të bëjnë me elementet përbërëse të përmbajtjes së esesë fi lozofi ke:

Vendosen kode:

për strukturën: H-hyrje, Z-zhvillim, M-mbyllje

për elemente të përmbajtjes:-tema:

Θ – rrëfi mi i mitit: § I, § II

∅ - opinione të autorit:

¤ shpjegime të veprimeve të heroit

⊕-interpretime të mitit

⊗- argumente: këtu qëndron i gjithë gëzimi i heshtur i Sizifit….

P- përfundimi …

Nxënësit lexojnë tekstin dhe e kodojnë. Në fund formulojnë temën dhe idenë e esesë

fi lozofi ke.

Tema – Dënimi i Sizifi t për mosbindjen e tij ndaj perëndive.

Ideja – Stërmundimi është shpërblimi për pasionet kësaj bote. (Përçmimi për

perënditë, urrejtja e vdekjes dhe pasioni për jetën, bënë që të vuajë një dënim të madh,

ku gjithë qenia përpiqet të mos përfundojë në asgjë.)

Përforcimi: Rishikim në dyshe

Nxënësit lexojnë esenë “Ëndërrimet” dhe diskutojnë rreth ndërtimit të saj.

Diskutim mbi këto çështje

Në fund të orës mësimore mësuesi/ja nxjerr përfundimet dhe vlerëson nxënësit me notë.

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 1, faqe 137, evidentoni elementet e përmbajtjes.

Tema

17-18. Eseja

filozofike

(ora II-III)

Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të analizojë esenë fi lozofi ke nga ana gjuhësore;

• të klasifikojë tema për llojet e ndryshme të eseve filozofike, letrare, historike;

• të gjejë tema për ese fi lozofi ke;

• të shkruajë ese fi lozofi ke.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 11”, lloje të

ndryshme të eseve fi lozofi ke, shkumësa me ngjyra, tabela.

Konceptet kryesore: ese fi lozofi ke, karakteristika një eseje fi lozofi ke, struktura e një

eseje fi lozofi ke.

191
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Struktura mësimore PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Diskutim i njohurive paraprake Diskutim i ideve Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Mbajtja e strukturuar e shënimeve Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe

Përforcimi Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe

Parashikimi. Diskutim i njohurive paraprake

Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin me detyrës së shtëpisë.

Model përgjigjeje

Tema – Ëndërrimi dhe roli i tij në jetën e njeriut (ndjesi të njeriut).

Hyrja – Teza: A është ëndërrimi shkas i gjërave që ne krijojmë…

Zhvillimi – Përshkrimi i dukurisë: në qendër të ëndërrimit është përjetimi paraprak

i një realiteti të mundshëm ose përjetimi i një ngjarjeje të pritshme të trilluar prej vetë

individit…

Shpjegon disa nga rastet kur kemi të shfaqur ëndërrimin: disa prej ëndërrimeve

ndihmojnë që çdo individ të përgatitet për projektet e së ardhmes…

Argumentimi – sipas bindjeve të vetë autorit: vetë ëndërrimi mund të kthehet në një

stimul të vërtetë për veprimtaritë praktike…

Përfundimi – si përfundim, me ëndërrimin janë të lidhura jo vetëm dëshirat, por edhe

lindja e interesave… për të përcaktuar qartë synimet dhe ambiciet në jetë.

Ndërtimi i njohurive. Mbajtja e strukturuar e shënimeve

Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të vëzhgojnë me vëmendje veçoritë gjuhësore të esesë “Miti

i Sizifit”. Më pas u kërkon në dyshe që të strukturojnë informacionin mbi veçoritë e gjuhës:

Model përgjigjeje:

Veçoritë gjuhësore

Përdorimi i konektorëve: lidhëzave e fjalëve lidhëse, të cilat shprehin marrëdhënie

të ndryshme, si:

- Lidhëzat ftilluese (që, se) përdoren në fjalitë kryefjalore dhe kundrinore dhe

qartësojnë apo saktësojnë, kuptimin e pjesës kryesore

- Fjali të përbëra me nënrenditje kundrinore e kryefjalore: ato kishin gjykuar me të

drejtë/ se (cilën?) nuk ka ndëshkim më të tmerrshëm/ se (cila?)puna e padobishme dhe

e pashpresë./

Fjali të përbëra me nënrenditje kohore, pjesët kohore të së cilës janë të bashkërenditura

me njëra-tjetrën: Por, kur erdhi në tokë,/ kur shijoi ujin e diellit, gurët e nxehtë e detin/

nuk deshi të kthehej prapë në errësirën e skëterrës.

Pj. kryesore

Nuk deshi të kthehej

Pj. n. k

Pj. n. k

Fjali të përbëra me nënrenditje përcaktore, kundrinore, kushtore:

Ky i fundit,/ që (konektori (K.) përemër lidhore) kishte dijeni për rrëmbimin,/

i premtoi Azopit / t’i tregonte,/ (lidhet me foljen në mënyrën lidhore) me kusht që

(shprehje lidhëzore) ky t’i jepte ujë kështjellës së Korintit./( Pj.n kushtore)

192
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Pj. kryesore

Ky i fundit,/ i premtoi Azopit

Pj.n përcaktore

që kishte dijeni për rrëmbimin

Pj.n kundrinore

t’i tregonte

Pj.n kushtore

me kusht që ky t’i jepte ujë kështjellës së Korintit

Fjali të përbëra me nënrenditje qëllimore: Ai (Plutoni) dërgoi perëndinë e luftës/ që

ta çlironte vdekjen nga duart e ngadhënjimtarit./

Fjali me pjesë të bashkërenditura:

Fjali me pjesë të përziera: Mërkuri erdhi/ dhe e kapi të pabindurin dhe, duke e

shkëputur nga gëzimet,/ e çoi me forcë në ferr, /ku e priste shkëmbi./

Pj. me bashk. Pj. me bashk. Pj. kryesore.

Pj. me n.vendore

Fjali të thjeshta të zgjeruara: Megjithatë, sipas një tradite, atë e tërhiqte zanati i

cubit. Nuk më duket kontradiktore.

Përdorimi i fjalive të thjeshta i jep ritëm rrëfi mit.

Përdorimi i gjymtyrëve homogjene ose edhe i fjalive homogjene, të cilat pasurojnë

gjuhën dhe qartësojnë a saktësojnë mendimet e shprehura:

Thirrjet, zemërimet e paralajmërimet ranë...; pranë detit të shkëlqyer dhe

buzëqeshjeve të tokës;

Përdorimi i mbiemrave e bën më të qartë përshkrimin e situatave të ndryshme: këtë

pamje të shkretë e të heshtur, gurët e nxehtë...

Nxënësit punojnë në dyshe për të përcaktuar elementet e gjuhës së përdorur në

ushtrimin 1, faqe 137

Përforcimi: Rishikim në dyshe

Mësuesi/ja u kërkon nxënësve në dyshe të diskutojnë mbi mënyrën e përcaktimit të

temave të një eseje në bazë të fushës së cilës ato i përkasin.

Tema të eseve letrare:

-Përshkruani personazhin tuaj të parapëlqyer të një vepre letrare.

-Gjeni pikëtakimet e romantizmit evropian me atë shqiptar mes veprës “Çajld Harold”

të Bajronit dhe “Këngëve të Milosaos” të De Radës.

-Argumentoni konceptin e Bodlerit për bukurinë nën elementet e rrymës së simbolizmit.

Tema të eseve historike:

-Përkrenarja e Skënderbeut dhe simbolet e përdorura prej tij.

-Ngjarjet e ’97 dhe pasojat e saj në shoqërinë shqiptare.

-Figura dhe roli i Mit’hat Frashërit në historinë e Shqipërisë.

- Lufta e Vlorës, shprehje e aspiratave të popullit për liri.

193
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Tema të eseve filozofike:

-“E mira“ dhe “e keqja” në poezitë e Martin Camaj, “Korbi” dhe “Një ditë e ka dhe korbi”.

-Ç’ndodh pas vdekjes?

Diskutim i lirë mbi këto çështje

Në fund mësuesi/ja bën konkluzionet e orës dhe vlerëson nxënësit me notë.

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 3, faqe 137.

Shënim. Orën e tretë mësuesi/ja pasi i ka vënë nxënësit të përzgjedhin një temë

fi lozofi ke, kërkon prej tyre të shkruajnë një ese me temën që kanë zgjedhur.

Kjo ese mund të vlerësohet me notë për të gjithë nxënësit.

Tema

19. Ushtrime

përmbledhëse

Objektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të përdorë njohuritë për llojet e ndryshme të teksteve.

a. Të testojë veten për prirjen që ka për trajtimin e temave të caktuara;

b. të gjejë llojin e temës duke u nisur nga titujt e teksteve;

c. të shkruajë tema duke u nisur nga llojet e ndryshme të teksteve.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 11”.

Struktura mësimore PNP

Konceptet kryesore: tema, pyetësor, lloje të temave.

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Diskutim i njohurive paraprake Diskutim i ideve Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Shkrim i drejtuar Të mësuarit ndërveprues Punë individuale

Përforcimi Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe

Parashikimi. Diskutim i njohurive paraprake

Mësuesi/ja u drejton nxënësve pyetje rreth konceptit temë.

- Ç’është tema?

- Cilat janë llojet e temës dhe çfarë e përcakton atë?

- Nga ana gjuhësore nga se dallohet një temë?

Pasi diskutohet rreth pyetjeve të mësipërme, nxënësit testojnë veten me anë të

pyetësorit të dhënë. Në fund bëhet përmbledhja e rezultateve të pyetësorit, nga rezultatet

e të cilit debatohet për disa minuta.

Ndërtimi i njohurive. Shkrim i drejtuar

Nxënësit punojnë individualisht në libër për t’u dhënë zgjidhje kërkesave të

ushtrimeve 4, 5.

Përforcimi. Rishikim në dyshe

Dëgjohen disa nxënës për zgjidhjet që kanë dhënë. Bëhen vlerësimet për punimet

më të mira.

Detyrë shtëpie. U kërkohet nxënësve të përgatitin gazetën e shkollës.

Parapërgatitje për punën me projekt.

194
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Tema

Projekt -

Gazeta e

shkollës

(3 orë)

Objektiva të projektit:

• të përdorë teknika për shkrimin e llojeve të teksteve të ndryshme;

• të grumbullojë materiale për të ndërtuar rubrika të ndryshme të gazetës;

• të përzgjedhë informacionet më interesante për përmbajtjen e gazetës;

• të ideojë strukturën e gazetës në bazë të materialeve që disponon;

• të zgjedhë imazhe interesante për të pasuruar përmbajtjen e gazetës.

• të shkruajë tekste të llojeve të ndryshme.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 11”, lloje të

ndryshme të teksteve të krijuara dhe të mbledhura nga nxënësit gjatë orëve mësimore

të këtij kapitulli, shkumësa me ngjyra, tabela.

Konceptet kryesore: tekst përshkrues, tekst informues-paraqitës, tekst udhëzues,

tekst rrëfyes, tekst argumentues, ese letrare, ese historike, ese fi lozofi ke.

Struktura mësimore PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Përvijimi i të menduarit Diskutim i ideve Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Grupi i ekspertëve Të mësuarit ndërveprues Punë në dyshe

Përforcimi Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore Punë në dyshe

Parashikimi. Diskutim i njohurive paraprake

Mësuesi/ja u sugjeron nxënësve që me materialet e mbledhura gjatë këtij kapitulli

mësimor të organizojnë gazetën e shkollës.

Fillimisht ndan klasën në grupe të vogla, ku nxënësit të ndarë në grupe ekspertësh

do të mbulojnë rubrikat e ndryshme të gazetës së shkollës.

-Përcaktojnë profi lin e gazetës;

-Evidentojnë problematikën që do të trajtojnë në të;

-Ndajnë detyrat dhe përgjegjësitë brenda grupit.

Realizimi i punës do të kalojë në tri etapa bazë:

-Përzgjedhja e materialeve;

-Përpunimi i tyre dhe ndërtimi i gazetës;

-Prezantimi i gazetës para klasës.

Ndërtimi i njohurive. Grupet e ekspertëve

-Përzgjedhja e bordit të gazetës, mbledhja dhe marrja e vendimeve për profi lin dhe

imazhin e saj.

-Ndarja e rubrikave të tilla si: Ne nxënësit e së ardhmes; aktualitet- Problemet që na

shqetësojnë, Historiku i shkollës, Ngjarje të shënuara/Çfarë ndodh mes nesh, Letërsia/

pasioni im, Shtëpia e talentit, Dua të di - enciklopedia ime, Rezultatet më të mira javore etj.

Pas realizimit të këtij hapi, nxënësit vendosin për kryeartikullin që do të shënohet në

faqen e parë të gazetës. Përzgjedhin me kujdes materialet e përpunuara prej tyre, duke

u përpjekur të pasqyrojnë brenda në të çështje të rëndësishme si:

-Si e nisëm vitin e ri shkollor?

-Synimet e vendosura në një vit të ri shkollor/ambicie apo realitet?

-Ç’do të presim nga vetja këtë vit shkollor?!

-A duhet të rrisim pritshmërinë ndaj vetes etj?!

195
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Në rubrikën Aktualitet mund të trajtohen kronika të ndryshme si: përshkrime të

mjediseve të ndryshuara të shkollës udhëzues të rinj të dalë në qarkullim, probleme të

hasura në fi llimin e vitit shkollor etj

Në rubrikën Çfarë ndodh mes nesh jepen lajme të llojeve të ndryshme, relacione

mbledhjesh, informacione mbi aktivitete të mundshme, takime etj.

Në rubrikën Shtëpia e talentit, nxënësit flasin për talente në gjirin e tyre: piktura,

poezi, përshkrime….

Në rubrikën Dua të di jepen informacione me karakter shkencor etj.

Përforcimi: Rishikim në dyshe

Pas ndarjes së detyrave nxënësit brenda grupeve punojnë mbi materialet e

mbledhura dhe përcaktojnë se cilat prej tyre shërbejnë për të realizuar dhe plotësuar

qëllimin e gazetës.

Mësuesi/ja ndihmon dhe sugjeron në kristalizimin e ideve. Puna pas përzgjedhjes

së materialit do të kalojë në disa faza, si: redaktimi, faqosja etj. Në orën pasardhëse

nxënësit përfundojnë përpunimin e materialeve dhe përcaktojnë faqosjen e tyre

Ora e tretë do të përfshijë prezantimin e punës në grup.

196
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Model testi

Emri e mbiemri____________________

Klasa____________

Grupi A

Rrethoni alternativën e saktë.

1. Qëllimi i tekstit përshkrues është të:

a. të informojë

b. të paraqesë një objekt real a imagjinar duke vënë në dukje karakteristika të tij

c. të përshkruajë

ç. të përshkruajë për të informuar.

2. Funksioni i përshkrimit është:

a. shprehës

b. informues

c. bindës

ç. varet nga lloji i tekstit ku përdoret.

3. Karakteristika e mëposhtme që nuk i përket tekstit udhëzues është:

a. Renditja e informacioneve është sipas radhës së veprimeve.

b. Në disa nga llojet e teksteve udhëzuese nuk është i rëndësishëm përdorimi i fotove, ilustrimeve

dhe skicave.

c. Në tekstet udhëzuese përdoret terminologji administrative.

ç. Mbizotëron përdorimi i foljeve në mënyrën urdhërore.

4. Shënoni dallimet që ekzistojnë mes përshkrimit objektiv dhe atij subjektiv.

1. _______________________________________________________

2. _______________________________________________________

3. _______________________________________________________

4. _______________________________________________________

5. Shënoni tri arsye përse shërben përmbledhja e një teksti rrëfyes.

a. ______________________________________________

b. ______________________________________________

c. ______________________________________________

6. Përcaktoni llojin e tekstit të mëposhtëm, funksionin dhe qëllimin e tij kryesor.

Gjatë gjithë tregimit Plugun e shohim në tri pozicione. Fillimisht si të veçuar nga turma, së dyti në pozicionin

e udhëheqësit dhe, së fundmi, si një hero të dështuar.

Konica na e prezanton Plugun nëpërmjet fjalisë “Vetëm njëri rrinte mënjanë”, e cila, e vendosur në mjedisin

festiv të Zulluve, demonstron se ai ishte ndryshe nga bashkatdhetarët e vet e nuk pajtohej me sjelljen e tyre.

Kur të gjithë gëzojnë, Plugu qe i vetmi të cilit i dhembte në shpirt duke ditur mendimin e botës së qytetëruar për

ta. Dëgjonte i heshtur këngët qesharake të turmës, ndërkohë që do të kish dashur të dëgjonte në vend të tyre

diçka më madhështore e më të denjë për kombin e vet. Këtu lind dhe kundërvënia e parë e Zulluve, të cilët e

barazojnë këtë mungesë entuziazmi me tradhtinë.

Pikërisht në këtë moment Plugu merr përsipër t’i japë vetes një pozicion më të lartë, atë të udhëheqësit.

Duke qenë atdhetar e besnik i vendit të tij, ai e ndien për detyrë t’i drejtojë Zullutë drejt rrugës së zhvillimit. I

nxitur nga ideale të larta, pretendon të krijojë lëvizjen e vërtetë kombëtare, ëndërron një Zulluland të lirë e të

qytetëruar. Plugu udhëzon, ndërgjegjëson, kritikon, por këtë herë reagimi i turmës është edhe më i egër...

197
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

7. Në skemën e dhënë, përcaktoni elementet e komunikimit për tekstin e mësipërm.

KONTEKSTI

REFERENTI

DËRGUESI KANALI MESAZHI KANALI MARRËSI

KODI

8. Përcaktoni elementet gjuhësore që e bëjnë tekstin e mëposhtëm të jetë një ese historike.

Lamtumirë Shqipërisë së Zogut

Të premten e zezë, më 7 prill 1939, ndërsa mbretëresha Geraldina e Shqipërisë ishte e sëmurë në shtrat,

pasi dy ditë më parë kishte lindur një djalë, fashistët pushtuan Shqipërinë, një vend të paarmatosur, pothuaj

pesëdhjetë herë më të vogël sesa agresori.

Kjo bëmë e lavdishme ngjalli xhelozinë e mbretit Zog të Shqipërisë, i cili nga dëshira për të hyrë në garë me

një heroizëm kaq të madh, ua mbathi me të shtënën e parë dhe i la atdhetarët shqiptarë të luftonin të vetëm

kundër forcave me epërsi dërrmuese.

Përbuzja e botës së qytetëruar qe madje më e madhe se tmerri për agresorët fashistë, ndërsa sa për të

kapërcyer ato momente në mënyrë të mëshirshme, ajo e përmbajti opinionin e saj për dezertorin shqiptar.

Ndodhi që në atë kohë unë isha përfaqësues diplomatik i Shqipërisë në Uashington, ku isha vendosur që

më 1929, si i dërguar i vendit tim, për rilindjen e të cilit kisha punuar që në rini. Qeveria amerikane duke iu

përmbajtur politikës së vet për të mos njohur ndryshime tokësore të bëra me “metoda gangsterësh”, vijoi të më

quante si përfaqësues ligjor të Shqipërisë.

Nga Faik Konica

9. Bëni analizën morfologjike të fjalëve të nënvizuara në tekstin e mësipërm.

10. Shkruani dallimet që ekzistojnë mes esesë letrare dhe kritikës letrare.

Nota 5 6 7 8 9 10

Pikët

198
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Model testi

Emri e mbiemri____________________ Klasa____________

Grupi B

Rrethoni alternativën e saktë.

1. Qëllimi i tekstit argumentues është të:

a.informojë b .argumentojë c.bindë ç. të tria së bashku.

2. Në fjalimet politike jepen informacione për marrëdhëniet mes:

a. politikanit dhe publikut b. politikanit dhe objektit të fjalimit

c. objektit të fjalimit dhe publikut ç. asnjëra nga alternativat e mësipërme.

3. Identifikoni cila nga karakteristikat e mëposhtme nuk i përket esesë fi lozofi ke:

a. Ka në qendër të saj temë fi lozofi ke.

b. Bazohet në subjekte të gatshme apo personazhe simbolike.

c. Ka strukturë: hyrje, zhvillim, mbyllje.

ç. Gjuha e saj karakterizohet nga stili i ulët.

4. Shënoni katër veprimet bazë të cilat dallohen në një tekst argumentues.

1. _______________________________________________________

2. _______________________________________________________

3. ______________________________________________________

4. _______________________________________________________

5. Shënoni tri arsye përse përdoret parafraza.

a. ______________________________________________

b. ______________________________________________

c. ______________________________________________

6. Bëni dallimin midis argumenteve subjektive dhe argumenteve objektive.

7. Përcaktoni për tekstin e mëposhtëm:

llojin

funksionin

qëllimin e tij kryesor ____________________

Skoti është kapiten i fl otës angleze, një si shumë të tjerë. Biografi a e tij përputhet me karakteristikën: ka kryer

me ndërgjegje detyrat, duke fi tuar kështu miratimin e eprorëve; ka marrë pjesë në ekspeditën e Sheklltonit.

Nuk i është vënë re ndonjë shpirt i veçantë heroik. Fytyra e tij, duke gjykuar nga fotografi të, nuk dallon nga

mijëra e dhjetëra mijëra fytyra angleze; e ftohtë, që tregon vullnet, e qetë, si e skalitur nga një energji e fshehur.

Sy të përhimët, buzë të shtrënguara fort. Asnjë vijë romantike, asnjë shkëndijë humori nuk ka në këtë fytyrë,

vetëm vullnet i hekurt dhe mendje praktike. Shkrimi i tij është një shkrim i zakonshëm anglez, pa nuanca dhe

përdredhje, i shpejtë, plot besim në vetvete. Mënyra e tij e të shprehurit është e qartë dhe e përpiktë, elokuente

në përshkrimin e fakteve, por, megjithatë, e thatë dhe praktike si gjuha e një raporti. Në çdo gjë të bie në sy

se është njeri pa fantazi, fanatik i prakticitetit, pra rrjedhimisht, një anglez i vërtetë, të cilit si dhe shumicës së

bashkatdhetarëve të tij, edhe gjenialiteti u fut brenda caqeve të ngurta të kryerjes së detyrës.

199
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

8. Në skemën e dhënë, përcaktoni elementet e komunikimit për tekstin e mësipërm.

KONTEKSTI

REFERENTI

DËRGUESI KANALI MESAZHI KANALI MARRËSI

KODI

9. Përcaktoni elementet gjuhësore që e bëjnë tekstin e mëposhtëm të jetë një ese letrare.

Mjeda e koncepton lirinë në tri këndvështrime: liri nacionale, morale e individuale, prandaj për të edhe lufta çlirimtare

e popullit shqiptar duhet të ishte e trefishtë. Vetëm në këtë mënyrë liria e fituar do të mund të quhej e plotë.

Liria nacionale për poetin është një interes madhor, një nevojë e unifi kuar e të gjithë kombit, e të gjithë

vendit. Kjo është arsyeja që thirrjen kryesore ai ua drejton shqiptarëve për t’u çliruar nga pushtuesit, nga pesha

e rëndë e robërisë që po shuante zërin e kombit. Këtë e realizon duke vënë në dukje me tone revoltuese

gjendjen aktuale: “Na hekra kemi, na terr e mjegull, na pa emën kërkund, pa atdhe, na jemi shërbëtorët e të

huajve në vendet tona”.

Kur fl et për liri individuale Mjeda nuk përdor më unifi kimin e natyrës, popullit, gjithë hapësirës shqiptare, por

i drejtohet çdo individi në veçanti për t’iu përkushtuar luftës çlirimtare, për të lënë mënjanë interesat vetjakë

për diçka më madhore si liria, pasi në kushtet e mjerimit të përgjithshëm askush nuk mund të sigurojë një

të ardhme të ndryshme, më të mirë për veten. Në këtë moment Mjeda bën paralelizëm me luftën e popullit

amerikan që arriti fitoren në saje të bashkimit e organizimit. Në mënyrë të ngjashme ai fton çdo shqiptar të lërë

parmendat e të rrokë pushkët...

10. Bëni analizën morfologjike të fjalëve të nënvizuara në tekstin e mësipërm.

11. Shkruani katër hapa që duhet të mbahen parasysh për të shkruar një artikull gazete:

1.____________________________________________________

2.____________________________________________________

3.____________________________________________________

4.____________________________________________________

12. Shkruani të përbashkëtat dhe dallimet e esesë historike dhe shkrimit historik.

Nota 5 6 7 8 9 10

Pikët

200
Teksti tregimtar dhe lloje të tjera

Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Tema

1. Skeda e

analizës dhe

e komentit

letrar

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të identifikojë veçoritë e tekstit tregimtar:

a. të vërtetojë rëndësinë e të lexuarit aktiv;

b. të evidentojë veçoritë e tekstit tregimtar;

c. të bëjë skemën përmbledhëse të elementeve përbërëse të analizës së

tekstit tregimtar.

Materialet dhe mjetet mësimore: libri, citat nga Floberi i shkruar në tabak letre,

poezia “Pelegrini i vonuar”, ndonjë poezi a material tjetër i fotokopjuar.

Konceptet kryesore: tekst tregimtar, i lexuar aktiv, i lexuar pasiv.

Struktura mësimore: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Nxitja e diskutimit Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Studim teksti/Punë në grupe Të nxënit në bashkëpunim Punë në grupe

Përforcimi Nxjerrja e përfundimeve Ndërtim i shprehive studimore Punë individuale

Parashikimi. Një pyetje, shumë përgjigje

Mësuesi/ja e fi llon mësimin duke shtruar para nxënësve pyetjen:

- Ku qëndron dallimi mes të lexuarit aktiv dhe atij pasiv të një teksti?

Mendimi referues: “Mos lexoni si fëmijët, për t’u argëtuar, as si lexojnë ambiciozët

për të fi tuar dije. Jo, lexoni për të jetuar”.

Floberi drejtuar Luizë Kolesë.

Citati është shkruar paraprakisht në një tabak letre dhe është vendosur në një vend

të dukshëm të klasës. Nxiten nxënësit ta komentojnë citatin dhe pastaj ta ballafaqojnë

me përfundimet që do të arrihen në fazën e dytë të mësimit.

Ndërtimi i njohurive. Studim teksti/Punë në grupe. Ndahen nxënësit në 3 grupe.

Grupi I - përcakton të lexuarit aktiv si rruga që e afron lexuesin më pranë mesazhit

të veprës letrare dhe përmbush estetikisht lexuesin (shembuj nga libra të lexuar gjatë

pushimeve verore).

Grupi II - përcakton orientimin drejt analizës dhe komentit letrar, që e ndihmon

lexuesin të rrokë arkitektonikën artistike të veprës (shembuj nga letërsia shqiptare ose

botërore e studiuar në klasën X).

Grupi III - ndërton skedën e analizës dhe të komentit letrar të poezisë “Pelegrini i

vonuar” të D. Agollit (teksti poetik u jepet nxënësve i fotokopjuar).

Ndërsa grupet punojnë, në dërrasën e zezë mësuesi/ja paraqet skemën e elementeve

që përbëjnë skedën e analizës dhe të komentit letrar.

tema

mesazhi

përgjigjet e lexuesit

Pjesa hyrëse

Pjesa mbyllëse Teksti tregimtar

interpretimi - vlerësimi

Elementet e

strukturës

Pjesa analitike

Zgjedhjet stilistike

ngjarja

personazhet

vendi

koha

201
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Përforcimi. Nxjerrja e përfundimeve

U jepet nxënësve një fragment dhe u kërkohet të bëjnë skedën.

Mësuesi/ja ngre çështjen për diskutim:

-Ç’mendoni kur lexoni këto fjalë të V. Hygoit: “Asnjërit prej nesh nuk i takon të ketë

një jetë tërësisht të vetën. Jeta ime është juaja, jeta juaj është imja. Ju jetoni atë çfarë

unë jetoj, fati i njeriut është një. Merreni këtë pasqyrë dhe vështroni vetveten: kur ju fl as

për veten, unë kam folur për ju”.

Detyrë shtëpie.

1. Rrugëtimi i Unit të shkrimtarit (me anë të veprës) dhe i Unit të lexuesit drejt njëri-tjetrit. (Ese meditative

me karakter argumentues rreth një vepre konkrete ose si një përgjithësim rreth krijimit letrar.)

2. Përgatitni në shtëpi skedën e analizës së një vepre letrare që keni pasur mundësi ta lexoni gjatë

pushimeve verore.

Tema

2.1. Veçoritë

e romanit

natyralist te

romani “Zonja

Bovari”

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të identifikojë veçoritë e romanit natyralist;

a. të dallojë veçori të stilit të Floberit për t’i vendosur në kontekstin e romanit;

b. të gjykojë mbi dukurinë e bovarizmit në letërsi dhe në jetë;

c. të komentojë fragmentin e romanit duke u ndalur te:

- kuptimi i gjendjes shoqërore e martesore të personazhit,

- meditimi i personazhit kryesor,

- struktura dhe llojet e paragrafëve,

- kundërvënia midis personazheve,

- gjykimi personal mbi personazhin;

ç. të vëzhgojë pikturat, për t’i ballafaquar mbresat që ka përftuar nga romani.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, citate të shkruara,

artikuj letrarë të Floberit.

Konceptet kryesore: metodë natyraliste, natyralizëm, objektivizëm, impersonalizëm,

nivele leximi, analogji, ironi fl oberiane.

Struktura mësimore: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Nxitja e diskutimit Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Studim teksti Të nxënit në bashkëpunim Punë në grupe

Përforcimi Nxjerrja e përfundimeve Ndërtim i shprehive studimore Punë individuale

Parashikimi. Një pyetje, shumë përgjigje

Mësuesi/ja e nis mësimin me pyetjen:

- Ç’ka dashur të kumtojë Floberi me anë të këtyre fjalëve: “Artisti duhet të krijojë

veprën e vet ashtu si Perëndia universin: Të jetë i padukshëm e i plotfuqishëm, të ndihet

gjithkund e askund të mos duket.”?

Pasi hidhet pyetja për diskutim, mësuesi/ja shpalos shtyllat kryesore të stilit fl oberian:

- objektivizmi, impersonalizmi, natyralizmi.

Shpjegim termash

Termat, të shkruar në tabakë letre, vendosen përballë nxënësve.

202
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

a. Objektivizmi është trajtimi i shpirtit njerëzor me paanshmërinë e shkencave fi zike.

E vërteta – thelbi i veprës letrare.

- Impersonalizmi është kthimi në objektivitet me anë të papërcaktueshmërisë

vetjake.

- Natyralizmi është ngjashmëria e veprës së artit me realitetin.

b. Estetika floberiane. E bukura – E vërteta. Përmes së bukurës e vërteta del më

në pah, ashtu si nëpërmjet së vërtetës e bukura shfaqet më e plotë. Morali më i vyer i

një vepre letrare shfaqet në të bukurën dhe në të vërtetën.

c. Bovarizmi, rast i veçuar apo dukuri e përjetshme njerëzore?

- Bovarizmi është prirja për të ëndërruar e për t’u zhgënjyer pafundësisht ose

ndryshe, humnera mes ëndrrës dhe realitetit. Ema nga personazh shndërrohet në një

Un-njerëzor të të gjitha kohërave.

- Jeta dhe letërsia në përballjen me Ema Bovarinë janë. Universaliteti i saj spikat

në ballafaqimin që poetikja brenda njerëzores ndeshet pareshtur me zbrazëtinë dhe

mungesën e pakapërcyeshme të prozaikes. Simotrat e Ema Bovarisë janë: Ana

Karenina e Tolstoit dhe Zhana e Mopasanit (“Një jetë”).

Ndërtimi i njohurive. Studim teksti (koment), skeda e tekstit tregimtar

(Lexohet fragmenti “Ëndërrimet e Emës” nga nxënës të ndryshëm – lexim stafetë).

- Bëhet skeda e analizës dhe e komentit letrar sipas modelit të temës të kaluar.

Ndërtohet analiza në këtë shkallare:

- Gjendja shoqërore dhe martesore e personazhit.

- Rrugëtimi psikologjik i Emës. Nga prirjet e romantikëve që e kundrojnë jetën si

përrallë, drejt shpërfaqjes së dyluftimit mes aristokratizmit virtual të Emës dhe realitetit

si gruaja e një mjeku fshati.

- Fragmenti është i ndërtuar me nëntë paragrafë, të cilët përcjellin ide që e bëjnë

artistikisht më të plotë tablonë. Rrëfi mi karakterizohet nga një kontrast që një herë trazon

mendimin e lexuesit, duke ia zgjuar meditimin, dhe një herë tjetër zbulon ironinë e fshehur

të Floberit. Detajet e zgjedhura përfshijnë në kurbën e tyre bukurinë e natyrës, fuqinë e

ëndrrës, pritjet e mëdha, mediokritetin, zbrazëtinë, mungesën e poezisë, rrafshësinë e

monotonisë etj. Horizontaliteti fl oberian përgatit vertikalitetin që do të vijë.

- Përballja e ëndrrës që Ema ka për jetën, nën ndikimin e romaneve romantike

me vrazhdësinë e realitetit ku jeton pas martesës, shkakton kundërvënie shpirtërore,

emocionale, psikologjike mes dy personazheve. Ka diçka donkishoteske në figurën e

Emës, që buron nga mënyra e arsyetimit kontradiktor se ku shfaqen kufi jtë mes letërsisë

romantike dhe realitetit jetësor.

- Ç’mendim ka për Emën cilido që e lexon fragmentin? E gjykon për ta dënuar apo kërkon

ta kuptojë atë? Guxon të jesh i sinqertë me vetveten sa të thuash: “Ema jam unë...”?

Përforcimi. Nxjerrja e përfundimeve

Në përfundim nxënësit vëzhgojnë pikturat dhe japin mbresat e tyre për fragmentin.

Detajet që sjellin ata dhe si e pasurojnë më tej përfytyrimin për Emën.

Detyrë shtëpie. Shkruani një ese argumentuese me temë: Ema, një histori e largët apo një

histori që vazhdon?

203
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Tema

3.2. Komente

nga

fragmentet

e veprës

“Zonja

Bovari”

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të komentojë fragmente të veprës që:

a. të zbulojë veçori të gjuhës dhe stilit të shkrimtarit, si:

- mjeshtëria në sjelljen e detajeve,

- stilizimi i sjelljes së personazheve nëpërmjet fjalëve kyç,

- përdorimi i ironisë;

b. të zbulojë veçori të metodës natyraliste në fragment;

c. të analizojë dukurinë e bovarizmit nëpërmjet fragmentit;

ç. të përshkruajë portretin e prindërve në ballafaqim me personazhet

e romanit.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 11”, citate të

shkruara, trashëgimia e artikujve letrarë të Floberit.

Konceptet kryesore: metodë natyraliste, nivele leximi, analogji, ironi fl oberiane.

Struktura mësimore: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Nxitja e diskutimit Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Studim teksti Të nxënit në bashkëpunim Punë në grupe

Përforcimi Nxjerrja e përfundimeve Ndërtimi i shprehive studimore Punë individuale

Parashikimi. Një pyetje, shumë përgjigje

Duke e lexuar në mënyrë aktive tekstin (për çdo paragraf një nxënës), jemi në

gjendje që, me anë të veçorive të gjuhës dhe të stilit, sipas shkallares: detajet, fjalët kyç

të sjelljes së personazheve, përdorimi i ironisë, t’ia dalim mbanë të përcaktojmë:

1. Sa nivele leximi ka ky fragment?

“Një tekst mund të japë deri katër nivele të ndryshme leximi: letrar, moral,

alegorik, anagogjik”. Umberto Eko

Anagogji - metaforë

2. Ironia floberiane është qëndrim i autorit apo nënkuptim i kundërshtisë që shfaqin

sjelljet e personazheve ndaj të njëjtit realitet përmes marrëdhënies së tyre me njëri-tjetrin?

Mbështetur në këndvështrimin e Floberit, që e fut ngjarjen dhe personazhet në

skanerin e fi lozofi së natyraliste, mund të kemi lexuesin model, që, i nxitur nga semantika,

do të dijë si përfundon historia dhe i lë hapësirën e nevojshme lexuesit estetik që të

arrijë të kapë arkitekturën artistike të autorit.

Ndërtimi i njohurive. Studim teksti

Ndahet klasa në dy grupe.

Grupi I - argumenton pse e tërheq përfundimi i ngjarjes.

Grupi II - argumenton pse e tërheq arkitektura e fjalës.

Dialog - Zgjidhet për çdo grup një nxënës që të japë dy ose tri argumente.

204
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Nga këndshikimi i mësipërm zbulohet se cila është shfaqja e bovarizmit në fragment:

përballja e një realiteti vulgar në kahun ku ecën personazhi i Sharlit me realitetin

aristokratik, ku Ema kërkon të gjejë identitetin e saj njerëzor, femëror, bashkëshortor.

Përforcimi. Nxjerrja e përfundimeve

Mësuesi/ja ngre çështjet për diskutim, duke u përqendruar te:

-Ema, natyrë iluzioniste apo lodër në duart e pasionit iluziv?

-Pasioni është robëri dhe vuajtje. Kur? Pse?

- Nëse do të vendosnim personazhin e Emës përkundruall thënies së Spinozës:

“Njeriu i çliruar nga iluzioni bëhet shembulli i natyrës njerëzore”, cilat do të ishin disa nga

idetë që do të na ngacmonin?

- Ç’karakter kanë ëndërrimet e Emës: janë ëndrra prozaike apo poetike?

- Po t’i referohemi arsyetimit të Erik Fromit: “Ëndrra është poetike, ajo fl et me gjuhën

universale të simboleve”, a duhet gjykuar Ema për ëndrrën e saj për jetën?

- I përshtatet Emës shprehja: “Ajo sheh ëndrra me sy hapur”? Pse?

Hapësira e fjalës

- Midis dy ideve lidhur me ëndrrat e Emës për jetën, cila do të ishte përligjja më e

drejtë:

“Ëndrra që s’e ka marrë shpjegimin e saj, i ngjan një zarfi të pahapur”.Talmudi.

“Ëndrra është rruga mbretërore për të kuptuar të pavetëdijshmen”. Z. Frojd.

Detyrë shtëpie

Refl eksione: Ema-Sharli te prindërit e mi?!

Ema-Sharli, “të zgjuar” apo “të fjetur” në familjen time?

Tema

4.3.

Letërkëmbimi

si lloj i tekstit

informues

(Zonja Bovari)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

- të lexojë një tekst informues të llojit të letërkëmbimit:

a. të analizojë letrën për të evidentuar përmbajtjen dhe strukturën e saj;

b. të zbulojë anën njerëzore të shkrimtarit;

c. të vëzhgojë ilustrimet dhe t’i përshkruajë ato për emocionet që i përcjellin.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 11”, citate të

shkruara, fragmente nga fi lmi me videoprojektor.

Konceptet kryesore: letër këmbim, struktura e letrës, përmbajtja e letrës.

Struktura mësimore: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Nxitja e diskutimit Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Studim teksti Të nxënit në bashkëpunim Punë në grupe

Përforcimi Diskutim Ndërtimi i shprehive studimore Punë me klasën

205
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Parashikimi. Një pyetje, shumë përgjigje

Pasi mësuesi/ja ose një nxënës/e e talentuar lexon letrën që Floberi i dërgon mikes

së tij, Luizë Kolesë, shtrohet pyetja:

-Cilat janë arsyet që Floberi, njeriu i mbyllur në vetvete, i quajturi eremiti i Kruasesë,

e tejkalon vetveten, duke sfiduar realitetin e rëndomtë, në emër të dashurisë së pamasë

për letërsinë?

Diskutime të lira rreth pyetjes së shtruar.

Ndërtimi i njohurive. Studim teksti

Klasa ndahet në dy grupe, të cilat punojnë sipas platformës së mëposhtme:

Grupi I: Ana njerëzore e shkrimtarit

- gjendja shpirtërore, psikologjike e shëndetësore;

- vështirësitë e procesit krijues;

- shqetësimi i përhershëm për të arritur majën e fjalës;

- pakënaqësia e zakonshme e artistit nga puna e tij;

- kërkimi i pareshtur i thellësive të reja të fjalës;

- kundrimi i artit të fjalës si dashuri flijuese;

- nxitja intelektuale vetjake që trazon botën shpirtërore të mikeshës të tij,

Luizë Kolesë;

- trishtimet që shkakton krijimtaria artistike dhe marrëdhëniet vetjake të

dashurisë, dy anë të së njëjtës medalje.

Grupi II: Përmbajtja dhe struktura e letrës:

- koha kur është shkruar letra;

- komunikimi me të dashurën - shpalosja e natyrës së tij;

- udhëkryqi ku gjendet dashuria e Floberit me Luizë Kolenë;

- ndarja e paragrafëve dhe “dialogu” që Floberi bën për jetën, dashurinë,

krijimtarinë;

- dëshira e Floberit për të shkruar letra të gjata, si nevojë e natyrshme që

njeriu ka për të biseduar me pjesën tjetër të vetvetes së tij, të dashurën;

- përkushtimi tërësor i Floberit në trajtën: Yti.

Përforcimi. Diskutim

Mësuesi/ja shtron çështjen për diskutim:

-Letërkëmbimi: një relikte e së shkuarës apo një realitet njerëzor i gjithëkohshëm?

Një letër për ty... (tekst i karakterit)

Një letër e padërguar... (liriko-meditative)

Në këtë vazhdë ata mund të lexojnë “Letra e një të panjohure” nga S. Cvajg.

Hapësira e Fjalës

-Ç’mendoni për citimin nga nobelisti i vitit 2010, Mario Vargas Llosa, te “Letra

një shkrimtari të ri”, kur pohon: “Natyrisht, kur dikush, Don Kishoti apo Zonja Bovari,

këmbëngul të përziejë letërsinë me jetën dhe rreket ta bëjë jetën të ngjashme me

letërsinë, pasojat mund të jenë shkatërrimtare”?

206

- Si projektohen në vetëdijen tuaj fjalët e Oriana Fallacit te “Letër foshnjës së

palindur”: “ ... shpesh, gati gjithmonë do të humbësh. Por nuk guxon ta humbësh

kurajën. Të luftosh është shumë më bukur sesa të fi tosh, të udhëtosh është shumë më
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

argëtuese sesa të arrish. Kur të arrish ose të fi tosh, do të ndjesh një zbrazëti të madhe.

Dhe, që ta tejkalosh atë zbrazëti, duhet përsëri të nisesh në rrugë”.

-Ç’mendime zgjojnë te ju këto fjalë të nobelistit Otavio Paz:

“Artisti është intelektual, edhe pse intelektuali mund të mos jetë artist”.

Detyrë shtëpie. Pasi të lexoni letërkëmbimin e E. M. Remarkut me Marlene Dietrih, shkruani një ese

meditative me temë: “Njeriu edhe kur e ka pushtuar lavdinë, ka nevojë për një zemër njerëzore që e

çmon dhe e do”.

Tema

5.1: Identifikimi

i veçorive të

romanit realist

(“Manteli”)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

- të identifikojë veçoritë e romanit realist:

a. të dallojë veçoritë e stilit të Gogolit, për t’i vendosur në kontekstin e romanit;

b. të evidentojë veçoritë kyç të subjektit të romanit;

c. të komentojë fragmentin e romanit duke u ndalur te:

- paraqitja realiste e atmosferës së kohës,

- karakterizimi i personazheve,

- koha dhe identifi kimi i personazheve që janë lënë të papërcaktuara;

ç. të komentojë me shkrim një fjali kyç për të evidentuar ironinë e shkrimtarit.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, citate të

shkruara, portreti i Gogolit, titujt e veprave të përkthyera në shqip.

Konceptet kryesore: roman realist, hierarki e vlerave, burokraci, realizëm.

Struktura mësimore: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Nxitje e diskutimit Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Studim teksti Të nxënit me bashkëpunim Punë në grupe

Përforcimi Diskutim Ndërtimi i shprehive studimore Punë me klasën

Parashikimi. Një pyetje, shumë përgjigje

Mësuesi/ja u drejton nxënësve pyetjet:

- Ç’është burokracia shtetërore?

- Ç’dini për burokracinë shtetërore?

- Keni lexuar ndonjë vepër që e trajton këtë dukuri? Nëse e keni lexuar veprën e

Dritëro Agollit “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, ç’mendim keni për burokracinë?

- Ç’ju sjell ndër mend termi realizëm? Kujtoni një vepër të letërsisë së huaj që e keni

studiuar vitin e shkuar.

- Ç’ju ka mbetur në kujtesë nga tregimi “I trashi dhe i holli” i Çehovit? Ky tregim i përket

“muzeut” të Fjalës apo vazhdon të flasë edhe sot aktualisht? Ku duket aktualiteti i tij?

207
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Ndërtimi i njohurive. Studim teksti

a. Në rrjedhën letrare të realizmit, që daton në harkun kohor 1800-1890, veç Çehovit

në letërsinë ruse, shfaq personalitetin e vet edhe N. Gogoli. Veçantitë e stilit të Gogolit

do të shihen në kontekstin e novelës “Manteli”.

Klasa ndahet në dy grupe dhe në dyshe lexojnë materialin në tekst dhe nxjerrin të dhënat.

Grupi I - Veçoritë e artit gogolian (në përgjithësi)

Grupi II- Veçoritë e novelës “Manteli”

Grupi I

vepër realiste

nota humori të trishtuar

paraqit në thellësi

situata dhe personazhe

Veçoritë e artit

ndërthurr simbolikën

me fantastiken

ironi dhe sarkazëm

Situata ka për dekor një institucion shtetëror. Protagonisti Akaki Akakieviç është një

nëpunës i rëndomtë i administratës cariste. Personaliteti i tij zbulohet në një drejtim:

ai është një kopist i thjeshtë në një zyrë anonime. Anonimati i Akakieviçit shfaqet: në

emrin, në pamjen, në jetën e izoluar, në varfërinë, në mungesën e reputacionit, në

zhvleftësimin e tërë jetës së tij, që duket si një tallje planetare.

Veçoritë kyç që hedhin dritë mbi ngjarjen

- Njeriu i Madh, si antipodi i të padukshmit, kopistit Akaki Akakieviç.

“Mbretëria” e Njeriut të Madh: arbitrariteti, fodullëku, krenaria, brutaliteti, shpërfi llja,

verbëria shpirtërore, mungesa e njerëzores, karakteri i zvetënuar, kapadaillëku,

mendësia burokratike, sipas së cilës një nëpunës anonim është thjesht një numër në

administratë.

- “Mbretëria” e Akaki Akakieviçit: një emër i rëndomtë, një veshje mjerane, një post

poshtërues, një objekt talljeje, një qenie dështake që meriton vetëm talljen.

Pasuria e tij e vetme: manteli i dalë boje, i konsumuar, i mjerë si tërë jeta e tij.

- Dueli i dy “mbretërive” nis me ankimin e kopistit Akakieviç, që policia të gjejë hajdutët

e palltos së tij të re nën shtytjen e Njeriut të Madh. Situatë paradoksale, ku njerëzorja

konsiderohet e padenjë për të regëtirë diku, përkundër arrogancës së shtetit. I munduri

i këtij “dueli” mbetet Akakieviçi; “fi timtari”, Njeriu i Madh arbitrar.

- Drama e njeriut të vogël, pa përkrahje, anonim, përballë realitetit të frikshëm që

fyen e poshtëron këdo që s’i përket “sërës” së të paskrupujve. A është një rast i veçuar

Akakieviçi apo një dukuri shoqërore, qytetare-historike?

Mungesa e informacionit për Njeriun e Madh. Anonimati i tij është më i mjerë se i

kopistit, ngaqë buron prej karakterit të tij.

208
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Grupi II

përshkrimi i imët i situatave

dhe personazheve

mjedise dhe karaktere reale

trillimi fantastik

rrëfi m realist

elemente fantastike

dhe simbolike

Manteli

personazhi tip

ironi e hollë - sarkazëm

subjekti i thjeshtë

b. Studim teksti

Koment i fragmentit

Paraqitja realiste e kohës: administrata cariste, hierarkia burokratike e anashkalon

dhe e përçmon hierarkinë e vlerave.

Mendimi, qëndrimi dhe trajtimi despotik i “Njeriut të Madh” për të përligjur paaftësinë

për të bërë diçka, duke zgjedhur prepotencën si mjetin e tij të luftës dhe të autoritetit.

Ndahet klasa në dy grupe,

Grupi I – bën komentin rreth figurës së Njeriut të Madh,

Grupi II – bën komentin rreth Akaki Akakieviç dhe lexohen në tekst pjesët ku autori

bën përshkrimin e këtyre dy fi gurave.

a. Trajektorja e personazheve

Njeriu i Madh - posti që mban - arbitrariteti që shfaq.

Akaki Akakieviç - detyra që kryen - përulësia.

Doktori - përcaktimi i diagnozës - sugjerimi për arkivolin.

Autoritetet - shpërfi llja ndaj jetës dhe ndaj vdekjes të protagonistit. Akakieviçi ishte

një numër, jo një jetë, që u fshi sikur të mos kishte qenë kurrë.

Shkrimtari - rrëfyesi i ngjarjes - keqardhje e fshehur - avokatia e heshtur për një

qenie anonime që iku pa lënë gjurmë.

b. Papërcaktueshmëria e kohës dhe e personazheve

Element i qëllimshëm për ta nxjerrë nga shoqëria cariste në nivele universale. Epoka

të ndryshme kanë gjithmonë Njeriun e tyre të Madh dhe kopistin mjeran si dukuri të

përhershme shoqërore, historike dhe njerëzore, që përcjellin mesazhin e arbitraritetit

të pushtetit.

Përforcimi. Diskutim

Mësuesi/ja hap diskutimin në klasë duke vënë përballë veprën “I trashi dhe i holli”

dhe “Manteli”, duke i udhëzuar nxënësit të gjejnë pikat e përbashkëta dhe të ndryshme

që kanë këto dy vepra.

-Ku shfaqen pikëtakimet e tyre?

-Piramida e pushtetit dhe njeriu i vogël, i papërfi llshëm, viktimë e mjerimit të tij

209
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

njerëzor mbeten thjesht realitete letrare apo janë realitete gjithëkohore në shoqërinë

njerëzore?

Pyeten nxënësit nëse e kanë lexuar “Procesin” e Kafkës. Ata nxiten të renditin disa

nga dukuritë e ngjashme që lihen re edhe në novelën “Manteli”.

Ngjashmëria

Pushteti është i verbër për ta parë njeriun, sado “i vogël” dhe “i padenjë” të duket, për

shkak të funksionit të tij zyrtar dhe gjendjes “së ulët” shoqërore.

-Cilat janë arsyet kryesore që huazojnë natyrën e njeriut “të vogël”, kur bëhet “Njeri

i Madh”?

-Portretizoni një njeri “të vogël” që është bërë “Njeri i Madh”, të cilin keni pasur rastin

ta njihni përmes përvojave tuaja ose të prindërve tuaj.

-Është e mundur që një individ, edhe pse vjen nga një formim i lakmueshëm

intelektual, të harrojë që ka qenë “i vogël” kur bëhet “Njeri i Madh” dhe cilat janë disa

nga rrethanat?

Hapësira e Fjalës

Oskar Uajld pohon në njërën nga aforizmat e tij, se “mediokriteti është krim”. Shihni

një shteg që të çon te kjo e vërtetë, në kuptimin e raporteve ndërnjerëzore në novelën

“Manteli”.

Detyrë shtëpie. Komentoni me shkrim se ç’ka dashur të kumtojë autori me fjalinë: “Duhet të them

se, për tërë këtë çështje, nuk u interesua as ai që po tregon këtë ngjarje”.

Tema

5.2. Koment

nga fragmenti

“Manteli”

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

a. të komentojë fragmentin e veprës duke u ndalur te:

- struktura e fragmentit,

- rrëfyesi si dëshmitar i pranishëm,

- ndërhyrja e autorit në tekst,

- gërshetimi i paraqitjes realiste me elementin simbolik,

- gjuha dhe stili i veprës,

- përdorimi i ironisë,

- karakterizimi i gjuhës së personazheve në paragrafët dialogues;

b. të përmbledhë tiparet e personazheve në tabelën me veçoritë e përshkrimit;

c. të lexojë një tekst informues, për të gjykuar mbi dukurinë e nënshtrimit të

nëpunësit para titullarit;

ç. të vëzhgojë pikturën dhe të përshkruajë me gojë portretin e shkrimtarit.

210
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, citate të shkruara,

fragment nga drama “Revizori” e Gogolit.

Konceptet kryesore: element simbolik, kërcim stilistik, ironi, stil gogolian.

Struktura mësimore: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Nxitje e diskutimit Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Studim teksti Të nxënit me bashkëpunim Punë në grupe

Përforcimi Diskutim Ndërtimi i shprehive studimore Punë me klasën

Parashikimi. Një pyetje, shumë përgjigje

Struktura e fragmentit

Pasi lexohen disa pasazhe të fragmentit në f. 154, mësuesi/ja shtron pyetjet:

-Ç’karakter ka teksti që sapo u lexua?

Në këtë tekst spikat “metanarrativiteti si përsiatje që bën teksti mbi veten dhe natyrën

e vet ose si ndërhyrje e zërit të autorit që përsiat rreth asaj që rrëfen dhe madje thërret

lexuesin që t’i ndajnë bashkë përsiatjet e tij”. (Umberto Eko)

Arkitektura e fragmentit, e ndërtuar mbi gërshetimin e paraqitjes realiste me elementin

simbolik, na çon drejt thënies së Çarls Xhenksit: “... vepra e artit i drejtohet njëkohësisht

një publiku elitar, duke përdorur kode “të larta” dhe një publiku masiv, duke përdorur

kode popullore”.

-Ku shfaqen dy kahet në shkrirjen me njëri-tjetrin?

Kjo shumësi “zërash”, që futen në shtratin e rrëfi mit dhe në tablonë e strukturës më

të plotë me kërcimet stilistike, me ndërthurjet e rrëfi mit në vetën e tretë e në vetën e

parë, pa lënë pas dore ligjëratën e drejtë dhe të zhdrejtë, e çon rrjedhën e ngjarjes e të

jetës në kufi jtë e ironisë.

Ndërtimi i njohurive. Studim teksti

Punohet rubrika Refl ektoni për gjuhën dhe stilin.

-Ç’është ironia?

Ironia është tallje (për dikë a për diçka), që bëhet në mënyrë të hollë e të mbuluar,

duke folur gjoja me gjithë mend; qesëndi. Ndërsa këtu, shkrimtari, duke u dhënë fjalëve

dhe shprehjeve një kuptim të kundërt nga ai që kanë në të vërtetë ose duke bërë sikur

pranon të kundërtën e asaj që mendon, përqesh e vë në lojë personazhet.

Ironia shfaqet si pohim kundërthënës. Intuita e lexuesit zgjohet për të deshifruar

mesazhin nga konteksti dhe nga intonacioni i veçantë i thënies. Nënkuptimi ose parakuptimi

i marrësit të mesazhit arrin të kapë thelbin e vërtetë të thënies.

- Ironia në fragmentin “Takimi me Njeriun e Madh” i ka rrënjët te njohja e mirë e personazheve

nga Gogoli dhe nga vëzhgimi i kujdesshëm i ngjarjeve, që i jep dorë stilit gogolian të shpërfaqë

nënvizimet ironike, dykuptimësitë e fshehura brenda morisë së fjalëve.

- Ironia në këtë tregim përtej përdorimit fi llestar, zbulon këndvështrimin ironik të

Gogolit ndaj realitetit ku arbitrariteti i pushtetit nuk e fsheh dot as mediokritetin, as

anonimitetin, as dehumanizimin e njeriut pa asnjë meritë, që ulet në një fron të lartë

shtetëror. Përdorimi i ironisë në novelën gogoliane nuk e përkufi zon atë si vepër të

211
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

letërsisë humoristike. Përkundrazi, ironia si këndvështrim dhe si interpretim trazon te

lexuesi dhimbjen për njeriun “e vogël”, që, ku i dihet, një ditë mund të jetë ai vetë.

- Ironia e përdorur shfaq karakter ndërtekstual, ngaqë edhe pse të fut në lojën e

leximit të dyfishtë, ravijëzon një përzgjedhje lexuesish, që dinë t’i vihen në ndjekje

ecurisë së saj.

-Gjuha e personazheve si vizatim i karaktereve

Relievi i personalitetit të Njeriut të Madh, nga mungesa e informacionit se cili ishte,

deri te shqiptimi rëndë-rëndë i fjalëve, që janë themeli i sistemit: “Rreptësi, rreptësi dhe

vetëm rreptësi”.

Trajektorja që përcakton personalitetin e Akaki Akakieviçit shfaqet nëpërmjet fjalëve

që zgjedh autori të vendosë në gojën e tij. Pritja dhe heshtja gjithashtu fl asin. Belbëzimet

e tij vijnë si rezultat i presionit nga autoriteti vulgar i Njeriut të Madh. Alivanosja që i bie

kopistit vjen nga tërsëllëma e gjeneralit.

Personazhet episodike dhe reagimet e tyre në konfi gurimin e situatës paradoksale.

Përforcimi. Diskutim

Hapet diskutimi për tekstin informues të Gogolit.

“Manteli” si simbol i filozofi së burokratike mediokre, që ka shtegtuar në letërsinë

ruse nga Turgenievi, Dostojevski deri te Sollzhenicini, evidenton raportin e njeriut të

zakonshëm me arbitraritetin e pushtetit.

Detyrë shtëpie: Duke njohur personalitetin e Dhimitër Paskos (Mitrush Kuteli), ç’mendoni për

pasurinë leksikore të shqipërimit prej tij të veprës “Manteli”?

Tema

7.1: Veçoritë

e novelës

realiste

(Studenti në

shtëpi)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të identifikojë veçoritë e novelës realiste:

a. të analizojë veçoritë e stilit të Migjenit; vendosja në kontekstin e novelës;

b. të lexojë fragmentin dhe të mbajë shënime për të plotësuar skedën e analizës;

c. të komentojë fragmentin e novelës duke u ndalur te:

- subjekti,

- mjedisi dhe koha,

- elementet parapërgatitore,

- detajet antonimike,

ç. të shkruajë përmbledhjen e dy pjesëve.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, citate të shkruara,

portreti i Migjenit, trashëgimia e veprave të tij.

Konceptet kryesore: prozë migjeniane, gjetje migjeniane, ankth moral.

Struktura mësimore: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Pyetje-përgjigje Nxitje e diskutimit Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Studim teksti Të nxënit me bashkëpunim Punë në grupe

Përforcimi Diskutim Ndërtimi i shprehive studimore Punë me klasën

212
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Parashikimi: Pyetje-përgjigje

Klasa ndahet në tri grupe që nxjerrin nga një përfaqësues, të cilët lexojnë fragmentin

e parë të novelës, duke iu dhënë mundësi të tjerëve të listojnë disa nga veçoritë e

prozës migjeniane, sipas kësaj trajektoreje:

-Ç’lloj ngjyrash dhe shtresash refl eksive kuptimore vihen re në të?

-Ç’impulse mendimi zgjon kjo prozë?

-Në ç’përmasa frika konceptohet si patologji në këndvështrimin e Migjenit?

-Njeriu i neurotizuar nga frika është një gjetje e bukur artistike migjeniane apo një

realitet shoqëror ekzistencial?

-Pasi përfundohet leximi, a mund të ballafaqohemi me konceptin e maskës dhe të

hipokrizisë si zanafi lla e shqetësimit njerëzor për kohën, që modelon Migjeni në këtë

novelë?

Duke lexuar përmes rreshtave, në përpjekje të kapjes së frymës që ka proza

migjeniane, dallohet, qoftë edhe turbull, shndërrimi i ankthit moral në ankth shoqëror, i

njeriut dhe i familjes në udhëkryq?

Nëse novela “Studenti në shtëpi” rreh të trajtojë temën e ballafaqimit të dy moraleve,

njërit të rrejshëm që haset në përditshmërinë njerëzore, dhe tjetrit si konvencion, si

normë që çdo ditë e më shumë shkërmoqet, a e ruan aktualitetin kjo pjesë e trashëgimisë

migjeniane në realitetin e kohës sonë?

Ndërtimi i njohurive. Studim teksti

Pasi diskutojnë çështjen e shtruar më sipër, nxënësit bëjnë skedën e analizës sipas

grupeve në të cilat kanë punuar.

Përforcimi. Diskutim.

Studiuesi Mark Gurakuqi ka thënë: “Artistikisht Migjeni është një fenomen në letërsinë

tonë. Por jo një fenomen i rastit dhe i pashpjegueshëm. Atë e lindi koha. Ai është pjellë

e kërkesave të kohës.”

-Nisur nga ky arsyetim i M. Gurakuqit, a mbetet vërtet Migjeni një fenomen në

letërsinë shqiptare dhe pse?

Më pas vazhdon komenti i fragmentit sipas shkallares:

detajet antonimike

-përgjegjësia e Nushit dhe

pengesa patriarkale

-kodi moral dhe turpi

elementet parapërgatitore

-atmosfera mbytëse

mjedisi dhe koha

-përshkrimi fi zik i mjedisit

-mjedisi i vogël

subjekti; dy pjesë

-kthimi I i Nushit

-kthimi II i Nushit

Detyrë: Nxënësit të shkruajnë në shtëpi përmbledhjen e dy pjesëve, jo më tepër se një faqe fl etoreje,

duke i vendosur secilës një titull të ri. Nxënësit të komentojnë shprehjet:

-Paradokset e kohës në novelën “Studenti në shtëpi”.

- A ka diçka nga Ema brenda personazhit të Ages.

213
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Tema

8. 2. Koment

nga fragmenti

“Studenti në

shtëpi”

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të komentojë fragmentin duke u ndalur te:

a. portretizimi i personazheve;

b. fjalët kyç që realizojnë ironinë;

c. kundërvënia ndërmjet botës mashkullore ndaj asaj femërore

kodi moral;

ç. shkaqet dhe pasojat e veprimit të personazheve

d. të përshkruajë një nga marrëdhëniet e personazheve (baba-bir, burrëgrua,

motër-vëlla).

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, citate të

shkruara (M. Raifi ).

Konceptet kryesore: pseudomoral, botë mashkullore, konservatorizëm.

Struktura mësimore: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Nxitje e diskutimit Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Studim teksti Të nxënit me bashkëpunim Punë në grupe

Përforcimi Nxjerrja e përfundimeve Ndërtimi i shprehive studimore Punë individuale

Parashikimi. Një pyetje, shumë përgjigje

Mësuesi/ja u drejton nxënësve pyetjet:

-Në ç’raporte qëndrojnë njeriu dhe morali shoqëror në këtë vepër?

- Nisur nga përballja e njeriut (personazheve në novelë) me pseudomoralin, si falsitet

që i ngjan maskës, a mund t’i portretizojmë personazhet të ngacmuara nga ideja e

studiuesit Mensur Raifi që pohon: “Ai (Migjeni) apelon në revoltën e njeriut: pse e lejon

ai që të shkelet dinjiteti i tij?”

Ndërtimi i njohurive. Studim teksti

U kërkohet nxënësve të lexojnë fragmentin në libër dhe të nxjerrin fjalët kyç që

zbulojnë ironinë.

Koment

Në novelë theksohet primitivizmi dhe arkaizmi i marrëdhënieve familjare si burgim

i çdo lirie të komunikimit njerëzor. Një baba autoritar, që fjalën e ka “ligj”. Trajtohet

konservatorizmi familjar dhe iluzionet e Nushit, se “qytetërimi” që ai solli do të përballen

për të arritur ndryshimin, që s’duket askund dhe nuk ndodh kurrë. Idealizmi i Nushit

shfaqet si një flakë kashte, që nxjerr në pah lustrën, fasadën e marrëdhënieve të

dështuara njerëzore. Despotizmi në marrëdhëniet familjare nuk e lejon kurrë ngrehinën

e shtëpisë të jetë “Familje”.

-Kundërvëniet mes botës mashkullore dhe asaj femërore.

Psikologjia shoqërore patriarkale e kundron gruan, femrën, vajzën si një qenie të

dorës së dytë në familje dhe në shoqëri. Ajo ka vetëm një udhë: t’i nënshtrohet verbazi

pushtetit mashkullor. Nëse brenda familjes mungon liria e mendimit dhe e komunikimit

njerëzor, a nuk kthehet çdo raport në një maskaradë të përditshme, që i largon çdo ditë

e më shumë njerëzit nga njëri-tjetri?

214
Përforcimi. Nxjerrja e përfundimeve

Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

-Superioriteti mashkullor dhe inferioriteti femëror.

Nëna e Nushit të kujton një person pa emër, pa individualitet, pa personalitet, thjesht

një hije e të shoqit që ka për detyrë vetëm të bindet. Agen e kërcënon i njëjti fat, por ajo

e sfi don, duke zgjedhur tradhtinë bashkëshortore.

-Kodi moral

-Ku qëndron vlera e moralit njerëzor?

Morali si nevojë e qenies njerëzore duhet të njohë dhe të komunikojë më mirë me

vetveten dhe të tjerët. Morali si projeksion i dy koordinatave: i historisë dhe i shoqërisë

njerëzore që shpalosin natyrën e njeriut. Një nga personazhet më të spikatura të mendimit

filozofik të shekullit XX, Izajah Berlin, pohon: “Fakti që njerëzit komunikojnë mes tyre,

nënkupton ekzistencën e një minimumi kategorish dhe konceptesh morale të përbashkëta.

Kategoritë morale - dhe përgjithësisht ato të vlerësimit - nuk janë aq të pandryshueshme

sa ato të perceptimit të botës fizike, por nuk janë aq relative apo të mjegullta siç i bëjnë,

pa e vrarë mendjen shumë, ku disa autorë duan t’i kundërvihen dogmatizmit objektivist

klasik”. Duke marrë shkas nga citimi i mësipërm, ç’kod moral ndeshim në realitetin e

novelës “Studenti në shtëpi”? Ku shfaqet kalcifikimi i kodit moral njerëzor?

- Si shfaqen vizionet dhe përfytyrimet që personazhet kanë për jetën?

Mendimi artistik migjenian rreket të krijojë portretin e personazheve, duke dalluar

motivet, qëllimet dhe zgjedhjet që bëjnë ata në varësi të situatave ku jetojnë.

Hapësira e Fjalës

Zhan-Zhak Ruso në veprën e tij “Kontrata sociale” thotë: “Njeriu ka lindur i lirë, por

gjithkund ai është në pranga”. Në këndvështrimin migjenian të jetës, të pasqyruar te

“Studenti në shtëpi”, si mund të përcaktojmë “prangat” që e burgosin lirinë e njeriut?

“Në qoftë se ligjësitë që përcaktojnë fenomenet e botës që na rrethon do të

përcaktonin gjithçka, atëherë moraliteti nuk do të ekzistonte dhe lirisë do t’i mungonte

përgjegjësia morale”.

Emanuel Kant

Detyrë shtëpie. Bëni përshkrimin e një marrëdhënieje mes personazheve (baba-bir, burrë-grua,

vëlla-motër).

- Ç’do të ndodhte në shoqërinë njerëzore nëse lirisë do t’i mungonte morali?

Shënim: Sugjerohet leximi i librit “Letër babait” i Franc Kafkës.

Tema

9.3. Koment

nga fragmenti

“Studenti në

shtëpi”

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të komentojë fragmentin me këto synime:

a. të nxjerrë mesazhin dhe ta interpretojë atë, - domosdoshmëria e ndërrimit

të shoqërisë me një moral të gënjeshtërt;

b. të evidentojë veçoritë e stilit, - çmitizimi i heroit,

c. të analizojë gjuhën stilistike dhe fi guracionin: epiteti, metafora, krahasimi,

ironia e sarkazma,

ç. të plotësojë në skedë tri çështje kryesore të dala nga novela,

d. të bëjë një diskutim me temë sociale.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, citate të shkruara

nga Zhan-Pol Sartri dhe Ali Aliu.

215
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Konceptet kryesore: çmitizim i heroit, nuanca fejtonistike, dramaticitet i kohës.

Struktura mësimore: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Nxitje e diskutimit Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Studim teksti Të nxënit me bashkëpunim Punë në grupe

Përforcimi Nxjerrja e përfundimeve Ndërtimi i shprehive studimore Punë në grupe

Parashikimi. Një pyetje, shumë përgjigje

Mësuesi/ja shtron pyetjen para nxënësve:

-A i përshtatet fi lozofi së krijuese migjeniane mendimi i Zhan-Pol Sartrit: “Vuajtja

aktive hap rrugën e revoltës dhe të lirisë”?

Ndërtimi i njohurive. Studim teksti

Punë në grupe.

Grupi I - përcakton mesazhin, duke u përqendruar në klithmën e Migjenit që i kërkon

shoqërisë ndryshimin, jo atë formal, por atë thelbësor, që të mos vdesë çdo ditë nga

mashtrimi i vetvetes.

Grupi II - synon të interpretojë në rrafshin njerëzor, shoqëror, historik, mesazhin

e artikuluar nga grupi i parë. Nisur nga ballafaqimi i dy kaheve që bartin dy grupet, a

mund të arrijmë në përfundimin se Migjeni ia doli mbanë të sillte artistikisht dhimbjen

e vuajtjen e tij njerëzore, duke na kujtuar shprehjen proverbiale të Rusoit: “Më mirë t’i

shohësh prangat e tua ashtu siç janë, sesa t’i zbukurosh me lule.”?

Punohen rubrikat Stili dhe Gjuha.

Mësuesi/ja pasi i ndan në dy grupe nxënësit, i lë për disa minuta të studiojnë tekstin

dhe të përqendrohen në çështje të tilla si:

Grupi I - Çmitizimi i heroit dhe i kulteve

Në veprën e Migjenit kërkimi i së vërtetës dhe i dinjitetit njerëzor gjenden përballë

bastardimit dhe degjenerimit, për shkak të një realiteti që e vret njeriun me anë të mjerimit

ekonomik dhe shpirtëror, që jo rrallë fshihet pas hipokrizisë. Sipas studiuesit Mensur

Raifi : “Migjeni denoncoi tri ligësitë më të mëdha të shoqërisë: mjerimin, injorancën dhe

korrupsionin e famshëm moral”. Realiteti shoqëror i ul nga piedestali “monumentet” apo

mitet, sepse “madhështia” e njeriut nuk është gjë tjetër, veçse tragjikomedi.

Grupi II - Gjuha stilistike, figurat mbizotëruese

“Fondi leksikor i Migjenit është diçka më modest nga ca bashkëkohanikë të tij, e,

megjithatë, ai arriti të thotë më shumë dhe më fuqishëm se secili në kohën e tij”. Ali Aliu

“Mendimi i Migjenit ekspozohet në fund si fjalë e atij që jep gjykimin defi nitiv, për

arsye se artisti nuk ia del ta bindë lexuesin me objektivitetin e vet”. Rexhep Qosja.

216

-Ironia, satira dhe sarkazma. Dukuri interesante mbetet rruga nëpër të cilën ironia,

satira dhe sarkazma bashkëveprojnë si reagim ndaj personazheve dhe jetës së tyre.

Ato evidentojnë se burimi i tyre qëndron në dramaticitetin e kohës. Ironia ndonjëherë

merr nuanca fejtonistike, në vend që të ishte pjesë e karakterizimit të personazheve.

Qëndrimi kritik ndaj realitetit shoqëror e çon Migjenin tek ironia, që edhe pse nuk është

orvatje për zgjimin e ndërgjegjes së atyre që i fshikullon fjala e tij, shpreh ndjeshmërinë

ndaj plagëve nën të cilat lëngon shoqëria shqiptare.
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Përforcimi. Nxjerrja e përfundimeve

Në këtë fazë të orës mësimore bëhet plotësimi i skedës për tri çështje kryesore.

Klasa ndahet në tri grupe. Çdo grup zgjedh një nga çështjet e mëposhtme për

diskutim:

-Shtëpia si streha që pret kurdoherë kthimin tënd.

-Falsiteti moral e zhvesh simbolin e shtëpisë nga bukuria e tij.

-Kodi moral, një asfi ksi shpirtërore apo standard i dinjitetit njerëzor.

-Kodi moral dhe njeriu, dy paralele që nuk takohen askund.

-Morali si një udhë që e gjen Un-in e humbur.

-Kodi moral, një arkaizëm shoqëror, një vlerë muzeore apo një realitet ku njeriu

shndërrohet në individ.

Për të nxitur debatin

Nxënësve u kërkohet të lexojnë citatet e mëposhtme dhe të komentojnë, diskutojnë,

dhe të debatojnë rreth tyre, duke i parë të lidhura me temat që përzgjodhën:

“... më pëlqejnë idealet e humbura, sepse ato kërkojnë një shpirt të tërë, të

barasvlershëm me dështimet dhe me fi toret e veta kalimtare”. Alber Kamy

“Kur një njeri bëhet plotësisht individ, kjo është njësoj si me një lumë që, pasi është

zvarritur më kot nëpër rrjedhat anësore apo moçalet, papritur gjen sërish shtratin e vet”.

Karl Gustav Jung

-Kodi moral është në shërbim të njeriut apo njeriu në shërbim të kodit moral?

Detyrë shtëpie. Shkruani një ese me temë “Unë, studenti në shtëpi...”

Tema

10.1. Veçoritë

e romanit

në letërsinë

bashkëkohore

(Gjenerali i

ushtrisë së

vdekur)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të identifi kojë veçoritë e romanit në letërsinë bashkëkohore:

- të analizojë karakteristikat e romanit bashkëkohor;

- të analizojë rolin e groteskut dhe të paradoksit në roman;

- të evidentojë rolin e Kadaresë në letërsinë shqiptare.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, citate të

shkruara, videoprojektor me sekuenca nga fi lmi me të njëjtin titull, fragmente televizive

nga intervistat e Kadaresë, dhënia e çmimeve ndërkombëtare etj.

Konceptet kryesore: roman bashkëkohor, univers letrar, fantazmagori, shtresëzime

kuptimore, asociacione fi lozofi ko-historike, jetëvdekje mitike.

Struktura mësimore: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Nxitje e diskutimit Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Studim teksti Të nxënit me bashkëpunim Punë në grupe

Përforcimi Nxjerrja e përfundimeve Ndërtimi i shprehive studimore Punë me klasën

217
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Parashikimi. Një pyetje, shumë përgjigje

Mësuesi/ja pasi ka dëgjuar nga 2-3 nxënës leximin e detyrës së shtëpisë dhe pasi

janë dhënë vlerësimet për punën e tyre, shtron para klasës pyetjet:

-Cila është vepra e Kadaresë që ka lënë gjurmë te ju?

-Ç’vend zë Kadareja në letërsinë mbarëkombëtare shqiptare?

-Cili është vlerësimi botëror i Kadaresë?

- Në vazhdën e përfaqësimit emblematik të kombit shqiptar përmes Gjergj Kastriotit

dhe Nënë Terezës, a mund ta përmbyllë këtë triptik Kadareja?

-Cilat vepra të tij janë ekranizuar në kinematografi dhe cilat janë dramatizuar në

teatër?

-Ç’tematika përfshin universi letrar i Kadaresë?

-Pse Kadareja ka zgjedhur një shtëpi botuese të quajtur “Onufri” për t’u prezantuar

në gjuhën shqipe?

- Një nga personalitetet më të njohura të fjalës poetike, Alen Boske (Alain Bosquet),

i ka shkruar jurisë së çmimit “Nobel” këto fjalë: “Sado e ndryshme që të jetë Shqipëria

nga Suedia apo Franca, ajo ka nxjerrë në dritë një gjeni. Kadareja njihet në të gjithë

planetin; të kurorëzosh Kadarenë nuk do të thotë ta emanciposh atë: do të thotë të

emancipoheni vetë ju”.

- Ç’mendoni për vlerësimin e Boskesë?

- Cilët janë trofetë letrarë kombëtarë dhe botërorë që ka marrë Kadareja?

(Të ndërtohet “gjeografi a” e tyre në mënyrë grafi ke, duke përfshirë gjuhët e huaja në

të cilat është përkthyer.)

Ndërtimi i njohurive: Studim teksti

Për të analizuar veçoritë e romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, mësuesi/ja e

ndan klasën në tri grupe dhe secili grup trajton një çështje të caktuar, p.sh:

Veçoritë e romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”

Grupi I: Paradoksi i titullit - natyra e tij groteske.

Koment

Ushtria është simbol i forcës, i fuqisë, i autoritetit, prezantimi dinjitoz i shtetit, sipas

fi lozofi së fashiste që besonte në vizionin e saj madhor, me destinacion për të pushtuar

hapësira të reja. Plotësimi i mesazhit të fshehur që vetë titulli bart: ushtri e vdekur.

Në këtë moment nxënësit duhet të bëjnë një përqasje të veprës së Kadaresë me

veprën e Gogolit “Frymë të vdekura”. Një ushtri mund të jetë fi timtare ose humbëse,

por kurrsesi e vdekur. Kjo e kapërcen çdo kuptim dhe i hap udhë absurdit. Shtresimet

kuptimore shtrihen horizontalisht dhe ngrihen vertikalisht, sidomos kur në krye të një

ushtrie të vdekur vendoset Gjenerali. Loja e Kadaresë me fjalën dhe thellësinë e saj

krijon një fantazmagori me përmasa planetare, ngaqë përball Jetën me Vdekjen jo

më thjesht si realitete historike kombëtare, por si realitete universale, që sa më thellë

shtyhen në kohë, aq më larg shkojnë në hapësirë, duke e kapërcyer shqiptaren, për

ta kthyer atë në gjithëkohësi mbarënjerëzore. Ai, duke i bërë autopsinë dyluftimit të

përjetshëm mes Robërisë dhe Lirisë, shpalos fatalitetin kozmik nga individi te kombet.

218
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Palimpseskompozita,

vjen

nga greqishtja

palim - përsëri - e

psestos - “i fshirë,

i gërvishtur”.

Kështu quheshin

pergamenat

me shtresa

dorëshkrimi

njëri mbi tjetrin.

Pergamena,

lëkura, në lashtësi

ishte lëndë e

kushtueshme

dhe murgjit e

kuvendeve të

varfra fshinin

shkrimet e vjetra

që nuk u hynin më

në punë, me larje

të thata bimësh

dhe shkruanin mbi

të.

Grupi II: Fabula e romanit

Koment

Fabula e romanin ka një sens tronditës historik dhe i jep gjithashtu mundësi lexuesit

të depërtojë në hapësirën e pafundme të mendimit fi lozofi k, që nga zanafi lla e një

misioni ushtarak që duhet të mbledhë të vrarët gjatë Luftës së Dytë Botërore, kthehet

në një kumt mitik mbi fatin që e pret pushtuesin e çdo lirie. Konkretja dhe abstraktja si

rrallëherë bashkëveprojnë për të përftuar nivele interpretimi të natyrës palimpsestike,

gjë që i jep veprës një frymëmarrje mirëfi lli sa homerike, aq edhe shekspiriane.

Grupi III: Raporti jetë-vdekje

Koment

Raporti më thelbësor në roman mbetet ai mes Jetës dhe Vdekjes. Fuqia e pazakontë

e fjalës së Kadaresë që sondon thellësi të papërfytyrueshme dhe arrin lartësi mahnitëse,

sjell më tepër se thjesht atmosferën apo dekorin e baladave shqiptare, thelbin e

Jetëvdekjes si universalitet, që vjen nga përjetësia dhe shkon në përjetësi. Dramaciteti

i fshehur brenda “qetësisë” së fjalës e bën më të qartë karakterin meditativ dhe zgjon

pareshtur imazhe, mendime, interpretime, asociacione fi lozofi ko-historike, duke bërë që

rrathët koncentrikë të kontekstit të projektojnë simbolika njerëzore të pafundme. Beteja

mes së shkuarës dhe të sotmes nuk ka mbetur një muzeologji letrare e mbyllur në një

panair artistik fjale. Tragjizmi i kësaj beteje përcillet në mënyrë unikale si një interpretim,

ku çdo kohë dhe çdo individ gjen kodin për ta mistifi kuar historinë, sa më tepër e njeh

atë. Jetëvdekja mitike merr gjithmonë e më shumë karakter labirintik, gjë që e bën

romanin të shpërfaqë natyrën e tij kozmike.

Përforcimi. Nxjerrja e përfundimeve

Mësuesi/ja hap diskutimet në klasë duke parashtruar temat:

- Natyra mitike e romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”.

-Historia si mit apo miti si histori?

Hapësira e Fjalës

“Xhojsi ka luajtur me fjalët, Borgesi me mendimet”. Umberto Eko.

Po Kadareja me çfarë luan për ta përcjellë mesazhin e tij?

Detyrë shtëpie. Shkruani një ese fi lozofi ke me titull: “Kadareja si interpret fi lozofi k i historisë.”

219
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Tema

11.2. Veçoritë

e romanit

“Gjenerali i

ushtrisë së

vdekur”,

si letërsi

bashkëkohore

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

- të analizojë veçoritë e romanit duke u ndalur te:

a. subjekti dhe personazhet,

b. fi gura qendrore e groteskut,

c. koha e luftës dhe koha e tashme e sinkronizuar,

ç. rrëfi mi shumëzërësh,

d. momentet kyç të zhvillimit të rrëfi mit,

dh. roli i përshkrimit,

e. mesazhet dhe interpretimet e hapura.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, citate të shkruara,

portreti i Ismail Kadaresë, trashëgimia e tij në prozë.

Konceptet kryesore: kohë e sinkronizuar, natyrë profetike e fjalës, reliev shpirtëror,

simetri historike, rrëfi m shumëzërësh, metanarrativitet.

Struktura mësimore: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Përvijimi i të menduarit Nxitje e diskutimit Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Studim teksti Të nxënit me bashkëpunim Punë në grupe

Përforcimi Nxjerrja e përfundimeve Ndërtimi i shprehive studimore Punë me klasën

Parashikimi. Përvijimi i të menduarit

Mësuesi/ja pasi kontrollon dhe vlerëson detyrën e shtëpisë, ngre pyetjet mbi temën

mësimore, duke u ndaluar në çështje të tilla, si: subjekti dhe personazhet e veprës,

grotesku, koha e luftës dhe koha e tashme e sinkronizuar, rrëfi mi shumëzërësh,

momentet kyç të zhvillimit të rrëfi mit, roli i përshkrimit, mesazhet dhe interpretimet e

hapura.

- Nga e ka marrë subjektin e veprës shkrimtari?

- Cilat janë personazhet e veprës dhe cili personazh ju tërheq më shumë? Pse?

- Cila është pika kulmore e ngjarjeve në roman?

- Ç’rol luan përshkrimi i natyrës, peizazhet e ndryshme, shqiptari dhe zakonet e tij

në roman?

- Cili është mesazhi që përcjell vepra?

Ndërtohet harta e mendimit në vija të përgjithshme, e cila plotësohet, pasi përfundon

studimi i tekstit.

Ndërtimi i njohurive. Studim teksti

Mësuesi/ja e ndan klasën në grupe dhe secilit grup i jep të trajtojë një çështje.

220

Grupi I: Subjekti dhe personazhet e veprës

Koment

-Subjekti e ka zanafi llën në një ngjarje të vërtetë. Një gjeneral italian vjen të mbledhë

eshtrat e ushtrisë, të vrarë gjatë Luftës II Botërore. Bashkë me të shfaqet prifti, që njeh

psikologjinë dhe historinë e shqiptarëve. Subjekti duket i thjeshtë, por shpalos një reliev

shpirtëror, fi lozofi k, historik epokal, ngaqë “dritarja” ose “ekrani” prej nga ndiqet rrjedha

e tij përfshin historinë si jetë dhe si vdekje, si triumf dhe si humbje, si robëri dhe si liri,

si dashuri dhe si urrejtje.
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Grupi II: Figura qendrore e groteskut, natyra profetike e fjalës

Koment

Autori kalon nga pompoziteti i pushtuesit, në dramaticitetin e mbledhjes së eshtrave

për shkak të humbjes. Ushtria e dikurshme është kthyer në një ushtri thasësh të najlontë.

Grotesku buron nga kombinimet e pazakonta të formave të copëtuara të realitetit, që

janë deformuar e shtrembëruar në mënyrë të pandreqshme dhe “guxojnë” ta shfaqin

asimetrinë e tyre thelbësore, kinse “simetri historike”.

- Koha e luftës dhe e pasluftës janë fragmente të së njëjtës hapësirë, që plotësojnë

dhe zbulojnë njëra-tjetrën. Lufta e ka hedhur kohën në erë, koha e ka kryqëzuar luftën

në shtyllën e turpit.

Grupi III: Rrëfimi shumëzërësh

Koment

Mënyra e rrëfimit në vepër është shumëzërëshe: rrëfi mi i autorit, zëri anonim (kujtimet

e gjeneralit në parapërgatitje), zëri i veteranit (ish-gjenerali), zëri i kafeterit, zëri i Ushtarit

të Batalionit Blu (ditari), rrëfi mi meditues (gjenerali ironizon vetveten), rrëfi mi i Betit. Kemi

një paraqitje grafi ke të shumësisë së zërave sipas karakterit hipsometrik. Shumësia e

zërave përcaktohet nga dendësia e mendimit dhe natyra e tij fi lozofi ke. Kështu krijohet

relievi i thyer, i mistertë, gati mitik, ku realja dhe jorealja s’dihet ku ndahen nga njëratjetra.

Shfaqet dukuria e “metanarrativitetit” si dukuri thelbësore e krijimit të Kadaresë.

Grupi IV: Momentet kyç të zhvillimit të veprimit

Studim teksti për strukturën

Trajektorja nis me:

- hyrja: udhëtimi i Gjeneralit të mbushur me entuziazëm për “misionin” e tij historik; pika

e lidhjes: vazhdon me shenjat që paralajmërojnë vështirësitë (një orakull i padukshëm,

por i pranishëm),

- zhvillimi: për të kaluar te personazhet që shtohen, pa harruar monotoninë e misionit,

i cili pëson një frakturë nga ditari i gjetur, për të mbërritur te dasma (dasma-mort në

ballafaqim me kodin zakonor shqiptar),

- pika kulmore (klimaksi): hedhja e eshtrave në lumë,

- mbyllja: për të përfunduar me fundin e misionit (mision?!), që përgatitet me dehjen,

paradën, për të përfunduar te largimi (në borë dhe në shi).

Grupi V: Përshkrimi

Natyra: zymti, peizazh i trishtë (peizazh i pikëlluar, që lidhet me gjendjen shpirtërore).

Shqipëria: fi lozofi a interpretuese e të huajve, e mishëruar në fi gurën e priftit, Shqipëria

në bllokadë. Nga konteksti i largët historik në realitetin konkret të viteve ‘60-të.

Grupi VI: Mesazhet dhe interpretimet e hapura

Kalimi paradoksal nga misioni madhor në emër të kombit, në një farsë groteske që

ka vlerë substanciale në çdo betejë të robërisë me lirinë.

Ushtrimet e rubrikave mund të punohen në grupe me anë të ditarit dypjesësh.

221
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Përforcimi. Nxjerrja e përfundimeve

Mësuesi/ja në këtë fazë shtron çështjet për diskutim.

Thelbi vizionar i artit të Kadaresë.

Natyra homerike e veprës së Kadaresë.

Profetika e veprës si frymëmarrje fi lozofi ko-artistike.

Karakteri shekspirian i romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”.

Hapësira e Fjalës

Jepni mendimin tuaj për atë që poeti dhe mendimtari Azem Shkreli ka thënë për

Kadarenë: “Letërsia e Kadaresë, mendimi i tij, ideja dhe mesazhi i tij i madh krijues

kanë atdhe. Atdheu i tyre është e tërë shqiptaria. Vepra e tij është pjesë e gjallë dhe

e pashkëputur e saj. Kadareja e lëvizi atë trup (kulturën shqiptare), e afroi kah Evropa

dhe civilizimi bashkëkohor, kah bashkësia e madhe e vlerave të kulturave e të popujve.

Fjalës dhe mendimit krijues shqiptar ai ia thelloi dhe ia zgjeroi hapësirat me një vizion të

rrallë e të guximshëm prej gjeniu krijues”.

Detyrë shtëpie. Përshkruani atmosferën e kohës në fotot e fi lmit dhe në pikturën që sjell realitetin

shqiptar (Koncert në sheshin “Skënderbe” nga Kujtim Buza)

Tema

12.3. Koment

nga fragmenti

“Gjenerali i

ushtrisë së

vdekur”

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të komentojë veprën duke u ndalur te:

a. kuptimi, domethënia e detajeve,

b. interpretimi, nënteksti i misionit të shenjtë,

c. struktura, llojet e ndryshme të paragrafëve,

ç. gjuha stilistikore, kuptimi i fi gurave letrare.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, citate të

shkruara.

Konceptet kryesore: mendim metaforik, mendim simbolik, këndvështrim grotesk,

hapësirë medituese.

Struktura mësimore: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Lexim me kodim teksti Përqendrimi i vëmendjes Punë në grupe

Ndërtimi i njohurive Ditari dypjesësh Të nxënit me bashkëpunim Punë në grupe

Përforcimi Nxjerrja e përfundimeve Ndërtimi i shprehive studimore Punë me klasën

Parashikimi. Lexim me kodim teksti

Pasi lexohet dhe diskutohet rreth detyrës së shtëpisë, mësuesi/ja e ndan klasën në

katër grupe, për të mbuluar secili prej tyre shkallaren e komentit.

Lihen nxënësit disa minuta të studiojnë tekstin dhe më pas plotësojnë ditarin

dypjesësh dhe diskutojnë për secilën çështje të caktuar më parë.

Ndërtimi i njohurive. Ditari dypjesësh

Të hetohen në tekst detajet e katër niveleve

Detajet që sjellin tërësinë.

Nxënësit, pasi kanë lexuar tekstin dhe kanë nënvizuar detajet që lidhen me çështje

të ndryshme, plotësojnë ditarin dypjesësh. Mësuesi/ja mund t’i ndihmojë paraprakisht.

222
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Grupi I. (Ushtrimi 3)

Detajet

Detaje natyrore

Detaje psikologjike

Detaje jetësore

Detaje që evokojnë të

kaluarën e largët dhe të

afërt historike

Detaje simbolike

Domethënia e detajeve

Komenti

malet, luginat, fushat, drurët pa gjethe, pisha e lagur (nga shiu), era e lagur,

vijat e ujit, mjegulla, drurët e parqeve etj.

fytyrë e nemitur pa asnjë shprehje (përsëritet), nuk kishte gjë për të thënë, nuk kishte

asgjë për të menduar, më mirë të mos bluante asgjë... heshtja e kishte mërzitur.

nga jeta në Tiranë: pallatet, dritat, parqet, pallatet e pambaruara, kisha,

xhamia, hotel “Dajti”.

(Lufta II Botërore): grekët dhe trojanët - varrosnin njerëzit me madhështi në

pushimet mes luftërave; nënat italiane që prisnin eshtrat e bijve të tyre.

misioni i tij i shenjtë, Krishti, lufta e tij me baltën...

përmbushja e tablosë, që do të mbetej një skicim i zbehtë, pa hollësi të tilla që

i japin fragmentit një kumbim fi lozofi k njerëzor të gjithëkohshëm, ngaqë vihen

përkundrejt njëra-tjetrës: robëria dhe liria, që i sfi dojnë epokat me gjëmën ose

me ngadhënjimin që sjellin.

Grupi II. Interpretimi i misionit të Gjeneralit (Ushtrimi 6)

Mision i shenjtë

Misioni si kuptim polivalent

që bart ky nocion:

- pseudomadhështia

- shkëlqimi i rremë

A mund ta pranojë historia falsifi kimin e vet, i cili kërkon ta paraqesë

pushtimin si “emancipim”, që është atribut i kombeve “të zgjedhura” për të

sunduar kombe të tjera, më të vogla se ato?

Këndvështrimi grotesk i Kadaresë e tjetërson pseudomadhështinë në një

ballafaqim historik, i cili të detyron të mendosh gjatë rreth lojës hileqare që

rrethanat apo shoqëria bëjnë me misionin, duke e zhveshur atë nga sublimja

si substancë.

Shkëlqimi i rremë i misionit të Gjeneralit e ka burimin në ndëshkimin që vetë

historia i kishte dhënë ushtrisë pushtuese, duke e damkosur me mundjen si

kapitullim.

Grupi III. Struktura - llojet e paragrafëve

Paragrafi Roli Lloji

Paragrafi I

numërim

- rrëfyes

Paragrafi II

renditje

- përshkrues

Paragrafi III

shtrirje të një koncepti

- rrëfyes

Paragrafi IV

shtrirje të një koncepti

- rrëfyes

Paragrafi V

krahasim-kontrast numërim

- përshkrues

Paragrafi VI

numërim

- rrëfyes

Paragrafi VII

numërim me nuanca të shkakësisë

- rrëfyes

Paragrafi VIII renditje me nuanca të shkakësisë

- rrëfyes-përshkrues

renditje-me nuanca kontrasti

Paragrafi IX

renditje-me nuanca kontrasti

– rrëfyes

shtrirje koncepti, numërim

Paragrafi X

zgjidhje e një problemi

- rrëfyes

Paragraf XI

Paragrafi XII

Paragrafi XIII

Paragrafi XIV

- përshkrues

- dialogues - meditues

- meditues

- rrëfyes - meditues

223
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

I gjithë ky fragment noton në një hapësirë medituese, edhe kur duket sikur fjala përshkruan

veprimin, ngaqë metodologjia krijuese e Kadaresë rrënjën e çdo fjale e ka në një shumësi

idesh. Rrëfimi krijon një reliev të përthyer me anë të ndërthurjes së rrëfimit me meditimin.

Grupi IV. Gjuha stilistike

-Grotesku

Simbolika dhe të shprehurit

metaforik

Dykuptimësia

Grotesku shfaqet si projektor që hedh dritë mbi errësirën, e cila kërkon të

mbulojë të vërtetën historike.

Mendimi metaforik dhe mendimi simbolik për të shpalosur morinë e ideve

të tij. Kadareja vë në lëvizje një strategji tekstuale të veçantë, që mund ta

quajmë mënyrë simbolike.

Qartësia dhe paqartësia e qëllimshme e çdo sekuence e bëjnë këtë

mënyrë të jetë dykuptimëshe. Nisur nga kjo, kemi të drejtë ta etiketojmë

këtë mënyrë perceptimi dhe ngjizjeje letrare “univers simbolik” kadarean?

Nëse po, ç’janë malet, shiu, balta?

Përforcimi. Nxjerrja e përfundimeve

Hapësira e Fjalës

“Simbolika e shndërron dukurinë në ide dhe idenë në fi gurë, në atë mënyrë që ideja

në fi gurë të mbetet gjithnjë pafundësisht efikase dhe e paarritshme dhe sido që të

shqiptohet në të gjitha gjuhët, të mbetet prapë e pashprehshme... Poeti kërkon që të

shohë tek e veçanta universalen”.

Gëte

Mësuesi/ja ngre pyetjen:

-Duke marrë shkas nga ky arsyetim, mund të përpiqemi ta njohim universin simbolik

të Kadaresë?

-Gjuha stilistikore e Kadaresë ofron jo thjesht pamje vizuale përmes fjalës së tij, por edhe

zgjon shumëkuptimësi të panumërta, ngaqë zbulon e rizbulon thellësi të reja të strukura

brenda ideve, që të çojnë më pranë absolutes filozofike nëpërmjet shkallares poetike. Brenda

kësaj morie dritëhijesh tipike kadareane shfaqet, edhe pse i mbuluar, një zë orakulli, një zë

profetik që parathotë fundin, kur sapo ka nisur kumti i tij. Kjo e bën robëruese stilistikën e

Kadaresë. Mendimi simbolik, mendimi metaforik, mendimi poetik, mendimi historik, mendimi

kombëtar, mendimi njerëzor, mendimi filozofik shkrihen, për t’u bërë një dhe për t’u derdhur

më pas në një pafundësi rrjedhash që e shndërrojnë Fjalën e tij në Univers.

Detyrë shtëpie. Shkruani një ese me temë: Kujtesa historike është realitet i kapërcyer nga koha apo

realitet ardhmërie që vjen çdo ditë?

224

Tema

13.4. Analiza

gjuhësore e

fragmentit

nga romani

“Gjenerali i

ushtrisë së

vdekur”

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të analizojë fragmentin nga ana gjuhësore:

a. të dallojë llojet e paragrafëve,

b. të evidentojë dhe shpjegojë përdorimin e vetës së rrëfi mit,

c. të bëjë një ese krahasuese për dy gjendjet e ndryshme të personazheve

në fi llim dhe në fund të misionit.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, citate të

shkruara, videoprojektor me sekuenca rreth vlerësimeve të veprës së Kadaresë.

Konceptet kryesore: pema e stilit të Kadaresë, hapësirë e fjalës, narratologji kadareane.
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Struktura mësimore: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Të nxitë arsyetimin e pavarur Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Përdorimi i vëzhgimit tekstor Të nxënit me bashkëpunim Punë në dyshe

Përforcimi Shkrim i lirë Ndërtimi i mendimit vetjak Punë individuale

Parashikimi. Një pyetje, shumë përgjigje

Pasi fragmenti nga kapitulli XXI është lexuar zinxhir nga nxënësit, mësuesi/ja ngre

pyetjet:

- Për ç’arsye paragrafët lëvizin në rrjedha të ndryshme nga rrëfi mi deri te meditimi?

- Nisur nga mënyra se si Kadareja e organizon dhe i jep jetë Fjalës, cilat janë veçoritë

e stilit të tij?

Duke iu referuar dy prej ideve që përpiqen të karakterizojnë stilin, mund të ndërtojmë

“pemën e stilit” të Kadaresë.

Klasa ndahet në dy grupe dhe secilit grup i jepet një nga karakterizimet e stilit artistik.

“Vepra ka stil kur arrin një harmoni origjinale, përmbyllëse, të papërsëritshme të vetën”.

Gëte

“Stili është ajo lloj maniere ose force që quhet origjinalitet”.

Xh. Leopardi

E papërsëritshme

Harmoni

Origjinalitet

Nënteksti fi lozofi k

Interpretimi historik

Ndërtimi i njohurive. Përdorimi i vëzhgimit tekstor

Studiohet teksti sipas çështjeve që i jepen secilit grup:

Grupi I. Paragrafët rrëfyes, meditues

Paragrafë dialogues (përdorimi i vetës II)

Paragrafë ku rrëfi mi ndërpritet nga meditimi ose dialogu.

Paragrafë ku ecejaket psikologjike dhe veprimi si ecuri e ngjarjes dhe e mendimit

plotësojnë njëri-tjetrin.

Paragrafë ku nënteksti fi lozofi k dhe drama njerëzore treten me njëri-tjetrin.

Të gjithë paragrafët vrapojnë drejt një pike: flakjes së thesit që ishte kërkuar aq shumë.

Grupi II. Ndryshueshmëria e vetës së rrëfimit

Kjo karakteristikë i jep më tepër hapësirë Fjalës së Kadaresë dhe e bën më të

dallueshëm relievin fi lozofi k, që mbetet tipar i mendimit të tij. Kalimet nga veta e tretë

në të dytën ose në të parën realizojnë një lëvizshmëri projektimesh sa ideore, aq

psikologjike dhe emocionale.

-Pasi është përcaktuar “kurba” e ndryshimit të vetës së rrëfi mit, mund ta etiketojmë

narratologji kadareane këtë mënyrë të ndërthurjes së rrëfi mit?

Narratologjia shërben për të kuptuar se si funksionojnë tekstet rrëfi mtare dhe nëpër

cilat nivele hyn dhe del rrëfi mi. Thelbi i narratologjisë duhet kundruar në përtëritjen e

vizionit që kemi për realitetin, i cili shfaqet para nesh me anë të fjalës.

225
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Përforcimi. Shkrim i lirë

Nxënësve u kërkohet të shkruajnë një ese krahasuese për dy gjendjet e Gjeneralit,

në fi llim dhe në fund të misionit.

Dritëhije...

Tragjikomikja si ekzistencë.

“Misioni” i Gjeneralit si sublimim dhe si ironi.

Duke marrë shkas nga

“Madhështia e marrëzisë”... (Erazmi i Roterdamit)

“Lavdërimi i çmendurisë”... ( Erazmi i Roterdamit),

Gjenerali - i zoti dhe skllavi i të kaluarës.

Detyrë shtëpie:

Bëni një ese krahasuese për dy gjendjet e Gjeneralit në fi llim dhe në fund të misionit të tij.

Lexohen disa krijime dhe bëhet vlerësimi për to.

Nxënësit duhet të rishikojnë shkrimin e bërë, të bëjnë redaktimin dhe korrektimin e tij.

Tema

13.5. Komenti

i figurës së

groteskut në

librin dhe

në filmin

“Gjenerali i

ushtrisë së

vdekur”

Struktura mësimore: PNP

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

a. të përcaktojë dhe të argumentojë rolin e groteskut në vepër:

- grotesku si rrezatim i fragmentit të dhënë;

b. të vëzhgojë fotografi të dhe të shohë një sekuencë fi lmike për të diskutuar

mbi fi lmin;

c. të shkruajë një recension për fi lmin.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, citate të

shkruara, sekuenca fi lmike dhe televizive.

Konceptet kryesore: realitet historik, përfytyrim i shfrenuar.

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Të nxitë arsyetimin e pavarur Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Vëzhgimi i sekuencave të fi lmit Të nxënit me anë të bashkëpunimit Punë me klasën

Përforcimi Diskutim Ndërtimi i mendimit vetjak Punë individuale

Parashikimi. Një pyetje, shumë përgjigje

Lexohen 2-3 ese nga detyra e shtëpisë dhe jepet vlerësimi për esenë e përgatitur

më mirë. Më pas mësuesi/ja shtron pyetjet për diskutim:

-Ç’karakter ka fi lmi “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”?

-Po fi lmi francez që trajton të njëjtën temë, nga ç’këndvështrim e sjell realitetin

historik?

-Po të krahasojmë interpretimin e Sandër Prosit me atë të Mishel Pikolisë, ç’dallojmë

në origjinalitetin e tyre?

226
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Ndërtimi i njohurive dhe Përforcimi: Shikim i sekuencave të filmit dhe diskutim

Mësuesi/ja shfaq në videoprojektor disa sekuenca nga filmi “Gjenerali i ushtrisë së

vdekur”, pjesë të dialogut të Gjeneralit dhe priftit, të monologut të Gjeneralit, skenën e

hedhjes së thesit tek ura etj.

a. Diskutim

Në klasë hapet diskutimi me temë:

Ç’dini për groteskun si nocion?

Në ç’vepra e keni hasur gjatë vitit të kaluar?

Ku shfaqet e veçanta e Kadaresë në përdorimin e groteskut?

E ka lexuar dikush veprën “Grotesku kadarean” të prof. Alfred Uçit?

Nëse askush nuk e ka lexuar, iu rekomandohet ta lexojnë.

Nxënësit ndahen në tri grupe, duke sjellë argumentin e përshkallëzimit të groteskut

në çdo përcaktim:

-Grotesku si përballje mes komikes dhe tragjikes.

-Grotesku si ndërthurje e fantastikes dhe e përfytyrimit të shfrenuar, ku realiteti

stërzmadhohet në mënyrë të papritur.

-Grotesku si diçka e pazakontë, ku qesharakja mbështillet me marrëzi.

b. Vëzhgimi i fotove dhe i sekuencave fi lmike

-A është loja e aktorëve interpretim psikologjik apo thjesht realist?

-Në ç’raport qëndron tragjizmi me komizmin?

-Nëse do t’i zgjidhnit ju aktorët, cilët do të kishin qenë ata?

-Ka doza teatraliteti fi lmi shqiptar?

-A ia ka dalë mbanë fi lmi t’i shpëtojë skematizmit?

c. Të shkruhet një recension mbi fi lmin

Fokusimi mund të jetë rreth temës dhe mishërimit të saj në lojën e aktorëve. Mund

të hidhen në letër mbresat nga një fi lm sa historik, aq edhe psikologjik. Sugjerohet t’i

mëshohet mënyrës se si e vërteta historike është kthyer në të vërtetë artistike.

Diskutim:

“Madhështia njerëzore buron nga përballja tragjike me të përjetshmen, - na kumton

Kadareja, - dhe na nxit të dialogojmë me Un-in se si e gjemë vetveten në një aktualitet

historik që nuk vjetrohet kurrë”.

Tema

15.6. Vlerësime

kritike për

romanin

“Gjenerali i

ushtrisë së

vdekur”

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

- të arsyetojë në mënyrë kritike për romanin;

- të lexojë tekste interpretuese vlerësuese dhe të japë gjykim për to;

- të shkruajë një tekst interpretues vlerësues sipas modeleve.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, citate dhe

vlerësime të dhëna për romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”.

Konceptet kryesore: shkrimtar universal, frymë shekspiriane.

227
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Struktura mësimore: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Nxitje e arsyetimit Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Interpretim konkluzionesh Të nxënit me anë të bashkëpunimit Punë në dyshe

Përforcimi Diskutim Ndërtimi i shprehive të debatit Punë individuale

Parashikimi. Një pyetje, shumë përgjigje

Hapësira e fjalës

Mësuesi/ja ka përzgjedhur disa vlerësime për romanin e Kadaresë dhe vetë fi gurën

e Kadaresë si shkrimtar dhe nxit nxënësit për të dhënë komentet e tyre rreth këtyre

vlerësimeve:

-Ç’mendoni ju për vlerësimet e mëposhtme?

1. “Në vështrim të parë vlerësimi ndërkombëtar i autorit mund të të çuditë, sepse

Kadareja shkruan kryekëput vetëm për Shqipërinë. Por, ato ngjarje që s’ia vlen t’u

hedhësh sytë në atë anë të botës, ai i shndërron në letërsi botërore”.

Anjez Hyfner

2. “Asgjë nuk mund të përballet me penën e hidhur të Kadaresë, që vërvit mbi

historinë njerëzore shpërthimin e një të qeshure shekspiriane. Dhe kaq e stërmadhe

është, saqë grotesku fi ton përmasa kozmike”.

Andre Klavel

“Ismail Kadare është një shkrimtar universal, me një traditë narracioni që e ka

origjinën që nga Homeri”.

Xhon Keri (John Carey)

“Është kjo anë vizionare, që përbën forcën madhore të Kadaresë, romancier që rrok

historinë me një frymë të fuqishme shekspiriane”.

Historia e Letërsisë Evropiane

“Vepra dhe mendimi i Kadaresë kanë atdhe”.

A. Shkreli

Ndërtimi i njohurive dhe Përforcimi. Interpretim konkluzionesh/ Diskutim

Pas komenteve rreth vlerësimeve për romanin dhe fi gurën e Kadaresë, çdo nxënës

përpiqet të bëjë një interpretim vlerësues për Kadarenë, duke mbajtur parasysh se

romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, në morinë e pafundme të interpretimeve, mbase

duhet vendosur përballë një citimi të mrekullueshëm të studiuesit Shaban Sinani, që i

referohet Papa Leonit XIII: “Parimi i parë i historisë është të mos thuash të pavërteta

dhe pastaj, të mos guxosh të heshtësh kur t’i kesh mësuar këto të vërteta”.

Diskutim

Nxënësit një e nga një, vetëm me një ose me dy fjalë, japin vlerësimin e tyre personal

për shkrimtarin Ismail Kadare, të cilat mendojnë se e karakterizojnë më mirë atë. Në

fund diskutohet për epitetin ose fjalën më domethënëse me të cilën ata karakterizuan

shkrimtarin. P.sh.: Gjenial, i paarritshëm etj.

Detyrë shtëpie. Një kartolinë për Ismail Kadarenë. Nëse do t’ju jepej rasti t’i shkruanit një kartolinë

urimi Ismail Kadaresë për një vepër të sapobotuar, çfarë do t’i shprehnit?

228
Teksti poetik dhe llojet e tij

Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Tema

1. Skeda e

analizës dhe

e komentit

letrar të një

teksti poetik

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

- të përcaktojë veçoritë e tekstit poetik;

- të vlerësojë rëndësinë e të lexuarit aktiv të tekstit poetik;

- të evidentojë veçoritë e tekstit poetik;

- të bëjë skemën përmbledhëse të tekstit poetik.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, materiale

publicistike.

Material televiziv: “Fjala poetike në ekran”

Material televiziv: “Poeteka-Durrës”.

Konceptet kryesore: tekst poetik, material publicistik, deklamim poetik, sajim

metaforik, inversion.

Struktura mësimore: Hap pas hapi

Hapi I.

a. Në klasë ftohet një student i Akademisë së Arteve që të recitojë disa poezi. I ftuari

mund të jetë një aktor ose aktore e njohur, sipas mundësive.

b. Prezantohen materiale publicistike nga marrëdhënia që artisti vendos me poezinë.

Material televiziv: Bekim Fehmiu, Margarita Xhepa, Çun Lajçi, Mirush Kabashi, Tinka

Kurti, Roza Anagnosti etj., në deklamime poetike.

c. Po ashtu sillet një CD dhe dëgjohen poezi të recituara në shqip, në anglisht, në

italisht dhe në frëngjisht (me muzikë në sfond).

Hapi II. Lexim i poezive/Diskutim

Pasi njëri nga nxënësit lexon bukur poezinë e Geri Shnajderit “Sa për poetët”,

mësuesi/ja hedh pyetjen për diskutim:

-Ku qëndron risia e poezisë së shkrimtarit amerikan Geri Shnajder “Sa për poetët”?

Sa për poetët

Poetët e tokës

që shkruajnë poezi të vogla,

nuk kanë nevojë për ndihmën e askujt.

Poetët e ajrit

luajnë me tufanet më të furishme,

e nganjëherë kthehen në vorbull,

poezi pas poezie,

bëhen spirale e së njëjtës etje.

Poetët e zjarrit

digjen në zeron absolute,

dashuria e fosileve e ndritur lart.

Poeti i parë i ujit

qëndroi poshtë gjashtë vjet.

Jeta në poezinë e tij

la miliona

gjurmë të ndryshme

të mbytura në baltë.

Me diellin dhe hënën

e barkut të tij,

poeti kozmik fl e.

Qielli nuk ka fund,

por poezitë e tij

si pata të egra

fl uturojnë nga tehu.

Nxënësit diskutojnë për paraqitjen grafike konceptuale që përbën arkitekturën e poezisë

dhe paralelizmin me filozofinë që u referohet nocioneve themelore: Ajri, Zjarri, Uji, Toka.

Toka

Ajri

Poezia

Uji

Qielli

Zjarri

229
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

c. Skema e tekstit poetik

Përfundim: Poezia është e rëndësishme, sepse njeriu zbulon pafundësinë e tij me

anë të Fjalës si dhembje, si gëzim, si dashuri, si robëri, si harrim, si liri, si pritje.

Hapi III.

a. Veçoritë e tekstit poetik

Teksti poetik ka strukturë dhe domethënie. Struktura i ngjan një konstruksioni, që

kurrsesi nuk duhet të jetë “mekanik” apo shabllon që t’ia zërë frymën çastit poetik. Ajo

mund të konceptohet “si e ngjizur brenda shpirtit poetik”. (Luixhi Paraison).

b. Domethënia

Për të pasur kuptim më të qartë, edhe pse ai nuk do të jetë kurrë shterues, le t’i

referohemi një ideje tepër interesante që sjell Umberto Eko, duke u përsiatur mbi

“Poetikën” dhe “Retorikën” e Aristotelit: “... gjuha tashmë e formuar, mund të jetë

e kuptuar vetëm duke pranuar, në fjalorin që e shpjegon, praninë e paqartësisë, të

mjegullisë, të sajimit metaforik”. Përballë këtij koncepti, a mund t’u japim përgjigje

pyetjeve:

- Kujt i drejtohet poezia?

- Ç’infrastrukturë stilistike është përdorur?

- Cila është rrjedha e nuancave kuptimore?

- jep informacion për ngjarje e personazhe ka strukturë të ndërlikuar

-ka distancë ndërmjet lexuesit dhe poetit

tema të pakufi zuara

elemente rrëfimi

epike

harmonizim i ritmit, tingullit, kuptimit të fjalës

shprehje e unit poetik

lirike

llojet

Teksti poetik

periudha historike

ngjarjet në sfond konteksti historik krijimtaria e autorit

drejtimi letrar

vepra poetike

një tekst poetik

i lirë

i rregullt

struktura poetike

lloji i vargut

domethënia

i drejtohet

lexuesit

dikujt

distik, tercinë,

8-vargëshe strofa pasuria kuptimore

tingëllimë 4-vargëshe etj.

cezura

lloji i rimave

rimat e brendshme

fi guracioni stilistik

ndërtimi gjuhësor i fi gurës

kuptimi stilistik

230

tema

sintaksa poetike

mesazhi
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Skema mund të plotësohet edhe me të dhëna të tjera si për strukturën, ashtu edhe

për domethënien.

Përforcimi: Nxjerrja e përfundimeve

Nxënësve mund t’u jepen të lexojnë poezi të ndryshme dhe ata, të ndarë në grupe,

të bëjnë skedën. P.sh., të lexojnë një nga poezitë e H. L. Borges të përkthyera nga

Anton Papleka ose poezi nga përmbledhja “Poetë të mëdhenj amerikanë” dhe të bëjnë

skedën e tekstit poetik.

Mund të bëjnë edhe skeda të tekstit poetik të poezisë që iu ka lënë mbresa të

pakthyeshme në kujdesë.

Detyrë shtëpie: Lexoni një nga poezitë e Eqrem Çabejit në vëllimin “Sonete” dhe bëni skedën e tekstit

poetik. Gjeni vëllimin poetik “Vargje të pluhurosura” të Robert Shvarcit dhe bëni skedën e një poezie.

Mund të zgjidhni edhe vëllimin e Visar Zhitit “Si shkohet në Kosovë” për të ushtruar skedën poetike.

Tema

2.1. Veçoritë

e poemës

alegorike

në mesjetë.

“Komedia

Hyjnore”

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të identifi kojë veçoritë e poemës alegorike në mesjetë – te Komedia Hyjnore;

- të dallojë:

a. subjektin - udhëtimi imagjinar

b. personazhet - heroi kryesor autor/aktor, shoqëruesit, poeti dhe vajza,

frymëzim nga jeta reale,

c. struktura - treshi mistik,

ç. ritmi - gërshetim i fantazisë me realitetin, gjykimi personal mbi personazhin,

- të parafrazojë fragmentin e dhënë;

- të vëzhgojë ilustrimet për t’i vendosur në kontekstin e veprës.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, citate të shkruara,

portreti i Dante Aligierit, trashëgimia e veprave të tij, videoprojeksione nga trashëgimia

fi gurative mesjetare.

Konceptet kryesore: poemë alegorike, naivizëm fi lozofi k mesjetar, bosht intelektual i

poemës, bosht shpirtëror i poemës.

Struktura mësimore: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Nxitja e diskutimit Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Studim teksti Të nxënit në bashkëpunim Punë me klasën

Përforcimi Nxjerrja e përfundimeve Ndërtimi i shprehive studimore Punë individuale

Parashikimi. Një pyetje, shumë përgjigje

Mësuesi/ja shtron pyetjen për diskutim:

-Ç’mendoni për thënien e Kadaresë:

“Planeti ynë është tepër i vogël për ta bërë të shmangshëm Dante Aligierin. Dantes

nuk mund t’i iket, ashtu siç nuk i iket dot ndërgjegjes. Asnjë vepër tjetër letrare nuk e ka

ndërgjegjen njerëzore, më saktë, krusmën e saj, në qendër të vet.”

Nxënësit ndahen në grupe dhe iu lihet pak kohë të mendojnë e t’u përgjigjen pyetjeve

të shkruara në dërrasë:

231
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

-Ç’është mesjeta?

-Ç’është alegoria në letërsi?

-Si ndërveprojnë këto dy koncepte?

Skolastikë -

fi lozofi idealiste

e mesjetës,

që merrej me

shpjegimin dhe

argumentimin

e parimeve të

kishës me anë

të arsyetimeve

abstrakte të

logjikës formale.

1. Mesjeta - Ndër veçoritë që spikatën në këtë periudhë ishin dy institucionet më

të fuqishme: Perandoria e Shenjtë Romake dhe Kisha Katolike Romane. Në mesjetë

nis hapja e universiteteve. Më 1215 hapet Universiteti i Parisit nga Shkolla Katolike e

Notrë Damës. Kultura që transmetohej përmblidhej në shtatë arte: gramatikë, logjikë,

retorikë, aritmetikë, gjeometri, muzikë, astronomi. Filozofi a e kësaj periudhe u quajt

Skolastikë. Filozofi i epokës qe Thoma Akuini (1225-1274), që solli drejtimin fi lozofi k të

quajtur “tomizëm”. Ai e zhvendosi vëmendjen nga Platoni, si fi lozof i antikitetit, dhe u

përqendrua tek Aristoteli. Thelbi i fi lozofi së së tij është përpjekja për të pajtuar fi lozofi në

racionale të Aristotelit me besimin kristian: ai vendos harmoni midis asaj që “dihet” dhe

asaj që “besohet”.

2. Alegoria si fi gurë është e afërt me metaforën, aq sa mund të kundrohet si trajtë e

zgjeruar e saj. Ajo bart një kuptim të fshehur e të thellë, ndaj me anë të saj ke rastin të

shprehësh një mori idesh dhe gjendjesh. Ka mendime se teknika kryesore e alegorisë

buron nga personifi kimi.

3. Po të nisemi nga thënia e Gëtes: “Alegoria e shndërron dukurinë në koncept dhe

konceptin në fi gurë”, çfarë do të projektonte kjo ide në raport me veprën e Dantes,

“Komedia Hyjnore”?

Ndërtimi i njohurive. Studim teksti

Pasi nxënësit lexojnë fragmentin e shkëputur nga vepra Komedia Hyjnore, nisin

studimin e tij për subjektin, personazhet, strukturën e veprës etj.

Subjekti: Udhëtimi imagjinar në përtejbotë.

7 ditë udhëtimi i poetit - 7 ditët e krijimit të Perëndisë.

Ferri - gremina e shpirtrave të pandriçuara nga arsyeja, virtyti dhe dashuria.

Purgatori - vendi ku shpirtrat pastrohen nga mëkati përmes pendesës dhe vuajtjes.

Parajsa - përjetësia ku shpirtrat engjëllore kremtojnë bukurinë dhe dashurinë e

Perëndisë.

Personazhet: Dantja shfaqet si autor dhe si aktor i udhëtimit të përfytyruar.

Shoqëruesit: Virgjili dhe Beatriçja.

Virgjili: Poeti romak vizionar, që pa në mënyrë profetike “Foshnjën-mbret”. Ky është

dhe boshti intelektual i poemës.

Beatriçja - mishërimi i bukurisë hyjnore, që e detyroi Danten të thoshte se nga

dashuria për të do të këndonte “siç nuk është kënduar kurrë më parë për një grua”.

Beatriçja - boshti shpirtëror i poemës.

Personazhe të tjera:

-reale - bashkëkohës të Dantes: Beatriçja, Paola Malatesta, Françeska da Polenta,

kont Ugolini, kryepeshkop Ruxheri deli Umbaldini etj.

-historike dhe heronj mitologjikë – Virgjili, Helena, Kleopatra, Paridi, Zeusi, Odiseja,

Penelopa, (Uliksi), Akili etj.

-biblikë - Krishti, Moisiu, Juda, Luçiferi (djalli).

232
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Struktura: Treshi mistik përcakton simetrinë e Komedisë. Treshi - trinia: Ati, Biri,

Fryma e Shenjtë (Shpirti i Shenjtë).

Ndarja në tri pjesë ose kantika me 33 këngë secila: Ferri, Purgatori, Parajsa.

Elementi themelor poetik: tercina.

Numri i vargjeve është i plotpjesëtueshëm me 3.

Numri 33: numri i moshës së Krishtit, 33 vjeç kur vdiq.

Numri 10 “i bukur”: simbolika fi lozofi ke e plotësisë (1 + 2 + 3 + 4 = 10)

Numri 100: 33+33+33+1 - plotësia e simetrisë.

Vizioni: Përmes rrugëtimit të vetmuar në botën e të vdekurve, Dante dëshmoi se

gjendja e natyrshme e shkrimtarit të madh është: të udhëtojë i gjallë midis vdekjes.

Komedia Hyjnore rrezaton si të jetë një botë, errësirën dhe dritën njerëzore. Fantastikja

dhe realja përbëjnë indin e saj.

Beatriçja Dantja Virgjili

Personazhet kryesore

100 këngë të ndara në tri pjesë

Ferri

Purgatori

Parajsa

Subjekti

Komedia Hyjnore struktura

Mesazhi

Personazhet e tjera

33+33+33+1

tercina

reale historike e heronj mitologjikë biblike

Përforcimi. Nxjerrja e përfundimeve

Gjykimi personal: Një nga poetët e njohur italianë, Eugenio Montale, shtron pyetjen:

“Ç’kuptim ka për poetët e sotëm vepra e Dantes?”. Po ta zëvendësojmë fjalën poetët

me lexuesit, për ta sjellë më brenda kontekstit shkollor, cilat janë përftesat intelektuale,

shpirtërore dhe poetike që do të shërbenin si bazament i arsyetimeve të ndryshme?

- Parafrazimi i fragmentit Porta e Ferrit.

Nxënësit parafrazojnë me shkrim fragmentin, duke iu dhënë mundësinë që, pasi ta

skeletojnë idenë në klasë, ta përfundojnë në shtëpi, për ta kryer detyrën në mënyrë më

të detajuar, duke u përqendruar te:

-Alegoria danteske si emblemë universale.

-Simboli i Portës së Ferrit, një rrugë që të çon te hyjnorja.

- Ilustrimet dhe konteksti i veprës. Si e plotësojnë ato njëra-tjetrën?

-Ilustrimet si “naivizëm” fi lozofi k mesjetar apo projeksion i çdo epoke, jo vetëm i

mesjetës, i ankthit dhe i kërkimit të vazhdueshëm që qenia njerëzore i bën vetes?

Hapësira e Fjalës

Shkrimtari i madh Ismail Kadare ka thënë:

“Hapësira dhe koha janë si askund të pafundme në poemën e tij. Adhuruesit e tij,

duke folur për gjeografi në danteske, do të theksonin se këto peizazhe të çuditshme “nuk

janë vende, por gjendje shpirtërore”. Në të vërtetë, zanafi lla e këtij komenti është një

letër e famshme e vetë Dantes. Ai përmend pikërisht fjalën “gjendje” dhe ne mund të

shtojmë se të tria pjesët e poemës së tij, Ferri, Purgatori e Parajsa, janë “të tri gjendjet

tona”, që ne i përjetojmë njëherazi, gjithmonë e gjithkund”.

-Ç’mendime ju trazojnë kur lexoni këtë pasazh?

Detyrë shtëpie. Të ndahet klasa në tri grupe, për të komentuar udhëtimin e Dantes me anë të

tryezës së improvizuar “Imazhe danteske”.

233
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Tema

3.2. Koment

nga fragmenti

“Komedia

Hyjnore”

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

- të komentojë fragmentin duke u ndalur te:

a. kuptimi - arsyetimi i Trinisë së Shenjtë, toni paralajmërues në hyrje të poemës,

b. grafi ka - të vëzhgojë anën grafi ke të poemës dhe të shpjegojë përdorimin e

germës së madhe të shtypit,

c. interpretimi - të zbulojë dhe interpretojë nëntekstin alegorik,

ç. struktura - ndërtimi i metrikës (tercina).

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, citate të

shkruara, fragmente nga emisione televizive mbi universin dantesk.

Konceptet kryesore: Trini e Shenjtë, njeri adamik, tercinë, natyrë zeusiane, alegori danteske.

Struktura mësimore: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Nxitja e diskutimeve Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Studim teksti Të nxënit me bashkëpunim Punë në grupe

Përforcimi Nxjerrja e përfundimeve Ndërtimi i shprehive studimore Punë me klasën

Parashikimi. Një pyetje, shumë përgjigje

Mësuesi/ja shtron pyetjen për nxënësit:

-Ç’përgjigje mund të kemi për pyetjen nëse sot, në shekullin XXI, vazhdon të jetë

aktuale thënia e Dante Aligerit, se atdheu i njëmendtë i njeriut është Shpirti ose Fryma?

A: Kuptimi – Trinia e Shenjtë

Trinia përbëhet nga Perëndia Atë, Perëndia Bir, Perëndia Fryma ose Shpirti i Shenjtë

apo ndryshe, Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë.

Ati

Ati - simbolizon fuqinë, pushtetin hyjnor, autoritetin, sovranitetin mbi të gjithë

krijimin universal.

Biri - simbolizon Fjalën e Gjallë (... e para ishte Fjala - Ungjilli sipas Gjonit), diturinë

që shpall ekzistencën e gjithçkaje, para se ajo të shfaqet. Fjala u bë mish, u mishërua

në personin e Jezu Krishtit, Mesisë, duke marrë vetë hyjnorja trajtë njerëzore.

Shpirti ose Fryma - simbolizon virtytin, shenjtërinë, dashurinë e shenjtë që erdhi nga

qiejt e qiejve, kur Krishti u ngjit në të djathtë të Atit, për ta zbritur në Tokë Ngushëllimtarin

(Parakletos) në ditën e Pentakostit në Jerusalem.

*Hir - mëshira e

pamerituar e Perëndisë

për njeriun mëkatar.

Ati si pushtet hyjnor, Biri si dija më e lartë, Shpirti i Shenjtë si dashuria hyjnore

plotësojnë njëri-tjetrin, duke u shfaqur të tre në një të vërtetë të përjetshme, që është

Perëndia, Krijuesi i Gjithësisë, pa fi llim e pa mbarim.

Nisur nga konceptimi i mësipërm, sipas studiuesit Xhovani Xheto: “Dantja shprehu

realitetin e jetës së shpirtit, për të shprehur përvojën misterioze të shpirtit në katarsisin e

vet, jetën e hirit* si gëzim i mahnitshëm, prelud i një stine ngazëlluese dhe të shenjtë”.

234

Ndërtimi i njohurive.

Studim teksti

Klasa ndahet në 4 grupe. Secili grup diskuton për çështjen e caktuar nga mësuesi/ja.

Grupi I flet për tonin paralajmërues të “Komedisë”.

Mësuesi/ja i lë nxënësit për disa minuta të lexojnë fragmentin e dhënë në libër. Më

pas në klasë diskutohet rreth tonit paralajmërues, i cili dëshmon përballjen e betejës së

përjetshme mes njeriut të rënë nga lavdia e Perëndisë, njeriut adamik (Adami), me mëkatin,

që ka për shlyerje vdekjen. Në këtë betejë hidhet dritë mbi faktin se njeriu me vullnetin e
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

lirë që Perëndia i ka lënë për të zgjedhur rrugën e jetës, mban përgjegjësi për të ardhmen

e tij. Një jetë në mëkat përfundon në Ferr, një jetë në shenjtëri ka për vendmbërritje

Parajsën. Fragmenti shpërfaq idenë madhore, se Perëndia-Atë nuk është tirani i natyrës

zeusiane, që kënaqet kur sheh krijesat e tij të përpëliten në Ferr. Përkundrazi, Ai e dërgoi

Birin e tij, Jezusin, ta shpëtojë njeriun. Kësisoj, paralajmërimi duket si një kambanë që

kumbon për të ndërgjegjësuar njeriun se si duhet jetuar e përditshmja në përputhje me

vlerat e përjetësisë, për të mos e humbur Qiellin ose Parajsën.

Grupi II - Grafi ka

Si gjithçka tjetër, në një vepër artistike çdo detaj kumton një ide, jo rrallë të shoqëruar

nga ide të tjera të ndërkallura brenda saj. Përdorimi i germave të mëdha është një mjet

stilistik që kërkon të tërheqë vëmendjen e lexuesit për të zgjuar vetëdijen e qiellores

brenda tij, duke ia rrëfyer se në të kundërt atë e pret Ferri si ndëshkim i përjetshëm. Të

nëntë vargjet e shkruara me germa të mëdha të ndërmendin të vërtetën e amshimit, që

nga njëra anë dëshmon sovranitetin e Perëndisë, nga ana tjetër zgjedhjen që çdo qenie

njerëzore bën përmes mënyrës se si e ka jetuar jetën e tij, në përputhje me shenjtërinë

apo nën vargonjtë e mëkatit. Shenjtëria e Perëndisë dhe errësira e mëkatit nuk mund

të jetojnë bashkë. Ndaj paralajmërimi është i qartë, pa asnjë ekuivok, sepse shenjtëria

e Zotit nuk mund të komprometohet nga mëkati njerëzor. Është zgjedhur kjo paraqitje

grafi ke, mbase për t’i bërë të mundur lexuesit gdhendjen e dhjetë porosive që Perëndia

i dha Moisiut në malin Sinai.

Grupi III - Nënteksti alegorik

Udhëtimi i poetit në përtejbotë është alegorik. Dantja beson në çdo gjë që rrëfen.

Bota e mistertë që ai sjell me anë të fjalës poetike nuk është vetëm një gjetje artistike.

Ai është i zgjedhur nga Perëndia që të rrëfejë të vërtetën e përjetshme të ndëshkimit

hyjnor në suazën e Ferrit. Ky udhëtim dantesk synon ta kthejë shpirtin e humbur të

njeriut te Perëndia, që e kundron Ferrin si parim të drejtësisë së Tij.

Poeti kërkon ta rimëkëmbë shpirtërisht njerëzimin, që lëngon për shkak se u ka

kthyer shpinën standardeve hyjnore, duke parathënë një fund të tmerrshëm, siç është

Ferri. Njerëzorja dhe hyjnorja nuk duhet ta përjashtojnë, por duhet ta plotësojnë njëratjetrën.

Grupi IV - Tercina

Funksioni estetik dhe kuptimor mbështetet në rimën e veçantë sipas skemës aba/

bcb... xyx/yvy/z. Vargu i parë rimon me të tretin. Strofa e mbyll kuptimin e saj, duke

u kthyer në element të mëvetësishëm. Zakonisht krahasohet me tullat që e lartojnë

një ngrehinë ose ndërtesë. Vargu i brendshëm i ngjan “llaçit” në lidhje me tercinën

pasuese, ndaj e gjithë kënga shfaqet si një mur i qëndrueshëm. Tercina është themeli

ku mbështetet arkitektura poetike danteske. Tercina ka karakter fi lozofi k dhe mistik.

Përforcimi. Nxjerrja e përfundimeve

Hapësira e Fjalës

Po t’i referohemi mënyrës danteske të të kundruarit dhe të të interpretuarit të

realiteteve të përjetshme, bindemi se edhe Simone (Wiel), një personalitet i njohur i

shekullit XX, kishte të drejtë kur tha: “Zoti nuk mund të krijonte veçse duke u fshehur,

përndryshe nuk do të kishte mundur të ishte veçse vetëm Zot. Ndoshta Ai ka lënë të

depërtojë nga vetja vetëm sa është e mjaftueshme që, nga besimi tek Ai, njeriu të

shtyhej për t’u marrë me njeriun. Që të mos jetë verbuar nga shkëlqimi qiellor deri në

atë pikë, sa të mos interesohet më për Tokën”.

Mësuesi/ja ngre pyetjen:

-Cili është mendimi juaj duke e analizuar thënien e znj. Ueil?

Detyrë shtëpie. Bëni një ese me temë: Alegoria danteske dhe unë.

Perëndia, një subjekt për t’u takuar apo një objekt për t’u mbrujtur?

235
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Tema

4.3. Veçoritë e

gjuhës dhe të

stilit - Koment

nga fragmenti

Komedia

Hyjnore

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

- të komentojë fragmentin duke u ndalur te gjuha dhe stili;

- të vlerësojë përkthimin që ka ruajtur formën arkaike të gjuhës;

- të shkruajë një prozë poetike ose një ese letrare nisur nga fragmenti;

- të vëzhgojë një pikturë për ta krahasuar me tekstin poetik.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, citate të

shkruara, paraqitja grafi ke e përkthimeve në gjuhën shqipe nga trashëgimia e Dante

Aligerit, portrete të përkthyesve shqiptarë, fragmente në italisht, anglisht dhe shqip

nga “Paolo dhe Françeska”.

Konceptet kryesore: formë arkaike e gjuhës, koncept estetik, mistikë.

Struktura mësimore: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Nxitje e mendimit Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Studim teksti Të nxënit me bashkëpunim Punë e pavarur

Përforcimi Nxjerrja e përfundimeve Ndërtimi i shprehive studimore Punë me klasën

Parashikimi. Një pyetje, shumë përgjigje

Një nga mendimtarët më të njohur të të gjitha epokave, Hegeli, kur i referohet

analitikës së stilit, pohon se stili shfaqet si ankthi i përsëritur i autorit, që ribën gjithnjë

dhe vazhdimisht vetveten, dhe si aftësi për ta kapërcyer vazhdimisht vetveten.

Mësuesi/ja ngre pyetjen për diskutim:

- Mbështetur në fragmentin “Paolo dhe Françeska” (që është lexuar më parë në

mënyrë ekspresive), a vihet re që stili i Dantes shpaloset, i vendosur përballë konceptit

hegelian?

Në fokus të mbetet dashuria, që shpërfaqet në realitetin konkret të Paolos dhe

Françeskës, si dhe në realitetin e nënkuptuar Dante-Beatriçe.

- Përdorimi stilistik i anaforës, si fi gurë e mirëfi lltë retorike dhe si koncept estetik, gjendet

në fi llim të vargut ose në vazhdimin e tyre, por gjendet edhe si rimarrje e shprehur me

përemra.

Dashnija, n’shpirt fisnik...

Dashnija, që nji dashnori i fal dashninë...

Dashnia na fl ijoi mbi një altar...

-Thirrori përdoret për ta theksuar natyrën dramatike të ngjarjes përmes adresimit

konkret që e përfshin lexuesin në përftesë vetjake.

“...Oh, mjerim

Françeskë, këto rënkime...”

- Pikëçuditja “fsheh” qëndrimin emocional të autorit, të shkaktuar nga rrethanat e

dashurisë së Paolos dhe Françeskës, duke e bërë më “të thepisur” stilin e tij, gjë që

formon një reliev shumëplanësh edhe përmes detajeve kaq mikroskopike në dukje.

236
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Ndërtimi i njohurive. Studim teksti

Nxënësit lihen për disa minuta të lexojnë fragmentin dhe pastaj orientohen nga

mësuesi/ja të studiojnë vlerën simbolike të numrit 3 në vepër.

- Vlera simbolike e numrit 3.

Mistika e këtij numri buron nga hyjnorja. Edhe pse fl itet për njerëz konkretë, realiteti

i tyre human, qoftë edhe në mëkat, zbulon etjen e natyrshme të qenies njerëzore për ta

njohur e për ta takuar të perëndishmen.

- Dantologu dhe shkrimtari Ernest Koliqi pohon se përkthimet e para të Dantes në

gjuhën shqipe datojnë në shek. XIX nga arbëreshi Luigj Lorekio (Luigi Lorechio). Më

pas, një fragment nga “Komedia Hyjnore” vjen në shqip nga Sokol Baçi në vitin 1900.

Më tej, pas shpalljes së Pavarësisë, patër Vinçens Prenushi merret me Këngën XI të

Parajsës. Në vitet ‘30 të shekullit XX ka përpjekje të tjera për ta sjellë në gjuhën tonë

kryeveprën danteske, ndër të cilat dallohet përpjekja e E. Koliqit. Brenda kësaj rrjedhe

kemi përkthimet e mëvonshme nga Pashko Gjeçi dhe Mark Ndoja.

Dantologu E. Koliqi në shënimet që lidhen me leksionet e tij universitare, i bazuar

edhe në idenë e Gjergj Fishtës, arrin në përfundimin se Dantja është gjuhësisht afër me

shqiptarët, ngaqë gjuha shqipe është e përshtatshme për të mbajtur e për të përcjellë

shprehjet danteske.

Forma arkaike e gjuhës së përdorur nga Pashko Gjeçi e vesh gjuhën poetike

danteske me magjinë e së shkuarës, duke derdhur në të atë lloj vjetërsie, që e ruajnë

si vlerë vetëm krijimet madhore universale. Veç muzikalitetit të shqipes, që është në

gjendje ta sjellë Danten në shqip plot dinjitet, shfaqet vlerësimi se pasuria e shqipes rrok

kohën dhe hapësirën danteske, sikurse gjuhët e lashta që krijuan qytetërimin botëror.

Nën ndikimin e fragmentit, mësuesi/ja i udhëzon nxënësit të shkruajnë një prozë

poetike ose një ese letrare të titulluar: “Paolo dhe Françeska - emblema të ngrira

muzeale apo mister i përjetshëm njerëzor?”

Përforcimi. Nxjerrja e përfundimeve

Mësuesi/ja ngre pyetjet:

- Duke vëzhguar pikturën “Paolo dhe Françeska”, ç’do të donit ju t’i shtonit ose t’i

hiqnit asaj?

- A përshtatet piktura me realitetin vizual që keni ju kur e lexoni fragmentin në mënyrë

individuale?

Detyrë shtëpie:

Komentoni: Dukuria “Paolo dhe Françeska”, arkaizëm historik?!

-Të ndërtohet kurba e përkthimit të Dantes në shqip sipas trajektores historike të përmendur më

sipër.

-Nëse dini mirë anglisht, krahasoni përkthimet e “Komedisë Hyjnore” nga Henri Longfelou me

përkthimin shqip të P. Gjeçit. Ç’vini re?

237
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Tema

5.1. Teksti

poetik në

shtratin e

romantizmit

evropian -

veçoritë

e poemës

romantike

“Eugjen

Onjegini”

Struktura mësimore: PNP

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

- të identifi kojë veçoritë e tekstit poetik në shtratin e romantizmit evropian;

- të analizojë veçoritë kryesore të romantizmit;

- të rendisë disa nga përfaqësuesit kryesorë dhe disa nga veprat kryesore të

romantizmit.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11,

citate të shkruara, portrete të romantikëve të huaj dhe shqiptarë, tituj të veprave të

përfaqësuesve.

Konceptet kryesore: romantizëm, romantizëm evropian, raport njeri-natyrë.

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi

Pema e mendimit/

Organizuesi grafi k

Nxitje e mendimit

Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Ditar dypjesësh Të nxënit me bashkëpunim Punë në dyshe

Përforcimi Nxjerrja e përfundimeve Ndërtimi i shprehive studimore Punë me klasën

Parashikimi. Pema e mendimit. Organizuesi grafi k

Mësuesi/ja e nis mësimin duke nxitur nxënësit të flasin se çfarë dinë nga njohuritë e marra

për romantizmin dhe ndërkohë ndërton organizuesin grafik mbi tiparet e romantizmit.

Revolucioni Francez

Shpallja e Republikës

Zhgënjimi

Pakënaqësia

Kërkimi i një arti të ri

Konteksti

historik

koha

nga shek. XVIII deri

në fi llim të shek. XIX.

Romantizmi

Veçoritë artistike

Konteksti

letrar

largimi nga imitimi i

modeleve të vjetra

në qendër të veprës

vendoset qenia njerëzore

jeta shoqërore

jeta intime

poezia lirike (kënga, soneti,

odeja, himni, elegjia)

poema epiko-lirike

balada liriko-fi lozofi ke

drama lirike dhe lirikofi

lozofike në vargje;

romani në prozë dhe

në vargje

drama historike në vargje

poema satirike.

gjini dhe

lloje letrare

- Thyerja e tabuve

- Fantazia dhe ndjenja

- E jashtëzakonshmja

- Kulti i natyrës

- Rendja pas ekzotikes

Tematika: ngriti në kult ndjenjën

U ndikuan nga:

sentimentalizmi: duke marrë kultin e ndjenjës, të

cilit i dha një kuptim të ri;

-iluminizmi; duke marrë kultin e “primitivit fi snik”,

si ndjeshmëri ndaj raportit njeri-natyrë.

238

Ndërtimi i njohurive. Ditar dypjesësh

Në këtë fazë të orës mësimore nxënësit diskutojnë për veçoritë, përfaqësuesit dhe

veprat kryesore të romantizmit. Me anë të mendimeve dhe ideve të nxënësve, mësuesi/

ja plotëson tabelën e ditarit dypjesësh të vizatuar në dërrasën e zezë.
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Fjalët kyç

Romantizmi

(Veçoritë)

Përfaqësuesit

Vepra

romantike

Komentet

- U thyen tabutë e klisheve të ngurta letrare-estetike të klasicizmit

(neoklasicizmit, duke iu kundërvënë atyre).

- Vëmendja u përqendrua në botën e brendshme shpirtërore, ku përparësi

kishin ndjenjat, fantazia dhe jo arsyeja.

- Interesimi u përqendrua te heronjtë e jashtëzakonshëm, që jetonin dhe

vepronin në rrethana të jashtëzakonshme, shpesh heroike dhe tronditëse.

- U parapëlqyen temat nga e kaluara kombëtare ose jeta idilike patriarkale.

- Kulti i natyrës si frymëzim, i shtyu romantikët të kërkonin ngushëllim në

gjirin e saj.

- Vizatimi i dekorit të jashtëm, konkret, natyror, material dhe shoqëror, për t’i

dhënë një vlerë të re botës së brendshme të heronjve.

- Gjuha dhe mjetet stilistikore u zhvilluan shumë dhe u bënë plot me ngjyra

të ndezura dhe kontraste të forta.

- Figuracioni i përdorur: personifi kimi natyror, mitologjik, biblik; apostrofat,

hiperbolat, antitezat, emfazat, epitetet, krahasimet, metaforat, aliteracionet.

Gjeografi a e emrave romantikë: Uërdsuërthi, Bajroni, Shelli, Hygoi,

Shatobriani, Zhorzh Sandi, Hajne, Shlegeli, Leopardi, Manxoni, Pushkini,

Lermontovi, Lamartini, Petëfi .

Romantikë shqiptarë: Jeronim de Rada, Gavril Dara i Ri, Pashko Vasa, Naim

Frashëri etj.

Veprat më të njohura: J. V. Gëte, “Faust”; Hygo, “Katedralja e Parisit”; Xh. G.

Bajron, “Shtegtimet e Çajld Haroldit”; A. Pushkini, “Eugjen Onjegin” etj.

Përforcimi. Nxjerrja e përfundimeve

Mësuesi/ja i jep një nxënësi të lexojë “Odet e gëzimit” të Shilerit dhe më pas dëgjojnë

himnin e Evropës, që është fragment nga Simfonia e Nëntë e Bethovenit, si vazhdimësi

evropiane që i ka rrënjët te Romantizmi. Pas kësaj hap diskutimin rreth pyetjeve:

-Çfarë ju bëri përshtypje?

-Vazhdon të jetë aktuale thënia e Sh. Petëfi t: “Për dashurinë jap jetën, për lirinë jap

dashurinë”?

Mësuesi/ja u jep detyrë nxënësve të paraqesin grafikisht shumëllojshmërinë e

formave letrare-romantike.

Detyrë shtëpie. Nëse ju pëlqen muzika klasike, dëgjoni Simfoninë e Pestë të Bethovenit, që është

frymëzuar nga mendimi romantik i Gëtes. Cila vepër artistike romantike ka lënë gjurmë brenda

jush?

239
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Tema

6.2. Analizë

e poemës

“Eugjen

Onjegini”

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të analizojë poemën duke u ndaluar te:

a. tipologjia,

b. fi gura qendrore e groteskut - roman në vargje,

c. subjekti i mbështetur në atmosferën e kohës,

ç. tema dhe idetë,

d. personazhet romantike,

• të vëzhgojë pikturat që ilustrojnë poemën.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, citate të

shkruara nga Bjelinski, portreti i Pushkinit dhe i Lasgushit si përkthyesi i tij.

Konceptet kryesore: roman në vargje, strofë onjeginiane, “shtrembërim estetik”,

dramë e mirëfi lltë identiteti.

Struktura mësimore: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Nxitje e mendimit Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Studim i koduar teksti Të nxënit me bashkëpunim Punë me grupe

Përforcimi Nxjerrja e përfundimeve Ndërtimi i shprehive studimore Punë individuale

Parashikimi. Një pyetje, shumë përgjigje

Mësuesi/ja e nis mësimin me leximin e një vlerësimi që ka bërë kritiku i njohur rus

Bjelinski: “Bajroni ka shkruar për Evropën, për evropianët... Bajroni është orvatur jo për

të rikrijuar jetën bashkëkohore, sesa t’i bëjë gjyqin historisë së kaluar dhe të sotme....

Pushkini si poet nuk është kujdesur që t’i ngjajë Bajronit, ai është përpjekur t’i ngjajë

vetes të tij dhe t’i jetë besnik të vërtetës jetësore, që deri më atëherë kishte mbetur e

paprekur nga askush dhe që aq shumë i lutej t’ia paraqiste botës me penën e tij”.

Pas leximit mësuesi/ja ngre pyetjen për diskutim:

-Cila është përftesa fi lozofi ke dhe ndjeshmëria artistike që përjetojmë nga përballja

e dy romantikëve?

Ndërtimi i njohurive. Studim i koduar i tekstit

Nxënësit nxiten të studiojnë tekstin, duke u përqendruar në elemente, si: tipologjia e

poemës, koncepti i groteskut të veprës, subjekti, koha, tema dhe idetë etj. Duke lexuar,

nxënësit nënvizojnë çështjet kryesore për çdo element dhe plotësojnë ditarin dypjesësh.

240

Tipologjia

Struktura

Subjekti

dhe koha

Vepra “Eugjen Onjegini” lëviz në dy shtretër: në atë të poemës dhe në anë të romanit.

Romani në vargje është një nga llojet e letërsisë romantike. Vepra shfaq karakter rrëfyes, edhe

pse mbizotëron ndjenja, subjektivja, pasioni dhe ëndrra. Vargu nuk bëhet pengesë e rrëfimit.

Poema është e ndërtuar në 9 krerë, ku çdonjëri prej të cilëve përbëhet nga strofa

14-vargëshe, që quhen strofa onjeginiane.

Subjekti është i thjeshtë. Në të veprojnë katër personazhe kryesore: aristokrati Eugjen

Onjegini nga kryeqyteti; poeti romantik Vladimir Lenski, aristokrat nga provinca; Tatjana dhe

Olga Larina, motra, por me karaktere të kundërta: ardhja e Onjeginit nga Shën-Petërburgu

për pushime në provincë, njohja me Lenskin dhe përmes tij takimi me motrat Larina.

Epoka në të cilën jetojnë personazhet i bën të përjetojnë një dramë të mirëfi lltë identiteti.

Nga njëra anë fryma perëndimore aristokratike që kërkon të ndryshojë mendësinë

konservatore ruse dhe, nga ana tjetër, mënyra se si duhet të përballen personazhet

me “opinionin” shoqëror, përbëjnë koordinatat e kohës në rrafshin horizontal dhe në atë

vertikal. Koha dhe njeriu në dialogun e tyre të përjetshëm mishëron fatalitetin e situatës,

që për hir të një nderi fals, është gati të groposë vetveten.
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Koncepti i

groteskut

Temat dhe

idetë

Personazhet

romantike

Ngjarjet dhe personazhet e romanit në vargje “Eugjen Onjegini” edhe pse duken asimetrike,

aq të largëta e të parregullta nga realiteti, brenda “deformimit” dhe “shtrembërimit” estetik

përcjellin universalitetin e dashurisë, që di të jetësohet në mënyrë origjinale në çdo epokë

të historisë njerëzore.

Risia: “Kur ende letërsia ruse nuk kishte një roman të saktë në prozë, Pushkini e shkroi

në vargje”, pohon Bjelinski.

Përballëvendosja: Kryeqyteti - provinca; mondaniteti - provincialiteti; melankolia - guximi;

moralizimi - pasioni; aristokratikja- rëndomtësia, i jep veprës frymëmarrjen romantike të

thyerjes së klisheve të tejkaluara nga koha.

Realiteti rus dhe njeriu si qenie universale nuk e përjashtojnë njëri-tjetrin, përkundrazi

reputacioni i individit, pozita shoqërore, bota e trazuar shpirtërore e heronjve, paradokset

mbi të cilat zhvillohen situatat, fl ijimi i dashurisë së vërtetë për t’i shpëtuar gjykimit

shoqëror, përbëjnë hapësirën ku njeriu i tepërt, “i huaji” në miniaturë, që do të sillte

tërmetin shpirtëror me njeriun e shek. XX, jeton çdo çast dilemën e tij ekzistenciale.

Romantizmi social i Pushkinit është ravijëzuar si shqetësim i natyrshëm i poetit ndaj

individit në shoqërinë kapitaliste:

Onjegini, si shëmbëlltyrë e aristokracisë franceze të gjysmës së parë të shek. XIX, ndihet

i tepërt gjithkund, ngase realiteti dhe un-i i tij janë shumë larg njëri-tjetrit.

Tatjana, personazhi i paharrueshëm emblematik i letërsisë ruse, që do të pasohej nga

Natasha Rostova e Tolstoit. Brenda saj ndihet femra ruse.

Përforcimi. Nxjerrje e përfundimeve

Nxënësit vëzhgojnë me vëmendje pikturat që ilustrojnë poemën. Mësuesi/ja pas

vëzhgimit të pikturave ngre pyetjet:

- A përputhet përfytyrimi juaj vetjak me ilustrimet?

- Si komunikon fjala me ngjyrën?

Çdonjëri prej nxënësve duke u ngacmuar nga vargjet pushkiniane, të sjellë në

klasë në orën e ardhshme ilustrime të nxjerra nga interneti që i kushtohen dashurisë

njerëzore.

Klasa ndahet në dy grupe. Secili prej tyre zgjedh recituesin, që do ta deklamojë para

një jurie me katër nxënës dhe mësuesin/en, për të qenë sa më objektivë në vlerësimin

“Deklamuesi më i mirë”.

Detyrë shtëpie: Fragmenti poetik i deklamuar në mënyrë shprehëse (në f. 199), të kthehet në një

prozë poetike.

Tema

7.3. Koment

nga fragmenti

“Eugjen

Onjegini”

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të komentojë fragmentin e veprës duke u ndalur te:

a. kuptimi - fragmenti në kontekstin e romanit, idealizmi i ndjenjës së dashurisë;

b. interpretimi - zbulimi i universalitetit të dashurisë, gjykimi i raportit ndjenjëarsye;

c. gjuha - fjalët kyç që shprehin gjendjen emocionale të personazhit;

ç. pyetjet retorike dhe roli i tyre;

d. metrika - elementet e metrikës dhe përkthimi.

241
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, citate të shkruara,

fotografi nga jeta e Pushkinit dhe trashëgimia letrare e tij.

Konceptet kryesore: universaliteti i dashurisë, kulmim poetik.

Struktura mësimore: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Lexim teksti/Pema e mendjes Nxitje e mendimit Punë me grupe

Ndërtimi i njohurive Lexim teksti/Pema e mendjes Të nxënit me bashkëpunim Punë me grupe

Përforcimi Harta e mendjes Ndërtimi i shprehive studimore Punë me klasën

Parashikimi dhe ndërtimi i njohurive. Lexim teksti/Pema e mendjes

Lexohet fragmenti poetik, dhe klasa ndahet në disa grupe, duke i dhënë çdo grupi

njërën nga pikat e skedës për të punuar në evidentimin e materialit në mënyrë specifi ke.

Në fund, përfundimet e çdo grupi pasqyrohen në “Pemën e mendjes”.

Grupi I - Kuptimi

Kjo letër është një kulmim poetik që portretizon tallazitjet e një shpirti të dëlirë njerëzor,

që edhe pse është i druajtur së brendshmi, zgjon guximin për të sfiduar normat e ngurta

shoqërore, që do ta paragjykonin hapin e Tatjanës në shprehjen e dashurisë.

a. Beteja shpirtërore e heroinës.

b. Sinqeriteti i saj.

c. Idealizimi i dashurisë jo vetëm për arsye të perceptimit romantik pushkinian, por

ngaqë dashuria mbetet poezia e vërtetë e jetës.

ç. Paradoksi: një vajzë provinciale ndërmerr një akt guximi që e kapërcen kohën dhe

hapësirën e saj, për t’u bërë thyerëse e barrierave shoqërore.

Grupi II – Interpretimi

Dashuria është ndjenjë universale. Heroina i drejtohet Qiellit, duke pohuar se kjo

zjarrmi shpirtërore e ka zanafi llën në përjetësi, duke i dhënë dashurisë vlerën e saj

të vërtetë si ekzistencë e përjetshme. Ajo troket në çdo jetë dhe pushton çdo zemër.

Brenda saj njeriu gjen vetveten.

- Duke e kundruar me kujdes këtë fragment, thoni, në ç’raport vendoset ndjenja me

arsyen? Ç’mendim vetjak përftojmë nga ky moment i pakrahasueshëm poetik?

242

Grupi III – Fjalët kyç

E ka vendosur Qielli vetë,

Jam e jotja në përjetësi!

Se Zoti jetën ma ka dhënë

Gjer në varr të t’adhuroj...

Në zemër veç një mall të mbaj

Veç gjer sërish të më takoni.

T’ ju njoh s’do kisha kurrë fat

S’do kisha turbullim e shkretë

Gjithë jeta ime më pat qënë

një peng se ty do të takoj

fjalët kyç që shprehin fatalitetin

e kësaj dashurie

gjendja psikologjike e pritjes pa përgjigje

gjendja emocionale e Tatjanës si portret

i strukur brenda saj.
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Përhera të kam ëndërruar

Të ndjeva thellë mu në gjit

Në zemër shpesh ta kam dëgjuar,

Ty zërin... jo s’ish ëndërrim!

Më preke fort, u përvëlova

Thashë: ësht’ ai thesari im!

A nuk je ti, o ëndrra ime,

Që n’errësirë po ndriçon

E vjen më prek me nur e hije?

epërsia e Onjeginit e projektuar në zemrën

e Tatjanës.

...Jet’ edhe fat

Veç ty që sot t’i kam besuar

Po vdes nga frik’ turpëruar.

Po nderit tuaj i besoj

S’je ti që plot prej dashurie

Shpres’ dhe gas më murmuron?

Kush je ti? Ëngjëlli me shpresë,

Apo një lajkatar pa besë?

Të pres: ti eja siç më k’ënda

A ma prish ëndrrën që tashi.

dilema që përjeton Tatjana, dyzimi që

e mundon atë.

Grupi IV - Pytejet retorike, roli i tyre.

Pyetjet retorike nënkuptojnë vendimin që duhet të marrë personi të cilit i drejtohen.

Ndërtimi i tyre si pyetje shpreh mundësinë e përfshirjes ose të mospërfshirjes së tij në

kontekstin e dhënë. Si gjetje stilistike i jep mendimit poetik dritëhije, për të mos e lënë

të rrafshët dhe pa asnjë formë.

Ç’do deshit më veç shpirtit tim?

Pse arthtë vetë-ashtu në fshat,

Na gjettë te ky vend i qetë?

E vjen më prek me nur e hije?

S’je ti që plot prej dashurie

Shpesh’ edhe gas më murmuron?

Kush je ti? Ëngjëlli me shpresë,

Apo një lajkator pa besë?

Mëdyshja që e bren ndjenjën në përballje

me realitetin si ftohtësi dhe indiferencë.

Grupi V - Metrika

“Eugjen Onjegini” është i ndërtuar në krerë, ku secili prej tyre përbëhet nga strofa

katërmbëdhjetë-vargëshe, që u quajtën ndryshe “strofa onjeginiane”, me sistemin ritmik

tetërrokësh. Rima është e kombinuar sipas skemës ABAB; ÇDD; EFFE; GG.

Mendimi poetik mbyllet brenda strofës. Fjala pushkiniane ka ardhur në shqip përmes

poetikës lasgushiane. Lasgushi i zgjedh fjalët poetike për t’iu përshtatur melodisë së

vargut. Ai gjen fjalë dialektikore për hir të rimës.

Fjalë tipike lasgushiane: Zemërak, murmuro, mprojtje, mbeso- më-ni, shpres’ edhe gas.

Ngjashmëria e vargut pushkinian me atë lasgushian shfaqet në frymëzimin e tyre dhe në

modelimin që jo vetëm sjell realitete pamore, por edhe shoqërohet me muzikalitetin e fjalës.

243
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Përforcimi. Harta e mendjes

Me përfundimet e çdo grupi plotësohet organizuesi grafi k.

dilemë

guxim

shqetësim njerëzor

Dashuria

pritje e magjishme

prushitje emocionesh

fi snikëri

vdekje ëndërr jetë

Detyrë shtëpie. Shkruani një letër dashurie, ku të trajtoni çështjet:

Dashuria si përjetësi?!

Dashuria si iluzion?!

Dashuria, bukuria për të cilën je krijuar...

Tema

8.4. Portreti i

personazhit

qendror femër

tek “Eugjen

Onjegini”

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të përshkruajë portretin e personazhit qendror femër:

a. të dallojë veçori të personazhit romantik femër;

b. të vëzhgojë pikturën dhe ta ballafaqojë atë me imazhin e krijuar nga leximi

i veprës;

c. ta krahasojë personazhin romantik femër me personazhin romantik mashkull;

ç. të parafrazojë letrën e Tatjanës duke e kthyer në prozë.

Materialet dhe mjetet mësimore:

Teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, citate të shkruara.

Struktura mësimore: Hap pas hapi

Hapi I. Një pyetje, shumë përgjigje

- Ç’kuptim ka për ju thënia e Bjelinskit: “Tatjana është kurora e bukurisë së rrallë

shpirtërore”?

- Cila nga aktoret më të njohura sipas jush, do ta kishte interpretuar më me vërtetësi

Tatjanën dhe pse?

- Ç’pika takimi mund të ketë ndërmjet “Këngës së Tatjanës”, që është letra e saj,

dhe Barbara Streisand me këngën “Women in love”?

Hapi II.

Nxënësit lexojnë fragmentin dhe nxjerrin veçoritë e personazhit të Tatjanës. Më pas

këto veçori i krahasojnë me ato të personazhit romantik femëror.

a. Veçoritë e personazhit romantik femëror

Dashuri me shikim të parë. Drithërimat emocionale dhe dyluftimi brenda qenies nëse do

të kishte apo jo përgjigje dashuria e saj. Hijeshia shpirtërore e Tatjanës dhe tallazimet

mes të cilave gjendet, e bëjnë më të bukur personalitetin e saj, që është i vërtetë. Guximi

i saj nuk buron nga mendjelehtësia, por ngaqë zemra i është robëruar nga dashuria që

ndien për Eugjen Onjeginin. Dashuria jep vetveten, pa pritur ç’do të marrë.

244
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

snobizëm-i - prirje e

sëmurë për të ndjekur

mënyrën e jetesës,

sjelljet dhe modën

e një klase, të një

shtrese a të një grupi

që mendohet si më i

lartë e më i zgjedhur;

shija e sëmurë për t`i

pëlqyer gjërat vetëm

pse janë të huaja, të

jashtëzakonshme e të

stërholluara, pa shikuar

vlerën e vërtetë të tyre.

b. A përputhen pikturat me imazhin e përfytyruar të Tatjanës?

Femërorja, delikatesa, pasiguria, ëndrra, pritja, frika, përpëlitja, guximi, shpresa,

zhgënjimi a e bëjnë me të vërtetë Tatjanën apo e veshin atë me mantelin e

legjendës?

c. Personazhet në krahasim me njëri-tjetrin

Tatjana - Eugjeni

Personazhet vijnë nga dy botë të ndryshme, gjë që dallohet nga koncepti bazë për

jetën. Tatjana është provinciale, por ka një vizion njerëzor universal për jetën, sipas

të cilit dashuria është thelbi i jetës. Përulja që vihet re në personalitetin e Tatjanës,

buron nga ndërthurja e dashurisë si ndjenjë platonike dhe e pasigurisë që ka ajo,

nëse duke qenë vajzë province, mund t’ia fitojë zemrën aristokratit kryeqytetas.

Eugjeni, aristokrati kryeqytetas, i prirë nga snobizmi, shpërfi ll gjithçka rreth tij,

është i pakënaqur nga vetja dhe nga të tjerët, prandaj humbet dashurinë për të

cilën do të pendohet më pas.

konformizëm/i – pajtim

vetëm me fjalë me

mendimet, veprimet

e dikujt, prirje për t’iu

përshtatur sa për sy

e faqe qëllimeve e

interesave të më të

fortëve a shumicës.

Përforcimi. Diskutim

Ndryshe nga Tatjana, Eugjeni është konformist. Edhe pse nuk do t’i pranojë

konvencionet e shoqërisë, detyrohet të luajë rolin që i ka caktuar jeta, pa guxuar

që të luftojë për të ndryshuar mendësinë e shoqërisë. Ai e ndien veten superior

në krahasim në provincialet “inferiore” dhe kjo e bën më krenar për të mos ua

varur mendjelehtave në provincë. Eugjeni ka besim të tepruar te vetja dhe është

i bindur se çdo vajzë është gati të lërë kokën për të. Pompoziteti i tij shfryhet

kur takon Tatjanën në Shën-Petërburg dhe është gati t’i rikthehet asaj që e pat

nënçmuar, sepse kupton se thesari paska qenë zemra e saj.

Përpjekja e dy personazheve për të ruajtur shkëlqimin e fasadës në jetën e

tyre, e kthen këtë marrëdhënie në një fatalitet prej të cilit vuajnë si Tatjana, ashtu

edhe Eugjen Onjegini.

Diskutim rreth pyetjes: Cili nga të dy personazhet është më pranë un-it tuaj?

Detyrë shtëpie.

Përshtatja e letrës në prozë. Klasa ndahet në dy grupe: Vajzat kthejnë në prozë letrën e Tatjanës për

Onjeginin. Djemtë kthejnë në prozë letrën e Onjeginit.

Tema

9.5: Skeda

e komentit

letrar “Eugjen

Onjegini”

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të plotësojë skedat e komentit letrar;

a. të lexojë fragmentet, me qëllim për të plotësuar skedat:

- të zbulojë veçori të rrëfi mit;

- të komentojë tipare të heroit romantik të zhgënjyer;

- të dallojë notat e trishtimit të poemës;

- të dallojë veçanti të përshkrimit romantik të natyrës;

b. të vëzhgojë ilustrimet për t’i krahasuar me fragmentet përkatëse.

Materialet dhe mjetet mësimore:

Teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, citate të shkruara, portreti i Tatjanës dhe i Eugjenit

në videoprojektor.

Konceptet kryesore: Tipare të heroit romantik, përshkrim romantik.

245
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Struktura mësimore: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Konkurs Nxitja e mendimit Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Studim teksti Të nxënit me bashkëpunim Punë me grupe

Përforcimi Diskutim Ndërtimi i shprehive studimore Punë me klasën

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Parashikimi. Konkurs

Disa nxënës, vajza dhe djem, lexojnë detyrën e shtëpisë.

E njëjta juri që ka vlerësuar recitimin orën e shkuar, bën vlerësimin e tyre dhe shpall

fi tuesin ose fi tuesen e letrës, duke nënkuptuar se Tatjana jeton brenda çdo vajze dhe

Onjegini frymon brenda çdo djali.

Ndërtimi i njohurive. Studim teksti

Klasa ndahet në tri grupe.

Grupi I - Veçoritë e rrëfi mit - Rrëfi mi dhe lexuesi në këngën I, kreu I;

Skeda

a. Lidhja e rrëfyesit me lexuesin – bashkëbisedimi i autorit me lexuesin, autori sikur

fl et drejtpërdrejt me lexuesin: vargjet 7- 8.

b. Të dhënat për protagonistin: ka lindur buzë Nevës, në Shën-Petërburg, në një

familje fi snike, që zotëronte karrocat e “diligjencës”. Është autori i poemës Ruslani dhe

Ludmilla, dhe është marrë vendimi për ta internuar në jug të Rusisë.

c. Humori dhe ironia në rrëfi m- ironizon për internimin në dy vargjet e fundit.

Rrëfi mi si ironi dhe humori i fshehur brenda tij. Duke u mbështetur në thënien e Zhan-

Pol Sartrit: “... është zgjedhja e autorit për një aspekt të caktuar të botës, që vendos për

lexuesin dhe njëherazi, duke zgjedhur lexuesin, vendos për subjektin”.

Grupi II - Tiparet e heroit të zhgënjyer romantik në këngën XLIV, kreu I;

Bjelinski lidhur me kohën kur ngjizet historia pushkiniane shprehet: “Poeti lirik i kohës

sonë më tepër vuan e ankohet, sesa entuziazmohet e gëzohet, më tepër pyet e kërkon,

sesa brohoret i papërmbajtur. Kënga e tij është një ankim”,

- Ç’arsye do ta kthente në të vërtetë historike konstatimin në fjalë, pasi kemi lexuar

këngën (XLIV) nga kreu I?

Nga se është velur heroi? –nga përtacia dhe zbrazëtia, të cilat nuk mund të zhduken

nëse njeriu nuk motivohet në jetën e vet nga ideale fi snike (v. 1-4).

Pse braktis edhe dijen? – dijet që merren nga të tjerë dhe që nuk sjellin zgjidhje për

kohën, janë shterpe (të vjetrit, të vjetruar keq/ të rinjtë të shkarë dhe për dreq).

Sarkazmi dhe mllefi poetik – i gjithë fragmenti është i ndërtuar mbi sarkazmin dhe

buçet nga mllefi poetik (i la pra librat, siç la gratë, la raft, pluhur dhe dituri/ edh’ e mbuloi

me vel të zi).

246
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Një jetë pa ideale madhore është e zbrazët. Zbrazëtia është vdekja shpirtërore që

çon në zhgënjim.

Grupi III - Notat e trishtimit në këngën XXXII, kreu VI.

Nëse do të meditonim për një çast mbi idetë e Bjelinskit: “... jeta nuk është më një

gosti e gëzueshme, nuk është më një ngazëllim festiv, por shesh lufte, mungesash dhe

vuajtjesh. Këtu e ka burimin ajo melankoli, ai trishtim dhe ato mendime që e përshkojnë

lirikën tonë”,

- si do të pasqyrohej çasti i vdekjes së Lenskit?

Ndërprerja e dhunshme dhe absurde e jetës. Vrasja e poezisë së saj.

- Pse mbizotërojnë notat e trishtimit?

Dhimbja për vdekjen e Lenskit është e madhe. Më shumë se vdekja, poetin e trishton

motivi absurd i vdekjes së tij në një duel fare pa kuptim. (Ku vate zonja? E di një Zot.)

- Mbizotëron lirizmi apo epizmi?

Në pamje të parë të duket se mbizotëron epizmi, në kuptimin e rrëfi mit. Poeti përshkruan

me hollësi Lenskin e vrarë. Por pas çdo fjale, çdo vargu të përkthyer mjeshtërisht nga

i madhi Lasgush, ndihet dhimbja therëse për një humbje të pazëvendësueshme, të

paparashikuar dhe absurde. (Para një çasi, njëzë grime/ kjo zemër thithte frymëzime,/

mëri e shpresë e dashuri...). Përdorimi i prapashtesës zvogëluese zë te fjala njëzë në

grupin emëror njëzë grime, tregon shpirtin e lebetitur të poetit për humbjen e madhe.

Grupi IV – Përshkrimi romantik i natyrës (Kënga I, kreu VII).

- Si lidhet gjendja shpirtërore me atë të natyrës?

Paralelizmi konceptual i dimrit që fsheh çdo gjallim jete, edhe simbolikisht, i jep

tablosë ku do të hyjnë e do të dalin jetë njerëzore përgjatë zhgënjimesh dhe vuajtjesh,

lëndoren, atë që është karakteristike për poezinë lirike.

Natyra jepet në të dyja derdhjet e saj: në botën fi zike dhe në botën shpirtërore.

- Cili është përdorimi stilistik i emrave dhe i mbiemrave të përdorur në këtë përshkrim?

Stilistika e emrave, foljeve, mbiemrave të përdorur në këtë përshkrim synon që, me

penelata të shpejta, të rrokë domethënien e fshehur që bart dramën e personazheve

si dramë e përjetshme njerëzore. Kurba e fjalëve nuk lë cep të natyrës pa gjetur dhe

pa e bërë të plotë peizazhin dimëror tipik rus, që në thelb është peizazhi shpirtëror i

heroinës.

Foljet: arrin, shkëlqen (bora), gëzojmë bukurinë e bardhësisë dhe ftohtësisë së

dëborës, që Tanjën e mbush me llahtari.

Përforcimi. Diskutim

Përfaqësuesit e grupeve lexojnë skedat dhe bëhet diskutimi rreth tyre.

Detyrë shtëpie. Duke u mbështetur në fragmentin nga Kënga I, kreu VII, përshkruani

natyrën dhe gjendjen shpirtërore të Tatjanës.

247
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Tema

10.6. Shkrimi

i një eseje

krahasuese

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

a. të shkruajë një ese letrare krahasuese:

b. të shënojë në skedë veçori të Këngës së Lamtumirës të Bajronit;

c. të shënojë në skedë veçori të këngës së fundit të Onjeginit;

ç. të shkruajë një ese krahasuese për veçoritë e përbashkëta dhe dallimet e dy

këngëve të poemave romantike;

d. të vëzhgojë pikturën për të zbuluar elementet romantike.

Materialet dhe mjetet mësimore: Teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, citate të

shkruara, fragmenti i shkëputur nga Lamtumira e Ç. Haroldit, portreti i Bajronit dhe i

Pushkinit, veprat e tyre përfaqësuese.

Konceptet kryesore: ese krahasuese, elemente romantike.

248

Material shtesë

SHTEGTIMET E ÇAJLD HAROLDIT

(Kënga e lamtumirës)

O lamtumirë! Atdheu im

po zhduket dalëngadalë,

gjëmon stuhia me tërbim.

Çaçri gërhet mbi valë,

pas diellit që po fl akëron,

po nisemi të lirë;

dhe ty, si atij që perëndon,

Atdhe, natën e mirë!

2

Kur nesër rishtaz ai diell

do lindë, me shkëlqim,

do përshëndesim det e qiell

po jo atdhenë tim.

Në vatrën time nuk ka zjarr,

nëpër avllit’ e forta

të kullës sime rritet bar,

im qen po leh te porta.

3

“Ti pazh’ i vogël, pa m’u qas!

Pse qan e po vajton?

Mos të tremb deti me tallaz,

a sqota të tmerron?

Pa fshiji lotët; anija jonë

e shpejtë është dhe e fortë:

nuk ka skifter që fl uturon

më shpejt e më gazplotë”.

4

“Le të kanosen erë e det,

nuk trembem nga asnjë shqotë,

po zoti Çajld, mos u çudit

që po më rrjedhin lotë;

prej babës e prej nënës ik,

u ndava prej shtëpisë;

tani s’ më mbetet asnjë mik,

veç teje e perëndisë.

8

Kush u beson psherëtimave

të femrës që mbush sytë?

Ia than lotët qepallave

ndonjë dashnor i dytë.

S’qaj për gëzimet që humbas,

rrezikun që më vjen;

Po vetëm qaj se nuk lë pas

asnjë që lot’n e vlen.

Në botë mbeta fi ll i mjerë,

në detin pa kufi ;

përse të qaj pra për të tjerë

për mua s’qau njeri.

Do t’angullijë ndoshta sot

im qen gjersa të gjejë

Ushqim nga ndonjë tjetër zot;

n’u kthefsha do më shqejë.

Pra, merrmë, o lundër, dhe vrapo

në detin plot buçim;

dhe shpjermë në çdo vend që do,

veç jo në vendin tim!

Të falem det i kaltr’i zi!

dhe kur të shkel i lirë

në dhe, të falem, shkretëti!

Atdhe, natën e mirë.
Struktura mësimore: PNP

Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Nxitje e mendimeve Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Diagrami i Venit Të nxënit në bashkëpunim Punë me grupe

Përforcimi Shkrim i lirë Ndërtimi i shprehjeve studimore Punë individuale

Parashikimi. Një pyetje, shumë përgjigje.

- Ç’mendoni për ilustrimet që shoqërojnë fragmentet e romanit në vargje “Eugjen

Onjegini”?

Nxënësit drejtohen të vëzhgojnë elementet romantike në to.

Ndërtimi i njohurive. Diagrami i Venit

Mbi çdo tryezë është vendosur “Kënga e lamtumirës” së “Çajld Haroldit” të Bajronit

dhe kënga XLIX, kreu VIII i Pushkinit, për të krahasuar projektimin individual të së njëjtës

situatë: Lamtumirës.

Skeda:

-Veçoritë e “Këngës së lamtumirës” të Bajronit.

a. Përshëndetja dhe nisja e Haroldit për shtegtim. Atmosfera romantike vjen përmes

krahasimeve, epiteteve, metaforave – Përshkrimi i bregdetit dhe i natyrës shërben si

paralelizëm mes relievit shpirtëror tronditës me të cilin identifi kohet ikja e Haroldit.

b. Përshkrimi i natyrës - Përshkrimi i gjendjes shpirtërore të heroit romantik. Natyra

fi zike dhe natyra shpirtërore plotësojnë njëra-tjetrën si shfaqje dhe si kuptim.

c. Motivet e largimit të Haroldit nga vendlindja. Malli dhe brenga e tij.

ç. Figura e pazhit – krahasimi me Haroldin. Tiparet e tij.

d. Momenti kulmor poetik:

“S’qaj për gëzimet që humbas

rrezikun që më vjen,

po vetëm qaj se nuk lë pas

asnjë që lotn’ e vlen.”

- Veçoritë e këngës XLIX, kreu VIII nga romani në vargje “Eugjen Onjegini”

a. Motivi i ndarjes, i largimit, i lamtumirës. Këndvështrimi i tij mbi njeriun si

bashkudhëtar i përkohshëm, që e ka zhgënjyer heroin romantik.

- Dëshira që vepra dhe kujtimi i tij të mund t’u shërbejnë të tjerëve, qoftë për mirë,

qoftë për keq. (që ti për gaz a për shkak të kotë/ për zemër’ a lajm nëpër fl etore...)

- Shpresa se ka lënë një gjurmë me jetën dhe veprën e vet (E ti shok udhe lamtumirë,/

ti i patundur ideal, / edhe ti, vepr e gjallë, e dlirë,/ ndonës’ e vogël – që m’u fal).

b. Dritëhijet romantike të heroit që s’di ku të shkojë, veç mjafton të arratiset nga një

mjedis që e ka lodhur me falsitetin e tij.

c. Realiteti jetësor i shndërruar në realitet poetik.

ç. Historia njerëzore dhe historia individuale e mishëruar në raportin Tatjanë-Onjegin.

Zhgënjimi i heroit romantik nga koha, vendi, njerëzit. Largimi si shprehje e

pakënaqësisë, e pamundësisë për të vënë në jetë idealin e vet.

- Përdorimi i thirrorëve dhe përdorimi i vetës II vendos lidhje të ngushtë me lexuesin.

Subjektivja dhe objektivja në fragment.

Plastika poetike e Pushkinit e bën origjinal rrëfi min e tij.

Mendimi poetik i fshehur pas çdo lëvizjeje, dëshira e strukur në thellësi emocioneve.

249
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Fryma pushkiniane i jep poezisë vezullime dhe nuanca pafundësie.

Muzikaliteti i vargut pushkinian e bën më të drejtpërdrejtë mesazhin e tij.

A i përshtaten fjalët e Bjelinskit: “Ç’është kjo – poezi, pikturë, muzikë? Apo njëra

dhe tjetra dhe e treta të shkrira në një, ku tabloja fl et me tinguj, tingujt formojnë tablo,

kurse fjalët shndrisin me ngjyra, mpleksen me fi gura, përftojnë harmoni dhe shprehin

ligjërimin e arsyeshëm?”, këtij fragmenti poetik?

E përbashkëta në të dy fragmentet.

Përforcimi. Shkrim i lirë

Shkrimi i esesë krahasuese. Krahasimi të bazohet mbi gjetjen poetike, motivin

shpirtëror, dhimbjen njerëzore, frymëmarrjen romantike të heroit.

Detyrë shtëpie: Njerëzorja në lirikën romantike ndihet ose përjetohet.

Mbresa romantike... (pasi janë vëzhguar ilustrimet e f. 206)

Sugjerim: Nxënësit të lexojnë “Një hero i kohës sonë” të Lermontovit.

Tema

11.1.

Veçoritë

e lirikës

filozofike të

romantizmit

shqiptar te

“Fjalët e

qiririt”

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të identifikojë veçoritë e lirikës filozofike të romantizmit shqiptar:

a. kuptimi – të zbulojë arsyet e vetëfl ijimit të poetit,

b. interpretimi – të interpretojë nëntekstin e vetëfl ijimit,

c. gjuha dhe stili:

- të gjejë fjalët kyç që i japin tonin poezisë,

- të analizojë simbolet: fi gura e qiririt, fi gura e fl uturës,

- të shpjegojë raportin ndërmjet unit fi lozofi k dhe dukurisë së

metempsikozës,

ç. të shkruajë një tekst interpretues-vlerësues.

Materialet dhe mjetet mësimore: Teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, citate të

shkruara, portreti i N. Frashërit, titujt e veprave të tij.

250

Konceptet kryesore: iluminist, panteist, humanizëm, metafizikë, vetëflijim, mesianizëm.

Struktura mësimore: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi Stuhi mendimi Nxitje e mendimeve Punë në klasën

Ndërtimi i njohurive Studim teksti/ Ditar dypjesësh Të nxënit në bashkëpunim Punë në grupe

Përforcimi Nxjerrja e përfundimit Ndërtimi i shprehjeve studimore Punë me klasën

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Parashikimi. Stuhi mendimi

Mësuesi/ja u tregon nxënësve një foto të N. Frashërit dhe kërkon që ata të thonë

ç’dinë për të.

Ndërkohë vendos në vende të dukshme citatet e mëposhtme.

atdhetar

humanist (dashuria për njeriun)

iluminist (dije,

emancipim)

Naim Frashëri

romantik

veprat

rilindës

Panteist (Zoti i shkrirë te

njeriu dhe natyra)
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Ekspoze: Nga romantizmi evropian te romantizmi shqiptar.

Zhan-Zhak Rusoi, iluminist dhe një prej etërve të romantizmit, pohon se rruga për te

virtyti kalon nga zemra.

Prof. E. Çabej te “Shqiptarët mes Perëndimit dhe Lindjes”, “... ka të ngjarë – shkruan

ai, - që Naimi rrymën e re letrare ta ketë njohur nëpërmes romantizmit frëng.”

“Gëzimi dhe dhimbja, besimi dhe ankthi përpara tronditjes dhe përmbysjeve dramatike

që sillte koha e re me të cilën ballafaqohej individi, forcat e dritës dhe e errësirës që fl enë

në shpirtin njerëzor, të gjitha këto të përthyera në prizmin e meditacioneve metafizike, i

dhanë lirizmit të Naimit një përmasë të re fi lozofi ke që jeton përtej kohës së poetit”.

Jorgo Bulo

Ndërtimi i njohurive. Studimi teksti/Ditar dypjesësh

Lexohet poezia “Fjalët e qiririt”. Mësuesi/ja e ndan klasën në 2 grupe dhe shtron pyetjen:

- Ç’ju bën më tepër përshtypje në paraqitjen grafi ke të këtij motivi romantik naimjan

që e gjeni në librin tuaj?

Poezia dhe poeti

- Ç’është poezia?

“Poezia është gjuha që këndon”.

“Një poezi duhet ta shtyjë më tej horizontin”. Pol Elyar

“Më pyetën një herë se ç’është poezia dhe mua m’u kujtua një miku im e u përgjigja:

Poezia?... Poezia është një dre i plagosur”. F. G. Lorka

Ç’është poeti?

“Një poet është gjithnjë një mister i padepërtueshëm.” Salvador Lopes Beserra

a. Arsyet e vetëfl ijimit të poetit. Vetëflijimi është akti më sublim që dikush bën në

emër të një ideali madhor, që e kapërcen kohën ose epokën e tij. Një ëndërr e madhe

kërkon një fl ijim të madh.

Nxënësit ilustrojnë me vargje, duke përdorur ditarin dypjesësh.

Arsyet e vetëfl ijimit të poeti:

Dashuria për njeriun.

Qëllimi për drejtësi.

Dëshira për diturinë.

Dëshira për trashëgimi.

Qëllimi për pastrim shpirtëror.

Ilustrimet

Në shpirt kam dashurinë

Pa digjem për njerinë

Mase krahët t’i përvëlon

Po edhe shpirtin ta shenjtëron

Unë duke përvëluar

Njerëzit i kam ndrituar

Si tani gjith’ i kam ndër mend

Mëm’, e atë e fi s e farë...

Kur më shihni që jam tretur

mos pandehni që kam vdekur...

Ndërtohet shkallarja e vetëfl ijimit poetik.

Pastrimi shpirtëror – përftimi i një mendësie të re

Trashëgimia – njerëzore, shoqërore, kombëtare

Qëllimi për drejtësi – shoqëria, fokusi i poetit

Dëshira për të sjellë dituri – emancipim – iluminim

Dashuria për njeriun – humanizëm

Një dashuri e madhe bart brenda saj një fl ijim të denjë për të.

251
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Panteiz/ëm-mi

– doktrinë, sipas

së cilës te çdo gjë

është Zoti, pra

Zoti identifi kohet

me botën. Filozofë

të ndryshëm e

identifi kojnë Zotin

me natyrën. Stoikët

shikonin te Zoti

forcën jetësore e të

brendshme të botës,

romantizmi fi lozofi k

i fundshekullit XVIII

dhe fi llimi i shek.

XIX u frymëzua

thellësisht nga

panteizmi. Ndonëse

panteizmi evokon

një forcë të

pranishme kudo

në botë dhe në

veten tonë, mbetet

një konceptim i

hyjnores.

Mesianiz/ëmmi

– lëvizje

shpirtërore fetare,

që priste shpëtimin

e njerëzimit nga

mesia (Jezu

Krishti); besimi,

shpresa, bindja

dhe pritja në

ardhjen e një

mesie, që haset

shpesh në besimet

e Lindjes.

b. Nënteksti i flijimit

Vizioni poetik i Naimit që ka në themelin e tij shkrirjen e Zotit me njeriun dhe universin,

veç panteizmit si fi lozofi botëkuptimore, shfaqet si një fenomen ose dukuri poetike që

synon t’i japë fjalës përmbajtje etike humane.

Kjo mënyrë e perceptimit të rolit e të vetëdijes njerëzore të poetit i jep këtij krijimi

përmasa që ia zgjerojnë më tej frymëmarrjen poezisë shqipe. Jo rastësisht studiuesi

Jorgo Bulo pohon: “Është ky një mesianizëm që premtonte një besim të bazuar në

humanizëm, një besim të bazuar te njeriu, që e gjen hyjnoren brenda vetvetes”.

Ndihet ndikimi i mistikës bektashiane në formësimin e këtij manifesti poetik mbi rolin

që poeti ka në jetë. Jeta dhe pavdekësia, mahnitja dhe druajtja, hapësira dhe koha

zgjojnë mendimtarin brenda tij.

Paradoksi naimjan që fsheh misionin profetik të poetit:

“kurrë s’dua të shuhem...

Asnjë çikë të mos mbetem!”

Punohet rubrika: Gjuha dhe stili

a. Qiriri në vetëshkrirjen e tij

b. Flutura në vetëdjegien e saj

Përbëjnë emocionalitetin e mesazhit që

përcjell poezia

Bukuria e vuajtjes poetike krijon profi lin e artistit, që e di se talenti ose zjarrmia

poetike bëhet e pakohë kur derdhet si libacion (derdhje e verës në nderim të perëndive),

kur ofrohet si flijim për të tjerët, në altarin e kohës.

Uni filozofik dhe metempsikoza

Metempsikoza – dukuria e përsëritjes, sipas së cilës asgjë nuk humbet, por

shndërrohet nga një formë në tjetrën.

Kur uni fi lozofi k i Naimit gjen shtegun e modelimit në rrjedhën e metempsikozës,

ndodh diçka tejet interesante. Uni lirik kërkon të tretet me fenomene, dukuri, sende,

duke u shpirtëzuar me to. Ky këndvështrim e pasuron më tej traditën poetike shqiptare

në hullinë e hapësirës meditative-fi lozofi ke.

Përforcimi. Nxjerrja e përfundimeve

Fjalët kyç

Shkrirja e unit lirik me atë fi lozofi k, fetar dhe naimjan.

Poeti – fi lozofi - besimtari – njeriu Naim Frashëri

Qiriri – simbolizon poetin.

Dukuria e metempsikozës – simbolizon mendimin fi lozofi k.

Flutura – besimi fetar

Njeriu – fl ijimi në emër të dashurisë përfton vlera të larta njerëzore të gjithëkohshme.

Detyrë shtëpie. Shkruani një tekst interpretues-vlerësues me një nga temat:

- Naimi, një Promete shqiptar?

- Naimi, poeti i pakohë.

- Mesianizmi naimjan.

- Universi në poezinë e Naimit.

- Njerëzorja brenda hyjnores.

252
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Tema

12.2.

Koment

i poezisë

“Fjalët e

qiririt”

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të komentojë fragmentin duke u ndalur te:

a. forma e ligjëratës oratorike;

b. struktura metrike:

- të analizojë llojin e rimave,

- të analizojë llojin e vargut,

c. të lexojë një shkrim kritik për ndikimin e Naimit nga poezia e Lindjes;

ç. të hetojë për të zbuluar në poezinë e Naimit ngjashmëri me fi gurat

simbolike të poetit persian Hafi zit.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, citate të

shkruara, studimet shqiptare për N. Frashërin.

Konceptet kryesore: frymë meditative, patos qytetar, noter didaktike, manifest.

Struktura mësimore: Hap pas hapi

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Hapi I. Punohet rubrika Refl ektoni për strukturën

Klasa ndahet në katër grupe. Secili prej tyre do të evidentojë anë të ndryshme të

strukturës së poezisë.

Hapi II: Grupi I punon ushtrimin 8, në f. 210, me ditarin dypjesësh.

Të ilustrojë me vargje gërshetimin e patosit qytetar, me frymën meditative dhe notat

didaktike në poezinë që ka formën e ligjëratës oratorike

Patosi qytetar dhe fryma meditative

patosi qytetar - është ose shfaqet atëherë

kur je gati të japësh veten për emancipimin

e të tjerëve: përballë errësirës shpirtërore

të shqiptarëve, ngrihej nevoja e ndriçimit të

brendshëm, që e kthen verbërinë e një populli

në të kundërtën e saj.

fryma meditativefryma

meditative zgjon një kuptim të ri mbi

misionin e poetit, që di të trazojë vetëdijen

njerëzore me anë të trokitjes që mendimi sjell

te njeriu idenë e përjetësisë.

Vargjet

Që t’u ap pakëzë dritë,

Natënë t’ua bëjnë ditë

Që t’u ndrij mirë e të shihni

njëri – tjetrin të njihni

po të digjem me dëshirë

sa të mund t’u ndrinj më mirë

më është falurë durimi

andaj po digjem si trim

unë duke përvëluar

njerëzit i kam ndrituar

kam qenë mik me njerinë

andaj i di e më dinë...

Në mes tuaj kam qëndruar

E jam duke e përvëluar

Do të tretem, të kullohem,

Të digjem, të përvëlohem,

Për ju do të rri të tretem

Asnjë çikë mos të mbetem,

Të digjem e të qaj me lot

Se dëshirën s’e duroj dot

Unë zjarrit nuk i ndruhem

Dhe kurrë s’dua të shuhem

Kur më shihni se jam tregur

Mos pandehni se kam vdekur

253
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

notat didaktike

Ishte momenti historik që kërkonte

brenda poezisë jo vetëm dashurinë

për njeriun, jo vetëm përndritjen e tij

meditative, por edhe ndikimin dituror

që e çon më tej emancipimin e njeriut.

Unë dua njerëzinë

Mirësinë e urtësinë

Njeri tjatrin në doni

Të paudhë mos punoni,

Pa jam bërë shumë herë

Zjarr e uj’ e balt’ e erë...

poet

njeri

fi lozof

Naimi:

besimtar

Elipsi naimjan

Grafi ku i oratorisë poetike i ngjan një rrjedhe që vjen duke u bërë më e plotë.

Patosi qytetar

Fryma meditative

Notat didaktike

Poezia “Fjalët e qiririt” duke bartur karakterin e një manifesti, rrezaton kundërvënien

Ditë-Natë si kundërti e realiteteve shpirtërore, shoqërore, kombëtare, universale. Naimi

përdor jo vetëm larminë e fjalorit poetik romantik, që ta sendërtonte idenë e tij, por

edhe rimat që u përshtateshin mendimeve të tij. Jo rastësisht ai zgjedh dy konceptet

simbolike:

Qiririn - si dritë në errësirë, si zjarr që konsumon vetveten, si tretje e brendshme dhe

Fluturën -si bukuri kalimtare, si delikatesë ndjeshmërie, si konfi gurim qashtërsie.

Me këto dy fi gura ai përcjell tallazitjen që e tërmeton heshtazi poetin përmes pyetjes:

- Ç’mund të derdhë ai nga vetvetja me anë të Fjalës, që ëndërra të bëhet realitet?

Grupi II punon ushtrimin 9. Llojet e rimave

Në poezinë “ Fjalët e qiririt” bie në sy përdorimi i rimës së përputhur AABB. Brenda

kësaj poezie monokolonë shohim rima foljore, mbiemërore, emërore, që e hapësirojnë

më tej mendimin poetik të artistit, duke ndërthurur veprimin, cilësitë dhe përcaktimet

konceptuale, që mishëron secili nga përdorimet.

a. Rimat foljore (qëndruar, përvëluar, kullohem, përvëlohem etj.) e bëjnë më të gjallë

rrëfi min dhe e rritin intensitetin e veprimit, të përfytyrimit, të abstragimit poetik.

b. Rimat emërore (dashurinë, njerëzinë; qjelli, djelli etj.) sjellin kuptime të reja të

nënshtresuara, që e bëjnë motivin poetik më tingëllues, më të shumëngjyrtë. Kjo

karakteristikë i jep ligjërimit poetik naimjan një kuptimësim të ri, me anë të ndërthurjes së

përjetimeve vetjake me frymën emocionale të këtyre përjetimeve. Në këtë këndshikim,

Naimi sjell një fi zionomi të re në mendimin poetik me fuqinë e gjuhës së tij poetike që i

ka rrënjët në traditën shqiptare dhe botërore.

c. Rimat mbiemërore (tuaj/të huaj, e shkretë/ e vërtetë; i pirë/ i mpirë.

254

Grupi III punon me ushtrimin 10, Lloji i vargut

Përgjithësisht në këtë krijim mbizotëron tetërrokëshi, si vargu më i përhapur në këngët

tona popullore dhe më i lëvruar në poezinë e shkruar shqipe. Naimi e ka zgjedhur këtë
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

varg që të organizojë më mirë ritmin, ku galeria e fjalëve dhe natyra e theksit brenda

tyre ndërtojnë ritmin, që u jep mundësinë ose u hap rrugë mjeteve tingullore të gjenden

në largësi të njëjta për ta bërë të kapshme ritmikën. Ndërthurja e theksave ritmikë me

numrin e rrokjeve evidenton atë që metrika e quan sistem rrokjetheksor (silabotonik).

Hapi III.

Lexohet në mënyrë individuale në tekst “Mendimi kritik”, për të përcaktuar nëse

ndikimi i Lindjes në poezinë e tij përcaktoi fi zionominë e poezisë naimjane apo i shërbeu

si një tjetër dritare prej nga drita “thyhej” në fjalën e tij poetike “shqip”?

- Nëse i vendosim përballë njëri-tjetrit simbolet e Naimit me ato të poetit persian

Hafi z, ç’lloj ngjashmërie do të vihej re?

- Marrja e klishesë dhe transmetimi mekanik i saj, apo ngacmimi fi lozofi k që kërkon

shtrat të ri poetik?

Duke u mbështetur në mendimin e studiuesit Jorgo Bulo: “Kur meditacioni është

formë kryesore e motivimit të përsiatjeve të veta për thelbin moral të njeriut, për jetën,

për vdekjen dhe për pavdekësinë, për kombin dhe për ligjet e natyrës dhe të universit,

poezia e tij mbetet brenda kufi jve të lirikës së pastër”, a vazhdon të jetë aktuale

trashëgimia poetike naimjane edhe në shekullin XXI?

Detyrë shtëpie. Organizimi i një veprimtarie të quajtur “ Pasdite naimjane” si vlerësim për kontributin

e tij në shpalosjen e Fjalës Shqipe, dëshmi e identitetit kombëtar.

Teksti poetik dhe llojet e tij

Tema

13.1. Veçoritë

e poemës

romantike

te “Vaji i

bylbylit”

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të identifikojë veçori të poemës romantike vendase me ndikime nga

neoklasicizmi;

• të komentojë fragmente nga poema, me qëllim që:

a. të zbulojë domethënien simbolike te fi gurat zogu dhe kafazi;

b. të bëjë parafrazimin e të dyja fragmenteve;

c. të zbulojë synimin mbizotërues të poetit dhe dilemat e tij;

ç. të analizojë rolin e pyetjeve retorike dhe të kontrastit;

d. të bëjë analizën metrike të këngës së parë.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, - portret

i Mjedës, titujt e gjinisë së tij letrare, një nga fjalimet politike të tij në parlamentin

shqiptar etj.

Konceptet kryesore: poemë romantike, neoklasicizëm, simbol, kontrast, pyetje

retorike.

Struktura e mësimit: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë Organizimi

Parashikimi Stuhi mendimi Nxitje e diskutimit Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Refl ektimi për kuptimin Të nxënit në bashkëpunim Punë në grupe

Përforcimi Shkrim i lirë Ndërtimi i shprehjeve studimore Punë individuale

255
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Parashikimi. Stuhi mendimi

Nxënësve u tregohet fotoja e Mjedës dhe kërkohet prej tyre të japin sa më shumë

informacion për të.

Poet

Prift

“Ëndrra e jetës”

politikan, anëtar i parlamentit shqiptar

profesor në kolegjin jezuit të Shkodrës

Mjeda

Vaji i bylbylit

gjuhëtar - Kongresi i Manastirit

Në një vend të dukshëm vendoset citati nga Mjeda: “... poezia e shfaq (bukurinë) me

njatë të shprehun që i del prej tugës së zemrës e prej fuqisë së përfytyrimit”.

- Ç’ka dashur të thotë Ndre Mjeda për natyrën e poezisë në fjalët e mësipërme?

Ndërtimi i njohurive. Refl ektimi për kuptimin

Punohet rubrika Refl ektoni për kuptimin.

a. Lexohet poezia në mënyrë shprehëse, duke vendosur në sfond të saj melodinë e

Gaspër Jakovës.

Grupi I.

Nxënësit punojnë me ditarin dypjesësh për t’u futur sa më thellë në përmbajtjen e

poemthit dhe për të zbuluar domethënien e fi gurave simbolike të Zogut dhe Kafazit.

Paraqitja e rrugëtimit të poetit

- Pikëpyetja madhore për Bylbylin e

burgosur mes Dimrit.

- Prirja për të gjetur një shteg, hipotetika

poetike e një kënge për Diellin.

- Klithma e një shpirti të mbytur në vetmi

tërësore.

- Ndërthurja e vetmisë vetjake me atë

njerëzore.

Bylbyli si projeksion i lirisë.

Ilustrimi me vargje

-Bylbyli i vorfën,

pse po gjimon?

-...bylbyl i vorfën,

çou, mos rri shkret.

-Po vaj! Se dimën tjetrë

Paske, o bylbyl i shkretë

-Gjama jote a porsi ankimi

I nji fëmijës që vetun mbet ...

-Mbas vajit t’tashëm ka me t’ardh shendi...

Kur t’shkojsh ndër fusha, kur t’shkojsh ndër male,

Afër shpisë seme hovin tand ndale...

- Pse poeti përshkon një itinerar të tillë?

Poeti ishte vetëm 20 vjeç kur hyri në hapësirën e letrave shqipe me poemën e tij të

parë “Vaji i bylbylit”. Në rrjedhën e moshës së re të Mjedës 20-vjeçar, shtatë vitet e kaluara

larg vendlindjes e ngacmuan dhe i zgjuan natyrën poetike, për të modeluar një poemë që

përshkon një itinerar poetiko-filozofik të veçantë. Poeti gjendet përballë një morie pyetjesh

që s’kanë vetëm karakter vetanak, por edhe shoqëror. Kushtet historike në ndeshjen e tyre

me ato personale, përbëjnë sfondin, ku mes ngjyrash që mishërojnë peizazhe natyrore,

shpirtërore dhe njerëzore, shfaqen dy simbole kryesore: Bylbyli dhe Kafazi. Simbolet kanë

karakter romantik. Ato nuk karakterizohen nga reciprociteti. Kafazi është ndërtuar për ta

mbyllur brenda Bylbylin, por Bylbyli nuk është krijuar për t’u burgosur në kafaz.

256

Kundërshtia embrionale mes dy realiteteve, që nënkupton çdo simbol në mënyrë

vetjake, shpalos jo vetëm dhimbjen personale të poetit, por merr përmasa më të thella

e më të gjera njerëzore.

Nuk është rastësi që Mjeda, pas dialogut të gjatë me veten për dilemën ekzistenciale,

liri apo robëri, përdor penelata të shpejta të ngjyrimeve ezopike, për të ardhur në mënyrë

të natyrshme në konkluzione fi lozofi ke.
Bylbyl, ky shekull or e çast ndrrohet

Bijnë poshte të naltit, i vogli çohet

Edhe natyra po don me ndrrue.

Fillo me gëzue.

Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Natyra kërkimtare e poezisë së Mjedës shfaqet në thellimin e kontrastit që ndjek në

mënyrë intuitive, emocionale dhe mendimtare përplasjen mes iluzionit dhe realitetit.

Mesa duket, që nga ky prezantim i parë poetik, në thellësinë e qenies së Mjedës është

zhvilluar “dyluftimi” ndërmjet poetit, si tribun shoqëror, dhe fëmijës, në vetvetishmërinë e

tij. Ndikimi i parë vjen prej romantizmit, i dyti nga Xhovani Paskoli, një prej ndikuesve të

mendimit poetik mjedjan. Gjithsesi, Mjeda si njohës i kohës kur jetoi dhe i qëndrimit të tij

ndaj saj, nuk ia lejon vetes luksin të lëshohet në marramendje poetike të pakuptimta.

Bylbyli si projeksion i lirisë (individuale dhe kombëtare) bëhet burimi i patosit dhe

i frymëzimit të Mjedës. Kafazi si projeksion robërie ose burgimi mishëron dy nivele

robërie: robërinë vetjake dhe robërinë kombëtare, në thellësinë e të cilave gjendet

shkallë të tjera të së njëjtës bërthamë.

Grupi II. Zbulimi i dilemës së poetit

- Ç’kërkon të kumtojë poeti me anë të këtij poemthi?

- Misioni poetik është një mision i dështuar?

- Vokacioni poetik është një kometë që shuhet sapo shfaqet?

- Vizioni poetik është një shfaqje e përkohshme apo një dukuri e përjetshme?

Brenda logjikës që bartin pyetjet e mësipërme, stacionet nëpër të cilat rrugëton

simbolika e Mjedës janë:

Simboli

Bylbyli

Kafazi

Dimri

Pranvera

Dalja nga Kafazi

- Poeti

Komenti

- Burgu, robëria, skllavëria, si kohë, si hapësirë, si ekzistencë vetjake, shoqërore,

kombëtare

- Realiteti, koordinata historike, ngecja e kohës në vend, humbja e kohës ose vonesat

e saj përgjatë historisë.

-Sfi da e jetës ndaj çdo ngrirjeje vdekjeje që bart dimri alegorik, shpresa e druajtur që

do ta shkrijë ngricën, guximi për ta fl akur tej mardhjen e çdo dimri simbolik.

- Besimi që s’mund të ketë dimër, i cili mund ta pengojë ardhjen e pranverës, besimi si

çelësi që hap çdo kafaz, ku është burgosur e nesërmja e çdo individi, shoqërie, kombi.

Grupi III. Pyetja retorike dhe kontrasti

Klasa ndahet në dy grupe. Grupi I i jep përgjigje retorikës së Mjedës, grupi II

përqendrohet në veçantinë e kontaktit.

Pyetjet retorike

Pse po gjimon?

A thue po kjan, o i mjeri,

Se me rune gjallë s’ke mel?

Vaj për mue? Kush mund t’ngushëllon

Kontrasti

Po shkrihet bora,/Dimni po shkon,/ bilbil i

vorfën, /pse po gjimon?

Komenti

Retorika poetike si refl eks i dukshëm i dhimbjes së fshehur

njerëzore.

Kontrasi buron nga sfi da që pranvera i bëri dimrit metaforik.

257
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

a. Pyetja retorike shfaqet si shprehimësi e ndërhyrjeve emocionuese të autorit për

të vënë theksin mbi atë që dëshiron. Intonacioni që shoqëron emocionin zbulohet qartazi

në pyetjen retorike, e cila realizohet në atë mënyrë, që vetë pyetja nuk ka nevojë për

asnjë përgjigje. Pyetja retorike vjen atëherë kur shfaqet momenti kulmor, duke i dhënë

intensitet më të thellë tensionit dramatik të pritjes. Përdorimi i tyre nga Mjeda pohon se

poeti është i vetëdijshëm për çka ndodh brenda dhe jashtë tij.

b. Kontrasti i ndërtuar si kundërvënie kuptimore e realiteteve emocionale ose

meditative, i jep fjalës poetike thyerjen e nevojshme që ajo të mos mbetet një shfaqje

drejtvizore, por të plazmohet si një reliev ku poeti dhe njeriu sa më tepër e “kanë humbur”

njëri-tjetrin, aq më shumë e “gjejnë”. Kontrasti mbi të cilin ngrihet poetika e Mjedës

nuk është artifi cial apo i kërkuar për të bërë efekt. Ai buron nga realitete shoqërore,

vetjake dhe kombëtare, ndaj është pjesë e natyrshme e indit poetik. Natyra fi zike dhe

ajo shpirtërore gjenden në përballje kontrastuese me njëra-tjetrën.

Përforcimi. Shkrim i lirë

Nxënësit parafrazojnë këngën e parë me shkrim.

Lexohen disa krijime. Nxënësve u kërkohet që ta rishikojnë punimin në shtëpi dhe të

bëjnë korrigjimet e duhura.

Detyrë shtëpie. Analizë metrike. Të studiohet modeli i zgjedhur nga studiuesi Zejnullah Rrahmani

dhe të bëhet analiza metrike në shtëpi e këngës së dytë të poemthit.

Të mbahet parasysh se kënga e parë e poemthit shfaq karakteristika të tilla, si: vargu

pesërrokësh, theksat ritmikë bien në rrokjet 2, 4 dhe 1, 4 dhe, për të thyer monotoninë,

përdoren të kombinuar. Stofa e Mjedës në poemthin “Vaji i bylbylit” ruan karakterin

anakreontik, ku zotëron ndjenja e hollë.

Tema

14.2. Koment

fragmentesh

nga poemthi

“Vaji i

bylbylit”

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të komentojë fragmente nga poemthi me qëllim që:

a. të zbulojë si identifi kohet poeti me Zogun;

b. të arsyetojë se në ç’rrethana shfaqet vetmia e poetit;

c. të analizojë rolin e krahasimit;

ç. të shpjegojë pse ndryshon në këngën e fundit ritmi dhe melodia;

d. të krahasojë notat e trishtimit gjatë poemës me ato optimiste në

këngën e fundit;

dh. të japë mendimin personal për mesazhin e poemthit.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, tituj të

trashëgimisë letrare të Mjedës, citate etj.

Konceptet kryesore: nota trishtimi, nota pesimizmi, simbolikë, ritëm, melodi.

Struktura e mësimit: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë Organizimi

Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Nxitje e diskutimit Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Ditar dy pjesësh/ Diagrami Venit Të nxënit në bashkëpunim Punë në grupe

Përforcimi Diskutim Ndërtimi i shprehjeve studimore Punë me klasën

258
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Parashikimi. Një pyetje, shumë përgjigje

Mësuesi/ja ngre pyetjen për diskutim:

- Pse poeti ka zgjedhur paradoksin si titull të poemthit?

paradoks -i -

1.Mendim që bie

në kundërshtim

me atë që dihet

a është pranuar

përgjithësisht si

e vërtetë; ide pak

e çuditshme në

vështrimin e parë,

që duket se bie

në kundërshtim

me arsyen e

shëndoshë, por

që mund të jetë e

vërtetë. 2. Dukuri

e çuditshme, që

bie në kundërshtim

me njohuritë

shkencore ose

me përvojën e

zakonshme, por që

ka arsyen e vet.

Ndërtimi i njohurive. Ditar dypjesësh, diagrami i Venit

Klasa ndahet në grupe, të cilat punojnë për të zbërthyer çështje të ndryshme të

pjesëve të poemthit, të mbështetur në kërkesat e aparatit pedagogjik.

Model zgjidhjeje

Grupi I - Identifi kimi i poetit me zogun. (Duke u përqendruar në Pjesën III)

Simbolika

Bylbyli

Poeti

Komenti

Zogu – këngëtari i lirisë

Këngëtari që e bën të lirë njeriun me fuqinë e fjalës

Simbolika e zgjedhur nga Mjeda i ka rrënjët në mesazhin që do të përcjellë. Një

gjetje e qëlluar çon gjithmonë në rrjedhën e duhur emocionale, gjurmëlënëse.

Mosha e re e Mjedës dhe vitet e largimit nga vendlindja trazojnë romantikun brenda

tij. Bylbyli - Zogu me zërin e tij të bukur, nënkupton këngëtarin e lirisë, që nuk mund

t’i gjendet dot kafaz robërie për ta mbajtur. E njëjta gjë ndodh edhe me poetin. Ai

është krijuar ta bëjë të lirë njeriun me anë të fuqisë që ka fjala e tij. Kush tjetër

veç poetit është vetëdije lirie brenda ose jashtë kornizave të një kohe?! Robëria

shpirtërore e fshehur në robërinë fi zike merr shumëkuptimësi interpretuese, që e

bën thelbin e poemthit të ruajë karakterin universal, ngaqë fokus ka lirinë. Poeti

me fjalën e tij dhe Bylbyli me këngën e tij përshkojnë një udhë që i çon në të njëjtin

vendmbërritje: te liria.

Grupi II - Arsyeton për rrethanat e shfaqjen së vetmisë (Pjesa III)

Vargjet

Vaj për mue! Kush mund t’ngushëllon?

... i nji fëmijës që vetun mbet...

... i një t’zezës që gja s’e pret...

Nana e shkret që mbet pa djelm

Komenti

Trishtimi për arsye të një vetmie që sa vjen e

shndërrohet në pikëllim.

Një nga realitetet ekzistenciale poetike është vetmia. Përballja me një realitet që ngre

mure të larta për ta burgosur unin tënd, e ngacmon poetin të mbetet në mëdyshjet e

tij poetike: të gjejë strehë tek ëndrrat që i kundërvihen realitetit apo të mbetet pre e

pasigurisë se ndryshimi ose është tepër larg, ose nuk do të ndodhë kurrë. Deviza e

kësaj vetmie dramatike, që i tret në njëri-tjetrin Poetin dhe Bylbylin në fi llikatësinë e

tyre, modelohet në vargjet:

Kurr s’ mbarojn t’zezat e mija,

Gjama e jote kurr s’ mbaron.

Përdorimi i mohimit tërësor kurrë ngjan si një figurë që e përmbyll dëshpërimin duke i

dhënë trajtë eliptike, ngaqë bazamenti i vetmisë nuk mund të pretendojë tjetër, veçse

ngrehinën e vulosur me fjalën kurrë. Vetmia nuk është një pozë poetike për Mjedën. Ajo

është boshllëk e zbrazëti shpirtërore që kthehet në qerthull të të gjitha stinëve të jetës së

tij. Rrethanat që e çimentojnë vetminë janë shoqërore, vetjake, historike, kombëtare.

259
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Grupi III - Analizon konceptin dhe fi gurën e krahasimit (Pjesa III)

Meqë koncepti i krahasimit si ndërtim gjuhësor dhe si kuptim poetik e ka origjinën te

forma e parë e njohjes, sepse krahason një send ose një dukuri me një send a dukuri

tjetër mbi bazën e cilësive, të veprimeve e të gjendjeve, është e natyrshme që Mjeda të

përzgjedhë realitetet më prekëse njerëzore, si fëmija ose si nana, që përballë humbjes

kanë vetëm fuqinë e dënesës. Teksa krahasimi ka dy pjesë, procesin e të krahasuarit

me krahasuesin, poeti ka veçuar nga moria e dhimbjes njerëzore ankimin e një fëmije

dhe dënesën e një nëne të mbetur mjerane, si metodologji krijuese që shkakton jo

vetëm reagim emocional, por edhe transmeton realitete pamore të paharrueshme.

Grupi IV - Ndryshimi i ritmit dhe i melodisë së vargut. (Pjesa IV)

Konceptimi poetik i Mjedës rrugëton nëpër stacione të ndryshme perceptimi, ndijimi,

emocioni, mendimi. Ai nuk mund t’i shmanget ligjësisë universale se, pas çdo nate, sado

e gjatë qoftë ajo, do t’ia behë agimi. Në të njëjtën hulli mendimi kalon variacioni poetik i

Mjedës duke u bërë më njerëzor. Ai e lëshon ritmin dhe melodinë në një tjetër përmasë,

në atë të shpresës se vajtimi sado i hidhur që të jetë, do t’ia lërë vendin pashmangërisht

gëzimit. Filozofia e besimit të tij shfaqet në Dhiatën e Vjetër, në librin e Predikuesit, që

thotë: “Çdo gjë ka stinën e vet, për çdo situatë ka një kohë nën qiell... një kohë për të

qarë dhe një kohë për të qeshur, një kohë për të mbajtur zi dhe një kohë për të hedhur

valle”. Ndaj Mjeda pohon:

“Ankimi e vaji nuk asht i zoti.

Përgjithmon’ zemrën me na coptue

Fillo me gzue.”

Përfundimi: Pranvera do t’ia zërë vendin Dimrit.

Grupi V - Notat e trishtimit dhe notat optimiste

Mjeda nuk është rob i një realiteti njëpërmasor, qoftë ky edhe i trishtimit njerëzor.

Botëkuptimi i tij fi lozofi k e shoqëror që ka për kryefjalë Lirinë, është si busulla që e

drejton të mos ecë në qorrsokak apo të mbetet në udhëkryq, por të ngulmojë që të gjejë

rrugën që e çon në pikën ku do t’i këpusë prangat e pikëllimit në emër të një optimizmi

real, pa të cilin jeta e njeriut do të kishte qenë vdekje e përditshme. Simboli i zgjedhur

është pranvera. Mjafton të shihen antonimet, për të dalluar ndryshimet cilësore mes

trishtimit dhe gëzimit.

Gjendje e

rënduar

vaji, i shkreti,

kjan, gjama, lot

poeti

blerim, lulëzoi

gazmoi, rreze dielli

Gjendje e

gëzuar

Përforcimi. Diskutim

U kërkohet nxënësve të bëjnë një koment të shkurtër lidhur me mesazhin e poezisë

dhe mund të diskutojnë rreth çështjeve të mëposhtme:

- Sipas historiografisë së letërsisë shqiptare, një nga autorët që ndikoi në formimin

poetik të Ndre Mjedës është poeti i njohur italian Xhovani Paskoli, i cili poezinë e tij “Lisi

i rrëzuar” e mbyll me këto vargje:

“ Në ferr’... një vaj bilbili që kërkon folezën që kurrkund nuk e gjet”.

260

Tashmë që kemi një ide se ç’kumtoi Mjeda me “Vajin e bylbylit”, mund të bëni një

koment për afërsinë ose largësinë konceptuale ndërmjet Mjedës dhe Paskolit?
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

- Po të kujtoni se si e mishëroi misionin e poetit Naimi te “Fjalët e qiririt” dhe t’ia vini

përballë konceptin e poetit që modeloi Mjeda në “Vajin e bylbylit”, ç’do të dilte nga ky

krahasim?

- Studiuesi Mark Gurakuqi në monografi në “Mbi veprën poetike të Mjedës”, ndër të

tjera vë në dukje se Mjeda i ka qëndruar vargut me limë në dorë. Ai shkon më tutje, duke

përfunduar, se Mjeda është poet i mendimit dhe se sintetizmi dhe psikologjizmi janë dy

tipare që e shquajnë poezinë e tij. Jepni dhe ju mendimin tuaj?

Detyrë shtëpie. Bëni një koment me shkrim lidhur me mesazhin e poezisë ose shfaqni mendimin tuaj

me shkrim për pyetjet e shtruara për diskutim.

Tema

15. Veçoritë

e lirikës së

dashurisë

te poezia

“Në vend të

përshëndetjes”

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të identifikojë veçoritë e lirikës së dashurisë në poezinë bashkëkohore

shqipe;

• të komentojë poezinë duke u ndalur te:

a. kuptimi – të zbulojë se dhimbja e poetit lidhet me ndarjen nga e dashura;

b. interpretimi – të arsyetojë pse dashuria për vashën kthehet në revoltë dhe

dhimbje;

c. gjuha dhe stili;

• të gjejë fjalët kyç që i japin tonin poezisë:

• të analizojë rolin stilistik të foljeve në urdhërore,

• të interpretojë përdorimin e simbolit të gurit si veçori e stilit të poetit,

• të zbulojë kuptimet e fshehura të metaforave si fi gurë mbizotëruese,

• të vëzhgojë pikturën për ta përshkruar atë.

Materialet dhe mjetet mësimore:

teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, portreti i poetit, trashëgimia e tij letrare.

Konceptet kryesore: lirikë dashurie, dashuri, dhimbje, ndarje, ton i poezisë.

Struktura e mësimit: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë Organizimi

Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Nxitje e diskutimit Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Lexim me kodim teksti/ Studim teksti Të nxënit në bashkëpunim Punë në grupe

Përforcimi Diskutim i lirë Ndërtimi i shprehjeve studimore Punë me klasën

Parashikimi. Një pyetje, shumë përgjigje

- Lexohet poezia në mënyrë ekspresive

Një nga shkrimtarët më të pazakontë të shekullit XX, Ekzyperi (Saint – Exupery) i

mirënjohur me “Princin e vogël”, në librin e tij “Erë, rërë, yje” pohon: “Dashuria është ndoshta

rruga në të cilën unë të çoj sërish ëmbëlsisht te vetja jote”. Pasi lexohet poezia “Në vend

të përshëndetjes” e A. Shkrelit, mësuesi/ja ngre pyetjen: Cila mund të jetë humnera më e

frikshme që e përpin poetin, po të kemi parasysh se ç’thotë Ekzyperi për dashurinë?

Ndërtimi i njohurive. Lexim me kodim teksti Studim teksti

Punohet rubrika Refl ektoni për kuptimin. Nxënësit lexojnë vargjet dhe sipas kërkesave

të ushtrimeve 1, 2, 3 nënvizojnë dhe vendosin një kod të veçantë për secilën prej tyre.

1. Vargu ... Shko/ Se tmerrshëm po lodrojnë sonte n’mua rrëketë e gjakut të ndezun,

tregon sa krenar është poeti në dhimbjen e tij.

261
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Studim teksti

- Dhimbja që shkakton ndarja.

2. Shkaku: gurin e ftohtë të ndarjes

3. Kujtimi për të shkuarën:

a. Lumturia nga dashuria: kur ne i zinim yjet si fl uturat

b. thellësia e ndjenjës: hyre në mua, shkrepëtirë e fikur, kur çmendet mallit vetmia

Poezia i ngjan një vaji burrëror, që edhe pse përballet me humbjen e vetvetes në

dashuri, si premtim, si betim, si besë, i jep lexuesit mundësinë ta lejojë mendimin t’i

hapësirohet për t’u kthyer në një kozmos, ku beteja e përjetshme e dashurisë me

humbjen e saj, e dashurisë me zhgënjimin e saj, e dashurisë me harrimin e saj, e

dashurisë me vdekjen e saj, merr përmasa universale, e shtrirë në realitete akohore.

Nëse dashuria është historia e çdo dite, humbja e saj nënkupton varrmihjen e ëndrrës

së natyrshme, pse jo, fëmijërore dhe fi lozofi ke njëherazi, që individi e gjen vetveten të

humbur brenda një tjetër zemre njerëzore. Ndaj, dhimbja e poetit e kapërcen klithmën

e zemërimit të një çasti, duke u kthyer në ballafaqimin më torturues se si zhgënjimi

e humneron un-in njerëzor. Vetëm një dashuri pa përmasa mund të shkaktonte me

humbjen e saj një plagonë që kthehet në muranë ekzistenciale për poetin.

II. Punohen ushtrimet 4, 5, 6 të rubrikës Reflektoni për interpretimin

262

Interpretimi - Pse dashuria kthehet në revoltë e dhimbje?

Poetika e Shkrelit, e dalluar për ngjashmërinë që ka me sizmografi n që depërton në

tejthellësinë e qenies, hedh dritë mbi një mori përjetesash me të cilat përballet qenia

njerëzore, kur dashuria arratiset prej saj, duke e lënë të burgosur mes pikëllimit të

pangushëllueshëm. Psikologjikisht, një dashuri e tillë ka diçka të qielltë brenda vetes,

diçka aq të përjetshme, saqë nuk mund të mos revoltohesh nga humbja e saj. Gjurma e

dhimbjes që ajo lë kur largohet i ngjan një Hiroshime, të cilën nuk e shëron dot as koha

dhe as trokitjet e reja në jetën njerëzore, ngaqë zhgënjimi që lë humbja është si honet

e pakapërcyeshme. Kësisoj, motivimi psikologjik vjen e përshkallëzohet, duke e bërë

tablonë e shpirtit të poetit të jetë sa e jashtëzakonshme për nga bukuria e pikëllimit, aq

tronditëse nga drama që ka mbjellë, për ta kthyer, për ironi, jetën e heroit poetik në një

shkretëtirë të pafund, ku gjithçka gëlltitet për të mos u shfaqur më kurrë. Ky këndvështrim

e bën poezinë të jetë një “pasqyrë” ku njeriu sheh të padukshmen, ku njeriu takon të

pathënën, ku njeriu varros ëndrrën e tij, ku fjala bëhet heshtje dhe heshtja bëhet fjalë, ku

bukuria kthehet në robëri. Edhe pse është e vështirë ta shterrësh arsyetimin fi lozofi k të

ngacmuar prej A. Shkrelit, është e pamundur që kjo fjalë poetike, për shkak të densitetit

të mendimit dhe intensitetit të emocionit, të mos jetë gjurmë e pashlyeshme brenda

lexuesit.

III. Rubrika Gjuha dhe stili

Fjalët kyç: shko, mos, merri me vete, mbyllu, hesht

Foljet në mohore: s’të fal, nuk bëjnë një, mos u kthe, mos i harro, mos thuaj, asgjë

mos thuaj, të mos kthehesh kurrë, s’të zgjojnë, s’e lan, s’mundet etj.

Foljet në urdhërore: shko, harro, thuaj, u kthe, merri, hiqe, mbyllu, hesht, shkurto,

mate etj.

Përdorimi i fjalive nxitëse me folje në urdhërore, por edhe në lidhore, kur urdhri

s’është i prerë.

- Refreni i poezisë: Shko, një folje në urdhërore që kthehet në frymëmarrjen e saj.

Kurba e tensionit fi llestar nuk bie për asnjë çast, përkundrazi, ka një ritmikë të tillë, që

shoqërohet me imazhe të dukshme, teksa edhe vetë thelbi pamor i fjalës shndërrohet

në një muzikë klithëse. Kjo folje përsëritet shtatë herë, ngaqë është boshti mbi të cilin

tërë ngrehina poetike e dhimbjes të poetit lartohet në mënyrën më të pashlyeshme në
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

vetëdijen e lexuesit. Përdorimi i urdhërores Shko dhe i pjesëzës mohuese mos e bën

të lëndët të palëndët, duke të lejuar të shohësh zgavrimin që sa vjen e rritet brenda

zemrës së poetit.

IV. - Simboli i gurit

Në trashëgiminë poetike të Shkrelit guri është identiteti i tij jo vetëm historik e

kombëtar, por edhe vetjak e njerëzor. Ai e ka rimarrë në kontekste të ndryshme, për të

zbuluar përmes tij thellësitë e panjohura, por në këtë poezi guri simbolizon vdekjen e tij

shpirtërore. Ai ngjason me gurin e varrit, që ndan dy botë. Pas kësaj humbjeje, e tërë

jeta e tij s’është asgjë tjetër, veç një heshtje, ku e vetmja fjalë është guri. Guri është

dëshmia e një dashurie që ishte vetë jeta e tij, guri mbetet dëshmia e humbjes së saj.

Guri si qëndresë burrërore kthehet në gurin si qëndresë dhimbjeje.

Kuptimet e fshehura të metaforave

Poezia është ngjizur në mënyrë metaforike. E tërë rrjedha e saj përshkruhet nga

moria e metaforave, që nga vargu i parë dhe deri në vargun e fundit. Ai ka futur në

optikën e tij poetike një diagramë vullkanike të përshkallëzimit të metaforës, duke

plazmuar me anë të fjalës poetike fuqinë eksploruese të dhembjes njerëzore, që në fakt

bart brenda saj monumentalitetin e pazbehur nga asnjë rrjedhë kohe.

Harrimi-malli gërryes-ndarja-vetmia: ky zinxhir metaforik konceptor i bën autopsinë

realitetit shpirtëror të heroit lirik. Brenda këtyre gjendjeve zbulojmë jetëvdekjen e heroit.

Këto stacione jetësore do të mbeten si memorial i gurtë, që asnjë lloj tërmeti nuk do të

mund t’i fshijë dot, ngaqë fryma e tij gjendet në përjetësimin që Shkreli i bëri dashurisë

së humbur, si gjëma universale e kthyer në fatalitet.

- Dilema hamletiane e Shkrelit ngjizet në dy drejtime: njëri që rreket të bëjë të

pamundurën për të mos e lejuar ndarjen derisa humbet çdo shpresë; tjetri që evidenton

përballjen me boshllëkun që do të gëlltisë vetë njeriun që ka humbur dashurinë. E

kundruar në këtë mënyrë, mësuesi/ja ngre pyetjet:

- Ç’kuptim kanë këto vargje të Shkrelit:

“E kur të shkojsh larg, më larg se prej zemre në zemër,

Aq larg sa të harrosh edhe emrin tënde dhe zërin tim

Fshihu prej vetes.”?

- Pse ndarja për poetin merr ngjyra aq tragjike sa ai pohon:

“Mos i harro sytë e përlotur në shtegballin tim...

Merri me vete gjurmët nëpër të cilat

Erdhe një natë më e përvuajtur se frika dhe hyre në mua,

Shko

Dhe bëhu fjalë e mbrame n’gojën time. Bëhu shkreptirë e fikur

N’ ylberin e shikimit tim...

Merri me vete edhe rrugët të mos kthehesh kurrë...

Shko.”?

Përforcimi. Diskutim i lirë

Nxënësit vëzhgojnë pikturën dhe diskutojnë rreth saj, duke u përpjekur të zbulojnë si

realizohet përmes lëvizjeve dhe ngjyrave mesazhi i dashurisë.

Detyrë shtëpie. Bëni një ese argumentuese me temë: “Është tepër e vështirë të falësh kur

shpirtin ta pushton dhimbja”.- Ç’përftesë emocionale lë te ju mozaiku?

263
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Teksti dramatik

Tema

1. Skeda e

tekstit

dramatik

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të identifikojë veçoritë e tekstit dramatik;

a. të vlerësojë rëndësinë e të lexuarit aktiv të tekstit dramatik;

b. të evidentojë veçoritë e tekstit dramatik;

c. të bëjë skemën përmbledhëse të elementeve përbërëse të analizës së tekstit

dramatik.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, lloje të teksteve

dramatike etj.

Konceptet kryesore: tekst dramatik, portrete të dramaturgëve të njohur botërorë,

lexim aktiv, kohë e brendshme, poezi dramatike.

Struktura e mësimit. PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë Organizimi

Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Nxitje e diskutimit Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Diagrami i Venit/ Pema e mendimit Të nxënit në bashkëpunim Punë në grupe

Përforcimi Diskutim Ndërtimi i shprehjeve studimore Punë me klasën

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Parashikimi. Një pyetje, shumë përgjigje

- Cilat janë fi llesat e tekstit dramatik dhe kur datojnë ato?

- Cila është rruga nëpër të cilën ka ecur poezia dramatike?

- Në ç’koordinata shtrihet drama përgjatë historisë së saj?

- Cila është drama që ju ka lënë mbresa dhe pse?

Grafikisht mund ta paraqesim tekstin si dukuri dramatike në dallim me tekstin narrativ

ose tregimtar ose rrëfi mtar sipas këtyre konvencioneve:

Teksti narrativ

miti,

legjenda,

përralla,

fabula,

fjala e urtë

tregimi,

novela,

romani.

Zanafi lla

Ecuria

Ura e fjalës

Zanafi lla

Ecuria

Teksti dramatik

ditirambi,

në festat kushtuar

Dionisit,

tragjedia,

komedia,

drama

farsa,

melodrama,

radiodrama,

drama televizive.

Teksti dramatik dhe vepra teatror nuk janë e njëjta gjë. Me anë të diagramit të venit

vihen në dukje dallimet dhe të përbashkëtat.

Vepër dramatike

Përdor vetëm fjalën e

shkruar.

Shijohet si çdo vepër letrare

Është art i fjalës.

Shijohet në skenë.

Ndërthuren disa lloje artesh.

Vepër teatrore

Kanë varësi të ndërsjellë

Ndërtimi i njohurive. Diagrami i Venit. Pema e mendimit

Skeda e veprës dramatike përmbledh veçoritë e tekstit dramatik.

264
- Rikujtohet skeda e analizës së tekstit tregimtar

Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Titulli

Autori

Lloji letrar

Tema

Koha

-koha historike

-koha e brendshme

Hapësira

Rrëfyesi

Personazhet kryesore

dhe dytësore

bërthamat rrëfyese

Mesazhi

Personazhet kryesore

Rrëfyesi

Personazhet dytësore

Lloj letrar

Personazhet

Titulli

Skeda e tekstit

tregimtar

Struktura

Autori

Bërthamat rrëfyese

Koha

Hapësira

Tema

Mesazhi

Koha historike

Koha e brendshme

Komedi

Tragjedi

Dramë

Personazhet kryesore

Personazhet dytësore

Lloj letrar

Personazhet

Titulli

Struktura

-didaskalitë

-monologu

-dialogu

-skena dhe

aktet

Skeda e tekstit

dramatik

Tema

Autori

Konteksti

Hapësira

Gjuha

Mesazhi

dhe stili

Mesazhi

qendror

Mesazhet e

jashtme dhe

të brendshme

Mesazhi i

përcaktuar

apo i hapur

Regjistri

stilistik

Sintaksa

Leksiku

Figurat

retorike

- Panorama socialkulturore

-Jeta dhe vepra e

autorit

-tematika e trajtuar

-mënyra e të

shkruarit,

-koncepti për jetën,

-konteksti historik,

artistik shkencor,

religjioz i kohës,

-krahasimi me tekste

të tjera të të njëjtit

autor ose të autorëve

të tjerë

Përforcimi. Diskutim - Cilat janë të përbashkëtat dhe dallimet mes këtyre dy teksteve?

Detyrë shtëpie. Të bëhet skema e tekstit dramatik të një vepre të lexuar më parë nga drama

botërore ose shqiptare.

- Cila dramë lë gjurmë më të paharrueshme, drama e ndjekur në teatër apo drama

televizive?

265
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Tema

2.1. Veçoritë

e tragjedisë

në kohën e

humanizmit

– Tragjedia

“Hamleti”

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të identifikojë veçoritë e tragjedisë në kohën e humanizmit;

- të analizojë tragjedinë duke u ndalur te:

- subjekti,

- kryeheroi si fi gurë komplekse.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, portreti i

Shekspirit, videoprojektor me fi lmime nga trashëgimia shekspiriane.

Konceptet kryesore: humanizëm, humanist, tragjedi, heroi tragjik, trashëgimi

shekspiriane.

Struktura e mësimit

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë Organizimi

Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Nxitje e diskutimit Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Harta e konceptit Të nxënit në bashkëpunim Punë me klasën

Përforcimi Shkrim i lirë Ndërtimi i shprehjeve studimore Punë individuale

Parashikimi. Një pyetje, shumë përgjigje

1 - Ç’nënkuptojmë me konceptin “trashëgimi humaniste e Rilindjes Evropiane?”

2 - Ç’është një humanist?

3 - Ç’ përmban ideali i humanizmit?

Humaniz/ëm/-mi – 1. Lëvizje

përparimtare e kohës së Rilindjes, që i

dha vend nderi letërsisë greko-romake

dhe mendimit personal. Doktrinë

morale që i njohu njeriut cilësinë më të

lartë (bie ndesh si me fanatizmin fetar,

po ashtu edhe me etatizmin politik,

që kërkon të sakrifi kojë individin për

hir të shtetit). Parimi i tij moral është

toleranca, fi lozofi a e tij mbron idenë e

përparimit të qytetërimit drejt një forme

ideale të njerëzimit, që do të ishte i lirë

ndaj kushteve natyrore, ndaj njerëzve

të tjerë (në një shoqëri pa luftëra, pa

klasa dhe megjithatë të organizuar).

Sot haset në çdo teori fi lozofi ke,

shoqërore, politike, që ka si qëllim të

lartë zhvillimin e mundësive të njeriut

dhe respektimin e vërtetë të dinjitetit

njerëzor.

2. Ndjenjë e lartë fi snike dhe dashuria

e thellë ndaj njerëzve, kujdesi për

mirëqenien e njerëzve, qëndrim

njerëzor.

1. - Trashëgimia humaniste buron nga botëkuptimi humanist,

që përpiqet të rrokë dijen, duke e bërë kësisoj Njeriun

eksplorimin e fi lozofi së, të artit, të historisë, të kulturës, të

shoqërisë. Ajo synon të hetojë universin e panjohur të qenies

njerëzore, që ia del mbanë të njohë kozmosin përtej vetes, që

di të zbulojë botën fi zike që e rrethon ngado, për ta mbyllur

njohjen me vetveten, si thellësia që kërkon të arrihet, sado e

vështirë që duket.

2. - Një humanist është një njeri i ditur dhe artist. Ai ka prirje

universale, shquhet për dije enciklopedike dhe karakterizohet

nga një polivalencë kulturore e admirueshme. Shembulli i

humanisti të mirëfi lltë mbetet Leonardo da Vinçi.

3. - Ideali i humanizmit mund të konturohet te njeriu i pajisur

me kulturë të plotë, me shije të përpunuar estetike dhe me

virtyte të dallueshme morale e shoqërore. Ky ideal shpërfaqet

me Erazmin e Roterdamit, me Mishel dë Montenjenë, me

Nikola Makiavelin, për të kaluar te Petrarka, Taso, Spenseri,

Rabële, duke kulmuar me Servantesin dhe Shekspirin.

Përballë kësaj rrjedhe historike të humanizmit është e

natyrshme të shohim se ç’trajektore përshkoi tragjedia, teksa

modelonte veçoritë e saj.

266
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Ndërtimi i njohurive. Harta e konceptit

Fati tragjik e ndjek heroin,

duke i dhënë mundësi lexuesit

të pësojë katarsisin, procesin e

pastrimit shpirtëror.

Veprimi dramatik, heronjtë që

e zbuluan vetveten nëpërmjet

sprovave të mëdha.

Tema të rëndësishme si

për individin, ashtu edhe

për shoqërinë

Tragjedia

Tragjizmi i heronjve shfaqet në

dilemën e madhe të përmbushjes

së një detyre madhore, pavarësisht

dënimit të pashmangshëm.

Subjektet e larmishme,

problematika universale.

Mesazhi. Kalbëzimi i natyrës

njerëzore kërkonte një tërmet të

vërtetë për ta risjellë njeriun në

hierarkinë prej nga kishte rënë.

Konfliktet dhe dilemat e

skajshme kërkojnë vullnet dhe

forcë shpirtërore prej heronjve

që nuk iu vidheshin betejave.

Përforcimi. Shkrim i lirë

- Tragjedia në kohën e humanizimit mishërohet në trashëgiminë shekspiriane, që u

bë interpretja e dritëhijeve shpirtërore jo vetëm brenda epokës kur ai jetoi, por vazhdon

të jetë edhe sot e kësaj dite një trokitje në vetëdijen e sklerozuar të shoqërisë për të

rigjetur atë që ka humbur: njerëzoren.

- Esteti i njohur italian Benedeto Kroçe thotë: “Shekspiri ka hasur një histori, por nuk

e ka më, sepse ajo që ka ndodhur më vonë e deri tani përbën historinë e të tjerëve,

historinë tonë, por jo të atij. Historia e mëvonshme e Shekspirit është historia e njohjes

së tij, e veprës së tij, pasi kjo përbën historinë tonë, jo më të Shekspirit”.

Përmes një leximi të kujdesshëm, ç’vëmë re në projeksionin e tij?

- Një studiues tjetër i njohur si Gizó, shprehet për heronjtë shekspirianë me këto

fjalë: “Heroi është fi llimi e fundi i tyre; mjeti e qëllimi i përcaktuar nga fati, sipas vullnetit

të të cilit në këtë botë të krijuar për njeriun fati e detyron vullnetin njerëzor të kryejë diçka

që s’e parashikonte dhe i lejon të shkojë lirisht drejt një qëllimi që nuk e pat shtruar.

Por njeriu duke qenë nën pushtetin e ngjarjeve, nuk bëhet rob i tyre; në qoftë se fati i

tij është i pafuqishëm, natyra e tij është liria... tek ai (heroi tragjik) përfshihet një forcë

e pavarur që i kundërvihet pushtetit të fatit ngadhënjyes dhe e mohon atë... të tillë e

përfytyron Shekspiri tragjedinë.”

- Cila janë disa nga idetë që ju zgjon një konstatim i tillë?

Detyrë shtëpie. Unë dhe pasqyra shekspiriane...

Tema

3.2. “Hamleti

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të analizojë tragjedinë duke u ndalur te:

- subjekti,

- kryeheroi si fi gurë komplekse,

- tragjizmi,

- arti shekspirian;

• të vëzhgojë pikturat që ilustrojnë tragjedinë;

• të diskutojë për dukurinë e hamletizmit;

• të krahasojë konceptet: bavarizëm, bajronizëm dhe hamletizëm.

267
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Struktura e mësimit: PNP

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, fragmente

televizive dhe radiofonike nga interpretime të “Hamletit” në kinematografi dhe teatër.

Konceptet kryesore: hamletizëm, art shekspirian, pikëpyetje hamletiane, tragjizëm

hamletian, dramë brenda dramës.

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë Organizimi

Parashikimi Hapësira e fjalës Nxitje e diskutimit Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Një pyetje, shumë përgjigje Të nxënit në bashkëpunim Punë në grupe

Përforcimi Diskutim Ndërtimi i shprehjeve studimore Punë me klasën

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Parashikimi. Hapësira e fjalës

A e dini se:

- Figurës së Hamletit dhe mesazhit që përcjell tragjedia i janë kushtuar më se 25.000

studime kritiko-letrare?

- Mbi këtë subjekt kanë shprehur mendime Volteri, Kolrixhi, Gëte, Hygo, Dë Stal, D.

Didro, Niçe, Rolan, Tolstoi, T. S. Eliot, Xh. Xhojs, J. Delog, Z. Frojd, E. Xhons.

Personaliteti i shquar shqiptar, Fan Noli, ka pohuar: “Hamleti është piktura më

e pasur dhe më e thellë që ka dalë nga penda e Shekspirit, i cili në fytyrën e tij ka

pikturuar vetveten... Hamleti është dushku më i lartë dhe më i bukur i pyllit shekspirian,

po nuk e shohim veç pasi u copëtua prej rrufesë. Si ka qenë para katastrofës mund

ta imagjinojmë nga gërmadhat e tij madhështore, misterioze dhe tragjike.”

Ismail Kadare thotë: “Ka katër shekuj që pyetjet, dyshimet dhe hamendjet nuk

kanë reshtur kurrë për Hamletin. Shumica e tyre përmblidhen pak a shumë në pyetjen

nëse ajo ngjarje që shohim në skenë mbulon një tjetër. Një tjetër që Shekspiri nuk

mundte, nuk e lanë apo nuk donte ta thoshte. Me fjalë të tjera, jemi përpara një

gjakmarrjeje klasike, nyjë e një kodi të lashtë të pranuar qyshkur prej njerëzimit, apo

përpara një krimi të maskuar si gjakmarrje.”?

268

Ndërtimi i njohurive. Një pyetje, shumë përgjigje.

-A është Hamleti modeli i përjetshëm, që e dërgon pasqyrimin e vet të zbehtë në

botën tonë, teksa vetë rri i fshehur?

Mësuesi/ja ndan klasën në grupe

Grupi I. Analiza e tragjedisë

Subjekti buron nga një sagë daneze e marrë nga Saxo Grammaticusi ose nga

Belleforesti, që rrëfen se si Klaudi vret në gjumë mbretin e Danimarkës, edhe pse e ka

vëlla, martohet me gruan e të vëllait, Gertrudën, dhe ia rrëmben fronin princit Hamlet.

Ndërkaq, princi Hamlet pasi merr vesh lajmin betohet t’ia marrë hakun të atit. Ai shtiret

si marrë, heq dorë nga dashuria për Ofelinë dhe e çon deri në fund hakmarrjen, paçka

se bashkë me fajtorët, gjejnë vdekjen edhe të pafajshmit.

Grupi II. Kryeheroi si fi gurë komplekse.

Stacionet psikologjike nëpër të cilat kalon ngjizja dhe modelimi përfundimtar i

Hamletit.
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Zakoni mesjetar ia kërkon

marrjen e gjakut të të atit,

që është vrarë pabesisht.

Nderi i familjes e detyron ta shkëpusë

Gertudën nga krahët e Klaudit,

kunatit të saj dhe xhaxhait të tij.

Ndërgjegjja qytetare i jep

të drejtë ta çlirojë vendin

nga tirania gjakatare, për

t’ i dhënë shtetit një mbret

të drejtë e paqësor.

Hamleti

Legjislacioni i shtetit ia

njeh të drejtën si princ

trashëgimtar dhe mbret i

ligjshëm ta godasë krimin e

të hipë në fron.

Ligji i natyrshëm i

vetëmbrojtjes e detyron të

spastrojë bashkëpunëtorët

që i ngrenë pusi.

Shekspiri sjell një Hamlet kompleks, ku cilësi bazë si: idealizmi, fi snikëria, revolta

intelektuale ndaj padrejtësisë dhe guximi për të luftuar në emër të së vërtetës e bëjnë

fi gurën e tij enigmatike të trazojë vetëdijen njerëzore me bukurinë e saj të panjohur

tërësisht dhe plotësisht.

Grupi III. Tragjizmi

Hamleti mishëron tragjizmin në përputhje me situatën e krijuar brenda rrjedhës

historike, ku sapo kthehet në vendlindje, në Elsinor, nga Universiteti i Vitenbergut,

vatër e ideve të Rilindjes Evropiane, ballafaqohet me një dramë pa rrugëdalje. Deri në

atë kohë Hamleti qe zhytur mes librave, studimit, bukurisë së artit si i biri i një mbreti të

pashoq për nga trimëria dhe befas, princi trashëgimtar ideal, i pajisur me virtyte morale

dhe intelektuale, has katastrofën që paralajmëron ngjarje të kobshme.

Tragjizmi hamletian përshkon udhën e vështirë nga një ndërgjegje e brishtë romantike

drejt dallgëve të pafundme psikologjike, ku vetëqortimi dhe pavendosmëria burojnë

nga intelektualizmi i Hamletit, që është e kundërta e gjaknxehtësisë, e përgjigjes fl akë

për fl akë. “Vonesa” hamletiane e ka pikëfi llesën në dilemën se mos Fantazma është

shtytje djallëzore, që do t’ia humbasë shpirtin, ndaj ai e shqyrton çdo detaj që veprimi

i tij të mos jetë një krim, të mos jetë një pabesi.

Tragjizmi i Hamletit shfaqet edhe në vijën e demarkacionit që ndan Kohën ose

Historinë, simbol i së cilës po bëhej krimi, madje krimi shtetëror, duke konfi guruar

betejën e përjetshme mes Lirisë dhe Tiranisë. Tirania moleps çdo marrëdhënie

njerëzore dhe zbulohet në gracka e kurthe, në prapaskena dhe komplote. Frika dhe

krimi politik helmojnë krejt shoqërinë. Çdo gjë po kalbet. Ndaj pikëpyetja hamletiane

shtrohet qartë: “Të rrosh a të mos rrosh – kjo është çështja”, sepse shpëtimi qe një

shteg që, ose të çonte në çmenduri, ose drejt vetëvrasjes. Ai përmbledh në vetvete

dramën e humanizmit të Rilindjes, që vazhdon të ruajë përfytyrimin idealist njerëzor,

teksa agonia e vlerave morale pat mbërthyer çdo gjë. Danimarka e bukur si parajsë qe

kthyer në burg ku gjithçka vdes.

269
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Grupi IV. Arti shekspirian

Tragjedia është ndërtuar mbi ndërthurjen e disa raporteve njerëzore, shoqërore,

fi lozofi ke dhe historike që shfaqin parimin e “dramës brenda dramës”.

Figura e Hamletit duhet të ndeshet në tri fronte apo të luftojë në tri beteja. Trekëndëshi

ku gjendet Hamleti, brenda të cilit lidhen gjithë fi jet e tragjedisë, e bëjnë këtë vepër si

ndër më të realizuarat në këndvështrimin artistik.

- Hamleti mes dhimbjes dhe vetmisë krimi ndaj mbretit të ligjshëm

- Hamleti, bir që mbron kurorën Hamleti qytetar

Hamleti

- Krimi ndaj babait ose të atit Hamleti, bir që do të rikthejë nderin e shkelur

- Hamleti në dilemë ekzistenciale çnderimi i nënës

- Hamleti që fl ijon dashurinë e tij - Ofelinë Hamleti dhe Fantazma

Hamleti i zhgënjyer nga njeriu

Ngrehina e tragjedisë ndërthur lirikën, komiken, dramatiken dhe tragjiken. Edhe pse

ka tonalitete të ndryshme poetike dhe ngjyrime shumëpërmasore fi lozofi ke, harmonizimi

i të gjitha kaheve shigjeton një thelb:

“Kjo botë u çthur! O prapësi, o dreq,

që unë paskam lindur të të ndreq!”.

Përforcimi. Diskutim

Vëzhgimi i pikturave ilustruese.

Fjala dhe ngjyra: monologë që çojnë në dialog?

Dukuria e hamletizmit.

Më parë është ndeshur koncepti bovarizëm dhe bajronizëm. Rikujtohet çdonjëri prej tyre.

Ngrihet pyetja për diskutim - Po hamletizmi ç’është?

“Pas Hamletit të jashtëm, epik, le të rikthehemi te Hamleti i brendshëm. Ai i errëti.

Dëshpërimisht i bukur. Ëndërrimisht i pashpjegueshëm.

A ka kundërthënie midis të dyve? A duhet patjetër që njëri të mbytë tjetrin, për të

mbetur i vetëm në skenë? Apo është e kundërta, të dy s’bëjnë dot pa njëri – tjetrin?”

I. Kadare, “Hamleti, princi i vështirë”

Detyrë shtëpie. Sipas mendimit të Kadaresë, treshja Orest – Edip – Hamlet është e pandarë. Ku

qëndron bukuria tragjike e këtyre tre vëllezërve orëligj? Shkruani një ese me temë: Mund të jesh hero

universal si Hamleti, pa qenë njëherazi i mistershëm?

270
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Tema

4.3-5.4.

Komente të

fragmenteve

nga

tragjedia

“Hamleti”

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të komentojë fragmentin e veprës duke u ndalur te:

a. kuptimi – fragmenti në kontekstin e tragjedisë, marrëdhëniet mes Hamletit

dhe personazheve të tjera;

b. interpretimi: - të zbulojë idetë e humanizmit në monologun e personazhit;

- të gjykojë në mënyrë personale raportin që njeriu krijon me jetën

dhe me vdekjen;

c. struktura - të analizojë forcën e monologut shekspirian;

ç. gjuha - të gjejë dhe të shpjegojë fjalët kyç që shprehin gjendjen e personazhit;

- të analizojë rolin e pyetjeve retorike, enumeracionit, metaforës;

- të interpretojë shprehjet e pasura leksikore;

d. të bëjë lidhjen ndërmjet personazhit të Hamletit dhe interpretimit të këtij roli

nga aktori shqiptar Moisiu;

dh. të shkruajë një ese fi lozofi ke duke u bazuar te vargu i famshëm hamletian.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, fragmente

nga fi lmat në kronologjinë e tyre historike.

Konceptet kryesore: tragjedi, ide humaniste, monolog shekspirian.

Struktura e mësimit: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë Organizimi

Parashikimi Lexim ekspresiv Nxitje e diskutimit Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Ditar trepjesësh Të nxënit në bashkëpunim Punë në grupe

Përforcimi Diskutim Ndërtimi i shprehjeve studimore Punë me klasën

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Parashikimi. Lexim ekspresiv

Lexohet fragmenti nga nxënës të ndryshëm sipas roleve. Të mbahet parasysh që

rolin e Hamletit ta lexojë një nxënës që është ushtruar të lexojë në mënyrë ekspresive.

Bëhet vlerësimi për leximin në rol.

Ndërtimi i njohurive. Ditar trepjesësh.

Ndahet klasa në grupe dhe secilit grup i jepet të punojë ushtrime të rubrikave të ndryshme.

Grupi I punon ushtrimet 1, 2 të rubrikës Reflektoni për kuptimin.

Me anë të ditarit trepjesësh të nxirren në pah personazhet, që edhe pse kanë të njëjtin

fokus, Hamletin, rrezatojnë këndvështrime të ndryshme të gjithçkaje që ai përfaqëson.

Personazhet Vargjet Komenti

Dhe s’munttë as tërthore t’i

Pikëpyetjet e brendshme se cili është shkaku i

çkëputni,/pse fshihet me një maskë marrëzisë së Hamletit.

marrësie ...

Mbreti

Dhe të kuptojmë nga mënyr’ e tij

A është helm’ i dashuris`’ ajo

Q’e bën të vuajë kështu.

Rozenkranci

Gildensterni

...dhe shtyjeni nëpër këto dëfrime

E thotë vetë që është pak i krisur, po

s’tregon shkakun...

Tamam si zotëri.

Dhe as na jep rasje ta sondojmë...

Po me pahir, pa zemër.

Arsyetimet e tyre të përcipta, ndonëse

pandehin se janë aq të mençur sa të lexojnë të

fshehtën e marrëzisë së tij.

271
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Polloni

Mbretëresha

Ofelia

Hamleti

Po a ju priti mirë?

A u përpoqët ta tërhiqni në dëfrime?

Sa për ty, Ofeli, uronj/ të jetë bukuria

jote shkaku i marrëzisë...

Uronj me gjithë zemër, zonjë.

Si oborrtar i thekur që është, ai mbetet

gjithmonë i gatshëm të luajë me çdo kartë

e të motivojë çdo intrigë e pabesi me një

gjakftohtësi që të lë gojëhapur.

Edhe pse nëna e Hamletit nuk mundet ta

deshifrojë burimin e vuajtjes së të birit dhe as

që di si të shpjegojë sfi nksin brenda tij.

Shfaqet si siluetë vetëm me një shprehje,

brenda së cilës gjallon fjala zemër, kjo përbën

relievin ku duket vetëm maja e ajsbergut,

ngaqë e nënujshmja, e nëndheshmja do t’ia

behë hap pas hapi më pas.

Koment

- Hamleti i dëgjon hapat, por ndërkaq mozaiku i marrëdhënieve të tij me personazhet

ka nisur të marrë trajtë. Çdo personazh ka një mënyrë të tijën, me të cilën do të komunikojë

me princin e fshehur pas maskës së çmendurisë. Mbreti uzurpator, Mbretëresha

e pabesë, Polloni që është katandisur në “veshin” e mbretit, i aftë të ngrejë kurthe

për këdo, shokët e fëmijërisë, Rozenkranci dhe Gildensterni që e vëzhgojnë dhe e

spiunojnë; Ofelia me natyrë engjëllore aq naive, saqë e ngarkojnë të përgjojë Hamletin,

konturojnë një ansambël të jashtëzakonshëm. Ata janë aq realë në pozicionet e tyre,

duke pohuar se brenda qenies njerëzore gjendet fatkeqësia më e madhe, bjerrja e çdo

morali human, në një mbretëri apo në një shoqëri të molepsur nga intriga, prapaskena

ku gjithçka ngrihet mbi frikën, mosbesimin, dyshimin. Si do t’i përballojë Hamleti këta

njerëz kaq të afërt e kaq të largët, kaq miqësorë e kaq armiqësorë ndaj tij? Kontrasti

është më i spikatur, ngase fshihet në lojën e dykuptimësisë.

(Lexohet monologu i Hamletit)

Grupi II punon ushtrimet 3, 4, 5 të rubrikës Reflektoni për interpretimin.

Pasi të lexojnë me kujdes monologun e Hamletit, t’u japin përgjigje pyetjeve:

Pyetja Përgjigjja Ilustrimi

Çfarë i bën njerëzit, sipas Hamletit,

të dëshirojnë largimin nga jeta?

Pse ekziston frika e vdekjes?

Pse themi se Hamleti është

zëdhënës i ideve humaniste?

Cili është mesazhi?

Koment

Idetë humaniste

Monologu i personazhit hedh dritë mbi idetë e humanizmit, që e kanë modeluar

tërësinë e tij njerëzore, intelektuale, shoqërore. Duhet kujtuar se ai është ngjizur si

oborrtar, si shkollar dhe si ushtar, gjë që do të thotë se brenda tij beteja psikologjike

arrin trysni të papara.

272
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Te Hamleti shpaloset:

- Njeriu i sjelljes elegante.

- Njeriu i thelluar në dije, art dhe kulturë.

- Njeriu që duhet të luftojë për të përmbushur betimin e bërë.

tri rrafshe që i japin karakterit humanist të Hamletit kontradiktën e përjetshme se

ç’duhet të zgjedhë: jetën si vdekje apo vdekjen si jetë.

Me gjithë përpjekjet njerëzore përgjatë shekujve, monologu i Hamletit është

dëshmi e idealizmit dhe e sentimentalizmit, e egoizmit dhe e racionalitetit, e revoltës

fi lozofike dhe e sizifi adës ekzistencialiste ku dritëhijet njerëzore të të gjitha kohërave

shpalosin lartësitë e pakapshme dhe humbëtirat e përjetshme.

- Raporti që krijon njeriu me jetën dhe me vdekjen.

Hamleti i zhytur në enigmën që e rrethon ngado, luhatet mes dëshirës për të dalë

nga labirinti bashkëkohës dhe përmbysja e qëllimeve fi snike njerëzore që ziejnë brenda

tij. Meditimi i Hamletit mbi jetën dhe mbi vdekjen, që s’bën tjetër, veçse e risjell heroin

humanist të braktisur nga të gjithë, të rrezikuar nga çdo anë, të lënë fi llikat mes lirisë së

tij absurde, merr ngjyrime sa utopike, aq ëndërrimtare; sa dyshuese, aq të dhimbshme,

mu në qendër të tronditjes së idealizmit në të cilin ka besuar. Si i vetmi shpëtim për

të shfaqet vdekja. Përballja me vdekjen përcjell nuanca trishtimi dhe pesimizmi, por

s’mund të mos vësh re në të ironinë e denjë për njeriun sokratian, që gjallon thellë tij.

Ai ka ardhur në pikën që të ketë aq kthjelltësi dhe paqartësi njëherësh, saqë jeta dhe

vdekja të mos i duken më mbretëri që kundërshtojnë njëra-tjetrën, por si vazhdimësi,

që, pasi je zhgënjyer nga Jeta, prehja e vërtetë gjendet te Vdekja.

Grupi III punon ushtrimet 6, 7 të rubrikës Reflektoni për strukturën.

Kush ndodhet në skenë, kur Hamleti

deklamon monologun e tij? Pse?

Forca e monologut shekspirian

Forca shekspiriane e fjalës buron nga idetë që e kanë frymëzuar, përmes të cilave

transmetohet e tërë fi lozofi a humaniste që sheh se si tërë ëndrra e saj për një shoqëri

më njerëzore po thërrmohet nga fryma leviathanite 1 Kjo fjalë ka forcën e bisturisë që di

t’ia bëjë autopsinë jo vetëm një epoke historike, por gjithëkohshmërisë njerëzore.

1

Leviathanite – term biblik që përfaqëson errësirrën shpirtërore të konfi guruar si një përbindësh që do të gllabërojë çdo vlerë njerëzore.

Grupi IV punon ushtrimet e rubrikës Reflektoni për gjuhën dhe stilin.

Veçoritë

gjuhësore

Ilustrime

Komenti

Fjalët kyç: të rrosh a të mos rrosh

Përbëjnë themelin e monologut dhe kulmimin tragjik

hamletian, duke i dhënë shkas hamletizmit të evidentohet

si ndërgjegje dilematike me sfi dën e kohës. Në këtë

bisedë me veten, Hamleti kalon nëpër realitete vetjake

e shoqërore, nga hapësirat e paskajta të mendimit, në

keqardhjet më dëshpëruese të shpirtit, si mishërimi i

udhëtimit nëpër të gjitha stacionet e jetës njerëzore.

Gjendjet emocionale ndërthurin epoka dhe fate njerëzore

duke e kthyer këtë monolog në profi lin e jetës së çdo njeriu.

Pyetjet

retorike:

Të vdeç - të fl esh – të

fl esh?

Enofta t`ëndërrosh?

Pyetet retorike përdoren për të pohuar të vërteta aksiomatike

që s’kanë nevojë për përgjigje. Kjo e bën fjalën shekspiriane

një bukuri që të lë pa frymë për nga modelimi i saj.

273
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Enumeracioni:

Metafora:

Shprehjet

e pasura

leksikore:

... përbuzjen dhe kamçikn’

e botës, “Zullumn”, e

shtypësit, përdhunën e

krenarit...

të përballsh një det të turbull

helmesh.

Sëmundje, verdhet nga hij’

e mejtimit

Hobe shigjeta fati të tërbuar,

çëndrra shohin n’atë

gjumë vdekje, pasi shkundet

kjo pështjellj’e martue,

gojë-çthurjen e zyrtarit.

përfshin realitete sa konkrete, aq edhe abstrakte, e bën më

të gjallë përshkrimin, teksa sjell hollësi të larmishme nga

realiteti që numërohen njëri pas tjetrit.

Metafora - si krahasimi i natyrshëm brenda mendimit poetik,

i ka dhënë dorë Shekspirit të japë një informacion më të

madh kuptimor, duke rindërtuar gjendje shpirtërore, veprime

intelektuale, qëndrime shoqërore.

Falë shqipërimit mjeshtëror të Nolit, çdo gjë frymon shqip,

aq sa për një çast të del nga mendja se autori i Hamletit

është anglez. Shprehjet e pasura janë dëshmi e relievit

të mendimit shekspirian, që di të futet në çdo skutë e

të nxjerrë në dritë kuptime të harruara, që kanë vlerë

mbikohore.

Përforcimi. Diskutim

Grupet me anë të përfaqësuesve të tyre, paraqitin në tabelë zgjidhjet e ushtrimeve.

Diskutohet për to dhe bëhet vlerësimi i punës së çdo grupi.

- Hamleti si personazh dhe Moisiu si aktor plotësojnë njëri-tjetrin.

- Ç’arsye vetjake dhe shoqërore e bën aq bindës interpretimin e Moisiut në skenat

evropiane?

Hapësira e fjalës

“Hamleti mediton për enigmat e jetës duke mbajtur një libër në dorë. Hamleti i Moisiut

bashkëbisedon me vdekjen duke mbajtur në dorë një kafkë të nxjerrë nga varri”. (Alfred Uçi)

-Pse Moisiu ka zgjedhur detajin e kafkës?

Detyrë shtëpie. 1. Bëni një ese fi lozofi ke me temë: “Të rrosh a të mos rrosh, kjo është çështja...”.

2. Gjeni të dhëna për interpretimin e Hamletit nga A. Moisiu.

Tema

6.5. Koment

fragmenti

nga

tragjedia

“Hamleti”

(Akti III,

Skena IV)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të komentojë fragmentin e veprës duke u ndalur te:

a. kuptimi – të zbulojë aludimet në fjalët e personazhit,

b. interpretimi – të argumentojë rolin e fantazmës në tragjedi,

c. struktura - të evidentojë rrethanat në sjelljet e personazhit,

- të shpjegojë rolin e efektit të “ndërrimit të roleve”,

ç. gjuha - të zbulojë se shfaqja e fantazmës është një zgjidhje artistike,

- të analizojë gjuhën ironike që përdor personazhi,

d. të vëzhgojë pikturën për ta ballafaquar atë me personazhin e Ofelisë.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, fragmente

nga vepra, interpretime teatrore ose fi lmike etj.

Konceptet kryesore: gjuhë ironike, hapësirë jetike njerëzore, ironi sokratiane,

zgjidhje artistike, vetëdije artistike.

274

Struktura e mësimit: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë Organizimi

Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Nxitje e diskutimit Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Studim teksti Të nxënit në bashkëpunim Punë në grupe

Përforcimi Punë e lirë Ndërtimi i shprehjeve studimore Punë individuale
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Parashikimi. Një pyetje, shumë përgjigje.

Mësuesi/ja shtron pyetjen dhe i lë të lirë nxënësit të shprehin mendimet e tyre:

- Pse njeriu nuk i shpëton dot dilemës hamletiane?

Lexohen disa nga esetë e detyrës së shtëpisë.

Lexim i fragmentit të tragjedisë, pas monologut e deri në mbyllje të tij.

Ndërtimi i njohurive. Studim teksti

Ndahet klasa në 5 grupe. Vetë grupet përgatitin çështjet e përcaktuara nga mësuesi/ja.

Grupi I. Kuptimi - aludimet në fjalët e personazheve

Në këtë pasazh janë njëri kundruall tjetrit Hamleti dhe Ofelia. Goditja fatale që ka

marrë Hamleti e shtyn të flasë me Ofelinë duke përdorur nënkuptime që rrokin gjithë

hapësirën jetike njerëzore. Nga njëra anë shfaqet Hamleti i tjetërsuar, intelektuali

humanist që ka pasur si profi l oborrtarinë, diturinë dhe mendësinë e rreptë të luftës, që

sipas studiuesve të ndërmend “Princin” e Makiavelit, një personazh që ia ul siparin heroit

të Rilindjes Evropiane, për t’ia ngritur heroit të kohës moderne. Nga ana tjetër shfaqet

Ofelia, që besonte në ëndrrën e dashurisë me Hamletin dhe shihte fronin mbretëror për

të. Tronditja e saj është tërësore, sepse trimi i zemrës, si ideali i kohës së saj, tashmë

është marrosur dhe e pret gremina. Ndaj dialogu i tyre ballafaqon koncepte morale,

ide shoqërore, vlera emocionale, domethënie fi lozofi ke, duke përdorur nënkuptimet,

aludimet si mjet stilistik që zgjon jo vetëm vetëdijen estetike të lexuesit, por mbi të

gjitha, vetëdijen njerëzore gjithëkohore. Dialogimi i personazheve të risjell në kujtesë

konceptin e dramës si një pasqyrë e botës, si një “ars rotunda” (art rrotullor), ku individi

sheh më mirë vetveten. Aludimet e vendosin Hamletin e dikurshëm dhe Hamletin aktual

në një përballëvendosje tragjike. Ndaj Ofelia edhe pse njeh të parin dhe tenton të dytin,

në dilemën e saj nuk mundet të bëjë tjetër gjë, veçse të ndihet mjerane nga tragjedia

që i ka pllakosur të dy.

Lexohet akti III, skena IV

Grupi II. Interpretimi - roli i fantazmës

Sipas kronikës daneze, fantazma nuk shfaqet askund.

- A është Fantazma zëdhënëse i përtejbotës për ne?

- Cilat janë koordinatat që e përgatisin shfaqjen e Fantazmës?

Ankthi dhe dyshimi. Fantazma ka një mision: ajo sjell një kumt. Dyshimi ndaj saj do

ta lironte Klaudin nga drama e krimit. Dyshimi i Hamletit ndaj dëshmisë së Fantazmës e

bën tensionin dramatik të kërkojë kuota të tjera rritjeje. Brenda konfi gurimit të Fantazmës

duhet dalluar vetë Shekspiri si vetëdije artistike, që e kthen këtë gjetje artistike në një

interpretim universal për njeriun e çdo kohe. Madje Fantazma plotëson edhe më qartë

misionin e saj, detyrën që ka Hamleti: gjakmarrjen për vrasjen e të atit.

- A ka diçka të ngjashme me Orakullin e Delfi t në nxitjen që i bëri Orestit?

Grupi III. Struktura

- Cilat janë rrethanat që përcaktojnë sjelljen e personazheve? Ushtrimi 5.

Nxënësit lexojnë me kodim tekstin dhe veçojnë në tabelë vargjet që tregojnë rrethanat

në sjelljen e personazheve.

Rrethanat janë të shumëllojta: reale, psikologjike, emocionale, shoqërore, fi lozofi ke,

të cilat kanë një burim: jetën, që në mënyrë mizore po kthehet në vdekje. Rrethanat

specifi ke përligjin sjelljet e personazheve ndaj njëri-tjetrit, duke e plotësuar mozaikun e

tablosë shekspiriane më tej.

275
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Rrethanat Ilustrimi Komenti

reale

psikologjike

Mos vjen që të qortosh tyt bir të vonë...

Po shih, jot ëmë e humbi krejt toruan

Sugjeshta punon fort te të sëmurët

Keqardhja për gjendjen e

Hamletit.

Motivim psikologjik nga

rrethanat.

emocionale

E mjera unë, ti më thua ç’ke

E mjera unë! Esht i lojtur mëntsh! se syri yt i dhëmpshtur

munt t’a zbutë vendimin e egër që të kam caktuar

Mjerimi shpirtëror në

marrëdhënien nënë-bir.

shoqërore

fi lozofi ke

Virtyti t’i kërkojë ndjesë vesit

Oh, hidh tutje pjesën më të keqe Dhe rro me gjysmën

tjetër më të pastër.

Që zbrazësirës syrin ia mbërthen

Dhe bisedon me erën që s’ka formë?

Hapja zemrën qiellit.

Është çasti i ndryshimit

moral.

Përpëlitjet shpirtërore e

hapin qenien njerëzore ndaj

natyrës mendimtare.

Grupi IV - Cili është efekti i “ndërrimit të roleve”? Ushtrimi 6.

Efekti që sjell ndërrimi i roleve duhet parë si udhë përmes së cilës e vërteta jetësore

kthehet në mënyrë të natyrshme në të vërtetë artistike, gjë që nënkupton universalitetin

e saj. Nëna që do të qortojë birin dhe biri që merr përsipër të qortojë nënën. Tensioni

prek lartësi të reja emocionale.

Grupi IV- Gjuha

Fantazma shfaqet element fantastik që e zjarrmon përfytyrimin njerëzor. Gjuha që

përdor ajo e mpreh më tepër tensionin, rrit ankthin, forcon më tej misterin në kërkim të

së vërtetës.

- Ç’mendoni për idenë e I. Kadaresë që thotë për Fantazmën si realitet i teatrit

elisabetian, se për gati dy mijëvjeçarë ajo e ka ruajtur trajtën e saj dyshe, një përzierje e

së rrokshmes me të parrokshmen që vjen nga zanafi lla e saj, guri i varrit?

Gjuha ironike e personazhit

Ironia sokratiane si padituri e rreme që e përdorte Sokrati në diskutimet e tij

fi lozofi ke.

- A nuk i përshtatet gjykimit që duhet të bëjë Hamleti brenda vetëdijes së tij shprehja

e Sokratit, se të gjykosh, në mënyrë fi lozofi ke, do të thotë të tallesh?!

- A nuk është ngërçi i Hamletit një duel i pambaruar mes sensit fi lozofi k dhe

ndjeshmërisë njerëzore?

Zgjedhja e ironisë e bën më të mprehtë jo vetëm komunikimin, por e vesh atë me

mantelin e gjithëkohëshmërisë, si vlerë që asnjë epokë nuk do ta vjetërojë kurrë. Ironia

është arma e tij, para se gjaku të derdhet. Ironia është tallja me ëndrrën që iu shkërmoq.

Ironia është sarkazma e hidhur ndaj idealizimit në të cilin besoi dhe e zhgënjeu.

276

Përforcimi. Diskutim.

Nxënësit vëzhgojnë pikturën, për ta ballafaquar me personazhin e Ofelisë.

Fjala përballë Ngjyrës. Si e zbulojnë vetveten në njëra-tjetrën? Detajet që e bëjnë të

paharrueshme portretin e Ofelisë.

Detyrë shtëpie. Hamleti i veshur me mantelin e gjithëkohëshmërisë.
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Tema

6.6. “Hamleti”

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të diskutojë rreth mendimit kritik për tragjedinë;

a. të komentojë argumentet që sillen në shkrimin kritik;

b. të vëzhgojë foto dhe sekuenca nga fi lmi për t’i krahasuar me tragjedinë;

c. të zbulojë elementet moderne të fi lmit.

Struktura e mësimit

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë Organizimi

Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Nxitje e diskutimit Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Refl ektimi për kuptimin Të nxënit në bashkëpunim Punë në grupe

Përforcimi Diskutim Ndërtimi i shprehjeve studimore Punë me klasën

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, shkrime

kritike, komente, sekuenca fi lmike etj.

Konceptet: shkrim kritik, argumente noliane, introduktë, vonesë hamletiane,

vonesë hamletiane.

Parashikimi. Një pyetje shumë përgjigje

Mësuesi/ja e nis mësimin duke diskutuar për:

- Ç’mendoni për idenë e prof. Alfred Uçit: “Drama “Hamleti” është më shumë sesa

një dramë sociale; ajo është antropologjike, mbikohore, universale, është shprehja e

shpirtit të humanizmit tragjik të njerëzimit.”?

Ndërtimi i njohurive. Refl ektimi për kuptimin

Klasa ndahet në dy grupe:

Grupi I shpalos një platformë të mendimit kritik, të shqipërimit të Fan Nolit në

Introduktën e Hamletit.

Grupi II përzgjedh foto dhe sekuenca fi lmike të varianteve të mëparshme të

ekranizimit të “Hamletit” ndër vite.

Model përgjigjeje

- Argumentet noliane bazohen në përshkrimin që i bënte ai gjendjes së rëndë

shpirtërore të Hamletit në situatën tragjike. “Vonesën” hamletiane Noli e përligj me këto

ide: “Që të veprojë do prova të gjalla dhe të sigurta dhe, kur s’i mbetet asnjë dyshim

për fajësinë e t’ungjit, pret gjersa të gjejë rastin ideal që ta vrasë dhe shkon kur është

damkosur në sytë e Perëndisë e të botës si vrasës e helmonjës i pabesë. Gjakmarrja e

tij është një vepër arti, një kryevepër nga fryma dhe forma”.

- E dini që më 1938, gazetari amerikan Kyrus Sulzberger i “New York Times” në

reportazhin e tij të parë për Shqipërinë shkruante se do të kishte qenë më e natyrshme

që Shekspiri të mos e vendoste në Iliri, domethënë në Shqipërinë e sotme, ngjarjen e

“Natës së mbretërve”, por një tjetër dramë, “Hamletin”?

“Kur më 1938, amerikani Kyrus Sulzberger, pjesës së librit të tij për shqiptarët i vuri

titullin “Hamleti te populli shkabë”, nga leximi i tij dilte se ajo që donte të thoshte ishte

pak a shumë se Hamleti ishte këtu një mysafi r i njohur. Shkurt, ajo pjesë e ditarit të tij

mund të quhej edhe “Hamleti tek të vetët” ose “Hamleti te populli hamletoid”.

... Në bjeshkët shqiptare Hamleti do të ishte si midis të vetëve. Hamletoidët shqiptarë

... luajnë rolin e tij sipas mënyrës së tyre, por gjithmonë përpikërish. E merrnin një ditë

277
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

urdhrin për gjakmarrje nga Kodi i tyre, që ishte më i pamëshirshëm se Fantazma, dhe e

kryenin atë, për t’u vrarë dhe vetë pastaj, sipas skenarit të tij... Në qoftë se dikush prej

tyre do të gjendej rastësisht në atë kohë në Shqipëri, për të, princi danez s’do të ishte

gjë tjetër, veçse një sivëlla. Dhe jo vetëm për të. Për shumicën e shqiptarëve, Hamleti

nuk ishte veçse një gjaks.”

I. Kadare, “Hamleti, princi i vështirë”

Përforcimi. Diskutim

- Duke lexuar me kujdes fragmentin e mësipërm, ç’ndjesi ju ngacmojnë idetë

e Kadaresë dhe ç’qartësi sjellin në arsyetimet tuaja, kur përqendroheni tek thelbi i

tragjedisë, si hakmarrja e Hamletit, princit të Danimarkës?

- Nëse e njihni sadopak Kanunin, ju ka rënë ndër mend ta kundroni gjakmarrjen si

ndërgjegje tragjike e vendosur në një realitet mbikohor dhe mbihapësinor?

- Për të pasur një këndvështrim më të gjerë e më fi lozofi k ndaj kësaj dukurie historike

të lashtë, rekomandohen sprovat e Kadaresë, “Eskili, ky humbës i madh” dhe “Hamleti,

princi i vështirë”, gjë që do të mprehte më tej sensin e arsyetimit fi lozofi k mbi mitin dhe

jetën, pa harruar përpunimin e shijeve estetike lidhur me magjinë e fjalës.

Tema

8.1. Veçori

të artit të

komedisë

“I sëmuri për

mend”

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të identifikojë veçoritë e komedisë në kohën e klasicizmit francez;

a. të zbulojë veçori të artit të komedisë duke u ndalur te: subjekti dhe

komedia e karakterit,

d. të vëzhgojë pikturat që ilustrojnë komedinë,

c. të komentojë fragmentin duke u ndalur te:

- kuptimi – frika patologjike e personazhit kryesor,

- dëshira për të zbuluar të vërtetën,

- interpretimi – zbulimi i shkakut të vesit të personazhit kryesor,

- struktura – ndërtimi logjik i veprës si veçori e teatrit klasicist.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, portreti i

Molierit, trashëgimia e tij letrare.

Konceptet kryesore: komedi e karakterit, teatër klasik, frikë patologjike, parime

klasiciste.

Struktura e mësimit: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë Organizimi

Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Nxitje e diskutimit Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Kodim teksti/Ditar dypjesësh Të nxënit në bashkëpunim Punë në grupe

Përforcimi Diskutim Ndërtimi i shprehjeve studimore Punë me klasën

278

Parashikimi. Një pyetje, shumë përgjigje

Mësuesi/ja e nis mësimin duke shtruar për diskutim pyetjet:

-Ç’ lloj gjinie letrare është komedia, qesharake apo serioze? Argumentoni përgjigjen

tuaj duke iu referuar një komedie.

-Cilën komedi keni ndjekur në teatër dhe cilën në një ekran televiziv? Ç’mbresa ju

kanë lënë?
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Ndërtimi i njohurive. Kodim teksti/Ditar dypjesësh

a. Subjekti

Parimi mbi të cilin Molieri ngre idenë e tij artistike synon “të mësojë duke argëtuar”,

gjë që e ndihmoi jo vetëm të krijonte profi lin e tij si dramaturg komik, por edhe ta nxiste

spektatorin ta shihte jetën me sy kritik, qortues dhe gazmor. Kjo është arsyeja që ai e

ngjizi subjektin e komedisë “I sëmuri përmend” si një tallje plot sarkazëm që u drejtohet

mjekëve, të cilët e shohin pacientin si klient për të shitur ilaçe të dyshimta. Sëmundja

imagjinare e tjetërson karakterin e Arganit dhe e shndërron atë në një njeri monoman,

që ka vetëm një mani: ta shohë vetveten të sëmurë dhe për këtë “sëmundje” virtuale, ai

nuk është dot as njeri. Duke vendosur sëmundjen në qendër të egos së tij, ai humbet

çdo lidhje me realitetin dhe bie pre e frikës që kthehet në patologji për të. Ky subjekt kaq

i thjeshtë ka zgjedhur komedinë e karaktereve për të përcjellë mirazhin që Molieri e ka

modeluar që në titull, “I sëmuri për mend”; ndërsa vë në shënjestër maninë e marrjes së

ilaçeve duke qenë shëndoshë e mirë.

• Ndahet klasa në dy grupe, të cilat studiojnë tekstin me kodim dhe hedhin të dhënat

në ditarin dypjesësh, të cilin e plotësojnë gjatë komentit të fragmentit.

Grupi I - Arti i komedisë

Nxënësit lexojnë tekstin dhe vënë në dukje veçoritë e artit, për të cilat gjejnë shembuj

me ilustrime në fragmentin që do të komentojnë.

Mjetet dhe efektet komike

Ilustrime

Gjestet

Fjalët me spica dhe dykuptimësi

Përsëritja e të njëjtit gjest a e së njëjtës fjalë

Asimetritë paralele

Hiperbolizimi i karaktereve

Format e groteskut

Grupi II - Komedia e karaktereve

Karakteret

Argani

Tuaneta

Anxhelika

Mjekët

b. Vëzhgohen pikturat ilustruese duke u ndarë klasa në tri grupe, që të evidentojnë

detajet e veçanta që gjejnë kahun e përbashkësive.

Grupi I - Komentimi i fragmentit – kuptimi.

Punohen ushtrimet 1- 4 dhe plotësohet ditari dypjesësh.

Molieri si artist i madh kërkon të plazmojë të vërtetën lakuriqe njerëzore me anë të

goditjes që i bën si mediokritetit, ashtu edhe shëmtimit moral të tipareve që përfaqëson

Argani. Tallja që fsheh mospranimin fokusohet në vesin që e ka pranguar personazhin

qendror. Të godasësh marrëzinë dhe egoizmin e Arganit është njësoj si të përndjekësh

të keqen, duke i lënë mundësi hapjes së zemrës për ngadhënjimin e së mirës. Frika

279
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

patologjike që ai ka nga sëmundja e përfytyruar vihet përballë zbulimit të së vërtetës. Ky

konfl ikt sjell dritëhijen e karakterit të tij, gjë që e kthen në personazh të pakrahasueshëm

letrar, ngase e bën më reale mendësinë, sjelljen dhe tiparet e Arganit. Intuita e Molierit

ka ditur të nuhasë atë që është domethënëse në çdo kohë dhe për çdo individ.

Grupi II. Interpretimi

Punohen ushtrimet 5-8. Plotësohet ditari dypjesësh me ilustrime për tiparet e

personazheve dhe si shërbejnë ato për nxjerrjen në pah të karakterit të Arganit.

Molieri përdor bisturinë e fjalës për të rrëfyer se si pas asaj situate aq qesharake,

fshihet një dramë e vërtetë: mendësia se sëmundja është ulur këmbëkryq në jetën e

tij. Ky ves nuk është torturues vetëm për atë si person, por për të gjitha personazhet e

tjera, që përbëjnë familjen e tij. I futur në ingranazhin e vesit, ai e ka humbur logjikën

dhe sëmundja është bërë timonierja e jetës së tij. Çmimi që ai i paguan, “sëmundja”,

nuk është aq vetjak sa duket. Përkundrazi, çdo raport familjar vuan pasojat e marrëzisë

së tij duke u përballur me deformimin e karakterit të Arganit. Egoizmi i shfrenuar bën që

personazhi qendror ta shndërrojë sëmundjen imagjinare në realitetin ku jep shpirt çdo

ditë e jetës së tij, e kalcifi kuar nga moria e medikamenteve të panevojshme.

Grupi III. Struktura

Ndërtimi i veprës klasiciste bëhet sipas parimeve të klasicizmit: njësia e veprimit, e

kohës dhe e vendit. Ngjarja zhvillohet brenda 24 orëve, në të njëjtin vend dhe ka një

linjë veprimi. Komedia është e organizuar në tri akte dhe çdo akt ka disa skena (Akti I

– 11 skena, Akti II -12 skena, Akti III -22 skena).

Si aktet ashtu dhe skenat luajnë funksion të caktuar në vepër. Ndërsa akti I paraqit

personazhet kryesore të komedisë dhe marrëdhëniet ndërmjet tyre shërben si hyrje,

akti II mbart zhvillimin kryesor të konfl iktit dramatik, kurse akti III sjell pikën kulmore të

konfl iktit dhe zgjidhjen e tij. Skenat ndryshojnë sa herë hyn një personazh i ri, i cili nuk

mund të qëndrojë në skenë nëse e ka mbaruar misionin e vet.

Në skenat e dhëna nga akti III personazhet dhe veprimet e tyre përcaktohen nga

elemente të ndryshme që nxjerrin në pah karaktere me prerje të ndryshme ideore,

morale, origjinale dhe vetjake.

Forcat e ndryshme kundërshtuese që luftojnë brenda karakterit, në vend që të

asnjanësojnë njëra-tjetrën, shkojnë drejt njëra-tjetrës duke tentuar shkrirjen e tyre, derisa

të kthehen në një gjurmë të thellë, që rrëfen se është daltuar një karakter i fortë. Molieri

e njihte mirë audiencën ose publikun të cilit i drejtohej. Ai do të përballej me publikun

aristokratik dhe me publikun e thjeshtë. Komedinë do ta ndiqnin oborrtarët dhe vulgarët,

shijehollët dhe shijetrashët. E qeshura për një palë do të qe rënie në mendim, për tjetrën

argëtim. Sipas parimit klasicist, fundi i komedisë duhet t’i kënaqte të dyja palët.

- A mendoni se komedia ia arrin kësaj?

- A mendoni se fjalët e Hipolit Adolf Tenit: “Arti e ka këtë veçanti: ai në të njëjtën

kohë është superior dhe popullor; ai i shfaq gjërat më të lartë dhe na shfaq të gjithëve”,

përkojnë me komedinë “I sëmuri për mend” të Molierit?

Detyrë shtëpie. Duke lexuar thënien e estetit francez Hipolit Adolf Ten (Hippolyte – Adolphe Taine) në

lidhje me trashëgiminë klasiciste: ”... ajo çka na intereson te një qenie reale dhe ajo çka shpresojmë

që artisti të nxjerrë dhe ta shprehë, është logjika e saj e brendshme dhe e jashtme, me fjalë të tjera,

struktura, kompozimi dhe ndërtimi i saj”, cilat janë disa nga arsyetimet që lëvizin brenda arsyetimit tuaj.

280
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Tema

9.2. Koment

fragmenti nga

komedia “I

sëmuri për

mend”

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të komentojë fragmentin duke u ndalur te:

a. gjuha dhe stili:

- efekti që shkakton “komikja e bukur”;

- roli i antifrazave në komunikim;

- veçanti e mbylljes së komedisë si komedi – balet;

b. të diskutojë për një personazh jetësor, duke e krahasuar me personazhin e

komedisë;

c. të bëjë një përshkrim krahasues mes dy personazheve;

ç. të gjykojë mbi dukurinë e “katarsisit komik”.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, fragmente

nga pjesa, tituj të trashëgimisë së Molierit etj.

Konceptet kryesore: komike e bukur, katarsis komik, antifrazë, komedi-balet.

Struktura e mësimit: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë Organizimi

Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Nxitje e diskutimit Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Studim teksti Të nxënit në bashkëpunim Punë në grupe

Përforcimi Shkrim i lirë Ndërtimi i shprehjeve studimore Punë individuale

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Parashikimi. Një pyetje, shumë përgjigje

Po t’u referohemi fakteve historike të epokës kur jetoi Molieri, ato dëshmojnë se vetë

mbreti Luigji XIV hiqte kapelën edhe përpara një kameriereje. Madje, sipas librit të Sen

Simonit, “Kujtimet”, rrëfehet për një dukë që zakonisht përshëndeste këdo që takonte

dhe arrinte t’i përshkonte oborret e Versajës gjithmonë vetëm me kapelë në dorë, gjë që

na habit lidhur me vlerësimin që i bëhej njeriut, qoftë edhe një shërbëtori. Atëherë:

- Si është e mundur që Molieri vë në shënjestër njeriun, duke pasqyruar anën e tij

qesharake?

- Ç’e shtyn Molierin të fshikullojë në këtë mënyrë, urrejtja apo dashuria që ka për

njeriun?

Ndërtimi i njohurive. Studim teksti

Punohet rubrika “Reflektoni për gjuhën”.

Grupi I. Ushtrimi 12. Efekti i “komikes surprizë”

Efekti që shkakton “Komikja e surprizës” është jo vetëm i drejtpërdrejtë si reagim

momental, ngaqë e papritura, ajo që mendja s’ta rrok, për çudinë tënde ka ndodhur

ose shfaqet sikur është kryer. Është në natyrën e njeriut t’i bëjë përshtypje surpriza,

e papritura, dhe po ashtu është brenda natyrës së tij përgjigjja ndaj saj, si habi ose si

mosbesim. Ndaj Molieri, meqë e ka konceptuar komedinë si komedi karakteresh, sjell

“shashka” ose “tymnaja” të tilla, që të ngacmojë kureshtjen e spektatorit e t’ia mbajë

“të ndezur” vëmendjen. Fakti që kjo e papritur vjen në një vepër klasiciste, kur fi lozofi a

krijuese e këtij drejtimi letrar nënkupton një ecuri aq të rregullt sa nuk ka vend as për

një incident të papritur, dëshmon jo vetëm talentin e Molierit që di të “thyejë” klishetë e

të mbetet sërish i admiruar, por edhe pjekurinë e natyrës krijuese të mjeshtrit francez

të fjalës artistike.

281
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Grupi II. Ushtrimi 13. Roli i antifrazave në komunikim

Sërish kemi një gjetje artistike origjinale: Molieri di ta konturojë fjalën me “fraktura” të

tilla si antifraza, për të hedhur dritë tërthorazi mbi atë që duhet të jetë tashmë e qartë.

Kjo mënyrë e rrit intensitetin e komikes dhe i jep asaj një kuptim më të thellë sesa

vetëm një batutë që shkakton të qeshura. E qeshura e hidhur, ajo që fsheh dhimbjen

ose zhgënjimin, besimin ose dyshimin, e bën komedinë të qëndrojë plot denjësi krahas

dramës dhe tragjedisë, sepse komikja operon brenda natyrës njerëzore si çdo mjet tjetër

artistik. Përdorimi i antifrazës e bën më të zhdërvjellët komunikimin dhe më interesante

ecurinë e ngjarjes, duke shmangur njëtrajtshmërinë e ngrehinës artistike molieriane.

Grupi III. Ushtrimi 15. Mbyllja e komedisë si komedi-balet.

Nuk është e vështirë të dallosh në këto pjesë të trashëgimisë së Molierit vizionin e

tij gjithëpërfshirës ose sinkretik të artit. Për autorin kjo nuk ishte thjesht një komedi, por

një spektakël, një risi që e pasuron më tej me gjetje origjinale traditën klasiciste. Vizioni

i spektaklit e bën më solide komedinë dhe e zgjeron më tej gamën e ndikimit të saj.

Ndërkaq, ajo e pasuron shprehimësinë e ideve dhe të fjalës me anë të muzikës e të

vallëzimit. Një model i tillë është i konkurrueshëm edhe në kohën tonë, edhe pse ka

rrjedhur një periudhë kohore prej më tepër se tre shekujsh kur komedia u vu në skenë.

Diskutim për një personazh jetësor, duke e krahasuar me personazhin e komedisë.

Klasa ndahet në tri grupe. Çdo grup liston karakteristika të ngjashme me Arganin që

i ka hasur në mjedisin familjar dhe portretizon personazhin jetësor. Tri personazhet e

skicuara nga tri grupet shërbejnë si një triptik, ku e njëjta dukuri shfaqet në tri pamje.

G I G II G III

Karakteristikat Karakteristikat Karakteristikat

Përfundimi:

Personazhi jetësor që ka sjellë çdo grup bëhet profi li, i cili simbolizon njeriun që

bën të pamundurën për të pasur sëmundje imagjinare, duke humbur kuptimin e jetës,

sepse mania e sëmundjes, e ndërthurur me protagonizmin fals, që bën çmos të tërheqë

vëmendjen e kujtdo ndaj tij, nuk e lë të jetë as baba, as burrë, as njeri.

Përforcimi. Shkrim i lirë

bëjnë portretizim krahasues mes Arganit dhe Beraldit.

Nxënësit të mbështetur mbi:

- motivimin psikologjik

- rrethanat shoqërore

- mjedisin familjar,

282

Dukuria e “katarsisit komik”

Molieri edhe pse vuri në lojë vesin, huqet, të metat, zakonet e këqija dhe marrëzinë

njerëzore, e deshi dhe e çmoi njeriun. Ai qe i ndjeshëm ndaj ndikimit që sillnin dukuri

të tilla mbi jetën familjare dhe shoqërore, ndaj zgjodhi të fshikullonte dukuritë për ta
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

ndërgjegjësuar njeriun, që vuante nën skllavërinë e tyre. Qëllimi i Molierit ishte të

ngacmonte përmes refl ektimit që shkakton një vepër arti në vetëdijen njerëzore, dëshirën

e vetëkorrigjimit, dëshirën për të hequr dorë nga vesi, dëshirën për t’u ndryshuar së

brendshmi. Vetëqortimi që shkon deri në vetëkorrigjim përmes së qeshurës apo komikes,

quhet katarsis komik. Ky proces në komedi vjen natyrshëm, ngaqë Molieri nuk zgjon

urrejtjen, por zemërgjerësinë ndaj gjithçkaje njerëzore, për të mos e përjashtuar atë me

përçmim, por për ta kuptuar atë. Mendësia e katarsisit komik na shtyn të mos reagojmë

keq dhe brutalisht ndaj të metave njerëzore, si diçka që është e pandreqshme, por të

shohim tek të tjerët dhe te vetja mundësinë e ndryshmit.

Detyrë shtëpie. Ju ka rastisur të përballeni me katarsisin komik në jetën tuaj vetjake?

Tregojeni nëpërmjet një shkrimi rrëfi mtar, në të cilin të ruani natyrën komike të situatës.

Tema

10.1.

Veçoritë e

melodramës

si lloj i

poemës

dramatike

romantike

(Jerina)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të identifikojë veçoritë e melodramës si lloj i poemës dramatike romantike;

a. të zbulojë veçori të melodramës në kontekstin letrar shqiptar;

b. të arsyetojë mbi parathënien e Fishtës për mesazhin që i transmeton lexuesit;

c. të komentojë fragmentin duke u ndalur te:

- kuptimi – të evidentojë fi gurat e marra nga mitologjia greko-latine, poetët

e mëdhenj, emrat e luleve;

- interpretimi – të arsyetojë pse poeti e himnizon bukurinë shqiptare.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, foto të Marubit

që evidentojnë bukurinë shqiptare, portreti i Fishtës, trashëgimia e tij letrare.

Konceptet kryesore: melodramë, poemë dramatike, himnizim i mitologjisë.

Struktura e mësimit: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë Organizimi

Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Nxitje e diskutimit Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Lexim me kodim teksti Të nxënit në bashkëpunim Punë në grupe

Përforcimi Shkrim i lirë Ndërtimi i shprehjeve studimore Punë individuale

Parashikimi. Një pyetje, shumë përgjigje

- Për ç’arsye Gjergj Fishta, një figurë historike e spikatur e letërsisë shqipe, nuk hoqi

dorë kurrë nga himnizimi i asaj që është shqiptare?

- A mund të quhej Shqipëria - Edeni i Ballkanit, siç e cilësonte Fishta, një realitet

historik dhe njerëzor pa bukurinë e vashës shqiptare?

Ndërtimi i njohurive. Lexim me kodim teksti

Nxënësit lexojnë tekstin dhe nënvizojnë veçoritë, të cilat mund t’i përmbledhin në

ditarin dypjesësh.

Veçoritë

Lloji i shkrimit

Funksioni

Mesazhi

Elementet mbizotëruese

Subjekti i melodramës “Jerina”

Ilustrimi

Poemë melodramatike në vargje

Vlera edukative

Patriotik, himnizimi i mitologjisë dhe i kulturës sonë kombëtare

Lirizmi

Figurat mitologjike

Figura njerëzore historike ose të trilluara;

Kur mungojnë fi gurat mitologjike, është kori i thjeshtë

283
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

284

a. Veçoritë e melodramës në kontekstin shqiptar

Fakti që realiteti shqiptar i kohës së Fishtës përballej me nevojën më të madhe të

ribërjes kombëtare të shqiptarëve, të cilët prej pesë shekujsh kishin jetuar nën robërinë

osmane, e bën Fishtën të jetë i ndjeshëm ndaj çdo detaji politik, diplomatik, shoqëror,

ballkanik, evropian. Jo rastësisht, pikërisht dy vjet pas Shpalljes së Pavarësisë, më 1912,

ai shkruan melodramën “Jerina ose mbretnesha e lulevet”, që ka një domethënie të

veçantë. Përkundër akuzave të vjetra antishqiptare, që s’linin rast pa hedhur baltë mbi

trashëgiminë tonë kulturore, të sendërtuara në shpifjet e serbit Vlladan Gjergjeviç, se

gjoja shqiptari nuk është në gjendje t’i këndojë femrës pa e përlyer me një lakmi banale”

(Vehbi Bala), Fishta realizon një nga veprat e tij më të ndjera lirike. Me anë të melodramës

“Jerina ose mbretnesha e lulevet”, ai pohoi se jo vetëm gjuha shqipe, por edhe mendësia

shqiptare për të bukurën dinte të hidhte dritë mbi të vërtetën e mrekullisë së saj dhe kishte

denjësinë ta portretizonte bukurinë femërore shqiptare si vlerë të përjetshme, që e kishte

detyruar Homerin, Petrarkën dhe Danten të përuleshin para saj. Sjellja e kësaj vepre e

pasuron më tej letërsinë tonë me konceptin mitologjik dhe hapësiron lirizmin fishtjan si

një prurje origjinale në rrjedhat poetike shqiptare. Fishta, duke iu përmbajtur parimeve

të teatrit klasik, e shkroi melodramën në vargje, ku ndërthuri figurat njerëzore me ato

mitologjike. Kjo melodramë pasuron relievin shqiptar të fjalës, duke dëshmuar se edhe

kultura shqiptare kishte potencialin e lëvrimit të teatrit mitologjik.

b. Parathënia e Fishtës

Mesazhi i Fishtës dallohet për thellësinë dhe kapërcimin në kohë. Konceptimi

i mesazhit përkon me fi lozofi në e artit, se krijimi i vërtetë artistik e kapërcen kohën

dhe mban universalen brenda tij. Në këtë këndvështrim Fishta ndërthurur analitikën

intelektuale me poetikën njerëzore mbi bazamentin e përhershëm të kredos së tij: besim

e atdhe, për të transmetuar kësisoj një fragment nga botëkuptimi i tij idealist kombëtar.

Në këtë qëndrim nuk është e vështirë të konstatosh sensin profetik të poetit, që hedh

shikimin përtej epokës të tij, duke pohuar se bukuria e përjetshme zbulohet në zemrën

njerëzore. Aq më tepër, me zgjedhjen e Jerinës, këtij simboli autokton bukurie, Fishta

rrëfen se mes një relievi të tillë si Shqipëria me trojet e saj etnike, nuk mund të mos

shfaqej bukuria qiellore e vashës shqiptare. Edhe pse shkaku zanafi llor duket bukuria

femërore shqiptare, thelbi i padukshëm fi shtjan rreh të zgjojë te lexuesi vlerësimin

himnizues të gjithçkaje shqiptare.

c. Të komentojë fragmentin:

Klasa ndahet në dy grupe dhe secili lexon fragmentin duke mbajtur shënime a duke

nënvizuar pjesët, sipas kërkesave të ushtrimeve të rubrikës përkatëse.

Grupi I -Kuptimi:

Fishta kërkon ta zgjerojë më tej konceptin mbi të cilin e ngriti jetën e tij si shërbesë

ndaj Shqipërisë si Edeni i Ballkanit. Ai sjell tre poetët e mëdhenj bashkë me simbolikën

femërore që përcjellin veprat e tyre, për t’i ballafaquar me Jerinën mbretëreshë. Dalta

poetike e Fishtës modelon bukurinë qiellore, ku çdo detaj fi zik dhe shpirtëror është në

harmoni, edhe pse bukuritë greko-latine që sjell ai, mbeten modele të gjithëkohshme.

Brenda kësaj hullie, Fishta vendos para Jerinës hyjneshat greke, Afërditën, Herën dhe

Atenajën, si perëndeshat më të rëndësishme të Olimpit, për të thelluar më tej idenë e

tij, se trojet iliro-shqiptare vazhdojnë të ruajnë si trashëgimi bukurinë e përjetshme të

skicuar përmes Jerinës, vashës shqiptare.

Mozaiku i konceptimit fi shtjan plotësohet më tej me emrat e luleve: Drandofi lle,

Vjollca etj.
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Lulet: Drandofi lle, Vjollca

Figurat e marra nga mitologjia

greko-latine: Hyjneshat e Olimpit:

Afërdita, Hera, Atenaja

Jerina

Poetët e mëdhenj: Homeri,

Petrarka, Dantja

Grupi II - Interpretimi: Pse himnizohet bukuria shqiptare?

Fishta nuk bën gjë tjetër, veçse shfrytëzon mendësinë krijuese të rapsodive shqiptare

dhe modelon bukurinë e pakrahasueshme të bjeshkëve në tiparet e vashës shqiptare,

të cilën e mbështjell kozmikja. Himnizimi i bukurisë shqiptare vjen nga admirimi që

ai vetë si njeri dhe si poet ka për trojet amtare, ku gjithçka bart jo vetëm larminë e

ngjyrave e të kundërmimit, por atë që nuk është tokësore, atë që është qiellore. Fishta

ka kapur thelbin e bukurisë dhe i ka dhënë asaj trajtën shqiptare. Jerina më tepër se

thjesht Vasha, është vetë Shqipëria, me shkëlqimin e saj të dikurshëm dhe rrezëllitjet

e saj të ardhshme. Ky himnizim nuk është artifi cial, është aq i natyrshëm, sa të duket

se tërë lirizmi i rapsodisë shqiptare ka projektuar Jerinën, të cilën vetë lulet, simboli i

bukurisë, e vunë në fronin e mbretëreshës.

Përforcimi. Shkrim i lirë.

Bëni parafrazimin e një fragmenti nga poema.

Detyrë shtëpie. Bukuri shqiptare...

Ç’është për Fishtën miti, konvencioni artistik apo interpretimi filozofi k?

(Mund të jetë një shkrim lirik ose fi lozofik i frymëzuar nga një krijim ose detaj shqiptar si refl eksion ndaj

çdo vlere të vyer kombëtare).

Tema

11.2. Koment

i fragmenteve

të melodramës

“Jerina”

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të komentojë poezinë duke u ndalur te:

a. struktura

- të zbulojë veçori të melodramës,

- të analizojë mbështetjen e Fishtës te poezia antike, forma e ditirambit, kori

- këngët popullore;

b. gjuha e stili:

- të analizojë rolin stilistik të fi gurave me të cilat përshkruhet Jerina,

- të gjej fjalët kyç me të cilat himnizohet bukuria shqiptare,

- të interpretojë përdorimin e epiteteve, krahasimeve, hiperbolave,

- të lexojë tekstin informues për të zbuluar lidhjet e Fishtës me teatrin,

- të vëzhgojë foton që sjell atmosferën kohore.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, pjesë nga

fragmenti, trashëgimi letrare të Fishtës.

Konceptet kryesore: poezi antike, ditiramb, rol stilistik, poemth melodramik,

konvencion artistik.

285
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Struktura e mësimit: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë Organizimi

Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Nxitje e diskutimit Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Lexim me kodim teksti Të nxënit në bashkëpunim Punë në grupe

Përforcimi Diskutim Ndërtimi i shprehjeve studimore Punë me klasën

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Parashikimi. Një pyetje, shumë përgjigje

- Ç’mendoni për Fishtën si artist i fjalës? Cilat janë elementet që e bëjnë të

pashlyeshme veprën e tij?

Elementet që e bëjnë të pashlyeshme veprën e tij janë: fryma kombëtare, mendësia

evropiane dhe interpretimi mitologjik, që u kthyen në boshtin në të cilin vërtitej shtjella

e tij krijuese.

Bëni pemën e mendimit në formë shtjelle.

folklori shqiptar

interpretimi mitologjik

mendësia evropiane

trashëgimia e Budit, Bogdanit,

De Martinos, De Radës,

Konicës, Asdrenit, Mjedës.

ndikimi i fi lozofi së klasike greko-latine.

shqipërimet që i bëri Homerit, Petrarkës,

Molierit, Manxonit.

estetika krijuese e Ariostos, Gëtes,

Hajnes, Shekspirit.

fryma kombëtare

Pema e trashëgimisë së Fishtës

- Ç’elemente të tjera mund t’i shtojmë kur kemi parasysh poemën melodramatike

“Jerina ose mbretnesha e lulevet”?

Ndërtimi i njohurive. Lexim me kodim teksti

a. Struktura

Melodrama “Jerina” është një vepër ku fryma lirike ngrihet përmbi konfliktin dramatik,

duke lejuar që vlerat edukuese të të çojnë në mënyrë të natyrshme te mesazhi kombëtar

i Fishtës. Nën ndikimin e teatrit e të estetikës klasike, Fishta e shkroi veprën në vargje.

Vargjet marrin ngjyrim të veçantë, për shkak të karakterit mitologjik, që bëhet më

interesant me anë të ndërthurjes së tyre me fi gurat njerëzore historike dhe me ato që

u përkasin hyjnive të antikitetit grek. Veçori e kësaj strukture mbetet prania e korit si në

teatrin mitologjik, ashtu edhe atëherë kur mungojnë personazhet mitologjike.

b. Mbështetja në poezinë antike

Duke qenë njohës i shkëlqyer i traditës poetike antike, Fishta sjell me origjinalitet ditirambin

dhe korin. Meqë ditirambi nënkupton poezinë glorifikuese, poezinë me tone patetike që di të

lavdërojë e të lartësojë një hyjni, një ngjarje apo një hero, ky tipar vihet re në melodramën

“Jerina” si ndikim prej letërsisë antike, por edhe si gjetje origjinale e Fishtës, që i shkon për

shtat temës madhore që ka zgjedhur. E rëndësishme është që Fishta nuk e kopjoi verbërisht

këtë formë poetike, por e zgjodhi me vetëdije, duke ia përshtatur idesë themelore.

286
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Veç ditirambit në këtë vepër gjejmë edhe korin e traditës klasike greke, si zë

interpretues të autorit, me anë të të cilit pasurohet ideja themelore fi shtjane, si dhe

bëhet më solid mesazhi që rreket të përcjellë autori. Futja e korit përsëri nuk përbën

një imitim mediokër, përkundrazi i jep mundësi shqipes ta thotë fjalën e vet nëpërmjet

këtij formati poetik. Gjithsesi, kori me praninë e vet e bën më polifonike melodramën e

Fishtës në vazhdën e një krijimi origjinal e të vetvetishëm, siç është “Jerina”.

Kënga popullore shqiptare ndihet kudo, në ngjizjen e çdo fjale, në indin e çdo mendimi,

në refleksin e çdo nuance. Si njohës dhe interpretues i folklorit, i kësaj vetëdijeje filozofikolirike

shqiptare, Fishta ka marrë prej frymës popullore artin e saj, duke na dëshmuar

ç’pasuri leksikore, muzikore, emocionale dhe kuptimore ka gjuha jonë amtare. Folklori

për Fishtën nuk është një dukuri konservatore e kapërcyer nga koha. Përkundrazi, kënga

popullore, sipas tij, ruan psikologjinë dhe natyrën e anonimatit popullor, që shtrihet në të

shkuarën e largët dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen më të largët.

Te vargjet e dhëna në ushtrimin 8 të bie në sy përdorimi i 9-rrokëshit, të gërshetuar

me refrenin, karakteristik për poezinë popullore, rima ABAB, përsëritjet, urimet, si dhe

ritmi i një valleje të kënduar.

c. Gjuha edhe stili

Klasa ndahet në dy grupe.

Grupi I - analizon rolin stilistik të fi gurave me të cilat përshkruhet Jerina dhe gjen

fjalët kyç me të cilat himnizohet bukuria shqiptare.

Grupi II - interpreton dhe zbulon lidhjet e Fishtës me teatrin.

Model përgjigjeje

Grupi I: Portretizimi i Jerinës me anë të fi guracionit.

Rikthim në “Eposin e Kreshnikëve” në fi gurën e Tanushës. Simbolika e përdorur

dëshmon krahasimin me dukuritë qiellore. Bukuria shqiptare himnizohet me anë të

bashkësisë së fjalëve që kanë natyrë qiellore ose mbinatyrore. Përdoren vlerësime

sipërore dhe ekzaltuese.

Grupi II: Fishta jetëson idenë e tij të bukurisë me anë të epiteteve, krahasimeve,

hiperbolave.

Figuracioni

Epitete

Krahasime (similituda)

Hiperbola

Metafora

Përforcimi. Diskutim

Ilustrime

Kohë ma t’bardha,

ftyrën si vera,... si drita/ e hyjve shuhet, kur madhnueshëm dielli/ nis m’iu shfaq...,

Tokë e det e hyll e hanë,/mbi tokë ra s’kanë mend’ ma t’kthjellta...

Synin diell

Fishta e karakterizon realitetin e krijuar me fuqinë që ka stërzmadhimi i një detaji apo

i një morie prej tyre.

Në konfi gurimin e kësaj melodrame si ndërthurje e muzikalitetit me veprimin skenik

rol të spikatur luan teatri. Koncepti dhe arkitektura e teatrit fi shtjan burojnë nga estetika

klasike dramaturgjike që shpalos raportin e përcaktuar që çdo komponent ka me të

tjerët. E veçanta e mendimit dramatik të Fishtës duhet parë te poetika si vetëdije e tij

krijuese, që i dha dramës fuqinë e rrallë të emocionit lirik dhe forcën e karakterit epik.

Detyrë shtëpie. Duke parë foton e aktorëve të dramës “Dredhitë e Patukut”, përshkruani mbresat

që lë te ju atmosfera e kohës.

287
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Tema

12.1. Veçoritë

e dramës

bashkëkohore

shqiptare

“Tiranozauri”

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të identifikojë veçoritë e dramës në letërsinë bashkëkohore shqiptare;

a. të zbulojë veçori të dramës me prirje surrealiste e fantastike;

b. të shpjegojë temën qendrore të dramës, duke e vendosur në kontekstin historik

të kohës;

c. të komentojë fragmentin duke u ndalur te:

- kuptimi – të zbulojë tragjizmin e temës: dhuna nga pushteti i diktatorit,

- sjellja e personazheve,

- interpretimi – të arsyetojë për dukurinë e tiranisë në të gjitha kohërat.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, portreti i

Kasëm Trebeshinës, trashëgimia e tij letrare.

Konceptet kryesore: dramë me prirje surrealiste, me prirje fantastike, përftesë

kuptimore.

Struktura e mësimit: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë Organizimi

Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Nxitje e diskutimit Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Studim teksti Të nxënit në bashkëpunim Punë në grupe

Përforcimi Diskutim Ndërtimi i shprehjeve studimore Punë me klasën

Parashikimi. Një pyetje, shumë përgjigje

-Nisur nga titulli i dramës tragjike “Tiranozauri”, ç’përftesa kuptimore merrni prej saj?

Tiranozauri tirania tiran

- Cilët tiranë njihni nga historia e njerëzimit dhe ç’dini për ta?

Ndërtimi i njohurive. Studim teksti

-Për ç’arsye Trebeshina i quan personazhet me emra të tillë, si Gideon, Kaleb,

Manaseh, Nahum?

Emrat Gideon, Kaleb, Manaseh, Nahum janë emra biblikë dhe manifestojnë tipare

dhe karakteristika që përputhin thelbin e tyre me emrin.

Gideon (hebraisht) – druvar a bujk që beson se mund të bëhet udhëheqës;

Kaleb (hebraisht) – qen – besnikëria për të sakrifi kuar veten;

Manaseh (hebraisht) – ai që është krijuar të harrohet, i destinuar për t’u zhdukur; si

trashëgimi, si emër;

Nahum (hebraisht) – shpirtdhembshur ose ngushëllues – keqpërdorimi i vlerës së tij

për shkak të bindjes së verbër.

Tiranozauri

Themeli i dramës

grotesku paradoksi ironia

Themelin e dramës “Tiranozauri” e përbëjnë:

- grotesku si këndvështrim konceptual,

- paradoksi si bazament historik,

- ironia si tallje e hidhur me tjetërsimin e skajshëm

të natyrës njerëzore.

288

Klasa ndahet në 3 grupe, ku secili grup punon për një çështje të caktuar.

Gripi I. Veçoritë surrealiste dhe fantastike

K. Trebeshina hyri në letërsinë shqipe përmes kalvarit të vuajtjeve, për shkak të

përvojave jetësore vetjake e kolektive. Origjinaliteti i tij, edhe pse duket “makabër”,

buron nga arsyetimet fi lozofi ke të një natyre thellësisht njerëzore, që s’ka frikë të

paguajë çmimin e lartë për të vërtetën. I prirë të parashikonte degjenerimin e metodës
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

së realizimit socialist që në vitet ’50-të, ai nuk bëri kompromis për ta shkëmbyer emrin si

artist i fjalës me pazarllëkun e shitjes së bindjeve të tij antikomuniste. Për një sërë arsyesh

të këtij lloji Trebeshina pati të tjera perceptime dhe bëri të tjera analiza historike, ndaj

zgjodhi surrealizmin për ta modeluar fjalën e tij me të njëjtën koeficient që përdorte bota

perëndimore. Për vetë formimin e tij kulturor, që i kishte kapërcyer dijet universitare, për

t’u thelluar në njohjen që ofronte ferri dantesk shqiptar në burgjet e diktaturës komuniste,

Trebeshina kalon lehtësisht dhe në mënyrë krejt të natyrshme në interpretimin fantastik

të një realiteti sa shqiptar, aq edhe universal. Dramaturgu s’bëri tjetër gjë tjetër, veçse e

nxori tiraninë shqiptare komuniste nga tirania botërore e të gjitha kohërave. Trebeshina

një nga parimet e tij krijuese ka konceptin: “Lashtësia në Bashkëkohoren si Vazhdimësi

dhe Përsëritje” (“Nata para apokalipsit”, K. Trebeshina”), ndaj gjetja artistike e surrealizmit

të qarkuar nga fantastikja, i jep dramës vlerën e të qenit e natyrshme.

Grupi II. Tema qendrore dhe konteksti historik i kohës

Konteksti historik i kohës në dramën e Trebeshinës shfaqet si horizontalitet perceptues

dhe si vertikalitet analitik. Rrethanat historike me të cilat ai është ballafaquar duke

provuar shtypjen dhe dhimbjen deri në kockë, e kanë bërë aq të mprehtë shikimin e tij si

artist, dhe ndjeshmërinë si njeri, sa të sjellë një kronikë besnike historike diktatoriale ose

tiranike, me një fuqi të spikatur të abstraksionit. Për këtë arsye tema qendrore s’mund të

jetë tjetër, veçse përçudnimi i natyrës njerëzore nën arbitraritetin e tiranisë. Koordinatat

ku Trebeshina e vendosi “Tiranozaurin” janë koha dhe hapësira si aktualitet, si shkuarsi,

si ardhmëri. Sipas kuptimit që vetë Trebeshina ka, “koha në një vepër arti është një çast

që përmban të gjitha kohët, kurse hapësira është një copëz që përmban hapësirat gjer

aty ku s’mund të arrihet, atëherë vetvetiu, si çdo vepër tjetër arti, kjo dramë ka historinë

dhe gjeografi në e saj.

Grupi III. Tragjizmi i temës

Viti 1975, kur u shkrua drama “Tiranozauri”, shënon një nga pikat më të egra të realitetit

diktatorial shqiptar. Ajo që dramaturgu shihte dhe prekte, ishte polarizimi i pushtetit të

dhunës nga maja e piramidës së diktaturës dhe i nënshtrimit për shkak të frikës nga terrori,

që s’mjaftohej të ndëshkonte një njeri, por dënonte një mori jetësh njerëzore. Një ngrirje

e tillë e historisë, ku dhuna mbyt çdo liri, kërkon qoftë edhe turbull një imazh prometean,

që kur nuk shfaqet askund, as si siluetë, dëshmon se skota njerëzore është një kufomë

e gjallë. Mes një shkretëtire të tillë, zëri i dhimbjes, i shndërruar në ironi; dhe i pikëllimit, i

kthyer në grotesk, ripohon mësimin e stërvjetër sa bota, se aty ku guximi është kthyer në

agoni, shpresa e ndryshimit është groposur. Ky ballafaqim idesh e bën këtë fragment të

hedhë dritë mbi të vërtetën e tiranisë në jetën njerëzore.

Sjellja e personazheve dëshmon të vërtetën e hidhur që sapo u përmend. Raportet

mes tyre i përcakton vullneti i tiranit, që quhet dhunë. Trebeshina i ka ngjizur personazhet

si mikrorealitete që lindin nga një makrorealitet, i cili u jep atyre formën përfundimtare.

Secili prej tyre është zhveshur nga dinjiteti i individit, siç është Kalebi dhe Nahumi, duke

i kthyer ata në karikatura shoqërore. I vetmi që tenton të thotë të vërtetën duke mbetur

njeri është Manasehu, që dënohet të mos i mbetet më shenjë nga pasardhja e tij.

Gideoni

tirani

Kalebi

lakeu (shërbëtori)

Nahumi

viktima

Manasehu

trofeu i tiranit

289
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Përforcimi. Diskutim

Interpretimi – dukuria e tiranisë përgjatë shekujve

Tirania si dukuri historike është bashkudhëtare e jetës njerëzore. Në kontekste të

ndryshme ajo shfaq nuanca që përputhen me veçoritë e saj si sistem, që e kthen tërë

shoqërinë në një burg të madh, ku jeta jep shpirt çdo çast. Mendimtarë të ndryshëm i

referohen tiranisë në mënyrë sa individuale, aq edhe historike, duke i bërë një autopsi

që ende nuk ka mbaruar. Një nga “emblemat” e tiranisë është trajtimi i njeriut si skllav.

Jo pa qëllim mendimtari iluminist Zhan-Zhak Ruso thotë: “Skllevërit e parë i ka bërë

forca, poshtërsia e tyre i ka bërë ata skllevër të përjetshëm”.

- Cilat janë disa nga argumentet historike që nën vështrimin e dramës “Tiranozauri”

e mbështesin thënien?

Një tjetër mendimtar, ekzistencialisti Zhan-Pol Sartri, pohon: “Vjen një moment, që torturuesi

dhe i torturuari janë dakord: i pari, sepse te një viktimë ka shuar simbolikisht urrejtjen për tërë

njerëzimin; i dyti, sepse nuk mund ta durojë fajin e tij deri në pushtetin ekstrem, se nuk mund

ta zgjasë urrejtjen e tij që vjen duke urryer të gjithë njerëzit, bashkë me të... Kush mund ta

fshijë këtë Meshë, ku dy liritë kanë komunikuar në shkatërrimin njerëzor?”

Duke u mbështetur në këto dy kundërshtime dhe mbi atë që zgjon Trebeshina me

dramën e tij, le të shohim se si ka shtegtuar tirania nga epoka në epokë.

Ç’mendime zgjon ky pasazh nga drama “Historia e atyre që s’janë” e Kasëm

Trebeshinës: “Ne u shitëm në skllavëri, u masakruam dhe Mbreti i Vulgaritetit; pasi na

zhveshi nga çdo gjë, u bë zot absolut edhe i shpirtrave tanë... Dhe kjo metamorfozë

shoqërore e pati zhvillimin e saj të panatyrshëm me një shpejtësi të çuditshme, si një

ëndërr e tmerrshme!...”?

Detyrë shtëpie. Ç’projeksione medituese sjell te ju shprehja: “Tha zvarraniku:

Ç’i duhen shpendit krahët?!...” Kasëm Trebeshina

Tema

13.2. Koment

nga drama

“Tiranozauri”

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të komentojë fragmentin duke u ndalur te:

a. struktura – të zbulojë prirjen nga teatri epik dhe teatri i absurdit;

b. gjuha dhe stili – të shpjegojë nëntekstin alegorik të titullit,

- të komentojë elementin simbolik të trupores prej bronzi;

- të shpjegojë përdorimin e groteskut në dramë;

- të gjejë se ku arrin kulmin konfl ikti dramatik;

c. të diskutojë për llojin e shkrimit të promemories;

ç. të bëjë një ese historike në përputhje me temën e dramës.

Materialet dhe mjetet mësimore: teksti Gjuha shqipe dhe letërsia 11, tituj nga

trashëgimia letrare e Trebeshinës, citate etj.

290

Konceptet kryesore: teatër epik, teatër i absurdit, nëntekst alegorik, konflikt dramatik,

promemorie.

Struktura e mësimit: PNP

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë Organizimi

Parashikimi Një pyetje, shumë përgjigje Nxitje e diskutimit Punë me klasën

Ndërtimi i njohurive Studim teksti Të nxënit në bashkëpunim Punë në grupe

Përforcimi Diskutim Ndërtimi i shprehjeve studimore Punë me klasën
ZHVILLIMI I MËSIMIT

Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Parashikimi. Një pyetje, shumë përgjigje

- Ç’mendoni për vlerësimin kritik të Fadil Zhysajt lidhur me trashëgiminë dramatike

të Trebeshinës, kur shprehet: “Duke kaluar nëpër ferrin ekzistencial, njeriu dramatik i

Kasëm Trebeshinës përjeton rënie në nivelet më të ulëta të nënshtrimit e prostituimit fi zik

e shpirtëror, por edhe ngritje në nivelet më sublime të heroit më guximtar, mbinjerëzor,

kur e mund frikën nga vdekja, që ishte instrument efi kas i terrorit në kohën e diktaturës.

Kur heroi i Trebeshinës arrin ta mundë frikën, kur humb motivin e mbijetesës dhe kur

është i gatshëm të vetëshkatërrohet për një pozicion më të lartë moral, përjeton aktin

sublim të katarsisit, kështu që nga antiheroi minor shndërrohet në hero tragjik...”.

Ndërtimi i njohurive. studim teksti

Klasa ndahet në grupe dhe secili grup përgatitet për çështjen e caktuar.

Grupi I. Struktura e veprës

K. Trebeshina solli një cilësi të re në dramën shqipe. Ai e lëvizi atë nga teatri epik

në teatrin absurd. Vetë Trebeshina thotë: “Teatri nga një tempull i madh u kthye në një

institucion, ku njeriu u kujtua jo vetëm të zbavitet, jo vetëm të mbushë kohën e lirë, por,

në të njëjtën kohë, edhe të tallet me veten e tij... Ndërkaq njerëzimi e ka teatrin e tij...”.

Epika si interpretim fi lozofi k i njeriut për realitetin është tepër e ngushtë për magmën

artistike të dramaturgut. Ai vjen krejt natyrshëm nga kërkimi i vazhdueshëm në thellësitë

e qenies e të betejës së saj me realitetin në konkluzionin e Alber Kamysë: “Absurdi lind

nga ballafaqimi midis kushtrimit njerëzor dhe heshtjes së paarsyeshme të botës”.

Ndjeshmëria njerëzore dhe intensiteti i mendimit e bëjnë veprën e Trebeshinës të

ketë si strukturë ndërthurjen e tre komponentëve: irracionales, nostalgjisë dhe absurdit,

duke e pasuruar trashëgiminë modeste të dramës shqipe.

Nostalgjia

vepra

Irracionalja

Absurdi

Grupi II. Alegoria e titullit

Si çdo vepër e mirëfilltë artistike, edhe drama e Trebeshinës me anë të titullit ngacmon

lexuesin për të nisur një “dialog”. Jo rastësisht rrënja e konceptit (fjala kyç) është tiran,

për të ndezur kërshërinë fillimisht, dhe për të vijuar më tej me plotësimin e tablosë, në

qendrën e së cilës është tirania si dukuri mbihistorike dhe trashëgimia me pasardhësit

e saj, tiranozaurët. Alegoria shënon mprehtësinë artistike të Trebeshinës dhe pohon

se në diktaturë, arma më e mirë e krijuesit mbetet pikërisht ajo që “fsheh” atë që nuk

fshihet dot, që zbardh atë që e nxin.

Simbolika e trupores prej bronzi

Tirani ose diktatori ka një qëllim madhor: si të vazhdojë sundimin edhe pas vdekjes

fi zike? Një monument gipsi nuk e ruan dot imazhin e tij pasi është kallur në dhé,

291
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

kështu që e vetmja shpresë mbetet bronzi, që ai të përjetësohet. Beteja më e madhe

në vetëdijen e një tirani, pasi e ka skllavëruar një popull të tërë, është si ta bëjë të

përjetshëm e të pavdekshëm emrin dhe jetën e tij kalimtare. Kjo fi lozofi tiranike i ka

dhënë dorë Trebeshinës ta sjellë në art, duke nënkuptuar ashtu turbull, se asnjë lloj

përmendoreje bronzi nuk ia jep dot pavdekësinë tiranit. (Kujto 20 shkurtin 1991.)

Grotesku

Përdorimi i tij gjendet brenda materialit jetësor që Trebeshina ka zgjedhur për ta

shndërruar të vërtetën reale në të vërtetë artistike. Ai sjell bashkë, në të njëjtën hapësirë,

të gjitha kundërshtitë njerëzore, si karaktere, si personalitete, si dukuri, si rrugëtime

dhe si vendmbërritje. Mjafton të përmendësh domethënien e çdo emri të përdorur, që

pavarësisht veçantive jetësore biblike, janë përdorur si konvencione të një mesazhi

gjithëkohor, teksa janë nxjerrë prej një konteksti historik të ngushtë, në hapësirat e

pafundme të fjalës. Trebeshina pa dashje ose me dashje i kthehet mitit të Nometetës

(shpikësi i emrave në mitologjinë greke), për të ndriçuar pyetjen e ngritur nëse emrat

e vënë janë konvencionalë apo janë të motivuar prej natyrës së gjërave. Mesa shihet,

mendësia krijuese e Trebeshinës anon nga arsyetimi i dytë, gjë që e ka përdorur për ta

bërë më të mprehtë groteskun.

- Konfl ikti dramatik në dramë arrin kulmin kur vetë tirani, Gideoni, jep urdhrin absurd,

që i biri, Manasehu, të ekzekutohet, për të mos mbetur asnjë gjurmë prej tij. Ekstremizmi

i këtij lloji nuk është artifi cial, përkundrazi, ai është një ndjenjë e brendshme që shtyn

drejt hakmarrjes paradoksale pa u shqetësuar për lidhjet e gjakut. Diçka e tillë haset si

në tiraninë e lashtë, ashtu dhe në kohërat moderne.

Lloji i shkrimit të promemories

Përforcimi. Diskutim

- Nga buronte guximi i Kasëm Trebeshinës, përderisa i drejtohej diktatorit Enver

Hoxha me anë të një “promemorie”-je?

- Ku shfaqet largpamësia historike dhe sensi vizionar i Trebeshinës, ndërsa fl iste për

të vërtetën?

- A mund të gjejmë në këtë “kujtesë” historike edhe bërthamën e kredos së tij jo

vetëm artistike, por edhe njerëzore?

- Ku dallohen shtresimet profetike në këtë promemorie të shkruar që në vitin 1953?

Duke lexuar këtë shkrim të Trebeshinës dhe duke lexuar një nga idetë e Zhan-Pol

Sartrit (1947): Në kushtet kur komunistët në shtetin e tyre të origjinës nuk përgatitën

ardhjen në fuqi të proletariatit, por luftën, vetëm luftën, kundruan shkrimtarin si kurbanin

e të gjitha spastrimeve politike”, thoni a ka një vazhdimësi historike gjurma e disidentit

shqiptar në rrjedhën e Fjalës së Lirë?

Detyrë shtëpie. Në përputhje me temën e dramës të shkruhet një ese historike me temë:

Xhelati, skllavi i vërtetë i viktimës.

Tirani si skllavi i tiranisë.

Gjeometria e tiranisë.

292
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Teste letërsie* 1

Qarkoni alternativën e saktë.

1. Të lexuarit aktiv është :

a. lexim me zë të lartë

b. lexim me ditë

c. shprehës (eksklamativ)

ç. lexim që e hap qenien tënde drejt një kuptimi më të thellë.

2. Estetika fl oberiane është:

a. e përsosura si formë

b. fantastikja si ide

c. e bukura si e vërtetë

3. Bëni një ese meditative me temë: “Ema, natyrë iluzioniste apo lodër në duart e pasionit iluziv?”

4. Drama e njeriut “të vogël”, kopistit Akakieviç shfaqet në:

a. trupvogëlsinë e tij

b. mungesën e ndonjë titulli fi snik

c. përballjen me arbitraritetin shtetëror

ç. pafuqinë e tij fi zike

5. Ironia gogoliane i ka rrënjët:

a. në zhvleftësimin që u bën njerëzve

b. në njohjen e thellë

c. në përçmimin që i bën shoqërisë

6. Zanafi lla e shqetësimit migjenian shfaqet në:

a. shkujdesjen njerëzore

b. hipokrizinë shoqërore

c. paragjykimet qytetare

7. Migjeni e pasqyroi realitetin shqiptar, si:

a. atmosferë mbytëse

b. shoqëri rebele

c. histori e jashtëzakonshme

8. Arti migjenian përdor:

a. ironinë

b. satirën

c. sarkazmin

1 Mësuesi /ja mund të përdorë alternativat e dhëna për të ndërtuar teste për pjesën e dytë të tekstit “Tekste letrare”

293
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

9. Titulli i veprës së Kadaresë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” nënkupton:

a. shkëlqimin mitologjik

b. filozofi në e groteskut

c. strategjinë ushtarake

10. Duke u nisur nga romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, bëni një ese me temën: “Historia si mit apo

miti si histori?

11. Arti i Kadaresë ka si tipar themelor:

a. vizionaren

b. rrëfi min

c. dialogun

12. Këndvështrimin historik të Kadaresë e kanë krahasuar me atë të:

a. Balzakut

b. Gëtes

c. Shekspirit

13. Skeda e tekstit poetik evidenton në mënyrë të qartë:

a. koncept prozaik

b. përshkrim historik

c. domethënie lirike

14. Dante Aligeri i përket periudhës historike të:

a. Antikitetit

b. Mesjetës

c. Reformacionit

15. Cilat personazhe zgjodhi Danteja për ta shoqëruar në përtejbotë:

a. Eskilin

b. Prometeun

c. Virgjilin

ç. Beatriçen

16. Vepra “Komedia hyjnore” ka si themel mbi të cilin vuri mesazhin e saj:

a. krahasimin

b. alegorinë

c. epitetin

17. Bëni një ese të frymëzuar nga vargu i njohur dantesk: “Atdheu i njëmendtë i njeriut është shpirti”

18. Autori shqiptar që ka shkruar veprën eseistike “Dantja i pamëshirshëm” është:

a. Dritëro Agolli

b. Fatos Arapi

c. Ismail Kadare

294
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

19. Poema “Eugjen Onjegini” është vepër e:

a. Shilerit

b. Pushkinit

c. Hygoit

20. Vepra “Eugjen Onjegini” i përket metodës krijuese të:

a. realizmit

b. natyralizmit

c. romantizmit

21. Personazhi që bie në dashuri me Eugjen Onjeginin quhet:

a. Elena

b. Tatjana

c. Natasha

22. Shkruani një ese krahasuese për lamtumirën e Haroldit të Bajronit dhe Onjeginit të Pushkinit.

23. Poezia “Fjalët e qiririt” ka për autor:

a. Andon Zako Çajupin

b. Naim Frashërin

c. Jeronim de Radën

24. Mendimi fi lozofi k naimjan kulmon në:

a. matenalizmin

b. ateizmin

c. panteizmin

25. Bëni një ese me temë: “Mesianizmi naimjan”.

26. Poezia “Fjalët e qiririt” gërsheton:

a. patosin qytetar

b. zhgënjimin njerëzor

c. frymën meditative

ç. entuziazmin shoqëror

d. notat didaktike

27. Poema “Vaji i bylbylit” është:

a. realiste kritike

b. romantike

c. neoklasiciste

ç. ekzistencialiste

28. Poeti Ndre Mjeda përdori fi gurat simbolike:

a. malin dhe ujëvarat

b. zanat dhe shtojzovallet

c. zogun dhe kafazin

ç. detin dhe fushën

295
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

29. Mjetet letrare që përzgjodhi Mjeda si bazament për poemthin “Vaji i bylbylit” janë:

a. hiperbola dhe krahasimi

b. pyetja retorike dhe kontrasti

c. epiteti dhe përshkallëzimin

30. Poezia e Azem Shkrelit “Në vend të përshëndetjes” ka si refren të saj fjalën:

a. eja

b. shko

c. prit

31. Ideja që e përshkon poezinë “Në vend të përshëndetjes” është:

a. heroike

b. meditative

c. ekzistencialiste

32. Motivi i poezisë “Në vend të përshëndetjes” ka natyrë:

a. racionale

b. psikologjike

c. shoqërore

33. Simboli që ka zgjedhur A. Shkreli për ta jetësuar poezinë e tij është:

a. qielli

b. pylli

c. guri

34. Bëni një ese, mbështetur në vargun “Mos i harro sytë e përlotur në shtegballin tim...”

35. Disa nga elementet e strukturës së dramës janë:

a. aktet

b. paragrafët

c. kapitujt

ç. didaskalitë

36. Humanizmi i Rilindjes Evropiane përfaqëson:

a. dilemat e kohës

b. botëkuptimin e epokës

c. zhvillimin qytetërues

37. Figurat më përfaqësuese të humanizmit gjatë Rilindjes evropiane janë:

a. Leon Tolstoi

b. Leonardo da Vinçi

c. Artur Shopenhaueri

38. Kryeheroi i tragjedisë “Hamleti” mishëron:

a. fi lozofi në e Epikurit

b. filozofinë e Rilindjes

c. fi lozofi në e Hegelit

296
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

39. Bëni një ese duke u mbështetur në shprehjen e Hamletit: “Të rrosh a të mos rrosh...”

40. Fantazma në tragjedinë “Hamleti” ngjan me:

a. Erazmin e Roterdamit

b. princin e Makiavelit

c. orakullin e Delfi t

41. Vepra e Molierit “I sëmuri për mend” i përket rrymës letrare të:

a. klasicizmit

b. romantizmit

c. realizmit

42. Vepra “I sëmuri për mend” është:

a. roman

b. tragjedi

c. komedi

43. Parimi mbi të cilin Molieri e ngre veprën e tij është:

a. të mësosh përmes fi lozofi mit

b. të mësosh përmes argëtimit

c. të mësosh përmes zhgënjimit

44. “I sëmuri për mend” përcjell dukurinë e:

a. katarsisit lirik

b. katarsisit tragjik

c. katarsisit komik

45. Melodrama e Fishtës “Jerina” përfaqëson poemën:

a. komike klasiciste

b. dramatike romantike

c. fi lozofi ke mesjetare

46. Qëndrimi i Fishtës që shfaqet më dukshëm në melodramën “Jerina” është:

a. qortimi

b. himnizimi

c. mohimi

47. Poetët që e admirojnë Jerinën janë:

a. Lermontovi

b. Homeri

c. Bajroni

ç. Danteja

d. Ungereti

dh. Petrarka

48. Bëni një ese me temë: “Bukuri shqiptare...”

297
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

49. Melodrama “Jerina” evidenton frymën:

a. dramatike

b. lirike

c. komike

50. Autori i dramës “Tiranozauri” është:

a. Kolë Jakova

b. Kasëm Trebeshina

c. Ruzhdi Pulaha

51. Dukuria historike që vendos në qendër drama “Tiranozauri” është:

a. demokracia

b. tiraninë

c. lirinë

52. Drama “Tiranozauri” ka karakter:

a. historik

b. surrealist

c. lirik

53. Bëni një ese me temë “Absurdi në dramën e Trebeshinës”.

54. Konfl ikti dramatik në veprën “Tiranozauri” arrin kulmin kur Gideoni urdhëron ekzekutimin e:

a. Nahunit, shërbëtor

b. Manasehut, të birit

c. Kalebit, besnik

Gazeta

Fjala 2010 Udha 2010

Reliev 2010 Ditar 2010

Hapësirë 2010

Rubrikat e sugjeruara:

Credo Ndryshe Gjurmë Përtej

Profi l Mitikë Vargjet e para Rrëfi m

Imazh Horizont Për ty

Dritëhijë Dritare Fjala ime bëhu Unë...

Përsiatje Sfinksi Refleks

Botë paralele Labirint Ylberiadë

Ut picture poesis (Piktura është poezi) (Piktura si poezi)

Yjësi Akuarel Zëra të largët

298
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

Gazeta mund të “pagëzohet’ me emra të tjerë, që nënkuptojnë vizionin e veçantë që

ka çdo shkollë e mesme. Është e natyrshme që çdo mësues letërsie të ketë shtegun e

tij për të ecur drejt finalizimit të këtij projekti; që përfshin dëshirën e shumë nxënësve

për të shprehur vetveten me anë të vargjeve të para poetike apo eseve medituese

rreth pikëpyetjeve që e mundojnë. Fundja, çdo individ që bashkëpunon në përgatitjen e

gazetës së shkollës sjell një gjurmë nga ajo që Fjala ka lënë në të.

299
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

300
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

301
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

302
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

303
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

304
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

305
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

306
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

307
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

308
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

309
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

310
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

311
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

312
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

313
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

314
Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

315