07.08.2017 Views

VOTRA_nr4_finale

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

VERË 2017 VOTRA magazine.com 1

Limousine Service Gregori

Gianfranco

Discover the most beautiful highlights

of Rome and the European

cities with Limousine Gregori!

Since 2000, Limousine Service Gregori Gianfranco

provides high quality and reliable service in

Rome, arranging private and small/ large groups

City Sightseeing Tour, Daily Excursion, Multi-day

Trip in Rome, Italy & Europe, Transfers from & to

Rome Airports (Fiumicino, Ciampino), etc.

Our professional driver will pick you up at your

Hotel, airport etc. in Rome and he’ll drop you off

wherever you like. English guide is available, for

an extra cost.

Enjoy our private tours in the

Eternal City!

Our Limousines, minivans, Mercedes Sprinter,

Mercedes bus at your Disposal!

Address: Via Frazione di Nerola SNC 00017

Rome (Italy)

Tel: 0039 3391936753

Fax: 0039 0774644035

E-mail: info@limousinegregori.com

booking@limousinegregori.com

website: www.limousinegregori.com

2 VOTRA magazine.com

VERË 2017

Famous Famiglia

is proud to support the efforts of

VOTRA Magazine in promoting the

Albanian culture, traditions, and goodwill

across the diaspora and around the world.

Famous Famiglia is an award-winning pizzeria brand with more than 100 locations

throughout the United States, Canada, Mexico, China, UAE, and Ecuador.

www.FamousFamiglia.com

VERË 2017 VOTRA magazine.com 3

Përmbajtja

Vajza që rilindi ndër flakë dhe u rrit

me dashuri në liri

34

Ulqini, trashëgimia historike dhe kulturore.

Pamja spektakolare e qytetit përreth

12

mureve të kalasë dhe detit

Fituesit e konkursit të pikturës sipas

grupmoshave mes “Kids’ Time” dhe

“Votra Magazine” nën përkujdesjen

e piktores Ormira Lulani

38

Dy familje atdhetare, tre herë miq me njëri

-tjetrin, shumë kontribute për çështjen

kombëtare, fizikisht dhe materialisht 22

Këngët dhe vallet shqiptare si

përcjellëse e gjuhës dhe e vlerave.

Intervistë nga me mësuesit në Suedi Z. Bashkim Jashari dhe Z. Xhevat Isufi.

26

Znj. Fjorella Fjolla përcjell

një sensibilizim për të

adoptuar fËmijët jetimë

32

Në kopertinë studentja shqiptare 40

në New York, Znj. Elida Loci.

Intervistë me modelen shëmbull që i pergatiti modelet

e vogla shqiptaro-amerikane për në “Albanian Fashion

Week”

Në rubrikën e nënës është koha për zanën e

dhëmbëve nga Manila Vorfa

44

4 VOTRA magazine.com

VERË 2017

Implantet dentare në stomatologjinë

moderne dhe llojet e tyre.

- Dr. Dardan Bekteshi.

46

Studjuesi erudit Z.Kastriot Marku vjen

me një studim mbi Papa Klementi XI,

Gjon Francesk Albani

80

Infrakti i akutit të miokardit.

47

Mjekja kardiologe Anila Shahini tregon për këtë

sëmundje në intervistën që i jep Znj. Freskida Milotit

Shpetim Kalicani i klubit alpin “Prishtina”

tregon 3 arsyet se përse hiking është 54

i mirë për trupin, mendjen dhe shpirtin.

Ana e Malit di të shpalosë vlera .

Historiku, vallet dhe lojrat

popullore të zonës

Fjalët e urta te perzgjedhura

nga Znj.Gela Bulku

85

94

Netët e verës dhe aroma e ushqimit

të zgarës. Përgatitja e biftekëve

dhe e lulelakrës

59

Java e Modes Shqiptare ne New York.

Dizajneret që morën pjesë në të.

64

Në rubriken e një tjetër bukuri shqiptare

paraqitet Shkodra me foto nga Vaccass Shtin,

Vito Photography dhe Eridona Ymeri. / Poezitë janë

nga Migjeni dhe Ramazan Cela

96

Dërgoni mendimet tuaja, sugjerimet dhe

kërkesat në:

editor@votramagazine.com

photographs@votramagazine.com

translations@votramagazine.com

support@votramagazine.com

Tel: + 1212 470 5352 viber/ what’s app

Tel: + 377 44 40 48 74 viber/ what’s app

Aferdita.delaj@votramagazine.com

Editor@votramagazine.com

Photographs@votramagazine.com

- Lidhuni me ne në numrat e telefonit të

pasqyruar në website.

- Reklamoni me ne që të bëheni pjesë e

diçkaje më të madhe, sepse mbështetja

juaj është një forcë pozitive në jetën e

komunitetit shqiptar nëpër botë.

VERË 2017 VOTRA magazine.com 5

Editor in chief

Afërdita Delaj

Creative/design director

rrezeARTstudio.com

Copy editor’s

Luljeta Xhediku

Nikollë Noka

Photo editor

Egzon Ymeri

Fashion & Beauty Director

Sava Hysaj

Fitness director

Amela Harlicaj

Marketing director

Eljon Zekaj

Administration and accounting

Gela Bulku

Translator

Vera Dragaj

Marketing in Kosovo

Kushtrim Cani

Marketing in Albania

Ilda Hoxha

Correspondent in Albania

Fahrije Haxhija

Correspondent in Kosovo

Jaser Veseli

Correspondent in Maqedonia

Fadil Xhelili

Correspondent in Montenegro

Anton Pllumaj

Correspondent in England

Dritan Dema

Correspondent in Greece

Elona Kataro

Z.Cafo Boga

Z.Sejdi Husenaj

Z. Mustafë Elezi

Dr. Anila Shahini

Dr. Dardan Bekteshi

Znj. Mrika Krasniqi

Znj. Bora Balaj

Z. Kastriot Marku

Znj. Drena Qelia

Znj. Sashenka Ndreka

Z. Shpëtim Kaliçani

Znj. Fjodora Fjora

Znj. Freskida Miloti

Znj. Ilda Hoxha

Kontribuesit dhe gazetarët

në këtë numër:

Fotografët:

Z. Bashkim Jashari

Z.Xhevat Isufi

Z.Ilir Murtezi

Znj. Ormira Lulani

Znj. Ermira Prroni

Z. Ruzhdi Poda

Z. Isa Meta

Znj. Gela Bulku

Znj. Bruna Banushi

Znj. Elida Loci

Znj. Rebecca Noparast

Znj. Manila Vorfa

Z. Bashkim Alushi

Shkelzen Rexha Photo Design Studio EXE

Noxie Studio Photography

AJ video di Adriatik Berdaku

Studio “Kallaj” - Ilirian Kallaj

Innovation Media New York

Shpëtim Kaliçani

Vaccass Shtin

Vito Photography

Rudi Studios

Eridona Ymeraj

Na ndihmoni që të sjellim në Votër frymë ZIM

dhe vlera pozitive!

Ju me të vërtetë mund të jeni ndryshimi pozitiv!

Bashkohuni sot!

Bashkohuni me ne duke na vizituar në:

- Votramagazine.com

- Votra magazine në

6Votra Magazine VOTRA (c) 2016 magazine.com

Votra Inc. at 2052 bay Ridge ave Brooklyn NY 11204. All rights reserved. Protected under Berne and other international Copyrights Conventions. Title and Trademark Votra magazine VERË is a trademark 2017

of Votra Inc. Publisher assumes no responsibility for return of unsolicited manuscripts or art.

Fjala e EDITOR IN CHIEF

Diaspora punon

për atdheun

K

y numër i rradhës së revistës

“Votra” vjen në një periudhë kur

diaspora mbush plazhet dhe

bjeshkët shqiptare me praninë e

saj të hareshme. Këto muaj zëri i diasporës duhet të

dëgjohet edhe më shumë, sepse mërgimtarët bëhen

me shumicë pjesë e atdheut, por edhe për faktin se

në shtetet amë u bënë zgjedhjet dhe mënyra si u

pasqyruan ato në media, krijoi një ndjenjë sikur në

vendin tone ”mungon frymëzimi dhe shpresa për të

ardhmen”, prandaj e ndjej të nevojshme shprehjen

e mendimit pozitiv të diasporës për një ndryshim

rrënjësor në mentalitetin shqiptar.

Dhe për këte ftoj secilin prej jush qe të luajë rolin e

tij, duke u bërë pjesë e debatit të gjërë publik, sepse

ashtu si këshillon Bob Proctor: “Ne, jo vetëm që i

mësojmë të tjerët si të mendojnë mbi rezultatet që

duan të arrijnë në jetën e tyre, por edhe i përjetojmë

ato në jetën tonë!”

Duhet të mendojmë dhe të ëndërrojmë për ide të

mëdha, duke e shtrirë veten tonë përtej kufijve të

ideve dhe mundësive tona. Kjo bëhet duke jetuar me

qëllim, pasion, mirësi dhe dashamirësi të thellë që

e kalojnë kufirin e familjes sonë, me një dëshirë të

pastër për ta bërë jetën e të tjerëve më të mirë.

Sado e hirtë të duket e ardhmja, sado e vështirë të

duket jeta, prapë ditët tona kanë bekime, nëse duam

t’i shohim ato dhe ta mos humbasim mundësinë për

ta shijuar të bukurën, për te jetuar me bekimet që

Zoti dhe ne vetë i kemi krijuar mbi tokë. Kjo ndodh

sepse ne kemi marr bekimin më të madh, që asnjë

faktor politik apo shoqëror nuk ka të drejtë ta inkriminojë

apo t’ia ndryshojë rrjedhën.

Thelbi është familja, aty ku buzëqeshja duhet të

lindë sapo të shohë një fytyrë të dashur e të qeshur.

Aty ku duhet të hapen krahët me dashuri e pranim,

që ajo energji e krijuar të merret me vete në botën

përjashta, në rrugë, kafene, shkollë apo punë, duke

rrëzëllyer dritë dhe duke e pasqyruar atë te çdo

fytyrë që do ta pranojë.

Secili prind e ka përparësi që të rrisë fëmijë të

shëndetshëm dhe të lumtur duke mos lënë pas

dore ma rrëdhëniet me ta, me partnerët familjarët

dhe shoqërinë, por duke u kujdesur edhe për veten

sepse vetëm duke qenë vetë mirë, mund të kontribuojmë

ndaj familjes, shtëpisë dhe shoqërisë.

Kjo mund të arrihet, sepse brezi ynë është i rrethuar

nga paraardhës të mençur, të dashur, të durueshëm

dhe punëtorë, të cilët kanë përjetuar dhe realizuar

ndryshime të thella shoqërore, shpesh të shoqëruara

me vuajtje të papërshkrueshme në jetën e

tyre, në mënyrë që rrugëtimi ynë të jetë më i lehtë

e si rrjedhojë ne të jemi ura në mes sakrificave të të

parëve tanë dhe sukseseve të atyre që na trashëgojnë.

Prandaj ne duhet të kemi mendime plot shpresë

dhe të jemi të përqëndruar tek idetë pozitive dhe

dashuria. Të besojmë te dashuria e diasporës dhe

të krijojmë miqësi në mes të fëmijëve, duke mos u

trembur dhe duke mos ndërhyrë në botën e tyre.

Këto ide dhe projekte do t’i gjeni në këtë numër të

revistës “Votra”, e cila shpresoj që do të bëhet pjesë

e ditëve tuaja në atdhe, që të mund ta merrni me

vete kur të shpërndaheni përsëri si zogjtë e shqiponjës

dhe të jepni kontributin tuaj nëpër botë, që jeta

juaj, e familjes suaj, e Shqipërisë dhe e vendeve ku

jetoni, të bëhet më e mirë dhe më optimiste.

Falënderime pafund shqiptarëve në Shqipërinë Etnike

që i krijojnë mundësi diasporës të kontribuojë me

dashuri në atdhe, jo vetëm financiarisht, por edhe

intelektualisht e shpirtërisht.

Diaspora punon për atdheun.

Me dashuri

Afërdita Delaj

Editor in Chief

VERË 2017 VOTRA magazine.com 7

Reklamoni me ne që të bëheni

pjesë e diçkaje më të madhe,

sepse mbështetja juaj është një forcë pozitive

në jetën e komunitetit shqiptar nëpër botë.

Dërgoni mendimet tuaja, sugjerimet dhe kërkesat në:

editor@votramagazine.com

photographs@votramagazine.com

translations@votramagazine.com

support@votramagazine.com

aferdita.delaj@votramagazine.com

- Lidhuni me ne në numrat e telefonit të pasqyruar në website.

Tel: + 1212 470 5352 viber/ what’s app

Tel: + 377 44 40 48 74 viber/ what’s app

Na ndihmoni që të sjellim në Votër frymë zim dhe

vlera pozitive!

Ju me të vërtetë mund të jeni ndryshimi pozitiv!

Bashkohuni sot!

8 VOTRA magazine.com

VERË 2017

VERË 2017 VOTRA magazine.com 9

Foto: bekim gaxherri

Ulqini, trashëgimi

historike dhe kulturore

Një historik i shkurtër

Cafo Boga

ulqin, mali i zi

Që ta vendosni historinë e Ulqinit

në perspektivën e duhur, duhet

ta shihni si një pjesë integrale të

rajonit, duke shkuar pas deri në

kohët parahistorike. Për të kuptuar

më mirë historinë e Ulqinit, lexoni,

ju lutem, një prej librave të rekomanduar

më poshtë për historinë e

Ilirëve, të përqendruar sidomos në

rajonet ilire përgjatë bregdetit.

Njohuria e botës për ilirët dhe

historinë, kulturën dhe gjuhën e

tyre vjen kryesisht nga dy burime,

autorët grekë dhe romakë, si dhe

nga zbulimet arkeologjike. Për fat

të keq, ilirët vetë nuk lanë dëshmi

historike me shkrim për të kaluarën

apo për kulturën e tyre. Deri në

shekullin e 19, ata që shkruanin për

ilirët bazoheshin gati në mënyrë të

padiskutueshme në vepra të kontribuara

nga autorët klasikë. Nga

fundi i shekullit, u sigurua një prurje

e konsiderueshme të dhënash

të reja filologjike, antropologjike,

arkeologjike etj., duke pasuruar

shumë thesarin e njohurive mbi ilirët

duke mundësuar kështu komunitetin

akademik që të krijojë një imazh

më të plotë dhe më të qartë për

ta. Civilizimi grek dhe ai romak u

ndërtuan në themelet e kulturës ilire

dhe prandaj që të dy kishin arsyet

e tyre për të mos e portretizuar në

mënyrë të favorshme në veprat e

shkruara, e aq më pak në një dritë

miqësore. Çfarëdo që ishte e mirë

dhe e dobishme e përqafuan si të

tyren dhe e bënë pjesë të kulturës

greke apo romake. Ilirëve iu desh

të luftonin shpesh me grekët, të

cilët përdorën çdo mundësi për të

zgjeruar ndikimin e tyre tregtar dhe

politik, e që herë pas here shkelnin

ujërat ilire përgjatë Adriatikut. Atyre

gjithashtu iu desh t’u bënin qëndresë

romakëve, kur këta u kthyen

në një fuqi të madhe ushtarake,

mirëpo në fund u detyruan t’i nënshtroheshin

fatit. Megjithatë, emri “Ilir”

nuk u zhduk. Në fakt, ilirët luajtën

një rol thelbësor si pjesë integrale e

Perandorisë Romake që dëshmohet

nga rëndësia e provincës ilire,

si dhe nga numri i perandorëve e

personaliteteve të tjera ushtarake

dhe fetare që prodhoi ajo.

Studimi i ilirëve arriti rezultatet më të

larta pikërisht në shekullin e 19. Më

i shquari mes historianëve të kohës

ishte George Zippel, një gjerman,

i cili në 1877, botoi historinë më

gjithëpërfshirëse dhe më moderne

të ilirëve, bazuar në burime të

shkruara, të gjetura në Provincën

Romake të Ilirikumit. Historiani tjetër

i mirënjohur, George Hahn, shkroi,

në 1884, përmbledhjen e veprës

së tij “Albanesische Studen”, pasi

10 VOTRA magazine.com

VERË 2017

Preambula

Dallga e globalizimit është duke e ndryshuar me

shpejtësi botën. Kultura që u mbijetuan kohërave

historike po shuhen e po zëvendësohen nga të

tjera, më mbizotëruese. Rritjet në turizimin ndërkombëtar,

përhapja e hoteleve të luksit, restoranteve

zinxhir dhe përdorimi i Internetit e medias

shoqërore po e homogjenizojnë botën dhe bashkë

me këtë po degradojnë larminë kulturore. Me fjalë

të tjera, disa aspekte të trashëgimisë sonë lokale,

historike, dhe kulturore po humbasin dhe po

harrohen me një shpejtësi shumë më të madhe se

ndonjëherë më parë. Fatmirësisht, ndërgjegjësimi

dhe mbështetja për trashëgiminë historike dhe

kulturore gjithashtu po rriten me shpejtësi. Qeveritë,

ndërtuesit, dhe pronarët e buizneseve po e

kuptojnë se pasuritë historike dhe kulturore kanë

një vlerë të konsiderueshme ekonomike, ndaj edhe

ia vlen t’i ruash dhe t’u rijapësh jetë. Në bregun

Adritatik, një perlë e tillë historike dhe kulturore,

që ia vlen ta mbrosh, është qyteti Dolcinio (“Ulqin”

në shqip, “Ulcinj” në sllavisht, i cili do të përmendet

më tej në tekst si, “Ulqin”), me fortesën e tij të

qytetit të vjetër, e cila do të përmendet më tej në

tekst si “Kalaja”.

kishte udhëtuar nëpër Shqipëri.

Ai ishte një nga autorët e parë që

nxori teorinë se shqiptarët e ditëve

tona janë në fakt një popull autokton

që rrjedhin drejtpërdrejt nga

ilirët e lashtë. Sot, ka shumë libra të

shkruar për ilirët, por unë ju rekomandoj

“The Illyrians – History and

Culture”, nga Alexander Stipcevic,

botuar nga Noyes Press, New

Jersey (1977) dhe “The Albanians

– An Ethnic History from Prehistoric

Times to the Present”, nga Edwin

E. Jacques (1908), botuar nga

McFarland & Company, Inc. North

Carolina and London (2009).

Ulqini është një nga qytetet më të

vjetra në bregdetin e Adriatikut, që

themelua nga civilizimi pellazgo-ilir.

Zbulimet arkeologjike flasin për

mijëra vjet histori të vjetër, të ndërtuar

mbi themelet e një civilizimi

ilir, i cili është ende i pranishëm në

bazën e Kalasë; këtu përfshihen

muret pellazgo-ilire, apo të Ciklopit,

për shkak të përmasave të gurëve

të mëdhenj. Ai që njihet si Qyteti i

Vjetër është themeluar në shekullin

e pestë përpara erës sonë, me emrin

Kolkinium (Colchinium), marrë

nga themeluesit e tij, një fis ilirësh i

quajtur Kolkin Colchini-um. Besohet

se qyteti i vjetër ishte aty ku ndodhet

sot Kruci, ndërmjet qyteteve të

sotme të Ulqinit dhe Tivarit (Antivari,

ose “Bar” në sllavisht) në veri,

mirëpo, një tërmet katastrofik e

shkatërroi tërësisht. Duke qenë se

ilirët nuk kishin një alfabet të tyrin,

vetëm kur tregtarët grekë ngritën

pikat e tyre tregtare përgjatë Adriatikut

dhe më pas, me pushtimin

nga Perandoria Romake, fillon edhe

shfaqja e Ulqinit në faqet e historisë

së shkruar. Pavarësisht nga këto,

përparimi më i madh u arrit gjatë

kohës së shtetit të pavarur ilir. Pas

një incidenti mes Mbretëreshës

ilire, Teuta, dhe dy ambasadorëve

romakë, romakët e pushtuan

Ulqinin në 163 p.e.s. çka bëri që

Kolkiniumi i lashtë të bëhej Olqinium

(Olcinium) ndërsa banorët e tij të

thirreshin Olinqiniates (Olinciniates).

Më vonë, emri përjetoi variacione të

tjera si Dolqinjo (Dolcigno), Dulqinjo

(Dulcigno), Olkinium, Olcinium,

and më së fundi Olchinii, që është

shqiptimi latin i “Ulqini”. Ky variacion

përfundimtar latin është i shkruar

në pragun e kishë-xhamisë në Kala.

Nën sundimin romak, Ulqinit iu dha

statusi i një qyteti me privilegje të

veçanta, oppida civium Romanorum,

dhe më vonë u bë një qytet i

pavarur, municipium.

Për shkak të vendodhjes me epërsi

të madhe gjeografike, klimës së

butë dhe tokës pjellore, Ulqini është

synuar nga shumë pushtues. Si

rrjedhim, muret e qytetit të tij janë

shembur rregullisht në luftërat e

shpeshta dhe janë rindërtuar gjatë

intervaleve ndërmjet tyre. Pas

ndarjes së Perandorisë Romake në

VERË 2017 VOTRA magazine.com 11

perandori lindore dhe perëndimore,

Ulqini u bë pjesë e provincës Praevalis

apo Prevalia, pjesë e Perandorisë

Romake Lindore, Justiniani,

perandori bizantin me origjinë ilire, i

cili njihet sepse ka luftuar në shumë

beteja është gjithashtu për ndërtimin

e shumë veprave publike në Konstantinopojë,

duke përfshirë edhe

tempullin e madh të Shën Sofisë.

Ky perandor thuhet se ka rindërtuar

dhe përforcuar gjithashtu Kalanë e

Ulqinit. Në vitet që vijuan, do të vinin

pushtues të tjerë, Nemania, Balsha,

Venecianët dhe Turqit që e zgjeruan

Kalanë me ndërtesa të tjera.

Fiset sllave u shfaqën në skenë

vetëm në shekullin e gjashtë, kur

kaluan Danubin dhe u ngulën në

pjesët jugperëndimore të Ballkanit

me leje të perandorit Heraklius.

Të porsaardhurit u përzien me

popullatën lokale dhe gradualisht

formuan shtetet sllave, të cilat u

sllavizuan tërësisht, me përjashtim

të qyteteve bgredetare; ndërkohë,

populli bullgar që kishte pushtuar

herë pas here këto territore adaptoi

gjithashtu gjuhën sllave. Cari

bullgar Samuel, i cili pushtoi disa

herë perandorinë lindore u përpoq

të pushtonte Ulqinin po dështoi që

t’ia dilte mbanë, kështu që u ngjit

më lart në veri, duke shkatërruar

bregdetin dalmat dhe qytetet

Cattaro (Kotor) dhe Ragusa (Dubrovnik).

Në këtë periudhë, sllavët

fillojnë të imponohen në rajonin e

Ballkanit, sidomos Serbia, e cila

njihej si Rascia. Perandoria Bizantine

ofroi modelin për institucionin

dhe kulturën e Serbisë mesjetare.

Familja Nemania (e cila mendohet

të jetë një familje e sllavizuar ilire e

nga Doclea (Dukla) Liqenit Scutari

(Shkodrës së sotme) themeloi

Dinastinë Nemania. Në 1169, Princi

i Madh serb, Stefan Nemania ia doli

të bashkojë shumicën e provincave

serbe në veri nën sundimin e tij,

duke hedhur themelet e çfarë do të

shndërrohej në Perandorinë Serbe

dhe në Kishën Nacionale Serbe,

duke e shkëputur nga të dyja sferat

e ndikimit perëndimor dhe bizantin.

Ndërsa Kisha Ortodokse, nën

ndikimin bizantin u shkëput nga

Patriarkati i Romës, Katolikët e

Prevalës, më saktësisht Shqipëria

Veriore, duke përfshirë Ulqinin e Tivarin,

i qëndruan gjerësisht besnike

Romës. Në vitet që vijuan, Nemania

pushtoi edhe Ulqinin (1183), i cili

mbeti nën zotërimin e Perandorisë

Serbe derisa qytetin e morën në

dorë venecianët.

Kjo shkizmë dhe mosmarrëveshje

teologjike ndërmjet patriarkut dhe

Papës nuk patën edhe aq ndikim në

FOTOGRAFITË: SHKËLZEN REXHA

12 VOTRA magazine.com

VERË 2017

popull sa Kisha Ortodokse Serbe.

Ia vlen të vihet në dukje se koncepti

i kombësisë nuk ekzistonte në atë

kohë dhe njerëzit zakonisht bashkoheshin

rreth një kishe, mbreti

apo princi. Në krahasim me Kishën

Katolike Romake, Kisha Ortodokse

Serbe ishte kolonizuese dhe në

përgjithësi shumë më strikte. Në

875, peshkopi metropolit i Praevalis

u transferua nga Shkodra në Doklea,

e cila tashmë kishte një popullsi

të përzierë dhe kishte marrë emrin

Zeta. Doklea (apo Zeta) ishte ende

nën juridiksionin e dinastisë serbe,

por sundohej nga kryepleq të zonës;

një prej tyre ishte Gjon Vladimiri apo

Jovan Vladimir (në sllavisht) i fisit

Nemania.

Gjon Vladimir (990–1016) ishte

princi i Dokleas dhe principata e tij

përfshinte territorin e Krajës (vendi i

tij më i preferuar dhe ndoshta edhe

vendlindja) përgjatë bregut jugor

të Liqenit të Shkodrës, Vladimirin e

sotëm apo Katerkollën (katër Kolat,

që përfaqësojnë katër Shenkolla

apo kisha të Shën Nikolas në atë

krahinë), Shasin dhe Ulqinin. Historia

e tij është magjepsëse —i shpallur

si nga shqiptarët ashtu edhe nga

serbët si shenjti i tyre; historia e tij

është pjesërisht e vërtetë e pjesërisht

legjendë, ashtu si është bërë

edhe pre e falsifikimit duke e bërë

edhe më tërheqës dhe intrigues.

Gjon Vladimiri erdhi në pushtet si

princi i Dokleas, të cilën e sundoi

nga viti 1016 prej kryeqytetit të tij

Scutari (Shkodra). Ai u shfaq gjatë

luftës së stërzgjatur mes Bizantit

dhe Carit Samuel të Perandorisë

Bullgare, i cili e burgosi. Fati i tij

në robëri është subjekt i një prej

tregimeve më romantike të letërsisë

së hershme bizantine—historia

e Vladimirit dhe Kosarës—një

gojëdhënë e treguar në Kronikën

e Priftit të Dokleas. Sipas historisë,

vajza e Samuelit ra në dashuri me

të burgosurin e pashëm dhe iu përgjërua

të atit për dorën e tij. Ai pranoi

duke ia kthyer Doklean dhëndrit të

tij, madje duke i dhuruar edhe një

territor fqinj shtesë. Vladimiri sundoi

në paqe, duke shmangur përfshirjen

në konfliktin madhor që kulmoi me

mposhtjen e Samuelit nga bizantinët

në 1014. Pas vdekjes së Samuelit,

perandoria e tij u trashëgua nga

Ivan Vladislav, djali i , Aaronit, vëllait

të Samuelit (997–1014) që ishte

edhe sundimtari i fundit i Perandorisë

së parë Bullgare. Ivani me sa

duket nuk ia harroi kunatit animin e

tij të heshtur nga Perandori i Bizantit

dhe pas një komploti ia preu kokën

Vladimirit, në 1016, përpara një

kishe në Prespë (të Maqedonisë së

sotme) dhe e varrosi aty. Tre vjet më

vonë, eshtrat e tij u transferuan në

Kishën e Virgjëreshës së Krajës, ku

u shpall martir dhe shenjt pa ndonjë

akt në formë të shkruar. Rreth vitit

1215, eshtrat e tij u transferuan

përsëri, kësaj here në Durrës nga

Teodori (Theodor) Engjëll Komneni

nga Epiri. Aty, besimtarët, si

nga kishat e Lindjes ashtu edhe

nga ato të Perëndimit, shkonin për

ta adhuruar. Në 1381, eshtrat e

tij përfunduan në Kishën e Shën

Gjonit Vladimir, pranë Elbasanit, në

Shqipëri, e cila ishte ndërtuar për

nder të një princi shqiptar me emrin

Karl Topia. Kisha u dëmtua rëndë

në 1944 nga gjermanët, kështu që

gjithçka që ka mbijetuar dhe reliket

e saj, mbahen që prej vitit 1995 në

katedralen ortodokse në Tiranë,

Shqipëri. Kisha Ortodokse Serbe

e njeh si shenjtin e parë serb, që

ngre pyetjen se pse një nder i tillë

nuk i njihet Stefan Nemanias, i cili

u kanonizua vetëm në vitin 1200.

Faktet historike dokumentojnë qartazi

se ai ishte një shqiptar që i ishte

bashkuar Kishës Ortodokse Serbe.

Gjithsesi, duket se Gjon Vladimiri

ishte një princ i mirë, një patriark i

mirë, dhe një njeri i mirë i cili ende

adhurohet në Shqipëri dhe në Malin

e Zi, si dhe mbetet shenjti mbrojtës i

Tivarit (Barit). Shqiptarët në Shqipëri

dhe në Malin e Zi (Kraja, Ana e Malit

dhe Ulqini) festojnë 22 Majin si ditën

e Shenjtit të tyre të dashur.

Në 1242, një hordhi mongolësh,

duke rendur me kuajt e tyre të shpejtë

nga Azia qendrore arritën në

muret e Kalasë. Pas një rrethimi të

pasuksesshëm, mongolët vendosën

të braktisnin planin e tyre për të

pushtuar Ulqinin dhe u hakmorrën

duke shkatërruar tërësisht qytetin

episkopal fqinj të Svaçit (Shas) duke

vrarë pothuajse të gjithë banorët e

tij.

Rënia e Carit serb Stefan Dushani

simbolizoi shpërbërjen e Perandorisë

Serbe dhe precipitoi ngritjen e

principatave të tjera, sidomos asaj të

Dokleas. Balsha I u bë princi i Dokleas,

i cili me ndihmën e vëllezërve

të tij dhe të krerëve feudalë shqiptarë

eliminoi sundimin e Bizantit dhe

të serbëve ortodoksë në Shqipërinë

veriore dhe qendrore. Brenda pak

kohe, familja Balsha vuri nën sundimin

e saj Dalmacinë, shumicën

e Maqedonisë bashkë me Selanikun,

si dhe pjesën më të madhe të

Shqëipërisë së sotme, ndërsa për

VERË 2017 VOTRA magazine.com 13

kryeqytet kishte Shkodrën. Familja

Balsha riktheu katolicizmin dhe më

pas të gjitha monedhat e tyre kishin

mbishkrime latine. Ulqini kishte

dioqezat e tij nën arkdioqezën e

Tivarit, po ashtu si kishin Kotori,

Shasi, Shkodra, dhe Drishti (këto dy

të fundit në Shqipërinë e sotme). Të

gjitha ishin pjesë e Kishës Katolike

të Romës. Pas vdekjes së Balshës I

në 1362, tre djemtë e tij sunduan së

bashku, por zgjerimi i fuqisë bëri që

të bien ndesh me Venedikun. Gjatë

mbretërimit të Familjes Balsha, sidomos

nën Gjergj Balsha Strazimirin

(1385–1405), i cili është varrosur

në Kala, Ulqini ka pasur si rëndësi

politike, po ashtu edhe tregëtare e

kulturore. Nuk ishte asnjëherë një

kryeqytet i përhershëm i sundimtarëve

dhe bashkë-sundimtarëve të

Zetës dhe të qyteteve bregdetare,

por shumica e sundimtarëve kishin

banesat e tyre në atë qytet.

Pas rënies së Zetës në 1405, Ulqini

ra në duart e venedikasve, të cilët

e sunduan qytetin për 150 vite,

me përjashtim të një periudhe të

shkurtër kohe gjatë 1413–1421 kur

u çlirua dhe qendroi nën qeverisjen

e Balshës III. Në 1423, venedikasit e

vendosën Ulqinin nën “protektoratin”

e tyre. Megjithë, sigurinë e ofruar

Ulqinit për t’u shërbyer interesave të

tyre, qyteti mbeti relativisht i varfër.

Ndoshta ishte për shkak të mbrotjes

venedikase që Ulqini qe një nga

qytetet e fundit që ra në duar të

Perandorisë Otomane (1571). Por

pasi ra, ai qendroi pjesë e kësaj

perandorie derisa ajo ia dorëzoi

Malit të Zi në 1887, duke iu bindur

Traktatit të Berlinit. Pushtuesit otomanë

menjëherë filluan të zhvillojnë

qytetin për t’ia përshtatur synimeve

të tyre strategjike. Nën sundimin e

tyre, Ulqin fitoi një imazh oriental me

ndërtimin e xhamive, banjove turke,

çezmave të ujit të pijshëm, kullave të

vrojtimit, dhe shumë strukturave të

tjera. Qyteti filloi të zhvillojë përsëri

traditat e tij të vjetra dhe të pasura

tregëtare e detare.

Ulqini arriti një kulm të ri gjatë

shekujve XVII–XIX kur, sipas

gjeografit botanistit dhe këshilltarit

politik italian, Antonio Baldacci,

shkëlqente në biznesin e tregëtisë

detare, me një flotë që numëronte

500 mjete lundrimi. Varkat e saj më

të vogla dhe më të shpejta bridhnin

ndërmjet porteve dhe qendrave të

tregëtisë në brigjet adriatike dhe

mesdhetare. Për shkak se Ulqini

ishte si një republikë e vogël, zhvillimi

i tregëtisë detare rizgjoi një tjetër

zakon të vjetër: E ktheu Ulqinin në

një strofkë piratësh deri kur Mehmet

Bushati u bë Vezir i Madh i Shkodrës

dhe i dha fund madhërisht. Ka

një legjendë shumë interesante;

ndonëse një numër dokumentesh

konfirmojnë vërtetësinë e historisë,

ajo vazhdon të shihet thjesht si

legjendë. Sipas saj, piratë nga Ulqini

rrëmbyen shkrimtarin e famshëm

spanjoll Miguel de Cervantes, i cili

po udhëtonte drejt Spanjës, pas një

lufte në Levant. E sollën në Kala

dhe e mbajtën aty si rob për pesë

vjet, ose më pak nëse i heq kohën

që mund të ketë kaluar në Stamboll

apo në Algjer. Besohet se kur

ishte në Ulqin, ai ra në dashuri me

një vajzë të re nga Kalaja, e cila u

rishfaq pastaj si heroina e romanit të

tij Don Kishoti: Dulqinja (Dolcigno—

Dulcinea).

Aneksimi i Ulqinit në Principatën e

Malit të Zi ishte një goditje e rëndë

për qytetarët e tij. Më shumë se

500 familje braktisën qytetin dhe

bizneset u shkatërruan. Shkretimi

preku edhe bizneset e detarisë

dhe ndërtimit të anijeve, të cilat

dalëngadalë u shuan e u harruan.

Ndonëse, Princi Nikola i Malit të Zi

u përpoq të asimilonte popullatën

duke sjellë njerëz nga rajone të

tjera, kjo përpjekje kryesisht dështoi,

sepse Ulqini dhe zonat përreth ishin

dhe ende mbeten të mbiztotëruara

nga popullata autoktone që flet

gjuhën shqipe. Mali i Zi pushoi së

ekzistuari si një vend i pavarur në

1918, kur humbi pavarësinë dhe u

bë një nga provincat e Mbretërisë

së re të Jugosllavisë. Ulqini mbeti

pjesë e provincës. Pas Luftës së

Dytë Botërore, në 1945, Mali i Zi u

bë një nga gjashtë republikat e në

kuadrin e Federatës Jugosllave nën

regjimin komunist të Titos. Kufijtë

mbetën thelbësisht të pandryshuara

deri në shpërbërjen e Federatës

Jugosllave që filloi në 1991. Mali

i Zi ishte republika e fundit që u

shkëput, kur në 2006, qytetarët e tij

votuan për pavarësi dhe me këtë,

një vend i ri, Republika e Malit të Zi,

u shfaq dhe u bë anëtar i Kombeve

të Bashkuara brenda të njëjtit vit.

Trashëgimia historike dhe kulturore

e Ulqinit

Qyteti i Vjetër i Kalasë përfaqëson

pjesën thelbësore të trashëgimisë

historike dhe kulturore të Ulqinit.

Një udhëtim i shkurtër mund të

fillojë në hyrjen veriore nga porta e

Revelinit; në sheshin e sipërm është

kisha-xhami dhe tani muzeum ku

mbahen artifaktet më interesante.

Kjo kishë është quajtur fillimisht

Kisha e Shën Mrisë dhe besohet

se është ndërtuar në 1510. Kisha

u konvertua në xhami në 1693 kur

iu shtua një minare, e ndërtuar me

gurë të gdhendur. Ndërtesa shërbeu

si xhami deri në 1878. Tani shërben

si muzeum që ekspozon zbulime

14 VOTRA magazine.com

VERË 2017

të ndryshme arkeologjike. Objekte

që tërheqin menjëherë vëmendjen

janë një piedestal me mbishkrim

në greqisht i perëndeshës Artemis,

një portret i lashtë me imazhin e

perëndeshës Athina me helmetë, si

dhe një numër sopatash të Epokës

së Bronxit, të tipit Skutari-Dalmatian

të zbuluara në Vladimir dhe në

rajonet më të hershme të Liqenit

Zogaj. Në koleksionin e ekspozuar

ndodhen edhe fragmente grui,

kapitale jonike, fragmente të një

kishe të shekullit të nëntë dhe

artikuj nga Perandoria Otomane.

Menjëherë mbrapa muzeumit është

Kulla e Balshajve, tashmë e përdorur

si galeri. Ky monument mesjetar

pasqyron historinë e familjes

Balsha, e cila sundoi Zetën (Doklean),

bashkë me Ulqinin dhe qytete

të tjera bregdetare. Pas pushtimit të

Zetës nga otomanët, ata rinovuan

kullën, duke i shtuar karakteristika

të tyre, që kanë mbijetuar deri më

sot. Kulla tregon edhe historinë

jo shumë të njohur të një njeriu

interesant, mistikut dhe mesias të

vetëshpallur hebre, Shabatai Zevi.

Shabatai Zevi (1626–1676) u lind

në Smyrna (Izmiri i sotëm), në

Turqi. Në moshë të re, iu përvesh

studimit të Kabalës, përmbledhjes

me ndikim të madh te hebrenjtë të

shkrimeve mistike. Periudhat e tij

të zgjatura të ekstazisë dhe personaliteti

i tij i fortë tërhoqi shumë

dishepuj; kështu që, në moshën

22-vjeçare, ai e shpalli veten Mesia.

Kjo u quajt si një dhunim i ligjeve

fetare hebraike. Për më tepër,

masat e tij kërcënuan autoritetin

rabinik dhe për këtë arsye u dëbua

nga Smyrna nga Rabinati i shqetësuar.

Që aty, ai shkoi në Selanik (që

ishte një qendër e vjetër kabaliste)

e më pas u end nëpër Greqi, Trakë,

Palestinë, dhe Egjipt. Autoritetet

otomane e toleruan deri sa mësimet

e tij u bënë të rrezikshme—edhe

për vetë perandorinë—kështu që

një ditë në 1666 ndërsa po përpiqej

të kthehej në Kostandinopojë, u kap

dhe u burgos. Shabatai u konvertua

në Islam mesa duket për t’i shpëtuar

ekzekutimit, mirëpo ndjekësit e tij

e intepretuan ndryshe këtë veprim.

E vërteta është që kjo i pëlqeu

sulltanit, i cili i dha emrin Mehmed

Effendi, dhe e emëroi si portierin

e tij personal dhe i dha një rrogë

shumë bujare. Mirëpo shumica e

dishepujve të tij besimtarë u zhgënjyen

shumë nga kjo apostazi. Me

kohë, Shabatai e humbi simpatinë

e sulltanit që vendosi ta dëbonte në

qytetin më të skajshëm të perandorisë—Ulqin,

ku jetoi deri në fund

të jetës. Megjithëse u konvertua

në Islam, duket se në shpirt mbeti

gjithnjë hebre, siç dëshmohet edhe

nga altari i gdhendur në gur, me

Yllin e Davidit mbi të. Vdiq në 1676

dhe varin e ka në Ulqin.

Përpara kullës shtrihet një shesh i

vogël me një numër kthinash, me

harqe në hyrje, që njihet si sheshi i

skllevërve. Ka shumë të ngjarë që

sheshi ka shërbyer si treg ku, në

ndonjë rast, skllevër të kapur nga

piratët do të jenë nxjerrë në shitje.

Ndonëse është e mundshme që Ulqini

të jetë përzjerë vërtet në tregëti

skllevërish, nuk ka fakte historike që

ta provojnë një gjë të tillë, madje as

që skllevërit të jenë përdorur ndonjëherë

në qytet. Në fakt, rreth dhjetë

familje zezakësh, paraardhësit e të

cilëve nuk dihet pse u vendosën aty

nga Afrika, kanë jetuar gjatë gjithë

kohës në Ulqin si qytetarë të lirë

dhe shumë të respektuar.

Që aty, dy rrugica me kalldrëm, me

kah nga veriu dhe jugu, të çojnë te

platforma e fortesës. Pikërisht përpara

hyrjes jugore është themeli i

Kishës së Shën Mrisë, nga shekulli

i 12, që më vonë është riemërtuar

Kisha e Shën Markut. Dokumente

historike flasin edhe për Kishën e

Shën Dedës (St. Dominick). Thuhet

se të dyja këto kisha ishin ilustruar

nga afreskë të bukur të mjeshtrit të

famshëm bizantin të pikturës, Shën

Lukë Evangjelisti. Jo larg nga kjo

kishë, ndodhet çisterna e madhe

e qytetit e ndërtuar nga venedikasit.

Kulla e Balshajve është pak

metra më tej, ndërsa pak më në

veri ndodhet Pallati Venediku. Gjatë

pushtimit venecian të Ulqinit, pallati

ka shërbyer si rezidencë e guvernatorit

venedikas. Sot, ai shërben

si hotel boutique. Vetëm disa qindra

hapa pas Kullës së Balshajve është

depoja turke e barutit nga shekulli

i 18.

Shumë pjesë të Kalasë ofrojnë

pamje spektakolare të qytetit

përreth mureve dhe detit, në dukje

të pafund, që ka qenë gjithmonë

jetik për Ulqinin. Duke ndjekur

këtë udhëtim, mbërrihet në portën

e jugut dhe poshtë shkallëve të

thepisura e gjarpëruese, që kalojnë

një skelë të vogël detare dhe fillimin

e një pjese të qytetit, të thirrur Rana

(rëra), për shkak të afërsisë me

Plazhin e Vogël (Sllavisht: Mala

Plazha). Përreth harkut në të majtë,

ku dikur ndodhej kantieri i ndërtimit

të anijeve, gjendet Tyrbeja e Fanit.

Ky mazoleum është ndërtuar për dy

vëllezër, që lanë jetën duke mbrojtur

qytetin kundër venedikasve. Sipas

legjendës atyre ua prenë kokat në

luftim e sipër në bordin e një anijeje

e megjithatë ia dolën të vijnë në

breg të detit me kokat në duar, ku

u rëzuan dhe vdiqën. Dhe pikërisht

aty edhe u varrosën. Ka edhe disa

VERË 2017 VOTRA magazine.com 15

Tyrbe apo mazoleume në Ulqin nga

shekulli i 18, si ato të Murat Dedejt,

e Pultit, dhe Resulbegut.

Nën pushtimin otoman, Ulqin përjetoi

një shndërrim si nga pamja ashtu

edhe nga mënyra e jetës. Gjatë

kësaj periudhe, u ndërtuan shumë

xhami dhe struktura të tjera. Përveç

xhamisë së lartpëmrnedur në Kala,

ka pasur edhe xhami e ndërtesa të

tjera që kanë një rëndësi të thellë

historike dhe kultuore, disa prej të

cilave, po jo të gjitha renditen në

vijim:

• Xhamia e Ranës të njohur edhe

si Xhamia e Detarëve është një nga

xhamitë më të vjetra, e ndërtuar

rreth 1798 nga Ibrahim Pasha i

Shkodrës për nder të detarëve të

Ulqinit, në të njëjtin vend ku ndodhej

kulla e vrojtimit detar. Në 1931, u

shkatërrua nga qeveria e Malit të Zi

por u rindërtua në 2012.

• Xhamia e Pashës u ngrit në

1719 me një hamam (banjo turke).

Është e vetmja ndërtesë e këtij lloji

në territorin e Malit të Zi. Hamami

u shndërrua më vonë në banjo

publike. Ndodhet poshtë Qytetit të

Vjetër.

• Xhamia e Mezjahit u ndërtua në

qendër të qytetit më 1828. Ngjitur

me xhaminë ka qenë dikur edhe një

medrese (shkollë e mesme fetare).

• Xhamia e Bregut u ndërtua në

1783, në anën tjetër të rrugës nga

tregu i ri, pikërisht në qendër të

qytetit.

• Ka edhe një kullë sahati, e ndërtuar

në mes të shekullit të 18, me

fonde të dhuruara nga qytetarët.

Edhe sot vazhdon të funksionojë,

sigurisht pas shumë riparimesh të

nevojshme.

Ekziston një histori shumë

mbresëlënëse lidhur me Ali Pashën

të cilit i është kushtuar xhamia e

Ulqinit. Ka qenë një detar i

madh otoman

i njohur

si

Kılıç Ali Pasha, i njohur ndryshe

edhe si Okiali, në Europë apo

më herët si Uluç Ali Reis. Ai ishte

një nga figurat më të shkëlqyera,

jo vetëm të historisë së detarisë

otomane, por edhe të asaj botërore.

Sipas legjendës, ai ishte një turk, i

cili në moshë të vogël ishte rrëmbyer

nga Kalorësit e Shën Xhonit

dhe ishte çuar në Itali. Aty u rrit si

shërbërtor i një fisniku italian që

jetonte në qytezën Le Castellan në

Kalabri (të populluar kryesisht nga

arbëreshë që i kishin ikur pushtimin

otoman të Arbërisë, Shqipërisë së

sotme). Djali turk, të cilit i kishin ngjitur

emrin Xhulio Galeni, u dërgua

për shkollim në Napoli dhe më pas

u kap nga një komandant i flotës

otomane, Ali Ahmed Reis (algjerian

ose shqiptar), i cili e mori djaloshin

me vete, pasi mësoi historinë e tij.

Që nga ky moment, ai u njoh si

Uluç Ali (vini re se Uruc, që mund

të jetë një shformim i Uluc, është

një mbiemër i një familjeje të

mirënjohur në Ulqin; për më tepër,

legjenda që tregon për detarët më

të famshëm të Ulqinit përmend

edhe diku me emrin Uluzh Alia).

Disa thonë se ai nuk ishte turk por

kishte origjinë italiane; unë do të

thoja se është gjithashtu shumë e

mundshme që origjin e tij të jetë

shqiptare. Pavarësisht nga origjina

e tij, Uluç Ali u rrit në komunitetin

otoman dhe u bë një nga detarët

më të famshëm të botës. Kulmi i

karrierës së tij ishte Beteja e Lepantos

më 1571, në të cilën flota e

aleatëve të Papatit shpartalloi flotën

otomane; megjithatë Uluc Ali ia doli

mbanë të shpëtonte të gjitha anijet

që kishte nën komandën e tij gjatë

kësaj beteje, pa humbur asnjë nga

njerëzit e tij. Pas kësaj ngjarjeje

ai mori

titullin e nderit Kılıç (“Sëord”) dhe u

emërua Kaptan-ı Derya (Kryeadmiral).

Pas kësaj ai thirrej Kılıç Ali

Pasha. Në Betejën e Lepantos,

u mbështet nga shumë lundrues,

mes tyre edhe Mehmet Siroco,

një emër që tingëllon si shqiptar

(Siroco—Shiroka, një qytezë afër

Liqenit të Shkodrës, jo larg prej

Uqinit). Historianët europianë e

njohin si Okiali (Occhiali), i cili

tingëllon më shumë si Olkini dhe

banorët e tij Olkiani, ndërsa Miguel

de Servantes e quante Ukali në

kapitullin XXXIX librit të tij “Don

Kishoti i Mançës”. Historia e Miguel

de Servantesit është e jashtëzakonshme.

Dihet se ka qenë ushtar

në flotën e Kryqëzatave. Në 1575,

kur po kthehej nga Beteja e Lepantos,

flota otomane e rrethoi anijen

me të cilën po udhëtonte dhe Kılıç

Ali Pasha kapi rob Servantesin —

ai madje humbi një nga gjatë kësaj

beteje. Sipas librave historikë ai u

ble nga një algjerian si skllav dhe

e vunë të punonte për ndërtimin e

një xhamie, në Stamboll. Pas disa

vjetësh e lanë të lirë dhe u kthye në

Sapnjë. Mirëpo, në Ulqin, historia

e Servantesit është ndryshe. Atë e

sollën në Ulqin (dhe ndoshta punoi

për xhamitë e mëparshme që u

ngritën aty ku ndodhet sot Xhamia

e Ali Pashës). Qitapet e historisë

dhe dokumente thonë se ai u kap

nga piratë algjerianë dhe u dërgua

në Algjer ku qendroi për pesë vjet.

Pse nuk përmendet që Servantesi

ka qenë në Ulqin? Kjo është po aq

misterioze sa edhe vetë legjenda e

qendrimit të tij aty.

Gjatë pushtimit otoman, përveç

xhamive, u ndërtuan edhe kisha.

Shumica e tyre përfshihen si më

poshtë:

• Kisha e Shënkolllit në rrëzë

të Malit të Bardhë, e

16 VOTRA magazine.com

VERË 2017

ndërtuar në 1869, mbi rrënojat e

një kishe të vjetër, që mund të ketë

qenë aty që nga koha e dinastisë

së familjes Balsha.

• Kisha Katedrale e Shënkollit

ndodhet poshtë Meterizit, nga ana

tjetër e rrugës, përballë hyrjes veriore

të Kalasë. Një xhami e vjetër e

ndërtuar në 1670 u shemb (bashkë

me varrezat dhe mazoleumet, një

prej të cilëve, sipas gojëdhanave,

ishte mazoleumi i Shabatai Zevit)

për të ndërtuar këtë kishë në 1890,

në kujtim të ushtarëve malazezë që

ranë në betejat e 1878-s. Ndërtuesit

pretendonin se ka pasur një manastir

të vjetër të Shën Arkangjelit

të ndërtuar gjatë mbretërimit të

Justinianit, por që u prish për të

ndërtuar xhaminë. Kisha që gjeni

sot aty është zgjeruar dhe rinovuar

thellësisht në 1933 dhe është e

vetmja Kishë Ortodokse në Ulqin.

Jo larg nga Ulqini ndodhen gërmadhat

e qytetit mesjetar Sciassi

apo Svacia (Shas). Ai ndodhet në

një pllajë, mbi Liqenin e Shasit dhe

konsiderohet si një nga qytetet e

vdekura më interesante në Bregdetin

Adriatik. Shasi përmendet në

shekullin e njëmbëdhjetë si qytet

episkopal (Svacia Civitas).

Rreth vitit 1183, u

pushtua nga Stefan Nemania, i cili

ia bashkangjiti Rashkës bashkë me

qytete të tjera të Zetës. Mongolët

e rrafshuan përtokë në 1242 gjatë

përpjekjes së tyre për të pushtuar

Ulqinin. Qyteza u rindërtua përsëri,

por nuk e rifitoi më kurrë fuqinë e

dikurshme dhe në fund u shkretua

pas pushtimit prej otomanëve në

1571.

Sipas një legjende, gjatë shekujve

XIV–XV, Shas kishte shumë po aq

kisha sa ka viti ditë. Sot, mund të

shihen gërmadhat e themeleve të

disa kishave, sidomos dy të mëdha,

Katedralja e vjetër romaneske e

Shnjonit apo Shën Gjonit që ndodhet

në pikën më të lartë të qytetit

si dhe ajo më e re e Shën Mrisë,

një kishë françeskane, e stilit gotik.

Kjo e dyta ndodhet në një pllajë,

në pjesën e ulët të qytetit. Kishat e

Shasit ishin të zbukuruara me ornamente

arkitektonike dhe disa prej

tyre kishin afreskë; edhe sot mund

të gjesh gjurmë të ngjyrave në

muret e tyre. Pak kërkim arkeologjik

është kryer, madje në mënyrë

amatoreske apo për synime të tjera,

kështu që qyteti i vdekur i Shasit

ka mbetur në

pritje të ndonjë kujdestari të përgjegjshëm

dhe arkeologë që mund

të ringjallin historinë e tij të vërtetë

dhe mbresëlënëse.

Ulqini ka shumë pasuri të tjera

historike, kulturore dhe natyrore

që ia vlen të përmenden, përfshi

edhe lum mjaft interesant të quajtur

Ada, i cili sipas legjendës u formua

nga sedimentet e Lumit Buna, të

grumbulluara në vendin ku u mbyt

një anije. Sot, është një parajsë

turistike, që ofron veprimtari sportive

të ndryshme verore. Nga Ada

në Gjerane, Plazhi i Madh (Veljika

Plaza, në sllavisht) zgjatet për më

shumë se 15 kilometra rëre puro,

më i madhi në Europë. Në supin

verior të plazhit ndodhet Laguna,

një hapësirë e madhe moçalore

që përfshin njësitë e prodhimit të

kripës dhe më e rëndësishmja një

habitat për zogjtë e shumë specieve

si dhe një vend pushimi për

zogjtë shtegëtarë europianë. Më

ndihmën e Bashkimit Europian, po

bëhen përpjekje për ta deklaruar

këtë zonë një rezervat natyror për

të mos lejuar qeverinë që ta shkatërrojë

për ndërtime banimi dhe

tregëtimi.

VERË 2017 VOTRA magazine.com 17

h o t e l

Kulla e ArtË

E-mail: info@kullaearte.com

Tel: +355682001946

RAZËM - SHKREL - SHQIPËRI

BAR - RESTAURANT

Bari ka dy hapësira, brenda dhe jashtë.

Brenda ka një hapësire interesante me

një komoditet dhe qetësi maksimale,

ndërsa jashtë ofron një gjelbërim dhe

një hapësire te këndshme për të kaluar

çaste të bukura.

HOTEL

Hoteli ka një kapacitet prej 14 dhomash

ku të gjitha janë me cmimim më konkurues.

Dhoma dyshe, dhoma treshe dhe dhoma familjare për

pushime sa më komode duke krijuar shtëpi larg shtëpisë.

18 VOTRA magazine.com

VERË 2017

VERË 2017 VOTRA magazine.com 19

Te ftuar në Votër Z. Sejdi Hysenaj dhe Z. Mustafë Elezi tregojnë mbi jetën

e emigrantëve shqiptarë në vitet ‘80-90’ dhe tani në USA.

Dy familje atdhetare, tre herë miq,

shumë kontribute për atdheun

Drena Qelia

new-york, AMERIKË

“I mjeri ai fëmijë që ka parë

gjithë atë botë e nuk njeh ende

vendin e vet”, kështu ka zgjedhur

për të përshkruar realitetin

e emigrantëve shqiptarë poeti

Lazer Shanto në vitin 1925.

Është i njohur fakti i dhimbshëm

i ikjes së shqiptarëve nga

luftërat dhe pushtimi, por edhe

nga politika diskriminuese e

vetë regjimit komunist të asaj

kohe në Shqipëri, i cili i detyroi

shqiptarët anembanë të

merrnin rrugën drejt vendeve

të ndryshme të Ballkanit dhe

Europës, Amerikës, Kanadasë,

Australisë e deri në Rusinë e

largët. Edhe pse nga kjo ikje

kanë kaluar kufij kohorë që

përkojnë me dy- tre shekuj,

breza të shumtë nga viti në vit

i kanë shpëtuar asimilimit dhe

është për t’u theksuar fakti se

si këta banorë kanë ruajtur me

fanatizëm dhe kanë transmetuar

te fëmijët e tyre te nipat e mbesat

kulturën, doket, zakonet

e traditat shqiptare. Për t’ua

konkretizuar gjithçka u tha më

sipër do të ndajmë me lexuesin

e revistës “Votra” historinë e dy

familjeve nga Veriu i Shqipërisë

që emigruan nga Shqipëria

drejt Shteteve të Bashkuara të

Amerikës.

Ishte 7 prilli i vitit 1968 kur 16

anëtarë të familjes Hysenaj u

larguan nga fshati Ahamataj

i Tropojës jashtë kufijve të

Shqipërisë për të emigruar në

një nga vendet e Europës e

pse jo edhe më larg këtu në

Amerikë. Përpos kësaj do të

njiheni edhe me rrugëtimin e

familjes së Mustafë Elezit nga

fshati Dragobi të njohur me

mbiemrin Jahelezi në Tropojë.

një rrugëtim që nisi në vitet

1968 e që fati na takoi me

ta për të mësuar më shumë

rreth fillimeve të vështira dhe

përballjes me jetën në vend të

huaj, por edhe me ndryshimin

midis emigrantëve shqiptarë në

USA në atë kohë dhe atyre sot.

Këto familje dikur i bashkonte

vetëm dashuria e malli për atdheun,

ndërsa sot ata i bashkon

miqësia që kanë ndër veti.

Në bashkëbisedimin që patëm

me zotin Sejdi Hysenaj, një

aktivist i njohur në Komunitetin

Shqiptar në NY kujton se: babai

i tij ishte nismëtari i kësaj ikjeje

nga Shqipëria në vitin 1984 një

vit, pasi familja e tij kishte përjetuar

tmerrin e internimit dhe

cilësoheshin si të persekutuar

ashtu si shumë familje shqiptare

që ndanin të njëjtin fat e vetmja

zgjidhje ishte IKJA! Beogradi

ishte në këto vite rruga e kalimit

për në vendet e tjera të Europës

e me gjerë vendi i cili shërbeu

për familjen Hysenaj si një

trampolinë për t’u zhvendosur

me banim me Francë dhe më

pas në SHBA ku vazhdojnë të

jetojnë edhe sot.

Z. Hysenaj, si i kujtoni vitet

e para në Amerikë dhe çfarë

ndryshimi vini re mes kohës

ku ju keni ardhur dhe sot ?

Çdo emigrant e ka të vështirë

fillimin, sepse duhet t›ia nisësh

gjithçkaje nga e para, integrimi

këtu ka qenë i vështirë, sidomos

kur ke edhe 4 fëmijë për

të rritur, vështirësia shtohet

dyfish. Por emigrantët shqiptarë

të asaj kohe në krahasim me

sot kanë qenë me të afrueshëm

me njëri-tjetrin dhe ndiheshim

si një familje e madhe, çka do

20 VOTRA magazine.com

VERË 2017

të thotë se ruanim të njëjtat rite,

pas pune takoheshim te shtëpitë

e njëri-tjetrit dhe rrinim me orë

të tëra duke diskutuar për tema

të ndryshme, gjë që sot e shoh

të ndodhë shumë pak.

Çfarë diskutonit?

Eh …çështja kombëtare ishte

gjithmonë në krye të listës, pas

kësaj ishte familja. Ne u kemi

dhënë fëmijëve gjithçka që

vetë nuk mundëm ta kishim,

kemi punuar vetëm e vetëm që

fëmijët tanë të mos rriten si ne,

por të kenë gjithçka në dispozicion.

Jemi mbledhur e kërkuar

të drejtat tona, me qëllim bashkimin

kombëtar të shqiptarëve

kudo ndodhen. Tejet e

rëndësishme ishte edhe

çështja e Kosovës, e cila

përbënte prioritetin e

diasporës në atë kohë,

kurse sot gjithsecili po

sheh interesat personale

të bërthamës së familjes

së vet. Por u kemi dhënë

me mijëra dollarë senatorëve

dhe kongresmenëve

shqiptare per te

ndihmuar per ceshtjen

shqiptare dhe mirenjohje

kemi marre vetem nga

z.Ibrahim Rugova dhe

z.Sali Berisha.

Çfarë keni bërë ju

emigrantët e parë

për atdheun që ne

emigrantët e rinj nuk po

e bëjmë?

Në kohën kur unë isha i ri së

bashku me shumë bashkatdhetarë

të tjerë nën ombrellën

e shoqatës “Vatra” kemi qenë

shumë më bashkëpunues

brenda dhe jashtë kësaj shoqate

pra komuniteti shqiptar ka

qenë shumë më bashkëpunues

dhe ka kontribuuar me sa rol

ka diaspora në çështjen kombëtare.

Ajo që sot mungon është

ndjenja e atdhedashurisë dhe

patriotizmit te të rinjtë. Ajo çka

e bënte edhe më të vështirë

në atë kohë ka qenë mungesa

e komunikimit me vendin tonë,

Shqipërinë, kurse sot falë zhvillimit

të teknologjisë çdo informacion

merret në kohë reale dhe si

rezultat efektet e bashkëpunimit

duhet të jenë më të frytshme

dhe konkrete. Sepse që të kemi

një atdhe më larg korrupsionit

duhet të kemi së pari një diasporë

të fortë dhe shumë bashkëpunuese.

Në këtë kontekst ndalemi pak

te “Vatra” z. Hysenaj, shoqata

që ka shërbyer si burim

frymëzimi dhe mbrojtëse e

kauzës së çështjes kombëtare

lirinë e demokracinë si mendoni

si anëtar i saj në 10-15

vitet e fundit është zbehur

roli i saj mos ndoshta për

shkaqe politike?

Bashkimi në komunitet tregon

krenarinë e shqiptarëve, por

krahas kësaj ne e njohim veten

dhe mentalitetin prej nga vijmë

askush nuk është

i përjetshëm dhe jo të

gjithë kemi lindur për të

qenë drejtues. Vatra do

të rilulëzojë kur drejtimin

ta marrë në dorë Rinia, e

cila gjithmonë sjell ide të

reja revolucionare mendoj

se është koha për ndryshim

pozitiv në kongresin

e saj, pra ne zgjedhjet e

reja që do të mbahen në

qershor, por do të arrihet

vetëm nëse komuniteti

ynë bashkëpunon dhe

kam besim se do fitojë

më i miri. Që të kandidosh,

duhet që të paktën

të kesh dy vite si anëtar i

“Vatrës” dhe vendi i duhet

lëshuar rinisë siç mua ma

ka lëshuar babi im e kështu me

radhë.

….Kanë qenë 368 familjeje që

pas largimit të tyre në vitet 1944

u shpallën kundërshtare të komunizmit

nga pushteti socialist,

i cili me veprimtarinë e tij për 45

vjet me radhë dëshmoi se nuk

mjaftonte vetëm një drejtori e

posaçme që jepte informacion

për diasporën shqiptare, por

edhe në prag të ndryshimeve

politike 1990-1991 regjimi diktatorial

vazhdonte t’i cilësonte si

“armiq” ish-familjet e internuara

VERË 2017 VOTRA magazine.com 21

dhe më pas të larguara jashtë

vendit dhe i ndaloi të ktheheshin

në vendin e tyre, edhe pse

ishte shpallur pluralizimi politik.

Por pavarësisht kësaj, rikthimet

e para në atdhe përkojnë me

vitin 1994 rreth 34 vite shkëputjeje

të emigrantëve shqiptarë

në USA me vendasit e tyre në

Shqipëri.

Pjesë e këtyre “armiqve të

Shqipërisë” cilësuar kështu nga

sistemi i atëhershëm komunist

i Shqipërisë janë edhe këto

dy familje malësorësh, të cilët

pohojnë se emigrimi i tyre ishte

krejtësisht me motive politike

dhe jo ekonomike. Dy atdhetarë

të flaktë dhe sot dy miq për

kokë Z.Mustafa Elezi

Jahelezi dhe Z.Sejdi

Hysenaj do të ndajnë

me lexuesit e revistës

“Votra” përjetimet e tyre

të përbashkëta familjare.

91-vjeçari Mustafë

Elezi, me emocion flet

për VITET LARG ATD-

HEUT. Si lindi miqësia

mes jush zoti Mustafë,

duke marrë parasysh

faktin se fëmijët janë

rritur këtu me një tjetër

mendësi?

“Lulja duhet ujitur çdo

ditë që të rritet”. Unë

dhe bashkëshortja ime,

megjithëse mbërritëm

me 1968 në USA, së

bashku me fëmijët

tanë, të cilët duhej

t’i mbanim e për këtë

duhet të punonim fort

të dy, asnjëherë nuk

e kemi lënë pas dore mësimin

e gjuhës shqipe për ta, zakonet

dhe kulturën e nuk ishte

e vështirë që martesa të ishte

me baza krejtësisht shqiptare.

Ne na bashkoi atdhedashuria.

Emrat e mbesave dhe të

nipërve janë shqiptarë dhe

ne me ta flasim shqip, sepse

çështja kombëtare për mua ka

qenë edhe më parësore shpesh

edhe se familja.

Me të njëjtën frymë janë edukuar

dhe rritur edhe fëmijët e

familjes Hysenaj pohon z.Sejdi,

duke theksuar se mes gjithë

vuajtjeve dhe sakrificave për

mbijetesë, kultura, gjuha dhe

zakonet shqiptare kanë qenë

baza e formimit të fëmijëve të

tyre teushqyera nga ai dhe nga

bashkeshortja e tij, znj.Jackie.

Z.Hysenaj nuk lë pa kritikuar

familjet shqiptare, të cilat nuk ua

mësojnë fëmijëve të tyre gjuhën

shqipe, gjuhën mëmë.

Nga ana tjetër, Kontributi i zotit

Mustafë Elezi nuk është vetëm

financiar, por edhe kulturor,

sot 91-vjeçari nga Tropoja

është botues i dy librave “Autobiografi”,

si dhe “Malësisë së

Gjakovës” , botime këto të cilat

kanë përmbajtje katërcipërisht

atdhetare dhe jopolitike.

A kishit miq e shokë dhe si i

ruajtët lidhjet me ta Z.Elezi?

Kam ruajtur lidhjet vetëm me

ata që u kanë shërbyer interesave

kombëtare e pjesën tjetër

jo. Kontributi fizik dhe

financiar ka shkuar në

drejtim të atdheut pa

hezitim.

Cila ka qenë puna juaj

e parë dhe kush ua ka

gjetur këtu në Amerikë?

Ah, puna e parë (mes

lotësh) sapo erdha

këtu iu drejtova imam

ISA Hoxhës, i cili më

ndihmoi duke më punësuar

pas 9 muajsh pa

punë si larës i perdeve

në një restorant më pas

kam punuar portier derisa

kam dalë në pension.

U gëzova shumë

…por ambientimi

këtu ka qenë shumë i

vështirë si çdo fillim ne

nuk e dinim gjuhën, as

rrugët, as asgjë, toka e

huaj është e rëndë, por

me vullnet dhe punë

arrihet gjithçka.

Thellësisht i emocionuar dhe

mes lotësh teksa kujton atë

kohë baba Mustafë duke iu

drejtuar rinisë shprehet se

“atdheu nuk lëshohet për qejf…

Ne na detyroi regjimi “ e ashtu

siç regjimi na detyroi të merrnim

22 VOTRA magazine.com

VERË 2017

ugët e largëta të kurbetit ashtu

u detyruam të bënim çdo lloj

pune që na ofrohej, duke mos

bërë asnjë fjalë, sepse fëmijët

duan darkë në mbrëmje dhe nuk

e dinin se ishin ende të vegjël

se ku ishim dhe për çfarë qëllimesh,

por një qëllim ishte thelbësor

një jetë më e mirë për ne

dhe për ta larg përndjekjes së

sistemit politik …Gjetëm qetësi

të madhe këtu në Amerikë, por

zemra vajtonte për pjesën tjetër

të familjes me të cilët u takova

pas 35 vitesh.

Kush të priti dhe si u ndjeve

kur u riktheve në Shqipëri?

Atë ditë nuk do ta harroj kurrë,

në aeroport ishim vetëm

ne shqiptarët që priteshim mes

lotësh nga gjithë fisi, ndërsa

shtetasit e tjerë humbitnin vetëm

mes turmës. Janë emocione të

papërshkrueshme që vijnë pas

një sakrifice të madhe shumëvjeçare.

Në ato çaste më është

kujtuar koha e persekutimit kur

ne pëshpëritnin në vesh “mos

gabo me kajt sa të jenë komunistët”

ka qenë ky sistemi që na

dha burgun dhe na dha rrugët

e botës, kjo ka qenë drama e

jetës sime dhe pas 35 vitesh

e kam parë vendin tim të shkatërruar

ekonomikisht nga një

sistem, i cili e kishte shndërruar

në ushtar popullin e tij. E kam

gjetur Shqipërinë më keq se

ç’e kisha lënë, por kjo më bëri

që me sa mundësi që kisha të

jepja edhe unë ndihmën time

në drejtim të veprave të mira që

do të realizoheshin nga qeveria

e 1994-s për Shqipërinë dhe

shqiptarët.

Ashtu siç i ka hije një malësori

me krenarinë dhe dinjitetin

që e karakterizon për asnjë

moment baba Mustafa nuk

e hedh poshtë ndihmesën

e bashkëshortes së tij znj.

Mihane, e cila ka punuar 33 vjet

duke kontribuuar në mirëqenien

e familjes së saj, por duke mos

harruar për asnjë çast të kryejë

ashtu siç e kemi zakon ne

shqiptarët edhe detyrat e gruas

e nënës dhe një familjareje të

devotshme për familjen, por

edhe për miqtë dhe të afërmit,

të cilët nuk ishin të paktë në

vizitat e ndërsjella të familjeve

shqiptare, ku miku zë vendin

parësor në sofër.

Arritjen më të madhe të tij,

babai i 3 djemve dhe dy vajzave,

zoti Elezi e quan me modesti

shkollimin e fëmijëve dhe nuk ua

hedh poshtë mundimin e tyre që

krahas studimeve kanë punuar

që në vogëli për të ndihmuar

familjen dhe për këtë thekson se

ndihet i prekur..

“Jeta e emigrantëve shqiptarë

të viteve ‘80-’90 në USA

ishte e ndarë në dy pjesë

mes çështjes kombëtare, si

një detyrim ndaj atdheut dhe

familjes.”

Zoti Mustafë: na përmendni

disa nga çastet më të rëndësishme

të jetës tuaj për t’i

ndarë me lexuesit e “Votrës”?

Pas 8 viteve burg në Shqipëri,

daljes nga internimi, largimi

fillimisht në Kosovë më pas

largimi jashtë kufijve më kanë

bërë më këmbëngulës për lirinë

dhe demokracinë e vendit të

origjinës, me qëllim që mos e

përjetonin edhe të tjerët atë çka

familja ime dhe shumë familje u

detyruan të kalonin. Kam qenë

pjesë e demonstratave të para

në USA në kuadër të fatit të

Shqipërisë dhe Kosovës ku u

mblodhën njëherazi 8 deri 10

mijë vetë në demonstratën më

të madhe të asaj kohe, të cilat

shpërthyen në të katër anët e

Amerikës. Po në këtë kuadër

u ndërtua edhe xhamia në

Brooklyn, si dhe botohej revista

“Përpjekja Jonë “ me përmbajtje

kulturore dhe atdhetare dhe

jopolitike.

Po si e shikoni rininë sot dhe

cila është këshilla juaj?

Rinia është në rrugë të mbarë,

pasi ka më shumë mundësi

sesa ne dikur për shkollim, por

e meta e tyre është mungesa

e bashkimit dhe këshilla ime

është që të mos harrojnë kurrë

prej nga kanë ardhur, mos

ta fshehin vendin e origjinës,

sepse “pa krahë nuk mund të

fluturosh”.

Po ju zoti Hysenaj, duke u

bazuar në punën tuaj të për­

VERË 2017 VOTRA magazine.com 23

ditshme ku sigurisht në kompaninë

tuaj keni të punësuar

edhe shqiptarë veç të huajve.

Çfarë duhet të përmirësojmë?

Në kompani, rregullat janë të

njëjta për të gjithë dhe sigurisht

që është kënaqësi të punosh

me bashkëkombësit e tu në

një vend të huaj, por duhet

të mësohemi të jemi më të

përkulur ashtu siç thotë edhe

Fan Noli “Ne jemi një komb i

ftohtë ku secili mendon për

veten e vet..” dhe kjo sipas

meje duhet të ndryshojë që të

ecim përpara si komb.

Ndalemi pak te familja si gjëja

më e shtrenjtë në

jetën e gjithsecilit

prej nesh.

I ngacmuar nga stafi

i revistës “Votra”

për marrëdhënien

me bashkëshorten,

91-vjeçari Mustafë

Elezi përgjigjet me

buzë në gaz se:

Kam qenë pak i

vështirë si burrë,

por ama kam qenë

i drejtë në familje,

ndërsa për fëmijët

baba Mustafë u

është mirënjohës

se e kanë ndihmuar

duke punuar edhe

pse të njomë dhe

me një ngarkesë

të konsiderueshme

shkollore. Sot mërzitem,

vijon ai, kur

shoh se femra nuk

ka rëndësinë që ka pasur, nuk

çmohet për vlerat e saj, sepse

në kohën e sotme meshkuj ka

shumë, por burra pak.

Ndërsa zoti Hysenaj shprehet

se shqiptarët janë edhe të

punës edhe të lapsit, edhe të

pushkës, por ju mungon ndjenja

patriotike, e cila do t’i bënte më

të suksesshëm nëse do të ishte

më mbizotëruese.

Në një vëzhgim të profilit

tuaj, vumë re jo vetëm se jeni

përkrahës i së djathtës në

Shqipëri, por se ju zoti Hysenaj

keni qenë i pranishëm

në dasmën e princ Lekës, si

mendoni a ishte e realizuar

plotësisht?

Kjo dasem ishte një ngjarje

shumë e rëndësishme, por larg

të qenët një dasmë mbretërore

në gjykimin tim dhe bazuar në

kushtet që duhet të plotësojë

një dasmë mbretërore për

nga detajet, elemente, të cilat

përbëjnë diferencën mes një

dasme normale dhe një dasme

mbretërore.

Dy familje atdhetare kontribuese

për çështjen kombëtare

si fizikisht ashtu edhe

materialisht 3 herë miq me

njëri-tjetrin nisën rrugëtimin

e tyre në takimin e para në

Kosovë për ta vazhduar edhe

sot në harmoni të plotë ashtu

siç e do tradita dhe zakoni

në zonat veriore. Këto ne i

vumë gjatë bashkëbisedimit

me dy miq të vjetër tropojanë.

Shqipëria ishte e pranishme, në

veshjet popullore, në martesat

e fëmijëve të tyre etj. Vlen për

t›u theksuar fakti se edhe pse

larg atdheut, këto dy familje

ndoqën karakteristikat e një

dasme tipike shqiptare, mënyra

se si lypet vajza si përcillet

për te dhëndri një dasmë që

përfshin tipare që nuk i gjejmë

në vende të tjera të botës. E

në fakt, me të trokitur në derën

e kësaj familjeje tropojane,

na përqafoi flladi i mikpritjes

së ngrohtë dhe bujarisë ndaj

mysafirit. Edhe pse disa pika

shiu na zhvendosën nga oborri

i bukur i kësaj

shtëpie shqiptarësh

në USA për në ambientet

e brendshme

të saj respekti që

nga mbërritja jonë

deri në ikje tregon

më së miri bujarinë,

fisnikërinë dhe

zakonin e shqiptarit

me tryezën e

mbushur plot me

gatime tradicionale

shqiptare m›u në

zemër të Amerikës.

Me mikpritjen e

familjes Rick dhe

Shpresa Elezi, ne

u ndjeme si në

shtëpinë tonë dhe

vumë re cilësitë

e virtytet tona

trashëguar brez pas

brezi, duke na bërë

me dije se ka pasur

traditë kulture e respekt në

brezat e shkuar dhe ne duhet

te jemi ata që ta vazhdojmë

dhe t’i çojmë para këto vlera

të mira tonat duke i trashëguar

te më të vegjlit tanë që janë

fëmijët me qëllim që në kohët e

sotme moderne të mos e kemi

të vështirë të ndajmë se cila

traditë është e jona dhe cila e

mbjellë nga vendi ku ne kemi

zgjedhur të jetojmë.

24 VOTRA magazine.com

VERË 2017

Photography: Rudi Studios

Grupi Rozafati

Costumes: Bora Balaj design

Albanian Roots event

Grupi “Zëri i bilbilit”

Foto: Sinan Ahmeti

VERË 2017 VOTRA magazine.com 25

Votra Magazine

Mësuesit Bashkim Jashari dhe Xhevat Isufi rrëfejnë punën e tyre në Suedi

Këngët dhe vallet shqiptare si përcjellëse

të gjuhës shqipe dhe vlerave

shqiptare në Suedi

Ilda Hoxha

malmO, suedi

G

juha dhe kultura

jonë mund të përcillen

mjaft mirë edhe

nëpërmjet këngëve

dhe valleve shqiptare. Kjo tregohet

më së miri në Qendrën Kulturore

të Suedisë, ku punohet fort

çdo ditë që vlerat tona më të mira

të trashëgohen brez pas brezi.

Kjo qendër u themelua në vitin

2014, me mbështetjen e Ministrisë

së Diasporës në Kosovë.

Gjithsej janë tri qendra kulturore,

ajo e Stambollit, e Zvicrës dhe në

Suedi. Më 23 shkurt të vitit 2013,

Ministria e Diasporës, në bashkëpunim

me shtetin e Turqisë,

arriti të hapte qendrën e parë

kulturore në diasporë, në qytetin e

Stambollit.

Në një intervistë për revistën

“Votra”, përgjegjësi për kulturën

në Qendrën Kulturore të Suedisë,

Bashkim Jashari, dhe mësuesi i

gjuhës shqipe, Xhevat Isufi, tregojnë

me detaje mbi punën e tij me

shqiptarët në Suedi.

Zoti Jashari na rrëfen mbi festivalet

dhe aktivitetet që kjo qendër

realizon, për të bërë bashkë

shqiptarët dhe për t’u sjellë atyre

sa më pranë atdheun e munguar.

Ai ka edhe një mesazh për bashkëkombësit,

në mënyrë që gjuha

jonë e

bukur të përcillet ndër breza.

“Kultura shqiptare është aq e

lashtë edhe ka aq shumë për të

dhënë, saqë mendoj se ne ende

nuk kemi mundur që të bëjmë

një prezantim të duhur edhe

në shtetet ku ne jetojmë. Kemi

aq shumë për të dhënë, për të

punuar, për të kultivuar dhe mendoj

se jemi në një rrugë ku kërkohet

punë. Aktivitete të ndryshme

nuk duhet të ndalen në këtë

drejtim”, shprehet zoti Jashari.

Ndërsa mësuesi i gjuhës shqipe

në shkollat suedeze, zoti Xhevat

Isufi, tregon mbi mundësitë

e shumta dhe mbështetjen që

ofron Suedia për të huajt, në këtë

rast për shqiptarët. Veç kësaj ai

thekson se formimi i Qendrës

Kulturore në Suedi është rikthimi i

dinjitetit të mërgimtarit.

“Qendra Kulturore e Kosovës

është institucioni i dytë i Republikës

së Kosovës dhe me vendim

të qeverisë janë themeluar tri

qendra deri më tani, në Turqi, në

Zvicër dhe në Suedi. Ky është

një kthim i dinjitetit të mërgimtarëve

për kontributin e dhënë,

para, gjatë dhe pas luftës në

shtetformim dhe shtetndërtim.

Financimi mbështetet nga qeveria

e Kosovës”, tregon ai.

Zoti Bashkim, ju jeni pjesë e

Qendrës Kulturore të Suedisë.

Mund të na tregoni si funksionon

kjo qendër?

Puna jonë bëhet në kuadër të

Qendrës Kulturore të Kosovës,

e cila është me bazë në Suedi.

Qendra kulturore është e hapur

26 VOTRA magazine.com

VERË 2017

për të gjithë shqiptarët. Në kuadër

të saj kanë të drejtë të marrin

pjesë të gjithë në aktivitete të

ndryshme kulturore. Ne jemi të

hapur në organizimet e ndryshme

që bëjmë. Dalim dhe i pyesim

kush është i interesuar për të

marrë pjesë. Nëse njohim persona

që kanë një talent të caktuar,

bisedojmë me ta dhe arrijmë të

bëjmë një aktivitet të caktuar.

Nuk i drejtohet vetëm një moshe,

pasi i kemi të gjitha moshat. Pra,

ne punojmë me të gjithë pa dallim.

Meqenëse mundohemi të ruajmë

dhe mbështesim brezin e dytë,

përqendrohemi më tepër te fëmijët,

për të ruajtur kulturën dhe për

ta zhvilluar, që të mos asimilohet.

Ne festojmë të gjitha festat tona

kombëtare. Ne festojmë jo vetëm

28 Nëntorin, por edhe 17 Shkurtin.

Kemi promovim të ndryshëm të

veprave artistike dhe letrare.

Bëjmë promovimin e skulptorëve

të ndryshëm, programet, ekspozitat.

Kemi filluar edhe me drama,

si dhe organizojmë shfaqje të

ndryshme. Së fundmi, jemi marrë

me organizimin e filmave me

metrazh të shkurtër.

A ka interes nga shqiptarët për

t’u bërë pjesë e këtyre aktiviteteve

kaq të bukura?

Interesi është i kënaqshëm. Për

shkak të mundësive gjeografike

në Suedi, shpeshherë bëhet e

vështirë që të ketë një pjesëmarrje

masive, por bashkësia jonë

ka interes të madh dhe besoj që

do të rritet edhe më shumë. Ne

kemi edhe shoqata të ndryshme,

të cilat funksionojnë si ndarje të

veçanta dhe bëjmë bashkëpunim

me ta për t’i mbledhur shqiptarët

kudo që janë nëpër Suedi.

Ju drejtoni edhe një shoqatë,

“Okarina”. Cili është roli i saj në

ruajtjen dhe përcjelljen e vlerave?

Ne jemi më tepër të orientuar në

muzikën shqiptare, që të përçojmë

vlerat tona më tutje dhe t’i

ruajmë ato. Kemi pjesën kulturore

ku bëhet prezantimi i këngëve

kushtuar festave të ndryshme. Në

këtë kuadër kemi lloje të muzikës

popullore, artistike dhe folklorike.

Ka mosha të ndryshme që nga

fëmijët 5 vjeç e deri të moshat e

mëdha. Kemi edhe poezi, recitale

të ndryshme, të cilat në të

shumtën e rasteve janë edukative.

Aktivitetet bëhen në kuadër

të qendrës dhe organizohen në

lokalet e qendrës, por edhe në

qytete të ndryshme.

Në kuadër të saj, ne mblidhemi

një herë në javë dhe zgjedhim

këngët për festa të ndryshme

që do t’i prezantojmë. Për çdo

festë ka këngë të veçanta. Për

shembull, për festën e Pavarësisë

këndojmë këngë për Shqipërinë,

për flamurin. Grupmosha të

ndryshme bëhen bashkë dhe më

pas i caktojmë për prezantimin që

do të bëjmë në kuadër të festës

që organizojmë.

Mund të na tregoni diçka për

Festivalin e Rapsodëve?

Në Suedi për herë të dytë organizohet

Festivali i Rapsodëve, i

VERË 2017 VOTRA magazine.com 27

cili i kushtohet kryesisht moshës

madhore, pra të rritur, të cilët

kultivojnë atë zhanër të muzikës.

Festivali zhvillohet një herë në

vit dhe është i orientuar drejt

muzikës rapsodike. Në muzikën

rapsodike marrin pjesë persona

amatorë. Interesi është që të

prezantohet muzika rapsodike,

nuk është e cekur nëse do jetë

epike apo diçka tjetër, por do

të kompletohet dhe do të vazhdohet

më tutje. Në manifestime

të ndryshme, mbrëmje kulturore

aty ka mundësi që të prezantohen

lloje dhe stile të ndryshme të

muzikës. Në këtë mënyrë e kultivojmë

dhe e çojmë më tej këtë

zhanër të muzikës. Ka aktivitete të

ndryshme, për të cilat ne punojmë

gjatë vitit dhe i prezantojmë.

Festivali zgjedh edhe 3 fitues,

vendin e parë, të dytë dhe të

tretë. Ata marrin një medalje

mirënjohjeje dhe një kupë nga

ana jonë. Kohët e fundit kemi

stimuluar më tepër brezat e rinj,

për t’i nxitur që të punojnë më

shumë. Në vitin 2015 kemi arritur

të bëjmë 14 aktivitete.

Sa ndikojnë këto aktivitete

te shqiptarët për ruajtjen e

gjuhës?

Kjo ka të bëjë më tepër me ruajtjen

e vlerave tona kulturore. Por

ne punojmë që të bëhet edhe një

integrim me kulturën suedeze.

Të kemi mësim me dy fronte. Një

front është që ne të mundohemi

të punojmë me ta për të ruajtur

dhe promovuar kulturën tonë.

Fronti tjetër është që të integrohemi

me kulturën suedeze. Kemi

raste kur zhvillojmë edhe aktivitete

të përbashkëta me suedezët.

Si është bashkëpunimi i fëmijëve

shqiptarë me ata suedezë?

Ka një bashkëpunim shumë të

mirë mes tyre, pasi fëmijët shqiptarë

janë lindur dhe rritur aty.

Sa mësojnë fëmijët shqiptarë dhe

prindërit e tyre nga kjo që ju bëni?

Mësimi është i tërthortë në një

farë mënyre, pasi ata mësojnë

nëpërmjet këngës, poezisë, recitalit

ose dramave të ndryshme. Në

këtë mënyrë ata i mbajnë mend

më shumë.

Cilat janë pritshmëritë tuaja nga

Samiti i Diasporës, që u mbajt në

Tiranë më 18-20 nëntor?

Mendoj se samiti do na japë

një mundësi bashkëpunimi mes

shqiptarëve kudo ku jetojnë dhe

punojnë. Do punojmë që të gjejmë

mënyra që të jemi si një trup

i vetëm.

Cili është mesazhi juaj për

bashkëkombësit?

Kultura shqiptare është aq e

lashtë edhe kaq ka shumë për

të dhënë saqë mendoj se ne

ende nuk kemi mundur që të

bëjmë një prezantim të duhur

edhe në shtetet ku ne jetojmë.

Kemi aq shumë për të dhënë,

për të punuar, për të kultivuar

dhe mendoj se jemi në një rrugë

ku kërkohet punë. Aktivitetet e

ndryshme nuk duhet të ndalen në

këtë drejtim.

28 VOTRA magazine.com

VERË 2017

Intervista Xhevat Isufi

Sa mundësi ofron Suedia

që fëmijët shqiptarë

të mësojnë gjuhën e

tyre?

A ka ndonjë dallim me

shtetet e tjera?

Suedia është një shtet që

ofron mundësi të mrekullueshme

për ruajtjen e gjuhës

dhe kulturës shqipe dhe

identitetin të fëmijëve tanë

mërgimtarë. Mësimi i gjuhës

shqipe nuk është i organizuar

nga shoqata ose organizata

të ndryshme, nga lidhjet e

arsimtarëve ose të prindërve,

siç është në Gjermani, Zvicër

apo shtete të tjera, por është

lëndë mësimore që zhvillohet

në kuadër të shkollës suedeze

dhe nxënësit marrin notë. Kjo

notë është e barasvlefshme

me notat që merren në të

gjitha lëndët e tjera, ai gjuha

suedeze, angleze ose matematika.

Pra, ka plane, programe të

veçanta dhe janë të organizuara

shumë mirë. Mësuesit

paguhen nga shteti suedez,

nga Ministria e Arsimit të Suedisë

dhe kanë një status të

barabartë me kolegë të tjerë

suedezë. E fillojnë mësimin

si zakonisht nga ora 8 dhe e

mbarojnë në të njëjtën kohë

që e mbyllin orarin edhe kolegët

e tyre suedezë.

Gjuha shqipe mësohet brenda

të gjitha shkollave suedeze

ku ka fëmijë shqiptarë. Janë

rreth 200 mësimdhënës të

gjuhës shqipe dhe punojnë në

komuna të shpërndara në të

gjithë Suedinë. Kjo është falë

rregullave të këtij shteti.

Çfarë tekstesh përdorin nxënësit

shqiptarë në Suedi?

Ne u jemi mirënjohës Ministrisë

së Arsimit të Kosovës

dhe asaj të Diasporës, pasi

falë tyre, fëmijët tanë i kanë

edhe tekstet dhe mjetet

mësimore të nevojshme për

mësimin e gjuhës. Janë të

përpiluara në bazë të kurrikulave

europiane, por me

mbështetjen e ministrive tona.

Ne nuk përdorim tekstet që

përdoren në Shqipëri dhe

Kosovë, por janë tekste të

hartuara në bazë të kurrikulave

të vendeve ku zhvillohet

mësimi. Nxënësit e bëjnë

gjuhën shqipe një orë në javë,

60 minuta. Kusht për të nisur

mësimin e gjuhës shqipe në

një komunë është që më së

paku të ketë kërkesë nga 5

fëmijë që duan të mësojnë

gjuhën shqipe. Dhe atëherë

shteti është i detyruar të sigurojë

arsimtarin.

Cilat janë kriteret që duhet

të plotësojë një mësimdhënës

për t’u punësuar si

mësues i gjuhës shqipe në

shkollat suedeze?

Duhet të ketë përgatitje shkollore

nga atdheu dhe duhet të

ketë nivelet e gjuhës suedeze.

Të jetë i licencuar nga pala

suedeze. Pastaj ka trajnime

të herëpashershme që i bëjnë

në mënyrë që mësuesit të

punojnë në mënyrë të njëjtë

me kolegët e tyre.

Sa për qind e fëmijëve shqiptarë

mësojnë gjuhën e atdheut

të tyre?

Po ta marrim në përqindje,

65 për qind e fëmijë të ardhur

vijojnë të mësojnë e gjuhën

shqipe, çka është shumë e

kënaqshme, krahasuar me

vendet e tjera të Europës, ku

janë me 1, 2 apo 7 për qind.

Përveç mësimit të rregullt, ne

zhvillojmë edhe aktivitete të

shumta së bashku me këta

fëmijë.

Cilat janë këto disa nga këto

aktivitete?

14 vjet rresht kemi vizituar

atdheun, Shqipërinë dhe

Kosovën dhe nuk ka vend

që nuk e kemi shkelur me

këmbë dhe prekur me dorë.

Bashkëpunojmë më shkolla të

ndryshme, fëmijët tanë marrin

pjesë në orë mësimore. Mirëpo,

vitet e fundit ne marrim

edhe shkolla nga atdheu dhe i

sjellim në Suedi. Kemi realizuar

mjaft programe kulturore

për festat tona kombëtare, për

festat e fëmijëve, të shkollave

dhe ato ndërkombëtare. Qeveria

suedeze na stimulon dhe

na mbështet ekonomikisht

dhe moralisht. Me rastin e

100-vjetorit, ne kemi organizuar

diçka të veçantë. Kemi

shkuar në Krujë dhe më pas

kemi vizituar Tiranën, Vlorën

me 100 nxënës, numër që

përkonte me përvjetorin e 100

të shtetit tonë.

VERË 2017 VOTRA magazine.com 29

Mesazhi sensibilizues nga Fjodora Fjora

për të birësuar fëmijë nëpërmjet

Komitetit të birësimit

T

eksa i kërkojmë

një prononcim,

intervistë a

mesazh sensibilizues,

përvec kohës shumë

të strukturuar në karrierë, biznes

dhe përkushtim familjar, ajo është

edhe shumë fanatike për ruajtjen

me kujdes të imazhit të të birit.

Bëhet fjalë për Fjodora Fjorën,

gazetaren shqiptare e cila ka

birësuar një djalë nga shtëpia e

foshnjes “Hannah dhe Rozafa”

dhe po e rrit e vetme. U

bënë katër vjet tashmë

që Alteo është bërë

pjesë e pandashme e

saj,duke u kthyer në

motiv jete e dite. Në

një rrëfim emocionues

për ne, ajo

thotë se nëse do

të kishte mundësi

ekonomike dhe

fizike do ta merrte

sërisht guximin për

të birësur fëmijë të

tjerë, t’iu dhënë atyre

mundësinë e një jete

më të mirë. Fjodora u bën

thirrje të gjithë çifteve me

mundësi financiare, të gjithë

çifteve pa fëmijë dhe pse jo vajzave

apo djemve single ta marrin

pa frikë një hap të tillë, sepse jo

vetëm që do t’i ofrojnë një krijese

të pafajshme ngrohtësi familjare

dhe kushte më të mira jetese, por

do të ndryshojnë edhe jetën e tyre

katërcipërisht duke marrë mbrapsht

dashuri pa kushte.

“ Me Alteon është gjithcka ndryshe,

mendoj ndryshe, flas ndryshe

dhe jetoj ndryshe. Tashmë

çdo vendim e marr në baze të

djalit tim. Unë po e rris e vetme,

por po mundohem me të gjitha

mundësitë që ai të mos e ndiejë

mungesën e një babai në shtëpi.

Fati deshi të na bashkonte

përgjithmonë, sepse u dashurova

me të që

në takimin

e parë. Dhe sot që në jetën time

është Teo, them me bindje që nuk

e kisha ditur kuptimin e vërtetë

të jetës. Kthehem shpesh në

shtëpinë e foshnjes ku ne të dy u

takuam për herë të parë. Atje ka

aq shumë ëngjëj që meritojnë një

mundësi për një jetë më të mirë,

për të ndier dashuri prindërore,

për një të ardhme më të sigurtë.

Atje duhet të shkojë çdokush,

qoftë edhe për punë vullnetare,

qoftë edhe një herë një jetë, por

duhet ta shihni realitetin në sy. Në

një vend të vogël si Shqipëria,

unë e kuptoj që ka paragjykime,

barriera të mëdha, etiketime pa

sens apo veçime shoqërore, por

unë në rrugën time me Teon

nuk kam hasur asnjë të tillë.

Madje edhe pse sot kanë

kaluar pothuajse katër

vjet, ka ende njerëz që

më ndalojnë në rrugë

dhe më përgëzojnë

për vendimin,

ndonëse unë nuk e

kam bërë kurrsesi

për tu dukur

apo për tu marrë

shembull. Kjo

është edhe arsyeja

pse shpesh refuzoj

të flas në media

për këtë temë. Ndaj

përmes këtij mesazhi

dua t’ju bëj thirrje të gjithë

atyre që duan, kanë mundësi

financiare dhe fizike, apo për

arsye biologjike nuk mund të jenë

natyralisht prindër, të mos ngurrojnë

dhe të mos ngrenë barriera

në vetvete. Komiteti i Birësimit, një

institucion mjaft serioz, që unë i

jam shumë mirnjohëse do ta bëjë

edhe më të thjeshtë punën tuaj. Le

ta shfrytëzojmë potencialin tonë

sot, për një Shqipëri më të mirë

nesër”

30 VOTRA magazine.com

VERË 2017

VERË 2017 VOTRA magazine.com 31

Lira e lirisë,

së popullit të Kosovës

Vajza që rilindi ndër flakë dhe u rrit me dashuri në liri

Ilir Murtezi

PrishtinË, kosovË

T

ë lodhur prej ikjes

gati të çuditshme

nga banesat në

mal, banorët e

fshatit B, rrëzë maleve të

Sharrit kishin vendosur bashkërisht

që të vazhdonin të

qëndronin në shtëpitë e tyre.

Kafshët e pakta që kishin po

shkonin dëm. Dikush, pavarësisht

flakëve të luftës,

kishte mbjellë edhe pak

grurë dhe bimë të tjera. Por,

kishte edhe një arsye tjetër

që donin të qëndronin në

shtëpi; dikush duhet të bënte

ushqim për ushtarët e lirisë,

luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare

të Kosovës, që gati çdo

ditë po përballeshin në beteja

të rrepta me pushtuesit

sllavë edhe në ato male.

Në mesin e mbi 100 familjeve,

ishte edhe ajo e Sylës,

që numëronte 5 anëtarë,

gruan dhe nënën e moshuar,

një djalë 2-vjeçar dhe një

vajzë 1-vjeçare. Deri para

para fillimit të luftës, Syla

kishte punuar në një fabrikë

në qytet, kurse pas pushtimit

serbët e larguan nga

puna bashkë me të gjithë

punëtorët e tjerë shqiptarë,

prandaj iu desh të merrej me

bujqësi.

Edhe atë ditë kishte filluar

me punët e përditshme, kur

krismat e pushkëve, afër

fshatit të tij, sa vinin e afroheshin.

Si duket, kriminelët

serbë kishin zbuluar bazën

e UÇK-së dhe e kishin sulmuar.

Nuk vonoi shumë dhe në hyrje

të fshatit filluan të dëgjoheshin

gumëzhimat e makinerisë

luftarake pushtuese.

Një tank dhe disa autoblinda

po hynin në fshat në luftë e

sipër me luftëtarët shqiptarë.

Të inatosur nga qëndresa

dhe heroizmi i shqiptarëve të

armatosur, ata ishin bërë si

bisha, kishin filluar të gjuanin

me tank e me armët e tjera

drejt shtëpive të fshatit, prej

të cilave filloi të dilte tym dhe

flake.

Syla kishte grumbulluar

32 VOTRA magazine.com

VERË 2017

familjen e tij në njërën nga

dhomat dhe priste të kalonte

edhe kjo furtunë. Nuk vonoi

shumë dhe filluan të dëgjoheshin

britmat e kriminelëve

serbë dhe tek-tuk edhe

ndonjë britmë e ndonjë fshatari,

pastaj krisma pushke

dhe fjalët e fshatarit nuk u

dëgjuan më.

E kuptoi se ishte shumë

vonë për të menduar ikjen;

u kërkoi nënës dhe gruas

të kishin kujdes fëmijët dhe

vetë u bë gati të dilte jashtë.

Në dorë mori pushkën që e

ruante si sytë e ballit. Nuk

donte që t’i lejonte pushtuesin

t’i dhunonin shtëpinë,

prandaj vendosi të rezistonte

e të mbronte nderin dhe

familjen e tij.

Sa doli jashtë në oborr, pa

ushtarë e policë serbë me

uniformë, shirita të lidhur në

kokë, disa tërë gjak në fytyrat

e tyre. Dukej qartë se po vinin

pas masakrave që kishin

kryer në shtëpitë e tjera të

fshatit.

E drejtoi pushkën dhe mori

në shenjë. Kauuu! Krisma e

pushkës ushtoi fort dhe njëri

nga ushtarakët serbë u shtri

për tokë. Plumbi e kishte

marrë në kokë. Shënjoi dhe

gjuajti prap dhe përsëri rrëzoi

një tjetër, pastaj dhe të tretën

herë pushka e tij nuk doli

huq.

Serbët po iknin nëpër oborr

të tmerruar, pasi nuk e

kishin pritur se dikush do t’u

rezistonte. Edhe një krismë

tjetër dhe tjetër një serb

mbeti i vrarë. Sa po bëhej

gati ta mbushte prap pushkën,

serbët e kishin marrë

veten nga hutimi që u bëri

rezistenca dhe filluan të gjuanin

drejt Sylës. Një plumb

e mori në gjoks. U shtri,

drejtoi pushkën dhe shënjoi

edhe njëherë. Pastaj qëlloi.

Gjaku po e mbulonte. Dera

e shtëpisë u hap dhe e ëma

doli në oborr. E pa Sylën që

po jepte shpirt; u afrua dhe i

mori pushkën. Syla i kërkoi të

hynte brenda, por ajo ia drejtoi

pushkën një serbi që po

gjuante me automatik drejt

tyre. Qëlloi dhe serbi ra. Sa

po bëhej gati të gjuante prap,

një krismë e fortë u dëgjua

dhe nëna u rrëzua përtokë. I

ra ngadalë pushka dhe gjaku

i mbuloi fytyrën. Ktheu sytë

nga Syla, djali i vetëm i saj

që sapo kishte vdekur dhe

vdiq me nder dhe ajo.

Shtëpia kishte marrë flakë

dhe po shembej. Jashtë

serbët po dëgjonin vajin e

fëmijëve të Sylës dhe këndonin.

Nuk vonoi dhe dikush

i gjuajti nga mbrapa, pastaj

një tjetër dhe pastaj e pasoi

një breshëri automatiku.

U tmerruan. Luftëtarët e

UÇK-së po afroheshin, duke

luftuar me shpirt ndër dhëmbë,

për të ndihmuar vëllezërit

e tyre që po masakroheshin

në fshat. 20-30 luftëtarë

shqiptarë me nga një pushkë,

kundër 200-300 serbëve

të armatosur rëndë me tanke

dhe autoblinda.

Serbët filluan të iknin, se po

vriteshin një nga një. Pushka

e lirisë nuk i falte. Më në fund

një ushtar i UÇK-së hyri në

oborrin e shtëpisë dhe pa

Sylën me nënën e tij të vrarë,

ndërsa nga brenda nuk dëgjohej

asgjë. Zjarri kishte filluar

të zvogëlohej dhe shtëpia

gati ishte shembur e gjitha.

Beni kishte disa muaj si ushtar

i UÇK-së. Pjesëmarrës në

shumë beteja, në disa fronte,

ai ishte kalitur në luftë. Sapo

kishte mbushur 23 vjeç dhe

në shtëpi kishte lënë gruan

me të ëmën. Ishte rritur jetim,

pa baba.

Dita i ishte dukur shumë e

gjatë, duke ndjekur armikun

pandërprerë. Papritmas dëgjoi

zërin e foshnjës brenda

mureve të djegura dhe u sul.

Nuk pyeti për flakët që ende

vazhdonin të villnin zjarr.

Largoi një tra gjysmë të

ndezur, pastaj dhe një tjetër.

Mezi e largoi një llamarinë,

duart i digjnin nga nxehtësia

dhe flakët. Poshtë llamarinës

ishte një foshnjë, ndoshta 7-8

muajshe. E kapi me duar dhe

e mbështolli për gjoksi, duke

e ruajtur nga flakët. Me foshnjën

në duar, iku drejt një

çezme uji në fund të oborrit.

Mbushi duart që i digjeshin

me ujë dhe i lagu fytyrën

foshnjës. Hoqi xhaketën dhe

ia hodhi përsipër, duke e

mbështjellë mirë.

Me foshnjën në duar u afrua

te komandanti.

Komandant, të lutem më

bëj një nder, kjo foshnjë i ka

humbur të afërmit. Babain

dhe gjyshen i pashë të

vdekur në oborr. Ndoshta

të tjerët janë djegur brenda

shtëpisë ! Babain e foshnjës

e kam njohur. Të lutem më

lejo ta dërgoj në shtëpinë

time. Kam nënën dhe gruan

që me siguri do ta duan.

Merre dhe dërgoje në një

vend të sigurt. Nëse dikush e

kërkon, atëherë do e kthejmë,

përndryshe duhet ta

VERË 2017 VOTRA magazine.com 33

kesh detyrim ta rrisësh, - ia

ktheu komandanti.

Benit i ndritën sytë nga

gëzimi; i ndriti fytyra e nxirë

nga blozët e flakëve.

Menjëherë u nis drejt fshatit

ku jetonte dhe për dy orë

ishte në shtëpi.

Dita kishte filluar t’ia lëshonte

vendin mbrëmjes, kur Beni

hyri në shtëpi. Shqipja, nusja

e Benit, po merrte shilten në

oborr, kur hyri Beni. Sa ia

pa foshnjën në duar vrapoi,

e kapi nga duart, sikur ia

ndiente zemra se çfarë kishte

ndodhur.

Brenda i priste nëna plakë.

Shqipja e zgjidhi foshnjën

dhe pa që ishte vajzë.

Beni, kjo do të jetë vajza

jonë!

Po, po, ajo sot i ka humbur

të gjithë. Është e jona, do ta

rrisim bashkë!

Nëna plakë u ngrit, e mori

foshnjën dhe e puthi, pastaj

iu drejtua Benit:

Të pastë nëna, edhe nusen e

ke shtatzënë. Zoti na gëzoftë

edhe me një fëmijë tjetër!

Vetëm Zoti di të bëjë mrekullira!

Të na fali dy fëmijë

njëherësh. Beni u mallëngjye

nga lajmi se do të bëhej

baba.

Eh, mendoi me vete, paska

qenë fat në fatkeqësi!

Nënë dhe Shqipe, vajzën do

ta quajmë Lira. Me këtë emër

do ta quajmë për ta kujtuar

Lirinë që do të rritet si vajza

jonë.

E gëzoftë emrin o bir, ia

ktheu nëna dhe u ngrit t’i

ndihmonte Shqipes ta pastronin

e t’i bënin ushqimin Lirës

së vogël.

Vitet iknin e Lira rritej, bashkë

me lirinë që erdhi disa

muaj pas vrasjes së së saj.

Rritej me fëmijët e Benit e të

Shqipes, të cilët e donin si

motër.

Një ditë Beni dhe Shqipja e

morën me vete dhe dolën në

një restorant në periferi.

Beni filloi t’i fliste dhe Lira

e dëgjonte me vëmendje.

Ai filloi t’i rrëfente për luftën

e Ushtrisë Çlirimtare të

Kosovës, për shokët e rënë

në fushën e lavdisë, për

trimëritë e ushtarëve dhe

heroizmat, deri sa erdhi te

ngjarja që solli ta merrte me

vete.

Lira e dëgjonte dhe lotët i binin

pa ndaluar. Edhe Shqipja

qante.

Babi, jam krenar me ty. E di,

kam lexuar për luftën. Tani

ne kemi shtetin tonë. Unë të

kam ty, kam mamanë më të

mirë në botë dhe gjyshen;

jam shumë krenar me ju!

Beni e kuptoi se ishte momenti

që t’i tregonte të vërtetën.

- Bija ime, dua të tregoj një

ditë të veçantë, ditën e rilindjes

tënde!

E di, babi, e di, mos e kujto!

Kam mësuar se më ke

gjetur nën flakët e shtëpisë

sime. Mos e mundo veten;

unë e kam mësuar historinë

e familjes sime. Babai im

biologjik është Heroi i Lirisë,

bashkë me nënën dhe gjyshen

e të tjerët, kurse ti me

mamanë dhe shokët e tu të

luftës jeni heronjtë e jetës

sime. Prandaj kurseu! Dua

që ta dish se unë ju dua më

shumë se çdo njeri tjetër në

këtë botë. Do të mundohem

të jem gjithnjë vajza e mirë e

Benit dhe Shqipes, që ju të

ndiheni çdo ditë krenar me

bijën tuaj.

Beni kishte duruar dhimbjen

e humbjes së shokëve në vijat

e frontit dhe të njerëzve të

tij të afërt, por kjo ishte diçka

krejt tjetër. Beni nuk mundi

t’i mbante lotët. E afroi Lirën

dhe e përqafoi fort. E puthi

në ballë dhe mezi i tha: Zoti

të bekoftë bija ime!

Lira, sot është një ndër studentet

më të mira në universitet,

krenare me njerëzit

e familjes së saj. Shpesh

i thotë me shumë krenari

fjalët: “Unë jetoj që ata të

ndjejnë veprën e madhe që

kanë bërë. Jetoj që familja

ta ndiejë sa më shumë

dashurinë time. Jetoj që ta

meritoj çdo sekondë të kësaj

jete në liri! Këta njerëz të

mirë m’u bënë prindër të

dytë. Unë dua t’u jap kënaqësinë

e të qenët vajza e

tyre, që atë ditë, kur babai

më nxori nga shkrumbi i

tokës së të parëve të mi, të

lagur me gjakun e prindërve

të mi biologjikë.

Në flakën e zjarrit, në atë

zjarr që më djeg dhe sot, e

do më djegë çdo ditë deri në

frymën e fundit, ata ishin,

janë dhe do të jenë uji,

fresku, fryma ime. Dua t’ia

tregoj të gjithë botës, se sa

e shtrenjtë është liria, sa e

bukur është jeta. Një ditë do

të filloj të shkruaj ditarin e

jetës. Do t’ia nis nga e kaluara,

nga dita kur më gjetën

në flake. Unë vij nga flaka e

lirisë dhe jetoj t’i tregoj botës

Lirinë. Jam Lira e Lirisë së

popullit tim!

34 VOTRA magazine.com

VERË 2017

VERË 2017 VOTRA magazine.com 35

36 VOTRA magazine.com

VERË 2017

VERË 2017 VOTRA magazine.com 37

Studentja Elida Loci në New York

Nga ëndërrat te përpjekjet

për t’i realizuar ato

T

ë kemi parë nëpër

pasarela, në skenë

duke kënduar

përkrah babait

tënd, duke promovuar faljen dhe

paqen. Na tregon më shumë për

veten?

Më quajnë Elida Loci dhe

jam studente në universitet e

njëkohësisht punoj si asistente në

një zyrë avokatie. Gjithashtu ushtroj

edhe modelimin, sepse moda është

pasioni im që e ushtroj më shumë

deshirë dhe i kushtoj një pjesë të

kohës së lirë.

Prioriteti im më i madh është të

mësoj. Më pëlqen të marrë dije

në fusha të ndryshme. Studioj për

Ekonomi, por pas universitetit dua të

shkoj në shkollë për avokate. Babai

im me ka futur në gjak përkushtimin

për të ndihmuar dhe për t’iu

gjendur pranë kujtdo që ka

nevojë për mua. Aktivitetin tonë

e filluam te “Shtëpia e paqes”.

Cfarë përfaqësonte

pjesëmarrja jote në

pasarelat e New York-ut?

Pjesëmarrja në pasarelat e

“Fashion week” në New York,

për mua në fillim ishte

një hobi. Më pëlqente

të shkoja në shfaqje,

po shumë shpejt

angazhimi im u

kthye në një punë

që po e bëj me

pasion të madh.

Na e tregon

idhullin tënd

dhe përse e ke

zgjedhur?

Idhulli im është Miranda Kerr, sepse

ajo përveçse ishte një prej modeleve

më të bukura dhe të sukseshme të

Victoria Secret, arriti që të formonte

kompaninë e saj të përkujdesjes

ndaj lëkurës dhe publikoi një

libër gjithashtu. Ajo është mjaft

puntore dhe e zgjuar, sa ka krijuar

perandorinë e saj në biznes.

Cila është ëndrra jote e fshehur në

sirtar?

Ëndrra ime kur kam qenë e vogël ka

qenë të bëhesha shkrimtare, sepse

kur shkruaj futem në botën time të

ëndrrave dhe me atë të shkrimeve

mund të shpreh ndjenjat e mia

lirshëm. Nganjëherë e shikoj modën

si të tillë, pasi nëpër shfaqje na bie

të mbajmë veshje të ndryshme,

nga shtete të ndryshme, veshje

tradicionale ose jo. Po çdo veshje

shpreh veçantinë e saj.

Si ka ndryshuar Elida Loci në New

York?

Qëkur kam ardhur në New York, unë

kam ndryshuar shumë.

Kur erdha, në fillim isha e re dhe çdo

gjë me dukej e pamundur, por kurrë

nuk u dorëzova për ëndrrat e mia.

Arrita të fitoj universitetin e më pas

ia kushtova një pjesë të kohës sime

modës. Dhe pse e dija se do ishte e

vështirë, vendosa të futem në botën

e bukur të artit. Jam shumë e lumtur

që e bëra këtë zgjidhje.

Cfarë kuptimi ka jeta studentore

për ty?

Jeta studentore për mua është tepër

e rëndësishme. Shkolla është gjëja

kryesore në jetën time, diçka që ia

sugjeroj çdo njeriu që njoh.

38 VOTRA magazine.com

VERË 2017

Të kemi parë në “Albanian

fashion Week” me disa vajza të

vogla. Lexuesit duan të dijnë

se cili ishte roli yt aty?

Jam gëzuar tej mase që m’u

dha rasti të punoj me vajzat e

vogla shqiptare, sepse kur isha e

vogël dhe unë isha si ato. Shikoja

vajzat e rritura nëpër pasarela

dhe ëndërroja të bëhesha si ato

një ditë. Sot, unë jam ajo vajza e

rritur dhe dua t’i mësoj vogëlushet

e vogla të përgatiten për sfilata.

Prandaj dhe të jam mirënjohëse

që më ftove të mësoj modelet

e linjes “Vit’Aime”, si ato të ecin

në sfilatë. Ka qenë një përvojë

që nuk do ta harroj kurrë, sepse

në sfilatë pashë sirenat e vogla,

zanat shqiptare, të bukurat e

liqenit, fluturat e përrallave. Por

pashë edhe shqiponjën duke

fluturuar e lirë dhe krenare.

Për herë të parë në historinë e

modes shqiptare, vogëlushet

e vogla shqiptare paraqiten

një koleksion rrobash nga një

dizajner shqiptar, dhe aq më

tepër mu në zemrën e botës,

në New York. Faleminderit që

më bëre pjesë te historisë!

Sa vjeçe ke qenë kur ke ecur

në një pasarelë për herë të

parë? Si je ndier?

Për herë të parë kam ecur në

një pasarelë, kur kam qenë

19 vjeçe. Në atë shoë jam

paraqitur edhe me një kërcim

tradicional shqiptar me koreografi

timen. Ka qenë një ditë shumë e

veçantë për mua.

Të ka takuar të veshësh fustane

nga më të ndryshmit. Cili ka

qenë fustani yt i preferuar?

Kjo është pyetja më e vështirë,

dhe s’kam një përgjigje, pasi për

mua secili prej tyre ka veçantinë

e tij. Kam qenë me fat dhe

gjithmonë kam pasur fustane të

bukura. Do të veçoja kompaninë

“Red Velvet”. Kjo kompani ka

dizajne shumë të vecanta dhe

e zhvillon veprimtarinë e saj

kryesisht në Nepal. Kam pasur

fatin të modeloj në sfilata të

mëdha dhe të bëj sete fotografike

për ta, në një revistë. Gjithashtu,

po punojmë me projekte të reja.

Një prej fustaneve që kam veshur,

ka qenë një fustan i bardhë, i cili

është mjaft i veçantë.

Cfarë të pëlqen të bësh gjate

kohës së lirë?

Kur kam kohë të lirë më pëlqen të

krijoj. Merrem edhe me muzikë që

është një tjetër pasion i imi. Kohën

e lirë e kaloj nëpër fashion shows,

duke modeluar ose në sesione

fotografike, por tani më është

shtuar edhe dëshira që të punoj me

vajzat e vogla e të krijoj mundësi

për to që të marrin pjesë nëpër

shows e pasarela te tjera. Është

bukur të mund të japësh diçka nga

vetja dhe të ndihmosh vajzat e

vogla shqiptare që ëndërrojnë të

bëhen modele një ditë.

Në «Albanian Fashion Week» tek

modelet e vogla shqiptare, që shkelën

për herë të parë pasarelën e New York-ut

në botën e modës shqiptare, pashë zanat

e malit, sirenat e detit, të bukurën

e liqenit, shqiponjën e lirë e krenare.

VERË 2017 VOTRA magazine.com 39

Photoshoot për kopertinë

në New York

Fëmijët në photoshoot: Melissa Vorfa, Sabrina Lulanaj,

Sara Lulanaj, Valentina Ivezaj, Gabriela Permeti,

Griselda Permeti, Gledion Permeti, Brian Kacupaj,

Angie Bahcja, Megi Pirani, Reina Pirani, Teuta Spaho,

Blerim Spaho, Blenda Shehu, Sara Arapi, Lisa Pecaj,

Emma Pecaj, Lorena Pecaj, Klea Kosumi, Arbi Kosumi.

Photography: Noxie Studio Photography

Stylist Bora: Balaj / Makeup artist: Rebecca Noparast

Hair stylist: Tilda

40 VOTRA magazine.com

VERË 2017

VERË 2017 VOTRA magazine.com 41

42 VOTRA magazine.com

VERË 2017

VERË 2017 VOTRA magazine.com 43

Nga nëna tek nëna

Koha për,

zanën e dhëmbëve

Manila Vorfa

new york, amerikË

Kur fëmijët mbushin

5-6 vjeç, në gojën

e tyre formohet

shenja e Batman,

pra bien dhembët e parë. Çdo

prind e ka kaluar në mënyra të

ndryshme këtë periudhë dhe

është munduar të kthejë diçka

plot dhimbje dhe nganjëherë

stresuese, në diçka të bukur.

Edhe pse ndodh që prindërit të

ndihen fajtorë kur krijojnë figura

mistike, të gjithë specialistët janë

të mendimit që një dozë fantazie

është e shëndetshme për fëmijët

në këtë moshë kur imagjinata

është në kulmin e saj dhe ata

vetë e përdorin fantazinë që të

kuptojnë gjëra abstrakte që nuk i

prekin dhe nuk i shohin, por mbi

të gjitha, i mëson ata që të kenë

besim edhe në koncepte të tjera

abstrakte si guximi, shpresa dhe

dashuria.

Fëmijëria duhet të mbushet me

magji dhe surpriza sa më gjatë

44 VOTRA magazine.com

VERË 2017

që të jetë e mundur.

Nëse në disa vende të

Europës i fshehin në

tokë, në disa të tjera

i djegin dhe në disa

të tjera i mbajnë

si hajmali, zana e

dhëmbëve është

versioni më i bukur

për mua.

Zana, në shumicën

e rasteve është një

vajzë e bukur me

krahë dhe me shkop

magjik, por mund të

jetë edhe një balerinë,

një dragua, dy burra të

vegjël, një dentist etj., dhe

ndryshe nga figurat e tjera,

fëmijët nuk i mërzit shumë fakti

që mund të jenë të ndryshme,

sikur do të mërziteshin po të

ndryshohej plaku i Vitit të Ri.

Ka prindër që lënë edhe një letër

së bashku me paratë nën jastëk,

vlera e të cilave varet nga vetë

gjendja ekonomike dhe statusi

i familjes, por ajo që është e

rëndësishme është që të mos

teprohet në traditë duke shtuar

gjëra të tjera.

Si dhe kur të vijë momenti

që fëmijët të arrijnë në

një moshë kur fillojnë të

dyshojnë mbi ekzistencën

e saj dhe kur

të jetë gati për të

mësuar të vërtetën

se janë prindërit

ata që i lënë paratë

nën jastëk, nuk ka

asgjë të keqe t’i

tregohet fëmijës,

sidomos kur kanë

vëllezër të vegjël

që të ndihmojnë në

përforcimin e idesë së

zanës së dhëmbëve.

Sa shumë emocion të

krijon fantazia e tyre. Të jep

ndjesinë

e të

qenët përsëri fëmijë, krijon edhe

ti fantazinë tënde së bashku

me ta. Çdonjëri nga ne e ka

përjetuar këtë fenomen, Tooth

fairy. Mundet të themi: Po çfarë

rëndësie ka, një dhëmb po bie

e një tjetër do të dalë, por është

ajo se

çfarë

ndien fëmija. Ai ose ajo

është ndër fazat e para

të ndjeshmërisë së

tyre. Përballen me

frikën e humbjes

së një dhëmbi pa

e ditur se çfarë

është ose do të më

dhëmbë shumë,

po gjak do të dalë,

sa e shëmtuar do

të dukem e të tjera

plot. Por prapë kanë

një gëzim atë çfarë

do të marrin. Mendja

e tyre plot fantazi

udhëton në ëndërrime.

Sa bukur ! Ato fluturojnë në

hapësira pa kufi. Melisa, vajza

ime 6-vjeçare është një fëmijë

me shumë fantazi, saqë ndonjëherë

me duket sikur me të

vërtetë ka ndodhur ajo që thotë.

Dhëmbi filloi t’i lëvizte e çfarë

bëri, mori në telefon tim vëlla për

t’i treguar. Edhe e pyeti: “Sikur të

ta jap dhëmbin ty, sa para do të

më japësh. Ai tha sa të duhen

ty? Pastaj erdhi tek unë daja do

të më dhurojë për çdo dhëmb

$10..si fëmijë bëri pak llogarinë

e i dolën shumë para. Pastaj

më tha po dhëmbin tim do

t’ia dhuroj “Tooth fairy”.

Për fatin e saj, dhëmbi

i ra në shkollë dhe

mësuesja e mrekullueshme

ia ruajti në

një çantë plastmasi

së bashku me një

kartolinë. Ajo ishte

e lumtur, sepse

gjak nuk i doli,

dhimbje nuk pati

dhe e gjithë klasa

atë ditë e pyesnin sa

para do të japin sonte

“Tooth fairy”. Fjeti me

shumë gëzim, sepse nën

jastëkun e saj kishte 5$.

Lumturi e sinqertë fëmije.

VERË 2017 VOTRA magazine.com 45

Implantet,

dentare

Dr.Dardan Bekteshi DDS

PrishtinË, kosovË

I

mplantet dentare

janë zbulimi më i

rëndësishëm në

stomatologjinë

moderne. Pas përpjekjeve shumëvjeçare

për të gjetur zëvendësimin

e duhur për dhëmbin e humbur. Ka

qenë viti 1957 kur ortopedi i njohur,

suedez ai dr. BranemarkI, cili njihet

si babai I implantologjisë moderne,i

pari që zbuloi se materialiet e

përbëra nga titanium janë biokompatibile

me organizmin që do të

thotë se nuk refuzohen nga organizmi.

Deri në atë kohë besohej se

organizmi i njeriut nuk pranon asnjë

trup të huaj.

Sot implantet dentare përdoren për

të zëvendësuar një ose më shumë

dhëmbë që mungojnë. Ato kanë

formën e vidës dhe janë të projektuara

për vendosje intrakockore

në nofulla. Janë me gjatësi dhe

diametër të ndryshëm në vartësi

prej kushteve anatomike ku

vendosen. Normalisht duhet

3-6 muaj që një implant të

lidhet fort mjaftueshëm për

kockë para se të lidhet dhëmbi

artificial.

Për sa i përket llojit të implanteve

që përdoren sot ato

ndahen në dy grupe :

1.Endosteale ( në brendësi të

kockës) që është forma më e përdorur

e implanteve. Këtu përfshihen

implantet në formë të vidave,

cilindrat ose tehet që vendosen në

nofulla në mënyrë kirurgjikale.

2. Subperiosteale (në pjesën

e jashtme të kockës) këto lloje

implantesh vendosen në majën

e nofullës së bashku me kornizën

metalike, e cila shërben për mbajtjen

e protezës.

Vendosja e një implanti zgjat rreth

30 minuta, si ndërhyrje është më e

thjeshtë sesa heqja me operacion e

një dhëmballe pjekurie. Gjatë vendosjes

së implantit nuk ka dhimbje,

por dhe pas operacionit ka shumë

pak bezdi dy ditët e para. Në disa

raste mund të ketë në fytyrë në

zonën ku është punuar një ënjte e

lehtë që zgjat 2-3 ditë.

Jetëgjatësia e një implanti varet

nga shumë faktorë, si: gjendja e

përgjithshme shëndetësore, pastrimi

i rregullt i dhëmbëve, gojës,

implan­

tit, si

dhe së­

mundjet e

mishërave të dhëmbëve. Duhani,

alkooli, higjiena jo e mirë e gojës

, diabeti janë faktorë që ndikojnë

më tepër në suksesin dhe jetëgjatësinë

e implantit. Pas vendosjes

së implantit duhet një periudhë

pritjeje prej 6 muajsh për nofullën e

sipërme, kurse 3 muaj për nofullën

e poshtme, kohë kjo e nevojshme

për tub ere osseifikimi apo ngjitja e

implantit për kockë.

Në fundin e kësaj periudhe shihet

suksesi apo dështimi I implantit të

vendosur. Suksesi i implantit variron

nga 90 -100 % . Por si në çdo fushë

të mjekësisë asnjeherë nuk mund

të themi 100 % me garanci.

Implanti mund të vendoset te të

gjitha moshat, përveç te personat

me moshë të re, te të cilët nuk ka

përfunduar zhvillimi i kockës, që

te vajzat mbaron deri në moshën

16 deri 17 vjeç kurse te djemtë

në moshën 18-vjeçare. Për

të rriturit nuk ka limit moshe,

përderisa gjendja e tyre shëndetësore

është e mirë.

Implantet dentare paraqesin

një sërë avantazhesh krahasuar

me metodat e tjera

për të zëvendësuar dhëmbët.

Ndër këto avantazhe janë

parandalimi i humbjes së kockës

së nofullës, fenomen ky që ndodh

rëndom me rastin e humbjes së

dhëmbit. Përmes implantit mund

të zëvendësohen një e më shumë

dhëmbë pa i prekur dhëmbët fqinje.

Implantet dentare eliminojnë dhimbjen

dhe parehatinë te proteza e

plotë ose e pjesshme. Ato ofrojnë

qëndrueshmëri më të madhe,

gjithashtu përmirësojnë të folurit me

një ton të qetë dhe natyral.

46 VOTRA magazine.com

VERË 2017

Mjekja kardiologe Anila SHAHINI flet për sëmundjen e Infarktit Akut të Miokardit

Infrakti akutit

i miokardit

I

nfarkt duhet të kuptojmë

një zonë të muskulit

të zemrës, qelizat e të

cilit janë dëmtuar në

mënyrë të pakthyeshme, apo kanë

vdekur. Për pasojë të bllokimit të

menjëhershëm të njërës prej arterieve

koronare. Akute pastaj është

sa i përket kohës të cilës ne diagnostikojmë

infarktin. Quhet infarkt

akut, infarkt që sapo ndodh.

Cilat janë simptomat?

Freskida MILOTI

TIRAnË, SHQIPËRI

Infarkti në vetvete është një

dramë, sepse si e tillë përjetohet.

Pjesa më evidente është

dhimbja që është pikërisht rreth

zonës së zemrës, apo kraharorit.

Është një diskomfort apo mungesë

rehatie, e cila mund të jetë si

peshë, në formë rëndese apo një

marrje fryme e rëndësishme, por

kryesisht dominante është dhimbja,

e cila ka karakteristike edhe

kohëzgjatjen. Dhimbja në infarkt

është një dhimbje që zgjat nga 30

minuta, ndonjëherë edhe disa orë.

Është e rëndësishme të themi që

sa më shpejtë të ndërgjegjësohet

individi për natyrën e dhimbjes, aq

më jetë shpëtuese është situata.

Shpeshherë përveç dhimbjes është

e pranishme ndjesia e të vjellave,

një dhimbje që hapet në të dyja

krahët, por kryesisht në krahun e

majtë, dhe kjo është një simptomë

që i orienton njerëzit për problemet

e zemrës. Shoqërohet me djersitje.

me dobësi të theksuar trupore, por

elementi thelbësor dhe për t’u vlerësuar

është dhimbja, që shpërndahet

edhe mes shpatullave.

A ka shenja paraprijëse?

Infarkti qëllon të shfaqet edhe papritur,

pra pa simptoma paraprake

dhe kjo është një pjesë që duhet

vlerësuar dhe sa me shpejtë të

ndërgjegjësohemi që zgjidhje optimale

gjendet në këtë situate sepse

miokardi është një diagnozë e cila

kërkon një trajtim të menjëhershëm

spitalor.

Kur pacienti nuk duhet t’i neglizhojë

simptomat dhe t’i drejtohet

mjekut kardiolog?

Më parësorja është dhimbja, pavarësisht

se jo çdo dhimbje kraharori

është ekuivalent me infarktin,

por pacienti nuk është i aftë të bëj

një diferencë dhimbjen e infarktit

dhe dhimbjes nga arsye të tjera.

Një nga diagnozat që ngatërrohet

më shpesh që vjen për pasojë të

ngushtimit të enëve të gjakut, janë

problemet e stomakut, gastritet,

ulcerat, problemet e spondiliartozës

cervikale, dhimbje që vijnë nga

një kalkulozë biliare. Por gjithsesi

diagnoza që kërkon ndërhyrje më

të shpejtë është dhimbja. Në këto

kushte që përmenda më lartë,

pacienti e ka të vështirë të bëj

diferencën. Një person që shfaq një

ankesë të tillë është më mirë të bëj

një vizitë. se sa një neglizhencë,

sepse mund të rezultojë fatale.

Cilat janë grupmoshat e rriskuara?

Dhimbjet te të rinjtë shpeshherë ne

përpiqemi t’i marrim më me sportivitet,

duke qenë se grupmoshat që

klasifikohen si të rriskuara janë 45

e lartë tek meshkujt dhe 55 e lartë

për femrat. Por ajo që po shikojmë

sot është se sëmundja e arterieve

koronare nuk po njeh moshë. Ka

zbritur grupmosha.

Për cilat arsye ka zbritur mosha?

Për arsye shumë faktorëshe.

Është pikërisht shtimi i faktorëve të

rriskut, shtimi i faktorëve që çojnë

në sëmundjet e arterieve koronare.

Kjo sëmundje sot po quhet si epidemi

globale. Pavarësisht origjinës,

racës, mënyrës së ushqyerjes po

merr një përhapje, po thuajse në

të gjithë globin. Kjo ndodh nga

faktorët e riskut, një pjesë e tyre e

ndryshueshme dhe një pjesë e pa

ndryshueshme. Vendi ynë në bazë

të statistikave është bërë po thuajse

i barabartë me vendet ku kjo sëmundje

është mjaft e përhapur.

Cilët janë faktorët e rrezikut të

kësaj sëmundje?

Ka dy grupe madhore risku. Janë

faktorët e pandryshueshëm, ato të

cilët as mjekët, as individët nuk i

ndryshojnë dot, siç është mosha,

sepse është një sëmundje që rrit

probabilitetin e shfaqjes me rritjen e

VERË 2017 VOTRA magazine.com 47

moshës; trashëgimia është pandryshueshme

, pra nëse familjarë

e kanë patur këtë sëmundje. Por

për tej kësaj janë një grup i rëndësishëm

faktorësh të ndryshueshëm,

të cilët janë: yndyrat e rritura në

gjak, duhan pirja, prania e diabetit

dhe hipertensioni. Të katërt janë

faktorë të rëndësishëm, por të modifikueshëm.

Ne jua themi pacientëve

se sot përveç gjenetikës që nuk e

ndryshojmë dot, faktorët e ndryshueshëm

është mirë t’i vlerësojmë

çdo ditë.

Çfarë bëhet në drejtim të këtyre

faktorëve?

Vlerësohet shumë shpejtë risku

kardiovaskular, madje nëse sot flasim

për kontrolle mjekësore rutinë,

bazë, të përsëritura të cilat përmbajnë

një paketë vlerësimi, si: yndyrat

në gjak, presionin arterial, vlerësimi

i sheqerit në gjak, vlerësimi i

peshës trupore dhe i stilit të jetesës.

Pacientët më pak të riskuar janë

ata me risk të ulët kardiovaskular,

ndërsa tek ata që vlerësohet risk i

mesëm apo i lartë janë pacientët që

vlerësohen në rutinë

A ka IAM të heshtur?

Infarkti mund të shfaqet edhe pa

simptoma, pra pa dhimbje. Grupi

i cili mund të pësojë infarkt të

heshtur janë diabetikët, tek të cilët

zbehet ndjesia e dhimbjes dhe vetë

prezenca e sëmundjes së diabetit

e kategorizon pacientin me risk të

lartë kardiovaskular. Diabetikëve

ju këshillojmë kontrolle rutinë edhe

nëse nuk kanë ankesa, ata duhet

të bëjnë pothuajse çdo 6 muaj një

elektrokardiogramë, vlerësim të

yndyrave në gjak. Duke e patur nën

kontroll pacientin, kemi mundësi

diabetikëve t’ua parandalojmë

shfaqjen e infaktit.

Ku bazohet diagnoza e IAM?

Në bazë të dhimbjes, me elektrokardiogramë

që është një ekzaminim

bazë dhe i rëndësishëm për

diagnostikimin e menjëhershëm

të infarktit të miokardit. Për fat të

mirë është një ekzaminim i thjeshtë

i cili mund të kryhet kudo, në

çdo qendër

shëndetësore.

Edhe

një

mjek

i

përg­ jithshëm nëse

bashkon dhimbjen dhe rezultatin

e elektrokardiogramës mund të

vendos diagnozën korrekte.

Si e arrijmë në diagnozën diferenciale?

Diagnoza diferenciale është

pikërisht ajo që i takon mjekut.

Pacienti nëse ka dhimbje të fortë

kraharori duhet t’i drejtohet qendrës

mjekësore apo spitalit më të afërt,

për t’u qetësuar që kjo nuk është

një dhimbje që vjen si pasojë të

ngushtimit koronar dhe nuk është

një dhimbje infarkti, më pas diagnoza

i takon mjekut të bëj diagnozë

diferenciale sepse shpeshherë

pacientët kanë humbur jetë duke

menduar se është një dhimbje që

nuk i përket infarktit, pra për neglizhencë.

Por nëse ai trajtohet sa

më shpejtë aq më mirë shpëtojmë

jetë. Madje a është e mundur brenda

orës së parë të jepet ndihma e

shpejtë, sepse qeliza miokardiale

fillon e dëmtohet në mënyrë të pakthyeshme

që në 30 minutëshin e

parë të prezencës së dhimbjes.

Gjatë këtij sezoni të nxehtë

duhet pacientët të kenë një kujdes

më të veçantë?

Ekstremet e klimës gjithmonë janë

pak problematike për pacientët me

probleme të sistemit kardiovaskular.

Stina e ftohtë është pak më favorizuese

sidomos për sëmundjen

e ngushtimit të enëve të gjakut, por

edhe stina e nxehtë që jep dehidrimin.

Kemi këshilla për pacientët

që mjekohen për këtë sëmundje, që

jo gjithmonë t’i ulin dozat e preparateve

sidomos pa u këshilluar me

mjekun, por ndodh që duke ndryshuar

përqendrimi i medikamenteve

në gjak për shkak të humbjes së

theksuar të lëngjeve kur pacientët

janë të ekspozuar gjatë në të

nxehtë, kjo e forcon efektin e tyre,

duke dhënë edhe ulje të vlerave të

presionit në gjak. Të ruhen nga orët

e pikut të të nxehtit, të konsumojnë

shumë lëngje, sidomos ujin për

mirëfunksionimin e veshkës e cila

bën funksionin bazë të filtrimit të

gjakut. Gjithashtu për pacientët e

riskuar apo ata me risk të lart për

sëmundjet kardiovaskulare të kenë

kujdes sepse noti është një sport

shumë i mirë, por për këtë kategori

themi merrni një kontakt me mjekun

përpara se të ushtroni këtë sport

sepse temperaturat e ujit mund të

jenë disfavorizuese, pasi ndodh

që kalimi nga i nxehti ekstrem në

të ftohtin e ujit, të ketë ngushtim të

enëve të gjakut.

Intervistoi: Freskida MILOTI në emisionin

‘Diagnozë’- RTV ORA

48 VOTRA magazine.com

VERË 2017

VERË 2017 VOTRA magazine.com 49

Tre musketjerët vulosën,

historinë e rrokut shqiptar

Sashenka Ndreka

TIRAnË, SHQIPËRI

A

ta mbajtën

flokë të gjatë

në kohën kur

në Shqipëri nuk

perceptohej ky fakt, ata këndonin

rrok, kur thjesht ta dëgjoje këtë lloj

rryme ti rrezikoje të burgoseshe.

Ishin ata që sollën ndryshimin

dhe revolucionin e muzikës rrok

në Shqipëri. Ata mblodhën turma,

ata thyen zemra, ata u ndanë por

nuk mundën të qëndrojnë të tillë,

ata kanë lindur për të qënë bashkë.

Ata kanë lindur për t’i dhuruar

Shqipisë tre Musketjerët e saj të

lavdishëm.

Ata përjetuan ndryshimet politike

në Shqipëri përmes këngës, vargjet

e tingujt e së cilës janë ende

aktuale, ndonëse kanë kaluar 27

vjet nga demokracia jonë e brishtë.

Ata kanë ngritur sa e sa trofe, sa e

sa çmime, sa e sa mirënjohje. Ata

u tërhoqën nga kompeticionet, ata

u rikthyen sërisht, atyre iu dhanë

poste drejtuese, por ata kanë lindur

për të qënë në skenë, aty ballë

për ballë me publikun. Ata kanë

lindur për të dhuruar emocion, me

çfarëdolloj mënyre që munden. Pas

një mungese prej dy dekadash,

çfarë mund të ndodhë nëse bëhen

bashkë një orkestër simfonike dhe

këta tre rrokerë, për të cilët publiku

është përmalluar?

“Një natë e çmendur me 2000

njerëz të hipnotizuar nga atmosfera”

, do të ishte përgjigja më e

dënjë e kësaj pyetje.

Dhe në të vërtetë kështu ndodhi.

Mu në zemrën e kryeqytetit shqiptar,

ato rishkruajtën historinë, me

firmat e tyre të pandryshueshme,

50 VOTRA magazine.com

VERË 2017

fiks aty ku e nisën, dikur Pallati

i Kongreseve, sot Pallati i Koncerteve.

Ata ishin tre, tre legjenda, tre

artistë, tre musketjerë që na

përfshinë në botën e tyre artistike

duke na kthyer në 2003 musketjerë

që këndojnë njëzëri. Nuk ka patur

ngjarje, artist, politikan apo orator

që të elektrizojë publikun në atë

mënyrë dhe të bëjë njësh sallën

me skenën, pa patur dallim, siç

bënë ato: Aleksandër Gjoka, Elton

Deda dhe Redon Makashi. Koncerti

u lançua një muaj përpara, që

përvec natës së magjishme, të na

falnin edhe 30 ditë padurimi dhe

emocioni në të njëjtën kohë, duke

numëruar sekondat deri në datën

15 maj 2017.

Për standartin e jetës në Shqipëri,

biletat kishin një çmim relativisht

të lartë, por kjo nuk pengoi aspak

që të ishin të gjitha “sold out”

vetëm disa orë pas nxerrjes së tyre

online. Në bidesat e tavolinave,

tashmë nuk flitej për gjë tjetër, veç

për ribashkimin e famshëm të pas

27 vitesh që do t’i rikthente Tiranës

ritmet rrok’n’roll të munguara prej

kohësh.

Padurimi për të shijuar rrok të

vërtetë nga dashamirësit e kësaj

rryme, u lexua që në orën 17:00

para Pallatit të Kongreseve që filloi

të mbushej me njerëz të veshur

me rroba lëkure, kryesisht ngjyrë

të zezë, ndonëse në biletat e tyre

shënonte ora 20:00 dhe ishte ditë

e hënë.

“Zemra e një gruaje, them shpesh

me vete

Ngjan me një xixëllojnë që digjet

në heshtje

Provoni t’i buzëqeshni një zemre

të thyer

Mos përbuzni lotët në sytë e

mallëngjyer”

Ishte kjo kënga që startoi koncertin,

ndoshta për të respektuar

seksin e dobët, por që atë natë nuk

e tregoi veten aspak të tillë, por

tundte flokët “me sa i hante koka”.

“Nuk mundem ta imagjinoj, që ty të

kam humbur vërtëtë

Dikur unë luaja me ndjenjën e saj,

e sot e vuaj vetë...

Më duket se asnjëherë, s’do të

dashurojmë kaq fort

Por janë kujtimet që më shkatërrojnë...”

pasoi Redoni, për tu kthyer nga

meshkujt dhe si për të vënë në

sedër Don Zhuan-ët e penduar që

ndodheshin në publik. Por shumë

shpejt melankolinë e thyu Aleksandri

me “Kuturu”-në e famshme

të tij. Kaq mjaftoi që spektaqtori të

çohej e të mos ulej më në karrige.

Fati i keq që nuk menduan për disa

veshje rezervë, pasi këngëtarët

kërkonin herë pas here ndjesë për

disa minuta, që të ndërronin bluzat

e qullura nga djersa, që atë natë

dukej sikur dilte nga shpirti e jo

poret e lëkurës.

Repertori ishte përzgjedhur në

mënyrë të atillë që të ndërthurte

melankolinë e Redonit, me pop

rrokun e Tonit deri tek potenca e

papërsëritshme e Sandrit.

Orkestra simfonike e Radio

Televizionit Shqiptar pothuajse

inekzistente gjatë vitit, e “shpërfillur”

nga publiku edhe në festivalin e

fundvitit, dëshmoi edhe një herë se

muzika live nga instrumenta të vërtetë,

ka potencialin të të rrënqethë

mishtë e të çojë zemra në peshë.

Publiku që pritej të kishte një

VERË 2017 VOTRA magazine.com 51

moshë mesatare tek të 40-at nuk

rezultoi aspak i tillë. Kishte qindra

të rinj duke kërkuar copëza arti të

vërtetë, ndoshta të mbingopur nga

muzika komeciale e brezit të tyre

që ka pushtuar tregun. Kishte madje

edhe fëmijë të vegjël, me prindër

në moshë të re, ku këta të fundit

dukej sikur donin t’ju impononin

këtë lloj muzike bijve, të trembur

nga ajo që u servir “moda e fundit”.

“E duam jetën ndaj na lini ta jetojmë

O mik o vëlla pak qetësi për shpirtin

tonë

E shtrenjta ime ti këtë mbrëmje

mos mungo

I kam harruarr përkëdheljet mos

harro”

ishte padyshim kulmi i mbrëmjes

që çoi në delir të gjithë të pranishmit,

duke na treguar edhe një herë

se populli shqiptar e do jetën, njësoi

si ai që sapo ka hedhur hapat

e parë, si ai që ka disa vite më

shumë mbi shpaltulla, thjesht duan

arsye dhe lirinë e duhur për ta shijuar

atë sipas mënyrës së tyre.

Në dy rreshtat e parë të sallës

dukshin emra të njohur të ekranit,

politikanë të bindjeve të ndryshme,

të ulur pranë e pranë, këngëtarë

aspak xhelozë për kolegët, por

duke kënduar njëzëri, duke treguar

se arti nuk ka bindje politike nuk

ka dallime apo dasi, nuk ka fe as

ngjyrë, por bashkon zemra, arti

është universal, arti është ndjenjë.

Eh sa mesazhe na dha kjo natë...,

sa gjatë do të mbetet në memorien

kolektive.

52 VOTRA magazine.com

VERË 2017

VERË 2017 VOTRA magazine.com 53

3 Arsye pse HIKING është mirë për trupin,

mendjen dhe shpirtin tuaj.

Shpetim Kalicani

Klubi “Alpin Prishtina”

Unë qysh në moshën

të re kam filluar të

kujdesem për shëndetin

tim. Në fillim më

pëlqente të ecja, pastaj si gjithë

fëmijët që pëlqejnë lojërat, nuk

ndaloja së vrapuari, sepse më

bënin të ndihesha i palodhur,

i fortë si një shkëmb i pathyeshëm

dhe çdo ditë nuk ndjeja as

lëndimet që për të tjerët dukeshin

disi tragjike.

Nëse ju nuk e keni përjetuar

ende gëzimin që fiton nga

të shpenzuarit e kohës duke

udhëtuar në rrugët me gurë dhe

fusha të gjelbërta, këto janë 3

top arysyet që unë ua sugjeroj ju

të filloni t’i bëni sa më shpejt:

1.Nuk ka asgjë më freskuese

se të konsumoni ajër të pastër.

Eshtë një ndjenjë e papërshkrueshme,

kur ju konsumoni ajër

të pastër. Të bën të deheni thellë

në të; të dhuron freski, sikur një

akull i ftohtë në një ditë të nxehtë

me diell përvëlues.

Të dhuron një energji, që të bën

të ngjitësh një pjesë mali, pa

u menduar më shumë se një

herë, duke krijuar një imagjinatë

krejtësisht ndryshe, si një pije

energjike, e cila të dhuron krahë

vetëm për të përjetuar atë ndjenjë,

duke lakmuar krijesat e atij

vendi të gjelbër që jetojnë aty.

Të bësh Hiking, nuk është edhe

aq vështirë. Nuk do të thotë se

ju patjetër duhet të ngjitni disa

pjesë shkëmbore apo pjesë me

54 VOTRA magazine.com

VERË 2017

akull, vetëm për të përjetuar

bukurinë e natyrës. Ju mund të

zgjidhni terrene më të lehta në

fillim dhe gradualisht të rrisni

dozën që të eksploroni apo të

sfidoni gjithnjë e më shumë, por

bukuria dhe freskia që iu merrni,

tregon se ia vlen.

2.Pamje të cilat të lënë pa

frymë.

Eshtë një ndjenjë jashtëzakonisht

e bukur, kur shihni shumëllojshmëri

unike, shumë të veçanta,

që të lënë pa frymë: pemë,

liqene, male, lumenj, maja dhe

fusha të gjelbërta…, të cilat i

pagëzoja me emra secilin, me

fjalën më të bukur që më binte

ndërmend. Më vjen keq, pse nuk

mund të gjej fjalë ta përshkruaj

atë ndjenjë. Do t’iu ftoja dhe ju

që të bindeni.

3.Ilaç për shëndetin.

Me siguri, shpesh herë keni

dëgjuar më të vjetrit duke thënë:

“Me ecë i bon mirë vetit”. Ndërsa

dëgjoja fjalët e më të moshuarve,

duke kujtuar kohërat që

kanë kaluar, duke treguar se sa

vështirë ka qenë të udhëtosh në

distanca të gjata për të arritur në

kohë në punë, mendoja se pas

gjithë asaj rruge të gjatë, sa në

formë të mirë do të kenë qenë

ata.

Gjithë atë forcë dhe energji, atë

trup të shëndetshëm me këmbë

të forta dhe me muskuj, i kishin

arritur falë asaj rruge, punës së

palodhshme që i falënderohen,

shëndetit më të mirë, garanci

për jetë sa më të gjatë.

“Jetë më të gjatë!” - duket absurde

të them se ecja, vrapimi

apo ngjitja në mal të rrit numrin

e viteve, pasi nuk mund ta vërtetojmë

atë, mirëpo të konsumoni

atë freski, atë përvojë të pakrahasueshme

padyshim, të bën

të mendosh, se ju i keni shtuar

vetes disa vite jetë.

Të shpenzoni kohën në mënyrën

e duhur, duke shfrytëzuar vendet

që janë të destinuara për t’u

vizituar nga njerëzit; nga njerëzit

si unë dhe ti. Të vizitojmë ato

vende që janë krijuar për një

qëllim - të ndihesh në një botë

krejt ndryshe nga ajo në të cilën

jetojmë: me teknologjinë që na

ndjek çdo sekondë, punën që

mezi presim ta kryejmë, ditët e

punës, të cilat presim të shkojnë,

që të vijë dita e premte pasdite!

Pastaj, çfarë të bëjmë? Të rrimë

mbyllur në dhomë dhe ta shpenzojmë

kohën kot! Nuk ia vlen.

Shpenzojeni kohën tuaj në dobi

të shëndetit tuaj!

VERË 2017 VOTRA magazine.com 55

56 VOTRA magazine.com

VERË 2017

VOTRA

San Marino Ristaurante

66 Charlton Street,

New York, NY 10014

T 212.206.3766

F 212.206.8147

www.Sanmarinosoho.com

58 VOTRA magazine.com

VERË 2017

Biftekë zgare,

në netët e verës

Bruna Banushi

NEW YORK, AMERIKË

Mbrëmjet e verës

V

era me të

nxehtit sjell

sezonin e

zgarave. Ku

ka me bukur se të mbledhësh

familjen e shoqërinë

në një mbrëmje vere dhe të

gatuash për ta përjashta me

fëmijët që luajnë përreth dhe

muzikën që ushton në mes

të bisedave dhe të qeshurave.

Por, para se të filloni të

piqni, krijoni idenë e rregullimit

të vendit ku do të

mblidheni. Tavolina do të jetë

qendra e vëmendjes për të

gjithë. Mund të përdorni enë

me ngjyra të ndryshme, që

ta bëni pamjen sa më festive.Por,

mund të perdorni

edhe dy tavolina, nëse doni

që ta ndani ushqimin në

njërën nga tavolinat dhe të

vendosni pjatat, gotat, lugët

dhe pirunjtë në tavolinën

tjetër. Mos harroni të vini

vazo me lule nga kopshti në

tavolinat!

Gjithashtu, mund të krijoni

ëmbëlsira të vogla, kaushë

me fruta të stinës, perime të

ndryshme në shkopinj, sallata

shumëngjyrëshe, antipasta

etj. Për fëmijët mund të

krijoni një bufe më vete me

zgjidhje të shëndetshme, ku

ata vetë të krijojnë pjatën e

tyre sipas dëshirës dhe lërini

të lirë!

VERË 2017 VOTRA magazine.com 59

Çfarë na duhet për biftekët e

zgarës

Në këtë numër do të tregoj se si

të piqni biftekët më të shijshëm

që keni ngrënë ndonjëherë, por

më parë po jap disa udhëzime

se si duhet të veprohet:

- Mësoni të përdorni zjarrin.

Disa mishra duan flakë më të

fortë e disa më të dobët. Me

disa duhet ta mbash flakën

të ulët gjatë gjithë kohës, e

me disa të tjerë e fillon me

temperaturë të lartë dhe e ul

gradualisht temperaturën aq

sa duhet.

- Filloni me pastrimin e zgarës,

sepse ajo duhet pastruar gjithmonë

para dhe pas gatimit.

- Lyeni biftekët me kripë, piper

dhe erëza, para se t’i vini në

zgarë. Kjo, jo vetëm i bën më

të shijshëm, por edhe u krijon

një siperfaqe të nevojshme që

të shkëputen nga zgara.

- Hidhni edhe perime të

ndryshme në zgarë, që nga

asparagus, specat, misrat etj.

- Mundohuni të mos e prekni

mishin dhe mos ta ktheni më

shpejt se duhet. Vetë mishi iu

tregon se kur është gati, sepse

atëherë shkëputet lehtë nga

zgara.

- Kujdes kur ta bleni mishin,

duhet të ketë vijat e yndyrës

nēpër të, që të ketë shije më të

mirë, kur të piqet në zgarë.

- Por, mbi të gjitha, veproni në

mënyrë praktike dhe sa më

thjeshtë! Mos u mundoni të blini

mish të shtrenjtë deri sa t’ia

merrni dorën! Mund të filloni

me hamburgera për fëmijë dhe

të kaloni te biftekët.

60 VOTRA magazine.com

VERË 2017

Biftek me lulelakër

Përbërësit:

• 1 dhe 1/2 gjethe majdanozi.

• 1/4 gotë verë e kuqe.

• 2 lugë gjelle qepë të njoma të

grira imët.

• 2 thelpinj hudhre.

• 2 lugë spec i kuq, i bluar.

• 1/2 e gotës me vaj ulliri.

• Kripë, piper i zi.

• 3 copë lulelakër.

• 3 biftekë.

Mënyra e përgatitjes

- Në një enë përzihen bashkë

të gjitha erëzat, kripa, piperi,

speci i kuq; u shtohet vaji i

ullirit dhe vihen në një qoshe

që të përzihen aromat.

- Ndizet zgara në temperaturë

mesatare dhe piqen biftekët,

të cilët i kemi lyer më parë me

kripë dhe piper.

- Ndajmë në dy pjata një të

katërtën e përzierjes së erëzave;

pjesën tjetër e ruajmë

për më vonë.

- Piqet mishi për 8-10 minuta,

kurse lulelakra lihet të zihet në

zjarr për 14 -16 minuta.

- I vendosim lulelakrën dhe

mishin në pjatat e parapërgatitura

dhe i lëmë për 10 minuta,

duke e kthyer biftekun në të

dy anët, që të marrë sa më

shumë nga salca e përgatitur.

- Më pas ia hedhim biftekut

sipër pjesën e ngelur të erzave.

VERË 2017 VOTRA magazine.com 61

62 VOTRA magazine.com

VERË 2017

VERË 2017 VOTRA magazine.com 63

Java e Modës Shqiptare

në New York

Dizajnuesit pjesëmarrës

Në New York, në

zemrën e botës së

medias, ndodhet

“Albanian Fashion

Agency” e drejtuar nga zonja

Mrika Krasniqi. Nga kjo agjensi

çdo vit organizohet “Java e

Modës Shqiptare” në New York,

ku dizajnër të njohur shqiptarë

paraqesin koleksionet e tyre

para publikut shqiptar dhe atij

amerikan në përgjithësi.

Sivjet në “ Albanian Fashion

Show” u paraqitën 100 fustane,

pallto etj. Ky festival i modës u

organizua në vendin historic

“Astor Room”- Kaufman Studio

në Queens. Të ftuar specialë

ishin: Besiana Kadare, Ambasadore

e Shqipërisë pranë

OKB-së, Teuta Sahatqia, Konsullja

e Kosoves në OKB, si dhe

sipërmarrës të “National Association

of Buyers & Sellers”,

“National Fashion Accessories”

dhe “Professional Association

of Customs”. Të pranishmit u argëtuan

nga balerina e talentuar

Etrita Abdullahu dhe këngët e

këngëtarëve të njohur: Eni Koci,

Greta Koci dhe “Etnon”.

Dizajnerët që paraqitën koleksionet

e tyre në këtë festival

janë: Ardi Asllani, Kadrije

Brestofci, Jehona Bunjaku,

Dashurie Elshani dhe Flora

Select. E veçanta e këtij festivali

është se për herë të parë

mori pjesë si e ftuar speciale

linja “Vit’Aime”, e paraqitur nga

“Votra Magazine” me CEO znj.

Afërdita Delaj.

Modelet e vogla shqiptare nuk

ecnin, por fluturonin nga gëzimi

në pasarelën amerikane.

Nga znj. Mrika Krasniqi mësuam

se “këta fëmijë bënë histori

në botën e modës shqiptare.

Modelet e këtij “Fashion

Show” ishin: Arselajda Buraku,

Xhesika Berberi, Yvone Devilla,

Juneesa More, Racheal Stakphone,

Sabina Përlleshi, Njomza

Qosaj, Floridona Mavraj,

Valdeta Zherka, Edra Makbuli,

Alemada Makbuli, Laura Prishtina,

Selmaëit Dessie, Anita

Kastrati dhe Elida Loci, e cila

drejtoi modelet e vogla.

Backstage dhanë ndihmën e

tyre: Shqipe Namani, Shqipe

Gjocaj, Besiana Hoti dhe

Enlireta Elshani, të cilat bënë

make-up-in e të gjitha modeleve.

Stilistët e njohur të

flokëve: Nazim Salihu, Hana

Merdita dhe Naser Behluli

punuan pa ndërprerje që

modelet të duken sa më bukur

në prezantimin e koleksionit të

grave 2017.

64 VOTRA magazine.com

VERË 2017

FOTOgrafitË: Innovation Media New York

VERË 2017 VOTRA magazine.com 65

Dashurie Elshani

Dizajn dashurie u paraqit me

një koleksion balloje me motive

të frymëzuara nga “Genesis”.

Fustane të punuara me

materiale të bukura dhe

të denja për netët “Oscar”

në Hollywood.

66 VOTRA magazine.com

VERË 2017

VERË 2017 VOTRA magazine.com 67

FOTOgrafitË: AJvideo di Adriatik Berdaku

Flora Select

Designer

Flora Atashi u paraqit me një

koleksion të titulluar “Floriography”,

që do të thotë gjuha e

luleve. Pesëmbëdhjetë modelet

e këtij koleksioni janë të frymëzuara

nga pesëmbëdhjetë

lule të ndryshme, të cilat janë të

qendisura me dorë.

68 VOTRA magazine.com

VERË 2017

VERË 2017 VOTRA magazine.com 69

FOTOgrafitË: AJvideo di Adriatik Berdaku

Jehona Bunjaku

Jehona Bunjaku u prezantua

me një koleksion fustanesh

për mbrëmje, të cilat përcjellin

gruan misterioze dhe të bukur

përmes imagjinatës dhe punës

artistike në fustane.

70 VOTRA magazine.com

VERË 2017

VERË 2017 VOTRA magazine.com 71

FOTOgrafitË: AJvideo di Adriatik Berdaku

Kadrije Brestovci

Kadrije Brestovci u paraqit me

koleksionin “Throne”, i frymëzuar

nga seriali “Game of

thrones” i cili u dedikohet femrave

me karakter të fortë dhe

të guximshëm. Fustanet janë të

rehatshme, seksi dhe trendi.

72 VOTRA magazine.com

VERË 2017

VERË 2017 VOTRA magazine.com 73

FOTOgrafitË: AJvideo di Adriatik Berdaku

Ardi Asllani

Ardi Asllani u paraqit

me një linjë fustanesh,

ku paraqiten të gjitha qytetet e

Shqiperisë me titullin:”My Albania”.

Ky koleksion përfshin

ngjyra, vende, kohë, dritare,

kanata, histori e trashëgimi.

74 VOTRA magazine.com

VERË 2017

VERË 2017 VOTRA magazine.com 75

FOTOgrafitË: AJvideo di Adriatik Berdaku

Vit’Aime

Linja “Vit’Aime” me CEO Afërdita Delaj u paraqit me disa dizajne për fëmijë, të dizajnuara së bashku me Aida

Selimaj. “Vit’Aime” është marrë nga “Amare Vitae” që ka kuptimin “të duash jetën”. Ky koleksion përfshin

rroba të përditshme me motive patriotike për fëmijë. Fëmijët ndihen shqiptarë, duke e ditur

vetëm ata këtë fakt. Modelet janë fëmijë shqiptaro-amerikanë nga New York.

76 VOTRA magazine.com

VERË 2017

FOTOgrafitË: AJvideo di Adriatik Berdaku

VERË 2017 VOTRA magazine.com 77

Bora Fashion

Tradicional

Biznesi është hapur fillimisht në vitin 2012 në Gjakovë. Që

prej 6 muajsh biznesi është regjistruar në NY. Ju mund të

porosisni veshje tradicionale dhe moderne. Të gjitha veshjet

janë fryt i punës sime si dizajnere e modës që prej vitit 2000

kur unë jam diplomuar në Institutin e Modës në Tiranë. Për të porositur

veshjet ju mund të kontaktoni në

Mund te me kontaktoni ne e-mail:

TRADICIONAL-BORA-FASHION@HOTMAIL.COM

ose ne numrin e telefonit : +1 (203) 548-1191

78 VOTRA magazine.com

VERË 2017

VERË 2017 VOTRA magazine.com 79

PAPA KLEMENTI XI,

Gjon Françesk Albani

Kastriot MARKU

MILANO, ITALI

N

ë listën e gjatë

prej 283 papëve

që kanë

drejtur Selinë e

Shenjtë që prej Shën Pjetrit e deri

tek Benedikti i XVI, midis tyre bie

në sy edhe Papa Klementi XI, Gjon

Françesk Albani (Giovanni Francesco

Albani), pasardhësi i 261-të (në

të vërtetë i 243-ti) i kësaj selie, të

cilën e udhëhoqi për 21 vjet (1700-

1721) (saktësisht 20 vjet, 3 muaj

dhe 25 ditë) duke u rreshtuar i shtati

për nga kohëqëndrimi në krye të

Selisë së Shenjtë mbas Shën Pjetrit

me 35 vjet, Papa Pio IX me 31 vjet,

Papa Gjon Pali-t II me 26 vjet. Para

papës Klementi XI, tre papë të tjerë

kishin qenë me origjinë shiptare:

San Eleuterio (175-189), San Caio

(283-296) dhe Giovanni IV (640-

642). Biografët kryesorë të Papa

Klementit XI duke nisur nga Pietro

Polidori, (1727), për të vazhduar me

Simon Reboulet (1752) dhe për të

përfunduar me Ludovico Barone

von Pastor (1930), kanë vënë në

dukje bukur mirë veprimtarinë e

gjithanshmme pontifikale të këtij

pape, ndërkohë për studiuesit

dhe publikun shqiptar përveç disa

shkrimeve përnjohëse nga At Justin

Rrota (Letratyra shqype, 1925,

Shkrimtarë shqiptarë,1941), Eqrem

Çabej (Elemente 1936, 30-31),

Zef Mark Harapi (1941), Vinçenc

Malajt (1973/1998, f. 38-43), Rexhep

Ismajlit (1985), Engjëll Sedajt

(1998), Eqrem Zenelajt (2009).

Sipas traditës sonë ne do të duhet

të grindemi vijimsisht për parësinë

e krahinave nga vijmë. Lidhur me

origjinën e Papa Klementit XI ka

pasur dy mendime të ndryshme

përkatësisht nga studiuesit Engjëll

Sedajt (1998) dhe Eqrem Zenelajt

(2009), të cilët kanë shkruar secili

nga një monografi përkatëse. Të dy

autorët Engjëll Sedaj dhe Eqrem

Zenelaj kanë punuar në mënyrë të

pavarur nga njëri-tjetri, edhe pse ky

i dyti normalisht duhej të kishte shfrytëzuar

dhe marrë në konsideratë

punën e të parit të botuar në vitin

1998 dhe që prej vitit 2003 tashmë

nuk jetonte më, ndërkohë ai kishte

tashmë kishte nisur të hartonte

monografinë e tij të cilën e boton

11 vjet mbas Sedajt, por për habi

shihet se ai ka punuar pa pasur

kontakt me botimet shqiptare. Libri

i Sedajt është bazuar në historiografinë

dhe burimet dokumentare

kryesisht latine dhe italiane ndërsa

ai i Zenelajt është bazuar në burimet

austriake dhe gjermane. Sedaj

hedh idenë se Papa Klementi XI ishte

me origjinë nga Kurbini, ndërsa

Zenelaj hamendëson se ai ishte me

origjinë nga Kelmendi, por as njëri

dhe as tjetri nuk sjellin fakte bindëse

që provojnë se nga ka qenë realisht

me origjinë familja e Papa Klementi

XI, gjë që mbetet të studiohet e të

shihet më tej. Sa i takon origjinës së

Papës nga Kelmendi, arsyetimi ka

ardhur nisur nga emri Klementi që

ka mbajtur Papa Gjon Francesco

Albani më të ardhur në krye të fronit

pontifikal. Ky fakt nuk ka asnjë lidhje

me vendorigjinën e tij nga krahina

me të njëjtin emër ngaqë sikurse

dihet kanë qenë gjithsej 14 ipeshkvij

të Romës, midis të cilëve edhe

Papa Klementi XI, që kanë kryesuar

fronin e Shën Pjetrit dhe që kanë

mbajtur këtë emër. Për dijeni po

80 VOTRA magazine.com

VERË 2017

sjellim listën vijuese të Papëve që

kanë mbajtur këtë emër: Papa i

4-ërt Klementi (91-101), Papa i 157-

të Klementi II (1046-1047), Papa

i 181, Klementi III (1187-1191),

Papa Klementi i 200-të, Klementi

IV (1265-1268), Papa i 213-të,

Klementi V (1305-1314), Papa i

216-të, Klementi VI (1342-1352),

Papa i 221, Klementi VII (1378-

1394), Papa i 238-të, Klementi VIII

(1423-1534), Papa i 249-të, Papa

Klementi VIII (1592-1605), Papa i

256-të, Klementi IX (1670-1676),

Papa i 257, Klementi X (1670-

1676), Papa i 261-të, Klementi XI

(1700-1720), Papa o 264-të, Klementi

XII (1730-1740), Papa i 266,

Klementi XIII (1758-1769), Papa

i 267, Klementi XIV (1769-1774).

Mos vallë të gjithë mbajtësit e fronit

papal të mësipërm kanë qenë nga

Kelmendi? Në favor të tezës së

Sedajt se origjina e kësaj familjeje

mund të jetë nga Laçi i Kurbinit nuk

është përmendja e toponimit Laç,

sikurse kanë vërejtur studiuesit e

deritashëm, por për mendimin tonë

ajo që e bën më të besueshëm

këtë hipotezë është fakti se në

regjistrin kadastral osman të vitit

1467, në Timaret e vilajetit të Dimitri

Gjonimës, konkretisht në fshatin

Shillaz [Shullaz], del një familjar me

emrin Peter Laçi. Duke ditur se Laçi

dhe Shullazi janë ngjitur, mund të

mendohet se nga kjo familje mund

të adresohet origjina e Papës.

Gjithsesi me rëndësi është fakti se

ai ishte me origjinë nga Shqipëria.

Historia e familjes Albani në Urbino,

fillon nga dy vëllezër refugjatë

politikë Gjergji dhe Filipi, bijtë

e Mikelit (Giorgio dhe Filippo di

Michele de’ Lazi) të larguar nga

Shqipëria në vitin 1464. “...familja

urbinate Albani e ka prejardhjen

nga dy emigrantë shqiptarë, Gjergji

e Filipi, dy djemtë e Mhill Lacit,

dikur luftëtarë nën urdherat e Gjergj

Kastriotit-Skënderbeut. Këta burra

duke mos duruar zgjedhen turke

braktisën atdheun e tyre dhe u strehuan

ne Urbino…”. Pasi kishin qënë

luftëtarë të Gjergj Kastriotit (Skënderbeut),

ata dhanë ndihmesën e

tyre edhe në Itali pranë dukës së

Urbinos, ku Federico dhe Guidobaldo

di Montefeltro, asokohe kapitenë

të përgjithshëm të princërve të Italisë

i emëruan njerëz të besuar për

çështje diplomatike dhe ushtarake.

Aty, me nismën e Altobellit (1445-

1564), të biri të Gjergjit, ata ndërruan

mbiemrin e babait (Laçi (ital de’

Lazi) në Albanesi, në Shqipëri, prej

nga ku kishin ruajtur përshpirtërinë

dhe devocionin katolik.

Më 1494 ndërtojnë pallatin e tyre

Palazzo dei Principi Albani (Pallati i

princërve arbëreshë) sot monument

kulture në atë qytet. I biri i Altobelit

ishte Anibali (1530-1591) që u

pasua nga Oraci (1576-1633), që

pat dy djem Anibalin dhe Karlon.

Prej Oracit gjyshit të Klementit XI,

shkollimi e kishte kthyer familjen

Albani në një familje intelektuale jo

vetëm në Urbino, por në të gjithë

krahinën e Marches. Nga kjo familje

rrodhën, përveç Klementit XI,

kardinalë të shquar, diplomatë të

njohur dhe burra shteti të sferës së

lartë si: Giovanni Girolamo (1509-

91): kardinal dhe kont, zvëvendëskomandant

i forcave të armatosura

të Republikës së Venecias, kandidat

për papë në dy konklava, historiograf,

këshilltar juridik vetjak i

papës Gregori XIII (1572-1584) dhe

papës Sisto V (1585-90). Orazio

(1576-1653): diplomat, emëruar

senator i Romës nga papa Urbani

VIII (1623-44). Annibale (1682-

1751): kanunor i Shën Pietrit,

president i Dhomës Apostolike,

sekretar i Memorialeve, kardinal

(1711) dhe nunc i jashtëzakonshëm

papnor në Vienë, ku edhe punoi për

të ratifikuar zgjedhjen e perandorit

Karli VI (1711-1740), kryekancelier i

Dijes, kryeprift i Bazilikës së

Vatikanit. Alessandro (1692-1779), i

cili që në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare

u bë kolonel i ushtrisë së

papës, por shpejt e braktisi karrierën

ushtarake, sekretar i Memorialeve,

i dërguar në Vienë, kardinal

(1721), bibliotekar i Kishës së

Shenjtë të Romës, amabasador i

Austrisë në Romë, ndërtues i Villa

Albanit dhe përkrahës i shkëlqyer i

VERË 2017 VOTRA magazine.com 81

arteve. Gian Francesco (1720-

1803): kardinal (1753), mbrojtës i

çështjeve të Polonisë, mori pjesë në

bisedimet me Katerinën II (1762-93)

për të vënë në vend gjendjen e të

krishterëve në Rusi, ipeshkëv i

Sabinës e më pas i Porto e Santa

Ruffinas derisa më 1775 u shugurua

ipeshkëv i Ostias dhe Velletrit,

mbrojtës i Shtetit Papnor kundër

Francës revolucionare dhe luftëtar i

zjarrtë për zgjedhjen e papëve

Klementi XVII (1758-1769) dhe Pio

VII (1800-23); Giuseppe (1750-

1834): klerik i dhomës së papës Pio

VI (1755-99), i dërguar i posaçëm

në Vjenë për të çuar shiritin e

bekuar në pagëzimin e kryedukës

Ferdinand, që më pas u bë perandor

(1835-48), kardinal (1801)

mbrojtës i perandorisë së Austrisë,

bashkësekretar i familjes Brevi dhe

legat në Bolonjë, sekretar shteti i

papës Pio VIII (1829-30), dhe

komisar i jashtëzakonshëm i papës

Gregori XVI (1831-46), bibliotekar i

Kishës së Shenjtë të Romës,

ipeshkëv i Urbinos dhe legat i

Dërgatës së Pesaros dhe Urbinos.

Pas vdekjes së Filipit, më 1852,

familja u shua. Pema Gjenealogjike

e familjes Albani parqitet e plotë në

veprën e Jacob Wilhelm Imhof me

titull: Genealogiæ viginti illustrium in

Italia familiarum in tres classes

secundum totidem Italiæ regiones

superiorem, mediam & inferiorem

divisæ, & exegesi historica perpetua

illustratæ insigniumque iconibus

exornatæ studio ac opera Jacobi

Ëilhelmi Imhoff. ... Accedunt in fine

de genealogia & insignibus familiæ

de Mediolano-Vicecomitum in

Belgio jam florentis epistolæ duæ

ab illustri viro ex ea orto ad autorem

hujus operis scriptæ. Amstelodami,

Ex officina fratrum Chatelain,

M.D.CCX/1710, në 5 faqet e saj

hyrëse e që mbajnë titullin “Albanensis

familiae, frodierno Romano

Pontifice insignis, arbor genealogica,

illustrata historicà relatione, de

ejusdem origine et statû praesenti.

Gjon Françesk Albani, i biri i Karlos

dhe Elenës, u lind në Urbino, më 23

korrik 1649 në këtë familje të njohur

e të afirmuar. Në vitin 1660, kreu

shkollën fillore, për të ndjekur më

pas Kolegjin Romak Romak, ku

studioi greqishten e vjetër, latinishten

dhe letërsinë greko romake,

veçanërisht atë kishtare. Që këtu ai

nisi të shfaqë aftësitë e tij në

filologjinë kishtare, diplomaci,

kërkimin e dorëshkrimeve dhe

librave të vjetër. Në vitin 1668, Gjon

Françesku diplomohet për drejtësi

në Urbino dhe vijoi të studiojë

filozofi dhe teologji. Më 1670 nis

karriera e tij kishtare, për të vijuar

më 1677 në moshën 28 vjeç, kur

Papa Inoçenti XI e emëron si

konsultues, asistent në Kongregatën

Konsistorale të Papatit si

asistent diplomatik i i tij. Ky emërim i

dha atij mundësinë e njohjes mjaft

të mirë të aktivitetit kanonik në

hierarkinë kishtare. Më 1683 emërohet

vikar për drejtësi, më 1687

Sekretar i Shkresave në Vatikan,

dhe më 13 shkurt 1690 shugurohet

kardinal. Duke qenë në këtë post të

lartë të administratës papale, ai

duhet të ketë ndjekur vazhdimish

dhe në mënyrë të posaçme raportet

dhe letrat e dërguara nga misionet

e Evropës Juglindore dhe sidomos

ato nga Shqipëria. Më vdekjen e

Inoçentit XII, më 27 shtator 1700,

më 9 tetor të po këtij viti nisi

konklava e kardinalëve për zgjedhjen

e papës së ri. Ardhja e kardinalëve,

për kushte të kuptueshme

për kohën, u bë me vështirësi. Prej

66 kardinalëve, morën pjesë vetëm

58 prej tyre, midis të cilëve edhe

kardinal Barbarigo, miku i Pjetër

Bogdanit. Në votimin e 20 nëntorit

1700, Papa i ri fitoi me një shumicë

absolute prej 40 votash, zgjedhje e

cila u përcoll me një duartrokitje të

gjatë dhe u bë publik përmes tymit

të bardhë që doli nga oxhaku i

mjedisit ku u mbajt konklava dhe

me fjalët (Habemus papam), të

kardinalit më të moshuar sipas

traditës pontifikale më 23 nëntor

1700. Më 18 dhjetor Albani

kurorëzohet papë në Lateran të

Romës. Aftësitë e tij të shkëlqyera

intelektuale prej shtetari të pakonkurrueshëm

në njohjen e

situatës politike në planin e brendshëm

dhe të jashtëm, përvoja e

82 VOTRA magazine.com

VERË 2017

gjatë në të drejtën kanonike, aftësia

komunikative me shkrim dhe me

gojë, sjelljet e duhura dhe qëndrime

të qarta, si dhe kujdesi për ta

varfërit do të ishin disa nga cilësitë

kryesore që do ta dallonin primatin

e Kishës Katolike Romane përgjatë

gjithë veprimtarisë së tij pontifikale

në një periudhë të turbullt politike. Ai

kishte promovuar që në pranverë të

vitit 1701 një aleancë evropiane

kundër turqve, konkretisht për

mbrojtjen e Maltës dhe disa kishave

të lindjes, pra kishte ditur të bashkërendonte

veprimet politike të

shteteve evropiane kundër turqve. I

veçantë mbetet urdhërimi nga ana

e tij i së Kremtes së Zojës Rruzare

me rastin e fitores se Eugjenit në

luftën kundër turqve më 5 gusht

1716. Më 1708, Papa themeloi një

fondacion prej 4 mijë skudesh për

mbështetjen e studimeve të

studentëve shqiptarë në Kolegjin

Urban të Propagandës Fide. Papa

Klementi XI-Albani (Gjon Françesk

Albani 1649-1721), kaloi në amshim

më 19 mars 1721 duke lënë gjurmë

të thella në Kishën Katolike Romane

dhe në jetën politike evropiane

të kohës, ndaj në këtë

pikëpamje veprimtaria e tij pontifikale

mund të krahasohet me papët

e mëdhenj si Gregori VII, Piu V,

Gjoni XXIII, Gjon Pali II. Fryt i punës

së tij janë 261 bulla, 80 shkresa

enciklike, 1412 letra, 28 ligjërata,

dhe 4 volume Breve, të cilat

përbëjnë një material mjaft vëllimor

për ta vëzhguar më me kujdes

figurën e tij. Të dhëna mbi jetën dhe

veprën e tij gjenden pothuajse në të

gjitha enciklopeditë dhe leksikonet

botërore, sepse ai në të vërtetë

përbën një personalitet kulmor në

jetën politike, fetare dhe kulturore

evropiane. Papa Klementi i XI është

personi shqiptar më i përmendur në

të gjitha enciklopeditë dhe leksikonët

e huaj së bashku me Gjergj

Kastriotin (Skënderbeun), Nënë

Terezën dhe Ismail Kadarenë dhe

të dhënat kryesore mbi jetën dhe

veprimtarinë e tij mund të merren

në secilën prej tyre. Ndër ne

studimet rreth dijë janë të vona, por

veçohen P. Vinçenc Malaj, Engjëll

Sedaj dhe Eqerem Zenelaj. Me

ardhjen e Papës Klementi XI në

Selinë e Shenjtë, për kishën

katolike shqiptare fillon një periudhë

rilindjeje shpirtërore. Nën kujdesin e

tij jezuitët At Filippo Riceputi

(1667-1742) dhe At Daniele Farlati

(1690-1773) të provincës së

Venedikut, ngarkohen të mbledhin

letra dhe qarkore ipeshkvnore dhe

dokumentë të tjera nga trevat

shqiptare me qëllim që të përgatisnin

për botim përmbledhjen e

mirënjohur “Illyricum Sacrum”, punë

të cilën do ta vijojë më pas At

Jacobo Coleti (1734-1827). Papa

vuri në dispozicionin e tyre të gjithë

dokumentacionin e tij persoanl dhe

mori përsipër edhe financimin

përkatës për të përballuar shpenzimet

e duhura për atë projekt.

Dëshmitë dokumentare na njoftojnë

se një pjesë e madhe e atyre

arkivave, humbi teksa qerrja që po i

transportonte ato për në Venedik, u

mbyt teksa ishte duke kaluar lumin

Drin në pjesën e Zadrimës. Vepra e

tyre monumentale Illyricum Sacrum,

(Iliria e shenjtë) e botuar në latinisht

në Venedik në tetë volume në një

periudhë kohore prej 68 vjetësh

(1751-1819), që më pas u pasua

edhe nga volumi i nëntë me autor

Frane Buliç (1846-1934), në

volumin e VII merr në shqyrtim

historinë kishtare nga Dalmacia deri

në kufi me Greqinë. Ky korpus,

qoftë nga ana përmbajtësore,

tematike dhe ajo konceptuale, është

një vepër unikale në llojin e saj, e

papërsëritshme dhe e pakalueshme

deri më sot në historiografinë

shqiptare, ballkanike, evropiane e

pse jo, edhe atë botërore. Materiali

burimologjik i saj përfshin një

periudhë kohore që prej mesjetës

së hershme e deri në shekullin

XVIII. Kjo enciklopedi e trojeve

ilirike, ishte fryt i punës së gjatë 125

vjeçare të studiuesve të tre brezave,

e cila ende edhe sot ka një rëndësi

të dorës së parë për nga burimi që

paraqet për të dhënat mbi historinë

mesjetare të të gjithë Ballkanit.

Asnjë burim tjetër, i botuar ose në

gjendje arkivore, nuk e zë dot

vendin e këtij korpusi. Aty trajtohen

historia e ungjillëzimit të ilirëve dhe

përhapja e krishtërimit, që prej

periudhës apostolike, ndërtimi i

kishave, manastireve, abacive, katedraleve,

ndarjet adminstrative

kishtare, hierarkia katolike; gjenden

qytete, personalitete kishtare e laike

të kohës, bula papnore, diploma të

ndryshme, privilegje, fletëdhurata,

akte sinodale e konçilesh kishtare,

gjenealogji, stema, biografi, dëftesa,

letërkëmbime, ditare, udhëpërshkrime,

kontrata, akte noterjale,

relacione të ndryshme të kryeipeshkvinjve,

ipeshkvinjve; legjenda, libra,

dorëshkrime të vjetër, kodikë etj, që

në të shumtën e rasteve autorët i

kanë sjellë të plota e të pacënuara,

pra të pashkurtuara e që sot kanë

rëndësi të jashtëzakonshme, kur

kemi parasysh se për një pjesë të

madhe të tyre origjinalet kanë

humbur. Papa Klementi i XI kishte

dashuri të madhe për vendlindjen

VERË 2017 VOTRA magazine.com 83

dhe thuhej se e përmendte jo pa

krenari prejardhjen dhe qenien e

tij shqiptare. Identitetin e tij

shqiptar e pohoi publikisht edhe

Papa Pali VI, në letrën e tij të

botuar më 17 janar 1968 në

Romë me rastin e 500 vjetorit të

vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut

ku mes të tjerave thuhet:

“Nuk i harrojme as ato burra të

cilët ruajnë edhe fenë e tyre baraz

me përkushtimin ndaj Selisë

Apostolike për shërbim të së cilës

ato dhuruan njerëz të përmendur

për dituri dhe virtyte, ku me

kënaqësi përkujtojme paraardhësin

tonë Klementi XI nga populli

shqiptar, i cili krenohej me prejardhjen

e hershme të tij shqiptare”.

Në vitin 1701, Papa Klementi

themeloi për shqiptarët e Italisë

një kolegj në San Demetrio

Corone dhe me 1708 siguroi një

vend të përhershëm për një

student shqiptar në këtë kolegj.

Por akti më i rëndësishëm historik,

i ndërmarrë nga Papa Klementi

XI për trojet e Arbënit ishte

organizimi i KUVENDIT TË

ARBËNIT (1703), për të cilin do të

flasim veçmas. Me përkujdesjen

serish të veçantë të papës

Klementit XI, vetëm 8 vjet pas

Kuvendit të Arbënit, më 20 prill

1711 në kuvendin e Shën Pjetrit

në Montorinos në Romë, nën

drejtimin e misionarëve

françeskanë, hapet Katedra e

parë e Gjuhës Shqipe. Kur u

emërua në Seline e Shenjtë në

territorin shqiptar asokohe kishte

vetëm katër ipeshkvinj: Pjetër

Zymi arqipeshkëv në Durrës,

Pjetër Karaxhiq, ipeshkëv i Pultit,

Nikollë Vladanji, ipeshkëv i

Lezhës dhe Gjergj Teodori,

ipeshkëv i Sapës. Ai emëroi

Vinçenc Zmajeviçin në kishën

metropolitane të Tivarit, Anton

Babin në kishën e Shkodrës me

1701 dhe Marin Gjinin ipeshkëv

të Pultit, duke plotësuar kështu

selitë vakante në dioqezat

kryesore shqiptare. Basuar në

literaturën e bollshme përshkrimore,

referenciale, bibliologjike

dhe biobibliografike rreth personalitetit

dhe veprimtarisë së papa

Klementit të XI, si dhe interesin

gjithnjë në ritje për të, në fund të

tetorit të vitit 2007, Biblioteca

Oliveriana në Pesaro, realizoi

Projektin Arkivistik Albani Klementi

XI, (Progetto Archivio

Albani), në marrëveshje me

familjen Albani posaçërishit me

kontin Clemente Calstelbarco

Albani, pronar dhe kujdestar i

dokumenteve, në bashkëpunim

edhe me Ministrinë për të Mirat

dhe Aktivitetet Kulturore (Ministero

per i Beni e le Attività Culturali),

me kontributrin e financuesve

privatë. Arkivi është krijuar me

dhjetëra mijëra dokumente, pjesa

më e madhe e të cilëve të panjohur

të Giovanni Francesco-s, dhe

personaliteteve të ndryshme të

familjes Albani mes shek. XVI e

XVIII. Arkivi digjital përmbledh

tipologji të ndryshme dokumentesh:

letra konfidenciale,

urime, letra zyrtare, kronika,

kujtime, dokumente administartive

etj. Sipas një vlerësimi paraprak

mendohet se arkivi do të ketë

rreth 150 000 dokumente të

fotografuara mënyrë dixhitale, por

në gjendjen aktuale deri tani janë

të hapura për publikun dhe

studiuesit e interesuar rreth 14

000 dokumente dhe rreth 60 000

fotografi. Në këtë konteskt,

vështrimi i thelluar dhe shumëpërmasor

i Papa Klementit pret të

bëhet edhe më i pasur.

84 VOTRA magazine.com

VERË 2017

Ana e Malit, vlerat historike,

vallet dhe lojrat popullore

Ermira Prroni

SHKODËR, SHQIPËRI

Albanologu i madh

shqiptar Eqerem

Çabej dhe me famë

Europiane ka cituar

se: Emri An’Malit është me prejardhje

puro Ilirishte. Ndaj faktori

ynë popullor ruan këto virtyte

dhe u transmeton brezave këto

vargje:

Mali Brijes dhe Taraboshit

Që Anës Malit nder i qitën

krenari ju trashëgofshi

Asnjëherë nuk u koriten.

Këtu ka lind ndera dhe besa

Këtu kanë lind burra e burrnesha

emër i pastër, emri Anë Malit

kështu e shkruan penda e

gjuhtarit.

Bukur e thotë kënga e Harapit t,

Zi

për armikun është si gaca n’hi

është traditë e këtij rrahut

që e ka emrin Ana Malit.

Qysh se vet zoti e krijoj

Ana Malit veç jehoj,

për mirësi e bujari

emri shkoi n’shumë krajli.

Të urte e të qetë këtu ishin

por flakë e zjarr zemrën e kishin,

na preu thika n’grima e copa

borxh të madh na ka Evropa.

Pozitën gjeografike zoti ja caktoj

në mes dy kalave, Rozafës dhe

Ulqinit, ku po kaq afër Zoti i dha

Bunën e Liqenin. Në mes tyre

fusha e madhe Oblikë, Obot –

Muriqan e vazhdon në Mal të Zi

mjaft e bollshme për banorët e

zonës tonë. Mali Brijës dhe i Taraboshit

me bimësi të bollshme

për blegtori, si vetulla që i qarkon

hark, edhe këto male natyra i fali

për t,i mbrojtur nga erërat e Verit,

që asnjëherë nuk jua pa sherri.

Kjo mrekulli e natyrës që përmes

Anës Malit - Rumi vazhdon

rrugën Paraleli gjeografik 420 i

cili me bollëk jep në vit 1700 orë

dritë dhe rreth 1600 – 1800 m/m

reshje, kryesisht shira dhe rrallë

reshje bore. Nuk duhet harruar

rreth 40 kroje me ujë te kristalt.

Kjo trevë karakteristike e rrallë

është sepse të gjitha fshatrat

,rreth 40 në Shqipëri e Mal te Zi

, janë të “lindura” në dy radhë

që jane fusha (Ana Malit) me

popullsi më të madhe, dhe Brija

e Malit që të dyja me fytyrën

nga lind dielli, një horizont me

pamje të largët, ku rrezet e diellit

mirmëngjesin e parë ja bëjnë

Anës Malit.

Ka nje sipërfaqe rreth 150 km2.

Në Shqipëri, 44 km2, ne Mal te

Zi 106 km2. Ndaj me të drejtë

theksohet se borxh të madh na

ka Evropa. Popullsia varion me

rreth 20.000 banor, 5 – 6000

VERË 2017 VOTRA magazine.com 85

ne Shqipëri dhe rreth

15000 ne Mal te Zi

banor shqiptarë.

Historia është e begatë.

Është e lashtë,

autoktone me shembuj

të bollshëm që e dëshmojnë

më së miri Shasi

Ilir , Velinajt – Oboti –

Zuesi – Krebej – Vidhgar

– Muriq – Vallas

– Dramosh – Gorice –

Shtuf etj etj. Faktet janë

të qarta tek muzeu në

Oblikë. Po kaq dhe ma

shume argumente gjejmë

në arkiva, rregjistrat

kadastrale , libra,

studime, etj. që erën e lashtësisë

Anamalse e bien të saktë si

p.sh. Milan Shuflaj – Akademia e

R. Shqiperise. Materialet e lidhjes

SH. Prizrenit, Lufta e Shpalljes

së Pavarsisë Shqiptare, të Portit

të Obotit që lidhte Shkodrën me

Europën e anasjelltas (foto )

dhe në pritje të shpalljes Dëshmor

të 16 Anamalsve që dhanë

jetën për të mbrojtur Shkodrën

1912 – 1913.

E gjithë kjo pasuri e vyer historike

e zonës teme, në mbrojtje

të jetës dhe të vendit ka realizuar

atë “Slloganin kuptimplotë që

thotë:

Ndaj në jetën e përditshme

Anamalsi ka shijuar dhe gëzuar

duke i kënduar punës – bukurisë

– trimërisë – dashurisë – trashigimisë

– humorit etj. që në këtë

zhargan artistik në sofrën kombëtare

Ana Malit për art e kulture

qeleshen e mban mbi vetull. Ne

krenohemi me këta vlera të arta

që janë stoli me gjerdanin Anamalas

që me fanatizëm i këndojme

e transmetojme. Vend nderi

e meritë të veçantë në këto 25

vite Shoqatën Patriotike – Kulturore

“Ana Malit” në bashkëpunim

edhe me drejtoritë e shkollave

të zones , të cilat me maturi

patriotike e punë të kujdesshme

punojnë me zgjatjen e zinxhirit

kulturor. Jo vetëm që

nuk lejojmë shkëputjen

e hallkave, por

vazhdojmë që këto të

zgjaten pa fund. Ndaj

sot vlerësimet e bëra,

certifikatat e marra,

dekorimet e bëra,

na i shtojnë energjitë

pa pushim për të

peërqafuar në thelb

kulturën e Anës Malit.

Që në vitin 1952 Oblika

ka vatër kulturore.

Në vitin 1953 vijnë

ekspedita për të evidentuar

e vjelur thesaret

tona me Qemal

Haxhihasani, Ramadan Sokolin.

Ne vitin 1957 ngrihen cadra me

studiues folklorik që drejtoheshin

nga drejtori folklorit shqiptar Zihni

Sako , që vjelin me kujdes e

dashuri në popull doket – zakonet

– këngët – vallet tona. Ekspeditë

, që qëndroi me javë duke

eksploruar me imtësi zonën.

Nga kjo, gjithmonë Ana Malit ka

qënë në krye për tu paraqitur në

evenimentet lokale e kombëtare,

dëshmi jane vallja lirike e Anës

Malit, ndryshe e quajtur e Obotit

me 1973 ne Gjirokaster Laurohet

me çmim .Vallja e shoqëruar

me vargjet:”Nën një Mal

dy edha bashkë, hajshin gjethe

pijshin uje”, e luajtur me mjeshtri

e finese nga djaloshat e vashat

Anamalse ndezën publikun duke

ju shpërblyer me duartrokitje e

shprehjen . Kjo

fitore e Anës Malit e arritur ne

Gjirokastër bëri që Bordi drejtues

të hidhte sytë nga zona

jonë, pasi shfletuan edhe visaret

e mbledhura nga ekspedita

kulturore të mëhershme me

përparsi dhe besim për tabanin

autokton. Pikërisht për Festivalin

e Gjirokastrës të 1978 në Oblikë

qëndrojnë për ditë të tëra ,specialistët

më të mire të Folklorit

Kombëtar Robert Prendushi dhe

Nexhat Agolli , meqënëse për

Veriun e Shqipërisë, Oblika është

zona që luan valle në të gjitha

86 VOTRA magazine.com

VERË 2017

gjinitë dhe në të gjitha fushat .

Në këtë tavolinë folklorike Ana

Malit paraqitet me tre valle të

rralla, historike e humoristike dhe

atë të punës (shatit). Dinjiteti e

serioziteti i grupit dhe origjinaliteti

i tyre, bëri që juria e Festivalit

Gjirokastër e vitit 1978 të

propozohet për valle të bukura

historike , , (e shatit) si dhe ajo

humoristike e .(

FOTOT ). Prezantimi i zonës

me vallet I kaloi përmasat e saja.

Cdo aktivitet në shkallë rrethi e

qarkut, apo edhe kombëtare “Ana

Malit” për organizatoret ishte ne

qender te vemendjes si p.sh. Festivalet

topologjike Berat – Lushnje

– Elbasan – Tirane – Oda Dibrane

ne programet e tyre ne renditje

kishte edhe folklorin Ana Males.

Dy ma te fortat do te ilustrojme

me vallen lirike “Moj e mire synin

e zi” ne vitin 2002 po ne Gjirokaster,

per te pasuar vitin 2009 po

ne Gjirokaster qe Qarku Shkodres

zene vendin e pare ne tera trevat

shqipefolese duke marre Flamurin

e Festivalit (2009) te Gjirokastres.

Ne kete grup folkloric, eshte edhe

Ana Malit me vallen e kenduar

e luajtur me vegla punet nga Isa

Meta, Shefqet Shmitra, Ruzhdi

Poda etj. me kengen “ Apa jone

ka dale ne Pazar “( FOTO ) .

Erdhen ne Oblike me koken larte,

pasi Flamuri i Festivalit 2009,

kishte aromen edhe te Anes Malit.

Organizohen veprimtari artistike

e kulturore, organizohen 10

edicione te “Lojrave popullore” ne

Shkoder me pjesemarres nga

Cameria ne Kosove dhe pjesen

e Shqiperise veriore ku Grupi

I shkolles mesme “Oblike” me

mesuesen e tyre drejtuese dhe

organizuese Ermira Prroni, bije

e kesaj treve, do te rrokte vetem

Flamurin, Vendin e pare, ndonje

rast edhe vendin e dyte, por me

poshte asnjehere. FOTO

I dashur lexues, duke kerkuar

ndjese per zgjatjen e ketyre shenimeve

nuk mund te ndalem nga

dy arsye: E para bolleku kulturor

e popullor qe tabani Anamalas

ka ne gjirin e vet dhe e dyta I

kalova 70 vitet me te cilat une jam

rritur me to, dhe 100 vite te tjera

po t,i kemi vec me keto do te

jetoj, pasi pasioni me rrit energjit,

mendja flladitet si ska ma mire,

ilaci i shkelqyer i jetegjatesise,

lume kush e bene prane te tij kete

zhaner.

Fillimisht qofte kenget apo vallet

jane kenduar pa vegla muzikore.

Kjo ka pas edhe te mirat e

saja, pasi ma i miri, ma i afti apo

virtuozi eshte zgjedhur te ja nisin.

Pastaj eshte shoqeruar nga tjeret.

Pra eshte punuar ne grup, te

gjithe te barabarte.

Po sjelli nje shembull nga burrat

ne” Vallen e shatit” dhe “Vallen e

korrjes së grurit “ të kërcyer nga

gratë.

Vallja e shatit aplikohej në

prashitjen e misrit, me mbi tre

punëtor. Mbaj mend 27 punëtor

në prashitje të misrit në Gallube

,Oblike në vitin 1963. Procedohej

kështu :zgjidhej I

djathtë dhe i majtë … I pari kishte

detyrën me udhëheq me kangën

dhe me e pre vijën (redin) drejtë,

ndërsa ai i majti me ja pritë

këngën dhe me organizu grupin

që të gjithë të këndojnë, por edhe

kujdes për bimët. Më kujtohen

shumë këngë të kënduara si :”Vijne

spahit bregut lumit” , “Nëpër

rreth të unazës” etj. Kur mbaronte

puna thuhej kështu:” Dielli

pas malit, shati maje krahit”, dhe

bëhej një aktivitet sportiv: kush e

hedh shatin ma larg duke e gjuajtur

nga supi. Ai që fitonte garën,

stimulohej me nje safë kos. Edhe

VERË 2017 VOTRA magazine.com 87

gratë që korrnin grurin kishin

mënyrën e vet te punës. Ato nuk

organizoheshin si në prashitjet e

misrit, i majte apo i djathte. Caktohej

“ Kadna” zoja që punonte

në qendër por kryesisht dinte me

këndu dhe kishte zë të ëmbël. Në

vallen e shatit duhej ecur mundësisht

me nje hap, se ai që mbeste

mrapa qortohej se të zuri uji.

Redi i punës së grave ishte

si rralla e patateve të egra në

formë shigjete. “Kadna “e para në

qendër e vashat anash. Qoftë

burrat ,qoftë grate në këto valle

, punët shoqëroheshin me kostumet

tradicionale që vetëm zona

jonë i aplikonte.

Burrat visheshin me këmishë të

bardhë të gjatë. Mbathje të bardha

,të gjata deri tek neni i këmbës.

Në bel vendosej rryp lëkure,

apo çever e kuqe apo e zezë.

Ndërsa në kokë, çever, mundësisht

katrore me ngjyrë bluhe,

te verdhë etj. duke palosur deri

mbi vetulla per t’u mbrojtur nga

rrezet e nxehta te korrikut. Këto

çevra ne 4 cepat e tyre ishin të

qëndisura me të tëra ngjyrat, që

vashat në pajë, ua sillnin burrave

te tyre. foto (Arke)

Edhe grate kishin kostumet

e punës tyre. Ato visheshin

me këmishë të gjatë “kambë

thnegël”, ose” harkatit” , barnavek

të gjata, kashulice dyshe

dhe degermi , kryesisht të bardhë,

nën shami të vendosura gjysa

e qëndisur dhe e zbukuruar

me ojma, në ngjyra të ndryshme.

Kur “Kadna” fillonte këngën “Ka

ra dielli majave, vishkëllon drapri

vashave, dukeshin si nje buqet e

madhe luleje me petlat shumëngjyrëshe

te saj.

Pavarësisht formës, unë këto

valle i bëjë të ngjashme me

polifonin labe, me origjinë të

lashtë (pagane) të cilat gjatë

rrugës jane reformuar sipas

trevave dhe kanë ardhur deri në

ditët tona. Kuptohet evolimi ka

zgjatur por është trashëguar

brez pas brezit. Për arktim janë

përdorur gjethi, shelgu, frashëri,

kallami, brirët e bagëtive, lëkurat

e bagëtive, duke arritur tek fyelli,

zymaret, lahuta, lodrat e pastaj

tek te avancuarat violina – armaniku

– klarineta.

Gëzimet familjare janë përcjellë

me fyell e zumare. Profesion i

vështirë. Kërkonte mjeshtëri,

është dashur vesh për të prodhuar

melodi, por mbi te gjitha

profesionalizëm ,duke mos

pushuar melodia asnje sekondë

.Lodra është përdorë në

zonën tone ashtu edhe lahuta.

Për prodhimin e këtyre veglave

jane trashëguar Fisi i Urucëve

në Villgar e Bobot qindra vite

ma parë dhe po sot ajo pinjolle

vazhdojnë të prodhojnë instrumenta

në vendin ku banojnë në

Ajasëm të Shkodrës. Për këndim

të lahutës është përmendur Nel

Duli , Alimetej e Qazim Duli. Për

meloditë me çifteli Isa Uruci,

Hasan Dulaqi, Isuf Alija etj.

Ndërsa vallet janë luajtur me

pathos e energji të papërshkruar.

Për të përcaktuar qejfin

apo alegrinë e madhe me cdo

kusht duhej thyer drrasa e

thanës. Ritmi i valles kalonte

tre shkallë, qetë – më shpejt

– shumë shpejt. Këtu në fund

qëndronin ata që e kërcenin

mjeshtrisht, dhe te fortë fizikisht

. Kam gëzim dhe nostalgji të

përmendi shumë valltar të

zonës që nuk rrojnë si Halil

88 VOTRA magazine.com

VERË 2017

Kasemi, Xhel Brahimi e Hamez

Duli Xhaferej. Në Krebej Adem

Dobrovoda 100 vjec, Halil Elezi,

Ali Mani.

Jo vetëm burrat kanë përcjellur

aftësitë e tyre shpirtëror nga

brezi ne brez por edhe gratë,

pavarësisht qëndrimit në dhoma

veçmas. Për zë të bukur, kumbues

por edhe që kanë zotëruar

tekste të valleve jane: Xhevahire

Kulmi, Sanije Lani, Aleme

Fadili, NUrije Dahati, Xhije Sala,

Hatixhe Malja, Feride Kacinaj,

Cuka, Sabrije Gjeloshi, Nusha

Gocaj, Flora Bigjit etj.

Krahas këndimit dhe luajtjes

së këngëve e valle primare,

ishte edhe kostumi , I cili me

ngjyrat dhe qëndismat spektakolare

paraqitnin Dekorin më

të shkëlqyer , që me të drejtë

Edit Durham (Krajlica Shqiptare)

ka cituar “Kostum e Katund”.

Zonës tone I shkon ky përcaktim.

Veshjet Anamalse, Bregut të

Bunës (Obotit), Brijës së Malit.

Veshjet e ndryshme për vashat

(vajza), nuset, grate në moshë,

gratë e veja, veshja e jazit, etj.

,Ç,ka shumë saktë e shpejt ka

prezantuar statusin vajzë – nuse

– grua e ve, na jaze, brega

bunese, anamalse etj.

Puna dhe argëtimi në Anën e

Malit kanë qënë sinonime të

njëra tjetrës, me të cilat janë

shprehur kultura, uniteti dhe

rrespekti. Puna e shatit, korrja e

grunit,djegia e gëlqeres, ndërtimi

i shtëpive ndihmonin njëra

tjetrën. Kjo lidhje shfaqej edhe

në këngët e vallet ku valltarët

e këngëtarët kapeshin dorë

për dorë, sup me sup ,ose bel

për bel dhe kështu nuk kishte

si ato. Vallet “ Nën një kumull

lule t’bardhë” , vallja dy palëshe

burra e gra “Fryni një frashni e

hollë”, apo vallet humoristike

“Kum karakushi”, “Dum sharajeli”,

“Gjel Kokoti” etj luhen me

gaz dhe harmoni të plotë. Edhe

ndonjë mëri apo mosmarrveshje

këtu merrte fund duke

i hapur rrugën e përqafuar harenë.

GëZIMIN. Unë me gojën

plot do ta quaja “Demokraci e

plotë” pasi askush nuk mbeste

jashtë grupit, por ishin të gjithë

të barabartë.

Edhe humor thumbues është

bërë . Në sofër ka thënë një

burrë “ Orizi me tamel, më

ka vra babën”. Përgjigja ishte

shumë e zgjuar : “Merrja gjakun

në shtëpinë tënde” ,që do të

thoshte se duhet të kishte për të

gjithë.

Pa pretenduar se i kam rrokur

të gjitha, gjithë ky ansambël i

përshkruar për një zonë 2000

vjecare siç është Ana Malit,

duke nxjerrë në dritë vlera të

arta kombëtare që nuk harrohen

por rrezatojnë në shekuj

dhe shkëlqimi i tyre, kurrë nuk

shuhet. Cdo brez në genet e

tija ka, sic përmenden edhe ato

që

sot nuk rrojnë më ,janë këto

pëllumba e pëllumbesha ,këto

sokola e sokolesha që me plot

bukuri lozin dhe u këndojnë

traditave tona shqipëtare.

Faleminderit : Ruzhdi Poda

dhe Isa Meta.

VERË 2017 VOTRA magazine.com 89

GRUPI I shkolles se Mesme

“Oblike” ka ecur në hapat e

paraardhësve . Së bashku me ujin

e freskët të krojeve dhe flladin e

pranverës ato kanë thithur edhe

kanë trashëguar ,kulturën e të

parëve të tyre .

Këto nxënës të mrekullueshëm

shpalosin vit pas viti atë

trashëgimi të patjetërsueshme

që të parët ,kanë ruajtur dhe

trashëguar ndër shekuj.Krahas

mesimeve te tyre ata ne nje kohe

te vecante ua kushtojnë ketyre

riteve dhe zakoneve që jane

bërë pjesë e jetëes së tyre te

pandashme.Freskia dhe bukuria

e këngëve dhe valleve u tërheq

gjakun ndër deje dhe gjithmonë

duan që të arrijnë më të mirën,

më të bukurën,më të përsosurën.

Duke u frymëzuar nga paraardhësit

duan që stafetën ta çojnë

më tej,ndaj edhe këto 10 vite ata

konkurojnë dhe paraqiten mjaft

mire ne konkurse të ndryshme

dhe kanë marrë shumë vlerësime

dhe çmime.Gjithe kjo energji dhe

krenari u buron nga thellësia e

shpirtit dhe e zemrës.Kjo duket

në gjithçka që ato paraqesin,në

mënyrën sesa lehtë I hedhin

hapat e valles,në zërin e tyre melodios

tek thurin fjalët e këngës.

Ato janë njëkohësisht sa fëmijë

dhe sa burrërorë.Kur I do

puna lozin vallet dhe lojërat e

fëmijëve,me pafajësinë e tyre

të brishtë,me ëndrrat e tyre të

bukura,me përkëdheljet dhe

sjelljen e tyre lozonjare.Kjo

shfaqet ne lojërat popullore si:loja

me kapuç,loja me litar,loja me

filxhan,loja me thes,loja mos u

nxeh,ku ato kalisin durimin e tyre

dhe I shkojnë per fije fjales se

urtë popullore” I duruari,I fituari”

.Loja kaluç luhet nga djemtë .Ato

masin forcën e tyre sesa mund

të durojnë mbi shpinë.I pari I

grupit qëndron në këmbë si mur

mbështetës dhe djali tjetër përkulet

duke u mbështetur tek muri.

Kështu përkulen dy ose tre djem

të tjerë njëri pas tjetrit. Ndeërsa

një tjetër merr hov dhe kercen

sipër rreshtit duke mbërritur tek

I pari I përkulur.Kështu vazhdon

loja ,kërcen I dyti dhe I treti mbi

shpinën e kaluçit të formuar nga

djemtë.Qëndrojnë kështu dhe godasin

kaluçin aq sa mund të mba­

90 VOTRA magazine.com

VERË 2017

jë të durojë .Në këtë formë kalisin

forcën e tyre për të mbajtur mbi

shpinë. Sigurisht kjo është një lojë

humoristike e cila ka edhe efekt

tallës. Por gjithsesi ajo tregon që

loja dhe gëzimi është I pranishëm

edhe kur ka dhëmbje.

Por krahas kësaj pafajësie ato

dine të jenë edhe burrëror.Vallja

e punës,vallja e grurit e kërcyer

nga vajzat dhe djemtë me aq

harmoni,të jep përshtypjen se

ato janë të rritur,të maturuar

ku I pret puna,I pret jeta.Vallja

kërcehet nga vajza dhe djem të

kapur dorë për dore,të bashkuar

me njëri tjetrin.Rendi është një

vajzë dhe një djalë të alternuar

me njëri tjetrin.Vallja ndahet në tri

pjesë:pjesa e pare kërcehet dhe

këndohet ngadalë –I referohethapit

dysh- pjesa e dytë me lëvizje

më të shpejta dhe I referohet”tre

hapëshit popullor”,ndersa pjesa

e tretë luhet ngadalë sikurse dhe

pjesa e pare.Kjo valle luhet me

gjallëri të madhe nga Anamalsit.

Në vështrimin koreografik momenti

I pare shfaqet si një lëvizje

e thjeshtë që shtjellohet përmes

dy hapave,here para ,here prapa.

Momenti I dytë dhe I tretë luhen

me zhvendosjen e hapave në

drejtim te vargut të valles nga e

djathta,në fillim qetë,ngadalë me

një qëndrim të tendosur e solid

të trupit me po ato hapa ndonëse

tani ato luhen më shpejt aq sa I

përplasin dhe këmbët për tokë.

Mënyra e të kënduarit ne grup

rrespektohet. Gjithsejt janë tre

këngë të bashkuara në kolazh.

Pamvarsisht nga ndryshimi i

ritmit,ato këndohen në të njëjtën

mënyrë sipas një rregulli. Këngën

e nis prijësi pastaj përçohet nga

grupi. Në këtë mënyrë këndohet

deri në fund.

Vallja tjetër “valle mbi valle” është

një valle tipike Anamalse e cila

dëshmon qëndresën e tyre ndër

vite. Kjo valle ka në vetvete një

simbolik të thellë, ku përmes

lartësisë ato identifikohen me

VERË 2017 VOTRA magazine.com 91

qëndresën. Asnjëherë,asnjë

pushtues nuk ka mundur të thyejë

zemrat rrebele të këtij populli.

Ato si në dasëm dhe në luftë,

kanë shpalosur madhështin

e tyre. Vallja tregon se flamuri

asnjëherë nuk është përulur por

ai është valvitur i lire dhe është

pasuar dorë më dorë. Kjo tregon

dëshirën e pamat të tyre për të

shpalosur para kujtdo, identitetin

e tyre kombtar. Një identitet për të

cilin ne jemi krenar.

Janë breza të tillë, të cilët na

bëjnë të ndjehemi krenar për atë

çka kemi dhe trashëgojmë. Vallja

mbi valle luhet zakonisht me dy

ose tre rrathë. Ato të rrethit të

parë janë 8, 10 ose më shumë

dhe kapen krah për krah. Ato të

rrethit të dytë janë sa gjysma e

rrethit të pare: këmbën e majtë

e vendosin mbi supin e djathtë

të rrethit poshtë dhe këmbën e

djathtë mbi supin e majtë.

Dhe kështu formohen dy rrathë

në harmoni me njëri tjetrin. Dhe

një djalë, ai më i lehti, më akrobati

hipën në rrethin e tretë dhe

lartësohet me majën e malit të

Taraboshit, historikisht i pamposhtur.

Ka një flamurë në dorë

dhe e valvit atë pa pushim. Kjo

është krenaria, liria, qëndresa.

Ky grup përbëhet nga këto vajza

dhe djem të mrekullueshëm:

Ylvije Prroni, Eris Hasani, Emrah

Gallubja, Rexhep kasemi,

Ronaldina Shytani, Desara Pusi,

Gerald Velaj, Mirselda Skuta,

Elsaed Bardhi, Kristjana Pjetri,

Ergys Rexhepi, Arlinda Sherbela,

Mirselda Taja.

Këta nxënës të palodhur përveç

mirënjohjes për punën e tyre

të mrekullueshme, duhet të

kenë edhe një vëmendje më të

veçantë nga gjitha strukturat

për ti motivuar më shumë, për

një përkrahje morale dhe çka

92 VOTRA magazine.com

VERË 2017

është më e rëndësishme për

një përkrahje financiare, e cila u

mungon krejtësisht.

Kanë nevojë për një krah të forte

ku të mbështeten dhe të marrin

force dhe energji për të ecur përpara.është

vullneti i tyre i pamatë

i cili ka bërë qe ato të arrijnë deri

këtu, me punë komplet vullnetare.

Edhe unë Ermira Prroni mësuese

ne Gjimnazin “Oblike “ si

mësuesja e tyre, përgjegjësja

dhe organizatorja e këtij grupi të

mrekullueshëm së bashku me dy

pjesëtarët e tjerë të shoqatës kulturore

“Ana Malit”, Ruzhdi Poda

dhe Isa Meta bëjmë thirrje që

këto vlera të ruhen dhe të përçohen

më tej. Ato janë e ardhmja,

janë promovimi i vlerave tona të

patjetërsueshme.

FOTOGRAFITË: Studio”Kallaj” - Ilirian Kallaj

VERË 2017 VOTRA magazine.com 93

Fjalë të urta që lidhen

me veprimtari të ndryshme

BESA

Sjellë nga: Gela Bulku

BROOKLYN NEW-YORK, AMERIKË

• Burri s’matet me

pëllëmbë, por me zemër.

Skrapar

• Deti njihet në valë, burri

njihet në fjalë. Sarandë

• Fusha bën baltë, mali

bën furtunë. Myzeqe

ATDHEU

• Bukë e hi në shtëpi.

Përmet

• Dardha bie nën dardhë.

Vlorë

• Kur të jesh në dhe të

huaj, dita të bëhet një

muaj. Kosovë

THJESHTËSIA

• Gurit të rrokullisur dhe të

dehurit mos i dil përpara.

Lunxhëri

• Me gojë i afron, me gojë

i largon shokët. Kosovë

• Sa t’i trazosh drurët aq

më shumë ndizen. Jug

DITURIA

• Korrigjo birin tënd, ai

do të japë rehatinë dhe

do t’i sigurojë kënaqësi

shpirtit tënd. Fjalët e Urta

29:17

• Kush do të gjejë

një grua të fortë dhe

të virtytshme? Vlera e

saj është shumë më e

madhe nga ajo e

• margaritarëve. Fjalët e

Urta 31:10

• Lum ai njeri që ka

gjetur diturinë dhe njeriu

që ka përftuar arsyen.

Fjalët e Urta 3:13

PUNA

• Çelësi që punon, nuk

ndryshket. Mallakastër

• Po nuk u turbullua, nuk

kthjellohet. Përmet

• Kush rri në pemë, ha

edhe kokrrat. Korçë

DREJTËSIA

• Atë që merr me një dorë,

ktheje me të dyja. Vlorë

• Kur s’më bën nder, mos

më bëj qeder. Berat

• Kur të gjen një vdekje,

të ngushëllojnë; po kur

të gjen turpi, ç’të thonë?

Korçë

MATURIA

• Gjella me kripë e kripa

me karar. Përmet

• Kur të hedhësh gurin,

mate gjer ku arrin. Jug

• Kur s’di not mos u fut në

ujë. Korçë

94 VOTRA magazine.com

VERË 2017

LIBERTY CLEANING SERVICES

Let us work while you unravel

A fresh and clean environment offers more

profitability to each business and attracts

their customers.

CONTACT US

Email: info@libertycleaningnyc.com

2123551120

347 755 1486

969 3rd Ave 3rd Floor

New York, NY 10022

VERË 2017 VOTRA magazine.com 95

Shkodra,

një nga bukuritë

shqiptare

Eridona Ymeraj Photography FOTO: Vito Photography

96 VOTRA magazine.com

VERË 2017

SHKODRËS SIME

Fotot: Vaccass Shtin

Maqedoni

Kur krijoi zoti boten

T’parin vend krijoi Shkodren

Bashk’ me diell e bashk’ me han’

T’paren her’ bani kalan’

K’tu ka lind kanga, humori

K’tu të bajn’ me qesh me zori

Porsa lind fëmia k’ndon

K’tu kurr qejfi nuk mbaron

Plot freski rrethu prej ujit

K’tu buron urtia burrit

Dy mij’ vjet në kët’ qytet

Shkodran bahesh qysh në djep

Drandofil e fasligen

L’shojn’ aromen mbi liqen

Si dy njerz që përqafohen

Drini, Buna k’tu bashkohen

K’tu rriten vajzat për nuse

Të flladitna nëpër puse

Me virtyt e me pashi

I rrit’ Shkodra djemt e ri

Kur vijnë festat varg e vi

Për krishtlindje e vit t’ri

Për Bajram edhe për Pashkë

Mblidhen tan’ e festojn’ bashkë

Qysh n’Kosov’ der’ n’Labëri

Tan’ shqiptar’t bajnë histori

Por gjithkush me Shkodren mburret

Për gjithkend asht djep kulturet

Ramazan Çeka

VERË 2017 VOTRA magazine.com 97

KANGA E RINISË

Rini, thueja kangës ma të bukur që di!

Thueja kangës sate që të vlon në gji.

Nxirre gëzimin tand’ të shpërthejë me vrull...

Mos e freno kangën! Le të marri udhë.

Thueja kangës, rini, pash syt e tu...

Të rroki, të puthi kanga, të nxisi me dashnu

me zjarrm tand, rini... Dhe të na mbysi dallga

prej ndjenjash të shkumbzueme q’i turbullon

kanga.

Rini, thueja kangës dhe qeshu si fëmi

Kumbi i zanit të përplaset për qiellë

dhe të kthejë prap te na, se hyjt ta kanë zili

e na të duem fort si të duem një diell.

Thueja kangës, Rini! Thueja kangës gëzimplote!

Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote. - Migjeni

98 VOTRA magazine.com

VERË 2017

VERË 2017 VOTRA magazine.com 99

ALBANIAN - AMERICAN

C U L T U R A L F O U N D A T I O N

200 High Point Drive, PH-3

Hartsdale, NY 10530

917-363-9900 aacforg@aol.com

100 VOTRA magazine.com

VERË 2017

Europe: 5 € / USA & Canada: 5$ / England: 5£ / Albania: 300 lekë / Kosovo, Macedonia, Montenegro: 3€

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!