05.09.2017 Views

TË GJITHË NJERËZIT E MI

Romani i ri i Zuvdija Hoxhiqit me titullin “Të gjithë njerëzit e mi” është “një libër i hapur për të gjitha ata që duan të hynë në të”. Borgesi në esenë kushtuar Natali Hotorn thotë: “Gjatë jetës së vet kushtuar më shumë leximit dhe më pak të jetuarit, jam bindur shpesh se qëllimet dhe teoritë letrare janë ndikime të thata, ndaj një vepër e përkryer zakonisht i nënvleftëson bile dhe u bie ndesh.” Meqë vepra jetësore është diçka që teoria e letërsisë dhe kritika duhet ta ndjekë dhe ta studiojë, atëherë mund të themi se kur është fjala për “Të gjithë njerëzit e mi”, linja e re e romanit në letërsinë sllavo- jugore është e hapur (ose e rrumbu- llakuar). Linja e romanit që i kthen lirinë shkrimtarit në krijimin e formave të reja. Zyhdija Hoxhiq me këtë roman ka mbetur origjinal dhe artistikisht i veçantë ashtu si duhet të jetë çdo shkrimtar i mirë. Et’hem Mandiq (pjesë nga pasthënia)

Romani i ri i Zuvdija Hoxhiqit me titullin “Të gjithë njerëzit e mi” është “një libër i hapur për të gjitha ata që duan të hynë në të”.
Borgesi në esenë kushtuar Natali Hotorn thotë: “Gjatë jetës së vet kushtuar më shumë leximit dhe më pak të jetuarit, jam bindur shpesh se qëllimet dhe teoritë letrare janë ndikime të thata, ndaj një vepër e përkryer zakonisht i nënvleftëson bile dhe u bie ndesh.” Meqë vepra jetësore është diçka që teoria e letërsisë dhe kritika duhet ta ndjekë dhe ta studiojë, atëherë mund të themi se kur është fjala për “Të gjithë njerëzit e mi”, linja e re e romanit në letërsinë sllavo- jugore është e hapur (ose e rrumbu- llakuar). Linja e romanit që i kthen lirinë shkrimtarit në krijimin e formave të reja. Zyhdija Hoxhiq me këtë roman ka mbetur origjinal dhe artistikisht i veçantë ashtu si duhet të jetë çdo shkrimtar i mirë.

Et’hem Mandiq
(pjesë nga pasthënia)

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

1

2

Zuvdija Hodžić (Berisha)

TË GJITHË NJERËZIT E MI

Roman

Përktheu në gjuhën shqipe

DIMITROV POPOVIQ

Onufri

3

Titulli origjinal:

Svi Moji

Përgatiti për botim

Enxhi Hudhri

© Zuvdija Hodžić, 2017

ISBN 978-9928-226-58-7

PRINTED AND BOUND IN ALBANIA BY ONUFRI

Rr. “Konferenca e Pezës”, Nr. 71, Kodi Postar 1027, Tiranë;

Tel & Fax 00355 42 220 017 / 270 399

www.onufri.com; E-mail: info@onufri.com

4

“Do të të zbulohet diçka që ka qenë e fshehur gjatë nga ti

dhe do të lindë mëngjesi, terri i të cilit ke qenë ti vetë.”

Ebu-l-Abbas el-Arif

“Po të mos ishe ti, nuk do të ishte as gjyshi yt”.

(Shprehet mbesa Ajle)

1.

Gjyshi im është Cuf Berisha, bektashi, i biri i dervishit

Ali, nipi i shehut Ramë, të birit të Riza Kodralisë,

shehut të Teqes së Vogël, baba dervishit, emrin e të cilit

mbaj - Zuvdi.

Teqenë e quajnë e Vjetër ose e Vogël, sepse është

edhe njëra, edhe tjetra, më e vjetër se njëzet e tri teqe

bektashiane, dy rifai, dy sadi dhe sajdi dhe një teqeje

hamzevi, të cilën si dervishë e kanë qarkuar në skemën

malore e fushore të Dukagjinit.

Dhe është më e njohura nga të gjitha.

E vendin e ka aty ku teqeve të tjera nuk mund t’u

ishte, në prehër të Bjeshkëve të Nemuna, mes manastirit

ortodoks në lindje dhe katedrales katolike në perëndim,

“asnjë pëllëmbë më afër njërës dhe asnjë pëllëmbë më

larg tjetrës”. Nuk dihet kush e ka matur dhe e ka vëne

re i pari, kallogjerët apo fretërit, por në këto asnjë njeri

dhe asnjëherë nuk ka dyshuar. Është ngritur në anën

e populluar me banorë katolikë, kur vëllezër që kanë

kaluar në islam kanë qenë sa edhe kokrra në tespihe –

tridhjetë e tre.

7

Është ndërtuar dhe ruajtur falë fisnikëve katolikë,

të cilët e kanë parë si një diçka të re, e cila sapo nis,

reziston, forcohet, tregohet se vlen, e ngritur me fuqinë

e besimit dhe të shpirtit, e respektuar nga të vetët dhe

të huajt.

“Nga ata që kanë ardhur në teqe, me kohë janë

shtuar dhe nga ata që kanë kaluar pranë saj” – ka shkruar

Pater Gjergj Jakobi, të cilin nga burgu i Shkodrës e kanë

nxjerrë bektashinjtë, dhe që të mos e vrasin turqit, e

kanë fshehur në Teqenë e Vogël dhe e kanë ndihmuar

të vazhdojë misionin apostolik, duke parë tek ai sivëllain

në rrugën e Zotit.

Bisedat për Teqenë e Vogël, për ngjarjet e pazakonshme,

shehlerët dhe dervishët e saj, janë transmetuar dhe

mbajtur mend nga njerëzit e të tri feve, dhe më shumë

mes paraardhësve dhe pasardhësve të saj, nga ai që i pari

“fenë e të parëve e zëvendësoi me fenë e pasardhësve”,

deri tek gjyshi im, Cuf Alia, shehu bektashi dhe Baba

Sheqi, i cili besimin në Allah e zëvendësoi me besimin

te njerëzit dhe që nuk ka hyrë as në teqe e as në emrat

e perëndive, as të falet në xhami, gjë që babai i tij e ka

pranuar në pajtim e në paqe, duke e konsideruar këtë si

dëshirë të Zotit dhe jo si gjynah i njeriut.

Në qoftë se fati e ka ndarë nga ata, mua me ta më

ka lidhur. Më ka bërë shkrimtar, i cili beson se me këtë

plotëson detyrimin e vet dhe merr përsipër borxhin e të

atit. Së pari para gjyshit, të cilin nuk e kam njohur (nga

kjo jetë ka shkuar tre vjet para lindjes sime), por për të

kam ditur më shumë nga secili që ka jetuar me të. Kam

8

trashëguar edhe tespihet e tij dhe një libër të trashë të

tij ku ka shënuar çfarë i është dukur se vlen. Shumë herë

e kam shfletuar, me besimin se do të mund të zbuloj se

çfarë ka shkruar gjyshi im nga e djathta, në të majtë, me

një penë të dendur dhe me bojën që e kanë përgatitur

vetë dervishët.

Mulla Zejnullahu ka pranuar të më ndihmojë; e ka

ditur mirë alfabetin arab dhe gjuhën e tij dhe të gjyshit,

gjuhën shqipe. E ka hapur fletoren kuturu, dhe nuk

është befasuar aspak pse është hapur në faqen, shkrimi

i së cilës më ka lidhur me gjyshin:

“Një ditë, në prag të Aligjunit (Shën Ilisë), tri vera

pas kalimit në jetën e përtejme, do të më lindë nipi,

të cilit do t’i vë emrin e paraardhësit, shkrimtarit të

këngëve hyjnore, të këngëve të përmbledhjeve dhe

traktateve të mësuara, të mençurit dhe hyjnorit Zyh

Dinit, mikut të nxënësve besimtarë myslimanë, njohësit

të letërsisë në tri gjuhë: arabe, persiane dhe turke, të cilit

i kanë humbur shumë dorëshkrime, disa janë ruajtur,

janë edhe atje ku nuk shpresojmë. Në bibliotekën

e Teqesë së Gjakovës kam gjetur dhe kam kopjuar

poezinë e Zyhdisë:

Për këtë botë mos kij dhimbje fare,

Shijeve të saj shkundu sa më parë,

9

Në të asgjë e jotja nuk është,

Qefini gjithçka do ta mbulojë.

Gjithkush përmes urës së Sirhatit

Mëkatarin e presin engjëjt pyetës

Të mirin dyert e xhenetit.

Si dhe babai i tij, as edhe Zyhdiu nuk do të lidhet me

teqenë, por do të ndihet dervish. Shoh rrugën nga

shkon; për hajër shkoftë dhe arriftë kudo që të niset.

Është thënë: Ashtu si të përkundi djepi, ashtu të

mbuloftë shati, fati është i shkruar për secilin, kurse atij

i është gjykuar të trashëgojë Zyhdinë. Nëse për ne, të

thjeshtët dhe fetarët, teqeja ka qenë bota, për të bota do

të jetë teqeja. E para fjalë që do të mund të shqiptojë do

të jetë një nga 99 emrat e bukur të Allahut dhe fjalës së

parë – shehadet. Gjatë kohës së ramazanit – nga syfyri

deri në iftar, do të shmangë marrjen e gjirit nga nëna,

lutja e saj do të jetë ninulla më e bukur, dhe kur do ta

zërë gjumi, kokën do ta drejtojë drejt Kiblës”...

10

2.

Kam lindur në prag të Aligjunit, në shenjën e Asadit,

tamam ashtu siç ka shkruar gjyshi – tri vjet pasi ka

shqiptuar shehadetin dhe engjëlli i ka ardhur për shpirtin.

Kam qenë më i riu në familje, në gji të nënës, por

kjo nënën nuk e ka kursyer që së bashku me të tjerët nga

shtëpia dhe gjinia, me bijat dhe të afërtat, të punojë në

shtëpi dhe në ara “sipas një shpërblimi”, nga i cili, me

drejtësinë e “kokës së shtëpisë”, kanë përfituar të gjithë.

Ndodhte që dikush të kish më pak, por askujt nuk i

vinte keq.

Dita e bukur e verës së vonë, që Zoti e ka dhënë

për vjeljen e dhuratave dhe prodhimeve të natyrës dhe

të njeriut, ka grumbulluar shumë ndihmës, të madh e

të vogël, të gjithë si për vete, të gëzuar, thërrasin dhe

përgjigjen, shtyjnë njeri-tjetrin të mbërthejnë qetë

dhe të shpejtojnë; nuk janë aty për t’i zënë nata dhe

të gdhijnë, por të kryejnë të gjitha punët deri sa digjet

qiriri i Zotit.

Gëzimin e tyre e ka ndarë dhe treguar gjithçka

rreth e rrotull, fluturimet e tufave të zogjve (kaçubarët)

11

dhe fuga, zukatja dhe zhurma e bletëve dhe e mizave,

rrezet e diellit në tufën e artë të misrit, fëmijët dhe

kanakarët e tyre; qentë dhe këlyshët që vrapojnë pa u

lodhur, ngacmojnë njeri-tjetrin dhe lehin, nuhasin me

feçkë dhe shtyhen, kënaqen duke luajtur.

Nëna e ka vendosur djepin në hije, nën degët e

shartuara. Është larguar për pak kohë, për të mos e parë

duke më dhënë gji. Ka shkuar dhe si me krahë kthehej;

shkonte drejt zogut të saj, sisorit që gugaste.

Përnjëherësh ka klithur dhe bërtitur, ka ngrirë në

vend dhe i ka humbur fuqia. Vrapuan drejt saj, kanë

parë atë që ka parë edhe ajo para tyre. Nga djepi është

tërhequr zvarrë një gjarpër, i cili është ngjitur drejt

në mollë dhe është mbështjellë rreth degës. Të gjithë

janë ngrirë, pa folur. Xhaxhai Braho më është afruar,

më ka marrë nga djepi, lakuriq, pelenat kanë qenë të

mbështjella. I kam shtrirë duart e vogla, i qeshur, kam

puqur buzët, më kanë dëgjuar se si hukas me kënaqësi.

Në duar kam pasur tespihet e bardha. Menjëherë i

kanë njohur; të gjyshit, të Cuf Alisë. Kanë humbur kur

e kanë lëshuar në varr. E mbajnë mend mirë, gjithmonë

i ka mbajtur dhe i ka sjellë kokrrat.

Kanë shikuar të shqetësuar ato edhe mua. Kur ka

ardhur në vete, nëna më puthte dhe përqafonte, herë

mua e herë tespihet, që kaluan dorë më dorë. Të gjithë i

kanë shikuar dhe e kanë ditur se do të jenë të mijat.

Sipër, nga dega, mbi ta dhe mbi tespihet ka shikuar

edhe gjarpri.

I kanë treguar për këtë imamit, Haxhi-hafiz Smajlit.

12

U ka thënë: “Nuk ka hukatur, por ka përsëritur emrin e

Allahut.

- Hu...Hu... Kjo nuk është e çuditshme. Çudi nuk

ka, vetëm se njohuritë tona janë të kufizuara. Pyetni

dervishët, ata e dinë më mirë se të tjerët. I dërguari i

Zotit ka thënë: Pyetni njerëzit e ditur në qoftë se nuk

dini. Pyetni dervishët edhe nëse mendoni se dini.

Në qoftë se fëmija gjashtëvjeçar di përmendsh

Kuranin, të gjitha 114 suret dhe 6236 ajetet, dhe ai në

to shumë herë është bindur, bile edhe ajo me gjarprin

dhe fëmijën, është me dëshirën e Allahut.

Ai gjarpër është mbrojtësi i fëmijës. Gjarpri ruan

edhe shtëpinë, edhe pasurinë e fshehur nën pllaka ose

diku tjetër, gjarpri do të ruajë edhe Zuvdinë.

A e keni harruar vallë se një herë, gjatë kohës kur

Cuf Alia po falej në të premte, nga muri ka ditur të dalë

një gjarpër dhe ndërsa ai është ulur, i ka kaluar pranë

kokës dhe nuk ka lëvizur nga vendi?

A keni harruar se mbi derën e tyrbes së Ramës,

Ramës tuaj, është skalitur gjarpri që u ngjall, shkoi diku

dhe pastaj u kthye ku edhe ka qenë?

Sa herë e kanë parë para pragut të tyrbes së Ramës,

të cilin atëherë, ata që mbajnë ndonjë mëkat, nuk kanë

guxuar ta kalojnë?”

13

3.

Falënderoj mulla Zejnullahun për kohën dhe mundimin

që ka bërë duke nxjerrë nga fletoret e gjyshit dhe

përkthyer ato që ka ditur se do të më interesojnë, në

ndihmën që të gjendem me njerëzit, të cilët më kanë

treguar për Fletoren e vjetër dhe për dervishët këto që

po shkruaj.

E bëj këtë për të mijtë, më të afërtit, ndoshta si unë

në fillim, edhe ata në fund, ato tregime dhe ngjarje do

t’i bëjnë si gojëdhëna të lindura nga natyra e njeriut që

të zmadhojë gjithçka që e ka të paqartë dhe që duke

i përsëritur gjatë viteve, të njëjtat biseda, t’i bëjë të

besueshme.

Teqeja e madhe ose e vogël është mbi rrafshin e

lartë të Altarit. Dervishët tregojnë se aty, siç e tregon

edhe emri, ka qenë vend i shenjtë. Edhe sot në afërsi,

dikush ndesh në pllaka guri me ngjyra të ndryshme,

pjesë tavolinash rrumbullake. Dervishët tregojnë edhe

thellime në shkëmbinj, në të cilat në kohë të vjetra kanë

mbajtur gjarprin, ruajtësin dhe mbrojtësin. Shkëmbi

është i lëmuar, i thelluar lart, çudi se si dhe prej aty u

shfaq gjarpri.

14

“E, që të rrëshqasë vetë, besa nuk mundet, as ta

sjellë dikush dhe ta vendosë aty nuk mundet as kjo, do

të dihej, do të gjendej këmisha e tij”...

Është traditë që në Aligjun, në Altar dalin shumë

njerëz dhe sapo rrezet e diellit bëjnë me argjend majën

e malit, ngrenë duart drejt qiellit, duke thënë lutjen e

mësuar që në lindje.

Shumë pak e kanë të njohur ndonjë fjalë, por u

duket e njohur, zoti e di se cila gjuhë është ajo, nuk e

kuptojnë, por besojnë në fuqinë e saj.

Pas ceremonisë, shkojnë në rresht deri tek teqeja

e vogël ku i presin dervishët me mjaltë dhe lëngje nga

frutat e pyllit. Teqeja është e hapur për gjithkënd që

dëshiron të futet në të.

Dhe ajo, çfarë duket menjëherë se as brenda, as

jashtë, as nga madhësia, nuk i ngjan asnjë tjetre. Sa do të

jetë bota, të gjithë të mësyjnë, në të ka vend për të gjithë,

sikur i zgjerohen muret. Nga teqetë e tjera dallohet për

këtë se ashtu si ditën, duket edhe natën “e ndriçuar me

fletët e hapura të Kuranit” dhe si me llamba të ndezura,

me nurin e varrit të fisnikut Rahim Dedesë dhe tyrbes

pranë saj. Teqeja gjatë të gjithë vitit është e hapur, edhe

ditën, edhe natën. Dhe kur furtuna fshikullon, dhe

drurët e ngrirë pëlcasin, thyhen dhe bien, në të është

ngrohtë. Zjarri nuk është ndezur kurrë, dervishët rreth

saj shkojnë zbathur ose me nallane, me këmishë të

zbërthyer.

Kush do të nisej drejt saj me zemër të pastër, do të

15

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!