07.08.2017 Views

VOTRA_nr3_finale

Revista nr. 3

Revista nr. 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

PRANVERË 2017 VOTRA magazine.com 1

NYARM Property Management Company of the Year

2 VOTRA magazine.com

PRANVERË 2017

Famous Famiglia

is proud to support the efforts of

VOTRA Magazine in promoting the

Albanian culture, traditions, and goodwill

across the diaspora and around the world.

Famous Famiglia is an award-winning pizzeria brand with more than 100 locations

throughout the United States, Canada, Mexico, China, UAE, and Ecuador.

www.FamousFamiglia.com

PRANVERË 2017 VOTRA magazine.com 3

Editor in chief

Afërdita Delaj

Creative/design director

rrezeARTstudio.com

Copy editor

Luljeta Xhediku

Photo editor

Egzon Ymeri

Fashion Director

Aida Selimaj

Beauty director

Jess Halili

Fitness director

Amela Harlicaj

Marketing director

Eljon Zekaj

Administration and accounting

Gela Bulku

Translator

Vera Dragaj

Marketing in Kosovo

Kushtrim Cani

Marketing in Albania

Ilda Hoxha

Correspondent in Albania

Fahrije Haxhija

Correspondent in Kosovo

Jaser Veseli

Correspondent in Maqedonia

Fadil Xhelili

Correspondent in Montenegro

Anton Pllumaj

Correspondent in England

Dritan Dema

Correspondent in Greece

Elona Kataro

Z. Valon Murati

Dr. Ruki Kondaj

Z. Mark Gjonaj

Z. Eduard Ndocaj

Znj. Donika Hoxha

Prof. Milaim Fejziu

Prof. Agron Tufa

Prof. Elvana Tufa

Prof. Rrezeart Galica

Dr. Miranda Xhilaga

Dr. Drenusha Hasani

Dr. Flamur Semaj

Dr. Zana Dobroshi

Znj. Najada Sojli

Z. Elmi Berisha

Znj. Liza Gashi

Z. Luan Rama

Z. Veb Kosumi

Znj. Vojsava Hysaj

Z. Zef Deda

Znj. Aida Selimaj

Z. Daut Hoxha

Z. Albert Vataj

Z.Sinan Ahmeti

Znj. Agathia Luka

Znj. Albana Konçi

Kontribuesit dhe gazetarët

në këtë numër:

Znj. Bojkena Selmanaj

Znj. Drita Shkurti

Znj. Elona Shehu

Znj. Loreta Stamo

Znj. Tess Fejzula

Znj. Eva Burnazi

Znj. Rozafa Shpuza

Znj. Fatbardha Pali

Znj. Xhemalije Kajushi

Z. Idriz Harlicaj

Z. Anton Pllumaj

Znj. Gela Bulku

Z. Çun Lajçi

Z. Bashkim Hasani

Znj. Alketa Çeku

Z. Demush Avdimetaj

Znj. Vlora Nikçi

Z. Osman Kelmendi

Z. Driton Hysenaj

Z. Nëntor Oseku

Z. Tan Duraj

Znj. Ilda Hoxha

Znj. Drenushë Gaxherri

Znj. Artemisa Hoxha

Z. Kristjan Dukaj

Znj. Adelina Shehu

Na ndihmoni që të sjellim në Votër frymë ZIM dhe

vlera pozitive!

Ju me të vërtetë mund të jeni ndryshimi pozitiv!

Bashkohuni sot!

Bashkohuni me ne duke na vizituar në:

- Votramagazine.com

- Votra magazine në

4Votra

VOTRA magazine.com

Magazine (c) 2016 Votra Inc. at 2052 bay Ridge ave Brooklyn NY 11204. All rights reserved. Protected under Berne and other international Copyrights Conventions. PRANVERË Title and Trademark 2017

Votra

magazine is a trademark of Votra Inc. Publisher assumes no responsibility for return of unsolicited manuscripts or art.

Redaksia e revistës “Votra” u uron

të gjitha grave dhe vajzave shqiptare

dhe simotrave të tyre

nëpër botë:

“Gëzuar Festën Ndërkombëtare të Gruas!”

PRANVERË 2017 VOTRA magazine.com 5

Votra, që të njohim njëri-tjetrin

dhe kulturën tonë me themeL

Përmbajtja

8

Bukuria e gruas shqiptare dhe roli i saj

në familje dhe në shoqëri

33

Dashuria dhe mirëkuptimi së bashku

e bëjnë botën më të mirë!

35

Fëmijët shqiptarË nga diaspora shqiptare

nëpër botë dhe ShqipËria

36

gratë shqiptare në New York, të cilat e

mbajnë me krenari emrin “Motrat Qiriazi” 38

Razma, vendi malor, që ju pret i dashur,

para shëndetshëm dhe bujar

11

Diaspora dhe potenciali i saj financiar dhe

profesional / I ftuar nË VotËr ministri

41

i diasporës së Kosovës, z. Valon Murati

Samiti i Diasporës, “ Të pandarë për Shqipërinë!”

/ Ne duhet të punojmë së bashku për një të ardhme

më të mirë për popullin dhe diasporën”

- Mark Gjonaj

20

Kujtimi i bashkëshortit, djali im dhe puna,

si muza ime, më japin forcë për

të ecur përpara - Najada Sojli

46

4 Vjet punë e përkushtim nga OJQ “Labeatët”

për të ruajtjen dhe përkujdesjen ndaj

trashegimisë sonë

26

E ardhmja e Maqedonisë dhe roli i

Shqiptarë Ve si autoktonË në ballkan

dhe Maqedoni

30

Policia e Kosovës ndër më të suksesshmet në

ra jon, pavarësisht se është në shërbimin e

një rit prej shteteve më të reja në botë 51

Si ia arrin Elvana Tufa, të jetë një grua

e plotësuar, një nënë e përkushtuar

dhe një bashkëshorte e devotshme

dhe letra surprizË e Agron TufËs

58

6 VOTRA magazine.com

PRANVERË 2017

Pena e mËsuesit: ”Si t’i bëni fëmijët,

të lexojnë më shumë?

Grimca nga jeta studentore. Pervoje e

bukur ne rrugën e shkollimit

62

63

ËshtË pranverË nË kuzhinË. Lule nË akull,

tulipanË me domate, sallatË me avokado,

pjeshkË me gurabijË

81

Vit’Aime dhe linja e pranverËs pËr fËmijË

88

Kopshtaria dhe mënyrat se si ndikon ajo në

përmirësimin e shëndetit

68

Lavandra dhe kënaqësia që të dhuron kjo

lule e shëndetshme dhe plot aromë 69

KËshilla e mjekut: “Vini fëmijët në gjumë

herët që të rriten, të zgjuar,

të lumtur dhe të shëndetshëm!”

JetimËt dhe rregullat qË duhen plotËsuar

pËr t’i adoptuar

102

70

Grupi polifonik “ZËri i Bilbilit” që

këndon mes bukurive te SarandËs

FjalËt e urta shqiptare

96

94

Kur arti i humorit e bën më të bukur valsin

e bukur të jetës bashkëshortore 74

10 rregulla për një vrapim sa

më të dobishëm

78

Rugova magjepËse dhe e egËr mes

fotografive dhe vargjeve tË poezive

104

Dërgoni mendimet tuaja, sugjerimet dhe

kërkesat në:

editor@votramagazine.com

photographs@votramagazine.com

translations@votramagazine.com

support@votramagazine.com

- Lidhuni me ne në numrat e telefonit të

pasqyruar në website.

- Reklamoni me ne që të bëheni pjesë e

diçkaje më të madhe, sepse mbështetja

juaj është një forcë pozitive në jetën e

komunitetit shqiptar nëpër botë.

PRANVERË 2017 VOTRA magazine.com 7

Fjala e Editor in Chief

Votra,

që të njohim

njëri-tjetrin

N

uk rri dot pa ju

treguar të vërtetën

se si ndihem rreth

këtij numri të tretë të

revistës “VOTRA”, sepse ndjenja

e e dashurisë, respektit, krenarisë,

por edhe e keqardhjes që jo çdo

artikull i dërguar në redaksinë tonë

zuri vend në të, është e papërshkrueshme.

Do të doja t’ju tregoja

që një artikull ia vlen të lexohet

mbi një tjetër, por nuk e bëj dot,

sepse të gjithë artikujt e këtij numri

janë të rëndësishëm, duke filluar

me fëmijët e diasporës, të

cilët u intervistuan një nga

një dhe po ashtu një nga

një u përgjigjën njësoj ”E

dua Shqipërinë, sepse jam

shqiptar. E dua, sepse

kam kushërinjtë e mi

atje. E dua, sepse ka

fli, byrek dhe ushqime

të shijshme”.

E pra nga përgjigjet

e fëmijëve, nuk

mësova sinqeritetin

dhe dashurinë që

prisja, por mësova

se prindërit duhet t’i

dërgojnë fëmijët të

vizitojnë vendet historike,

muzetë etj., në

mënyrë që t’u hapet

horizonti dhe ta shohin

Shqipërinë nga

themelet e saja, sepse

duhet pasur parasysh

se ushqimi, flamujt, simbolet,

festivalet, muzika,

vallet, kostumet, lojërat janë vetëm

sipërfaqësorja e një kulture. Që

ajo të mbijetojë duhet shkuar më

thellë, te mënyrat dhe rregullat e

komunikimit, te shprehjet e fytyrës,

kontakti, intonacioni i zërit, format

e bisedave, respektimi i tjetrit,

shprehja ose përmbajtja e emocioneve.

Të

diskutohet me

ta e thella,

me nocionet

e mirësjelljes,

miqësisë,

Azem dhe Shotë Galica

thjeshtësisë, drejtimit, por edhe

pastërtisë. Të njihen me konceptet

e drejtësisë, roleve të lidhura me

moshën, seksin, klasën shoqërore,

familjen etj.

Por mbi të gjitha të flitet për qëndrimin

e pleqve, adoleshentëve,

pritshmërinë, punën. Si bashkëpunojnë

shqiptarët, si konkurrojnë

mes njëri-tjetrit? Cilat janë

pikëpamjet e tyre mbi moshën,

mëkatin, vdekjen? Çfarë qasjeje

kanë pasur dhe kanë ndaj fesë,

njohjes, martesës, familjes, rritjes

së fëmijëve, marrjes së vendimeve,

zgjidhjes së problemeve.

Dhe kjo duhet të shihet me përparësi

jo vetëm nga prindërit, por

edhe nga gjyshërit, të cilët nuk

duhet të ndihen të kërcënuar

nga kultura e re që nipërit dhe

mbesat e tyre kanë përqafuar,

por ta pranojnë atë dhe

t’u forcojnë të bukurën nga

kultura shqiptare, sepse

fëmijët marrin dhe duan

çfarë t’u tregojmë dhe çfarë

t’u japim, qoftë ai byrek, fli

ose një përrallë me zakonet

e të parëve.

Dhe kur flas për zakonet

e të parëve, e kam fjalën

për të parët tanë që e

dinin çfarë ishte ndërgjegjja

dhe respekti që

mësojmë tani nga

bota e qytetëruar.

Që e dinin çfarë

është besa që na

e tregojnë fëmijët e

8 VOTRA magazine.com

PRANVERË 2017

Dora D’Istria

rritur nëpër botë, të cilët i mësojnë

nëpër shkolla dhe institucione të

tjera shtetërore, shoqërore ose

fetare në vendet ku jetojnë. Janë

këto tipare të reja që zënë vend

në jetën e fëmijëve tanë, dhe ne

i pranojmë në heshtje, sepse e

dimë se dikur, diku në një vend

kreshnikësh i kanë pasur këto veti,

prandaj ne duhet të flasim më

shumë për to!

Së bashku do të mësojmë mbi

planet, pritshmëritë, arritjet dhe

sugjerimet mbi samitin e parë

shqiptar të realizuar në Tiranë, ku

figura të njohura dhe të respektuara

shqiptare nëpër botë i përcjellin

ato përmes faqeve të revistës

sonë.

Është i ftuar në “Votër”, ministri i

Diasporës së Kosovës, i cili do të

na tregojë mbi rolin e saj, arritjet

dhe planet për të ardhmen, si dhe

nga intervista me zëdhënësin e

Policisë së Kosovës do të mësoni

shumë.

Mjekët do t’ju këshillojnë mbi

rëndësinë e gjumit te fëmijët dhe

mbi ndikimin e kopshtarisë te të rriturit,

sepse me stinën e pranverës

vjen edhe periudha e mbjelljeve.

Nga Maqedonia do të keni një

artikull të bukur mbi të ardhmen

e Maqedonisë të pasqyruar me

foto nga historia e saj dhe OJQ

“Labeatët” nga Mali i Zi, vjen

me një artikull mbi 4-vjetorin e

themelimit të saj, të ilustruar me

foto të bukura nga puna e tyre.

Turizmi këtë numër është i

veçantë, në formë rrëfimi ku Razma

në Malësinë e Madhe vjen e

mahnitshme, e dashur dhe bujare.

Fotot që e shoqërojnë artikullin

janë një mrekulli më vete!

Te rubrika, “Një tjetër perlë shqiptare”

kemi sjellë Rugovën, të

ashpër e të butë, të shndritshme e

të begatë, të shëndetshme e relaksuese

dhe nëpërmjet fotove do të

shëtisni nëpër atë tokë të rrallë,

të pafalshme, të dëlirë, të ashpër,

magjepsëse, të dashur dhe të

egër, duke u ndier si në asnjë tokë

tjetër në botë.

Figura e familjes moderne të

ditëve të sotme vjen me të mrekullueshmin

çiftin Tufa, të cilët siç u

shpreh gazetarja, ‘do t’ju bëjnë të

dashuroheni me ta pasi t’i lexoni!’

Me buzëqeshje në sy e në buzë

i shkruaj fjalët për humoristin e

njohur shkodran, Zef Deda, i cili

mes humorit do të përcjellë atë

që është më e shtrenjtë për të.

Shpresoj të argëtoheni duke e

lexuar, sepse unë jam kënaqur

shumë!

Nëna, kjo figurë e shenjtë që

mban gjithë dashurinë dhe dritën

e botës në shpirt, përcillet nga

konsullja në NY, një grua në shërbim

të komunitetit shqiptar, e cila

rrit e vetme djalin e saj të vogël

dhe kujdeset për babanë e saj të

moshuar.

Pena e mësuesit këtë herë vjen me

shkrimin mbi rëndësinë e të lexuarit

te fëmijët dhe shpresoj që sa

më shumë prindër ta lexojnë atë.

Jetimët shprehen me rrëmbim

ndjenjash dashurie, mungese,

Mbretëresha Teutë

paqeje dhe bote fëmijësh nga e

mrekullueshmja, fotografja Rozafa

Shpuza.

Muzika dhe vallja e polifonisë do ta

shoqërojnë revistën tonë nëpërmjet

buqetës së zërave dhe hapave

të grupit polifonik në Sarandë “Zëri

i bilbilit”.

Si gjithmonë sporti është përparësi

në revistë, dhe pasi ta lexoni artikullin

mbi vrapimin, mos u çudisni

nëse vendosni të vishni atletet dhe

të dilni për një vrap në natyrë.

Faqet e stilistes këtë numër janë

mbushur me foto të fëmijëve të

bukur të linjës “Vit’Aime”, linjë e

cila debuton nën sponsorizimin e

revistës “Votra” në ‘Albanian Fashion

Week’ në New York.

Më tutje do të mësoni mbi gjyshen

e kërrusur nga Tirana, e cila e

mban në shpinë çdo mëngjes nipin

e saj të vogël. E kërkova praninë

e kësaj gjysheje në revistë, kur

mësova sesi e mbartte nipin çdo

ditë në shkollë, sepse ajo në sytë

e mi mori menjëherë rolin e gruas

së vjetër e të mençur, asaj gruaje

që di vetëm të dhurojë dashuri

dhe mendimet e saja më të thella,

sepse tashmë ajo ka lënë pas një

jetë të tërë vajze dhe nëne dhe

para i është hapur një botë që

asnjë nga ne nuk e imagjinon dot.

Ajo ka mbijetuar mes dashurisë

dhe dhimbjes, shpresës dhe frikës

PRANVERË 2017 VOTRA magazine.com 9

Rozafa

ku përmes këtyre ka lindur një

shpirt plot besim që ka mësuar

jo vetëm sekretet e jetës dhe të

vdekjes, por edhe misterin e pasbotës.

Kjo sepse ajo e ka “shijuar”

vdekjen, ka parë të shtrenjtët e saj

të vdesin me radhë dhe duke qëndruar

mes jetës dhe vdekjes ajo

kthehet në portën e dy botëve: të

asaj ku ka fëmijët, nipërit e mbesat

dhe të asaj ku e di se do të shkojë

së shpejti që të shpëtojë nga vuajtjet.

Prandaj ajo flet e qetë dhe e

durueshme dhe na tregon shumë

më tepër se i kërkohet.

Në këtë numër do të takoni

shumë gra, sepse është 8 Marsi,

festa ndërkombëtare e grave do

njihni Bardhën e dashur e të mirë

nga New York-u, e cila mban në

trupin e saj të imtë e të brishtë një

madhështi dashurie dhe bukurie

prej artisteje. Do ta lexoni atë dhe

nëpër rreshta do ta shikoni këtë

grua në tufën shumëngjyrëshe të

grave, të veshur me shije duke

kërcyer si një vajzë e përjetshme,

por megjithatë di të jetë e fortë

dhe shembull për të gjitha ne që

e njohim, e tani përmes revistës

“Votra” edhe e ju të tjerëve!

Kur kontaktova gratë drejtuese të

shoqatës së grave në New York,

“Motrat Qiriazi” unë jo vetëm që u

befasova nga veprimi i tyre kur më

këshilluan emra që nuk i prisja, por

dhe m’u kujtua shprehja: “Gratë

e zonja nuk drejtojnë, ato krijojnë

gra të tjera të zonja!” Jo më kot,

gratë e forta nuk krijohen papritmas,

ato ushqehen me dashuri,

mbështeten, inkurajohen, frymëzohen

dhe drejtohen nga shembulli

personal i të tjerave. Gratë sot

janë më të mira se kurrë, më të

bashkuara se kurrë më parë, duke

ndihmuar kudo ku mund të prekin

me duart e tyre të arta, mendjet

e tyre të mprehta dhe dashurinë

e mirësinë e tyre. Ashtu sikur

“Motrat Qiriazi” gratë shqiptare i

gjenden pranë njëra-tjetrës. Ato

ndihmojnë nënat e mërzitura të

dëshmorëve dhe u hapin krahët

jetimëve.

Ato janë gra të rritura me historitë

e pafund të heroinave të zonja,

të mençura, të mira, të dashura

shqiptare. Prandaj ato janë

mbretëresha Teutë që drejtojnë

nëpër botë, janë Shote Galica që

punojnë e dhurojnë krah për krah

bashkëshortëve. Ato janë Nëna

Terezë që u dhuroi jetën Zotit dhe

fëmijëve duke e kapërcyer ekzistencën

njerëzore, duke u bërë

legjendë dhe simbol.

Janë Elena Gjika që me penë e

me kulturë e mbajnë Shqipërinë

të lirë, janë Nora e Kelmendit që

veshin rrobën ushtarake për lirinë

tonë nëpër botë. Janë Marigoja

që me duart e arta qëndisin çdo

ditë një Shqipëri më të bukur. Janë

motrat Qiriazi në banka e auditorët

më famshëm të botës.

Janë Rozafa me dhimbjen e pastër

dhe lotin e dëlirë duke vënë të

tjerët para vetes.

Kanë bukurinë e princeshës Argjiro

dhe të Anzotikës së Liburnës,

por mbi të gjitha, ato janë nëna

heroina, të forta, bujare, burrëresha,

të vendosura, që e bëjnë

botën më të mirë me praninë,

pasionin dhe kontributin e tyre

personal, cilido qoftë ai, sepse

çdo grua, pavarësisht pozicionit

që ka në familje a në shoqëri,

pavarësisht qëllimit të jetës së saj,

mund të ofrojë shumë nga substanca

që përmban. Kjo nuk i bën

të jenë më pak të suksesshme,

sepse nëse një femër ndihet e

plotësuar nga diplomat në mur,

një tjetër ndihet e plotësuar nga

fëmijët që çon në shkollë çdo

mëngjes; nëse një femër ndihet e

plotësuar nga udhëtimet, një tjetër

ndihet e plotësuar nga partneri;

nëse një grua ka qejf të jetë në

qendër të vëmendjes, një tjetër

ndihet e plotësuar në qetësinë e

jetës së saj private; nëse dikush

ndihet e suksesshme në punë,

një tjetër ndihet e sukseshme në

familje; nëse një grua ndihet e suksesshme

në palestër, një tjetër e

arrin kur duket bukur ose kur arrin

të meditojë plotësisht...

Prandaj motrani, le ta duam njëratjetrën,

ta respektojmë e ta pranojmë

secilën prej nesh me gjithë

madhështinë dhe të veçantën e

saj!

Gëzuar Festën Ndërkombëtare të

Gruas!

Gëzuar Festën e Nënës!

E juaja

Afërdita Delaj

Editor in Chief

10 VOTRA magazine.com

PRANVERË 2017

PRANVERË 2017 VOTRA magazine.com 11

Foto: bekim gaxherri

Razma,

vërtet një krevepër natyrore

Albert Vataj

tiranË, shqipËri

Ke vendosur të bashkëngjitësh

në agjendën

e larmishme

gjeografike të pushimeve

edhe një tjetër vendmbërritje.

Në këtë bollëk mundësish që të

ofron e sotmja, e dyndur te turizmi,

si mundësi dhe mundësi e frytshme

biznesi, Razma mbetet një goditje

në shenjë. Kjo piketë e re në hartën

e mbizotërimeve të ndërkallura

nga dëshira për të provuar, Razma

është padyshim një nga mrekullitë

shqiptare të natyrës, guri shndritës

në gjerdanin e turizmit malor. Një

bukuri e virgjër të ndjek nga pas

sapo ngjitesh në gjarpërimin për

në pikën turistike. Një frymëmarrje

e gjallë, e thellë, laroshe dhe e

gjelbër, e mbush përplot me ambrozinë

e jetës, plazmojnë tablonë

e këtij udhëtimi, kësaj ngarendjeje

për t’i shpëtuar vapës përvëluese

që jep shpirt përgjatë kacavjerrjes

në muret e dendura të gjelbërimit,

e taftit të freskët që rigon nga qielli

blu, e gufon nga humusi i jetës që

gjallon këndej.

Megjithëse është ndër piketat

e kahershme të turizmit malor,

Razma mbetet ende një mundësi

pak e shfrytëzuar, një magjepsje e

natyrës, pak e kundruar, një bashkëjetesë

mes njerëzve me zemër

të bardhë, e tubuar më shumë nga

yshtje shëndetësore, sesa nga

një tërbim i thellë për t’u hedhur

në krahët e një aventure ngasëse.

Razma është një ndër pikat turistike

malore më të afërta me qytetin e

Shkodrës, por jo kaq e artikuluar sa

Thethi, që vazhdon të mbetet një

dashuri e të huajve.

Razma ndodhet e vendosur nën

përkatësinë administrative të

Komunës së Shkrelit. Është në një

distancë jo më shumë se 138 km

larg nga Tirana, ose 40 km nga

Shkodra. Zona e Razmës është

e vendosur në lartësinë rreth 900

metra mbi nivelin e detit.

Pas një rruge që gjarpëron ngjeshur

në disa kthesa të dyfishta

dhe me këndshikim fare të vogël,

gjë që e bën të domosdoshme

manovrimin me kujdes me makinë,

12 VOTRA magazine.com

PRANVERË 2017

në këtë rrugë. Është detyrues animi

i pjesshëm jashtë asfaltit i automjetit

ndërsa kërkon të këmbehesh, por

lëvizjet jo të dendura nuk bëjnë që

ky detaj ta lëndojë udhëtimin.

Mbrëmja binte shpejt në Razëm.

Si çdo prarim, zbriste si një pëlhurë

delikate, e mbulonte me tisin

e hollë shtatin e përpushur prej

pasioneve të limfës. Përreth një

ngrysje e thukët e mbulonte gjithë

panoramën që të rrokte shikimi.

Lëvizjet sa vinin dhe zhdukeshin

thellë në zgafellen e mbrëmjes që

lëshohej si një terr i mraztë. Dritat

dhe zërat llamburitnin mes pishave

shtatmesme dhe plot hijeshi.

Siluetat

e

mbrëmjes ravijëzonin format e

çrregullta të gjeografisë së lëvizjes,

në sheshin përreth fushës që

shtrihej si një sofër në qendër të

Razmës. Në shtëpitë e kthyera në

shërbimtore për pushuesit pipëtinin

biseda të ndrojtura, që tafti i freskët

i mbrëmjes i përziente me një

fllad që puhizte

përmes

halave të

pishave. Nga njëri te tjetri, të gjithë

vendet bujtëse të pushuesve shihje

pak njerëz. Të vonuarit, darkonin

dhe kundronin yjet që stërpiknin

me drita shndritëse syprinën e

bruztë të mbrëmjes. Hapa dhe

biseda vazhdonin të përçapeshin

në këto orë prarimi të ditës. Shitoret

modeste që shihnin nga

shëtitorja gumëzhinin

nga bisedat dhe

përçapjet e

mbylljes së

ditës. Në

dhomat

e

Foto: RREZEART GALICA

PRANVERË 2017 VOTRA magazine.com 13

ujtësve dritat njëra pas tjetrës

llamburitnin, duke bërë të mundur

kështu të çmbusheshin rrugët

dhe të niste jeta e kllapitjes. Një

ditë tjetër ndiqte me ngulmin e

një shtegtari. Nata që sapo kishte

kapluar çdo majë e çdo shesh.

Nëse të ka zënë meraku të dish

se cili është specialiteti i zonës,

dhe nëse këtë do ta mësosh para

se të pyesësh ata që do ta ofrojnë

një gjë të tillë, nuk do ta kesh

fare të vështirë. Mjafton të shkosh

në Razëm dhe menjëherë do të

të mundësohet zbërthimi i kësaj

enigme. Kudo në tabelat shpjeguese

është e cituar “mish fërliku”.

Dhe vetëm kaq?! Ndryshe nga të

gjitha zonat e tjera malore, me përparësi

blegtorinë dhe që ofrojnë si

servirje të para dhe kryesore mishin

e pjekur, në Razëm ka edhe të tjera

servirje. Patatet janë gjithashtu nga

më të preferuarat dhe të kudogjendura.

Turshitë, po ashtu përbënin

menynë e preferuar të pushuesve

dhe bujtësve. Djathërat, ku nga

më të preferuarit është ai i dhisë.

Rakia e dëllinjës, të ofrohet për

mik. Jo më pak e konsumuar është

edhe vera. Për të qenë të sinqertë,

gatesat nuk shoqërohen me shumë

ceremoni dhe përgatitja e tyre nuk

ka shumë ojna dhe kjo e bën edhe

të veçantë drekimin këtu. Një veçori

që e tipizon Razmën është edhe

kthimi i saj një epiqendër e kalimit

të një fundjave pranë qengjit që

piqet në hell, e nën shoqërinë e

pijes dhe shakave, lojërave dhe

hokave. Nga Tirana, Shkodra, Laçi,

Mati, Mirdita, Malësia e Madhe,

bujnë në Razëm për fundjavë.

Zakonisht ata porosisin menynë

që mbetet mishi i pjekur dhe për të

tjerat nuk kanë asnjë vramendje.

Vijnë afër mesditës dhe ikin kur

dielli ka rënë pas supeve të maleve

me pisha dhe ahe. Shumë prej

bujtësve të fundjavave vijnë dhe

për gjueti, natyrisht kur është sezoni

i hapur. Gjithsesi, ata vijnë për

të marrë diçka nga kjo mrekulli e

natyrës, e cila për fatin e mirë është

ende e virgjër, e shëndetshme e

mbresëlënëse. Ato jo vetëm marrin

nga Razma, por edhe lënë përsh-

Foto: RREZEART GALICA

14 VOTRA magazine.com

PRANVERË 2017

typjet e mira ndaj njerëzve bujarë

dhe të papërtuar, të thjeshtë dhe

zemërbardhë. Ata vijnë, ikin dhe

përsëri vijnë, siç ndodh aty ku ke

pse shkon dhe ka kush të pret.

Shen Prenja, është një festë

tradicionale e zonës, e cila daton

më 26 korrik. Ajo që e bën shumë

të veçantë dhe mjaft interesante

këtë festë është kur bijat vijnë dhe

mbushin ujë në puset e Razmës.

Ata janë plot 8 copë dhe konsiderohen

si burime të rëndësishme

të ujit të pijshëm, i cili mbetet një

problem serioz. “Kjo festë është

shumë e vjetër dhe nga me të

rëndësishmet”, shpjegon Frani,

një i moshuar, i cili kishte ardhur

nga Vrrithi për t’iu bashkangjitur

këtij ceremonaili mitik, ku nuse të

reja dhe bija, me enë të drunjta uji

dhe vlagë shkojnë trumba-trumba

te puset dhe mbushin ujë. Tipari

i kësaj feste mbart në vetvete një

tregues shumë domethënës, atë të

shkuarjes së bijave te prindërit me

ujë.

Kjo tregon se zona ujin nuk e ka të

bollshëm, përkundrazi e ka të pakët

dhe të vyer, aq sa të mbart mbi

vete elementin kryesor të festës.

Razma përfshihet në Komunën e

Shkrelit, Malësia e Madhe. Është 40

km larg nga qyteti i Shkodrës. Zona

e Razmës gjendet në lartësinë

rreth 900 metra mbi nivelin e detit.

Historikisht kjo zonë ka qenë

bjeshka për verrin e zonës përreth

fshatit Vrith dhe është shfrytëzuar

edhe nga shumë tregtarë nga

qyteti i Shkodrës. Një nga vendet

e bukura malore të Shqipërisë, e

cila është zbuluar që në shek. XIX

nga të huajt. Të parët që e kanë

vlerësuar bukurinë dhe pasurinë e

saj natyrore ishin botanisti italian,

Antonio Baldoci, austriaku Dofler

dhe gjeologu Boran Nopce.

Atypari nga viteve 1920 datojnë

fillesat kur do të shfrytëzohet nga

barinjtë për stane verore dhe me

rritjen e standardeve të jetesës.

Tregtarët shkodranë ndërtuan atje

shtëpitë e tyre verore. Në vitin 1953

kjo zonë u shtetëzua dhe u krijua

kampi i pushimit të punëtorëve, i

cili zgjati aktivitetin e vet deri në

vitin 1990. Sipërfaqja totale është

Kulla e artë

Vila Pepaj

3680 hektarë. Zona turistike e

Razmës, në ndryshim prej zonave

tjera turistike të alpeve, shtrihet mbi

një pllajë karstike, e cila paraqet

kontraste befasuese në reliev, mes

majave piramidale në pjesën më të

madhe të pyllëzuara dhe gropave

karstike, akullnajoro-karstike të mbuluara

nga kullotat alpine. Relieve

të alltysta, thadruar në thellësi nga

era, uji e akulli, të cilat ju ndjellin me

ngadalë në vorbullën e kohës, në

përjetësinë e përpiktë të një gatese

të natyrës. Kjo pikturë që zgjaton

në gjithë tablonë e shikimit është

përplot ngjyra dhe nerv, emocion

dhe tendosje, pasion dhe klas.

Është një kryevepër, nga ato që

natyra nuk na i ka kursyer.

Relievi i Razmës ndërtohet tërësisht

prej shkëmbinjve karbonatikë të

mesozoit me një strukturë bllokore

tipike të ngritur mbi 1500 m lartësi,

shkalla e lartë e tretshmërisë së

këtyre shkëmbinjve ka bërë që në

relievin alpin të Razmës, vendin

kryesor ta zërë morfologjia karstike.

Ky reliev përfaqësohet nga fushat

(e Razmës, Troshanit, Fusha e

Zezë) në trajtën e gropave, hinkave

dhe shpellave karstike ku këto të

fundit përbëjnë një objekt turistik

me vlerë për eksplorimin e tyre.

Gjurmët e veprimtarisë së akujve

të kuatërnarit i gjejmë në Fushën e

Zezë, atë të Razmës, dhe depozitive

midis Razmës e Vrithit. Format

më të mprehta të relievit me vlera

turistike (alpinizëm, piknike etj) në

këtë zonë i përkasin kurrizit malor

Veleçik (1724 m) – Kunorë (1713

m) në veri të Razmës dhe Kunorës

PRANVERË 2017 VOTRA magazine.com 15

së Zagorës (1862 m) në lindje të

saj. Relievi malor i Razmës me

pyjet magjepsëse të ahut e pishës,

ajrin e pastër dhe të freskët sidomos

gjatë verës e dimrit, përmban

në vetvete vlera turistike të

veçanta. Larmia e kafshëve dhe e

shpendëve të egër në këtë zonë,

përbën një mundësi të mirë për

zhvillimin e gjuetisë.

Vendmbërritje që mundësohen

Razma, si shumë vendmbërritje

të tjera të gjerdanit të turizmit

malor të Veriut të Shqipërisë, kanë

specifikimin e tyre, që përbën dhe

veçantinë që i karakterizon ato. Llojshmëria

e objektit të kësaj vendmbërritjeje

janë;

- Turizëm shkencor (gjeografik, turistik,

historik, etnografik, biologjik,

zoologjik, spelologjik).

-Turizmi gjeografik me larminë e

objekteve gjeografike në majat e

ndryshme të kësaj zone si maja e

Veleçikut, maja e Kunorës etj.

- Turizmi gjeologjik me karakteristikat

gjeologjike të kësaj zone, mund

të themi se depozitimet e ndryshme

të mesozoit, të kenozoit dhe në

pjesën më të madhe të kuaternarit,

si dhe thyerjet tektonike tërthore e

afrogjatësore të kësaj zone kanë

një interes studimor për studiuesit e

kësaj fushe.

- Turizmi historik: Popullsia e kësaj

zone ka zhvilluar një luftë të vazhdueshme

kundër pushtuesve të

ndryshëm, (turqit, serbët, malazezët)

prandaj studimi i historisë së

kësaj treve dhe nxjerrja në pah e

saj kanë një interes historik.

- Turizmi etnografik: Zona e

Razmës ofron vlera të papërsëritshme

studimore për etnografët.

Vetë veshja karakteristike

e kësaj zone, për burrat këmisha

e gjatë me Dallomë (xhamadan

prej shajaku) dhe për gratë e

vajzat xhubleta 3000-vjeçare, vetë

karakteristikat e banesave, ku ato

shquhen për një zgjidhje të thjeshtë

dhe drejtim arkitekturor dhe dekorativ

të varfër. Ceremoniali i dasmës

ku ishte zakon që dhëndëri ditën e

dasmës të vishej me rrobat më të

vjetra e të shkonte me bagëti ose të

fshihej në shtëpinë e ndonjë shoku.

Me zbritjen e nuses nga kali i vihej

në prehër një djalë i vogël, (që nusja

të lindte sa më shumë djem) por

edhe për ceremonitë e tjera të jetës

së përditshme mendojmë se interesi

studimor është mjaft i madh, ka

traditë këngën me lahutë, atë majë

krahu (me jehona), ninullat, fyellin.

- Turizmi spelologjik: Shpella e

Majës së Veleçikut, është e madhe,

28 m e thellë vertikalisht, Shpella e

Lugjeve në V-L të fshatit të Razmës,

e cila ka një zhvillim gjatësor me

ngritje 10° me gjatës 79 m në fund

degëzohet në dy drejtime të ngushta.

Ujërat që rrjedhin këtu janë ujëra

të pastra, të pijshëm, që formojnë

burimet e grykës së Lugjeve mund

të vizitohet edhe nga amatorë e

vizitorë të thjeshtë.

- Edhe sporti i gjuetisë mund

të aplikohet këtu për turistët,

sepse larmia e kafshëve dhe e

shpendëve të egjër është e llojllojshme,

e gjuetia në këto zona është

shumë e përshtatshme.

Të bie në sy një veçori në ndërtimet

që datojnë që në vitet 1930,

madje edhe më herët. Arkitektura

e përdorur dhe tërësia e komfortit

të banesës, vilës nëse mund ta

quajmë kështu, është një përzierje

stilesh. Të gjitha ishin me ballkon

dhe me pak këmbë shkallë që

përqarkoheshin nga parmakë të

dizajnuar. Hauri për bagëtinë dhe

për bazën ushqimore, oborri që

i vinte qark shtëpisë, vendosja

në pika mbizotëruese të terrenit,

muret dhe mbuloja, dekoracionet e

përdorura, të gjitha këto vërtetojnë

se këto banesa ishin, siç citohet

edhe në Wikipedia, të tregtarëve

të Shkodrës, të cilët me sa duket i

kishin ata si shtëpi pushimi verore

dhe dimërore. Klima e shëndetshme

dhe distanca jo shumë e

16 VOTRA magazine.com

PRANVERË 2017

largët nga Shkodra, i bënin ato një

vend pushimi të preferuar. Asnjë

mëdyshje nuk ka se ndërtimi i atyre

banesave ishte fillimi i historisë

së Razmës turistike. Falë atyre

burrave, jo vetëm me para, por

edhe me shije dhe pasion, kemi sot

një vendmbërritje, sepse Razma

është vendi ideal për të rigjetur

vetveten, larg nga zhurmat dhe

nga stresi i qytetit, në qetësinë e

mrekullueshme të maleve, e thyer

vetëm nga kënga e zogjve dhe nga

era që fëshfërin mes gjetheve të

pemëve.

Të kthesh kurrizin është gjithnjë e

vështirë, nuk është thjeshtë një zhvendosje,

për tjetërkund, turrengut

për në krahët e një tjetër dashurie.

Është tjetër çka, të ikësh prej

nga do ta kesh të vështirë,

është natyra, janë njerëzit,

paqja dhe gjithçka tjetër që

e ke dëshiruar dhe të është

dhënë, e ke marrë dhe e

ke bërë krejt tënden, ato

që ta bëjnë të vështirë këtë

ndarje. Megjithatë, ti duhet

të formulosh një mirupafshim,

ashtu plot drojë si

ndarja e dy të dashuruarve,

pas takimit të tyre të parë.

Ndahesh përzemërsisht me

ata që të pritën të shtruan e të

shërbyen. Ndahesh duke mos

qenë të mjaftueshme vetëm një

dorështrëngim ose këmbim i një

buzëqeshjeje. Ata janë të ngrohtë

dhe të dashur, nuk janë tregtarë që

të të trajtojnë si një objekt, megjithëse

koha dhe nevoja për t’u

përfshirë në atë që quhet turizmi

malor, i ka yshtur edhe ata të

jenë dhëmb në këtë ingranazh

shumë të rëndësishëm të

ekonomisë. Në këto ndarje

nuk mungojnë lotët. Mbrëmjeve

“pronarët” darkonin me

bujtësit, këmbejnë kontaktet

telefonike dhe elektronike,

njohjet, miqtë e të tjerë. Për aq

ditë ata tashmë i kanë marrë

dhe i kanë dhënë njëri-tjetrit

edhe gjëra familjare që i kanë të

shtrenjta. Kjo e bën këtë zonë, këto

pushime jo vetëm të shëndetshme,

argëtuese, por dhe të shtrenjtë.

Foto: RREZEART GALICA

PRANVERË 2017 VOTRA magazine.com 17

MEDICA ISTANBUL

TETOVE

MEDICA Istanbul Tetovë është pjesë

e spitalit diagnostik MEDICA Istanbul–Turqi,

e cila ka përvojë

shumëvjeçare në lehtësimin e ekzaminimit

dhe diagnostifikimin e sëmundjeve koronare

të zemrës, kancerit dhe karakeristikave të

tjera të ndryshme, duke e shfrytëzuar teknologjinë

më të re në mjekësi. Përveç ofrimit të shërbimeve

mjekësore, MEDICA është edhe nikoqir i ngjarjeve

të shumëllojshme artistike.

Çelësi i suksesit të MEDICA Istanbul Turqiqëndron

në personelin mjekësor shumë të kualifikuar rreth

Turqisë dhe botës. Ky është rezultat i ekspertëve

të njohur nga fusha e radiologjisë, mjekësisë nukleare,

alergologjisë, endokrinologjisë, neurologjisë,

pediatrisë, hematologjisë, etj.

Shërbim mjekësor i kompletuar

Shërbim mjekësor i kompletuar, i orientuar kah

kënaqja e pacientëve. MEDICA Istanbul Tetovë ju

mundëson pacientëve informacione të detajuara

nga ana e mjekut, infermiereve dhe informatorëve,

për degët e tyre profesionale. Me çdo pacient diskuton

pas çdo tretmani, një pas një, për kualitetin

e shërbimeve të ofruara. Gjithashtu, pacientëve që

vijnë nga viset më të largëta si dhe jashtë shtetit, ju

mundëson akomodim dhe transport.

Teknologji nga prodhuesit më të

njohur botërorË

MEDICA Istanbul Tetovë përdor pajisjet dhe teknologjinë

më bashkëkohore nga markat më të njohura

dhe më të dëshmuara botërore sikurse janë Siemens,

Magnetom, etj.

Komoditeti dhe higjiena

MEDICA Istanbul Tetovë është vendi ku do t’ju ndryshojë

perceptimi për komoditetin dhe higjienën e institucioneve

shëndetësore. Vip apartamenti dhe Vip dhoma

e pritjes ju mundësojnë rehati dhe privatësi maksimale

gjatë kohës së qëndrimit në MEDICA Istanbul Tetovë.

Ekipi ynë i higjienës, duke u bazuar në standardet

botëore, çdo ditë bën monitorimin e të gjitha hapësirave

të poliklinikës, si dhe kujdeset për të gjithë

vizitorët e mundshëm

Komunikim në gjuhën tuaj

Për komunikim më të mirë dhe duke marrë parasysh

nevojat e pacientëve, MEDICA Istanbul

Tetovë ofron shërbime interpretative në të gjitha

gjuhët që përdoren në Republikën e Maqedonisë

dhe regjionin më të gjërë.

www.medicaistanbul.mk

18 VOTRA magazine.com

PRANVERË 2017

Grupi “Zëri i bilbilit”

Foto: Sinan Ahmeti

PRANVERË 2017 VOTRA magazine.com 19

Intervistë me Donika HoxhËN, drejtore e Diplomacisë Publike,

Partneriteteve dhe Diasporës

Samiti i parë shqiptar

i organizuar dhe me koncept

Artemisa Hoxha

TIRANË, SHQIPËRI

-Për herë të parë në Shqipëri u

mbajt një samit, i cili mblodhi

përfaqësues të shqiptarëve në

botë në kryeqytetin shqiptar. Si

lindi kjo ide?

Ky samit, i një rëndësie të veçantë,

për faktin se ishte hera e parë që

organizohej me një koncept dhe

përmasa të tilla, është propozuar

në planin e punës së Drejtorisë

së Diplomacisë Publike, Partneriteteve

dhe Diasporës në MPJ,

ndërsa u çel nga Kryeministri

Rama në tetor të 2015-s gjatë një

takimi me komunitetin shqiptar në

SHBA, në kontekstin e pjesëmarrjes

në Asamblenë e Përgjithshme

të Kombeve të Bashkuara.

Në këtë kuadër, u ngrit Komiteti

Organizator me urdhër të Kryeministrit,

ku rolin e koordinatorit

e mori Ministria e Punëve të

Jashtme, e cila kishte rolin kryesor

në organizimin dhe mbarëvajtjen

e të gjithë aktivitetit, nëpërmjet

një bashkëpunimi të ngushtë me

Kryeministrinë dhe institucionet e

tjera të linjës.

-Si ishte përfaqësimi i shqiptarëve

në këtë aktivitet, pasi le të

themi që ka pasur edhe kritika

për mungesë ftesash apo për një

përfaqësim ‘të vakët’?

Samiti, nga gjeneza e krijimit të

kësaj ideje, u konceptua si një

aktivitet jopolitik bazuar në parimin

gjithëpërfshirës, me dëshirën për të

vendosur një urë komunikimi gjithnjë

të dëshiruar, por të munguar

dhe për të krijuar një mekanizëm

komunikimi, bashkëpunimi dhe

ndërveprimi të qëndrueshëm mes

atdheut dhe bashkëkombësve

jashtë vendit. Në këtë linjë, në samit

mund të merrte pjesë çdo anëtar

i diasporës shqiptare, pavarësisht

origjinës apo bindjeve politike ose

çdo arsye tjetër të mundshme

diskriminimi.

Për si më sipër, MPJ ka pasur një

bashkëpunim shumë të ngushtë

me të gjitha përfaqësitë e vendit

nëpër botë me anë të së cilave

çdo pjesëtar i diasporës shqiptare

mund të aplikonte për të marrë

pjesë në samit. Gjithashtu, gjatë

gjithë kohës para zhvillimit të

samitit, çdo shqiptar nëpër botë

mund të aplikonte për të marrë

pjesë në samit nëpërmjet regjistrimit

online në faqen zyrtare web

të samitit. Fakti më domethënës

për të vërtetuar të mësipërmen

është fakti që samiti mblodhi rreth

800 përfaqësues të shoqatave të

ndryshme shqiptare, personalitete

të shquara, por edhe anëtarë të

thjeshtë, bashkëkombës nga 40

vende, prej të gjitha kontinenteve,

pa dallime politike, gjeografike dhe

prejardhje brezash.

-Sa e vështirë ka qenë për ju për

të kontaktuar dhe për të sjellë

në Tiranë, biznesmenë, politikanë,

artistë të njohur shqiptarë

në mbarë botën?

Qeveria shqiptare gjithnjë

ka vlerësuar lart kontributin

e paçmueshëm që diaspora

shqiptare ka dhënë ndër vite,

si për mbrojtjen e të drejtave

individuale e shoqërore, ruajtjen

e gjuhës dhe identitetit, mbrojtjen

dhe përparimin e interesave

mbarëkombëtarë, ashtu edhe për

zhvillimin ekonomik e shoqëror

në atdhe. Si pasojë, ky samit dhe

përafrimi i këtyre personaliteteve

të lartpërmendura ishte minimalisht

një detyrim moral ndaj

këtyre sakrificave të komuniteteve

shqiptare në botë, jo vetëm si

shenjë mirënjohjeje ndaj tyre, por

edhe forcimin e një lidhjeje kaq të

natyrshme, por të munguar në vite.

Nga ana tjetër, dëshira e vetë

këtyre personazheve kaq të rëndësishme

të diasporës shqiptare për

të marrë pjesë në këtë aktivitet

madhor për të dhënë dhe njëherë

kontributin e tyre për ndërtimin e

një marrëdhënieje të re ndërvepruese

me shtetin amë, ishte e

jashtëzakonshme, duke vërtetuar

20 VOTRA magazine.com

PRANVERË 2017

që diaspora shqiptare është pjesa

tjetër e shpirtit të copëtuar shqiptar

në shekuj.

-Nëse mund të na tregonit ndonjë

moment të bukur, pse jo dhe të

sikletshëm nga gjithë ky aktivitet

që mblodhi si rrallëherë rreth 1

mijë personalitete të njohura në

mbarë botën?

I gjithë zhvillimi i Samitit të parë të

diasporës ka qenë një moment i

bukur për të gjithë ata që kanë kontribuar

në zhvillimin e tij si një çast

i paharrueshëm gjatë punës së

tyre ashtu si edhe për diasporën,

e cila për herë të parë ka përjetuar

një “përkujdesje” të tillë nga shteti

shqiptar. Nëse duhet të veçojmë

diçka më shumë se të tjerat,

ndoshta kjo mund të jetë mbrëmja

Gala e Samitit që përmbyllte dhe

punimet e këtij eventi.

Gjatë mbrëmjes gala, midis të

tjerash, u shpërndanë 15 çmime

“Shqiponja e Artë” për disa prej

shoqatave dhe personaliteteve të

spikatura të diasporës shqiptare,

si një vlerësimin i punës së tyre të

çmuar në vendet e pritjes, si dhe

për shtetin dhe kombin shqiptar.

Kjo mbrëmje ishte e mbushur me

momente emocionale, pasi janë

këto personazhe që me përulje

dhe pa zhurmë kanë dhënë edhe

më shumë se nga çfarë shteti amë

mund të kërkonte nga ata.

Nga ana tjetër, momenti më i

sikletshëm, por në një farë mënyre

shumë i këndshëm ishte ankthi

pikërisht për të sistemuar këtë det

njerëzor, të cilët nga të gjitha anët

e botës kishin ardhur në Tiranë për

të ndjekur këtë aktivitet historik dhe

për të thënë fjalën e tyre. Përfundimi

i samitit mundi të “shuajë” dhe

këtë shqetësim, pasi komentet e

pjesëmarrësve ishin një “shpërblim”

për punën madhore gjatë

organizimit të një aktiviteti me këto

përmasa.

-A u arritën objektivat që qeveria

shqiptare kishte parashikuar të

përmbushte me këtë samit të

parë në Shqipëri?

Synimi i organizimit të Samitit të

Parë të Diasporës ishte krijimi i një

ure bashkëpunimi, komunikimi e

ndërveprimi, në të mirë të ruajtjes

dhe forcimit të lidhjeve mes diasporës

dhe atdheut, si edhe mes

komuniteteve të veçanta, në vende

e kontinente të ndryshme. Ky synim

u arrit duke krijuar pikësëpari një

database dhe hartëzim të shqiptarëve

në botë dhe duke sjellë në

Tiranë një pjesë të rëndësishme

prej tyre. Ky “kuvend” i shqiptarëve

nuk përfundon me kaq, pasi ky

samit pritet të bëhet traditë ndërsa

së shpejti do të kemi edhe institucionalizimin

e tij.

Më konkretisht, objektivi afatgjatë i

organizimit të samitit është krijimi

i një marrëdhënieje të re dhe

ndërvepruese, për të ndërtuar një

bashkëpunim të qëndrueshëm,

përmes zhvillimit të një dialogu të

vazhdueshëm e të strukturuar dhe

një bashkëpunimi të efektshëm

të atdheut me diasporën, për të

përparuar në përpjekjet e përbashkëta

të materializuara në projekte

konkrete në fushën e mbrojtjes dhe

promovimit të gjuhës, kulturës dhe

identitetit shqiptar, si dhe mbrojtjen

e të drejtave të bashkësive shqiptare

dhe interesave kombëtare. Në

këtë kuadër, është propozuar krijimi

i Këshillit të Diasporës Shqiptare, i

cili do jetë organi kryesor përgjegjës

për zhvillimin e kësaj marrëdhënieje

dypalëshe me interes të

përbashkët.

-Cilat janë pritshmëritë tashmë

nga shqiptarët e diasporës nga

ky samit, flasim në drejtimin

e bashkëpunimit në sektorin

ekonomik apo dhe atë kulturor?

Komunitetet shqiptare në botë,

por edhe qeveria shqiptare synojnë

që marrëdhënia e njëanshme

deri më tani midis palëve të

forcohet dhe të bëhet ndërvepruese,

pasi ashtu siç shteti

shqiptar ka pasur gjithnjë nevojë

për kontributin e diasporës së

vet, ashtu dhe diaspora shqiptare

ka nevojë që shteti shqiptar të

ndërhyjë në zgjedhjen e çështjeve,

të cilat prekin shqiptarët

anembanë botës. Siç u përmend

dhe më lart, Këshilli i Diasporës

Shqiptare është vetëm hapi i parë.

Ky këshill do të drejtohet nga vetë

Diaspora dhe do të ketë kompetenca

të zgjeruara, për ta bërë atë

efektive në dhënien e zgjidhjeve

të problemeve të që shqiptarët

hasin në vendet pritëse. Nga ana

tjetër, për sa i përket asaj që vetë

shteti shqiptar mund të bëjë në

shërbim të nevojave të shtetasve

të saj në botë, tashmë me krenari

mund të themi se një nga premtimet

më të madha të samitit, u

kurorëzua me sukses me anë të

aplikimit të Shërbimit Konsullor

Online (SHKO), i cili sjell më afër

shtetin shqiptar me qytetarët e tij

me anë të ofrimit të shërbimeve

konsullore, të cilat tashmë mund

të bëhen me anë të këtij aplikimi

për të shmangur humbjen e kohës

dhe parave të qytetarëve, të cilët

deri dje e kishin më të vështirë

marrjen e këtyre shërbimeve.

-Presidenti i Kosovës, z. Hashim

Thaçi, gjatë fjalës së tij në një

nga panelet që u diskutua la të

hapur mundësinë që një samit

i tillë të mbahet vitin tjetër në

Kosovë. Ndonjë informacion më

shumë për këtë nismë?

Republika e Kosovës ka qenë një

kontribuuese për organizimin e

Samitit të parë të Diasporës dhe

bashkëpunimi në këtë kuadër

ka qenë i ngushtë dhe i frytshëm.

Një nga elementet që na

lidh me Kosovën është jo vetëm

origjina jonë e njëjtë shqiptare,

por edhe fakti që të dyja shtetet

tona ndajnë një numër shumë të

madh qytetarësh shqiptarë, të

cilët jetojnë jashtë kufijve zyrtarë

të dy shteteve tona vëllazërore.

Në këtë linjë, ne jemi të gatshëm

të bashkëpunojmë sërish në çdo

formë dhe vendndodhje që do

të përcaktohet në linjë me këtë

frymë vëllazërore.

PRANVERË 2017 VOTRA magazine.com 21

Ne duhet të punojmë së bashku për një

të ardhme më të mirë për popullin

dhe diasporën” - Mark Gjonaj

Artemisa Hoxha

TiranË, shqipËri

P

ër herë në Shqipëri

u mbajt samiti për

Diasporën shqiptare,

ku për tre ditë

përkatësisht 18-20 nëntor të

vitit që lamë pas, më shumë se

njëmijë shqiptarë nga mbarë

bota u mblodhën në Tiranë dhe

diskutuan rresh shqetësimeve

apo dhe bashkëpunimeve me

qeverinë për të patur një diasporë

sa më të përfaqësuar.

Për të krijuar një përshtypje në

lidhje me këtë event apo dhe

impaktin që ai pati të shqiptarët,

Revista “Votra” ka kontaktuar

disa nga pjesëmarrësit,

por edhe disa personazhe të

njohur shqiptarë që jetojnë dhe

kanë krijuar një karrierë jashtë

Shqipërisë, por që nuk ishin të

pranishëm në këtë samit.

Përtej kritikave që këta personazhe

kanë shprehur, apo

dhe elementëve pozitivë që

ata kanë evidentuar në këtë

organizim, këto sigurisht duhet

të jenë një mesazh mjaft i mirë

për qeverinë shqiptare për të

përmirësuar diçka në samitet e

ardhshme, por pse jo edhe në

bashkëpunimet shumëpalëshe

me biznesmenët, artistët apo

dhe politikat shqiptarë që ia

japin një tjetër imazh Shqipërisë

në arenën ndërkombëtare.

Samiti i ardhshëm do të mbahet

në Kosovë, duke bërë të mundur

kështu që gjithë kryeqendra

e shqiptarëve të mos jetë vetëm

Tirana.

Vetëm pak ditë para mbajtjes

së Samitit të Diasporës, Z. Mark

Gjonaj, asambleist i shtetit te

New York-ut, në një konferencë

për shtyp, transmetuar nga

“Albanian Culture” TV, foli rreth

pritshmërive të këtij samiti.

Mark Gjonaj

Asambleist i shtetit të New

York-ut

Ne të gjithë sjellim përvoja dhe

suksese, promovimin e bashkimit

të bashkësive dhe qëllimi

është që të përfitohet nga kjo.

Ne e kuptojmë që nuk do të jetë

një samit i përsosur, por ne e

dimë se do të jetë fillimi i diçkaje

që do të ndërtojmë dhe përsosim

në vitet në vijim.

Ne kemi diskutuar gjerësisht

votimin që duhet nga diaspora

në vendet tona të dyta, rolin

që qeveria duhet të ketë për të

regjistruar shqiptarët në mbarë

botën, rëndësinë e formimit të

një Këshilli të Diasporës, e cila

duhet të jetë e pavarur nga ndikimi

i partive politike dhe të jetë

me të vërtetë një zë i diasporës.

22 VOTRA magazine.com

PRANVERË 2017

Kemi diskutuar hollësisht për

vënien e një ministri për diasporën,

një person i përkushtuar

për diasporën, për nevojën për

të rritur më tej të ardhmen dhe

qëndrueshmërinë ekonomike të

Shqipërisë dhe popullit të saj.

Kemi propozuar një plan që do

t’u japë përparësi kompanive

në pronësi të shqiptarëve, të

cilave u duhet të konkurrojnë në

mënyrë të padrejtë me kompani

të huaja.

Ne kërkojmë ndërmarrje të

vërtetë nga qeveria shqiptare

për të ndihmuar që të themelojë

qendra bashkatdhetare,

të investojë në arsim dhe art.

Duhet të krijojmë atë urë, që

bashkësia shqiptare të përfitojë

krah për krah diasporës. Ne i

kemi kërkuar qeverisë, që të

përfshijë në këtë samit, dialogun

që do t’i mundësojë bashkësisë

të shprehë shqetësimet për

ambasadorët, ku vendosen, sa

do të qëndrojnë, a kanë staf të

mirëfilltë, si dhe mundësinë për

bashkësinë shqiptaro-amerikane

për të pasur mundësinë e

punësimit në zyrat e ambasadorit,

për të ndikuar më tej në të

ardhmen tonë. Një nga çështjet

e tjera të ngritura kishte të bënte

me dyshtetësinë.

Nuk është qëllimi ynë të forcojmë

a të dobësojmë një parti

politike.

Ne jemi apolitikë. Nuk kemi

lidhje me forcat politike. Ne

duhet të punojmë për një

të ardhme për popullin dhe

diasporën. Për sa i përket

mbështetjes, ideja e bashkësisë

shqiptaro-amerikane që merr

pjesë në këtë samit është një

sukses. Është fillimi i diçkaje që

shpresoj jo vetëm të rritet, por

edhe të përmirësohet, si edhe

të përfshijë qeverinë e Kosovës,

të përfshijë drejtuesit dhe

përfaqësuesit shqiptarë që kemi

në Malin e Zi, në Maqedoni

dhe partitë politike shqiptare

që të bashkëpunojnë për ta

bërë këtë samit më të suksesshëm

në të ardhmen. Unë

pres që kjo nismë të rritet përtej

pritshmërive tona.

Çështja e investimeve nga

diaspora dhe siguria e tyre

për në Shqipëri, por edhe

Prishtinë ishte një çështje që

u ngrit me shqetësim nga ana

e panelistëve të drejtuar nga

Mark Gjonaj, ku Adem Belliu

tregoi një rast konkret që para

dy vitesh kishte investuar një

shumë të konsiderueshme

lekësh në Tiranë. Pikërisht sfidat

e përbashkëta të qeverisë dhe

investitorëve për të krijuar ura

bashkëpunimi në drejtimin

ekonomik ishin edhe një nga

temat që u diskutuan në samitin

që u mbajt në nëntor.

Adem Belliu

Producent i “Albanian Culture

TV”

“Jam i emocionuar dhe optimist

që pas kaq kohësh, dy

vjet luftoj se ku do të trokas

dhe më duket se po hapet një

derë ku unë do të trokas. Para

dy vitesh kam investuar 200

mijë dollarë në Tiranë”.

Elmi Berisha

Elmi Berisha,

Përfaqësues I unionit të

bizneseve në Amerikë.

“Diaspora dhe Shqipëria

duhet të bashkëpunojnë së

bashku me qeverinë jo vetëm

atë të Prishtinës, por edhe të

PRANVERË 2017 VOTRA magazine.com 23

Tiranës që investimet të mbrohen

dhe të respektohen.

Nga sa kemi parë në të kaluarën,

investimet në Shqipëri

nuk kanë qenë shumë afatgjata

për disa arsye, ndërsa në

Prishtinë mendojmë se do të

jetë ndryshe”

takimet e tjera.

Megjithatë, hapi me i rëndësishëm

dhe më i drejtë nuk

është bërë dhe ai është integrimi

politik dhe pjesëmarrja në

vendimmarrjen e vendit.

Samiti i radhës i diasporës

duhet të ketë përfundime konkrete

për pjesëmarrjen në vendimmarrje

dhe në jetën politike

të shqiptarëve që jetojnë jashtë!

Luan Rama

Shkrimtar

Eduard Ndocaj

Deputet i Partisë Socialiste

në Kuvendin e Shqipërisë

Samiti i Diasporës ishte një

eveniment mjaft i rëndësishëm,

sepse për herë të parë shqiptarët

nga e gjithë bota u thirrën

nga Kryeministri Rama.

Vetëm kjo thirrje në një farë

mënyre ishte një mirënjohje e

institucioneve të shtetit, të politikës

shqiptare për kontributin e

rëndësishëm e të vazhdueshëm

të diasporës shqiptare në proceset

e rëndësishme të natyre

kombëtare, ekonomike.

Edhe pse ishte një samit i

vonuar në kohë, ishte i domosdoshëm.

Them i vonuar se

samite të kësaj natyre duhet të

ishin thirrur vazhdimisht me parë

nga qeveritë e ndryshme që

kanë drejtuar vendin. Nuk mund

të pritej shumë në këtë samit ajo

që ishte e rëndësishme ishte

fakti se u krijua si precedent për

Liza Gashi

Drejtoreshë e programeve

dhe bashkëthemeluese e

organizatës “Germin”

Mendoj se Samiti i Diasporës, i

cili i mblodhi shqiptarët nga 41

shtete të botes ishte hap i guximshëm

drejt krijimit të urave

të bashkëpunimit mes qeverise

shqiptare dhe mërgatës.

Sidoqoftë, ky samite ishte me

shume i karakterit simbolik, se

atij substancional. Pres shumë

që qeveritë shqiptare të fillojnë

ta përfshijnë diasporën

në proceset vendimmarrëse,

si dhe njëherazi të zhvillojnë

politika stimuluese të favorshme

në drejtimin ekonomik. Besoj

që pjesëmarrja në një numër

aq të madh ka lënë hapësirë të

kuptohet që diaspora është më

se e interesuar për të përqafuar

proceset vendimmarrëse.

Ideja për t’iu drejtuar diasporës

shqiptare në botë, që dhe ajo

të kontribuojë në zhvillimet e

sotme të Shqipërisë është për t’u

përshëndetur.

Që para disa vitesh, me një

grup këtu në Paris diskutonim

çështjen sesi mundej që diaspora

shqiptare e Francës

të kontribuonte drejtpërdrejt

në fusha të ndryshme në

Shqipëri, meqë dhe një elitë

intelektuale është formuar e

krijuar në Francë. Por thirrja e

një konference të tillë i quajtur

Samit i Diasporës, edhe pse

në kohë, mendoj se mënyra si

u organizua lë për të dëshiruar,

pasi tubime të tilla të mëdha, me

thirrjen të vijë kush të dëshirojë

etj., mbetet në kuadrin e një

nisme më shumë propagandistike

sesa të një rezultati real, pasi

që nga ky samit, nuk dimë të

ketë një vazhdimësi për ta vënë

në lëvizje këtë diasporë drejt

Shqipërisë.

Edhe në vende të tjera, diaspora

nuk ka operuar me të tilla

samite, por në mënyra konkrete

dhe pa nevojën e propagandës.

Diaspora s’ka nevojë për fjalime,

por ka nevojë për interlokutorë,

pasi dëshira e intelektualëve

të diasporës për të kontribuar

ekziston, ajo është reale dhe e

24 VOTRA magazine.com

PRANVERË 2017

natyrshme dhe ku intelektuali i

diasporës nuk vjen për para, por

për të dhënë një përvojë, si një

detyrë atdhetare. Sot ne kemi një

elitë intelektuale për t’u admiruar

në diasporë, një brez që ka

studiuar në universitetet më të

mira europiane e të Amerikës,

personalitete që kanë krijuar një

përvojë disavjeçare dhe që drejtojnë

institucione, departamente,

klinika të ndryshme, që punojnë

në laboratorë me emër në fushën

e kërkimeve shkencore, etj.

Por këta intelektualë nuk mund

t’i mbledhësh të gjithë bashkë e

t’u thuash: “Hë, ç’mund të bëni?”

Ata kanë nevojë të thirren nga

institucionet që kanë lidhje me

profesionet e tyre, nga interlokutorë

vendas që do të jenë

kolegët e tyre në nismën e një

bashkëpunimi afatgjatë. Thelbësore

sot është si të përfitojmë

nga kjo elitë e diasporës?

Pra ne kemi nevojë për një

filozofi praktike dhe jo politike,

kemi nevojë për një filozofi bashkëpunimi

ku duhet operuar veç e

veç, sipas sektorëve, pa nevojë

samitesh jorezultative për kombin,

por në konferenca të specializuara,

në fusha të veçanta,

me interlokutorë të konkretizuar.

P.sh. në fushën e mjekësisë.

Shumë mjekë të angazhuar në

laboratorët e kërkimit shkencor,

apo në klinika të njohura,

në spitale të specializuara etj.,

duhet të ftohen nga interlokutorët

e tyre në Tiranë, nën drejtimin

e qendrës më të rëndësishme

spitalore dhe me pjesëmarrjen

e universiteteve në këtë fushë,

në mënyrë që bashkëpunimi të

mos ketë efekt vetëm përmes

kolegësh shqiptarë, por dhe në

rrjetin universitar.

Me këtë rast zhvillohen “workshop”-e

të specializuara, ku

përvojat shkëmbehen praktikisht

dhe direkt dhe ajo që është më

e rëndësishme, nga ky kontakt i

parë vendosen marrëveshje në

vazhdimësi, për një bashkëpunim

afatgjatë, ku ata mund të jenë

dhe lektorë të jashtëm, si specialistë

në fushat e tyre. E njëjta

filozofi pune do të ishte dhe për

në fushat e tjera.

Le t’u them dhe diçka nga

përvoja personale. Gjatë pothuaj

njëzet vjiteve, krijimtaria ime

është drejtuar përgjithësisht në

itinerarin Francë-Shqipëri. Bëhet

fjalë për një krijimtari në kuadrin

historik, krijimtari letrare apo

publicistike, çka vazhdon dhe

sot. Madje kam botuar dhe një

libër historik mbi emigracionin

shqiptar në Francë që nga koha

e stratiotëve e deri më sot dhe

ku emigracioni më frytdhënës në

këtë drejtim ka qenë ai i viteve

‘30 të shekullit XX.

Por ajo që konstaton sot është

se në Francë, si dhe ne vende

të tjera të Europës apo Amerikës,

ka një elitë të re për t’u

admiruar, me qindra e qindra

intelektualë të tillë, njerëz të

shkencës e të kulturës që mund

të japin dijet e tyre dhe për

Shqipërinë. P.sh. vajza ime e

formuar në një universitet me

emër, e specializuar për «riskun

financiar» të shoqërive dhe ndërmarrjeve

të mëdha, fare mirë

mund të jepte përvojën e saj në

këtë drejtim, e kështu me radhë.

Vetëm kështu mund të ndërtojmë

urat e bashkëpunimit, ku

secili të vendosë një gur dhe ku

gurët të krijojnë themelet, vetë

urën nga kudo të shtegtojnë

përvojat në të gjitha fushat e

veprimtarisë njerëzore. Atëherë,

në këtë mënyrë, çdo institucion

në Shqipëri do të mund ta çelte

një bashkëpunim konkret me

diasporën shqiptare, pasi ta ketë

identifikuar atë.

Është koha për të vepruar…

Veb Kosumi

Freelance International Lawyer/consultant

Samiti i parë për diasporën

shqiptare, që u mbajt në Tiranë

ishte një rast i mirë për t’u takuar

me përfaqësues shqiptarë nga

mbarë bota. Mund të them se

ishte një nismë fantastike nga

qeveria shqiptare, e cila është

për t’u përshëndetur, por mund

të ishte organizuar edhe më

mirë.Shpresoj që samiti i dytë që

planifikohet të organizohet në Prishtinë

do të eliminojë mangësitë

nga samiti i parë. Nëse mund

të veçoj disa nga elementët që

vura re në këtë aktivitet mund të

veçoja programin e shtypur të

samitit, i cili kishte shumë për të

dëshiruar, si dhe pjesa organizative

e paneleve mungonte. Mund

të shtoj edhe faktin se panelet

të cilat u mbajtën në Ministrinë e

Jashtme nuk u dhanë hapësirë

të mjaftueshme pjesëmarrësve të

bëjnë pyetje. Ndoshta kjo sepse

kishin shumë panelistë dhe koha

nuk ishte e mjaftueshme për të

diskutuar dhe marrë mendimin e

përfaqësuesve të diasporës.Po

ashtu, dëshiroj që në samitin e

ardhshëm të ketë një përmbledhje

nga samiti. Përfundimisht

mendoj se Samiti i Diasporës

ishte i suksesshëm duke marrë

parasysh sa shpejt është organizuar

dhe numrin e pjesëmarrësve.

I mbetet Kosovës të marrë këtë

përvojë nga samiti i parë dhe të

organizojë një samit edhe më të

mirë në Prishtinë këtë vit.

PRANVERË 2017 VOTRA magazine.com 25

4 vjet pune

të OJQ Labeatët

Anton Pllumaj

tuz, mali i zi

‘’Gjatë këtyre viteve nuk kemi lënë

vend pa shkelur, porta pa hapur

dhe dritare pa çelur. Kjo na bën të

ndihemi mirë, por na bën krenarë,

nëse kontributi ynë bëhet pjesë e

çdo shqiptari’’!

Disa fjalë për OJQ “LABEATËT”:

OJQ “LABEATËT” u themelua më

01. 02. 2013, në Tuz të Malësisë

së Madhe (Mali i Zi), për qëllime

të ruajtjes, avancimit, mbrojtjes,

promovimit dhe përkujdesjes së

trashëgimisë natyrore, gjeografike

dhe kulturore e historike të hapësirës

gjeografike në të cilën jetonte

fisi labeatët.

Stafin e OJQ “LABEATËT” e përbëjnë:

Luigj Camaj, Anton Lulgjuraj,

Anton Pllumaj dhe Bernard Hasanaj.

Anëtarët e shoqatës janë: Amina

Nikaj, Emin Nikaj, Nosh Lucaj,

Gjergj Martin Dushaj, Gjekë Gjokë

Ulaj, Bert Berishaj, Aleksandër

Vulaj, Dorontinë Berishaj, Pashko

Micakaj, Nikë Berishaj, Toni Lucaj,

Arben Gjurashaj, Xhemail Maliqi,

Robert Vulaj, Mark Kalaj, Nikollë

Gjokaj, Robert Bojaj, Leonard

Junçaj etj.

Pse shoqata jonë u emërtua me

emrin “LABEATËT”?

Labeatët ishte njëri nga fiset më të

forta dhe më luftarake ilire.

Për arsye se ne u lindëm, jetojmë

dhe veprojmë në atdheun e

labeatëve.

Për arsye se labeatët lanë një

histori, trashëgimi dhe gjurmë të

pashlyeshme në këto troje.

Për arsye se në kontuinitet historik

kjo trevë banohet nga njerëzit e të

njëjtit gjak dhe të së njëjtës gjuhë.

Për arsye se ne duam ta promovojmë

të kaluarën dhe të sotmen tonë.

Sepse duam të dëshmojmë se

ishim, jemi dhe do të jemi këtu.

Sepse bima pa rrënjë dhe shtëpia

pa themele shpejt rrënohen, kurse

me këtë emër dëshmojmë se kemi

rrënjë dhe themele dhe se do të

qëndrojmë në këmbë dhe nuk do

të përkulemi.

Emërtohemi Labeatë se të parët

tonë na lanë kala e kulla të shumta:

Rozafatin, Samoborrin, Gjytexën,

Obllunin, Kaldrunin, Medunin…

Sepse na lanë liqenin me të njëjtin

emër...Lacus Labeatis.

Sepse këtu dikur shtrihej mbretëria

e mbretit të famshëm, Gentit.

26 VOTRA magazine.com

PRANVERË 2017

Sepse areali i labeatëve e meriton

një përkujdesje të veçantë, së paku

në këtë mënyrë si e bëjmë ne.

Sepse labeatët janë krenari, forcë,

besim dhe shpresë.

Sepse është emër që lehtë mbahet

mend dhe thekshëm tingëllon.

Cilat janë qëllimet dhe veprimtaritë

tona:

- Hulumtimi i trashëgimisë natyrore,

gjeografike dhe kulturore e historike.

- Shënimi dhe regjistrimi i monumenteve.

- Publikimi dhe promovimi i vlerave

natyrore dhe kulturore monumentale.

- Promovimi i vlerave turistike të

natyrës së ndryshme.

- Fotografimi dhe incizimi i trashëgimisë

së llojllojshme.

- Shënimi i shtigjeve deri te destinacionet

për vizitorë.

- Që të gjitha këto t’i shprehim

përmes ekspozitave të fotografive.

- Përmbi të gjitha, ta rrisim vetëdijen

te qytetarët e Malësisë së Madhe,

për ruajtjen dhe përkujdesjen e

trashëgimisë sonë.

OJQ “LABEATËT”, deri tani kanë

vizituar pjesën më të madhe të

Malësisë së Madhe nën Malin e

Zi, duke e përshkruar në aspektin

gjeografik dhe në aspekte të

tjera. Deri tani ka zhvilluar mbi 118

ekspedita njëditore, të cilat u përshkruan

dhe u ilustruan në mënyrë

adekuate me fotografi dhe me

video. Me ekspedita janë përfshirë:

Liqeni i Labeatëve (Shkodrës), Samoborri,

Gjytexa, Pllanica, Bratila,

Drumja, fshatrat e Traboinit-Hotit,

Deçiqi, Ksheva, Gurreci, kanioni

i Cemit, fshatrat e Grudës, Suka,

fshatrat e Trieshit, Koja, bjeshkët:

Kazheniku, Gozdeci, Korita, Koshtica

e Kojës dhe e Trieshit, Greça,

Akulli i Ledinës.

Nga trashëgimia natyrore OJQ

‘’LABEATËT’’ deri më sot kanë

lokalizuar, evidentuar dhe vizituar

për mbi 100 shpella në territorin e

Malësisë së Madhe në Malin e Zi.

Në vitet 2014- 2015 zhvilloi shtatë

ekspedita me qëllim hulumtimi në

fushën e speleologjisë. Me aktivitete

hulumtuese për këtë herë u

përfshinë këto objekte speleologjike:

1. Shpella e Macës, Sukë (Grudë),

2. Shpella e Dobrienit, Gurrec

(Grudë),

3. Shpellat ( Bigat ) e Gjokës, (Traboin,

Hot),

4. Shpella e Skorafçit - humnerë,

(Maçaj - Traboin, Hot),

5. Shpella e Vukal Pjetrit - humnerë,

(Gozdec, Triesh).

6. Shpella e Lugjeve të Thella -

humnerë, ( Traboin, Hot ).

7. Shpellat (Bigat) e Prëkut, ( Lugje

të Thella - Traboin, Hot).

Si zakonisht në aspektin e hulumtimeve

speleologjike “LABEATËT”

bashkëpunojnë me speleologun

Xhemail Maliqi, me origjinë nga

Kosova që jeton në Saint Gallen në

Zvicër. Xhemaili si edhe gjatë viteve

të tjera i është përgjigjur ftesës

sonë dhe për këtë qëllim ka rezervuar

disa javë, gjatë së cilave u realizua

plani i parashikuar. Për këto

veprime janë përdorur mjete dhe

pajisje adekuate të cilat speleologu

i ka sjellë me vete nga Zvicra e me

disa pajisje disponon edhe alpinisti

ynë, Arben Gjurashaj. Objekti më

i madh speleologjik në komunën

urbane të Tuzit është Shpella e

Macës në Sukë të Grudës.

Nga trashëgimia kulturore e historike

janë evidentuar me dhjetëra

fortifikime ilire, më se 100 tuma

(varreza) ilire dhe më se 30 rrënoja

kishash.

OJQ “LABEATËT” zhvilloi ekspedita

edhe jashtë Malësisë, si në Zarë të

Kroacisë, Ulqin: Shas, Tivar: Rumi,

Lisin. Në Republikën e Shqipërisë:

në zonën e Kelmendit: Vermosh,

PRANVERË 2017 VOTRA magazine.com 27

Lëpushë, Tamare, Elbasan

etj.

Me mbështetjen e

Fondit për Pakica

të Malit të Zi,

gjatë muajit gusht

dhe shtator të

vitit 2014, OJQ

“LABEATËT” realizoi

tri ekspozita:

Ulqin, Tuz dhe Plavë

- Guci. Së bashku me

shoqatën OSHTIMA nga

Tirana realizoi projektin “Një

libër për Tuzin” më të cilin i dhuroi

Gjimnazit të Tuzit 250 libra. Në

bashkëpunim me shoqatën ‘’Fryma

e Kelmendit’’ me mbështetjen e

VIS Albania dhe Fondit Zhvillimor

të Shqipërisë gjatë korrikut të vitit

2015 organizuam edhe guidën e

parë turistike në trojet e Malësisë.

OJQ “LABEATËT” në bashkëpunim

me QKI Malësia në Tuz organizoi

dy ekspozita, në vitin 2015 ekspozitën

me temën; ‘’Trashëgimia

Natyrore e Malësisë’’ dhe në vitin

2016 ekspozitën me temën; ‘’Identiteti

i malësorit përmes simboleve’’.

Prej qershorit të vitit 2013 organizon

shtegtimin tashmë tradicional

për në Greçë, me rastin e shënimit

të Kuvendit - Memorandumit të

Greçës 10-23 qershor 1911.

Kemi bashkëpunuar me shoqata të

ngjashme

nga trojet shqipfolëse: Shqipëria,

Kosova, Maqedonia, Lugina e

Ulqini. Janë bërë mbi 100.000

fotografi të trashëgimisë natyrore,

gjeografike dhe kulturore e

historike. U incizuan disa qindra

videoklipe. Janë punuar rreth 100

reportazhe dhe filma dokumentarë

të cilët janë emituar në youtube.

Gjatë mandatit katërvjeçar

“LABEATËT” kanë kaluar pjesën

më të madhe të territorit të Malësisë,

rrugicat dhe shtigjet e

kapërcejtë nëpër të cilat me shekuj

kanë rrugëtuar të parët tanë. Në

e ndiejmë veten të privilegjuar që

kemi rastin ta përjetojmë të kaluarën

e lavdishme, historinë e gjallë.

Kjo na bën të ndihemi mirë, të jemi

krenarë, por dhe na obligon që të

punojmë më shumë dhe të japim

kontribut ne që këto përjetimet tona

të jenë pjesë e përjetimi të çdo

malësori e pse jo edhe çdo

shqiptari.

Sponsori medial i OJQ

“LABEATËT”

është “TV

Boin”-i,

me

të cilin zhvillon

bashkëpunim

të shkëlqyer.

Raporte të mira

bashkëpunimi

zhvillohen edhe

me portalet

Malësia.org.,

SHQIPËRIA E

BASHKUAR.AL,

si dhe me ILIRIA

Tv - Arizona, SHBA.

OJQ “LABEATËT”

funksionon falë ndihmave

financiare dhe materiale nga

diaspora. Mbështetësit më të

mëdhenj financiarë janë Shoqata

Malësia e Madhe nga Michigan-i,

Shoqata Malësia e Madhe nga

New York-u, grupe qytetarësh dhe

individë, numri i të cilëve është i

madh pa ndihmën e të cilëve OJQ

“LABEATËT” as që nuk mund të

funksionojë. Mbështetje financiare,

materiale dhe morale po

ashtu kemi edhe nga një numër i

konsiderueshëm individësh nga

Malësia. Do mbeteshim borxh sikur

mos ta përmendja z. Don Gabriel

Grabanica, famullitar në Braticë e

Kullomzë (Ulqin) i cili për vite me

radhë na ka mbështetur në mënyrë

morale, materiale dhe financiare.

OJQ “LABEATËT” pretendojnë

që çdo pëllëmbë e Malësisë,

por edhe më gjerë të shkelet me

këmbë, të fotografohet, incizohet

dhe të përshkruhet në aspekte të

ndryshme. Malësia nuk është e

hulumtuar në aspektin gjeografik,

historik, kulturor dhe për këtë arsye

veprojmë si organizatë. Planet tona

janë të shumta, si organizimi i seminareve,

kurseve dhe formave të

tjera të punës. Në këtë mënyrë ne

do t’i ofrojmë informacionet deri te

qytetari ynë dhe ta rrisim vetëdijen

për ruajtjen, mbrojtjen, avancimin,

kultivimin dhe përkujdesjen për

trashëgiminë tonë të larmishme.

‘’Mos shiko çka ka me ba për ty

atdheu, ma mirë pyet veten çka

mundesh ti me ba për të’’ ... J . F .

Kennedi.

28 VOTRA magazine.com

PRANVERË 2017

Aspekte arkeologjike,

të “Labeatisë”

Anton Lulgjuraj

ŰLQIN, MAL I ZI

Pjesëmarrës i disa gërmimeve

arkeologjike në

Shqipëri, Kosovë dhe në

Mal të Zi.

Fisi Labeatët është një ndër fiset ilire

më të fuqishme dhe më të njohur

në botën antike. Këtë fis ilir na e

bëjnë të njohur shkrimtarët antikë,

Tit Livi dhe Plini. Këta autorë e

përmendin Shkodrën si kryeqytet

të Labeatëve dhe gjithashtu

Meteonin (Meduni i sotëm) si qytet

Labeat, në të cilin ishte strehuar

familja e mbretit Gent gjatë luftës

me romakët në shek II p.e.r. Sipas

shkrimeve antike, Labeatët jetonin

rreth liqenit me të njëjtin emër,

Lacus Labeatus. Si kryeqendër

të vetën kishin Shkodrën dhe

qytet tjetër të rëndësishme siç

ishte Meteoni. Vendi në të cilin

mbas humbjes që pësuan ilirët në

Shkodër u strehua familja e mbretit

Gent, prijësit të shtetit Ardian. Në

zotërimin e Labeatëve duhet të ketë

qenë e gjithë zona përreth liqenit të

Shkodrës dhe gjithë fusha e Zetës

deri në Podgoricë, te lumi Moraçë

kufizohej me fisin e Dokleatëve. Po

ashtu brenda kësaj zone duhet të

jetë shtrirë e gjithë rrethina e Shkodrës

deri tek Olcini antik (Ulqini).

Sikur në territorin e Shqipërisë e

po ashtu edhe në Mal

të Zi gjenden edhe vendbanime të

tjera labeate, të cilat kishin funksion

banimi apo mbrojtjeje. Këto vendbanime

janë të tipit të fortifikuar me

mure të fuqishme të ngjashme me

stilin e fortifikatave helenistike dhe

gjinden nëpër maje kodrash. Në

territorin e shtetit të Malit të Zi më të

njohurat janë Kalaja e Samoborrit

në veri të liqenit të Shkodrës. I ngjashëm

me këtë vendbanim është

kështjella e Obllunit në veriperëndim

të liqenit të Shkodrës dhe Gjytexa

përmbi fshatin Dinoshë. Edhe

në Republikën e Shqipërisë njihen

disa vendbanime të tilla si Kodra e

Moksetit në lindje të liqenit të Hotit,

kalaja e Gajtanit në verilindje të

qytetit të Shkodrës, si dhe Beltoja

pranë qytetit të Shkodrës. Këtyre

vendbanimeve mund t’u shtohet

edhe një vendbanim i tipit të hapur

fushor, i zbuluar në fshatin Gostil,

në fushën e Zetës, në të cilin në

vitet 60’ arkeologët gjetën një sasi

të madhe të bizhuterisë dhe enëve

të luksit me prejardhje greke,

më çfarë

dëshmohet se popullata labeate ka

bërë shkëmbime mallrash gjerësisht

me tregjet e botës mesdhetare

të asaj kohe. Si përfundim mund

të thuhet se fisi Labeat ka qenë

fisi i cili ka luajtur një rol aktiv në

historinë e mbretërisë ilire. Ndërsa

territori i këtij fisi ka qenë bërthama

e krijimit të shtetit ilir me qendër në

Shkodër, për të cilën më së miri

dëshmojnë të dhënat historike dhe

arkeologjike.

“Labeatët” premtojnë se traditën e

filluar do ta vazhdojnë, se viteve të

tjera do të na bashkëngjiten të pasionuar

të tjerë mbas trashëgimisë

sonë natyrore dhe kulturore e historike’’...

sepse ka shumë udhëtime

që duhen bërë; shumë legjenda,

mite, mistere, mrekulli e bukuri magjepse,

që presin për t’i zbuluar dhe

natyrisht, shumë adrenalinë...

(Autori është magjister i arkeologjisë

pranë Qendrës për Studime

Albanologjike, Tiranë)

Me respekt

OJQ ‘’LABEATËT’’, Tuz 81206,

Malësi e Madhe (Mali i Zi)

Tel. Kontakti:

+38269092246

+38269400411

+38269232779

+38269866550

e-mail: labeatet@gmail.com

Fq. Facebook: OJQ Labeatet

Foto: ANTON PLLUMAJ

PRANVERË 2017 VOTRA magazine.com 29

E ardhmja,

e Maqedonisë

Milaim Fejziu

GOSTIVAR, MAQEDONI

Ë

shtë shumë

e vështirë të

përcaktosh

të ardhmen e

Maqedonisë si shtet, e të mos

kthehesh në të kaluarën apo të

sotmen e saj. Pak kujt mund t’i

shkojë ndërmend se Republika

e re e AVNOJIT (1943) që

do të quhet Maqedoni do të

ketë një të ardhme të sigurte,

pasiqë krijesa e quajtur ish

Federata Jugosllave nuk

ekziston më. Prej krijimt të

saj në kuadër të Federates

Jugosllave janë paraqitur

dilema të mëhershme per

egzistimin dhe të ardhmen e

saj.

Republikën e re të

Maqedonisë, ishte krijuar

dhe vazhdon të funksionojë

në territoret e Kosovës dhe

Shqipërisë, përkatësisht me

pjesët e Shqipërisë Lindore.

Krijimi i saj më parë si njësi

federale dhe më vonë si shtet

i pavarur i brishtë, qëndronte

mbi disa artificialitete!

Maqedonisë, vështirësitë i

erdhën pas pavarësisë së

saj. Nga njëra anë do të

duhej të vazhdojë procesi i

krijimit të kombit maqedon,

ky proces ende nuk është

kryer, nga ana tjetër do duhej

të krijohej një shtet me emrin

Republika e Maqedonisë, i cili

kontestohet nga Greqia (emri

i shtetit), nga Bullgaria (kombi

dhe territori) dhe nga Serbia

(kisha ortodokse maqedonase

si kishë autoqefale), kurse

Shqipëria nuk kontestoi asgjë

nga këto elemente përveç

se nuk e njohi me emrin

kushtetues R.Maqedonisë, por

e njohu me emrin FYROM.

Kombin u përpoq ta sajojë

duke krijuar një kushtetutë

vëtëm per maqedonasit, duke

mohuar popujt tjerë në radhë

të parë shqipëtarët, edhe pse

ata ishin një nga shtyllat për

ekzistimin e saj dhe përbënin

rreth 40% të popullatës së

pergjithshme. Shqipëtarëve

dhe pakicave tjera iu përcaktua

statusi minoritar apo qytetar të

rendit të dytë.

Shqiptarët, Maqedoninë e

njohin dhe e vlerësojnë si

shtetin e vet, si atdheun e vet.

Shqiptarët janë autokton në

Ballkan dhe në Maqedoni.

Perpjekjet e vazhdueshme

të pushtetit maqedonas që

të cënojnë në çdo fushë

identitetin kombëtar shqipëtar,

nuk dha rezultatet të pritura

sepse shqipëtarët prej kohësh

e kishin formësuar identitetin

e tyre kombëtar dhe se janë

popull i lashtë në këto troje,

se maqedonasit e sotem. Ata

nuk janë të gatshëm për një

barazi të plotë shqipëtaro

– maqedonase, madje ata

janë përpjekur të krijojnë

bariera kushtetuese për të

mos ndodhur kjo barazi,

edhe pse janë të vetëdijshëm

se vetëm të barabartë

mund të bashkejtojnë, në të

kundërtën nuk ka bashkjetesë.

Pa shqiptarët, nuk ka as

Maqedoni.

Diskriminimi, dhuna dhe terrori

shtetëror maqedonas ndaj

shqiptarëve, imponoi formimin

e UÇK –së, formacion ushtarak

për mbrojtjen e të drejtave të

shqiptaëve në Maqedoni.

UÇK – ja, është pra rezultat i

30 VOTRA magazine.com

PRANVERË 2017

diskriminimit të vazhdueshëm

që ishte ushtruar ndaj

shqipëtarëve nga pushteti

maqedonas dhe, njëkohësisht,

përgjigje për t’i thënë ndal

këtij terrori dhe diskriminimit

shtetëror.

Shtrohet pyetja, a ka në fakt

nacionalizëm maqedon?

Kuptohet se derisa thamë

më parë se s’ka komb të

formësuar, nuk mund të

ketë edhe nacionalizëm

maqedon, por në maqedoni ka

nacionalizëm serb dhe bullgar,

sepse e tillë është, defakto,

përbërja sllavo – maqedonase.

Kjo përbërje e vështirson

zgjidhjen e çështjes shqipëtare

në Maqedoni, sepse në të nuk

ka vetëm çështje shqipëtare,

por na del në pah edhe çështja

maqedone si e pazgjidhur.

Në këtë frymë u konceptua dhe

u miratua kushtetuta e 1991-

shit

me qëllim që t’i përjashtojë

shqipëtarët nga shtetformësia

dhe më vonë të mund të

vendosin vetë për të ardhmen

e shtetit, pa shqiptarët.

Kjo kushtetutë, ky dikriminim,

ky terror shtetëror ndaj

shqiptarëve çoi në konflikt

të armatosur ku u përfshinë

shqiptarët dhe maqedonasit.

Si çdo konflikt, edhe ai i

2001- shit , përfundoi me një

marrëveshje ndërmejt palëve

që u quajt Marrëveshja e Ohrit,

e cila pritej që të ndryshonte

pozitën juridike e kushtetuese

të shqiptarëve në Maqedoni.

Insistimi i palës shqiptare në

ridefinimin e karakterit të shtetit

mundëson që Maqedonia të

ruhet si shtet i përbashkët.

Zgjidhja që u ofrua me

Marrëveshjen e Ohrit, jo vetëm

që nuk i kënaqi shqiptarët, por

kjo marëveshje ua ribetonoj

statusin minoritar duke lënë

të hapur statusin e tyre komb

shtetformues.

Kriza e thellë politike,

ekonomike e kulturore që e ka

kapluar Maqedoninë kërkon

ndryshime radikale, si në

sistemin politik po ashtu edhe

në atë juridiko-kushtetues,

me çrast do duhej që të

ridefinohej karakteri i shtetit

dhe të krijohet barabarësi e

plotë ndërmjet shqiptarëve dhe

maqedonasve.

Evropa dhe Amerika duhet të

veprojnë shpejt në Maqedoni,

kur kërkohet arsyeja për një

veprim të shpejtë, në parim

theksohet se “status quo – ja”

në Maqedoni mund të shpjerë

në shpërthim të tensioneve në

rajon dhe në Ballkan, gjë që

do të mund “të reflektohej në

sigurinë dhe stabilitetin e tërë

rajonit”.

PRANVERË 2017 VOTRA magazine.com 31

Nëse është kështu, sipas

mendimit tim, pikërisht është

kështu, atëherë përgjegjësitë

për shpërthimin e mundshëm

të tensioneve nuk duhet

kërkuar jasht rradhëve të atyre

qendrave vendimarrëse që

kanë marrë përsipër për ta

zgjidhur krizën e thellë politike

në Maqedoni.

Shqiptarët në Ballkan të

rreshtuar plotësisht në

civilizimin perëndimor synojnë

që në të ardhmen të jenë faktor

koheziv dhe paqekrijues në

rajonin e Ballkanit, faktor kyç

integrues, jo vetëm në kuptimin

infrastrukturor, por edhe me

aftësi për të ndërtuar relacione

bashkëpunimi me fqinjët.

Shqiptarët e Maqedonisë,

do të duhej që Maqedoninë

ta përjetojnë si shtetin e

tretë (edhe) shqiptarë në

Ballkan, madje, do të duhej

të angazhohen veçanarisht

në këtë drejtim me politika

të mirëfillta që çojnë në këtë

synim.

Akademitë e Memorandumeve

të famshëm në Ballkan, sot

e kësaj ditë nuk pushojnë

së prodhuari projekte për

territore të reja, fatkeqësia

nuk është vetëm kërkes

e grupeve tradicionaliste

dhe rurale, por edhe nëpër

akademitë e shkencave në

Ballkan. Këta pleq agresiv

edhe në Maqedoni vazhdojnë

të mbjellin urrejtje me anë

të projekteve, siç ishte:

Memorandumi për ndërrim

territoresh në 2001 ndërjmet

Shqipërisë dhe Maqedonisë si

zgjidhje e ofruar për konfilktin

shqiptaro – maqedon, rasti

me Enciklopedinë e famshme

ku shqiptarët paraqiteshin si

“ardhacak nga malet”, falsfikimi

i fakteve historike duke vënë

në dyshim edhe origjinën e

personaliteteve më të shquara

shqiptare siç janë Gjergj

Kastrioti-Skënderbeu, Gonxhe

Bojaxhiu – Nena Terezë,

tashmë e shenjtë. Akademikët

maqedon, falsifikojnë faktet

e verifikuara historike për të

cilat Shkenca e Historise dhe

Shkencat tjera kanë vërtetuar

në bazë të kritereve shkencore,

se shqiptarët në Ballkan janë

pasardhës të Pellazgo - Ilireve,

kurse maqedonët antikë kanë

qenë një nga fiset Pellazgo –

Ilire dhe se, sllavët në Ballkan

vijnë në shekullin e shtatë.

S’do shumë mend se

shqiptarët tashmë e kanë

kuptuar se në një përspëktivë

jo te largët, do ta (bashkë)

qeverisin këtë shtet. Pse të

angazhohen për ndarjen e

tij? Shtrohet pyetja, ku ka

mbështetje ky ndryshim

i (bashkë) qeverisjes së

shqiptarëve dhe maqedonasve

në të ardhmen? Ka më shumë

faktorë që mund ta vërtetojnë

këtë:

Së pari, faktori demografik

Së dyti, faktori i dekonvertizimit

të maqedonasve

Së treti, faktori i fqinjësisë-i

cili konteston shtetin, gjuhën,

emrin, kishën otrodokse

maqedone.

Një marrëveshje për

ndryshimin apo të zëvendësimit

me një kushtetut të re, e

cila, gjithsesi do të duhej të

përmbante një ri-regullim

të brendshëm të shtetit,

duke e ridefinuar karakterin

e shtetit, nga ai unitar (nje

nacional) që është instaluar me

kushtetutën 1991, në një shtet

dykombësh me parlament

dydhomësh, me implementim

të plotë të demokracisë

konsensuale do të evitojë, jo

vetëm ndarja e Maqedonisë,

por i hapet perspektiva që

të mund të zhvillohet si një

shtet demokratik dhe stabil

në Jug te Ballkanit. Koha ka

dëshmuar se popujt e Ballkanit

nuk arrijnë të komunikojnë

dhe të jetojnë në paqe nëse

nuk ndërmjetësohen nga një

angazhim EURO – AMERIKAN.

32 VOTRA magazine.com

PRANVERË 2017

Bukuria,

e gruas shqiptare

Fatbardha Pali

broOklyn-new york, ameRIkË

D

ihet historikisht se

gruaja shqiptare

ka qenë e bukur

që nga zanafilla e

jetës në Tokë. Historia fillestare

filloi me krijimin e dymbëdhjetë

perëndive për çdo lëmë të

fenomeneve natyrore. Një nga

ato ishte Afërdita, perëndesha e

bukurisë femërore dhe e dashurisë.

Një mundësi etimologjike e kësaj

fjale mund të jetë me origjinë

ilire.

Është emërtuar Afërdita (afër

ditës), meqë ky planet në hapësirë

është i dukshëm në

mëngjes. Ajo, Afërdita, simbolizon

fillimin e pranverës dhe

është konsideruar si sjellëse

e gëzimit për njerëzit dhe për

Perëndinë.

Shkrova disa të dhëna, sepse

janë shprehur se shkrimi është

vazhdim i jetës.

Tani, desha të tregoj si erdhi

fjala për të shkruar këtë artikull:

- Një ditë ishim të ftuar në një

drekë për të gëzuar ditëlindjen e

Brian dhjetëvjeçar.

Prindërit e tij, Elvira e Begator

Hila, kishin ftuar plot miq e shokë

të tyre dhe të djalit. Brian ishte

rritur, zbukuruar me bukurinë e

moshës, se për i pastër, nuk e ka

shokun; kjo si pasojë e prindërve

dhe gjyshërve shumë të kujdesshëm

lidhur me edukimin,

shkollimin e tij.

Pothuajse të gjithë kërcyem.

Veçuan dy çifte në tavolinën

një dhe dy çifte në tavolinën

dy. Kërcenin me nota të gjitha

llojet e valleve. Nga eleganca e

kërcimit të tyre, fillova të bisedoj

me shoqet e tavolinës. “Sa bukur

kërcejnë, sa gra të bukura janë,

sa familjare të mira!”.

Petriti, im shoq më ndërpreu

duke thënë se në bukurinë e gruas

ka merita edhe burri, se vërtet

ajo është dhuratë e Perëndisë,

por Perëndia dhuroi mirëkuptimin

midis një burri e një gruaje, u

mundësoi harmoninë për krijimin

e votrës familjare, krijimin e

sythave të reja të jetës, pa të cilët

nuk do të kishte përjetësi. Shtoj

se në rolet që luajnë prindërit

për rritjen e përkujdesjen, gruaja

fiton një vend nderi; ajo edhe sikur

të mos jetë shumë simpatike,

sjellja e saj, ngrohtësia e saj e

komunikimit, arti i saj i të shprehurit,

eleganca dhe këmbëngulja

e saj për të përçuar te fëmijët

ç’është e mirë e jo e mirë, forca

e logjikës së saj për të ruajtur

gjuhën më të bukur e më të kuptimshme,

pra përkujdesja e re-

PRANVERË 2017 VOTRA magazine.com 33

gjistruar në folderin e saj mendor,

puna e saj kolosale për zgjidhjen

e problemeve familjare e shoqërore,

konsultimi bashkëshortor

për zgjidhjen e duhur të çështjeve

shqetësuese, puna e saj bindëse

për ngritje problemesh shqetësuese,

e vendos atë, në renditje,

të barabartë me burrin.

Gratë shqiptare, që nga lashtësia

jonë kanë drejtuar mbretëri. Pra

ajo e ka të qëndisur bukurinë trup

e shpirt. Brenda katër shkronjave

“Nënë”, përmblidhet një univers

i tërë. Dhe kombi ynë është personifikuar

nga e madhërishmja,

e shenjta Nënë Tereza, Nëna e

gjithë Botës.

Kjo lloj bukurie nuk është

pak. Ditën e mërkurë, datë

10 gusht,2016, nga Tirana,

kryeqyteti i Shqipërisë, u nis një

bust i saj, dhuratë për në Rio De

Zhaneiro, ku zhvillohen lojërat

olimpike. Populli i atij vendi e priti

me shumë respekt e dashuri.

Dhe tani busti i kësaj shenjtoreje

shqiptare ndodhet edhe në

metropolin e botës, në New York.

Shpirtërisht, tema e shkrimit të

sotëm doli në makinë, kur dëgjojmë

zërin e mësuese Afërditës

duke ardhur drejt veturës. Me

zërin e saj karakteristik të ëmbël

e të hollë, pyeti: “A ka vend edhe

për mua në makinën tuaj? Erdha

me taksi sot.”

Përgjigjja iu dha horazi, nga të

gjithë ne, me në krye shoferen

e mirë, shqiptaren mësuese në

shkollat e New York-ut, Irisën: “Po

si jo!”

Gjatë ecjes së makinës, bëra

njohjen e Afërditës me Petritin.

“Është mësuese Afërdita, e cila

u mëson gjuhën shqipe fëmijëve

të lindur në Amerikë, nga prindër

shqiptarë e më gjerë.’

Një grua e bukur, shumë elegante,

me një fytyrë lakonike mbi

të cilën endet një buzëqeshje

natyrale, e lindur, me një mimikë

si të një artisjeje. Ajo buzëqeshje

nxjerr në pah shpirtin e saj të

mirë e të bukur. Zërin karakteristik

të saj nuk mund ta përshkruash

me fjalë. Atë mund ta

improvizosh vetëm me ndonjë

instrument muzikor (violinë, p

sh). Me këto të dhëna, arrij në

përfundimin se përse e duan kaq

shumë fëmijët edhe ne.

Më poshtë po rendis disa vargje

kushtuar gruas së bukur shqiptare,

e cila u ka shërbyer si muzë

frymëzimi të gjithë shkrimtarëve e

poetëve. Gruaja shqiptare është

figura e simbolit të dashurisë, e

flijimit, e atdhedashurisë, lirisë

dhe e dhurimit të më së bukurës

së saj.

Femra shqiptare është çdo

heroinë shqiptare që ka dhënë

jetën për liri, është çdo nënë

shqiptare që ka flijuar veten për

fëmijët, është çdo grua dhe vajzë

shqiptare nëpër botë e cila e bën

botën më të bukur, më të mirë,

më të pasur dhe më të dashur

me praninë e saj.

Femra shqiptare është e veshur

me petkun e dashurisë sublime.

Të bukura janë gjithë gratë e

botës,

Qoftë me trup, qoftë në mendim,

Veç kur sheh gruan shqiptare,

Bota vjen e freskët, n’vezullim.

Flasin bukur gratë e botës,

Për të bërë një punë të mirë,

Por, kur flet gruaja shqiptare,

Zëri saj ngjitet n’hapësirë.

Bukur vishen gratë e botës,

Qepur elegant e me modele,

Por qëndisjet e shqiptareve,

(familja Balaj)

Janë me vulë e me themele.

Zemër kanë nënat e botës,

Si gjithë nënat përmbi dhe,

Veçse zemra Shenjte e Nanës

(TEREZA),

Po lartësohet përmbi re!

Mundësja Majlinda Kelmendi,

Thomëni vendin ku e ka,

Shqiponjë malesh na u shfaq,

Bijë shqiptare qenka pra.

34 VOTRA magazine.com

PRANVERË 2017

Çështja kyçe qëndron

në të kuptuarit e limiteve personale

Miranda Xhilaga,

MBBS, PhD

Melburn, australi

1. Cilën ëndërr keni parë të

realizuar?

Kjo është nje pyetje interesante e

shumëdimensionale për mua si

emigrante ose australiane e re, siç

më quajnë këtu paçka se kam jetuar

në Melbourne prej 23 vjetësh.

Nuk është vetëm një ëndërr ajo që

më është realizuar, por disa. Do të

veçoja ardhjen në jetë të birit tim

të vetëm dhe suksesin profesional.

2. Cili është rregulli numër një

për ju kur doni të arrini më

tepër?

Rregulli numër një për të arritur

çdo sukses është ta fillosh e

ta mbarosh një projekt, të mos

tërhiqesh. Motoja ime është:

asnjëherë mos u tërhiq! Nëse

dua të arrij më tepër se aq, kjo

është diçka tjetër, sepse në

përgjithësi, sa mund të arrijmë

varet jo vetëm nga dëshira e

mundësia jonë, por nga pozicioni,

rrethanat e shpesh nga

pengesat e veçanta lidhur me

nje projekt të caktuar, mundësitë

financiare e të tjera. Pra kyçi

qëndron në të kuptuarit e kufijve

të tu. Nuk jam e përkryer, në fakt

qëndroj larg nga kjo e fundit, por

atë që vendos të bëj e planifikoj

me shumë kujdes dhe e çoj

deri në fund. Por në profesionin

tim, asnjë arritje nuk përfundon

aty ku mbaron projekti. Suksesi

i vërtetë është në atë çfarë

ndodh, pasi ka mbaruar ky projekt.

Çfarë do të thotë kjo? Në

punën time si mjeke e kërkuese

shkencore, rezultatet maten me

ndikimin e tyre në shëndetin e

njerëzve. Çfarë bëra unë sot për

ta? Kjo është pyetja që i bëj vetes

përpara se të fle….e shpesh,

përgjigjja e kësaj pyetjeje është:

nesër duhet të bësh më shumë.

Të arrish më tepër për mua

do të thotë që nesër të bëj më

shumë se ç’kam bërë sot.

3. Bota ka më shumë nevojë

për...?

Dashuri e mirëkuptim të marra

bashkë, këto dy cilësi, do ta

bënin botën ku jetojmë me të

mirë dhe një vend më të përshtatshëm

për të rritur fëmijët

tanë.

(Autorja është drejtoreshë e Programit

të Kërkimeve Shkencore,

Fondacioni i Kancerit të Prostatës,

Australi

A Profesore, Universiti Deakin,

Melburn, Australi)

PRANVERË 2017 VOTRA magazine.com 35

Fëmijët

për Shqipërinë

36 VOTRA magazine.com

PRANVERË 2017

F

ëmijët që shihni në këtë faqe janë

nga diaspora shqiptare nëpër botë.

Revista “Votra” u ka bërë një pyetje

të gjithëve dhe pak a shumë

kemi marrë të njëjtën përgjigje:

Përse e do Shqipërinë Etnike? Përse të pëlqen

të shkosh atje me pushime?

- Unë e dua Shqipërinë, sepse është vendi

i të parëve të mi dhe ndihem krenar për të,

me identitetin tim.

E dua Shqipërinë, sepse kam gjak shqiptari.

Më pëlqen të shkoj në Shqipëri dhe të kaloj

pushimet, sepse kam të gjithë kushërinjtë

e mi atje, të cilët i dua shumë!

Gjithashtu, Shqipëria ka plazhe të bukura

dhe ushqime të shijshme.

PRANVERË 2017 VOTRA magazine.com 37

Organizata e Grave Shqiptaro-Amerikane – Motrat Qiriazi (AAWO) ka një mision humanitar në shërbim

të familjeve të komunitetit shqiptar, në ndihmë të njerëzve në nevojë ,e sidomos grave dhe fëmijëve.

Më poshtë janë disa nga anëtaret e kësaj organizate të cilat iu përgjigjen një buqete me pyetje nga “VOTRA”

me entuziazëm dhe dashuri gruaje!

Disa nga gratë shqiptare në New York,

të cilat e mbajnë me krenari emrin

“Motrat Qiriazi”

Agathia Luka

1. Përse i je bashkuar organizatës

“Motrat Qiriazi”? Çfarë ju tërhoqi te

kjo organizatë?

Kjo organizatë i është kushtuar

çështjes së gruas dhe si e

tillë e pashë të arsyeshme t’i

bashkohem organizatës dhe të

punoj për gratë që kanë nevojë

dhe mbështetjen e organizatës.

2. Cili është rregulli numër një për ty

kur do të arrish më tepër?

Këmbëngulja dhe besimi në

vetvete.

3. Çfarë vlerëson më tepër në jetën

tënde?

Familjen dhe edukimin e fëmijëve.

4. Bota në të cilën jetojmë ka më

shumë nevojë për....?-

Besim te Zoti, respekt dhe mirënjohje

për njerëzimin.

5. Çfarë mendon se i mban gratë

të reja në pamje dhe në shpirt?

- Jeta e përditshme, marrëdhëniet

me partnerin dhe familjen për

mua janë gjëja kryesore. Nëse

ke këto çdo gjë të bën të lumtur

dhe të denjë të krijosh kohën

dhe mundësinë për mirëmbajtjen

e trupit dhe freskinë e pamjes

tënde.

Albana Konçi

AAWO është një organizatë me

një vizion të qartë, është e hapur

për të ndihmuar të dëgjohet zëri i

gruas shqiptare, t’u japë një ndihmë

shpirtërore dhe emocionale në

periudhën e vështirë të përballjes

me një jetë të re, me vështirësi të

reja në një vend ku ato emigrojnë

për një jetë të mirë dhe një të

ardhme të re për familjet e fëmijët

e tyre.

1- Çfarë mendon se i mban gratë

të reja në pamje e në shpirt.

Kjo është një nga pyetjet që unë në

profesionin tim e ndesh çdo çast.

Të mësojmë të shkëlqejmë nga

brenda dhe jashtë. Të gjithë kemi

takuar dikë që dhe pa qenë fizikisht

tërheqëse të bën për vete, të sjell

një buzëqeshje menjëherë te ty.

Ajo ka të bëjë me shpirtin e tyre të

bukur. Janë pikërisht ato gra që nuk

harxhojnë kohën të bindin njerëzit

sa të bukura janë. Është energjia

që ato përçojnë që shndërrohet

në bukuri fizike. Të jesh vetvetja

ka rëndësi, largo negativitetin.

Pranoje veten duke larguar përpjekjet

për të arritur një përsosmëri

të pamundur! Duaje veten dhe në

moment dobësie, gjithmonë do jetë

dikush më e dobët, më e bukur më

e pasur ...ndalo torturën e gjykimit,

kur bukuria e brendshme dhe e

jashtme janë në harmoni atëherë

provohet bukuria e vërtetë.

2- Bota në të cilën jetojmë ka më

shumë nevojë për....?-

Për dashuri, respekt dhe sinqeritet.

3- Çfarë vlerëson më shumë se

çdo gjë tjetër në jetën tënde?

Në një botë të trazuar si kjo e

sotmja e mbushur me pasiguri,

probleme financiare, sëmundje e

probleme të përditshme pa fund

e vetmja gjë që vlerësoj akoma

më shumë është familja. Është i

vetmi vend ku jeta fillon me dashuri

që kurrë nuk shteron. Nuk mund

të gjendet njeri në botë që të

do si prindërit dhe atë dashuri e

përkujdesje ua përçon fëmijëve,

nipërve dhe mbesave.

38 VOTRA magazine.com

PRANVERË 2017

Bojkena Selmanaj

Unë quhem Bojkena Selmanaj

dhe punoj si infermiere në New

York-Presbyterian Brooklyn Methodist

Hospital. Unë i jam bashkuar

organizatës “Motrat Qiriazi”

si vullnetare që prej vitit 2011

për të marrë pjesë në aktivitetet

profesionale dhe bamirësie ku të

frymëzoj dhe prezantoj denjësisht

figurën e gruas shqiptare në shoqërinë

amerikano-shqiptare. Më

tërhoqi shumë misioni i tyre dhe

ëndrrat që kishin thurur si grup së

bashku, për të ardhmen e grave

shqiptare në Amerikë. Që ditën e

parë kur takova ish-presidenten e

kësaj organizate, dr. Ana Kohen

dhe stafin e saj, ndjeva sikur

takova motrat e mia të Shqipërisë.

Do jem gjithmonë krenare që kam

qenë pjesë e kësaj organizate të

shkëlqyer dhe s’do rresht kurrë

së punuari bamirësisht për to

që misioni dhe ëndrrat e tyre të

vazhdojnë ndër vite dhe që së

bashku të shohim çdo shqiptar

me buzëqeshje në fytyrë.

Dr. Zana Dobroshi

1. Përse i je bashkuar organizatës

“Motrat Qiriazi”? Çfarë ju

tërhoqi te kjo organizatë? Kur

u shpërngula në New York u

bëra anëtare e “Motrat Qiriazi”

në 2000, dhe për një kohë isha

zëvendëspresidente. Por duke e

parë se nuk kisha mjaft kohë për

aktivitete organizative, e përqendrova

kohën time me refugjatë

dhe me punë vullnetare me shërbimet

psikiatrike.

2. Çfarë të frymëzon që

vazhdon të jesh pjesë e

saj? Organizata ka një energji

magnetike, ofron shanse të

shkëlqyeshme për vazhdimësi të

lidhjes me komunitetin shqiptar

nga të gjitha trevat.

3. A mendon se gratë duhet

të festojnë më shumë njëratjetrën?

Të jenë më të sjellshme

me njëra-tjetrën? Gratë

shqiptare kanë qenë gjithmonë

shtyllë e familjes edhe pse ndonjëherë

duken sikur janë nën hijen

e burrit. Duhet të punojmë akoma

më shumë dhe të mbledhim

ndihma për formimin e një qendre

kulturore ku fëmijët tanë do të

mblidheshin dhe përforconin akoma

më shumë identitetin e tyre,

gjë shumë të rëndësishme për

shëndetin mendor dhe lumturinë

e personit.

4. Çfarë mendon se i mban

gratë të reja në pamje dhe në

shpirt? Gruaja që e gjen pasionin

dhe dashurinë, diçka që e mbush

me vetëbesim. Shpeshherë gratë

tona e flijohen për familjen dhe

harrojnë të kujdesen për veten,

kjo gjë më pas pa kuptuar sjell

pakënaqësi tek ato dhe të tjerët.

Drita Shkurti

1. Përse i je bashkuar organizatës

“Motrat Qiriazi”? Çfarë ju

tërhoqi te kjo organizatë? Për

herë të parë kam dëgjuar për

organizatën “Motrat Qiriazi” në

kohën e luftës së Kosovës kur

familja ime vendosi të dërgonim

një ndihmë në të holla simbolike

për refugjatët kosovarë. Dëshira

jonë ishte që paratë t’i dërgonim

nëpërmjet një organizate shqiptare,

por nuk dinim nëse ekzistonte

një e tillë, kështu që i dërguam

nëpërmjet organizatës “Red

Cross”. Më vonë, në 1999 kur

unë dhe familja ime u vendosëm

në New York dëgjuam për organizatën

e grave shqiptare “Motrat

Qiriazi” në New York, organizatë

e cila po kontribuonte shumë për

refugjatët kosovarë dhe kauzën e

tyre. Ajo ndihmonte të gjitha gratë

dhe vajzat shqiptare që trokisnin

në derën e saj, emigrantët e rinj

të përballonin vështirësitë e fillimit

të jetës në një vend të madh dhe

të huaj, ndihmonte ato që kërkonin

ndihmë ligjore për emigrim,

ndihmonte ato që ishin pre e

dhunës në familje, ato që kërkonin

ndihmë mjekësore, vajza të

reja që kërkonin ndihmë financiare

për të vazhduar studimet,

fëmijë të vegjël nga atdheu që

kishin nevojë për operacion të

zemrës që të vinin në Amerikë, të

operoheshin dhe të ktheheshin të

shëruar në atdhe.

2. Çfarë vlerëson më shumë

se asgjë tjetër në jetën

tënde? Shëndetin e mirë dhe

harmoninë në familje.

3. A mendon se gratë duhet

të festojnë më shumë njëratjetrën?

Të jenë më të sjellshme

me njëra-tjetrën?

Sigurisht që po, dhe sidomos

gratë në emigracion duhet të

festojnë më shumë njëra-tjetrën,

sepse kjo i bashkon, krijon

mundësinë për bashkime me

njëra-tjetrën dhe i bën të ndihen

mirë. Sjellja e mirë me njëratjetrën

është një virtyt njerëzor që

nuk duhet diskutuar.

4. Bota në të cilën jetojmë ka

më shumë nevojë për....? Bota

në të cilën jetojmë ka nevojë për

më shumë tolerancë, mirëkuptim,

paqe dhe dashuri.

PRANVERË 2017 VOTRA magazine.com 39

Elona Shehu

1. Përse i je bashkuar organizatës

«Motrat Qiriazi»? Çfarë ju

tërhoqi te kjo organizatë?

Mundësia për të bashkëpunuar

me fe mra të tjera drejt një qëllimi

të përba shkët, puna e organizatës

dhe ideja që një bashkëpunim me

objektiv bamirësie të vazhdojë

gjithmonë.

2. A mendon se gratë duhet

të festojnë më shumë njëratjetrën?

Të jenë më të sjellshme

me njëra-tjetrën?

Gjithmonë. Një femër që ka besim

te vetvetja, respekton dhe feston

femrat e tjera.

3. Bota në të cilën jetojmë ka

më shumë nevojë për....?

- Bota ka nevojë për një tjetër

Nënë Tereza, një femër që të jep

frymëzim.

4. Çfarë mendon se i mban

gratë të reja në pamje dhe në

shpirt?

Dashuria për veten, për njerëzit

që do dhe njerëzit që ndihmon.

Loreta Stamo

1. Përse i jeni bashkuar organizatës

“Motrat Qiriazi”? Çfarë ju

tërhoqi te kjo organizatë? Fakti

që AAWO është organizatë që

përqendrohet te gratë dhe familjet,

fakti që është në NY, misioni i

organizatës, cilësia dhe përbërja

e saj, si dhe kam shumë mikesha

të reja dhe shumë të mira.

2. Cili është rregulli numër

një për ju kur do të arrish më

tepër?

Punoni shumë dhe me zgjuarsi

(harder and smarter).

3. Çfarë vlerëson më shumë se

asgjë tjetër në jetën tënde?

Të jem vetvetja dhe dëshira që të

përmirësohem çdo ditë.

4. Bota në të cilën jetojmë ka

më shumë nevojë për....?

Mirësi, paqe, mirëkuptim, devotshmëri.

5. Çfarë mendon se i mban

gratë të reja në pamje dhe në

shpirt?

Shpirti i bukur, mendja e kthjellët,

ushqimi, përgatitja fizike.

Tess Fejzula

1. Përse i je bashkuar organizatës

“Motrat Qiriazi”? Çfarë

ju tërhoqi te kjo organizatë?

Të qenët bija e dy prindërve

emigrantë dhe duke pasur

parasysh vështirësitë dhe sfidat

që përjetuan prindërit e mi, ishte

frymëzim për vullnetarizmin tim

në komunitet. Faktori vendimtar

dhe tërheqja më kryesore ishte

të bashkoja Organizatën e Grave

Shqiptaro-Amerikane. Kjo ishte

nisma unike jo vetëm për të

ndihmuar gratë dhe fëmijët, organizata

është e hapur për të gjithë.

2. Çfarë vlerëson më tepër në

jetën tënde? Në fushën e arritjeve,

ajo që vlerësoj më shumë

është të ndryshoj jetën e njerëzve

dhe të jetoj me integritet. Prindërit

e mi më dhanë këtë shembull që

në moshë të vogël.

Të punuarit me AAWO ma ka

siguruar këtë gjë dhe më ka bërë

të arrij synimet e mia.

Eva Burnazi

1. Përse i je bashkuar organizatës

“Motrat Qiriazi”? Çfarë ju

tërhoqi te kjo organizatë? Për

të ndihmuar gratë dhe fëmijët

që kanë nevojë. Misioni i kësaj

organizate, parimet dhe për çfarë

qëndron. Dëshira dhe vullneti me

të cilin punojnë anëtarët e bordit

dhe vullnetarët për të arritur dhe

plotësuar detyrat që i vënë vetes

për të ndihmuar gratë shqiptare.

2. Cilën ëndërr ke parë të realizuar?

Fëmijë që kanë ardhur

këtu nga Shqipëria dhe Kosova

për nevoja mjekësore dhe janë

shëruar. Studentë që me ndihmën

tonë kanë pasur mundësi të vazhdojnë

dhe të mbarojnë shkollën.

3. Çfarë vlerëson më shumë

se asgjë tjetër në jetën

tënde? Familjen, shëndetin,

shoqërinë dhe dëshirën për të

ndihmuar.

4. Bota në të cilën jetojmë ka

më shumë nevojë për....? Gruan,

është forcë e madhe e shoqërisë.

40 VOTRA magazine.com

PRANVERË 2017

PRANVERË 2017 VOTRA magazine.com 41

Intervistë me ministrin e diasporës së Kosovës, Z. Valon Murati

Diaspora sot përbën potencial shumëfish

më të madh, jo vetëm financiar por

edhe profesional

Drenushë D. Gaxherri

PrishtinË, kosovË

Cila është strategjia e Ministrisë

së Diasporës karshi qytetarëve të

Kosovës në botë?

Ministri Murati: Ministria e Diasporës

zotëron strategjinë që

nga themelimi si ministri, shtylla e

punës së saj e ka strategjinë për

diasporën dhe mërgatën 2013-

2018, po ashtu edhe ligjin për

diasporën dhe mërgatën, këto janë

dy shtyllat që ne punojmë. Realisht

ligji përcakton misionin e ministrisë,

punën që duhet bërë , ndërsa

përmes strategjisë janë përcaktuar

objektivat e ministrisë, është e

rëndësishme të dihen disa nga objektivat,

ndër objektivat kryesorë të

strategjisë së ministrisë, janë ruajtja

dhe kultivimi i identitetit kombëtar

të diasporës tonë, mbrojtja e të

drejtave civile politike të diasporës,

qoftë në Kosovë qoftë në ndonjë

shtet tjetër. Integrimi i diasporës në

vendet ku jeton, të themi është objektiv

që i bie i fundit për nga renditja,

por, jo më pak i rëndësishëm,

është përfshirja e diasporës në

zhvillimin socio–ekonomik të vendit.

Këto pak a shumë janë objektivat e

rëndësishme, jo vetëm të Ministrisë

së Diasporës, por edhe të shtetit.

Dhe pastaj ne bëjmë përpjekjeje

që duke pasur parasysh mundësitë

tona që të punojmë në realizimin e

këtyre objektivave. Ligji ka krijuar

disa mekanizmave të realizimit

të këtyre objektivave dhe ne kemi

krijuar tri qendra jashtë Kosovës.

Është e rëndësishme që të theksohet

para jush, se ne jemi në fazën

e hartimit të ligjit të ri për shkak

se kemi parë deri tani defektet

edhe mangësitë në funksionimin e

ministrisë, qoftë në krijimin e mekanizmave

të krijuara nga ministria

përmes ligjit aktual, prandaj jemi në

procesin e ndryshimit të ligjit dhe

si proces do të duhej të përfundonte

në qershor. Ne e kemi kaluar

si koncept dokumentin, tani fillon

procesi i hartimit të tij për të shkuar

në qeveri dhe Kuvend për t`i kaluar

procedurat, qoftë edhe debatet

publike me diasporën dhe akterë

të tjerë. Ajo që është sfidë, në

realizmin e këtyre objektivave janë

mundësitë e vogla buxhetore, por

po bëjmë përpjekje që së bashku

me mekanizma të tjerë t’i realizojmë

disa nga këto objektiva, sidomos

në ruajtjen e fushës së identitetit, në

përkrahjen e mësimit shqip, sepse

realisht gjuha shqipe mbetet faktori

kryesor për ruajtjen e identitetit

kombëtar.

Ne kemi bërë marrëveshje me

Ministrinë e Arsimit, Shkencës

dhe Teknologjisë të Kosovës në

vitin 2015 dhe atë të Shqipërisë,

në mënyrë që të dyja shtetet të

trajtojnë mësimin shqip në diasporë.

Janë bërë një sërë punësh në

këtë aspekt, mbetet që këtë vit të

fuqizohet kjo marrëveshje me komponentin

financiare, presim edhe

një marrëveshje këtë vit me këtë

komponentë në mënyrë, që pastaj

të marrim më shumë përgjegjësi në

organizmin e mësimit shqip në diasporë.

Në kuadër të këtij objektivi,

ne organizojmë “Ditët e Kulturës

Shqiptare” që i organizojmë atje

dhe ndihma dhe aktivitete të tjera

atje me mundësitë që ka ministria

kuptohet.

Sa janë të prekshme rezultatet

e punës tuaj, nga të rinjtë tanë

të shkolluar atje pak mendojnë

të kthehen dhe të kontribuojnë

42 VOTRA magazine.com

PRANVERË 2017

këtu? Si mendoni Ju?

Ministri Murati: Nuk kisha për të

thënë që asnjë prej tyre nuk është

i interesuar për të kontribuar në

vend. Por, barra kryesore bie mbi

ne, institucionet e vendit, qeverinë,

institucionet komunale edhe bizneset

private që t`i përthithim. Ne, si

Ministri e Diasporës, në strategjinë

kombëtare për zhvillim ekonomik të

miratuar vitin e kaluar, kemi arritur

që të fusim edhe komponentin

e tërheqjes së ekspertizës nga

diaspora qoftë për afat të shkurtër,

qoftë për afat të gjatë. Mendoj se

tërheqja e ekspertizës afatshkurtër,

është më e lehtë, sepse personat

të cilët kanë krijuar një karrierë

në një vend tjetër do ta kenë të

vështirë të qëndrojnë më gjatë,

dhe është shumë më e lehtë që

përmes projekteve të caktuara të

kemi dhe të shfrytëzojmë burimet e

diasporës, në institucione publike,

por edhe ato private, kemi arritur

këto t`i fusim në strategji kombëtare

për zhvillim ekonomik. A është e

mjaftueshëm? Absolutisht jo. Sepse

nga strategjia në realizim ka një

hapësirë shumë të madhe. Ne

do të mundohemi që së paku një

pjesë të kësaj strategjie ta jetësojmë.

Atë që kemi bërë para dy

vitesh është hapja e institucioneve

publike për studentët nga diaspora

kemi pasur dhjetëra studentë

që kanë realizuar praktika gjatë

periudhës së verës, por edhe

gjatë gjithë vitit, në institucione të

ndryshme të vendit. Vitin e kaluar

kemi përfshirë edhe komponentin

me institucionet lokale dhe këtë

vit shpresojmë të përfshijmë edhe

shoqërinë civile, edhe bizneset

private. Kemi marrëveshje edhe

me Republikën e Shqipërisë, ku

studentët nga diaspora mund të

barten për punë praktike edhe në

institucionet e Shqipërisë. Përvoja

jonë ka qenë e jashtëzakonshme

dhe kemi feedback të tyre nga institucionet

ku kanë bërë praktikën,

kanë sjellë me vetë atë që është

shumë e rëndësishme kulturën e

punës dhe dijen që marrin nëpër

institucionet e tyre, puna dhe

mundësia e tyre intelektuale e

realizuar gjatë verës ka qenë me

rëndësi të dyfishtë, pikërisht kjo

është ajo që ka bërë mbahet edhe

lidhja me atdheun. Kemi kërkesa të

vazhdueshme nga studentët e diasporës

që gjatë gjithë vitit të realizojnë

praktikat e tyre në vendlindje.

Gradualisht shpresojmë të futemi

në pilot projekte të tjera për të

shfrytëzuar mundësitë tona nga diaspora,

qoftë përmes organizmit të

seminareve, trajnimeve apo ligjëratave

nëpër universitete, apo përmes

shfrytëzimit të tyre për të shërbyer

si këshillues në institucionet në të

cilat ka nevojë. Në këtë drejtim jemi

duke menduar dhe punuar për

një gjë të tillë me GIZ gjerman, ata

kanë një projekt për shfrytëzimin

afatshkurtër të ekspertizës nga

diaspora. Pra, janë vendosur hapat

e parë për të vendosur një lidhje

me diasporën edhe me mundësitë

e saj intelektuale dhe profesionale,

dhe jo vetëm të jemi të fokusuar në

remitanca dhe vetëm në investime

direkte. Shpresojmë që kjo nismë

të përcjellët këtë vit dhe vitin e

ardhshëm.

Ministria e Diasporës ka vite që

ka filluar regjistrimin e diasporës.

Sa ka qenë i suksesshëm ky

regjistrim dhe a kemi statistika

në këtë drejtim?

Ministri Murati: Suksesi duhet të

matet në përputhje me mundësitë

që kemi pasur, ne i kemi regjistruar

afërsisht 400.000 (400 mijë) qytetarë

që jetojnë dhe veprojnë jashtë

Kosovës, duhet ta kemi parasysh

që regjistrimi ka qenë i përqendruar

në Kosovë për shkak të buxhetit

të limituar, regjistrimi është bërë

gjatë verës në Kosovë, kur edhe

është diaspora këtu. Mendoj që

në mandatin tim, kemi bërë një

punë të madhe sepse në 95% të

400 mijë personave janë regjistruar

gjatë këtyre dy viteve, ky nuk do

të jetë numri përfundimtar, sepse

regjistrimi do të vazhdojë edhe

për 5 vitet e ardhshme si regjistrim

online. Këtë vit e tërë fushata do të

fokusohet në regjistrimin online, në

qershor do të dalim me një raport

jo vetëm në planin e numrave,

por raport që do të trajtojë demografinë,

familjen dhe ekonominë

dhe çdo gjë që përfshinë raporti

statistikor, dhe besojë se do të jemi

shumë afër të vërtetës, jo në shifra

absolute, sepse diaspora është

shumë më shumë se 400 mijë.

Dhe fokusi do të jetë në regjistrimin

online sepse është lënë pas dore,

prandaj kësaj here besojmë që

brezat e rinj do të përdorin më

shumë regjistrimin online dhe kemi

punuar që softwer-in ta thjeshtësojmë

maksimalisht.

Cili është qëllimi i regjistrimit?

Ministri Murati: Si çdo statistikë

tjetër, Ne mund të bëjmë shumë

PRANVERË 2017 VOTRA magazine.com 43

më lehtë politika kur kemi regjistër

të njerëzve tanë, është një

raport që do të jetë i dobishëm

për politikëbërësit, qeveritarët,

partitë politike komunat, kur flasim

për investimet, si dhe mundësitë

e lidhjeve me diasporën edhe për

shkollimin. Në anën tjetër, do të

jetë i rëndësishëm edhe në planin

akademik për ata që studiojnë emigracionin

dhe lëvizjet dhe strukturën

e popullsisë tonë në diasporë, ky

proces është shumë i dobishëm,

ajo që për mua mbetet peng, është

që procesi është përcjellë më një

reduktim shumë të madh të buxhetit

në kohën kur ne e kemi marrë, diku

50 ose 60% , të buxhetit është reduktuar,

sepse në mandatin e kaluar

në vitin 2014 ka qenë vit zgjedhor,

dhe ka qenë e pamundur që të

realizohen të gjitha objektivat atë vit.

Ka qenë ai ngërçi i gjatë politik, mbi

6 muaj vendi ka qenë i ngërthyer

në atë krizë të madhe politike dhe

realisht në vitin 2014, në fund ato

pothuajse kanë humbur fare, një

shumë të vogël e kemi shfry tëzuar,

dhe kështu në këtë proces kemi

humbur mbi 1 milion euro, andaj

edhe kemi një brejte të ndërgjegjes,

sepse besojmë se do të kishim bërë

shumë punë më të mëdha sikur

të kishim atë shumë të mjeteve që

është parashikuar në fillim.

Z. ministër, çfarë mund të na

tregoni për stafin tuaj dhe çfarë

ndikimi kanë ata në zgjidhjen e

problemeve të diasporës?

Ministri Murati: Stafi politik edhe

stafi civil janë të përkushtuar dhe

mendoj që nëse ka një institucion

që i di hallet e diasporës janë

njerëzit tanë, stafi ynë përballet

me ato probleme çdo ditë, njerëzit

tanë merren edhe me çështje krejt

teknike, me dhënie të këshillave,

rekomandimeve, nxjerrje të dokumenteve,

qoftë doganë, kufi, qoftë

me investitorë po ashtu edhe me

njerëz të thjeshtë. Sigurisht që

mundësia jonë për t’i zgjidhur të

gjitha problemet është i vogël, edhe

për shkak të burimeve financiare

dhe jo për mungesë njerëzish dhe

mungesë të dijes mbi situatën në

diasporë.

Në zgjedhjet e fundit në Kosovë

kanë votuar rreth 2500 votues, që

i bie 1% e votuesve nga diaspora,

krahasuar me Shqipërinë që

nuk zotëron një proces të tillë,

Kosova minimalisht ka votuar.

Çfarë po bëni ju që diaspora të

ketë një përqindje më të madhe të

votimit?

Ministri Murati: Realisht ky është

një problem i cili ka përcjell këto

proceset zgjedhore në vazhdimësi,

ka pas një lënie pas dore në

dërgimin e materialeve dhe në regjistrim,

edhe nga ana e diasporës,

një mungesë të njohjes, mungesë

të komunikimit ndoshta në mes të

KQZ-së dhe institucioneve tjera

me diasporën për çështjen dhe

mundësinë që ata kanë për të votuar.

Por, ajo që unë mendoj është

se sa do që ne të përpiqemi dhe

sado që ne do të krijojmë hapësira

për votim qoftë në ambasada apo

konsulta, ajo që do të ishte zgjidhje

reale dhe e duhura do të ishte ndryshimi

Kushtetutës së Kosovës dhe

që të përcaktohen diku, se paku 5

vende për diasporën, kjo disi do ta

zgjidhte mënyrën më të duhur të

përfaqësimit të diasporës, sepse

edhe ata nëse votojnë nga diaspora

do të votojnë për politikanët në

Kosovë, ndërsa po t’i kenë 5 vende

të rezervuara, do ta rrisnin fuqinë e

tyre politike në Kuvendin e Kosovës

dhe do të ishin shumë më të përfaqësuar

në institucionet e vendit.

Ky është qëndrimi im politik që

kam, kjo është zgjidhja më e duhur,

po ashtu jam edhe realist, sepse

në këtë situatë kjo nuk është e lehtë

të kalojë, sepse duhet të ndryshojë

Kushtetuta, te partitë politike

shqiptare nuk ka ndonjë pengesë,

por ndryshimet kushtetuese duhet

të kalojnë edhe nga 2/3 e pakicave

dhe ju po e shihni, që problemet

që janë me listën srbska dhe me

mundësitë që kanë ata për ta

bllokuar këtë proces, ta shohim si

do të shkojë propozimi nga Presidenti,

ne do ta propozojmë në

pakon e ndryshmeve kushtetuese

dhe ta shohim se a do të kalojë, por

kam një skepticizëm, i cili nuk do të

më ndalojë që të mbaj një qëndrim

se kjo është zgjidhja reale dhe e

duhura, nuk më pengon që unë të

përpiqem që në momentin e parë

të duhur që ta shtyjmë përpara këtë

proces. Kjo do t’i kishte zgjidhur të

gjitha dilemat rreth zgjedhjeve, pra

votimeve në diasporë, kemi modele

të tilla si Kroacia i ka 5 ose 6 vende,

Maqedonia i ka 3 vende, Italia,

Franca kanë vende të rezervuara

për personat jashtë vendit, kështu

që ky nuk do të ishte një model jo i

njohur për ne, për më tepër do t`ia

jepte diasporës një vend të merituar

në institucionet e Kosovës.

Ai takoni personalisht personalitete

të ndryshme që kërkojnë

44 VOTRA magazine.com

PRANVERË 2017

lehtësira në investime, kur dihet

që janë të ndara nëpër ministri

por si diasporë, sa janë të

interesuar në përgjithësi në këtë

aspekt?

Ministri Murati: Ministria e diasporës

ka një departament për

investimet nga diaspora, ministria

diasporës ka punuar në krijimin e

rrjeteve të bizneseve të diasporës

shqiptare janë diku 23 rrjete.

A kemi statistika të bizneseve?

Ministri Murati: Jo, aktualisht

sepse këto rrjete janë në konsolidim

e sipër dhe ministria i ka

ndihmuar në themelim,

por ato janë të pavarura,

por patjetër që janë

me mijëra biznese. Ne

i kemi ndihmuar që të

krijohen, dhe si rezultat i

punës që kemi bërë jam

udhëheqës i një grupi

për tërheqjen e investimeve

nga diaspora, në

kuadër të ministrisë e

që është grup i punës

i Këshillit Kombëtar

për Zhvillim Ekonomik.

I mundësova të gjitha

këto sepse jemi shumë

afër me investitorët

nga diaspora, qoftë

ata që dëshirojnë të

investojnë në Kosovë

dhe merremi me baza

ditore me problemet dhe telashet

që ata i kanë në Kosovë, shpeshherë

jemi edhe avokatë të tyre

pranë institucioneve tjera, pra ne jo

vetëm që merremi me problemet e

përgjithshme që mund të kenë, por

edhe me ato konkrete, me zënie

pronash, problemet me doganat,

probleme me ATK, probleme me

komunat, ndërmjetësojmë ju japim

informata, jemi urë lidhëse kur kanë

nevojë të takohen me kryetar komunash

apo ministri, varësisht nga

nisma që kanë ne bëjmë përpjekje

për t’u qëndruar afër, normalisht

kam një qëndrim që këta që kanë

investuar të ndihen mirë dhe këta

të jenë agjentët e parë pozitivë për

njerëzit tanë nga diaspora, kështu

që shpeshherë i vizitoj, punoj dhe

bëj përpjekje që problemet që

kanë ata, që kanë investuar, ne t`u

gjendemi afër, jo çdoherë mund t’i

zgjidhim por së paku ta ndiejnë që

kanë një derë, që pa problem të

trokasin të vijnë të bisedojnë dhe

t’i shprehin të gjitha problemet që

mund të kenë. Pastaj, ne punojmë

me investitorë që dëshirojnë të vijnë

nga diaspora me këto rrjetet që veç

janë, dhe kemi punuar shumë që

të organizohen dhe shqiptarët atje

të bëhen bashkë, në mënyrë që të

jenë forcë edhe atje ku janë, por

edhe që bashkërisht ata të shikojnë

çfarë mundësie kanë që të vijnë

dhe të investojnë në Kosovë. Mendoj

që në përgjithësi, ne si shtet

duhet ta kemi parasysh që vija e

parë e frontit të tërheqjes së investimeve

duhet të jenë, njerëzit tanë

nga diaspora, pra nëse nuk arrijmë

t’i përfitojmë ato investime, ne do

ta kemi të vështirë që të huajt të

vijnë dhe të investojnë në Kosovë.

Qytetarët tanë atje janë ura lidhëse

edhe me investitorët e huaj, nga

përvoja ime nuk ka ndonjë investitor

të huaj që dëshiron të investojë

ose ka investuar në Kosovë, dhe

nuk e ka prapa një bashkëpunëtorë

shqiptarë nga diaspora.

Duke ditur bukuritë turistike

të bjeshkëve të Kosovës, sa

janë të përqendruar investitorët

nga diaspora për investime në

turizëm, ofrimin e shërbimeve

të ndryshme turistike kur dihet

se shumë shqiptarë jetojnë në

vende me industrinë e zhvilluar

të turizmit?

Ministri Murati: Po mendoj se

edhe diaspora jonë në vitet e

fundit është futur në industri më

komplekse, qoftë në atë financiare,

qoftë edhe në turizëm qoftë edhe

në prodhim, edhe në ndërtim jo

vetëm të vogla por edhe të mëdha,

kështu që çdo herë

e më shumë mund të

presim investitorë nga

diaspora që dëshirojnë

të investojnë edhe

në ato fusha. Ne kemi

investitorë që dëshirojnë

edhe kanë investuar

këtu në një turizëm

agrar, bujqësor agroturizëm,

por ende jemi ne

fazat fillestare të saj.

Në fund, i nderuar

ministër çfarë sugjeroni

për revistën tonë

“Votra” çfarë mund të

kontribuojë për familjet

shqiptare në botë?

Ministri Murati: Kërkoj

që të jemi partnerë në punën tonë

për të propaganduar idenë, se

fëmijët shqiptarë duhet të vazhdojnë

të ndjekin mësimin shqip, sepse

mësimi i gjuhës shqipe është vlerë

e shtuar, jo një barrë, njohja e

gjuhës amtare nuk është pengesë.

Dua të dërgojë mesazh që me të

gjitha të metat, që ne mund t`i kemi

mos të dëshpërohen me vendin e

tyre, sepse gjithë bashkërisht ashtu

siç kemi punuar dhe kemi çliruar

Kosovën, bashkërisht, dalëngadalë

me gjitha problemet që kemi, do

ta bëjmë Kosovën, çdo ditë e më

shumë një vend të mirë, për ata

dhe për ne.

PRANVERË 2017 VOTRA magazine.com 45

Intervistë me znj. Najada Sojli, konsulle në konsullatën shqiptare në New York

Kujtimi

si muza

i bashkëshortit,

ime, më

djali

japin

im dhe

forcë

puna,

për të ecur përpara

Z

nj. Najada Sojli e ka

kthyer konsullatën

shqiptare në New

York, në një shtëpi të

ngrohtë për shqiptarët, ku mund

të shkosh me ndjenjën se do të

gjesh përkrahjen dhe përgjigjet

e duhura.

Një grua e dashur dhe e

afrueshme në shërbim të komunitetit

e cila rron me kujtimin e të

shoqit, është një nënë e përkushtuar

e birit të saj 10-vjeçar

dhe një bijë që i gjendet pranë

babait të saj të dashur.

1- Fëmijëria juaj dhe çfarë ngjyre

i ka dhënë ajo jetës suaj

me përvojat e saj?

Fëmijëria ime ka qenë shumë

e bukur. E rrethuar me shumë

dashuri, vajzë e vetme me

dy prindër dhe tre vëllezër të

mrekullueshëm, jeta më kishte

buzëqeshur në këtë drejtim.

Jam rritur me shumë përkujdes

nga ana e tyre. Kanë qenë vite

të vështira sigurisht, por kishte

shumë dashuri, ishim shumë të

lidhur me njëri-tjetrin.

2. Sa ka ndryshuar filozofia

juaj për jetën ndër vite? Si

është ajo tani?

Filozofia ime për jetën është që

çdo njeri duhet të ketë besim te

46 VOTRA magazine.com

PRANVERË 2017

vetja, të ecë me një qëllim dhe

të arrijë atë që ai dëshiron. Unë

sot i kam arritur qëllimet që i

kam vënë vetes dikur dhe jam

pothuajse e plotësuar. Asgjë nuk

është e pamundur. Me durim

dhe përkushtim çdo gjë arrihet.

Sot për mua ka rëndësi kryesore

një jetë e shëndetshme në

shumë drejtime, duke u përqendruar

kryesisht te mirëqenia e

tim biri, ndaj dua që ai të rritet

në një mjedis të shëndetshëm

dhe të ngrohtë.

3. Cili është idhulli juaj dhe

përse?

Është e vështirë që përmes një

teksti të tregosh atë që ndien

për idhullin tënd, por tepër e lehtë

t’i gjesh fjalët, sepse dashuria

që ndiej për idhullin tim, i

cili është djali im, Rejoni, është

aq e madhe saqë do të kisha

material për 10 romane! Megjithatë,

me shumë emocion e

dashuri, po filloj rrëfimin për atë

që e adhuroj dhe do ta adhuroj

deri në frymën e fundit. Rejoni

është djali im i ëmbël, i cili më

jep forcë për të ecur përpara

në jetë, pas humbjes së bashkëshortit

tim. Ai është aty për të

më fshirë lotët, për të më bërë

të buzëqesh sa herë që trishtimi

më pushton. Ai është idhulli im i

përjetshëm të cilit i bie në gjunjë

njëlloj si Zotit.

4. Ju keni qenë konsulle në

Romë, cilat janë të veçantat

dhe të përbashkëtat me NY?

E përbashkëta mes të qenët

konsulle në të dyja vendet është

aspekti i shërbimit përkundrejt

popullatës shqiptare me nevojat

e tyre në raport me çështjet konsullore.

Është një punë që unë e

kam bërë gjatë për 22 vjet dhe

ende e bëj me pasion. Është

kënaqësi për mua t’u vij në

ndihmë bashkatdhetarëve tanë

kudo që ata ndodhen. Të dyja

vendet janë të pakrahasueshme,

jam mirënjohëse që kam pasur

fatin të punoj në këto dy qendra

të rëndësishme botërore.

5. Çfarë është tani më e

rëndësishme për ju se ç’ishte

para 20 vjetësh?

Është një pyetje shumë e

rëndësishme, dua të them që

në këto 20 vite, kurba për

gjërat që kanë pasur vlerë për

mua ka ardhur duke u ngritur.

Fillimisht ishte puna, të punosh

në një institucion shtetëror, i

tillë si Ministria e Punëve të

Jashtme, është një privilegj,

por pa dyshim një detyrim

shumë të madh. Puna ka qenë

dhe mbetet muza ime. Koha

evoluon dhe qenia njerëzore

PRANVERË 2017 VOTRA magazine.com 47

ka gjithmonë nevojë për risi

dhe frymëzime të reja. Në jetën

time më pas erdhi Besniku,

ish-bashkëshorti im, një njeri i

mrekullueshëm, gjysma ime që

më plotësoi. Vitet pranë tij kanë

qenë lumturia ime e përjetshme,

kujtimi i tij më frymëzon dhe

më mban gjallë ende edhe sot.

Gjatë rrugës, jeta më dhuroi

kënaqësinë e paçmueshme,

Rejonin, në ato momente për

mua pranvera lulëzoi. Jeta është

me stinë, por njeriu duhet të jetë

i fortë për të jetuar në secilën

prej tyre. Pas humbjes së bashkëshortit,

bota ime u thye, e dua

të theksoj, se në ato momente

asgjë nuk kishte më rëndësi për

mua. Por kujtimi i tij, djali im dhe

puna që bëj, më japin forcë për

të ecur përpara, le të themi që

shpesh mes dhimbjeje. Të pandara

këto janë një trinom shumë

i rëndësishëm për mua sot.

Photoshoot for cover:

Bashkim Hasani

Makeup: Sava Hysaj

IG: Sava_PH

48 VOTRA magazine.com

PRANVERË 2017

PRANVERË 2017 VOTRA magazine.com 49

Limousine Service Gregori

Gianfranco

Discover the most beautiful highlights

of Rome and the European

cities with Limousine Gregori!

Since 2000, Limousine Service Gregori Gianfranco

provides high quality and reliable service in

Rome, arranging private and small/ large groups

City Sightseeing Tour, Daily Excursion, Multi-day

Trip in Rome, Italy & Europe, Transfers from & to

Rome Airports (Fiumicino, Ciampino), etc.

Our professional driver will pick you up at your

Hotel, airport etc. in Rome and he’ll drop you off

wherever you like. English guide is available, for

an extra cost.

Enjoy our private tours in the

Eternal City!

Our Limousines, minivans, Mercedes Sprinter,

Mercedes bus at your Disposal!

Address: Via Frazione di Nerola SNC 00017

Rome (Italy)

Tel: 0039 3391936753

Fax: 0039 0774644035

E-mail: info@limousinegregori.com

booking@limousinegregori.com

website: www.limousinegregori.com

50 VOTRA magazine.com

PRANVERË 2017

PRANVERË 2017 VOTRA magazine.com 51

Bisedë me z. Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës, ndër institucionet,

më të besueshme në vend

Intervistoi: Jaser Veseli

PrishtinË, kosovË

I

vlerësuar si një nga

institucionet më të

besueshme nga

qytetarët, Policia e

Kosovës është edhe ndër më të

suksesshmet në rajon, pavarësisht

se është në shërbimin e njërit prej

shteteve më të reja në botë. E

krijuar menjëherë pas përfundimit

të luftës në Kosovë, ajo tashmë ka

kaluar sfidat e shumëfishta dhe

ka arritur një nivel të lartë të profesionalizmit,

duke treguar rezultate

të larta në garantimin e sigurisë

së qytetarëve. Ulja e ndjeshme e

vrasjeve në vend, luftimi i grupeve

kriminale dhe trafikimit të lëndëve

narkotike, kontrollet e shtuara dhe

ulja e numrit të aksidenteve të trafikut,

janë disa nga sukseset e saj.

Lufta ndaj terrorizmit dhe ekstremizmit

ka qenë një ndër arritjet vitin e

fundit me Policinë e Kosovës që ka

arritur të zbulojë dhe të parandalojë

disa raste të akteve ekstremiste,

përfshirë këtu edhe një plan për

sulm në ndeshjen Shqipëri-Izrael

gjatë muajit nëntor 2016.

Sigurisht që brenda këtij institucioni

ka ende vend për përmirësim, por

kësaj here do të përqendrohemi

më shumë për arritjet dhe rezultatet

pozitive të saj. Gjatë kësaj

bisede të hapur me zëdhënësit e

Policisë së Kosovës, z. Daut Hoxha,

ndërmjet shumë temave të tjera

kemi diskutuar edhe për sigurinë

e qytetarëve të Kosovës, dhunën

në familje dhe parandalimin e saj,

si dhe arritjet në luftën kundër terrorizmit.

Siguria familjare/Parandalimi i

dhunës në familje.

Kemi parë shumë fushata ndërgjegjësimi

kundër dhunës në

familje nga shumë institucione.

Sa është e pranishme dhuna në

familje në Kosovë?

Daut Hoxha: Policia e Kosovës

duke vlerësuar rolin e familjes në

shoqëri, respektimin dhe garantimin

e të drejtave njerëzore pa dallim,

një qasje mjaft aktive i ka kushtuar

edhe ngritjes së nivelit të profesionalizmit

të zyrtarëve policorë edhe

në fushën e trajtimit dhe hetimit të

rasteve të dhunës në familje. Ne në

kuadër të strukturës organizative

të policisë, duke filluar nga niveli

qendror e deri tek ai lokal, pra edhe

nëpër stacione policore kemi zyrtarë

policorë të trajnuar, të cilët në

mënyrë të veçantë trajtojnë rastet e

dhunës në familje ose punojnë në

vazhdimësi në parandalim të rasteve

të tilla.

Policia e Kosovës ndaj kësaj

dukurie (dhunës në familje) ka qasje

apo ndërmerr veprime si në aspektin

aktiv, por edhe atë proaktiv

52 VOTRA magazine.com

PRANVERË 2017

apo parandalues.

Siç e mundësuat ju në fillim, Policia

e Kosovës me njësitet kompetente

që trajtojnë dhunën në familje ka

zhvilluar një sërë aktivitetesh apo

fushatave të ndërgjegjësimit deri

te ligjërimet nëpër shkollat e vendit

lidhur me rolin dhe rëndësinë e

ngritjes dhe zhvillimit të një familjeje

të shëndoshë, masat që parasheh

ligji në rast cenimi të të drejtave

familjare e të tjera.

Shumë familje (veçanërisht gratë

e dhe fëmijët) ngurrojnë të raportojnë.

Sa kanë ndikuar fushatat e

ndërgjegjësimit në vetëdijësimin

e popullatës?

Daut Hoxha: Rastet e dhunës në

familje si në vendet e tjera edhe në

vendin tonë janë të ndjeshme dhe

duhen trajtuar me kujdes dhe profesionalizëm

të madh.

Në të kaluarën ka pasur hezitim

në raportimin e rasteve të dhunës

në familje pra rastet nuk janë

raportuar shumë, por nga viti në vit

sipas statistikave numri i rasteve të

raportuara ka shënuar një rritje, por

kjo nuk do të thotë se kemi rritje të

dhunës, por vetëm vetëdijesim në

raportim apo lajmërim të dhunës në

familje.

Policia, në bashkëpunim edhe me

aktorët ose institucionet e tjera që

kanë ndikim dhe rol në vetëdijesimin

e qytetarëve, në vazhdimësi ka

realizuar fushata të ndryshme, të

cilat kanë arritur efekte pozitive në

këtë drejtim.

A është e lehtë mënyra e raportimit

dhe si duhet të veprojë

një person, i cili ndien dhunë

familjare? Si vepron policia e

Kosovës në raste të tilla?

Daut Hoxha: Policia ka krijuar parakushte

sa më të lehta për qytetarët

që të arrijnë apo të kenë qasje sa

më të lehtë dhe më të shpejtë të

raportojnë rastet kur ata ndihen të

kërcënuar ose u cenohen të drejtat

e tyre qoftë familjare ose të tjera.

Çdokush që ka nevojë për asistencë

policore ka në dispozicion

numrin e telefonit pa pagesë, që

mund të thërrasë policinë 24 orë në

ditë, apo të paraqitet në stacionin

më të afërt policor ku ndërmerren

veprime konkrete sipas procedurave

dhe ligjeve të zbatuara.

Shkalla e besueshmërisë

Policia e Kosovës është renditur

ndër më të besuarat në rajon dhe

është institucioni më i besueshëm

në vend sipas disa studimeve.

Çfarë e bën institucionin

tuaj të suksesshëm në këtë drejtim?

Daut Hoxha: Duke marrë në

parasysh krijimin apo themelimin e

Policisë së Kosovës, në shtator të

vitit 1999 (atëherë Shërbimi Policor

i Kosovës), filloi rekrutimi dhe seleksionimi

i kandidatëve të rinj për zyrtarë

policorë duke u bazuar në principe

dhe standarde të shteteve më

të zhvilluara mike, për të themeluar

Policinë si një institucion i zbatimit

të ligjit dhe në shërbim të të gjithë

qytetarëve, si dhe në vazhdimësi

duke zbatuar metoda të përparuara

të trajnimeve për zyrtarët policorë si

brenda dhe jashtë vendit.

Nëpër vite, falë përkushtimit dhe

profesionalizmit të zyrtarëve

policorë, bashkëpunimit të vazhdueshëm

me qytetarë, Policia e

Kosovës arriti ta mbajë dhe kultivojë

primatin si një nga institucionet më

të besueshme, më transparente

dhe më profesionale në këtë pjesë

të rajonit. Vlerësime të tilla afirmative

për Policinë e Kosovës janë

dhënë si nga mekanizma vendorë

edhe nga ata ndërkombëtarë.

Policia e Kosovës besueshmërinë

ka arritur ta fitojë falë profesionalizmit

të zyrtarëve të saj, bashkëpunimit

që ka pasur dhe ka me

qytetarët e Republikës së Kosovës

në çdo drejtim, transparencës së

treguar me mediat dhe opinionin në

përgjithësi lidhur me aktivitetet policore

dhe çështjet e tjera në interes

të përbashkët. Pretendojmë që këtë

besim të qytetarëve tanë ta ruajmë

dhe kultivojmë me përkushtim edhe

në të ardhmen.

Sa bashkëpunuese është popullata

me policinë dhe anasjelltas?

Pra, çfarë po bëhet që popullsia

të bashkëpunojë me policinë dhe

t’i besojë asaj?

Daut Hoxha: Mund të them që

bashkëpunimi qytetar-polici dhe

anasjelltas është i shkëlqyeshëm

dhe ne për të përparuar

këtë bashkëpunim edhe më tej i

referohemi qëndrimit se policia

është populli, populli është policia!

Qytetarin e Republikës së

Kosovës e kemi partnerin kryesor

dhe gjithnjë do t’i shërbejmë me

nder dhe profesionalizëm.

A organizoni trajtime për policët

se si ata të trajtojnë masën, në

veçanti fëmijët, me qëllim që këta

të ruajnë besimin dhe t’i vlerëso-

PRANVERË 2017 VOTRA magazine.com 53

jnë ata dhe të ndiejnë siguri?

Daut Hoxha: Policia e Kosovës

bën vlerësime të vazhdueshme

të nevojave të trajnimeve për zyrtarët

policorë dhe ka strategji të

trajnimeve përmes së cilës trajnon

zyrtarët e vet brenda dhe jashtë

vendit në të gjitha fushat e nevojshme

duke përfshirë edhe trajnimet

që kanë të bëjnë me raportet me

komunitetin dhe me trajtimin e fëmijëve

në veçanti.

A ka evente ku policia për shembull

viziton shkollat për të krijuar

afërsi me fëmijët dhe të rinjtë?

Nëse po, çfarë diskutohet në to

dhe çfarë pyetjesh interesante

merrni nga fëmijët?

Daut Hoxha: Duke u bazuar në

nevojën e vetëdijesimit të të rinjve,

respektivisht nxënësve, për t’u

informuar lidhur me pasojat nga

veprimet e kundërligjshme, policia

realizon ligjërata nëpër shkolla fillore

dhe të mesme ku diskutohen,

çështje të parandalimit të dukurive

negative, pasojat që vijnë si rezultat

i keqpërdorimit të internetit, pasojat

nga përdorimi i substancave narkotike,

delikuenca e të miturve e deri

te parandalimi i rrezikut në trafikun

rrugor.

Prania e terrorizmit në Kosovë

Kosova, së fundi ka qenë e përfolur

edhe në mediat botërore për

shkak të një numri të qytetarëve

të përfshirë në luftërat në Lindjen

e Mesme, saktësisht bashkimin

e tyre me Shtetin Islamik. Policia

e Kosovës ka ndërmarrë disa aksione

ndaj personave të tillë. Sa

efektive ishin ato?

Daut Hoxha: Edhe vendi ynë është

prekur nga ndikime të zhvillimeve

të tilla ku ideologji të ndryshme

janë përplasur në përpjekje për të

dominuar mbi njëra-tjetrën dhe se

konfliktet e zhvilluara në botë kanë

elektrizuar edhe elemente të caktuara

ekstremiste në vendin tonë për

t’u përfshirë në nxitje dhe mbështetje

të organizatave të ndryshme

edhe ato terroriste, gjoja në përhapjen

e kauzave apo ideologjive të

ndryshme.

Policia e Kosovës ka përcjellë

me vëmendje këto zhvillime dhe

ndërlidhjen e tyre me situatën e

përgjithshme të sigurisë, si dhe

ka pasur një bashkëpunim dhe rol

reciprok edhe me aktorët e tjerë

relevantë ku veprime konkrete janë

ndërmarrë në parandalimin dhe

reduktimin e përhapjes së ideologjive

ekstremiste, si dhe izolimin

e elementeve propagandistike të

tyre. Profesionalizmi i shfaqur nga

institucionet e sigurisë, toleranca,

bashkëpunimi me qytetarë dhe

me aktorë të tjerë me ndikim është

avantazh që vendin tonë e radhit

si të suksesshëm në luftën kundër

terrorizmit.

Policia ka ndërmarrë veprime aktive

dhe ka luajtur rol mjaft të rëndësishëm

në adresimin e kësaj problematike

dhe aktivizimin e aktorëve

të tjerë në funksion të përmirësimit

të gjendjes së përgjithshme të sigurisë.

A ka rrezik nga akte terrorizmi

brenda Kosovës dhe sa e

gatshme është policia e Kosovës

të përballet me situata të tilla?

Nga mund të vijnë kërcënimet

më të mëdha për qytetarët e

Kosovës në aspektin e terrorizmit,

nga brenda apo jashtë saj?

Daut Hoxha: Sikurse edhe vendet

e tjera me kapacitete dhe mekanizma

të zhvilluar të sigurisë, as vendi

ynë nuk mund të jetë plotësisht

imun ndaj kërcënimeve të paparashikueshme

terroriste, megjithatë

organet tona të sigurisë kanë arritur

që të menaxhojnë dhe mbajnë nën

kontroll elementë, të cilët janë vlerësuar

se janë potencialisht të ndërlidhur

me individë apo celula terroriste

dhe bazuar në situata evidente janë

shënuar edhe raste konkrete të

parandalimit të veprimeve terroriste

që mund të kishin rezultuar me pasoja

të paparashikueshme.

Prania e femrave në policinë e

Kosovës

Femrat janë në shkallë të lartë

të pranishme në policinë e

Kosovës. Keni statistika për

numrin e femrave të përfshira

në polici dhe sa të suksesshme

janë ato në këtë punë, që shpesh

identifikohet si punë për meshkuj?

Në cilat reparte janë më

shumë të përfshira femrat dhe

a ka femra edhe në pozita udhëheqëse

të policisë?

Daut Hoxha: Ne në kuadër të

strukturimit tonë organizativ një

hapësirë mjaft të rëndësishme i

kemi lënë edhe inkuadrimit dhe

avancimit profesional të gjinisë

femërore dhe në këtë kontekst jemi

në hap me vendet më të zhvilluara

për të mos të thënë qëndrojmë më

mirë se shumë vende të tjera në

rajon.

Në Policinë e Kosovës që tani

numëron mbi 8900 punonjës janë

të inkuadruara mbi 1200 punonjëse

femra, të cilat kanë rol dhe pozita

udhëheqëse që nga niveli lokal, në

pozita si komandant stacioni policor,

drejtor rajonal, njësite të specializuara

e deri në pozita më të larta

ku udhëheqin drejtori e divizione

specifike në Drejtorinë e Përgjithshme

të Policisë së Kosovës.

Femrat në Policinë e Kosovës kanë

arritur suksese të mira dhe kanë

qenë dhe mbesin një mbështetje e

pazëvendësueshme në realizimin e

detyrave dhe përgjegjësive që kemi

ndaj komunitetit.

Policia dhe grupet e ndryshme

etnike

A janë të gjitha grupet etnike

pjesë e policisë së Kosovës?

Daut Hoxha: Policia e Kosovës

është një forcë multietnike, e cila

duke u bazuar në përqindjen e

popullatës dhe etniteteve që jetojnë

në Kosovë dhe sipas standardeve

më të larta, ka në përbërjen e saj

të gjitha etnitetet e zyrtarëve në

54 VOTRA magazine.com

PRANVERË 2017

mënyrë që të kemi një shërbim sa

më efektiv dhe efikas. Në Policinë

e Kosovës rreth 17% e punonjësve

policorë përfshijnë etnicitetet e tjera,

të cilat kryejnë detyrat dhe autorizimet

ligjore.

Policia e Kosovës duket se është

më tolerante me qytetarët serbë

se ata shqiptarë. Ka të vërtetë në

këtë supozim?

Daut Hoxha: Detyrat dhe autorizimet

policore janë të përcaktuara

me ligj dhe me Kushtetutën e

Republikës së Kosovës, prandaj

të gjithë trajtohen njësoj para ligjit.

Pra, siç edhe ju e quajtët, ky vetëm

mbetet si një supozim.

Sa kontroll ka policia në komunat

serbe brenda Kosovës? A po arrihet

të kontrollohet gjithçka dhe

a po pengoheni nga banorët e

këtyre zonave?

Daut Hoxha: Policia e Kosovës ka

një strukturë unike komanduese

në tërë territorin e vendit dhe detyrat

dhe përgjegjësit realizohen

në të gjithë territorin e Republikës

së Kosovës bazuar në ligjet e aplikueshme.

Vjedhjet dhe aksidentet e trafikut

Për disa dukuri, policia duket e

papërgatitur t’i luftojë. Rastet e

vjedhjeve, edhe pse janë pakësuar,

janë të pranishme dhe po

mbyllen me shumë pak sukses.

Flasin kështu edhe statistikat

tuaja?

Daut Hoxha: Përveç mbajtjes së

rendit, qetësisë dhe sigurisë publike

ne jemi të angazhuar edhe

në parandalimin dhe luftimin e

dukurive negative dhe veprave të

tjera penale ku përfshihen edhe

vjedhjet e që kanë ndikim në sigurinë

dhe mirëqenien e qytetarëve

tanë. Përveç punëve hetimore dhe

operative ne kemi bërë përpjekje

të vazhdueshme edhe në aspektin

e vetëdijesimit të qytetarëve tanë

dhe pavarësisht shqetësimeve që

ngrihen për dukuri të tilla policia

ka arritur suksese të prekshme në

parandalim dhe jemi duke punuar

në vazhdimësi edhe me komunitetin

që të kemi sa më pak raste që

paraqesin shqetësim për ta.

Aksidentet e trafikut janë të

shumta dhe nga kërcënuesit më

të mëdhenj të jetëve për kosovarët.

A është shumë tolerante

policia e Kosovës me shoferët?

Daut Hoxha: Policia e Kosovës

është e përkushtuar në krijimin e

një ambienti sa më të sigurt në

trafikun rrugor, dhe mund të them

se pas aprovimit të ligjit të ri për

trafikun rrugor nga data 20.09.

2016, janë në proces masa të vazhdueshme

operacionale policore.

Në përgjithësi, pas implementimit të

ligjit të ri vërehet një vetëdijesim më

i madh i shoferëve në trafikun rrugor

dhe në veçanti në respektimin

e kufizimit të shpejtësisë, por edhe

shmangien nga kundërvajtjet e tjera.

Nga të dhënat statistikore për periudhën

e njëjtë kohore njëmbëdhjetëmujore

të vitit të kaluar (2015)

krahasuar me periudhën e njëjtë

të këtij viti (2016), vërehet ulje e

aksidenteve, kryesisht tek ato me

fatalitet që po ashtu ka qenë edhe

objektiv i policisë.

Korrupsioni

Korrupsioni është një dukuri

shumë negative në të gjitha

sferat e jetës në Kosovë. Në

çfarë mënyre luftoni përfshirjen

e korrupsionit në Policinë e

Kosovës dhe cilat janë ndëshkimet

për policët që kapen

duke u korruptuar?

Daut Hoxha: Policia e Kosovës

po punon me intensitet të madh

në parandalimin dhe luftimin edhe

të veprave penale që ndërlidhen

me korrupsionin dhe që janë të

specifikuara në Kodin Penal të

RKS-së.

Policia e Kosovës me njësitë apo

drejtoritë kompetente që trajtojnë

këtë problematikë dhe në bashkëpunim

edhe me departamentet

dhe agjencitë e tjera relevante

shtetërore, Inspektoratin Policor

të Kosovës (IPK) ka ndërmarrë

dhe është duke ndërmarrë

veprime konkrete ku edhe janë

shënuar rezultate konkrete.

Rastet e natyrave të tilla korruptive

pavarësisht a iniciohen

nga zyrtarët kompetentë, palë

të ndryshme ankuese apo të

tjerë, policia i trajton me seriozitet

të madh dhe veprime të

vazhdueshme ligjore ndërmerren

në koordinim në funksion

të garantimit të zbatimit të ligjit.

Masa ligjore ndërmerren ndaj të

gjithëve pa dallim dhe pavarësisht

se çfarë roli apo funksioni

kryejnë. Nuk do të lejohet që individë

të caktuar ta zbehin apo

lëndojnë imazhin e shkëlqyer

të Policisë që kemi krijuar

ndër vite me shumë mund dhe

sakrificë.

PRANVERË 2017 VOTRA magazine.com 55

Intervistë me përfaqësuesin e shoqatës shqiptare “Shqiponja” në Reggio Emilia në Itali

Klodian Cami: Bashkim, atdhedashuri,

midis shqiptarëve në botë

Luljeta Lamçe

TIRAnË, SHQIPËRI

S

hoqata “Shqiponja”

radhitet ndër

të parat shoqata

shqiptare të krijuara

në Itali pas viteve ’90. Nisi si

një nismë me 18 vetë, por që

gradualisht u rrit për t’u bërë një

shoqatë me themele të forta, e

cila ka si synim të sajin bashkimin

e emigrantëve shqiptarë

në Itali dhe simotrave të kësaj

shoqate në botë. Mësimi i gjuhës

amë për fëmijët e emigrantëve

në Itali është një ndër qëllimet

kryesore të kësaj shoqate,

bashkë me përcjelljen e vlerave

shqiptare, si dhe dhënia e

ndihmës komunitetit për ku të

jetë nevoja..

Z. Cami, ju jeni një ndër

themeluesit e shoqatës shqiptare

“Shqiponja” të Reggio

Emilia-s në Itali, ç’mund të na

thoni në lidhje me vizionin e

kësaj shoqate?

Shoqata “Shqiponja” radhitet

ndër të parat shoqata shqiptare

të krijuara në Itali pas emigrimit

në vitet ‘90. Siç dihet, për shumë

vite me radhë, shqiptarët nuk

kishin asnjë lloj organizimi dhe

përfaqësimi mes tyre, si mes

vetes, ashtu edhe nga shteti.

Shoqata “Shqiponja” u zyrtarizua

me datë 30 shtator të 2010-s.

Në fakt, si ide ishte shumë më

e kahershme, por vështirësitë

bënë të sajën. Idetë ishin mes

çdo shqiptari, por në fakt, në

grupin nismëtar ishim vetëm 18

veta për t’u shtuar gradualisht

dita-ditës.

Si lindi ideja për të krijuar këtë

shoqatë?

Idetë ishin pjesë e çdo shqiptari

për t’i përçuar edhe në vendin

ku jetojmë kulturën tonë shqiptare

dhe gjuhën shqipe. Ato vite,

shqiptarët sa kishin filluar të integroheshin

dhe të çliroheshin nga

e kaluara e tyre emigruese e 10-

15 viteve të para sipas parimit që

të mblidhnin para e të ktheheshin

doemos në vendlindje. Familjet

shqiptare filluan të bashkoheshin

me njerëzit më të shtrenjtë,

gratë, prindërit e tyre dhe fëmijët

në Itali, gjë që çoi në krijimin e

komunitetit tonë aty. Ideja u bë

realitet vetëm pasi komuniteti

ynë këtu kuptoi se të përçarë nuk

fitohej asnjë e drejtë.

A janë të interesuar emigrantët

shqiptarë të bëhen anëtarë të

kësaj shoqate?

Emigrantët shqiptarë janë shumë

të interesuar të marrin pjesë në

aktivitetet tona, pra të anëtarësohen

në shoqatë. Janë të shumtë

ata që anëtarësohen, por, po

ta analizosh ate me numrin

total të komunitetit tonë në Itali,

përqindja ngelet e dobët. Arsyeja

mendoj unë nuk është vullneti

për t’u anëtarësuar pranë nesh,

por mentaliteti ynë në lidhje me

shoqatat vullnetare.

Cilat janë aktivitetet kryesore

që organizohen nga shoqata

juaj dhe cili është qëllimi i

këtyre aktiviteteve?

Me nismën dhe punën e pandërprerë

të shoqatës sonë dhe

falë vullnetit te tre mësuesve

vullnetarë që profesionin e tyre

e ushtrojnë me shumë pasion,

u mundësua mësimi i gjuhës

56 VOTRA magazine.com

PRANVERË 2017

shqipe. Kurset e gjuhës shqipe

jane në vitin e tyre të dytë dhe

mungesa e dorës së shtetit amë

na i vështirëson më së shumti

përpjekjet tona, sepse është e

rëndësishme njohja zyrtare e

këtyre kurseve, për të inkurajuar

më shumë si besimin e prindërve

të fëmijëve, por edhe për të rritur

cilësinë dhe nxitjen e mësuesve

vullnetarë në shërbim të komunitetit

tonë në Itali.

Kemi pasur furnizime me tekste

shkollore nga ambasada shqiptare

e drejtuar nga z Neritan

Ceka, por pas tij kemi një rënie

të cilësisë së marrëdhënieve me

drejtuesit e rinj të ambasadës.

Ka pasur edhe nisma të veçanta

më parë, por pa sukses. Arsyeja

janë vështirësitë në organizim.

Shqiptarët bëjnë punë me

orare të stërgjatura dhe gjejnë

vështirësi të shoqërojnë fëmijët e

tyre që të marrin pjesë në kurset

tona, ndonëse te gjitha janë

falas. Aktivitetet kryesore që

shoqata jonë organizon çdo

vit, janë festa kombëtare e 28

Nëntorit dhe e 17 Shkurtit, data

historike të tjera që përkujtojnë

Çamërinë dhe qytete të tjera

historike si Lidhja e Prizrenit. Ne

gjithashtu ndihmojmë emigrantët

dhe familjet shqiptare për sa u

përket dokumenteve dhe rinovimit

të tyre. Këshillojmë përmes

avokatëve tanë për problematika

të ndryshme se si të orientohen

drejt një zgjidhjeje sa më reale

dhe me më pak kosto.

Organizojmë eskursione të

ndryshme me fëmijët shqiptarë

jashtë qytetit ku jetojmë dhe më

kryesorja është se gjithë shërbimi

ynë si grup, ofron shërbime

falas, jo vetëm për shqiptarët,

por edhe pranë qendrave që

ushqejnë njerëzit në nevojë, si

Caritas etj., në shenjë solidariteti

me ta.

Po aktivitete të veçanta vetëm

për fëmijët a organizohen nga

shoqata juaj?

Për fëmijët një pjesë janë sporadike,

lojëra të rastit, ekskursione

pranë lumenjve dhe parqeve,

ndonjë lojë futbolli për zbavitje.

1 Qershorin e bëjmë në bazë

të traditës shqiptare si dita e

fëmijëve. Në festat e ndryshme

patriotike u mesojme recitim

dhe teatër Aktiviteti më i suksesshëm

yni është një ekip

futbolli dhe që prej tre vitesh jemi

të parët në listë. Deri vjet luanim

në nivel qarku, sivjet jemi ngjitur

në nivel krahinor që këta i thonë

‘Reggione’ dhe synojmë që vitin

e ardhshëm të luajmë në Serinë

C në nivel kombëtar.

A mund të na flisni për objektivat

që keni ju në lidhje me të

ardhmen e kësaj shoqate?

Në botë mbajmë lidhje dhe

bashkëpunojmë me shumë

shoqata simotra dhe ndonjëherë

bëjmë edhe takime të drejtpërdrejta,

por në shumicën e

rasteve lidhjet me disa i mbajmë

vetëm përmes rrjetit social FB .

Por, megjithatë kemi pasur

edhe raste takimi të mirëfilltë

të takohemi si staf, siç është

rasti i vizitës sonë në në Athinë,

në Greqi, për të shkëmbyer

përvojat tona mes nesh.. Këto

bashkëpunime më shumë i kemi

organizuar në rrafshin e federatave,

pasi shoqata jonë ka dy

vite që është pjesëtare e federatës

së shoqatave shqiptare

të Italisë, ku ne kemi nderin të

jemi jo vetëm anëtarë të rëndësishëm

të saj, por edhe bashkëkrijues.

Cili është mesazhi i shoqatës

juaj për të gjithë shqiptarët e

diasporës?

Mesazhi ynë per diasporën

është vazhdimi i fjalëve të Skënderbeut:

“Bashkim, sakrificë,

punë, atdhedashuri, arsim,

kulturë, vendosmëri, tolerancë”,

virtyte këto të domosdoshme

për të krijuar një qenie sa më

humane dhe të plotësuar.

PRANVERË 2017 VOTRA magazine.com 57

58 VOTRA magazine.com

PRANVERË 2017

PRANVERË 2017 VOTRA magazine.com 59

Foto: Vito Photography

Si ia arrin Elvana Tufa,

të jetë një grua e plotësuar,

një nënë e përkushtuar

dhe një bashkëshorte e devotshme

Sashenka Ndreka

TIRAnË, SHQIPËRI

1. Një çift në karrierë (mjaft

të suksesshme) dhe me 5

fëmijë. Për këdo që e dëgjon

tingëllon çuditshëm! Po për

ju si është jeta e shumëzuar

me shtatë?

E. Zaimi: Është një

përditshmëri e lodhshme, një

“maratonë” rraskapitëse, që

s’ka të mbaruar e s’dihet kur

do të mbarojë. A do të mbarojë

ndonjëherë? Shqetësimet

shtohen me rritjen e fëmijëve,

sipas natyrës së moshës

së secilit; përqendrimi e

përkushtimi ndaj tyre kërkon

gjithmonë vëmendje dhe e

gjitha kjo është një sforcim

i vazhdueshëm, përpjekja

për durim, për vetëkontroll.

Kjo është pjesa realiste,

pragmatike. Tani ne po prekim

vërtetësinë e një fjale të urtë

dibrane “Me rritë nji cullë,

asht si me ngrehë nji kullë”.

Bukuri. Ne kemi për të ngritur

5 kulla(!). Paralelisht, na

duhet t’u përmbahemi fort

detyrimeve tona profesionale,

standardeve, me gjasë, të

jetës akademike universitare,

sikundërse projekteve të

vazhdueshme përkthimore.

Po kështu dhe im shoq, i cili

midis universitetit, Institutit

të Studimeve që drejton dhe

familjes, duhet ta gjejë kohën e

pakët për të shkruar, lexuar e

përkthyer, kohë të cilën gjithë

e më fort ka filluar t’ia marrë

gjumit.

Miqtë e të njohurit tanë

shpesh perceptojnë vetëm

anën ekzotike e romantike

të gjërave. Sa bukur, thonë,

me 5 kalamaj, shtëpia plot,

60 VOTRA magazine.com

PRANVERË 2017

variacione pa fund... lum si

ju, çfarë gallate! Sigurisht që

po, është dhe kjo pjesë, më

e bukura, më shpërblyesja.

Ka momente argëtimi që na

shkulin gazit, na mahnitin, na

bëjnë të mendojmë, shkurt

na japin forcë e kurajë duke

na bërë më të ndjeshëm

e të lumtur, ndonëse të

dërrmuar. Por shpesh, ata

që perceptojnë vetëm këtë

anë të medaljes, harrojnë

kryesoren: ç’do të thotë të

rrisësh fëmijë sot në Shqipëri.

Harrojnë se me çfarë të

takon të përballesh, duke

nisur nga niveli parashkollor,

shkollor e universitar, mandej

harrojnë se ç’do të thotë

të përballesh me nivelet e

shërbimeve shëndetësore,

arsimore, edukative, të mos

përmendim mungesën e

hapësirave të mjaftueshme të

banimit, shëtitjeve, ushtrimit

të aktiviteteve fëminore,

argëtimit. E mbi të gjitha, ajo

që të trishton, është mungesa

e një perspektive për të

nesërmen e këtyre fëmijëve

në këtë vend, mungesa e

sigurisë për një ambient të

qetë social. Kjo na bën t’u

përkushtohemi më shumë,

t’u rrimë afër, të plotësojmë

boshllëqet dhe cilësinë e

dobët të paketave arsimore,

t’i mbajmë nën një kontroll

të vazhduar të higjienës

mendore e shpirtërore.

2. Si arrin ta menaxhosh

kohën, të merresh me

mësimdhënie, të përkthesh,

të redaktosh, të jesh nënë e

grua e përkushtuar?

Gjithçka arrihet përmes

planifikimit dhe riplanifikimit

Agron Tufa, letër surprizë për gruan e tij

Vanushja ime e shtrenjtë,

është një orë e pazakontë për të shkruar dhe, akoma më e pazakontë,

për të shkruar një letër për ty. Rëndom, me shtimin e

fëmijëve dhe rritjen e tyre, vendin e dikurshëm të letrave tona e

zunë mesazhet operative në celular – lista monokolonë porosish

për tranguj, domate, karota, bukë, ilaçe, pije e ushqime të tjera –

të vetmet “pusulla dashurie”.

Ora po i afrohet katrës së mëngjesit. Bëra kontrollin e zakonshëm

në dy dhomat ku flenë fëmijët tanë: si gjithmonë, jorgani ka shkarë ose e kanë hedhur mënjanë.

Qesin shqelma përgjumësh ata... se s’bën... Tërë shtëpia jonë, me pikëzimet e buta shumëngjyrëshe

të dritave zbukuruese të festave të fundvitit kundërmon gjumë të thellë dhe ëndrra.

Konturet e orendive, edhe ato të tulatura në përgjumje, ngjajnë si ndoca magë të përralltë.

Është bash ora kur shfaqen ëndrrat “profetike”. Temperatura ka zbritur në 12 gradë. Por kam

ndezur oxhakun tashmë. I pastruar nga hiri, brenda xhamit të oxhakut përpëliten e kacafyten

gjela flakësh të vrullshme. Shpejt nxehtësia do të thithet nga dhomat ku flini ju, temperatura

do të ngrihet, ndërsa unë do të ruaj zjarrin, ta mbaj gjallë, derisa fëmijët të ngrihen si të pirë

nga gjumi, me sytë plot sklepa.

Tani që po të shkruaj, jashtë po bie sërish dëbora që pati nisur në mbrëmje. E vetmja, e rralla,

dëbora e sivjetshme, qe si një shpërblim bujar për fëmijët, që na luteshin, na përgjëroheshin

t’i çojmë në Dibër (sidomos Shendi) këto ditë të zgjatura e të detyruara pushimesh. Nesër i

nxjerrim sërish “të dehen” me bardhësinë e butë, përpara se ajo të shkrijë.

Vanushe e dashur,

Teksa vërtitem si një shaman mes “perandorisë” sonë të vogël, të përpirë nga gjumi, ndiej

se sa vështirë do ta kemi, sa gjatë, dhe sesa varet ajo prej nesh. E qetë dhe e shqetë, gazmore

e problematike, çlodhëse e acaruese, shpërblyese e sizifiane, kjo “perandoria” jonë e vogël na

i përpin, në fakt, na i thith e i shteron energjitë tona çdo ditë, por ama, dashurisht, mallëngjyeshëm,

“me pambuk”. Epo, me sa duket, zemër, kjo është Jeta, me gjasë, e zhveshur nga

metafora e për të cilën, dëgjova mbrëmë nga një film të thuhet një frazë patetike e kuazifilozofike:

“Jeta është luftë dhe varet se cilin ke zgjedhur në krah për ta përballuar”. Me siguri, ti

do të kishe prishur buzët me tallje, por unë po abstragoj nga forma për hir të thelbit të saj të

vërtetë. Sa për meditim.

Të kujtohen kohët e para të lidhjes sonë? S’kishim asgjë, përpos vetes tonë. Nga tarraca e

kafe-restorant “Begeja” (ka qenë pranverë e vitit 2002), duke kundruar panoramën që hapej,

me një pyll të lartë e të dendur pallatesh, të thashë:

- A s’të vjen çudi, Vanush, që nga këto mijëra e mijëra pallate, në asnjërin prej sosh nuk ka një

apartament tonin?

Dhe përgjigjja jote:

- ...Po nga gjithë ky lumë i pandërprerë makinash, atje poshtë, s’të duket çudi, që asnjëra

s’është e jona?

Tani i kemi të gjitha këto dhe kjo habi nuk është më aktuale. Tani, të zhytur kokë e këmbë

në një realitet tjetër, merremi jo me artin e habisë, por të harmonizimit të situatave, artin e

kontrollit të tyre, ruajtjen e ekuilibrit të njëri-tjetrit në rrethrrotullimin marramendës të ditëve

të ngarkuara me kundërgoditje. ...Si atëherë kur ty të kosit lodhja e shembesh në divan. Si

atëherë kur të gjej pasmesnate në studio, me kokën e fjetur, rrëzuar mbi tastierë. Si atëherë

kur të gjej të dëshpëruar e të pafuqishme nga shkumëzimi i panënshtrueshëm i fëmijëve në

orën e tyre të marrëzisë. Na duhet të përsosim një art, kryesisht fashitës, zbutës, shtensionues

midis egove të brishta e lehtësisht të cenueshme të fëmijëve tanë.

Të vegjlit janë kokëngjeshur, të egër, bishëza të vogla, të dashura, acaruese, të dhembshura.

Na duhet, veç të tjerash, të shpikim, të përftojmë përvjedhtazi edhe romantikën tonë. Le të

vazhdojmë t’i dërgojmë njëri-tjetrit mesazhe të fshehta: “Ke mundësi me u përvjedhë, pa rënë

në sy, sa për një takim 10 minutësh në kafe, poshtë pallatit?”. Dhe sigurisht, për 10 minuta,

perandoria jonë e vogël nuk kanoset të shembet nga kryengritjet e rebelimet e brendshme. Atje,

midis tyre, e dimë, nuk e sosim dot deri në fund asnjë fjali nga ndërhyrjet e shumta. E ke menduar?

Kjo ka ndikuar, me sa duket, në stilistikën e komunikimit në shtëpinë tonë: e ke vënë re

që te ne flitet me fjali të shkurtra, njërrokëshe, imperative? Na duhet të sajojmë truke të reja...

Habitem, Vanush, si fluturuan kështu 15 vite të jetës sonë familjare. Më duket si të ishte dje.

Sikur ende nuk e kemin filluar atë më të madhen, kulmin, të qenët i ngopur me ty... dhe ti je

po aq e mrekullueshme, po aq e freskët, po aq e bukur dhe shpirtërore, sa në njohjen tonë të

parë, kur unë nuk ngopesha duke të parë, derisa thashë atë frazën profetike: “Ti ke fytyrën e

nuses sime të ardhshme...!”

Me ty ia vlen, Vanushe... me ty i dilet mbanë kudo dhe kurdo.

11 janar 2017

PRANVERË 2017 VOTRA magazine.com 61

të rreptë të agjendës javore,

ditore, rast pas rasti. Të

llogarisim sa ndihmë shtesë

kemi nga gjyshërit, e nëse jo

(siguri asnjëherë nuk ka), të

dublojmë njëri-tjetrin me tim

shoq. Mjafton njëri nga fëmijët

të sëmuret dhe çdo agjendë

e planifikuar shkërmoqet.

Atëherë duhet kaluar në

“planin B” etj., për shkak se

auditori nuk para pyet për

arsyet pse nuk paraqitesh në

leksion. Për asnjë arsye. Me

përkthimet është më ndryshe.

Është rëndom ajo hapësirë

e brishtë kohe që ka zënë

të hollohet vazhdimisht, e

cila fillon fill pasi i kemi vënë

fëmijët të flenë. E gjithë koha

tjetër, para kësaj, është e tëra

në shërbim të fëmijëve.

3. Fëmijët ishin të planifikuar

apo dhuratë e fatit?

Kanë qenë të planifikuar

vetëdijshëm dhe, pandaras me

këtë, padyshim, edhe dhuratë

e fatit. Kjo e fundit peshon

si ca më rëndë, apo jo?

Sepse “dhurata e fatit” është

përmbushja e vullnetin hyjnor,

pa të cilin çdo “planifikim” do të

dilte i pavlefshëm.

4. Po abort ke menduar

ndonjëherë?

Larg o Zot! Në këtë pikë unë

jam një femër tradicionale dhe

njëmend e konsideroj abortin

si një ndër llojet më të ulëta të

krimit. Nuk jam në gjendje as

ta imagjinoj se si do të ishte

jeta jonë pa njërin nga pesë

fëmijët. Makabre.

5. Sa mendon ta çosh

numrin e fëmijëve?

Ndiejmë se e kemi ngarkuar

jetën tonë familjare aq sa

nuk kemi më mundësi t’u

përgjigjemi pa sforco këtyre

fëmijëve që kemi. Sepse

gjithçka varet nga kushtet

ekonomike, niveli i mirëqenies,

pikërisht aty ku na lë në baltë

realiteti ynë. Në kushte të tjera,

si të shoqërive perëndimore

euro-amerikane, do ta kishim

vazhduar zgjerimin e familjes,

ndoshta deri në dyfishim.

6. Të gjithë fëmijët kanë emra

shqiptarë dhe kuptimplotë (e

rrallë në ditët e sotme), pse

kjo zgjedhje?

Jemi shqiptarë. Kemi një

identitet. Duhet të jemi krenarë

për këtë identitet, ta mbrojmë

e jo ta zhveshim në pikëtakim

me botën e huaj. Rrjedhimisht,

si prindër që punojmë e

krijojmë me lëndën më

identitare shqiptare, gjuhën,

edhe fëmijët duhet të mbajnë

këtë shenjë të identitetit të

gjuhës së tyre amtare. Dhe

mundësitë për të shprehur

emra të bukur shqip, ka sa të

62 VOTRA magazine.com

PRANVERË 2017

duash. Sepse identiteti fillon që

tek emri. Shqip, pra, natyrshëm,

harmonishëm, bukur e pa

komplekse.

7. Titullin e cilit roman do t’i

vinit familjes suaj?

Më e sigurt jam për tipin e

romanit: ai, deri në këta kapituj

ku jemi, është padyshim

një “roman dadaist”, sepse

po kalojmë mbi një dekadë

“dadaizëm familjar”. Titulli? Më

për shtat i shkon një titull realist:

“E frikshme dhe e bukur”.

8. “Pas çdo burri të suksesshëm

fshihet një grua e fortë”. Si

është të jesh gruaja e fortë e

një burri të suksesshëm?

Duke qenë se unë jam

e përfshirë jo vetëm

emocionalisht në aktivitetin

krijues të tim shoqi, por edhe

profesionalisht, për vetë natyrën

e formimit tonë të përbashkët,

atëherë shkalla e përfshirjes

në mbështetjen e tij është

jashtëzakonisht e madhe. Nëse

kjo afri “të përbashkëtash” më

krijon lehtësi, atëherë karakteri

impulsiv e i kreshpëruar i

karakterit të Agronit ta bën

të vështirë. Tekstet e tij si

në prozë, poezi, përkthim,

publicistikë etj., kalojnë vetvetiu

përmes meje, jo vetëm si

lexuesja e parë, por dhe

si redaktorja, korrektorja e

recenzentja e parë. Dhe duhet

fuqi e kthjelltësi argumentuese

që bindin, sikundërse dhe

besim nga ana e tij, besim

të cilin, për fat të mirë, ai e

ka pasur gjithmonë. Duhet t’i

përshtatem ritmit të tij, që është

gjithnjë një ritëm i ethshëm, i

lartë, edhe në periudhat më të

vështira.

9. Po marrëdhënia në çift a

ka ndryshuar pas ardhjes së

fëmijëve?

Si çdo lidhje me një familje të

madhe, marrëdhënia jonë në

çift ndërkalon nga një cilësi në

një cilësi tjetër të re, në akord

me rritjen e përgjegjësive dhe

përballimin e tyre. Jemi një çift

që vështirësitë vetëm se na

afrojnë, na bëjnë më solidarë,

rrjedhimisht më intimë.

10. Çfarë prirjesh kanë më

shumë fëmijët? A mendoni

se kombit po i vjen Agron

Tufa Junior?

Secili prej tyre ka karakter

të veçantë, të dallueshëm

qartë nga tjetri. Unë me

shaka them përherë se në

shtëpinë time kam 5 universe

paralele. Ndoshta është ende

herët për të dalluar ndonjë

prirje të dukshme (që të mos

jetë pasion i përkohshëm),

por në këtë fazë të moshës

mund të hamendësohen disi.

Vesa, për shembull, është tip

që i pëlqen të rrijë e veçuar,

e patrazuar me fanatizmat

e saj, muzikën dhe leximet,

ndërsa mezi pret t’i vijë dita

kur ka basketboll. Kjo nuk

do të thotë se ajo mund të

bëhet një basketbolliste e

famshme. Sikundërse dhe

Shendi, i papërmbajtshëm,

i zhurmshëm e hiperaktiv

frekuenton futbollin dhe

lexon kryesisht enciklopeditë

moshore për kuriozitete

historike, gjeografike, kafshë,

kozmos e shkenca. Bubulina

është një “perfeksioniste”,

nxënëse e dhjetës, me

përgjegjësi dhe e pavarur,

thuajse një fëmijë ideal, e cila

është përpirë kokë e këmbë në

mësimin e pianos, madje me

mjaft sukses, aq sa na detyroi

të “shtrëngojmë rripin” dhe t’i

blejmë piano për ditëlindjen

e dhjetë të saj. Niku (Fisniku)

është një natyrë e pavarur,

skrupuloz, sa i sjellshëm,

aq dhe “kryengritës”, me një

aftësi të rrallë për të shprehur

nuanca të holla të emocioneve

të veta. Më i vogli, Agu (Agzoti)

është një fëmijë diellor, i cili,

siç më duket mua, po shijon

gjithë ëmbëlsinë, vëmendjen

dhe kujdesin e të tjerëve dhe

e reflekton me karakterin

lojacak, gjeste e truke të

lazdruara, duke ndezur një

show gazmor në krejt familjen.

A do t’i ngjajë ndonjëri të atit?

Nuk e di kush, nga vajzat apo

djemtë. Ndoshta jo në atë

kuptim kulturor... nuk është e

thënë të trashëgohet dhuntia.

Këtë koha do ta tregojë.

11. Cilat janë planet më të

afërta të familjes Tufa?

Ne, siç kemi folur më lart, nuk

bëjmë dot plane afatgjata.

Duam të ndryshojmë diçka,

padyshim. Mendojmë të

krijojmë një rregullsi në

përmbushjen e detyrimeve

javore, që të premteve të

largohemi si familje deri të

dielën nëpër qytetet shqiptare

veri-jug ose Maqedoni,

Kosovë, Mal i Zi. Thjesht, për

t’i larguar fëmijët dhe veten

nga monotonia dhe për t’i

mësuar me lëvizjen.

12. Po një këshillë për nënat

që bëjnë planifikim familjar?

Nëse planifikojnë diçka, duhet

ta duan atë, ta dinë se ç’duan

e pse e duan dhe, sidomos të

jenë realiste të pamëshirshme

me veten. Të mos harrojnë për

asnjë çast se ku jetojnë, në

çfarë kushtesh e me se do të

duhet të përballen.

PRANVERË 2017 VOTRA magazine.com 63

Si t’i bëni fëmijët,

të lexojnë më shumë

Xhemalije Kajushi

NEW-YORK, AMERIKË

M

argaret Fuller

ka thënë:

“Një fëmijë

që lexon

sot është lideri i së nesërmes!”

Prandaj prindërit duhet të përdorin

çdo mënyrë që t’i mësojnë fëmijët

të lexojnë që të vegjël. Aftësia e

të lexuarit të një fëmije është një

faktor i rëndësishëm për suksesin

e tyre në shkollë dhe në punë,

sepse jo vetëm u hap një botë të

tërë imagjinative, por edhe ndikon

direkt në formimin mendimeve të

tyre dhe të të shprehurit. Statistikat

tregojnë që rreth 40% e

fëmijëve të vegjël kanë vështirësi

për të lexuar, prandaj sa më herët

t’i ndihmojnë prindërit aq më mirë

është!

E në qoftë se përsëri hasin

vështirësi, atëherë fëmijët duhet

të dërgohen te specialistët për

vlerësim, por jo pa u përpjekur

vetë njëherë.

Fëmijët mësojnë të lexojnë duke

luajtur, duke folur, duke kënduar,

prandaj do të përshkruaj disa

mënyra si ta ndihmoni fëmijën tuaj

të lexojë:

1- Lexoni libra nga më të ndryshmit!

Mos u përqendroni vetëm në

një lloj apo temë! Leximi i librave

të ndryshëm stimulon imagjinatën

e tyre dhe i ndihmon në gjetjen e

llojit të librave që ju pëlqen.

2- Gjeni një vend të veçantë për të

lexuar, qoftë të ulur në një karrige

kolovajzë, një kolltuk, një divan

ose edhe në krevat të mbështetur

mbi jastëkë. Në këtë mënyrë jo

vetëm që fëmijët do të lexojnë,

por edhe do të afrohen edhe më

shumë me juve!

3- Caktoni një kohë të caktuar

për të lexuar së bashku! Por kur

fëmijët të mësojnë të lexojnë vetë,

secili nga ju mund të lexojë më

vete! Fëmijët mësojnë duke parë!

4- Shkoni së bashku në librari të

lexoni dhe blini ose porositini librat

së bashku!

Mund edhe të dhuroni libra për

ditëlindje, festa etj. Sidomos për

nipat dhe mbesat është dhurata

më e bukur! Gjithashtu, mund të

jepni një kartë të mbushur me

para si dhuratë për ta harxhuar

vetëm te dyqani i librave. Por

mund dhe të blini libra për fëmijë

edhe për gjyshet dhe gjyshërit që

të kenë libra për të lexuar me nipat

dhe mbesat e tyre kur shkojnë

për vizitë tek ta!

5- Diskutoni mbi librat që keni lexuar!

Përsërisni ngjarjet, mësimet

që keni nxjerrë, shkaqet dhe pasojat,

por edhe fjalë të veçanta që

janë përdorur në libër! Kjo ndikon

direkt në zhvillimin e të menduarit

kritik të fëmijës.

6- Mundohuni të krijoni një

bibliotekë të veçantë për fëmijën!

Qoftë një sirtar i veçantë në bibliotekën

tuaj, ose një raft më vete

vetëm për të!

7- Kur t’ju duhet të largoni fëmijët

nga lojërat elektronike në mënyrë

që të lexoni ndonjë libër së

bashku, mos përdorni forcën, por

bindjen dhe lojën.

Kjo do të krijojë një botë me vete

për ta dhe është vërtetuar që

fëmijët që lexojnë që të vegjël janë

më pak të prirur të luajnë lojëra në

kompjuter.

Lexim të këndshëm!

64 VOTRA magazine.com

PRANVERË 2017

Grimca

nga jeta shkollore

Kristjan Dukaj

SARAJEVË, BOSNE

P

eriudha e studimeve

është koha

më e bukur në

këtë fazë të jetës

për çdo të ri, prandaj kjo periullë

përjetohet në mënyrë të

veçantë. Shkollimi i lartë është

shprehje e dëshirës për të

arritur në jetë, për të mësuar

dhe për tu njohur me kushtet

dhe mënyrën e përgatitjes më

të mirë për të jetuar dhe për të

krijuar vlera sa më të dobishme

për shoqërinë. E gjithë kjo është

e bazuar në vullnetin e individit

për një vend të merituar në shoqërinë

së cilës i takon. Çdo i ri

në realizimin e dëshirave të veta

përballët me sfida dhe pengesa

të natyrave të ndryshme, ku

njëra nga më të bukurat është

shkollimi superior universitar.

Po ashtu në realizimin e kësaj

dëshire të bukur, çdo student

dëshiron që rrugëtimin e vet të

shkollimit të lartë, ta vazhdojë në

ndonjë qendër sa më të madhe

universitare për të arritur nivelin

më të lartë të arsimimit.

Mirëpo, më se shpeshti, një gjë

e tillë varët nga rrethana dhe

kushte të ndryshme ku përveç

suksesit të deri atëhershëm në

shkollim, mundësitë materiale

janë pengesa kryesore në këtë

drejtim.

Këtë e them nga përvoja ime

personale pasi une kam qënë

laureat i shpërblimit “Pishtari”

për sukses të shkëlqyer në 12-

të vitet e para të shkollimit, nga

mungesa e mundësive materiale

u detyrova që shkollimin

superior ta vazhdoj në qendrën

më të afërt universitare pranë

vendbanimit tim, në Podgoricë.

Suksesi i arritur në studime,

ishte rezultat i dëshirës time për

të përfunduar me rezultat sa

më të mirë studimet pranë këtij

Universiteti. Kontaktet e përditshme

me kolegët, studentët

dhe profesorët nga qendra të

ndryshme nga vendet e rajonit

dhe më gjerë, madje edhe nga

Washingtoni, e kanë rritur gjithnjë

dëshirën time për të vazhduar

studimet pas universitare në

ndonjë qendër më të madhe

dhe me traditë më të gjatë.

I vetëdijshëm për mundësitë

e vogla materiale nga buxheti

familjar , unë kam shfrytëzuar

të gjitha mundësitë që të bëj

ndonjë punë, kryesisht në publicistikë,

që të vazhdoj studimet

profesionale në ndonjë qendër

tjetër dhe vendosa për universitetin

e Sarajevës.

Falë dashamirësisë së disa

miqve familjarë, të cilët më kanë

ndihmuar dhe lehtësuar vendosjen

në kushte mjaft të mira të

banimit në pajtim me kushtet e

mia materiale.

Mbaj mend mëngjesin e parë

në këtë qytetë të ftoftë, i cili për

mua u bë edhe më i ftohtë kur u

zgjova vetëm.

Nga dritarja vura re që dëbora

kishte filluar të binte dhe njerëz

të shumtë vraponin për në

punë, fëmijët në shkollë, ndërsa

unë shiqoja larg dhe mendoja

për vendin tim.

Ashtu si i hutuar, qëndrova disa

çaste tek dritarja, vështrova

qytetin e madh, i cili nuk ishte

i imi, mes miliona njerëzish

humbur në mendime. Zbrita nga

ndërtesa ku qëndroja, dhe u

drejtova për në fakultet.

Rrugës shikoja fytyra të huaja,

ndëgjoja gjuhë të ndryshme,

dhe çdo çast e më shumë më

mungonte gjuha ime, njerëzit e

mi dhe vendi im. Kur arrita në

fakultet, u përshëndeta me studentë

nga vende të ndryshme

dhe u prezantuam me njëritjetrin.

Ligjeratat nuk mbajtën gjatë, por

ishte ndjesi e mirë të ndodheshe

në një qendër aq të madhe, me

njerëz nga e gjithë bota.

Kur përfunduan ligjeratat vendosa

të eci paksa nëpër qytet dhe

ta njof më mirë vendin.

Eca disa orë, dhe ashtu i lodhur

por në të njëjtën kohë edhe i

gëzuar që po jetoja ëndrrën

time, vendosa të ulem dhe të pi

një kafe, në qendër të qytetit.

Porosita një espreso dhe vendosa

të telefonoj nënën time. Nuk

iu desh gjatë që të lajmërohet,

sikur kishte qëndruar pranë

telefonit duke pritur telefonatën

time.

Kur ndëgjova zërin e saj, diçka

lehtë dhe ëmbël më përshkoi në

zemër.

Më pyeti si kisha fjetur, si ishte

në fakultet, ndërsa unë nuk

mund të flisja nga malli.

Fjalët më kishin ngecur në fyt

dhe nuk më dilnin.

Ajo e kuptoi këtë dhe vendosi

të flasë vetë, duke ma lehtësuar

mua mallin.

PRANVERË 2017 VOTRA magazine.com 65

Dëgjoja zërin e saj dhe shikoja

në anën tjetër të rrugës, një të

moshuar, me mjekër të thinjur

duke kënduar me kitarë. Ajo

melodi e lehtë që vinte nga

jashtë, vetëm se e shtonte mallin

për njerëzit e mi dhe vendin tim.

Pasi folëm për disa minuta, e

lamë të dëgjoheshim më vonë.

Dola nga kafeneja, shikova atë

plakun me kitarë në dorë dhe

vendosa të eci nëpër qytet me

mall plot në zemër dhe me dijen

që kjo ditë do të kalojë. Ishte

kafe e hidhur, pa sheqer, jo si

ato në vendin tim.

Jeta studentore në Qendrën

Françeskane në këtë

qytet, është e organizuar

mirë.

Në shikim të parë

e kisha të qartë se

kjo qendër ka një

traditë të gjatë për

të ndihmuar rininë

studentore, kuptohet

ata me buxhet më

modest. Kushtet e

këtushme i plotësojnë

standardet e nevojshme

që studentët

të ndihen mirë ,

sidomos ata që kanë

ardhur nga vise më të largëta

siç është rasti im. Ajo që është

e pëlqyeshme për të gjithë neve

është fakti, se në këto ambiente,

studentët mund të mësojnë dhe

të përgatiten duke mos penguar

njëri tjetrin.

Pothuajse ngjashëm sikur në

famije nën përkujdesjen e

stafit drejtues të kësaj qendre.

Mirëpo, ndarja nga familja për

herë të parë, është diçka që

përjetohet me mjaft emocione

dhe është e vështirë të kompensohet

mungesa e më të afërmve

por edhe kjo është dukuri me

të cilën duhet përballur në

rrugëtimin e shkollimit.

Vlerësoj se është edhe e dobishme

përvoja që marrim

sepse duhet interesuar për ushqim,

për pastrimin e dhomës

dhe për të tjera gjëra nga jeta e

përditshme studentore.

Sidomos ditët e para janë mjaft

të lodhshme në një ambient

të ri, sepse ndryshojnë nga

hapësira që kisha lënë në vendbanimin

tim, në Malësi. Andaj,

edhe vet përshkrimi i kësaj

gjendje, domosdo, shkakton

emocione të veçanta.

Universiteti i Sarajevës është

një qendër e madhe universitare,

me traditë të gjatë e të

trashëguar nga ish Jugosllavia

në kryeqytetin e Bosnjë Hercegovinës.

Sarajeva është një qytet i bukur

me përmbajtje të shumta për

qytetarët e të gjitha moshave,

në veçanti për të rinjtë. Banorët

vendas janë mikpritës dhe të

dashur dhe u krijon mundësinë

të huajve të ndihen mirë, sikur

në shtëpinë e tyre.

Në takimet tona të përditshme

me kolegë dhe miq, ata bëhen

kureshtarë dhe duan të mësojnë

sa më shumë për vendet nga

vijmë, për shkollimin e mëparshëm,

për kulturën dhe mënyrën

e jetesës.

Çdo takim me banorët vendas

është një përvojë më tepër për

të gjithë ne që vijmë nga jashtë

me shpresën se do t’ia arrijmë

qëllimit dhe do të realizojmë

me sukses dëshirën dhe planet

tona në rrugën e arsimimit të

lartë.

Mënyra e jetesës është përafërsisht

e ngjashme me vendet

tjera të rajonit. Madje edhe

çmimet janë diku të afërta pa

ndonjë dallim të theksuar. Edhe

mentaliteti i masës së gjerë

është i ngjashëm, dhe kjo e

ndihmon individin të përshtatet

sa më lehtë.

Njerëzit janë të gatshëm të

ndihmojnë, të këshillojnë dhe

të qendrojnë pranë,

duke ia lehtësuar një

të ardhuri nga jashtë,

të përditshmen në

këto hapësira.

Ne, studentët nga

Malësia e madhe,

në Mal të Zi, ju jemi

mirënjohës të gjithë

atyre bashkëvendasve

tonë nga SHBA,

sidomos shoqatave

Malësia e Madhe nga

Nju Jorku dhe nga

Detroiti, të cilët na

kanë ndihmuar materialisht në

shkollimin tonë të deritanishëm

për gjenerata të shumta studentore.

Shpresoj se sakrificat e shumta

të familjes dhe të afërmve tanë

do ti shpërblejmë me suksese

a më të mira në shkollim dhe në

punët tona të ardhshme profesionale

në dobi të shoqërisë.

(Autori studion Marrëdhënie

ndërkombëtare dhe diplomaci

(master), Universiteti i Sarajevës)

66 VOTRA magazine.com

PRANVERË 2017

PRANVERË 2017 VOTRA magazine.com 67

Mënyrat se si kopshtaria

Flamur Semaj MD

Cleaveland, Ohio, AMERIKË

ndikon në

përmirësimin

e shëndetit

S

tudimet me të

fundit shkencore

tregojnë se kopshtaria

ka ndikim

pozitiv te njeriu:

Truri: çuditërisht, natyra

përsëritëse e kopshtarisë (ujë,

krasitje, bimë) nxit sistemin

nervor dhe rrit krijimtarinë.

Kujdesi për një farë që rritet

na ndihmon të përqendrohemi

kur mësojmë, gjithashtu na

forcon dhe kujtesën. Sa më

shumë që të mbjellim tani, aq

më e mprehtë do të qëndrojë

mendja jonë. Kujdesi ditor

ndaj bimëve ul rrezikun e sëmundjeve

nervore në 36%.

Zemra: Pas një kohe të

shkurtër prej 7 minutave rreth

gjelbërimit, presioni juaj i gjakut

ulet. Nëse kjo kohë gërshetohet

me ushtrimet fizike,

atëherë do të kemi një jetë

më të shëndetshme. Njerëzit

të cilët punojnë në kopshtin e

tyre për 2 orë në javë, reduktojnë

shanset e atakut të zemrës

në 27%.

Marrëdhëniet: Të qenët afër

bimëve është njësoj si të

mbjellësh marrëdhënie me të

tjerët. Studimet kanë treguar

se kopshtarët mund të jenë

më të dashur në lidhje me

familjen, shoqërinë dhe të

huajt. Gjithashtu, ata janë më

të prirur të ndërtojnë lidhje të

forta sociale.

Alergjitë: Papastërtia dhe të

bashkëjetuarit me bakteret,

çuditërisht janë një gjë e mirë

kur vjen puna te luftimi i trupit

ndaj alergjisë. Kur bashkohen

në lëkurën tuaj ose thithen

nga mushkëritë, bakteret e

shëndetshme të tokës mund

të ndihmojnë në përforcimin

e sistemit tuaj imun. Aftësitë

antiinflamatore ndihmojnë në

luftimin e simptomave të alergjisë

si teshtima, irritimi i fytit

dhe astma.

Gjendja shpirtërore: Të

dashuruarit pas luleve janë

simbolikisht ‘gota gjysmë

e mbushur’. Ky optimizëm

përkthehet në nivele të ulëta

të hormoneve të stresit, të cilat

do të thonë më pak ankth, një

natyrë optimiste dhe një kuptim

i lartë i vetëvlerësimit.

68 VOTRA magazine.com

PRANVERË 2017

Lavandra, kënaqësia që të dhuron kjo

lule e shëndetshme dhe plot aromë

Idriz Harlicaj,

Specialist bujqësie

KOPLIK, M. MADHE, SHQIPËRI

P

ranvera vjen

e bukur dhe

shumëngjyrëshe,

me aromë lulesh

dhe ngrohtësi dielli. Nëpër

tokën e shkrifët prej akullit të

shkrirë fillojnë të dalin bulëzat

e para dhe farat e luleve

depërtojnë vendeve, qofshin

ato luleborat e Shkodrës që

lulëzojnë bordurat ose edhe

lulet aromashumë që mbushin

ajrin në netët e vona si tuberose

(Polianthes tuberosa),

trumbetat e engjëjve( brugmansia),

lulja e hënës, jasmine(

cestrum nocturnum) etj.

Në këtë artikull do të flasim

për një lule që përdoret që

nga sapuni e deri te çaji, lule

lavandrën, e cila përmblidhet

nga 450 llojet e saj. Lavandra

është një lule delikate dhe e

ëmbël, por që fsheh një bimë

të fortë pereniale që i reziston

thatësirës e që është ëndrra e

çdo kopshtari.

Ajo është një domosdoshmëri

nëpër kopshte e lulishte qofshin

ato lavandula angustifolia,

lavandula intermedia apo

lavendula dentata. Lavandra

franceze dhe spanjolle dallohet

për lulet si flutura në krye

të një xhufke, të cilat lëshojnë

një aromë si kamfor. Ato e

tolerojnë jo vetëm thatësirën,

por edhe lagështirën, prandaj

ato janë të përsosura në pothuajse

çdo zonë. Lavandra e

do ngrohtësinë e diellit, prandaj

ajo kërkon të paktën 8 orë

diell të plotë në ditë.

Toka duhet të jetë e kulluar,

si dhe nëse mbulohet

me zhavorr ose guaska të

copëtuara, lulet do të marrin

edhe më shumë diell e toka

do të kullojë më mirë. Nuk

është e nevojshme t’u hidhet

pleh sepse këto lule janë më

të shëndetshme në tokë të

papasur. Nëpër vazo mund të

kombinohen me lule të tjera

që e përballojnë thatësirën.

Çdo pranverë pastrojini

kaçubet e lavandrës nga

degët e vdekura dhe pasi të

lulëzojnë krasitini në formën

që dëshironi. Të gjitha llojet

e lavandrës mund të përdoren

në ushqim dhe një

nga sekretet e natyrës se kur

janë në kulmin e aromës dhe

freskisë është kur bletët zënë

vend në to. Duket sikur vetë

natyra është në harmoni me

lavandrën.

Më të preferuarat nga kopshtarët

janë:

1- ‘Grosso’ Ky lloj francez

është më aromatiku dhe meqë

ka një trung të gjatë, duket

dramatik në buqeta.

2-‘ Nana Alba’ Lulet e bardha

dhe të dëlira shfaqen të shndritshme

si perla nëpër vazo

apo bordura.

3- ‘Ninulla blu’ Kjo bimë e qëndrueshme

çel lule të gjata në

mes të verës. Provojeni këtë

specie angleze me aromë të

dashur në një vazo të madhe.

4- ‘Guri i çmuar mbretëror’

Tufëz me lule të vogla blu të

errët, të cilat çelin në verë,

por që zgjasin shumë, janë

zgjedhja numër një për të

krijuar buqeta të freskëta ose

të thata.

5- ‘Madridi Blu’ Një lloj lavandre

spanjolle që çel herët, të

cilat kanë një xhufkë të bardhë

mbi lulen blu në vjollcë.

6- ‘Otto Quast’ Një tip tjetër

spanjoll me gjethe të pastra e

të radhitura bukur ngjyrë gri

në jeshile dhe me petalet në

krye në formë krahu. Këputini

këto lule që të dalin të tjera.

PRANVERË 2017 VOTRA magazine.com 69

Vini fëmijët në gjumë herët që të rriten,

të zgjuar, të lumtur dhe të shëndetshëm

Drenusha Hasani

PrishtinË, kosovË

Gjumi përkufizohet

si një gjendje me

vetëdije të ndryshuar

ose të pjesshme

nga e cila njeriu mund të zgjohet,

nëse stimulohet.

Në ditët e sotme kur ditët tona

mbushen me aktivitete nga më

të ndryshmet, me zhurmë nga

rrugët plot makina, kërkesat

e shumta akademike bëhet

edhe më e vështirë që të krijojmë

një zakon gjumi për vete

dhe për fëmijët tanë.

Akoma ka shumë debate se

sa orë gjumë duhen për një

fëmijë, por të gjithë janë të

një mendjeje që fëmijët kanë

nevojë për gjumë cilësor, kjo

sepse pasojat e një gjumi të

varfër e të paplotë, ndikojnë

në pjesë të ndryshme të trupit,

dhe mund edhe të përfshijë

ndalim zemre, probleme zhvillimi

dhe sjelljeje, rezultate të

70 VOTRA magazine.com

PRANVERË 2017

ulëta në shkollë,

obezitet, reflux dhe komplikacione

nëse duhet ndërmarrë

një operim.

Pa përjashtuar faktorët që

çojnë në një gjumë jo të plotë

si lindjet e parakohshme,

obeziteti, sinoziti, adenoids

dhe frymëmarrje të vështirësuar,

gërhitja dhe apnea.

Është normale që një fëmijë

të ketë vështirësi frymëmarrjeje

nëse është i sëmurë, por

nëse një fëmijë ka probleme

frymëmarrjeje kur nuk është

i sëmurë, duhet konsultuar

mjeku.

Simptoma të tjera që ndikojnë

në një gjumë jo të plotë

janë: terroret e natës, ecja në

gjumë, shqetësime në gjumë,

ose të urinuarit në krevat.

Një gjumë i varfër natën, ka

ndikim të drejtpërdrejtë në

përqendrimin gjatë ditës.

Fëmijët kanë vështirësi

të zgjohen në mëngjes ose do

të zgjohen me dhimbje koke.

Fëmijët mund të ndihen

përgjumshëm gjatë ditës ose

mund edhe të bien në gjumë

gjatë ditës, por edhe mund të

tregohen shumë aktivë.

Prandaj është e rëndësishme

që të diskutohet me mësuesen

mbi përqendrimin e fëmijës në

klasë, të kushtuarit vëmendje

në mësim, ndryshime në

paraqitje etj.

Edhe pse të rriturit shtojnë

peshë gjatë periudhave kur

nuk kanë një gjumë të rregullt,

fëmijët dobësohen, ose mund

të kenë vështirësi të arrijnë

peshën normale.

Fëmijët e kanë të domosdoshme

krijimin e një zakoni

para se të flenë gjumë:

Një shembull ditor:

Jepini diçka të lehtë për të

ngrënë.

Bëjini një banjë.

Vishini pizhamet.

Lajini dhëmbët.

Lexoni një libër.

Sigurohuni që dhoma

është e qetë dhe me

një temperaturë të përshtatshme.

Vëreni fëmijën në shtrat.

I thoni gjumë të ëmbël

dhe largohuni.

Shënime ndihmëse:

Orari i gjumit të jetë çdo natë

në të njëjtën kohë.

Të mos shihet TV ose video të

tjera para gjumit

Të mbahet temperatura e njëjtë

gjatë gjithë natës.

Sa orë gjumë duhet të bëjnë

fëmijët:

Secili fëmijë është i ndryshëm,

po ashtu dhe orët e gjumit

ndryshojnë nga një fëmijë në

një tjetër. Bebet e posalindura,

por edhe fëmijët më të rritur

kanë nevoja të ndryshme për

gjumë.

Më poshtë ndodhet një tabelë

me orët e nevojshme sipas

moshës

Bebet

I porsalinduri: rreth 17 orë në

24 orë. Gjumi i tij sillet nga

disa minuta deri në orë të tëra,

zgjimet e tij gjithmonë lidhen

me nevojën për të pirë

1 muaj: rreth 17 orë. Në këtë

kohë, bebja juaj fillon të dallojë

ditën nga nata, mirëpo

prapë vazhdon të flejë gjatë

ditës.

PRANVERË 2017 VOTRA magazine.com 71

2 muaj: 16 orë. Në këtë periudhë

bebja vazhdon prapë

të flejë 3-4 herë brenda ditës,

mirëpo i shkurton zgjimet

gjatë natës

3 muaj: rreth 16 orë. Disa nga

bebet mund të flenë rreth 6-7

orë gjatë nates pa zgjime

në mes.

6 muaj. 15 orë. Mund të

flenë rreth 10 orë gjatë

natës pa zgjim në mes ndërsa

gjumin e ditës mund vetëm dy

herë (një paradite e një pasdite)

9 muaj. 14-15 orë. Shumica e

bebeve arrijnë të flenë gjatë

tërë natës pa zgjim në mes.

12 muaj. 14 orë. Gjatë natës

flenë rreth 11 orë dhe dy dremitje

gjatë ditës

1 - 3 vjeç _________ 12 - 14 orë

3 - 5 vjeç _________11 - 13 orë

5 - 12 vjeç _______ 10 - 11 orë

Gjatë vitit të parë kujdesi i

nënës duhet të jetë më i madh

derisa fëmija të krijojë shprehitë

e gjumit. Duhet kushtuar

kujdes së pari temperaturës

së dhomës, ajrosjes.

Të sigurohet që t’i krijojë bebes

një mjedis të qetë e të ngrohtë,

në mënyrë që ta bëjë gjumin

e mirë. Një gjumë i çrregullt

patjetër që ndikon negativisht

në aktivitetin e fëmijës gjatë

ditës (qoftë bebe apo fëmijë

pak më i rritur). Gjatë vitit të

parë te bebet është shumë i

shprehur si Sindromi i Vdekjes

së Papritur SIDS. Kjo vdekje

shkaktohet nga faktorë të ndryshëm

prandaj është shumë

e rëndësishme t’i kushtohet

rëndësi pozicionit të bebes

gjatë gjumit, zakonisht preferohet

që bebet të flenë të kthyera

anash, sepse ka më pak rrezik

nga mbytja gjatë një refluksi ku

dihet që në këtë kohë reflukset

janë të shpeshta.

Gjithashtu, duhet shmangur

lënia e gjërave shtesë në

krevatin e bebes ( qofshin

lodra, batanije etj) sepse të

gjitha mund të paraqesin një

rrezik për SIDS.

Gjumi i bebes nuk është

gjithmonë aq i këndshëm sa

e njohim ne. Sidomos gjatë

6-mujorit të parë bebet mund

të paraqesin pauza në mes

të frymëmarrjeve gjatë gjumit

nga 5 deri në 10 sekonda

dhe kjo njihet si frymëmarrje

periodike dhe nuk është

shqetësuese nëse nuk kalon

10 sekonda, mirëpo në qoftë

se kalon 20 sekonda atëherë

kalon në apne dhe paraqet

rrezik për beben tuaj.

Krijimi i një shprehie të gjumit

është shumë e rëndësishme,

mirëpo kjo duhet të fillojë diku

nga muaji i 4-t. Disa e fitojnë

këtë shprehi shpejt, por disa e

kanë më të vështirë, ju thjesht

duhet të jeni prindër me fat.

Nga muaji i 4 deri 6, fëmijët

e kanë të zhvilluar mirë ciklin

gjumë-zgjim, i kanë të reduktuara

zgjimet për të pirë dhe është

më e lehtë të fillohet trajnimi.

Për të filluar krijimin e shprehisë

së gjumit këshillohet:

krijimi i një zakoni para gjumit:

një banjë e ngrohtë, leximi

i një libri ose këndimi i një

ninulle para gjumit.

zgjedh një orar të njëjtë,

p.sh. këshillohet ora 7 ose 8

e darkës, orar kur fëmija juaj

nuk është tepër i lodhur dhe

ta refuzojë gjumin zgjedh një

orar të njëjtë dhe gjatë ditës

për dremitjet pra të bëhen

çdo ditë në kohë të njëjtë

sigurohu që bebja nuk ka

ndonjë ankesë mjekësore që

të ndikojë gjumin e tij këshilla

e fundit dhe më e vështira për

prindërit është kur ata duhet të

lënë beben duke qarë para se

ta zërë gjumi.

72 VOTRA magazine.com

PRANVERË 2017

PRANVERË 2017 VOTRA magazine.com 73

Intervistë me artistin e mirënjohur shkodran, Zef Deda

Kur arti i humorit e bën më të bukur,

valsin e bukur të jetës bashkëshortore

Alketa Çeku

TIRANË, SHQIPËRI

-Zef, njiheni si një person i suksesshëm

jo vetëm në skenë,

por edhe në dashuri, e cila

është kurorëzuar prej 40 vitesh

tashmë. Si jeni njohur me

bashkëshorten tuaj dhe çfarë

ju tërhoqi më shumë tek ajo në

fillim?

Për të dashur një vajzë të cilën

do ta kesh pranë gjithë jetën si

shoqe të mirë, si bashkëshorte

të mirë, propozimi ka ardhur krejt

seriozisht, me gaz dhe hare.

Është aprovuar nga të dyja palët

me dëshirë e me gjithë zemër,

plot dashuri, gjithmonë seriozisht,

sepse seriozisht duhet marrë

puna për të krijuar familjen dhe

mbarëvajtjen e saj.

Gjithçka ka vajtur mbarë dhe

mirë, pa e përzier humorin në

këtë seriozitet të madh të jetës

bashkëshortore. Ai gjithmonë na

ka shoqëruar rrjedhshëm, me

dëshirë dhe simpati për atë çka

mund ta bëjë të gëzueshme jetën

tonë të bukur me Rozin, e cila i

është përshtatur mrekullisht Zefit

dhe profesionit të tij.

-Cili është sekreti i një martese

të fortë prej më shumë se katër

dekadash?

Tani krejt sekret nuk është, por

unë po e tregoj ty, e ju mos ia

tregoni askujt se ma kopjojnë.

Atëherë:

Në marrëdhënien time bashkëshortore,

na shoqëron mirëkuptimi,

puna e përbashkët me

marrëveshje të paqtë, gatishmëria

për t’u bërë ballë sfidave të jetës

e dashuria e pafund deri në palcë

për njëri-tjetrin, sa edhe kur kemi

debat për ndonjë problem që s’po

i gjejmë zgjidhje e na mundon, e

temperatura e nervave na shkon

600 gradë, i fusim një puthje të

gjatë dhe e ftohim komplet këtë

temperaturë nervash të ngritura

dhe shpërthejmë në një të

qeshur me lot. Pas saj vazhdojmë

valsin e bukur të jetës. Në jetën

time me Rozin, kurrë nuk i kam

lënë pas dore apo nënvlerësuar

edhe gjërat e vogla, në dukje të

parëndësishme. Se kur mblidhen

gjashtë apo më tepër prej tyre,

në dukje të parëndësishme, ato

bëhen më të rënda se të rëndësishmet.

-Nëse do të kishe kthyer kohën

pas, çfarë do të kishe bërë

ndryshe?

Ndryshe nuk kemi pas lejen për të

bërë, në kohën time s’na ka lënë

kush! Po të ishte kjo kohë që ka

ardhur sot e di unë çfarë bëj ….

Hë hë hë, por nejse u plakëm, pa

ndryshime.

-Si një humorist puna ju ka

lidhur edhe me udhëtime në

vende të ndryshme. Si e përballonit

largësinë?

Formimi kulturor dhe aftësia për

të marrë pjesë në spektakle të

ndryshme, kërkon që të jesh

korrekt me skenën, duke e ndarë

mënjanë kohën e pjesëmarrjes

nga problemet familjare e

bashkëshortore. Partnerja duhet

74 VOTRA magazine.com

PRANVERË 2017

trajtuar me kujdes dhe mirëkuptim

për të pasur rezultate të

mira familjare e bashkëshortore.

Më vjen në mendje një thënie e

psikologut të artit Stanislavski, i

cili thotë: “Kur hyn në teatër, hiqe

xhaketën e shtëpisë (halleve dhe

problemeve) dhe vish xhaketën e

teatrit (roleve, tipave dhe karaktereve

për interpretim ) dhe përsëri

kur del nga teatri, hiq xhaketën e

teatrit (të roleve, tipave dhe karaktereve

që interpretove ) dhe vish

xhaketën e jetës për marrëdhëniet

me familjen dhe bashkëshorten.

Jepi …. Ta priftë Zoti mbarë

pa i ngatërruar xhaketat.

-Po tani që jeni gjyshër, ndodh

të kaloni momente romantike

bashkë?

Po, pooo deri në vdekje! Do të

shkrihemi për njëri-tjetrin, inamoraten

për të e kam pafund.

Të kujtohet ndonjë rast kur keni

parë ‘kulmin e xhelozisë’ së

bashkëshortes?

Po. Aktorët interpretojnë në

skenë, shumë afër njëri-tjetrit si

partnerë, si p.sh., në rolet : Burrë,

grua, të dashuruar, të fejuar etj.

Si fillim Rozi u bënte xheloze sa

s’më fliste me nga 2 apo 3 ditë,

duke kujtuar se e kam me gjithë

mend. Por jo. Shkoi shumë

vonë dhe hoqi dorë nga kjo

ide që është krejt normale

për një bashkëshorte plot

dashuri. Kishte frikë se mos

ia hanin Zefin,…. Mos t’ia

mbaronin se e kishte veç për

vete, por duke u rritur e duke

kuptuar se në punën tonë

profesionale edhe në shoqëri

Zefi është korrekt dhe gjithçka

çfarë i ka shpirti e jep për Rozin,

për profesionin, për fëmijët!

A keni menduar ndonjëherë të

ndaheni nga ajo?

Prite Zot rrezikun! Kurrën e

kurrës. As nuk ka ardhur si ide

ndonjëherë. Si mund ta mendoj

këtë, kur kam të gjithë thesarin e

botës për krah.

Cila është sakrifica më e madhe

që keni bërë në emër të dashurisë?

Sa isha adoleshent dhe i ri, me

aktivizimin tim shumë të fortë

në skena dhe ekrane, sukseset

pafund dhe rritjet profesionale

me bënë që të jem i gjallë dhe i

lirshëm.

I pafre në entuziazëm, me

dëshirën e madhe për të qenë i

lirë në veprimet e mia shoqërore

edhe liberale deri në një farë

mase, për ta gëzuar jetën shpejt

si me thënë, a thua se po mbaron

pasnesër, unë u angazhova në

krijimin e familjes në kulmin e karrierës

dhe suksesit me seriozitetin

më të madh. Pra u martova 27

vjeç….Lind pyetja, a ka kund

sakrificë më të madhe? Me ia lidh

këmbët vetes hahahaha....

Po ky kapitull i ri që u hap më nxiti

të punoj më fort në dy drejtime,

atë të skenës dhe të familjes së

re. Të them të drejtën s’ia hëngra

hakun

asnjërës,

por

me

forcë e dashuri iu përkushtova

të dyjave, në këtë rast sakrifica

ishte dopio.

Kur mendoni ndryshe për situata

të caktuara, si e gjeni gjuhën

e përbashkët?

Jam tip shumë i hapur. Kapërdij

gjithçka e merrem vesh me të

gjithë, dhe më e bukura është

kjo: të gjithë merren vesh me

mua. Po kështu edhe me

bashkëshorten time, Rozin,

që në fillim para 39 viteve

edhe pse ishim shumë të rinj

, ne kemi rënë në konsensus

për mbarështrimin e familjes,

dhe kemi firmosur unanimisht

të dyja palët me vullnet

të lirë. Për çdo kundërshti apo

akses i kthehemi kodit familjar

dhe I shqyrtojmë nenet një për

një. Kemi bërë gjithmonë më të

mirën për integrimin europian …

më falni , integrimin familjar me

liberalizimin e vizave … më falni

desha të them me liberalizimin

e kushteve familjare, të cilat me

PRANVERË 2017 VOTRA magazine.com 75

egull, disiplinë, devotshmëri

realizohen më së miri, në bazë

të tolerancës dhe mirëkuptimit

familjar. Me vullnet të mirë e kemi

përhapur këtë përvojë edhe te

fëmijët.

Cila është ëndrra juaj në sirtar?

Kemi kaluar 25-vjetorin e martesës

së argjendtë uhhhh … më

fal, kanë kaluar 39 vjet. Sa shpejt

kanë kaluar plot ngjarje, gëzime,

mundime, impenjime, rezultate të

mira, lumturi.

Edhe 11 vjet po të jemi shëndoshë

festojmë 50-vjetorin e

artë…

76 VOTRA magazine.com

PRANVERË 2017

PRANVERË 2017 VOTRA magazine.com 77

10 rregulla për një vrapim,

sa më të dobishëm

Amela Harlicaj

romË, itali

V

rapimi është

një aktivitet

fizik që i jep

njeriut më

shumë se një stërvitje për

trupin. Ai ndikon drejtpërdrejt

në përmirësimin e gjendjes

emocionale të tij. Kjo sepse

vrapimi lëshon endorfinën në

tru, duke e bërë njeriun më të

lumtur dhe më energjik.

Vrapimi është edhe si një

lloj meditimi nëse bëhet në

mënyrën e duhur.

Është shumë e lehtë të bëhen

gabime në vrapim, prandaj në

këtë numër të revistës “Votra”

do të tregojmë se çfarë duhet

bërë dhe çfarë duhet eliminuar

për një vrapim sa më të saktë.

1- Jepini kohë vetes, sidomos

nëse jeni duke u përgatitur

për një maratonë! Ajo duhet

marrë si një punë e dytë ose

‘të arrish në fund duke vrapuar

ngadalë’.

Mos e filloni vrapimin me

shpejtësi, sidomos në një

vrapim të gjatë ose një garë!

Qëndroni gjithmonë me

grupin! Do të keni mundësi të

dilni në krye kur ai të fillojë e të

rrallohet.

2- Krijoni një zakon tuajin dhe

mos e krahasoni veten me

vrapues të tjerë, sepse mund

të ndikojë në shkurajim ose

edhe në mbivlerësim të vetes.

3- Edhe pse shumica e

vrapuesve e kursejnë palestrën,

përsëri është e nevojshme

që çdo vrapues të

ketë një trajner personal që ta

drejtojë që të bëjë ushtrimet e

duhura, prandaj nëse jeni të

rinj dhe të paprovuar ose mendoni

që vrapimi nuk po e jep

rezultatin e duhur, mos hezitoni

të kontaktoni një trajner

profesionist!

4- Nuk duhet të

vraponi më shumë

se duhet! Është

e domosdoshme

që pas çdo dite

vrapimi, të keni një

ditë pushimi ku të

merrni veten.

5- Është shumë

e rëndësishme

që të mësoni

e të dalloni

sinjalet që

jep vetë trupi

juaj. Prandaj

kushtojuni

vëmendje

dhimbjeve,

sado të lehta

qofshin

ato, sepse

shumë

shpejt

mund të

kthehen në

një dëmtim

serioz

78 VOTRA magazine.com

PRANVERË 2017

6- Nuk duhet të përdorni ndryshimin

e motit si shkak për të

mos vrapuar. Mjafton t’i përshtateni

kohës me veshje dhe

të dilni jashtë. Por megjithatë

mos u vishni trashë kur të jetë

ftohtë. Mendoni të shtoni diçka

të lehtë që mund ta lidhni në

mes kur të nxeheni nga

vrapimi!

Gjithashtu, asnjëherë

mos vishni diçka të

re dhe të paprovuar

më parë në një garë

të rëndësishme sado

e bukur dhe tërheqëse të

jetë!

7- Një vrapues i kujdesshëm

do të mësojë dhe do të lexojë

para se të fillojë stërvitjen,

por gjithmonë duhet pasur

parasysh që jo çdo gjë që

shkruhet dhe lexohet ka

vlerë, prandaj është mirë

të bëni një konsultim me

një profesionist.

8- Nuk është e thënë që

që ta teproni me të ngrëna,

dhe sidomos gjatë një vrapimi

a një gare nuk duhet ngrënë

asnjëherë!

9- Gjithmonë dijeni rrugën që

do të bëni, sidomos nëse do

të merrni pjesë në një garë

ose do të vraponi herët në

mëngjes ose natën

vonë!

10- Dhe mos

harroni se

sado

që

vrapimi është punë dhe përkushtim,

mos harroni të kënaqeni

duke vrapuar, qoftë në një

vrapim të thjeshtë, në një garë

vrapimi ose maratonë, sepse

vetëm atëherë do të arrini

rezultatet e duhura!

të hahet para çdo vrapimi.

Madje vetëm nëse mendohet

pjesëmarrja në një maratonë

mund të hani diçka, herët e

tjera nuk është e nevojshme

PRANVERË 2017 VOTRA magazine.com 79

80 VOTRA magazine.com

PRANVERË 2017

VOTRA

Akull,

me lule për pije

Përbërësit

Lule që lejohet të hahen, si petale trëndafilash,

lavandër, orkide, manushaqe etj.

mbajtëse akulli

ujë

Përgatitja

Adelina Shehu

brooklyn, NEW-YORK, AMERIKË

Që lulet të rrinë nëpër akull dhe të mos

bien në fund duhet të punohen në shtresa.

Mbusheni tabakanë ku do të bëni akullin një

të katërtën me ujë. Shtoni lulet me pjesën e

bukur poshtë dhe ngrijini!

Pastaj shtoni ujë përsëri deri në gjysmë dhe

vendoseni në ngrirje. Mbusheni deri në krye

dhe ngrijeni përsëri!

Që akulli të dalë i tejdukshëm, përdorni ujë të

distiluar që është vluar dhe pastaj ftohur. Kjo

eliminon, flluskat që mund të krijohen.

Akullin e zbukuruar me lule mund ta përdorni

nëpër pije të ndryshme.

Shënim: Përdorni vetëm lule që mund të hahen dhe të

siguroheni që nuk janë të trajtuara me kimikate.

82 VOTRA magazine.com

PRANVERË 2017

Recetë

kuzhine

Koha e përgatitjes, 15 minuta

Sallata me avokado, domate, kastravecë dhe

rukola është e freskët, e shijshme, e lehtë dhe

plot shije. E përzier me limon dhe e mbuluar me

djathë feta, nuk do t’ju mjaftojë pjesa juaj!

2 avokado

1 kastravec i prerë

3 domate roma të copëtuara

1/4 filxhan qepë e kuqe e grirë

1 filxhan rukola

2 lugë gjelle vaj ulliri

2 lugë lëng limoni

kripë

piper

djathë feta

Në një enë të thellë, përzieni avokadon, kastravecin,

domatet, qepën e kuqe dhe rukolën.

Trazojini lehtë së bashku!

Në një tas të vogël, përzieni vajin e ullirit me

uthullën dhe lëngun e limonit dhe hidhuani perimeve

përsipër!

Shënim: Në vend të djathit feta, mund të përdorni

edhe karkaleca deti të pjekur në zgarë ose gjoks pule

të pjekur në zgarë.

me

Tulipanë

domate

Këto lule të ngrënshme në formë tulipani sa nuk

thërrasin pranverë.

Mënyra e përgatitjes së këtyre luleve është shumë

e thjeshtë. Prisni domatet kryq, por pa shkuar deri

në fund dhe përdorni një kruajtëse dhëmbësh

(mos harroni t’u tregoni miqve) që ta bashkoni

domaten me një qepë të njomë të pastruar.

Pastaj mbushni një qese pastiçerie me djathë

dhie të përzier me hudhra të grira imët dhe

erëza dhe mbushni domatet me të!

Ju bëfshin mirë!

PRANVERË 2017 VOTRA magazine.com 83

Ëmbëlsirë

me

pjeshkë

Përbërësit:

3 vezë

225 ml vaj

3 lugë qumësht

1 paketë vanilje

2 paketa peciva

450 gr. miell

Për mbushjen

350 gr. marmelatë ose reçel kajsie dhe thërrmijat

e pjeshkave për zbukurim.

ngjyrosje për ushqim: e verdhë, e kuqe,

jeshile

Përgatitja

Hidhen në një enë vezët dhe sheqeri dhe

përzihen së bashku. Shtohet edhe vaji dhe

vazhdojmë t’i përziejmë derisa të krijohet

një masë e njëjtë.

Shtojmë qumështin dhe vaniljen dhe i trazojmë

përsëri. Në fund shtojmë dhe pecivën

dhe përzihen së bashku.

Më pas e lëmë masën në një enë plastike me

kapak dhe e fusim në frigorifer për 2-3 orë.

Pas 2-3 orësh, e nxjerrim nga frigoriferi dhe

e shtojmë miellin ngadalë derisa të formohet

një brumë i ngjeshur.

E kuptojmë që e kemi punuar mjaft kur të

mos ngjitet më nëpër duar.

E ndajmë brumin në toptha të vegjël dhe i

vendosim në tepsi me letër të yndyrshme

dhe i pjekim ngadalë në 170 gradë për 15-

20 minuta.

Kur të piqen i lëmë të ftohen paksa dhe

pastaj gurabijet i marrim një nga një dhe ua

heqim pjesën e poshtme duke krijuar një

boshllëk brenda për mbushje.

Copat e gërryera nga gurabijet, i copëtojmë

dhe i përziejmë me reçelin e kajsisë dhe i

mbushim gurabijet me të.

Më pas i bashkojmë nga dy për të krijuar

pjeshkat që dëshirojmë.

Që pjeshkat të marrin ngjyrën e duhur, i

vendosim të tri ngjyrat në tri pjata dhe me

kujdes i ngjyejmë pjeshkat me ato ngjyra.

Në fund, pjeshkat i spërkasim me sheqer

dhe ato janë gati për t’i servirur.

84 VOTRA magazine.com

PRANVERË 2017

San Marino Ristaurante

66 Charlton Street,

New York, NY 10014

T 212.206.3766

F 212.206.8147

www.Sanmarinosoho.com

PRANVERË 2017 VOTRA magazine.com 85

Bora Fashion

Tradicional

Biznesi është hapur fillimisht në vitin 2012 në Gjakovë. Që

prej 6 muajsh biznesi është regjistruar në NY. Ju mund të

porosisni veshje tradicionale dhe moderne. Të gjitha veshjet

janë fryt i punës sime si dizajnere e modës që prej vitit 2000

kur unë jam diplomuar në Institutin e Modës në Tiranë. Për të porositur

veshjet ju mund të kontaktoni në

Mund te me kontaktoni ne e-mail:

TRADICIONAL-BORA-FASHION@HOTMAIL.COM

ose ne numrin e telefonit : +1 (203) 548-1191

86 VOTRA magazine.com

PRANVERË 2017

PRANVERË 2017 VOTRA magazine.com 87

“Vit’aime”

bukur

Kur modernja

me traditën

ndërthuret

është një linjë e re për

fëmijë me qendër në New York

dhe Tiranë, e cila sjell rroba për

vajza dhe për djem që mund t’i

veshin çdo ditë dhe për raste speciale.

Kjo kompani përbëhet nga një skuadër

e tërë stilistësh, rrobaqepësesh, qëndistaresh

nga e gjithë Shqipëria, në mënyrë

që të sjellë kulturën të përzier me modernen,

autoktonen me të renë, të bukurën

me funksionalen.

Përveç një uniforme speciale për shkollat

shqipe nëpër botë, si për djem ashtu edhe

për vajza, “Vit’aime” do të përcjellë simbole

dhe figura historike që do t’i bëjnë fëmijët

të ndihen krenarë dhe shqiptarë në jetën

e përditshme, por që në të njëjtën kohë,

ngjallin edhe kureshtjen te fëmijët duke u

dhënë liri të plotë përshtatjeje dhe kombinimi.

Ato mund të vishen nga fëmijët e çdo lloj

kombësie duke i bërë ato unike dhe të

veçanta.

Trikot janë prej pambuku dhe të gjitha

materialet e tjera kanë cilësinë më të lartë

në treg.

Disa modele mund edhe të kombinohen,

nënë - vajzë dhe baba - djalë.

Gjithashtu, edhe koka e shqiponjës në

këtë koleksion, po ashtu si çdo dizajn tjetër

janë ekskluzive të “Vit’aime” dhe mund të

përdoret për të dyja gjinitë.

Qëndisjet dhe punimet e ndryshme janë

të bëra me dorë duke e bërë secilën rrobë

speciale dhe personale.

88 VOTRA magazine.com

PRANVERË 2017

PRANVERË 2017 VOTRA magazine.com 89

90 VOTRA magazine.com

PRANVERË 2017

Tel 1 646 508 5796 / info@bhstudio.net

weddings / engagement / portrait

bhstudiophotography bhstudio.net bhstudio.net

PRANVERË 2017 VOTRA magazine.com 91

Dashuri që nuk njeh kufij,

ajo e gjyshes për nipin

Ilda Hoxha

TIRAnË, shqipËri

E

rritur jetime,

pa dashurinë e

nënës dhe mes

shumë vuajtjeve,

por zemrën e ka të mbushur

plot më dashuri. Sfidat e jetës

nuk e kanë penguar që gjithë

dashurinë e munguar t’ua

dhurojë pa kushte nipërve

dhe mbesave. Në zonën ku

ajo banon njihet si “gruaja që

i do fëmijët”. Nazmie Sula,

gjyshja 75-vjeçare rrëfen për

revistën “Votra” jetën e saj

dhe gjënë më të bukur të

jetës, nipin Aleks. Jeta e saj

nuk ka qenë e lehtë. Nëna

nga Korça, por që jeton prej

vitesh në Tiranë është rritur

jetime, pasi e ëma e ka lënë

vetëm 7 vjeçe. Të rritesh

në “dyert e botës” dhe pa

dashurinë e prindërve nuk

është aspak e lehtë.”Unë jetoj

me djalin e vogël, Dritanin.

Ai ka tre fëmijë, dy vajza dhe

një djalë. Mbesës së madhe

i kam vënë emrin tim, Naze.

Mbesa tjetër quhet Adelajda,

ndërsa nipi Aleks”, tregon

gjyshja.

“Unë nuk e kam njohur gjyshen,

ka vdekur e re, ndërsa

dashurinë e nënës nuk e

gëzova dot. Jam rritur jetime,

jam rritur nëpër dyert e botës,

te daja, te tezja, te halla.

Më ka lënë nëna të vogël, 7

vjeçe. Para se të vdiste i ka

thënë tezes ‘më ki kujdes

vajzën’, sepse vetëm mua më

kishte, nuk pati fëmijë tjetër.

Tezja më ka rritur, ajo ishte

nënë për mua.”

“Të qash hallet e mia, nuk

mjafton një dimër dhe një

behar”, rrëfen 75-vjeçarja,

por shpirti i saj sot është i

mbushur plot dashuri, ka

nipër e mbesa që i falin

lumturi në çdo moment. Pa

ta, jeta e saj do të ishte bosh

dhe e pakuptimtë. Lidhjen më

të fortë, gjyshja e ka me nipin

3-vjeçar, Aleksin, të cilin e

çon dhe e merr çdo ditë nga

kopshti. Edhe pse e pafuqishme

fizikisht, nipit kurrë nuk

ia prish qejfin. Që herët në

mëngjes, e merr në kurriz dhe

niset drejt kopshtit. Të gjithë

habiten, si një 75-vjeçare e

sëmurë bën një sakrificë kaq

të madhe, por për gjyshen,

nipi është forca që e mban

gjallë në këtë jetë.

“Ai më do shumë. Nuk pranon

të shkojë me asnjë tjetër

në kopsht. Të mos më çojë

mami dhe motrat në kopsht,

por të më dërgosh ti nëna. ‘Ti

do vish edhe të më marrësh’,

më thotë. Çdo ditë e marr në

kurriz dhe e çoj dhe po unë

shkoj dhe e marr. Sa herë

ka qarë nipi, kam qarë edhe

unë më të. Prisja pas derës

së kopshtit ose çerdhes dhe

pastaj ikja duke qarë për në

shtëpi. Edhe këta që kam

këtu, unë i kam rritur. Dje m’u

sëmur vajza e djalit. Si duket

ishte mërzitur, pasi i kishte

folur mësuesja dhe nuk pranonte

të shkonte në shkollë.

Gjente arsye të ndryshme për

të mos ikur. Më dhemb barku,

qante, ulërinte dhe fillova

edhe unë të qaja. Nuk duro-

92 VOTRA magazine.com

PRANVERË 2017

ja dot, më therte shpirti për

të. Shkova e vizitova, i mora

ilaçet, por nuk i pagova lekët,

sepse nuk kisha. Më pas ajo

iku në shkollë. Më duan të

gjithë. Për nipërit dhe mbesat

unë jam shumë e dashur, jap

shpirtin për ta. I kam mbajtur,

i kam rritur i kam bërë burra.

Jo vetëm fëmijët e djalit, por

edhe të vajzës. Sa të kem

shpirtin unë do t’i ndihmoj

këta fëmijë. Nuk do doja gjë

tjetër nga Zoti, vetëm të kisha

dhe të rritesha me dashurinë

e nënës ose të gjyshes “, na

tregon e moshuara.

75-vjeçarja ka pastruar për

35 vite rrugët e Tiranës, në

diell, në pluhur, në shi dhe

në acar. Sipas të moshuarës,

kjo ka ndikuar që ajo të

sëmuret dhe për pasojë

sot të ecë e kërrusur.

Mes lotëve, ajo rrëfen se

ka qenë e detyruar

që të shesë edhe

gjak për të ushqyer

fëmijët.

“Shkoja këmbëzbathur

në mes të

të ftohtit,

vetëm me

një palë

shapka.

Çizmet na

i jepnin,

por

i shisnim

për t’u

blerë bukë

fëmijëve.

Kam shitur

gjakun për

17 vjet për të

ushqyer fëmijët.

Isha e vetme, fëmijët

donin të hanin, nuk kisha

çfarë të bëja. Burrin e kisha të

sëmurë, 15 vjet i paralizuar”.

Vuajtjet dhe sakrificat nuk

marrin fund këtu për nënën

e shkretë. Ajo pohon se merr

vetëm 15 mijë lekë të reja

pension në muaj, i cili mezi i

del për të marrë ilaçet e saj

dhe jo më për të blerë edhe

ushqime. Mirëpo, ajo çdo

ditë e ruan një 50 lekësh për

t’i blerë

saj

diçka nipit të

. Sipas

saj,

gjendja e tyre ekonomike

është kaq e vështirë, saqë

herë pas here nipërit i qajnë

për bukë.

“Marr 150 mijë lekë pension.

Pensioni, më shumë më ikën

ilaçe, ku dalin për të ngrënë.

Djalin e kam pa punë. Më

çfarë të jetosh, me çfarë të

hash. Më shumë pa bukë

sesa me bukë. Qajnë fëmijët

e djalit për bukë. ‘Nënë më

jep pak bukë’, por me çfarë

t’ia jap nëna e shkretë? Ia lyej

pak bukën me kripë dhe e ha

Aleksi (nipi).” Kopshti është

pa drekë dhe ne nuk kemi

çfarë t’i japim me vete. Të

paktën kur e kisha në çerdhe

e flija mendjen që djali do

hajë, por tani çfarë t’i bëj unë

atij? Vjen në shtëpi në drekë

dhe më kërkon bukë, ku ta

gjej unë? Pa ngrënë e çoj

shpesh në kopsht. Djali

gëzon kur bëjmë pak

gjellë. Është i vogël,

sheh të tjerët që

hanë dhe ai rri

shikon.

Nuk është jetë

kjo”, shprehet

gjyshja

75-vjeçare.

FotoT: Tan Duraj

PRANVERË 2017 VOTRA magazine.com 93

Fjalë të urta që lidhen

me veprimtari të ndryshme

BESA

Sjellë nga: Gela Bulku

BROOKLYN NEW-YORK, AMERIKË

• Ai që s’tutet me fjalë,

s’tutet as me pushkë.

Kosovë

• Burri o të mbyt, o të fal;

i ligu as të mbyt, as të fal.

Shkodër

• I madh është edhe plepi,

por e fëlliqin sorrat. Tiranë

ATDHEU

• Ai që lë arën e vet, nget

arën e huaj. Korçë

• Guri i rëndë në vend të

vet. Përmet

• Shqiponja fluturon në

qiell, po folenë e bën në

tokë. Labëri

THJESHTËSIA

• Daullja bie për ata që

kanë veshë. Përmet

• Uthulla e fortë plas

gurin. Tiranë

• Nga ferra e vogël del

lepuri i madh. Jug

DITURIA

• Mësoji fëmijës rrugën

që duhet të ndjekë, dhe

ai nuk do të largohet prej

saj edhe kur të plaket.

Fjalët e Urta 22:6

• Biri im, ruaje urdhërimin

e atit tënd dhe mos harro

mësimet e nënës sate.

Fjalët e Urta 6:20

• Hidhëroju dikujt aq sa

ka dituri. Preshevë

PUNA

• Ai që përton sot,

pendohet mot. Vlorë

• Fjala pa punë, si peshku

pa lumë. Gjirokastër

• Kush s’punon, dheut i

rëndon. Jug

Punim i Demush Avdimetaj

DREJTËSIA

• Ai që e ka trupin e

drejtë, nuk ka frikë se i del

hija e shtrembër. Jug

• Edhe kopsht i mbretit të

jetë, një gjemb brenda do

ta ketë. Jug

• Faji është jetim, s’i ka

dalë zot njeri. Elbasan

MATURIA

• Njeriu i matur e shikon të keqen dhe

fshihet; por njerëzit naivë shkojnë tutje

dhe dënohen. Fjalët e Urta 22:3

• Në shtëpinë e të urtit ka një thesar të

çmuar dhe vaj, por njeriu budalla i bën të

gjitha rrush e kumbulla. Fjalët e Urta 21:20

• As copën e madhe mos e ha pa u

menduar. Krujë

94 VOTRA magazine.com

PRANVERË 2017

PRANVERË 2017 VOTRA magazine.com 95

Grupi polifonik “Zëri i bilbilit” - Sarandë,

që këndon mes bukurive!

Sinan Ahmeti

sarandË, SHQIPËRI

S

hekuj më parë, në

truallin e Labërisë,

krahas monofonisë, po

kristalizohej një formë tjetër e

ndërgjegjes artistike muzikore të

banorëve vendas të saj, polifonia.

Termi “polifoni” vjen nga

greqishtja, “poli” shumë «foni»

- zë, tingull, d.m.th., shumë zëra,

tinguj, melodi. Deri afër mesit

të shekullit XX, ajo simbolizonte

shfaqjen kryesore të jetës

muzikore të kësaj krahine, në

mos të vetmen. Kënga polifonike

labe është ndër dëshmitë më

të dukshme të talentit të popullit

tonë, që e ruajti atë të pastër,

në luftë ndaj rrebesheve të

kohërave.

Në të kaluarën, kultura muzikore

polifonike labe, si mbarë

arti ynë muzikor popullor, është

krijuar, interpretuar e përjetuar

kryesisht në mjedise të ngushta,

thjesht familjare. Ajo nisi të

dalë nga mjedise të tilla vetëm

pas gjysmës së dytë të shekullit

tonë. Kultura muzikore polifonike

labe është shquar gjithmonë nga

gjallëria.

Si bashkudhëtare e ditëve

të gëzuara e të trishtuara të

malësorit të Jugut, polifonia labe

simbolizonte vazhdimisht një

art tepër të dashur për të. Duke

pasqyruar aspekte të ndryshme

të historisë dhe të jetës së

labëve, ajo ka luajtur një rol të

rëndësishëm edukues.

Polifonia labe gjallon në krahun

jugperëndimor të Shqipërisë,

duke u kënduar në mënyrë të

pjesshme ose të plotë nga popullsia

e rretheve: Vlorë, Tepelenë,

Gjirokastër, Sarandë, Përmet,

Fier. Ajo përbën një nga katër

dialekte kryesore të polifonisë

popullore shqiptare, krahas asaj

myzeqare, toske, çame. Nga

ana tjetër, këto dialekte ndahen

gjithashtu në një mori stilesh

muzikore. Kur flitet për muzikën

tonë popullore zanore, tërheq

vëmendjen fakti se, ndërsa në

pjesën veriore dhe të mesme

të vendit ajo është përgjithësisht

me një zë, homofonike, në

pjesën jugore shfaqet përgjithë-

96 VOTRA magazine.com

PRANVERË 2017

sisht me shumë zëra, polifonike.

Kultura muzikore polifonike labe

ekziston në tre lloje ose grupe

kryesore: polifoni me dy zëra,

polifoni me tre zëra, polifoni me

katër zëra. Polifonia me dy zëra

këndohet kryesisht, nga gra të

qytetit të Gjirokastrës, gra të disa

fshatrave të zonës së Gorishtit,

të fshatit Kaninë, burra të fshatit

Duka etj. Ndërsa polifoni me

tre dhe katër zëra, dëgjohet në

mbarë fshatrat dhe rrethinat e

Labërisë.

Nëse, dhjetëvjeçarëve të shkuar,

më e përhapur ka qenë polifonia

trizërëshe, në ditët tona, përdorim

më të madh është duke

fituar polifonia katërzërëshe.

Solisti i parë i polifonisë labe

quhet “marrës”, i dyti – “kthyes”,

i treti – “hedhës” ose “mbushës”

dhe përbërësi i katërt - “iso”. Ky

i fundit në dallim nga të tjerët,

këndohet prej shumë vetave.

Emërtimi i këngëtarëve shpreh

një raport të përcaktuar mirë, ai

niset nga një lidhje përmbajtjeje,

e brendshme dhe organike që

ekziston mes tyre.

Çështja e origjinës, moshës së

polifonisë labe, sikurse e mbarë

polifonisë popullore shqiptare,

në kushtet e mungesës së

dokumenteve historike, paraqitet

mjaft e ndërlikuar. Me të janë

marrë disa nga etnomuzikologët

tanë. Ndërkohë, mjaft studiues

të huaj, sipas rastit, në një masë

më të madhe ose më të vogël,

në mënyrë të drejtpërdrejtë

ose të tërthortë, kanë trajtuar

gjithashtu fillesën

e polifonisë popullore në përgjithësi

dhe të polifonisë së vendeve

përkatëse në veçanti.

Nga kërkimet e derisotme del

që, në gadishullin e Ballkanit,

kënga polifonike shfaqet si një

kulturë muzikore karakteristike

për shqiptarët, grekët; aromunët,

bullgarët, maqedonasit, boshnjakët,

serbët.

Lashtësia e polifonisë labe,

në rrethanat e mungesës së

dokumenteve historike, mund

të ndriçohet, para së gjithash,

nëpërmjet hulumtimit të lëndës

së gjallë muzikore. Që fillesa e

saj është e një epoke të lashtë,

këtë e tregojnë qartë, vetë

tiparet kryesore individuale,

ndërtimi i brendshëm etj. Kështu,

për hershmëri flet afria që

ekziston mes intonacioneve të

këngës polifonike labe dhe atyre

të të folurit njerëzor. Kuptimplotë

është edhe fakti që intonacioneve

të saj, si do të shohim, herëherë;

na japin ndjesi të jetës

blegtorale, si, p.sh., thirrje tipike

barinjsh etj.

Polifonia labe lidhet ngushtë me

ndikimin që kanë ushtruar historikisht

ndaj saj kushtet ekonomiko-shoqërore.

Përshtypja akustike që krijon

kënga labe mund të krahasohet

me tingullin e këmborëve të

bagëtive”.

Ndikimi i jetës blegtorale dallohet

qartë gjithashtu në muzikën

popullore instrumentale labe.

Faktorët shoqërorë që ndikuan

PRANVERË 2017 VOTRA magazine.com 97

mbi kulturën muzikore popullore

labe janë, së paku, dy llojesh:

martesore e zakonore në përgjithësi

dhe të solidaritetit atdhetar.

Labët kanë bërë e bëjnë

me shumicë si martesa brenda

fshatrave të veçanta, ashtu edhe

jashtë tyre.

Ata, si dje edhe sot, marrin e

japin gjithashtu qoftë brenda,

qoftë jashtë zonave të caktuara

etnografike. Gjithsesi, martesat

brenda fshatrave kanë qenë,

përgjithësisht, më të kufizuara

sesa ato ndërfshatare, kurse

martesat brenda zonave, si

rregull, gëzonin përparësi mbi

ato ndërzonale.

Është e qartë se faktorët shoqërorë,

veçanërisht ata zakonorë,

nuk mund të mos kenë

ndikuar së brendshmi që të

përftohej një kulturë muzikore

e njësuar, me tipare intonativo-modale

mbare labe.

Labët kanë jetuar e jetojnë në

një truall me male të larta, të

ashpra e shkëmbore, me mungesë

të ndjeshme bimësie, klimë

në përgjithësi malore, me verë

të freskët e dimër të ashpër, por

vende-vende edhe mesdhetare,

ku vera është e nxehtë dhe e

thatë dhe dimri i butë e i lagët,

duke u kufizuar në perëndim

nga deti Jon. Ndikimi i kushteve

të tilla natyrore reflektohet

përsëri, sidomos, mbi këngën

polifonike labe.

Kënga shumëzërëshe labe

duket se është ndikuar në

një masë edhe nga bukuria e

veçantë e natyrës bregdetare.

Ndikimi i kushteve natyrore

shquan gjithashtu në muzikën

popullore instrumentore labe,

homofonike dhe polifonike. Notat

kryesisht lirike të saj, veç tjerash,

98 VOTRA magazine.com

PRANVERË 2017

nxiten edhe nga madhështia e

natyrës sonë. Fyelli dhe culdyjarja

si vegla tipike për të gjithë

Labërinë, krijojnë përshtypje e

lidhje të qarta të natyrës shqiptare.

Në intonacionet muzikore të tyre

shquhet me lehtësi bukuria e

peizazhit tonë natyror, që jepet

përmes botës shpirtërore të

bariut.

Labët, në të kaluarën, zhvillonin,

përgjithësisht, një jetë artistike

folklorike të veçuar, të mbyllur,

konservatore, larg ndikimeve

të mundshme të ndonjë kulture

të huaj artistike. Një jetë të tillë

e përcaktonin, deri diku, edhe

kushtet natyrore. Në rrethanat

e këtij veçimi, ata kanë mundur

të rritin e zhvillojnë një folklor

autentik.

Kultura fshatare vendase ka

qenë nëpër shekuj mjaft e

mbyllur dhe, për pasojë, etnikisht

më e pastër, më autoktone.

Tiparet etnike origjinale spikatin

më fort në kulturën fshatare.

Kur vendi ynë ishte i përfshirë

në Perandorinë e Bizantit, në

kulturën tonë qytetare popullore

ose reflekse u vunë re gjurmë të

kulturës bizantine. Pas pushtimit

osman u shfaqën mbi të ndikime

orientale.

Siç kanë pohuar studiuesit, në

sistemin e qarkullimit të folklorit

në kohën e sotme po përdoren

gjerësisht edhe mjetet teknike

moderne të informacionit, që

kanë një efektshmëri të madhe

transmetuese informative mbi

përdoruesit e vlerave folklorike,

pavarësisht nga niveli arsimor i

tyre.

PRANVERË 2017 VOTRA magazine.com 99

Grupit polifonik ”Zëri i Bilbilit” Sarandë,

dhe historia e tij

Sinan Ahmeti

sarandË, SHQIPËRI

G

rupi polifonik “Zëri i

Bilbilit” Sarandë është

krijuar në vitin 2002.

Ai përfaqëson dhe

propagandon vlerat artistike dhe

historike të polifonisë, si një nga

format më të hershme të muzikës

popullore në Ballkan.

Me koncertet e tij folklorike, ai

ndihmon në transmetimin gojor

dhe viziv të vlerave shpirtërore të

krijuara nga populli nëpër shekuj.

Gjatë kësaj kohe, grupi folklorik ka

dhënë koncerte duke përfaqësuar

Sarandën në festivalet folklorike

në: Gjirokastër, Peshkopi, Kukës,

Vlorë, Kosovë, Mal të Zi, Tetovë,

Janinë, Korfuz, Hungari, Çeki, Sllovaki.

Gjithashtu, ka dhënë koncerte

në Sarandë, Ksamil, Delvinë

dhe Përmet, vetëm dhe në bashkëpunim

me grupet folklorike të

Gjirokastrës dhe Delvinës, si dhe

me solisten e Ansamblit Shtetëror

të këngëve dhe valleve Mjeshtren

e Madhe, Irini Qirjako dhe valltarët

e Ansamblit me Mjeshtrin e Madh,

Rexhep Çelikun.

Grupi polifonik ”Zëri i Bilbilit” ka

regjistruar dy koncerte në Televizionin

Kombëtar të Tiranës.

Më 3 dhjetor 2006, grupi Zëri

i Bilbilit ka dhënë koncert në

Televizionin Kombëtar të Tiranës

“Saranda përmes këngës dhe

monumenteve”. Në korrik 2009

në TVSH u bë regjistrimi i dytë me

titull ”Labia këngë që s’ka të dytë”.

Në tetor 2011 në TVSH u bë regjistrimi

i tretë televiziv ”Të këndosh

mes bukurive”.

Ai ka një jetë të dendur artistike

në kalendarin artistik të qytetit

të Sarandës. Në repertorin e tij

përveç këngëve polifonike përfshihen

edhe valle burimore nga

trevat e Sarandës, si dhe valle

të përpunuara me orkestrinën

popullore.

Përveç koncerteve, një nga objektivat

e këtij grupi ka qenë prezantimi

i librave dhe veprimtarive me

përmbajte folklorike, sikundër

ka qenë në qershor të vitit 2007

promovimi i librit të studiuesit

Veis Sejko për Eposin e Kreshnikëve

etj. Në qershor 2013 grupi i

fëmijëve 10 deri 13 vjeç ka marrë

pjesë në festivalin ndërkombëtar

në Izmir të Turqisë.

Në 10 vitet e fundit, ansambli ynë

ka dhënë me qindra koncerte

me turistët e huaj, duke bashkëpunuar

me shoqëritë turistike

që operojnë në Sarandë, duke

përcjellë te këta turistë vlerat folklorike

të zonës sonë.

Pjesë e këtij ansambli që prej

vitit 2013 është dhe ansambli i

fëmijëve të këngës polifonike dhe

valles tradicionale.

Çmimet dhe trofetë e marra

Çmimi i parë në Festivalin e

Këngës për Çamërinë Sarandë

2007.

Dy çmime në festivalin burimor

në Mal të Zi 2009 për interpretim

të mirë të melodisë me longar

dhe valltarit më të mirë. Çmim

i tretë në Kosovë. Çmim i parë

në festivalin “Bylis Mallakastër

2010”. Çmime speciale në

Tetovë Maqedoni dhe dy çmime

për interpretim të mirë të këngës

dhe melodisë me longar 2010.

Në shtator jemi vlerësuar me

çmim special në festivalin e

Drenasit 2010 Kosovë. Në tetor

2010 u vlerësua me çmimin special

në festivalin e Odës Dibrane

për këngën humoristike ”Burri

im portë më portë”. Në qershor

2011, në festivalin e Çamërisë

u vlerësuam me çmimin e dytë.

Në festivalin e pestë të valles

e këngës çame për interpretim

me mjeshtëri të rrallë. Në nëntor

2011 në festivalin e ”Odës

Dibrane” morëm çmimin e tretë.

Në qershor 2012 në festivalin

“Bylis Mallakastër” çmimin e

dytë për kontribut të shquar në

zhvillimin dhe interpretimin e

këngës polifonike. Në vitin 2012

në 10-vjetorin e grupit shoqata

“Labëria” e ka nderuar me

diplomën “Mirënjohja e Labërisë

për kontribut të shquar të pandërprerë

në hulumtimin, lëvrimin

e transmetimin e këngës polifonike

labe, përçues te brezat e

rinj pjesëmarrës e laurantë me

çmime në festivale të ndryshme

kombëtare brenda dhe jashtë

vendit.

Në tetor 2016 në festivalin “Bylis

Mallakastër u vlerësuam me

çmimin e dytë për kontribut të

shquar në zhvillimin dhe interpretimin

e këngës polifonike dhe

çmim special për fëmijët për

interpretim të lartë të brezit të ri.

(Autori është Kryetari i shoqatës

folklorike “Zëri i Bilbilit”

Sarandë)

100 VOTRA magazine.com

PRANVERË 2017

LIBERTY CLEANING SERVICES

Let us work while you unravel

A fresh and clean environment offers more

profitability to each business and attracts

their customers.

CONTACT US

Email: info@libertycleaningnyc.com

2123551120

347 755 1486

969 3rd Ave 3rd Floor

New York, NY 10022

PRANVERË 2017 VOTRA magazine.com 101

Na birësoni!,

Fëmijët e jetimoreve në Shqipëri

Rozafa Shpuza

shkodër, SHQIPËRI

KUSHTET:

JA KRITERET që DUHET Të PLOTëSOJNë

APLIKANTëT PëR BIRëSIM

1. Kërkesë për motivin e birësimit

2. Aktin që provohet që aplikantët janë të përshtatshëm

për të birësuar fëmijë, i cili realizohet nga autoriteti qendror

apo organi kompetent në vendin ku fillon procedura.

3. Të dhëna mbi gjendjen civile.

4. Raport mjekësor dhe historia mjekësore familjare

5. Analizat e HIV-AIDS dhe Hepatitit B.

6. Vërtetim i gjendjes gjyqësore,

7. Vërtetime të punësimit dhe të të ardhurave.

8. Vërtetim i gjendjes ekonomike dhe sociale.

9. Raporti psiko–social i realizuar nga autoriteti i shtetit

pritës që konfirmon situatën e aplikantëve.

10. Raportimi i kushteve të banimit i shoqëruar me fotografitë

përkatëse

Kryetari i Komitetit Shqiptar të Birësimit,

Z. Genci Terpo

102 VOTRA magazine.com

PRANVERË 2017

PRANVERË 2017 VOTRA magazine.com 103

Rugova,

një tjetër natyrë

e bekuar shqiptare

FOTO: DRITON HYSENAJ

Të verrat dëshpërimin po e la!

Po kthehem të verrat, ku me hjeks repja lëvore,

Më pa

strajca si mbushej e si nxiheshin duert e vogla.

Aty po këthehem,të “pusi i tepsisë” ku laheshim verave

pa klina, cullak si gogla.

Nana gëzueshëm

faqësh të nesërmen m’ledhatonte

kur kazani niste me vlu,

e zhgunat e bardhë n’lëvore verri m’u nxi.

Aty po kthehem

dëshpërimit tim pikë me i vu.

Po kthehem të lum i bardhi,

n’pranverën e gurgullimës time e të tij,

ku hitha për laknorë, shkojshim me mbledhë.

Ta shoh n’valët e çmenduna at Çunin si cungun

që tue kalue lumin e turbullt, nga vigu ra

e notoi bashkë me hithat e laknorit drejt qytetit

Artist nji ditë m’u ba

Të verrat po kthehem,

Aty deshpërimin tim po e la!

104 VOTRA magazine.com

PRANVERË 2017

FOTO: nËntor oseku

PRANVERË 2017 VOTRA magazine.com 105

Zoja e Shpendi

( kur kositen livadhet)

Rrehi defi e hollë jehoi kanga

E Zoja me Shpendin dolen me kcy

Asaj kamtë i dridheshin e këtij zemra

Pshtjellci tundej sa herë ndrrohej kama

FOTO: VLORA NIKÇI

Ky i sillej si grethi e me sy dojke me çky’

Asaj duert e holla i fluturojshin si rrema

Këmisha n’gjyks i fryhej e shtati thehej

E djalin se kqyrke me sy

Thektë e shamisë ia puthshin gushën e buzën

Shpendi

N’tojen e pshtjellsit dojke më çpërthy

FOTO: OSMAN KELMENDI

Oh sa fort tundej Zoja n’ato kamë

t’ bardha

Oh sa fort digjej veç m’e shitue

Me shtrengue Shpendi njiherë të beli

E kërshave me fluturue

106 VOTRA magazine.com

PRANVERË 2017

Ecje e plakun

( elegji )

Dojsha rrugë natën me marrë

Mjegullave me ecë me kamë t’moçnueme

N’ulërima ujqish m’u shtri me hijen time

Me fjetë e mos m’u çue

Dojsha natën rrugë me marrë

Me hijën n’shpinë prrojet me i shalue

M’u la me zana e m’u puth me hanën

Me fjetë e mos m’u çue

Dojsha mjegullave me kamë t’plakuna me ecë

Çetave zanat me i ni tue knue

N’shpellë t’ujkut m’u përkund e me fjetë

E kurrë mos m’u çue

(Poezitë nga Çun Lajçi)

FOTO: Nëntor Oseku

PRANVERË 2017 VOTRA magazine.com 107

ALBANIAN - AMERICAN

C U L T U R A L F O U N D A T I O N

ALBANIAN - AMERICAN

C U L T U R A L F O U N D A T I O N

108 VOTRA magazine.com

PRANVERË 2017

Eu-

200 High Point Drive, PH-3

Hartsdale, NY 10530

917-363-9900 aacforg@aol.com

rope: 5 € / USA & Canada: 5$ / England: 5£ / Albania: 200 lekë / Kosovo, Macedonia,

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!